IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

PUNIM DIPLOME: “KLASTERAT SI NJË ALTERNATIVË
http://eseshkolle.blogspot.com/
E MIRËMENAXHIMIT TË ZINXHIRIT TË OFERTËS” (në fokus, Industria eVerës)

KREU I PARE

  

 PROBLEME TE MIREMENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFRTES




1.      STRUKTURA DHE PROBLEME TE MENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFERTES (MZO)



Për të qenë i suksesshëm në tregun konkurues të agroindustrise kerkohet si domosdoshmeri organizimi prodhimit në mënyrë sa me efiçente dhe ne kete kontekst, plotësimi i kërkesave te konsumatorit.
Organizmi i prodhimit në mënyrë eficente i referohet jo vetëm firmës, por të gjitha lidhjeve në zinxhirin e tregut, që prej furnitorit të lëndëve të para e deri tek konsumatori final. Ai nënkupton ndertimin dhe zbatimin e nje strategjie e cila fokusohet në reduktimin e e kostove dhe qe në literaturë, ky koncept njihet si menaxhimi i zinxhirit të ofertës (MZO)
Koncepti i MZO ka interes të veçantë për kontrollin logjistik.
  • Ai përshkruhet si një çështje që merret me lidhjet në zinxhir, që nga prodhuesi kryesor e deri tek konsumatori final, me qëllim zvogëlimin e kostove te transaksionit që ndeshen pergjate zinxhirit (S-Bridge, 1996; Wilson, 1996)
  • Ai synon të prishë barrierat ndërmjet secilës njësi të zinxhirit, në mënyrë që të arrihen nivele më të larta të shërbimit dhe të kursimit të kostove
    • Koncepti DZO bazohet gjerësisht në Ekonomiksin e Kostove të Transaksionit, duke reaguar ndaj modelit ekonomik neoklasik, që sugjeron që të gjitha palët kanë informacionin e nevojshëm për të bërë zgjedhje racionale në procesin e transaskioneve, (Loader, 1996)
    • Por ne te vertete është e qartë se ky informacion nuk është gjithmonë i gatshëm në praktikë, një situtatë kjo që krijon kosto transaksioni.
Por pse eshte i rendesishem ndërtimi i marrëdhënieve brenda zinxhirit?
Ai eshte i rendesishem per keto arsye:
  • Zvogëlon pasigurinë
  • Redukton kostot e transaksionit
  • Ofrohet mundesia e krijimit te ekonomive të shkallës
  • Sjellja kooperuese në marrdhëniet ndërmjet anëtarëve të zinxhirit krijon mundësi për përfitime më të mëdha për kanalin si një i tërë (Arndt, 1979).
  • Edhe koncepti i Partneritetit për Vlerën e Shtuar (PVSH) fokusohet tek lidhjet brenda zinxhirit.
Koncepti i PVSH vjen prej kontributeve të Shkolles Ekonomike Funksionale dhe pohon se çdo ndërmarrje duhet të ketë funksione specifike brenda të tërë proceseve të përpunimit (Alderson, 1957). Porter (1990) i konkretizoi këto ide brenda konceptit të zinxhirit të vlerës së shtuar dhe sistemit të vlerës. Zinxhiri i vlerës së një kompanie përfaqësohet nga të gjitha aktivitetet duke filluar që nga prodhimi, marketingu, shpërndarja, shërbimet dhe aktivitete mbështetese që kontribuojnë vlerë tek blerësi.
Historikisht, kompanitë në faza të ndryshme të sistemit tentojnë të sillen në një mënyrë autonome ndaj kundërshtarëve, në vend të një sjelljeje kooperuese me njëri tjetrin, megjithëse është shumë e dukshme që i gjithë sistemi mund të përfitojë prej kooperimit të brendshëm dhe partneritetit. Të gjithë pjesëmarrësit përfitojnë prej një performance më të mirë të të gjithë sistemit.
Zinxhiri i ofertes eshte integrimi i proceseve te biznesit nga perdoruesit e fundit nepermjet furnizuesve origjinale qe siguron produkte, sherbime dhe informacion qe shton vlere per klientet.
Tre objektivat baze strategjike te MZO jane:
      Permiresimi i koordinimit horizontal
      Permiresimi i koordinimit vertikal
      Pozicionimi.
Ne sistemin e agrobiznesit po njihet gjeresisht nevoja per me shume integrim te zinxhirit te ofertes. Kerkesat e konsumatorit per sigurine e ushqimeve po nxisin nevojen per mbrojtjen e identitetit dhe sigurimin e cilesise. Produktet jete shkurter si dhe kerkesat speciale per zinxhire te ftohte, theksojne nevojen per me shume koordinim te zinxhirit. Megjithese MZO perben nje ceshtje te rendesishme, ne kontekstin e agrobiznesit egzistojne barriera domethenese persa i takon implementimit te tij. Inisiativa te sukseshme te MZO mbeshteten ne marredheniet e ndertuara te biznesit, ne besimin reciprok, ne te qenurit te hapur si dhe ne angazhim.
Ne nivelin me te thjeshte te analizes, struktura e zinxhirit te ofertes mund te konsiderohet si lidhje vertikale, si lidhje horizontale ose si kombinim i tyre. Kooperativat prodhuese tradicionale kane operuar si agjente per nje pjesemarrje te hapur te prodhimit te mallrave, te ndare nga klientet nepermjet nje sistemi te tregjeve spot. Ndersa rritet sfera e veprimtarise per segmentimin e tregut dhe bashke me te rriten mundesite per diferencimin e produktit, kemi interes ne rritje per arritjen e nje koordinimi me te mire vertikal.



2. METODOLLOGJIA E MENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFERTES.



2.1. Menaxhimi i zinxhirit te ofertes (MZO). Rasti ne studim, Industria e Veres


Duke konsideruar rastin e industrise se veres dhe duke u mbeshtetur ne analizen SËOT[*], strategjite qe duhen konsideruar ne kuader te menaxhimit te zinxhirit te ofertes jane si me poshte:
ST.  Max-Max
Fuqite
1) Vendndodhja
2) Karkteristika te produktit
3) Drejtimi efektiv
4) Imazhi i mire.
Mundesite
1) Rritja e te ardhurave te konsumatorit
2) Asistenca teknike.
ST.  Min-  Max
Dobesite
1) Lendet e para
2) Sistem shperndarje joefektiv
3) Mosshfrytezim i kapaciteteve prodhuese.
Mundesite
1) Rritja e te ardhurave te konsumatorit
2) Asistenca teknike.
ST.  Max- Min
Fuqite
1). Vendndodhja
2). Karkteristika te produktit
3). Drejtimi efektiv
4). Imazhi i mire
Kercenimet
1). Konkurenca e huaj
2). Kontrabanda
3). Kuadri ligjor.
ST.  Min-  Min
Dobesite
1). Lendet e para
2). Sistem shperndarje joefektiv
3). Mosshfrytezim i kapaciteteve prodhuese.
Kercenimet
1). Konkurenca e huaj
2). Kontrabanda
3). Kuadri ligjor.
Sikunder mund te shihet, problematika me te cilen perballet industria e veres eshte mjafte komplekse. Ne kete kontekst, miremenaxhimi i zinxhirti te ofertes do te kerkonte si te domosdoshme miremenaxhimin e te gjitha strategjive te mesiperme. Gjithsesi, per efekte konkretizimi, le te fokusohemi ne kuadratin e dyte te matrices (strategjite Mini-Maksi), strategji e cila kerkon qe te merren vendime per te minimizuar dobesite qe lidhen me lendet e para, sistemin jo efektiv te shperndarjes, mosshfrytezim i kapaciteteve prodhuese, si dhe per te zbutur kercenimet qe lidhen me rritjen e te ardhurave te konsumatorit, asistencen teknike.
Referuar situates se mesiperme, kuptohet se ndermarrjet ne industrine e veres duhet te fokusohen kryesisht ne drejtim te minimizimit te dobesive, ku padyshim, problemi me i mprehte mbetet sigurimi i lendeve te para.
Lidhur me kete problem, ndermarrja duhet te percaktoje:

2.1.1. Objektivat qe do te arrihen:


Objektivat qe do te duhet te arrihen jane te shumta. Nder to mund te theksohen:
      Minimizimi i efekteve qe sjell problemi i mungeses se lendeve te para
      Ndertimi dhe venia ne funksionim i nje sistemi shperndarjeje joefektiv
      Rritja e nivelit te shfrytezimit te kapaciteteve prodhuese
      Shfrytezimi i mundesive ne rritje qe ofron rritja e te ardhurave te konsumatoreve
      Shfrytezimi i mundesive ne rritje i asistences teknike te ofruar nga drejtime te ndryshme.
Duke konsideruar teresine e objektivave te mesiperme, rendesine e tyre, por edhe per efekte konkretizimi ne po konsiderojme si:

Objektivi 1:
      Minimizimi i efekteve qe sjell problemi i mungeses se lendeve te para

2.1.2. Strategjite qe do te perdoren per arritjen e objektivit te mesiperm:


Strategjite qe do te duhet te perdoren per realizimin e objektivit te mesiperm mund te jene te ndryshme, te tilla si:
      Integrimi vertikal i industrise
      Integrimi horizontal
      Nxitja e organizimit dhe funksionimit te skemave kooperuese
      Mbeshtetja e prodhueseve te rrushit nga vete industria

Duke konsideruar teresine e strategjive te mesiperme, rendesine e tyre, por edhe per efekte konkretizimi ne po konsiderojme si:

Strategjia 1:
      Integrimi vertikal me drejtim prapa

2.1.3. Taktikat qe do te zbatohen, perfitimet dhe kostot


Marrja e vendimit per permiresime te mundeshme ne miremenaxhimin e zinxhirit te ofertes do te kerkonte si te domosdoshme vleresimin e kostove dhe te perfitimeve te sejciles prej strategjive te identifikuara, sikunder tregohet edhe ne tabelen e meposhtme.

Tabela Nr.____. Te dhena per kostot dhe perfitimet e strategjise 1
Taktikat

Perfitimet

Kostot
Integrimi vertikal
Ekonomitë e integruara reduktojnë kostot duke eliminuar disa aktivitete, duke pakësuar dublimin e shpenzimeve të përgjithshme dhe duke shkurtuar kostot që varen nga teknologjiaRriten shpenzimet e përgjithshme per shkak te aktiviteteve mikse ne ndermarrje.

Zvogëlohen kostot e inventareve dhe kosto te tjera, per shkak te përmirësimit te koordinimi të aktiviteteveKosto shtese per shkak te kapaciteteve te tepërta, shkaktuar nga bashkimi i fabrikave, etj

Eviton punë që shpenzojnë kohë, si p.sh përcaktimi i çmimit në dyqan, komunikimi për hollësitë e modelit, negocimi i kontratave, etj.Organizimi i dobet i integrimit vertikal, mund te sjelle si pasoje kosto shtese

Siguron inputet e domosdoshme per prodhimin, etjMos heqje dorë nga proceset e vjetra
Mundesohet nje marketing më i mirëKrijimi i barrierave lëvizëse (ose të daljes jashtë)
Diferencimi në produkte ofron perfitim shtese (më shumë produkte që shtojnë vlerë)Lidh firmat me biznese të peraferta
Kontroll më i madh i ambientit ekonomik të firmës (fuqi tregu)Humbja e aksesit për informacion nga ana e furnitorëve ose distributorëve
Krijimi i besueshmërisë për produktinMbivlerësim i bashkimeve, të krijuara përmes integrimit vertikal
Kontroll me i mire mbi tere veprimtarite ne ndermarrjePershpejtimi i integrimit (marrja e vendimeve per integrim përpara se të mendojmë për mënyrën më të mirë të bërjes së integrimit.
Vleresimi i perfitimeve dhe kostove do te mundesonte marrjen e vendimit nese ndermarrjest e industrise se veres duhet te integrohet vertikalisht. Nga analiza qe kemi bere ne dhe nga te dhenat qe disponojme na çon ne konkluzionin se vendimarrja ne drejtim te integrimi vertikal do te ishte ne dobi te zgjidhjes se problemit dhe te nje miremenaxhimi te zinxhirit te ofertes. Gjithsesi, duhen konsideruar efektet pozitive dhe negative te integrimit vertikal ne industrine e veres.


KREU I DYTE



KLASTERAT NE INDUSTRINE E VERES-SI NJE ALTERNATIVE E MIREMENAXHIMIT TE ZINXHIRIT TE OFETES



1. KLASTERAT DHE SHPERNDARJA E TYRE SOT NE BOTE


Eshte me se e qarte se te gjitha ndermarrjet e industrise se veres perballen me probleme të ngjashme, sa u takon çeshtjeve që lidhen me konkurrueshmërinë e produkteve tuaja, gjetjen e tregjeve, kostot e burimeve, cilësi dhe standarte sipas kërkesave të tregut, etj. Natyrshem mund te konkludohet se, nëse bizneset kanë probleme të përbashkëta, atëherë ndoshta ka hapësira që ata të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për zgjidhjen e problemeve të ngjashme. Pra, mund të gjenden zgjidhje të përbashkëta, me kosto më të ulët dhe me përfitim për të gjitha bizneset që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Në të vërtetë, kjo intuitë, në shumë vende të botës është shndërruar në një praktikë, ku zgjidhjet e përbashkëta të problemeve të njëjta kanë çuar në suksese kolektive.
Pikërisht kjo formë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve që konkurrojnë me njëri-tjetrin, por që janë angazhuar për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në përfitim të të gjithëve, është pagëzuar me emrin “klaster”. Ne terma me te thjeshte, nje klaster perkufizohet si nje rajon gjeografik i cili perfshin nje numer te mjaftueshem kompanish qe kane nevoja te ngjashme ose te lidhura me aftesine per te gjeneruar ekonomi te jashtme shkalle dhe per te prodhuar novacion. Klasterat jane perqendrime gjeografike te kompanive dhe institucioneve te nderlidhura ndermjet tyre ne nje fushe te caktuar.Klasterat perfshijne nje sere industrish te lidhura midis tyre dhe gjithashtu edhe entitete te tjera te cilat jane mjaft te rendesishme ne perpjekjet per te qene me konkurrues.Ata perfshijne psh ofruesit e inputeve te specializuara sic jane ata te makinerive,sherbimeve dhe gjithashtu perfshijne siguruesit e infrastruktures se specializuar.Gjithashtu shume klastera pershijne institucione qeveritare dhe mjaft institucione te tjera si psh universitetet,agjenci te vendosjes se standarteve,trajnues dhe shoqeri tregtare qe garantojne trajnim te specializuar,edukim,informacion kerkim dhe asistence teknike. Kufijte e nje klasteri percaktohen nga lidhjet dhe plotesimet midis industrive dhe institucioneve qe jane me te rendesishem per konkurrencen.Edhe pse klasterat  zakonisht kufizohen brenda kufijve politike te nje shteti,ata edhe mund ti kalojne kufinjte e vendit apo edhe ata kombetare.
Klasterat rralle qendrojne konform klasifikimeve standarte te sistemeve industriale ,te cilat deshtojne ne drejtim te bashkepunimit me shume aktore perberes te konkurrences.
Klasterat promovojne si  konkurrencen dhe promocionin.Rivalet konkurrojne intensivisht per te fituar dhe arritur kliente.Pa nje konkurrence te shendetshme ,nje klaster do te deshtoje.Ende ka nje shkalle kooperimi ,pjesa me e madhe e te ciles eshte vertikale e cila perfshin kompani ne industrite e lidhura me to dhe institucionet lokale.Konkurrenca mund te bashkeekzistoje mmme kooperimin sepse ato ngjasin ne ne dimensione te ndryshme dhe ndermjet lojtareve te ndryshem.
Klasterat perfaqesojne nje lloj forme te re organizimi e cila qendron midis tregjeve nga njera ane dhe hierarkive apo integrimit vertikal ne anen tjeter. Per me teper, klasteri eshte nje menyre alternative e organizimit te zinxhirit te vleres. Krahasuar me transaksionet tregtare ndermjet shitesve dhe bleresve te shperndare  dhe te rralle,proksimiteti i kompanive dhe institucioneve ne nje zone te caktuar, dhe shkembimet e perseritura ndermjet tyre perforcon me teper koordinimin dhe besimin.
Nje klaster i perbere nga kompani dhe institucione te pavarura dhe joformale te nderlidhura midis tyre perfaqeson nje forme organizimi robuste qe ofron avantazhe ne eficence,efektivitet dhe fleksibilitet.
Klasterat në shumë vende janë shndërruar në motorrin kryesor të zhvillimit ekonomik të rajoneve. Praktika e klasterave është prezente në shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim anembanë botës. Në shumë prej këtyre vendeve, klasterat bashkëveprojnë jo vetëm brenda rajonit të tyre gjeografik, por po kërkojnë të shtrihen si klastera ndërkufitare me anë të vendosjes së lidhjeve ndërkombëtare. Kjo është veçanërisht tipike për fushën e turizmit.
Praktika e klasterave gjendet edhe në shumë vende të rajonit. Në kuadrin e rritjes së konkurrueshmërisë, po zhvillohen shumë klastera në Slloveni, Kroaci, Greqi, Bullgari, Serbi-Mal i Zi dhe Maqedoni të cilat po i krijojnë bizneseve të këtyre vendeve më shumë shanse për të qenë më konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, krijimi dhe mbështetja e praktikave të klasterave në Shqipëri është jo thjesht një koncept më shumë ekonomik, por një praktikë e nevojshme për të qenë të krahasueshëm dhe konkurrues në tregjet botërore dhe rajonale. Tashmë, nuk është vetëm një firmë që konkurron në tregjet globale me firmat e tjera, por i gjithë zinxhiri i vlerës së shtuar konkurron me të gjithë zinxhirin e vlerës së shtuar të vendeve të tjera.
Për të ilustruar kuptimin mbi krijimin dhe funksionimin e klasterave, le të shikojmë se si paraqiten këto praktika në disa vende të botës. Në skemen e meposhtme ndodhet harta e klasterave në SHBA. Prodhuesit, furnizuesit dhe të gjithë ato biznese apo institucione që janë të lidhura me prodhimin e një produkti të caktuar në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, ndodhen të lokalizuar në një zonë të caktuar gjeografike, me qëllim që të kenë mundësi të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë sa më efiçente.


Pse jane klasterat te rendesishem per konkurrencen?
Konkurrenca moderne mbeshtetet ne produktivitet,dhe jo mbi aksesin tek inputet ose shkallen e ndermarrjeve individuale. Produktiviteti lidhet me menyren si konkurrojne kompanite dhe jo me fushat e vecanta ne te cilat ato konkurrojne. Kompanite mund te jene mjaft produktive ne cfaredolloj industrie nese ata perdorin metoda te sofistikuara ,teknologji te avancuara dhe ofrojne sherbime dhe produkte unike.Te gjitha industrite mund te perdorin teknologji te avancuar. Sofistikimi me te cilin kompanite konkurrojne ne nje zone te caktuar influencohet nga cilesia e mjedisit lokal te biznesit.Kompanite nuk mund te perdorin teknika logjistike te avancuara pa nje infrastrukture rrugore cilesore.Ata nuk mund te konkurrojne efektivisht pa nje personel te mire-edukuar.Disa aspekte te mjedisit te biznesit si psh sistemi ligjor apo niveli i taksave ndikon tek te gjitha industrite.

Skema Nr.___ Harta e klasterave në SHBA




























Por edhe rrotull nesh, gjeografia e organizimit dhe funksionimit te klasterave eshte mjafte e larmishme, sikunder tregohet ne skemen e meposhtme:
Organizmi dhe funksionimi i klasterave ka mundesuar nga ana e vet krijimin dhe funksionimin e rajoneve industriale. Këto rajone industriale janë vendosur në këtë shpërndarje, jo vetëm për shkak të burimeve natyrore (që në fakt përbëjne arsyen fillestare të krijimit të klasterit në atë rajon dhe që i ka rrënjët në historinë dhe traditën shekullore të aktivitetit prodhues të këtyre rajoneve), por mbi të gjitha për shkak të burimeve njerëzore (kapitalit njerëzor) dhe të gjithë bagazhit të njohurive, të proçeseve transferuese të këtyre njohurive nga brezi në brez dhe nevojës për bashkëpunim me njëri-tjetrin në rritjen e produktivitetit, novacionit dhe rrjedhimisht fitimeve qe ofron nje klaster per çdo biznes që bën pjesë në të.


2. KLASTERI VERES DHE LIDHJET MES AKTOREVE NE KLASTER



2.1. Aktoret themelore ne nje klaster


Elementët baze qe mundesojne organizimin dhe funksionimin e një klasteri janë:
      Binzeset kyçe
Janë bizneset që prodhojnë produktin
      Bizneset mbështetëse
Janë furnizuesit e makinerive, lëndëve të para, bankat, konsulentët lijgorë, dizenjuesit, specialistët e marketingut, etj
      Infrastruktura e lehtë mbështetëse
Janë shkollat, universitetet, laboratorët, shoqatat lokale të biznesit, agjnsitë e zhvillimit, legjislacioni, etj
      Infrastruktura e rëndë mbështetëse
Janë rrugët, portet, linjat e komunikimit, trajtimi publik i mbeturinave etj
Skematikisht, pjesmarrja e aktoreve ne nje klaster mund te pozohet si me poshte:

Skema Nr.___ Aktoret ne nje klaster





















Shembull i klasterit kalifornian te veres.

Klasteri kalifornian i veres eshte nje shembull i mire. Ai perfshin 680 punishte tregtare te veres si edhe nje numer te madh nepunesish rrites te rrushit nga i cili prodhohet vera. Ekziston nje industri komplementare e cila mbeshtet si berjen e veres dhe rritjen e rrushit   duke perfshire edhe ofrues te rrushit,pajisjet e duhura,etiketimet;marredhenie publike te specializuara dhe firma reklamuese dhe mijera publikime te veres me qellim arritjen tek konsumatori dhe publiku tregtar.Nje numer institucionesh lokale eshte i perfshire ne kete klaster si psh instituti i veres   dhe komitete te vecanta te senatit dhe asamblese kaliforniane.Ky klaster ka gjithashtu lidhje me klastera te tjera ne agroindustrine kaliforniane,restorante dhe turizmin e veres se vendit.















                            

















Pra perber

















Te tre keta perberes te skemes jane ngushtesisht te lidhur njeri me tjetrin ,pra ekziston nje ndervartesi midis ketyre 3 grup elementesh te ketij organizimi te klasterit kalifornian te veres.Kjo eshte skema qe perfaqeson nje anatomi te zgjeruar te ketij klasteri.
Me poshte po ofrojme nje ide mbi menyren e organizimit dhe te funksionimit te klasterit te veres,(ne pergjithesi) se bashku me disa sygjerime mbi bashkëpunime të mundshme ndërmjet aktorëve të një klasteri.



Skema Nr. _____ Organizimi dhe funksionimi i Klasterit te Veres




























Sikunder mund te shihet ne skemen e mesiperme:
      Në qendër të klasterit qëndrojnë bizneset kyçe dhe qe ne rastin tone perbehen nga fermat prodhuse te rrushit dhe industria prodhimit te veres. Bizneset kyçe mbështeten nga grupi i dytë që përfshin furnizuesit e furnizuesit e makinerive dhe te inputeve, teknollogjite e kultivimit te vreshtave,  njesite e grumbullimit te rrushit, teknollogjite e perpunimit, bankat (të cilat japin kredi dhe ofrojnë shërbime të tjera financiare), etj.
      Por që të prodhohen produkte cilesore konkurruese, një rol të veçantë ka edhe infrastruktura e lehtë e klasterit të veres, e cila përfshin institucionet kerkimore arsimore, tregetare, agjencitë shtetërore, shoqatat jo qeveritare, shkollat dhe universitetet, etj
      Dhe së fundi, nje rol jo pak te rendesishem ka infrastruktura e rëndë mbështetëse dhe qe përfshin rrugët, portet, telekomunikacionin, impiantet publike të trajtimit të mbetjeve, etj, të cilat garantojnë funksionimin e aktiviteteve prodhuese. Në Kutinë 8 paraqitet shtrirja horizontale dhe vertikale e klasterit të konfeksion/tekstileve.
Nje klaster, normalisht ka nje shtrirja horizontale dhe vertikale. Shtrirja horizontale dhe vertikale e klasterit e bëjnë atë më kompleks dhe të dallueshëm nga zinxhiri i vlerës së shtuar (i cili ka vetëm një shtrirje horizontale) apo nga shoqatat (të cilat janë grupime vetëm të firmave që prodhojnë një kategori produktesh).
      Shtrirja horizontale e klasterit duket nga e majta, duke filluar mbeshtetjen per realizimin e lendes se pare cilesore, prodhimin e lendes se pare, transportin, perpunimin etj. Shtrirja horizontale përfundon në të djathtë të hartës me konsumatorët e produkteve.
      Shtrirja vertikale fillon nga poshtë, me bizneset mbështetëse që qëndrojnë në bazën e skemes e që përfaqësohen nga, institucionet kerkimore arsimore, konsulentët, bankat dhe vazhdon duke u ngjitur në secilin nga produktet e shtrirjes horizontale, duke përfunduar tek infrastruktura e lehtë mbështetëse e përfaqësuar nga universitetet, laboratorët, shoqatat, etj.
Në një klaster realizohen disa forma bashkëpunimi shumë të nevojshme për suksesin në treg të aktorëve të klasterit:
      bashkëpunimi midis firmave,
      bashkëpunimi i firmave me institucionet mbështetëse,
      bashkëpunimi publik-privat,
      bashkëpunimi midis klasterave të ndryshëm.
Nga ato që u thanë deri tani, mund të shpjegojmë se klasteri nuk është asgjë tjetër veçse një grupim firmash, institucionesh dhe organizata te tjera që lidhet mes tyre per prodhimin e një produkti apo shërbimi te caktuar dhe që permes lidhjeve qe kane krikuar mes tyre i kontribuojne jo vetem prodhimit te nje apo disa produkteve te caktuara, por edhe organizimit dhe mirefunksionimit te zinxhirit te ofertes ne dobi te shtimit te vleres se shtuar, sikunder duket edhe ne skemen e meposhtme:
Skema Nr.____ Lidhjet kryesore mes ushqimit dhe klasterit te bujqesise

























Skema tregon teresine e lidhjeve qe ekzistojne ndermjet ushqimit dhe klasterit te bujqesise. Duhet te fokusohemi ne te dy tipologjite e lidhjeve te cilat ne skemen me siper jane treguar me ane te perdorimit te dy tipeve te ndryshme te shigjetave. Fillimisht le te analizojme lidhjet qe jane treguar me ane te shigjetave te nderprera. Fermat prodhuese te rrushit mund ta destinojne prodhimin e tyre fillimisht per konsum shtepiak. Ky mund te jete edhe destinacioni i pare i prodhimit. Keto ferma jane te lidhura nga ana tjeter me ndermarrjet perpunuese te cilat merren me perpunimin e prodhimit. Keto ndermarrje nga ana e tyre jane te lidhura me firmat e shitjes me shumice e pakice. Vete firmat e shitjes me shumice e pakice jane te lidhura me sherbimin e ushqimeve pra konkretisht me destinimin dhe arritjen e tyre deri tekj konsumatori. Kjo hallke ndermjetese (firmat e shitjes me shumice e pakice) edhe mund te mungoje duke bere te mundur qe sherbimin e ushqimeve ta kryeje njekohesisht nderrmarrja perpunuese. Nga ana tjeter vete nderrmarrja perpunuese eshte e lidhur me eksportin e jashtem dhe eksportin e brendshem te ushqimeve. Pra ajo mund ti eksportoje produktet si brenda vendit ashtu edhe jashte vendit. Firmat e shitjes me shumice e pakice mund te kryejne si eksportin e brendshem dhe destinimin e produktit per konsum shtepiak. Gjithashtu edhe firmat e sherbimit te ushqimeve mund te kryejne eksportin e brendshem dhe ndonjehere dhe jane te lidhura me konsumin shtepiak. Nderrmarjet perpunuese nga ana tjeter mund te punojne me qellim konsumin shtepiak. Ne disa raste jane vete firmat e shitjes me shumice e pakice qe mund te kryejne eksportin me jashte. Veprimtarite e eksportit te jashtem,atij te brendshem dhe konsumi shtepiak jane te lidhura me furnizuesit e makinerive dhe te inputeve qe nga ana tjeter jane te lidhur me fermen prodhuese te rrushit. Pra fillesa eshte pikerisht ferma prodhuese e rrushit e cila furnizohet me makineri dhe inpute nga furnizuesit perkates, nderlidhje e cila ben te mundur te gjitha veprimtarite e siperpermendura te cilat lejojne nje shperndarje sa me uniforme te prodhimet neper te gjitha hallkat perberese te skemes. Ne fund mund te themi se ndonjehere sherbimin e ushqimeve mund ta kryejne edhe vete njesite e konsumit shtepiak qe jane familjet.
Ne skemat e mesiperme, ne shohim nje organizim dhe funksionim te bashkerenduar te disa klasterave (klasteri te bujqesise, klasterit te ushqimit dhe klasterit te turizimit) dhe mbi kete baze konsidrojme se kjo perben shembullin me te mire te klastrit te turizmit si nje partner ne krijimin e vleres se shtuar ne bujqesi. Ne kete menyre, prodhuesit e veres shesin jo vetem veren e prodhuar prej tyre, por edhe nje llojshmeri te caktuar produktesh ushqimore lokale. Zhvillimi me i vonshem i nje zinxhiri te ri turizmi, i bazuar ne eksperiencat rurale autentike, paraqet nje mundesi te vertete per perpunimin e ushqimeve.
Prezenca e nje numeri te caktuar aktoresh ne nje klaster, organizimi dhe funksionimi i lidhjeve mes tyre ne nje zinxhit te caktuar oferte, siguron mundesine e perfitimeve potenciale ne pjesmarrja ne klaster, sikunder tregohet edhe ne te dhenat e tabeles se meposhtme.


Tabela Nr.____. Lidhjet dhe perfitimet nga pjesmarrja ne klasterin e veres

Aktoret dhe lidhjet mes tyre ne nje klaster
Perfitime potenciale nga pjesmarrja ne klaster
Fermat Prodhuse te RrushitFermat Prodhuse te Rrushit
      Agjencitë Shtetërore,
      Shoqatat jo Qeveritare
       Furnizuesit e Makinerive dhe te Inputeve
      Teknollogjite e Kultivimit te Vreshtave
      Njesite e Grumbullimit te Rrushit
      Bankat
      Institucionet Kerkimore, Arsimore, Tregetare,etj
      Standartizim i kërkesës dhe rritje e cilësisë së lëndës së parë
      Inovacion
      Përmirësim teknologjie
      Akses në informacion
      Akses ne marketim produkti
      Akses në kredi
      Ulje e kostos
      Përmirësim i manaxhimit
      Rritje e kualifikimit të fuqisë punëtore
      Përmirësim i standarteve
      Përmirësim i cilësisë
Industria Perpunuese te RrushitIndustria Perpunuese te Rrushit
      Furnizuesit e Makinerive, Paisjeve, Amballazh., etj
      Teknollogjite e Perpunimit, etj
      Bankat
      Institucionet Kerkimore, Arsimore, Tregetare,etj
      Standartizim i kërkesës dhe rritje e cilësisë së lëndës së parë
      Inovacion
      Përmirësim teknologjie
      Akses në informacion
      Akses ne marketim produkti
      Akses në kredi
      Ulje e kostos
      Përmirësim i manaxhimit
      Rritje e kualifikimit të fuqisë punëtore
      Përmirësim i standarteve
      Përmirësim i cilësisë
      Hartim dhe monitorim strategjish zhvillimi rajonale
      Përmirësim i mjedisit të biznesit
      Ndikim me i madh tek qeveria
Sic mund te shikojme nga tabela, ekziston nje lidhje e ngushte midis aktoreve te perfshire ne nje klaster dhe perfitimeve prej klasterit sepse pjesemarrja ne nje klaster mund ti beje te gjithe me mire. Klasteri eshte nje mundesi zhvillimi dhe permiresimi. Ka nje numer te madh aktoresh te cilet jane te lidhur me perfitimet perkatese ne menyre mjaft specifike. Klasteri iu jep te gjitheve pjesen qe ju takon. Jane 2 grupe aktoresh qe marrin pjese ne kete klaster(te veres)
 dhe ata jane fermat prodhuese te rrushit dhe industrite perpunuese te rrushit. Te dy keta grup aktoresh edhe pse me funksione dhe objektiva disi te ndryshme, arrijne te realizojne te njejtat perfitime. Keshtu psh pjesemarrja ne klaster iu mundeson agjensive shteterore dhe shoqatave joqeveritare te standartizojne kerkesen,ta bejne ate disi me homogjene dhe te mund te rrisin cilesine e lendeve te para. Pra perfshirja e agjensive shteterore perligjet pikerisht nga qellimi i arritjes se ketyre perfitimeve. Persa u perket furnizuesve te makinerive dhe inputeve ,ata duke u bere pjese integrale e klasterit perfitojne te mesuarit e metodave te reja te furnizimit,risite dhe novacionet. Teknologjite e kultivimit permiresohen dhe ne kete menyre behet me i lehte aksesi ne drejtime te tjera (marketing,informacion,kredi etj). Bankat gjithashtu punojne me kosto me te ulta sepse ulet edhe rrezikshmeria per kredite e dhena,nepermjet edhe permiresimit te menaxhimit si nje perfitim mjaft i rendesishem. Permiresimi i teknologjise, marketingut, informacionit con ne kete menyre ne rritjen e kualifikimit te fuqise punetore.
Persa i perket lidhjes ndermjet aktoreve pjesemarres ne industri dhe perfitimeve nga pjesemarrja ne klaster,mund te themi se jane po te njejtat perfitime qe perligjin pjesemarrjen e aktoreve ne kete drejtim. Ajo cka ia vlen te permendim eshte se ne kete rast pjesemarrja ka si perfitim edhe hartimin e politikave dhe strategjive dhe mundesine per te influencuar me teper qeverine ne drejtim te pershpejtimit te organizimit te klasterave si nje alternative zhvillimi dhe nje burim avantazhesh per te gjithe ata qe pranojne te perqafojne kete alternative. Ne konkluzion mund te themi se thelbi i lidhjes ndermjet aktoreve te nje klasteri dhe perfitimeve qe vijne nga perfshirja ne te qendron ne faktin se keta pjesemarres marrin pjese sepse ata deshirojne keto perfitime. Pra ata deshirojne dhe kerkojne pasojat e veprimit te tyre qe ne kete rast eshte pjesemarrja ne klaster. Cka eshte me e rendesishme eshte fakti se pjesemarrja ne klaster mundeson permiresimin e cilesise se produktit duke garantuar ne kete menyre edhe vete shendetin e konsumatorit ne menyre te terthorte krahas perfitimit primar. Gjithashtu kemi rritje te standarteve dhe permiresim te mjedisit te biznesit sepse mireorganizimi dhe miremenaxhimi ne menyre indirekte ndikojne ne arritjen e nje mjedisi me te mire menaxherial. Pra ekziston mund te themi deri diku nje lidhje shkak-pasoje ndermejt aktoreve pjesemarres dhe perfitimeve ku udheheqes ne kete lidhje eshte pikerisht qellimi primar qe eshte marrja pjese ne klasterin e veres me fokus lehtesimin e veshtiresive dhe kapercimin e barrierave qe takohen ne kete industri.


3. KLASTERI DHE LLOJET E  PERFITIMEVE NGA PJESEMARRJA NE TE.


Perfitimet qe rezultojne nga pjesmarrja ne nje klaster jane te shumta, por ato mund te grupohen ne:
  1. Përfitime ekonomike
  2. Përfitime manaxheriale
  3. Përfitim politike

Përfitimet ekonomike që qëndrojnë prapa nevojës për krijimin dhe bashkëpunimin në një klaster janë te shumta, nder te cilat mund te theksohen:
      Ekonomitë e shkallës dhe rritja e fuqisë në treg (investime në mjete që janë shumë të shtrenjta për një firmë të vetme për t’u blerë, ndarja e dizenjove, rritja e të ardhurave nga kontratat e mëdha për lëndë të para, trainime dhe udhëtime studimi, mësime anglishte të biznesit, akses në kapital/kredi, strategji marketingu (broshura, ëebsite, gazete, panaire), si edhe auditime dhe këshillime e ekspertiza)
      Ato përbëjnë një burim novacioni dhe efiçence (cikli jetësor i rritjes së një ekonomie është i ngjashëm me atë të një firme: faza e parë e sipërmarrjes, pastaj rritja e shpejtë, rritja e ngadaltë, pjekja dhe rënia. Ky cikël ka nevojë për novacion që të vazhdojë të përsëritet
      Specializimi në prodhimin e produkteve të caktuara për të cilat egzistojnë burimet natyrore. Burimet natyrore janë shkaqet e lindjes së klasterave, novacioni dhe kreativiteti janë shkaqet e mbijetesës së tij. Shndërrimi në një “magnet” komercial i rajonit për investimet, konsumatorët, aftësitë njërëzore, etj përbën gjithshtu një arsye për të punuar në klaster.

Përfitimet manaxheriale që justifikojnë funksionimin e një klasteri janë:
      Klasteri është një zinxhir vlere i zgjeruar; në ekonominë globale të sotme nuk konkurron produkti i një kompanie me atë të një kompanie tjetër, por një zinxhir vlere me një zinxhir vlere tjetër. Në këtë kuptim, klasteri merr përsipër manaxhimin e të gjithë logjistikës së zinxhirit;
      Ndarja dhe qarkullimi i informacionit; një firmë individuale ka tendencën të mbajë informacion konfidencial, ndërsa llogjika e klasterit është pikërisht informimi i pjesëmarrësve për çdo komponent të shitjes së produktit me qëllim rritjen e produktivitetit dhe rritjen e përfitimeve; krijimi i një direktorie portal për anëtaret e klasterit;
      Krijimi i një klime besimi dhe lidhje mes firmave, gjë që rrit specializimin dhe krijimin e masës së madhe të firmave. Ndërtohet një ambient “miqësor” i të punuarit.

Përfitimi politik që justifikon funksionimin e një klasteri është:
      Një klastër lobon më lehtë qeverinë sesa një kompani e vetme, pra bashkëpunimi qeveri-biznes vendoset më lehtë kur nga ana e biznesit qëndron një klastër sesa kur qëndron një kompani e vetme. Kështu strategjia e klasterit paraqitur qeverisë është më lehtë e pranueshme nga qeveria, sesa strategjitë e disa kompanive që konkurrojnë me njëra-tjetrën (psh: qeverisë i vjen strategjia e një kompanie e cila konkurron me kosto të ulëta dhe me një tregti masive; ajo i kërkon qeverisë mbështetje për importimin e pajisjeve dhe makinerive me çmime të favorshme. Nga ana tjetër, një kompani tjetër i paraqet qeverisë strategjinë e saj si një kompani me vlerë të lartë; ajo i kërkon qeverisë mbështetje për hyrjen e ekspertëve të huaj me qëllim që të bëhen më shumë kërkim-zhvillime për produktin dhe modelet e dizenjot e tij. Këto dy raste mund ta vendosin qeverinë në pozicion favorizues, gjë e cila mund të evitohet nëse kompanitë marrin pjesë në një klastër, vendosin një strategji klasteri dhe paraqiten para qeverisë me një strategji të vetme. Pra, mbështetja dhe politikat qeveritare do të kenë orientim për zhvillimin e klasterave rajonale. Klasterat përfshihen në planet e zhvillimit kombëtar (të qeverisë ose të donatorëve) dhe kanë aftësinë të ndikojnë qeverinë ne hartimin dhe miratimin e ligjeve dhe rregullave.


4. ANALIZA E ZINXHIRIT TE VLERES.

Figura e meposhtme eshte nje paraqitje me te qarte dhe sistematike te funksionimit te zinxhitit te vleres. Sikunder mund te shihet, aktivitetet primare te organizates grupohen ne pese fusha kryesore: logjistika e brendeshme, operacionet, logjistika e jashteme, marketingu dhe shitjet, si dhe sherbimi, sikunder tregohet edhe ne skemen e meposhtme:


Ofruesi







































Referuar skemes, ne mund te dallojme:
      Ne logjistiken e brendeshme perfshihen aktivitete qe kane te bejne me marrjen, magazinimin dhe shperndarjen e inputeve te produktit. Kjo perfshin perpunimin e materialeve, kontrollin e stoqeve, transportin, etj.
      Operacionet transformojne keto inpute ne produkt final, p..sh., prodhimi, paketimi, montimi, kontrolli, etj.
      Logjistika e jashteme grumbullon, magazinon dhe shperndan produktin tek klientet. Per produktet konkrete kjo do te perfshinte magazinimin e materialeve, perpunimin, transportin etj. Ndersa ne rastin e sherbimeveajo ka te beje me teper me marreveshjet per gjetjen e klienteve.
      Marketingu dhe shitjet sigurojne mjetet me anen e te cilave konsumatoret njohin produktin apo sherbimin, dhe u krijohet mundesia t’a blejne ate. Kjo mund te perfshije administrimin e shitjeve, reklamen etj.
      Sherbimi mbulon te gjitha aktivitetet qe rrisin ose ruajne vleren e produktit/sherbimit, te tilla si instalimet, riparimet, trajnimi, rezervat etj.
Secili prej ketyre aktiviteteve primare lidhet me aktivitetet ndihmese. Keto te fundit ndahen ne kater lloje.
      Furnizimi. Ky i referohet procesit te blerjes se inputeve per aktivitetet primare.
      Zhvillimi i teknologjise. Te gjitha aktivitetet e vleres kane nje “teknologji”. Teknologjite kryesore mund te kene lidhje direkte me produktin, me proceset, ose me burime te veçanta (p.sh. permiresimi i lendeve te para).
      Manaxhimi i burimeve njerezore. Kjo eshte nje fushe shume e rendesishme qe ka lidhje me aktivitetet primare. Ajo perfshin rekrutimin, trainimin, zhvillimin dhe shperblimin e punonjesve te organizates.
      Infrastruktura. Sistemet e planifikimit, finances, kontrollit te cilesise, etj., jane teper te rendesishme per kapacitetin strategjik te organizates ne te gjitha aktivitetet primare. Infrastruktura gjithashtu konsiston ne strukturat dhe rutinat e organizates, te cilat mbeshtesin kulturen e saj.
Qellimi primar eshte pikerisht miremenaxhimi i zinxhirit te ofertes. Per te arritur keteqellim duhet qe fillimisht te njohim pikerisht aktivitetet primare dhe ato ndihmese te organizates se biznesit
Ajo qe duhet te kuptojme qarte eshte lidhja qe ekziston ndermjet ketyre 2 tipeve te aktiviteteve te organizates se biznesit me teper se te kuptuarit e elementeve perberes me vete. Ekziston nje lidhje e ngushte ndermjet aktiviteteve primare dhe atyre sekondare sepse edhe aktivitetet primare dhe me te rendesishme te nje organizate biznese s’do te ishin te plota sikur te mungonin ato sekondare. Keshtu psh le te analizojme me konkretisht keto aktivitete per te pare se ku ato lidhen njera me tjetren. Logjistika e brendshme perfshin veprime te rendesishme te firmes se biznesit te cilat nuk do te ishin te mundura pa nje infrastukture te pershtatshme te firmes. Nese infrastruktura do te mungonte,atehere kjo do te perbente nje pengese serioze per kete aktivitet te rendesishem te firmes. Gjithashtu nese nuk do te kishim nje teknologji te perparuar kjo serish do ta vinte firmen perballe veshtiresive serioze dhe humbjeve te sigurta. Si logjistika e brendshme dhe ajo e jashtme kerkojne pra si kushte baze per realizimin e tyre ato qe sapo permendem. Gjithashtu qe te mund te kryhen operacionet e biznesit,gjithashtu nevojiten keta elemente te domosdoshem. Nuk mund te pretendohet te kryhen keto operacione te perpunimit te inputeve pa bere fillimisht furnizimin me inpute. Gjithashtu per te kryer nje marketing sa me te mire te produkteve dhe nje shitje sa me te sukseshme te tyre, nevojitet nje menaxhim efektiv i burimeve njerezore. Pra menaxhimi i burimeve njerezore eshte nje tjeter aktivitet ndihmes pa te cilin nuk do te ishte e plote shitja dhe marketingu i produktit. Gjithashtu edhe kryerja e sherbimit pas shitjes kerkon nje personel te specializuar dhe nje infrastrukture dhe teknologji te zhvilluar me qellim qe ky sherbim te jete nje avantazh konkurrues i firmes se biznesit. Pra ne thelb mund te konkludojme se ekziston nje lidhje e rendesishme mes ketyre dy llojeve te aktiviteteve, lidhje e cila sdo te qe e plote sikur edhe vetem nje element te mungonte.


5. FAKTORET BAZE QE PERCAKTOJNE SUKSESIN E NJE KLASTERI


Ka nje numer faktoresh qe kushtezojne suksesin e këtij klasteri, por tre prej tyre jane vendimtare:
      Lidhjet e poshtme që mundesojne prodhuesit e veres me furnizuesit lokalë të lëndëve të para, makinerive dhe shërbimeve të prodhimit
      Lidhjet e sipërme ndërmjet prodhuesve dhe blerësve, veçanërisht agjentëve të eksportit
      Ndërhyrja strategjike e institucioneve mbështetëse lokale në përmirësimin e aktiviteteve të klasterit dhe kalimit të tij në produktet me vlerë të lartë të shtuar
Por klasterat ndryshojnë nga vendi në vend. Kështu në Japoni ato zgjerohen horizontalisht (diversifikim i brendshëm), klasterat italiane thellohen vertikalisht (firmat krijojnë derivate të lidhura), klasterat zvicerane operojnë mirë kur ka besim, diskrecion, vëmendje personale dhe negocimet komplekse janë të rëndësishme (që shpjegon edhe suksesin e bankave dhe institucioneve financiare), klasterat skoceze kanë lindur kryesisht nga politikat e zhvillimit të qeverisë. Pra, mund të themi se klasterat ndryshojnë nga vendi në vend në varësi të kulturës së rajonit, iniciativës së biznesit dhe mbështetjes së qeverisë. Në Shqipëri gjithashtu klasterat kanë dhe duhet të kenë origjinalitetin e tyre që duket në karakteristikat dhe vlerat që do ta bëjnë atë të dallueshëm, psh: aftësite sipërmarrëse.
Praktika ka treguar se ka klastera që po operojnë më mirë se disa të tjera, pikërisht për shkak të vlerave dhe origjinalitetit të tyre. Klastera të rinj po ua kalojnë në garë atyre tradicionaleve apo atyre klasterave që kanë ambient shumë herë më të pasur furnizuesish, institucionesh trainimi e teknologjike, shoqatash, etj. Kjo ka ndodhur sepse klasterat e rinj kanë reaguar më shpejt ndaj ndryshimeve në industrinë përkatëse si pershembull, liberalizimi, përqëndrimi tek klientela, etj. Një pozicion i gabuar strategjik largon të gjitha efektet e efiçencës së një klasteri.
Duyke konsideruar sa u tha me larte Nëse dikush mund të jetë ngacmuar sadopak nga këto shembuj të suksesit të organizimit në klastera dhe dëshiron të ndërmarrë një iniciativë të tillë, më poshtë janë dhe hapat që sugjeron eksperienca për formatin e krijimit të një klasteri:
      Dikush therret per nje takim te nje klasteri te mundshem(firmat lider),
      Takimi zakonisht ka nje te ftuar i cili flet per perfitimet e klasterit dhe jep shembuj te tij,
      Behet nje diskutim i hapur i ideve dhe pyetjeve,
      Grupi pyetet nese ka deshire/interes te vazhdoje,
      Detyra e pare qe vjen menjehere pas pranimit eshte berja e nje liste kontaktesh te pjesemarresve(lista e emrave,kontaktet dhe pershkrimi i biznesit te tyre),
      Zakonisht klasteri fillon te botoje nje gazete te vogel qe evidenton projektet e klasterave te ngjashem dhe gjithashtu edhe sukseset qe ka arritur ky klaster,
      Ndersa grupi krijon besim te ndersjellte mes pjesemarresve,atehere ata krijojne gjithnje e me shume projekte dhe fillojne te vendosin disa norma formale(psh sa shpesh do te takohen,si do te ndermarrin projekte te reja,etj Pasohet nga zgjerimi me antare te tjere perfshire universitetet,qendrat kerkimore,hartimi i strategjise,aplikimi per fonde qeveritare apo te organizatave te zhvillimit…























Klasteri nuk është i komanduar nga qeveria apo ndonjë institucion tjetër. Ai është shprehje e iniciativës dhe interesit të vete bizneseve për të punuar së bashku dhe për të përfituar nga bashkëpunimi. Hapat e mësipërm kërkojnë kohën e tyre dhe në fund të fundit synojnë të rezultojnë në krijimin e besimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, do të rriten shanset dhe interesat që klasteri të angazhojë të gjithë aktorët (kater elementët e klasterit), të hartojë një strategji të besueshme për donatorët apo qeverinë për mbështetje teknike, të qarkullojë një raport me problemet, situatën dhe kërkesat për mbështetje financiare, të themelojë dhe të funksionojë struktura e tij organizative.


KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME


  1. Agroindustria perben nje nga drejtimet me te rendesishme te zhvillimit te ekonomise shqiptare duke kontribuar me nje peshe te ndjeshme ndaj GDP-se. Ky fakt, dikton nevojen e padiskutueshme per rritjen e kontributit ne drejtim te menaxhimit te zinxhirit te ofertes ne te gjitha llojet e kesaj industrie.Qe te mund te realizohet menaxhimi i zinxhirit te ofertes ne menyre sa me efikase eshte teper e rendesishme qe edhe ne bujqesine shqiptare te punohet gjithmone e me teper ne drejtim te integrimit te klasterave,Klasterat jane ato organizime qe mund te krijojne avantazhe konkurruese dhe ekonomi shkalle per kompanite e biznesit.Kudo ne bote ka praktika te sukseshme klasterash te cilat perbejne per ne jo vetem nje shembull te mire te nivelit te integrimit dhe zhvillimit te bujqesise te ketyre vendeve,por edhe nje nxitje qe edhe ne te ecim perpara ne rrugen e nisur prej tyre por ende te gjate edhe te veshtire.Vendi yne eshte nje vend me karakter te theksuar bujqesor ku bujqesia dhe agroindustria duhet te perbejne themelet baze te zhvillimit ekonomik te vendit.Aktualisht perballemi me nje kerkese te shperndare perballe nje oferte me kompakte,me nje mungese organizimi dhe kooperimi nga ana e fermereve dhe gjithashtu me nje kolaps informacioni dhe dijesh ne lidhje me keto forma mjaft kompakte dhe largpamese te organizimit te kompanive per t’i dhene bujqesise vendin qe ajo meriton ne ekonomine e vendit.
  2. Fakti i mesiperm eshte teper evident ne industrine e veres dhe qe perben nje nga sektoret me te rendesishem te agroindustrise.Edhe pse agroindustria perben nje nga hallkat baze te sistemit te agrobiznesit,pra mund te themi se perpjekjet ne drejtim te krijimit te nje agroindustrie te shendetshme ende nuk mjaftojne.Ky material mund te sherbeje per ti dhene nje shtyse politikbereseve te shohin se ky calon sot agroindustria ne pergjithesi dhe ajo e veres ne vecanti .Agroindustria shqiptare ka nevoje per nje shfrytezim maksimal te kapaciteteve prodhuese gje e cila sot nuk behet dhe gjithcka mbetet ne vend numero.Shembuj nga bota tregojne qe klasterat i kane dhene nje hov zhvillimit te agroindustrise ne pergjithesi dhe asaj te veres ne vecanti.
  3. Megjithese agroindustria rezuton te jete nja nga deget me te rendesishme te ekonomise, ajo ndeshet me nje numer te madh problemesh te tjera si : sigurimi i lendeve te para, politika qeveritare jofavorizuese, mungese infrastrukture, konkurenca e padrejte, mungese kreditimi, etj Sot agroindustria shihet me nje skepticizem te theksuar edhe nga vete shteti i cili nuk aprovon asnje lloj politike mbeshtetese apo pjesemarrese ne drejtim te ecjes perpara dhe rimekembjes se agroindustrise shqiptare.Gjithashtu mungon kooperimi ndermjet fermereve dhe furnizuesve ne drejtim te sigurimit te lendeve te para.Ka mjaft padrejtesi ne kete drejtim dhe te gjitha keto reflektohen ne agroindustri sepse keto 2 hallka te para te sistemit per te arritur deri tek hallka finale nuk po funksionojne sic duhet.Mungon infrastruktura e pershtatshme qofte financiare apo edhe ajo fizike gje e cila perben  nje tjeter burim problemesh per zhvillimin e agroindustrise ne pergjithese dhe asaj te veres ne vecanti si pjese e pandashme e saj.Konkurrernca eshte e eger dhe e padrejte dhe sundon ende ligji i xhungles ku arrin te mbijetoje me i forti duke monopolizuar ne kete menyre edhe ate pjese qe ne te vertete duhet t’u perkase te gjitheve.Gjithashtu mungesa e bankave bujqesore i rrit edhe me teper veshtiresite pasi mungon kreditimi si rezultat i mungeses se institucioneve te specializuara per kete veprimtari dhe per pasoje mungesa e financimit krijon nje zinxhir pamundesish dhe pengesash te tjera.Keto dhe nje sere arsyesh te tjera duhet te na vene perpara shume pergjegjesive per t’u ndergjegjesuar edhe njehere per rendesine e madhe te pjesemarrjes ne klastera.
  4. Teresia e faktoreve qe ndikojne agroindustrine mund te analizohet dhe vleresohet drejt permes analizes SËOT, e cila i sherben percaktimit te strategjive qe do te zbatohen, si dhe u vjen ne ndihme drejtuesve te firmave prodhuese per procesin e vendim-marrjes duke krahasuar avantazhet dhe disavantazhet e tyre, si dhe per hartimin e strategjive te zhvillimit ekonomik te tyre duke ekzaminuar hollesisht pikat e tyre te forta dhe te dobeta, si dhe mundesite e tyre dhe kercenimet.Analiza SËOT eshte ajo qe i ve pikat mbi i dhe ndihmon per te percaktuar pozitat ne te cilat ndodhet biznesi dhe cfare mund te beje per ti permiresuar keto pozita apo per te dalke prej tyre.Duke analizuar mire vendin e tyre aktual ne ekonomine globale dhe duke vendosur drejt per problemet,duke percaktuar avantazhet mund te ecet me shpejt drejt rruges se integrimit te plote ne kete ekonomi.
  5. Miremenaxhimi i zinxhirit te ofertes (MZO) perben nje ceshtje themelore ne marrjen e vendimeve te drejtimit, i cili fokusohet ne tre drejtime themelore dhe qe jane:, permiresimin e koordinimit horizontal, permiresimin e koordinimit vertikal, pozicionimin, gje qe mundesohet permes klasterizimit te industrise.Keto drejtime themelore duhet te integrohen ne menyre qe pjesemarrja ne klaster te jete sa me e afert.Koordinimi horizontal dhe vertikal kane nevoje per permiresime te metejshme me qellim qe te arrijme ate qe synojme pra nje menaxhim sa me efektiv te zinxhirit te ofertes.Cdo industri duhet gjithashtu te kete vendin e vet ne industrine globale,duhet te pozicionohet.Serish pergjigjia per kete eshte klasterizimi.Nese klasterizimi mund te duket nje koncept abstrakt dhe utopik,gabohemi sepse ai perben nje nevoje reale per ecjen perpara te bujqesise se cdo vendi qofte ky i pasur apo i varfer.Klasterizimi eshte nje proces qe mund te ndihmoje ne ecjen perpara te cdo fushe te jetes dhe jo vetem.
  6. Pare ne kontekstin e mesiperm, industria e veres perballet me nje sere sfidash, zgjidhja e te cilave kerkon percaktimin dhe zbatimin e strategjive qe maksimizojne fuqite dhe mundesite’ ninimizojne mundesite dhe maksimizojne mundesite; maksimizojne fuqite dhe minimizojne kercesnimet dhe strategjite qe minimizojne si dobesite ashtu dhe kercenimet.Edhe industria e veres eshte nje pjesez e vogel e nje te tere mjaft te madhe e cila ka nevoje per mbeshtetje nga shteti,per strategji te reja zhvillimi te cilat te mund te rrisin shanset per kete industri ne nje te ardhme te afert.Kjo industri ka nevoje per nje kooperim me te mire ndermejt fermereve-furnizueseve me inpute-perpunuesve sepse vetem keshtu mund te pretendohet arritja sa me e shpejte e sheshimit te veshtiresive dhe suksesi per kete industri.Kjo industri ka nevoje per nje mbeshtetje te fuqishme financiare nga ana e institucioneve financiare perkatese.Ajo ka nevoje per nje konkurrence te paster me qellim qe cdo prodhues te kete mundesine te hedhe produktet e tij ne treg dhe te kete akses ne kete menyre te konsumatori final i cili do te percaktoje edhe shkallen e suksesit apo deshtimit te tij.
  7. Zbatimi i njeres apo tjetres strategji kerkon qe te percaktohen objektivat qe kerkohen te arrihen; strategjite qe do te perdoren per arritjen e objektivave, taktikat qe do te zbatohen, si dhe te vleresohen perfitimet dhe kostot.Kuptohet qe secila nga keto strategji ka te mirat dhe te metat e saj,pra ka perfitimet por ka edhe kostot.Duke u nisur nga perfitimet qe mund te arrijne aktoret pjesemarres ne nje klaster mund te themi se keto perfitime zgjidhin deri diku problemet me te cilat ato aktualisht po perballen.Ne permendim perfitimet si te fermes prodhuese te rrushit edhe te industrise perpunuese dhe thame qe perfitimet ishin si ne drejtim te rritjes se cilesise,standarteve,aksesit me te madh ne marketing,ne tregje,ne infromacion,ulja e kostove,ndikimi tek qeveria,hartimi i politikave dhe strategjive,zhvillimi teknologjik.Pra mund te themi se pergjigjia per zgjidhjen e problemeve eshte pikerisht krijimi dhe integrimi i plote ne keto struktura jo vetem fitimprurese por edhe edukuese per te gjithe pjesemarresit te cilet deshirojne te edukohen ne drejtim te nje bashkepunimi dhe me fokus nje konsumator me te emancipuar.








LITERATURE


  1. Clusters of Creativity: Innovation and Groëth in Montana “The Food Processing Cluster”  2003.
  2. A Report on the Status of Ohio Bulletin 881. “Food and Agricultural Cluster”. December 1999
  1. A qualitative description of the benefits and costs associated ëith agribusiness supply chain management: A producer’s perspective Agribusiness Perspectives – Paper 49.
  2. 2.      Chandra, C. and Kumar, S. 2000, ‘Supply Chain Management in theory and practice: a passing fad or a fundamental change?’, Industrial Management and Data Systems, vol. 100, no. 3, pp. 100-113.
  3. 3.      Chopra, S. and Meindl, P. 2001, Supply Chain Management: Strategy, Planning, and Operation, Prentice-Hall, Neë Jersey.
  4. 4.      Drejtim Strategjik i Agrobiznesit, B. Musabelliu, Leksione



PROBLEME TE MENAXHIMIT TE RRITJES SE NDERMARJEVE TE INDUSTRISE SE VERES”, Mikroteze

 

“E drejta për arsim të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta arsimore”
http://eseshkolle.blogspot.com/Abstrakt
Ndërsa arsimi publik është një e drejtë e qytetarëve në çdo shoqëri, e drejta për arsim për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta arsimore është realizuar vetëm në shkallë të ndryshme në vende të botës. Në shumë vende, qasja në arsim është ende e mohuar ose kufizuar në bazë të gjinisë, racës, gjendjes ekonomike apo social, ose aftësinë e kufizuar (Gary L. Albrecht 2006). Për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, e drejta për arsimim është realizuar vetëm në dekadat e fundit. Shumica e fëmijëve me aftësi të kufizuara ndajnë  përvojën se  si iu është  mohuar qasja në arsim. Për këto grupe të fëmijëve, arsimi mbetet ajo që ishte në kohë më parë, një përgjegjësi e familjes.
Arsimimi si një e drejtë
Njohja e së drejtës për arsim për të gjithë personat është relativisht diçka e fundit me ligjet
ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe legjislacionit të dalë vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Në nivel ndërkombëtar, koncepti i  arsimit gjithëpërfshirës është përfshirë pa dyshim në nenin 13, paragrafi 1, të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe nenet 23 dhe 29 të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, në Standarte të OKB Rregullat mbi Barazimin e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara, në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, neni 24 dhe shprehimisht, ndër të tjera, në deklaratën e Salamanca dhe Korniza për Veprim e Arsimit me Nevoja Speciale të miratuar në vitin 1994 nga Banka Botërore Konferenca për nevoja të veçanta Arsimi: Qasja dhe Cilësia dhe Konventën e miratuar së fundmi për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila përcakton detyrimin e shteteve për të siguruar një sistem të arsimit gjithëpërfshirës. Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim dhënë elaborimin e mëtejshëm të së drejtës për arsimim, duke përcaktuar edukimit special për fëmijët me aftësi të kufizuara ose vështirësi në të mësuar. Në këtë kontekst, u theksua se qasja arsimore duhet të jetë fëmijën në qendër dhe në bazë të parimit të përfshirjes në të cilën fëmijët me aftësi të kufizuara janë shërbyer sa më shumë që të jetë e mundur në parametrat e njëjtë si moshatarët e tyre të moshës-kronologjike. Kolektivisht, dokumentet ndërkombëtare për të drejtën për arsim për personat me aftësi të kufizuara të japin një përmbledhje të standardeve universale për barazimin e mundësive edukative për fëmijë dhe të rinjtë. Si të tilla, ato paraqesin një deklaratë jo vetëm e fëmijës për mbrojtjen nga diskriminimi, abuzimi, neglizhenca, mohimin e qasjes, dhe analfabetizmit, por edhe të drejtën për kujdes, mbështetje, dhe arsimim.
Këto dokumente bëjnë të qarta të drejtat e fëmijëve, si dhe përfaqësojnë praktikat që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Arsimi Inkluziv (gjithëpërfshirës)
Sipas shumë hulumtimeve, llogaritet se në vendet në zhvillim është shumë e ulët përqindja e fëmijëve me aftësi të kufizuar  që arsimohen pavarësisht nga njohja e shumë dekadave që arsimi është një e drejtë themelore e njeriut. Në 1994, Konferenca e OKB-së Botërore mbi Arsimin Special prodhuar Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim për nevoja të veçanta Arsim (UNESCO 1994). Kjo ishte vendimtare në botë duke afirmuar angazhimin për të, dhe përshkruan planin për, arsimin përfshirës. Thelbi i arsimit gjithëpërfshirës është përmirësimi i shërbimeve të arsimit në mënyrë që të gjithë fëmijët mund të jenë të regjistruar në shkollat ​​e zakonshme, pavarësisht nga dallimet apo vështirësi, përveç nëse ka arsye bindëse për të kundërtën. Bazuar në disa hulumtime, cilësimet e gjithëpërfshirjes kanë treguar përfitimet për nxënësit me aftësi të kufizuara, si dhe për nxënësit pa aftësi të kufizuara. Fëmijët me aftësi të kufizuara janë treguar më të mirë, më social dhe me më shumë arritje akademike, më shumë sjellje të përshtatshme, më të lartë në vetëbesim dhe motivim, si dhe kur ato  rriten gjasat janë shumë më të mëdhaja  që të jetojnë të pavarur shpeshherë duke u  punësuar, dhe duke u martuar. Nxënësit pa aftësi të kufizuara në parametrat inkluzive kanë zhvilluar qëndrimet pozitive dhe miqësi kuptimplotë me nxënësit me aftësi të kufizuara.
Megjithë arsimi gjithëpërfshirës nuk ka qenë gjerësisht i suksesshëm në botën në zhvillim. Një numër i vendeve në zhvillim edhe pse kenë politika arsimore apo legjislacion që njeh vlerën e arsimit gjithpërfshirës, ​​megjithatë, zbatimi i kësaj është në përgjithësi i pakënaqshëm. Disa nga faktorët që parandalojnë suksesin e arsimit gjithpërfshirës përfshijnë mungesën e financimit për materiale përkatëse arsimore, trajnimin joadekuat të personelit, mungesa e këshilluese apo mbështetjen e shërbimeve. Arsim gjithëpërfshirës i suksesshëm kërkon mbështetjen e profesionistëve. Këta profesionistë zakonisht nuk janë në dispozicion në shumicën e shkollave.
Arsimi Inkluziv – Korniza normative
Njerëzit me aftësi të kufizuara pa pushim vuajnë forma të ndryshme të diskriminimit dhe, pavarësisht nga legjislacioni ekzistues, ata shpesh nuk kanë mbështetjen sociale të plotë të integrimit të tyre në shoqëri. Ky diskriminim vlen edhe për sistemet e arsimit, ku profesionistët dhe administratorët nuk janë gjithmonë të sigurt se si të garantojnë të drejtën e fëmijëve me aftësi të kufizuara për një arsim dhe / ose si të kujdesem për nevojat e tyre me sukses dhe efikasitet.
E drejta për arsim është universale dhe i përfshinë të gjithë individët me aftësi të kufizuara. Kjo e drejtë mundet të shihet në një sërë konventash, deklaratave ndërkombëtare, rekomandime dhe planet.
Kornizat ligjore ndërkombëtare në mbështetje të inkluzionit 1948-2006
  • 2006 Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
  • 2005 Konventa për Mbrojtjen dhe Promovimin e Diversitetit ne Shprehje Kulturore
  • 1999 Konventa lidhur me Ndalimin dhe Masat e Menjëhershme për Eliminimin e Formave më të Rënda të Punës së Fëmijëve
  • 1990 Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të familjeve të tyre.
  • 1989 Konventa për të Drejtat e Fëmijës
  • 1989 Konventa mbi Njerëzit Vendës dhe në vendet e Pavarur
  • 1979 Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave
  • 1965 Konventa Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor
  • 1960 Konventa kundër Diskriminimit në Arsim
  • 1948 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Neni 24-Arsimi (ekstrakt)
1.         Shtetet Palë njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për edukim. Me qëllim që të realizohet kjo e drejtë pa diskriminim dhe në bazë të mundësive të barabarta, Shtetet Palë duhet të sigurojnë një sistem edukimi përfshirës në të gjitha nivelet, dhe të mësuar gjatë gjithë jetës, të drejtur nga:
(a)        Zhvillimi i plotë i potencialit njerëzor dhe sensit të dinjitetit dhe vlerës së vet-vetes, fuqizimit të respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe diversitetit njerëzor;
(b)        Zhvillimi nga personat me aftësi të kufizuar të personalitetit, talenteve dhe kreativitetit të tyre, si dhe aftësive të tyre mendore dhe fizike, në potencialin e tyre të plotë;
(c)        Mundësimin e personave me aftësi të kufizuar per të marrë pjesë në mënyrë efektive në një shoqëri të lirë.
2.         Për të realizuar këtë të drejtë, Shtetet Palë duhet të sigurojnë se:
            (a)        Personat me aftësi të kufizuar nuk janë përjashtuar nga sistemi i edukimit të përgjithshëm per shkak te aftësisë së kufizuar, dhe se fëmijët me aftësi të kufizuar nuk janë përjashtuar nga arsimimi pa pagesë dhe i detyruar fillor, ose arsimi i mesëm, me bazë aftësinë e kufizuar;
            (b)        Personat me aftësi të kufizuar mund të kenë akses në edukimin fillor gjithëpërfshirës, cilësor dhe pa pagesë dhe arësimin e mesëm në baza të barabarta me të tjerët në komunitetet ku ata jetojnë;
(c)        Sigurohet akomodimi i arësyeshëm i kërkesave individuale;
            (d)       Personat me aftësi të kufizuar marrin mbështetjen e kërkuar, brenda sistemit të edukimit të përgjithshëm, për të mundësuar arsimimin e tyre efektiv.
            (e) Sigurohen masa mbështetëse efektive të individualizuara në ambjente që rrisin zhvillimin akademik dhe shoqëror, konsistent me qëllimin për përfshirje të plotë.
3.         Shtetet Palë duhet të mundësojnë personat me aftësi të kufizuar të mësojnë aftësi per zhvillim shoqëror dhe jetësor për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në edukim dhe si anëtarë të komunitetit. Për këtë qëllim Shtetet Palë duhet te marrin masat e duhura, përfshirë:
(a)        Lehtësimin e të mësuarit të Braille, shkrimeve alternative, mënyrave augmentative/njohese dhe alternative, mjeteve dhe formateve të komunikimit, aftësive të orientimit dhe lëvizshmërisë, dhe fasilitimin/lehtesim të mbështetjes dhe kujdesit nga moshatarët;
            (b)        Lehtësimin e të mësuarit të gjuhës së shenjave dhe promovimin e identitetit linguistik të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë;
(c)        Sigurimin e faktit se edukimi i personave, dhe në veçanti fëmijëve, të cilët janë të verbër, qe nuk degjojne, apo qe nuk degjojne e nuk shikojne, në të njëjtën kohë iu është dhënë në gjuhën, mënyrat dhe mjetet e komunikimit më të përshtatshme për individin dhe në ambjente të cilat rrisin zhvillimin akademik dhe shoqëror.
4.         Me qëllim që të sigurohet realizimi i kësaj të drejte, Shtetet Palë duhet të marrin masat e duhura për të punësuar mësuesit, përfshirë mësuesit me aftësi të kufizuar, të cilët janë të kualifikuar në gjuhën e shenjave dhe/apo Braille, dhe të trainojnë profesionistët dhe stafin që punon në të gjitha nivelet e edukimit. Trainime të tilla duhet të përfshijnë ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar dhe përdorimin e mënyrave të duhura augmentative/njohese dhe alternative, mjeteve dhe formateve të komunikimit, teknikave edukuese dhe materialeve për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar.
5.         Shtetet Palë duhet të sigurojnë se personat me aftësi të kufizuar të jenë në gjendje të kenë akses në arsimin e lartë, trainime profesionale, edukimin për të rritur dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës pa diskriminim dhe në baza të barabarta me të tjerët. Për këtë qëllim, Shtetet Palë duhet të sigurojnë se akomodimi i arësyeshëm është siguruar për personat me aftësi ët kufizuar.
Rregullat standarde mbi barazimin e mundësive për personat me aftësi të kufizuar (1993) 
Rregulli 6. Arsimimi
Shtetet duhet të njohin parimin e mundësive të barabarta për arsimimin parësor, dytësor dhe terciar të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar, në mjedise të integruara. Ata duhet të garantojnë që arsimimi i personave me aftësi të kufizuar të jete pjesë integrale e sistemit arsimor.
1. Autoritetet e arsimit të përgjithshëm janë përgjegjëse për arsimimin e personave me aftësi të kufizuar në mjedise të integruara. Arsimi për personat me aftësi të kufizuar duhet të formojë një pjesë integrale të planifikimit kombëtar të arsimit, zhvillimit të kurikulave dhe organizimit shkollor.
2. Arsimimi në shkollat e përgjithshme presupozon vendosjen e interpretit dhe shërbimeve të tjera mbështetëse të përshtatëshme. Duhet të sigurohet përshtatshmëria dhe shëbimet mbështetëse, të projektuara në përputhje me nevojat e personave me aftësi të kufizuar të ndryshme.
3. Grupet e prindërve dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuar duhet të përfshihen në të gjitha nivelet e procesit mësimor.
4. Në Shtetet ku arsimimi është i detyrueshëm ai duhet tu sigurohet vajzave dhe djemve me të gjitha llojet dhe nivelet e aftësisë së kufizuar, përfshirë edhe rastet më të rënda.
5. Kujdes i veçantë duhet të tregohet në fushat e mëposhtme:
(a) Fëmijë shumë i vogël me aftësi të kufizuar;
(b) Fëmijë parashkollor me aftësi të kufizuar;
(c) Të rritur me aftësi të kufizuar, veçanërisht femra.
6. Për të siguruar masa arsimore për personat me aftësi të kufizuar në arsimin e përgjithshëm Shtetet duhet:
(a) Të kenë një politikë të qartë të deklaruar, kuptuar dhe pranuar në nivelin e shkollës dhe nga komuniteti i gjerë;
(b) Të lejojë fleksibilitetin e kurikulave, shtesat dhe përshtatjet;
(c) Të sigurojë materiale cilësore, trajnim të vazhdueshëm të mësuesve dhe mbështetje për mësuesit.
7. Arsimi i integruar dhe programet me bazë komunitare duhen parë si masa plotësuese në sigurimin e arsimimit efektiv në kosto dhe trainimin për personat me aftësi të kufizuar. Programet kombëtare me bazë komunitetin duhet të nxisin komunitetet që të përdorin dhe zhvillojnë burimet e tyre për tu siguruar personave me aftësi të kufizuar arsimim lokal.
8. Në kushtet kur sistemi i përgjithshëm shkollor nuk arrin të plotësojë nevojat e personave me aftësi të kufizuar, mund të merret në konsideratë arsimi i veçantë. Duhet synuar përgatitja e studentëve për arsimim në sistemin e përgjithshëm shkollor. Cilësia e një arsimimi të tillë duhet të reflektojë të njëjtat standarte dhe ambicie si arsimi i përgjithshëm dhe duhet të jetë shumë i lidhur me të. Si minimum, studentët me aftësi të kufizuar duhet të kenë të njëjtën masë të burimeve arsimore si edhe studentët pa aftësi të kufizuar. Shtetet duhet të synojnë integrimin gradual të shërbimeve arsimore speciale në arsimin e përgjithshëm. Njihet fakti që në disa raste arsimi i veçantë mund të konsiderohet si forma më e përshtatëshme e arsimimit për disa studentë me aftësi të kufizuar.
9. Për shkak të nevojave të veçanta komunikuese të personave që nuk dëgjojnë dhe NUK shikojnë, arsimimi i tyre mund të jetë më i përshtatëshëm të kryhet në shkolla për persona të tillë ose klasa speciale dhe njësi brënda shkollave e zakonshme. Në nivelin fillestar, veçanërisht, duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë instruksionit kulturor që do të sjellë aftësi efektive komunikuese dhe pavarësi maksimale për personat që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë.
Disa nga fushat e lidhura me të drejtat për shkollim në këto rregulla Standard janë qejf dispozitat arsimore për personat me aftësi të kufizuara në sistemin e shkollës së zakonshme, për këtë arsye Shtetet duhet të ketë “një politikë të qartë deklaruar, kuptuar dhe pranuar në nivel shkollor dhe nga komuniteti i gjerë” .

Deklarata Salamanca
(UNESCO, 1994), thotë në paragrafin 2 klauzolat e rëndësishme: Çdo fëmijë ka të drejtë themelore për arsim, dhe duhet t’i jepet mundësia për të arritur dhe për të ruajtur një nivel të pranueshëm të të mësuarit, çdo fëmijë ka karakteristikat unike, interesat, aftësitë dhe nevojat e mësimit ; sistemet e arsimit duhet të jenë të dizajnuar dhe implementuar programe edukative për të marrë në konsideratë karakteristikat e gjerë e këtyre karakteristikave dhe nevojave të atyre me nevoja të veçanta arsimore duhet të kenë qasje në shkollat ​​e rregullta, të cilat duhet të akomodimit të tyre brenda një fëmijë në qendër pedagogjinë aftë për të përmbushur këto nevoja; shkollat ​​e rregullta me këtë orientim përfshirës janë mjetet më të efektshme për të luftuar qëndrimet diskriminuese, duke krijuar komunitete mikpritëse, të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimit për të gjithë, për më tepër, ata ofrojnë një arsim efektiv për shumicën e fëmijëve dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe në fund të fundit e kostos -efektivitetin e sistemit të arsimit të tërë. Dispozita të nxjerrë në pah të drejtën për arsim për çdo fëmije, individualitetin, operacionet e sistemeve arsimore, fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të kenë orientim gjithëpërfshirës.
Përfundim
Edhe pse shumë konventa, deklarata ndërkombëtare, rekomandime dhe plane kanë qenë formuluar në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për edukim, shkolla kanë qenë ende të lejuara për të përjashtuar fëmijët me aftësi të kufizuara, dhe kanë bërë shpesh kështu. Kjo është për shkak se të drejtën për arsimim për fëmijët me aftësi të kufizuara është zbatuar brenda një kuadri që më së shumti është i synimeve të shkollave speciale, institucione të specializuara dhe të arsimit në paralelet speciale me  mësues të veçantë. Në qoftë se qëllimi ynë është që të garantojmë të drejtën e shkollimit për fëmijët me aftësi të kufizuara edhe në rastin kur gjendja e aftësisë së kufizuar përjashton këtë të drejtë, atëherë për çfarë kornizash,rregulloresh duhet të kemi nevojë për shkollat ​​tona në përgjithësi? Ne kemi nevojë për korniza që pranojnë diversitetin e situatave personale dhe zhvillojnë solidaritetin reciprok, dhe funksionon në kuadër të shoqërisë. Kjo është e mundur vetëm në kuadër të arsimit gjithpërfshirës.
Për ta përfunduar është e rëndësishme të përmendet mesazhi i Deklaratës se mirënjohur të Salamankës dhe i Kuadrit për Veprim të 1994.
Shkollat e zakonshme me arsim gjithëpërfshirës janë mjetet më efektive në luftën kundra diskriminimit, krijimin e komuniteteve mirëpritëse, ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimit për të gjithë.
Literaturë
  • Lindsay, G. (2007). Psikologji edukative dhe efikasitetin për arsimin gjithpërfshirës / mainstreaming. British Journal of Educational psikologjisë,
  • Lindsay, G. (2003): inkluzive. Arsim Një perspektive kritike. British Journal of Edukimit Special,
  • UNESCO-s. 1994. Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim në nevojë për arsim special. Konferenca Botërore për të nevojë për arsim special
  • Kombeve të Bashkuara Asambleja e Përgjithshme. 1983. Programin Botëror të Veprimit lidhur me personat me aftësi të kufizuara. Nju Jork: Kombet e Bashkuara
  • Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës. 1989. Nju Jork: Kombet e Bashkuara.
  • UNESCO-s. 2003b. Përjashtimi Tejkalimi përmes Qasje inkluzive në arsim. Një sfidë dhe një vizion. Paris, UNESCO
  • UNESCO, 2009. Udhëzimet e Politikës për përfshirjen në arsim. Paris, UNESCO
  • Rregullat Standarde mbi Barazimin e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara 0,1993: New. York Kombeve të Bashkuara.
Intervistë me Vetvehten 
Po më shumë se në çdo vepër filozofia e të jetuarit të P.Markos ndjehet veçanërisht në librin monumental "Intervistë me vetveten", lënë dorëshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes së autorit. Në këtë vepër rrugën e tij jetësore, jetëshkrimin e tij Petro Marko i lë si dëshmi të drejtpërdrejta, pa u distancuar përmes personazheve letrarë, siç vepron në shumicën e romaneve.
Rrëfimi është i rreptë dhe total, ai ngrihet në shkallë të një metafore për rrugën e Shqipërisë gjatë 60 vjetëve, në metaforë të luftës së pandërprerë të njeriut mes së mirës dhe së keqes. Luftëtar dhe kryeluftëtar në Spanjë, në Francë dhe Itali, kryengritës burgjesh nëpër Evropë dhe në Mesdhe, P.Marko marshon fuqishëm drejt atdheut të vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjatë rrëfimit të historisë së tij në "Intervistë me vetveten" si një kriiesë mitologie e lindur ta mbajë shpatën ngritur dhe të gatshme për të goditur të keqen kudo qoftë ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokës së vendlindjes. Me këtë besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash të pandërprera nëpër Evropë, më 1944 do të kthehet në Shqipëri. Në moshën 30 vjeçare, por me aq bëma mbi shpinë, sa në jetën e një njeriu të zakonshëm nuk mund të ngarkohen as për një shekull, P.Marko sa qe gjallë, do të përjetojë në atdhe zhgënjimin dhe dhembjen më të thekshme. Ditët e para në Tiranë, pasi e emërojnë përgjegjës shtypi, i caktojnë shtëpinë ku do të jetonte. Vonë në mbrëmje, që natën e parë, ai do jetë dëshmitar i një takimi trishtues me famlijen, pronarin e vilës: "Shoku Petro na kanë dhënë urdhër t'jua lëshojmë sbtëpinë me krejt çka ka në të, ku do të vendosemi dhe a mund të marrim me vete ndonjë gjë personale", e pret zonja e shtëpisë duke u dridhur. Petroja trishtohet, lë shtëpinë dhe kërkon sqarim nga shokët - mos është ndonjë gabim apo keqkuptim? Kështu e fillon rrëfimin e vet P.Marko në veprën voluminoze "Intervistë me vetveten", që është një nga dëshmitë më rrënqethëse për atë që do të vinte dhe do ta mbërthente Shqipërinë gjatë diktaturës Komuniste. Po ashtu do ta detyrojnë Petro Markon që të futet nën tutelën e gazetës "Borba" të Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi më shumë traditë, jemi vazhduesit e gazetës "Bashkimi i Kombit" para lufte, le të mësojë "Borba" nga ne", dhe këtu do të zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve të një egërsie që nuk e kishte provuar më parë. Një bashkëluftëtar nga Italia pas afro 50 vjetësh, diku para vdekjes, do t'i thotë Petros "Shkruaje rrugën, historinë tënde se ajo vlen më shumë se 100 romane." Dhe vërtet, libri "Intervistë me vetveten" është historia për gjysmë shekulli e Shqipërisë, rrëfimi me fuqi rrezatimi i përmasave të një bibliotekë të tërë dokumentash. Përmes kësaj vepre njihet më mirë drama e kombit dhe e Shqipërisë dhe pas leximit të këtij libri duhet më shumë dhe më pastër atdheu e kombi.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels