IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
Një permbledhje Gjuhës nga 
Komunikimi 

Sinonimet , Antonimet

Komunikimi lindi kohe me pare nga vete njerezit .Njerezit kishin nevoje te shprehnin mendimet , idete e tyre ,ndenjat per cdo gje qe e rrethonte . Fillimisht njerezit filluan te pikturonin ato cka shihnin ne
menyren e tyre . Me pas piktura mori trajten e fjaleve dhe gjuhes se shkruar . Te shumta jane deshmite qe tregojne se njerezimi ka filluar shume kohe me pare te komunikoje, kjo shihet nga pikturat ne muret e shpellave nga shkornjat e alfabeteve te atehershme etj . Normalisht komunikimi ka hap pas hapi ardhur gjithnje duke u zhvilluar duke marre trajta te reja ne cdo kohe ,nga antikiteti e deri ditet e sotme ku ne zoterojme tashem nje komunikim mjaft modern ,elektronik ,efikas dhe shume te shpejte .
Të komunikosh do të thote të japësh dhe të marrësh informacione, të shkëmbesh ide , mendime , ndjenja etj.
Dhënësi, marrësi, mesazhi, referenti, kodi dhe kanali janë gjashtë elementet qe bashkëveprojnë me njeri-tjetrin në çdo lloj komunikimi
Llojet e komunikimti janë : Komunikim gjuhësor dhe jo gjuhësor
Komunikimi gjuhësor ka si kod gjuhën (shqip, anglisht,italisht etj) Komunikimi jo gjuhësor është ai që realizohet me anë të gjesteve , zërit , dritës , ngjyraveve , figurave , simboleve ejt.
Përmes gjuhës së folur dhe të shkruar ne arrijmë të : shprehim ndjena, shkëmbejme ide dhe provoja, tragojmë gjëra te verteta dhe imagjinare, përshkruajmë njerëz,kafshe, gjëra, situata etj . Gjuha e folur dhe e shkruar është mjeti kryesor I komunikimit. Nepermjet gjuhës zbëthen të gjitha sistemet e shenjave . Për të komunikuar sa më mirë ne duhet të zhvillojem të katër aftesite gjuhesore : të folurit ,të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit.
Sinonimet Janë fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë ose të ngjashëm . Antonimet Janë fjalë me kuptime të kundërta .
Sinonimet Janë fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë ose të ngjashëm . Antonimet Janë fjalë me kuptime të kundërta .





http://eseshkolle.blogspot.com/
GJUHA AMTARE, SIMBOL I NJË KOMBI Gjuha është një nga tre simbolet e një shteti. Ajo përcakton identitetin tonë. Gjuha e çdo kombi ështe unike. Ajo mbart në vetvete historinë dhe kulturën e tij.
FLAMURI SHQIPTAR
GJUHA AMTARE
HIMNI KOMBËTAR
HISTORIKU I GJUHËS SHQIPE Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Dijetari i njohur gjerman Franz Bopp vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane.
FAMILJA E GJUHËVE INDO- EVROPIANE
Origjina Gjuha shqipe e ka burimin, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes.  Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në një nga veprat e tija. Hans Erich Thunman
Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja. Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. “Formula e pagëzimit” (Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit)
Të dhëna për “formulën e pagëzimit”  Formula e pagëzimit gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.  Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht). Kjo formulë është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”. Pal Ëngjëlli
Fjalorthi i Arnold von Harfit¢ Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von Harf, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Ai kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Fjalori i Arnold von Harfit
Ungjilli i Pashkëve Ungjilli i Pashkëve është një tekst i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar, njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”. Ungjilli i Pashkëve
“Meshari” i Gjon Buzukut  Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. ¢ Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. Meshari dhe busti i Gjon Buzukut
DIALEKTET E GJUHËS SHQIPE  Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten.  Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja). Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin.
NDARJA E SHQIPERISË SIPAS DIALEKTEVE
SHQIPJA STANDARDE  Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
ALFABETI SHQIP   Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.
ZHVILLIMI I GJUHËS SHQIPE GJATË PERIUDHËS SË RILINDJES KOMBËTARE   Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior.  Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re veprimtarive të kësaj lëvizjeje. Anëtar të “Shoqatës së të shtypurit shkronja shqip” (Jani Vreto, Lazër Lumezi dhe Mati Logareci)
KONGRESI I MANASTIRIT Kongresi i Manastirit u mblodh më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit. Ne këtë Kongres, , u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe.
PJESËMARRËSIT NË “KONGRESIN E MANASTIRIT”
KOMISIONI LETRAR SHQIP  Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916.  Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare.  Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE   Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u hap në Tiranë më 20 nëntor të vitit 1972.   Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.   Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.
ALFABETI I SHQIPES   Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
PËRHAPJA E GJUHËS SHQIPE
RILINDAS, QË KANË DHËNË KONTRIBUTIN E TYRE NË PËRPARIMIN E GJUHËS SHQIPE Aleksandër Xhuvani (1880-1961)   Veprimtarinë e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
EQREM ÇABEJ (1908- 1980)   Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.   Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
KOSTANDIN KRISTOFORIDHI (1827- 1895)   Lexues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës.   Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkollën shqipe. Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin.
NAUM VEQILHARXHI (1767 - 1846)   Naum Veqilharxhi (1767 - 1846) ishte ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Shqiptari i parë sipas dokumenteve personale zyrtare.  Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore.
SI NDIKON MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXËNIA NË GJUHËN SHQIPE TEK FËMIJËT SHQIPTARË QË NDODHEN JASHTË SHTETIT?   Mësuesët, të cilët japin mësim në gjuhën shqipe në shkollat jashtë kufijëve shqipëtar, japin një kontribut të madh në vazhdimësinë e gjuhës amtare, si dhe në edukimin e këtyre fëmijëve, që jetojnë jashtë vendit, me vlerat e gjuhës sonë.
"THEMELIN E DITURISË DHE TË ATDHETARISË E PËRBËN GJUHA SHQIPE."




http://eseshkolle.blogspot.com/
Tema:
Analiza e veprës “Besa” të Sami Frashërit
Përmbajtja
Biografia e autorit
Parathënia
Përmbledhje e veprës
Analiza Kritike
Literatura


Biografia e autorit
             
Sami Frashëri

Mendimtar i thellë,gjuhëtar e shkrimtar,demokrat i shquar revolucionar,iluminist popullor e ideolog i lëvizjes kombëtare shqiptare të periodës  së luftës çlimtare dhe të Rilindjes Kombëtare në gjysmën  e dytë të shekullit të kaluar, ‘njëri nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë me idetë më të përparuara të kohës, burrë i guximit dhe i veprimit, entuziast e i ditur’- si cilësohet ai në “Historinë e letërsisë shqipe”, vëllimi II.
 Sami Frashëri lindi më 5 qershor të vitit 1850 në fshatin Frashër, në lindje të Përmetit, si njëri nga gjashtë  vëllezërit e familjes së njohur të Frashërve, dhe vdiq më 18 qershor të vitit 1904 në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll.
Mësimet e para Samiu i mori në fashtin e vet, te hoxhët që i zuri i ungji, në turqisht,arabisht dhe persisht.Nëntë vjeç ngeli pa të atin, Halitin,ndërsa kur ishte njëmbëdhjetë vjeç i vdiq edhe e ëma,Eminja.Nën kujdesin e vëllait më të madh Avdylit bashkë me vëllain,Naimin shkoi në Janinë , që atëherë ishte qendër e rëndësishme tregtare e kulturore , ku në fillim ndoqi kursin e gjuhës arabe e persiane, e pastaj, për shtatë vjet, kreu gjimnazin tetëvjeçar grek “Zosimea”,që ishte një nga shkollat më të zhvilluara të asaj kohe në Ballkan.Këtu mori kulturë të gjerë klasike, u dha shumë pas shkencave dhe mësoi mirë disa gjuhë të vjetra, si:latinishten,greqishten,turqishten,arabishten dhe perishten.
          Jeta në Janinë, revoltet  e fshatarëve kundër pushtuesve turq e çifligarëve dhe feudalëve shqiptarë që prej kohësh kishin hyrë në shërbim të pushtuesve osmanë dhe shtypnin e shfrytëzonin së bashku me ta masat e gjera popullore, pastaj idetë e revolucioneve borgjeze në botën perëndimore dhe të iluminizmit që kishte përfshirë atëherë shtresat e inteligjecies përparimtare, e ushqyen që herët shpirtin e ri dhe përparimtar të Samiut dhe të ndjenjës së tij për çlirimin dhe arsimimin e emancipimin e popullit të tij.
         Vërtet- si shkruan në Historinë e letërsisë sonë – vendi i Sami Frashërit në letërsinë shqipe nuk është ai i një artisti krijues sa i një mjeshtri të prozës politike dhe publicistike e polemiste, një punëtori të vyeshëm e inventiv të gjuhës e të shkencës,por edhe i një ideologu të lëvizjes kombëtare çlimtare dhe i emancipimit kulturor të popullit tonë.Me shkrimet e vet shqipe Sami Frashëri i dha një kontribut të dukshëm krijimit të arsmit shqiptar dhe zgjimit të ndërgjegjës kombëtare.
         Me të kryer shkollën e mesme (1871) në Janinë Samiu shkon (1872) në Stamboll, ku zhvillon një aktivitet të gjerë kulturor,shkencor,letrar e publicistik.Aty menjëherë bie në kontakt me intelektualët e shquar shqiptarë të Rilindjes sonë Kombëtare Vaso Pashën,Jani Vreton,Hoxha Tahsinin,Konstantin Kristoforidhin,Ismail Qemalin e të tjerë.
        Por njëkohësisht bënte pjesë edhe në lëvizjen përparimtare të të ashtuquajturve “turq të rinj” që kërkonin vendosjen e një regjimi kushtetues në Perandorinë Osmane. Atëherë Samiu u bë  mik i ngushtë me njërin  nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje,poetin Namik Kemali, me të cilin nisi të botonte revistën “Hadika” (Kopshti,1874) të cilën qeveria e ndaloi, kurse Samiun e Kemalin i internoi në Tripoli të Libisë.
Atje Samiu e shkroi  dramën “Besa” në gjuhën turke dhe kur u kthye (1875) kjo dramë edhe u luajt në Stamboll.Me tu kthyer në Stamboll, Samiu nis botimin e gazetës së përditshme turke “Sabah”(Mëngjesi,1875) dhe prej asaj kohe, Historia e letërsisë sonë shënon  se gazetaria për Samiun u bë “ një mjeshtëri e dytë”.
          Gjatë jetës së tij ai drejtoi gjashtë gazeta revista të cilat luajtën një rol përparimatr  në jetën politike, shoqërore e kulturore dhe u bënë edhe “tribunë për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, përmes mënyrave legale të kohës”.Në vitet në prag ghe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881)Sami Frashëri është në ballë të patriotëve shqiptarë në Stamboll dhe kryetar i “Shoqërisë së të  shtypurit të shkronjave(librave) shqip”. Atëherë(1879) bothet edhe “Alfabetarja” shqipe dhe zë fill i ashtuquajturi alfabeti shqip i Stambollit.
     Edhe pse nuk jetoi gjatë, Sami Frashëri arriti të shkruajë shumë vepra gjinish më të ndryshme, duke filluar nga traktatet politike e filizofike e deri te veprat letrare e shkencore,tekstet shkollore,fjalorët  e të tjera. Në gjuhën shqipe shkroi gjashtë veprash, nga të cilat më e rëndësishmë është “Shqipëria ç’ka qenë,çështë e ç;do të bëhetë”.Shkroi edhe tekstet “Gjuha Shqipe”. “Dhe shkronja”(gjeografi) “Alfabetare e gjuhës shqipe” dhe “Gramatika e gjuhës shqipe”. Midis librave shkollorë të Samiut,Historia e letërsisë shqipe e shquan “Shkronjtorë” e tij për të cilën thotë se është e para gramatikë shqipe për shkollat , e punuar në baza shkencore të shëndosha , që “lojti një rol të mirë për fillimet e normalizimit të gjuhës së re letrare shqipe,veçanërisht të ortografisë”.Te “Abetarja” e Samiut gjemjmë copatë voglakëndimi,skica e tregime të shkurtra, që janë ndër “gjërat e para të letërsisë shqipe për fëmijë”.
          Në pjesën e parë të librit “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhetë” , që çmohet si kryevepra e Sami Frashërit në gjuhën shqipe, autori bën një histori të shkurtër të popullit shqiptar që nga origjinat pelazgjike dhe ilire.
          Në pjesën e dytë përshkruan tokat shqiptare dhe pasuritë e tyre, veçoritë e cilësitë e popullit tonë, kurse në pjesën e tretë tregon gjendjen e Shqipërisë nën Perandorinë Osmane dhe rrugën e çlirimit të saj.
            Dihet se një pjesë të madhe të veprimatrisë së tij shkencore, letrare dhe publicistike Sami Frashëri  e zhvilloi edhe në gjuhën turke,arabe e frënge.Për më tepër , llogaritet se në këto gjuhë shkroi rreth 45 vepra, duke mos numëruar shumë artikuj e punime të ndara.Përpos dramës “Besa”, në këto gjuhë shkroi edhe përktheu disa vepra që kanë edhe sot e kësaj dite vlerë të madhe për shkencën dhe kulturën bashkëkohëse turke.Ndër këto janë sidomos të dëgjuara veprat leksikografe dhe enciklopedike të Sami Frashërit si Fjalori etimologjik i turqishtes, i cili shërbeu si bazë për formimin e gjuhës letrare turke në Kongresin e vitit 1932,pas ardhjes në pushtet të krijuesit të shtëtit turk modern , Kemal Ataturkut.
          Samiu është ndër të parët që u angazhua për gjuhën e re letrare turke, për një alfabet turk të tipit latin.Përpos dramës “Besa”  në turqisht shkroi edhe një dramë tjetër origjinale dhe novelën “Dashuria e Telatit dhe Fitnetës”, në të cilën proteston kundër zakoneve turke të martesës dhe ka përkthyer në turqisht gjashtë vepra letrare nga letërsitë e huaja si “Të mjerët” të Viktor Hygosë, “Robinson Kruso” të Daniel Defosë etj.







Analiza e Veprës
Parathënie

Sami Frashëri e shkroi veprën në vitin 1874, në kohën kur ishte i internuar në Tripoli të Libisë, ku u shfaq më 25 mars 1875, drama “Besa” është ndër të parat vepra të letërsisë shqiptare që trajton temën e besës në të gjitha aspektet e aj të ndërlikuara morale e psikologjike.Besa ose mbajtja e fjalës së dhënë, njihet si një nga institucionet më të rëndësishmë juridike të përfshira në Kanunin i Lekë Dukagjinit.
Me besën nuk janë marrë vetëm juristët, studimet e të cilëve mbeten themelore për të kuptuar vlerën e saktë juridike e morale të saj.Studiues të  ndryshëm që kanë kryer kërkime të vlefshme në fushat e disiplinave përkatëse, duke filluar nga udhëtarët që patën mundësi të vizitonin Shqipërinë në dhjetëvjeqarët e parë të shekullit të kaluar, deri te gjuhëtarët,etnografët,historianët, specialistët e folklorit dhe natyrisht, kritikët e letërsisë kanë analizuar më tej aspektet dhe ndërlikimet e kësaj së drejte zakonore.Besa falë forcës së saj të madhe sugjestiounuese si një normë e respektuar dhe praktikuar rreptësisht dhe rrënosjes së jashtëzakonshme shekullore që ka gjetur,dhe akoma gjen. Ndër shqiptarët, veçanërisht ndër malësorët, është bërë një burim i pashtershëm frymëzimi për shumë shkrimtarëe poetë. Në fakt të gjitha rrymat e letërsisë mbarëshqiptare,arbëreshe dhe shqiptare  të shekujve të kaluar dhe të sotme, janë përpjekur të mishërojnë një  paraqitje letrare që në mënyra të ndryshme thellohet në domethënien dhe rolin që  besa, njëlloj dhe ndoshta më shumë se zakonet e tjera të ngjashmë, ka pasur në formimin e universit të ndërlikuar kulturor shqiptar.Përveç Sami Frashërit, edhe autorë të shumtë shqiptarë kanë shkruar për besën si p.sh Ernest Koliqi në veprën “Gjaku”, Ismail Kadare në “Kush e solli Doruntinën?”, “Prilli i thyer” etj.
Drama është një freskë e bukur romantike-lirike që e futi në letërsinë tonë  fshatarësinë dhe malësitë tona me një spektër ngjyrash më të theksshme ,duke i  cilësuar bukur e me shumë pasion jo vetëm bukuritë e cilësitë e tyre, por edhe aspiratat e synimet e tyre, duke lartësuar vlerat e vërteta të moralit  e të etikës së tyre, por edhe duke ndarë e veçuar vyrtytet nga çoroditjet e tyre gjatë kohës kur disa zakone e doke popullore, si është hakmarrja, e në këtë rast besa e dhënë dhe e mbajtur me çdo kusht e verbërisht janë bërë anakronizma të rrezikshme e me pasoja shumë tragjike për jetën dhe ekzistencën e popullit tonë, si i ka paraqitur këto autori edhe në këtë vepër të tij. Drama “Besa” përshkruan me një dashuri romantike bukuritë e Progonatit të tij dhe të njerëzve të tij,malësoret dhe jetën baritore, të tërë atë pastërtinë dhe dëlirësinë e saj , paprekshmërin e saj nga zgjedha huaj dhe nga jeta e prishur e qytetit dhe e konaqeve të bejlerëve si dhe nga ndytesitë e tyre.“Besa” e Sami Frashërit është me të vertetë një tabllo e bukur e fshatit dhe e malësive tona të atyre ditëve kur tashmë kishin filluar lëvizjet çlirimtare dhe përpjekjet për emancipimin e tyre.Njëkohësisht ajo ishte protestë kundër padrejësive dhe dhunimeve që i bëheshin popullit të tij,por edhe thirrje bashkatdhetarëve ë vet që “ të marrin një udhë të re, udhën ë përparimit,të qytetërimit”.E këtillë  drama “Besa” është gjithnjë prezente në skenën shqiptare dhe vepër që shikohet dhe lexohet me vëmendje.











Përmbledhja

Historia e treguar nga Frashëri është e vendosur në Shqipërinë Jugore, përkatësisht ndërmjet fushave dhe fshatit Progonat, një fshat i vogël i krahinës së Kurveleshit në jug të Tepelenës. Protagonistët kryesorë janë dy të rinj: Merushja e Rexhepi, e para e bija e Zyberit dhe e Vahidesë, i dyti nipi i Zyberit. I mbetur jetim që në moshë të njomë, Rexhepi birësohet nga Zyberi, në shtëpinë e të cilit jeton së bashku me kushërirën e tij moshatare.Midis dy të rinjve zë fill një lidhje e thellë, që fillimisht e shpjegojnë me lidhjen farefisnore, por më pas zbulojnë se është një ndjenjë e vërtetë dashurie.                                                                                                                                                                                                                                              Vepra fillon me aktin e parë me një pamje baritore me monologun e Merushës.Merushja duke pasur frikë se i ati mund ta ndajë nga kushëriri i dashuruar, ia beson vetes të vërtetën e njdenjave të saj, duke shpresuar se një mrekulli mund të realizojë ëndrrën e saj të dashurisë.Pasi kthehet Rexhepi ata bisedojnë pak, prapë duke fshehur ndjenjat që kanë për njëri tjetrin dhe kështu ja fillojnë këngës së bashku.Në këngët e tyre vërehet krenaria që kishin për jetesën që bënin,dhe nënçmimi për qytetarët si tek vargjet : Nevej qytetar s’jemi,
             Malësor emrin’ kemi.
Duke kënduar vjen edhe Zyberi, babai i Merushes, kur ai i dëgjon duke kënduar së bashku, mallëngjehet dhe mendon për babain e Rexhepit që s’ishte gjallë të shihtë të birin si engjëll, të gëzohej edhe ai si Zyberi.Në këto momente Zyberi i thotë Merushes ta shikojë Rexhepin si vëlla, kësaj së fundit iprehet shpresa, ndërsa Zyberi fillon të fkasë për martesë dhe Merushja kundërshton që nuk do të martohet,duke thënë që do të qëndrojë afër të atit ndërsa Zyberi i thotë shtëpia e vashës, është te shtëpia e burrit dhe i thotë se nëse do Perëndia do t’ia gjej një burrë bari dhe s’do ta largojë nga malet.Zyberi dhe Rexhepi largohen dhe Merushja mbet përsëri vetëm.Në ato momente kalon Selfo, biri  Fetah Agait, një i ri shqiptar në shërbim të beut të Tepelenës,Demirit.Selfo, prej kohësh i dashuruar me Merushën, i tregon shokëve për dashurinë e pandryshuar për vajzën.Vijon në mes të dyve një bisedë e shkurtër,por Merushja vendos menjëherë të largohet, duke e lënë kështu Selfon në ironinë dhe mos miratimin e shokëve (biri i një agai nuk mund të martohej me vajzën e një bariu).Gjersa largohen në të majtë duket Zyberi, kur ai i sheh këta fillon të flasë me vete duke shprehur urrejtjen që kishte për njeëz të tillë, të papunë, të msheftë e pa ndonjë fitim, që shkojnë kohën kotë,pijnë e prehen e hanë gjënë e dhjetë njerëzve.
Kur vjen Zyberi e pyet Merushën për njerëzit që më herët ikën, ajo i thotë se ata kapën valle përpara saj, mirëpo ajo u largua,Zyberi i gëzuar për vajzën, e përqafon dhe i thotë se jeta e njeriut është dy ditë; sot jemi,nesër s’jemi, në këtë gjithësi  vetëm një nder është që s’humbet kurrë, prandaj sa të mundësh vështro të ruash nderin...Ai thotë së bijës poashtu që kurrë të mos ia vëj sytë fustaneve,pallaskave të argjendta të këtyre njerëzve, dhe i thotë se të jap cilin të duash por jo njerëz të tillë ,sdua të zë miqësi me njerëz të tillë.Kur vjen edhe Rexhepi Zyberi  i pyet të dy se kë dojnë, ata të dy thonë që sdojnë asnjë tjetër përveç njëri-tjetrit si vëlla e motër. Zyberi i kupton dhe fshehet që ti dëgjojë me vesht e tij e të kuptojë më mirë.
Merushja dhe Rexhepi tani mbesin vetëm, dhe sigurisht edhe Zyberi i fshehhur që po i degjonte.Merushja fillon e para duke e pyetur Rexhepin se me tvërtete më do,ai përgjigjet se si jo, a ishte motra saj a po jo?Të njëjtën përgjigje edhe ajo i kthen kur ai thotë thuaj çke për të thënë, kur ajo i thotë vëlla Rexhepi i thotë se jo ai s’ishte vëllai i saj, se ai s’e donte si motër, por si të dashur. Edhe Merushja poashtu pranon që s’e si vëlla por ndryshe, mirëpo të dy frikohen se dashuria e tyre s’do pranohej, se prindërit nuk do jepnin leje, në këto çaste paraqitet Zyberi i cili kishte dëgjua gjithqka.Ai ju thotë të rinjve se s’kanë se pse të brengosen, se ata do t’i martoj dhe do bindë edhe Vahidenë që të japë leje për martesë.Ai i fejon aty për aty dhe ju thotë të gjejnë lule ti shkëmbejnë me njëri-tjetrin sepse lulja është shkëmbim i malësorëve,i barinjve, se edhe ju nga një lule jëni.
Vepra vazhdon me aktin e dytë, që fillon me monologun e nënës së Merushës  e cila është duke tjerë lesh.Monologu flet për se si i asaj kishin thanë në një vend të mirë për Merushen, për djalin e Fetah Borshit.Vahideja s’i një grua malësore që besonte në besytni të ndryshme,pasi i këputet peri disa herë, frikohet se kjo nuk ishte një shenjë e mirë.
Kur Zyberi kthehet në shtëpi i tregon gruas lajmin e mirë, se vajza do bëhej nusja tyre, se do ta martojë për Rexhepin, kur Vahideja dëgjon në fillim kundërshton dhe thotë se Rexhepine  kishte vëlla dhe se nuk do jepte leje pastaj Zyberi i flet se si ishin përqafuar të dy e qanin me ngashërim se frikësoheshin që ata nuk do ti lejonin atëherë ajo bindet.
Zyberi i thërret të dy  dhe  i sjell përpara Vahidesë dhe  ju thotë puthjani dorën nënës se do t’ju uroj.Ajo i uron dhe Zyberi thotë se që nesër dasma do të nisë, në mbrëmje ai do shkontë për në Tepelenë,  e do të merr të gjitha që juduhen.Dhe thotë që t’i tregojnë të miqve, të ftojn të gjithë.
Në anën tjetër në konak të Demir Beut ndodhen Selfo me shokët e tij.Selfo fillon t’ju flasë shokëve të tij për Merushën se qenka zënë e nuk e japin, se qenka fejuar për një bari, kushëririn e saj.Kështu së bashku me shokët vendosin ti thonë Demir Beut ta thërrasë të atin e t’i thotë për Selfon.Kur  Demir Beu vjen i thotë Selfos se babai i tij po vinte, e kishte shkruar në letër djali i tij nga Mali i Zi.Para se të niset Selfua që ti tregojë nënës lajmin, i thotë shokit të tij Talhajt për fjalën që ia kishte dhënë, Talhajti i thotë se s’kishte harruar, të priste jashtë dhe se do i thonte Beut.Kur Beu i thotë se a shkoi Selfua, Talhai i thotë se kërkon edhe një gjë prej teje dhe i thotë se Selfua kërkon të marrë një vajzë bariu nga Pronati bej, dhe se nuk e jep bariu se e kishte fejuar gjetiu te i kushëriri i saj.Kështu Beu urdhëron  që të shkojë ndokush e të thërrasë bariun.Pastaj ai e thërret Selfon dhe i thotë të heqë dorë nga dashuria,Selfo del jashtë duke fshirë sytë, ndërsa shoku tjetër i tij Arsllani hyn dhe flet me beun e ithotë që t’i ndihmojë  Selfos se doli duke qarë.Bemir Beu prap e thëëret e Selfon dhe  i thotë se ai është frikacak e qan për një vajzë. Selfo i thotë se unë gjallërinë se dua, por dashurinë e  zemrës s’e shuaj dot!Sa t’i fal dashurinë gjalljes,i fal gjalljen dashurisë.Me zemërim nxjerr koburen dhe hidhet jashtë.           Kur e sheh reagimin e Selfos, Demir Beu i jep fjalën se ai do ti thotë bariut të ta japë ty të bijën.
Në skenë tani hyn edhe Zyberi,Demir Beu i thotë se ai do që të bëj krushqi me të ndërsa Zyberi i thotë se ti je një be i vendit ndërsa unë një bari i thjeshtë  dhe i thotë se unë s’kam as vajzë për të të dhënë e as djalë për të martuar.Demir Beu prapë i thotë për vajzën por ai prapë i thotë se jo.Tek flasin të dy të nxehur Zyberi i thotë se : Sot për sot s’kemi ndonjë ndryshim midis nesh! Demir Beu kërkon që ai të arrestohet mirëpo Zyberi ikë me thkë në dorë dhe niset për në shtëpi.
Vepra vazhdon me aktin e katërt, ku në fillim paraqitet dialogu ndërmjet Merushes e Saidës, e cila i thotë Merushes se jam gëzuar shumë mirëpo edhe për një gjë më vjen keq që do të mbetem vetëm ndërsa Merushja i thotë se prapë këtu do jem.
Akti i katërt vazhdon me pamjen e tretë ku në krua Merushja është vetëm , dhe aty arrijnë Selfo e shokët e tij .Selfua shkon drejt Merushes dhe të tjerët me armë ndër duar rrinë pas.Selfo e zë për krahu Merushën ndërsa ajo thërret Saiden e cila e dëgjon dhe fillon e bërtet që ta lirojnë Merushën, në këto çaste duket Zyberi i cili sapo sheh Selfon nxiton të shpëtojë të bijën.Selfua shtie me armë në Zyberin, cili i goditur në krahëror bie përdhe.Me të parë babain Merushës i bie të fikët në krahëror të Selfos.Saidja thërret sa mund.Selfua e hedh në krahë Merushen dhe shkojnë bashkë me shokët,Zyberi ngre kokën dhe zbraz koburen, por i vete kot plumbi.Vahideja del më derë,bën një ulërimë dhe nxioton drejt Zyberit.I plagosur Zyberi i thotë të shoqes lëre mënjanë kufomën time , shpëto  vajzën, e Rexhepit t’ia japësh,mos bëj ndryshe.Heq nja dy herë dhe var kokën pa shpirt.Pasi vajton një copë herë, Vahideja fshin  sytë  dhe me guxim të madh thotë që do të kërkoj gjakun e të shoqit dhe se fjalën do ia sjellë në vend.Së bashku me Saiden  e marrin kufomën e çojnë brenda në kasolle.Vvahideja ngjesh një silah,dy kobure dhe jataganë në brez.Rripin e pushkës shkruar mbi krah.Pallaskat me fishekë ngjeshur mbrapa!Me një fytyrë trimërie del nga dera e kasollës.
Akti i pestë fillon me Vahidenë në pyll,e cila e lodhur nga rruga ndalet të pushojë pas një shkëmbi.Në anën e kundërt të shkëmbit ndodhet Fetahu, i cili si zbret nga mali pushkën e lëshon përdhe dhe vetë rri e çlodhet.Fetahu pas njëzet vjetësh i mërguar nga shtëpia, po kthehej përsëri në atdhe.Monologu i tij në këto çaste ishte për atdheun, për dashurinë që njeriu ka për vendin ku është lindur, për ato viset e bekuara që ka shkuar në kohën e djalërisë,se njeriu për gurët e drurët e mëmëdheut drithëron, në mëmëdhe ka tjetër bukuri.Erë e mëmëdheut është e tjetër lloji.
Kështu Fetahu i lodhur , armën e mbështet në një dru, jataganin dhe koburet i vë në kokë dhe zgjatet nën dru.Në anën tjetër duket Selmani me armë në krahë i cili dalëngadalë shkon drejt mbi kokë të Fetahut, nxjerr kupën e ujit  dhe merrë ujë nga burimiqë ka pranë.Njëherë Fetahut ia lag pushkën e pastaj koburet.I merr jataganin e ia fsheh prapa një druri,fsheh koburen e tij pastaj nxjerr jataganin dhe ia mbështet mjën në krahë të Fetahut.Fetahu përnjëherë zjohet dhe ngriher për gjysmë, merr koburen në dorë  vështron i mahnitur në sy Selmanin.Fetahu e njeh Selmanin dhe i thotë se gjërat që kanë bërë jashtë duhet t’i harrojnë, se tani ishin në mëmëdhe e për mall të mëmëdheut duhet të pajtoheshin mirëpo Selmani spranon duke i thënë Fetahut se ai ishte frikacak dhe se ai po luftonte me armë e ai vetëm me jatagan e me armë që pastaj kupton se edhe ato Selmani ia kishte lagur.Selmani i thotë ti kërkojë ndjesë e ti bie ndër këmbë nëse do që të shpëtojë  gjallë nga duart e tij.Në anën tjetër të shkëmbit Vahideja po dëgjontë bisedën.Fetahu i përgjigjet se asnjëherë s’do binte ndër këmbë të tija prandaj i thotë të shkrepi armën se ai me krahë do mbrohej.Në këto momentë Vahideja nga një e çarë e shkëmbit kthen pushkën drejt Selmanit.Selmani bie përnjëherë përdhe pa shpirt.Fetahu shikon rrotull dhe sheh Vahiden e cila kishte lënë armët e ishte në mendime të thella. Kur i afrohet Fetahu fillon ti falenderohet dhe i thotë se nëse s’ke burrë e s’ke djalë bëhu motra ime, kështu Vahideja i tregon tragjedinëe saj që burrin sot ia kishin vrarë, e vajzën ia kishin rrëmbyer.Kur dëgjon këto fjalë Fetahu i jep besën se do të marr gjakun e burrit të saj e do të shpëtojë bijën e saj. Këtu tani fillon edhe tragjedia dramës.Duke folur së bashku ai e pyet për emrin e vendit se nga bjen burri që ia vrau të shoqin e is rrëmbeu vajzën.Vahideja i përgjigjet se nga Borshi, Selfo e quanin e ishte djali i Fetah Borshit.Tani Fetahu tronditet se si do vriste birin e tij,birin që s’e kishte parë njëzet vite, cili babë guxon të vrasë birin e tij?Dhe thotë vetmevete se unë do të jem i prari që do të bëj një gjë të këtillë.Por unë kam bërë be përmbi këtë libër të shenjtë ,prandaj do qëndrojë në besë.
Vepra përfundon me aktin e gjashtë.Ngjarja është duke u zhvilluar në Borsh, në shtëpi të Fetahut.Kur Selfo mbërrin shkon dhe përqafon nënën Duri dhei thotë se kishte një lajm të mirë për të se djali po i kthehej,ishtë rrugës e këto ditë vinte, Duria u gëzua shumë, prandaj Selfo shfrytëzon rastin e i thotë që të mos e refuzoj e t’ia fal fajin që kishte bërë, sepse kishte rrëmbyer vajzën e bariut, plaka Duria nuk pranon  e i thotë që tja shpjerë në shtëpi të atit.Mirëpo Selfo i thotë se ja do më lësh, ja veten tij do  vriste dhe  fillon të ngrehë koburen.Kur sheh këtë nëna plakë, i thotë le të bëjë çfarë të dojë por larg syve të saj.Ai Merushën e le në dhomë , e cila e mbyll dhomën nga brenda  e e mbështetur në në jastëk ulët e qan.E vetme në dhomë sheh një kobure në mur dhe merr e dëshiron të shtie në vete por Selfo vie me kohë e e ndalon.Duke e marrë me të mirë Selfon, atë e ze gjumi në gjunjë në të Merushes ajo merr koburen e e kthen drejt krahërorit të saj në ato çaste duket Rexhepi nga dritarja dhe hyn brenda dhe kur sheh Selfon në gjumë dëshiron ta mbysë por Merushja nuk e lë dhe në këto momente hyjnë edhe Fetahu e Vahideja, Fetahu i qaset Selfos e e vështron, ndërsa Vahideja ju tregon Merushës e Rexhepit se ky njeri do marrë gjakun e të shoqit e do shpëtojë bijën e saj.Fetahu ulet e e puth nga sytë Selfon dhe me vete është në dilemë se si do vrasë djalin, dritën e syve të tij dhe zbraz koburen,Selfo vdes,Fetahu tërhiqet e fillon të thotë birin tim e vrava.Merrushja,Rexhepi e Vahideja mbesin me gojë hapur dhe të tre përnjëherë e pyesin biri yt ? Ai përgjigjet se po, se pas njëzet vjetësh sot me tu kthyer në shtëpi bëra këtë të keqe.I bie përsipër të birit dhe qan.Vahideja duke e vështruar me tmerr në sy i thotë një që zgjat dorë mbi dritë të syrit është më i keq  se një egërsirë! Ndërsa Fetahu ia kthen se: nga një që s’mban fjalën, nga një që prish benë, nga një që s’qëndron në besë,nga një që s’ruan nderin;kjo është një mijë herë më e lehtë.Kjo është një egërsirë,ajo tjetra është më e keqe! Unë e në e vrava birin tim birin tim, për të mbajtur besën e vrava,solla në vend dhe nderin e shtëpisë!...unë punën timë bëra.Gjakun e burrit ta mora!...gjaksorin e vrava!                                                                           Me një dorë zë Merushen, me tjetrën zë Rexhepinpër dore e i jep te njëri-tjetri e duke shikuar nga Vahideja ai thotë që nënën ta dojnë dhe Vahideja i thotë të dojnë babanë se edhe ai është babai i tyre, në këtë jetë e në atë është vëllai im. Fetahu tani merr gjakun e djalit e kthen koburen drej krahërorit dhe e zbraz dhe duke thënë “Unë gjaksori i birit tim!” bie. Edhe Vahideja ngreh koburen e do ta zbrazë në krahëror të sajin por Fetahu i plagosur merr mundim e ia largon nga dora koburen, në këto momente hyjnë shoktë e Selfos dhe Fetahu ju shpjegon se ai,i ati, e kishte vrarë Selfon, ai ju tregon për Vahiden se si e kishte shpëtuar e si i kishtë dhënë besë se do shpëtontë të bijn e saj, e gjakun e burrit do t’ia merrte,e unë besën ë mbajta edhe gjakun e djalit e mora, dhe duke treguar Vahidenë thotë se kjo grua është motra ime, këta djem janë djemtë  e mij,mëma ime është edhe e këtyre.                                                                    Vepra përfundon me pamjen e dhjetë të aktit të gjashtë,në dhomë tani hyn edhe plaka Duria kur sheh Selfon i merren mendtë e bie mbi të pastaj sheh Fetahun e shkon tek ai i duke qarë e duke i thënë se erdhe dhe gjete djalin e vdekur, ndërsa Fetahu i thotë  e unë e vrava për të qëndruar në besë.Plaka Duria me hidhërim të madh fillon të qajë dy djemtë e humbur për një ditë por Fetahu i thotë se ja tre bijë po ti lë, kjo është imë motër e këta bijtë e mi, vajzën t’ia japësh djalit, me ta duhet të rrish këtu ,gjithë tok.Ja nënëzë fjalën e fundit këtë kam humbe dy djem fitove tr,duke thënë këto fjalë ai vdes. Plaka Duria ngreh kryet e hap duart e thërrët bijtë  emi ndërsa Merushja,Rexhepi e Vahideja i hidhen në gji e i thonë: Nënëza jonë!

Analiza kritike e veprës
Drama “Besa” është drama e parë e autorëve të Rilindjes që është shkruar në gjuhë të huaj por më temë shqiptare përkatësisht ajo e shkruar në gjuhën turke në gjashtë akte, ka një njësi veprimi,po me një ritëm të çrregulluar:një zgjatje e tepruar në dy aktet e para,i dyti gati pa funksion,dhe me një përfundim të vrullshëm e të ngutshëm.
Temë kryësore e kësaj drame është mbajtja e fjalës dhe e besës. Në këtë dramë mbajtja e besës me çdo kusht ka si rrjedhim vrasjen e djalit nga ana e të atit që kthehet në vendlindje pas mërgimit shumëvjeçar,kur madje edhe kur mund të gjendeshin edhe zgjidhje të tjera pa e lënduar etikën dhe besën si një kategori morale.Në këtë vepër aq sa madhërohet mbajtja e besës aq edhe theksohet tragjikja e mbajtjes dhe ruajtjes së traditës me çdo kusht. Paraqitja e rrjedhimeve  të këtilla tragjike të fjalës së mbajtur me çdo kusht  dhe të hakmarrjes që përfundon me fikjen e dy shtëpive dhe me vrasjen e tre burrave.
Nuancat në të cilat gjendet besa në veprën e Frashërit përvijojnë në variante të ndryshme të betimit , si kur është fjala për marrëveshje pozitive ashtu edhe për hakmarrje.Duke përmbledhur fazat në të cilat zhvillohen ngjarjet, dallohen pesë makrofjali në të cilat shfaqet e realizohet besa:
Zyberi u premton të rinjve se do martohen.
Demiri i premton Selfos t’i japë Merushen.
Vahideja vendos të marrë gjakun për vdekjen e të shoqit dhe të shpëtojë Merushen.
Fetahu ofrohet të zëvendsojë Vahidenë,duke premtuar të hakmerret për nderin e saj si grua dhe si nënë.
Fetahu hakmerret për Vahidenë, duke vrarë birin e tij.
Fetahu hakmerret për vdekjen të birin, duke vrare veten e tij.


Ideja kryesore mbi të cilën autori edhe kishte shkruar këtë dramë është paraqitja e disa vyrtyteve e zakoneve më të larta të popullit shqiptar të cilat ishin të denja për skenë siç ishin dashuria për atdhe,shpirti i sakrificës, besa dhe faktin se ata nuk e kishin për gjë jetën.
Ndërsa motivet mbi të cilat poeti kishte shkruar këtë dramë janë: Motivi i besës:Ështe motivi kryesor mbi te cilin autori edhe kishte shkruar dramën sipas të cilës kishte marrë edhe emrin “Besa”.Paraqitja e kësaj kategorije morale,mbajtja e saj e cila duke zënë rrënjë në etikën e moralin e njeriut tonë,mund të sjellë shkeljen e normave të tjera të moralit dhe të etikës sonë që vetvetiu vijnë e bëhen deformacion i vetë kësaj tradite.
Motivi i relacioneve shoqërore:Ndonëse i paangazhuar drejtëpëdrejtë në luftën klasore, ndonëse imagjinues fantast i një bote demokratike,Samiu flet  në këtë vepër me shumë urrejtje kundër bejlerëve e sejmenëve të tyre dhe me ndjenja simpatie të ngrohtë dhe admirim të madh për popullin e thjeshtë të fshatrave dhe të malësive tona,për barinjtë më të thjeshtë.Me anë të personazhit të Zyberit, ai lufton drejtpërdrejtë kundër bejlerëve, të cilët në atë kohë shkilnin e shfrytëzonin fshatarët e varfër shqiptarë.Autori nxjerr në pah edhe subjektin në shesh të luftës së vërtëtë, klasore kur Zyberi i thotë Demir beut :
“Shkoi ajo kohë që di ti, sot gjithkush është i lirë, s’kemi ndryshime fare në mesin tonë, e di ti apo jo?”
Autori kështu e lartëson moralin e malësorëve të ndershëm, ani pse të varfër dhe thuajse i vjen keq për varfërinë e tyre:
“Kështu është nisur kjo e shkreta jetë!
 Njëri ze punën pa gdhirë dhe mezi fiton një copë bukë me djersë të ballit, një tjetër që është i lig për tërë njerëzinë, pa punuar,pa u munduar fare, pi e prehet dhe  dhe ha gjënë e dhjetë njerëzve”
                       
Diskursi i dramës “Besa” është romantiko-lirik.                                Në dramën “Besa” autoripërshkruan me një dashuri romantike bukuritë e Progonatit të tij dhe të njerëzve të tij, malësorët dhe jetën barishtore, të tërë pastërtinë dhe dëlirësinë e saj,paprekshmërinë nga zgjedha e huaj dhe nga jeta e prishur e qytetit.Përveq përshkrimit të natyrës fshatare, autori poashtu përshkroi edhe dashurinë e sinqertë dhe rinore, pastaj për dashurinë vashërore të dy vajzave të mitura  në pafajsinë dhe paprekshmërinë e tyre që ëndërrojnë jetën e tyre të lirë  me barinjtë e tyre në malet e fushat e Progonatit të tyre.Gjithë ajo harmoni e mrekullueshme e jetës dhe e natyrës së pasur,formojnë një simfoni harmonike romantiko-lirike
Zyberi:Sa figurë madheshtore aq edhe e thjeshtë e bariut trim e bujar i cili me njomësinë e prindit e kupton dashurinë e së bijës me të kushëririn e saj të largët.                                                          Zyberi është personifikim trimërie e bujarie,mospërkulje e krenarie,guximi e shpirtmadhësie  të njeriut të thjeshtë shumë të dashur, shumë të ndieshëm përkundër gjithë vrazhdësisë së natyrës dhe zakoneve që mbretërojnë në malet tona.
Vahideja:Është fytyrë shumë e gjallë dhe e dashur,bareshë e thjeshtë malësore  plot me bestytni e paragjykime të vjetra  që parasheh fatkeqësinë pse i këputet peri dhe nuk mund ta  kuptojë kurrsesi Zyberin e saj që pranon ta martojë Merushën me Rexhepin, që deri dje i quante motër e vëlla. Vahideja është me të vërtet një grua fshatare e urtë, e butë, e hutuar pas brengash të veta për ti rritur e bërë të lumtur fëmijët e vetë dhe kujdeset për burrim.Deri atëherë ajo është një grua e thjehtë malësore, një nënë që dridhet për folenë e saj.Ajo është e këtillë deri në atë çast kur do të shëndrrohet në tigreshë që do ta shpëtojë vajzën e vet nga kthetrat e gjaksorit dhe ta marrë gjakun e burrit të vrarë në truall të vet,duke mbrojtur vajzën e vet e nderin e shtëpisë dhe të familjes  së vet.Është kjo një grua-nënë  që i dridhet shpirti për fëmijën e burrin, por që nuk bie në gjunjë  as kur i vritet burri dhe ia rrëmbejnë  vajzën, e që nuk do t’i dridhet gishti as kur shtie pushkë në Selmanin tinëzak, që ia lag armët Fetahut para se ta thërrasë në dyluftim.
Fetahu:Është fytyra më tragjike e veprës, që pati fatin e lig të kalojë njëzet vjet në luftërat e turkut dhe kur kthehet në atdhe, pasi shpëton nga dora tinëzake  e Selmanit, i takon të vrasë e dëshirit për ta mbajtur besën  e të vrasë veten për të marrë gjakun e djalit.




Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels