IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/Televizioni, pushteti i tij dhe ndikimi ne jeten sociale ...

 Televizioni ka shenuar nje kthese te rendesishme , jo vetem ne teknologji por edhe ne jeten njerezore.
Duke nryshuar shume aspekte , shume ide te njeriut.Shume informacione merren ne kohe reale dhe shume shpejt.Por, e keqja eshte dhe qendron tek keqinformimi , keqinterpretimi...
Jo cdo gje qe na serviret ne kete dritare te vogel informative eshte ashtu siç duket.
Dhe si pasoje kjo mund te ndikoje negativsht tek individet , tek te menduarit e tyre.Duhet te kujdesemi ne perzgjedhjet qe bejme per te shikuar diçka , emision , lajme etj...

Në një shoqëri jo fort të zhvilluar si e jona, në një shoqëri ku niveli i aftësive personale përthithëse nuk është në lartësinë e duhur, roli i Televizionit merr një ngarkesë të madhe sociale. Në këto shoqëri, që e shikojnë programin televiziv si të vërtetën më të madhe të njerëzimit, që besojnë çdo frazë e video të shfaqur në të, televizioni ka në dorë të luajë rolin historik: ose të ndikojë vrullshëm në modelin e zhvillimit tërësor social ose të realizojë një “vrasje” masive, me përmasa gati “shfarosëse”. Televizioni në Shqipëri, megjithëse ende në formimin e tij të plotë, ka luajtur rolin e madh në ndryshimin e mentaliteteve të vjetra sociale, ka ndihmuar të ecë përpara shoqërinë shqiptare, ka sjellë modele të një jete bashkëkohore. Momenti që po jetojmë, na jep të drejtën të analizojmë me më shumë përgjegjësi, këtë rol e ndikim të madh të televizionit. Momentet ku ndodhemi sot, na detyrojnë të rishikojmë gjithçka ka të bëjë me ne. Le ta nisim nga produkti:
Së pari- Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se televizioni nuk i bën njerëzit më të mençur, por as më të paditur. Ama mund t’i orientojë sjelljet e tyre, pozitivisht apo negativisht.Mjafton të shikosh sot një model sundues në shoqërinë shqiptare, për të kuptuar se si ka ndikuar televizioni:
Shoqëria shqiptare është thelbësisht e politizuar. Dhe unë mendoj se edhe televizioni ka luajtur rolin e vet negativ. Të gjitha televizionet, sipas krahëve mbështetës të politikës, e kanë “mbytur” shikuesin me debate politike, jo rrallë të acarueshme e të kalueshme deri në dhunë verbale e fizike. Sikur televizioni ta konsideronte politikën si aktivitet të shumicës, emisionet politike nuk do ishin thjesht debate mes individëve të politikës, por debate me objektiv të caktuar për të ndihmuar politikën dhe jo individin. Sot mund të themi se shoqëria shqiptare është ndoshta, më e lodhura në Europë nga politika. Faji pa dyshim bie dhe mbi televizionin. Në rrjetet sociale, kam vënë re se, kohët e fundit, ndihet një “çlirim” te njerëzit, çlirim që vjen dhe nga një fakt kuptimplotë: televizionet nuk janë më, shumë të ngarkuara me programe politike, me lajme se ku shkoi X politikan, kë takoi, me kë drekoi dhe kë përqafoi… Televizioni shqiptar në përgjithësi, ka nevojë të ndryshojë filozofinë e të bërit politikë për politikë. Në të kundërt, shoqëria shqiptare do të thellojë ndasitë politike që kanë çuar deri në ndasi sociale. Dhe ky është një krim i rëndë i politikës, por dhe i televizionit.
Së dyti: Karakteri komercial i televizioneve shqiptare, natyrisht ndikon në ekzistencën edhe të programeve “skarco” që i përshtaten një kategorie të caktuar shikuesish. Askush nuk ka të drejtën t’u kërkojë këtyre televizioneve më shumë programe kulturore, shkencore, edukative etj. Por ama, si konsumues të tyre, kemi të drejtën t’u kërkojmë më shumë kulturë brenda atyre emisioneve që janë “skarco” për nga përmbajtja. Të sillesh si qytetar në një emision, është minimalja që i kërkohet këtij mjeti me rezonancë masive! Pavarësisht natyrës personale që marrin emisionet, në varësi të produksionit, ka ardhur koha të kuptohet roli kompletues edukativ, që ka një televizion. Nga ana tjetër, në epokën e sotme, televizionet mund dhe duhet t’i hapin rrugë programeve që paraprijnë përgatitjen e shoqërisë për të ardhmen. Me fjalë të tjera, mendoj se dhe kur programet duhen bërë “të thjeshta”, për të tërhequr një audiencë të madhe, nuk kanë nevojë për t’i shtuar “seksin”, vulgaritetin, dhunën për t’u bërë më të shikueshëm. Sigurisht që në këto raste shikueshmëria mund të rritet, pasi kuptimi i këtyre gjërave nuk ka nevojë as për inteligjencë e as për “lodhje” mendje. Por pasoja është e pashmangshme: krijimi i modeleve banale, madje shpesh, më se vulgare mes njerëzve! Dhe ky nuk mund të jetë misioni i një televizioni! Më shumë se 50% e njerëzve mbajnë si model, modelin e fituar nga televizioni. Kështu ndodh kudo në botë. Përjashtim nuk bën as Shqipëria. Nuk ka si të mendosh ndryshe, kur adoleshenca shqiptare priret të ketë sjellje seksuale shumë herë më të lira (mendoni se kemi vetëm 23 vjet që kemi dalë nga shoqëria e ngrydhur) sesa bashkëmoshatarët e tyre në Europë! Problemet që hasim sot me dhunën brenda familjes, me dhunën seksuale të rrugës, me vrasje e vetëvrasje, na tregojnë se dhe Televizioni ka rolin e vet negativ në këtë drejtim.
Së treti: Dritan Hoxha, në një bisedë me punonjësit e tij të televizionit, kur ishte ende në hapat e para, ka thënë: “Televizioni, duhet ta dini të gjithë, nuk është më i Tanit, por është i njerëzve, ndaj nuk ka vend për personalizime”. Mendoj se kjo është filozofia që duhet të udhëheqë televizionin. Në të duhet të ketë vend opinioni kolektiv dhe jo personal. Janë kthyer jo vetëm në të padurueshëm, por gati dhe qesharakë, emisionet “qoka”, ku “opinionistët” e emisioneve të ndryshme ndërrojnë karrigen, një herë si drejtues, e një herë si opinionistë, duke ndikuar në krijimin e një lloj opinioni publik, personal. Natyrisht që kjo dukuri është shprehje, sa e “foshnjërisë së televizioneve” aq edhe e frikës nga hapja e mendimit të lirë në televizion. Profesionalizmi dhe shpirti i lirë janë dy elementë që mundësojnë një televizion sa komercial aq edhe “kombëtar”!
Së katërti: Televizioni ushtron pafund një ndikim të jashtëzakonshëm te fëmijët dhe të rinjtë. Modeli që kemi përpara syve sot, lë shumë për të dëshiruar. Nuk gjej dot asnjë justifikim që një televizion, orë e pa orë, jo vetëm që jep emisione banale me një humor vrastar, që të bën të vjellësh, por në këtë humor aktrojnë fëmijët!!!!! Kjo, mendoj se është një fatkeqësi shumë e madhe për çdo shoqëri dhe jo më për shoqërinë tonë ende të papjekur kulturalisht.

Përzgjedhja e programeve dhe përmbajtjeve qe shikojme ne televizor.
Te ne, ende nuk është ndërtuar kultura për përcjelljen e programit televiziv. Nuk kemi vënë kritere, në familje, për përzgjedhjen e programeve të cilat janë të përshtatshme edhe për fëmijët. Me shumë rëndësi dhe domosdoshmëri, është që të përzgjidhen programet që i përgjigjen moshës së fëmijës. Emisionet në TV, duhet të jenë në përshtatshmëri me moshën kalendarike të fëmijës. Çdo shmangie nga kjo mund të ketë më shumë efekte të dëmshme se sa pozitive. Në këtë mënyrë fëmijët parashkollorë (por edhe të tjerët), mund të mësojnë gjëra të dobishme dhe të pa dobishme të cilat ndihmojnë të zhvillojnë imagjinatën e tyre. Nuk ka dyshim se televizioni mund të jetë një mësues i shkëlqyer dhe argëtues.
Efekti parësor i tij qëndron në faktin se ndikon në sferën e perceptimin vizual dhe dëgjimor.
Pamja vizuale ushtron ndikim të lartë tërheqës për fëmijët dhe të rriturit, për të gjitha moshat. Këtë fëmijët e përcjellin pa kurrfarë shtytje nga të tjerët, shtytje të cilën në shumë raste ata mund ta marrin si imponim. TV-në e shikojnë me dëshirë dhe me kureshtje të lartë. Por a janë të gjitha emisionet me përmbajtje pozitive apo negative për fëmijët. Si ndikojnë këto përmbajtje të televizioni te fëmijët parashkollor? Është shumë e vërtetë që sot shumica e fëmijëve parashkollorë kalojnë kohë të gjatë para televizionit. Sipas Fondacionit Kaiser Family (KFF):
• Dy të tretat e foshnjave dhe të vegjëlve shikojnë në TV me një mesatare prej 2 orësh në ditë.
• Fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare mesatarisht shikojnë rreth 2 orë në ditë në ekran, kryesisht TV dhe video ose DVD.
• Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 8-18vjeç shpenzojnë gati 4 orë në ditë para ekranit televiziv dhe gati 2 orë shtesë në kompjuter dhe duke luajtur video lojëra.
Por çfarë statistike kemi ne në Kosovë, kur nuk kemi ndonjë të dhënë se sa kohë kalojnë fëmijët duke parë TV-në? Kjo është shqetësuese kur kemi parasysh kohën që fëmijët e kalojnë para TV-së, por dhe kur e dimë se çfarë janë llojet e programeve në të cilat fëmijët parashkollor janë të ekspozuar. Qëndrimi i gjatë para ekranit shkakton varësi të fëmijëve ndaj televizionit. Sidomos kjo varësi mund të shprehet te fëmijët parashkollor të cilët qëndrojnë gjatë para televizorit kur dihet se personaliteti i tyre është në formim e sipër. Në shumë raste, në realitetin kosovar, fëmijët jetojnë në familjet ku televizioni është gjithmonë, apo në pjesën më të madhe të kohës i ndezur edhe pse nuk është duke e shikuar askush. Fatkeqësisht, në këto raste, “kontribuojnë” edhe prindërit, në mënyrë të pavetëdijshme apo në mungesë të informimit apo të kulturës për përcjelljen e televizionit.
Prindërit shpesh, në mungesë të kohës që t’u përkushtohen fëmijëve, si mjet për t’i qetësuar ata, zgjedhin si “kujdestar-edukator “ televizorin. Fëmijët parashkollor kanë nevojë të hulumtojnë rrethin, të lëvizin, manipulojnë dhe të mësojnë duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe duke i prekur gjërat që i rrethojnë. Por duke shikuar televizor, ata mbërthehen për vendin ku janë ulur dhe nuk shprehin interesim apo vëmendje në gjëra të tjera, nuk krijojnë raport sociale,por edhe nuk i nxisin aftësitë krijuese të tyre. Në këtë fazë të zhvillimit ata janë imitues, atë që e shohin edhe e shfaqin duke imituar.
Etika në televizor dhe përgjegjësia e publikut

Në debatet mbi etikën në gazetari, opinioni publik luan një rol të veçantë. Përderisa publiku konsumon dhe thith vazhdimisht prodhimin medial, i takon pranuesit, pra opinionit publik, të këndellet dhe të analizojë se kush dhe si po e keqpërdor, kush po e instrumentalizon atë. Pra, publiku do të duhej të merrte mbi vete përgjegjësinë etike që i takon.
Mediat, d.m.th. gazetarët, ofrojnë me pompozitet “mallin” e tyre, por është shikuesi, dëgjuesi dhe lexuesi është ai që vendos nëse i pëlqen apo jo ky "mall". Po të ballafaqoheshin mediat me një opinion të tillë të vetëdijshëm, me siguri se do t’u duhej të luftonin për cilësi, oferta të shëndosha dhe objektive.
Pra, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të opinionit publik në procesin e komunikimit përcaktohet shumë se çfarë cilësie dhe në çfarë shkalle do të bëhet ndërmjetësimi i etikës gazetareske dhe si rrjedhojë e kësaj edhe informimi i vetë opinionit në përgjithësi.
Në lidhje me këtë, deri vonë kishte shumë shkencëtarë që shihnin publikun krejt pasiv, si të pambrojtur dhe të pa ndihmë. Por, së voni shkencat e komunikimit zbuluan pranuesin aktiv, i cili i shfrytëzon mediat nga nevoja, ndaj dhe duhet ta ketë mundësinë që ai vetë të kryejë analizën dhe përzgjedhjen e tyre. Në këtë mënyrë pedagogjia e komunikimit synon dhe dëshiron që pranuesin "ta detyrojë" të emancipohet dhe "të mbushet mend", sepse në mesin e tij, siç e thamë edhe më parë, qëndrojnë edhe shumë rrugaçë dhe analfabetë të quajtur gazetarë. Është kjo një ndër arsyet e shumta që duhet ta detyrojë pranuesin që të orientohet dhe të vetëdijesohet mirë në (mos)përdorimin dhe (mos)shfrytëzimin e mediave me përmbajtje ”të këqija”.
Si do të përfytyrohej dhe si do të dukej një publik i tillë me përgjegjësi të vetëdijshme etike? Për këtë profesori i shkencave të komunikimit, amerikani Kliford Christians, shkruan: "Sikurse që mbijetesa njerëzore varet nga mbrojtja dhe kujdesi për natyrën, në të njëjtën shkallë kërkohet një ‘ekologji e kulturës’ (ku e dhe mediat bëjnë pjesë), një përkujdesje dhe një mbrojtje e saj". Christians guximshëm fajëson dhe gjykon opinionin publik për përgjegjësi kolektive. Me përgjegjësinë kolektive nënkuptohet detyrimi moral që ka publiku ndaj proceseve sociale në përgjithësi dhe ndaj mediave në veçanti, për të nxitur informimin sa më objektiv e profesional të shoqërisë nëpërmjet një përcjelljeje të tillë, objektive dhe të vetëdijshme.
Nëse publiku do të ishte përgjegjës dhe bashkëfajtor për rrënimin dhe për zhbërjen e gazetarisë etike, atëherë do të duhej që këtij t’i bëhet e qartë se si do të duhej të zhvillohej procesi i konsumimit të mediave. Konsumimi me përgjegjësi i mediave masive nga pranuesi duhet të ndodhë jo vetëm për të nxitur cilësinë e mallit gazetaresk, por në radhë të parë për veten e tij dhe për të mirën e brezave që vijnë.
Struktura topografike e mediave shqipe nuk është aq e thjeshtë, përkundrazi, është shumëkomplekse, "plot male e kodra të larta, gropa e humnera të thella". Gara për t’u ngjitur në këto male e kodra, nganjëherë, për ndokënd, është e lodhshme, e mundimshme dhe madje e paarritshme. Shumëkush në këtë ngjitje humb fuqinë, energjinë dhe përqendrimin, stërlodhet dhe s’e gjen më rrugën. Por, kjo ngjitje në këto "male e kodra të etikës" nuk duhet të ndërpritet, pavarësisht sa lodhje dhe sa sakrifica kërkon ajo.
Mediat do të ishin shtyllë e fortë dhe pozitive për opinionin dhe për shoqërinë, nëse do të kishin ”burrërinë” për të ”gërmuar dhe zbuluar” pasojat dhe shkakun e errësirës dhe të çrregullimit tonë kombëtarë e shoqëror.
Ndikimi i televizionit mbi të menduarit tek femijet.
A ndikon bota fantastike e televizionit në shtrembërimin e realitetit të botës?Xhorxh Gebner dhe kolegët e tij të Universitetit të Pensilvanisë, supozojnë se pikërisht ky është ndikimi më i madh i televizionit. Anketat e tyre me fëmijët tregojnë se ata që shohin më tepër televizion kanë prirje më të madhe se ata që shohin më pak, që të ekzagjerojnë me sasinë e dhunës në botën që i rrethon.Një anketë kombëtare që përfshinte fëmijë amerikanë të moshave nga 7 deri 11 vjeç, zbuloi se ata që shikonin shumë televizor kishin prirje më të madhe se ata që shikonin më pak televizor, për të pranuar frikën “se një person i keq mund t’u futej në shtëpi”, ose “kur të dilnin jashtë dikush mund t’i dëmtonte”. Ata që shohin shumë filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunë kriminale, e shohin Nju Jorkun si një vend të rrezikshëm. Ata mendojnë se edhe vetë qyteti i tyre ku jetojnë është një vend i rrezikshëm. Televizori, për çdo vit zëvendëson më shumë orë nga jeta aktive e njerëzve



http://eseshkolle.blogspot.com/Skema e komunikimit.
  
     Burimi:Mesuesja.
    Mesazhi:Te shtunen kemi eskursion.
    Marresi:Nxenesit.
    Pergjigja:Reagimi dhe pergjigja qe japin nxenesit.

Komunikimi ndervetjak:
Mesuesja na lajmeron se te shtunen do organizohet nje ekskursion.Lajmi na vjen ne menyre te papritur dhe une reagoj ne menyra te ndryshme duke u pergjigjur po ose jo dhe me ane te gjesteve.

     Komunikimi ndervetjak me ane te mjeteve:
Kam munguar sot ne shkolle dhe lajmin per ekskursion ma dha Romeo me ane te email-it.Me vone me telefonon Igli dhe me thote qe ekskursioni do te shtyhet per nje dite tjeter.
Komunikimi masiv:
Ne klase shperndahen nga zysha disa formulare mbi lendet me zgjedhje.Te gjithe reagojme ne menyra te ndryshme pasi nuk jemi gati per zgjedhjet tona.Disa shfaqen te gezuar e disa te trishtuar per zgjedhjen e tyre.

Objektivat:
1-Te kuptojme rolin e skemes se komunikimit.
2-Te dime te interpretojme  skemen e komunikimit.
3-Te jemi te afte te realizojme  skemen dhe ta shpjegojme ate me shembuj.
Burimet:
1-Libri shkollor ( Qytetaria ).
2-Interneti dhe web-faqet e ndryshme.
3-Situatat e shumta te jetes reale.
4-Informacionet e marra nga libra te tjere , revista etj.
5-Media dhe radioja, jane gjithashtu burime te ndryshme kerkimi.
Metodologjia :
Pasi mora informacionet e duhura dhe shembullin qe doja , fillova ti sistemoj.Me pas filloj dhe shkruaj shembujt per cdo lloj komunikimi , dhe bej cdo shpjegim te mundshem per shembujt , qe ai te jete me i qarte.Pasi e perfundoj, i rikthehem edhe njehere per te pare per ndonje gabim.Nese shikoj ndonje gabim e korrigjoj, ose mund te shtoj ose heq pjese te ndryshme te projektit nese e shikoj qe jane te parendesishme ose qe vertet nevojiten.
Konkluzionet:
1-Me ane te ketij projekti une arrita qe te kuptoja akoma me mire funksionin e skemes se komunikimit.
2-Me ane te ketij projekti kurrikular une arrita qe te mesoja se si te interpretoja nje skeme komunikimi.
3-Me ane te projektit une arrita qe te perfocoja njohurite  dhe aftesite e mia , ne dhenien e shembujve per te shpjeguar skemen e komunikimit.




http://eseshkolle.blogspot.com/
"E penguara - Requiem për Linda B". Roman me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri. Botuar në nëntor 2009. Faqet e librit 216. ISBN 978-99943-42-48-8.Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".
“E penguara, requiem për Linda B“, romani i ri i Ismail Kadaresë i kushtohet vajzave shqiptare që u lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri.
Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të Kadaresë, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.
Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.Ky liber është një rrëfim thellësish orfik, i stilit kadarean, icili tematizon, ashtu sikurse në shumë romane të tij, jetën në diktaturë,duke e perceptuar atë nga shumë aspekte, si jetë e penguar, deri nërrafshet më të larta tragjike, atëherë kur bëhet absurd letrar,karakteristika këto të strukturës tekstore të këtij romani, që shpërfaqennë dimensionet semantike, por edhe në ato estetiko-letrare.. E penguara, kësisoj bëhet shenjë dheshënjues i tekstulitetit të kësaj proze. Ky roman, me një narrativitet tëfuqishëm, është një metaforë për fatin tragjik të një heroine, e cila hynfuqishëm në piedestalin e personazheve model në kulturën letrareshqipe, por edhe botërore, ngase arti letrar kadarean, është pjesë ekulturës botërore dhe komunikon fuqishëm me të. Për Lindën B, për këtë personazh thellësisht tragjik, në roman flitet vetëm përmes personazheve të tjerë, shkrimtarit e dramaturgut Rudian Stefa, tëdashurës së tij Migenës dhe sigurimit të shtetit, i cili në mënyrën ma të pacipët, merret me vetëvrasjen e saj, duke e hulumtuar në shumëshkallë e dimensione, implikimet e së cilës fusin në lojë dramaturgunRudian Stefa, të cilin vajza e dashuronte pa dijeninë e tij. Ndërkohë qëkjo dashuri ishte rritur sidomos pas librit që ajo kishte marrë menënshkrim të autorit, nëpërmjet vajzës Migena, e cila në roman është edashura e Rudianit, por edhe pika e ndërlidhjes së dashurisë mesdramaturgut dhe vajzës së vetëvrarë.Për të krijuar mundësi të vizitojë kryeqytetin, apo për të sfiduar shtetin, Linda B shpik kancerin, mirëpo kur kupton se nuk ishte esëmurë, bën vetëvrasje. Nga këtu, kemi sekuenca të fuqishmenarrative, ku me depërtime të thella psikologjike e artistike, përshkruhen përjetimet e Rudianit dhe evokohet dashuria që Linda Bushqente për të, njëherë përmes Migenës, pastaj përmes shëmbëllimitme mitin për Orfeun dhe implikimit të Euridikës, si kujtesëmitologjike në tekst. Mirëpo, Kadare si një mjeshtër i jashtëzakonshëm i rrëfimit, zhbiron nëpër kohë dhe fatin e saj ekontekstualizon nëpërmjet funksionalizimit mjeshtëror të mitit për Orfeun dhe trajtesën universale të tij. Shëmbëllimi letrar mes Rudianitdhe Orfeut shpërfaqet në mënyrë eksplicite, ndërkaq Euridika dheLinda B bëhen shëmbëllim i tragjikes së dashurisë së përjetësuar pasvdekjes. Ky raport interletrar mes dimensionit mitologjik dhe psikologjik, e sforcon prozën, ndërsa dimensionet e saj bëhen trajta të
 
fuqishme universale, ku diskursi shumëdimensional bëhet model i një proze thellësisht psikologjike.Kadare rifunksionalizon me një përmasë krejtësishtorigjinale arketipin tragjik të letërsisë, atë arketip ontologjik qëshëmbëllimet e së cilës lirshëm mund të krahasohen me letërsitë emëdha dhe kolosët e saj, si Dante, Shekspiri, Kafka etj.E penguar Linda B, që është personazh shkak dhe pasojë i romanit, nëtekstin letrar bëhet simbiozë e fuqishme e vajzës së pasionuar për jetëne dashurinë, mirëpo së cilës i mohohet ajo, për arsyeje të pakuptimtadhe në mënyrën më barbare, më të trishtuar, me absurde. Tragjikjaështë më e thellë, për arsyen më të thjeshtë, ngase ajo asnjëherë nuk eka njohur lirinë, madje as një ditë. Për këtë shpik edhe kancerin, për tëgjetur një moment lirie, mirëpo asgjë nuk e tjetërson jetën e saj, derinë momentin kur ajo i jep fund jetës. Ky fund i dhimbshëm, funebër,është preteksti për të filluar një fushatë e pashembullt e gjurmimit,hulumtimit të jetës së saj, si dhe ndërlidhjes që ka ajo me dramaturgunRudian Stefa, i cili, edhe ashtu në sytë e pushtetit nuk shikohej mirë, për shkak të një dramë që gjykohej në parti.

 
Thirrja e papritur e tij në hetuesi dhe paradoksalisht hyrja në fabulë evajzës së vetëvrarë, e fut lexuesin në një vorbull dramatike rrëfimi, ku pasionet dhe dashuria vihen në kontrast të fuqishëm me egërsinë e pushtetit, pashpirtësinë e diktaturës dhe venitjen e jetës njerëzore.Është ky fat i trishtueshëm i femrës dhe mashkullit shqiptar, në njëkohë të egër, që prodhon një tekst letrar të mahnitshëm, përmes stilittashmë të veçantë, stilit kadarean, i cili jo vetëm që shëmbëllen mekolosët e mëdhenj të letërsisë, por për shumë nuanca bëhet model


http://eseshkolle.blogspot.com/ 
E DREJTA E “FORCE MAJEUR”.
           
Force majeure, eshte nje princip i ligjit nderkombetar detar, i cili i jep te drejten çdo anije te huaj te hyje ne çdo port ose zona te tjera te  ndaluara, me ngarkese te ndaluar ne rastet kur rrezikohet anija dhe jeta e personave qe ndodhen ne bordin e saj.  Te gjithe oficeret qe merren me zbatimin e ligjit ne dete duhet ta njohin mire kete doktrine sepse keq interpretimi i saj mund te sjell pasoja tragjike per anijet dhe ekuipazhet.  Kjo doktrine nje vleresim te veçante  ka marre pas viteve 1980, si nje vit i evenimenteve te rendesishme te ligjit nderkombetar detar, dhe i percaktimit te distances  12 milje si ujra territoriale.  Duke u nisur edhe nga praktika boterore e aplikimit te kesaj doktrine po e ilustroje ate me disa gjygje te rendesishme nderkombetare te zhvilluara nen fokusin e ligjit nderkombetar, ku anije te ndryshme e kane fituar ose humbur te drejten e force majeure.


Çeshtja e pare gjygjesore ne lidhje me aplikimin e principit te  force majeure eshte mbajtur ne SH.B.A ne vitn 1805 per anije Amerikane me vela Nancy, e cila e shtytur nga stuhia dhe moti i jashtezakonshem u detyrua qe te futet ne ujrat Franceze ne kundershtim me Traktatin e vitit 1798 i cili ndalonte zhvillimin e tregetise midis Amerikes dhe Frances.  Dihet qe ne ate kohe Franca dhe Amerika ishim shtete armiq.  Pasi u shkarkua Nancy u riparua, u ngarkua me mallra Franceze per ne Amerike, gje e cila u be shkak edhe per proçesin gjygjesor ne fjale.  Ne fund te gjygjit, shefi i trupit gjykues John Marshall deklaroi se pavaresisht se anija ka thyer traktatin ne fjale dhe eshte futur ne territorin e nje shteti armik, veprimet e saj jane legale per shkak te aplikimit te principit force majeure.

Ne te njejtin perfundim pak a shume arriti edhe Dhoma e Lordeve ne Angli ne vitn 1809 per rastin e anijes Eleanor.  Lordi Stowell deklaroi se “rreziqet reale dhe te paperballueshme, te provuar nga fakte dhe prova te padiskutueshme do te jene gjithmon nje pasaport me se e mjaftueshme per qenijet njerezore, qe ju jep atyre te drejten e mikpritjes ne te gjitha portet Angleze”.

Ne vitin 1818, gjygji i larte Amerikan mori ne shqyrtim çeshtjen e anijes Angleze New Jork, ne te cilen pjesa me e madhe e opnionit ishte influencur nga interpretimi i Lordit Stowell per çeshtjen Eleanor.  Anija New Jork kishte ngarkur rum dhe ngarkesa te tjera ne kundershtim me Aktit te vitit 1809 per ndalimin e tregetise me Britanine dhe dominionet e saj.  Kapiteni ishte i kenaqur qe po lundronte drejt Sandy Hook, New Jersey, por ai  ecte me mendimin qe te shkarkonte ngarkesen n.q.s Akti i ndalimit ishte anulluar.  Pasi ndeshi ne det shume te keq velat e anijes u demtuan rende dhe timoni i saj u be i pa perdorshem.  Ekuipazhi insistoi qe anija ishte jashte perdormit dhe ne kete gjendje nuk mund te vazhdonte lundrimin me tej, prandaj u kthye drejt New Jorkut ku ngarkesa e saj u sekuestrua.  Ne perfundim te gjygjit u deklarua qe anija nuk e gezon te drejten e force majeure, prandaj mallrat e saj sekuestrohen.  Gjykatesi Levingston per çeshtjen ne fjale spjegoi:

“Rasti duhet te jete urgjent dhe i krijuar ne rrethana te rrezikshme dhe jo nga mendja e holle e nje marinari te stervitur.  Duhen fakte qarta te cilet te bindin per rrezikun e humbjes se anjes dhe te ekuipazhit.  Jo çdo lloje demtimi i ndodhur ne anije siç jane ngaterrimi i vealve, ose ndonje rrjedhje e vogel mund te behet shkak per thyerjen e ligjeve te tregetise.  Aksidente te tilla mund te ndodhin ne çdo udhetim dhe ligjet tregetare te çdo vendi do te shkeleshin ne menyre te vazhdueshme nga aksidente te tilla”.        
 
Rastet ne te cilat anijet e ndryshme jane perfshire ne principin force majeure jane te pa numerta, por shembujt e siper permendur jane dhene vetem per te krijuar nje ide me te qarte per aplikimin dhe evolimin e ketij principi gjat viteve.

Kur flasim per te drejten e force majeur, si nje e drejte qe e gezojne te gjitha anijet ne fatkeqesi, lind pyetja po anijet qe merren me veprimtari te paligjshme si trafikun e droges, kontrabandes a e gezojne nje te drejte te till?  Edhe per kete çeshtje ligji nderkombetar dhe ai i shteteve te zhvilluara detare  percakton qarte se, te gjitha anijet pa paragjykim e gezojne te drejten e force majeure, kur ata rrezikohen serizisht nga koha e keqe dhe rreziqe te tjera per anijen dhe jeten e ekuipazhit.  P.sh ne Departementin e Thesarit ne SH.B.A theksohet qe:

“Akti Kombetar i Ndalimit nuk mund te aplikohet per anijet qe hyjne ne port per shkake te kohes se keqe, hyrje e cila eshte e domosdoshme.  Hyrja e detyruar ne nje port ose zone te ndaluar perben nje baze te vertet perjashtimi, dhe sipas ligjit nderkombetar eshte e papershtatshme te aplikohen gjoba ose masa te tjera sekuestrimi per anijet qe futen ne raste te tilla.  Ky rregull gjithashtu aplikohet edhe per mallrat qe anija ka ne bordin e saj.  Por sidoqofte, keto perjashtime do te varen nga fakti se sa urgjente ishte hyrja e anijes ne fatkeqesi.  Pra domosdoshmeria e nje hyrje te till duhet te jete siperore dhe provat shume bindese”. 

Kuptimi dhe zbatimi i principit force majeure nga ana e kapiteve te anijeve dhe sidomos nga oficeret e Rojes BregDetare dhe Kapitenerive te Porteve ka nje rendesi te veçante.  Duhet kuptuar qe kjo doktrine krijon hapesira per nje imunitet te kufizuar te anijeve ne fatkeqesi dhe standartet e kesaj doktrine eshte mire qe te vertetohen dhe pastaj te aplikohen.  Nje permbledhje e gjetur e kesaj doktrine eshte bere ne botimin e vitit 1967 te Ligjit Nderkombetar Detar nga John Colombos, ne te cilin thuhet se:

“Kur nje anije futet per strehim ne nje port te huaj e detyruar nga koha e keqe, force majeure ose fatkeqesi te tjera qe e detyrojne te beje nje gje te till; ajo nuk eshte subjekt i ligjeve portuale lokale per ndonje inspektim, gjobitje, ndalime, taksa e tatime qe aplikohen ne ate port”.                                                                                                                

Pak a shume e njejta gje theksohet edhe ne botimin e  Institutit Amerikan te Ligjeve ku theksohet se “nje anije qe hyne ne port per shkake te force majeure nuk gezon nje imunitet universal nga ligjet e shtetit bregdetar, por ajo gezon imunitet te plote persa e perket aktit te hyrjes dhe posedimit te ngarkeses se rregullt apo te ndaluar”32*.  Nderkohe, anijet dhe personat ne bordin e anijes mund te jene subjekt i ligjit te shteti bregdetar per ndonje shkelje te meparshme te ligjit si ndotje, kontrabande dhe krime te kryera me perpara ndaj ketij shteti.  Ne qofte se kjo anije dhe personat te cilat ndodhen ne te jane shpallur ne kerkim, atehere ligjet e shtetit b/detar kane efekt veprimi mbi ta.

Pra si konkluzion, e drejta force majeure, si nje doktrine universale nuk  i pajise  detaret dhe anijet me “carte blanche”, te bejne çte duan dhe kur te duan.  Ajo u jep atyre vetem te drejten e hyrjes ne nje zone te ndaluar me ngarkese te ndaluar vetem ne rastet ekstreme kur anija dhe ekuipazhi rrezikohen dhe per pasoj anija e ka te pamundur vazhdimin e lundrimit .  Nga pikpamja e zbatimit te ligjit detar nderkombetar, percaktimi i natyres se fatkeqesive qe perbejne force majeure, eshte momenti me kritik i kesaj doktrine.  Ne ligjin nderkombetar theksohet se hyrja duhet te jete e “domosdoshme” per sigurine e anijes dhe personave qe ndodhen ne bordin e saj.  Por siç e pame edhe ne rastet e mesiperme ne shume raste kjo “domosdoshmeri” edhe pse nuk ka qene eshte krijuar.  Si rast tipik mund te  merret nje mosmarveshje gati 45 vjecare midis SH.B.A dhe Meksikes.  Ne vitin 1929 Komisioni i Zgjidhjes se Pretendimeve deklaronte se qe “domosdoshmeria duhet te jete urgjente” duke spjeguar me poshte se “disa nevoja te vogla per riparimin, furnizimin  ose ndonje veshtriresi ne lundrim” nuk mund te justifikojne futjen.  Megjitheate, Komisioni shtoi qe nje anije qe rrezikohet te mbytet nuk duhet te presi qe te perplaset me shkembinjte ose me bregun dhe pastaj te jap sinjalin e fatkeqesise.  Nje anije e till e ka te justifikueshme  hyrjen ne port ose ne zonen e ndaluar mbi bazen e ushtrimit te se drejtes se “force majeure”. 

Nga çeshtjet gjygjesore te  dhena me siper argumentohet domosdoshmeria e kerkuar per nje perdorim legjitim te se drejtes se “force majeure”, ku perveç shkaqeve te motit mund te ndodh edhe nga faktor te tjere siç jane rrembimi i anijes nga hajdutet dhe kryengritesit , mungese karburanti, mungese uji ose ushqimesh per ekuipazhin dhe pasagjeret.  Por duhet  te behet e qarte se çfardo shkaqesh, pergjegjesia per vertetesin e tyre ne perdorimin e se drejtes se “force majeure ”, bie gjithmon mbi kapitenin ose pronarin e anijes.  Megjitheate, kapiteni i anijes ne rrezik duhet te komunikoje me kapitenerit e porteve dhe organet e tjera te autorizuara perpara se te hyje ne portin apo zonen e ndaluar, mbi bazen e se drejtes se “force majeure”. 


Jane pikerisht keto organe te cilat gjykojne ne se anija duhet te futet ose jo.  Ne raste se anija futet ne kundershtim me urdherat e dhena nga organet e mesiperme atehere anija eshte subjekt i gjobitjes dhe i masave te tjera administrative.  Ne kete çeshtje duhen pare me kujdese te dyja anet e problemit.  Nga njera ane refuzimi i dhenies se drejtes se hyrjes se anijes kur kerkesa e saj eshte e justifikuar mund te çoje ne rrezikimin e anijes dhe te jetes se ekuipazhit dhe  nga na tjeter, mbivleresimi i pretendimit per te drejten e shtrimit te “force majeure” do te çonte ne minimin e rregullave te rojes bregdetare, sigurise portuale  dhe sigurise kombetare ne pergjithesi. 




















32*   Restatement of the Law(second), Foreign Relation Law of the USA.  American Law Institute, 1965
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels