IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label HISTORI SHQIPRIE. Show all posts
Showing posts with label HISTORI SHQIPRIE. Show all posts
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Qeveria e Durrësit dërgoi në këtë konferencë një delegacion i cili paraqiti kërkesat e tyre në formën e dymemorandumeve, në të cilat deklaronte se pavarësia eShqiperisë nuk mund të vihej në diskutim, pasi ajo ishtesiguruar me vendimet e Konferencës së Ambasadorëvetë Londrës që në 1913. lexo me shume..
Me tej kërkohej që Shqipërisë tiktheheshin territoret e shkëputura padrejtesish ngaKongresi i Berlinit me 1878.Në memorandum gjithashtu kërkohej të hidheshinposhtë lakmitë e shteteve ballkanike ndaj tokaveshqiptare, por nuk u përmendën synimet e Italisë.Fatkeqsisht çështja shqiptare në këtë Konferencë nuk utrajtua si çështje më vete por u trajtua si plaçke lufte përtë kënaqur aleatët.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Sipas Konferencës së Paqes, Prizreni I takonteJugosllavisë së re ( Mbretëria eserbëve, kroatëve, sllovenëve). Zonat jugore shqiptareju dhanë Greqisë, ndërsa Italia I doli në mbrojtjeintegritetit territorial të Shqipërisë, e cila nukpërfaqësohej në Konferencë. Në Korrik 1919 midisItalisë dhe Greqisë përfundoi një marrëveshje e fshehtësipas së cilës, Roma do të mbështeste kërkesën grekepër aneksimin e Korçës e Gjirokastrës, kurse Greqia dombështeste kërkesën e Italisë për aneksimin e Vlorës.Si rezultat i shperthimit të kontradiktave ndërmjetpretendentëve për copëtimin eShqipërisë, përfaqësuesit e Anglisë dhe të Francës, nëjanar të 1920 shpallën një Zgjidhje Kompromisi, në bazëtë së cilës Shqipëria ndahet ndërmjet shteteve tëBallkanit sic ishte parashikuar në Traktatin e Fshehtë tëLondrës.http://eseshkolle.blogspot.com/
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Tragjedia Came ne vitet 1945 - 1946 Raport i Ministrisë së Jashtme të Turqisë mbi çamët në Greqi

 Çamët shqiptarë Megjithëse e ndarë sot midis Greqisë dhe Shqipërisë, krahina e Epirit në Gadishullin Ballkanik ka qenë etnikisht shqiptare që nga kohët e lashta. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në 1913, pjesa jugore e krahinës u nda toka mëmë dhe iu dha shtetit grek, pavarësisht nga fakti që popullsia e Epirit Jugor ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe mysliman. Ndërkohë që shqiptarët ortodokse ishin objekte të helenizmit, shqiptarët myslimanë ose u shfarosën ose u dëbuan me forcë nga tokat e të të LEXO ME SHUME....
parëve të tyre nga qeveria greke. Shqiptarët myslimanë ose çamët që jetonin në Epirin e Jugut (Çamëria ose Thesprotia siç quhet nga Grekët) ishin viktimat e pastrimit të parë etnik në Europë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia çame ishte një nga tragjeditë më të dhimbshme të kontinentit Europian. Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 tregonte që 26.000 çamë jetonin në krahinën e Çamërisë në Greqi në atë kohë. Si rezultat i pastrimit etnik dhe genocidit të viteve 1944-1945, 30.000 myslimanë shqiptarë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë dhe kërkuan strehim në Republikën e Shqipërisë në të cilën jetojnë akoma. Sot, janë 150.000 pjesëtarë të kësaj popullsie në Shqipëri, një shifër e cila është rritur për shkak të përqindjes së lartë të lindshmërisë në Shqipëri. Nga ana tjetër numri i tanishëm i çamëve që jetojnë në Greqi vlerësohet në përreth 100 000 . Ende këta njerëz janë të privuar nga çfarëdo lloji të të drejtave të minoritetit si minoritete të tjera që jetojnë në Greqi. Për të përmendur vetëm një shembull, ata mund të flasin shqip vetëm në shtëpitë e tyre. Popullsia e Çamërisë ka qenë gjithmonë etnikisht shqiptare. Shumë udhëtarë dhe historianë të huaj kanë shkruar që Çameria ka qenë e populluar nga shqiptarë. Madje edhe historiani grek Herodoti ka nënvizuar këtë fakt në librin e tij "Historia" dhe i quajti shqiptarët e Çamërisë "barbarë", nje term i përdorur nga Grekët e lashtë për të dalluar popujt jo grekë. “Çamët u masakruan, u përzunë dhe më pas ua grabitën pasuritë” Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 250000 kv grurë dhe 80.000 kv vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milionë kg grurë dhe 3 milionë kg vaj ushqimor. Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosën gjatë bregut të Himarës, në prona të lëna nga familjet që u larguan gjatë luftimeve të egra, fillimisht kundër pushtuesve të Boshtit dhe më pas, më 1944-n, midis Frontit nacionalist grek të Çlirimit të Epirit të Veriut dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar të Shqipërisë. Disa nga çamët u vendosën në fshatrat ekzistuese gjatë bregdetit, si në Borsh, që tradicionalisht ishin myslimanë, duke forcuar karakterin johelenik të zonës. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afër kufirit grek. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë konstatuar brutalitetin e përdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan në Shqipëri (1945-1946), shkruan: "Në mars të vitit 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të mbledh mbi çështjen çame, në vjeshtën e 1944-s dhe gjatë muajve të parë të 1945-s autoritetet e Greqisë veriperëndimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. U dogjën në total 102 xhami. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi." Ankesa çame në Lidhjen e Kombeve 

 SHIFRA DHE FAKTE PER KRAHINËN
 Genocidi dhe të dhënat e popullsisë së krahinës çame. Cila ishte shifra e banorëve që jetonin atje. Regjistrimi turk ka nxjerrë rreth 83.000 shqiptarë ortodoksë në 1910, që përbënin 75% të krahinës. “Shën Bartolomeu” i Çamërisë dhe numri i të vrarëve sipas qyteteve. Regjistrimi i popullsisë i bërë nga Administrata Turke në 1910 tha që atje ishin 83.000 shqiptarë ortodoksë dhe myslimanë në krahinë. Harta demografike e misionit ushtarak britanik e dërguar në qeverinë britanike në Londër që në prag të Luftës së Dytë Botërore, tregonte që 75% e popullsisë së Çamërisë ishte shqiptare. Historiani pro-grek Spiro Muselimi, në librin e tij "Historical Sight Through Thesprotia" (Shikim Historik nëpër Thesproti), i botuar në Janinë me 1974, shkruan që Pershkopi i Thesprotisë në vitin 1870 përktheu disa pjesë të biblës në shqip, meqë popullsia e besimit ortodoks të krahinës nuk kuptonte asnjë fjalë në greqisht. Autoritetet greke, duke iu përmbajtur parimit të refuzimit absolut të ekzistencës të grupeve etnike në territorin grek, ndoqën një politike shoviniste të mirë-krijuar, dhe siç dëshmon historia, kryen një genocid kundrejt shqiptarëve të besimit mysliman. Sulmi racial kundrejt shqiptarëve myslimanë të Çamërisë filloi të zbatohet së pari me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1944-1945, kur banda kriminale e gjeneralit famkeq Napoleon Zerva kryen pastrimin etnik kundrejt tyre. Në 27 qershor të 1944, bandat kriminale greke kryen barbarizmat më të këqija të provuara në këtë krahinë. Terrori i ushtruar ndaj kësaj popullsie përshkruhet më poshtë. Ai permbledh vrasje, perdhunime, sjellje çnjerëzore, masakra ndaj grave, fëmijëve dhe grave shtatëzënë. Më shumë se 1400 burra, gra e fëmijë u vranë brenda 24 orëve në qytetin Paramithia, të martën, 27 Qershor 1944, e cila u bë data e Shën Bartolomeut për të gjithë Çamërinë. Gjatë periudhës Qershor 1944-Mars 1945, 1286 persona u vranë Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margëlliç dhe Pargë. Gjithashtu kishte edhe qindra persona të tjerë të humbur. Në të njëjtën periudhe, si rezultat i masakrave greke, akteve të grabitjeve dhe rrëmbimeve të popullsise shqiptare në Çamëri, 2900 burra të rinj e të moshuar, 214 gra dhe 96 fëmijë u masakruan, 745 gra u përdhunuan,76 gra u rrëmbyen, 32 fëmijë më të vegjël se 3 vjeç u masakruan, 68 fshatra u rrafshuan me themel, 5800 shtëpi dhe vende adhurimi u bënë shkrumb e hi ose u shkatërruan. Përveç kësaj, 30 000 shqiptarë myslimanë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë të cilët u strehuan në Shqipëri. Qeveria shqiptare, mbas luftës u mor me çështjen çame në Konferëncën e Paqes në Paris. Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Forcave Aleate, jo vetëm njohu rrethanat me të vërtetë të vështira në të cilat ishin nënshtruar çamët, por gjithashtu kërkoi riatdhesimin e tyre dhe kthimin e pronave të tyre. Komisioni Hetues Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara, i caktuar për verifikimin e tragjedive në të dyja anët e kufirit, nxjerr konkluzionet në raportin e tij në vitet 1946-1947, raport i mbushur me fakte dhe prova për sa i përket masakrave dhe tragjedive të dhimbshme të popullit çam. Realitetet e historisë së kohës së fundit të Çamërisë kërkojnë kujdesin e komunitetit ndërkombëtar. Greqia nuk mund të shmangë por të njohë genocidin e "çamëve shqiptare". Të drejtat civile dhe shoqërore të atyre që jetojnë tani në Greqi, të vlerësuar pothuajse në 100.000 sot, duhet të respektohen nga Greqia. Sipas pikëpamjeve zyrtare greke, popullsia myslimane e Çamërisë, e cila numëron pothuajse 150.000 njerëz dhe akoma strehohet në Shqipëri, nuk do të lejohet kurrë të kthehet në Greqi sepse ato gjoja bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Ata janë konsideruar si kriminelë lufte sipas ligjeve greke" (K.Mitsotakis, Tiranë, Maj 1992). Kjo "hipotezë" është e pavërtetë dhe e shpikur. Konsiderimi i një komuniteti të tërë si "kriminelë", mjaft pjesëtarë të të cilit vdiqën në luftë për çlirimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërorë, është një krim politik dhe historik kundër çamëve. Në 1994, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë shpalli 27 qershorin e 1944 si ditën përkujtimore për shqiptarët e masakruar të Çamërisë, dhe një monument u ndërtua në Konispol në kujtim të viktimave të Çamërisë. Mbas 1945, me synimin për të ndërtuar strukturën demografike të Çamërisë, filloi konolizimi i saj me Grekë, Romë dhe Ciganë. Greqia donte tëe ndryshonte strukturën demografike të provincës sepse nuk kishte besim te pjesa e popullsisë shqiptare të ngelur atje, sado që ato ishin të besimit ortodoks. Greqia i vuri fund çdo përpjekje për të ruajtur identitetin e popullsisë shqiptare të besimit ortodoks dhe gjuha shqipe u ndalua të flitej në publik. Për pasojë asimili i shqiptarëve ortodokse u arrit me shpejtësi. Fati i shqiptarëve ortodoksë nuk ishte shumë i ndryshëm sesa ai i vëllezërve të tjerë myslimanë kur ato donin të mbanin identitetin e tyre etnik. LEXO ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Historia e Shqiperise 1912 - 2012 
1912 - Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Shqipëria shpallet vend i pavarur. Fuqitë e Mëdha garantuan në teori pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar 

Paanësia - Krijimi i një shteti të paanshëm të ngjashëm me Zvicrën ishte një teori që qarkulloi me bollëk gjatë së gjithë kësaj kohe, por mbeti vetëm një ëndërr e një grupi margjinal shqiptarësh
1920 - Shqipëria fillon eksperimentin për ndërtimin e një vendi demokratik shumëpartiak me zgjedhje. Grave u jepet e drejta e votës shumë më herët se sa shumica e Europës
1924 - Ëndrra demokratike merr fund, si pasojë e vrasjeve të shumta politike që sollën një kryengritje dhe një kundërkryengritje.Më 1925 filloi një diktaturë e udhëhequr nga Ahmet Zogu
1939 - Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste, e cila sjell në vend zhvillim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik, si dhe i zgjeron kufijtë e vendit në Kosovë e troje të tjera shqiptare
1945 - Komunistët marrin pushtetin me kombinimin e armëve jugosllave e britanike dhe vendosin një regjim terrori që zgjati për 45 vjet. Shqipëria përjeton aleanca të lëvizshme ndërkombëtare
1948 - Shqipëria ndahet nga Jugosllavia dhe eliminon fizikisht njerëzit e saj apo ata të dyshuar si mbështetës së saj. 12 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 32 deputetë ekzekutohen 
1962 - Ndarja me Bashkimin Sovjetik u parapri nga një tentativë e pafaktuar e Moskës për të rrëzuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun nga pushteti dhe përfundoi me masakrimin e një pjese të byrosë politike
Falimentet - Shqipëria falimentoi financiarisht më 1932 përballë Italisë, më 1957 përballë Bashkimit Sovjetik dhe më 1991 përballë vetvetes. Falimentet financiare u pasuan gjithmonë me vështirësi ekonomike të shumanshme që zgjatën për shumë vite
Politika dhe vrasjet - Ndryshimet politike janë shoqëruar gjithmonë me vrasje të shumta të kundërshtarëve, ndërsa votimet kanë qenë sa për justifikim. Ndryshimet e qeverive me anë të dhunës dhe vrasjeve ndodhën më 1924, 1945, 1948, prishja me Bashkimin Sovjetik apo me Kinën, të gjitha u shoqëruan me vrasje

 Kur mbërriti viti 1912, Ballkani kishte tashmë shumë dekada që ishte kthyer në një “fuçi baruti”. Fuqitë e Mëdha e shihnin rajonin si një vijë kufitare mes Rusisë dhe fuqive perëndimore, mes Turqisë dhe Austro-Hungarisë, ndërsa Italia e shihte si një çështje thelbësore për sigurinë e vet. Shtetet e vogla ballkanike si Greqia, Serbia e Bullgaria po përplaseshin me njëra-tjetrën për të kapur sa më shumë territore të ishte e mundur. Kapja e territoreve nuk mund të realizohej pa një luftë të hapur me Perandorinë Osmane apo kundër Fuqive të Mëdha që qenë shpesh aleate e shpesh armike të perandorisë. Serbia e tentoi një sulm ndaj Bullgarisë (shtet autonom otoman në atë kohë) më 1885 dhe e humbi. Greqia e tentoi një luftë të tillë më 1897 dhe e humbi. Ndërkohë, ndërsa lufta e hapur ishte një punë e rrezikshme, lufta e fshehtë përmes financimit të grupeve famëkeqe guerile ishte një sport i zakonshëm për të gjitha palët. Ky lloj konflikti ishte veçanërisht i famshëm mes viteve 1904 dhe 1908 në Maqedoni, ku bandat greke luftonin ato bullgare, trupat qeveritare turke apo terroristët maqedonas Shqiptarët ishin kapur në ngërç. Historia e krijimit të shteteve kombe në Ballkan gjatë shekullit të 19 ishte përplot me masakra, si dhe ato që sot i quajmë “spastrime etnike”, por që në atë kohë njiheshin më së shumti si plaçkë e zakonshme lufte. Perandoria Osmane u dobësua nga revolucionet e brendshme dhe u shkërmoq nga Luftërat Ballkanike. Në këtë pikë, Shqipëria u shpall e pavarur, një shtet i vogël dhe në mbrojtjen e Fuqive të Mëdha. Kufijtë e vendosur në atë mënyrë krijuan menjëherë kushte shumë të papërshtatshme ekonomike. Qytetet më të mëdha me popullatë në shumicë shqiptare si Prizreni, Gjakova, Peja, Dibra, Konica, Shkupi, Struga, Ohri etj., pa përmendur këtu popullatat urbane shqiptare të Shkupit apo Janinës, mbetën jashtë kufijve. Popullata brenda Shqipërisë kishte shumë pak qytete të mëdha dhe normë urbanizimi prej 15.9 përqindësh. Tokat tradicionale të drithërave të bukës u lanë jashtë, duke krijuar një presion të konsiderueshëm për popullatën që mbeti brenda Shqipërisë. Si të mos mjaftonte kjo, fqinjët vijuan të sabotojnë mbijetesën e kombit të ri pas shpalljes së pavarësisë përmes mbajtjes së pushtuar të një pjese të territorit. Pas Luftës së Parë Botërore, kur më në fund stabiliteti i jashtëm u zgjidh relativisht, u pa edhe që kufijtë e rinj binin ndesh me rrugët tradicionale tregtare, të cilat, në shumicë, ishin në drejtimin lindje-perëndim, ndërsa territori shqiptar u krijua me drejtimin veri-jug. Shqipëria ishte një vend i depopulluar më 1912. Kishte rreth 27 banorë për kilometër katrorë. Strukturat e vjetra administrative të Perandorisë Osmane nuk qenë të trashëgueshme nga shteti i ri. Rrjeti i rrugëve qëlloi në pozicionin e gabuar. Aksesi i qeverisë qendrore në zonat e largëta të vendit ishte shumë i vështirë për shkak se në strukturën e vjetër të vilajeteve, qendrat administrative mbetën jashtë vendit. Por Lufta e Parë Botërore, gjatë së cilës ushtritë e shtatë vendeve të huaja kaluan apo qëndruan për një kohë të gjatë në Shqipëri, krijuan një treg të gatshëm për mallrat shqiptare, të cilat u shitën me shumicë në këmbim të metaleve të çmuara, flori dhe argjend. Një vëzhgues i huaj i dërguar nga Lidhja e Kombeve e vuri re praninë e madhe të floririt në xhepat e shqiptarëve më 1921, së bashku me papërshtatshmërinë e rrugëve tregtare dhe mungesën pothuajse tërësore të rrugëve në aksin veri-jug të vendit. Por nga Perandoria Osmane Shqipëria trashëgoi diçka. Bëhet fjalë për një korpus administratorësh ushtarakë e civilë, pra për kapital njerëzor. Nga korpusi i ushtarakëve, një numër i konsiderueshëm patën luftuar me ushtrinë osmane gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Ky korpus ushtarakësh, organizoi më 1920 Luftën e Vlorës. Ishte një luftë e suksesshme, e organizuar më së miri dhe që përfundoi me një marrëveshje paqeje. Ishte lufta e vetme që shqiptarët luftuan dhe realisht fituan në shekullin e njëzetë. Roli i saj në ndërgjegjen kombëtare është zvogëluar tashmë dhe përgjatë njëzet viteve të fundit, përkujtimoret kanë qenë minimale. Por Lufta e Vlorës ishte një ushtrim i aftësisë së shqiptarëve për t’u organizuar në një strukturë shtetërore funksionale dhe të suksesshme. Kaosi demokratik Periudha mes Kongresit të Lushnjës më 1920 dhe vendosjes së sundimit të Zogut në janar 1925, përbëjnë një kohë kaosi demokratik. Shqipëria në këtë kohë zhvilloi zgjedhje, pati grupime politike dhe zhvilloi një debat mbi formën e qeverisjes. Shumë besonin se Shqipëria duhej të bëhej një shtet federativ, me krahina autonome dhe me qeveri qendrore të kufizuar te fuqitë e diplomacisë dhe luftës. Gjatë këtyre pesë viteve, Shqipëria ndërroi shumë qeveri dhe hasi shumë kryengritje, disa prej të cilave serioze, e disa të tjera më pak të rëndësishme. Vrasjet e kundërshtarëve politikë qenë të shpeshta. Në këtë kohë, vendi filloi të mbajë statistika të rregullta për tregtinë e jashtme, si dhe u organizua regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Tregtia e jashtme e regjistruar paraqiste rritje të konsiderueshme. Jeta ekonomike e administrative duket se funksiononte. Ndryshe nga sot, shteti shqiptar i kohës siguronte një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave buxhetore përmes dhënies me qira të pronave shtetërore. Diktatura Kaosi u ndërpre më qershor 1924. Gjatë vitit që i parapriu këtyre ngjarjeve, dy palët politike kishin debatuar për sistemin zgjedhor që do të zbatohej në Shqipëri. Sistemi zgjedhor, njësoj si edhe sot, kishte më shumë mundësi të përcaktonte fituesin se sa vetë zgjedhjet. Ngjarjet e kësaj periudhe janë studiuar në tërësi vetëm nga historia komuniste dhe rrjedhimisht, është shumë e vështirë të analizohen në mënyrë të pavarur. Historia komuniste thotë se Ahmet Zogu, në atë kohë ministër i Brendshëm, u përpoq të organizonte një grusht shteti që dështoi. Zogu u akuzua për një seri vrasjesh politike të kujtdo që konsiderohej si armik gjatë kësaj periudhe. Libraria e Kongresit, në serinë e vet të artikujve për Shqipërinë, e paraqet këtë periudhë si një luftë politike të bazuar më së shumti te grupet klanore ku aleancat ndryshonin vazhdimisht. “Edhe më shumë se sa në vende të tjera të Ballkanit, partitë politike qenë grupime të përqendruara rreth një personi që krijonte aleanca të përkohshme për të arritur synimet e veta personale. Partia kryesore Konservatore, Partia e Progresit, tërhoqi disa nga kryetarët e klaneve të Veriut dhe pronarët myslimanë të tokave në Shqipërinë e Jugut. Platforma e tyre kryesore qe kundërshtimi e çdo reforme bujqësore. Pronari më i madh i tokave në vend, Shefqet Bej Vërlaci, udhëhoqi Partinë Progresive. Radhët e Partisë Popullore përfshinin kryepeshkopin reformator Fan S. Noli, i cili ishte i brumuar me idetë perëndimore në Universitetin e Harvardit dhe pati përkthyer Shekspirin dhe Ibsen në shqip. Kjo parti përfshinte në fillim edhe Ahmet Zogun, në atë kohë 24 vjeç. Mbreti i ardhshëm kishte mbështetje nga disa nga klanet e veriut dhe mbante gangsterë të armatosur në shërbim të vet, por shumë udhëheqës klanorë të veriut nuk mbështetën asnjë prej partive. Konflikti mes dy partive u kthye në luftë civile në qershor 1924, kur Partia Popullore sulmoi me armë nga Vlora dhe mposhti qeverinë e Tiranës, e cila iku në Jugosllavi. Qeveria e re dënoi me vdekje në mungesë Zogun, Vërlacin e të tjerë, si dhe i arrestoi kundërshtarët politikë që qëndruan në Shqipëri. Noli ishte i izoluar nga të huajtë, të cilët e panë si një udhëheqës i dalë nga kryengritja dhe jo nga zgjedhjet. Zogu u kthye në pushtet pas gjashtë muajsh pasi qeveria jugosllave e armatosi dhe i dha trupa të rregullta për mbështetje. Qeveria që krijoi Zogu qe diktatoriale. Ai kishte fuqinë e presidentit dhe kryeministrit dhe të drejtën për të emëruar e shkarkuar ministra, të vendoste veton ndaj ligjeve të Parlamentit dhe të emëronte krerët e të gjithë administratës shtetërore. Kundërshtarët e regjimit, të armatosur apo jo, u vranë. Shtypi u vu nën censurë. Zogu e qeverisi Shqipërinë me katër guvernatorë ushtarakë që i jepnin llogari vetëm atij. Gjysmën e buxhetit të shtetit e shpenzoi për mbrojtjen, duke paguar forcat mbështetëse të tij si ushtri të rregullt. Politika e aleancave fluide afatshkurtra ishte karakteristikë e Zogut, i cili braktisi shpejt Jugosllavinë për të rënë në krahët e Italisë. Italia duket se përdori investimet e veta të vjetra mes klaneve të Mirditës për të organizuar një kryengritje si një masë kërcënuese ndaj sundimit të Zogut dhe ky i fundit, pranoi traktatin e mbrojtjes së përbashkët me Italinë, në 1927, gjë që i dha fund efektivisht funksionimit të Shqipërisë si një vend i pavarur. Në nënshtrimin ndaj Italisë filloi një rrugë e gjatë dhe e mundimshme që solli njëkohësisht stabilitet politik dhe ngërç ekonomik. Italia kishte në dorë ekonominë e vendit dhe e sabotoi atë vazhdimisht për të mbajtur Zogun nën varësinë e ndihmave të saj ekonomike. Politika e Italisë ishte ngopja e Shqipërisë me borxhe, të cilat përfundonin për investime pa fitim, si ndërtimi i kompleksit të ministrive në Tiranë dhe që Shqipëria nuk kishte gjasa t’i shlyente. Zogu luajti mes Italisë dhe Britanisë së Madhe, duke lejuar ndikimin britanik si baraspeshë ndaj ndikimit italian. Në vitin 1932 Shqipëria falimentoi financiarisht dhe nuk ishte në gjendje të paguante interesat e kredive italiane. Buxheti i shtetit u reduktua me 30 për qind, banka hasi një panik dhe leku pësoi tronditje. Zogu i luftoi italianët duke shtetëzuar shkollat katolike të financuara nga Italia dhe duke përzënë këshilltarët ushtarakë italianë. Më 1934, nënshkroi dy marrëveshje tregtie me Jugosllavinë dhe Greqinë. Italia tentoi fillimisht ta kërcënonte ushtarakisht, pastaj i ofroi mbretit një bakshish me vlerë 3 milionë franga ari. (Rreth 860 kilogramë ar). Shqipëria u përball me krizën e bukës më 1936. Italia e pushtoi ushtarakisht Shqipërinë më 1939, kur dërgoi trupa në planin e vet për të pushtuar Ballkanin, duke e përdorur vendin tonë si një urë kalimi. Lufta i solli Shqipërisë përfitime të jashtëzakonshme. Vendi në atë kohë kishte më pak se 1.2 milionë banorë, ndërsa ushtria italiane dërgoi qindra mijëra ushtarë, investoi në ndërtim rrugësh e hekurudhash. Të qindra mijëra ushtarët që e rritën popullatën e Shqipërisë praktikisht me 50 për qind, kishin paga shumë të larta për nivelin ekonomik të Shqipërisë, duke krijuar rritje të shpejtë të mirëqenies. Numri i të punësuarve me rrogë u rrit me shpejtësi, pagat u dyfishuan në krahasim me kohën e Zogut. Shqipëria u pajis me afro 1500 kilometra rrugë të ndërtuara brenda pak vitesh, rrugë që vijuan t’i shërbenin vendit deri pas viteve ‘90. Pas mposhtjes së Greqisë dhe Jugosllavisë nga Gjermania në vitin 1941, qeveria shqiptare u lejua të shtrijë aktivitetin e saj në Kosovë e troje të tjera të banuara nga shqiptarët, ku shpërndau gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar. Tokat e Kosovës siguruan prodhimin e nevojshëm të drithit për të ushqyer të gjithë popullatën. Lufta e Dytë Botërore është gjithashtu e studiuar deri më sot vetëm nga historia zyrtare komuniste dhe mbetet e pazbardhur për shqiptarët. Por fakti është që dy vitet e para të pushtimit italian qenë të qeta dhe pa aktivitete guerilase. Këto aktivitete u shfaqën nga viti 1942. Komunistët refuzuan disa oferta nga grupimet e tjera për të vendosur paqe. Udhëheqësit komunistë e kalitën veten me vrasje dhe morën pushtetin në vitin 1945. Dy lëvizjet kryesore të kohës, Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste, nuk u bashkuan për shkak të këndvështrimeve të ndryshme që kishin në lidhje me Kosovën, thotë Libraria e Kongresit. Komunistët refuzuan bashkëpunimin me Ballin Kombëtar pas Konferencës së Mukjes nën presionin e jugosllavëve. Një muaj më vonë, Italia shpalli kapitullimin dhe Gjermania pushtoi Shqipërinë, por deklaroi se njihte shtetin e pavarur shqiptar. Në dhjetor ‘43, në veri u krijua Lëvizja e Legalitetit, një forcë antikomuniste dhe antigjermane. Këtu filloi edhe lufta civile, ku Balli Kombëtar dhe Legaliteti refuzuan të luftojnë me armë ose qenë të pafuqishëm përballë komunistëve, të cilët morën pushtetin pas largimit të gjermanëve. Vitet e para të pasluftës Shqipëria përfitoi ndihmat e UNRRA, një zyrë e OKB-së për zgjidhjen e problemeve emergjente të pas luftës. Ndihmat ushqimore të UNRRA kompensuan përkohësisht humbjen e drithit të Kosovës. Por Shqipëria e shtyu disa vite me fitimet e stërmëdha të realizuara nga tregtia me okupatorin italian. Hoxha ndoqi rrugën e Zogut në krijimin e kultit të individit. Vrasjet politike morën përmasa të stërmëdha. Me qindra vetë u ekzekutuan që në ditët e para të sundimit komunist. Në planin e jashtëm, Shqipëria u bë menjëherë një shtet vasal i Jugosllavisë. U pranua me shpejtësi bashkimi doganor, një kurs këmbimi i pafavorshëm mes frangut shqiptar dhe dinarit jugosllav dhe serbokroatishtja filloi të mësohet në shkolla. Në vitin 1948, Shqipëria u shkëput me shpejtësi nga Jugosllavia dhe u lidh me Bashkimin Sovjetik. Marrëveshja për Miqësi dhe Bashkëpunim e vitit 1946 ishte e ngjashme me atë që Zogu pati nënshkruar me Italinë më 1926-n. Si në kohën e Zogut, ku aleancat ndërkombëtare shoqëroheshin me shuma parash në formën e ryshfetit, edhe në këtë rast ndodhi kështu. Beogradi i ofroi Shqipërisë 40 milionë dollarë, një shumë e barabartë me gjysmën e buxhetit të shtetit shqiptar të asaj kohe. Jugosllavia pranoi gjithashtu të blinte kromin shqiptar me çmim më të lartë se sa tregu ndërkombëtar, si një shenjë e vullnetit të mirë. Shqipëria kaloi një krizë të rëndë buke, në vitet 1948-1950. Por gjatë viteve ‘50 deri në ndarjen me Bashkimin Sovjetik, duket se punët filluan të përmirësohen. Moska i dha Shqipërisë disa qindra milionë dollarë, të cilat shërbyen për të ndërtuar industri të lehtë dhe të rëndë. Vendi filloi të realizojë për herë të parë më shumë se gjysmën e prodhimit vjetor nga industria dhe shërbimet, urbanizimi u rrit me shpejtësi. Më 1957, Moska ia fali Shqipërisë 105 milionë dollarë. Zhvillim dhe dhunë Periudha e regjimit komunist ishte një kombinim i zhvillimit ekonomik me dhunën policore dhe punën e detyruar. Që nga viti 1946, të burgosurit u përdorën për të hapur kënetat dhe minierat. Shqipëria pësoi një zhvillim shumë më të ngadaltë se sa vendet e tjera të Ballkanit gjatë periudhës 45-vjeçare komuniste dhe në raport me Jugosllavinë, Bullgarinë apo Rumaninë, doli më e varfër në vitin 1990 nga sa kishte qenë në vitin 1945. Shqipëria humbi gjatë kësaj kohe tranzicionin demografik, kalimin nga ekonomia e manifakturës tek ekonomia e shërbimeve, si dhe mbeti një vend në mazhorancë rurale, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit u bënë vende urbane. Njëzet vitet e post-komunizmit mund të klasifikohen si vite të kaosit të dytë demokratik, ku vrasjet politike nuk kanë munguar, megjithëse kanë qenë shumë më të pakta se sa më parë. Oportunizmi mbetet vlera më e rëndësishme dhe më shpërblyese në politikë. 
Oportunizmi Oportunizmi politik ka qenë çelësi i suksesit të disa politikanëve shqiptarë. Zogu u largua nga partia e Nolit dhe luftoi kundër tij më 1924, ndërsa Hoxha mbështeti Jugosllavinë para se të vriste Koçi Xoxen Gjuhët e huaja Në kohën e Zogut, nxënësit shqiptarë në disa herë mësuan italisht dhe në disa herë, jo. Në kohën e Jugosllavisë filloi të mësohej serbokroatishtja e më pas, rusishtja u bë gjuhë kryesore.
 Gjuha mandarin ishte shumë e vështirë për t’u mësuar dhe gjatë miqësisë kineze në shkolla u përqendrua më shumë te frëngjishtja, (kjo dukshëm pa lidhje politike). Pas viteve ‘90, anglishtja u bë gjuha dominuese, por marrëveshje të ndryshme kanë bërë që italishtja të bëhet gjuhë kryesore e huaj në shumë shkolla.   LEXONI ME SHUME....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Arritjet e Zogut si mbret (1928-1939 ) 



 Eksperimentimi I veshtire dhe I shkurter I Shqiperise ne demokraci nuk dha rezultate per zgjidhjen e problemeve te saj.Disa krijuan pershtypjen se vetem nje qeveri e centralizuar monarkiste mund te jepte nje zgjidhje.Ne vazhden e ketyre ngjarjeve, ne Shtator 1927 Shqiperia u shpall mbreteri e trashegueshme, parlamentare dhe demokratike.Ahmet Zogu u shpall mbret I shqiptareve, e jo mbret I Shqiperise.
Titulli dukej mese I pershtatshem, pasi emri Zogu perkonte me shqiponjen e zeze dykrenare te flamurit, dhe Ishte mbret I popullit te vet. Ky dallim duhet te kete qene mese I kuptueshem per Greqine dhe Jugosllavine, te cilet padrejtesisht kishin aneksuar tokat e shqiptareve, bashke me popullsine. U krijua keshtu mbreteria me e re ne Europe.Kjo u pasua me ndryshime qe I shkonin per shtat nje mbreterie, packa se binte ne kontrast me gjendjen e mjerueshme te Shqiperise.Kostumet formale ishin elegante.Pallati mbreteror ishte I rrethuar me mure te larta dhe festat qe organizoheshin ishin porsi ato te mbreterive te huaja, me gosti, shampanja, akullore nen shandanet me qirinj vezullues.U ngriten ndertesa moderne.Bulevardi “ Zogu I” ne Tirane ishe I gjere dhe I shtruar bukur, mirepo ne te nuk kaloshin vecse karroca te ngarkuara, bicikleta apo gomere.Ai menjehere mbaronte ne nje rrepire, ku niste lagjja e varfer e qytetit. Mbreti Zog arriti te vinte ligjin dhe rregullat ne nje vend qe nuk I kishte njohur fare ato.Brenda shtate vjetesh xhandarmeria spastroi vendin nga kusaria.U nxorr jashte ligjit zakoni tradicional dhe I prapambetur I gjakmarrjes ne Veri . Ai ia doli mbane atje ku Turqit kishin deshtuar, pasi c’armatosi nje popull I cili se kishte ndare pushken nga vetja.U miratua kodi I pare penal dhe civil.Struktura shoqerore ishte e vjeteruar.Dalloheshin vetem dy klasa te popullsise.Nderkohe qe motoja e Fan Nolit e kishte udhehequr popullin drejt “Lirise, barazize dhe vellazerise”, Zogu ishte I vendosur per te mos vene dore mbi strukturen e popullsise per shkak te trazirave ne gjirin e popullsise. Zogu trashegoi nje shoqeri agrare.Metodat bujqesore ishin te prapambetura dhe gjysma e tokave pjellore iu dhane shtete fqinje.Zogu u mor fillimisht me tharjen e kenetave malarike si ajo e Maliqit.Gjithashtu qeveria e ij nxiti futjen e te rinjve ne Shkollen Bujqesore te Kavajes, te themeluar nga nje agjenci amerikane, Fondacioni I Lindjes se Aferme.Askush tjeter ne Shqiperi nu k ishte perpjekur me pare per njohuri bujqesore.Te rinjte u pergatiten rreth permiresimit te farave,pleherat, ujitjen, permiresimin racor etj. Ne aspektin industrial , Shqiperia ishte nje nder vendet me pak te zhvilluara ne bote.Burimet natyrore ekzistonin por ishin te pashfrytezuara.Per “fat te mire” jetesa e shumices se popullisese ishte fare e thjeshte dhe nevojat ishin te pakta, ndaj dhe sasia e importeve, megjithese shume me e madhe se ajo e eksporteve nuk ishte shume e larte.Qeveria e Zogut ngriti centrale elektrike ne disa qytete te medha.Ne qytetin e elbasanit u be prova e pare e dritave elektrike te rrugeve, nje mbremje te vitit 1934.U ndertua hidrocentrali I pare, ne Vithkuq afer Korces. Transporti ishte fare I prapambetur; nuk kishte asnje kilometer hekurudhe, kurse lumenjte ishin te palundrueshem.Qeveria ndertoi disa pista te pashtruara per sherbimin ajror postar dhe te pasagjerve.U ndertuan shume ura.Numri I tyre u rrit nga 360 ne vitin 1921 ,ne 2674 ne 1936.Qeveria mundesoi nje system te mire te komunikimit nepermjet sherbimit te poste- telegrafit , mirepo sherbim te pershtatshem telefonik kishte vetem xhandarmeria. Me 1936 u krijua ne nivel kombetar Enti kombetar I Turizmit per nxitjen e turizmit.Kjo agjenci lehtesoi ceshtjen e pasaportave dhe vizave, u perpoq per permiresimin e rrugeve dhe transportit, per modernizimin e hoteleve, inventarizimin e vendeve historike e piktoreske dhe per pergatitjen e hartave dhe te filmave dokumentare.Numri I turisteve ne vitin 1937 u rrit ne 5936, nga 3742 qe ishte ne 1936. Ne vend kishte problem serioze ne lidhje me shendetesine.Me huate e Italise, qeveria permiresoi spitalet ne cdo qender prefekture dhe ngriti klinika ne disa qytete te medha.Me 1932, gazeta “New York Herald Tribute” njoftonte se “Spitali I ri me 250 shtreter ne Tirane ka dhoma operacioni dhe sektor radioskopie qe jane fjala e fundit nga Berlini” .Ndihma u dhane dhe nga Kryqi I Kuq Amerikan.U ngriten klinika per femijet dhe nenat, meqense numri I vdekshemerise foshnjore ishte mjaft I larte. Meqenese ne shumicen e familjeve, te gjithe pjestaret detyroheshin te punon ne ore te zgjatura neper fusha ose ne dyqanet e vogla. Shkollimi I femijeve dukej nje luks I panevojshem.Qeveria u perpoq te eliminonte propaganden shkombetarizuese qe ishte e pashmangshme ne shkollat e agjencive te huaja dhe percarese.Umbyllen shkollat greke,rumune e turke.Per te luftuar analfabetizmin u hapen reth 500 klasa te vecanta qe e rriten numrin e njerezve qe dinin shkrim dhe kendim nga 5 perqind ne 15 perqind.U permiresua Liceu I Korces, Normalja e Elbasanit, shkolla Bujqesore e Kavajes, shkolla Teknike ne Tirane etj.Meqenese arsimi I larte nuk ishte I mundur Brenda vendit, nga shteti u dhane rreth 60 bursa cdo vit per studime jashte vendit.Dialektet e ndryshme I ndanin shqiptaret ne ato te Veriut dhe ato te Jugut.Per bashkimin e popullsise qeveria I beri thirrje te gjithve te perdornin dialektin e Elbasanit.Nisen te botoheshin gazeta si “Ilyria” dhe “Perpjekja shqiptare” . Jeta kulturore nisi te lulezonte. Ndonese mbreti Zog ishte nje mysliman I mire, nguli kembe qe shteti te ishte asnjanes, pa fe zyrtare, dhe qe ushtrimin e lire te besimit duhet ta gezoshin te gjitha fete.Qeveria dhe sistemi shkollor nuk duhet te mbante anen e asnje besimi.Ata vune si fe shqiptarine, duke I quajtur nenpunesit dhe mesueit si apostuj dhe misionare.Simbolet e shenjta shqiptare nuk ishin kryqi dhe gjysmehena, por flamuri dhe mbreti.Himnet qe idealizonin kombin, Skenderbeun, heronjte e luftes mbizoteronin oret e muzikes neper shkolla.Pjesa e pare e leximit ne shkollat filore niste me fjaline :“Une jam shqiptar.Vendi im eshte Shqiperia” Ne mars 1937 u mor nje hap gjigand drejt emancipimit te gruas.Parlamenti I tij I reformuar ndaloi poligamine dhe percen tradicionale per grate muslimane.U organizuan kurse mesimore vecanerisht per grate, ku vihej theksi te higjena familjare, punet shtepiake dhe rritja e femijeve me nje fryme te re lirie. Lordi Donogal I Britanise beri nje udhetim neper Shqiperi ne vitin 1938. Ne shkrimin e tij ne gazeten “Sunday Dispatch” ai shprehu habine e madhe qe kushtet e jeteses ishin shume me te mira se ajo qe ishin raportuar me pare.Rruget ishin me te gjera se te Jugosllavise.Qytetaret ishin te veshur mire dhe te sjellshem.Ne Tirane, kishte hotele te klasit te pare, ushqim te mire, dyqane me parfume, filma per aparatin e tij fotografik Laika dhe orendreqes te mire.Ai u shpreh pozitivisht per aeroportin e Tiranes, per grate e cliruara nga percja, per qytetin- port te Durresit dhe se fundmi per sjelljen dashamirese te njerezve. Shume mbreter , ashtu si male, mund te vleresohen me mire nese shihen nga larg.Ne mendimin tim, qeverisja e Zogut perben nje periudhe me rendesi te madhe per historine e Shqiperise.Ne katermbedhjete vjetet e qeverise se tij kombetare u arrit shume.Ne menyre te permbledhur them se u arrit zhdukja e percarjes dhe konsolidimi i popullsise se copezuar.U zhvillua ndergjegja kombetare per identitetin shqiptar.U hodhen themelet e ingranazhit qeveritar dhe vendi u pershkua nga nje fryme e re zhvillimi.Hartimi I reformave ne leter, vertete nuk eshte dicka e lehte, por venia ne zbatim e tyre eshte akoma me e veshtire.Edhe pse Zogu u veteshpall mbret, ai nuk u tregua asnjehere mizor.Ai I shtypi rivalet e sfiduesit politike, por me se shumti me ane te internimit, jo ekzekutimit. Mbreteria e tij pati nje karakter demokratik dhe per mendimin tim ka plotesuar nje kapitull te ndritur te historise shqiptare.

Lidhjet socialo-kulturore midis vendit tone dhe Perandorise Romake te Perendimit.

Me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në provincat ilire ka luajtur aparati
administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë. Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë ato qytete, të cilat si pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse.

Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.Gjithashtu pati ndikim edhe ne shkollen ilire.Permendim Apolonine shkolla filozofike e se ciles u be e mirenjohur ne lashtesi.  Pushtuesit romakë për nevojat e tyre bënë ndërtime të shumta, të cilat në disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike të qyteteve. Këto ndryshime në planin urbanistik të qyteteve të vjetra në provincat jugore ilire u bënë sepse romakët nuk ngritën ndonjë qytet të ri. Më qartë ato shihen në Buthrot e Apoloni.
 Ndryshime të dukshme ndodhën edhe në kulturën materiale e shpirtërore, veçanërisht në qytetet dhe në periferitë e tyre. Krahas me futjen në prodhim të një sërë veglash të reja pune, gjatë shekujve të parë të pushtimit romak hyjnë në përdorim edhe stoli të reja, një pjesë prej të cilave lidheshin me modele veshjesh të ardhura. Një argument që përdoret për të provuar romanizimin e ilirëve është përhapja e gjuhës latine si gjuha zyrtare e kohës. Me imigrimin e vazhdueshëm të tregtarëve dhe kolonëve romakë drejt provincave të Ballkanit, qendra qytetare si këto qenë të parat që përqafuan latinishten si mjeti më i volitshëm i komunikimit, në fillim përgjatë bregdetit të Adriatikut e më pas në brendësi. Rajonet e fundit që iu nënshtruan këtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore të thella e të paarritshme të Shqipërisë veriore.Edhe pse dokumentet mbishkrimore të zbuluara në provincat ilire tregojnë se gjuha latine ka qenë gjuha e administratës dhe e kulturës ajo nuk mundi asnjëherë t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur. Hieronimi, një ilir nga Dalmatia, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin gjuhën e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Për më tepër, vetë prania e gjuhës shqipe në trevat e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave.
Një fushë tjetër, ku del qartë gjithashtu, qëndresa ilire, është onomastika, ruajtja e emrave tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine. Ilirët nuk i kishin humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh. Me kete shkrim te shkurter desha te evidentoj se ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të kulturës shpirtërore e materiale, si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme, se kombësia ilire i qëndroi romanizimit dhe eshte kjo nje fitore dhe nje pasuri e madhe qe I lane brezave ne vazhdim.Eshte nje e vertete qe na ka ngritur ne piedestalin e nje vendi me vlera qe jane mbrojtur me krenari edhe pas luftrash ,shirash apo rrebesheve njerezore.





Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga
vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte ne interes te Republikes" thuhet ne historine e Shqiperise. Ne saje te kesaj perkrahjeje,  qe e shfrytezoi ne dobi te synimeve te tij, Ali Pasha ndermori ne gusht te vitit 1797 nje sulm te befasishem kunder bregdetit shqiptar te Himares. Para kesaj, me lejen e francezeve, kishte futur floten e tij ne Kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu ne dore pjesen kryesore te ketij bregdeti qe nga Butrinti deri ne Porto Palermo. Sic citon Godo ne librin "Ali Pashe Tepelena", shume studiues thone se pashai ishte nje bashkudhetar fatlum i Napolonit dhe se ai arriti ate fame per shkak te ndikimit te revolucionit francez. Godo e hedh poshte kete teori duke thene se te dhenat  nuk perqasen. "Ai ishte pasha ne Janine, sundues ne Shqiperine e Jugut dhe ne nje pjese te madhe te Greqise, nderkohe qe Napoloni ishte nje toger i artilerise", thote Godo. Sipas tij, Napoloni dhe Aliu, paten pika takimi, por kurrsesi s'mund te thuhet se ky i dyti u rrit nen shkelqimin e te parit. Nderkohe, Aliu e braktisi aleancen me Bonapartin, gjate kohes kur ky filloi fushaten kunder Egjiptit, sapo e pa qe me bashkimin e aleances ruso-osmane me Anglin?, ai do te humbiste.
Ali Pashe Tepelena pranoi te zbatohet ne shtetin e tij legjislacioni freng i barazimit, ku myslimanet te kishin te drejta te barinesabarta me te krishteret. Franca dergoi tek Ali Pasha specialiste per organizimin e shtetit dhe te ushtrise, e cila u zgjerua ne kohe lufte deri ne pesedhjetemije ushtare. Napoleoni ne Janine ngriti fonderi per derdhje topash te cdo kalibri, arme te ndryshme, si dhe punishte per prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatore te tij. Ne pashallekun e Janines kudo u vendos qetesia.
Zbulohet  gjihashtu dhe nje leterkembim i perandorit te  Frances, Napoleon Bonaparti, me Ali Pashe Tepelenen. Leter e rralle qe gjeniu ushtarak ia ka derguar strategut shqiptar, te cilin Papa i Romes e krahasonte me Skenderbeun. Madje Hygoi "Aliun e Janines dhe Napoleonin e Frances", i shikonte "bri njeri-tjetrit si tigri me luanin".
Letra eshte pergjigjja qe Bonaparti i ka derguar Ali Pashe Tepelenes. "E mora letren qe me kishte nisur sekretari juaj", shkruan Bonaparti me 9 korrik te vitit 1807. Nje leter me pak radhe, por ne te cilen flitet per miqesine mes dy burrave te shtetit. Ne kete leter, Bonaparti e siguron udheheqesin shqiptar per mbeshtetjen e tij. Ai, madje, thote se do te urdheroje gjeneralet franceze per t'ju bindur Ali Pashe Tepelenes. Kjo leter eshte shkruar 10 vjet, pasi ky e braktisi aleancen me francezet, pas fuqizimit te frontit ruso-turk, kur keta u bashkuan me anglezet, kundra Bonapartit.
Por serish, Ali Pasha ka arritur te fitoje miqesine me nje prej pushtuesve me te medhenj te botes. Per diplomacine e tij, kane shkruar edhe studiues britanike. "Diplomacia e Ali Pashes trajtohet si nje rryme me vete ne mesimin e diplomacise", citon Sabri Godo, librin e studiuesit anglez Begel "Ali Pasha dhe Britania e madhe". Ky liber u rekomandohej si tekst shkollave te mesme te Anglise.



Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbështetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kërkonte te shtresat e gjera të popullit dhe te bashkimi i të gjitha forcave shoqërore e politike të kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e përkatësie shoqërore.
Lëvizja kombëtare, të cilën e udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave më të ndryshme të popullsisë së Shqipërisë dhe u zhvillua në truallin historik të përgatitur gjatë
dhjetëvjeçarëve të mëparshëm nga lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo shënoi një hap të madh cilësor nga pikëpamja e platformës ideologjike, e kërkesave politike dhe e frontit luftarak, në krahasim me lëvizjen çlirimtare të dhjetëvjeçarëve të kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura. Ajo ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX – njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe formimin e një shteti shqiptar autonom e demokratik.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënonte, si organizatë, një hap të madh cilësor nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që përdori për interesat e lartë të atdheut krahas pushkës edhe penën. Për më tepër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë, e cila jo vetëm u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore, por arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme shqiptare, pothuajse krejtësisht të pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë. Nën udhëheqjen e atdhetarëve më të përparuar ajo mundi t’i nënshtronte armiqtë e brendshëm, t’i izolonte bashkudhëtarët e përkohshëm dhe të merrte karakterin e një fronti të gjerë, duke e udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mënyrë të shkallëzuar, por gjithnjë në ngritje, derisa arriti në veprën e saj më kulmore, në formimin e qeverisë së përkohshme shqiptare.
Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri në pragun e sendërtimit të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisë Osmane. Në të vërtetë ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati një varg arritjesh me rëndësi të madhe historike.
Gjatë viteve 1878-1881 u bënë hapa më të mëdhenj sesa gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar në procesin e bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike, në një bashkësi të vetme kombëtare, e cila, për më tepër, u sanksionua edhe në llogoret e luftës së udhëhequr prej saj për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar.
Me qëndresën e armatosur që zhvilloi për mbrojtjen e Plavës, të Gucisë, të Hotit, të Grudës, të Kelmendit e të Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plaçkë tregu për të kënaqur interesat e Fuqive të Mëdha ose lakmitë pushtuese të monarkive fqinje. Madje, në saje të kësaj qëndrese ajo i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të rishikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të Zi në dëm të trojeve shqiptare, por edhe të hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë shqiptare në dobi të Mbretërisë Greke.
Me karakterin kombëtar që përshkoi veprimtarinë e saj trevjeçare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e përmbysi tezën që mbronin Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinje ballkanike, sipas së cilës mohohej ekzistenca e kombit shqiptar; ajo vërtetoi në shkallë ndërkombëtare se populli shqiptar ishte një komb i formuar, liridashës, atdhetar, me aspiratat e veta dhe i vendosur për të krijuar shtetin e vet kombëtar. Edhe pse shqiptarët nuk i fituan gjatë Krizës Lindore të drejtat e tyre kombëtare, në saje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit çështja shqiptare hyri tanimë në veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare si një nga problemet e mprehta që kërkonte zgjidhje në çdo rregullim të ardhshëm të Evropës Juglindore.
Me veprimtarinë pushtetore, që zhvilloi sidomos gjatë muajve të fundit të jetës së saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi gjithashtu poshtë tezën tjetër të propaganduar aq shumë nga armiqtë e Shqipërisë mbi paaftësinë e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe provoi në truallin konkret se ata tashmë ishin të përgatitur politikisht për të pasur shtetin e tyre kombëtar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha një shtytje të paparë deri atëherë edhe lëvizjes kulturore shqiptare; përparimet e arritura brenda tre vjetëve të jetës së saj në fushën e mendimit shoqëror, të letërsisë publicistike dhe të krijimtarisë letrare ishin më të mëdha, sesa hapat e kryer gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.
Lidhja e Prizrenit krijoi më në fund një pikë të shëndoshë referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet e mëvonshme çlirimtare të shqiptarëve deri në fitoren e pavarësisë kombëtare, në nëntor të vitit 1912.
Nga ana tjetër, Lidhja e Prizrenit u dha shqiptarëve edhe një varg mësimesh të rëndësishme. Sukseset e saj treguan se autonomia e Shqipërisë ishte një synim i realizueshëm, por shtypja e saj tregoi se fitorja përfundimtare e autonomisë kalonte nëpër rrugë të vështira dhe se duheshin përpjekje të tjera vigane për arritjen e saj. Historia e Lidhjes tregoi se pengesa kryesore për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar nuk vinte vetëm nga Perandoria Osmane, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shqiptarët u bindën se luftën çlirimtare duhej ta zhvillonin duke u mbështetur në radhë të parë në forcat e tyre njerëzore e materiale dhe se duhej të punonin njëkohësisht për të siguruar përkrahjen e Fuqive të Mëdha, sidomos të atyre që kishin filluar të anonin nga zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare. Lidhja provoi gjithashtu se brenda vendit Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbështetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kërkonte te shtresat e gjera të popullit dhe te bashkimi i të gjitha forcave shoqërore e politike të kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e përkatësie shoqërore. Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit tregoi, më në fund, rëndësinë e madhe që kishte për betejat e ardhshme çlirimtare edukimi i popullit shqiptar me ndërgjegjen kombëtare nëpërmjet shkollës shqipe, të letërsisë shqiptare dhe të publicistikës patriotike.


 PARAILIRËT
Fillimi i formimit të bashkësive popullsive me tipare të përbashkëta etnike është një proçes evolutiv, i gjatë e i ndërlikuar, që i takon epokës së neolitit (gurit të ri ) dhe epokës së eneolitit (bakrit). Si shtrirje kohore këto epoka kapin periudhën midis mijëvjeçarit të shtatë dhe mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Në këto dy epoka ndodhën ndryshime të mëdha, thelbësore, pa njohjen e të cilave nuk mund të kuptojmë se këtu zuri fill
proçesi i formimit të popujve dhe të gjuhëve në Gadishullin Ballkanik. Dhe për të kuptuar këto ndryshime cilësore të vetmet burime janë dëshmitë arkeologjike, që vijnë nga gjithë territori i Evropës Juglindore, përfshirë edhe Egjeun e Anatolinë (Brigjet perëndimore të Turqisë). Prandaj është e domosdoshme të njihemi me këto zbulime.
Të shumta janë këto të dhëna edhe nga territori i Shqipërisë dhe trojeve shqiptare. Me kërkimet intensive të 50 viteve të fundit, të bëra për kulturat e kohës së neolitit dhe të bakrit, është arritur të njihen kulturat kryesore përfaqësuese, karakteristikat e tyre, niveli dhe veçantitë e zhvillimit nga një periudhë në tjetrën. Neoliti i hershëm në Shqipëri përfaqësohet nga kultura e Vlushës (Skrapar), e Podgories (Korçë), e Kolshit (Kukës); neoliti i mesëm nga kultura e Dunavecit (Korçë) e Cakranit (Fier ) dhe Blazit (Mat), kurse e neolitit të vonë përfaqësohet nga kultura e Maliqit I, Barçit I (Korçë) dhe Kamnikut (Kolonjë). (Prendi, F. 1976, 21-99; Korkuti, M. 1995, 11-261). Këto janë kulturat më përfaqësuese neolitike të vendit tonë, të cilat dëshmojnë për një banim të dendur (për kohën) dhe me shtrirje gjeografike që mbulon gati gjithë territorin. Duke filluar nga kultura më e hershme e Vlushës (mijëvjeçari i shtatë p.e.sonë) e deri tek ajo e Maliqit I, ka një vazhdimësi banimi që dëshmon për një jetë sedentare, që u kushtëzua nga lindja dhe zhvillimi i bujqësisë e i blegtorisë, dy degë bazë të ekonomisë dhe të ndërvarura nga njera-tjetra që në lindjen e tyre. Në disa vendbanime (Podgorie, Dunavec, Maliq, Cakran, etj) mori pëparësi bujqësia, e cila bëri të mundur krijimin e rezervave të produkteve bazë për jetesë, e për rrjedhojë, ndodhën ndryshime të ndjeshme në jetën shoqërore. Ishte kjo arsyeja, që këto aspekte të reja të epokës neolitike dhe eneolitike disa studiues i kanë cilësuar si “revolucioni bujqësor”.
Vazhdimësia e jetës dhe kulturave gjen shprehjen e vet para së gjithash në teknologjinë e përgatitjes së enëve prej balte, si edhe në shtimin e madh të veglave të punës prej stralli, guri e kocke dhe mbi të gjitha në përsosjen e teknikës së punimit të tyre, të provuara këto në koleksionet e pasura të veglave të punës dhe të morisë së enëve prej balte, të gjetura në Podgorie, Dunavec, Maliq etj.
Tipar i ri i rëndësishëm i kësaj epoke ishte lindja e marrëdhënieve të këmbimit, jo vetëm midis bashkësive fqinje, por edhe midis bashkësive të largëta, gjë që provohet nga objekte importi me prejardhje të mirëfilltë nga kultura e Thesalisë (Greqi), të gjetura këto në Dunavec e Cakran (Korkuti, M. Andrea, Zh. 1974). Këto këmbime, sado fillestare që ishin, dëshmojnë se kulturat tona neolitike nuk kanë qenë të mbyllura, të izoluara, por kanë dhënë e marrë me njera tjetrën. Dhe e kundërta, në një nga kryeqendrat e kulturave neolitike të Thesalisë, në akropolin e Diminit janë gjetur enë të importuara nga kultura e Dunavecit.(Korkuti,M. 1995,127)
Për kulturat neolitike të Shqipërisë janë për t’u përmendur edhe ndërtimet e banesave me skelet prej druri, me mure gardhi, të lyer me baltë. Por ndërtimet më të vështira ishin kasollet prej druri, të ngritura mbi ujë, siç është rasti i vendbanimit palafit (mbi hunj) i Dunavecit, i cili sot për sot është më i hershmi në Ballkan (mesi i mijëvjeçarit të pestë p.e.sonë. Sipas analizave laboratorike të karbonit(C14) ky vendbanim datohet në vitin 4800 p.e.sonë.
Të gjitha këto përparime të shkallë shkallëshme të kulturave neolitike përbënin thelbin e një fillese të re epokale, ndaj në kuptimin e gjërë kjo kohë historike është quajtur edhe epoka e qytetërimit neolitik. Ky qytetërim njohu shkallë të tjera më të larta progresi gjatë epokës së bakrit, kulturë e cila është dëshmuar gjerësisht nga dhjetra vendbanime me shtrirje në gjithë trevën e Shqipërisë si: Maliqi II, Treni, Burimasi (Korçë), Kamniku II, Gradeci (Dibër), Bënja (Përmet), Konispoli, Katundasi (Berat), Neziri (Mat), Gajtan (Shkodër), Dajç (Kukës) etj.
Kultura eneolitike e vendit tonë, vazhduese e drejtpërdrejtë e kulturës neolitike, në të njëjtën kohë ishte vazhduese e qytetërimit neolitik në të gjitha anët. Bujqësia e blegtoria u zhvilluan më tej. Koleksionet e pasura të veglave të punës e sasitë e konsiderueshme të grurit të karbonizuar, të gjetura në Maliqin eneolitik, janë dëshmitë më të mira të një bujqësie të përparuar për kohën; kurse për rolin e blegtorisë dëshmojnë kockat e shumta të bagëtive të imta e të trasha të gjetura në këto qendra. Për përparimet nga pikpamja teknologjike, dëshmon qeramika, e cila njohu kulme të reja progresi si nga format, zbukurimet, pjekja, deri tek realizimet e prodhimeve artistike.
Tërësia e progresit në degët e ndryshme të ekonomisë çoi edhe në një arritje tjetër të madhe, në shkrirjen dhe përpunimin e metalit të parë, të bakrit, i cili i dha emrin edhe epokës. Nxjerrja dhe përpunimi i këtij metali të ri ishin proçese të ndërlikuara për atë kohë, që kërkonin pajisje e mjete të veçanta, sepse teknologjia e punimit e shkrirjes dhe e derdhjes në kallëpe ishte punë shumë e specializuar. (Prendi,F.1966,13; Korkuti,M. 1985,54). Edhe më të rëndësishme ishin rrjedhimet që solli përdorimi i veglave prej bakri, sidomos në zgjerimin e sipërfaqeve të punuara dhe në ndërtimin e banesave. Teknologjia e nxjerrjes, e përpunimit të bakrit si dhe përgatitja e veglave të punës me metalin e ri, sollën ndryshime në marrëdhëniet brenda bashkësisë, duke nxjerrë në plan të parë rolin e burrit, çka pati si rrjedhojë fillimet e një shoqërie të re fisnore, të patriarkatit (Historia e Popullit Shqiptar, 2002,29).
Kultura eneolitike në trojet shqiptare u zhvillua në lidhje dhe marrëdhënie të ngushta me kulturat bashkëkohëse e në radhë të parë me kulturat fqinje. Lidhjet tradicionale të kulturave neolitike të pellgut të Korçës me kulturat e Pelagonisë (Maqedoni) dhe të Maqedonisë Perëndimore, të Greqisë, me Thesalinë, nëpërmjet luginës së lumit të Haliakmonit, të lidhjeve me kulturat e pellgut të Moravës së Jugut në verilindje, si edhe lidhjet e kulturave të Kukësit e të Kosovës me Ballkanin Qendror, gjatë epokës së eneolitit u shpeshtuan e u bënë më të qëndrueshme. Edhe lidhjet midis kulturave të Adriatikut të Mesëm e të Jugut me prapatokat e tyre u zhvilluan më tej.
Për të kuptuar qartë proçeset etnokulturore, që u zhvilluan gjatë epokës së bakrit, nuk mund të lëmë pa nxjerrë në pah lidhjet kulturore me treva më të gjëra të Ballkanit Jugor, të Egjeut dhe të Anatolisë. Lëvizjet graduale të popullsive neolitike dhe eneolitike, në kërkim të tokave bujqësore e të kulturave të reja, ishin faktor veprues në vendosjen dhe mbajtjen e këtyre lidhjeve, të cilat u kushtëzuan edhe nga faktorët gjeografikë.
Nuk është vendi të rreshtojmë hollësira të dëshmive arkeologjike që provojnë çka pohuam më lart. Përhapja e teknologjisë së njëjtë në tërë treguesit kulturorë, si në vegla pune dhe qeramikë, si edhe objektet e njëjta në paraqitjen e kulteve, në një territor të gjërë, nuk mund të ishte veçse rezultat i fuqizimit të lidhjeve dhe këmbimeve, të cilat në thelb ishin rrjedhojë e zhvillimit të përgjithshëm, e përafërsisht të njëjtë, kulturor të banorëve të territorit të Ballkanit të Jugut në epokën e bakrit. Këtë pamje të zhvillimit të kësaj treve arkeologët e kanë shprehur me emërtimin “Kompleksi kulturor ballkano-egjean i kohës eneolitike”, pra është fjala për një tërësi kulturash me elemente të përbashkëta (Prendi,F. 1976,38; Korkuti,M. 1985,53).
Duke përmbledhur këtë paraqitje për epokën e bakrit kemi arritur në përfundimin se, në kushtet e zhvillimit të pandërprerë e të stabilitetit të gjatë ekonomik, të shkallës së përparuar të zhvillimit në të cilin arriti qytetërimi eneolitik, krahas formimit të bashkësive të gjëra kulturore e kultike, u bë edhe hapi i parë drejt formimit të një bashkësie të madhe etnike e gjuhësore (Korkuti,M. 1985,55).
Rreth përkatësisë etnike të banorëve eneolitikë
A mund të flitet për përkatësi etnike në një kohë të tejlashtë si epoka e bakrit dhe në se po, mbi ç’bazë? Kur guxojmë të flasim për etni në fillesat e saj duhet ta veçojmë e ta dallojmë atë nga etnitë në epokën historike, të cilat karakterizohen nga tipare të tjera themelore;
dhe problemet që kërkojnë përgjigje janë të shumta dhe të ndërvarura nga përfundimet e studimeve ndërdisiplinore. Në trinomin e problemeve parailire-ilire-arbër, problemi i parë mbetet më i vështiri,
sepse të dhënat gjuhësore e antropologjike janë të pamjaftueshme. Fjala e arkeologjisë, si rrjedhim, ka një peshë të veçantë meqënëse për këtë periudhë të hershme koncepti kulturë, në kuptimin arkeologjik, në vija të përgjithëshme, është i njëjtë me kategorinë etnos*. Kjo përbën edhe bazën mbi të cilën mbështetet argumentimi i pikpamjes sonë për fillimet e formimit të etnosit prandaj do të ndalemi në kuptimin dhe vlerën që kanë burimet arkeologjike për epokën prehistorike.
Më shkoqur problemi shtrohet në këtë mënyrë: në ç’raporte qëndronte kultura me etnosin në epokën prehistorike, a ka përputhje midis tyre dhe në rast se ka, në çfarë shkalle është kjo?
Ja disa mendime të studjuesve të ndryshëm për këtë çështje .
- Kultura dhe etnosi nuk përputhen gjithmonë. Po në shumicën e rasteve kultura përputhet me etnosin.
Qeramika dhe zakonet fetare (kulti) janë elemente që tek popujt primitiv u janë nënshtruar më pak ndikimeve dhe se qëndrueshmëria e këtyre elementeve provon vazhdimësinë etnike tek grupet prehistorike.
Fiset me kulturë të njëjtë ose të ngjashme mund të flasin gjuhë të ndryshme.
Do të ishte vështirë të pretendohej se vetëm gjuha paraqet tiparin etnik të një grupi.
Kur flasin për marrëdhëniet midis kulturës dhe etnosit duhet të kemi parasysh lidhjet midis gjuhës e kulturës, mbasi dihet se gjuha është një nga tiparet që përcakton karakterin etnik. Por ky nuk është
tipar i vetëm, e aq më tepër për epokën pre e protohistorike, ku ka edhe një varg tiparesh të tjera të rëndësishme, të cilat në tërësinë e tyre formojnë historinë etno-kulturore të një popullsie. Prandaj historinë e gjuhës nuk mund ta barazojmë me historinë etnike e aq më pak, në tërësi, me historinë e një popullsie që e flet, e cila ka një përmbajtje shumë më të gjërë e më të plotë.
Në epokën neolitike dhe në atë të bronzit ndodhte shpesh që një fis asimilonte, në pikpamje gjuhësore, një fis tjetër; po në të njëjtën kohë është bërë edhe asimilimi kulturor, madje ky i fundit ca më herët. Kështu nuk mund të ndodhte që një fis ose një grupim fisesh të ndryshonin gjuhën, nëpërmjet asimilimit dhe në të njëjtën kohë të ruanin kulturën e mëparshme materiale, sepse bashkë me asimilimin gjuhësor ndryshonte edhe kultura e tyre materiale. Pra, asimilimi kulturor dhe ai gjuhësor, ishin dy nga shfaqiet më të rëndësishme të proçesit etnik, të ndërvarura nga njëra-tjetra, të cilat gjatë epokës së neolitit e të bronzit janë zhvilluar krahas dhe kanë patur gjatë rrugës së tyre të zhvillimit një përputhje gati të plotë. Ja sepse nëpërmjet njohjes dhe studimit të njërit aspekt mund të nxirren përfundime edhe për aspektin tjetër.
Gërmimet arkeologjike sistematike kanë dhënë mundësi të gjëra për studimin në kompleks të një kulture arkeologjike të një rajoni të caktuar. Kur ajo kulturë është e njëjtë me një tjetër, që shprehet në format e ekonomisë, në arkitekturën e banesës dhe ajo që ka më shumë rëndësi, në kulturën materiale (në vegla pune, armë, qeramikë, stoli, objekte, etj.), apo ka të njëjtat kulte e të njëjtin rit varrimi, atëhere shihet se ka elemente të tilla kulturore e shpirtërore, të cilat shprehin drejtpërsëdrejti tiparet e përbashkëta etnike. Kështu, me mjaft përafërsi mund të vendoset shenja e barazisë midis dy kulturave edhe në pikëpamje etnike. Si rrjedhim i një bashkësie të gjatë kulturore e etnike duhet pranuar se ka patur edhe një bashkësi gjuhe, në atë masë e në atë formë që mund të ishte ajo në epokën prehistorike.
Si përfundim, ne jemi të mendimit se në epokën e eneolitit dhe atë të bronzit shkalla e përputhjes midis kulturës dhe etnosit është gati e plotë, se një grup kulturor i njëjtë nënkupton edhe një grup etnik të njëjtë. Janë këto arsyet që burimet arkeologjike, për periudhën para burimeve të shkruara, marrin më tepër rëndësi sesa burimet e fushave të tjera në përcaktimin etnik të popullsisë. Prandaj arkeologjia mbetet një nga fushat kryesore që hedh dritë mbi etnogjenezën e parailirëve e të ilirëve. Më hollësisht këto çështje janë parashtruar në artikullin, “Probleme etnokulturore të epokës së eneolitit”






                                                                                                                    






http://eseshkolle.blogspot.com/
Beteja e Beratit (1455) dhe e Albulenës (1457)
Marrja e Beratit kishte një rëndësi të dyfishtë për shqiptarët. Nga njera anë u prishej turqve të sanxhakut të Shqipërisë baza ushtarake më e përparuar dhe më e fortifikuar e nga ana tjetër hapej rruga për çlirimin e krahinave jugore të Shqipërisë.
Për marrjen e Beratit Skënderbeut i duheshin artileri dhe mjete të tjera me të cilat do të rrethonte kështjellën që ngrihej mbi një pozicion të rëndësishëm strategjik. Për këtë qëllim, ai qysh më 1453 kishte vajtur vetë në Napoli dhe i kishte kërkuar Alfonsit dërgimin e ndihmave ushtarake dhe në mënyrë të veçantë të artilerisë, sipas marrëveshjes së Gaetës. Me kërkesat e përsëritura të Skënderbeut, Alfonsi më në fund dërgoi në maj të vitit 1455 një repart prej 2 mijë këmbësorësh italianë.
Në korrik të vitit 1455, Skënderbeu në krye të ushtrisë prej 14 mijë vetësh, i ndihmuar edhe nga repartet napolitane rrethoi Beratin. Në fillim shqiptarët korrën suksese, pushtuan qytetin, ngushtuan rrethimin e kështjellës që ngrihet mbi qytet dhe e detyruan komandantin turk të garnizonit të kërkonte armëpushim prej 15 ditësh për të bërë dorëzimin. Në pritje të afatit Skënderbeu u nis për të pregatitur sulmin kundër një kështjelle tjetër. Por ndërkohë, në mënyrë të befasishme, një ushtri turke prej 40 mijë vetësh, nën komandën e Isak Bej Evrenozit që e kishte njohur Shqipërinë gjatë shtypjes së kryengritjes së Gjon Kastriotit më 1430, i erdhi në ndihmë, pa u diktuar, garnizonit të rrethuar të Beratit dhe i sulmoi prapa krahëve shqiptaret e papërgatitur dhe të shkujdesur. Në këtë përleshje shqiptarë u thyen rëndë. Me mijra vetë u vranë, bashkë me to edhe pjesa më e madhe e ushtarëve napolitanë. Kjo qe një disfatë serioze që pësuan forcat shqiptare gjatë periudhës që luftuan nën udhëheqjen e Skënderbeut.
Ardhja pa u diktuar e turqve u bë e mundur, sepse Moisi Golemi, komandant i forcave kufitare, i pakënaqur nga përqëndrimi i pushtetit në duar të Skënderbeut ia kishte hapur tradhëtisht rrugën Isak Bej Evrenozit. Pas disfatës së Beratit, Moisiu kaloi hapur në anën e turqve.
Disfata e Beratit u kushtoi shumë shtrenjtë shqiptarëve. Përveç humbjeve të mëdha njerëzore, u keqësua edhe gjëndja politike e Skënderbeut. Alfonsi i Napolit hoqi dorë përfundimisht nga ndihmat ushtarake. Venediku shfrytëzoi rastin dhe rifilloi provokimet për të eliminuar pushtetin e Skënderbeut. Krerët feudalë, të nxitur edhe nga Venediku, duke kujtuar se tashmë i erdhi fundi rezistencës shqiptare, vrapuan të merreshin vesh me turqit ose të siguronin strehim në Venedik. Dukagjinët u prishën përsëri me Skënderbeun dhe u lidhën me turqit. Por me gjithë këto fatkeqësi, në sajë të përkrahjes së pakufizuar që gjeti në masat popullore, Skënderbeu e rimori vehten dhe e rimëkëmbi brënda një kohe të shkurtër ushtrinë e gjymtuar.
Më 1456 një ushtri turke prej 15 mijë kalorësish, duke pasur në krye tradhëtarin Moisi Golemin, u nis kundër Shqipërisë, por thye në betejën që u zhvillua më 14 maj, në fushën e Oranikut (Dibër). Moisiu, i penduar, iu dorëzua Skënderbeut dhe i shërbeu atij me besnikëri deri në fund. Më 1456 ndodhën lëkundje të tjera në radhët e bujarëve shqiptarë. Gjergj Stres Balsha u dorëzoi me tradhëti turqve kështjellën e Modricës. Kulmi i përçarjes dhe i tradhëtisë feudale arriti më 1457. Nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, Hamza Kastrioti, i cili e humbi shpresën për t'i zënë vendin ungjit të vet kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit.
Viti 1457 ka qënë një nga vitet më kritikë të periudhës 25 vjeçare të luftave të Skënderbeut. Vdekja e Huniadit që ndodhi më 1456 i dha rast sulltan Fatihut ta drej-tonte vemendjen e vet kundrejt Shqipërisë. Ai nisi në korrik të këtij viti një ushtri të madhe turke prej 80 mijë vetësh nën komandën e gjeneralit të regjur në luftën kundër shqiptarëve, Isak Bej Evrenozit dhe të shoqëruar nga Hamza Kastrioti, të cilin e kish-te emëruar sundimtar të Krujës.
Hamza Kastrioti, njohës i mirë i vendit, i ushtrisë shqiptare dhe i taktikës së Skënderbeut, përpara se t'i drejtohej Krujës, e këshilloi komandantin turk të asgjëson-te masën kryesore të ushtrisë shqipëtare e cila bashkë me komandantin e saj qëndron-te zakonisht jashtë kështjellave. Skënderbeu këtë radhë ishte i detyruar të ndiqte një taktikë të re. Pasi kreu një sërë veprimesh dhe tërheqjesh ai, si duket e shpërndau përkohësisht masën kryesore të ushtrisë për t'u dhënë turqve të kuptonin se ishte shpartalluar, se ushtarët e tij kishin dezertuar, se krerët e kishin tradhëtuar, dhe se ai vetë po kërkonte shpëtim. Kjo manovër duket se pati sukses, sepse edhe kapiteni venedikas i Durrësit, Marko Diedo, e njoftonte më 31 korrik 1457 dogjin e republi-kës: "Fort i larti Skënderbe po bredh nëpër male për të shpëtuar kokën, dhe u braktis nga të gjithë krerët kryesorë të rrethit të vet që shkuan të bashkohen me turkun". Isak Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti, duke mos e ndeshur në asnjë vend ushtrinë shqip-tare, u bindën më në fund se Skënderbeu tashmë ishte shpartalluar. Por kur më 7 shtator 1457 ushtria turke kremtonte në fushën e Albulenës pranë Milotit fundin e rezistencës shqipëtare, - Skënderbeu, i cili nuk i kishte humbur lidhjet me ushtarët e vet, me kushtrimin e tij të parë grumbulloi me të shpejtë ushtrinë e shpërndarë dhe sulmoi në befasi turqit e shkujdesur duke i shpartalluar plotësisht. Shqiptarët zunë rob midis mijra vetave edhe Hamza Kastriotin, i cili u mbajt i burgosur për disa vjet në Itali.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels