IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.
Etimologjia
Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid". Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.
Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.
Gjeografia.Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.

Demografia
Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000banore.
Historia
Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 - 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.
Kultura
Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londoapo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariujanë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.
Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos në Greqisht do të thotë Vjosa ) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, këtë vit është hapur edhe një stacion televiziv i ri Tv Përmeti.[Cito burimet]
Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën "Nonda Bulka" dhe atë "Meleq Gosnoshti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".
Kostum tradicional Përmetar

TREVA E PËRMETIT – TURIZMI DHE PRODHIMET TIPIKE TË TIJ
Zonae Përmetit shtrihet në jug te Shqipërisë dhe është një zonë e lakmueshme nga vizitorët e vendit dhe të huaj si për pozicionin gjeografik tëe tij ashtu dhe për bukuritë e shumta që ka duke përmendur: Vargmali  Trebeshinë - Dhëmbel - Nemërckë me burimet e ftohta tëe tyre dhe panoramat e shumta , Grykae Këlcyrës  shtrirja gjarpëruese e Lumit Vjosa, etj.
Sakalon urëne Dragotit duke lënë pas zonën e Tepelenës menjëherë bie në pah panorama e bukur që të ofron kjo zonë. Për të pushuar mund të frekuentohen lokalet e zonës, të cilat ofrojnë një kuzhinë të pasur ku njihesh me gatimet tipikedhe të vecanta të zonës si dhe  ku mund të marrësh një shërbim komod. Duke mos u larguar nga Gryka e Këlcyrës, përmendim këtu Burimin e pashtershëm nëntokesor Uji i Zi i cili ruan kaltërsine dhe kthjelltësinë në të gjitha stinët e vitit, peisazhe tëe pafundme panorameske, rrënojat e Sarajeve të Ali Bej Këlcyrës, të vecanta nga forma dhe ana arkitektonike, Urën e gurtë të Limarit e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, pasarelat e stilit  te vjetër që mundësojnë kalimin e banorëve mbi lumin Vjosa.
Gjatë kësaj lugine për në qytetin e Përmetit të shoqërojnë të tjera pamje të bukura të malit të Dhëmbelit dhe të lumit Vjosa. Kur mbërrin  në Përmet, menjëherë përballesh me një qytet të vogël, nga shtrirja  gjeografike, por i madh nga vlerat e shumta të tij historike, kulturore e natyrore. Në këtë qytet,  cdo turist vendas apo i huaj ka mundësinë të frekuentojë shumë vende të bukura të kësaj zone si brenda në qytet ashtu dhe jashtë tij.
Disa nga vëndet më të bukura dhe spikatura që mund të përmendim janë :
- Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilësohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.Ndodhet në verilindje të qyteti të Përmetit 25 km larg tij. Ka një biodiversitet të pasur me rreth 20 lloje dru pyjorë ku mbizotërojnë bredhi, lisi, pisha e zezë, bliri dhe disa
shkurre si: dëllinja, lajthia  etj.  Fauna është e pasur me disa lloje kafshësh dhe shpendësh të egra si: ariu, sorkadhja, macja e egër, derri i egër, ketri, thëllëza, qukapiku etj. Ky park nga vlerat e tij ekologjike dhe ekoturistike është cilësuar si “Mushkëria e Ballkanit”.
- Pylli i Petranit, afër fshatit Petran. Duke ditur që bredhi është një pemë që rritet në vende të larta dhe klimë të ftohtë,  e vecanta është se në këtë vend kemi një klimëtë butë dhe një lartësi 300 – 400 metra mbi nivelin e detit, ku bien në sy bredhat e vecantë të kësaj zone, të cilat janë cilësuar me vlera të vecanta biologjike natyrore.
- Në gjerësinë e hartës gjeografike të Parkut Kombëtar të zonës së Përmetit është dhe bredhi i  arcovës me bukuri të rralla natyrore dhe turistike. Nga ky vend vizitorët kanë mundësinë të shikojnë nga ana tjetër bukuritë e panumërta të malit të Nemërckës (cirqet e Nemërckës, pamje të
mrekullueshme të luginave, etj) me një lartësi mbi 2485 metra mbi nivelin e detit dhe luginën e Carcovës me fshatrat, lëndinat, kodrat e bukura anës lumit Vjosa si dhe Ujëvara e Sopotit në fshatin Stërmbec.
- Ujërat termale të Bënjës që gjenden 14 km larg nga qyteti i Përmetit, është një tjetër monument natyror ku mbizotërojnë pesë burime nëntokësore ujore me bazë sulfurore, të cilat janë cilësuar si burime me vlera kuruese për sëmundje të ndryshme, (sëmundjet e zemrës, veshkave, stomakut, romatizmat, sëmundje dermatplogjike). Një panoramë e mrekullueshme ku gërshetohen me njëra – tjetrën kanionet e Lengaricës me bukurinë e tyre, lumi I Lengaricës, Ura e  Katiut prej guri me një hark të madh e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, Ura e Dashit, Ura e Babos e vogël por shumë e cuditshme nga forma arkitektonike. Të gjitha këto janë një mrekulli për tu vizituar nga afër.
Në zonën e Përmetit pikasin  në mënyrë të vecantë fshatrat karakteristike me shtëpi dhe sokaqe prej guri, të cilët i japin një tjetër vlerë turistike kësaj zone (fshatrat Kosovë, Ogdunan, Bënjë, Lipë e vjetër…)
Një tjetër karakteristike e vecantë e kësaj zonë janë dhe Kishat shumë vjecare të pozicionuara sidomos në fshatra si: Kisha e Shën Marisë fshati Leusë, Kisha e Shën Marisë fshati Bënjë, Kisha Shën Marisë fshati Kosinë, Kisha Shën Ilia e fshatit Bual, Kisha e Shën Marisë fshati Perat, etj.
Duke parë dhe vizituar këto vënde të mrekullueshme me vlera historike, kulturore, e natyrore të zonës së Përmetit, turistet apo miqtë e tjerë të qytetit  kanë mundësinë të shikojnë nga afër, Gurin e qytetit i cili është një monumet natyroro – historic (sipas legjendës ky gur i ka dhënë emrin Përmetit), Kisha e Shën Premtes dhe Shën Kollës,  Xhaminë islamike dhe Teqenë e
bektashinjve, të cilat respektojnë njëra - tjetrën në mënyrë harmonike.
Përmeti i vjetër është një tjetër sfidë për tu parë nga turistat, si një qytet qindra vjecar me rrugica të gurta e sokaqe të ngushta ku karakteristike janë portat me sofate, dhe ndërtesat dykatëshe prej guri.
E vecanta e kësaj treve është ofrimi i mundësive në aplikimin e disa sporteve zbavitëse. Duke parë pozicionin gjeografik të rrethit të Përmetit, në disa zona si ajo e Malëshovës, Ballabanit, Shqerisë e Cerjes, është shumë e pershtatshme dhe famoze për të apasionuarit e gjahut ndaj kafshëve të egra si: derri i egër, lepuri i egër, thëllëza, shapërtore, etj. Një tjetër mundësi që ofron lumi Vjosa është për të apasionuarit e sportit tëe peshkimit si për profesionistët ashtu dhe për amatorët. Gjithashtu ky lumë të jep mundësinë e zhvillimit të sporteve të kanotazhit dhe rafting.
Miqtë apo turistat e zonës së Përmetit duke soditur të gjitha vëndet e vecanta turistike, do të njihen me mikpritjen përmetare, me njerëz të qetë, të urtë, punëtorë dhe të respektuar. Të shkruash për trevën e Përmetit, natyrshëm do të flasësh për shërbimet, ushqimin tradicional, dhe
prodhimet tipike të tij.
Kjo trevë në shërbim të turistave, miqve, apo dhe të qytetarëve të saj ofron një sërëe shërbimesh dhe akomodimi. Mund të permendim bar- restorantet  me emër që janë : “Edjon”, “Antigonea”, “Amel”, etj  me gatimet e tyre ku del në pah përsosmërisht pjata tradicionale përmetare. Qyteti i Përmetit njihet tashmë nga e gjithë Shqipëria si “qyteti i trëndafilave”, “qyteti i sazeve të Laverit”, por mund të quhet dhe qyteti i glikove të famshme që vetëm në këtë trevë dihet si prodhohen nga punishtet “Almeg” e “Bonjo”, të cilat janë të disa  llojeve si: gliko e arrës, kumbullës, shalqinit, kajsisë, etj. Lënda e parë e tyre vjen nga krahinat e Përmetit të cilat janë produkte biologjikisht të pastërta.
Vera dhe rakia e prodhuesve përmetare zënë një vend të vecantë në baret e rastorantet e zonës. Cilësia e tyre shumë e mirë favorizohet nga klima e vendit dhe varietetet e rrushit autokton si Merlot, Debinë, Muskat etj, por dhe nga mënyra e përpunimit dhe e prodhimit nga kantinat
si: Atos, Bualioti, Bejko e Iljarë. Prodhimet e tyre konkurojnë dhe kanë emër në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
Mishi si dhe bulmetrat (djathi i bardhë, kackavall, gjalpi, gjiza) kanë vlera të
larta ushqyese dhe shije të vecante. Lënda e parë e këtyre produkteve vjen nga bagëtitë e zonës, që kullosin në vargmalin Trebeshinë – Dhëmbel – Nemërckë. Në cilësinë dhe vlerën e rodukteve të qumështit ndikon mënyra e përpunimit dhe prodhimit në mënyrë artizanale, e prodhuesve me emër të bulmetit që janë: baxho “Ndoni” e baxho “Bunker” Meshini. Prodhimet e tyre janë të  johura në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
 Duke folur për prodhimet tipike të zonës, përmendim dhe produktin e mjaltit të kësaj treve me vlera të larta ushqyese dhe kurative. Vendin më kryesor të llojeve të mjaltit e zë ai që vjen nga kullotat shumëlulëshe të zonës së Malëshovës, Frashërit ;  gjithashtu mjalti i mares tepër
kurativ i cili vjen nga zona e Cerjes dhe Shqerisë, mjalti që vjen nga lulja trumesa nga mali i Nemërckës, etj. Përmendim këtu Bletari Male kullotat e të cilës ndodhen në zonën e Frashërit dhe ka një prodhim 100% .
Për tu akomoduar vizitorët mund të drejtohet pranë hoteleve të qytetit të Përmetit si : Alvero, Përmeti, etj. Në këto objekte miqtë do ndjehen të rehatuar me shërbimin e personelit, pastërtinë dhe cmimet.
Duke parë nga afër këto vlera të rrethit të Përmetit si në fushën e turizmit dhe në prodhimet
tipike të tij, Organizata Humanitare Italiane CESVI me titull projekti « Vlerësimi Turistiko - Ambiental i zonës së Përmetit dhe Produkteve tipike të tij »  AID8669/CESVI/ALB, Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane, ka disa vite në këtë zonë që jep kontributin e saj financiar dhe teknik. Në këtë projekt, bashkëpunojnë me shumë sukses Bashkia e Përmetit, Drejtoria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Gjirokastër si partnere parësor, « Zhvillimi i Zonave Malore », Gjirokastra Conservation and Development Organization (GCDO), dhe disa Agjensi të Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë. CESVI, me degën e saj
në Përmet, ka bërë të mundur restaurimin pjesor të ish-shtëpisë së oficerave sot Qendër Kulturore Multifunksionale. Në katin e parë të kësaj Qëndre, ndodhet zyra e informacionit turistik, ku cdo turist vendas apo i huaj mund të marrë informacion për rrethin e Përmetit,
nëpërmjet fletëpalosjeve, broshurave, guidës, dhe faqes së internetit. CESVI ka ndikuar maksimalisht në formimin e Shoqërise së Bashkëpunimit Reciprok (SHBR) “ Pro Përmet” me
prodhuesit më kryesorë agro – ushqimorë, artizanë, dhe
aktorë në fushën e turizmit ( hoteleri- restorante).
Puna e Cesvit ka bërë të mundur të dalin në pah vlerat turistike të zonës si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu me një mbështetje maksimale të SHBR “ Pro Përmet” nga ana teknike dhe financiare do të bëjë të mundur që produktet agro – ushqimore të zonës të konkurojnë në tregjet brenda dhe jashtë vendit, me një qëndrueshmëri dhe stabilitet duke rritur cilësinë dhe duke ruajtur vlerat tradizionale të zonës . Të gjitha këto financime nga ana e Cesvi-t janë kontribut i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels