IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

 TEMA : MESIMDHENIA NE SHKOLLAT SHQIPTARE
  PERMBAJTJA:
 • Shkolla si institucion edukativ
• Mesimdhenia • Mesimdhenia me ne qender nxenesin
• Mesimdhenia passive
 • Mesimdhenia me ne qender nxenesin mbeshtetur ne parimet e edukimit global
 • Metoda world caffe

          “Udhëtimi i vërtetë për zbulim nuk ka të bëjë me kërkimin e peizazheve të reja, por me nevojën    për sy të tjerë”.                                                                                            Marcel Proust

 Shkolla eshte institucion I organizuar dhe I specializuar per mesimin dhe edukimin e nxenesve, e cila ka disa funksione akademike ,profesionale ,shoqerore dhe qytetare ne shoqerine demokratike .Institucioni arsimor kthehet ne qender ku merren njohuri ,por edhe vater ku mesohet te jetohet ne nje shoqeri miqesie dhe solidariteti me rrezatim te kesaj fryme edhe te nxenesit .Ajo punon ne baze te kurrikules qe shpreh politiken arsimore te shtetit dhe miratohen nga qeveria .Atje zhvilllohet nje jete e pasur sociale ,kultorore , e sportive . Tere organizimii pergjithshem I shkolles ka vlera te medha educative ,por mesimi dhe procesi mesimor eshte fronti kryesor I edukimit per cdo nxenes ,pavaresisht nga kategoria e shkolles .Njohurite e nxenesve u sherbejne atyre si anetare te shoqerise pluraliste ,me aftesi per ti gjykuar vlerat ne menyre te denje per nje shoqeri demokretike..

                 Mesimdhenia eshte proces i orientuar drejt qellimit, ka lidhje te ngushte me permbajtjen, eshte e orientuar drejt nje grupi te veqante njerzish, eshte process i planifikuar, shfrytezon disa strategji, shfrytezon disa mjete, karakterizohet nga funksioni i vazhdueshem i procesit te vleresimit, eshte komplekt marredheniesh, dhenies ose percjellje njohurive, organizim i veprimtaris se nxenesve, dhe mundesi realizimi te procesit te te nxenit. Mësimdhënia dhe të nxënit janë dy kahjet e një procesi, i cili mundëson përvetësimin e programit mësimor nga nxënësit. Kjo fushë është mjaft komplekse dhe delikate për t’u vëzhguar, analizuar dhe vlerësuar.

          Mësimdhënia është: “ veprimtari ndërpersonale, është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: paraveprimit, bashkëveprimit me nxënës dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pasveprimit që ka për qëllim analizën dhe vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar. Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimt të strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të ndërrohet roli i nxënësit dhe të mësimdhënësit ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo spektator i thjeshtë. Realizimi i strategjive efikase (formave, metodave, teknikave) mundëson alternativa të shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te nxënësit të zhvillojë, aftësitë organizative e menaxhuese, aftësi komunikative, nxit diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e tyre.Realizimi i strategjive efikase i jep kuptim rolit (menaxher) të mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të shëndosha për realizimin e të nxënit gjatë gjith jetës. Termi cilësi ne arsim është e lidhur ngushtësisht me modelet bashkëkohore apo metoda e teknika të ndryshme që përdorin mësuesit gjatë procesit te mësimdhënies, për arritjen e objektivave mësimore. Mësimdhënia dhe të nxënit efektiv kërkojnë përdorimin e metodave të përshtatshme pedagogjike dhe metodologjike Mësimdhënies tradicionale “me shkumës në dore” i ka shkuar koha. Me këtë nuk duhen mohuar meritat dhe avantazhet e kësaj metode në situata të veçanta, por duhet theksuar rëndësia e madhe që ka për çdo mësimdhënës, inkurajimi i të nxënit pjesëmarrës. Ndërsa Kolbi (1984), vendos nxënësin në qendër të të nxënit, duke vlerësuar pjesëmarrjen e tij në procesin e të nxënit, si tepër të rëndësishme për të krijuar përvojën e tij të të mësuarit.. Silcock dhe Brundert (2001) përcaktuan mësimdhënien me në qendër nxënësin, si një qasje ku mësuesi është lehtësues dhe orientues i procesit të të nxënit kundrejt mësimdhënies ku mësuesi ushtron kontroll në çdo drejtim për arritjen e objektivave mësimorë ..Një nga veprimtaritë më të zakonshme në klasë që është në fakt baza e gjithë veprimtarive të të nxënit dhe edukimit është komunikimi midis mësuesve dhe nxënësve. Realizohet në shumë forma gjatë gjithë kohës mësimore dhe përfshin direkt, ose indirekt të gjithë nxënësit.Ajo synon përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Module të rekomanduara janë teknikat e të pyeturit, që përfshihen në kontekstin ndërveprues të mësimdhënies. Mësuesit duhet të jenë të hapur ndaj përfshirjes së nxënësve në të gjitha hallkat e procesit mësimor. Mësuesi drejton dhe organizon,ndërsa nxënësi gjithëpërfshihet. Mësuesi duhet të ndërthurë të mësuarit me tema dhe projekte, që sigurojnë një aktivizim masiv të nxënësve. Nxënësve duhet t`u jepet shansi që të përfshihen në punën me aparatet pedagogjike të teksteve shkollore. Kjo punë (përgjegjësi) i përqendron ata në mendime e studime dhe mësuesit I bën aktiv për lartësimin e nivelit shkencor në lëndën e tyre. Gjithashtu, nga mësuesit duhet të mbahet parasysh dhe nxitja e ndjenjës së vetëbesimit tek nxënësit, gjë që është për t’u vlerësuar.
               
            MËSIMDHËNIA ME QENDËR NXËNËSIN o MËSUESI DREJTON, ORIENTON UDHËZON o NXËNËSI PËRFSHIHET, VEPRON o MËSUESI NXIT NXËNËSIT TË BËJNË PYETJE o NXËNËSI BËN PYETJE DHE KËRKON PËRGJIGJE o MËSUESI BISEDON, DISKUTON, SHKËMBEN IDE o NXËNËSI DISKUTON, ARSYETON, ARGUMENTON Mesimdhenia me ne qender nxenesin inicion nje levizje progressive per permiresimin e cilesise se mesimdhenies .Ne kuader te modernizmit shkencor pedagogjik ,te pervetesimit drejt persosjes se metodave te mesuarit e te nxenit perdoret mesimdhenia me ne qender nxenesin ,me teori dhe praktike te cilat e vendosin nxenesin ne qender te mesimdhenies dhe te nxenet.Nga kjo nisme disa faza te ores se mesimit marrin pozicione te ndryshme nga ato qe njihen ne te mesuarit tradicional.Kjo linje nxit koncepte dhe praktika te reja Mesuesi duhet te jete I hapur ndaj perfshirjes se nxenesve ne te gjitha hallkat e procesit mesimor .Ai ose ajo luan rolin e drejtuesit dhe organizuesit ,ndersa nxenesi gjithperfshihet ne procesin mesimor .Ketu rritet edhe pergjegjesia e nxenesve per mesim ,pasi ora e mesimit duhet te jete e ndertuar per te gjitha nivelet .Pra ,kerkohet gjitheperfshirja e nxenesve ne procesin mesimor me ne qender nxenesin ,me ane te veprimtarive qe perfshihen ne procesin mesimor qe e mban ne intensitet pune te gjithe nxenesit .Per te mesuar dhe per te nxene duhet nderthurur te mesuarit me tema e te mesuarit me projekte ,te cilat sigurojne nje aktivizim masiv te nxenesve. Puna me aparatet pedagogjike te teksteve shkollore , sin je fushe veprimi gjate procesit mesimor I perqendron ata ne mendim e studim dhe I ben active per lartesimin e nivelit shkencor ne lenden e tyre .Nxitja e ndjenjes se vetebesimit eshte veprim per tu vleresuar qe gershetohet edhe me ndjenjen e bashkepunimit ne grup .Nje filozofi e vleresimit te nxenesit te aktivizuar duke kerkuar pozitiven ,duke e nxitur per tu afirmuar ne grup e ne klase ka me shume efekt se sate mbetemi duke kritikuar per te meta e dobesi gje qe e nervozon nxenesin .Mesuesi perpiqet per te ndryshuar rolin e tij duke kaluar nga vetem dhenes I njohurive dhe ne nxites te nxenesve per te marre njohuri nga burimet e shumta ben qe te nxitet me tej rritja e shkalles se aktivizimit te nxenesve .Kjo nuk do te thote qe mesuesi e le menjane rolin e tij si shpjegues I temes apo koncepteve baze duke shfrytezuar me efektivitet oren e mesimit nepermjet planifikimit te kohes qe I duhet si mesuesit ashtu edhe nxenesit. Te dish te besh pyetje do te thote te dish te japesh mesim . Module te rekomanduara jane teknikay epyetjes ,te cilat perfshihen ne kontekstin nderveprues te mesimdhenies me ne qender nxenesin.Kjo eshte nje fushe e gjere qe ndikon ne procesin e te nxenir ,nxitjes llojet e pyetjes ,pergjigjet dhe nivelet qe kane nje vend te rendesishem ne procesin e mesimdhenies .Te pyeturit nuk I takon vetem mesueses por edhe nxenesve ,ose me sakte eshte nje bashkepunim mes mesueses dhe nxenesve .Pra ,nxenesi eshte nje burim I madh pyetjesh por qe shpesh anashkalohet .Mesuesi me ane te pyetjes jo vetem ben nje rikujtim por edhe nxit te menduarin ,zhvillon imagjinaten,nxit kujtesen ,lejon shprehjen e ndjenjave etj .Ne baze te niveleve edhe pyetjet ndahen ne grupe te medha sipas nivelit te nxenesve ,me kete nekuptohet nivelet e taksonomise se bloomit ,gjashte nivelet. dhe tjetra ka te beje me permasen e pyetjes. Edhe pse ne kurrikula apo shkrime zyrtare vihet re qe mesimdhenia me ne qender nxenesin nuk perdoret aq shume sa deshmohet ne public .Shkolla tradicionale ka ne qender te mesimdhenies mesuesin .Mesuesi ze vendin kryesor ne keto disiplina akademike .E gjithe mesimdhenia ne vizionin e tradicionales organizohet rreth mesuesit .Ne kete te mesuar mbizoteron shpjegimi .Mund te quhet mesimdhenie jo e drejtperdrejte.Komunikimi kryhet me te mesuar ,ne saje te riprodhimit .Format e transmetimit te informacionit ne kete lloj mesimi lidhet me transmetimin e njohurive te gatshme .Vete mesimi behet nje model I dyanshem ,ne te cilin mesuesi nuk eshte vetem mesues por luan role te rendesishme .Kjo eshte vertete aktuale qe shihet ne cdo shkolle me shume pak nderhyrje te nxenesve .Nxenesi qendron pasiv. MËSIMDHËNIA PASIVE o MËSUESI SHPJEGON o MËSUESI DËGJON o MËSUESI PYET o NXËNËSI PËRGJIGJET KUR E PYESIN o MËSUESI FLET o NXËNËSI RIPRODHON Metoda e ndikuar nga rrethi shoqeror dhe active . Individi nuk zhvillohet vetëm në një mjedis fizik por dhe shoqëror. Prania e personave të tjerë, sidomos e moshatarëve është domosdoshmëri për zhvillimin e një personaliteti. Mësuesit nuk duhet të harrojnë se sa të rëndësishëm janë për fëmijët shokët dhe miqësitë, ata duhet të shohin se si janë marrëdhëniet mes tyre, a ka ndonje që është lënë jashtë grupit? A ka ndonjë që bën roline kapos, etj? Një nga detyrat e mësuesit është të baraspeshojë nevojën e nxënësve për të përvetësuar programin mësimor me nevojën e tyre për të vendosur marrëdhënie të shëndosha midis moshatarëve. Një nga metodat e orientuara drejt përbërësve shoqëror është dhe puna në ekipe. Puna në ekipe/grupe ndryshon marrëdhënien nga mësues-nxënës në nxënës-nxënës. Ajo konsiston në ndarjen e klasës në grupe sipas dëshirës së nxënësve dhe orientimit të mësuesve dhe dhënien e nje sërë temash apo çështjesh kryesore të cilat mësuesi duhet t`i trajtoje në orën e ardhshme. Inkurajohen dhe nxiten nxënësit që sipas dëshirës të zgjedhin një temë mbi të cilën do gjejnë materiale dhe do punojnë vetë brenda grupit apo ekipit të tyre. Në këtë mënyrë janë nxënësit që bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë me njëritjetrit dhe mësuesi duhet të drejtojë diskutimet dhe informacionet që nxënësit kanë sjellë dhe të bëjë plotësimin e njohurive dhe informacioneve nëse ai,që prezantojnë nxënësit është i pa plotë. metodat. Metoda aktive përfaqëson sot metoda dhe teknika pedagogjike që përdorin dhe që provokojnë veprimtarinë e nxënësve.PMjafton që mësuesi ta marrë fëmijën ashtu siç është,në atë nivel zhvillimi që ka arritur, me problemet,nevojat, mundësitë dhe konfliktet e tij dhe tëzhvillojë veprimtari shkollore që kënaqin kërkesat etij dhe zgjidhin problemet. Baze per sukses ne mesimdhenie dhe nxenie ne ciklin fillor eshte edhe takti pedagogjik . Ai duhet te pershtatet ne çdo rast me parimin : “ Nese duam te edukojme nje qytetar te lire te nje shoqerie demokratike, duhet ta trajtojme ate si te tille qe kur eshte ende femije” Takti pedagogjik ka te beje me marredheniet ndermjet mesuesit dhe nxenesve, me komunikimin e pergjithshem te tyre, te shpeshte, te drejtperdrejte. Si e tille eshte teper e nevojshme nga mesuesi njohja e menyres se komunikimit. Ne komunikim nje element teper i nevojshem eshte takti . Mesimdhenia me ne qender nxenesin mbeshtetur ne parimet e edukimit global. Edukimi global I inkurajon nxenesit dhe mesuesit te bejne nje shikim te gjere te problemeve dhe ceshtjeve ,te shohin veten si qytetare globale me te gjithe pergjegjesiet qe e shoqerojne ,ashtu si dhe pjestare ten je komuniteti te caktuar Edukimi global kerkon qe te nxenit te perfshije ceshtje qe kalojne kufijet kombetare . Si kurrikula edhe mesuesi global synojne ne nje drejtim qe te mesohen me boten e ndryshimeve.Programet integruese te mesimdhenies e pasurojne nxenesin me vision te njohurive te perbashketa dhe motivojne edhe marredheniet e reja per te marre nohuri te reja.Duhet te heqim dore nga menyrat tradicionale te njohurive por,te perqendrohemi ne aftesite dhe shprehite e reja mbeshtetur tek mendimi kritik dhe krijues . Sot, mësimdhënia përqendrohet në të nxënit e mbështetur,më shumë në kultivimin dhe përdorimin e shprehive te të menduarit dhe më pak në zotërimin e fakteve dhe të dhënave të shkëputura. Në vend të përvetësimit të njohurive, sot nga nxënësit kërkohet të ndërtojnë dhe të krijojnë vetë njohuri. Mësimdhënia bashkëkohëse e cila mbështetet në strukturën trepjesëshe (ERR) për të nxënit ndërveprues dhe të menduarit kritik, sot për sot, mbërthen në vete më shumë se 30 metoda (teknika, ecuri) të aplikueshme për mësimdhënie, me synim, numri i tyre të jetë akoma më i madh. Mësimdhënia bashkëkohëse nuk shikohet më si mjet në vete, por si mënyrë për të inkurajuar dhe trajnuar nxënësit,për të qenë aktiv në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies. Nëpërmjet metodave bashkëkohëse të mësimdhënies,ndryshohet fokusi i të nxënit(ndërtimi i kuptimit të tekstit dhe jo përsëritje e fjalëve të tekstit),duke u “veshur” me petkun bashkëpunues dhe ndërveprues në “rrezatim” të Mendimit kritik. “Shpërthimi i informacionit” është tipar i zhvillimit të sotëm. Në këtë zhvillim të vrullshëm e të shpejt,askush nuk mund të mësojë”gjithçka” që i duhet të dijë! Njё ndёr objektivat e metodave tё mësimdhënies duhet të inkurajojnë nxënësit që të pyesin dhe të bëjnë lidhje me informacionin qё marrin. Nxënësit mësojnë kur ata janë të inkurajuar dhe kuriozё rreth botës së tyre. Mësuesi, duhet ndërkohë, të ndihmojë nxënësit për të pyetur dhe për të kërkuar përgjigje sa më të ndryshme. Të nxënit reflektiv tek nxënësit fillon atëherë kur ai fillon të pyesë. Nxënësit, është e nevojshme, të ndihmohen për të parë lidhjet dhe idetë që vijnë përmes dhe në fusha të ndryshme të programeve të tyre, ide që lidhen me familjen, shokët e tyre, komunitetin , mjedisin dhe shoqërinë. Gjithashtu ёshtё e rёndёsishme qё mësimdhënia t’i adresohet një hapësire të gjerë njohurish, shprehish dhe vlerash, me një ngarkesë të përshtatshme për nxënës të niveleve të ndryshmeMësimdhënia duhet të vendoset në kontekstin që lidh punën e shkollës me jetën e përditshme, sepse të mësuarit përfshin jo vetëm zhvillimin e njohurive, por edhe përdorimin e konteksteve të të kuptuarit, mësimdhënia duhet ta vendosë nxënësin në kontekstin real jetësor, ku ai të aplikojë dijet e tij në situata sfidash. “Në jetojmë në një botë që ndryshon. ”, shkruan Fullan. Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë. Një nga metodat, e cila mund të përdoret me sukses në mësimdhënie, por jo vetëm, është world café . Natyrisht secili mësimdhënës brenda lirisë së tij akademike përzgjedh dhe zbaton në mësimdhënie metoda dhe teknika që janë të përshtatshme për grupmoshën e nxënësve ku jep mësim, për lëndën apo fushën e tij, dhe më në fund për linja, nënlinja apo tema mësimore të caktuara. World café përfaqëson një metodë pjesëmarrjeje interaktive dialogimi kokë më kokë e nxënësve, e cila përdoret për të ndarë njohuri të nënkuptuara dhe të qarta midis grupeve dhe skuadrave. Ajo ndihmon në lehtësimin e të mësuarit dhe në përfitimin e një kuptimi kolektiv të një çështjeje nëpërmjet bashkëbisedimit midis njëri tjetrit. World café shërben si një mjet efektiv për hapjen e diskutimeve që të shpien drejt zgjidhjeve për çështje të caktuara.Nxënësit qëndrojnë nga katër, ose pesë në një tryezë dhe mbajnë një seri bashkëbisedimesh që zgjasin nga rreth 20 – 30 minuta secili, ose më pak sipas kohës në dispozicion. Këto bashkëbisedime, apo dialogime zhvillohen rreth një apo më shumë pyetjeve, të cilat janë të rëndësishme për pjesëmarrësit. Në fund të çdo raundi, një person i cili zgjidhet që të luajë rolin e moderatorit, mbetet në tavolinë si mikpritës, ndërsa tre apo katër të tjerët shkojnë tek tryeza pasuese. I zoti i tryezës ose moderatori mirëpret të sapoardhurit dhe ju spjegon atyre pikat kyçe të bashkëbisedimit të tryezës të zhvilluar deri më tani. Të sapoardhurit lidhin të gjitha fijet e bisedës së zhvilluar në tryezat e tyre me ato të tryezës ku ndodhen, dhe në këtë mënyrë i kontribuojnë përftimit të një konstrukti që sa vjen e merr formë rreth pyetjeve të parashtruara.Pas përfundimit të raundeve që mund të jenë zakonisht tre ose katër, të gjithë pjesëmarrësit rikthehen në tryezat e tyre të origjinës. Në pjesën përmbyllëse moderatorët e të gjitha tryezave, por edhe vetë nxënësit pjesëmarrës shpalosin për të gjithë klasën të gjitha alternativat, argumentimet apo arsyetimet e ofruara gjatë zhvillimit të raundeve. Përdoruesit e bashkëbisedimit café duhet të kenë parasysh zbatimin e këtyre parimeve jo të shkëputur nga njëri tjetri, por në lidhje dhe kombinim midis tyre: o Qartëso kontekstin o Krijo një ambient mikpritës. o Eksploro pyetjet që të interesojnë o Inkurajo kontributin e gjithsecilit o Bashko alternativat e ndryshme o Dëgjo në grup modelet,arsyetimet dhe pyetjet e thelluara o Grumbullo dhe ndaj gjetjet kolektive Që nxënësit të ofrojnë idetë për të cilat ju jeni të interesuar, një pjesë shumë e rëndësishme e punës paraprake është njohja e tyre me mënyrën apo me rregullat e funksionimit të world café. Më poshtë janë parashtruar udhëzimet më të rëndësishme për nxënësit në lidhje me zbatimin e kësaj metode : o Fokusohu në pyetjen ose çështjen konkrete o Ofro të menduarit tënd o Shpreh atë që ke në mendje dhe në zemër o Dëgjo për të kuptuar o Lidh dhe bashko idetë o Dëgjoni së bashku për reflektime, modele dhe për pyetje të thelluara o Merr pjesë në lojë, vizato dhe shkruaj në flip chart o Argëtohu Pra te gjitha ato qe u thane me siper ,modelet e shenuara synojne qe te shtrihet dhe te kthehet mesimdhenia ne nje levizje te gjere arsimore ,ne te cilen te perfshihen specialistet e te gjithave niveleve te arsimit shqiptar.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels