IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



PIKAT TURISTIKE TE QYTETIT TE DURRESIT
Muzeu Arkeologjik
Muzeu Etnografik
Muzeu i Dëshmorëve e Durrësit
Amfiteatri
Plazhi i Durrësit

Qarku i Durrësit ofron mundësi të pafundme zgjedhjeje për të kaluar pushimet:
• Në shtëpitë e bukura, komode e të pastra të zonave rurale, në çdo periudhë të vitit.
• Në mes të gjelbërimit e luleve, në ajër të pastër, të soditësh peizazhe të mrekullueshme,
• Të shëtitësh në vende të pashkelura e të dëgjosh vetëm zhurmën e pyllit, larg zhurmave e tymit të makinave, larg stresit të telefonit e të kronikave televizive,
• Te ndjesh mikpritjen e njerëzve që nuk janë prekur akoma nga pasojat negative te qyteterimit modern, çimentos e betonit,
• Të shijosh kuzhinë tipike që përdor akoma prodhime natyrale,
• Të pushosh duke u lodhur e të ndjesh kënaqesinë e lodhjes.
Dhe jo vetëm kaq, zona e Durrësit ofron edhe mundësi të tjera:
• Të takosh e të njohësh tradita, zakone, eksperienca e realitete që mund t’i kesh lexuar vetëm në libra apo t’i kanë treguar të tjerët,
• Të ecësh e të vizitosh gjurmët e historisë të njërit nga popujt më të lashtë të Mesdheut,
• Të shohësh në natyrë bimë e kafshë qe i ke parë vetëm në librat e botanikës e të zoologjisë.
Përsëri jo vetëm kaq
• Të tjerat do t’i mësosh kur të vish vet në Durrës.
Ku do t’i gjesh këto mundësi ?
Në shumë vende. Ata kanë gjëra të përbashkëta, por kanë edhe specifikat e tyre. Për të zgjedhur, kliko dhe udhëto në informacionin tonë.

Muzeu Arkeologjik Durrës
Muzeu Arkeologjikë Durrës
Muzeu Arkeologjikë i Durrësit u hap më 13 mars 1951 në qytetin Durrësit.
Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe greke e hershem në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë apo siç quhet aleksandire. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vednosur në qëndër të muzeut fillon periudha romake filluar na ajo e hershe deri te periusha e ndertimve ne krahune djathet te katit te pare. Në katin e dytë është planifikuar periudha e mesjetës.
Në katin e teretë është menduar të ndërtohet periudha e artit islam.
Trivia: Në oborr përveç objekteve të mëdha ka edhe objekte të perjudhës komuniste ku spikat një statujë e Stalinit.

Historia e muzeut

Muzeu i vjetër është inaguruar në mars 1951. I riu më 13 prill 2002. Muze i përmasave kombëtare. Ka te realizuar pavionin e prehistorisë dhe të antikitetit, e të asaj postbizantine, ku janë ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike të dala nga nëntoka muze e qytetit. Në ndërtim është edhe pavjoni i mesjetër.

Muzeu Etnografik i Durrësit

Historiku

Godina eshte ndertuar me dy kulla na miniature te cilat lidhen nga ana architeturore me nje cardak dhe me nje shakalleqe shkon ne cardak. Struktura e jashtme eshte ndertuar me gure mesatare katrore. Muzeu është hapur në vitin 1982 në ambientet e shtëpisë karakteristike durrsake të shek.XIX. Në dhomat e këtij muzeu ku ndodhen më shumë se 300 objekte, veshje dhe enë të traditës së qytetit dhe trevës. Në dy dhoma të muzeut, shpalosen në stenda biografia familjare dhe artistike të Aleksandër Moisiut, bazuar në dokumente autentike, kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh. Në dhomat e tjera, janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtërisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Ky muze përmban koleksione të pasura të veshjeve popullore të trevës etnografike të zonës së Durrësit dhe të Shqipërisë së Mesme, si dhe punime artizanale në material leshi, mëndafshi, pambuku, briri, bakri e guri.
Kalaja e Durrësit

Torra veneciane në Kalanë e Durrësit
Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit.
Kalaja e Durrësit
Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së Perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme.
Në Kështjellën e sipërme kishin selinë e tyre Duka i Durrësit dhe më vonë, kur qyteti qeverisej nga feudalë shqiptarë (1368-1392), aty kishin vendqëndrimin e tyre Karl dhe Gjergj Topia. Akropoli kishte dy porta që e lidhnin me Kalanë e poshtme në lartësinë 59 metra. Kjo kala ka, sipas studimeve, dy periudha ndërtimi, duke marrë formën e një katrori me gjatësi brirësh rreth 500 metra.
Muret janë të rrethuara me kulla të rrumbullakta, katërkëndëshe dhe tetëkëndëshe dhe në mes të mureve janë porta të ndyshme. Shumë e përmendur është “Porta e kalorësit” – porta me hark të thyer pranë Amfiteatrit, ku ishte ngritur dhe një monument i madh prej bronzi i Perandorit Adrian. Kalaja e Durrësit ka qenë shumë e fortë.
Malhu me prejardhje nga Filadelfia e Palestinës shprehet: “Kalaja e Durrësit është e vendosur në një kodër të lartë në përgjithësi të papushtueshme”. Kronistja bizantine Anna Komnena në veprën e vet “Aleksiada” do të shkruajë: “Muri i Kalasë së Durrësit mbahet dhe mbështetet në pirgje. Këto pirgje ngrihen rreth qytetit në një lartësi prej 11 këmbësh, ku sipër tij mund të kalojnë katër a më shumë kalorës krah njëri-tjetrit”. Ndërsa kronistët turq do të shpreheshin se Kalaja e Durrësit “kishte për shok qiellin”, aq të larta ishin muret e saj.
Në kohën e perandorit Anastas, Kalaja e Durrësit ishte rrethuar me tri radhë muresh të fortë. Studiuesit mendojnë se rrethi i tretë i këtyre mureve janë rrënojat e Porto Romanos, pranë të cilave ishte gjithashtu një kantier i vogël ku ndërtoheshin anije të ndryshme.
Përveç Portës së Kalorësit në Kështjellën e Durrësit kanë qenë e përmendur dhe “Porta e madhe”, “Porta e Detit” etj., që quheshin ndryshe dhe “muze në natyrë”. Në muret e tyre kishte të montuara shumë monumente antike, gjurmë të të cilave shihen akoma edhe sot.
Amfiteatri Durres
Ky monument i lashte ndodhet tamam ne qendren historike te qytetit te Durresit. Amfiteatri i Durrësit është një nga më të mëdhenjtë e gadishullit ballkanik dhe deri tani i vetmi në Shqiperi. Kapaciteti i këtij Amfiteatri ishte 15-20.000 spektatorë, hyrja e të cilëve lehtësohej nga një sërë korridoresh unazore simetrike, të zbutura nga shkallë të drejtuara për në kate të ndryshme. Boshti më i madh është 136m, lartësia e ruajtur deri në 20m. Eshtë gërmuar për gati gjysmën e shtrirjes së tij, kështu që nuk dihet se për ku drejtohej galeria e madhe veriore që është e futur në kodër. Arena ndahet nga vendi ku qëndronte publiku nga një bazament i lartë mbrojtës. Ndërtimi duhet të jetë bërë gjatë sundimit të Traianit (98-117 e.s). Qyteti ne ate kohe kishte nje biblioteke shume te pasur si dhe ndertime te tjera ne perputhje profilin kulturor te qytetit si dhe qendra te tjera per defrime te banoreve te tij. Nga një mbishkrim (CIL III, I,606) mesohet që për inagurimin e bibliotekës u zhvilluan lojëra me 12 çifte gladiatorësh. Gërmimet e drejtuara nga V.Toçi më 1966 rinxorën në dritë arenën si dhe pjesë të shkallëve dhe të galerive. Gjithashtu zbulime të mëtejshme të pjesëve të amfiteatrit janë bërë gjate germimeve dhe studimeve te organizuara nga Universiteti i Parmës ne Itali.
Pervec vlerave direkte qe ka Amfitatri si nje monumet i vecante kulture dhe si deshmi e trashegimise se pasur kulturore te Durresit, ai ka vlera studimore per historine e tij te lashte dhe ngjarjet qe mbart mbi vet. Keto fakte e bejne te preferuar per turistet e shumte qe vijne nga te gjithe kontinentet, per stjuduesit, per arkeolloget dhe kohet e fundit po behen projekte me qellim qe ky monument te kthehet ne nje qender ku te zhvillohen cfaqje te ndryshme. Provat e para jane kaluar me sukses
Plazhi i Durrësit
Sot Durrësi është një ndër plazhet më interesantë dhe modernë ku çdokush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Shumë pranë Tiranës për gjithsecilin është një zgjedhje e shpejtë dhe e leverdishme. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët, apo shqiptarët e Malit të Zi.
Autostrada që lidh qytetin bregdetar me kryeqytetin bën që atje të shkohet mjaft lehtë, pavarësisht trafikut që me stinën e verës vjen e rëndohet, kryesisht nga dyndja e pushuesve dhe mbërritja e refugjatëve. Ajo çfarë të shtyn drejt pushimeve në Durrës, është edhe mundësia për të njohur historinë e këtij qyteti të lashtë.
Në Periudhën Romake, atëherë njihej me emrin (Dyrrahu), ishte ndër qytetet detarë me një fortifikim të fuqishëm. Me pozitë strategjike dhe skelë të klasit të parë ai ishte kreu i rrugës Egnatia që lidhte Romën me Kostandinopojën. I frekuentuar që nga periudha socialiste, sot është ndër plazhet më të frekuentuar të vendit, ku pushuesit mund të gjejnë shërbime për të gjitha kategoritë dhe nivelet e pushuesve.
Durrësi ofron një vijë të bollshme bregdetare me një numër të konsiderueshëm plazhesh, lokalesh e argëtimesh të pafund, deri në Kavajë, ku ndodhet një nga vendet më të pëlqyer për plazhin e të rinjve “Shkëmbi i Kavajës”.
Komplekse argëtimi, kuzhinë të shkëlqyer, bare verore, të gjitha këto e bëjnë plazhin e Durrësit dhe të Kavajës një mundësi që nuk duhet humbur.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels