IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label Cikli Ulet. Show all posts
Showing posts with label Cikli Ulet. Show all posts




DETYRË KURSI


TEMA: INTERNETI DHE TEKNOLOGJIA NË MËSIMDHËNIE

1.      Përmbajtja
2.      Hyrje
3.      Çfarë është interneti?
4.      Përse mund të shfrytëzohet interneti?
5.      Tipet e komunikimit në internet
6.      Interneti dhe mësimdhënia
7.      Çfarë është tik?
8.      Rëndësia e tik-ut
9.      Tik-u në edukim
10.  Avantazhet e përdorimit të tik në mësimdhënie
11.  Benefitet nga shfrytëzimi i kompjuterit gjatë mësimit
12.  Studim
13.  Përfundime
14.  Literatura


HYRJE
            Gjëja më e rëndësishme në jetën humane është komunikimi. Në prehistori, njeriu në vend të ligjëratës përdorte mimikën, lëvizjet e trupit. Nevoja e njeriut për një komunikim më të mirë, bënë që të zhvillohet ligjërata. Ky ishte një hap i madh dhe i rëndësishëm në evolimin human. Më vonë kur njeriu filloi të mësojë të shkruajë, ai mundi të dërgojë mesazhe larg banesës së tij. Me zbulimin e elektricitetit, si telefoni dhe më vonë kompjuteri, sot teknologjia e komunikimit ka arritur një nivel që përveç transferimit të mesazheve, por edhe pikturave me ane të videotelefonave. Makina e shekullit XXI, kompjuteri, është gati në çdo shtëpi dhe po bëhët një mjet i nevojshëm. Posta e re elektronike, e-mail, në të cilën mund të dërgojmë edhe piktura të lëvizshme, tashmë ka zhvlehtësuar postën e letrave. Me ndihmën e sateliteve të shumtë, ne mund të realizojmë lidhje telefonike dhe video në çdo pjesë të botës. Por, teknologjia e komunikimit nuk mbaron këtu. Çdo ditë zbulohen gjëra të reja që e bëjnë komunikimin më të lehtë.

ÇFARË ËSHTË INTERNETI?
            Interneti është rrjet masiv që përbëhet nga rrjetet tjera, pra një infrastrukturë e rrjeteve kompjuterike. Ai lidh miliona kompjutera nga gjithë globi duke formuar një rrjet të tillë ku secili kompjuter mund të komunikojë me kompjuterin tjetër kudo në botë, me kusht që të dy janë të lidhur në internet.
Që dy kompjutera në internet të jenë në gjëndje të komunikojnë midis tyre nevojiten disa kushte:
Ø  Një kanal komunikimi (koaksial, telefonik, fibër optike, radiovale)
Ø  Një ndërfaqe që lidh kompjuterin me mjetin e transmetimit (karta e rrjetit, modemi)
Ø  Një gjuhë e përbashkët për komunikim. Në një rrjet të madh si interneti të gjithë kompjuterat duhet të përdorin të njëjtin protokoll, një bashkësi rregullash që përcaktojnë strukturën e mesazheve. Protokolli i internetit garanton transmetimin e të dhënave.


  PËRSE MUND TË SHFRYTEZOHET INTERNETI?

Burim informacioni: përmes motorëve të kërkimit, faqeve web etj
Komunikim: nëpërmjet internetit mund të komunikoni me të gjithë botën me mesazhe, video konferenca, chat.
Biznes dhe marketing: nëpërmjet internetit firmat kanë mundësi të krijojnë lidhje elektronike me filialet e tyre, mund të pranojnë porosi, të ofrojnë konsulencë ose shërbime të ndryshme.
Studime dhe kërkime shkencore: pothuajse të gjitha universitetet, shkollat e larta e të tjera u vënë në dispozicion studenteve të tyre lidhje falas me internetin.
Shërbime bankare (home banking): me ndihmën e internetit ju mund të kryeni në çdo vend të botës veprime bankare
Lojra: në internet është i mundur edhe zhvillimi i lojrave të ndryshme.

 TIPET E KOMUNIKIMIT NË INTERNET
Interneti është “Shtëpia e Informacionit” dhe pikërisht për ta bërë këtë informacion sa më të lehtë për tu ndarë dhe arritur është zhvilluar shkenca e komunikimit në rrjet dhe normalisht dhe mjetet e komunikimit ku do përmendim ato më të rëndësishme duke evituar rendin kronologjik të tyre.
Zines dhe EZines janë nga format më të vjetra të komunikimit derivojnë nga ‘magazines’ dhe janë lloj revistash online, zakonisht në formate tekst ku ndahet informacion i shkruajtur nga grupe të caktuara të cilat zakonisht nuk kanë si prirje ndarjen e madhe të informacionit por janë të drejtuar një grupi të klasifikuar lexuesish, një shembull të një faqejë të tillë mund ta shohim tek textfiles.com, zakonisht është një webserver që pret lidhje në portën 80 dhe vizitorët përdorin web-browser (firefox, opera, safari, links etj).

E-MAIL ose Internet Mail, edhe kjo është një nga format më të vjetra që sot njihet më shumë e zhvilluar në formën e saj web-mail si psh hotmail, yahoo-mail, apo i preferuari Gmail. Posta elektronike ose e-mail, lejon që informacioni të dërgohet midis kompjuterave dhe njerëzve në internet. Ajo është burimi më shumë i përdorur në internet. Ashtu siç, një letër që ne shkruajmë mund t'a dërgojmë në shumë adresa ashtu dhe një mesazh elektonik mund të dërgohet në një ose më shumë adresa e-mail-i.
Mailing-Lista edhe kjo një formë goxha e vjetër e komunikimit në internet. Në këtë rast kemi një program: psh GNU Mailman, tek i cili regjistrohen përdoruesit dhe komunikimi bëhët në bazë të dërgimit të email-ve, kur dërgohet një email nga një përdorues email-i i shkon të gjithë grupit, dhe nga njëra anë është goxha formë e mirë komunikimi dhe sot.

IRC-  këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturin “chat”. Kjo formë komunikimi e internetit, vjen me kanale dhe në formën e komunikimit në kohë reale midis përdoruesve duke ofruar ‘kanale’ në të cilat përdoruesit flasin më njëri-tjetrin në kohë reale. Chat-i në rrjet është një mënyrë të komunikuari që konsiston në dërgimin e mesazheve me tekst njerëzve që ndodhen në të njëjtën dhomë chat-i në të njëjtën kohë.

WebFaqet - kjo është forma më e përhapur sot, ku përfshihen forumet, blogjet, portalet. Në përgjithësi mund të jenë dhe faqe të veçanta ku psh mund të shkruhen vetëm letra, mund të ndahen programe apo mund të jenë faqë për zhvillime projektesh, faqe reklamuese të bizneseve të ndryshme, faqe me shërbime, faqe multimediale me video (youtube) dhe foto etj. Kjo është një kategori shumë e gjerë e cila përfshin një pjesë të mirë të asaj që nga shumica quhet ‘internet’ ndërkohë që në realitet është vetëm një pjesë e vogël.

File Sharing (ndarja e skedarëve)- edhe kjo është një mjet ‘komunikimi’, zakonisht përdoret për të ndarë informacion jo të ligjshëm ku thyhen të drejtat e autorit. Një skedar mund të dërgohet me anë të e-mail tek konsumatorët, kolegët dhe shokët në formën e shtesës ose attachment. Mund të ngarkohet në website që pastaj të mund të shkarkohet lehtë nga të tjerët.

VOIP - (Voice over Internet Protocol) është një teknologji që ju lejon të bëni telefonata dukë përdorur lidhjet e internetit në vend të një lidhjeje telefonike (analoge). Përdorimi i VoIP është i dobishëm sepse ka kosto më të ulët dhe është më funksional se rrjetet tradicionale të telefonisë. Ju mund të merrni telefonin tuaj VoIP në një udhëtim dhe duke e lidhur atë me internetin kudo që të ndodheni do të merrni telefonata në numrin tuaj.

IM ose Instant MessagingIM (forma e shkurtër e “mesazheve në kohë reale – instant messaging”) është një platformë tjetër ku shkëmbehen mesazhe tekst nëpërmjet internetit. Shumë të rinj e pëlqejnë këtë mënyrë të komunikuari duke qenë se është e shpejtë dhe zhvillohet në kohë reale. Është pak a shumë si të flasësh në telefon ose ballë për ballë sepse ju e dini që personi me të cilin po komunikoni është atje dhe ju kthen përgjigje të menjëhershme.
AOL Instant Messenger (shpesh quhet dhe AIM) dhe Windows Live Messenger (i cili më parë quhej MSNMessenger) janë dy forma të shërbimeve IM më të njohura.
Video Konferencat - një tjetër formë komunikimi e ideuar për të ndarë audion dhe videon në dy drejtime në të njëjtën kohë, dhe kjo është një teknologji paksa më e komplikuar, gjithsesi.
Forume diskutimi – janë ambiente të diskutimit rreth tematikave specifike, ku shkruhen mesazhe të ndryshme të cilat janë të lexueshme për cilindo. Secili mund të japë mendimin e tij publikisht ndaj këtyre mesazheve ose privatisht me e-mail.

Sot, realiteti është se të gjitha këto shërbime shumë programues po përpiqen që ti sjellin si një paketë AIO (all in one) duke u munduar të përfshijnë të gjitha shërbimet në një. Dhe shpesh i gjejmë të përziera me njëra-tjetrën.


INTERNETI DHE MËSIMDHËNIA


Qëllimi: Përdorimi i internetit në aktivitete didaktike për arritjen e objektivave pedagogjike.
Interneti ofron një mënyrë liberale të të mësuarit. Teknologjitë e reja në mësimdhënie paraqesin mjaft avantazhe. Një ndër këto është fakti që nxënësit kur janë duke punuar në kompjuter, mund të përpiqen të bëjnë një ushtrim, mund të dështojnë në fillim, por mund të rifillojnë, pa frikën e të qenit i gjykuar nga dikush, pra gjithçka është e lirë për ta.
Kompjuterat dhe aksesi në internet përmisojnë cilësinë e edukimit. Kjo lidhet me faktin që interneti shihet si një mjet i rëndësishëm për të gjetur burime të reja që ndihmojnë në arritjen e standarteve të reja. Mësuesit e trajtojnë internetin si një mjet kërkimi, në aktivitetet e përditshme si komunikimi me nxënësit, prindërit apo mësuesit e tjerë, ose për aktivitete organizative. Mësuesit e përdorin internetin për të ndërtuar projekte dhe leksione të reja, për të modifikuar planet e leksioneve.
Si e përmirëson interneti proçesin e mësimdhënies?
Ju mund të përdorni  internetin për të shtuar vlera, për të menaxhuar klasën tuaj ose për të  përmirësuar planifikimin dhe shpërndarjen e leksioneve tuaja.
Të pajisni nxënësit me motivim:
Të lejosh nxënësit të përdorin internetin për të mësuar, ju jep një motiv për të punuar veçanërisht nxënësve që janë mërzitur me mënyrat tradicionale të shpërndarjes së informacionit, duke ndihmuar tek këta nxënës që nuk kanë interesin e duhur të asimilojnë mirë informacionin.

Të zbuloni nëpërmjet pyetjeve:
Duke përdorur internetin për aktivitete edukative sigurojmë një mënyre tjetër për të zbuluar përmes pyetjeve, dhe për vlerësim kritik të informacionit. Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të nxënësve mësuesi duhet të përdorë për qëllime edukative internetin. Nëse nuk e bëjmë do të ndihemi në siklet nga pyetjet e disa nxënësve.

Të fitosh njohuri duke komunikuar:
Përdorimi konstant i njohurive përmirëson të kuptuarin dhe memorien afatgjatë. Komunikimi është një mënyrë e përdorimit të njohurive. Interneti mundëson komunikim të shpejtë pavarësisht barrierave gjeografike dhe u ofron nxënësve një mundësi për të komunikuar herët në jetë me një rreze të gjërë të njerëzve.

Plane leksionesh të mirë projektuara:
Burimet dhe mundësitë për komunikim që ofron interneti ndihmojnë të hartoni plane leksionesh dhe detyra që kombinojnë zgjidhjen e problemit, shkrimin, të menduarit kritik, zbulimin dhe eksplorimin. Leksione të disenjuara në mënyrë të tillë inkurajojnë nxënësit të bëjnë pyetje, të përfshihen në proçesin e të mësuarit.

Menaxhim i klasës:
Ne mund të dërgojmë leksionet tek nxënësit, problema për detyra shtëpie, teste, nëpërmjet rrjetit duke mundësuar që nxënesit t’i aksesojnë ato nga shtëpia, bibloteka ose nga çdo vend tjetër.

Avantazhet e nxënësve që përdorin internetin për të mësuar
Më poshtë prezantohen disa faktorë të rëndësishëm se pse duhet të inkurajojmë studendët të përdorin internetin për të mësuar:
Faktori motivues
Komunikim i shpejtë
Akses në informacion
Aktivitete interaktive
Të mësuarit bashkëpunues
Materiale për kërkim shkencor
Nxit aftësi shkruese

Disavantazhe të përdorimit të internetit në mësimdhënie
Përdorimi i internetit në mësimdhënie nuk është pa probleme, disa nga problemet që ndeshen janë:
Site të papërshtatshëm.
Shkelje e privatësisë së nxënësve që mund të dëmtojë jetën e nxënësve. 
Informacione të papërshtatshëm për moshën.
Kohë parapërgatitore (navigimi në Internet, shkarkimi, përshtatja e informacionit për nevojat tuaja).
Mungesë e ndërveprimit nxënës-mësues.
Përgjegjësi të reja administrative për mësuesin dhe shkollën.

ÇFARË ËSHTË TIK?
                        Bota karakterizohet nga ndryshime të shumta dhe të shpejta, një pjesë e të cilave ka ardhur dhe nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Arsimi duhet t’u përshtatet ndryshimeve të vazhdueshme të teknologjisë, dhe t’i përdorë ato gjerësisht në procesin mësimor. Këtyre ndryshimeve arsimi duhet t’u përgjigjet, me ritme të shpejta, me zhvillime të brendshme sasiore e cilësore për të transmetuar njohuri e aftësi sistematike, koherente e të qëndrueshme te nxënësit, duke i reflektuar më pas këto në shoqëri për krijimin e një të ardhmeje më pozitive për të gjithë.
                        Në epokën e zhvillimit të teknologjisë së informimit dhe komunikimit, përdorimi i kësaj teknologjie gjatë procesit mësimor është bërë një domosdoshmëri për mësuesit. Ky zhvillim lidhet drejtpërsëdrejti me përditësimin e njohurive dhe të aftësive të reja në fushën e edukimit nga mësuesi. Teknologjia ka fuqinë dhe potencialin për të transformuar mjedisin profesional të mësimdhënies. Ajo ndikon mësimdhënien e suksesshme dhe u krijon mundësi mësuesve për të mësuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nëpërmjet shkëmbimit të ideve e përvojave dhe zgjidhjes së problemeve të përbashkëta pedagogjike.

  Teknologjia e informacionit Shoqata e Amerikës (ITAA) e përcakton Teknologjine e informacionit si:

"Studimin, projektimin, zhvillimin, zbatimin, mbështetjen apo menaxhimin e informacionit bazë të sistemeve kompjuterike, veçanërisht aplikacionet software dhe hardwaret kompjuterike."

RËNDËSIA E TIK-UT
            Para shekullit të njëzetë, tre mjetet kryesore të mësimit ishin mësuesi, teksti dhe tabela e zezë. Librat, letrat, lapsat ishin mjetet themelore për të hyrë në komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit. Shekulli i njëzetë, solli mbizoterimin e teknologjisë në arsim.
Shumë individë do të argumentojnë se kjo është ende e vërtetë sot, por nuk mund të mohohet ndikimi në rritje i teknologjisë në arsim.
            Roli i mësuesit si burimi kryesor i informimit në klasë ka ndryshuar në të mësuarit organizativ, i cili çon nxënësit apo studentët për të kërkuar informacion të pavarur. Një tipar dallues i arsimit në të gjitha nivelet në vitet e fundit është përfshirja e teknologjisë në procesin e të mësuarit.
            Përdorimi i teknologjive të reja përbën një nga ndryshimet më dramatike në arsim. Kombinimi i kompjuterave dhe i përparësive të tjera teknologjike, si: videove me karakter didaktik, hiperteksteve e programeve të tjera përbën një aspekt reformues në fushën e arsimit. Në të gjitha vendet e botës janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të inkorporuar arritjet teknologjike në mjedisin shkollor dhe për t’i pajisur ato me infrastrukturë informatike.
            Përdorimi i teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit gjithnjë e më shumë në të gjitha aspektet e shoqërisë, bën të rëndësishëm futjen e TIK-ut si një lëndë me rëndësi të veçantë. Kjo bën të mundur që përdorimi produktiv dhe i besueshëm i TIK-ut të trajtohet si një mundësi thelbësore për jetën. Kjo lëndë përfshin jo vetëm mjeshtërinë e aftësive teknike, por edhe kuptueshmërinë për të zbatuar dhe aplikuar këto aftësi në jetën e përditshme, deri dhe në punësimin e nxënësve, menjëherë pas përfundimit të gjimnazit. TIK-u u krijon mundësi nxënësve të marrin pjesë dhe të angazhohen në shoqërinë bashkëkohore.

  TIK-U NË EDUKIM

            TIK nënkupton të gjitha llojet e teknologjisë, të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të Teknologjisë me Informacionin dhe Komunikimin. TIK në edukim kuptohet si një implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike në procesin mësimor për të regjistruar dhe përpunuar informacionin në formë digjitale.
            Përdorimi i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit. Kështu, për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional. Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të mësuarit. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi kompjuterike, aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës. Shkollat në sisemin arsimor shqiptar kanë krijuar një infrastrukturë teknologjike, e cila optimizon integrimin e teknologjisë në procesin edukativ.
Përdorimi me efikasitet i teknologjive të reja që mbështet procesin e të menduarit te nxënësit, rrit aftësinë e nxënësit për t`u përqendruar në mësim, përmirëson të kuptuarit dhe transferon përmbajtjen në një memorje afatgjatë. Duke u mbështetur në këtë arsyetim, është synuar t`i kthejmë klasat tradicionale në klasa të konceptuara mbi bazën e teknologjisë. Ky proces kërkon që mësuesit të pajisen me aftësitë e duhura teknologjike dhe të mësojnë të përdorin mjetet e reja teknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit dhe progresin e tyre.

Ja disa nga teknologjitë që mësimdhënësit duhet të përdorin:

Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e mësimdhënies, deri para pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i domosdoshëm për shkak të orientimeve teknologjike që kanë përfshirë mësimdhënien.
USB: Është njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe transmetimit të informacioneve të ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të ndryshme dhe janë pjesë e pandashme tashmë e realitetit arsimor.

CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por që janë mjaft frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme.

Aparatet fotografike dixhitale shumëfunksionale: Këto paisje kanë mjaft rëndësi në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pasi me anën e tyre realizohet regjistrimi dhe prezantimi i aftësive të çdonjërit nga nxënësit përsa i përket aftësimit gjuhësor.
Interneti: Është teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo skaj të botës. Me anën e tij, tashmë mësuesi nuk është e vetmja pikë e referimit, por është koodinatori i hyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit.
Tabela Interaktive: Është një teknologji mjaft e përparuar e cila ende nuk është futur në masë në sistemin arsimor shqiptar, por ama për shkak të thjeshtësive, risive dhe avantazheve që ajo paraqet, është mjaft e dëshiruar në dobi të punës së tij (saj) nga çdo mësimdhënës.
Video Projektori: Është një teknologji e cila gjendet mjaft në sistemin arsimor shqiptar. Me anën e tij realizohet prezantimi i punimeve të ndryshme në fushën didaktike dhe shkencore. Në të vërtetë ai është paraardhës i tabelës interaktive, por ama për vetë kushtet e sistemit tonë arsimor ai ngelet si teknologjia më e përparuar e cila përdoret në mësimdhënie.


  AVANTAZHET E PËRDORIMIT TË TIK NË MËSIMDHËNIE
Fillimisht mësuesit duhet të dallojnë qartë lidhjen midis përdorimit të TIK dhe programit  të mësimdhënies.
Ne duhet të dijmë ta përdorim teknologjine para se të mësojmë me ndihmën e saj.
Ne përdorim teknologjinë për të mësuar të njëjtat gjëra si më përpara sepse TIK na lejon që të kemi një mësimdhënie: më të lehtë, më të shpejtë, më efikas.
Shtrirje në një gamë më të gjerë materialesh njëkohësisht.
Kemi të bëjmë edhe me një barazi mbi zgjedhjet e akseset e informacioneve. Përshembull edhe nxënësit e krahinave rurale të izoluara kanë mundësi të kenë informacione mjaft të vlefshme për mësimdhënien.

BENEFITET NGA SHFRYTËZIMI I KOMPJUTERIT GJATË MËSIMIT

Mbajtja dhe drejtimi vëmendjes
Kompjuteri e tërheq vëmendjen me ndihmën e ngjyrave, zërave dhe fotografive interesante. Vëmendja është më e madhe para kompjuterit pasi që njohuritë fitohen përmes lojës.
Shembull: Nxënësit të cilët kanë probleme me sjelljen (nxënës hiperaktiv, nxënës me vështirësi gjatë mësimit) mund të kenë vëmendje më të gjatë para kompjuterit gjatë mësimit klasik.

Kënaqësia
Kompjuteri është burim i kënaqësisë, që paraqet faktor të rëndësishëm për sukses. Çdo detyrë e kryer me sukses për të cilën nxënësi merr lavdërime i jep vetë besim dhe e rritë dëshirën e tij për sukses.

Autonomia
Kompjuteri lejon që të tejkalohen një pjesë të mossukseseve me të cilat zakonisht has nxënësi kur punon me mjetet shkollore. Nxënësi mund të realizojë ndonjë aktivitet në tërësi me pjesëmarrje minimale të personit të tretë, i cili do t’i ndihmojë gjatë punës me veglat.
Shembull: Nxënësi me paralizë cerebrale ka vështirësi gjatë të shkruarit me laps në fletore. Përjeton pengim dhe mossukses gjatë realizimit të këtij aktiviteti. Me ndihmën e aparateve asistive dhe kompjuterin pavarësisht shkruan, është më i shpejtë dhe i lumtur për kryerjen me sukses të aktivitetit.

Përshtatshmëria
Llojshmëria e mbështetjes dhe të veglave teknike lejon që të përshtatet vegla kompjuteristike dhe/ose përmbajtjet e nxënësve të ndryshëm.
Shembull: Aparatet e ndryshme asistive dhe softueri përshtatet ndaj nevojave, mundësive dhe interesimeve të çdo nxënësi. Nuk ekziston nxënës me nevoja të veçanta arsimore i cili nuk do të mund të përdorë kompjuter.

Ndjenja e vlerësimit
Kompjuteri ofron ndjenjë të vlerësimit dhe vetë vlerësimit të nxënësit. Ai është burim i marrjes së përgjegjësisë dhe pjesëmarrje në grup dhe kontribuon në stabilizimin e sjelljeve.
Shembull: Nxënësi me vështirësi gjatë mësimit nuk i njeh në tërësi ngjyrat dhe format. Për këtë qëllim në orën e matematikës përdor vizatim për ngjyrosje, ku format e ndryshme duhet të ngjyrosen me ngjyra themelore. Vizatimi është ngjitur në klasë, ndërsa nxënësi është lavdëruar. Herën e ardhshme me kënaqësi i prin aktivitetit, më lehtë e kryen dhe është i kënaqur pasi që nxënësit tjerë kanë mendim pozitiv për atë.

STUDIM
Njerëzit bashkëveprojnë me mjetet teknologjike moderne dhe i përdorin ato për arsye nga më të ndryshmet. Këto dy persona që shihni në këtë pamje po komunikojnë me njëri-tjetrin. Ato po flasin dhe mund të shihen nëpëmjet Webcamerës edhe pse nuk janë pranë njëri- tjetrit fizikisht. Ato mund të jenë me mijëra e qindra kilometra larg. Pra interneti me gjithë ekipin e tij fizik (kompjuterin, webcameren, E-mail, MSN, Facebook etj.) bën të mundur lidhjen e komunikimin mes njerëzve kudo që të ndodhen qoftë brenda kufijve shqiptarë qoftë edhe jashtë tyre.

Për të parë se çfarë efekti ka teknologjia, kam vendosur që të vëzhgoj përdorim e teknologjive të reja te nxënësit e shkollës “Shote Galica”, Fushë Krujë. (Zgjodha këtë shkollë pasi këtu kam mbaruar shkollën e mesme, dhe aktualisht jam mësuese e Informatikës).

Pyetësori për përdorimin e teknologjive të reja:

Shënim: Në pyetësor janë pyetur nxënësit e klasave te X(dhjeta) që janë rreth 470 nxënës.

Sa kompjutera keni në shtëpi?
Asnjë                           b) Një                          c) Dy ose më shumë

Përveçse në shtëpinë tuaj, e përdorni kompjuterin në vende të tjera?
Jo         b) Po, në shkollë          c) Në qendër (Internet kafe)   d) Tek të njohurit

Ndër të gjithë nxënësit e pyetur kanë thënë se e përdorin më së shumti në shtëpi, por shpesh shkojnë edhe në Internet Kafe për veprimet e tjera të nevojshme, siç është që të printojnë, të skanojnë, të kërkojnë informacion në internet etj.

A keni internet në shtëpi?
Po                    b) Jo


Për çfarë e përdorni internetin më tepër?
Facebook                  b) Kërkime shkollore          c) Për të shkarkuar muzikë
  d)   Për të luajtur             e) E-mail                             f) Tjetër

Sa kohë keni që e përdorni Internetin ?

Në përgjithësi nxënësit e përdornin Internetin që prej 3-4 vite. Ato i ka ndihmuar shumë fakti që e kanë internetin në shkollë ku gjatë orëve të informatikës kanë mësuar si t`i përdorin programet bazë të kompiuterit, dhe nganjëherë e kanë shfrytëzuar për të hyrë në Internet.

 Sa orë në ditë rrini në Internet?
1 orë                b) 2 orë            c) Më shumë                d) Asnjë orë

A ju pëlqejnë më shumë orët e mësimit kur mësuesi shpjegon në tabelë, flet e ju mbani shënime apo kur mësuesi përdor laptopin me projektor?

Të gjithë nxënësit ishin dakord kur thonin se orët e mësimit të shoqëruara me mjete teknologjike ishin më të këndshme. Me kompjuter mund të dëgjojmë qoftë këngët ose ndonjë tekst në gjuhë të huaj, me zërin e një të huaji që të mësojmë më mirë shqiptimin e saktë të fjalëve. Nxënësit gjithashtu pohojnë se orët e mësimit me projektor janë më të pëlqyerat dhe se gjatë këtyre orëve mësojnë çuditërisht shumë më lehtë. Kjo shpjegohet nga fakti se nxënësit i kushtojnë vëmendje më të madhe zërit dhe pamjes (imazhit të paraqitur nga projektori), që i ndihmon në memorizim.

 A e ka ndryshuar përdorimi i internetit kohën tuaj (organizimin e ditës)?

Pjesa më e madhe e nxënësve pohon se nganjëherë kur është në internet dhe u duhet të bëjnë detyrat, e humbin sensin e kohës dhe nga kureshtja për të parë faqe të ndryshme të internetit harrohet fare dhe mund të rrijë me orë të tëra para kompjuterit pa lëvizur fare. Shpesh herë janë prindërit që i bërtasin dhe i kujtojnë që duhet të bëjnë gjëra të tjera. Disa ankohen se kanë dhimbje dhe skuqje në sy, dhe efekti tjetër mjaft problematik në kohët e fundit në të gjithë botën është se fëmijët ashtu si të rriturit nuk lëvizin më por që qëndrojnë përpara kompjuterit pa lëvizur. Kështu ato vuajnë nga problemet e mbi peshës që sjellin shumë probleme të tjera që ndikojnë negativisht në organizmin tonë.

Detyrat e ndryshme që ju japin mësuesit preferoni t`i bëni me shkrim dore apo parapëlqeni t`i bëni në kompjuter?

Pjesa më e madhe e nxënësve pohon se parapëlqejnë t`i bëjnë detyrat me kompiuter, sidomos për projektet që shërbejnë për të konkuruar mes klasave, sepse me anë të kompjuterit ato mund ta bëjnë detyrën shumë interesante. Kështu ato mund të ndryshojnë shkrimin sipas dëshirës (llojin dhe madhësinë), të nënvizojnë fjalët që duan të vënë në dukje, mund t`i bashkangjisin foto, piktura, grafikë, ngjyra, efekte të veçanta etj. Ndjejnë një kënaqësi shumë të madhe kur i prezantojnë ato në projektor para konkurentëve të tjerë, dhe ndjehen shumë krenarë kur mësuesi i lavdëron për punën e bërë, dhe sidomos për prezantimin (paraqitjen).

Ju që keni internet në shtëpi dhe që e përdorni çdo ditë, si do ndjeheshit po t`jua heqin Internetin për afro 2-3 muaj?

“Nuk arrij ta imagjinoj të rri pa internet… Mbase do shkoja në Internet Kafe, pasi interneti është bërë tashmë pjesë e jetës sime”- thotë një nxënëse.

Konkluzion i pyetësorit:

            Të rinjtë e sotëm, siç vihet re edhe nga përgjigjet e pyetësorit, janë shumë të lidhur me botën e internetit. Dhe falë kurrikulës së re ato zhvillojnë si lëndë më vehte dhe kanë mundësi që jo vetëm që të mësojnë përdorimin e kompjuterit, por mund të shfrytëzojnë bazen materiale të laboratorit të informatikës dhe të punojnë për detyrat apo punimet e tyre të ndryshme që kajnë të bëjnë edhe me internetin. Kështu, nxënësit janë gjithmonë në kontakt me mjetet e reja teknologjike që do t`i shërbejnë shumë edhe në të ardhmen.
            Vlen të theksohet se disa nga nxënësit janë shumë të varur nga përdorimi i internetit, duke e konsideruar atë si një “virus”. Gjithashtu u vu re nga përgjigjet se pjesa më e madhe e të rinjve zotëronin të paktën një kompjuter. Ajo çka është më e rëndësishme është fakti se nxënësit i pëlqejnë shumë orët e mësimit të shoqëruara me mjetet teknologjike, duke ja bërë orën më të këndëshme, dhe duke ja lehtësuar procesin e të nxënit me anë të pamjeve të ndryshme që paraqiten me kompjuter dhe video-projektor, kështu ora e mësimit bëhet më konkrete dhe më e dashur për ta.
Ja këshilloj çdo mësuesi që të integrojnë sa më shumë mjetet teknologjike në metodat e tyre të mësimdhënies.
PËRFUNDIME

            Nga ky punim i bërë dalim në konkluzionin që megjithëse investimet dhe dëshira e mirë në futjen e teknologjisë në ndihmë të aktiviteteve pedagogjike, ende ekzistojnë probleme të tilla shoqërore, kulturore të cilat e zbehin nganjëherë rëndësinë e kësaj “arme” të fortë në duart e nxënësve.

Nga ky punim dola në përfundimin se:

Nevojitet një pregatitje më e mirë e mesuesve të vjetër në përdorimin e teknologjisë. Frika e të resë bën që në shume raste, eksperiencat e reja te shihen si të dyshimta nga ana e mësueve të vjetër të cilët tashmë nga vetë formimi i tyre me anën e një ideologjie dhe metodologjie pune të vjetër, por që ka qënë mjaft frytdhënëse, janë mjaft skeptikë përsa i përket futjes së teknologjisë në mësimdhënie.

Duhen kualifikuar edhe trajnues të cilët duhet të merren me aftësimin teknologjik të stafit pedagogjik, gjë e cila do të mundësonte një përdorim sa më efikas të këtyre risive teknologjike në mësimdhënie.

Në të vërtetë po propogandohet shumë teknologjia në mësimdhënie, por ama ka ca raste, siç e përmendëm edhe më lart, që teknologjia mund të shihet si një mjet i cili e dëmton procesin mësimor.
Ka mësues të cilët të nisur nga dëshira përsonale për të sjellë risi në mësimdhënien në vendin tonë, i kushtojnë një rëndësi më të madhe se duhet teknologjisë, duke shpënë vërtet në atë që ne quajmë “zevëndësim të mësuesit” nga teknologjia, pra me këto veprime ato vënë në dyshim statusin dhe rolin e mësuesit në arsimimin e brezave të ri.
Por ama vërtet që edhe programet ekonomiko-orientuese të ndërmarra në favor të informatizimit të sistemit arsimor kanë dhënë mundësinë që tani mësimdhënia të jetë më atraktive dhe tashmë të kemi një bashkëpunim paralel mes mësuesit dhe nxënësit duke ju shmangur asaj metodës së vjetër të bashkëpunimit të tërthortë, ku mësuesi ishte i vetmi mjet informacioni dhe shpeshherë kthehej në rolin e një cicëroni që transmetonte thjesht materialin pedagogjik pa i dhënë hapësirë përdorimit të prakticitetit në mësimdhënie



LITERATURA


Material nga libri: Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në shkolla,
Autorët: Eva Cipi, Alketa Hyso, Dezdemona Gjylapi, Eljona Proko, Mejola Kodra
Tiranë 2012,/








Vlerësimi në bazë shkolle
Objektivat:
• të zotëroni konceptet kryesore për vlerësimin në bazë shkolle
• të formuloni politikën e kryesore për vlerësimin në bazë shkolle
• të dalloni teknikat e matjes dhe llojet e vlerësimit
• të përzgjidhni teknikat dhe instrumentet e vlerësimit në përshtatje me vendimet mësimore e shkollore
• të ndërtoni instrumente për të mbledhur informacion për vlerësimin e nxënësit, mësuesit, shkollës
• të planifikoni procedura vlerësimi
• të mbani qëndrimin tuaj vlerësues për çështjet e vlerësimit në bazë shkolle

Konceptualizimi i vlerësimit
Gjatë gjithë jetës njerëzit ju nënshtrohen vlerësimeve të ndryshme bile edhe para së të vijnë në këtë botë – në barkun e nënës sot bëhet vlerësimi… Dhe mbi bazën e atyre vlerësimeve ne ose ata krijojmë bindjet për njerëz, për dukuri natyrore a shoqërore, për objekte, për etosin e shoqërisë, shkollës, për arritjet shkencore, etj… Por gjatë shkollimit vlerësimi është i përditshëm dhe përfshinë arritjet në të nxënit dhe veprime tjera psikologjike, etike, edukative, etj..
Mësimdhënësit vlerësojnë vet dhe u nënshtrohen vlerësimeve tjera.
Vlerësimi e matja janë pjesë përbërëse e jetës. S’ka ditë që nuk gjykojmë për gjerat që i shohim, për lajmin që e dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë… E për çka ne nuk vlerësojmë e nuk krahasojmë në jetën tonë ???

Kuptimi i fjalëve; gjykim, matje, krahasim e vlerësim
• Gjykim nga folja – gjyk /oj kal., -ova –uar 1. Jep një mendim a një vlerësim për dikë ose për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka. ( gjykon punën, veprën, sjelljen, etj..
• Matja nga folja – Mat (mas) kal. -a , -ur 1. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj.. Fig. E vlerësoj dikë a diçka sipas një kriteri të caktuar duke gjykuar për të ( mat aftësitë e dikujt etj.).
• Krahas / oj , kal. –ova, -uar. 1. Shoh e shqyrtoj njerëz, sende, dukuri, mendime etj., në lidhje me njëri-tjetrin për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçantitë e tyre: Krahasoj dy sende krahasoj mendimet. Krahasoj të sotmen me të kaluarën.
• Vlerësim –i , m. sh. -e , -et. (sipas foljes vlerësoj) 1. Jap një mendim për dike a për diçka; përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën të dikujt a diçkaje. Vlerësim i drejtë, vlerësim i njohurive të nxënësve…etj.

Matja përdorët për qëllime të ndryshme
• Mësimore: siguron të dhëna për përparimin e nxënësve duke përfshirë edhe materialet mësimore, motivimin etj.
• Diagnostikuese: maten njohurit, aftësitë, anët e forta e anët e dobta të nx. e të mësimdhënies.
• Orientuese: maten interesat për punë për punë të nxënësit; maten cilësi të zhvillimit vetjak të nxënësit.
• Administrative: sigurohen të dhëna për personelin, nr. të nxënësve, buxhetin etj.
• Për politikën arsimore: sigurohen të dhëna për efektshmërinë e sistemit arsimor dhe ecuria e zhvill. të tyre.
• Kërkimore: sigurohen të dhëna kërkimore për përparimin e mëtejmë të shkollës.
Vlerësimi përdorët për qëllime të ndryshme
• Mësimore: siguron një feedback për përparimin e nxënësve: siguron informacion për mësimdhënie, efektet e teksteve, përparimin e nx., motivon etj.
• Diagnostikuese: vlerëson pikat e forta e të dobëta të nx., shkollës dhe shkaqet e tyre.
• Orientuese: për orientimin në profesion, zhvill. vetjak.
• Administrative: për përzgjedhje, klasifikim, të nx., e arsimtarëve
• Për politikën arsimore: marrja e vendimeve për zhvill. e shkollës.
• Kërkimore: marrja e vendimeve për ecurinë e mëtutjeshme të vlerësimeve.

Funksionet e vlerësimit
• Funksioni formues shërben për monitorimin, për planifikimin, për përmirësimin, për zhvillimin e veprimtarisë në proces.
• Funksioni përmbledhës shërben për njohje të përgjegjësisë, për llogaridhënie, për përzgjedhje, për certifikim, akreditim.
• Funksioni proaktiv i shërben procesit të vendimmarrjes.
• Funksioni retroaktiv i shërben procesit të llogaridhënies.
• Funksioni psikologjik e social shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara prej vlerësuesve, për të zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike.
• Funksioni administrativ shërben për të ushtruar autoritetin, për vlerësim të vartësve.
Nëse me të vërtetë duhet të qortoni, atëherë veproni kështu: Njeriu me lehtë e kapërdin tabletën e hidhur nëse para saj merr një kokërr sheqer. ( Në fillim një kompliment e më pas qortimi )
Karakteristikat e vlerësimit… …
Objektet e vlerësimit në shkollë…

Llojet e vlerësimit në shkollë
• Vlerësimi diagnostikues
• Vlerësimi me qëllim klasifikimi
• Vlerësimi formues
• Vlerësimi përmbledhës
• Vlerësimi i kontekstit
• Vlerësimi i burimeve
• Vlerësimi i procesit
• Vlerësimi i produktit
• Vlerësimi i brendshëm
• Vlerësimi i jashtëm
• Vetëvlerësimi
Vlerësimi diagnostikues synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit, anët e dobëta dhe të forta të mësimdhënies në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese.
Vlerësimi me qëllim klasifikimi, vendosjeje ndihmon në kategorizimin dhe klasifikimin e nxënësve, të grupeve, të mësuesve.
Vlerësimi formues mbikëqyr ecurinë, procesin, përparimin e programeve, projekteve, të nxënësve, të mësuesve, siguron një feed back për të sjellë përmirësime.
Vlerësimi përmbledhës përcakton arritjet në përfundim të programit, projektit, kursit, për të marrë vendime për programet, shkollën, nxënësit, mësuesit. Vlerësimi përmbledhës mund të përdorët për të gjykuar efektshmërinë e programeve, projekteve, kurseve etj..

Vlerësimi i kontestit ka si qëllim të përcaktojë kontestin e shkollës, të klasës, të komunitetit ku ndodhët shkolla, të përshkruajë kushtet aktuale, të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat dhe mundësitë në kontestin dhënë, ndikimin e tyre në arritjet e nxënësve dhe të shkollës.
Vlerësimi i burimeve ka si qëllim mbledhjen e informacionit për të përcaktuar se si do të përdorën burimet për të arritur objektivat e programit, kursit, projektit.

Vlerësimi i procesit ka tri qëllime kryesore: 1) të zbulojë ose të parashikojë defektet në procedurat ose gjatë zbatimit të programit, kursit, projektit; 2) të sigurojë informacion për vendimet e programuara; 3) të regjistrojë procedurat siç kanë ndodhur.
Vlerësimi i produktit synon të interpretojë produktet mësimore të nxënësve, mësueseve, shkollës.
Vlerësimi i brendshëm quhet ai vlerësim që kryhet nga brenda shkollës. Në nivelin e shkollës, vlerësimi i brendshëm mund të kryhet nga një mësues ose një grup mësuesish, nga pjesëtarë të tjerë të personelit profesional të shkollës, nga drejtori, administratorët e shkollës ose nga një pjesëtarë i veçantë i personelit i punësuar në shkollë si vlerësues që i paraqet raporte drejtorit të shkollës. Vlerësimi i brendshëm është i përshtatshëm për përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit formues.
Vlerësimi i jashtëm quhet ai vlerësim që kryhet nga jashtë shkollës nga institucionet të ngarkuara për vlerësimin e saj. Vlerësimi i jashtëm i shkollës mund të kryhet nga Ministria e Arsimit, distrikti shkollor, nga drejtoria arsimore, inspektorët rajonalë, departamenti i vlerësimit në nivel qendror e lokal, nga një vlerësues i pavarur, një agjenci e pavarur vlerësimi. Vlerësimi i jashtëm përdorët zakonisht për të përmbushur qëllimet e vlerësimit përmbledhës.
Vetëvlerësimi është procesi gjatë të cilit vet shkolla, secili mësues, secili anëtarë i personelit administrativ, nxënës mbledhin informacionin për vetën e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre.
Tipat e vlerësimit
• Vlerësues i brendshëm – zakonisht dikush nga personeli i shkollës.
• Vlerësues i jashtëm – persona që nuk kanë lidhje me shkollën por pajtohen për të kryer vlerësimin.
• Vlerësues amator – në fushën e vlerësimit nuk është i kualifikuar.
• Vlerësues profesionist – në fushën e vlerësimit ka kualifikim.
Tipat e vlerësimit Vlerësuesi i brendshëm
• Njeh kontekstin e vlerësimit
• Njeh problemet e shkollës
• Siguron informacion për nevojat e shkollës
• Komunikon më lehtë
• Është më pak kërcënues
• Lehtëson zbatim. e rekomand.
• Objektiviteti i ulët
• I përshtatshëm për vlerës. formues
• Nuk është vler. i kualifikuar
Vlerësuesi i jashtëm
• Nuk njeh kontekstin
• Nuk i njeh problemet e shkollës
• Siguron informacion për shkollën, për të interesuarit e tjerë.
• Ka vështirësi në komunikim
• Jep rekomandime
• Është më tepër kërcënues
• Objektiviteti i lartë
• I përshtatshëm për vler.përmbledhës
• Është kompetent në vlerësim

Vlerësuesi duhet t’i njoh këto aftësi kryesore:
1. Të njoh kontekstin social, organizativ e konkret të vlerësimit
2. Të kuptojë karakteristikat e veçanta të objektit që vlerëson
3. Të zotërojë aftësitë teknike për metodologjinë e vlerësimit
4. Të zotërojë aftësitë për marrëdhëniet njerëzore
Procesi i vlerësimit
1. Kuptimi i problemit të vlerësimit
2. Planifikimi i vlerësimit
3. Mbledhja e informacionit
4. Analiza e të dhënave
5. Raportimi i rezultateve të vlerësimit
1. Kuptimi i problemit të vlerësimit
• Përcaktimi i objektit të vlerësimit
• Përcaktimi i grupeve të interesuarve për vlerësim
• Përcaktimi i funksioneve të vlerësimit
• Përcaktimi i kritereve që do të përdorën për vlerësim
2. Planifikimi i vlerësimit
• Zbërthimi i çështjes që vlerësohet
• Caktimi i detyrave të vlerësuesve
• Përzgjedhja e instrumenteve matëse dhe për vrojtim
• Përcaktimi i kampionit
• Përzgjedhja e procedurave të analizës së të dhënave
• Caktimi i një orari veprimesh
3. Mbledhja e informacionit
• Përcaktimi i llojit të informacionit që do të merret
• Caktimi i burimit të informacionit
• Caktimi i procedurave dhe i mjeteve për mbledhjen e informacionit
• Caktimi i personave që do të mbledhin informacion
• Caktimi i afatit të mbledhjes së informacionit
4. Analiza e të dhënave
• Caktimi i procedurës së analizës së të dhënave
• Caktimi i mënyrës së interpretimit të të dhënave
5. Raportimi i rezultateve të vlerësimit
• Caktimi i audiencës
• Caktimi i formave të raportimit
• Caktimi i kohës së raportimit
Politika e vlerësimit
Në nivelin shkollor vlerësimi përmbushë pesë nevoja kryesore. Sipas D. Nevo ato kanë të bëjnë me vendimmarrjen, përmirësimin, përgjegjësinë e llogaridhënien, profesionalizmin dhe certifikimin.
Vendimmarrja – administratorët nuk janë në fakt të vetmit që marrin vendime brenda shkollës. Vendime në nivele të ndryshme merren edhe nga nxënësit, mësuesit, prindërit. Vendimet që merren janë të ndryshme. ( Për nxënësit, mësimdhënësit, për materialet shkollore apo shkollën në tërësi ).

Përmirësimi – nxënësit duhet të përsosin veprimtarinë mësimore e po ashtu edhe mësimdhënësit. Kurrikulat, tekstet vazhdimisht të përmirësohen, përmirësimi i mjedisit fizik etj..

Përgjegjësia e llogaridhënia – është e njohur në tërë botën. Mësuesit nuk duhet të rezistojnë në këtë çështje, përkundrazi duhet ta ndihmojnë këtë politikë të vlerësimit.
‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne. Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ – Viktor Franklin
Profesionalizmi – mësimdhënësit e përgatitur në nivel profesional do t’i përmbushin shumë më mirë kërkesat e nxënësve, sepse sigurojnë shërbim më të mirë për nxënësit e tyre. Shkolla duhet t’ju plotësojë mësuesve profesionist të gjitha kërkesat që atyre ju duhen për vlerësim e vetëvlerësim.
Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. Hill
Certifikimi –përbën nevojën për të certifikuar mësuesit, drejtorët e shkollave, programet arsimore apo institucionet përkatëse që kërkojnë akreditim. Në shkollë shqetësimi kryesor është certifikimi i nxënësve.

Procesi i institucionalizimit të vlerësimit
Ø  Politika e zhvillimit të një sistemi për vlerësimin në bazë shkolle përmban këto elemente:
Ngritja dhe kualifikimi bazë i ekipit të vlerësimit

a. Faza e parë: trajnimi i drejtuesve dhe i mësuesve të shkollës, të interesuar për zhvillimin dhe përsosjen e mekanizmave të vlerësimit shkollor.
b. Faza e dytë: shkolla krijon ekipin e vlerësimit të brendshëm të përbërë nga 3-4 mësues, që janë trajnuar në fazën e parë. Nuk rekomandohet që drejtori ta kryesojë ekipin për vlerësim. ( 1- 3 vjet ekipi vlerëson pastaj zgjidhen tjerë )

c. Faza e tretë: ekipi i vlerësimit institucionalizohet dhe i sigurohet asistencë teknike.
d. Faza e katërt: zbatohet paralelisht me fazën e tretë dhe tani shkolla është gati për vlerësim të jashtëm që kryhet nga autoritetet kombëtare ose rajonale të vlerësimit.

Këtë politikë vlerësimi e shoqërojnë këto qështje:
Përcaktimi i programit të vlerësimit ( e përbëjnë këto elemente: përcaktimi i çështjeve për vlerësim, përzgjedhja e çështjeve, caktimi i qëllimeve dhe metodologjia e vlerësimit)
 Vendosja e dialogut me vlerësuesit e jashtëm ( përfshin institucionalizimin e dialogut dhe vazhdimësinë e tij)
 Krijimi i bankës së të dhënave ( dosjet e vlerësimit )
 Publikimi i materialeve të vlerësimit: raporti vjetor i vlerësimit, buletine, shkrime për çështje të shkollës.
Vlerësimi i nxënësit
Vlerësimin e nxënësve e bëjnë mësuesit duke mbledhur, sintetizuar e interpretuar informacione që ju shërbejnë për të marrë vendime.
Katër lloje të vlerësimit në klasë janë:
1. Vlerësimi me qëllim klasifikimi, vendosjeje, i cili ndihmon në kategorizimin e nxënësve para fillimit të procesit mësimor.
2. Vlerësimi diagnostikues, që synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese.
3. Vlerësimi formues, i cili mbikëqyr përparimin e nxënësve, siguron një feedback për lehtësim nxënie dhe për të korrigjuar gabimet e mësimdhënies.
4. Vlerësimi përmbledhës, përcakton arritjet në fund të semestrit, vititshkollor dhe shërben për të gjykuar për efektshmërinë në mësim…

Teknikat dhe instrumentet e matjes.
Testet
Ka shumë lloje teknikash, instrumentesh dhe procedurash për të realizuar matjen dhe vlerësimin. Në këtë sistem testet zënë një vend të veçantë. Testi përbëhet nga një sistem detyrash, pyetjesh, çështjesh të lidhura logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një fushë të caktuar dhe që duhen zgjidhur. Kemi një shumëllojshmëri testesh; testet verbale, testet joverbale, testet objektive, subjektive, të standardizuara, të përgatitura nga mësuesi, të shpejtësisë, të fuqisë, të njohurive, të aftësive, testet formuese, përmbledhëse, diagnostikuese, të bazuara në normë, testet e bazuara në kriter.

Testet e përgatitura nga mësuesi Janë teste që përdorën në klasë dhe përdorën për këto qëllime:
- për të matur dhe vlerësuar përparimin e nxënësve në lidhje me objektivat e lëndës.
- për të motivuar të nxënit për çështje të përgjithshme dhe të veçanta
- për të siguruar se cilat janë anët e forta dhe të dobëta
- për të siguruar një informacion për qëllime raportimi
- Për të siguruar një evidencë që do të jetë e dobishme për kryerjen e përmirësimeve të programit dhe të procedurave mësimore.
Testet objektive
Testi objektiv është ai lloj testi i ndërtuar në një mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm, të cilët vlerësojnë në mënyrë të pavarur arrijnë në të njëjtin vlerësim për nivelin e njohurive, të aftësive, të qëndrimeve duke u bazuar në një çelës përgjigjesh të sakta.

Karakteristika të testit objektiv
-Testi përmban një sërë kërkesash plotësisht të strukturuara.
- Kërkohet të përzgjidhet një përgjigje ndërmjet një numri alternativash ose të jepet një përgjigje e shkurtër.
- Testi përmban një numër relativisht të madh kërkesash.
- Përgjigjja vlerësohet në përputhje me pikëzimin e vlerësimit.

a. Testet me përgjigje alternative
Ekzistojnë disa forma të testeve me përgjigje alternative.
Më të përdorshme janë:
1. E vërtetë – E rreme
2. E drejtë – E gabuar
3. E saktë – E gabuar
4. Po – Jo
5. Korrigjimi i alternativës
6. Të vërteta – Të rreme të shumëfishta
7. Po – Jo me shpjegim
b. Testet me kombinime përmbajnë kërkesa për të bërë kombinime në bazë të informacionit të dhënë. Testi përbehet nga kolona ,, A ’’ në të majtë dhe kolona ,, B ’’ në kolonën e djathtë.
-  Kombino informacionin e kolonës a me atë të kolonës b . Vendos shkronjën përkatëse në hapësirën në të majtë të numrit në kolonën a ; (p.sh _c__ 1 . Fjalia dëftore )…

c. Testet me alternativa të shumta janë unike midis testeve objektive, sepse mundësojnë matjen në nivelet më të larta të taksonomisë së objektivave. Shumëllojshmëria e formateve të testeve me alternativa të shumta a. Formati me një përgjigje të saktë b. Formati me përgjigjen më të mirë c. Formati i tipit negativ
Shembuj: Qarko shkronjën që i përket përgjigjes së saktë. 1. Ç’ është Toka ?
a. Asteroid
b. Meteor
c. Planet
d. Satelit
d. Testet me përgjigje të shkurtra dhe me plotësim kërkohet që të jepet një përgjigje ose të plotësohet me përgjigjen e saktë vendi bosh duke përdorur një fjalë, një fjali të thjeshtë ose të përbërë, një simbol matematikor, formulë etj. P.sh. Në ç’ vit u mbajt Lidhja e Prizrenit?________________

Testet subjektive
Testi subjektiv është testi që vlerësohet në bazë të gjykimit vetjak të mësuesit ose të vlerësuesit sipas kritereve të përcaktuara nga ai.
Vlerësuesi i brendshëmdhe i jashtëm vlerësojnë sipas kritereve të tyre të shoqëruara me subjektivitet
• testet subjektive mund të përdoren për të matur njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet në një lëndë të caktuar mësimore, si dhe për të matur aftësinë për të shkruar.
Teknikat dhe instrumentet e matjes.
Ekzistojnë disa teknika dhe instrumente që ndihmojnë në vrojtimin e drejtpërdrejtë të veprimtarisë së nxënësit.
- Buletini i pjesëmarrjes
- Buletini i diskutimit
- Listëkontrolli
- Shkalla vlerësuese
- Shkalla vlerësuese përshkruese
- Shkalla numerike
- Dëshmia anekdotike
- Ndodhia
- Interpretimi
- Dosja e nxënësit


Stresi ankthi dhe paniku
Valët e ankthit dhe panikut mund të jenë shenja dominuese të disa formave deprisive. Prirjet janë vetëm që këto t’i lidhim me stresin dhe paaftësinë për të përballuar shqetësimet e përditshme. Disa ngulin këmbë se ankthi është një lloj pësimi apo çmimi që duhet t’ia paguajmë ‘’modernizimt’’ tonë. Në kudhte normale, organizmi vë në lëvizje një reagim që quhet ‘’ lufto ose mbathja’’. Sistemi nervor simpatik aktivizohet dhe ky nga ana e vet shpalos një sërë reagimesh fizike, si, për shembull: Shtimi i ritmit kardiak apo tensionit muskulor. Në këtë mënyrë, trupi përgatitet për rrezikun që i kanoset. Ama, kur një reagim I tillë aktivizohet pa një motiv të shpjegueshëm, stresi nuk është më një reagim fiziologjik dhe themelor për mbijetesën tonë, por një gjendje e vazhdueshme alarmim e cila sjell një gjendje të ankthit kronik.
Ankthi u shton rrugën një sërë manifestimeve të tjera somantike, si: rrahjet e forta të zemrës, ndjenjës së mbytjes, drejsitjes së tepruar dhe migrenës. Në raste të rënda ankthi kronik dhe të pajustifikueshëm mund të kalohet në kurthet e panikut, në frikën e pajustifikueshme (fobi) dhe në depresion.
Ndër shkaqet e shqetësimeve të ankthit dhe të fobive mundë të ketë edhe një prirje gjenetike, një lidhje jo korrekte ndjenjash me prindërit, ngjarje të papëlqyeshme në të shkuarën dhe që nuk janë përtypur kurrë, patologji fizike, si: diabeti ose sëmundje kardiake ose nga tronditje të rënda në jetën private,


Po   ç’është ANKTHI?
Ankthi është një emocion i fuqishëm , i pranishëm  tek  çdo njeri  që nga lindja,  një emocion që i shërben njeriut si një mekanizëm mbrojtës i dobishëm në rastet e një rreziku.
Kur rritet ky emocion përtej masës ai kthehet në një problem për  individin. 
 Me ankthin janë të lidhura edhe çrregullime të natyrave nga më të ndryshmet si: depresioni, ataku i panikut, çrregullimet  fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, çrregullimi obsesiv – kompulsiv, çrregullimi post –traumatik nga stresi …
Ankthi  nuk është një sëmundje, por është simptome e një shqetësimi, shpesh e një shqetësimi të thellë  dhe të panjohur nga   personi ankthioz.
Ataket e panikut  janë një sinjal alarmi dhe një “ftesë” për të eksploruar dinamikat dhe problematikat e pandërgjegjshme  që kanë filluar të “dëgjohen” e të shqetësojnë individin. 
Personi i drejtohet  mjekut  atëherë ky ankth ka filluar të shkarkohet mbi trupin  duke i krijuar atij   probleme me frymëmarrjen, zemrën, stomakun, gjumin,  etj….


A është ankthi i trashegueshem? 
Jo rralle ndodh që ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi në brez. Këtë e mbrojne teorite bio-gjenetike që flasin për një numër të madh të molekulash “ ankthsjellese” si noradrenalina në tru e cila shkakton rritjen e nivelit të ankthit  mbi  normë.
Teori te tjera flasin për    “ trashëgiminë” e modeleve ankthioze të sjelljes.  Një fëmijë që jeton në një familje me prinder ankthiozë, mëson të shohë e trajtojë çdo ngjarje të jetës me një preokupim të madh.  Një nënë ankthioze është e preokupuar se fëmija e saj do të lëndohet, apo  do të ftohet, apo do të zihet me moshataret.  Këto frikëra , javë pas jave e vit pas viti gjenerojnë tek femija frike e pasiguri.
Si mund ta kurojme?
Farmakoterapia.                                                                                                                     Terapia farmakologjike për ankthin  parashikon përdorimin e benzodiazepinave dhe  anti- depresiveve . Ndihmon në uljen e  intensitetit  te ankthit por nuk  e  eleminojne atë. 
Teknika relaksimi: Teknika të autokontrollit që shkojnë  nga mendimi pozitiv,  tek autohipnoza,  training autogjen  etj.. Janë të gjitha teknika të mira, por veprojnë në pjesën e siperfaqshme të ankthit.  Kërkohet ndihmë e nje psikoterapisti, kur ankthi vazhdon të shqetësoje.
Terapitë e mendimit dhe të sjelljes (Cognitive – Behavioral)                                                       Terapitë e mendimit dhe sjelljes përdor teknika për  përforcimin e sjelljeve pozitive,  desensibilizimin sistematik  përballe objektit ankthndjelles. Teknikat e ndryshimit të sjelljes shoqerohen edhe me teknika konjitive (të mendimit)  që zbulojnë  e modifikojnë  bindjet jo funksionuese që gjenerojnë ankthin.  

Këto terapi përdoren me një përmirësim në kohë të rikthimit të krizave.
Terapitë psikodinamike     zbuloi dhe synon  të ngrejë në nivelin e ndërgjegjes    konfliktin  apo konfliktet  e thella të pandërgjegjshme që ushqejnë ankthin  në rrënjë. 
 Psikoterapia  adleriane  funksionon në këtë linjë duke  filluar që prej  menaxhimit  të simptomave ankthioze në inkurajimin , modifikimin e    ripercaktimin  e stilit të jetës së individit. 
Ankthi ndodh në tri nivele : 1. Tru, 2. Sjellje, 3. Përvojat subjective

Shqetësimi nga ankthi i përgjithësuar (GAD) është një gjendje ankthi ekstrem, e cila zgjat shumë (diagnoza e sigurt mund të bëhet pas një periudhe vuajtjesh prej saj, për të paktën gjashtë muaj rresht). Ankthi mblidhet në disa aspekte të jetës, për shembull, rreth shëndetit apo tek problemet e fëmijëve; frika e pengon njeriun të jetë konstruktiv dhe para-pozitiv dhe sjell nga ana tjetër shmangien e situatave, në të cilat mund të ndodhin shpërthime të gjithë këtij ankthi të mbledhur. Tensioni muskulor, frika e përsëritur dhe e pashkak, humori i rënë, dramatizimet e situatave dhe të tjera si këto, janë simptoma dominuese, përvec mungesës së vetëvlersimit dhe ndjeshmërisë ekstreme ndaj kritikave. GAD-i mund të reagojë mirë, si ndaj ilaceve kundër ankthit, ndaj psikoterapive strategjike të shkurtra, ashtu edhe ndaj terapive holistike. Shqetësimi nga kurthi i panikut (DAP), karakterizohet nga kriza ankthi shumë të forta, që vijnë pa një motiv të dukshëm dhe që shpalosin ndjesinë e llahtarshme të humbjes së kontrollit. Kura mund të jepet në mënyrë të harmonizuar; kombinohen ilacet qetësuese për të mbajtur nën kontroll ankthin pararendës me antidepresivët për të përballur kurthet e panikut, por edhe psikoterapitë strategjike të shkurtra, grupet vetëndihmuese, EMDR, hipnoza dhe kura holastike.
Psikoterapia strategjike
Është një ndërhyrje e shkurtër terapeutike, që përqëndrohet në shqetësimet e manifestuarit nga pacienti, duke studiuar mekanizmat e këtyre shqetësimeve, duke skicuar në këtë mënyrë dhe një strategji për eleminimin e tyre. Kjo terapi rekomandohet sidomos kundër ankthit, fobive, panikut dhe obsesioneve.
Disa kura homeopatike
Në vija të përgjithshme mund të thuhet se cfarëdo kure homeopatike mund të përdoret , i përshtatet personit në tërësinë e vet, më tepër se simptomave në patologjinë e tij. Nga homeopatia rekomandohen kura më të përshtatshme. Bëhet fjalë për kura që në studimet eksperimentale studjojnë efektet, kanë treguar se mund të prodhojnë ato simptoma që i hasim shpesh në luhatjet e humorit, si: apatia, acarimi i shpejtëi nervave, pesimizmi, turbullime të vijës logjike, momentet agresiviteti apo trishtimi të thellë, ankthi dhe shumëfishimeve të tij.
ACONTINUM.
Është një nga ilacet homeopatike kundër tronditjeve te ndryshme. Është tipike për shfaqje të ankthit dhe depresionit të papritur dhe mjaft të ashpër.
ARGENTUM NITRIUM. Është ilaci për atë që është gjithnjë në pritje. Jeton vazhdimisht në gjendjen e alarmit,  për atë që vuan nga ankthi dhe frika e parakohshme. Mamatë që shohin vazhdimisht orën duke pritur dajlin qe të kthehet, dhe për studentët që thonë gjithmonë: kam një parandjenjë të keqe për këtë provim’’, si dhe për atë që reagon në mënyrë të ekzagjeruar ndaj cdo ngjarje stresante.
ARSENICUM ALBUM: Përdoret për gjendjet në të cilat mendja është rënduar nga shumë mendime, tek personat që bien në kurthet e panikut dhe të ankthit që sjell ulcerën e stomakut, dhembje koke, astmë bronkiale.
IGNATIA
 Ignatia është ilaçi për të shëruar depresionin me këtë origjinë ankthi. Vepron si qetësues, aq sa quhet me të drejtë. Në këtë pikë, do të jetë më e lehtë për shkaqet e fshehura dhe të thella të ankthit dhe origjinës së depresionit. Ignatia është ilaci për personat që sapo kanë humbur një person të dashur, edhe në planin simbolik.
LYCOPODIUM.   Bëhet fjalë për një bimë që njëherëishte shumë e lartë dhe hijerëndë dhe që sot, në fakt, i është dashur të përshtatët me kushte dhe përmasa shumë më modeste. Ai që do të “bëhet përsëri” i madh e i fortë, i fuqishëm, porse ndjehet i vogël, i pasigurt, pre e ankthit dhe lodhjes nervore. Gjendjen deprisive , si pagjumësinë, ankthin
THUIAnuk gjendet kollaj, edhe ndër ilacet konvencionale, është një ilac i mirë për obsesionet. Homeopatia i ofron këto ilace të përsosura për tu përdorur në të gjitha rastet, në të cilat pacienti bëhej skllav i disa ideve dhe ka ndjesinë se nuk mund të clirohet prej tyre. Thuia, është për atë person që e ka gjithmonë kokën të mbushur me  mendme, preokupimet, idetë, për atë që dëshironë ti eskorciojë frikat e veta, me gjeste compulsive. P.sh.: lan vazhdimisht duart, e kontrollon njëqind herë nëse gazi i sobës është i mbyllur.
WHITE CHESTNUI  për atë që i bluan gjërat përbrenda, që ka mendime obsesive të cilat nuk e lejojnë mendjen të qetësohet, që ka një ndjenjë faji që nuk gjen qetësi, pagjumësi etj. Mendimi i bllokuar, që nuk shprehet apo shfryhet me veprimin, shkakton ankth, vuajtje dhe ankth. Ky bar rekomandohet për shqetësimet obsessive-kompulsive, pagjumësinë.
AGRIMONYËshtë bari për personat që fshehin tensionin dhe ankthin e vet nën një vello alegorie. Nën maskën e klounit mund të fshihet ajo tragjedia e dhimbjes dhe lëngimit të brendshëm, gjë e cila largohet ndonjëherë me ndihmën e drogave dhe alkolit.
CENTAURY Për atë që nuk ka vullnet që tregohet i dobët dhe që merr e jep tërë ankth ndjenjat dhe kënaqsitë, të drejtat thelbësore, si kërkimi i lumtureisë, në rrekjet që bënë duke i plotësuar dëshirat dhe nevojat e të tjerve e duke lënë pas dore veten.
SWEET CHESTUNI  Është për atë që ndjehet me shpatulla pas murit, pas asnjë rrugëdalje, pre e ankthit dhe dëshpërimit. Eduard Bah shkruan lidhur me këtë bar: “Ankthi bëhet aq i madh, sa duket i padurueshëm. Atëherë kur duket se mendja apo trupi kanë arritur kufirin ekstrem të durimit dhe duhet të çentrojë”.


Një rast
Roberta frekuenton universitetin dhe deri në vdekjen e të atit, që ndodhi disa muaj më parë, nuk ka pasur asnjë problem. Por, duke qenë se mbeti jetime, ndjehet e dëshpëruar, e pushtuar nga një ndjenjë e padurueshme vetmie. Nuk bëhet fjalë vetëm për trishtimin e pashpjegueshëm që ajo ndjen, gjë që i detyrohet edhe kësaj humbje të madhe që ka pësuar. Roberta kupton se kjo ngjarje i ka vënë në diskutim gjithë jetën e saj, që deri në këtë moment kishte kaluar e qetë, nën hijen e të atit. Tani beson se jeta është e padrejtë, asaj nuk i vjen për shtatë të përballojë të gjitha përgjegjësitë prej të rriture. Kjo gjendje kërkonë një ndërhyrje urgjente. Në këtë rast, duhet Sëeet Chestnut, që në një kohë relativisht të shkurtër i jep mundësinë Robertës të dalë nga kriza. Ndërkohë, psikoterapeuti kërkon ta sigurojë në aftësinë e tij për të përballur ekzistencën.
Për frikën
ASPEN(Plep malesh, plep i egër). Ky mund të merret për ankthet, obeseionet me drejtim supersticioz, ndërhyrjet që nuk lejojnë shikimin e realitetit me syrin objektiv.
RED CHESTNUT (Gështenjë e kuqe) Është ilaçi për ankthin e pajustifikueshëm, stresin që lind pa asnjë arsye konkrete.
ROCK ROSE(Mënishte). Rekomandohet për kurthet e panikut (është gjithashtu një prej elementeve të Rescue Remedy), për ankthin që paralizon. Ky bar e bën njeriun të gjejë kurajën, I jep zemër dhe energji.
Anthi e paniku: Rock Rose, Aspen, Sëeet Chestnut
Ankthi: Impatients, Elm, Vervain,  Mimilus, Agrimony.
Bimë me veti qetësuese
Kawa-kawa    Rrënja e kësaj bime përdoret prej shekujsh për të nxjerrë një lloj pije që konsumohet në ishujt e Paqësorit.
Kawa dhe ankthi. Sipas disa studiuesve, ekstrakti I bimës mund të arrijë të zëvëndësojë, me kalimin e kohës, benzodiazepinën, sepse vepron tamam si një qetësues tradicional. Në këtë rast, ama, është themelore që diagnoza të nxjerret nga një mjek, sepse nën petkun e zakonshëm të një ankthi të caktuar, mundë të fshihet një sëmundje.  
Këto veprojnë në sistemin limbic, apo në pjesën më ‘’primitive’’ të trurit, në atë pjesë e cila aktivizon të gjith funksionet e tjera trunore, që është edhe vatra e emocioneve dhe instikteve.


LULEBLETA
Lulebleta është një ilac kundër ankthit në mesjetë fama që kjo bimë kishte si panace ishte aq e madhe, sa Karli Madh porositi që të kultivohej në të gjitha kopshtet botanike të perandorisë të tij.
Tri ilaçe, për tri problem.
Ankthi. Perdoret valesë apo çaj  himesh. Vihen të zijnë himet për 10 minuta në ujë, pra lengu pihet edhe i vakët. Ka një funksion freskues dhe qetësues.
Mendimet obsesive. Hong hua, shafrani kinez. Një copëz pestili në një gote me ujë në mbrëmje. Në mëngjes pihet lëngu. E vë në lëvizje gjakun, pra edhe shen-in, dhe për rrjedhoi edhe mendimet qarkullojnë e shkrihen di si.
Pagjumësia. Gjysëm hide apo kimike gjembash, fare biotelindore në formën e valesës apo cajit.
MAGNEZI.
Është një aleat i sigurtë i humorit të mirë, prirjes për tu merakosur apo për të pasur një ankth të tepruar, mund të arrihet deri në një shqetësim të vërtetë dhe të mirëfilltë të sjelljes.


SELENI
 Peshku është i pasur me selen, një element gjurme mungesa e të cilit favorizon ankthin, lodhjen, depresionin. Aromat për humorin e mire dhe clodhjen.
PORTOKALLI. Bën për tu vendosur në dhomën e fëmijëve, për te harmonizuar dhe freskuar ambientet që frekuentohen nga shumë njerëz. Çlodhes , largon gjendjet e ankthit, nevozizmin dhe pagjumësinë.
RIGONI. Është kundër pagjumësise dhe dhëmbjeve të kokës, këshillohet edhe ne rast trishtimi dhe ankthi. Një e qeshur do ta fundosë ankthin depresionin! Ky qëndrim, shendos muskujt, normalizon rrahjet e shpeshta të zemrës, largon ankthin, dhe është një antipezmatues dhe analgjetik krejt natyral dhe pa anjë efekt anësor. Nga pikpamja e humorit, një e qeshur e fortë, shpërthyese, e hapur dhe çliruese zgjeron kraharorin dhe frymarrjen dhe sjell një rënie të tensionit dhe ankthit. Frymarrja bëhet edhe më thellë (ndërsa ajo frymarrja tipike e ankthit është e shkurtuar dhe e kufizuar vetëm në anën e sipërme të mushkrive). ‘’E qeshura rrit sekrecionin e substancave kimike naturale, si: katekolaminat dhe endorfinat, që na bëjnë të ndihemi të gjallë dhe në formë’’. Ashtu si thotë edhe Pach Adams, mbrojtësi më I famshëm I vlerave terapeutike që ka e qeshura.
MUZIKA
Tingujt, dhe për rrjedhojë muzika, veprojnë në shumë nivele, në ato fiziologjik e duke e ndryshuar tonin muskulor dhe duke dhënë përsëri ritmin e qetë frymëmarrjes. Nëse rënia e tonit të humorit lidhet me ankthin, atëherë rekomandohet meloditë e muzikës Neë Age, sidomos ato që bazohen në tingujt e natyrës, si era, deti, kënga e zogjve. Po aq qetësuese janë adaxjio e famshme e Albinonit, apo sonata e Shopenit.
Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv
Një lloj relativisht i rëmdomtë çrregullimi ankthi është çrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili mund të shfaqet në reformat të ndryshme. Personat me ankth kanë mendime të përsëritura (obsesione) ose shtytje të vazhdueshme  per  t’u  marre me veprime të përsëritura pa kuptim.
Këto  obsesione ose kompulsione krijojnë brengosje dhe shqetësime  të  ndjeshme  në  funksionimin  normal  të  indivitit dhe i shpenzojnë  shumë kohë.
Obsesionet dhe kompulsionet  shpesh janë të kombinuar  me  njëra-tjetrën, siç  është rasti  i shqetësimit  nga papastërtia  e shoqëruar  me lajren  e duarve  pas çdo ore. Ose një person që ka frikë nga të ftotit, vesh disa triko dhe hedh mbi vete disa batanije. Në qoftë se një person ka 100 triko duhet të jemi të sigurtë se  kemi të bëjmë me një sjellje  komplsive. Ne të gjithe kemi mendime dhe manierizma që i kryejme thuajse në mënyrë automatike .
Personi  mund të fantazojë here pas here  për  vrasjen e një njeriu të afërt.  Që të dalë në rrugë lakuriq ose të thërrasë me zë të lart gjëra të turpshme.
Çdo përpjekje për t’u dhënë fund këtyre  mendimeve shpie në një ankth edhe me të theksuar.  Veprimet  kompulsive janë po aq shqetesuese për personin që  i bën ato. Në to mund të përmendim veprime rutinë e të parëndësishme sikurse është të kontrolluarit
Saktësisht pesë here, duke vazhduar me rituale të tilla komplekse sikurse veshja  dhe zhveshja shtatë herë para daljes nga shtëpia, ose mbledhja e numrave të të gjithë targave të makinave që i dalin përpara kalimit në anën tjetër të rrugës.
Për të gjykuar skatë nëse një sjellje e caktuar është obsesive komplusive, duhet  të merret në konsideratë konteksti social .
Egzistojnë disa teori që shpjegojnë çrregullimet obsesive kompulsive. Sipas modelit psikoanalitik ankthi dhe frika për një problem mund ta poshtoj njeriun. Atëhere ai mendon se duke bërë dicka tjetër ja heq mendjen nga ky problem. Teoria e sjelljes së mësuar (apo të fituar) sugjeron që çrregullimet obsesive kompulsive  lindin si përgjigje ngaj përvojave që shkaktojnë ankth. Kur ndjehemi të shqetësuar për diçka ne përdorim metoda të ndryshme për ta zbutur ankthin. Kur vërejme se dick aka difekt, ne vazhdojmë ta bëjmë atë. Dollert dhe Miller thonë se, sjelljet tona të pa përmbajtura mund ta kenë burimin tek sjelljet tona të shpërblyer në fëmijëri. Përshembull, për larjen e duarve, veshjen, ose rregullimin e dhomës shpesh kemi marrë lavdrim. Kërkimet më të fundit vënë në dukje se egziston një baze biologjike për disa nga format e sjelljes obsesive kompulsive.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar.
Individet me çrregullimi të ankthit të përgjithësuar jetojnë në një gjëndjë ankthi të vazhdueshem. Njerzit me ankth nuk e dinë përse ndienje se diçka e tmerrshme do tju ndodhe; ankthi i tyre është i pa përcaktuar dhe nuk lidhet me ndonjë objekt apo situatë të caktuar. Personat me  çrregullim ankthit të përgjithësuar ndjehen të pa zot dhe të pa fuqishem në përballimin e jetës dhe sfidet e saj. Njerzit me çrregullim  ankthit të përgjithësuar ndjehen në vështirësi te theksuar, kur kanë të bëjnë më probleme që ne të tjerët i kalojmë pa ndonjë zor.
DSM-III-R numëron 18 simptoma, 6 nga të cilët janë të nevojshme për diagnozën e çrregullimit të ankthit të përgjithësuar. Simptomat e tensionit muskulor përfshin dridhjet, tensionin muskulor, shqetësimin dhe vendodhjen. Simptoma të një vigjilece të theksuar shfaqen në formën e dyshimit të të qënit kyçur brënda, me reagime të ekzagjeruara të trembjes. Personi duhet ti manifestojë këto simptoma të paktën për 6 muaj qe të diagnostikohen se vuan nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Ka gjithshtu të dhëna se krizat e panikur mund të shfaqen tek individët me çrregullimi të ankthit të përgjithësuar. Çrregullimet e ankthit të përgjithësuar përfaqësojne fundin e zbutur të spektrit të keqpërshtatjes. Sado serioze që janë, siç shihet terapia mund të trajtohet me sukses dhe personin mund të rifilloj një jetë produktive.
 Studim rasti

Koli është një djalë tetë vjecarëqë referohet për shkak të tërheqes së tij sociale, frikërave të shumta, ankesave të shumta somatike dhe refuzimit të tij për të ndjekur shkollën. Vështërsitë e Kolit fillimisht filluan me të fjeturit dhe me makthet e shumta të tij. Ai ishte shumë I shqetësuar nga mendimet e tij gjatë gjithë ditës për vdekjen e ndonjë të afermi të tij, me dëmtimin e tyre, ose me kërcënimin nga superheronjt e frikshëm dhe shumë të tmerrshëm. Ai në mënyrë kategorike refuzonte të shkonte në shtrat nëse nëna e tij nuk ulej pran tij. Dhe shumë net të tjera atij I duhej të kalonte shumë kohë për ta zënë gjumi nga frika se mos nëna do të largohej. Sidomos në ditët e shkollës, Koli ankohej shumë për dhimbje barku, koke ose stomaku, për të cilat asnjë bazë fizike nuk mund të gjehej. Për shkak të ankesave të shumta fizike, ai shpesh qëndronte në shtëpi pas shkolle dhe kishte shumë vështirësi të përqëndrohej në mësim. Ai shpesh insistonte të ishte I sëmurë dhe kishte nevojë të qëndronte në shtëpi. Perfomanca e tij në shkollë nisi të përkeqësohej dhe notat e tij filluan të ishin gjithnjë e më të ulta. Mardhëniet sociale të Kolit ishin shumë të ngurta dhe strikte, për shkakun se ai kishte frikë të largohej nga shtëpia dhe të shkontë në shtëpitë e shokëve të tij apo refuzonte të flinte te ndonjë shokë netëve. Edhe pse ai ishte shumë I gëzuar të lunate me ta, ai nuk donte të shkonte në shtëpitë e tyre, por i ftonte ata të luanin në shtëpinë e tij. Kur shkonte të lunate në shtëpinë e ndonjë shoku, ai këmëngulte të kishte me vete numrin e telefonit në cdo moment që të mundë ta lajmëronte atë për çdo rast dhe gjithashtu këmbëngulteqë nëna ti thoshte orën e saktë se kur do të vinte për ta marë. Ai shpesh kërkonte që nëna e tij ti telefononte per ta siguruar atë se do të vinte ta merte dhe se ajo ishte ajte. Ai shpesh në mënyrë të përsëritur pyeste për orën dhe për sa kohë tjetër kishte mbetur që nëna të vinte ta merte. Nëse ajo në ndonjë mënyrë mundë të vonohej disa minuta, ai frikësohej dhe bëhej ankthioz si dhe i pa aftë të përqëndrohej në lojra më shokët. 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels