Tema: Letërsia shqipe për fëmijë dhe Objekti i saj.
Situatë hyrëse:
Pyetja në një tekst të gjuhës amtare. “A ju pëlqen Harry Potter?”
Përgjigja e marrë nga nxënësit: “JO”.
Pyetje dhe konstatim rreth dukurisë:
1- Pse nuk e pëlqenin këta fëmijë?
2- Libri më i shitur për fëmijë
A- Ky libër nuk përshtatej me moshën e tyre.
B- Ky libër nuk kishte objektin e duhur referues për moshën e tyre
Referimi: Objekti i letërsisë për fëmijë.
Ku na shpie kjo temë: në disa pyetje - tema
Duhet të dimë më parë:
· Pyetjet që lindin sot.
a- Ç’ është letërsia?
- Çdo të thotë të shkruash?
- Të përdorësh gjuhën, dallimi me pikturën.
b- Përse shkruajmë?
Konceptimi si :
- Ikje
- Zbulim
- Të ndjerët i rëndësishëm në raport me botën .
Situatë 2: Fabula: mjeshtri dhe piktori, i cili e pyet mjeshtrin; deri kur do të punoj mbi këtë pikturë- deri atëherë kur të thuash;unë e kam bërë këtë?!
Disktutim rreth përkufizimit
- Shkrimtari si projektues,
- Lidhja midis të shkruarit dhe të lexuarit
- Në emër të lirisë
c- Për kë shkruajmë?
- Për lex universal
- Për elitë
- Për grupmosha….njeriu i nderuar
- Shijaç funksioni censurues.
d- Gjendja shkrimtar -lexues
- Sa lloj letërsie kemi?
- A ka rëndësi mosha kur flasim për letërsinë?
- Koncepti i lexuesit.
- Lexuesit e rritur. Lexuesit e rinj (shembulli i vetes që fëmijë lexoja letërsi të rritur)
- koment; pse ndodh kështu?
1- C’është letërsia për fëmijë
· Formulimi
· Konstatimet në kohë
· Vështrimi panoramik
· Letërsia për fëmijë sot
2- Objekti i letërsisë për fëmijë.
· Kujtesë:
· Objekti i letërsisë ( termi letërsi- litera-shkronjë-që e nënkupton letërsinë si diçka të shkruar.
· Objekti është i lidhur me; njeriun, botën.
· Lidhja me dijet e tjera, histori, filozofi, shkenca, feja, etj. Letërsinë e dallon nga të tjerat trillimi artistik. Psh një roman historik nga një libër historie.
· Dallimi
· Gjuha.
· Platoni për Letërsinë: një ndjenjë në dëm të arsyes.( përjatimi nga shteti i tij i poetëve).
· Letërsia e angazhuar
· Letërsia dhe funksioni shoqëror
· Letërsia dhe funksioni etik
· Gjendja frymëzuese
· Funksioni estetik
3- Ndarja në letërsi për të rrirur dhe në letërsi për fëmijë.
· Grupimet më të mëdha
· Letërsi për të rritur dhe letërsi për fëmijë
· ( A duhet të jetë më vete let për fëmijë?)
· ( A egziston një letërsi e tillë?)
· Dy mendime të ndryshme: pro dhe kundër.
· Mohimi
· Pohimi (po),por si letërsi e vogël (koment: atëherë pse nuk studiohet veçantë edhe letërsia feministe?)
· Emërtimi si letërsi naïve, e parëndësishme, e dorës së dytë, paraletërsi.
· { Lind pyetja: si do të quhej folklori, si paraletërsi e gjithë letërsisë?)
· Emërtime të tjera.
· Letërsi magjike, letërsi e mrekullisë.
· Diskutime në Shqipëri: B. Dedja: Ajo që në nënsistem me fabulat e Ezopit, Fedrit, La Fontenit,në shekullin XVIII-XIX, Letërsia për fëmijë u kthye në një sistem të pavarur artistik, me veprat e Sh. Perosë, Andersenit, Vëllezërit Grim, Pushkinit, si shtet i pavarur në sistemin e botës së arteve.
· Grupimi në bazë të karakteristikave kryesore (rëndësi i kushtohet rëndësisë së madhe, që ka faza e fëmijërisë në formimin e njeriut).
· Grupimi në bazë të treguesve dallues:
· Gjuha dalluese.
· Tematika.
- Mëvetësia dhe problemet e saj
a- Koncepti i mëvetësisë me çfarë është i lidhur
b- Mëvetësia si ndarje
c- Mëvetësia si shmangie
d- Mëvetësia si performancë specifike
- Emërtimi i kësaj letërsie si paraletërsi
a- Paraletërsi
b- Letërsi naïve (Tomi dhe Xherri)
c- Letërsi e dorës së dytë
d- Letërsi inferiore
- Ç’është letërsia për fëmijë
· Thënie nga autorë të ndryshëm
· XH. Rodari, Pol Hezërd,
Xhuzepe Fanculli, Luixhi Santuci etj. faqa 10 A. Bishqemi
· Analizo faktin që gjithmonë i është kushtuar vëmendje nga shoqëria të vegjëlve, edukimit të tyre.
· Letërsia si ushqimi i të vegjëlve
· Shiko “Poetika” e Aristotelit
· Cfarë u tregohet fëmijëve për argëtim, kur janë të vegjël është letërsi për fëmijë; përralla, gjëza, këngë e fabula. Por edhe vjersha dhe pjesë nga letërsia për të rritur.p.sh. Naim Frashëri, Poradeci, Noli, etj.
· Termi; Letërsi fëminore nuk mund të shprehemi kështu sepse nuk janë duke shkruar vocërrakët për veten.
· Po kështu në letërsinë për të rritur, ka personazhe fëmijë, por kjo nuk do të thotë që është shkruar për fëmijët
· Përkufizimi fq. 13. (Hyrje në teorinë e letërsisë)
· Letërsia si lektyrë shkollore
· Letërsia për fëmijë dhe për të rinj
· Lexim për fëmijë
Punë praktike: lexo diçka nga letërsia për fëmijë. Perceptim i lirë
- Objekti
· Fëmijët
· Formojë shijen estetike
· Stili
· Gjuha
· Gjithçka që na rrethon (realiteti objektiv) është objekt i letërsisë për fëmijë. Shpjego realitet objektiv.
· Semiotika dhe lexuesi si pjesë e saj fq.14.kodet dhe tekstet, kuptimi dhe kultura.
· ( kodi kulturor, shoqëror, social, gjuhësor, stilistik, retorik.)
· Objekt i kësaj letërsie nuk mund të jetë ndërtekstorësinë( 16 rrokëshi i Lasgushit e çon lexuesin te vepra Bagëti dhe Bujqësi e Naim Frashërit).
· Nuk i referohet memorizimit të historisë
· Letrësia si art i autorit dhe si art i lexuesit (vlen të diskutohet).
· Lidhjet teks (kuptimi, tërësia e kuptimeve, (lexuesi si zbulues) - të lexuarit (mënyra).
· Teksti është bartës i kuptimit dhe veprim i komunikimit. Tërësi kuptimesh e kthyer në fjalë.Thënia e Roland Bartit: Të lexuar do të thotë të jemi të detyruar të dekodojmë një mesazh, që ka qenë i koduar nga një tjerët.
· Lexuesi si subjekt i artit të leximit. Kështu shohim lidhjen lexues fëmijë- kuptim i drejpërdrejtë.
· Cfarë kap një fëmijë (subjektin) dhe alegorinë. Strukturimi i fëmijës sipas Piaget (mendimi kritik)
· Pjesa e njohur: Ivani dhe Lëkura e Fokës, vazhdimi i pjesës. Çfarë ndodh? Fëmija fillon të strukturojë rreth klasës së tretë ose të katërt.
· Të shkruash për një fëmijë: dy të dhëna në faqen 15.
· Letërsia e vërtetë për fëmijë është ajo që e pëlqen në të vërtetë çdo moshë: Kujtojmë Tomi dhe Xherri, Simsonët e famshëm, etj.
· Horizonti i Pritjes( trajtimi i Veprës së Xh. Suift: Udhëtimet e Guliverit). fq. 16-17.për çfarë u shkrua në të vërtetë (Anglinë e kohës, vitet 1700, mbretëresha Ana, aludimet për partitë sistemin politik, papistët, sistemin e shkollimit dhe të edukimit të liliputëve etj. U pëlqye atëherë nga të rriturit. Sot ai pëlqehet nga fëmijët për fabulën dinamike.
· Rikthehu te Harry Potteri.
· Suedezi; Galtung dhe Portokalli fluturues.
4- Ndarja e Letërsisë sipas grupmoshave
- Tri nivele
- Niveli fillestar
Ndarja në grupmosha
a- Mëvetësia.
b- Identiteti.
c- Egzistenca.
d- Periodizimi në mosha.
e- Parashkolloret 3-6 vjeç.
f- Shkollorët e vegjël 6-7, 11-12.
g- Shkollorët e rinj 11-12 15-16.
h- Mendime mbi moshën shkollore.
i- Dikur fq. 18. sot mendime të ndryshme.
Trashëgimia në nëndarje shih faqen 19- 30
- Trashëgimia
- Thënie të ndryshme
- Didaktë
- Andersen, përralla
- Humori, Gorki për këtë dhe për konfliktin në këtë lloj letërsie.