IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label SOCIOLOGJI. Show all posts
Showing posts with label SOCIOLOGJI. Show all posts
Permbajtia


Ceshtja e minoriteteve ka terhequr vemendjen dhe eshte percaktuar si nje problem dhe nje nisme nderkombetare,pas Luftes se pare Boterore.  Traktati i Versajes, i imponoi Evropes ndryshime te medha territoriale, ndryshime qe sollen pasoja te medhe per shume shtete dhe midis tyre dhe Shqiperine.  Keshtu ,ne vazhdim te Lufterave Ballkanike te 1912-1913 ,u nda me dysh e me tresh midis shteteve fqinje. Ketu u vulos edhe fati i Kosoves.
 Pikerisht per te lehtesuar disi regjimin e ketyre popullsive te shkeputura nga shteti e tyre,sidomos te te shmangur tendencat per separatizem, fuqite aleate percaktuan disa detyrime ne lidhje me trajtimin e ketyre popullsive, detyrime qe binin mbi ato shtete qe kishin te tilla popullsi minoritete brenda territorit te tyre. Vec asaj, u vendos qe fati i ketyre popullsive,mbikqyrja e trajtimit te tyre t’i besohej se pares organizate nderkombetare me karakter universal sic ishte Lidhja e Kombeve.
Mbrojtja e minoriteteve ne Evrope ka qene pjese perberese e misionit te Lidhjes ne ruajtje te paqes. Ajo e ushtronte funksionin e garantit nepermjet nje praktike te shqyrtimit te peticioneve,qe mund t’i  paraqiteshin ne emer te minoriteteve kur keto kishin pretendime per shkelje te te drejtave te tyre.  Prane Keshilit te Lidhjes kishte nje komitet te posacem, qe i shqyrtonte keto peticione. Ne ndonje rast, edhe Dhoma Permanente e Drejtesise Nderkombetare ftohej te jepte mendime konsultative per ceshtje te diskutueshme juridike. Nje nder te metat kryesore te sistemit ka qene mungesa e universalizimit ne rregullat e miratuara. Detyrimet ne fushen e minoriteteve u ngarkoheshin vetem shteteve te lidhura me Traktatet e Paqes,nderkohe qe Fuqite e Medha u shmangeshin atyre.

2. Cfare jane minoritetet? Nocioni juridik.
Pas Luftes se pare Boterore,ceshtja e minoriteteve ka terhequr nje vemendje me te madhe. Por jane hasur veshtersi ne ndryshme. Veshtiresite jane se pari juridike dhe me e madhja veshtiresi ne kete drejtim lidhet me percaktimin e nocionit te minoritetit. Ne fakt ,nje shumice tekstesh ekzistuese nderkombetare kane dhene deri tani ndonje perkufizim te pergjithshem te nocionit te minoritetit,nje perkufizimi i cili te mund te perfshinte grupet e ndryshme minoritare. Jane  shprehur edhe dyshime se disa shtete nuk jane te interesuar per nje percaktim te qarte  te ketij koncepti, me qellim qe te mos arrihet qartesia e duhur persa i perket regjimit te minoriteteve. Eshte fakt se disa shtete jane deklaruar prej shekujsh shtete unitare dhe ato druhen se nje perkufizim i pergjithshem i minoritetit mund te krijoje probleme,mund te coje deri ne rivendikime territoriale e ne tendenca separatiste.
Pervoja ka treguar se eshte e veshtire te jepet nje perkufizim, i cili te perfshije te gjitha kategorite e minoriteteve, per shkak te larmise se madhe te grupeve minoritare dhe te veshtiresise objektive per ti klasifikuar ne menyre homogjene.
Si rezultat,aktet e ndryshme nderkombetare nuk e permbajne nje perkufizim te pergjithshem te minoritetit.  Nje vemendje e vecante i duhet kushtuar Konventes-kuader per mbrojtjen e minoritetteve kombetare ,miratuar nga Keshilli i Evropes ne nentor 1994. Por edhe kjo i eshte shmangur kesaj ceshtjeje.  Megjithate, kur flitet sot per ceshtjen e minoriteteve permendet nje protokoll qe eshte hartuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit Te Evropes me 1993.  Aty behet nje tentative per nje perkufizim te tille. Mirepo, dihet se projekti  nuk u miratua nga Komiteti I Ministrave e Keshillit te Evropes dhe kjo i heq atij karakterin detyrues per shtetet anetare. Gjithsesi, Asambleja Parlamentare ka kerkuar qe legjislacioni i shteteve anetare dhe i shteteve qe kerkojne te aderojne ne Keshillin e Evropes te jete ne perputhje me kerkesat e protokollit ne fjale.
 Sipas ketij projekti shprehja ‘’minoritet kombetar’’ tregon nje numer personash ne nje    shtet te caktuar, te cilet
a) banojne ne territorin e nje shteti dhe jane shtetas te tij
b) mbajne lidhje te vjetra ,te forta dhe te qendrushme me kete shtet
c) shfaqin karakteristika etnike,kulturore,fetare ose gjuhesore te vecanta
d) ndonese me te paket ne numer sesa  pjesa tjeter e popullsise se ketij shteti ose te  nje rajoni te ketij shteti,jane perfaqesues ne menyre te mjaftueshme
e ) jane frymezuar nga vullneti per te ruajtur kulturen,traditat,fene ose gjuhen e tyre.
Projekti permban tregues te natyres objektive dhe subjektive. Elementet objektive kane te bejne me ekzistencen,brenda nje shteti te caktuar,te grupeve te vecanta te popullsise qe kane karakteristika etnike, fetare e gjuhesore te qendrueshme. Elementi subjektive ka te beje me vullnetin per te ruajtur karakterin e vecante te grupit. Se ketejmi rrjedh se vetem grupet qe i pohojne dallimet e tyre gezojne nje trajtim special, ndersa mbeten jashte ata qe jane asimiluar me vullnetin e tyre  te lire dhe jane shkrire me shumicen e popullsise. Gjithsesi, mungesa e nje perkufizimi te pergjithshem nuk ka penguar qe rregullat perkatese nderkombetare te gjejne zbatim ne ceshtje konkrete, kur ka tregues te mjaftueshem per te percaktuar ekzistencen e nje minoriteti. Keshtu,mungesa e perkufizmit  te pergjithshem ne nenin 27 te Paktiti per te Drejtat Civile dhe Politike si dhe ne nenin 14 te Konventes Evropiane te te Drejtave te bjeriut nuk ka penguar as Komitetin e te  Drejtave te Njeriut te OKB-se, as Gjykaten evropiane te te Drejtave te Njeriut per te zgjidhur konfliktet qe u jane paraqitur atyre. Sic e theksonte me te drejte Dhoma e Perhereshme e Drejtesise Nderkombetare, qysh me 1930,” ekzistenca e nje minoriteti eshte nje ceshtje fakti dhe jo nje ceshtje e se drejtes, jo nje ceshtje thjesht juridike. 

3.Vellimii I te drejtave te minoriteteve. Te drejtat kolektive.
Megjithese  shtete kane rene dakort per nevojen e mbrojtjes se minoriteteve, ato ende jane larg arritjes se nje konsensusi mbi vellimin e te drejtave qe do t’u njihen atyre. Legjislacionet e brendshme ndryshojne nga njeri shtet ne tjetrin. Mund te behet fjale per nje platforme te perbashket,e cilla perfshin te drejtat e njohura nga aktet e ndryshme nderkombetare te perpunuara ne nivele ne ndryshme,te OKB-se, OSBE-se dhe Keshillit te Evropes.  Ato jane nje nurmer te drejtash te njohura nga bashkesia nderkombetare si te drejta te nje rendesia themelore per personat qe u perkasin minoriteteve.
Keto te drejta themelore mund te renditen si vijon :
Barazia e te drejtave te nje minoriteti me te drejtat e shumices se popullsise dhe nje mbrojtjeje te barabarte perpara ligjit;
-Liria e predikimit dhe ushtrimit te lire te fese;
-Liria per te perdorur gjuhen kombetare;
-E drejta e arsimit ne gjuhen zyrtare te shtetit e kombinuar me mesimin e gjuhes amtare;
-Lirira e informacionit ne shkembimet edhe per,tej kufijve,me shtete me te cilet ata jane lidhur nga prejardhja e tyre kombetare etnike ose nga gjuha e feja e tyre
-Liria e organizmit kolektiv ;
E drejta per te marre pjese ne ceshtjet publike ,vecanerisht ne ceshtje qe lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit ne tyre.
Nje teme tjeter ,e cila ka shkaktuar mjaft debate por nuk ka gjetur zgjidhje.Eshte ajo e te drejtave kolektive te minoritetit.Eshte fjala per te drejtat qe ushtrohen jo ne menyre individuale,jo si individe por si grup kolektiv,si minoritet.Te gjitha aktet ekzistuese, qe trajtojne temen e minoritetit,bazohen ne doktrinen e te drejtave individuale. Ne fakt, nuk jane minoritete te tilla qe duhet te gezojne te drejtat, por jane ‘’personat qe u perkasin minoriteteve kombetare’’. Ne vazhdim te debatit eshte arritur ne nje formule kompromisi, si ajo qe eshte perfshire ne Deklaraten e OKB-se mbi te drejtat e minoriteteve kombetare. Formula eshte si vijon: Personat qe u perkasin minoriteve mund te ushtrojne te drejtat e tyre si individualisht,ashtu edhe si komunitet bashke me anetare te tjere te grupit  te tyre”. Kjo formule eshte perseritur pak a shume edhe Deklaraten e Kopenhagen te OSBE-se dhe perfundimisht ne Konventen kuader te Keshillit te Evropes mbi minoritetet e vitit 1994.

4.Perafrimi I legjislacionit. Aktet nderkombetare dhe kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Traktati I Miqesise.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e vitit 1998, sanksionon parimet e njohura universale te te drejtave te njeriut dhe ‘’pluralizimin, identitetin kombetar dhe trashigimise kombetare, bashkejetesen fetare, si dhe bashkejetesen dhe mirekuptimin e shqiptareve  me pakicat’’(neni 3). Ajo i cileson te drejtat dhe lirite themelore te njeriut ‘’si te pandashme,te patjetersushme, te padhunushme dhe qe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik’’(neni 15)

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise i konsideron pakicat kombetare pjese e pandare te shoqerise shqiptare. Ajo u garanton atyre barazi te plote para ligjit  ne ushtrimin e lirive dhe te drejtave te tyre dhe u njeh te drejten “te shprehin lirisht , pa u ndaluar  as detyruar  perkatesite e tyre etnike,kulturore fetare e gjuhesore’’ si dhe te drejten  ” per t’ i ruajtur e zhvilluar ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe identitetit te tyre’’.Keshtu, sanksionon barazine pa asnje lloj diskriminimi te te gjithe shtetasve qe jetojne ne territorin e Republikes se Shqiperise, shqiptare; pjesetare te pakicave kombetare, te huaja apo persona pa shtetesi, si ne gezimin e te drejtave dhe lirive themelore ashtu edhe ne zbatimin e detyrimeve qe lindin nga kushtetuta dhe ligje te tjera parimet qe lidhen me lirite edhe te drejtat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore – te sanksionuara ne aktet e ndryshme nderkombetare, jane bere pjese perberese e tere korpusit kushtetues e ligjor shqiptar.
 Nje interes te vecante paraqet nje perqasje comparative e legjislacionit dhe praktikes se Shtetit shqiptar ndaj nje numri nenesh te Konventes Kuader e cila eshte ratifikuar nga Kuvendi ne qershor 1999.
Ne sesionin 1 ne saj, nenit 1 dhe 2 shtrojne ceshtjen ne planin nderkombetar dhe ne kuadrin e marredhenieve midis shteteve fqinje.
Pasi nenvizohet se mbrojtja e te drejtave dhe lirive te minoriteteve eshte pjese perberese e mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne shkalle nderkombetare dhe objektive e bashkepunimit nderkombetar, ne nenin 2 shtrohen detyra per shtetet anetare ku kerkohet prej tyre qe dispozitat te zbatohen me vullnet te lire, me tolerance dhe ne perputhje me parimet e fqinjesise se mire.
Ne lidhje me kete vlen te permendet Traktati i miqesise, bashkepunimit,fqinjesise se mire dhe sigurise se perfunduar midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise me 21 mars 1996.  Statusi dhe gjendja e popullsise minoritare greke ne jug te vendit ka qene objekt kontaktesh te shpeshta midis dy paleve. Krejt ndryshe nga e kaluara kur ceshtja trajtohej shpesh ne menyre konfliktuale duke shkaktuar tension ne marredheniet midis tyre, prej disa vjetesh tanime ka nje atmosfere te re ne marredhenit shqiptaro greke dhe kjo ka patur efektin e vet pozitiv dhe ne poziten e minoritetit grek. Ky traktat ka qene nje arritje e rendesishme. Neni 13 i referohet drejpersedrejti temes se minoritetit kur thote se ” Te dyja palet, duke njohur rendesine e mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave njerezore dhe minoritare jane dakord te zbatojne dispozitat e teksteve te OSBE-se qe permenden ne dimensionin njerezor, por sidomos ne takimet e Kopenhagenit, Gjeneves dhe te Moskes.
Neni 3 i Konventes, i pergjigjet neni 20 te Kushtetutes se republikes se Shqiperise i zberthyer po ashtu ne dy paragrafe si vijon :
personat qe u perkasin pakicave kombetare ushtrojne ne barazi te plote para ligjit dhe lirite e tyre.
Ata kane te drejte te shprehin lirisht,pa u ndaluar as detyruar  perkatesine e tyre etnike,kulturore,fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t’i ruajne e ti zhvillojne ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizta e shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre.
Sic shihet edhe ne legjislacionin shqipatr ne paragrafin 200 te Kushtetues nuk ka perkufizim te vecante te termit ‘’minoritet kombetar’’.  Ajo ka adoptuar te njejten shprehje qe eshte perdorur ne aktet nderkombetare perkatese,ne vecanti ne nein 3 te Konventes. Ne lidhje me paragrafin 2 te nenit 20 te Kushtetutes, mund te behet nje tabllo e pergjithshme si viojn:  se pari duhet ritheksuar ajo qe eshte thene edhe me pare se ne shqiperi grupet minoritare nuk kane qen objket diskriminimi. Sigurisht ne regjimin e kaluar ato kane ndare fatin se bashku me shumicen e popullsise me kufizimet perkatese. Por aro kane patur gjithnje mundesine e perdorimit te gjuhes, te komunikimit ne gjuhen ametare.
Neni 3 i konventes, pasohet nga neni 4 ne sesionin II me kete permbajtje : ‘”Palet angazhohen t’u garantojne personave qe u perkasin minoriteteve kombetare te drejten e barazise para ligjit dhe te mbrojtjes se barabarte nga ligji. Lidhur me kete ndalohet cdo diskriminim bazuar ne perkatesine ndaj nje minoriteti kombetare’’
Neni 4 i konventes gjen pasqyrim ne nenin 18[ te Kushtetutes i cili ne 2 paragrafe te tij afirmon parimin e barazise se te gjithe shtetasve dhe perjashton cdo diskriminim,midis te drejtash,edhe mbi bazen e perkatesise etnike.
Neni 3 dhe 4 pasqyrohen edhe ne nje varg aktesh ligjore dhe nenligore ne legjislacionin shqiptar. Ne lidhje me kete,duhet permendur ne radhe te pare Kodi penal i vitit 1995. Por ka edhe akte te tjera qe u referohen ketyre neneve.Eshte Kodi i Punes i korrikut 1995, eshte ligji “per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim’’ i prillit 1998, ligji ” per radion dhe televizionin publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise shtator 1998, Kodi Zgjedhor, ne maj 2000. Ne akt tjeter ligjor qe duhet permendur, edhe edhe ligji “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise’’ i dhjetorit 1998.  Ne te gjitha keto akte, perjashtohet cdo diskriminim mbi bazen e kombesise.
Neni 5 dhe neni 7 gjithashtu jane nene shume te rendesishme qe synojne te krijojne kushte zhvillimit te kultures dhe te drejtave te tyre.
Se fundmi eshte ngritur nje strukture e vecante ne organiken e Ministrise se Jashtme. Zyra e lart permendur eshte nje organ i specializuar qe ndjek problemet e e minoriteteve por kjo nuk eshte e vetme. Vec asaj duhen permendur Sektori per Minoritetet ne Ministrine e Pushtetit Lokal ne kuadrin e Drejtorise se Prefekturave. Ne ministrine e arsimit eshte nje inspektor i posacem, i ngarkuar qe te ndjeke funksionimin e shkollave te  minoriteteve. Nje institucion shume i rendesishem gjithashtu eshte edhe Avokati i Popullit, i cili eshte organ kushtetues. Ai krijon mundesi te reja per trajtimin e te drejtave dhe lirive te personave qe u perkasin minoriteteve kombetare, per mbrojtjen e tyre nga cdo veprim qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe aktet nderkombetare perkatese.

5.  Problemi minoritar ne Shqiperi. 
“Strukturat shtetërore apo dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë detyrë morale por edhe ligjore të ndalojnë në gjenezë çdo veprim të subjekteve të ndryshëm që prishin principet e bashkëjetesës midis popullsisë mazhoritare dhe minoriteteve dhe nxisin urrejtjen etnike në Shqipëri. Vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbën garancinë kryesore ligjore, e cila në nenin 3 të saj përcakton si bazë të shtetit, ndër të tjera dhe “ bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat”, duke përcaktuar dhe si detyrim “respektimin dhe mbrojtjen e këtyre vlerave”. Nga ana tjetër, Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar pa asnjë rezervë Konventën Kuadër të Këshillit të Europës “Për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare”, e cila është pjesë e kuadrit ligjor shqiptar. Kjo Konventë përcakton në nenin 6 të saj detyrimin e shtetit të  inkurajojë shpirtin e tolerancës dhe dialogun ndërkulturor dhe të marrë masa efektive për të promovuar respektin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis pakicave dhe mazhorancës. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 265 të tij përcakton si vepër penale “nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve raciale dhe kombëtare si dhe shkrimeve me përmbajtje të tillë”.
Shqiperia u kushton vemendje te vecante marredhenieve te mira, tolerances, bashkepunimit, bashkejeteses dhe mirekuptimit te shqiptareve me pakicat kombetare qe jetojne ne territorin e saj. Shoqeria shqiptare ne historine e saj, si  ne te kaluaren, ashtu edhe ne ate te tanishme, nuk ka njohur probleme apo konflikte etnike, racore apo fetare. Ky fakt eshte njohur edhe nga organizmat nderkombetare. Angazhimet e Shqiperise ne drejtim te mbrojtjes se pakicave kombetare i kane fillesat pas Luftes se Pare Boterore, me pranimin e saj ne Lidhjen e Kombeve ne dhjetor ne 1920. Ne tetor 1921, Shqiperia beri nje deklarate te posacme para keshillit te lidhjes, me ane te se ciles, mori persiper te respektonte te drejtat e pakicave kombetare brenda territorit te saj ne perputhje me dispozitat e traktateve te paqes te lidhura pas luftes se pare.
Edhe pas Luftes se dyte boterore, regjimi komunist, ne funksion te synimeve te veta ideologjike dhe politike per tu paraqitur si nje mbrojtes shembullor i pakicave kombetare, ka bere nje politike te vecante favorizuese per pakicat kombetare ne Shqiperi e,ne menyre te vecante, per ate greke e maqedonase.
Me ndryshimet demokratike ne Shqiperi, trajtimi i pakicave kombetare mori nje dimension  te ri, i cili shprehet qarte ne anetaresimin e Shqiperise ne organizatat nderkombetare, si:  OSBE, Keshilli I Evropes etj, ne ratifikmin  apo aderimin ne pothuaj te gjitha konventat nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe ne menyre te vecante, ne ratifikimin pa asnje reserve te Konventes Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare.
Respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombetare, qeveria shqiptare e konsideron si nje detyrim qe buron nga orientimi themelor i Republikes se Shqiperise per te mbrojtur e respektuar te drejtat dhe lirite themelore te individit. Keto te drejta dhe liri jane sanksionuar nga Kushtetuta dhe Legjislcacioni ne fuqi, te hartuara ne perputhje te plote me standartet e njohura nderkombetare. Njekohesisht qeveria shqiptare konsideron respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombetare edhe si nje element thelbesor, qe i sherben krijimit te urave te miqesise misid popujve dhe vendeve fqinje, si dhe integrimit te saj te plote ne Evrope. Ne kete kuptim politika e shtetit shqiptar ngrihet mbi dy boshtet themelore qe percaktojne instrumentat nderkombetare per mbrojtjen e pakicave kombetare.
-garantimin dhe zbatimin ne praktike te se drejtes per nje trajtim jodiskriminues te personave qe u perkasin pakicave kombetare ne gezimin e plotete te gjitha te drejtave njerezore,si dhe te drejtave civile e lirive politike qe Kushtetuta dhe Legjislacioni u njohin te gjithe shtetasve shqiptare;
-garantimin ligjor dhe marrjen e masave konkrete per te mbrojtur dhe respektuar te drejtat e personave qe u perkasin pakicave kombetare si : e drejta per te shprehur lirisht e ne menyre te papenguar ato elemente te vecanta qe karakterizojne jeten e komunitetit te tyre si pakice,mesimin e gjuhes amtare,veprimtarine kulturore,ushtrimin e kultit fetar etj.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise i konsideron pakicat kombetare pjese e pandare te shoqerise shqiptare. Ajo u garanton atyre barazi te plote para ligjit  ne ushtrimin e lirive dhe te drejtave te tyre dhe u njeh te drejten “te shprehin lirisht, pa u ndaluar  as detyruar  perkatesite e tyre etnike, kulturore fetare e gjuhesore’’ si dhe te drejten  “per t’i ruajtur e zhvilluar ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe identitetit te tyre’’
Shteti shqiptar,duke punuar per krijimin dhe konsolidimin e institucioneve te shtetit demokratik, per krijimin e ligjislacionit dhe te shtetit ligjor, perpiqet per zbatimin dhe realizimin praktik te te gjitha te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, ne Shqiperi, perfshire dhe ato te pakicave.

Kushtetuta jone, legjislacioni dhe praktika i bejne jehone te plote dhe te sakte frymes dhe germes se Konventes Europiane per mbrojtjen e minoriteteve kombetare. Shoqeria shqiptare perballet sot me veshtiresi dhe probleme serioze, por persa i perket respektimit te regjimit te minoriteteve, per nga toleranca, bashkejetesa normale, fqinjesia e mire, ajo mundte sherbeje si model per gjithe hapesiren ballkanike.
Banka NBG Albania Sh.A.ka per qellim ne vetvehte te rekrutoje element te kualifikuar dhe te mirembaje nje kontigjent burimesh njerezore ne perputhje me
kerkesat dhe planifikimet e saj. Gjithashtu eshte ne politiken e Bankes te ofroje mundesite e transferimit dhe promovimit te punonjesve me performance te larte me qellim plotesimin e pozicioneve te lira te punes, duke u mundesuar keshtu te pasurojne eksperiencat e tyre dhe te zhvillojne karrieren e tyre brenda Bankes NBG Albania Sh.A. Te gjithe aplikanteve u jepen mundesi te barabarta punesimi pavaresisht nga mosha e tyre, gjinia, statusi civil, aftesive te kufizuara, prejardhjes, shtetesise ose besimit fetar ( duke theksuar qe sa me siper nuk do te perbejne pengese per te perzgjedhurit ne kryerjen normale te detyrave ose te ndikojne ne shendetin dhe sigurine e punonjesve) . Aplikuesit per pune trajtohen drejtesisht dhe ne kushte te barabarta. Punesimi u ofrohet aplikanteve me te kualifikuar, duke u referuar njekohesisht meritave dhe aftesive te tyre per te permbushur kerkesat e pozicionit, pavaresisht faktit nese jane referuar apo kane aplikuar. Divizioni i Burimeve Njerezore ofron konsulencen dhe suportin e tij te gjitha divizioneve/departamenteve lidhur me procesin e rekrutimit dhe eshte pergjegjes per realizimin e procesit deri ne finalizimin e tij /punesimit. Banka NBG Albania Sh.A. nuk do te procedoje me oferta punesimi te tjera pervecse ato te pergatitura / publikuara nga Divizioni i Burimeve Njerezore
Banka NBG Albania Sh.A ka per qellim te pervetesoje efektivisht numrin e nevojshem te punonjesve per nevojat operacionale dhe te zhvillimit te Bankes. Te gjithe kandidateve te perzgjedhur nga nje kontigjent elementesh te kualifikuar, me qellim pershtatjen e tyre lidhur me pozicionin, eshte tejet e rendesishme tu ofrohen mundesi te barabarta dhe siguri. Udhezimet qe vijojne kane per qellim te sigurojne nje proces rekrutimi transparent, te drejte dhe te larmishem persa i perket vecorive te aplikanteve. Struktura perkatese duhet te paraqese prane Burimet Njerezore kerkesen per rekrutim sebashku me pershkrimin e punes, duke argumentuar domosdoshmerine e ketij rekrutimi ( si p.sh. pozicion i ri , zevendesim per shkak te doreheqjes se nje punonjesi, daljes ne pension, shkarkimit, apo zevendesimit te perkohshem ). Burimet Njerezore ne bashkepunim me Drejtuesit e Strukturave perkatese, analizojne potencialin e brendshem me qellim percaktimin e natyres se rekrutimit nese do te jete brendshem apo i jashtem . Me pas ajo paraqet kerkesen se bashku me argumentat (gjendja aktuale e stafit dhe nevojat perkatese) prane Drejtorit Ekzekutiv per aprovimin e tij. Ne rastin e rekrutimit te jashtem, Burimet Njerezore jane pergjegjes per pergatitjen dhe publikimin e vendit te lire te punes. 
Publikimi i pozicionit ndihmon ne komunikimin e qarte dhe transparent te kritereve te perzgjedhjes dhe kerkesave te pozicionit per te cilin aplikohet. Metodat e publikimit te pozicionit perfshijne: publikimin ne shtyp, ne website- in e Bankes NBG Albania, si dhe ne website- t lokale te punesimeve 
PROCESI I SELEKTIMIT 
Per procesin e rekrutimit kriteret e perzgjedhjes jane paraqirur ne dy grupimet qe vijojne si me poshte : KRITERET PER LISTEN E TE PERZGJEDHURVE “SHORTLIST”
 Kriteret per perzgjedhjen e shortlist bazohen ne kerkesat e specifikuar. Kriteret per perzgjedhjen e kandidateve per interviste percaktohen duke marre ne konsiderate kerkesat e meposhtme te pozicionit te punes: • kualifikimet akademike, profesionale dhe teknike; • eksperiencat e ngjashme te punes • ne rastet pozicioneve hierarkike , eksperienca dhe aftesite drejtuese Ne rastin e rekrutimit te brendshem, nje tregues i rendesishem eshte niveli i performances se kandidateve. Ne asnje menyre nuk do te kete diskriminime lidhur me moshen, gjinise, statusit martesor, shtatzenise, statusit familjar, aftesive te kufizuara, races, shtetesise ose besimit ne asnje rrethane. Te gjithe kandidatet do te vleresohen ne menyre te drejte dhe te barabarte pavaresisht nga burimet qe ata vijne. 
KRITERET PERFUNDIMTARE TE PERZGJEDHJES 
Kriteret perfundimtare te perzgjedhjes do te perqendrohen ne cilesite personale, atributet dhe kompetencat, performancen e meparshme, aspiratat, potencialet, komunikimin, dhe aftesite nderpersonale , integritetin personal dhe profesional. 
INTERVISTIMI 
Kandidatet intervistohen nga Burimet Njerezore se bashku me Drejtuesin e struktures perkatese. Burimet Njerezore duhet te verifikojne nese kandidatet plotesojne kualifikimet dhe kerkesat e publikuara , nderkohe Drejtuesi i struktures perkatese, vlereson nese kandidatet i plotesojne te gjitha kerkesat operacionale te pozicionit. Ne rastet e pozicioneve manaxheriale , linja kompetente ( Divizioni i Burimeve Njerezore te Grupit, Divizioni Aktiviteteve Nderkombetare te Grupit, ose cdo Divizion tjeter respektiv) mund te marrin pjese ne fazen finale te procesit te intervistimit, nese konsiderohet e pershtatshme. Ne vijim , Burimet Njerezore duhet te pergatisin nje liste te shkurter me renditjen e kandidateve ne baze te vleresimit te tyre ( duke perfshire specifikimet e punes, etj) gjate intervistes dhe ta dergojne ate tek Drejtori Ekzekutiv per vendimin e tij perfundimtar. TESTIMI(OPSIONAL) 
 Kjo është një fazë opsionale, e cila mund të kërkohet nga njësia perkatese e biznesit; në kete rast Drejtori i Njësisë së biznesit harton një test në lidhje me natyrën e pozicionit të punës; Burimet Njerëzore organizojne dhe administrojne procesin; vlerësimi behet nga struktura perkatese e biznesit. REFERENCAT Pergjate finalizimit te procesit te perzgjedhjes mund te kerkohen edhe rekomandime.Te gjitha ofertat duhet te finalizohen me marrjen e referencave te kenaqshme. Nese per kandidatin gjendet ndonje e dhene e cila konsiderohet informacion i rreme ose qe ka keqinterpretuar ndonje informacion , ose nuk ka plotesuar faktet materiale te aplikimit , do te konsiderohet e mjaftueshme per Banken NBG Albania per ta terhequr oferten e punes. 
OFERTA DHE MIRATIMI Paketa e ofertes kompesuese per stafin e larte menaxhues do te vendoset dhe negociohet ne ne nivel individual .Emerimet e stafit te larte te menaxhimit jane subjekt i miratimit te Drejtorit Ekzekutiv. Të gjithe punësuarit e rinj do te nenshkruajne një kontrate punësimi. Punonjësi i nënshtrohet një periudhe prove 3 mujore. Ne vijim merret vendimi nese midis Punonjesit dhe Bankes do te lidhet një kontratë e re pune e cila mund te jete për një periudhë të pacaktuar kohe, ose do te nderpritet marredhenia dypaleshe e punesimit.
Kur nuk mund të pushohet? Si duhet të veprojë kur pushimi nga puna është i padrejtë? Ja çfarë parashikon ligji italian Pushimi nga puna konsiderohet i ligjshëm vetëm kur ekzistojnë disa kushte të caktuara: Para së gjithash, duhet të ketë një "arsye të drejtë” ose një "arsye të justifikueshme"
, pra shkarkimi duhet të justifikohet nga një sjellje veçanërisht e rëndë e punonjësit ose në prani të një arsyeje të caktuar. "Arsyeja e drejtë” Arsyeja e drejtë përfaqësohet nga një sjellje të punonjësit që nuk bën të mundur vazhdimin, qoftë dhe të përkohshëm të marrëdhënies së punës. Në thelb bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të punonjësit i cili thyen besimin mes tij dhe punëdhënësit. Mund të jenë hipoteza pushimi nga puna për arsye të drejtë mungesat e pajustifikuara nga vendi i punës; fyerjet ose kërcënimet e kryera kundër punëdhënësit apo kolegëve, shkelje të kryera gjatë procesit të punës (p.sh. një vjedhje e kryer në vendin e punës), apo veprat që, edhe në qoftë se janë kryer jashtë marrëdhënies së punës dhe të çojë në prishjen marrëdhënies së besimit mes të punësuarit dhe punëdhënësit. “Arsyeja e drejtë” lejon pushimin e menjëhershëm të punonjësit, pa asnjë njoftim paraprak. “Arsyeja e justifikuar” Pushimi nga puna për shkaqe të arsyeshme, mund të jetë subjektiv apo objektiv. Kuptohet me arsye të justifikuar subjektive një shkelje e detyrimeve të thyerjes së kontratës me punonjësin, por kur kjo nuk është aq e rëndë sa për të justifikuar pushimin nga puna dhe prandaj, punëdhënësi është i detyruar të japë njoftim paraprak. Mund të përbëjnë shkak për pushimin nga puna për arsye subjektive për shembull rendimenti i ulët i punonjësit, një qëndrim i dënueshëm, ose shkelja e detyrës për kujdesin, bindjen, besnikërinë që çdo punonjës duhet të respektojë në marrëdhënien e tij të punës. Kuptohet me arsye të justifikuar objektive, nevoja e punëdhënësit për shkurtimin e vendit të punës ose të mbylljes së repartit ku punon punonjësi, për shkak të veprimtarisë prodhuese, për organizimin e punës dhe funksionimin e saj të rregullt. Në raste të tilla, punëdhënësi është i detyruar të japë njoftim paraprak (ose t’i paguajë shpërblimin përkatës) të punësuarit. Në disa raste të veçanta, punëdhënësi mund të shkarkojë punonjësit edhe pa një arsye të vlefshme ose të drejtë. Është ai që quhet pushim nga puna "ad nutum”. Është i mundur për bashkëpunëtorët në familje, punonjësit mbi 65-vjeç ose ata që gjithsesi kanë plotësuar kushtet për daljen në pension, për atletët profesionistë, për praktikantët dhe punonjësit e punësuar për një periudhë prove. Në këto raste, punëdhënësi ka vetëm detyrimin për të njoftuar paraprakisht. Në rast të pushimit nga puna pa njoftim, punëdhënësi duhet t’i paguajë një dëmshpërblim punonjësit. Forma e pushimit nga puna. Për të qenë i vlefshëm pushimi nga puna i duhet komunikuar me shkrim punonjësit. Shkarkimi i bërë gojarisht nuk ka asnjë vlerë. Në rast se punëdhënësi bën një pushim nga puna gojarisht, punonjësi do të bënte mirë që të paraqitej gjithsesi në vendin e punës për të shmangur mbajtjen e një qëndrimi që më pas do të justifikonte pushimin e tij nga puna. Arsyet për pushimin nga puna mund të mos jepen menjëherë nga punëdhënësi, por në qoftë se ato kërkohen nga punonjësit, punëdhënësi është i detyruar t’ia tregojë ato në formë të shkruar. Punëdhënësi duhet të japë njoftimin paraprak brenda afatit dhe në mënyrën e parshikuar nga kontrata. Periudha e njoftimit paraprak do të fillojë nga data e marrjes së njoftimit për pushim nga puna dhe në këtë periudhë nuk mund të llogariten dhe ditët e pushimit (ferie). Në rast se nuk jep njoftim paraprak, punëdhënësi duhet të paguajë një shumë si dëmshpërblim të pagës që do t’i kishte takuar punonjësit gjatë periudhës së njoftimit. Njoftimi paraprak mund të mos të jepet vetëm në rastet e pushimit nga puna për shkaqe të arsyeshme. Apelim kundër pushimit nga puna. Nëse punonjësi e konsideron të paligjshëm pushimin nga puna, mund ta kundërshtojë atë brenda 60 ditëve nga njoftimi ose nga komunikimi i arsyeve, në qoftë se kjo ka ndodhur pas njoftimit të pushimit nga puna. Ankesa duhet të bëhet me shkrim. Është mirë të përdoren mjetet ankimore që të mund të dëshmojnë marrjen e ankimit nga ana e punëdhënësit, si letra e porositur me kthim. Pas njoftimit të ankesës për pushim nga puna, punonjësi ka 270 ditë duke filluar nga marrja e njoftimit nga punëdhënësi për të zgjedhur midis pajtimit me punëdhënësin (p.sh. arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët) ose paraqitjen e një ankese në Gjykatë. Në rast se punonjësi vendos që të provojë rrugën e pajtimit, por kjo nuk do të çon në një marrëveshje, ai mund t’i drejtohet gjithsesi Gjykatësit të punës. Në këtë rast afati i fundit për të paraqitur ankesën është 60 ditë pas përpjekjes së dështuar për pajtim. Në rast pushimi të padrejtë nga puna, këshillohet gjithmonë që t’i drejtoheni një avokati me përvojë në fushën e të drejtave në punë. Sanksionet për pushim të padrejtë nga puna Sanksionet për pushim të padrejtë nga puna janë të ndryshme në varësi të faktit nëse punëdhënësi punëson më shumë ose më pak se 15 punonjës. Në rast se punonjësit janë mbi 15, flitet për "mbrojte efektive" të punonjësit që përfshin rivendosjen e punonjësit në vendin e punës dhe një dënim të punëdhënësit i cili duhet të paguajë dëmin e pësuar nga punonjësi. Ligji i jep punonjësit të drejtën të heqë dorë nga riintegrimi në vendin e punës duke kërkuar si shpërblim një shumë të barabartë me 15 muaj pagë. Në ndërmarrjet më të vogla (deri në 15 punonjës) pushimi i padrejtë nga puna ndëshkohet me dënime më pak të rënda dhe të kushtueshme; në raste të tilla zbatohet e ashtuquajtura “mbrojtje e detyrueshme”: Gjykatësi urdhëron punëdhënësin që të marrë sërish në punë punonjësin brenda tri ditëve apo t’i paguajë atij shpërblimin përkatës. Pra është punëdhënësi ai që zgjedh dënimin që preferon (rivendosjen e punonjësit në vendin e punës ose pagesën e shpërblimit). Ndalimi i pushimit nga puna të punëtoreve për arsye martese dhe për lindje Në Itali e drejta për bashkimin e familjes dhe të formimit të familjes është një e drejtë e njohur dhe e mbrojtur nga Kushtetuta. Si rrjedhojë është e ndaluar të pushohet nga puna një punonjës sepse martohet. Gjithashtu është e ndaluar të pushohet nga puna babai në rast të përdorimit të lejes përkatëse në rast lindjeje të një fëmije (për kohëzgjatjen e lejes prindërore dhe deri sa fëmijë të mbushë një vjeç) dhe të punonjëseve gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndalimi i pushimit nga puna për gratë në këto kushte shkon nga fillimi i periudhës së shtatzënisë deri sa fëmijë të mbushë një vjeç; ose në rastet e abortit apo vdekjes së fëmijës, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Punonjësja që pushohet nga puna gjatë kësaj periudhe të mbrojtur ka të drejtë që të rimarrë vendin e punës. Ajo duhet të paraqesë, brenda 90 ditëve nga pushimi nga puna, certifikatat përkatëse që dëshmojnë shtatzëninë në kohën e pushimit nga puna. Në këto raste pushimi nga puna është i pavlefshëm, pra është sikur të mos ketë ndodhur. Pushimi nga puna për sëmundje Sëmundja e punonjësit në vetvete nuk mund të jetë shkak për pushimin e tij nga puna. Nëse punonjësi është i sëmurë, mjafton që t’i dërgojë punëdhënësit certifikatën mjekësore, për të ruajtur vendin e tij të punës. Në disa raste të caktuara ama sëmundja mund të jetë shkak për pushimin nga puna. Sëmundje mund të shkaktojë pushimin nga puna në rast se ajo e pengon punonjësin të kryejë punën e vet. Mund të jetë shkak për pushimin nga puna, nëse, pas shqyrtimit nga një kontroll mjekësor, punonjësi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pa një justifikim të përshtatshëm. Në këto raste mund të parashikohen ndëshkime më pak të rënda se pushimi nga puna, si për shembull një letër paralajmëruese. Ligji gjithashtu parashikon një periudhë maksimale sëmundjeje gjatë marrëdhënies së punës (zakonisht e vendosur në marrëveshjen kolektive që rregullojnë marrëdhënien e punës), pas kapërcimit të këtij afati, pushimi nga puna mund të konsiderohet i ligjshëm.
I.                 Edukimi dheBarazia Sociale

Ekonomistët e edukimit mbështesin idenë se “investimet në sektorin e edukimit janë rentabël kur ato kontribuojnë direkt në përmirësimin e produktivitetit individual apo kombëtar”.
Njohja e një lidhjeje të ngushtë ndërmjet edukimit dhe zhvillimit ka bërë që kombet e zhvilluara të investojnë pa reshtur në sektorin e arsimit. Investimet publike në këtë fushë janë nxitur dhe nga fakti se edukimi nuk luan rol vetëm në promovimin e ekonomisë por gjithashtu dhe në një aspekt tjetër shumë sensibël siç është “ai është i shpërndarjes proporcionale ndërmjet grupeve të ndryshme sociale të fryteve të rritjes ekonomike” (Gilles&Verdier 1993). Me të drejtë, edukimi është konsideruar “si një instrument i fuqishëm që promovon barazinë sociale”. Mjafton të përmendin faktin, se edhe në Shqipëri, sipas disa studimeve të fundit, diferencimi i popullsisë në raport me mundësitë e punësimit, llojit të punës, varfërisë dhe të ardhurave nuk është më aspekti gjinor, origjina krahinore apo mosha, por në radhë të parë niveli i tyre arsimor.
Sipas teorive mbi zhvillimin që ekzistonin në periudhën e pas-luftës së dytë botërore, ishte kapitali ai që përbënte gurin magjik të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Modelet e rritjes ekonomike të periudhës 1950-60 nuk e njohin kontributin e edukimit në zhvillim. Por, shumë studime të mëvonshme në periudhën 1960-70, treguan qartë se zhvillimi nuk mund të shpjegohej vetëm me kontributin e kapitalit dhe fuqisë punëtore. Në këtë kohë, nga autorë të shquar si Denison (1967) dhe Griliches (1964) u fut për herë të parë dhe nocioni i “faktorit të njohurive”, si faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike. Të gjithë këto studime dhanë prova të pakundërshtueshme se “edukimi rrit produktivitetin dhe kontribuon në rritjen ekonomike dhe të ardhurave kombëtare”, dhe se “diferencat në nivelin e produktivitetit ndërmjet shumë vendeve apo rajoneve mund të shpjegohen bindshëm nga diferencat në nivelin dhe cilësinë e shkollimit të fuqisë punëtore”. Pasojë e këtij konkluzioni ishte dhe lindja e një kategorie të re ekspertësh të edukimit. Babai i këtij koncepti dhe kategorie ekspertësh konsiderohet Keneth Arrow, i cili mori edhe çmimin Nobel i ekonomisë në vitin 1972.
2.1  Efektet e edukimit në cilësinë e kapitalit social
Ideja kryesore e këtij nocioni është vlerësimi i relacioneve bashkëpunuese, procesit të pjesëmarrjes, normave dhe vlerave sociale si një «stok kapitali në nivel makrosocial». Promovimi i këtij koncepti u bë për herë të parë nga politologu amerikan Putnam në vitin 1995, në librin «Alone: America’s Declining Social Capital», libër që bëri bujë në gjithë botën për këndvështrimin e tij të veçantë. I zhvilluar më tej nga autorë si J. Coleman, P.Bourdieu, por dhe nga institucione ndërkombëtare si OCDE: «kapitali social» konsiderohet si një faktor me impakt determinues në ritmet e zhvillimit ekonomik, nivelin e mirëqenies, cilësinë e shëndetit publik, stabilitetin dhe kohezionin social të një shoqërie, shteti apo territori. Vizioni i Bankës Botërore për këtë nocion është shumë i gjerë duke përfshirë këtu «gjithçka që nuk lidhet direkt me tregun, por që bashkë me tregun, përbejnë dhe influencojnë zhvillimin e një shoqërie». Tashmë, paketa liberale e programeve të «axhustimit strukturor» po fillon të ketë një binjak po aq të rëndësishëm e përcaktues në rritjen ekonomike të një shoqërie: «dimensionin e efekteve të edukimit në zhvillimin ekonomik» (Briggs 2004).
Edhe OCDE-ja, që përfaqëson «klubin» e 33 vendeve më të pasura e të zhvilluara të botës do t’i kthente sytë dhe vëmendjen me mjaft interes drejt këtij koncepti çelës të zhvillimit dhe mirëqeverisjes. OCDE publikoi në vitin 2001 një raport në të cilin nënvizohej se «rezulton se nocioni i kapitalit social është shumë i nevojshëm në ecurinë dhe rezultatet e punës qeverisëse….se kapitali social ndikon ndjeshëm në reduktimin e pabarazisë socialedhe prodhon efekte shumë pozitive në nivel makroekonomik», duke i dhënë këtij nocioni një rol shumë të rëndësishëm në instrumentet e tij të analizës dhe prognozës së zhvillimit në kuptimin e gjerë të tij (Imandoust 2011).
Shembulli më tipik që ofrohet në përgjigje të efekteve të edukimit në cilësinë e kapitalit human dhe atij social, dhe për pasojë në gjithë zhvillimin ekonomik, është ai i krahasimit të ecurisë së Irlandës dhe Portugalisë. Në vitin 1990, Irlanda ishte në të njëjtin nivel me Portugalinë përsa i përket treguesve kryesore makroekonomike e në mënyrë të veçantë treguesit të Prodhimit te Brendshëm Brut për banor (PBB/banor), por 15 vjet më vonë Irlanda rezulton të këtë ecur shumë më shpejt se Portugalia duke krijuar një distancë të konsiderueshme ndërkohë që të dy vendet kishin patur të njëjtën shkallë përfitimi nga fondet strukturore evropiane. Por diferenca, sipas analistëve të zhvillimit «mund të shpjegohet pothuajse tërësisht me efektin pozitiv të kapitalit social dhe edukimit (besim i lartë ndërmjet industrisë dhe bankave, ndërmjet qytetareve dhe institucioneve, respektim i kopetencave ndërmjet pushteteve, interes i lartë publik e pjesëmarrja aktive qytetare në problemet e zhvillimit,…etj.) si dhe kapitalit human (kapaciteti i lartë novator i biznesit dhe futja masive e teknologjive të reja në të gjitha fushat dhe aktivitetet, financimi me prioritet i ekonomisë së dijes dhe informacionit, zhvillimi i kërkimit dhe cilësia e lartë e universiteteve, etj.).



2.2  Edukimi si instrument i eliminimit të varfërisë
Eksperienca në çështjet e zhvillimit ekonomik të viteve 1960-80, tregoi se rritja ekonomike nuk i zhdukte automatikisht dhe pabarazitë sociale. Për pasojë, mbas viteve 80-të të shek XX-të, preokupimet në fushën e zhvillimit ekonomik u zgjeruan nga nocioni i rritjes edhe në atë të “shpërndarjes së fryteve të rritjes ekonomike”, duke u shtrirë pak më vonë në “preokupimet për reduktimin e varfërisë”. Që në vitin 1980, Banka Botërore theksonte se lufta kundër varfërisë kalon nëpërmjet vlerësimit të burimeve njerëzore, gjë që kërkon veçanërisht vëmendje mbi edukimin dhe formimin profesional. Por ishte UNDP (Programi i OKB për zhvillimin) që në vitin 1990 bëri një mikro-revolucion me përmasa botërore duke përdorur si tregues për progresin e kombeve, “Indikatorin e Zhvillimit Njerëzor”(IDH), i cili nuk llogaritej vetëm mbi bazën e të ardhurave të çdo vendi, por mbi bazën e jetë-gjatësisë dhe treguesve globale të edukimit: niveli i shkollimit dhe gjatësia e viteve të shkollimit. Mundësia dhe cilësia e shkollimit u bë kështu një faktor determinues i zhvillimit ekonomik e social.
Varfëria, që deri në këtë kohë cilësohej vetëm si një mungesë të ardhurash, nën ndikimin e punimeve të ekonomistit të shquar indian A.Sen u vështrua dhe u gjykua nën një kënd-vështrim tjetër krejt origjinal: “si një mungesë kapacitetesh funksionale elementare (Sen 1976). Limiti i “kapaciteteve funksionale” mund të jetë “fizik” – ushqimi, veshjet, kushtet e banimit, vaksinimi kundër sëmundjeve, etj. – apo subjektiv si “e drejta për shprehjen e opinioneve”, mundësia për të marrë njohuri të ndryshme”, etj. Sipas A. Sen, edukimi nuk duhet konsideruar si një dimension cilësor i jetës, i domosdoshëm mbas garantimit të nevojave bazë, dhe as thjesht si një “rrugë e detyrueshme” për të arritur që të sigurohet një nivel i caktuar rritjeje ekonomike, por duhet konsideruar “si një e drejtë fondamentale e integruar në gjithë sistemin e kapaciteteve funksionale. Sipas këtij këndvështrimi konsiderohet i varfër një person që nuk ka kapacitetet e nevojshme të zhvillimit për të qenë në gjendje që të përfshihet e të përfitojë nga gjithë mundësitë ekonomiko-financiare e sociale në mjedisin ku jeton.
Në përgjithësi, sot pranohet nga të gjithë se edukimi, përveç krijimit të mundësive që të përvetësohen njohuritë fondamentale (lexim, shkrim, artikulim i rrjedhshëm i mendimit, llogaritje, etj.), duhet të krijojë mundësi dhe për përvetësimin e “njohurive teknike e profesionale” që të përgatisin për të ushtruar një profesion të caktuar, që të zhvillojnë veti adaptuese me realitetin, nxisin shpirtin e iniciativës dhe kapacitetin për të punuar në grup. Por ndërkohë që shumë nga vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, sidomos në kuadrin e strategjive për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit (MDG), vazhdojnë t’i orientojnë përpjekjet kryesore dhe politikat edukative në sferën e kategorisë së parë (arsimit bazë fondamental), vendet e zhvilluara kanë kohë që veprojnë sipas një logjike tjetër në politikat e tyre edukative.
Në themel të politikave edukative të vendeve të zhvilluara qëndron stimulimi i aftësive për tu adaptuar shpejt me ndryshimin, sidomos atyre tekniko-teknologjike. «Ne kemi hyrë në një shekull të ri në të cilën mësimi do të përcaktojë jetën tone si kurrë më parë. Nëse ne do kemi apo jo sukses dhe shpëtim, si individë ose si shtet, kjo do të varet nga dijet, njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarit tonë” (Blunkett 2000). Koncepti “të mësohemi që të mësojmë vazhdimisht” për tu përgatitur që të jetojmë në një botë me ndryshime permanente, po sundon tashmë politikat edukuese moderne. Akumulimi i njohurive dhe kopetencat e natyrës thjesht teknike tashmë konsiderohen më pak prioritare se “inteligjenca kritike, hapja ndaj ndryshimeve dhe adaptimi i shpejtë me të rejat, kopetencat sociale, logjika e zhvillimit të qëndrueshëm,etj.”
Përvoja moderne po tregon se Globalizimi nuk shpërndan spontanisht progres e mirëqenie, por ato duhen kërkuar nëpërmjet politikave e zgjidhjeve strategjike nga çdo vend. T’i shmangesh apo thjesht të kërkosh mbrojtje prej tij nuk konsiderohet si zgjidhje inteligjente sepse kjo do të thotë ta privosh veten nga efektet dhe mundësitë që të ofron kapitalizmi modern. Globalizimi është pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive (Brown&Lauder 2003). Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën bota është ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe edukim cilësor, dhe mbi të gjitha në aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit të tyre në shkallë të gjerë për shumë grupe e kategori sociale. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit në të gjitha elementet e zhvillimit modern e bëjnë «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit ekonomik e social për çdo vend.






2.3 Ekonomia e Dijes dhe shoqëria e informacionit

Në fjalorin tonë të përditshëm, por dhe në objektivat tanë të zhvillimit, termat “ekonomi e dijes” apo “shoqëri e informacionit” ndeshen shumë pak. Natyrisht, duke parë përtej shprehjes së intelektualitetit e shqetësimit qytetar në ndonjë debat publik, botim shkencor apo periodik, duke parë përtej dëshirës e vullnetit të mirë politik në ndonjë rast, apo dhe reflektimeve në kuadrin e akademizmit universitar, në thelb shoqëria shqiptare po bën hapa shumë të vegjël e të ngadaltë në këtë drejtim. Dhe e gjithë kjo ndodh në këtë fillim shekulli të XXI-të, në kuadrin e zhvillimeve moderne në të cilat ekonomia e dijes dhe shoqëritë e informacionit po konsiderohen si faktorë thelbësorë të zhvillimit, si elemente bazë të konkurrencës dhe performancës së një vendi në një botë që po globalizohet me shpejtësi dhe ku të gjithë po përpiqen të “përshtaten” dhe të përfitojnë maksimalisht prej tij (Castells 1998).
Konceptet, praktikat dhe interpretimet për zhvillimin dhe krijimin e pasurisë dhe mirëqenien e kombeve apo shteteve të ndryshme kanë evoluar ndjeshëm. Gjatë dy shekujve të fundit, teoritë ekonomike neo-klasike kanë njohur dhe i kanë mbështetur interpretimet dhe analizat e tyre vetëm në dy faktorë bazë të prodhimit: punën dhe kapitalin. Por tashmë kjo optikë po ndryshon në vetë thelbin e saj. Informacioni dhe dija po zëvendësojnë kapitalin dhe energjinë si faktorë bazë të krijimit të pasurisë e mirëqenies, ashtu si këto dy të fundit zëvendësuan punën e dorës dhe pronën e tokës dy shekuj më parë. Për më tepër, progresi teknologjik i gjithë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të e ka transformuar pjesën dërrmuese të punës që krijon të ardhura e pasuri nga një bazë «fizike» në një bazë «dije e njohurish». Kështu për shembull, në mesin e shek. XIX-të, «kapitali fizik» përfaqësonte 65-70% të kontributit në rritjen e rendimentit të punës, ndërsa në fund të shek. XX-të, ai përfaqësonte vetëm 20-25 % të këtij kontributi. Ndërkohë, shumë nga parashikimet e ekspertëve të kësaj fushe japin shifrat 10-15% të kontributit të kapitalit fizik në rendimentin e punës në 20-30 vitet e ardhshme.
Shekulli i XXI-të po e thellon akoma më shumë dhe me shpejtësi këtë tendencë. Teknologjitë e reja dhe dijet konsiderohen tashmë si faktorët çelës të prodhimit dhe rritjes ekonomike. Ekonomistët kanë filluar të mendojnë se aktualisht është i nevojshëm një revolucion i tërë edhe në treguesit e matjes dhe shprehjes së kësaj ekonomie të re gjithnjë e më «jo-materiale». Ky është një debat mjaft prezent në SHBA, Japoni, Indi, Kinë dhe Europë. Në librin e tij «The Computer Revolution», Daniel Sichel, ekonomist në Bankën Qendrore amerikane (Federal Reserve), vlerëson se ndërsa «informatika peshon vetëm 2% në stokun e kapitaleve në SHBA, kontributi i saj në rritjen ekonomike është të paktën disa herë më i lartë ».
Si pasojë e «lehtësisë së transportit» të informacionit dhe globalizimit të cilësive të fuqisë punëtore, njohuritë dhe ekspertiza mund të zhvendosen brenda vetëm një sekonde nga një cep i globit tek një tjetër dhe për pasojë çdo avantazh i përftuar nga një kompani apo vend i caktuar mund të humbasë shumë shpejt në favor të konkurrentëve të tij. I vetmi avantazh krahasues që mund të ketë një kompani apo edhe një sektor i ekonomisë së një vendi mund të vijë vetëm nga procesi inovativ që kombinon njohuritë për tregjet dhe teknologjitë moderne me aftësitë krijuese të «punëtoreve të dijes». Kështu, jo vetëm që arrihet të përballohen problemet e konkurrencës në tregjet lokale e ato ndërkombëtare, por përsoset edhe kapaciteti për ta transformuar «dijen dhe njohuritë » në vlerë të re të shtuar(Freeman&Louca 2002).
Bota po shndërrohet me shpejtësi në një shoqëri informacioni të inkluduar në një ekonomi të dijes dhe teknologjive moderne. Në shumë shtete të zhvilluara tashmë është vendosur si prioritet strategjik «futja dhe integrimi në shoqërinë e informacionit dhe ekonominë e dijes» duke ndërtuar projekte e programe speciale financimesh e mbështetjeje humane. Në shumë firma e kompani të vendeve të zhvilluara apo institucione që merren me problemet e zhvillimit ekonomik e social, tashmë po bëhet e zakonshme ekzistenca e një profesioni dhe posti të ri pune, ai i «ekspertit për dijen dhe njohuritë e reja» (Chief Knowledge Officer) (Croteau&Dfouni 2007). Konkurrenca më e madhe e për pasojë dhe pabarazitë në zhvillim, po vijnë gjithnjë e më tepër si pasojë e asaj që quhet «ekonomia e dijes dhe shërbimeve» e cila mbështetet në sistemet e teknologjisë së lartë të informacionit (Guns 1998).

2.4 Shqipëria përballë sfidës së ‘ekonomisë së dijes’
Po Shqipëria, ku ndodhet në raport me këtë tendencë moderne ndërkombëtare? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, po i referohemi një fakti tashmë të njohur dhe mjaft domethënës: sipas raportit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF, 2005) mbi «Krahasimin e niveleve të konkurrueshmërisë», Shqipëria rezulton në grupin e 20 vendeve të fundit nga 117 vende të analizuara. Në vlerësimet e specializuara botërore, ky klasifikim konsiderohet si barometri më i plotë në shkallë ndërkombëtare për të matur dinamizmin ekonomik të çdo vendi dhe kapacitetin e fleksibilitetin e tij për tu përshtatur me tendencat e ekonomisë botërore. Përveç treguesve të stabilitetit makroekonomik dhe funksionimit institucional, vendin kryesor në këtë vlerësim e zë dhe niveli i absorbimit të njohurive, dijeve dhe përparimit teknologjik. Ndonëse për treguesit e parë, stabilitetin makro-ekonomik dhe funksionimin institucional jemi relativisht të vlerësuar, për dy treguesit e tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me informacionin dhe ekonominë e dijes, jemi pothuajse në vendet e fundit duke lënë mbrapa vetëm vende si Bolivia, Taxhikistani, Etiopia, Bangladeshi, Paraguai, Moldavia, etj.
Por dhe po t’i referohemi më konkretisht statistikave të realitetit tonë të përditshëm, shifrat janë po kaq alarmante: përqindja e shpenzimeve për kërkim-zhvillim teknologjik në nivel kombëtar është akoma mjaft e vogël dhe pothuajse pa asnjë efekt në zhvillimin ekonomik të vendit; sasia e këtyre «punëtorëve të dijes» në institucionet dhe ndërmarrjet apo bizneset tona është e pa konsiderueshme; klasifikohemi shumë poshtë në treguesit e leximit, kontakteve me informacionet e reja tekniko-shkencore, botimeve apo përdorimit të librave për 1000 banorë; kemi numër e tirazh revistash shkencore/1000 banorë mjaft të ulët e shumë më të vogël se pjesa dërrmuese e vendeve në zhvillim; duke përfshirë në të njëjtin grup pedagogët e Universiteteve me tituj dhe grada me punonjësit e institucioneve kërkimore-shkencore jashtë sistemit universitar, ne i afrohemi shifrës prej rreth 1600-1700 personash, ose vetëm rreth 0.13 % të të punësuarve, ndërkohë që BE-ja ka të përfshirë në këtë sektor 0.6% të të punësuarve, SHBA 0.9%, Japonia 1.1% etj.; roli i universiteteve tona në përhapjen e teknologjive të reja është pothuajse in-egzistent; në universitetet dhe institucionet tona shkencore zhvillohen aq pak workshope e seminare shkencore, aq sa ato akoma janë objekt i kronikave televizive apo pjesëmarrjes së ministrave e deputetëve si evenimente të veçanta.
 Sipas Ministrisë së Arsimit dhe UNICEF-it (Raporti i vitit 2011), me një mesatare prej 8.6 vitesh shkollimi rezulton se arsimohemi 6 vjet më pak se evropianët; vetëm 50% e të rinjve frekuentojnë arsimin e mesëm ndërkohë që arsimi i lartë frekuentohet vetëm nga 13% e tyre; sasia e patentave dhe teknologjive të reja të importuara çdo vit është shumë e vogël, fenomen që duket qartë edhe po të analizosh strukturën tonë të importeve apo destinacionin e kredive bankare; numri i kompjuterave për banorë apo niveli i përdorimit të internetit e rendit Shqipërinë në grupin e fundit të vendeve botës; strategjitë apo planet e punës tashmë më shumë se 10 vjeçare për qeverisjen elektronike  nuk po konkretizohen në cilësinë dhe efektet e pritura; përmirësimi thelbësor i teknologjisë së informacionit dhe futja e elementeve të ekonomisë së dijes në strukturat publike, universitare apo private nuk ekziston akoma si prioritet i mirëfilltë në asnjë dokument strategjik të zhvillimit të vendit; etj.
Për pasojë, ndodhemi shumë poshtë në renditjen dhe klasifikimet ndërkombëtare për sa i përket indeksit të performancës dhe konkurueshmërisë së biznesit dhe funksionimit institucional të tij, për sa i përket treguesit të kapitalit social dhe atij intelektual, etj. Aktualisht bota ndodhet përballë një transformimi rrënjësor të lidhur me sistemin teknik të gjithë sferës së ekonomisë. Deri në vitet 1950-70, ekonomia karakterizohej nga një sistem i lindur në fund të shek. XIX-të, të bazuar në trinomin: kimi + mekanikë + elektricitet. Ky sistem krijoi mundësi kolosale për zhvillimin e procesit të mekanizimit në të gjitha sferat dhe aktivitetet ekonomike duke patur si synim bazë zëvendësimin e punës së krahut me punën e makinës.
Por dy sistemet e reja, i pari si konvergjencë ndërmjet mikroelektronikës + informatikës+ televizionit që u zhvillua vrullshëm në periudhën 1960-80, dhe i dyti si konvergjencë numerike (digitale): telekomunikim + informatikë + televizion, hodhën hapin e madh nga mekanizimi drejt automatizimit duke hapur kështu një faqe të re në konceptin e lidhjes direkte ndërmjet «prodhimit» dhe «punës intelektuale». Sinergjia ndërmjet mikroelektronikës, automatizimit dhe informatikës krijuan mundësi që të fillonte epoka e «revolucionit të tretë teknologjik», simbol i të cilit u bënë teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit. Zanafilla e tyre mund të konsiderohet data 9 gusht 1995, datë në të cilën «Netscape Communication» shpërtheu në bursë dhe nga vlera zero e mëngjesit arriti në miliarda dollarë në fund të ditës. Për të famshmet «ndërmarrje interneti» apo siç cilësohen ndryshe «dot-com», nuk do të kishte më asnjë limit.

2.5 E ardhmja e ‘Ekonomisë së dijes’ në perspektivën globale

Globalizimi, efektet e të cilit ne i ndjejmë dhe i komentojmë çdo ditë, është para së gjithash pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare në kuadrin e OBT apo marrëveshjeve rajonale në kontinente të ndryshme të botës. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive. Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën jemi ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe mbi të gjitha në aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit imediat të tyre në shkallë të gjerë. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit e bëjnë «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit.
Gjithë ekonomia e vendeve të zhvilluara është tashmë e përfshirë në këtë sistem të ri: teknologjitë e informacionit dhe komunikimit janë prezent kudo duke shoqëruar në çdo hap procesin e prodhimit dhe shpërndarjes. Kompanitë dhe firmat e «ekonomisë së re» po i shkurorëzojnë çdo ditë e më tepër kompanitë e «ekonomisë se vjetër». Ekonomia e re apo «net-ekonomia» po bëhet gjithnjë e më tepër një realitet imponues. Bota tashmë ka hyrë në një periudhë të re të historisë ekonomike dhe zhvillimit të saj. Sfidat nuk janë më vetëm në Europë si në fillim të shekullit të XIX-të; ato nuk janë më vetëm në Europë, Amerikën e Veriut apo në Japoni si gjatë shekullit të XX-të! Tashmë, si pasojë e këtij «revolucioni të tretë teknologjik», sfida ka përfshirë gjithë botën në çdo cep të saj duke prodhuar një realitet të ri në të cilin «të gjithë ndeshen me të gjithë».
Në këtë këndvështrim, «ekonomia e re» po tregon gjithnjë e më tepër se «bota nuk vuan nga globalizimi i tepërt, por nga mungesa e globalizimit» dhe sa më tepër që vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, të investojnë në «ekonominë e re», aq më të lehtë do ta kenë ato të ndjekin ritmin dhe performancën e vendeve të zhvilluara, dhe aq më tepër do të mund të integrohen në ekonominë botërore dhe do të mund të përfitojnë prej saj.

Referenca: Civici,A. Ekonomia e Dijes si thelb  i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e zhvillimit ekonomik. ECONOMICUS. Nr 9. VJESHTË 2012

Çështje për diskutim:

1.      Radhisni disa impakte që ka edukimi në shoqëri.
2.      Përkufizoni nocionin “ Kapital social” dhe tregoni impaktin e tij. Ilustrojeni me shembull.
3.      Mbi bazën e kujt llogaritet Indikatori i Zhvillimit Njerëzor?
4.      Si cilësohet edukimi dhe varfëria nga ekonomisti A.Sen?
5.      Çfarë qëndron në themel të politikave edukative të vendeve të zhvilluara?
6.      Tregoni ndikimin e globalizimit në ekonominë dhe administrimin e dijes dhe të informacionit.
7.      Shpjegoni si ndikon teknologjia dhe dija në zhvillimin ekonomik të një vendi?

8.      Sqaroni pozicionin e Shqipërisë kundrejt “Ekonomisë së dijes”.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/
http://eseshkolle.blogspot.com/
Vlerat e monumenteve te kultures shqiptare jane trashigimi pa kufi 
TRASHËGIMIA MATERIALE
Trashëgimia kulturore materiale është pasuri e brezave, detyrim madhor i tyre kundrejt së shkuarës dhe së ardhmes, vijimësi materiale e çdo kombi. Si e tillë, trashëgimia kulturore materiale është një sfidë e pareshtur përballë kujdesit kombëtar e ndërkombëtar, për të arritur gjurmët e gjeniut krijues mbarëshekullorë dhe për ta përcjellë atë drejt së ardhmes, tek brezat e rinj.  Lexo me shume....
Permbajtja:
MONUMENTE KULTURORE
                                  TRASHËGIMIA SHPIRTËROR
                                                           ISO-POLIFONIA SHQIPTARE
                                                                           ARTIZANATI SHQIPTAR
                                                                                         SHQIPËRIA PËRMES DIVERSITETIT

MONUMENTE KULTURORE....
Monumentet shqiptare, krahas vlerave në planin kombëtar, shpesh mbartin vlera në planin europian, qoftë si dëshmi autentike të kulturës vendase, apo si interpretime madhore gjinish, brenda hapësirash të gjera kulturore, në të cilat u përfshinë natyrshëm shqiptarët në shekuj. Tumat ilire, fortifikimet e qyteteve antiko-mesjetare të Lezhës dhe Beratit, varret monumentale të Selcës, kisha e Mesopotamit dhe Pojanit, qytetet muze të Beratit dhe Gjirokastrës, xhamia e Et’hem Beut dhe teqja Helvetive e Beratit, pikturat murale të Onufrit dhe David Selenicasit dhe në përgjithësi arkitektura popullore shqiptare, padyshim bëjnë pjesë në fondin e kulturës europiane.
TRASHËGIMIA SHPIRTËROR....
Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore. ISO-POLIFONIA SHQIPTARE....
Nga greqishtja e vjetër fjala polifoni do të thotë shumëzërësh, kështu polifonia është një gjini e folklorit shqiptar që interpretohet nga dy a më shumë zëra. Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej brezash nga populli ynë, e ndajmë në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në polifoninë toske dhe polifoninë labe të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në mënyrën se si interpretohet. Nisur nga këto vlera të pamohueshme të polifonisë shqiptare në trashëgiminë tonë shpirtërore por dhe në atë botërore, më 25 nëntor 2005, ajo u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore e njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.http://eseshkolle.blogspot.com/
ARTIZANATI SHQIPTAR.....
Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike. Spikatin veçanërisht punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkurë, leshi, etj., që veç të tjerash janë dëshmi edhe e identitetit tonë kombëtar. Këto vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët dhe studiuesit vendas dhe të huaj, në shumë ekspozita të hapura si brenda dhe jashtë tij. Përmendim kryesisht pazaret karakteristike sidomos në qytetet Krujë dhe Shkodër, ku dallohen prodhimet artizanale të shumëllojshme dhe niveli i lartë utilitar dhe estetik i tyre. Gjithashtu edhe qytete si Berati, Gjirokastra, Saranda kanë tashmë dyqanet e tyre me prodhime artizanale të zonave përkatëse. Punimet në bakër, në hekur, në lesh, argjend, avlëmend, etj., vazhdojnë të tërheqin vemendjen e vizitorëve. Aktualisht qyteti i Krujës është personifikimi i prodhimit të objekteve të kulturës materiale popullore. Në Kavajë vazhdon tradita e prodhimit të objekteve prej balte, të cilat gjejnë përdorim të gjerë nga vetë popullata e atjeshme por edhe ngjallin interes për vizitorët vendas dhe të huaj. Në Kuçovë është gjallëruar artizanati që merret kryesisht me punimin e fletëve të arit. Në Pukë vazhdon në mënyrë të pandërprerë veprimtaria e mjeshtrave të punimit të drurit, që dallohen në veçanti për prodhimin e institrumentave popullorë si: sharkive, çiftelive, bilbilave, pipëzave, etj. Në Gramsh, krahas mjeshtrave të njohur të drurit që realizojnë objekte të tilla: si, lugë, farrashë, sergjenë, furka, fyej, etj. ka një zhvillim prodhimi i objekteve prej leshi, ku shquhen sidomos qilima me xhufka e thekë, që po u përshtaten kërkesave të kohës. Në Përmet vazhdon tradita e punimeve prej leshi, si qilima, rrugica, kënde, etj., që gjejnë përdorim të gjerë familjar por edhe interes për vizitorët vendas dhe të huaj. Në Korçë e Përmet është zgjeruar tradita e prodhimit të objekteve prej guri, hekuri dhe druri. Këtu mund të përmendim gdhëndjen në gur të kuq të sofateve e çezmave nga mjeshtrat e Polenës, po kështu mund të thuhet edhe për prodhimin e oxhaqeve dekorativë po gjejnë përdorim për zbukurimin mjedisor shtëpijak. Në Tiranë vazhdon prodhimtaria e hershme e qelesheve, llullave, punimeve në gur-alabastër e materialeve të çmuar, argjend si dhe në bakër. Biznesi më i suksesshëm sot realizohet nga mjeshtrat e prodhimit të kostumeve popullore shqiptare për të rritur dhe fëmijë, ata të prodhimeve të leshit si çanta, rrugica, e banda si dhe prodhimi i kutive prej ari e argjendi që përdorin gratë e vajzat për mbajtjen e stolive, të unazave, varëseve,etj., ata të të prodhimeve prej ari e alabastër, të llullave prej druri shqope, etj. Në Komunën e Antigonesë, në Gjirokastër në bashkëpunim me një fondacion holandez është ngritur punishtja “Artizanet e Antigonesë” të cilët prodhojnë punime me avlemend, prej leshi, etj., të cilat janë pritur mjaft mirë në tregun shqiptar dhe atë të huaj.
SHQIPËRIA PËRMES DIVERSITETIT....
Diversiteti kulturor është një element i rëndësishëm për shumë vende sot në botë. Shqipëria ka Ratifikuar në Parlamentin Shqiptar Konventën me Ligjin nr.9613, datë 21.09.2006 “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e UNESCO-s –Për mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shprehjeve kulturore”. Shqipëria njeh rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes e promovimit të diversitetit kulturor duke patur parasysh se brenda territorit të saj ekzistojnë shprehje të ndryshme të diversitetit kulturor që u përkasin minoriteteve etnike e etno-kulturore ku përfshihet gjuha, folklori, stili i tyre i jetesës. Nga ana tjetër bashkëjetesa e gjatë e komuniteteve kryesore fetare në Shqipëri si ato katolike, ortodoksë, myslimane e bektashinj kanë qenë një tregues jo vetëm i diversitetit kulturor që shfaqet përmes larmisë kulturore në objektet e tyre të kultit por edhe vlerave të tolerancës. Ndërkohë përveç këtyre shprehjeve të dukshme të diversitetit kulturor në raport me shfaqjet kulturore të shumicës së popullsisë së vendit, një element me rëndësi që buron nga detyrimet e Konventës dhe shtetit shqiptar është ruajtja e traditave kulturore kombëtare përballë rrezikut të uniformitetit kulturor global.
Lexo me shume....
  NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels