IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label SHKRIM AKADEMIK. Show all posts
Showing posts with label SHKRIM AKADEMIK. Show all posts
ESE TE GATSHME 






Esefilozofike "Jeta"


































ESE : “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemernjerezore qe e cmon dhe e do”















"Neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez." Njeriu i shekullit te ri, bashke me revolucionin teknologjik, solli dhe ate te mendimit shkencor. Ne ndryshim nga koha e mesjetes ku cdo ndodhi, fenomen apo objekt I atribuohej nje qenieje me te larte, shekulli I ri krijoji nje tjeter objekt kulti: shkencen. Fizika me perparimet qe ajo solli na mundesoi te kishim nje pamje me te qarte te realitetit ne te cilin jetojme. Nderkohe, matematika si mema e shkencave, na ofron nje ambjent te pershtatshem per te formuluar teorite tona. Matematika eshte ekzakte, nuk lejon devijime apo
interpretime sipas deshires; ajo eshte e akullt dhe konstante, njelloj sic nuk mund te kundershtojme qe neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez. Megjithe saktesine qe na ofron matematika si nje shkence ekzakte, ajo eshte e modeluar sipas kendveshtrimit tone te realitetit pra nuk eshte absolute.  Kjo do te thote qe ne nje realitet te ndryshem nga ky I yni, keto ligje dhe rregulla nuk do te ishin te vlefshme, ne te njejten menyre neper 2 pika do tem und te kalonin mijera drejteza. Para disa vitesh keshilli i qytetit te Monzes ne Itali ndaloi njerezit qe kishin peshq te kuq, ti mbanin ata ne akuarime te rrumbullaketa. Arsyetimi ishte qe eshte mizore ti mbash peshqit ne nje akuarium me faqe te perkulura, pasi peshku ka nje perceptim te shtremberuar te realitetit. Por nga e dime ne qe kemi nje perceptim te drejte dhe te pashtremberuar te realitetit? Perceptimi I peshqve ne akuarium eshte I ndryshem nga I yni, por a mund te jemi te sigurte qe eshte me pak I vertete? Ky perceptim nuk eshte si I yni, por megjithate peshku mund te formuloje ligje shkencore qe shpjegojne realitetin dhe levizjen e trupave qe veshtrojne jashte akuariumit. Megjithese levizja e objekteve do te ishte ne nje vije te lakuar, peshku mund te formulonte ligje te cilat ishin te verteta dhe do te kryenin parashikime per levizjen e trupave. Sigurisht qe ligjet e tyre do te ishin me te veshtira se tonat, por thjeshtesia eshte ceshtje shijeje. Nje tjeter shembull eshte shikimi,qe  realizohet nga truri, I cili merr nje seri sinjalesh nga nervi optik. Keto sinjale perpunohen nga truri dhe formojne figuren ne menyren si e perceptojme ne. Keshtuqe kur dikush thote “shoh nje karrige”, nuk sheh tjeter gje vec driten qe karrigia ka perthithur dhe ia ka transmetuar trurit. Keto shembuj na cojne ne nje konkluzion shume te rendesishem per filozofine dhe menyren e perceptimit: Nuk ka nje koncept realiteti te pavarur nga teoria apo vrojtimi. Ne vend te tij neve bazohemi ne nje realitet te varur nga nje model  vrojtimi. Ky lloj realiteti I perkon dhe menyres si ne I perceptojme objektet ne jeten e perditshme.  Pra ky njeri I shekullit te ri, ka ngritur kultin e tij, I cili nuk ka kufizime apo detyrime dhe nuk kerkon perkushtim. Dhe ky kult I pershtatet me se miri realitetit qe secili prej nesh jeton.





Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen
“dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.
Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tje trin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.

Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.

Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vet&euml ;m me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre.

Ese:Si e perfytyroj une te ardhmen time?
Sa shpejt qe iken jeta ! Ajo hap krahet e saj te brishte dhe merr fluturimin e larget per te na cuar ne horizonte te panjohura per ne. Momentet zgjazin kaq pak sa nganjehere me duket se lumturia te rreshqet nga duart pa e kuptuar aspak dhe nga femjieria jeta mbetet vec nje kujtim i embel dhe i ngrohte qe te ngjadh shume nostalgji.Koha ecen edhe pse ne nga njehere nuk duam. 

Shpirti na kerkon qe perhere te mbetemi femije te ngelimi te vegjel e te pafajshem te vrapojme mes luleve duke qeshur e kenduar te kapur per dore . Por gjerat ndryshojne befasisht dhe ne te gjithe bashke me to.Troket ne dere ai cast kur bota merr te tjera ngjyra gjithcka na duket me e madhe ,e tashme jemi rritur. Ne zemren e brishte ndizet nje drite e re e forte e shkelqyer e na duket se jeta vec ne na pret , ta ndjekim ta pushtojm fort ne krahe , ti flasim cdo deshire cdo enderr ti japim te ardhemn tone . Sa plane sa mendime e ide na vlejne ne shpirte qe duanm te shperthejne , te lulezoje , te tregojme q e jemi ketu se e duam boten , i duam edhe njerzit . 
E ardhmja na duket kaq magjike e mistershme sa mezi presim te zgjasim duart e ta perkellelim ta bejm tonen te jetojme cdo cast te saje me pasion e entuziasem ,te ndjejme lumturine por edhe lotet. Cdo dite zgjohemi me nje enderr te re , cdo mengjes nje tjeter ylber duam te kapercejme ,kurre nuk ngopemi ,se per ne gjerat jane kaq te bukura krejt te verteta. Ajo qe gjithmon kam dashur te bej ne jete eshte te jem nje mjeke per femijet . Asgje nuk ka per mua me te rendesishem se sa te gjendem mes femijeve qe kan fatin e keq te vuajne aq shume. Eshte kaq e bukur te ndihmosh krijesa aq te vogla e te embla , t'iu falesh nje buzqeshje t'iu dhurosh nje shprese per nje te ardhme qe gjithcka te jete me e mrekullushme.
 Secili nga ne ne kete bote e do pak ngrohtesi dhe do ishte kaq e vecant te mund t'ia dhuroja dikujt aq me shume vogelusheve fate keq. Sikur te mos ishin endrrat e te vegjelve vetem trishtim do te ndje hej kudo se iluzionet tona e mbajne shpresen te gjalle bejne qe nje diell i dyte te shkelqeje fort mbi njerzine . Jeta do ishte krejt fantastike sikur te jetohej me endrrat e brishta te nje femije.


Didaktika e gjuhës shqipe përfshin në vetvete një problematikë të gjerë në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe, duke zbërthyer në mënyrë shkencore dhe metodike shumë parime dhe kritere udhëheqëse që lidhen me vizionin e sotëm kurrikular, me zhvillimin e shumë shprehive
komunikative, me metodat bashkëkohore të mësimit të gjuhës shqipe me në qendër nxënësin, me vlerësimin dhe modelimin e mësimdhënies.
Didaktika e mësimit të gjuhës shqipe përmbledh dhe zbërthen standarde dhe objektiva specifike në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe sipas linjave dhe strukturës së këtij mësimi sot në shkollën shqiptare.
.Duke e vlerësuar gjuhën shqipe si lëndën bazë në tërë sistemin e edukimit parauniversitar të shkollës shqiptare, si çelës të tërë suksesit dhe progresit të nxënësve,mësimdhënia e saj merr një rëndësi të veçantë. Nëpërmjet mësimit të gjuhës amtare, nxënësit aftësohen për të komunikuar me efektivitet për qëllime të ndryshme, duke zbuluar eksperiencat, ndjenjat dhe idetë e tyre e të të tjerëve; duke i dhënë kuptim të menduarit, nëpërmjet të shprehurit me gojë dhe me shkrim.
Mësimi i gjuhës shqipe, i vlerësuar si bazë e zhvillimit intelektual, emocional e social për nxënësit, luan njëkohësisht edhe një rol të veçantë në tërë përmbajtjen e shkollës, ndërkohë që i mëson nxënësit për të qenë koherentë dhe progresivë.
Duke u nisur nga ky këndvështrim, mësimi i gjuhës shqipe në shkollë kërkohet të jetë në qendër të çdo procesi tjetër edukativ, pasi perfeksionimi i shprehive gjuhësore u jep mundësi nxënësve që të jenë të suksesshëm edhe në lëndë të tjera, gjatë tërë viteve të shkollimit.
Nga ana tjetër, shkolla ka për detyrë t’i mbështesë nxënësit për ta njësuar mësimin e gjuhës standarde. Për këtë, nëpërmjet lëndës së gjuhës shqipe, duhet të zhvillohen ata komponentë komunikues - të dëgjuarit, të parit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit - që dallojnë për synime dhe objektiva të caktuar, të cilët ata i realizojnë në fushën e përmbushjes së të gjitha marrëdhënieve të tyre komunikuese.
Përmes këtyre shprehive komunikative të thëna ndryshe - arteve apo linjave të të mësuarit të gjuhës, leximit dhe letërsisë në shkollë synohet që nxënësit të aftësohen:
·      Për zhvillimin e të parit dhe dëgjimit të kujdesshëm;
·         Për zhvillimin e të folurit me përpikëri;
·         Për zhvillimin e të lexuarit dhe të kuptuarit të tij;
·         Për zhvillimin e të shkruarit rrjedhshëm, kuptueshëm, lexueshëm në përshtatje me modelin përkatës dhe strukturën morfosintaksore të sistemit të gjuhës.
·         Në përputhje me modelet dhe strukturën e vet gramatikore, të drejtshkrimit dhe pikësimit, përmes të cilave gjuha shqipe mësohet dhe zhvillohet në mënyrë natyrale, por edhe si disiplinë shkollore.
·         Në kuadrin e nismës së madhe europiane të viteve të fundit për mësimin e gjuhëve amtare dhe integrimin e tyre në familjen e madhe europiane, të mësuarit e gjuhës amtare si lëndë shkollore merr rëndësi të jashtëzakonshme dhe parësore në tërë përmbajtjen e shkollës dhe, më gjerë se kaq, duke u parë përveç se si një lëndë shkollore, edhe si një proces kroskurrikular, mësimi i gjuhës shqipe (amtare) duhet vlerësuar në tërë rëndësinë që përmban në vetvete. Të vështruarit e mësimit të gjuhës shqipe së pari, si një proces dhe më pas si lëndë shkollore, përbën konceptin më të ri mbi të cilin do të mbështetemi në zbërthimin e këtij materiali didaktik.
Duhet thënë se në objektin e didaktikës si lëndë shkollore problemet e mësimit të gjuhës shqipe trajtohen mbi bazë të komponentëve kurrikularë.
Problemet teorike dhe praktike të punës për zhvillimin e të folurit, të shkruarit, të lexuarit të nxënësve trajtohen përmes shumë risive didaktike n.

Sigurisht, në objektin e këtij teksti një vend të rëndësishëm do të zënë metodat, strategjitë, teknikat, të cilat mundësojnë një mësimdhënie cilësore gjatë procesit të të mësuarit. Vlerësimi në lëndën e gjuhës shqipe, forma pune për përdorimin e tij, teknikat e hartimit të testeve dhe vlerësimit të tyre, në të cilat përfshihet edhe eseja, krijojnë prurje të reja për këtë didaktikë, por edhe këndvështrime të patrajtuara më parë, për të cilat studentët apo mësuesit e rinj kanë pasur mangësi që në formimin fillestar të tyre.

Modele mësimi si dhe plane të zbërthyera në mënyrë sintetike dhe analitike do ta shoqërojnë këtë didaktikë, për ta bërë sa më aplikative për studentët dhe për t’i ndihmuar ata për zbatime konkrete gjatë praktikave apo përvojave të tyre të para në mësimdhënie

Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve në Skoci – Të përbashkëtat dhe dallimet
Çdo gjë që kam bërë ose jam përpjekur të bëjë për Skoci, gjithmonë ka qenë për të mirën e saj, kurrë unë dhe njerëzit e mi, nuk kemi përfill askënd për të provuar ndryshe.
Interesimi i mësimdhënësve për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) ka shënuar rritje, ata janë të interesuar të dinë mbi njohurit, praktikat dhe përvojat  që lidhen ngushtë me punën e
tyre në klasë. Ka raste kur në mesin e mësimdhënësve përhapet edhe një lloj cinizmi që rezulton kinse nga përvojat e këqija të kurseve të trajnimit e që kinse kanë pak lidhje me punën e tyre të përditshme në përmirësimin e mësimdhënies e nxënies. Një numër relativisht i vogël i mësimdhënësve e ka të vështirë të thyej kornizat e tradicionales dhe të pranojë ndryshimin.
Argumente dhe kundër argumente të shkollave, rreth trajnimeve
Shpenzimet në planin e ZHVPM është i kontrolluar kryesisht nga shkollat që raportojnë nivele të larta të pakënaqësisë në shumë prej aktiviteteve të ZHVP, aktualisht që kanë në dispozicion. Shkollat janë përpjekur gjithnjë e më shumë për të zhvilluar programe për të siguruar cilësi në shërbim të arsimit, por pastaj humbasin përfitimet e ekonomive të shkallës dhe kufizohen mundësitë e tyre për ekspozimin e mësuesit specialist të ekspertizës në një gamë të gjerë të perspektivave .
Kjo prirje në programet shkollore gjithashtu vë theksin në aktivitetet e ZHVP, të cilat plotësojnë nevojat e mësuesve, por edhe kufizon mundësitë për krijimin e rrjeteve dhe partneriteteve ndër- shkollore .
Praktikë e mirë ZHVP
Faktet flasin se interesimi i mësimdhënësve për ZHVP shënon rritje, duke sugjeruar elementet që ndihmojnë mësuesit për të përmirësuar praktikën e tyre mbi një bazë të qëndrueshme. Dëshmia vjen nga një sërë burimesh, si në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë vendit, dhe shumë është i bazuar në raporte të detajuara të ndryshimeve në praktikat e mësuesve të cilat kanë përmirësuar mësimdhënien dhe nxënien.
Rritja e interesit të mësuesve në zotërimin e proceseve hulumtuese, evidenca dhe gjetjet, dhe punën vlerësuese për zbatimin e iniciativave substanciale, ndihmojnë për të ndërtuar një tablo të efektshme të  proceseve arsimore.
Shumë shpesh, elementet specifike të aktiviteteve të tilla si modele, vëzhgimet në klasë dhe stërvitjet kanë qenë të kuptuara më shumë si pjesë e shkollës, apo zhvillim i kurrikulave, apo zhvillimin e pedagogjisë në klasë, e më pak si ZHVP. Vetëm kohët e fundit ka filluar të interpretohet mendimi për atë që ne dimë se ZHVP është faktor bazë për mësimin e efektshëm të nxënësve dhe është për të mirën e mësuesve të tyre.
Mësuesit nuk e kuptojnë se sa shumë ata e dinë
Mësuesit punojnë me një numër shumë të madh të faktorëve të ndryshëm në klasat e tyre, këta faktorë ata duhet t’i marrin me shpejtësi dhe t’i përshtatin në situata të ndryshme në mësimdhënie e nxënie. Për të menaxhuar këto situata, mësuesit kanë brenda vetes së tyre sasi të mëdha të njohurive lëndore dhe profesionale dhe ekspertiza, në ndonjë rast ata pothuajse nuk e dinë sa shumë dinë.
Përdorimi i ideve dhe qasjeve të reja, nga njohuritë e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, kërkon që mësuesit t’i bëjnë të qarta njohuritë e tyre ekzistuese dhe të rrisin besimin e tyre që u mundëson atyre të marrin në konsideratë rëndësinë e qasjeve të reja për praktikën e tyre dhe nevojave të nxënësve, në përputhshmëri të kontekstit të zhvillimit shoqëror.
Kjo do të thotë se zhvillimi praktikë i mësimdhënies është kohë – konsumuese dhe stresuese. Pra, mësimdhënësi duhet të lejojë përdorimin e strategjive mbështetëse të provuara dhe të testuara për të përqafuar ndryshimin dhe të renë. Mësimdhënësi, shpesh ka për tu përballuar me mësimdhënie të keqe, para se të marrë atë që është më e mira. Megjithatë, ZHVP ka treguar se sjell ndryshmin e vërtetë, cilësi për mësuesit dhe nxënësit, për kundër pengesave të konsiderueshme.
Rëndësia e ZHVP
• të krijojë mundësi për mësuesit për tu bërë në mënyrë eksplicite të vetëdijshëm për atë që ata bëjnë dhe dinë tashmë – plus aktivitete që nxisin zhvillimin e një kulture reflektues në mesin e mësuesve, ku ata mund të diskutojnë ma me thellësi dhe mbi bazën e dëshmive (p.sh. Video), ose përvojave të përbashkëta, mënyra me të cilën ata dhe kolegët e tjerë si japin mësim
• të krijojë mundësi për mësuesit për të kuptuar idetë dhe qasjet e reja: për të parë anën teorike, demonstruar në praktikë dhe të jenë të ekspozuar ndaj ekspertizave të reja
• të sigurojë mbështetje për eksperimente me ide të reja dhe qasje në mënyrë që mësuesit mund të punojnë pavarësisht implikimeve dhe t’i dominojnë problemet në lëndët e tyre, me nxënësit , me shkollën dhe komunitetin të sigurojnë reagime të qëndrueshme dhe përkrahje, të jenë të angazhuar në ndryshimin e praktikën e tyre në vazhdimësi
• të sigurojë prova bindëse se strategjia apo metoda, duke u mësuar në vazhdimësi sjell përfitime të drejtpërdrejta për mësimin e nxënësve.
Shembuj të suksesshëm të ZHVP
ZHVP vjen në shumë forma, me nivele të ndryshme të efektivitetit, si: Institucionet e Arsimit të Lartë, OJQ me programet e tyre për shkollat, lehtësuesit me bazë në shkollë ditëve të trajnimit, sindikatat dhe shoqatat profesionale që ofrojnë një menu të rregullt të kurseve, ka gjithashtu një numër të madh të ofruesve privatë etj.. Megjithatë, disa nga aktivitetet më efektive nuk mund edhe të njihen si ZHVP.
(Kosova ka specifikat e saja në këtë drejtim…)
Një shembull është edhe me futjen e ndryshimeve në programin mësimor kombëtar, ku kanë mbështetur grupet e vogla të mësuesve si të zhvillohen ata dhe testuar nga materiale të reja dhe skemat e punës mbi baza bashkëpunuese.
Kjo shpesh përfshin mësuesit duke u përpjekur nga materiale së bashku në klasa joformale: eksperimente të mundshme apo shpjegim mbi strategjitë dhe duke ofruar reagime të tjera në klasë dhe planifikimin e takimeve.
Shumë nga aktivitetet janë ndërmarrë duke ndërtuar edhe përmirësuar projekte shkollore. Shpesh, kjo përfshin përdorimin dhe kërkimin e veprimit si një mjet për të bërë të mundur që mësuesit të kuptojë praktikën aktuale, interpretojnë dhe provojnë ide të reja, dhe për të përvetësuar ato përmes procesit të mbledhjes së të dhënave, apo pyetësorëve në lidhje me punën e tyre dhe përgjigjet e nxënësve të tyre.
Bashkëpunimi në ZHVP
Disa nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe LEAs inkurajojnë mësuesit për të ndërmarrë hulumtime të bazuara në baza kolektive, ku programet fokusohen ndjeshëm në praktikë.
Mësuesit në këto programe dhe të tjera, janë aktiv në Agjencinë e Trajnimit të Mësuesve ( ATM) financuar nga shkolla kanë gjetur se akti i mbledhjes së të dhënave dhe vëzhgimit, duke përdorur video-diskutim, ka ndihmuar ata të zhvillojnë praktikën e tyre. Ajo gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e një klime të shqyrtimit kolegjial dhe të flasin me mësimdhënësit të cilët kanë pasur efekte të dobishme nëpër shkollat ku ata japin mësim.
Partneritetet kërkimore ndërmjet mësuesit dhe kolegëve bazuar në bashkëpunim të sinqertë, shpesh kanë rezultuar me ndryshime të përhershme dhe substanciale në mësimdhënie e nxënie cilësore. Këto bashkëpunime mund të marrin formën e një konsorciumi të mësuesve dhe studiuesve që punojnë së bashku për përmirësimin e gjendjes në arsim.
Çështje e rëndësishme është edhe zhvillimi i aftësive të dëgjuarit tek nxënësit për tejkalimin e pengesave. Mbështetur nga studiuesit, mësuesit që vëzhgojnë mësimin e njëri-tjetrit, do të diskutojnë në video-klipe, përdorimin e shkrimit, ditarë dhe një gamë të mekanizmave të tjerë, për të përmirësuar praktikën e tyre dhe për të rritur cilësinë në mësimdhënie.
Mënyrat efektive të parapara për ZHVP
Ndërsa shumica e iniciativave të përshkruara më sipër kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, ata janë të varur në vizionin e OJQ-ve, Institucioneve të Larta Arsimore, sindikatave, shkollave dhe agjencive qeveritare. Tani që ne kemi filluar për të arritur konsensusin më të madh në lidhje me ZHVP të mësimdhënësve, duke bashkëpunuar me Institucione Qeveritare dhe OJQ që kanë në fokus ZHVP të mësimdhënësve për të sjellë praktika të mira në nivel kombëtar.
Ndoshta mjeti i vetëm dhe më i rëndësishmi, në uzinën e armatimit është Zhvillimi në Vazhdimësi i Mësimdhënësve, trajnimi dhe stërvitja e tyre. Hulumtues, si; Joyce, kishte identifikuar, kohë më parë (1988), se rëndësia e reagimeve të qëndrueshme dhe stërvitjet për praktikën eksperimentale janë si vendimtare për transferimin e njohurive dhe shkathtësive, në veçanti të fituara në kurse trajnimi, që qojnë në përmirësimin e cilësisë në klasë.
Rëndësia e ZHVP të mësimdhënësve po bëhet e njohur gjerësisht. Për shembull, trajnimet janë një fillesë e zakonshme, në shumicën e nismave të tilla, si në aftësitë e të menduarit nëpërmjet Shkencës së Arsimit, dhe është gjithashtu në qendër të programit të ri për zhvillim profesional. Në nivel praktik, më e rëndësishmja, simbolizon faktin se mësuesit janë një pjesa thelbësore e zgjedhjes dhe zgjidhjes se fushëveprimit për avancimin e Zhvillimit në Vazhdimësi të tyre, si dhe janë klientë thelbësorë të kësaj çështje.

Ese per 28 nentorin

Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të
rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.
Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori.  Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot .

Shqiperia sot dhe  dje !
Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nje faqe e re, nuk eshte as e afert.
Por cila ishte Shqiperia para viteve 90’ dhe cila eshte Shqiperia sot ?
A ka ndryshuar ajo ?


Te gjithe e mbajme mend si I gjithe populli detyrohej te perulej me nderim para figures se diktatorit te vet, e ndersa sot kushdo eshte I lire te shprehe pelqimin apo mospelqimin e tij per cdo figure politike, te zgjidhe vete kush do e  perfaqesoje me vote te lire e  po keshtu ta heqe serish me vote te lire. Tashme cdo njeri ka te drejten e fjales dhe lirine e veprimit brenda kornizave te te drejtave te njeriut , ndryshe nga e kaluara ku te flisje kunder do te thoshte baraz me mohimin e te drejtes per te jetuar.
Cdokush I mban mend rradhet e gjata te pritjes per te marre dhe ata pal produkte qe ishin te domosdoshme, te cilat jepeshin me mase qe nuk mjfatonte as per 1 jave , ndersa sot cdokush mund te blere gjithcka ne sasine dhe cilesine sipas mundesive qe ka dhe siguruar nga ai vete.
Dikur askush smund te levizte jashte qytetit apo fshatit te tij te lindjes, ai ishte I destinuar te lindtte dhe te vdiste po atje, per te mos folur per te drejten dhe mundesine per te dale jashte kufijve te Shqiperise, gje e cila ishte e paimagjinueshme, e ndersa sot kushdo eshte I lire te levize lirshem nga fshati ne qytet, nga qyteti ne qytet dhe nga Shqiperia ne vende te tjera te Evropes e botes.
Ndryshe nga dikur sot kushdo zgjedh te kete arsimin e deshiruar dhe te punesohet sipas aftesive apo meritave, ndryshe nga dikur kur partia-shtet zgjidhte profesionin e individit dhe punen qe ai do te bente.
Dje, Shqipëria ishte e “vogël” dhe izoluar nga bota, kurse sot është pothuajse me përmasat e saja natyrore, e lirë, krenare dhe e fortë për sfidat e të ardhmes.
Dje, ishim në diktaturë të egër dhe çnjerëzore, sot jemi në Demokraci, me liri dhe të drejta, të integruar në NATO dhe shumë shpejt do të integrohemi edhe në Evropë.
Dje, Shqipëria nuk njihej në Botë, kurse sot të rinjtë e saj me inteligjencë, promovojnë shumë mirë imazhin e saj në universitet më të mira perëndimore, në shoqëritë civile të tyre.
Dje, Shqipëria, ishte një vend me bukuri të mrekullueshme natyrore, historike dhe kulturore të pa zbuluar, kurse sot ajo është një vend i reklamuar deri tek kanali televiziv amerikan CNN, që më parë e kishte ëndërr ta shikonim dhe jo më te  ishin protagonist.
Ndryshime te tilla ka pafund, nisur qe nga rruget e reja e mundesite e lidhjes se cdo vendi me vendet e tjera brenda dhe jashte kufijve, mundesite per argetim, pushime, trajnime e zhvillime te aftesive intelektuale etj.

Por jo te gjtha ndryshimet ishin positive , krahas tyre ka dhe ndryshime ne sensing e gabuar.
Nje prej tyre dhe me kryesorja eshte ne vlerat dhe parimet madhore te cdo individi dhe shteti ne pergjithesi. Sot kemi me pak mikpritje, bujari, dashamiresi, dashuri e me shume mashtrime, genjeshtra, korrupsion dhune ne familje e shoqeri e me shume vrasje , pra shtet me te dobet e me te papergjegjshem per qytetaret dhe jeten e tyre , e nje tradite, kulture e zakone gjithmone e me ne zbehje. E keshtu mund te flasim pafund.

Shqipëria në krahasim me dje dhe sot është ndryshe, dhe ky ndryshim është aq i madh sa ai i djeshmi me të sotmin. Ky ndryshim do të jetë po aq i rëndësishëm nëse nuk do të lejojmë që e djeshmja të bëhet përsëri e sotme. E sotmja është aktualja që më shumë munde dhe sakrifica e kemi ndërtuar, kurse e djeshmja ishte diçka e pashmangshme për shumë arsye, por nuk duhet të jetë më e përsëritshme. Ajo, është një dhimbje që na jep forcë për të sotmen që kemi dhe për të nesërmen që na pret.Ne e kemi në dorë të zgjedhim mes të djeshmesh që nuk kishte asgjë të  kënaqshme dhe të sotmes që do të shërbej edhe për te
nesërmen. E sigurt është se një ardhme më e mirë na pret nëse do të vazhdojmë të bëjmë hapa të mëdhenj dhe të sigurt për të përmisuar kushtet e jetesës sonë.




TEMA: KRIZA E KANLAIT TË SUEZIT                                 
 KORNIZA:
Hyrja
Ndërtimi i Kanalit të Suezit
Kriza e Suezit
Kundërshtarët e mos hapjes së Kanalit të Suezit
Nga lashtësia deri në kohën moderne
Triumfi i ndërtimtarisë së lashtë
Përfundimi
Hyrje
Shpesh hapësirat detare lidhen midis tyre me rrugë ujore artificiale, d.m.th. me rrugë të hapura nga dora e njeriut. Këto janë kanalet detare. Por jo të gjitha kanalet detare janë kanale ndërkombëtare.
Nga pozita që kanë në sistemin e rrugëve detare, kanalet detare mund të jenë rrugë ujore me rëndësi kombëtare ose rrugë ujore me rëndësi ndërkombëtare. Kanalet detare, që rrjedhin tërësisht nëpër territorin e një shteti dhe që nuk paraqesin ndonjë vlerë për lundrimin ndërkombëtar janë pjesë përbërëse e territorit të këtij shteti dhe ndodhen nën sovranitetin e tij.
Regjimi dhe kriza e kanaleve që kanë rëndësi vetëm kombëtare, përcaktohet nga ligjet dhe rregullat e shtetit përkatës.
Regjimi i kanaleve, që kanë rëndësi të madhe për lundrimin ndërkombëtar, përcaktohet në marrëveshje midis shtetit që ka në dorë kanalin dhe shteteve të interesuara për përdorimin e kanalit.
Ndër kanalet që kanë rëndësi ndërkombëtare janë:
Kanali i Suezit, Kanali i Panamasë dhe Kanali i Kelnit.
Kanalet detare janë krijuar me iniciativën dhe zotimin e drejtpërdrejtë të më shumë shteteve ose vetëm një shteti.
Kanali i Suezit siguron rrugën më të shkurtër nga vendet e Evropës në vendet e pellgut të Oqeanit Indian dhe të pjesës perëndimore të Oqeanit Paqësor.
Nga rëndësia e tij, kanali i Suezit është një nga rrugët detare më të rrahura.
Ndërtimi i kanalit të Suezit

Qysh në kohët e faraonëve, në Egjipt, ka ekzistuar një kanal që ka lidhur Mesdheun me Detin e Kuq. Kanali është hapur dhe është mbyllur disa herë gjatë historisë, kurse definitivisht është shkatërruar në shekullin VIII.
Kanali është sot i gjatë 195 km (fillimisht 163 km). Në kohën e hapjes kanali ishte i gjerë 44 m dhe i  thellë 8 metra dhe nëpër të mund të kalonin anijet deri në 5000 tonë. Disa herë është zgjeruar dhe thelluar. Tani kanali është i gjerë (pjesa lundrues) 190 m, në sipërfaqe 365m, i thellë 19.5m dhe nëpër të mund të kalojnë anijet që futen në ujë deri në 16 m dhe tankerët me ngarkesë të plotë deri 150.000 ose edhe më të mëdhenj, nëse janë të ngarkuar pjesërisht ose të pangarkuar.
Çështja e rihapjes së tij është aktualizuar në kohën e Napoleonit në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX mirëpo nga mesi i shekullit XIX kjo çështje është shtruar shumë më seriozisht. Në atë kohë inxhinieri Ferdinand Lessseps, i cili ishte në shërbim konsullor të francezëve në Egjipt, ka arritur të fitojë nga kedifi i Egjiptit, Muhamed Said Pasha, koncesion për hapjen e kanalit 1854. Pak më vonë është krijuar Kompania për hapjen e kanalit të Suezit.
Punët për hapjen e kanalit kanë përfunduar në vitin 1869 ( Zejnullah Gruda “ E drejta Ndërkombëtare Publike”.faqe 188).
Kanali iu është dhënë për përdorim për një periudhë 99 vjeçare, pas të cilës ai duhej t’i dorëzohej Egjiptit me një kompensim normal.
Regjimi i lundrimit nëpër kanalin e Suezit ka qenë rregulluar me Konventën e Stambollit, të vitit 1888. Sipas tij kanali është internacionalizuar dhe neutralizuar. Ai është shpallur i hapur për lundrim në kohën e paqes dhe në kohë të luftës, për anijet tregtare dhe për luftanijet e të gjitha shteteve të botës dhe s’do të jetë kurrë njëherë i bllokuar. Për më tepër, ai mbetet i hapur në kohë lufte edhe për shtetet që janë në luftë, madje edhe nëse vetë Turqia do të jetë në luftë. Shtetet janë obliguar se nuk do të kryejnë kurrfarë akti armiqësor në zonën e kanalit, i cili do të kishte si pasojë ndërprerjen ose pengimin e lundrimit. Kjo vlen edhe për zonën rreth hyrjes në kanal, në gjerësi prej 3 milash. Anijet luftarake nuk guxojnë të ndalen nëpër kanal më shumë se që është e nevojshme për kalim, e në portet hyrëse ( Suez dhe Port Said) më tepër se 24 orë. Nëse kalojnë anijet luftarake të dy shteteve që janë në konflikt, atëherë midis kalimit të tyre duhet të kalojnë më së paku 24 orë. Gjatë kohës së luftës anijet e shteteve ndërluftuese nuk guxojnë të bëjnë çfarëdo veprimi ushtarak në zonën e kanalit dhe të porteve hyrëse ( ngarkim ose shkarkim të materialit ushtarak, të njësive ushtarake etj).
Kanali i Suezit zakonisht ka mbetur i hapur gjatë konflikteve ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur gjatë luftës midis Turqisë dhe Italisë (1911), Rusisë dhe Japonisë (1904-1905), Italisë dhe Etiopisë ( 1935- 1936)etj. Në rastin e fundit kanali ka mbetur i hapur, megjithëse Anglia ka ushtruar kontroll të plotë mbi të dhe ka qenë një ndër shtetet të cilat kanë propaguar ide mbi sanksionet ndaj Italisë, për shkak të agresionit ndaj Etiopisë.( Gruda ,Zejnullaj  “E drejta ndërkombëtare Publike” Faqe 190 )
Në vitin 1936 Anglia ka fituar  të drejtën t’i mbajë forcat e armatosura në afërsi të kanalit, të cilat është dashur, bashkërisht me forcat ushtarake të Egjiptit, të sigurojnë mbrojtjen e tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kanali ka qenë njëherë objekt i sulmit gjerman. Pas Luftës së Dytë Botërore Egjipti ka kërkuar revidimin e Marrëveshjes të vitit 1936, për shkak se ajo nuk ka qenë në pajtim me parimet e Kartës së OKB-së, dhe ka kërkuar evakuimin e përgjithshëm dhe të menjëhershëm të trupave angleze nga Egjipti. Anglia e ka refuzuar këtë, duke u mbështetur në parimin pacta sunt servanda ( marrëveshja duhet respektuar ), si normë më fundamentale e së drejtës ndërkombëtare. Largimin e forcave britanike Egjipti e ka arritur në vitin 1954, kur është miratuar qëndrimi se kanali i Suezit është pjesë përbërëse e Egjiptit, mirëpo ka rëndësi ndërkombëtare ekonomike, tregtare dhe strategjike.
Në vitin 1956 është bërë nacionalizimi i Kompanisë së Kanalit të Suezit. Shteti egjiptian ka marrë të gjitha fondet, të drejtat dhe detyrimet e kompanisë dhe administrimin dhe operimin ( funksionimin) e kanalit. Pas, kësaj, çështja e kanalit të Suezit është ngritur para Këshillit të Sigurimit, i cili, në bazë të ankesës së tri shteteve të mëdha perëndimore (ShBA-ve, Anglisë,Francës), ka nxjerrë përfundimin që rregullat e lundrimit në këtë kanal duhet të përcaktohen në bazë të marrëveshjes midis Egjiptit dhe shteteve të tjera të interesuara.
Në pajtim me këto parime të Këshillit të Sigurimit, Egjipti ka lëshuar një deklaratë me të cilën është obliguar se do t’i respektojë rregullat dhe frymën e Konventës së Stambollit. Në këtë deklaratë kanë qenë të përmbajtura disa parime shumë të rëndësishme, me të cilat Egjipti manifestonte qëndrimin e vendosur:
Të respektojë Konventën e Stambollit dhe të drejtat dhe detyrat që dalin nga ajo:
Të sigurojë dhe të ruajë lirinë e lundrimit nëpër kanal për të gjitha shtetet, në pajtim me rregullat e Konventës së Stambollit;
Taksat, që mblidhen në emër të kalimit, do të jenë në pajtim me marrëveshjen e vitit 1936 midis qeverisë së Egjiptit dhe të Kompanisë së Kanalit të Suezit, kurse ngritja e tyre mund të bëhet vetëm në bazë të marrëveshjes midis Egjiptit dhe shfrytëzuesve të Kanalit;
Kanali do të administrohet dhe të shfrytëzohet nga administrata autonome e kanalit të Suezit, e cila është krijuar me vendimin e qeverisë së Egjiptit;
Administrata e kanalit të Suezit merr për detyrë që t’i paguajë qeverisë së Egjiptit 5% të gjitha të ardhurave për shfrytëzimin e kanalit dhe të tokave nëpër të cilat kalon;
Administratat merr përsipër që ta krijojë një fond të posaçëm me qëllim që t’i kryejë punët  kryesore përkitazi me përmasimin dhe zgjerimin e kanalit. Ky fond përfshinë 25% të gjitha të ardhurave.
Egjipti e ka regjistruar këtë deklaratë në Kombet e Bashkuara. Me këtë ai i ka miratuar në tërësi rregullat dhe parimet e konventës së Stambollit. Qëndrimet e tij kanë qenë plotësisht në pajtim me detyrimet e mëparshme. ( Gruda ,Zejnullaj  “E drejta ndërkombëtare Publike” Faqe 191)
Megjithëkëtë, në luftërat midis Izraelit dhe Egjiptit nuk është respektuar neutraliteti i kanalit, i cili, si rezultat i veprimeve ushtarake të Izraelit, ka qenë për një kohë mjaft të gjatë i përjashtuar nga përdorimi.
Ky kanal siguron rrugën më të shkurtër nga vendet e Evropës në vendet e pellgut të Oqeanit Indian dhe të pjesës perëndimore të Oqeanit Paqësor. Nga rëndësia e tij, kanali i Suezit është një nga rrugët detare më të rrahura. Regjimi i Kanalit të Suezit është caktuar nga një konventë e posaçme e përfunduar në vitin 1888. Sipas dispozitave të Konventës së vitit 1888. Kanali është i lirë si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte për të gjitha anijet tregtare, si dhe për luftanijet. Brenda në Kanal dhe në brigjet e tij, si dhe në një zonë prej 3miljesh në të dy hyrjet e Kanalit, ndalohet çdo veprim që mund të pengojë përdorimin e lirë të tij. Kanali nuk mund t’i nënshtrohet bllokadës. ( po aty, Faqe 192) E drejta e mbrojtjes së Kanalit nga çdo sulm i përket vetëm Egjiptit. Në vitin 1936 Anglia lidhi me Egjiptin një traktat aleance, me anën e të cilit siguroi për vete “ të drejtën” për të mbrojtur Kanalin së bashku me Egjiptin dhe për të vendosur trupa në zonën e kanalit. Pak nga pak Britania e forcoi prezencën e saj ushtarake në zonën e kanalit. Ajo ngriti baza ushtarako-detare në zonën e portit Suez dhe në Pord Said ( po aty  Faqe 192)
Më 26 korrik 1956 presidenti i Egjiptit, Gamal Abdel Naser-i, shpalli se qeveria e tij po shtetëzonte kanalin e Suezit. Ky veprim i përgjigjej tërheqjes së ofertës që kishin bërë Britania dhe Shtetet e Bashkuara  për të financuar ndërtimin e digës së Asuanit dhe përfundoi në një sulm të përbashkët të Britanisë, të Francës dhe të Izraelit kundër Egjiptit.
Anthony Eden-i, kryeministri i Britanisë, i trembej nacionalizmit arab të Naserit dhe ushqente urrejtje të thellë personale ndaj vetë Naserit, të cilin e konsideronte si një Hitler të ri, Eden-i kërkonte rrëzimin e Naserit, dhe besonte se kjo do të arrihej me pushtimin e kanalit të Suezit. Francezët, që gjithashtu ishin të shqetësuar nga rritja e nacionalizmit arab, pranuan të merrnin pjesë në një operacion ushtarak të përbashkët.( Oxford, Fjalori Përmbledhës, , faqe 274 )

                                     
                                    Kriza e Suezit


Më 1955, pikërisht dy muaj pas Mbledhjes së Gjenevës, Bashkimi Sovjetik i bëri një shitje të madhe armatimesh Egjiptit, duke shkëmbyer armët me pambuk, oferta e të cilit ishte e madhe – një hap i guximshëm për të shtrirë influencën sovjetike në Lindjen e Mesme. Duke bërë hapin e tij për influencë në Egjipt, Hrushovu kishte kapërcyer kordonin sanitar, që Shtetet e Bashkuara kishin ndërtuar përreth Bashkimit Sovjetik duke e vënë Uashingtonin përballë detyrës së kundërshtimit të sovjetikëve në zonat, që deri atëherë konsideroheshin të sigurta, brenda zonës perëndimore të influencës.( Henry Kissinger, “Diplomacia” faqe 522)
Udhëheqësit sovjetikë nuk mund të mos e kuptonin, se shitja e parë e armëve një vendi në zhvillim, do të ndizte nacionalizmin arab, do ta bënte konfliktin arabo-izraelit më të pakontrollueshëm deri sa u përhap tymi, kriza e Suezit kishte prishur statutin e Fuqive të Mëdha, si të Britanisë së Madhe, edhe të Francës.
Nga jashtë Evropës, tani e tutje Amerika do të ishte e detyruar të siguronte kryesisht vetë mbrojtjen e Luftës së Ftohët.
Bashkimi Sovjetik as që ishte i implikuar në shitjen fillestare të armëve, meqenëse transaksioni bëhej përmes Çekosllovakisë.( Po aty, faqe 523)
Në shekullin e njëzetë Kanali i Suezit ishte bërë arteria kryesore e furnizimit të Evropës Perëndimore me naftë. Edhe me pozitën e saj të dobësuar, fill pas Luftës së Dytë Botërore, Britania e Madhe vazhdonte ta konsideronte veten fuqia mbizotëruese në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në dy shtylla: tek Irani, që furnizonte me naftë, përmes një kompanie të përbashkët anglo-iraniane dhe tek Egjipti, që shërbente si bazë strategjike. Lidhja Arabe u krijua nga Antoni Ideni më 1945, si një platformë politike për të kundërshtuar penetrimin e jashtëm në Lindjen e Mesme. Forca të konsiderueshme ndodheshin në Egjipt, Irak, Iran.
Një oficer britanik, gjenerali Xhon Glub ose Glub Pasha, komandonte Legjionin Arab të Jordanisë. ( Po aty, faqe 524)
Në vitet e 50-të kjo botë u shpërbë. Me miratimin e brezit të parë të vendeve, që porsa ishin bërë të pavarura, kryeministri iranian Mosadeh shtetëzoi më 1951 industrinë e naftës në Abadan. Britania e madhe tani nuk e ndjente veten aq të fortë, sa të ndërmerrte veprime ushtarake kaq afër kufirit sovjetik, pa ndihmën amerikane, e cila nuk po vinte. Për më tepër, ajo mendonte se kishte një pozicion për t’u tërhequr, në bazën e saj kryesore gjatë Kanalit të Suezit. Kriza e bërë nga Mosadeh përfundoi pas dy vjetësh, kur shtetet e Bashkuara nxitën një grusht shteti për përmbysjen e tij. Megjithatë, epërsia britanike në Iran asnjëherë nuk u rivendos. Më 1952 pozita ushtarake e Britanisë së Madhe në Egjipt, gjithashtu po rrënohej. Një grup oficerësh të rijë, duke shprehur ndjenja nacionaliste dhe antikoloniale, që kishin përfshirë rajonin, përmbysën Mbretin e korruptuar Faruk. Figura e tyre kryesore ishte koloneli Gamal Abdel Naser. Naseri një personalitet i fuqishëm dhe tepër tërheqës, u bë një figurë e dashur, duke bërë thirrje për nacionalizmin arab. Ai ishte ndierë shumë i poshtëruar , nga humbja e arabëve më 1948 në luftën me Izraelin. Ai shihte në krijimin e shtetit hebraik kulmin e një shekulli të koloniaalizimit perëndimor dhe ishte i vendosur t’i nxirrte Britaninë e Madhe dhe Francën jashtë nga rajoni. Shfaqja e Naserit nxori në sipërfaqe konfliktin e fjetur midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre kryesorë të NATO-s për kolonializmin. Që në prill 1951 Çërçili, në atë kohë akoma udhëheqës i opozitës, kishte bërë thirrje për veprime të përbashkëta në Lindjen e Mesme.( Kissinger, Henry “ Diplomacia” faqe 528 )
Britania e Madhe ishte e para që u detyrua të hiqte dorë nga iluzionet për Lindjen e Mesme. Baza e saj ushtarake gjatë Kanalit të Suezit ishte një nga postet e fundit të përparuara perandorake me rëndësi, që kishte rreth 80000 trupa. Por Britania e Madhe nuk ishte në gjendje të mbante, pa ndihmën e Amerikës, një forcë të madhe në Zonën e Kanalit përballë opozitës egjiptiane.
Më 1954, nën presionin e Shteteve të Bashkuara, Britania e Madhe pranoi, që deri më 1956, të tërhiqte forcat nga baza e saj e Suezit.
Të shqetësuar për unitetin e tyre të prishur, udhëheqësit  anglo-amerikanë tani e drejtuan vëmendjen e tyre në projektin e madh të ndërtimit të së ashtuquajturës Diga e Lartë e Asuanit: 365 këmbë e lartë dhe tri milje gjatë, do të ndërtohej në Nilin e sipërm afër kufirit të Egjiptit  me Sudamin. Ajo do të rregullonte ujitjen e Luginës së Nilit, nga e cila varej ekzistenca e popullit egjiptian që në kohët më të lashta dhe do të shpëtonte atë nga përmbytjet e përvitshme të Nilit.
Më 16 maj Naseri tërhoqi njohjen e qeverisë së Çan Kai Shisë dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.
Kjo ishte një shuplakë për Shtetet e Bashkuara , veqanarishtë për Dallesin i cili ishte shumë i lidhur me Tajvanin. Në qershor, ministri i ri i Jashtëm sovjetik Dimitri Shepillov, erdhi në Egjipt me një ofertë sovjetike, si për financimin dhe për ndërtimin e Digës së Asuanit, duke mundësuar që Naseri të bënte lojën e tij të preferuar për ti vënë superfuqitë kundër njëra tjetrës.
Dallesi kishte menduar se ishte mjaft i përgatitur për një reagim të fortë nga Egjipti. Ai tha Henri Lusit, botues i Time se vendimi për digën e Asuanit ishte ‘ një lëvizje aq e fortë shahu, që diplomacia e SHBA  nuk kishte bërë për një kohë të gjatë. Naseri argumentonte ai ishte në pozitë shumë të vështirë dhe çfarëdo që të bëjë mund të shfrytëzohet në favorin e Amerikës. Në rast se ai shkon te rusët tani i thonë jo kjo do të shkatërrojë gjithë kuadrin e ndihmës ekonomike sovjetike të kohëve të fundit në gjithë botën...
Në rast se sovjetikët pranojnë t’ia japin Naserit digën e tij ne atëherë do të përpunojmë planet tona për ta zmadhuar atë në vendet satelite me idenë që kushtet e tyre të jetesës janë kaq të këqija sepse sovjetikët derdhin miliona në Egjipt.
Me 26 korrik 1956 Naseri i dha përgjigje Dallesit përpara një turme  të madhe në Aleksandri duke formuluar reagimin e tij në një thirrje drejtuar nacionalizmit arab.
Qytetarë kjo është një luftë ku tani jemi futur. Është një luftë kundër imperializmit dhe metodave e taktikave të imperializmit, një luftë kundër Izraelit, pararojës së imperializmit. Nacionalizmi arab përparon nacionalizmi arab triumfon, nacionalizmi arab marshon përpara, ai e di rrugën e tij, ai e di forcën e tij Nacionalizmi arab e di kush janë armiqtë dhe kush janë miqtë e tij.
Duke iu kundërvënë hapur Francës, ai i tha turmës” Ne kurrë s’mund të themi se beteja e Algjerit nuk është beteja jonë. “ Në mes të fjalimit Naseri shqiptoi emrin Ferdinand de Leseps francezi që kishte ndërtuar Kanalin e Suezit. Kjo ishte një fjalë e koduar për forcat ushtarake egjiptiane për të marrë kontrollin e kanalit. Kjo i dha mundësi Naserit që nga fundi i fjalimit të tij t’i deklaronte turmës  së tërbuar “Në këtë çast që unë po ju flas disa vëllezër egjiptianë kanë filluar të marrin në dorë kompaninë e kanalit dhe pasurinë e saj dhe të kontrollojnë lundrimin në kanal- në kanalin që ndodhet në territorin egjiptian që është pjesë e Egjiptit dhe që Egjipti e ka pronën e vet.
Me gjithë dhimbjen që shkaktoi, kriza e kanalit të Suezit shënoi një ngjitje të Amerikës në udhëheqjen e botës. Me një psherëtimë lehtësimi Amerika e përdori rastin e Suezit për t’u çliruar nga aleatët, të cilët i kishte bërë gjithmonë përgjegjës për sëmundjen e realpolitik dhe përkushtimin e verbër ndaj ekuilibrit të forcës.
Por duke qenë se jeta është ashtu siç është, as Amerika nuk do të mbetej e imunizuar, Suezi u bë zanafilla për futjen e Amerikës në realitetin e fuqisë globale, një nga mësimet e së cilës është se boshllëku mbushet gjithmonë dhe se çështja kryesore është, jo nëse mbushet apo jo, por nga kush.
Duke larguar Britaninë e Madhe dhe Francën nga rolet e tyre historike në Lindjen e mesme Amerika kuptoi se përgjegjësia për ekuilibrin e forcës në atë zonë kishte rënë plotësisht mbi shpatullat e saj.
Me 29 nëntor 1956 qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar lart mbledhjen e fundit të nivelit të lartë të Paktit të Bagdadit, të udhëheqësve të Pakistanit, Irakut, Turqisë dhe Iranit deklaronte “Një kërcënim i integritetit territorial ose pavarësisë politike të shteteve anëtare do të vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara me seriozitetin më të madh.” “ Diplomatët u shprehën në mënyrën e tyre, se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përsipër mbrojtjen e shteteve të Paktit të Bagdadit, rol për të cilën Britania e Madhe tani ishte shumë e dobët ose shumë e diskredituar.( Po, aty, faqe 528)
Pas mbylljes së Luftës së Dytë Botërore dhe dobësimit të Britanisë së Madhe dhe Francës, dy fuqive kryesore koloniale popujt arabë si dhe popujt tjetër të kolonive do të përpiqen të fitojnë pavarësinë kombëtare dhe të ç’rohen nga zgjedha e huaj.
Vende si Maroku, Algjeria etj. do të njohin përpjekjen për të arritur pavarësinë kurse Egjipti, Siria dhe Iraku që ligjërisht njiheshin si shtete dëshironin më në fund ti shmangeshin influencës së huaj që iu kishte dhënë vetinë e protektorateve.
Këto përpjekje u dalluan nga mënyra të ndryshme, duke marrë herë formën e ndërgjegjësimit masiv e herë formën e revoltave popullore.
Megjithatë ekzistonte një pikë e përbashkët tek të gjithë ata që kërkonin ndryshimin dhe kjo pikë ishte urrejtja që shprehnin për fuqitë perëndimore dhe Izraelin që për arabët përfaqësonte interesat e huaja në rajon.
Si përfundim pas presionit të superfuqive aleatët u tërhoqën kurse prestigji i Nasserit, bashkë me dëshirën e Arabëve për bashkim, arriti kulmin.
Vitin 1958 dy shtet më të forta arabe, Egjipti dhe Siria, u bashkuan me krijimin e Republikës së Bashkuar Arabe duke bindur kështu Arabët se bashkimi i tyre nuk ishte i thjesht një ëndërr dhe duke i lënë të huajve përshtypjen se një fuqi e re po linte në zonë.
              Kundërshtarët e mos hapjes së Kanalit të Suezit

Perandorin pers, Darin, i cili e ka sunduar Egjiptin prej vitit 521 deri më 486, disa nga këshilltarët e tij, për shkak të rreziqeve të ndryshme,e kanë këshilluar për mos hapjen e kanalit. Porse, ndërtimtarët e Darit, megjithëkëtë, e kanë hapur kanalin, ashtu siç bëhet e ditur nga shumë shkrime, të cilat me krenari përshkruajnë ndërtimin e tij. Në një nga ato shkrime thuhet “Jam përcaktuar që ky kanal të gërmohet nga lumi Nil, i cili rrjedh nëpër Egjipt, deri te deti që vjen nga Persia. Kanali është i gërmuar në mënyrën në të cilën e kam porositur dhe pastaj anijet kanë kaluar nëpër të prej Egjiptit deri në Persi.( Revista, Ekskluzive, Albanica, faqe 64 )

                  


                        Triumfi i ndërtimtarisë së lashtë

Mund të konstatohet se njohuritë gjeografike dhe ato të ndërtimtarisë së Egjiptit të lashtë kanë qenë më të mëdha se sa ato të kohës së Napolonit. Kanali i Darit ka qenë mjaft i gjerë sa të munden fare në mënyrë  të papenguar të përballëkalohen dy anije (galije). Në pjesën e parë të rrjedhës së tij, nga Deti i Kuq drejt veriut , ai, kryesisht, shtrihej një rrugë të njëjtë si edhe kanali i tashëm i Suezit, por në pjesën e dytë është ndarë në drejtim të perëndimit, duke shfrytëzuar rrugën e natyrshme natyrore,, madje edhe lumin Nil, që, në fund, në fund të derdhet në Mesdhe.
Megjithëkëtë, nuk duhet përshkruar gjithë namin e këtij projekti vetëm Darit. Duket se punëtorët e tij vetëm  sa kanë përfunduar dhe përmirësuar punimet e filluara nga shumë mbretër të mëhershëm. Vetë egjiptasit kanë treguar se kanalin e parë. Sidoqoftë dihet se një rrugë e këtillë ujore ka ekzistuar që në vitin 1470 para erës sonë. Mbretëresha Hatsheput asokohe ka dërguar një ekspeditë në tokën e mistershme të quajtura Punt, në bregun lindor të Afrikës, Releviet fantastike në kështjellën e saj në Der el Bahri e tregojnë këtë udhëtim dhe ofrojnë dëshmi se flota e saj (Po aty faqe 64 )


Përpjekjet e Napoleonit për (ri)ndërtimin e Kanalit të Suezit

Kur Napoleoni, në vitin 1798, e ka pushtuar Egjiptin, ëndërr e tij ka qenë të ndërtojë kanalin i cili do të lidhte Mesdheun me Detin e Kuq.
Krijimi i një shtegu të drejtpërdrejtë kah bagëtitë së Indisë dhe të Lindjes së Largët është dashur të mundësojë dobësimin e ekonomisë të perandorisë britanike. Edhe sikur flota britanike,e udhëhequr nga Admirali Nelson, të mos e dëbonte Napoleonin nga Egjipti, vështirë se ëndërr e tij mund të realizohej.
Frika  nga realizimi i projektit ka vazhduar deri në shekullin XIX dhe është tejkaluar vetëm kur inxhinieri i shkëlqyeshëm francez Ferdinand de Leseps, pas njëzet vjetësh të kaluara në përpunimin e projektit, e ka përfunduar kanalin e Suezit në vitin 1869. Megjithëkëtë, parashikimi, me këtë çka është thënë deri këtu, nuk është përmbushur plotësisht. Kjo ka ndodhur vetëm atëherë kur është ndërtuar kanali modern i Suezit. Jo shumë gjatë pasndërtimit të tij, politikanët perëndimorë dinakë, Dizraeli dhe Napoleoni III, kanë blerë një pjesë të madhe të aksioneve për shtetet e tyre. Interesat e huaja në fillim ato tregtare e pastaj edhe ato ushtarake shumë shpejtë i kanë theksuar hulumtimet e tyre për kanalin dhe, kështu Egjipti praktikisht është shëndrruar në koloni të Britanisë dhe të Francës. Egjipti e fiton pavarësinë nga Britania në vitin 1936. Loja lakmitare kolonialiste për kontroll mbi kanalin më në fund ka përfunduar kur kryetari i Egjiptit Naseri,e ka dëbuar ushtrinë britanike nga zona e kanalit në vitin 1956.( Po aty faqe 65)

                                    Përfundimi              

Mirëpo, veprimi i qeverisë egjiptiane nuk ishte kundër së drejtës ndërkombëtare, një britanikët dhe francezët duhej të gjenin një casus belli. Kjo çoi në pjesëmarrjen e fshehtë të Izraelit, i cili do të pushtonte Gadishullin e Sinait dhe do të përparonte drejt zonës së kanalit, duke u dhënë britanikëve dhe francezëve shkas për të thënë se lundrimi nëpër kanal ishte në rrezik dhe se pushtimi ishte i domosdoshëm për sigurimin e tij.
Izraelitët sulmuan Egjiptin më 30 tetor dhe forcat britanike zbarkuan në Egjipt më 4 nëntor. Ushtarakisht operacioni qe i suksesshëm, por politikisht qe katastrofë. Ishte e qartë se arsyet e shpallura për pushtimin e zonës së kanalit nuk qëndronin fare dhe se ishin vetëm një shkak për veprimet ushtarake. Kjo krijoi përçarje midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pasi presidenti Eisenhoëer ishte kundër çdo operacioni ushtarak. Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të fortë diplomatik, dhe kur u zhvlerësua sterlina, gjë që vinte në rrezik rezervat valutore të Britanisë, Shtetet e Bashkuara nuk pranuan t’i jepnin ndihmë derisa të mos përfundonte plotësisht tërheqja ushtarake. I poshtëruar nga dështimi i fushatës së Suezit, Anthoni Eden-i u detyrua të jepte dorëheqjen. Në Francë pabesisë britanike dhe amerikane iu hodh përgjegjësia për dështimin, që pastaj u bë shkak për përmbysjen e Republikës më 1958. Izraeli u detyrua të tërhiqej nga Sinai. Naseri u bë heroi i luftës arabe kundër Perëndimit. Megjithëse pasardhësi i Eden-it, Harold Macmillan-i arriti  të rivendoste marrëdhëniet anglo-amerikane, kriza e Suezit simbolizoi rënien e fuqisë së Britanisë dhe ngritjen e fuqisë ekonomike të Amerikës në botën e pasluftës.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels