IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



 FAKULTETI EDUKIMIT
Dega:  Psikologji-Sociologji
Lënda:  Sociologji Arti dhe Kulture
DETYRË KURSI
Tema: Egjipti Vjeter   


Permbajtja
1.Egjipti I lashte
2.Arti I perjetsis
3.Arti dhe piktoret egjiptian
4.Disa nga tradita egjiptiane
5.Statusi shoqeror
6.Piramidat
7.Varret egjiptiane
8.Muzika
9.Ekonomia
10.Kafshet
11.Bujqsia


Egjipti i Lashtë
Ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, në atë që është sot shteti  modern  i Egjiptit.Kufizohej nga lumi Nil dhe toka pjellore që ai rezervonte. Vërshimi dhe përmbytjet e përvitshme të Nilit pasuruan dhe zgjeruan tokën si dhe sollën një prodhimtari të shëndetshme të saj. Njerëzit e Egjiptit të lashtë ndërtonin shtëpi prej balte në qytete dhe fshatra. Ata jetonin me prodhime të rritura prej vetë atyre të cilat i transportonin qytet më qytet e fshat më fshat. Karaktëristike është fakti se Egjipti i lashtë ishte i ndarë në dy pjesë toke; në : Tokën e zezë' dhe në Tokën e Kuqe'. Toka e zezë', në breg të lumit Nil ishte shumë pjellore ku njerëzit e përdornin atë për të mbjellat e tyre. Kjo ishte toka e vetme ku të pasurit mund të krijonin ferma dhe kjo, falë plehut të zi që mbetej pas vërshimit të lumit Nil.Toka e kuqe' i takonte shkretëtirës.
Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet e para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori. Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës. Gërmadhat monumentale të tij kanë frymëzuar imagjinatën e udhëtarëve dhe shkrimtarëve për shekuj me radhë. Interesi dhe respekti i rikthyer këto dy shekuj të fundit për gërmadhat dhe gjërat antike çoi në krijimin e hetimit shkencor të qytetërimit egjiptian dhe në një vlerësim më të lartë për trashëgiminë e tij kulturore, si për Egjiptin ashtu edhe për botën

Arti per Perjetesine
Arti egjiptian paraqet nje rendesi  te vecante, ne historine boterore te Artit, dhe quhet ndryshe si Arti per Perjetesine.
Sa here qe permendim fjalen Egjipt, gjeja e pare qe na vjen ne mendje jane Piramidat, te cilat ashtu madheshtore, misterioze si na vijne ne syrin tone, flasin shume, jo vetem per simboliken e tyre, por per vete historine njerezore, mendesine e asaj periudhe, duke transmetuar shume bukur me ane te Artit.
Piramidat, reflektojne nje mireorganizm se si gure gjigande arriten qe me punen e mijera sklleverve te ndertoheshin vepra gjigande si piramidat, qofte edhe nen sundimin e nje faraoni te vetem, derisa varri te ishte gati per te pritur faraonin.

Faraoni, konsiderohej nga populli si qenie hyjnore, qe madje kishte pushtetin te vendoste edhe mbi fatin e njerezve, dhe ndarja e tij nga kjo bote, perfaqesonte kthimin e tij tek Perendite, nga edhe pretendonte se kishte ardhur, dhe se pikerisht majat e larta te piramides ndertoheshin keshtu me qellim qe, ta ndihmonin faraonin qe te ngritej per tek Perendite.
Piramida ndertohej pikerisht, per mumjen e faraonit, dhe trupi i tij ne formen e mumjes, vendosej ne nje sakrofag ne mes te keti mali te ndertuar prej guri (piramida)
Fillimisht keto ndertesa dhe rite, u kushtoheshin vetem faraoneve, por nje praktike e tij hyjnizimi, u ndoq edhe nga fisniket e oborrit te tij, duke ndertuar varre te vegjel (piramida ne miniature) dhe vendosur perballe varrit te faraonit.
Ndertime te tilla, beheshin sipas nje harmonizimi te rregullisise gjeometrike, qe eshte vecori karakteristike e mbare artit egjiptian.
 
Arti dhe piktorët Egjiptianë
Dihet nga të gjithë se Egjipti është toka e piramidave, ku malet prej guri qëndrojnë si gurë kilometrikë të rrahur nga era e dielli. Sado të largëta të duken, këta gurë flasin shumë për jetën e tyre. Flasin për një vend të organizuar aq mirë, sa ngrinte lart pirgje gjigante guri e dheu gjatë jetës së një faraoni të vetëm. Nuk ka mbret dhe popull që t'i hynte shpenzimeve e mundimeve thjesht për krijimin e një monumenti. Faraoni quhej qënia hyjnore që kishte në dorë fatin e të tjerëve, dhe kur ndahej nga kjo botë, ai ngrihej lartë dhe kthehej përsëri te perënditë nga kishte ardhur. Në dhomën e varrit shkruheshin gjithmonë fjalë magjie për t'ia bërë sa më të lehtë faraonit udhëtimin për në botën tjetër. Egjiptianët besonin se ruajtja e trupit nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ruhej edhe shëmbëllimi i faraonit, atëherë ishte dyfish e sigurtë se ai do të ekzistonte përgjithmonë. Nga një bllok i fortë e i pathyeshëm graniti, punëtorët që mbretërit urdhëronin duhet të gdhendnin kokën e faraonit dhe ta vinin në varr ku askush mos ta shihte dhe atje të bënte magjinë e vet e të ndihmonte shpirtin të mbahej gjallë. Fillimisht këto iu lejoheshin vetëm faraonëve por më pas fisnikët e oborrit mbretëror zunë të ngrenë varret e tyre të vegjël. Dhe erdhi një kohë, që kushdo që respektonte veten bënte përgatitje për jetën e përtejme, duke porositur një varr të kushtueshëm. Këto përbëjnë edhe veprat më të bukura të artit egjiptian, për vetë faktin se përshkohen nga një thjeshtësi dhe solemnitet që të mbetet në mendje. Harmonizimi i rregullsisë gjeometrike në vrojtimin e hollë të natyrës është një nga vecoritë karakteristike të mbarë artit egjiptian.

Pikturat dhe modelet e gjetura në varret egjiptiane janë të lidhura me idenë që shpirtit t'i jepen shoqëruesit e ndihmës për në botën tjetër, pra ka të bëjë me një formë besimi. Piktorët egjiptianë kanë patur një mënyrë tjetër për paraqitjen e jetës së gjallë. Vëndin kryesor nuk e zinte bukuria por plotëria dhe kur piktura përfundonte, piktori kujdesej në mënyrë të jashtëzakonshme që vepra e tij të kishte një jetëgjatësi sa më të madhe. Në fakt, medota e tyre ishte më tepër një formë vizatuesi hartash sesa një metodë piktori. Në pamje të parë të duket se kjo lloj pikture mund të arrihet edhe nga fëmijët por nuk është e vërtetë pasi ata kishin stilin e tyre të të ndjerit në fillim e më pas të të parit e të vëzhguarit. Gjithçka për ta ishte me rëndësi dhe nuk anashkalonin asgjë. Stili egjiptian përmbante një sistem ligjesh shumë të rrepta të cilin duhet ta mësonte çdo artist që në vitet e para të rinisë. Statujat me qëndrim ndenjur duhej t'i mbanin duart mbi gjunjë. Burrat duhet të pikturoheshin me lëkurë më të errët se gratë. Vetëm një njeri mundi të trondisë stilet e qëndrueshme, tepër të forta të stilit Egjiptian. çdo gjë lidhej me zotat e tyre duke pikturuar me idenë që t'iu pëlqejë atyre.  Nuk donte të adhuronte zotat e popullit të tij, të paraqitur në trajta të çuditshme. Vetëm një zot ekzistonte për të, ai ishte Ateni të cilin e kishte paraqitur në trajtën e diskut qiellor që lëshonte rrezet e tij, secila në fund në formën e dorës.

Disa nga traditat ne egjipt
Në Egjipt  ka shumë praktika dhe traditatdhe kur dikush shkon me pushime në këtë vend,Duke respektuar këto konventa është një shenjë respekti dhe admirim për këtë vend të lashtë. Edhe pse nuk pritet gjithmonë për t'u bashkuar me mënyrën tradicionale të jetës, turistët duhet të kenë disa njohje e rrugës lokale e jetës.

- Shumica e popullsisë janë muslimane të Egjiptit dhe si të tilla kanë një mënyrë të veçantë të jetës dhe seri të ritualeve. Për shembull, mishi i derrit nuk është gjithmonë në dispozicion në restorante tradicionale dhe lokale.
- Kur viziton një kishë xhami apo lokal, është jetike që të respektojnë porosi e heqjes së këpucëve para se të hyjnë në ndërtesë. Një tjetër kërkesë është që njerzit duhet të jenë të veshur e mbuluar në të gjitha pjeset e trupit sa herë  qe mund te jen brenda xhamisë.
- Ramazani është një nga më të njohurit ne  të gjithe muslimanet. Gjatë kësaj periudhe që zgjat një muaj, nuk ka ushqim apo pije gjat  nje pjese te dites dhe është i konsumuar nga vëzhguesit e kësaj tradite. Kur kohë të natës vjen megjithatë, kjo përfundon agjërimi dhe banketi dhe gëzimi është i zakonshme.
-Në lumin Nil jan të specializuar pushimet egjiptiane sidomos lundrim merret Nil dhe ne mund të ofrojë këshilla dhe udhëzime për sjelljen e pranuara dhe të traditave egjiptiane. Me njohuri të gjerë të zakonet lokale ne jemi ekspertë në praktikat egjiptian sociale.
  
Statusi shoqëror
Shoqëria egjiptiane ishte shumë e shtresëzuar dhe statusi shoqëror shfaqej haptazi. Bujqit përbënin shumicën e popullsisë, por prodhimi bujqësor ishte në pronësi të drejtpërdrejtë nga shteti, tempujt ose familjet fisnike që e kishin nën zotërim tokën,Gjithashtu, bujqit ishin të detyruar të paguanin një taksë pune e të punonin në projekte ndërtimi dhe vaditjeje në angari. Artistët dhe artizanët ishin të një statusi më të lartë se bujqit, por edhe ata ishin nën kontrollin e shtetit, duke punuar në studio të lidhura me tempujt dhe të paguar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga thesari i shtetit. Shkruesit dhe zyrtarët formonin klasën e sipërme në Egjiptin e lashtë, të ashtëquajturit "klasa e fustanellës së bardhë" në lidhje me veshjen e tyre të bardhë prej liri, që i dallonte nga klasat e tjera. Klasa e sipërme e shfaqte statusin e saj shoqëror dukshëm në art dhe letërsi. Mbrapa fisnikërisë vinin priftërinjtë, mjekët dhe inxhinierët të specializuar në fushën e tyre. Skllavëria ishte e njohur për Egjiptin e lashtë, por shkalla dhe përhapja e kësaj praktike mbetet e paqartë, Egjiptianët e lashtë i shihnin burrat dhe gratë, nga të gjitha klasat shoqërore përjashtuar skllevërit, si të barabartë me ligjin, madje edhe fshatari më i ulët kishte të drejtën e peticionit ndaj vezirit dhe gjykatës së tij për korrigjim të vendimit. Si burrat, si gratë kishin të drejtë të kishin prona e t'i shisnin ato, kishin të drejtë të martoheshin e divorcoheshin, të merrnin trashëgimi dhe të ndiqnin një çështje ligjore në gjyq. Çiftet e martuara mund të zotëronin prona sëbashku dhe të mbronin veten nga divorci nëpërmjet kontratave martesore, të cilat përcaktonin detyrimet financiare të burrit ndaj gruas dhe fëmijëve të tij nëse martesës do t'i vinte fundi. Krahasuar me qytetërimet e tjera në Greqinë e lashtë, Romë dhe të tjera vende më moderne në botë, gratë e Egjiptit të lashtë kishin më shumë mundësi për të arritur diçka dhe më shumë zgjedhje personale. Gra si Hatshepsut dhe Kleopatra u bënë edhe faraone, kurse të tjera ushtruan pushtet si Gratë Hyjnore të Amunit. Megjithë këto liri, gratë e Egjiptit të lashtë nuk merrnin shpesh role zyrtare në administratë, duke shërbyer vetëm në role dytësore në tempuj dhe nuk ishin aq të arsimuara sa burrat.

Piramidat
Egjiptianet e  lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.
Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.


Varret ne Egjipt
Egjiptianët dëshironin t'i ruanin trupat e të vdekurve kjo bëri që të zbulohet arti i balsamimit. Ja si realizohhej balsamimi në kohën kur teknika e tij ishte në fazën më të lartë: në fillim nxirreshin truri dhe rropullitë e kufomës, të cilat laheshin me verë palme. Pastaj ajo lihej të notonte për shtatëdhjetë ditë në një solucion të kriposur. Trupi shndërrohej kështu në mumje. Ai tkurrej gjer në atë masë sa lëkura, e bërë mavi dhe e fortësuar, nuk mbulonte gjë tjetër veçse një skelet; mumja mbushej me mirhë dhe lëndë të tjera erëkëndshme, mbështillej me fashëza dhe mbulohej përfundimisht nga një sasi arqite, që e forconte menjëherë. Për ta mbrojtur nga rreziqet e udhëtimit, i vdekuri pajisej me hajmali, midis të cilave gjenden shpesh bubuzhela, domethënë brumbujt e shenjtë të egjiptianëve; bubuzheli ishte i gdhendur në gur, në baltë të pjekur, në xham, apo lëndë të tjera. Kjo kafshëz e vogël ka zakon të mbrujë me jashtëqitjet një lëmsh, të rrokullisë për ta futur nën tokë, pasi të ketë vendosur aty vezët e tij. Ky lëmsh ishte për egjiptianët simbol i diellit dhe ata e paraqesin hyjninë diellore (mes simboleve të tjera) si një bubuzhel që shtynte përpara diskun diellor. Dhe përderisa dielli lindte çdo mëngjes në kupën qiellore, bubuzheli bëhej simbol i ringjalljes së të vdekurve.

Tek njerzit e thjesht i ndjeri pajisej me një sozi: një miniaturë e të vdekurit në argjil, në dru, ose metal, zakonisht në formën e një mumjeje, vendosej në një sënduk me permasa të vogla. Kjo sozi mbahej për të bërë të gjitha punët e të ikurit në mbretërinë e të vdekurve.
Shpesh fëmijët merrnin në varr lodrat e tyre. Në varre fëmijësh janë gjetur fuga prej druri, kukulla druri që mund të lëviznin krahët dhe këmbët, një krokodil druri, dhe ai, gjithashtu, mund të hapte gojën, etj. Fëmijët e vdekur merini në varr suvenire më pak të gëzueshme prej ekzistencës tokësore; u vendoseshin në varre fletoret e papiruseve dhe rrasat e tyre. Ushtrimet e bukurshkrimit, të ruajtura mbi këtë pajisje shkollore, kanë për ne vlerë të paçmueshme; ato janë të nevojshme për njohjen e literaturës egjiptiane, sepse një pjesë e madhe e kësaj literature nuk na ka ardhur veçse në kë të formë.
“Të gjithë jemi të barabartë përpara vdekjes.” Kjo s’ishte e vërtetë për egjiptianët e lashtë. Tek ata s’kishte vetëm ndryshime sociale, por edhe ndryshime fetare ndërmjet të pasurit, i cili, i fshehur brenda varrit, mbrohej nga çakenjtë dhe kafshët e tjera të shkretëtirës dhe të varfërit që s’kishte para për të bërë balsamimin e trupit. Eshtrat e tij, të varrosura pa sarkofag, një metër nën rërën e shkretëtirës, bëheshin shumë shpejt viktimë e kohës dhe kështu, ai s’mund të merrte pjesë në lumturinë e përtej varrit. Ata që ishin më pak të pasur punonin me të gjitha forcat për të grumbulluar të hollat e domosdoshme për një funeral të përshtatshëm, ose për të siguruar të paktën një vend në varret kolektive që sipërmarrësit e shkathët i bënin duke gërryer shkëmbinjtë.

Muzika
Kerkimet sjellin deshmi te nje kulture qe ka ekzistuar 3000 p.e.s.Muzika kultivohej si nga populli ashtu dhe nga shtresat e larta..Ajo u thurte lavde faraoneve ndersa populli I thjeshte krijonte kenge te cilat pasqyronin jeten e veshtire.Vendin kryesor e zinte kenga e kenduar ,por kishte dhe mjaft instrumente qe shoqeronin kengetaret si : sistri,tromba,organoja cetra,liuti,krotali ,etj.

Ekonomia
Ekonomia ishte e centralizuar dhe kontrolluar rreptësisht. Ndonëse egjiptianët e lashtë nuk përdorën monedha deri në Periudhën e Vonë, ata përdornin një sistem paraje me standart thasët e grurit dhe debenin, që peshonte 91 gram bakër ose argjend, duke formuar një emërues të përbashkët.Punëtorët paguheshin në grurë; një punëtor i thjeshtë mund të fitonte 5½ thasë (200 kg) gruri për muaj, kurse një kryepunëtor mund të fitonte 7½ thasë (250 kg). Çmimet ishin të fiksuara në të tërë vendin dhe të mbajtura në lista për të lehtësuar tregtinë; për shembull një këmishë kushtonte pesë deben bakër, kurse një lopë kushtonte 140 deben. Gruri mund të tregtohej me mallra të tjera, sipas listës së çmimeve të vendosura.[Gjatë shekullit të 5-të monedhat u futën në Egjipt nën ndikim nga jashtë vendit. Fillimisht monedhat përdoreshin për të standardizuar pjesët e gurëve të çmuar sesa për para të vërtetë, por në shekujt në vazhdim tregtarët ndërkombëtarë mbështeteshin vetëm në monedha


Kafshët
Egjiptianët besonin se një marrëdhënie e shëndoshë mes njerëzve dhe kafshëve ishte një element thelbësor i rendit kozmik; prandaj njerëzit, kafshët dhe bimët besoheshin se ishin njësh sëbashku. Kafshët, si të zbuturat, si të egrat, ishin kësisoj një burim jetësor shpirtëror, shoqëror dhe sigurisht ushqimor për egjiptianët e lashtë. Gjedhët ishin bagëtia më e rëndësishme; administrata mblidhte taksa për bagëtinë gjatë regjistrimeve të shpeshta të popullsisë dhe sasia e kopesë përcaktonte prestigjin dhe rëndësinë e pronës apo tempullit që i zotëronte ato. Përveç gjedhëve, egjiptianët e lashtë mbanin edhe dele, dhi dhe derra. Shpendë si rosat, patat dhe pëllumbat kapeshin në rrjeta dhe shumoheshin në ferma, ku ato ushqeheshin me forcë për t’i majtur.Nili ofronte një burim plot me peshq. Bletët gjithashtu janë zbutur të paktën që nga Mbretëria e Vjetër dhe siguronin mjalt dhe dyllë.
Egjiptianët e lashtë përdornin gomerët dhe qetë si kafshë pune për të pluguar tokat dhe për të shkelur farën në tokë. Therja e qeve të majmur ishte një pjesë shumë e rëndësishme e ritualeve të dhënies. Ka gjithashtu prova se elefantët u përdorën për një kohë të shkurtër, por u braktisën se mungonin kullota.[Qentë, macet dhe majmunët ishin kafshë të shtëpiake të zakonta, kurse kafshë shtëpiake të tjera më ekzotike, si luanët, importoheshin nga qendra e Afrikës dhe ishin të rezervuar vetëm për familjen mbretërore. Egjiptianët ishin i vetmi popull i cili i mbante kafshët e tyre në shtëpi.Gjatë adhurimi i perëndive në formën e tyre të kafshëve ishte shumë popullor, si perëndesha mace Bastet dhe perëndia ibis Tot, dhe këto kafshë shumoheshin në numra të mëdhenj në ferma për tu sakrifikuar në rituale fetare.

Bujqësia
Bujqësia në Egjipt ishte e varur nga cikli i lumit Nil. Egjiptianët njihnin tre stinë: Akhet (stina e përmbytjeve), Peret (stina e mbjelljes), dhe Shemu (stina e korrjes). Stina e përmbytjeve zgjaste nga qershori në shtator, duke depozituar në brigjet e lumit një shtresë balte të pasur me minerale ideale për rritjen e të korrave. Pasi përmbytjet ishin pakësuar, stina e rritjes zgjaste nga tetori në shkurt. Bujqit plugonin dhe mbllnin farëra në fusha, të cilat vaditeshin me kanale. Egjipti kishte pak reshje shiu, kështu që bujqit mbështeteshin në ujin e Nilit për të vaditur të korrat. Nga Marsi në Maj, bujqit përdornin drapërinjtë për të korrur prodhimet e tyre bujqësore, të cilat më vonë i shinin me një rrahës drithi për të ndarë kashtën nga drithi. Shoshitja hiqte mbeturinat nga drithi dhe pastaj ai bluhej në miell, i cili përdorej për të bërë birrë ose ruhej për përdorim të mëvonshëm.
Egjiptianët e lashtë kultivonin grurin foragjer dhe elbin dhe disa drithëra të tjera, të cilat përdoreshin të gjitha për të bërë dy ushqimet kryesore, bukën dhe birrën. Bimët që çrrënjoseshin përpara se të lulëzonin, rriteshin për fibrat e kërcellit të tyre. Këto fibra ndaheshin sipas gjatësisë dhe përdoreshin si fill për tjerrje, me të cilat pastaj endeshin veshjet prej liri. Papirusi, që rritej në brigjet e Nilit, përdorej për të bërë letër. Frutat dhe perimet rriteshin në kopshte, pranë vendbanimeve dhe në toka më të larta, dhe ujiteshin me dorë. Te perimet dhe frutat përfshiheshin preshi, qepa, bostani, kungulli, bishtaja, marulja dhe prodhime të tjera bujqësore, plus rrushi që duhej për të bërë verën.
 
Referencat: 
Informacion I marre ne internet.
www.wikipedia.com
 www.thesari.al



CESHTJET KRYESORE
Ø  Ceshte kontrata e qerase ?
Ø  Cilat jane perparesite dhe mangesite e lizingut?
Ø  Cfare eshte lizingu aktiv apo pasiv ne bilanc ?
TERMAT KRYESORE
Ø  Kontratat e qerase financiare –kontrate afatgjate qe kerkon nga qeradhenesi te paguaje per mirmbajtjen dhe kostot e tjera dhe nuk ka mundesi terheqje nga kontrata .
Ø  Lizingu kontrate ne te cilen zoteruesi I nje aktivi I jep nje pale tjeter te drejten per te perdorur aktivin per nje perjudhe kohe te caktuar ne kembim te pagesave periodike .
Ø  Qeradhenesi zoteruesi I nje aktivi qe I jepet dikujt tjeter ne perdorim
Ø  Qeramarresi perdoruesi I nje aktivi qe I eshte marre me qera nje pale tjeter
Ø  Kontrata e qerase qe perdor leven financiare –eshte sic do kontrate tjeter qeraje pervec faktit qe pjese te cmimit te blerjes se aktivit financohen nga qeradhenesi .
Ø  Kontrata e qerase operative –kontrate me afat 5 vjecar ose me pak qe kerkon qe qeradhenesi te perballoje te gjitha kostot e mirmbajtjes dhe lejon terheqjen nga kontrata.
GJATE veprimtarise njesive ekonomike  u lind nevoja per burime financiare .Keto burime ata I perdorin per shpenzime kapitale ose  sic quhen ndryshe shpenzime ne investime .Nje nga burimet e financimit afatmesem jane edhe qerate.Nje kontrate  qeraje eshte nje kontrate  ligjore midids dy paleve qeradhenesit dhe qeramarresit I cili zoteron nje aktive dhe qeramarresit qe e perdor aktivin .Qeradhenesi I jep te drejten  qeramarresit ta perdori aktivin per nje perjudhe te caktuar kohe .si shperblim qeramarresi bie dakort te paguaje nje shume te caktuar qeraje gjate perjudhes se kontrates .Procedura per te lidhur nje kontrate qeraje eshte e ngjashme me huamarrjen e parave me disa ndryshime te rendesishme .Pasi ka percaktuar paisjen qeramarresi kontakton nje shoqeri lizingu dhe aplikon per nje kontarate qeraje financiare . PERPARESITE E LIZINGUT
 Ekzistojne nje sere perparesish te marresh me qera nje paisje ne vend qe te marrresh para hua per ti blere ato .Kontartat e qerase vene me pak kufizime per qeramarresin se sa kufizimet qe ekzistojne per huamarresin.per sa kohe qe titulli I aktivit te dhene me qera eshte ne emer te qeradhenesit kontrata e qerase eshte e ngjashme me financimin me kolateral ,nqs qeramarresi nuk mund ta paguaje qerane vjetore ose periodike qeradhenesi mund ta marre lehtesisht paisjen sepse ligjerisht ajo I perket shoqerise se lizingut shoqeria e lizingur nuk ka per te vene shume kufizime ndaj qeramarresin aplikimet per kontratat miratohen me shpejt .Lizingu eshte marrveshje e ndershme midis qedhenesit dhe qeramarresit ,per me teper kontrtat e qerase nuk jane subject I nje numri te madh kufizimesh kontraktore qe vendosen kur shoqeria financohet n.p.m huamarrjes nje perparesi tjeter eshte se qeramarresi ja kalon rriskun e vjeterimit qeradhenesit.Ne mjedisin e biznesit te sotem idete dhe produkete jo novatore mund te dalin shpejt naga perdorimi te huazosh nje shume te madhe parash dhe te blesh paisje teper riskoze mund te mos jete nje investim I mire ekonomik sepse vlera e ketij investimi mun te ulet ne menyre te menjehershme nese paisjet e reja dhe eficente dalin ne treg .Kjo eshte vecanerisht e vertete ne rastin e teknelogjise se larte ,ne raste te tilla lizingu mund te jete nje mundei e mire ne vend te blerjes se paisjes lizingu ndryshe naga blerja nuk kerkon capital fillestar te madh .shpenzimet e qerase paguhen gjate nje perjudhe keshtu qe peshon si barre me e lehte mbi qeramarresin.
MANGESITE E LIZINGUT
Qeramarresi ndryshe nga bleresi I nje activi nuk mund ta nenecmoje aktivin keshtu qe perfitimi I siguruar I tatimit nepermjet nencmimit humbet ,humbje mund te jete teper e shtrenjte per nje shoqeri me te ardhura te tatueshme dhe me pak borxh .Mangesi tjeter eshte se qeramarresi duhet ta ktheje paisjen pas nje kohe te caktuar kur paisja eshte marre me qera ne vend se te jete  prone Per cdo modifikim per te permiresuar eficencen e paisjes nevojitet miratimi I qeradhenesit .te marresh miratimin e qeradhenesit per ndryshime teknike gjate perjudhes se kontrates mund te mos jete gjithmone e lehte .Nje mangesi tjeter e dukshme e kontrates se qerase eshte humbja e vleres se mbetur ,vlera e mbetur e aktivit te blere rrit hyrjet monetare te shoqerise nese active shitet ne perfundim te vitit te fundit .kjo perparesi humbet nese merret me qera ,
Ø  ka kater lloje kontarata qeraje te mirnjohura :
·         Kontrata  e qerase operative ose sherbimit
·         Kontrata e qerase financiare ose te kapitalit
·         Kontartat e shitjes dhe e riqeramarrjes
·         Kontarat e sistemit te levave
Nje kontrate qeraje operative ka nje jetgjtesi jo me te madhe se 5 vjet ,te gjitha kostot e mirmbajtjes dhe riparimeve jane ne pergjesi te qeradhenesit .Keto kontrata qeraje permbajne opsionin e heqjes dore prej kontrates me inisiativen e qeramarresit .ato nenshkruhen per perjudha me te shkurtera se jeta ekonomike e aktivit .
Nje kontarate qeraje kapitale ose financiare eshte nje kontrate afatgjate midis qeramarresit dhe qeradhenesit nga e cila nuk mund te hiqet dore ,aktivet zakonisht amortizohen plotesisht .Mirmbajtja dhe riparimet jane ne pergjesi te qeramarresit ,ne nje kontrate shitje dhe me pas marrje me qera zoteruesi I nje aktivi I shet aktivin nje shoqerie tjeter dhe e merr me qera per nje perjudhe te caktuar kohe .zoteruesi fillestar I aktivit behet tani qeramarresi ,kjo marrveshje lejon shoqerine te rrisi kapitalin dhe perseri te perdori nje aktiv .ne fund te kontarates qeramarresi e riblen aktivin .lizingu finaciar perfshin 4 pale:
·         Qeramarresi
·         Qeradhenesi
·         Huadhenesi
·         Kujdestari
Nje kujdestar(trustee)mban titulin e kontrates se qerase dhe pagesa periodike e qerase I dergohet ketij personi ,si kthim kujdestari paguan interesin dhe principalin huadhenesit dhe pjesa e mbetur I dergohet qeramarreit si pagese rente .Kur kontarata e qerase mbaron kujdestari paguan kreditoret dhe qeramarresi fiton zoterimin e aktivit .
Rregullat e fasb dhe irs
Vlera aktuale e nje kontrate kapitali duhet te raportohet njkohesisht si ne aktiv ashtu dhe ne pasiv ne bilancin e ne shoqerie .rregullat nderkombetare percaktojne :
Ø  Qeramarresi ka nje mundesi qe ta bleje aktivin
Ø  Kontarata zgjat jo me pak se ¾ e jetes se aktivit
Ø  Vlera aktuale e pagesave te qerase eshte 90% te cmimit te aktivit
Te gjitha pagesat e qerase zbriten nga te ardhurat si shpenzime vjetore
Ø  Aktivi duhet te jete subject I nenecmimit
Ø  Kontrat e qerase ka justifikime ekonomike dhe kontrata nuk ka per qellim tu shmanget tatimeve
Ø  Kontrata e qerase nenshkruhet Brenda 90 diteve pasi aktivi eshte vene ne sherbim
QERAJA KUNDREJT BLERJES :VLERA AKTUALE E PERAFERT
Pronaret e bizneseve ndeshen shpesh me pyetjen te marrin me qera apo ta blejne nje aktiv.kur ne aktiv merret me qera qeramarresi nuk shqetesohet per rritje te kapitalit meqenese qeradhenesi eshte pergjegjes per financimin e projektit .ne anen tjeter qeramarresi humbet si nag perjashtimi nga tatimet e amortizimit ashtu eshe nag vlera e mbetur .kumbja e ketyre perfitimeve nuk duhet injoruar kur bejme ktahasimin midis kostos se qeramarrjes dhe kostos se blerjes .ne marrjen e vendimit perfundimtar per te blere apo marre me qera analisti financia zgjedh mundesine me te lire ,kur shuma e shpenzimeve si pagesat e qerave dhe shume perfitime si perfitimet nga tatimet qe ndodhin ne te ardhmen nje menyre e mire per te vleresuar mundesite e blerjes ose dhenies me qera eshte te krahasojme vleren neto ted y mundesive me vleren aktuale .

Ceshte kontrata e qerase a eshte aktiv apo pasiv ne bilancin e shoqerise ?
Ka nje diskutim te madh midis kontabilisteve nese duhej apo jo qe kotrata e qerase ne bilanc ne zerin e aktiveve ,paisja e marre me qera eshte nje aktiov sepse perdoret vazhdimisht nga qermarresi sic do aktiv tjeter ne kompani  .nje argument I kundert eshte qe qeramarresi ne te vertete e merr hua paisjen dhe e perdor perkohesisht prandaj kontarata eshte nje shpenzim korrent sic do pagese tjeter .neqofte se ky argument pranohet nje kontarate qeraje nuk mund te paraqitet ne bilanc dhe nuk mund te zhvleresohet .pagesat vjetore te qerase duhet te raportohen si shpenzim korrent ne pasqyren e te ardhurave .ky argument eshte zgjidhur ne rastin e kontrates se qerase kapitale .keeto kontarata qeraje afatgjata jane konsideruar si ekuivalente te borxhit .prandaj ato duhet te paraqiten ne bilanc .vleresimi per te percaktuar vleren aktuale te pagesave vjetore behet duke perdorur nje norme te caktuar skontimi kjo vlere shfaqet ne bilanc ne anen e aktivev duke prezantuar vleren e aktivit dhe ne aneen e pasivit sin je detyrim afatgjate I kompanise .firma pastaj cakton nje perjudhe per te amortizuar vleren aktuale te saj .ne fund te kotrates prona e marre me qera do te jete amortizuar plotesisht dhe detyrimi I qerase do te fshihet nga librat .

Bibliografia

XHAFA HALIT “DREJTIMI FINANCIAR “SHTEPIA BOTUESE KUMI TIRANE 2010
STEPHEN A.ROSS,RADOLPH W.WESTERFIELD ,BRADFORD D.JORDAN “ESSENTIALS OF COPORATE FINANCE “


UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU



FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE



DEGA:MENAXHIM NDERTIMI



LENDA:BAZA FINANCE

TEMA : Bilanci Kontabël.Analiza e Aktiviteteve Financuese 
Detyrimet Afatshkurtra, detyrimet afatgjata dhe kapitali aksioner

Burimet e fondve, pra detyrimet grupohen sipas shkallës së homogjenitetit të tyre dhe vendosen në pasivin e bilancit sipas kohëzgjatjes së qëndrimit ose afatit të shlyerjes së tyre nga ana e njësisë ekonomike.Në njërin nga grupet e këtyre burimeve shënohen  burimet e veta të përbëra:



a)      nga kapitali i vet ose kapitali aksioner i njësisë ekonomike



b)      nga shtesat e kapitalit të tij mbi vlerën nominale të aksioneve



c)      nga lloje të ndryshme të fondeve rezervë të krijuara nga aktiviteti i saj



d)     nga fitimi i periudhës ushtrimore dhe nga fitimi i pashpërndarë







Në grupin tjetër të burimeve në pasiv të bilancit shënohen detyrimet afatshkurtra dhe detyrimet afatgjata.  Zakonisht në detyrimet afatgjata përfshihen :



1)      Detyrimet që rrjedhin nga emëtimi i obligacioneve afatgjata për blerjen e aktiveve të trupëzuara



2)      Detyrimet afatgjata për organet tatimore dhe institucioneve të sigurimeve (pensioneve)



3)      Të gjitha llojat e detyrimeve që kanë të bëjnë me më shumë se një periudhë ushtrimore







Më në detaje në këtë grup të detyrimeve do të përfshihen :



1)      Dëftesa të pagueshmë afatgjata



2)      Hua afatgjata



3)      Obligacione afatgjata të emëtuara



4)      Detyrime të tjera afatgjata



Në momentin e mbërritjes së kohës së shlyerjes së detyrimeve afatgjata dhe të interesave të tyre, ato duhet të kalojnë në grupin tjetër të detyrimeve, dmth në grupin e detyrimeve afatshkurtra.Përsa i përket detyrimeve jo monetare ato përfaqësojnë detyrime ekonomike të ardhshme që shlyhen me dhënien në të ardhmen të mallrave dhe shërbimeve reale që do të prodhojë njësia ekonomike.Edhe këto detyrime ndahen në detyrime jo monetare afatshkurtra dhe afatgjata.Të gjitha detyrimet jo monetare lindin më tepër nga paradhëniet dhe garancitë që kanë derdhur klientët e ndryshëm për mallrat dhe shërbimet që do tëmarrin në të ardhmen. Të gjitha detyrimet jo monetare , pavarsisht nëse janë afatshkurtra apo afatgjata , pasqyrohen në bilanc me shumën faktike të aktiveve monetare të arkëtuara nga njësia ekonomike , pavarsisht se në të ardhmen do të shlyhen  me mallra dhe shërbime me një kosto të ndryshme nga shumat e parave të arkëtuara







Klasifikimi i aktiveve dhe detyrimeve për qëllime të analizës financiare



Klasifikimi i zërave të bilancit në operative dhe financiare  bazohet në qëllimin e kryerjes së një investimi të caktuar (aktivet) dhe arsyen e krijimit të një financimi( detyrimet). Aktivet operative konsiderohen ato aktive, të cilat janë të lidhura direkt me aktivitetin kryesor të një njësie ekonomike, blerjen , prodhimin, dhe shpërndarjen e produkteve. Brënda kësaj klase përfshihen tek aktivet afatshkurtra  - mjetet monetare, llogaritë e arkëtueshme, inventarët, shpenzimet e parapaguara( nëse janë operative si psh qëramarrja), kurse tek aktivet afatgjata përfshihen , aktivet afatgjata materiale dhe jo materiale për aq kohë sa i shërbejnë aktivitetit operativ. Aktive financiare konsiderohen ato aktive afatshkurtra ose afatgjata, qëllimi kryesor i tyre nuk është shfrytëzimi i përdishëm në aktivitetin operativ, por sigurimi i të ardhurave në formën e interesave apo dividentëve. Aktive financiare afatshkurtra mund të përmendim, investimet afatshkurtra, investimet afatgjata, shpenzimet e parapaguara, për aq kohë sa këto të fundit lidhen me interesa, dividentë apo aktive të ngjashme.Edhe për të klasifikuar detyrimet nisemi nga fakti nëse i shërbejën ose jo aktivitetii operativ, pra i klasifikojmë në detyrime operative dhe financiare. Detyrimet afatshkurtra operative konsidetohen ato detyrime të cilat janë krijuar për nevoja  të aktivitetit kryesor të biznesit – llogaritë e  pagueshme  dhe të ardhurat e marra në avancë , për sa kohë që këto të fundit nuk janë të ardhura të marra në avancë nga interesa apo dividentë, pjesa tjetër e detyrimeve janë detyrime financiare – huatë afatshkurtra , pjesa afatshkurtër e huave afatgjata etj. Ndër detyrimet afatgjata konsiderohen operative ato zëra të cilat janë krijuar për shkak të kryerjes së aktiviteteve operative jo atyre financiare, Si të tilla mund të përmendim të ardhurat në avancë, tatimet e shtyra etj. Zërat e tjerë të detyrimeve afatgjata, hua afatgjata, obligacione afatgjata etj janë zëra të detyrimeve financiare.







Ø  Analiza e Detyrimeve







Meqënëse detyrimet janë pretendime ndaj aktiveve dhe burimeve të  njësisë ekonomike gjatë analizës duhet të jemi të sigurtë që njësitë ekonomike llogarisin për të gjithë këto zëra , të gjitha hollësitë që nga shuma e data e caktuar e deri tek kushtet dhe kufizimet që i imponojnë ato njësië ekonomike.Audituesit janë një burim sigurie për analizën  lidhur me saktësinë ose jo të identifikimit të detyrimeve nga ana e njësisë ekonomike. Audituesit përdorin teknika si :konfirmimi direkt , shqyrtimi i kontratave dhe marrveshjeve. Zërat më të vështirë për tu identifikuar janë angazhimet dhe detyrimet e mundshme të cilat nuk kërkojnë regjistrim. Në këtë rast duhet ti referohemi informacioneve shpjeguese në anekset e pasqyrave financiare. Duhet të kontrollohet edhe racionaliteti i paraqitjes së detyrimeve duke i përputhur ato  me detyrimet e kërkuara dhe interesat e shpenzuara apo të paguara me para në dorë. Kur ka diferenca të konsiderueshme dhe pas shënime përkatëse në anekset e pasqyrave financiare , kërkohen shpjegime nga ana e drejtuesve të njësisë ekonomike.



Detyrimet Afatshkurtra- Janë detyrime shlyerja e të cilave kërkon përdorimin e aktiveve afatshkurtra .Periudha për të cilat njësia ekonomike pret të shlyejë këto detyrime është më e gjatë se një vit ose se cikli operativ. Teorikisht të gjitha njësitë ekonomike duhet të regjistrojnë detryimet me vlerën aktuale  të flukseve dalëse  të parasë që kërkohet për likuidimin  e tyre.Në praktike detyrimet afatshkurtra regjistrohen me vlerën e tyre të maturimit për shkak të periudhës së shkurtër deri në likuidimin e tyre. Aftësia e aktiveve afatshkurtra për të mbuluar detyrimet afatshkurtra nuk justifikon kompensimet me njëri tjetrin për qëllime të raportimit.Detyrimet afatshkurtra përfshijnë llogaritë e pagueshme dhe dëftesat e pagueshme, pjesën e maturuar të borxhit afatgjatë, detyrimet rrjedhëse dhe tatimet e papaguara. Detyrimi fomal është një kontratë e shkruar e tipit të premtimit me shkrim  për të paguar huanë për një shumë të caktuar parash, plus interesin në një datë të caktuar, ky lloj detyrimi quhet dëftesë e pagueshme .Por detyrimi  mund të jetë edhe në formën e një pretendimi jo formal , sikurse është shuma, për të cilin njësia ekonomikei detyrohet një kreditori për produkte  dhe shërbime të kryera por ende nuk janë paguar.Ky lloj detyrimi quhet llogari e pagueshme.



Llogaritë e pagueshme , janë detyrime afatshkurtra që rrjedhin kryesisht nga blerja e materialeve dhe furnizimeve për ti përdorur në procesin e prodhimit të produkteve ose për kryerjen e shërbimeve në varësi të aktivitetit kryesor që zhvillon njësia  ekonomike.Llogaritë e pagueshmeqë rrjedhin nga transaksionet me furnitorët gjatë zhvillimit normaltë biznesit , të cilat zakonisht zgjasin jo më shumë se një vit , duhet të vlerësohen me vlerën e tyre të momentit kur kryhet transaksioni dhe jo me vlerën e tashme të flukseve të ardhshme monetare.



Dëftesat e pagueshme janë detyrime afatshkurtra  që rrjedhin nga blerja e materialeve apo furnizimeve të tjera që përdoren për nevoja të procesit të prodhimit , ose që rrjedhin nga përdorimi i kredisë afatshkurtër për të blerë aktive kapitale. Dëftesa e pagueshme është një dokumenttregëtar me anën e kësaj dëftese lëshuesi i saj zotohet që të paguajë një shumë të caktuar parash për një blerje malli ose shërbimi ose për një hua të marrë , brënda një afati të caktuar dhe me një përqindje interesi të caktuar.



Kësti vjetor i borxhit afatgjatë, është pjesa e detyrimit së cilës i ka ardhur koha e maturimit klasifikohet si detyrim afatshkurtër.



Të ardhura të ushtrimeve të ardhshme- Kur njësitë ekonomike marrin pagesa përpara se të kenë kryer shërbimin , apo të kenë nisur produktet shumat e parave të marra regjistrohen si të ardhura të periudhave të ardhshme, para që janë maturuar financiarisht , por ende nuk janë maturuar nga pikpamja ekonomike. Këto të ardhura të maturuara  ende përfaqësojnë detyrime për njësinë ekonomike raportuese, meqënëse kjo njësi ka detyrimin të sigurojë produkte apo të kryejë shërbime në të ardhmen pëe të tretët që kanë parapaguar.



Dividentët për tu paguar – janë detyrime që ka njësia ekonomike ndaj aksionerëve të saj për shpërndarjen e fitimit të realizuar aksionerëve. Ky detyrim lind në datën e deklarimit të dividentëve nga ana e këshillit drejtues. Detyrimi shlyhet kur njësia ekonomike i paguan dividentët.



Detyrime për grantet – Grantet janë ndihma të dhëna nga një organizëm qeveritar ose jo qeveritar në formën e transferimit të burimeve apo mjeteve tek një njësi ekonomike , përkundrejt plotësimit në të shkuarën ose në të ardhmen të disa kushteve të paracaktuara që lidhen me veprimtaritë e shfytëzimit të kësaj njësie ekonomike.



Grante të marra për mjete –aktive(subvencione për investime) janë grante kushti parësor i të cilave është, që njësia ekonomike që do të përfitojë grantin duhet të blejë, të ndërtojë, ose të përfitojë në mënyra të tjera aktive afatgjata.



Grante të marra si të ardhura(subvencione për shfrytëzim) janë të gjitha grantet e ndryshme nga ato të marra për mjete.Këto grante pasqyrohen në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ato jepen për të plotësuar diferencën midis kostos dhe cmimit të shitjes së një produkti apo shërbimi.



Detyrimi për tatimin e shtyrë mbi të ardhurat – janë një zë i detyrimeve të cilat sipas parimit të të drejtave të konstatuara lejon që për një pjesë të detyrimeve të shtyjmë njohjen e tyre për një kohë të dytë , shembulli më i zakonshëm i përfitimit në kohë nga shlyerja e detyrimeve është diferenca që krijohet mes mënyrave të llogaritjes së amortizimit. Zakonisht veprohet në këtë mënyrë:përdoret metida e amortizimit progresiv për të llogaritur  fitimin e tatueshëm dhe metoda lineare për qëllime raportimi. Këtë vendim drejtimi i njësisë ekonomike  e merr për të paguar më pak tatim fitimnë këtë periudhë ushtrimore për shkak të mungesës së likuiditetit , por duke mos prekur shumën totale të detyrimit që ka ndaj organeve tatimore, vetëm duke shtyrë në kohë pagesën.



Qeratë – Qeramarrja është një formë financimi, vecanërisht në disa degë të industrisë .Qeraja është një marrveshje kontraktuale  midis qeramarrësit dhe qeradhënësit.



Qeratë që i transferojnë të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronarit,  qeramarrësit- llogaritur si për blerjen e një aktivi edhe si një detyim i lindur ndaj qeradhënësit, dhe si transaksion shitje dhe financimi nga qeradhënësi do të konsiderohet  qera kapitale.



Qeramarrësi klasifikon dhe llogarit qeranë si qera kapitale  nëse, që në fillim qeraja plotëson 4 kriteret:



a)      qeramarrja transferon pronësinë e tokës tek qeramarrësi në fund të afatit të qerasë.



b)      Qeramerrja përmban opsionin e blerjes së pronës me cmimin e rënë në marrveshje



c)      Afati i qerasë është 75% ose më shumë e jetës ekonomike të vlerësuar e pasurisë



d)     Vlera e tashme e rentës dhe e ndonjë pagese  tjetër miminimale të qerasë në fillim të afatit të qerasë është 90% ose më shumë e vlerës së këmbimit të pronës me qera.                         







Qera të tjera përvec asaj kapitale , pëe të cilat llogaritë e qeramarrësit (qeradhënësit) mbahen për pagesën minimale të qerasë si shpenzim ( e ardhur) rente, konsiderohen qera operative



Analiza e Qerasë-Qeraja operative është e aftë të ndikojë pozitivisht tek raportet e përdorura për analizën e kredisë dhe të përfitueshmërisë  duke motivuar  qeramarrësin të përdorë këtë burim financimi jashtë bilancit. Për qeramarrësin , klasifikimi i i qerasë si operative është pozitiv sepse:



  • Ndihmojnë të arrijnë angazhimet , marrveshjet e tyre
  • Të përmirsojë  perspektivat e tyre për financime të reja
  • Për të konvertuar qeratë operative në qera financiare , nevojitet të vlerësohet vlera e tashme e detyrimeve për qera operative







Llojet e kontartave te qerase :ka kater lloje kontrata qeraje te mirenjohura  :



·         Kontrata  e qerase operative ose sherbimit



·         Kontrata e qerase financiare ose te kapitalit



·         Kontratat e shitjes dhe e riqeramarrjes



·         Kontratat  e sistemit te levave



Nje kontrate qeraje operative ka nje jetgjtesi jo me te madhe se 5 vjet .te gjitha kostot e mirmbajtjes dhe riparimeve jane ne pergjesi te qeradhenesit .Keto kontrata  qeraje permbajne opsionin e heqjes dore prej kontrates me inisiativen e qeramarresit .ato nenshkruhen per perjudha me te shkurtera se jeta ekonomike e aktivit .



Nje kontrate   qeraje kapitale ose financiare eshte nje kontrate afatgjate midis qeramarresit dhe qeradhenesit nga e cila nuk mund te hiqet dore .Aktivet zakonisht amortizohen plotesisht ,mirmbajtja dhe riparimet jane ne pergjesi te qeramarresit .Ne nje kontrate shitje dhe me pas marrje me qera zoteruesi I nje aktivi I shet aktivin nje shoqerie tjeter dhe e merr me qera per nje perjudhe te caktuar kohe .Zoteruesi fillestar I aktivit behet tani qeramarresi .Kjo marrveshje lejon shoqerine te rrisi kapitalin dhe perseri te perdori nje aktiv . Lizingu finaciar perfshin 4 pale



·         Qeramarresi



·         Qeradhenesi



·         Huadhenesi



·         Kujdestari



Nje kujdestar(trustee)mban titulin e kontrates se qerase dhe pagesa periodike e qerase I dergohet ketij personi .si kthim kujdestari paguan interesin dhe principalin huadhenesit dhe pjesa e mbetur I dergohet qeramarresit si pagese rente .



Ceshte kontarata e qerase a eshte aktiv apo pasiv ne bilancin e shoqerise



Ka nje diskutim te madh midis kontabilisteve nese duhej apo jo qe kontrata e qerase ne bilanc te vendoset si zerin e aktiveve ,paisja e marre me qera eshte nje aktiv sepse perdoret vazhdimisht nga qermarresi sic do aktiv tjeter ne kompani  .nje argument I kundert eshte qe qeramarresi ne te vertete e merr hua paisjen dhe e perdor perkohesisht prandaj kontarata eshte nje shpenzim korrent sic do pagese tjeter .neqofte se ky argument pranohet nje kontarate qeraje nuk mund te paraqitet ne bilanc dhe nuk mund te zhvleresohet .pagesat vjetore te qerase duhet te raportohen si shpenzim korrent ne pasqyren e te ardhurave .ky argument eshte zgjidhur ne rastin e kontrates se qerase kapitale .keeto kontarata qeraje afatgjata jane konsideruar si ekuivalente te borxhit .prandaj ato duhet te paraqiten ne bilanc .vleresimi per te percaktuar vleren aktuale te pagesave vjetore behet duke perdorur nje norme te caktuar skontimi kjo vlere shfaqet ne bilanc ne anen e aktivev duke prezantuar vleren e aktivit dhe ne aneen e pasivit sin je detyrim afatgjate I kompanise .firma pastaj cakton nje perjudhe per te amortizuar vleren aktuale te saj .ne fund te kotrates prona e marre me qera do te jete amortizuar plotesisht dhe detyrimi I qerase do te fshihet nga librat .



Subvencionet përfshijnë transferat për ndërmarrjet publike apo subjektet e tjerë te ardhurat e te cilëve nuk mbulojnë shpenzimet dhe për ketë diference sigurojnë mbështetjen financiare nga qeveria.Subvencionet paraqesin preminë ose te hyrat te cilat në çdo mënyre i jep vendit apo shtetit prodhimin e një produkti te caktuar me te cilën mundësojnë eksportimin me te mire te produktit te mire. Për here te pare janë bere bisedimet në Tokio ku kane dhëne rezultatet në një marrëveshje te veçant në lidhje me subvencionet. Në marrëveshjen e Tokios është bere përpjekje që te konstatohen kufizimet me subvencionet eksportuese, në mënyre që në radhë te pare te formulohen kriteret te përcaktimit se a janë në rastin konkret palët kontraktuese te cenuara në program te subvencioneve eksportuese dhe a janë përcaktuar mjetet te cilat janë në dispozicion shteteve te cilat kane përjetuar cenimin me programin e subvencioneve eksportuese te shtetit tjetër. Me gjithë atë marrëveshjen e Tokios e kane aprovuar pak shtete. Për subvencionet përsëri është diskutuar gjate rundit te bisedimeve në Uruguai. Në ralitet çështje kryesore e rundit te Uruguait ka qene çështjet e subvencioneve.



Rezultati i rundit te bisedimeve te Uruguait ka qene dy marrëveshje themelore me rregulla te cilat janë dukshëm me te qarta. Rundi i bisedimeve i përcakton elementet vijuese te cilat duhet te ekzistojnë në lidhje me nocionin e subvencioneve :



·         1) Subvencionet paraqiten në trajte te kontributit te caktuar financiar,



·         2) Prodhuesi i produkteve me te vërtet ka pranuar dobi te caktuar. Në këto rregulla zgjerohet kuptimi i subvencioneve.



Subvencioni nuk i kyç vetëm subvencionet direkte por edhe cilin do qoft formë te te ardhurave dhe te hyrave te cilat rezultojnë në mënyre direkte ose indirekte te pakësimit te importit.



                                                 Detyrimet Afatgjata







Borxhi Afatgjatë , me maturim mbi 1 vit . Kjo kategori përfshin obligacione , dëftesat e pagueshme, detyrimet kolaterale, etj.



Detyrimet financiare



Një detyrim financiar është detyrim kontraktual :



a)për të dhënë para ose një akti tjetër financiar  një njësie ekonomike tjetër raportuese (psh detyrimet ndaj një furnitori)



b)për të shkëmbyer  aktive financiare më një njësi ekonomike tjetër  sipas kushteve potencialisht të paparanueshme për njësinë (psh derivativët)



Derivati është instrumenti financiar:



a)      vlera e të cilit ndryshon në varësi të ndryshimit të normës së interesit , cmimit të letrës me vlerë, kursit të këmbimit, etj



b)      kosto fillestare e të cilit është zero ose më e vogël në krahasim me lloje të tjera kontratash që priten të ndikohen në të njëjtën mënyrë  nga ndryshimet në faktorët e tregut



c)      shlyerja e të cilit ndodh në të ardhmën







Kontigjencat , provizionet dhe angazhimet janë fitime apo humbje të mundshme, përdorimi i të cilave varet nga një apo më shumë ngjarje të ardhshme . Shumat e parashikuara për humbje janë pretendime të mundshme në burimet e shoqërisë dhe janë njohur si detyrime të mundshme .Kontigjencat oër detyrime mund të lindin nga grindjet, problemet e shpronësimit, mbledhja e llogarive të arkëtueshme , pretendimet që vinë nga garancitë e produkteve , garancitë e performacës, vlerësimet e taksave , risqet e vetësigurimit, humbjet e pronave nga fatkeqësi natyrore etj. Detyrimet e mundshme kërkojnë dy kushte përpara se shoqëria ti regjistrojë ato si humbje:



Së pari, duhet që një aktiv të jetë nën vlerë, ose një detyrim të ketë lindur



Së dyti duhet që shuma e humbjes të jetë e vlerësueshme.







Rezervat për humbje në të ardhmen  janë kategori e detyrimeve që kërkojnë kujdes nga analiza. Meqënëse parimi i konservatorizmit kërkon nga njësitë ekonomike të njohin humbjet dhe të parshikojnë humbjet, njësitë ekonomike tentojnë, vecanërisht në vite me humbje të aktivitetit , të mbi sigurohen për humbje që ende nuk kanë ndodhur , apo që nuk janë vërtetuar



Provizonet e shpenzimeve  janë shuma të parashikuara për rreziqe e shpenzime që kanë për qëllim të mbulojnë humbje ose shpenzime , të cilat i kanë bërë të mundshme ngjarje të ndodhura apo në ndodhje e sipër , por që në kohën e mbylljes së llogarive vjetore nuk mund të përcaktohet me saktësi as shuma dhe as koha e ndodhjes.Këto shuma përcaktohen me përafërsi  duke u mbështetur në të dhëna statistikore , në përvojën etj.



Angazhimet janë pretendime të mundshme kundrejt burimeve të shoqërisë  shkaktuar nga performanca e kontratave të ardhme . Angazhimet nuk njihen në pasqyrat financiare përderisa ngjarje të tilla si nënshkrimi i kontratave apo emëtimi i një urdhëri blerje të mos kryehen si transaksione.







Ø  Kapitali aksioner



Njësia ekonomike mund të emëtojë dy lloje bazë të aksioneve : aksionet e zakonshme dhe aksionet e preferuara.Cdo aksion emëtohet me një vlerë të caktuar nominale.Ndalohet  shitja e aksioneve me një cmim nën vlerën nominale , por lejohet shitja e tyre në bursë  me një cmim mbi vlerën nominale, duke kaluar diferencën plus në llogarinë primi i kapitalit të njësisë ekonomike.



Aksionet e preferuara u sigurojnë zotëruesve të tyre disa privilegje në krahasim me aksionet e zakonshme . Këto privilegje kanë të bëjën me rradhën prioritare të pjesmarrjes së tyre në ndarjen e pasurisë së njësisë ekonomike në rast falimentimi ose likuidimi, me madhësinë dhe formën e dividentit , si dhe me rradhën prioritare të pjesmarrjës gjatë ndarjes së fitimeve vjetore . Zakonisht përfitojnë një divident fiks . Aksionet e preferuara mund të jënë me ose pa të drejtë vote.



Aksionet e zakonshme mund të jënë anonime ose emërore dhe kanë pothuajse gjithmonë të drejtën e votës në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve.-



Aksionet e thesarit përfaqësojnë aksione të njësisë ekonomike të riblera , pasi janë emëtuarmë parë dhe paguar tërësisht.Aksionet e thesarit nuk janë aktive por përfaqësojnë një llogari të kundërt  me llogarinë e kapitalit.Aksionet e thesarit regjistrohen me kosto, dhe metoda e zakonshme e paraqitjes së tyreështë pakësimi i kostos së aksioneve të thesarit nga totali i kapitalit aksioner. Në raste të rralla , kur njësitë ekonomike rezervojnë aksione aksione thesari për qëllime të tilla si ndarja e fitimit, kompensimi i detyrimeve ose për qëllime të blerjes së një njësie tjetër ekonomike, mund ti raportojnë aksionet e thesarit në anën e aktiveve.



Fitimi i pashpërndarë është kapitali i fituar i njësisë ekonomike . Ai përfaqëson përgjithsisht akumulin e fitimeve apo humbjeve të pashpërndara të njësisë ekonomike. Fitimi i pashpërndarë është burimi i parë i shpërndarjes së dividentëve të aksionerëve. Ftimi i pashpërndarë përbëhet nga fitimet që ka rezervuar njësia ekonomike për të riinvestuar në operacionet e biznesit dhe jo për tua paguar aksionerëve në formën e dividentit



Dividentët në para dhe në aksione – Dividentët në para është shpërndarja e dividentëve aksionerëve në para.Kjo është forma më e zakonshme e dividentit dhe , qysh në momentin që deklarohet , dividenti është një detyrim për njësinë ekonomike. Një formë tjetër është shpërndarja në formën e aktiveve ose aksioneve të njësisë ekonomike.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels