IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
    Pritja ne spital e pacientit dhe njohja me te. 
Menyrat e pritjes dhe rregullat e pranimit te pacientit ne spital.
Parimet baze te lidhura me kujdesjet infermieriore qe duhet t’i jepen te semurit te sapo shtruar ne spital.
Masat qe duhet te marre infermierja ,per te ndihmuar te semurin gjate shtrimit per pershtatjen ose eleminimin e defejtit emocional. Dihet qe eksperienca e gjithsecilit ne lidhje  me shendetin ,eshte e ndryshme. Disa semuren papritur,disa pesojne demtime,disa te tjere mund te kene pasur kohe qe ndihen te shqetesuar . por te gjithe kane nevoje,per kujdesje dhe trajtim mjeksor.keto kujdesje,personat e semure mund t’i kerkojne ne ambulance ose spitale.

Nje ambulance permbledh keto specialitete.
.kabinet per konsultimin e femijeve nga 0-1 vjec.
.kabinet per vizitat e femijeve te semure nga 0-7 vjec dhe nga 7-14vjec.
.kabinet per vizitat e te semureve me patologji te ndryshme ne zemer,veshka,mushkeri etj.
.kabinet per konsultimin e grave shtatzana dhe problemeve te tjera genitale.
.kabinet kirurgjie.
.laborator biokimik.
.nje mikro salle,per mikro kirurgjine.
.dhomen e injeksioneve.
Ne ambulance punojne mjek dhe infermiere te specializuar ne keto dege. Indvidet qe kane shqetesime te ndryshme shendetsore,drejtohen ne ambulance. Injeksionet e ndryshme qe mjeku rekomandon,behen nga infermieret,ne shtepine e pacientit ose ne ambulance,sipas gjendjes shendetsore te tij. Kujdesi i pare per te semuret kryhet ne ketoinstitucione shendetsore. Shume individe me probleme te shendetit,preferojne te mjekohen ne spitale. Shtrimi ne spital per pacientin eshte nje periudhe kritike per te. Ai ndihet i shqetesuar per shume arsye,sjellja dhe aftesia komunikuese e infermieres dhe e pjesetareve te tjere te ekipit shendetsor influencojne shume ne moralin e tij. Kur nje person i semure mberrin ne spital,ai paraqitet ne ambulancen e pranimit. Per shembull te semuret qe jane te aksidentuar dhe ato me semundje akute ndihmen e pare e marin ne urgjence. Ne rastet kur pacientet paraqiten pa rekomandim dhe epikrize,infermierja ploteson gjeneralitet,ketu perfshihen,emri,mbiemri,mosha,seksi,gjinia,adresa,profesioni,besimi fetar,gjendja shoqerore dhe trajtimet qeka perdorur me pare. Nese gjendja shendetsore e te semurit  eshte e rende,ne kete rast te dhenat i jep familjari qe ka shoqeruar te semurin. Pas rregjistrimit ne kartelen individuale te ketyre te dhenave dhe vendosjes se diagnozes nga mjeku,i semuri dergohet ne nje repart te specializuar.
Nga ambulanca e pranimit i semuri mund te marre kater drejtime. 
1.Ne dhomat e observimit.
2.Ne terapine intensive.
3.Ne repartet e sherbimit te specializuar,qe mund te jete pavion ose klinike.
4.Ne sallen e operacionit.
Nese i semuri eshte ne gjendje te rende,ai percillet direkt ne repartin e reanimacionit.
Kur diagnoza nuk eshte e qarte dhe mjeku nuk ka vendosur per shtrimin ne spital,pasi shenjat klinike jane te pa mjaftueshme,i semuri mbahet ne observim per 24 ore. Ne kete rast te semuret vendosen ne nje salle observimi. Infermierja merr shenim,nese ai ka perdorur ne shtepi,ose ne kohen perpara shtrimit medikamente,kryhen analizat laboratorike te nevojshme. I semuri mund te marre kujdes paraoperator,ne se ka nevoje dhe vizitohet nga specialist.   


                                               Njohja me pacientin.
Infermierja informohet nese i semuri,ka alergji nese ka perdorur qetesues etj. Keto te dhena i raportohen  mjekut. Me pas i semuri egzaminohet prej mjekut te dhomes. Ky egzaminim perfshin. Anamnezen,egzaminimin fizik dhe analizat laboratorike te zakonshme si,gjsk komplet,urine komplet,dhe radioskopi toraksi.
Ne kontaktin e pare me te semurin,infermierja e vezhgon dhe e degjon te semurin me kujdes. Shenimet qe ajo merr ne kete faze jane vecanerisht te rendesishme per vleresimin e nevojave te pacientit. Keto,observime ndihmojne po ashtu ne vendosjen e diagnozes e infermierore dhe formojne bazen e programit te kujdesit infermieror,per te semurin. Ne fakt ato mund te ndihmojne te gjithe ekipin shendetsor per arritjen e plotesimit te objektivit themelor te ndihmoje te semurin te perballoje nevojat e tij fiziologjike,psikologjike dhe sociale.
Njohja mepacientin fillon qe me takimin e pare infermiere pacient. Ajo eshte nje procedure e gjate,ku metodat komunikuese luan nje rol shume te rendesishem. Komunikimi ka keto qellime,mbledhjen e te dhenave,dhenien e informacioneve te ndryshme,identifikimin e problemevee,vleresimin e ndryshimeve,mesimdhenien,mbeshtetjen psikologjike dhe keshillimin mbi terapine.



                               SIDA( AIDS)
Sindromi i imunodeficiences se fituar,AIDS eshte manifestimi me i rende ne spektrin klinik te semundjes te shkaktuar nga infeksioni i virusit HIV. Ky sindrom perkufizohet si nje shfaqje e infeksioneve te renda oportuniste,neoplazive dhe manifestimeve te tjera te renda e me pasoje per jeten,qe jane rezultat i imunodeficitit qelizor te vazhdueshem. Ne vitin 1981 ne SHBA,u verejt nje rritje e papritur e rasteve me pneumoni nga Pneumocystis carinii dhe me tumore te rralla si Sarkoma Kaposi. Keto patologji prekin kryesisht adulte te rinj homoseksuale. Duke u studiuar ecuria epidemiologjike e rasteve,u pa se kishim te benim me nje entitet me natyre infektive. Pas 2 vjet kerkimesh,ne fund te vitit 1983 u izolua agjenti patogjen ne laboratoret e virologjise ne Insitutin Pasteur dhe ne Institutin Kombetar te Tumoreve. Ky agjent etiologjik ne fillim u quajt virusi LAV,me pas mori emrin perfundimtar HIV. Virusi HIV ka 2 serotipe,HIV-1 dhe HIV-2. HIV-1 eshte shkaktari i AIDS ne shumicen e rasteve te identifikuar ne Europe,Amerike,Azi,Afriken Qendrore,Jugore e Lindore. Ndersa HIV-2 ne Afriken Perendimore dhe shfaqet me pak virulent se HIV-1. HIV eshte pjesetar i familjes se retroviruseve dhe nenfamiljes se lentiviruseve.


                        Epidemiologjia
Virusi HIV mund te transmetohet me rruge parenterale me ane te transfuzionit te gjakut dhe hemoderivateve te infektuar,me inokulimin e sasive te vogla te gjakut te kontaminuar nepermjet shkembimit te shiringave te toksikodipendentet ose nga kontakti aksidental me age dhe instrumenta te tjere te infektuar. Risku i infektimit nga gjaku dhe hemoderivatet e infektuar eshte teper i larte,afersisht 100%,ndersa rrisku i transmetimit mbas shpimit aksidental me age te kontaminuar me gjak te infektuar eshte afersisht 0.3%.Transmetimi realizohet edhe me rruge seksuale. Virusi HIV gjendet ne likidin seminal te personave seropozitive e mund te kontaminoje qelizat e mukozes vaginale e rektale,ose duke arritur drejteperdrejte ne qelizat shenje duke kaluar nepermjet lezioneve te mukozes. Infeksioni mund te transmetohet nga femrat e infektuara nepermjet sekrecioneve cerviko-vaginale. Nga studimet epidemiologjike eshte pare se infeksioziteti i burimit te infeksionit rritet me thellimin e imunodeficitit. Gjithashtu,prania e semundjeve seksualisht te transmetueshme e rrit rriskun e transmetimit te virusit HIV. Gruaja gravide seropozitive mund ta transmetoje infeksionin te i porsalinduri gjate shtatzanise,ne momentin e lindjes ose gjate ushqyerjes me gji. Rrisku i ketij transmetimi llogaritet afersisht 13-35%. Perqindje te larte rrisku verehen te grate me imunodeficit te theksuar,me deficit te vitamines A,ne lindjet e zgjatura,ne lindje me procedura te tilla si epiziotomia,elektroda fetale dhe lacerime te renda te vagines. Pas viteve 2000 jane verejtur dy dukuri te reja ne epidemiologjine e pandemise nga infeksioni HIV. Ne Afrike dhe ne disa vende te tjera ne zhvillim,eshte pare se rruget predominuese te perhapjes jane permes marredhenieve heteroseksuale dhe transmetimit vertikal. Ndersa ne vendet e zhvilluara rruget predominuese jane permes marredhenieve homoseksuale mashkullore dhe perdorimit te ageve te kontaminuara,sidomos te perdoruesit e drogave.

                              Mjekimi i AIDS.
Terapia antivirale nuk ka arritur deri me sot te beje crrenjosjen e virusit HIV nga organizmi i individit te infektuar me te. Nder arsyet e ketij deshtimi mund te permendim,integrimin viral ne brendesi te AND,previrale te qelizes bujtese,mutacionet e shumta te transkriptazes reverse virale,kronicitetin e replikimit viral,etj. Duke patur parasysh sa me siper,themi se qellimi i terapise antivirale eshte te vonoje progresionin e infeksionit te virusit HIV,te zvogeloje mundesine e shfaqjes se infeksioneve oportuniste te te semuret me AIDS dhe te permiresoje kondicionin klinik te pacientit. Se bashku me terapine profilaktive kunder infeksioneve te renda oportuniste,ata kane kontribuar ne zgjatjen e mbijeteses dhe te permiresimit te cilesise se jetes te te semuret me AIDS. Fatkeqesisht ky efekt nuk verehet nese kjo terapi do te fillohet qe ne fazat e hershme te infeksionit nga HIV.
Aktualisht jane te vlefshme tre klasa preparatesh antiretroviral,me te cilet realizohen skema te ndryshme trajtimi. Keto tre klasa jane,analoget e nukleozideve (zidovudina,lamivudina,stavudina),analoget jonukleozide(neviparine,delavirdine),dhe frenuesit e proteazes(sakuinaviri,indinaviri,ritonaviri). Analoget nukleozide dhe jo-nukleozide bejne te mundur frenimin e transkriptazes reverse virale,ndersa frenuesit e proteazes frenojne procesin e formimit te proteines virale. Kombinimi i dy frenuesve nukleozide me nje frenues proteaza,ka treguar nje ngadalsim te kenaqshem te progresionit te semundjes. Nje kombinim i tille eshte Zidrovudine+Lamivudine+Ritonavir. Megjithate,nje element tjeter qe ul efikasitetin terapeutik eshte edhe rezistenca e shfaqur nga virusi HIV,ndaj terapise antivirale. Si faktore te kesaj rezistence permendim,rezistenca qe ka fituar virusi HIV,ndaj kesaj terapie,fillimi i mjekimit me medikamente te fuqishem antiviral dhe marrja jo e rregullt e mjekimit.
Gjithashtu te shumta jane dhe efektet anesore te ketyre preparateve ku permendim me kryesoret,te vjellat,diarre,cefale,marrje mendsh ,rash kutan,anemi,supresion te palces,se kockave,neuropati periferike etj. Rendesi ne ecurine e ketyre pacienteve ka dhe trajtimi pareosr dhe profilaktik i infeksioneve oportuniste. Zakonisht profilaksia eshte sekondare,e cila realizohet pas infeksionit nga nje agjent oportunist,por mund te jete dhe paresore,pra para se te ndodhe infektimi ,si ne rastin e Pneumocystis carinii,duke qene se jep nje infeksion oportunist te shpeshte dhe te rende te te semuret me AIDS.



                                Parandalimi i AIDS.
Duke patur parasysh se deri me sot nuk eshte i mundur sherimi ndaj infeksionit te virusit HIV,dhe mosrealizimi i nje vaksine kunder tij,ben qe parandalimi te jete rruga me efikase per t’u mbrojtur ndaj ketij infeksioni. Duke njohur rruget e transmetimit te virusit HIV,mund te nderrmarrim dhe masat paraprake te parandalimit te infektimit prej tij.  
Keshtu nje mase efikase eshte perdorimi I kondomit mashkullor gjate raporteve seksuale rastesore,po ashtu dhe ulja e numrit te partnereve seksuale. Rendesi ka evidentimi dhe eleminimi i donatoreve te gjakut qe i perkasin kategorive te riskut ndaj infeksionit te virusit HIV,gjithashtu kontrolli dhe ruajtja sipas standarteve e gjakut te dhuruar. Parandalimi duhet te fokusohet edhe ne mosperdorimin e ageve dhe te instrumenteve te tjere mjeksore te kontaminuara ne ambjentet spitalore. Gjithashtu,kjo mase duhet te shtrihet te perdoruesit e drogave venoze,te cilet mund te perdorin te njejten age per disa persona,te personat qe realizojne tatuazhe,agopunture,etj.
Ne grate seropozitive ne moshe fertile keshillohet qe te evitohet shtatzania,ne te kundert rekomandohet terapia antivirale per te ulur mundesine e infektimit te fetusit.
Nje renditje e ketyre masave parandaluese do te ishte,
-raporte seksuale te sigurta,perdorimi i kondomit mashkullor.
-kontrolli i gjakut dhe pordukteve te tij.
-kontrolli gjate perdorimit te ageve dhe instrumentave mjeksore.
-realizimi i testeve te kontrollit te grate shtatzane.
-realizimi vullnetar i testeve te kontrollit te kategorite me risk te larte.
-kontrolli rigoroz dhe mjekimi i semundjeve me ulceracione gjenitale.
Edhe punonjesit e shendetesise duhet te zbatojne disa masa paraprake te ashtuquajtura,universale si te mos kryejme manipulime direkt te pacientet me AIDS nese jane prekur nga lezione kutane ose dermatite eksudative duke e konsideruar cdo kampion biologjik,me prejardhje nga nje individ me infeksion te transmetueshem;perdorimin e dorezave gjate marrjes se gjakut ose materialeve te tjere biologjik.














http://eseshkolle.blogspot.com/
Profili i Bankes NBG ne Shqiperi

NBG e filloi aktivitetin në Shqipëri në shtator 1996 si një degë në Tiranë e Bankës Kombëtare të Greqisë S.A, banka e parë dhe më e madhe në Greqi me një histori 170 vjeçare. Ajo ka zgjeruar rrjetin e saj me 27 degë në të gjithë vendin,11 prej të cilave gjenden në Tiranë dhe 16 në çdo qytet të Shqipërisë. Banka NBG Albania,është një bankë që vetë financohet,me një likuiditet të lartë dhe bazë të fortë kapitali.
NBG Albania është një nga bankat kryesore në vend, iniciatore dhe një lojtar i rëndësishëm në dhënien e kredive për shtëpi dhe ato konsumatore, duke zotëruar një pjesë të konsiderueshme të tregut të këtyre produkteve.Banka ofron gamën e plotë të produkteve dhe shërbimeve për klientët e të gjithë segmenteve: korporata, biznese të mesme e të vogla dhe individë.

Misioni i Banka NBG Albania në Shqipëri është të zhvillohet si një institucion financiar lider në vend duke u siguruar konsumatorëve një shërbim të dedikuar e të qëndrueshëm, që krijon vlera duke operuar me angazhim, qëndrueshmëri, vazhdimësi, dhe transparencë në përfitim të konsumatorit, aksionerëve, punonjësve dhe në frymën e përgjegjësisë ndaj komunitetit në përgjithësi.


Pozicioni Nr:1:Drejtues i marëdhenieve me biznesin e vogël(SBB-RM)
Gjatë kohës së zhvillimit të praktikes,kam vezhguar Drejtuesin e marëdhenieve me biznesin e vogël(SBB-RM).Pozicioni I tij I punës mbështetej kryesisht në takimet me klientë që kishin aktivitete të ndryshme tregtare si dhe diskutimi me to në lidhje me produktet për financim si:Overdraft,kredi per biznesin,kredi konsumatore,kredi për shtëpi,etj.Ky drejtues pra SBB-RM,i prezantonte këto produkte tek klientët duke patur edhe nje bisede interaktive.
Gjithashtu,kam vëzhguar mënyren se si SBB-RM merrej me perpilimin e dosjes së klientit si mbledhja e dokumentave të nevojshme dhe analizën financiare.Per klientët merrej informacion i mëposhtëm I cili është shumë i rëndësishëm:
Blerjet dhe shitjet e realizuara,
Lëvizjet e llogarisë(statement),
Muajt më të mirë dhe më të këqinj në lidhje me shitjet,
Frekuencen e klientëve me të rendësishëm,etj.
Me anë të informacioneve të mesipërme,SBB-RM perpilonte pasqyrat financiare si:Bilanci,P.A.SH,Cash Flow,tabelen e inventarit si dhe shenime shpjeguese.Gjatë kohës së përfundimit të pasqyrave financiare,mblidhej i gjithë dokumentacioni i nevojshëm si:
Certifikatë familjare\Kartë identiteti(ID)
Ekstrakt(Historik)nga QKR
Vertetim nga tatim-taksat që nuk kanë detyrime
Vertetim nga Prokuroria dhe Gjykata që klienti pra personi fizik nuk ka procedim penal.
Bilanci I gjendjes per shtetin ne lidhje me dy viteve e fundit
Shpenzimet e ndryshme te kryera
Pagesat e taksave vjetore
Libër blerje-shitje
Certifikatë pronësie
Kontrata kredie
Në fund,bëhej gati formulari per vleresimin e hipotekës,gjë që realizohej nga një vlerësues i jashtëm
Pozicioni Nr:2 Arkëtar(Head Teller\Teller)







http://eseshkolle.blogspot.com/
1.Kontrolli i brendshëm është ndërtues i vazhdueshëm i operacioneve e procedurave që  kryhet nga punonjësit e organizatës dhe që jep siguri të arsyeshme (jo absolute) për drejtimin (menaxhmentin), se objektivat po arrihen siç janë parashikuar. Ai është pjesë integrale e çdo sistemi që menaxhmenti (niveli i lartë i menaxhimit) vendos dhe përdor për të rregulluar dhe drejtuar veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe atë të drejtimit brenda organizatës.

2.Raportimet e KLSH permbajne:
Llogaritë e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit
Informacion për zbatimin e buxhetit vjektor
Informacion për borxhin publik,
Informacion për përdorimin e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave
informacion për arritjen e objektivave nga sistemi i Kontrollit të Brendshëm.



3.Auditimi i rezultatit financiar.

Llogaria Humbje –Fitime është një dokument  kontabël i cili paraqet në mënyrë të përmbledhur të ardhurat dhe shpenzimet ushtrimore pa marr parasysh datën e arktimit apo të pagesës së tyre. Diferenca përfaqëson fitimin ose humbjen Þdefiçitin ose sufiçitin. Auditimi i tyre kërkon që të sigurohemi se:
            -Origjina e tyre është pasqyruar ekzaktësisht dhe bazohet në ligje
            -Rezultatet janë reale dhe konform aktivitetit të organizatës
            -Fitimi shperndahet në formën e dividentëve  dhe bazohet në ligje
            -Veprimet e mbylljes janë kontabilizuar sipas rregullave


Objektivi I AUDITIMIT TE PASQYRAVE FINANCIARE- eshte t’i mundesohet auditorit te shprehe mendimin se keto pasqyra jane perpiluar sa i perket aspektit material ne pajtim me kornizen raportuese ne fuqi.

AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE-eshte procedure e hulumtimit dhevleresimit te realitetit dhe objektivitetit te paqyrave financiare. Kriteret per vlersimin eobjektivitetit dhe realitetit te pasqyrave financiare jane zakonisht dispozitat ligjore, pastajprincipet e kontabilitetit dhe standartet e kontabilitetit. Metodologjia e e pergjitshme eketi auditimi ne kushtet bashkekohore eshte e bazuar ne mostra

OBJEKTIVI I PASQYRAVE FINANCIARE- eshte te jape nje paraqitje te vertet ete drejte te pozicionit financiar, performances financare dhe fluksit te parase te njesiseekonomike raportuese. Kjo arrihet vetem ateher nese :a) ato jane te sakta e te plota ne pasqyrimin e permbajtjes se ngjarjeve ekonomike,b) pergaditja e tyre bazohet ne vleresime te arsyeshme e te bazuara, 1
Memorandumi mbulon:Historikun e parastudimit ku jepen arsyet ose shpjegimet  e berjes se parastudimit.Dizajni i parastudimit eshte nje skice se si studimi eshte bere ne kuptim te fusheveprimit dhe cfare metoda e burime te informative jane perdorur.Pershkrim i fushes se auditimit duhet te ofroje informata te mjaftueshme te historikut per te kuptuar fushen e cila ka qene nen shqyrtim.Rezultatet e parastudimit ne kuptim te problemeve te identifikuara.Rekomandime per menaxhmentin per menyren e kryerjes se studimit kryesor.Pershkrim i problemit te perzgjedhur te auditimit.Indikacione per objektivin,fusheveprimin,pyetjet,kriteret dhe metodologjine e auditimit.


http://eseshkolle.blogspot.com/
Asepsia dhe antisepsia. Autoklava. Larja e duarve.
Asepsia
Eshte teresia e masave qe merren per parandalimin e infeksioneve ne organizem.
A-sepsis= gjendja e te mos paturit te agjenteve shkaktues te semundjeve.
Reduktimi ne maximum i kontaktit me pacientin dhe plagen e tij nga cdo objekt apo substance ne menyre qe te ulet nr i mikroorganizmave ne kontakt, eshte parimi baze i punes ne nje operacion kirurgjik.
Rreth viteve 1800 nga Semelvaisi u zhvillua koncepti i asepsise si rezultat i ritmeve te larta te etheve te lehonise.

Ka nje rregull kryesor : Cdo gje qe bie ne kontakt me plagen duhet te jete sterile.
Burimet e baktereve mund te jene ekzogjene ose endogjene.
Antisepsia
Kompleksiteti i masave qe synojne asgjesimin ose pakesimin e sasive se mikrobeve, duke penguar gjithashtu shumezimin dhe depertimin e tyre ne organizem me anen e metodave kimike, fizike, biologjike, mekanike.
Antisepsia Fizike
Krijimi i kushteve qe pengojne hyrjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave, thithjen e toksinave tyre apo produkteve te devitalizuara, duke perdorur metoda fizike.
Nepermjet ketyre metodave synohet arritja e nje zbrazje te plote e te perhershme te lengjeve nga plaga, nga organet ose nga hapesirat ku ka grumbullime septike, pus, inde nekrotike, trupa te huaj.
Drenimi eshte nje metode shume  e perdorur ne kirurgji qe lidhet me perdorimin e mjeteve qe favorizojne daljen nga nje kavitet apo organ te lengjeve, sekrecioneve, gazeve. Ka tipe te ndryshme drenazhi qe ndryshojne per nga forma, permasat, materiali perberes .
Nje material shume i perdorur per drenim jane garzat; ato kane porozitet dhe kapilaritet te larte.
Funksionet e garzave:
1- izolojne plagen:
2- kapilariteti krijon mundesine e tharjes se hapsirave te plages duke penguar grumbullimin e lengjeve, gje qe do te favorizonte shumimin bakterial.
3- lagia e garzave me substance baktericide i jep mundesi ketyre substancave te lokalizohen per nje kohe te gjate ne hapsiren e plages.
4- poroziteti dhe kontakti fizik me indet e demtuara ndihmon hemostazen.
Kujdes:Garzat duhet nderruar shpesh ne menyre qe te pengojne shnderrimin e tyre ne nje mjedis te pershtatshem te shumimit mikrobial.
Tubat e drenimit zakonisht jane prej materialeve plastike ( silikon, teflon,PVC, polietilen – prania e tyre tolerohet nga indet e organizimit duke dhene pak ose aspak fenomene inflamatore)
Fortesia dhe fleksibiliteti ityre varet bga materiali perberes dhe trashesia. Diametri i tubave te drenazhit varion nga 2mm-2cm ne varesi te vendit ku perdoret.
Mund te kene nje kanal ose te kombinohen disa. Drenat zakonisht funksionojne mbi bazen e parimit te gravitetit dhe diferences se presioneve.
Permbajtja e drenuar mblidhet ne qese sterile.
 Nje tjeter metode e funksionimit te drenazhit eshte ajo aspirative, qe krijon ne ekstremitetin e jashtem te tubit nje presion negativ duke lehtesuar kalimin e materialit nga kaviteti i plages jashte saj ( perdoren kryesisht per kavitetin pleural)
Indikacionet e perdorimit te drenazhit
1-kur eshte konfirmuar prania e nje koleksioni per tu drenuar (absces)
2-kur mendohet se mund te formohet grumbullim qe duhet drenuar( gjak,limfe, bile, pus, material nekrotik)
3-kur evidentohet mundesia e hapjes se nje organi kavitar duke rrjedhur materialin e tij ne kavitet (anastomoza)
4-kur mendohet se eshte i nevojshem drenazhi per te kuptuar gjendjen e nje kaviteti pas trajtimit kirurgjikal dhe per te ndjekur mbarevajtjen e trajtimit.
5- drenim i organeve kavitare per te kontrolluar permbajtjen e tyre ,si dhe kur mendohet se eshte i nevojshem dekomprimimi i tyre (sonda nazogastrike)
Kujdes: Drenimi duhet te jete i kufizuar ne kohe, pasi mund te behet shkak per nderlikime si : infeksion i kavitetit te drenuar, shtypje mbi organe te ndryshme , vonese ne sherimin e plages.
Antisepsi mekanike
Lavazhi i plageve kirurgjikale postraumatike eshte nje metode tjeter per te eleminuar trupat e huaj, materialet e infektuara, grumbullimet serohemoragjike. Lavazhi behet me tretesira fiziologjike NaCl 0,9%.
Rendesi te madhe ka metoda e antisepsise mekanike qe nenkupton ekscizionin operator te buzeve, pareteve dhe fundit te plages se infektuar ( perpunim paresor i plages). Ne kete menyre hiqen indet e demtuara, te devitalizuara se bashku me bakteret.
Antisepsia kimike
Lende te ndryeshme qe kane aftesi te asgjesojne dhe te pengojne zhvillimin e mikrobeve ne mjedisin ku ato perdoren.
Perdoret edhe per pergatitjen e fushes operatore, duarve te kirurgut, materialeve qepese, instrumenteve qe do te jene ne kontakt me plagen.
 Preparatet me te perdorshme jane:
1-alkooli tretesire 70-96% /pergatitja e duarve te kirurgut dhe sterilizim te materialeve kirugjikale.
2-tretesira e jodit 3-5%--dezinfektim te lekures perreth plageve te infektuar ose perreth incizionit dhe lyerjen e fushes operatore.
3-betadina (jod +polividon)
4-uje i oksigjenuar (H2O2)
5-permaganat kaliuli (KMnO4)
6-solucione hipertonike.
Antisepsia biologjike
Antibiotiket,vaksinat, serumet specifike, transfuzionet e gjakut
Antibiotiket veprojne me ane te toksicitetit selektiv; toksik per mikroorganizmat dhe jo per qelizat e organizmit, ne ndryshim me ata kimike.
Spektri i veprimit i gjere    ( gram +/-)
                                     i mesem
                                     i ngushte (vetem ndaj nje grupi te caktuar)
Mekanizmi i veprimit : baktericid
                                            bakteriostatik
Antibiotiket ne pacientet kirurgjikale preferohen te jepen me rruge parenterale, sidomos ne fazen post operatore.
Perzgjedhja e antibiotikut- antibiograme, empirike.
Larja e duarve
Tre procese: pastrimi mekanik
                    dezinfektimi
                    tanizimi i lekures( mbyllja e poreve)
Rregulli  : sip volare-shpina e dores-hapsira mes gishtave-thonjte-pastaj dora e djathte-parakrahet-thonjte;
Metoda Spacokukocki
Solucion amoniaku 0,5% per 3min, 2here, alkool 96%
E thjeshte, efekt i mire baktericid
E vjeter tanime
Metoda Alfred
Larje me sapun e uje te ngrohte per 10 min,kompresa sterile, alkool, thonjte me jod.
Metoda Fyrbringer
Si me lart vecse alkool 70% dhe sublime 0.5%
Tani solucione te reja betadine, klorheksidine(efekt baktericid i mire dhe kohezgjatje e madhe)
Autoklava
Mjet per sterilizimin fizik te materialeve dhe instrumentave kirurgjikale
Me avull ne temperature 120*c per 30 min nen presionin 1,5 atm; ose 130*c per 5 min.

KONTROLLI I INFEKSIONIT NE PRAKTIKEN KIRURGJIKALE
Çeshtjet qe do te trajtohen:
A.Teknikat e sterilizimit te instrumentave :
B. Kujdesi per zonen e operimit ,  Desinfektimi operator , Pergatitja e stafit te kirurgjise 
C. Asepsia postoperatore
D.Organizmat ngjites patogen

1.Sterilizimi me nxehtesi 
          
Sterilizimi me avull  
3.Teknikat e desinfektimit te instrumentave 
 4. Desinfektuesit kimike Ruatja e sterilitetit 
5. Materialet njeperdorimshe
ILUSTRIM NE KABINET
Avantazhet e sterilizimit me autoklav
Autoklavi fuksionon me avull.Uji qe vendoset ne depoziten e tij zien ne temperature 100 ° dhe percjell nxehtesine me shpejt se ajri i thate. Avulli nen presion eshte me efikas dhe i denatyron proteinat e qelizave te gjalla. Avulli i krijuar nepermjet nje seri valvulash rrit temperaturen duke shkaktuar mbinxehien e avullit
Ndryshimi midis sterilizimit me ajer te thate dhe avull ne perdorimin e temperatures dhe kohes
Me ajer te thate                                                                         Me avull
120°                          6 ore                                                          120°                        36minuta
140°                         3 ore                                                           130°                         14 minuta
160°                        2 ore                                                            140°                          12 minuta
170°                        1 ore  
Avantazhet  e sterilizimit me avull
Efikasitet i larte
Shpejtesi
Lehtesi ne pune
Dis avantazhet
Heq shkelqimin instrumentave
Kosto e larte e autoklavit
Efektet anti mikrobiale
Me avull:
Denatyron proteinat e qeliza
 B. Kujdesi per zonen e operimit ;  Desinfektimi operator ;  Pergatitja e stafit te kirurgjise 
a.Larja e duarve dhe e kraheve 
b.Teknikat e pastrimit 
c.Teknikat e sterilizimit 

C. Asepsia postoperatore  
d.Trajtimi i plageve 
e.Trajtimi i dhimbjes 
D.ORGANIZMAT NGJITES PATOGENIKE
Bakteriet 
Organizmat virale 
Flora e traktit te siperm respirator
 Organizmat mykobakteriale 
Numri total i organizmave orale, mbahet nen kontroll nga kater mekanizmat e meposhtem:
(1) riperteritja e shpejte epiteliale nepermjet deskuamimit,
(2) faktoret imunologjike te mbartesit
(3) tretja nga fluksi salivar 
(4) konkurenca ndermjet organizmave orale 
Flora e lekures se regjionit maksilofacial.
 Lekura e regjionit maksilofacial ka shume pak organizma te perhershem ne floren e saj normale. Staphylococcus epidermidis dhe Corynobacterium diphtheriae jane speciet predominuese ne lekure
. Propionibacterium acnes gjendet ne pore dhe ne folikulat e flokeve. Shume individe e mbartin S.aureus, qe perhapet nga hunda ne lekuren e fytyres 
Lekura ka mjete per te parandaluar hyrjen e organizmave qe gjenden ne siperfaqen e saj. Shtresa siperfaqesore epiteliale e lekures eshte e perbere nga qeliza epiteliale te keratinizuara, te afta per t'i rezistuar traumave te lehta. Per me teper, qelizat epiteliale bashkohen me njera-tjetra me ane te lidhjeve te forta qe pengojne hyrjen e bakterieve.
Viruset jane te kudondodhur ne mjedis, por fatmiresisht vetem disa prej tyre perbejne rrezik serioz per pacientin dhe ekipin kirurgjikal. Organizmat virale qe shkaktojne infeksionet me te rrezikshme, jane viruset e hepatitit B dhe C dhe virusi i imunodeficiences humane (HIV). Keto viruse kane ndryshime ne ndjeshmerine ndaj inaktivizim-it, kur tentohet parandalimi i perhapjes se tyre. 
 Viruset hepatike A, B, C dhe D jane pergjegjes per shumicen e infeksioneve hepatike. 
Hepatiti A perhapet kryesisht me ane te kontaktit meujin  te kontaminuar nga fecet e in-divideve te infektuar. Hepatiti C mund te perhapet edhe nepermjet feceve, edhe me ane te gjakut te kontaminuar. Hepatiti B dhe D perhapen me ane te kontaktit me cdo sekrecion human,sidomos gjaku 
Fatmiresisht, mjetet qe inaktivizojne virusin perfshijne: desinfektantet qe permbajne element halogjeni (p.sh., jod-ofor, hipoklorit), formaldehidet, gazet e oksideve te etilen-it, te gjitha llojet e sterilizimit me nxehtesi dhe rrezatim. Keto metoda mund te perdoren per te minimizuar perhapjen e hepatitit nga nje pacient tek tjetri. 
 Per shkak te pamundesise se ketij virusi per te jetuar jashte organizmit , HIV-i (shkaktari i sindromes se imunodeficiences humane te fituar AIDS), vepron njelloj si agjentet e tjere te semundjeve seksualisht te transmetueshme. Transfer-imi i vironeve nga nje individ tek tjetri realizohet nga kontaminimi i drejtperdrejte me gjakun ose sekrecionet e infektuara ne siperfaqen e nje plage mukozale ose epite¬liale  HIV-i e humbet aftes-ine e tij infektuese ne thatesire.
Shume pak njerez mbartes te HIV-it, e sekretojne vi-rusin ne sasi shume te vogla ne saliven e tyre. Nuk ka te dhena epidemiologjike qe te vertetojne mundesine e in-fektimit me HIV, vetem nepermjet salives. Gjaku i pa¬cienteve qe jane HIV-pozitive, permban perqendrime te vogla te pjesezave infektuese (106 pjeseza per mililiter, e krahasuar me 10'3 pjeseza/mL tek pacientet me HIV
Keta organizma jane te ndjeshem ndaj nxehtesise, oksideve te etilenit dhe rrezatimit; prandaj per te parandaluar perhapjen e tyre nga njeri pacient tek tjetri, te gjitha instrumentat dhe materialet qe riperdoren duhet te ster-ilizohen me nxehtesi ose me gaz te oksidit te etilenit. Kur eshte e nevojshme, pacientet me TBC te patrajtu¬ar, duhet ta shtyjne operacionin kirurgjikal, derisa te mjekohen me medikamentet perkatese te TBC-se

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels