IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label ESE SHKENCORE. Show all posts
Showing posts with label ESE SHKENCORE. Show all posts
http://www.fakultete.blogspot.com/ Esse - Ironia... veçanërisht ajo sokratike.
Ka një ironi elementare e cila ngatërrohet me njohjen dhe që, e tillë si art, është bijë e zbavitjes. Sigurisht, ironia është tepër morale për të qenë vërtet artiste, dhe tepër mizore për të qenë vërtet komike. Megjithatë, ja një tipar që i përafron : arti, komikja dhe ironia bëhen të mundshëm vetëm aty ku çtendoset ngutshmëria jetike. Por ironisti është ende më i çliruar se komiku ; sepse ky i fundit, shpesh nxiton të qeshë vetëm për të mos qarë, njëlloj si ata frikacakët që i flasin me zë natës së zezë për t’i dhënë vetes zemër ; këta mendojnë se do ta largojnë rrezikun thjesht duke ia zënë emrin me gojë, dhe bëjnë kështu si të lirë, me shpresën që t’ia kalojnë në shpejtësi rrezikut. Ironia, e cila nuk ua ka më frikën befasirave, luan me rrezikun. Kësaj here, rreziku është në një kafaz ; ironia shkon ta shohë, e
përqesh, e provokon, e tall dhe e mirëmban për riprodhimin e vet ; madje ajo do të rrezikojë edhe përmes hekurave të kafazit, që zbavitja të jetë po aq e rrezikshme sa e mundur, për të përfituar kështu iluzionin e plotë të së vërtetës ; ajo luan me frikën e saj të paqenë, dhe nuk lodhet së ngadhnjyeri mbi këtë rrezik të mrekullueshëm që vdes në çdo çast.
Ç’është e vërteta, loja mund të përfundojë keq, dhe Sokrati ka vdekur nga kjo ; sepse ndërgjegja moderne nuk i ngacmon ashtu pa u ndëshkuar krijesat e përbindshme që terrorizonin ndërgjegjen e vjetër. Megjithatë, fryma e ironisë është pikërisht fryma e shkrehjes, dhe ajo përfiton nga qetësimi më i vogël për ta rifilluar sërish lojën. Kështu, gjatë historisë së vet, mendimi ka përshkuar disa oaze ironie ; këto janë epokat e « jetës skolastike » dhe talljeve të lira ku mendimi merr frymë sërish dhe çlirohet nga sistemet e ngurta që e shtypnin ; brezat e ironistëve ndërrohen me breza tepër seriozë, ashtu si në jetën individuale, tragjikja ndërrohet me moskokëçarjen. Shfaqja e Sokratit në fund të shekullit të V-të p.e.s, përfaqëson kështu këtë ironi të parë të adoleshencës e cila pason tek ne periudhën e frikave dhe rrëmbimeve të rinisë. Ironia sokratike është një ironi pyetësore ; me pyetjet e veta, Sokrati shpërbën kozmogonitë masive të Jonianëve dhe monizmin mbytës të Parmenidit. Le të shënojmë fillimisht se Sokrati është një sofist, ashtu si Prometeu një titan ; por ai është një sofist që ka « përfunduar keq », një sofist që tallet edhe me sofistikën, edhe me shkencën e meteorëve. Në thelb, fryma e humanizmit dhe debatit që fryn tek këta sharlatanë, është vetë fryma e Sokratit ; Xhorxhias, duke argumentuar në favor të mosqenies, përpiqet të na mashtrojë, ashtu si dhe Abderitani Protagoras, i cili është një virtuoz i « antilogjisë ». Për shembull, ashtu si Sokrati, Sofistët e pranojnë karakterin e mësueshëm të virtytit, por për arsye aq të dyshimta sa Sokrati i Protagoras duket sikur thotë se ky virtyt është i papërcjellshëm ; sepse ai kërkon shkencën dhe jo kleçka apo receta. Ajo çfarë Sokrati iu qorton tregtarëve orvietanë (ashtu si më vonë Auguste Comte ndaj Saint-Simon), është se ata e kanë vënë parmendën para qeve, se improvizojnë aty ku do të duhej analizuar, dhe se shkurt, kanë rënë në përafërsitë e rëndomta të probabilizmit. Sofistit, me sofist : Sokrati çjerr maskën e këtij sherri (debati), dhe mashtrimin e këtij « arrivizmi » ; Sokrati i bën shoshë me pyetje tregtarët e fjalive të bukura, dhe ndjen një ngazëllim të vërtetë tinzak kur ua shpon tepritë e tyre të elokuencës, kur ua shfryn tollumbacet e mbushura plot me një dije të kotë. Sokrati është ndërgjegja e Athinasve, njëherësh ndërgjegja e tyre e qetë dhe ajo e rënduar ; domethënë, në funksionet e tij, gjejmë dy rrjedhojat e ndryshme të ironisë, sipas asaj që kjo na çliron nga frikat tona apo na privon nga bindjet që kemi. Nga njëra anë, Sokrati i zbavit Athinasit ; Schelling e krahason me Dionisin, zotin e ri falë të cilit qielli i shkretë i Uranosit do të mbushet me këngë dhe zhurma. Nga ana tjetër, Parmenidi është Kronosi i filozofisë, që gëlltit, qysh në zanafillë, veçantitë konkrete, shumësinë, lëvizshmërinë, tjetërsinë. Sokrati, me natyrë dioniziake, e vë në lojë këtë unitet të pangopur, këtë parim kronian që rëndonte mbi larminë e hareshme të dallimeve ; Sokrati ka diçka prej sharlatani, xhongluesi, qenieje gëtike ; ai e deh qytetin e vjetër të fortë e të ngurtë, themelon më në fund një dije njerëzore, të flatruar, të hollë e të zgjuar, në fushën e së cilës do të ushtrohet analiza e Aristotelit. Kështu, mbi Athinasit fryn një erë çmendurie ; demoni i dialektikës i cyt të rinjtë në sheshe dhe kryqëzime ; Alqibiadi lëshohet në gjithfarë fjalësh të çuditshme për të tërhequr vëmendjen e qytetit… Eshtë Sokrati, njeriu demonik, ai që i tremb qytetarët, që i deh me dialektikë dhe ide të mprehta ; tani e tutje, në Greqi ka vend për mendime të shkathta dhe të lira, për kritikë pjellore. « Kur të dëgjoj ty, i thotë Alqibiadi në tavolinën e poetit Agaton, më rreh zemra më shumë se nga vallja e koribantëve… » ; dhe ai e krahason Sokratin herë me një silen, e herë me satirën Marsias, që janë qenie dioniziane. Por gjithashtu, Sokrati është i vetmi njeri që mund ta bëjë Alqibiadin të skuqet ; i vetmi që e bën të kuptojë se të jetosh ashtu siç bën ai, s’ia vlen të jetosh fare. Gjithçka duket e papërfillshme në krahasim me nderimin e mrekullueshëm dhe prekës që Alqibiadi i bën Sokratit në fund të Gostia të Platonit. Alqibiadi është ca i pirë, thjesht aq sa duhet për të folur në tërë lirshmërinë e shtytjes së parë. « Pra më duhet t’i largohem atij duke i mbyllur veshët ashtu si për sirenat… Ai është i vetmi që zgjon tek unë një ndjesi për të cilën askush s’do të më besonte të aftë : për turpin përballë një njeriu tjetër ; … dhe them se shpesh do të doja që të mos ekzistonte fare.


Ese shkencore Tema : Zhvillimi historik i elektricitetit dhe figurave shkencore te tij . 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Kur shkencëtarët e kuptuan se si fuqia magjike e elektricitetit mund të përvetësohej për nevojat e njeriut, zhvillimi i jetës u bë shumë më dinamik. Po të mos kishte ndodhur ky revolucion në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX, jeta jonë do të ishte krejt ndryshe. LEXO ME SHUME....
Nuk do të kishim Radio, nuk do të shikonim TV-në, nuk do të mundnim të telefononim e te kishim një PC. Shtëpitë dhe rrugët do të ndriçoheshin nga poçet me gazë. Elektriciteti është një formë e energjisë. Ai krijohet, kur elektronet, pjesë të vogla të atomit, fillojnë të lëvizin nga një atom në tjetrin. Edhe pse shkencëtarët e dinin që në kohën e lashtë për këtë "magji" atyre ju deshtë të kaloj kohë e gjatë gjeri në fund të shekullit XVII, që ta kuptojnë dhe ta përdorin për nevoja të njerëzimit këtë dukuri. Elektriciteti gjendet gjithë ku, mirëpo dukuri më e dukshme në të cilën gjendet elektriciteti është vetëtima, e cila në të vërtet është njëshkrëndi në atmosferë. Aleksandër Volta (1745-1827), gjeti se si breshka eksperimentuese e Galvanit, punonte (funksiononte). Më 1799 në mes të dy rriskave (dy pllaka) zinku dhe bakri, futi një copë letër të lagur dhe kështu krijoj një qelizë që prodhonte rrymim. Pasi që vuri disa qeliza të tilla fitoj rrymim shumë më të fortë. Pastaj Volta përmirësojtrungun e voltazhesh duke përdorur në vend të ujit thartësira dhekripëra. Më këtë ai kishte shpikur baterinë e parë në botë. Më 1831 Mihal Faradai, ja arriti të zbatojë zbulimin e Oerstedit për efektet magnetike. Ai mendoi se kur me rrymë elektrike mund të krijohet magnetizmi atëherë duhet të jetë edhe e kundërta, nga magnetizmi të përfitohej elektriciteti. Kështu ai pa që krijohej elektricitet kur e afronte dhe e largonte një spirale në një fushë magnetike. Sapo teli i spirales e tejkalonte fushën magnetike (induktohej) elektriciteti. Ky është principi në bazë të së cilit punon dinamo dhe elektromotori. Nikola Tesla patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.

 Lloji i parë i transistorit që është zbuluar është transistori bipolarë. Ky transistor i ka tri shtresa gjysmëpërçuesish, ku në mes dy tipash të tipit p është vendosur një shtresë e hollë e tipit n, duke formuar transistorin PNP. Ngjashëm fitohet edhe tipi NPN. Vetia e transistorit është se ai funksionon si ndërprerës elektronik. Kjo mundëson përdorimin e transistorëve në qarqet logjike digjitale, në qarqet aritmetike të procesorëve kompjuterëve personal, në memoriet e kompjuterëve dhe në shumë zbatime të tjera. Kondensatorët elektrikë janë vegla të cilat shërbejnë për grumbullimin e sasisë së vogël të elektricitetit. Në njëfarë mënyre këta janë të ngjashëm me bateritë që mbushen. Kondensatorët mund të pranojnë ngarkesa elektrike, t’i deponojnë ato dhe pastaj sipas nevojës t’i kthejnë prapa. Elektriciteti eshte I rendesishem per gjithcka ne jeten tona pa te do te ishim ne erresire totale .
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ESE TE GATSHME 






Esefilozofike "Jeta"


































ESE : “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemernjerezore qe e cmon dhe e do”















Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve në Skoci – Të përbashkëtat dhe dallimet
Çdo gjë që kam bërë ose jam përpjekur të bëjë për Skoci, gjithmonë ka qenë për të mirën e saj, kurrë unë dhe njerëzit e mi, nuk kemi përfill askënd për të provuar ndryshe.
Interesimi i mësimdhënësve për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) ka shënuar rritje, ata janë të interesuar të dinë mbi njohurit, praktikat dhe përvojat  që lidhen ngushtë me punën e
tyre në klasë. Ka raste kur në mesin e mësimdhënësve përhapet edhe një lloj cinizmi që rezulton kinse nga përvojat e këqija të kurseve të trajnimit e që kinse kanë pak lidhje me punën e tyre të përditshme në përmirësimin e mësimdhënies e nxënies. Një numër relativisht i vogël i mësimdhënësve e ka të vështirë të thyej kornizat e tradicionales dhe të pranojë ndryshimin.
Argumente dhe kundër argumente të shkollave, rreth trajnimeve
Shpenzimet në planin e ZHVPM është i kontrolluar kryesisht nga shkollat që raportojnë nivele të larta të pakënaqësisë në shumë prej aktiviteteve të ZHVP, aktualisht që kanë në dispozicion. Shkollat janë përpjekur gjithnjë e më shumë për të zhvilluar programe për të siguruar cilësi në shërbim të arsimit, por pastaj humbasin përfitimet e ekonomive të shkallës dhe kufizohen mundësitë e tyre për ekspozimin e mësuesit specialist të ekspertizës në një gamë të gjerë të perspektivave .
Kjo prirje në programet shkollore gjithashtu vë theksin në aktivitetet e ZHVP, të cilat plotësojnë nevojat e mësuesve, por edhe kufizon mundësitë për krijimin e rrjeteve dhe partneriteteve ndër- shkollore .
Praktikë e mirë ZHVP
Faktet flasin se interesimi i mësimdhënësve për ZHVP shënon rritje, duke sugjeruar elementet që ndihmojnë mësuesit për të përmirësuar praktikën e tyre mbi një bazë të qëndrueshme. Dëshmia vjen nga një sërë burimesh, si në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë vendit, dhe shumë është i bazuar në raporte të detajuara të ndryshimeve në praktikat e mësuesve të cilat kanë përmirësuar mësimdhënien dhe nxënien.
Rritja e interesit të mësuesve në zotërimin e proceseve hulumtuese, evidenca dhe gjetjet, dhe punën vlerësuese për zbatimin e iniciativave substanciale, ndihmojnë për të ndërtuar një tablo të efektshme të  proceseve arsimore.
Shumë shpesh, elementet specifike të aktiviteteve të tilla si modele, vëzhgimet në klasë dhe stërvitjet kanë qenë të kuptuara më shumë si pjesë e shkollës, apo zhvillim i kurrikulave, apo zhvillimin e pedagogjisë në klasë, e më pak si ZHVP. Vetëm kohët e fundit ka filluar të interpretohet mendimi për atë që ne dimë se ZHVP është faktor bazë për mësimin e efektshëm të nxënësve dhe është për të mirën e mësuesve të tyre.
Mësuesit nuk e kuptojnë se sa shumë ata e dinë
Mësuesit punojnë me një numër shumë të madh të faktorëve të ndryshëm në klasat e tyre, këta faktorë ata duhet t’i marrin me shpejtësi dhe t’i përshtatin në situata të ndryshme në mësimdhënie e nxënie. Për të menaxhuar këto situata, mësuesit kanë brenda vetes së tyre sasi të mëdha të njohurive lëndore dhe profesionale dhe ekspertiza, në ndonjë rast ata pothuajse nuk e dinë sa shumë dinë.
Përdorimi i ideve dhe qasjeve të reja, nga njohuritë e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, kërkon që mësuesit t’i bëjnë të qarta njohuritë e tyre ekzistuese dhe të rrisin besimin e tyre që u mundëson atyre të marrin në konsideratë rëndësinë e qasjeve të reja për praktikën e tyre dhe nevojave të nxënësve, në përputhshmëri të kontekstit të zhvillimit shoqëror.
Kjo do të thotë se zhvillimi praktikë i mësimdhënies është kohë – konsumuese dhe stresuese. Pra, mësimdhënësi duhet të lejojë përdorimin e strategjive mbështetëse të provuara dhe të testuara për të përqafuar ndryshimin dhe të renë. Mësimdhënësi, shpesh ka për tu përballuar me mësimdhënie të keqe, para se të marrë atë që është më e mira. Megjithatë, ZHVP ka treguar se sjell ndryshmin e vërtetë, cilësi për mësuesit dhe nxënësit, për kundër pengesave të konsiderueshme.
Rëndësia e ZHVP
• të krijojë mundësi për mësuesit për tu bërë në mënyrë eksplicite të vetëdijshëm për atë që ata bëjnë dhe dinë tashmë – plus aktivitete që nxisin zhvillimin e një kulture reflektues në mesin e mësuesve, ku ata mund të diskutojnë ma me thellësi dhe mbi bazën e dëshmive (p.sh. Video), ose përvojave të përbashkëta, mënyra me të cilën ata dhe kolegët e tjerë si japin mësim
• të krijojë mundësi për mësuesit për të kuptuar idetë dhe qasjet e reja: për të parë anën teorike, demonstruar në praktikë dhe të jenë të ekspozuar ndaj ekspertizave të reja
• të sigurojë mbështetje për eksperimente me ide të reja dhe qasje në mënyrë që mësuesit mund të punojnë pavarësisht implikimeve dhe t’i dominojnë problemet në lëndët e tyre, me nxënësit , me shkollën dhe komunitetin të sigurojnë reagime të qëndrueshme dhe përkrahje, të jenë të angazhuar në ndryshimin e praktikën e tyre në vazhdimësi
• të sigurojë prova bindëse se strategjia apo metoda, duke u mësuar në vazhdimësi sjell përfitime të drejtpërdrejta për mësimin e nxënësve.
Shembuj të suksesshëm të ZHVP
ZHVP vjen në shumë forma, me nivele të ndryshme të efektivitetit, si: Institucionet e Arsimit të Lartë, OJQ me programet e tyre për shkollat, lehtësuesit me bazë në shkollë ditëve të trajnimit, sindikatat dhe shoqatat profesionale që ofrojnë një menu të rregullt të kurseve, ka gjithashtu një numër të madh të ofruesve privatë etj.. Megjithatë, disa nga aktivitetet më efektive nuk mund edhe të njihen si ZHVP.
(Kosova ka specifikat e saja në këtë drejtim…)
Një shembull është edhe me futjen e ndryshimeve në programin mësimor kombëtar, ku kanë mbështetur grupet e vogla të mësuesve si të zhvillohen ata dhe testuar nga materiale të reja dhe skemat e punës mbi baza bashkëpunuese.
Kjo shpesh përfshin mësuesit duke u përpjekur nga materiale së bashku në klasa joformale: eksperimente të mundshme apo shpjegim mbi strategjitë dhe duke ofruar reagime të tjera në klasë dhe planifikimin e takimeve.
Shumë nga aktivitetet janë ndërmarrë duke ndërtuar edhe përmirësuar projekte shkollore. Shpesh, kjo përfshin përdorimin dhe kërkimin e veprimit si një mjet për të bërë të mundur që mësuesit të kuptojë praktikën aktuale, interpretojnë dhe provojnë ide të reja, dhe për të përvetësuar ato përmes procesit të mbledhjes së të dhënave, apo pyetësorëve në lidhje me punën e tyre dhe përgjigjet e nxënësve të tyre.
Bashkëpunimi në ZHVP
Disa nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe LEAs inkurajojnë mësuesit për të ndërmarrë hulumtime të bazuara në baza kolektive, ku programet fokusohen ndjeshëm në praktikë.
Mësuesit në këto programe dhe të tjera, janë aktiv në Agjencinë e Trajnimit të Mësuesve ( ATM) financuar nga shkolla kanë gjetur se akti i mbledhjes së të dhënave dhe vëzhgimit, duke përdorur video-diskutim, ka ndihmuar ata të zhvillojnë praktikën e tyre. Ajo gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e një klime të shqyrtimit kolegjial dhe të flasin me mësimdhënësit të cilët kanë pasur efekte të dobishme nëpër shkollat ku ata japin mësim.
Partneritetet kërkimore ndërmjet mësuesit dhe kolegëve bazuar në bashkëpunim të sinqertë, shpesh kanë rezultuar me ndryshime të përhershme dhe substanciale në mësimdhënie e nxënie cilësore. Këto bashkëpunime mund të marrin formën e një konsorciumi të mësuesve dhe studiuesve që punojnë së bashku për përmirësimin e gjendjes në arsim.
Çështje e rëndësishme është edhe zhvillimi i aftësive të dëgjuarit tek nxënësit për tejkalimin e pengesave. Mbështetur nga studiuesit, mësuesit që vëzhgojnë mësimin e njëri-tjetrit, do të diskutojnë në video-klipe, përdorimin e shkrimit, ditarë dhe një gamë të mekanizmave të tjerë, për të përmirësuar praktikën e tyre dhe për të rritur cilësinë në mësimdhënie.
Mënyrat efektive të parapara për ZHVP
Ndërsa shumica e iniciativave të përshkruara më sipër kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, ata janë të varur në vizionin e OJQ-ve, Institucioneve të Larta Arsimore, sindikatave, shkollave dhe agjencive qeveritare. Tani që ne kemi filluar për të arritur konsensusin më të madh në lidhje me ZHVP të mësimdhënësve, duke bashkëpunuar me Institucione Qeveritare dhe OJQ që kanë në fokus ZHVP të mësimdhënësve për të sjellë praktika të mira në nivel kombëtar.
Ndoshta mjeti i vetëm dhe më i rëndësishmi, në uzinën e armatimit është Zhvillimi në Vazhdimësi i Mësimdhënësve, trajnimi dhe stërvitja e tyre. Hulumtues, si; Joyce, kishte identifikuar, kohë më parë (1988), se rëndësia e reagimeve të qëndrueshme dhe stërvitjet për praktikën eksperimentale janë si vendimtare për transferimin e njohurive dhe shkathtësive, në veçanti të fituara në kurse trajnimi, që qojnë në përmirësimin e cilësisë në klasë.
Rëndësia e ZHVP të mësimdhënësve po bëhet e njohur gjerësisht. Për shembull, trajnimet janë një fillesë e zakonshme, në shumicën e nismave të tilla, si në aftësitë e të menduarit nëpërmjet Shkencës së Arsimit, dhe është gjithashtu në qendër të programit të ri për zhvillim profesional. Në nivel praktik, më e rëndësishmja, simbolizon faktin se mësuesit janë një pjesa thelbësore e zgjedhjes dhe zgjidhjes se fushëveprimit për avancimin e Zhvillimit në Vazhdimësi të tyre, si dhe janë klientë thelbësorë të kësaj çështje.

Ese shkencore
Tema : Perse hame ?
      Ushqyerja eshte nje proces nepermjet te cilit merren dhe perdoren nga organizmi elementet kryesore te ushqimit.  Ushqimi eshte nje nevoje baze fiziologjike dhe nje kusht i domosdoshem per nje shendet te mire keshtu trupi i njeriut ka nevoje per elementet kryesore ushqimore , te cilat ndahen ne shtate klasa : karbohidrate, proteina, yndyrna ,vitamina , minerale,uje dhe fibra. Ushqimi i
shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime të caktuara.Ne duhet te hame  që të ndihemi mirë, të kemi më shumë energji dhe të jemi të shëndetshëm. Cdo qelize e trupit tone ka “uri “ per energji dhe kete ia sigurojme permes ushqimit .Cdo organizem ka nevoje per energji qe te vere ne funksion zemren , aparatin lokomotor , por dhe funksione qe qendrojne ne themel te mirefunksionimit si p.sh prodhimin e enzimave dhe hormoneve ,per te transportuar lende
permes membranave pra per punen e miliarda qelizave. Permes ushqimit permiresojme standartet tona shendetesore ,duke patur nje sistem imunitar te forte arrijme te luftojme bakteriet deri te qelizat kancerogjene permes vitaminave dhe ushqimeve te ndryshme te ushqyeshme .Qe te jetojme , qe te rritemi jane disa nga pergjigjet e kesaj pyetjeje . Ne hame qe te krijojme nje mjedis te brendshem te pershtatshem per veprimtarine qelizore dhe te sigurojme lendet e nevojshme per funksionimin e organeve tona . Kockat kane nevoje per kriperat minerale sidomos ato te kalciumit per te qene te forta e te qendrueshme ,nga kockat varen dhe muskujt e skeletit sepse fiksohen ne to e keshtu varet dhe skeleti prandaj permes te ushqyerit ne mbajme trupin tone ne “kembe “.  Ne ushqehemi per te qene aktiv , te vemendshem , per te forcuar kujtesen , per te shkathtesuar mendjen . Peshku eshte nje ushqim ndihmon në uljen e kolesterolit  në gjak, parandalon alzheimerin, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoret  për trajtimin e ekzemës, migrenës.  Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Ne arrijme te sigurojme nje jete te gjate e te shendetshme vetem nga nje ushqim ,cfare mund te arrijne nese ushqehemi sipas nje diete te baraspeshuar ? Ne duhet të përqendrohemi shumë më shumë në edukim të të ushqyerit, veçanërisht në ngritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e të ushqyerit në mënyrë të drejtë, arritjen dhe mbajtjen e shëndetit të mirë, parandalimin e shendetit te tepërt për të ardhmen tone . Ne duhet të fillojmë me vënien e prioriteteve për të përmirësuar standardet tona shëndetësore dhe për të rritur konsumimin e vlerave ushqyese.
Ne ushqehemi qe te krijojme rezerva energjitike , reverza kalciumi , ushqehemi qe te kemi fuqi qe me veprimtarine tone muskulore te prodhojme nxehetesi e te ruajme temperaturen konstante trupore 37 grade C. Ne duhet te hame per te zevendesuar humbjet e organizmit etj . Te gjitha arsyet e mesiperme jane te drejtuara nga nje arsye e pergjithshme : per te jetuar ,por krahas ketyre nevojave ne mgacmohemi nga era , pamja e ushqimeve . Organizmi ynë reagon ndaj ushqimeve që hapin oreksin, pavarësisht nga stimuli i urisë,pra ne hame jo per tu ushqyer por nga  kenaqesia  e te shijuarit .                   Mund te themi qe : “Stomaku është qendra e të gjitha sëmundjeve“.
Ne jemi ashtu siç ushqehemi. Nëse njeriu është i kujdeshëm në ushqimin e vet dhe me shprehitë e veta lidhur me të ushqyerit, rallë herë mund të sëmuret. Nuk është mençuri të hashë vetëm ushqim të këndshëm, duke mos menduar në kualitetin e tij.




Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels