IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



 PSIKOLOGJIA
I.  Misioni dhe objektivat e programit  në degën Psikologji
Dega e psikologjisë zbaton programin 3- vjeçar , cikli i parë i studimeve DNP për studime në psikologji.
Qëllimi i kurrikulës dhe programit është të pajisë studentët e kësaj dege me njohuri shkencore rreth fushës së psikologjisë; më konkretisht mendjes dhe mekanizmave të saj, konjicionit dhe sjelljes.
Cikli ka për synim të informojë në lidhje me qëllimet dhe objektivat kryesore të fushës, objektin e saj të studimit, klasifikimin e saj si shkencë, përfshirë aplikimet e saj aktuale si dhe njohjen në tërësi të drejtimeve të saj dhe fushave që lidhen me të.
Qëllimi i programit është të njohë gjithashtu studentët me:
- Dinamikat psikikë të konjicionit/njohjes si dhe të sjelljes, faktorëve që i ndikojnë ato, qofshin këta social (psikologji sociale, komunikimi,), personalë (teori personaliteti, psikologji konjitive,etj) apo fiziologjik ( psikofiziologji, neurologji, biologji humane, etj) dhe zhvillimorë (antropologji, psikologji zhvillimi);
-Mënyrat dhe llojet e shfaqjes së çrregullimeve (vlerësim psikologjik,psikpatologji,), parandalimin dhe trajtimin e tyre me anë të teknikave psikologjike të kurimit  (këshillim psikologjik, psikoterapi) dhe aplikimin e këtyre njohurive (psikologji klinike, psikologji shkollore, psikologji e punës, praktikë profesionale, etj)
Programi pajis gjithashtu studentët me njohuri shtesë integruese (gjuhë e huaj, informatikë) me synimin për ti bërë ata sa më të përgatitur në ndjekjen e cikleve të mëtejshme të studimit dhe sa më atraktivë në tregun e punës.
Kompetencat e kuadrit në këtë cikël/nivel studimesh janë ato të njohjes dhe identifikmit të disa prej dinamikave psikosociale që ndikojnë mbi individin dhe sjelljen e tij, informimin mbi mënyrat e kurimit dhe parandalimit të rreziqëve për anomaly si dhe njohja e drejtimeve themelore të fushës së psikologjisë së shkruar dhe asaj aplikative për të mundësuar kështu zgjedhjen e tij në një fazë të mëvonshme të proçesit të studimeve universitare për drejtimin që synon të ndërmarrë gjatë ciklit të dytë të studimeve (DND).

Strategjtë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për arritjen e objektivave

 strategjtë afatshkurtra:
- Përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i kurrikulës për t’iu përshtatur sa më shumë kërkesave dhe zhvillimeve bashkëkohore të fushës.
- Përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i metodave të mësimdhënies për të siguruar sa më shumë formimin dhe pajisje maksimale të studentëve me njohuri, duke rritur nivelin e tyre të asimilimit në mënyrë sa më profesionale nëpërmjet thjeshtëzimit dhe konkretizimit të programeve të lëndëve në mjediset aktuale të punës. 
-Hapjen e drejtimit Master në “psikolog i shërbimeve publike” për vitin akademik 2010-2011 në përfundim të së cilit studentët mund të atashohen direkt në tregun e punës në të gjitha insitucionet publike që parashikojnë dhe e kanë të nevojshëm psikologun në këtë profil
 - Rritja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programit të kualifikimit në degën e psikologjisë
- Hapja dhe menaxhimi/administrimi i një laboratori dhe klinike universitare në fushën e psikologjisë pranë fakultetit dhe mjediseve të tij, në të cilin studentët do të mund të shohin, të konkretizojnë e eksperimentojnë të dhënat mbi matjet psikologjike(psikofiziologjike), testimin psikologjik si dhe aplikimin e këshillimit dhe të psikoterapisë në shërbim të studentëve.

strategjitë afatmesme dhe afatgjata:
-Kualifikimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit me zhvillimet më bashkëkohore të fushës së psikologjisë
-Hapja e një biblioteke pranë grupit ose departamentit
-Puna për hapjen e një reviste shkencore të grupit ose departamentit në fushën e psikologji-sociologjisë.
-Puna për aplikimin dhe realizimin e një project-studimi(fusha është ende në diskutim)
-puna për pasurimin e laboratorit të psikologjisë me teste dhe mjete të tjera matëse bashkëkohore(teknika të matjes së personalitetit, inteligjencës, sferave të ndryshme të funksionimit, etj) si dhe angazhimin e stafit për përdorimin e tyre didaktik- kërkimor dhe shërbyes ndaj studentëve.
Historiku
Dega u hap për herë të parë në vitin 2005 pranë ish departamentit të shkencave sociale në Universitetin e Elbasanit, dhe në dhjetor të vitit 2007 ajo u atashua(gjatë riorganizimit të Universitetin e Elbasanit) pranë departamentit të psikologjisë-sociologjisë dhe shkencave të edukimit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të sapo formuar nga bashkimi i ish departamentit të shkencave sociale me departamente të tjera të degës së mësuesisë për ciklin e ulët dhe parashkollor(ish Fakulteti i Ciklit të Ulët). Që prej atij viti dega është pjesë e këtij departamenti dhe fakulteti në mjediset e reja të tij(janë ngritur auditore dhe aktualisht po punohet edhe për ngritjen/hapjen e laboratorit; është shtuar stafi pedagogjik i brëndshëm nga 5 në 9, të cilët kanë qenë efektivë të mëparshëm të të dyja strukturave, si dhe janë përmirësuar vit pas viti të gjitha kurikulat e programit për një përshtatje sa më të mirë të tyre).
Mësimdhënia , kurrikula , stafi

Përshkrimi i kurrikulës

Kurrikula ka ndryshuar dhe është përmirësuar vazhdimisht(çdo vit) për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesave të sotme, zhvillimeve bashkëkohore të shkencës dhe ekuivalentimit/njehsimit me degët e Psikologjisë në Fakultete homologe(Universiteti i Tiranës, Universiteti i SHkodrës).Ekuivalentimi me degën Psikologji/Fakulteti i Shkencave Sociale/UT është aktualisht në masën 80%.
Ndryshimet kanë ardhur edhe si rrjedhojë e dëshirës për të pasqyruar zhvillimet e sotme në fushën e psikologjisë dhe përmirësimin bashkëkohor të tyre. Ato janë hartuar duke u krahasuar me nivelin bashkëkohor të kurrikulave europiane.dhe përpjekjet në këtë drejtim vazhdojnë pandërprerë. Kohëzgjatja e studimeve ne degën e psikologjisë nuk ka ndryshuar që nga fillimet e hapjes së degës. Cikli është tre vjeçar, niveli i parë i studimeve(DNP) në përputhje me standardet dhe kërkesat e Kartës së Bolonjës dhe është duke funksionuar aktualisht në këtë mënyrë, shoqëruar edhe me përpjekje të vazhdueshme për arritjen sa më të plotë të këtyre standardeve.(gjatë vitit akademik 2008-2009 studentët kanë të drejtë të vazhdojnë studimet edhe në se kanë më shumë se 6 provime të mbetura dhe të gjithë studentët e vitit të tretë do të pregatisin një temë/mbrojtje diplome në përfundim të ciklit të studimit dhe diplomimit të tyre).
Gjatë tre viteve të fundit janë bërë disa herë rishikime të planit mësimor. Në këtë kuadër janë futur lëndë të reja si psikologji komunikimi, psikologji shëndeti, etikë profesionale dhe lëndë të reja me zgjedhje si psikologji dinamike, etj si dhe janë rishikuar dhe përmirësuar të gjitha programet egzistuese të lëndëve përkatëse(janë rishikuar çdo viti), duke synuar edhe përmirësimin e raporteve midis orëve teorike me ato praktike.
Këto ndryshime kanë ardhur edhe si pasojë e shkëmbimeve brënda dhe jashtë vendit nëpërmjet kualifikimit të stafit(projektet Tempus, Soros,OSBE, UNESKO, MASH, UT dhe UE,etj).
Në çdo lëndë është vendosur sistemi ECTS i cili pasqyron peshën që ze lënda si dhe angazhimin e studentit brënda dhe jashtë auditorit( në kurrikul paraqiten të gjitha detajet).
Shpërndarja e lëndëve është përgjithësisht harmonike dhe janë shmangur tërësisht mbivedosjet e lëndëve gjatë rishikimit të kurrikulës dhe programeve.
Plani mësimor i mëposhtëm është hartuar gjatë vitit kademik 2007-2008 dhe aktualisht po zbatohet në vitin e I-rë, ndërsa në vitin e II-të dhe të III-të punohet me planin aktual(planin e vjetër). Më poshtë paraqiten të dyja strukturat analogjike të këtyre planeve:










Kuadri i  përgjithshëm formues i programit të studimit DNP, dega Psikologji
PLANI MËSIMOR DEGA – PSIKOLOGJI
Nr.


Disiplinat



Orë gjithsej
Orë leksioni
Orë seminari
Viti I
Viti II
Viti III
Kredite
Sem                                     I
Sem   II
Sem III
Sem IV
SemV
Sem VI
I.
Disiplinat e formimit bazë
1,
Psikologji e përgjithshme I+II
120
90
30
3/1
3/1




10
2.
Psikologji zhvillimi
120
90
30


3/1
3/1


10
3.
Psikologji edukimi
45
30
15




3/1

3
4.
Psikologji sociale
60
45
15

3/1




5
II.
DISIPLINAT E KARAKTERIZUARA
1.
Histori e psikologjisë
60
45
15

3/1




5
2.
Psikologji fiziologjike
60
45
15
3/1





5
3.
Biologji humane
60
45
15
3/1





5
4.
Psikologji komunikimi
45
30
15

2/1




4
5.
Psikologji klinike
60
45
15




3/1

5
6.
Psikologji anormale I+II
120
90
30


3/1
3/1


10
7.
Psikologji konjitive
60
45
15


3/1



5
8.
Psikologji e punës
60
45
15



3/1


5
9,
Teori e personalitetit
60
45
15


3/1



5
10.
Teori e këshillimit dhe terapisë
135
60
30




2/1
2,5/1
9
11
Këshillimi Psikologjik
60
45
15





4/1,5
5
12.
Psikoterapi
60
45
15




3/1

5
13.
Psikologji i stresit
39
28
11





2,5/1
5
14
Psikologji shkollore
45
30
15




2/1

5
15.
Testimi e vlerësimi
60
45
15




3/1

5
16.
Metoda e kërkimit psikologjik
45
30
15



2/1


4
17.
Psikologji e shëndetit
41
30
11





2,5/1
3
18.
Psikologji e sjelljes dhe devijancat
45
30
15




2/1

4
III.
DISIPLINAT INTEGRUESE
1.
Sociologji e përgjithshme
45
30
15
2/1





4
2.
Hyrje në filozofi
37
22
15



1,5/1


3
3.
Tradita dhe e drejta zakonore shqiptare
45
30
15


2/1



4
4.
Marrëdhënie me publikun
45
30
15




2/1

4
IV
DISIPLINAT ME ZGJEDHJE 
1.
Antropologji kulturore
45
30
15

2/1




4
2.
E drejta civile e publike
45
30
15


2/1



4
3.
Ekonomi politike










V
VEPRIMTARI PËR GJUHËN E HUAJ etj.
1.
Gjuhë e huaj
75
-
75
0/3
0/3




6
2.
Informatikë
60
-
60
1/3





3
3.
Sport
60
-
60
0/2
0/2




3
VI.
PRAKTIKA NË INSTITUCIONE
1.
Praktikë dhe praktikume









20
VII
TEZA E DIPLOMËS










1.
Teza e diplomës









3

Gjithsej
1975


12/12
13/10
16/6
12,5/5
17/7
11,5/4
180

  • Numri i punonjësve mësimdhënës
Aktualisht, aktiviteti mësimor-shkencor mbulohet nga 9 anëtarë (1 profesor, 1 profesor i asociuar 3 doktorë shkencash , 4 lektorë me master(3 prej të cilëve vazhdojnë doktoraturën),1 lektor me master në vazhdim. Të gjithë pedagogët e Departamentit kanë kryer kualifikime pasuniversitare si pranë UT ashtu edhe pranë fakulteteve dhe institucioneve kërkimore  të Europës Jug-Lindore e Perëndimore si Austri etj.
Titulli dhe Emri
Fusha kërkimore
Pozicioni Akademik

Prof.Dr. Fatbardha Gjini

Pedagogji- Psikologji
Lektore e Hyrje në Psikologji, Bota sociale e fëmijës, Edukim i të drejtave të njeriut, Psikologji e grupit në FSHE/UE në degët CU, Parashkollorë dhe DND; dhe Psikologji e Personalitetit I+II (Tetovë, Prishtinë), Psikologji Sociale I+II Prishtinë.
 Prof./as.Dr. Piro Lazi


Pedagogji- Psikologji
Lektor i lëndëve Psikologji Cognitive, Vlerësim Psikologjik, Metodat e kërkimit shkencor në psikologji në degën Psikologji, lektor i Psikologjisë sociale ne deget e Psikologjisë, Punonjës Social, Edukim Qytetar..FSHE/UE
Dr.Joana Myftiu

Pedagogji- Psikologji
Lektore e lëndëve Hyrje në psikologji, Psikologji Edukimi në degët CU, Parashkollorë dhe DND. FSHE/UE

Dr.Lindita Ibrahimi

  Psikologji

Lektore e lëndëve Psikologji e Përgjithshme, Psikologji Zhvillimi, Psikologji Komunikimi në degët Psikologji, Punonjës Social. FSHE/UE

Dr.Valentina Haxhiymeri

Pedagogji -Psikologji
Lektore e lëndëve Teori Loje, Didaktikë Loje, Psikologji Zhvillimi, Bazat psiko-pedagogjike të edukimit Special, në degët CU, Parashkollorë e DND. FSHE/UE

MA.Violeta Alterziu

Psikologji
Lektore e lëndëve Teori Personaliteti, Psikologji e Punës, Psikologji Edukimi, në degët Psikologji, Parashkollorë. FSHE/UE
Ma. Emanuela Varoshi

Psikologji
Lektore e lëndës Psikologji Shkollore në degën Psikologji. Drejtuese e Praktikave mësimore. FSHE/UE
MA. Arbjola Halimi

    Psikologji
Lektore e lëndëve Psikofiziologji, Psikologji Anormale, Psikopatologji e femijës,  Psikologji Klinike në degët Psikologji dhe Punonjës Social. FSHE/UE
 Roksana Poçi

   Psikologji
Asistent pedagoge e lëndëve Psikologji e Përgjithshme, Psikoterapi, Histori e mendimit psikologjik, Psikologji Dinamike në degën Psikologji. FSHE/UE

 Format e mësimdhënies(mënyra e organizimit të lëndëve dhe përmbajtja e akseve të vlerësimit: detyra kursi, ese, testime , etj) dhe Cilësia e mësimdhënies.
Format e mësimdhënies për pjesën më të madhe të lëndëve në fakultet janë në formën e leksioneve, seminareve, praktikave institucionale, detyrave të kursit, testimeve gjatë semestrit dhe praktikave të tjera individuale-kërkimore të studenti. Leksionet dhe seminaret zënë rreth 90% të ngarkesës mësimore të pedagogëve. Të parat janë fakultative pothuajse në të gjitha lëndët dhe vitet ndërsa seminaret të detyrueshme për çdo lëndë në masën 75%. Frekuentimi i leksioneve është në masë mesatare 70-80% ndërsa seminaret frekuentohen në masën 95%.
Pothuajse në çdo lëndë/disiplinë të përgjithshme dhe ato karakterizuese realizohen punime, detyra kursi dhe raporte kërkimore nga studentët të cilat zënë nga 10% në 30% të vlerësimit përfundimtar si dhe testimet që zënë 10-20% të vlerësimit përfundimtar për çdo lëndë.
Instruksionet në lidhje me strukturën, modalitetet dhe hapat e punimit studenti i merr nga pedagogu i lëndës i cili kontrollon me shkrim dhe me gojë aktivizimin dhe cilësinë e punimit të studentit. Punimet mund të realizohen në grup ose në mënyrë individuale sipas preferencave të vetë studentëve dhe natyrës së punimit(p.sh në studimet e rastit nuk mund të jenë më shumë se 2 studentë).
Botimet në lidhje me tekstet që përdoren ose ciklet e leskioneve, trajnimet, vizitat, etj miratohen në departament.
Në fillim të çdo viti akademik çdo pedagog pasqyron punën e bërë gjatë vitit dhe objektivat e punës kërkimore-shkencore për vitin e ardhshëm.
•Organizimi dhe format e mësimdhënies;tre boshte kryesore:
1.leksione/ seminare
2.detyra kursi/testime
 3.praktika profesionale
Gjatë leksioneve pedagogu shpjegon konceptet kryesore të lëndës dhe temave që ka planifikuar në planet kalendarike si dhe shtron për diskutim çështje të interesit aktual që kanë  lidhje me temat duke nxitur asryetimin kritik të studentit dhe duke kontroluar nivelin e asimilimit/kuptuarit të leksionit përkatës.
Seminaret janë të ndara nga leksionet dhe të konceptuar në formën e bashkëbisedimeve, diskutimeve dhe punimeve konkretizuese në grup për një asimilim sa më të mirë të lëndës.
Materialet e përdorura mbështeten kryesisht në literaturë të huaj ose botime dhe përkthime në shqip që i janë referuar atyre. Kryesisht pedagogët përdorin tekste të botuara dhe materiale në forme dispencash(cikle leksionesh) të hartuara dhe përpunuara prej tyre. Në disa lëndë përdoren edhe tekste të shkruara e të botuara në Shqipëri gjatë viteve në fushën e psikologisë.


Struktura akademike përgjegjëse
Struktura akademike përgjegjëse është Fakulteti i Shkencave të Edukimit.
Në praktikat institucionale bashkëpunohet me Drejtorinë arsimore, Drejtorinë e përgjithëshme. të spitaleve, Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Drejtorinë e Shërbimit Social, etj. Organizata të ndryshme jo Qeveritare.
Infrastruktura në dispozicion të programit:
Dega zhvillon mësim në auditoret e reja(përfundojnë në korrik 2009) të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.  (ish fakulteti i ciklit të ulët). Deri tani janë ndërtuar rreth 4 auditore me kapacitet mbi 90 vendesh(për leksione) dhe rreth 8 auditore me kapacitet 30-40 vendesh për seminare, ndërkohë që janë në rikonstruksion e sipër auditorë të tjerë shtesë. Rikonstruksioni parashikon edhe hapësirë për funksionimin e 1 laboratori të psikologjisë për punë kërkimore-shkencore dhe didaktike-mësimore në funksion të studentëve në auditoret e reja(aktualisht po punohet për instalimin e tij) me kapacitet 15-20 studentë i cili do të përmbajë deri tani: 1 matës fizilogjik, një aparaturë të zbuluesit të gënjeshtrës (lie director), një kompjuter, printer,  materiale të tjera didaktike etj;
Janë parashikuar gjithashtu 2 mjedise për zyra të stafit pedagogjik me kapacitet 3-4 pedagogë; 2 projektorë; disa kompjutera, fotokopje, etj.

Dega nuk ka një bibliotekë të vetën(as departamenti) por shfrytëzon:
1.Bibliotekën qëndrore të Universitetit(edhe pse e varfër në këtë fushë)
2.Bibliotekën qëndrore të rrethit
3.Bibliotekën e FSHS në UT
4.Bibliotekën Amerikane/Tiranë
5.British counsil/Tiranë

  
•Praktika profesionale. Përshkrimi i praktikës profesionale, orët, kreditet, kurset ku zhvillohet, institucionet dhe shpërndarja, objektivat.
(Zhvillohet në të tre vitet dhe aktualisht ka një ngarkese prej 300 orë dhe 15 kreditesh* ajo kryhet pranë institucioneve përkatëse që kanë të parashikuar në planin e punës së tyre edhe rolin e psikologut. Aktualisht lënda e praktikës zhvillohet në shkolla dhe kopshte, në bashkëpunim me psikologë të atashuar atje, qëndra të shërbimit social dhe ojq si Ëorld Vision, Tjetër Vision, Qëndra e Gruas,etj, qëndra të shërbimit shëndetësor si psikiatri, kirurgji, pediatri, etj, qëndra të ruajtjes së qetësisë publike si Drjetoria e policisë së qarkut në rrrethin e Elbasanit, Gjykatën dhe Prokurorinë e rrethit, etj). Studentët ndahen në nën grupe më të vogla për të qenë sa më të pranueshëm dhe asimilueshëm në institucionin ku atashohen.
Për çdo kurs hartohen marrëveshjet përkatëse institucionale të cilat miratrohen në departament dhe më pas firmosen nga strukturat përjatëse bashkëpunese(Dekanati dhe Institucioni). Në marrëveshje përshkruhen të gjitha hapat, vijueshmëri e studentëve në institucione gjatë të tre viteve dhe të dhëna të mëtejshme së bashku me emrat e pedagogëve përgjegjës(emrat e pedagogëve përgjegjës listohen më vete se bashku me listën e institucioneve të parashikuara specifikisht).


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels