IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



TEMA DHE STRUKTURA E VEPRAVE LETRARE PER FEMIJE

Tematika: Çfarë është?

Përgjigje 1: Ajo që u tregojmë fëmijëve
Përgjigje 2:  Ajo që tregohet në një krijim letrar
Përgjigje 3 : Kush e përbën subjektin e një vepre letrare
Përgjigje 4: Çfarë trajton një krijim letrar

Pyetje 2: A ka rëndësi ajo që u tregojmë fëmijëve?

Përgjigje 1: Makarenko: nuk ka rëndësi se çfarë u tregojmë fëmijëve por mënyra sesi ua tregojmë fëmijëve atë.

Diskutim rreth kësaj. shembuj.

Përgjigje 2: rëndësi ka tua tregojmë bukur

Përgjigje 3:  rëndësi ka tua tregojmë qartë

Përgjigje 4: rëndësi ka tua tregojmë me ose pa moralizime

Përgjigje 5: rëndësi ka tua tregojmë me fantazi dhe imagjinatë

Përgjigje 6:  rëndësi ka tua tregojmë përshkrim dhe veprime

Përgjigje 7: rëndësi ka tua tregojmë me rend

Përgjigje 8: rëndësi ka tua tregojmë me realizëm

Përgjigje 9: rëndësi ka tua tregojmë për zbavitje

Përgjigje 10: rëndësi ka tua tregojmë për didaktizëm

Përgjigje 11: rëndësi ka tua tregojmë si një m/dh e caktuar me jetën e përditshme

Tematika e letërsisë për fëmijë është  e ngjashme me tematikën  e letërsisë për të rritur.


Tematika e letërsisë për të rritur

1-   Çështë tema, është ajo struktur rreth së cilës ndërtohet e gjirthë ngjarja.Tema është material jetësor, por duke u kthyer në vepër ose krijim bëhet temë e saj.Si etillë ajo është e papërsëritshme. Ajo është e pandashme dhe dhe krijohet nga një përgjithësim shumë i madh i materialit që e shtjellon atë. Tema herë jepet që në titull, herë është e dukshme për shkka të subjektit të thjeshtë, herë është e padukshme. Shembull dhe shpjegim. Odisea
2-   Përgjithësimi i temës na shpie te tematika
3-   Tema. Problemi, motivi. njësia më e vogël tematike quhet motiv. Një temë mund të na cojë në disa motive tema të vogla. Secili motiv shtron një detaj kryesor që quhet problem.Problemi zakonisht zgjifdhet nga një konflikt ose një intrigë.  ngjarja rreth së cilës sillet tema quhet fabul. Gjithë fabula jep përmbajtjen. Gjithë përmbajtja jep subjektin.
4-   Kush ndikon në tematikë: shoqëria, jeta, artet e tjera.
5-   Mënyra se si shtjellohet një temë ndërton strukturën kompozicionale të një vepre.


Rrymat e ndryshme letrare për fushën e tematikës.

  • Formalizmi Rus. Ann Jefferson
- Përjashtimi i joletrares. defamiljarizimi (Shllovski thotë: të ecurit është një aktivitet i përditshëm, por kur vallëzojmë gjestet e të ecurit perceptohen në mënyrë të re).I japin rëndësi gjuhës dhe tjetërsimit që ajo pëson.Nuk pranohet roli i realitetit. Janë për formën dhe jo për përmbajtjen. Fabula (historia)kronologjia e ngjarjeve dhe subjekti,(mënyra e dhënies së fabulës).Subjekti tjetërson fabulën.
  • Gjuhësia moderne dhe gjuha e letërsisë. Davis Robey
-      Ferdinand de Saussure. Lidhi te fjala Tingullin me Konceptin, (shenjues dhe shenjë. P.sh portokall dhe i verdhë.)
-      Shkolla e Pragës: në tematikë luan rol dominantja. Seleksionimi, Subjekiviteti.
  • Kritika anglo-amerikane. David Robey
- Tematika e pavarur nga autori dhe nga konteksti historik, por vlerësojnë eksperiencën dhe jo formën. Nuk ka rëndësi tema por efekti që jep tema.
  • Strukturalimi dhe post-strukturalizmi. Ann Jefferson
- Pikëvështrimi si koncept. Tema bëhet prej gjuhës.Pranon shumë kuptime në një tematikë. Metaforizmi dhe Analogjia. Bën dallimin: Ligjërim, tregim, rrëfim.
  • Leximi dhe inerpretimi. Ian Maclean
- Autonomia semantike, zbulimi, shmangia e keqkuptimit, rifutja e elementit historik, duhet t’i referohesh diçkaje.
  • Kritika psikoanaliste moderne. Elizabeth Ëright
- Tematika si pjesë e subkoshiencës, si kënaqësi e fshehtë, si zhvendosje, raporti dëshirë dhe e vërtetë.(e vërteta shfaqet në marrëdhëniet e njeriut me objektet e dëshiruara).Temë e dëshirës,
  • Teoritë letrare marksiste. David Forgacs
- Tema dhe marrëdhëniet sociale, superstruktura e shoqërisë, ideologjia, realiteti dhe dialektika, tipikja dhe tipizimi.
  • Kritika feministe. Toril Moi
- Tematika dhe femra.

Tema dhe problematika  e letërsisë për fëmijë:

1 - Letërsia për fëmijë nuk ka kufij tematikë.

Shembuj veprash me tematikë të ndryshme

1- Kështjella: I. Kadare
2- Odisea
3- Pipi Corapegjata
4- Robinson Kruzo
5- Beni dashuron Anën
6- Si bëhen fëmijët
7- Shkolla e pyllit
8- Mirush Kuteli

Temat e ndryshme të trajtuara më lart:

1- tema politike
2- tema psikologjike
3- tema seksuale
4- tema aventureske
5- tema e florës dhe faunës
6- tema sociale

2- Kufijtë e tematikës mund të diskutohen në kufij të ngushtë (letërsia erotike)

Shembull: A. Plasari. dikutim rreth kësaj.

3- Fushat tematike

a-   Fëmija dhe fëmijëria
  • Fëmija 2-3 vjeç karakterizohet nga shikimi botës me unin e tij
  • të parit e njerëzve dhe objekteve si lodra
  • bota ç familje
  • Fëmija në moshën 4 – 7 vjec, karakterizohte nga shtimi i temtikës me imagjnatën. Tashmë kemi edhe familje + imagjinatë. nga ana tjetër kemi edhe fushën e interesave të të vetive dhe veseve njerëzore. P.sh. puna, sjellja, miqësia, bujaria, përtacia, gënjeshra, keqbërja, itriga, mirësia etj.
  • fëmijët në moshën 12-15 vjec, karaketrizohen nga tërheqja dhe tematika hapësinore, dukuritë e natyrës, tema shoqërore, siç është patriotizmi, pse jo dhe pak erotika.

b-   Flora dhe fauna
  • ndryshimi stinëve
  • përshkrimi gjallesave
  • përshkrimi i pemëve dhe drurëve
  • përshkrimet për kafshët, personifikimi i tyre (Tomi dhe Xherri)

c-   Aventura
  • magjepsja
  • përshkrimi
  • ngjashmëria me përrallën
  • hapësirat joreale
  • shembull; Robinson Kruzo

d-   Tema historike
  • historia e lashtë( Skënderbeu)
  • hitoria aktuale ( partizanë)
  • elementi i luftës

e-   Tema shoqërore
  • konfliktet
  • forma satirike ( Pipi Corapegjata)

f-    Tema atdhetare
  • në rilindje
  • në vitet 30
  • në socializëm
  • sot dhe zbehja
  • sot drejtësia dhe miëqënia
  • atdheu dhe dashuria
  • atdheu dhe nëna

g-   Tema e dashurisë
  • qasja drejt kësaj teme
  • kujdesi
  • fjalori

gj-   Nonsens
  • loja
  • gjuha e fshehtë

3- Tragjikja në letërsinë për fëmijë
  • nuk qëndron si gjini më vete
  • dy pyetje: A lejohet dhe deri në ç’masë lejohet?
  • ajo lëviz emocionet e fëmijës nga statizmi në dinamizëm
  • çfarë qëllimi ka: psh. shtriga që ha njerëzit, pa motiv Kjo krijon trishtim.
  • tragjikja e kuptimësuar
  • në letërsiën tonë tragjike p.sh është kulti i flijimit
  • tragjikja dhe tortura dhe qëndresa
  • tragjikja , logjikja dhe arsyetimi
  • scan faqa 125.
  • vdekja rrëfimi dhe dobia e këtij rrëfimi
  • vdekja dhe ballafaqimi( shembulli id y fëmijëve të cilave u kanë vfdekur prindërit, njëri e pranon tjetri jo, pasi njërit i thhet kjo gjë tjetrit jo. vdekja dhe e vërteta mbi të.
  • Shembull: Historia e Beniaminit të sëmurë te ”Barka e Verdhë” e David Saarit. Ku trajtohet figurativisht semundja tragjike e një fëmije. Në kët pjesë nuk i kushtohet rëndësi vdekjes por himnizimit të jetës.Fëmijët preken thellë por në mënyrë pozitive.
  • fëmija dhe dhuna (shmangia e dhunës profesioniste). Filmat e kësaj natyre.
  • tragjikja dhe teatri didaktik dhe moralizues.
  • Shembull për këtë është regjizorja suedeze Suzanë Osten, e cila mendonte që fëmijët në kopshte dhe shkolla ndeshin gjithçka kështu që ideja që ne kemi për t’i ruajtur ato nga kufizimi nuk qëndron.
  • Po Osten e quan injorancë shmangien e fëmijëve nga problemet e të rriturve
  • shembuj të reagimeve të prindërve kur lexojnë gjëra të papërshtatshme për fëmijët. Cfarë bëjnë ata? I shmangin. A është e drejtë kjo gjë? Jo
  • Osten në teatrin e saj zgjeroi tematikën për fëmijë duke futur edhe temat tabu.
  • shembull : drama ”Princi pa brenga” i Per Lesander, në të cilin një mbret e ruan princin nga bota e jshatme derisa një ditë ai kur hapet pak poerta sheh nga jashtë. ai fillon të ndeshet me gjithcka. Cili është mesazhi i kësaj?... diskutim mbi këtë.
  • Po kështu fabula e la Fontenit ”Djali dhe Luani”. Koment rreth saj.
  • Një tjetër vepër është ” Miradi, djali nga bosnja” , ku paraqiten humbja e prindërve të djaloshit nga bosnja.
  • Happy end nuk është i duhur gjithmonë nëse nuk është i arsyeshëm.
  • fëmija zhvillohet shumë shpejt, nuk e pranon vdekjen, nuk e njeh, kështu që ecën duke menduar të ardhmen.
  • Drama e shkruar për fëmijë të vegjël: ”Vajza, nëna dhe bërllogu”. ku jepet përvoja e një fëmije rritur nga një nënë e sëmurë, skizofrene që e kishin frikë të gjithë njerëzit. Shfaqja u konceptua si një dimension për fantazmat, duke e parë sëmundjen në këtë formë. interesant është figura e demonit të cilën fëmijët e perceptojnë mjaft mirë. Nëna e Ti-së detyrohet nga demonët të mbledhë plehra në qytet... etj. Fëmijëve fillon t’u vijë keq për nënë e Ti-së dhe të mos kenë frikë nga psikozat.
  • drama dhe mungesa e idealizimit të fëmijëve
  • fëmija trevjecar dhe anormaliteti
  • fëmija dhe frika
  • fëmija dhe solidariteti
  • fëmijët dhe ndryshimet sociale

4- Seksualiteti në letërsinë për fëmijë

  • Pyetja e famshme: ”Si bëhen fëmijët”.
  • Libri në danimarkë: ”Mami si ndodhi?”
  • Libri me vizatime në Danimarkë në vitet 1971: ”Si të bëjmë një fëmijë?”
  • Libri: Meri dhe djemtë (Mbi dashurinë e Merit në kopësht). Diskutimi mbi ndjenjat.
  • Europa dhe seksualiteti në vitet 1960.
  • Të shprehurit specifik rreth temës
  • Studiusja gjermane: Shmid dhe ajo suedeze: Fenuik, janë për temën e seksualitetit në letërsi. kjo teëm ndihmon shumë në edukimin e fëmijëve.
  • sepsualiteti dhe gjuha metaforike
  • tema e abuzimit seksual
  • ndryshimet në fëmijë ”shiko librin për ju vajza dhe për ju djem
  • vitet ”90 dhe AIDS
  • Japonia e hapur ndaj kësaj teme.
  • Greqi tabu deri vonë
  • Seksualiteti dhe divorci
  • Seksualiteti dhe homoseksualiteti
  • Shqipëria dhe seksualiteti
  • Përkthimi i romanit; ”Beni dashuron Anën”. Dy 10 vjeçarë. Beni shkruan një letër dashuri dhe ia fut në çantë Anës. Veprime të këndshme fëminore. Fundi i hapur i romanit. transferimi i familjes së Anës. Përkthyer në vitet 2000.
  • Nuk është fundi i Botës” ku Karen tregon në vetën e parë se si e suportojnë fëmijët divorcin e prindërve të tyre. Autori është Xhudi Blum.Përkthyer në 2003

5- Flora dhe fauna në letërsinë për fëmijë.

  • Fëmijët dhe moderniteti
  • Fëmijët dhe kafshët
  • Autori studiues; Agim Deva
  • Flora, fauna dhe enigma
  • mjedisi: pylli, livadhi, lulet, lumi, trëndafilat, qengji, lepuri, pula. etj
  • lirizmi
  • dinamizmi
  • aktiviteti
  • gjallimi i florës dhe faunës, personifikimi
  • simbolika ( e keqja dhe e mira)
  • mbështetja në krijimtarinë popullore
  • funksioni shoqëror( mjeda)
  • funksioni i kultivimit të dashurisë së njeriut për natyrën: Papa Kristo Negovani.ose Qamil Guranjaku
  • manifestimi i pozitës idilike-ekzotike.
  • mënjanimi i njeriut, pema që rritet e vetmuar
  • ”Dimri” i Naim Frashërit
  • Flora dhe Fauna ndihmojnë për të dhënë një ide të dytë.
psh. Gomari i Mark Krasniqit:
lexo në faqen: 142
  • forcimi i lirizmit figurativ ( Naim Frashëri)
  • Poema për Fëmijë dhe Bota e bimëve dhe e kafshëve.
  • Psh. shkolla e pyllit e Bedri Dedjes

6- Folklori si burim frymëzimi për krijimtarinë për fëmijë

  • këtu nis poezia për fëmijë
  • ngjasimi me përrallat
  • gjuha e qartë
  • kompozicioni i thjeshtë
  • dinamizmi
  • imagjinata
  • dialogu dhe veprimi
  • animizmi
  • antropomorfizmi

modeli
Shembull: Tregime të mocme shqiptare nga Mitrush Kuteli

  • përpunimi redaktorial, vetëm kur i refrohen folklorit.
  • përpunimi letrar, Tregime të mocme shqiptare
  • krijimi artistik mbi bazën e folklorit : Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë
  •  
  •  
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels