IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label ANALIZE VEPRASH. Show all posts
Showing posts with label ANALIZE VEPRASH. Show all posts
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE.
Autori :       Viktor Hygo (Victor Hugo)
Titulli :        Katedralja e Parisit.
Lloji :           Roman.
Viti i botimit :   1831
Koha historike : Periudha e romantizmit.
Hapesira(mjedisi) : Katedralja e Parisit shfaqet tek lexuesi si vend piktoresk,magjepses,i frikshem dhe fantastik i ngjarjeve qe te cojne ne nje mesjete po kaq fantastike.Kisheza te krijuara sipas shijes se holle te asaj arkitekture terheqese, plot me skulptura madheshtore dhe me punime te skalitura. Parizienet zgjohen nga zhurma e kambanave te cilat bien fuqishem per te lajmeruar ndonje te kremte madheshtore.
Personazhet.
KRYESORE : Don Klod Frolo, Kuazimodo, Esmeralda, Pier Grenguari, Febys de Shtoper, Gudula(E vetmuara).
DYTESORE : Zhean Frolo,Tristan Heremiti, Zhak Sharmolyu, Klopen Truilfui, Zhisketa Lazhansieni etj.
FIGURANTE : parizienet qe ecnin furishem drejt Qendres se vjeter ,Universitetit te qytetit dhe Katedrales.Turma te medha njerezish te cilet ndiqnin torturat ne Shtyllen e turpit dhe brohorisnin.
Dallimi i historise nga subjekti : Ngjarjet ne kete veper rrefehen ne rrjedhje logjike kohore,ashtu sic kane ndodhur.
Dallimi i paragrafeve : Kemi perdorimin e disa lloje paragrafesh te cilet nevojiten per t’u thelluar ne kuptimin e vepres.
Paragrafe rrefyes : ‘’ Ate dite do te ndizeshin dritat gazmore ne sheshin Grev, do te  zhvillohej ceremonia e mbjelljes se pemes se majit ne kishezen e Brakut dhe do te jepej nje mister ne Pallatin e Drejtesise.’’
Paragrafe pershkrues : ‘’Duke qene shtathedhur, e brishte, me supe te zbuluara dhe me kembe te holla, qe dukeshin here-here qe poshte fundit te saj, flokezeze, e shpejte si ndonje grereze, me nje jelek ari qe iputhitej mire pas trupit, me nje fustan lara-lara, me sy vezullues, ajo dukej me te vertete sin je qenie e mbinatyrshme.’’
Paragrafe meditues : ‘’Zor se mund te shpetoj nga kjo bela e madhe qe po ma merrfrymen -mendoi murgu fatezi.’’
Paragrafe dialogues : Bisedat midis personazheve qe e bejne me interesante pjesen.
‘’Kush eshte ? – thirri me tonin e sjellshem te nje qeni te uritur.
Jam miku juaj, Zhak Kuaktieri,- u pergjigj nje ze nga jashte.’’
Berthamat rrefyese :
Salla e madhe e cila mirepriste ne mesin e saj shume pariziene, dhe shfaqjet madheshtore ne hyrje te pallatit paraqet fillimin e ngjarje.
Kuazimondoja gjysme njeri dhe gjysme perbindesh cili banonte ne katedralen e Shen Merise, zbatues i pavetedijshem i vullnetit te Frolos, por me nje shpirt te madh dhe  ndermjetesi qe realizon lidhjen mes turmes dhe katedrales.
Esmeralda, nje vajze e re dhe e bukur e cila mahnit cdo mashkull, dashurohet me komandantin Febys dhe behet pjese e urrejtjes se percmueshme te murgut misterioz peson fatekeqesisht nje fund tragjik ekzekutimi duke u denuar si nje cigane magjistare.
Klod Frolo eshte personazh misterioz dhe i cuditshem dhe zeri i padukshem qe komandon, hija qe sheh e ben gjithcka e qe askush nuk e sheh, nje njeri ne dukje i mire por ne shpirt shume i ngrusur.
Mjetet stilistikore : Ne kete veper madheshtore letrare kemi nje perdorim te pasur ketyre mjeteve si ; personifikime, perdorimi i fjaleve te rralla, epitete metaforike, metafora, hiperbolizim, mardhenie te larmishme midis fjalive bashkerenditese dhe nenrenditese etj.


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Romeo dhe Zhulieta – Shekspiri, Analiza e Vepres!

kjo veper i perket Periudhes se rinise te Shekspirit. Ajo eshte nje nga tragjedite me popullore te Shekspirit.
Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë,
por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në “Romeo dhe Zhulietën”. Për herë të parë në një tekst dramatik paraqiten personazhe plotësisht të individualizuara dhe të gjalla, në zhvillim shpirtëror fizik. Kjo është një dramë me një përmbajtje të theksuar lirike.
Skenat kur dialogojnë dy të dashuruaritjanë shprehje të fuqishme dashurie, me pasazhe të mrekullueshme lirike, të cilat e bëjnë Romeon e Zhulietën të thuhet se është himni më i madh kushtuar dashurisë rinore. Vdekjen e tyre në fund të tragjedisë është një kambanë e zishme kundër botës së mykur mesjetare dhe alarm për mbrojtjen e dashurisë, si forcë jetëdhënëse.

Subjekti i tragjedise “Romeo dhe Zhulieta”:

Ngjarja ndodh ne Verona dhe ka si sfond hasmerine mes dy familjeve te medha te qytetit, Montageve dhe Kapuleteve. Ne nje ballo me maska, organizuar nga Kapuletet, Romeoja do te bjere ne dashuri me shikim te pare me vajzen e Kapuleteve, Zhulieten; edhe ajo do tia kthje dashurine po me ate pasion te flakte. Shenjat paralajmeruese per ate qe do te ndodhe me vone dalin qe ne hyrje te tragjedise. Qe nga dita kur te dy te rinjte kurorezohen ne fshehtesi e deri ne fund, i ndjek fati i mbrapshte, qe nis me vdekjen e Tibaltit, vazhdon me fejesen e padeshiruar te Zhulietes, Romeoja nuk arrin te marre vesh lajmin se Zhulieta ka pire ilacin e gjumit dhe arrin prane varrit te saj pak kohe perpara se te arrije frati, qe ti tregonte te verteten. Nderkaq, kur Zhulietes i del ilaci qe ka pire, sheh prane trupit te saj Romeon e vdekur. Per te ejta ska me kuptim dhe pi helmin qe ka mbetur nga Romeoja. Varrimi i tyre nga Kapuletet dhe Montaget shenon dhe fundin e tragjedise.

Struktura e tragjedise “Romeo dhe Zhulieta”:
Tragjedia eshte e ndertuar ne 5 akte. Ne dy aktet e para situata eshte ne forme komedie. Pika e ktheses qe shenon fillimin e tragjedise, lidhet me vrasjen e Markutit. Ketu rinis hasmeria, thirrjet per hakmarrje dhe gjak; ketu ze fill fataliteti i dy te dashuruarve, i cili con pashmanshmerisht drejt fundit te tragjedise. Kontrasti i dy akteve te para me tre te fundit, kalimi i tonit gazmor ne ate tragjik, tregon edhe forcen mjeshterore te stilit shekspirian.

Zhvillimi i ngjarjeve:
Ne tragjedi ngjarjet zhvillohen me nje shpejtesi te habitshme. Nuk ka parapergatitje per ngjarjen e re: ajo thjeshte ndodh me nej dinamike qe e mban gjalle kureshtjen e lexuesit. Ka plto skena me situata te ndryshme dhe incidente ne pmaje te pabesueshme, por pena mjeshterore e Shekspirit ben qe ato te duekn normale, ashtu si ne jete, kur fati i disa nejrezve eshte i prire drejt fatalitetit.

Dialogu dhe monologu:
Karakteristikat e personazheve dalin gjate dialogve dhe monologve te tragjedise. Gjuha e tyre eshte e pasur me ndertime poetike – gjuhesore te mrekullueshme, te ngritura mbi kontrastin e fuqishem:
Pa dale! C’drite fleks n’ ate dritare? Ajo esht lindja, diell esht Zhulieta!
O diell ckrep dhe henen e venit, Sepse ajo esht verdhur nga zilja qe ti, E bij e saj je me e bukur…

Tragjedia e pasionit:
Kryepersonazhet e Shekspirit perjetojne nje dashuri aq pasionante, sa ajo u kundervihet disa normave te patolerueshme nga epoka:
·         morale ; dashuria perkunder vullnetit te prinderve konsiderohej imoralitet
·         shoqerore; dy familjet jane ne hasmeri me njera-tjetren
·         fetare ; martesa e fshehte dhe vetevrasja quheshin mekate te pafalshme
·          
Mesazhi:
Njerezit e te gjitha koheve pas Shekspirit shohin dashurine e Romeos dhe te Zhulietes ate dashuri qe do te kishin dashur te ishte e tyre, cka I mallengjen me shume se cdo gje tjeter. Dashuria nepermjet Romeos dhe Zhulietes eshte bere nje simbol me vlere universale.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Intervistë me Vetvehten 
Po më shumë se në çdo vepër filozofia e të jetuarit të P.Markos ndjehet veçanërisht në librin monumental "Intervistë me vetveten", lënë dorëshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes së autorit. Në këtë vepër rrugën e tij jetësore, jetëshkrimin e tij Petro Marko i lë si dëshmi të drejtpërdrejta, pa u distancuar përmes personazheve letrarë, siç vepron në shumicën e romaneve.
Rrëfimi është i rreptë dhe total, ai ngrihet në shkallë të një metafore për rrugën e Shqipërisë gjatë 60 vjetëve, në metaforë të luftës së pandërprerë të njeriut mes së mirës dhe së keqes. Luftëtar dhe kryeluftëtar në Spanjë, në Francë dhe Itali, kryengritës burgjesh nëpër Evropë dhe në Mesdhe, P.Marko marshon fuqishëm drejt atdheut të vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjatë rrëfimit të historisë së tij në "Intervistë me vetveten" si një kriiesë mitologie e lindur ta mbajë shpatën ngritur dhe të gatshme për të goditur të keqen kudo qoftë ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokës së vendlindjes. Me këtë besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash të pandërprera nëpër Evropë, më 1944 do të kthehet në Shqipëri. Në moshën 30 vjeçare, por me aq bëma mbi shpinë, sa në jetën e një njeriu të zakonshëm nuk mund të ngarkohen as për një shekull, P.Marko sa qe gjallë, do të përjetojë në atdhe zhgënjimin dhe dhembjen më të thekshme. Ditët e para në Tiranë, pasi e emërojnë përgjegjës shtypi, i caktojnë shtëpinë ku do të jetonte. Vonë në mbrëmje, që natën e parë, ai do jetë dëshmitar i një takimi trishtues me famlijen, pronarin e vilës: "Shoku Petro na kanë dhënë urdhër t'jua lëshojmë sbtëpinë me krejt çka ka në të, ku do të vendosemi dhe a mund të marrim me vete ndonjë gjë personale", e pret zonja e shtëpisë duke u dridhur. Petroja trishtohet, lë shtëpinë dhe kërkon sqarim nga shokët - mos është ndonjë gabim apo keqkuptim? Kështu e fillon rrëfimin e vet P.Marko në veprën voluminoze "Intervistë me vetveten", që është një nga dëshmitë më rrënqethëse për atë që do të vinte dhe do ta mbërthente Shqipërinë gjatë diktaturës Komuniste. Po ashtu do ta detyrojnë Petro Markon që të futet nën tutelën e gazetës "Borba" të Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi më shumë traditë, jemi vazhduesit e gazetës "Bashkimi i Kombit" para lufte, le të mësojë "Borba" nga ne", dhe këtu do të zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve të një egërsie që nuk e kishte provuar më parë. Një bashkëluftëtar nga Italia pas afro 50 vjetësh, diku para vdekjes, do t'i thotë Petros "Shkruaje rrugën, historinë tënde se ajo vlen më shumë se 100 romane." Dhe vërtet, libri "Intervistë me vetveten" është historia për gjysmë shekulli e Shqipërisë, rrëfimi me fuqi rrezatimi i përmasave të një bibliotekë të tërë dokumentash. Përmes kësaj vepre njihet më mirë drama e kombit dhe e Shqipërisë dhe pas leximit të këtij libri duhet më shumë dhe më pastër atdheu e kombi.

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe
nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin "Hasta la vista" rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore.
Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj. Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t'i sprovojë në rrethanat e luftës. Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj. Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre.
Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit. Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t'u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri. Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë
Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë
italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë. Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane - Ana Maria Monti. Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente.
Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj "mollës së ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.
qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.


Romani i Petro Markos me titull "Një emër në katër rrugë" në faqen e fundit mban datën e vitit 1972. Ai mbeti dorëshkrim, nuk u lejua botimi i tij edhe pse duket të jetë më pretenduesi në veprën letrare të shkrimtarit. Ky roman u botua vetëm pas 29 vjetësh, më 2001. Pas leximit të romanit sikur bëhet më i qartë fati i tij. Në të autori rrëfen botën shqiptare të viteve '30 dhe pjesën e parë të '40-ve përmes katër perspektivave tëmundshme, katër realiteteve dhe alternativave që barten përmes katër Gjikëve. Që të katërt kanë lindur në Dhrimadh, buzë detit jon, prej nga marrin udhët e botës dhe si jehonë jetësore kthehen rishtas te kjo vatër e gjallë. Katër Gjikët mëtojnë ta përthithin tërë realitetin shqiptar të kohës si dhe të nesërmen shqiptare. 
Nëpërmjet tyre fokusohen katër mundësi fati dhe të fatalizmit shqiptar në prag të luftës çlirimtare, pra në prag të kthesës së madhe shqiptare. 
Për të qenë i hapur deri në fund dhe për t'u dhënë shanse të barabarta katër perspektivave shqiptare, ndjehet hapur abstenimi i autorit. Në këtë roman ka një galeri të tërë personazhesh të vërteta, me identitet historik, dhe të sajuar, duke filluar që nga mbreti Zog, kryeministra dhe ministra, parlamentarë dhe intelektualë të shquar të kohës, përfaqësues turmash, revolucionarë komunistë etj. 
Ja si duket shkurtimisht profilizimi i katër personazheve të realitetit shqiptar. Njëri Gjikë, Gjikë Nina nuk lëviz nga vendlindja që simbolikisht është në funksion të mburojës etnike të truallit, të Dhrimadhit. Gjikë Mërtiri, i dyti, student në Francë dhe gjykatës në Shqipëri, shfaqet si intelektual liberal i tipit evropian. I treti, Gjikë Argjiri del sinonim i së keqes dhe i shëmtimit, ndërsa i katërti, Gjikë Bua, që në këtë roman voluminoz, përveç personazh i zgjedhur i autorit është njëkohësisht dhe narratori formohet dhe kultivohet brenda botës dhe atmosferës së grupeve komuniste shqiptare të kohës. Si i tillë ai do të bëhet dhe një nga krerët e luftës antifashiste. 
Gjikë Mërtiri gjykatës është figura artistikisht më e realizuar e romanit; i veçantë dhe karakteristik është dhe qëndrimi i narratorit (autorit) ndaj tij. Ai kthehet në Shqipëri me bindjen dhe shpresën se do të mund ta ushtrojë detyrën e atij që ndan drejtësi, pa u lakuar dhe pa u thyer nga presionet dhe pesha e padrejtësisë. Ka iluzionin se para drejtësisë mund të nxirret cilido shkelës, qoftë ai dhe ministër. Kur do të bindet përfundimisht për pamundësinë e vet, kur do të bindet se nga salla e gjyqit del i pafajshëm ai që jep më shumë para dhe që ka mbështetjen e pushtetit, do të zhgënjehet rëndë. Pikërisht me këtë përcaktim të autorit ndaj këtij personazhi, lind një problem që nuk është i panjohur në praktikën narrative përgjithësisht.

Që Gjikë Mërtiri del më i artikuluar dhe më i fuqishëm, më mbresëlënës, edhe pa dashjen e autorit, nuk është rastësi. Nuk është vështirë të kapet simpatia e pashprehur, por e pranishme e autorit për të edhe pse deklarativisht autori ndjen nevojë të jashtme, ekstrakrijuese, që të distancohet nga pikëpamjet e këtij intelektuali liberal-perëndimor. Prandaj shtrohet pyetja: mos vallë shkrimtari ndjehej më pranë kësaj rruge dhe kësaj alternative shqiptare gjatë viteve '30? 
Prandaj simpatia për Gjikë Mërtirin, qoftë dhe si realizim artistik e vë atë në pozita superiore përballë të tjerëve. Pikërisht për këto tipare dhe individualitet të formuar dhe të fuqishëm, fundi i tij, zgjedhja e rrugës për vetëvrasje vjen si një imponim i jashtëm dhe jo i natyrshëm.

Gjikë Argjiri është personazhi më i realizuar negativ i romanit. Është shprehje e koncentrimit të faqes më të shëmtuar të realitetit shqiptar të kohës. Me veti të kameleonit Gjikë Argjiri do t'i përshtatet çdo pushteti. Ai i nënshtrohet çdo eprori nga i cili varet, i gatshëm për çdo rast korrupsioni dhe, mizor deri në absurd ndaj të nënshtruarve. Është i të gjithëve dhe i çdo kohe. Petro Markoja me intuitën e intelektualit, e pati ndjerë se nga ky soj i qenies sonë nuk do ta marrë veten kollaj bota shqiptare. 
Gjikë Bua që rrëfen dhe për rrugën e tij jetësore dhe për atë të të tjerëve, mëton të jetë zëri i autorit. Ai do të jetë bartës i ideve revolucionare, komuniste, në roman dhe rruga e tij mes katër të mundshmeve do të jetë zgjedhje e autorit dhe më e vërteta sipas kësaj perspektive. Gjikë Bua nuk vendoset në situata të mprehta, të paktën jo në atë shkallë siç ndodh me Gjikë Mërtirin, ku autori ka derdhur pjesën e vet më autentike apo atë më të ëndërruarën. 
Karakteristikë e narracionit në këtë rrëfim romanor, është mbështetja në faktografinë, identitetin historik, të hapësirës dhe të njerëzve, është prirja për një rrëfim të dokumentuar. 
Por ajo çka duket më e rëndësishme në lidhje me natyrën, me misionin dhe perspektivën e narratorit, është se Petro Markoja në këtë roman heq dorë nga narratori i gjithëdijshëm, karakteristikë për tërë epokën e romanit realist të shekullit XIX, me jehonë dhe gjatë shekullit që lamë pas. Narratori kësaj here është njëri nga personazhet dhe ai do të rrëfejë nga perspektiva e atij që mund të dijë aq sa mund të dijë çdo njeri dëshmitar i drejtpërdrejtë apo i tërthortë. Megjithatë, autori, përmes zërit të vet, nuk mund të përmbahet plotësisht pa përzgjedhur apo pa gërshetuar mes personazhit dhe narratorit zërin e vet autorial. 
Por nëse çdo personazh është personalitet i veçantë, kryepersonazhi është i pajisur dhe me boshtin plus. Duke qëndruar dhe vrojtuar nga një perspektivë superiore ai i sheh më qartë lëvizjet e njerëzve dhe të dukurive në hapësirën e fokusuar. Zakonisht ai qëndron më pranë filozofisë jetësore të vetë autorit.
Në fillim përmendëm shkurtimisht katër rrugët e Gjikëve: misionin e të parit nuk do ta marrë Gjikë Nina, simbol i rrënjës së lashtë dhe i mburojës jetike të truallit, as Gjikë Mërtiri që sjell diplomën e juristit dhe frymën e qytetërimit evropian të kohës, por Gjlkë Bua, shkollar i Vlorës dhe pjesëmarrës aktiv në grupet komuniste tiranase. Pikërisht ky, me dashjen e autorit, do të jetë më pranë zërit të tij. Romani kështu del me tezën se ideja revolucionare komuniste e mbjellë në fillim të shekullit në Evropë dhe që gjen truall dhe në tokën shqiptare, do të bartet përmes personazhit të Gjikë Buas. Dhe pikërisht me këtë përcaktim zë fill dhe ndodh mosmarrëveshja ose vetëmashtrimi mes Petro Markos shkrimtar dhe Petro Markos njeri. Ndërsa kryepersonazh i konvencioneve të kohës, pra i diktimeve nga jashtë do të bëhet Gjikë Bua, me Gjikë Mërtirin, shkrimtari Petro Marko do të shprehë vizionin e vet jetësor e filozofik si dhe pjesën më substanciale të shpirtit të vet.
Pavarësisht nga ky "disekuilibër" në sipërfaqe, narratori arrin të zhytet dhe të depërtojë në skutat më të errëta të personazheve dhe të ngjarjeve të kohës. Këto vlera, qoftë në shkallë të ideve apo të realizimeve artistike, bëjnë që romani "Një emër në katër rrugë" të jetë ndër më të realizuarit e veprës romanore të Petro Markos.


"Nata e Ustikës" 
 Romanet "Hasta la vista", "Një emër në katër rrugë" dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin. Sidomos lexuesi që e ka parasysh dhe veprën-ditar
Në romanin "Nata e Ustikës" Petro Markoja rrëfen një frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve '30 dhe '40 të shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikës". Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në 20 faqet e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy linja narrative: atë të terrorit të ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht organizimin, vetëorganizimin e brendshëm të të burgosurve për t'i qëndruar e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e dashurisë ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur Sonjës. Petro Markoja, siç e përmendëm dhe në romanet e tjera, i dha një vend të dukshëm ndjenjës së dashurisë, si për të treguar apo për të reaguar ndaj shpërfytyrimit që i bëhej personazhit të letërsisë skematike zyrtare të kohës. Pa këtë ndjenjë, duket se nënvizon në të gjithë krijimtarinë e tij, nieriu as nuk mund të jetë njeri dhe aq më tepër të mbijetëojë në realitetin më të egër dhe pa asnjë dritë shprese. Me personazhin femër P.Markoja theu disa tabu të forta të kohës, jo vetëm se femra përgjithësisht ishte e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë aq universale sa mund të lidhë dy njerëz të kombësive të ndryshme, por edhe për faktin se femra zuri një vend të merituar, qoftë dhe kur ishte prostitutë. Shkrimtari është në anën e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide këto tepër të guximshme për letërsinë shqiptare në përgjithësi. Ngjarjen në roman e rrëfen në vetën e parë vetë kryepersonazhi Andrea, ai ruan veçantitë narrative të njohura të Petro Markos: dinamik në zhvillim me shpërthime të fuqishme herë pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe përpos prirjes për ndërhyrje e digresione, që jo domosdoshmërisht derdhen në atë shtrat. Edhe në këtë roman kemi një vështrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me të gjitha virtytet, veset dhe dobësitë njerëzore, ndërsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo në kuptimin e ideve të përparuara të kohës, të cilat duhej të përfshinin dhe shoqërinë shqiptare.
"Intervistë me vetveten", ku rrëfehet jeta apo biografia, që është nga më të bujshmet e shkrimtarëve shqiptarë.
http://eseshkolle.blogspot.com/
BIOGRAFIA E AUTORIT SAMI FRASHËRI 
http://eseshkolle.blogspot.com/ Mendimtar i thellë,gjuhëtar e shkrimtar,demokrat i shquar revolucionar,iluminist popullor e ideolog i lëvizjes kombëtare shqiptare të periodës së luftës çlimtare dhe të Rilindjes Kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, ‘njëri nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë me idetë më të përparuara të kohës, burrë i guximit dhe i veprimit, entuziast e i ditur’- si cilësohet ai në “Historinë e letërsisë shqipe”,lexo me shume....
vëllimi II. Sami Frashëri lindi më 5 qershor të vitit 1850 në fshatin Frashër, në lindje të Përmetit, si njëri nga gjashtë vëllezërit e familjes së njohur të Frashërve, dhe vdiq më 18 qershor të vitit 1904 në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll. Mësimet e para Samiu i mori në fashtin e vet, te hoxhët që i zuri i ungji, në turqisht,arabisht dhe persisht.Nëntë vjeç ngeli pa të atin, Halitin,ndërsa kur ishte njëmbëdhjetë vjeç i vdiq edhe e ëma,Eminja.Nën kujdesin e vëllait më të madh Avdylit bashkë me vëllain,Naimin shkoi në Janinë , që atëherë ishte qendër e rëndësishme tregtare e kulturore , ku në fillim ndoqi kursin e gjuhës arabe e persiane, e pastaj, për shtatë vjet, kreu gjimnazin tetëvjeçar grek “Zosimea”,që ishte një nga shkollat më të zhvilluara të asaj kohe në Ballkan.Këtu mori kulturë të gjerë klasike, u dha shumë pas shkencave dhe mësoi mirë disa gjuhë të vjetra, si:latinishten,greqishten,turqishten,arabishten dhe perishten. Jeta në Janinë, revoltet e fshatarëve kundër pushtuesve turq e çifligarëve dhe feudalëve shqiptarë që prej kohësh kishin hyrë në shërbim të pushtuesve osmanë dhe shtypnin e shfrytëzonin së bashku me ta masat e gjera popullore, pastaj idetë e revolucioneve borgjeze në botën perëndimore dhe të iluminizmit që kishte përfshirë atëherë shtresat e inteligjecies përparimtare, e ushqyen që herët shpirtin e ri dhe përparimtar të Samiut dhe të ndjenjës së tij për çlirimin dhe arsimimin e emancipimin e popullit të tij. Vërtet- si shkruan në Historinë e letërsisë sonë – vendi i Sami Frashërit në letërsinë shqipe nuk është ai i një artisti krijues sa i një mjeshtri të prozës politike dhe publicistike e polemiste, një punëtori të vyeshëm e inventiv të gjuhës e të shkencës,por edhe i një ideologu të lëvizjes kombëtare çlimtare dhe i emancipimit kulturor të popullit tonë.Me shkrimet e vet shqipe Sami Frashëri i dha një kontribut të dukshëm krijimit të arsmit shqiptar dhe zgjimit të ndërgjegjës kombëtare. Me të kryer shkollën e mesme (1871) në Janinë Samiu shkon (1872) në Stamboll, ku zhvillon një aktivitet të gjerë kulturor,shkencor,letrar e publicistik.Aty menjëherë bie në kontakt me intelektualët e shquar shqiptarë të Rilindjes sonë Kombëtare Vaso Pashën,Jani Vreton,Hoxha Tahsinin,Konstantin Kristoforidhin,Ismail Qemalin e të tjerë. Por njëkohësisht bënte pjesë edhe në lëvizjen përparimtare të të ashtuquajturve “turq të rinj” që kërkonin vendosjen e një regjimi kushtetues në Perandorinë Osmane. Atëherë Samiu u bë mik i ngushtë me njërin nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje,poetin Namik Kemali, me të cilin nisi të botonte revistën “Hadika” (Kopshti,1874) të cilën qeveria e ndaloi, kurse Samiun e Kemalin i internoi në Tripoli të Libisë. Atje Samiu e shkroi dramën “Besa” në gjuhën turke dhe kur u kthye (1875) kjo dramë edhe u luajt në Stamboll.Me tu kthyer në Stamboll, Samiu nis botimin e gazetës së përditshme turke “Sabah”(Mëngjesi,1875) dhe prej asaj kohe, Historia e letërsisë sonë shënon se gazetaria për Samiun u bë “ një mjeshtëri e dytë”. Gjatë jetës së tij ai drejtoi gjashtë gazeta revista të cilat luajtën një rol përparimatr në jetën politike, shoqërore e kulturore dhe u bënë edhe “tribunë për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, përmes mënyrave legale të kohës”.Në vitet në prag ghe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881)Sami Frashëri është në ballë të patriotëve shqiptarë në Stamboll dhe kryetar i “Shoqërisë së të shtypurit të shkronjave(librave) shqip”. Atëherë(1879) bothet edhe “Alfabetarja” shqipe dhe zë fill i ashtuquajturi alfabeti shqip i Stambollit. Edhe pse nuk jetoi gjatë, Sami Frashëri arriti të shkruajë shumë vepra gjinish më të ndryshme, duke filluar nga traktatet politike e filizofike e deri te veprat letrare e shkencore,tekstet shkollore,fjalorët e të tjera. Në gjuhën shqipe shkroi gjashtë veprash, nga të cilat më e rëndësishmë është “Shqipëria ç’ka qenë,çështë e ç;do të bëhetë”.Shkroi edhe tekstet “Gjuha Shqipe”. “Dhe shkronja”(gjeografi) “Alfabetare e gjuhës shqipe” dhe “Gramatika e gjuhës shqipe”. Midis librave shkollorë të Samiut,Historia e letërsisë shqipe e shquan “Shkronjtorë” e tij për të cilën thotë se është e para gramatikë shqipe për shkollat , e punuar në baza shkencore të shëndosha , që “lojti një rol të mirë për fillimet e normalizimit të gjuhës së re letrare shqipe,veçanërisht të ortografisë”.Te “Abetarja” e Samiut gjemjmë copatë voglakëndimi,skica e tregime të shkurtra, që janë ndër “gjërat e para të letërsisë shqipe për fëmijë”. Në pjesën e parë të librit “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhetë” , që çmohet si kryevepra e Sami Frashërit në gjuhën shqipe, autori bën një histori të shkurtër të popullit shqiptar që nga origjinat pelazgjike dhe ilire. Në pjesën e dytë përshkruan tokat shqiptare dhe pasuritë e tyre, veçoritë e cilësitë e popullit tonë, kurse në pjesën e tretë tregon gjendjen e Shqipërisë nën Perandorinë Osmane dhe rrugën e çlirimit të saj. Dihet se një pjesë të madhe të veprimatrisë së tij shkencore, letrare dhe publicistike Sami Frashëri e zhvilloi edhe në gjuhën turke,arabe e frënge.Për më tepër , llogaritet se në këto gjuhë shkroi rreth 45 vepra, duke mos numëruar shumë artikuj e punime të ndara.Përpos dramës “Besa”, në këto gjuhë shkroi edhe përktheu disa vepra që kanë edhe sot e kësaj dite vlerë të madhe për shkencën dhe kulturën bashkëkohëse turke.Ndër këto janë sidomos të dëgjuara veprat leksikografe dhe enciklopedike të Sami Frashërit si Fjalori etimologjik i turqishtes, i cili shërbeu si bazë për formimin e gjuhës letrare turke në Kongresin e vitit 1932,pas ardhjes në pushtet të krijuesit të shtëtit turk modern , Kemal Ataturkut. Samiu është ndër të parët që u angazhua për gjuhën e re letrare turke, për një alfabet turk të tipit latin.Përpos dramës “Besa” në turqisht shkroi edhe një dramë tjetër origjinale dhe novelën “Dashuria e Telatit dhe Fitnetës”, në të cilën proteston kundër zakoneve turke të martesës dhe ka përkthyer në turqisht gjashtë vepra letrare nga letërsitë e huaja si “Të mjerët” të Viktor Hygosë, “Robinson Kruso” të Daniel Defosë etj.
ANALIZA E VEPRËS PARATHËNIE
Sami Frashëri e shkroi veprën në vitin 1874, në kohën kur ishte i internuar në Tripoli të Libisë, ku u shfaq më 25 mars 1875, drama “Besa” është ndër të parat vepra të letërsisë shqiptare që trajton temën e besës në të gjitha aspektet e aj të ndërlikuara morale e psikologjike.Besa ose mbajtja e fjalës së dhënë, njihet si një nga institucionet më të rëndësishmë juridike të përfshira në Kanunin i Lekë Dukagjinit. Me besën nuk janë marrë vetëm juristët, studimet e të cilëve mbeten themelore për të kuptuar vlerën e saktë juridike e morale të saj.Studiues të ndryshëm që kanë kryer kërkime të vlefshme në fushat e disiplinave përkatëse, duke filluar nga udhëtarët që patën mundësi të vizitonin Shqipërinë në dhjetëvjeqarët e parë të shekullit të kaluar, deri te gjuhëtarët,etnografët,historianët, specialistët e folklorit dhe natyrisht, kritikët e letërsisë kanë analizuar më tej aspektet dhe ndërlikimet e kësaj së drejte zakonore.Besa falë forcës së saj të madhe sugjestiounuese si një normë e respektuar dhe praktikuar rreptësisht dhe rrënosjes së jashtëzakonshme shekullore që ka gjetur,dhe akoma gjen. Ndër shqiptarët, veçanërisht ndër malësorët, është bërë një burim i pashtershëm frymëzimi për shumë shkrimtarëe poetë. Në fakt të gjitha rrymat e letërsisë mbarëshqiptare,arbëreshe dhe shqiptare të shekujve të kaluar dhe të sotme, janë përpjekur të mishërojnë një paraqitje letrare që në mënyra të ndryshme thellohet në domethënien dhe rolin që besa, njëlloj dhe ndoshta më shumë se zakonet e tjera të ngjashmë, ka pasur në formimin e universit të ndërlikuar kulturor shqiptar.Përveç Sami Frashërit, edhe autorë të shumtë shqiptarë kanë shkruar për besën si p.sh Ernest Koliqi në veprën “Gjaku”, Ismail Kadare në “Kush e solli Doruntinën?”, “Prilli i thyer” etj. Drama është një freskë e bukur romantike-lirike që e futi në letërsinë tonë fshatarësinë dhe malësitë tona me një spektër ngjyrash më të theksshme ,duke i cilësuar bukur e me shumë pasion jo vetëm bukuritë e cilësitë e tyre, por edhe aspiratat e synimet e tyre, duke lartësuar vlerat e vërteta të moralit e të etikës së tyre, por edhe duke ndarë e veçuar vyrtytet nga çoroditjet e tyre gjatë kohës kur disa zakone e doke popullore, si është hakmarrja, e në këtë rast besa e dhënë dhe e mbajtur me çdo kusht e verbërisht janë bërë anakronizma të rrezikshme e me pasoja shumë tragjike për jetën dhe ekzistencën e popullit tonë, si i ka paraqitur këto autori edhe në këtë vepër të tij. Drama “Besa” përshkruan me një dashuri romantike bukuritë e Progonatit të tij dhe të njerëzve të tij,malësoret dhe jetën baritore, të tërë atë pastërtinë dhe dëlirësinë e saj , paprekshmërin e saj nga zgjedha huaj dhe nga jeta e prishur e qytetit dhe e konaqeve të bejlerëve si dhe nga ndytesitë e tyre.“Besa” e Sami Frashërit është me të vertetë një tabllo e bukur e fshatit dhe e malësive tona të atyre ditëve kur tashmë kishin filluar lëvizjet çlirimtare dhe përpjekjet për emancipimin e tyre.Njëkohësisht ajo ishte protestë kundër padrejësive dhe dhunimeve që i bëheshin popullit të tij,por edhe thirrje bashkatdhetarëve ë vet që “ të marrin një udhë të re, udhën ë përparimit,të qytetërimit”.E këtillë drama “Besa” është gjithnjë prezente në skenën shqiptare dhe vepër që shikohet dhe lexohet me vëmendje.
PËRMBLEDHJA
Historia e treguar nga Frashëri është e vendosur në Shqipërinë Jugore, përkatësisht ndërmjet fushave dhe fshatit Progonat, një fshat i vogël i krahinës së Kurveleshit në jug të Tepelenës. Protagonistët kryesorë janë dy të rinj: Merushja e Rexhepi, e para e bija e Zyberit dhe e Vahidesë, i dyti nipi i Zyberit. I mbetur jetim që në moshë të njomë, Rexhepi birësohet nga Zyberi, në shtëpinë e të cilit jeton së bashku me kushërirën e tij moshatare.Midis dy të rinjve zë fill një lidhje e thellë, që fillimisht e shpjegojnë me lidhjen farefisnore, por më pas zbulojnë se është një ndjenjë e vërtetë dashurie. Vepra fillon me aktin e parë me një pamje baritore me monologun e Merushës.Merushja duke pasur frikë se i ati mund ta ndajë nga kushëriri i dashuruar, ia beson vetes të vërtetën e njdenjave të saj, duke shpresuar se një mrekulli mund të realizojë ëndrrën e saj të dashurisë.Pasi kthehet Rexhepi ata bisedojnë pak, prapë duke fshehur ndjenjat që kanë për njëri tjetrin dhe kështu ja fillojnë këngës së bashku.Në këngët e tyre vërehet krenaria që kishin për jetesën që bënin,dhe nënçmimi për qytetarët si tek vargjet : Nevej qytetar s’jemi, Malësor emrin’ kemi. Duke kënduar vjen edhe Zyberi, babai i Merushes, kur ai i dëgjon duke kënduar së bashku, mallëngjehet dhe mendon për babain e Rexhepit që s’ishte gjallë të shihtë të birin si engjëll, të gëzohej edhe ai si Zyberi.Në këto momente Zyberi i thotë Merushes ta shikojë Rexhepin si vëlla, kësaj së fundit iprehet shpresa, ndërsa Zyberi fillon të fkasë për martesë dhe Merushja kundërshton që nuk do të martohet,duke thënë që do të qëndrojë afër të atit ndërsa Zyberi i thotë shtëpia e vashës, është te shtëpia e burrit dhe i thotë se nëse do Perëndia do t’ia gjej një burrë bari dhe s’do ta largojë nga malet.Zyberi dhe Rexhepi largohen dhe Merushja mbet përsëri vetëm.Në ato momente kalon Selfo, biri Fetah Agait, një i ri shqiptar në shërbim të beut të Tepelenës,Demirit.Selfo, prej kohësh i dashuruar me Merushën, i tregon shokëve për dashurinë e pandryshuar për vajzën.Vijon në mes të dyve një bisedë e shkurtër,por Merushja vendos menjëherë të largohet, duke e lënë kështu Selfon në ironinë dhe mos miratimin e shokëve (biri i një agai nuk mund të martohej me vajzën e një bariu).Gjersa largohen në të majtë duket Zyberi, kur ai i sheh këta fillon të flasë me vete duke shprehur urrejtjen që kishte për njeëz të tillë, të papunë, të msheftë e pa ndonjë fitim, që shkojnë kohën kotë,pijnë e prehen e hanë gjënë e dhjetë njerëzve. Kur vjen Zyberi e pyet Merushën për njerëzit që më herët ikën, ajo i thotë se ata kapën valle përpara saj, mirëpo ajo u largua,Zyberi i gëzuar për vajzën, e përqafon dhe i thotë se jeta e njeriut është dy ditë; sot jemi,nesër s’jemi, në këtë gjithësi vetëm një nder është që s’humbet kurrë, prandaj sa të mundësh vështro të ruash nderin...Ai thotë së bijës poashtu që kurrë të mos ia vëj sytë fustaneve,pallaskave të argjendta të këtyre njerëzve, dhe i thotë se të jap cilin të duash por jo njerëz të tillë ,sdua të zë miqësi me njerëz të tillë.Kur vjen edhe Rexhepi Zyberi i pyet të dy se kë dojnë, ata të dy thonë që sdojnë asnjë tjetër përveç njëri-tjetrit si vëlla e motër. Zyberi i kupton dhe fshehet që ti dëgjojë me vesht e tij e të kuptojë më mirë. Merushja dhe Rexhepi tani mbesin vetëm, dhe sigurisht edhe Zyberi i fshehhur që po i degjonte.Merushja fillon e para duke e pyetur Rexhepin se me tvërtete më do,ai përgjigjet se si jo, a ishte motra saj a po jo?Të njëjtën përgjigje edhe ajo i kthen kur ai thotë thuaj çke për të thënë, kur ajo i thotë vëlla Rexhepi i thotë se jo ai s’ishte vëllai i saj, se ai s’e donte si motër, por si të dashur. Edhe Merushja poashtu pranon që s’e si vëlla por ndryshe, mirëpo të dy frikohen se dashuria e tyre s’do pranohej, se prindërit nuk do jepnin leje, në këto çaste paraqitet Zyberi i cili kishte dëgjua gjithqka.Ai ju thotë të rinjve se s’kanë se pse të brengosen, se ata do t’i martoj dhe do bindë edhe Vahidenë që të japë leje për martesë.Ai i fejon aty për aty dhe ju thotë të gjejnë lule ti shkëmbejnë me njëri-tjetrin sepse lulja është shkëmbim i malësorëve,i barinjve, se edhe ju nga një lule jëni. Vepra vazhdon me aktin e dytë, që fillon me monologun e nënës së Merushës e cila është duke tjerë lesh.Monologu flet për se si i asaj kishin thanë në një vend të mirë për Merushen, për djalin e Fetah Borshit.Vahideja s’i një grua malësore që besonte në besytni të ndryshme,pasi i këputet peri disa herë, frikohet se kjo nuk ishte një shenjë e mirë. Kur Zyberi kthehet në shtëpi i tregon gruas lajmin e mirë, se vajza do bëhej nusja tyre, se do ta martojë për Rexhepin, kur Vahideja dëgjon në fillim kundërshton dhe thotë se Rexhepine kishte vëlla dhe se nuk do jepte leje pastaj Zyberi i flet se si ishin përqafuar të dy e qanin me ngashërim se frikësoheshin që ata nuk do ti lejonin atëherë ajo bindet. Zyberi i thërret të dy dhe i sjell përpara Vahidesë dhe ju thotë puthjani dorën nënës se do t’ju uroj.Ajo i uron dhe Zyberi thotë se që nesër dasma do të nisë, në mbrëmje ai do shkontë për në Tepelenë, e do të merr të gjitha që juduhen.Dhe thotë që t’i tregojnë të miqve, të ftojn të gjithë. Në anën tjetër në konak të Demir Beut ndodhen Selfo me shokët e tij.Selfo fillon t’ju flasë shokëve të tij për Merushën se qenka zënë e nuk e japin, se qenka fejuar për një bari, kushëririn e saj.Kështu së bashku me shokët vendosin ti thonë Demir Beut ta thërrasë të atin e t’i thotë për Selfon.Kur Demir Beu vjen i thotë Selfos se babai i tij po vinte, e kishte shkruar në letër djali i tij nga Mali i Zi.Para se të niset Selfua që ti tregojë nënës lajmin, i thotë shokit të tij Talhajt për fjalën që ia kishte dhënë, Talhajti i thotë se s’kishte harruar, të priste jashtë dhe se do i thonte Beut.Kur Beu i thotë se a shkoi Selfua, Talhai i thotë se kërkon edhe një gjë prej teje dhe i thotë se Selfua kërkon të marrë një vajzë bariu nga Pronati bej, dhe se nuk e jep bariu se e kishte fejuar gjetiu te i kushëriri i saj.Kështu Beu urdhëron që të shkojë ndokush e të thërrasë bariun.Pastaj ai e thërret Selfon dhe i thotë të heqë dorë nga dashuria,Selfo del jashtë duke fshirë sytë, ndërsa shoku tjetër i tij Arsllani hyn dhe flet me beun e ithotë që t’i ndihmojë Selfos se doli duke qarë.Bemir Beu prap e thëëret e Selfon dhe i thotë se ai është frikacak e qan për një vajzë. Selfo i thotë se unë gjallërinë se dua, por dashurinë e zemrës s’e shuaj dot!Sa t’i fal dashurinë gjalljes,i fal gjalljen dashurisë.Me zemërim nxjerr koburen dhe hidhet jashtë. Kur e sheh reagimin e Selfos, Demir Beu i jep fjalën se ai do ti thotë bariut të ta japë ty të bijën. Në skenë tani hyn edhe Zyberi,Demir Beu i thotë se ai do që të bëj krushqi me të ndërsa Zyberi i thotë se ti je një be i vendit ndërsa unë një bari i thjeshtë dhe i thotë se unë s’kam as vajzë për të të dhënë e as djalë për të martuar.Demir Beu prapë i thotë për vajzën por ai prapë i thotë se jo.Tek flasin të dy të nxehur Zyberi i thotë se : Sot për sot s’kemi ndonjë ndryshim midis nesh! Demir Beu kërkon që ai të arrestohet mirëpo Zyberi ikë me thkë në dorë dhe niset për në shtëpi. Vepra vazhdon me aktin e katërt, ku në fillim paraqitet dialogu ndërmjet Merushes e Saidës, e cila i thotë Merushes se jam gëzuar shumë mirëpo edhe për një gjë më vjen keq që do të mbetem vetëm ndërsa Merushja i thotë se prapë këtu do jem. Akti i katërt vazhdon me pamjen e tretë ku në krua Merushja është vetëm , dhe aty arrijnë Selfo e shokët e tij .Selfua shkon drejt Merushes dhe të tjerët me armë ndër duar rrinë pas.Selfo e zë për krahu Merushën ndërsa ajo thërret Saiden e cila e dëgjon dhe fillon e bërtet që ta lirojnë Merushën, në këto çaste duket Zyberi i cili sapo sheh Selfon nxiton të shpëtojë të bijën.Selfua shtie me armë në Zyberin, cili i goditur në krahëror bie përdhe.Me të parë babain Merushës i bie të fikët në krahëror të Selfos.Saidja thërret sa mund.Selfua e hedh në krahë Merushen dhe shkojnë bashkë me shokët,Zyberi ngre kokën dhe zbraz koburen, por i vete kot plumbi.Vahideja del më derë,bën një ulërimë dhe nxioton drejt Zyberit.I plagosur Zyberi i thotë të shoqes lëre mënjanë kufomën time , shpëto vajzën, e Rexhepit t’ia japësh,mos bëj ndryshe.Heq nja dy herë dhe var kokën pa shpirt.Pasi vajton një copë herë, Vahideja fshin sytë dhe me guxim të madh thotë që do të kërkoj gjakun e të shoqit dhe se fjalën do ia sjellë në vend.Së bashku me Saiden e marrin kufomën e çojnë brenda në kasolle.Vvahideja ngjesh një silah,dy kobure dhe jataganë në brez.Rripin e pushkës shkruar mbi krah.Pallaskat me fishekë ngjeshur mbrapa!Me një fytyrë trimërie del nga dera e kasollës. Akti i pestë fillon me Vahidenë në pyll,e cila e lodhur nga rruga ndalet të pushojë pas një shkëmbi.Në anën e kundërt të shkëmbit ndodhet Fetahu, i cili si zbret nga mali pushkën e lëshon përdhe dhe vetë rri e çlodhet.Fetahu pas njëzet vjetësh i mërguar nga shtëpia, po kthehej përsëri në atdhe.Monologu i tij në këto çaste ishte për atdheun, për dashurinë që njeriu ka për vendin ku është lindur, për ato viset e bekuara që ka shkuar në kohën e djalërisë,se njeriu për gurët e drurët e mëmëdheut drithëron, në mëmëdhe ka tjetër bukuri.Erë e mëmëdheut është e tjetër lloji. Kështu Fetahu i lodhur , armën e mbështet në një dru, jataganin dhe koburet i vë në kokë dhe zgjatet nën dru.Në anën tjetër duket Selmani me armë në krahë i cili dalëngadalë shkon drejt mbi kokë të Fetahut, nxjerr kupën e ujit dhe merrë ujë nga burimiqë ka pranë.Njëherë Fetahut ia lag pushkën e pastaj koburet.I merr jataganin e ia fsheh prapa një druri,fsheh koburen e tij pastaj nxjerr jataganin dhe ia mbështet mjën në krahë të Fetahut.Fetahu përnjëherë zjohet dhe ngriher për gjysmë, merr koburen në dorë vështron i mahnitur në sy Selmanin.Fetahu e njeh Selmanin dhe i thotë se gjërat që kanë bërë jashtë duhet t’i harrojnë, se tani ishin në mëmëdhe e për mall të mëmëdheut duhet të pajtoheshin mirëpo Selmani spranon duke i thënë Fetahut se ai ishte frikacak dhe se ai po luftonte me armë e ai vetëm me jatagan e me armë që pastaj kupton se edhe ato Selmani ia kishte lagur.Selmani i thotë ti kërkojë ndjesë e ti bie ndër këmbë nëse do që të shpëtojë gjallë nga duart e tij.Në anën tjetër të shkëmbit Vahideja po dëgjontë bisedën.Fetahu i përgjigjet se asnjëherë s’do binte ndër këmbë të tija prandaj i thotë të shkrepi armën se ai me krahë do mbrohej.Në këto momentë Vahideja nga një e çarë e shkëmbit kthen pushkën drejt Selmanit.Selmani bie përnjëherë përdhe pa shpirt.Fetahu shikon rrotull dhe sheh Vahiden e cila kishte lënë armët e ishte në mendime të thella. Kur i afrohet Fetahu fillon ti falenderohet dhe i thotë se nëse s’ke burrë e s’ke djalë bëhu motra ime, kështu Vahideja i tregon tragjedinëe saj që burrin sot ia kishin vrarë, e vajzën ia kishin rrëmbyer.Kur dëgjon këto fjalë Fetahu i jep besën se do të marr gjakun e burrit të saj e do të shpëtojë bijën e saj. Këtu tani fillon edhe tragjedia dramës.Duke folur së bashku ai e pyet për emrin e vendit se nga bjen burri që ia vrau të shoqin e is rrëmbeu vajzën.Vahideja i përgjigjet se nga Borshi, Selfo e quanin e ishte djali i Fetah Borshit.Tani Fetahu tronditet se si do vriste birin e tij,birin që s’e kishte parë njëzet vite, cili babë guxon të vrasë birin e tij?Dhe thotë vetmevete se unë do të jem i prari që do të bëj një gjë të këtillë.Por unë kam bërë be përmbi këtë libër të shenjtë ,prandaj do qëndrojë në besë. Vepra përfundon me aktin e gjashtë.Ngjarja është duke u zhvilluar në Borsh, në shtëpi të Fetahut.Kur Selfo mbërrin shkon dhe përqafon nënën Duri dhei thotë se kishte një lajm të mirë për të se djali po i kthehej,ishtë rrugës e këto ditë vinte, Duria u gëzua shumë, prandaj Selfo shfrytëzon rastin e i thotë që të mos e refuzoj e t’ia fal fajin që kishte bërë, sepse kishte rrëmbyer vajzën e bariut, plaka Duria nuk pranon e i thotë që tja shpjerë në shtëpi të atit.Mirëpo Selfo i thotë se ja do më lësh, ja veten tij do vriste dhe fillon të ngrehë koburen.Kur sheh këtë nëna plakë, i thotë le të bëjë çfarë të dojë por larg syve të saj.Ai Merushën e le në dhomë , e cila e mbyll dhomën nga brenda e e mbështetur në në jastëk ulët e qan.E vetme në dhomë sheh një kobure në mur dhe merr e dëshiron të shtie në vete por Selfo vie me kohë e e ndalon.Duke e marrë me të mirë Selfon, atë e ze gjumi në gjunjë në të Merushes ajo merr koburen e e kthen drejt krahërorit të saj në ato çaste duket Rexhepi nga dritarja dhe hyn brenda dhe kur sheh Selfon në gjumë dëshiron ta mbysë por Merushja nuk e lë dhe në këto momente hyjnë edhe Fetahu e Vahideja, Fetahu i qaset Selfos e e vështron, ndërsa Vahideja ju tregon Merushës e Rexhepit se ky njeri do marrë gjakun e të shoqit e do shpëtojë bijën e saj.Fetahu ulet e e puth nga sytë Selfon dhe me vete është në dilemë se si do vrasë djalin, dritën e syve të tij dhe zbraz koburen,Selfo vdes,Fetahu tërhiqet e fillon të thotë birin tim e vrava.Merrushja,Rexhepi e Vahideja mbesin me gojë hapur dhe të tre përnjëherë e pyesin biri yt ? Ai përgjigjet se po, se pas njëzet vjetësh sot me tu kthyer në shtëpi bëra këtë të keqe.I bie përsipër të birit dhe qan.Vahideja duke e vështruar me tmerr në sy i thotë një që zgjat dorë mbi dritë të syrit është më i keq se një egërsirë! Ndërsa Fetahu ia kthen se: nga një që s’mban fjalën, nga një që prish benë, nga një që s’qëndron në besë,nga një që s’ruan nderin;kjo është një mijë herë më e lehtë.Kjo është një egërsirë,ajo tjetra është më e keqe! Unë e në e vrava birin tim birin tim, për të mbajtur besën e vrava,solla në vend dhe nderin e shtëpisë!...unë punën timë bëra.Gjakun e burrit ta mora!...gjaksorin e vrava! Me një dorë zë Merushen, me tjetrën zë Rexhepinpër dore e i jep te njëri-tjetri e duke shikuar nga Vahideja ai thotë që nënën ta dojnë dhe Vahideja i thotë të dojnë babanë se edhe ai është babai i tyre, në këtë jetë e në atë është vëllai im. Fetahu tani merr gjakun e djalit e kthen koburen drej krahërorit dhe e zbraz dhe duke thënë “Unë gjaksori i birit tim!” bie. Edhe Vahideja ngreh koburen e do ta zbrazë në krahëror të sajin por Fetahu i plagosur merr mundim e ia largon nga dora koburen, në këto momente hyjnë shoktë e Selfos dhe Fetahu ju shpjegon se ai,i ati, e kishte vrarë Selfon, ai ju tregon për Vahiden se si e kishte shpëtuar e si i kishtë dhënë besë se do shpëtontë të bijn e saj, e gjakun e burrit do t’ia merrte,e unë besën ë mbajta edhe gjakun e djalit e mora, dhe duke treguar Vahidenë thotë se kjo grua është motra ime, këta djem janë djemtë e mij,mëma ime është edhe e këtyre. Vepra përfundon me pamjen e dhjetë të aktit të gjashtë,në dhomë tani hyn edhe plaka Duria kur sheh Selfon i merren mendtë e bie mbi të pastaj sheh Fetahun e shkon tek ai i duke qarë e duke i thënë se erdhe dhe gjete djalin e vdekur, ndërsa Fetahu i thotë e unë e vrava për të qëndruar në besë.Plaka Duria me hidhërim të madh fillon të qajë dy djemtë e humbur për një ditë por Fetahu i thotë se ja tre bijë po ti lë, kjo është imë motër e këta bijtë e mi, vajzën t’ia japësh djalit, me ta duhet të rrish këtu ,gjithë tok.Ja nënëzë fjalën e fundit këtë kam humbe dy djem fitove tr,duke thënë këto fjalë ai vdes. Plaka Duria ngreh kryet e hap duart e thërrët bijtë emi ndërsa Merushja,Rexhepi e Vahideja i hidhen në gji e i thonë: Nënëza jonë!
ANALIZA KRITIKE E VEPRËS lexo me shume....
Drama “Besa” është drama e parë e autorëve të Rilindjes që është shkruar në gjuhë të huaj por më temë shqiptare përkatësisht ajo e shkruar në gjuhën turke në gjashtë akte, ka një njësi veprimi,po me një ritëm të çrregulluar:një zgjatje e tepruar në dy aktet e para,i dyti gati pa funksion,dhe me një përfundim të vrullshëm e të ngutshëm. Temë kryësore e kësaj drame është mbajtja e fjalës dhe e besës. Në këtë dramë mbajtja e besës me çdo kusht ka si rrjedhim vrasjen e djalit nga ana e të atit që kthehet në vendlindje pas mërgimit shumëvjeçar,kur madje edhe kur mund të gjendeshin edhe zgjidhje të tjera pa e lënduar etikën dhe besën si një kategori morale.Në këtë vepër aq sa madhërohet mbajtja e besës aq edhe theksohet tragjikja e mbajtjes dhe ruajtjes së traditës me çdo kusht. Paraqitja e rrjedhimeve të këtilla tragjike të fjalës së mbajtur me çdo kusht dhe të hakmarrjes që përfundon me fikjen e dy shtëpive dhe me vrasjen e tre burrave. Nuancat në të cilat gjendet besa në veprën e Frashërit përvijojnë në variante të ndryshme të betimit , si kur është fjala për marrëveshje pozitive ashtu edhe për hakmarrje.Duke përmbledhur fazat në të cilat zhvillohen ngjarjet, dallohen pesë makrofjali në të cilat shfaqet e realizohet besa: Zyberi u premton të rinjve se do martohen. Demiri i premton Selfos t’i japë Merushen. Vahideja vendos të marrë gjakun për vdekjen e të shoqit dhe të shpëtojë Merushen. Fetahu ofrohet të zëvendsojë Vahidenë,duke premtuar të hakmerret për nderin e saj si grua dhe si nënë. Fetahu hakmerret për Vahidenë, duke vrarë birin e tij. Fetahu hakmerret për vdekjen të birin, duke vrare veten e tij. Ideja kryesore mbi të cilën autori edhe kishte shkruar këtë dramë është paraqitja e disa vyrtyteve e zakoneve më të larta të popullit shqiptar të cilat ishin të denja për skenë siç ishin dashuria për atdhe,shpirti i sakrificës, besa dhe faktin se ata nuk e kishin për gjë jetën. Ndërsa motivet mbi të cilat poeti kishte shkruar këtë dramë janë: Motivi i besës:Ështe motivi kryesor mbi te cilin autori edhe kishte shkruar dramën sipas të cilës kishte marrë edhe emrin “Besa”.Paraqitja e kësaj kategorije morale,mbajtja e saj e cila duke zënë rrënjë në etikën e moralin e njeriut tonë,mund të sjellë shkeljen e normave të tjera të moralit dhe të etikës sonë që vetvetiu vijnë e bëhen deformacion i vetë kësaj tradite. Motivi i relacioneve shoqërore:Ndonëse i paangazhuar drejtëpëdrejtë në luftën klasore, ndonëse imagjinues fantast i një bote demokratike,Samiu flet në këtë vepër me shumë urrejtje kundër bejlerëve e sejmenëve të tyre dhe me ndjenja simpatie të ngrohtë dhe admirim të madh për popullin e thjeshtë të fshatrave dhe të malësive tona,për barinjtë më të thjeshtë.Me anë të personazhit të Zyberit, ai lufton drejtpërdrejtë kundër bejlerëve, të cilët në atë kohë shkilnin e shfrytëzonin fshatarët e varfër shqiptarë.Autori nxjerr në pah edhe subjektin në shesh të luftës së vërtëtë, klasore kur Zyberi i thotë Demir beut : “Shkoi ajo kohë që di ti, sot gjithkush është i lirë, s’kemi ndryshime fare në mesin tonë, e di ti apo jo?” Autori kështu e lartëson moralin e malësorëve të ndershëm, ani pse të varfër dhe thuajse i vjen keq për varfërinë e tyre: “Kështu është nisur kjo e shkreta jetë! Njëri ze punën pa gdhirë dhe mezi fiton një copë bukë me djersë të ballit, një tjetër që është i lig për tërë njerëzinë, pa punuar,pa u munduar fare, pi e prehet dhe dhe ha gjënë e dhjetë njerëzve” Diskursi i dramës “Besa” është romantiko-lirik. Në dramën “Besa” autoripërshkruan me një dashuri romantike bukuritë e Progonatit të tij dhe të njerëzve të tij, malësorët dhe jetën barishtore, të tërë pastërtinë dhe dëlirësinë e saj,paprekshmërinë nga zgjedha e huaj dhe nga jeta e prishur e qytetit.Përveq përshkrimit të natyrës fshatare, autori poashtu përshkroi edhe dashurinë e sinqertë dhe rinore, pastaj për dashurinë vashërore të dy vajzave të mitura në pafajsinë dhe paprekshmërinë e tyre që ëndërrojnë jetën e tyre të lirë me barinjtë e tyre në malet e fushat e Progonatit të tyre.Gjithë ajo harmoni e mrekullueshme e jetës dhe e natyrës së pasur,formojnë një simfoni harmonike romantiko-lirike Zyberi:Sa figurë madheshtore aq edhe e thjeshtë e bariut trim e bujar i cili me njomësinë e prindit e kupton dashurinë e së bijës me të kushëririn e saj të largët. Zyberi është personifikim trimërie e bujarie,mospërkulje e krenarie,guximi e shpirtmadhësie të njeriut të thjeshtë shumë të dashur, shumë të ndieshëm përkundër gjithë vrazhdësisë së natyrës dhe zakoneve që mbretërojnë në malet tona. Vahideja:Është fytyrë shumë e gjallë dhe e dashur,bareshë e thjeshtë malësore plot me bestytni e paragjykime të vjetra që parasheh fatkeqësinë pse i këputet peri dhe nuk mund ta kuptojë kurrsesi Zyberin e saj që pranon ta martojë Merushën me Rexhepin, që deri dje i quante motër e vëlla. Vahideja është me të vërtet një grua fshatare e urtë, e butë, e hutuar pas brengash të veta për ti rritur e bërë të lumtur fëmijët e vetë dhe kujdeset për burrim.Deri atëherë ajo është një grua e thjehtë malësore, një nënë që dridhet për folenë e saj.Ajo është e këtillë deri në atë çast kur do të shëndrrohet në tigreshë që do ta shpëtojë vajzën e vet nga kthetrat e gjaksorit dhe ta marrë gjakun e burrit të vrarë në truall të vet,duke mbrojtur vajzën e vet e nderin e shtëpisë dhe të familjes së vet.Është kjo një grua-nënë që i dridhet shpirti për fëmijën e burrin, por që nuk bie në gjunjë as kur i vritet burri dhe ia rrëmbejnë vajzën, e që nuk do t’i dridhet gishti as kur shtie pushkë në Selmanin tinëzak, që ia lag armët Fetahut para se ta thërrasë në dyluftim. Fetahu:Është fytyra më tragjike e veprës, që pati fatin e lig të kalojë njëzet vjet në luftërat e turkut dhe kur kthehet në atdhe, pasi shpëton nga dora tinëzake e Selmanit, i takon të vrasë e dëshirit për ta mbajtur besën e të vrasë veten për të marrë gjakun e djalit. lexo me shume....
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels