IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://esseshkolle.blogspot.com/

Komunikimi  në hapsirë
1.      Komunikimi me trup
Komunikmi jofjalësor
 1.1 Në botën në të cilën jetojnë njerëzit, gjithçka është në mos shenjë, të paktën tregues, domethënë burimi i të dhënave dhe i
bashkëveprimit. Ne vazhdimisht kërkojmë informacione për të tjerët dhe nuk kemi mundësi të mos veprojmë kështu. Ky është komunikimi në kuptimin e gjerë dhe ai ndërtohet mbi shkëmbimet e qëlllmshme, mbi komunikimin e mirëfilltë, të cilin e plotëson dhe e lehtëson, pavarësisht se përdor shumë më pak ligjërimin. Pareshtur ne shohim njëri-tjetrin, e masim me sy njëri-tjetrin dhe gjykojmë për njëri-tjetrin. Kur rrim të vetmuar në një kafene të hapur, vështrojmë kalimtarët dhe përpiqemi ta marrim me mend se cilët janë. Kjo femra ulur këtu afër, është daktilografiste, shitëse, studente apo mjeke? Përpiqemi të gjejmë ndonjë tregues.
 1.2 Te komunikosh mund të jetë edhe t'i flasësh dikuj, që nënkupton se jeni afër ballë për ballë, se ka dëshirë nga të dy bashkëbiseduesit, se jeni në gjendje të rrini së bashku dhe të përgjigjeni.
Ky bashkërendim i veprimit ndënnjet pjesëmarrësve, nga njëra anë, përbëhet nga "kryerja" e të kuptuarit të dyanshëm të gjerave që thuhen, nga ana tjetër, nga përshtatja e dyanshme e sjelijeve, domethënë që të përftojmë bashkëpraninë në kohë, për t'i vënë trupat në marrëdhënie njëri me tjetrin në funksion të rregullave konvencionale.
Nëse i flas një miku, i jap shenjë se flas me të nëpërmjet orientimit të trupit: i kthehem me fytyrë, dhe të drejtimit mbizotërues të shikimit tim: e shoh që poshtë sy-zeve. e kërkoj vështrimin e tij dhe nga pulitjet e herëpashershme të syve të tij sigurohera që po më dëgjon.
Nëse ai e shfaq që nuk po më dëgjon me vëmendje, unë mund ta tërheq vëmendjen e tij nëpërmjet shprehjeve të tilla, si:'" Më dëgjo mirë", "Po të them që", "E sheh që", por edhe me anë të gjesteve (tund dorën ose ndryshoj mënyrën e të ndenjurit), ose me mimikë (tund kokën, mbyli sytë, qesh pak).
Nëse gjatë shkëmbimit vështritni im nis të bredhë, ose qëndrimi e shfaq që po i mënjanohem bisedës, bashkëbiseduesi im acarohet ose bëhet nervoz, më e pakta çorientohet. Është e qartë se biseda sy ndër sy bëhet e mundshme vetëm me praninë e treguesve paragjuhësorë përkatës: "Ne flasim me organet tona zanore, por ne bisedojmë në radhë të parë me gjithë trupin".

1.3 Në të vërtetë, gjatë një bisede pjesëmarrësit i ndryshojnë tipat dhe mjetet e informimit; ata përdorin një sistem tërësor komunikimi në një veprim ndërsubjektiv. Shkëmbehen tre tipa të ndryshëm informacioni:
1.informacioni njohës, përmbajtja e shenjave gjuhësore që shkëmbehen;
2.informacioni dëftues, që e çon folësin tek qëllimi për ta përcaktuar dhe për ta kontrolluar rolin të cilin e luan gjatë bisedës;
3. informacioni udhëzues ose konativ, që shkëmbehet ndërmjet pjesëmarrësve  për ta çuar bisedën  përpara, për të ndryshuar folësit, për të arritur një përlundim.
Sjelljet, mjetet e përdorura për ta komunikuar këtë informacion mund të klasifikohen sipas dy   opozicioneve: zanor kundrejt jozanor (fjalë kundrejt gjesteve, qëndrimeve) dhe fjalësor kundrejt  jofjalësor (fjalë kundrejt jo fjalë).

Atëherë kemi:
1. zanor-fjalësor: fjala fonetike si njësi gjuhësore;
2.zanor-jofjalësor: intonacioni, cilësia e zërit, theksimi etj.;
3.jozanor-fjalësor: fjala e shkruar si njësi gjuhësore;
4.jozanor-jofjalësor: shprehja e fytyrës, gjestet, qëndrimet.

Ka edhe një mundësi tjetër për klasifikimin e mjeteve të përdorura
1.mjetet gjuhësore: gjuha me nyjëtim të dyfishtë dhe me shfaqje zanore;
2.mjetet paragjuhësore, pak a shumë të vetëdijshme, duke përfshirë anë-tarët e së njëjtës kulturë: jofjalësore-zanore (toni i zërit), jozanore (gjestet);
3.mjetet jashtëgjuhësore, të cilat nuk i nënshtrohen kontrollit të folësit gjatë bisedës: lloji i zërit (cilësia e zërit që i jep auditorit të dhëna biologjike, psikologjike ose shoqërore për folësin),  jozanore (mënyra e të veshurit).
Tani mund të vendosim lidhje ndërmjet tipit të informacionit dhe mjetit të përdorur:
1.informacion njohës, i lidhur me mjetet gjuhësore e paragjuhësore (gjestet që zëvendësojnë fjalët);

2.informacion udhëzues. që lidhet kryesisht me mjetet paragjuhësore (gjestet, lëvizjet, intonacioni, për t'i sugjeruar pjesëmarrësit që të marrë fjalën) e nganjëherë mjetet gjuhësore (shprehjet rituale të mirëseardhjes);

3.informacion dëftues, që transmetohet nëpërmjet gjithë mjeteve.
Në të folur hollësitë biologjike jepen nga të gjitha mjetet jashtë gjuhësore; informacioni psikologjik e shoqëror nxirret prej mjeteve gjuhësore e paragjuhësore. Përputhja e të triave i jep mundësi auditorit të shquajë karakteristikat e folësit.




http://esseshkolle.blogspot.com/
Komunikimi ndërveprues në media
Nga retorika të komunikimit ndërpersonal
Nivelet e ndërveprimit               
Kërkimet në fushën e shkëmbimeve të përditshme
Hyrje
 Fjala për komunikimin, e cila në gjuhën e zakonshme shënon
shkëmbimin e informacioneve, është bërë një hambar, në të cilin bien gjëra kaq të ndryshme midis tyre, si: reklama, dialogu ndërpersonal ose transmetimi i pamjeve nëpërmjet satelitëve. Vetëm duke i përzier këto gjini bëhet e mundur të flitet për shoqërinë e komunikimit. Prandaj, përpara se të nisim analizën, është e mira që të përcaktojmë se çfarë mund të përmbledhim me këtë term. Është e nevojshme të dallohen:komunikimi masiv, i cili i drejtohet publikut të pamatë dhe përdor kanale të transmetimit, si shtypi, televizioni, radioja, kinemaja, pllakatet, dhe për të tashmë kemi folur në pjesën e komunikimitndërpersonal, shkëmbimi me dialog drejtpërdrejt ndërmjet individëve me gojë ose me shkrirn; ai përfiton edhe nga përparimet teknike që mundësojnë bisedën në largësi.
Për ta kujtuar dhe meqë nuk mund të analizojmë gjithçka, do të citojmë edhe një herë në gjysmërrugën ndërmjet këtyre dy të parëve, komunikimin në gjirin e sipërmarrjes. Ai merr dy trajta: komunikimi i brendshëm, funksioni i të cilit është të bëjë të qarkullojnë në sipërmarrje informacionet ndërmjet drejtuesve e personelit: forma e parë ka qenë zhvillimi i "gazetës së sipër-marrjes", dhe komunikimi i jashtëm, funksioni me të cilin sipërmarrja kryen, pak a shumë në mënyrë të frytshme, përhapjen e një "imazhi të markës" te klientët, te publiku, te ortakët dhe te konkurrentët.
Si ka rrjedhur puna që flasim për "komunikim ndërpersonal'? Si është bërë ky sektor i veprimtarisë njerëzore një objekt studimi për shkencat humanitare? Për të dhënë përgjigje, duhet bërë dallimi ndërmjet teknikave të komunikimit ndërpersonal, që kanë ekzistuar prej shumë kohësh, në të vërtetë që nga lashtësia, dhe dijes së përftuar, që merr si objekt të posaçëm këtë fashë krejt të veçantë veprimi, e cila është ky tip komunikimi. Kjo dije zuri vend në mesin e shekullit XX, në kushte historike e shoqërore krejt të përcaktuara. U kalua nga retorika te strategjitë gjuhësore, nga shoqëria e komunikimit te komunikimi ndërindividual, nga transmetimi i informacioneve te ndërveprimi.
1.Eshtë e pamundur të mos përmendim retorikën, disiplinën që studion kushtet e ligjërimit të frytshëm, meqë na duhet të trajtojmë themelet e komunikimit ndërpersonal. Retorika e lashtë merrej si me bazat e një të menduari bindës, ashtu dhe me aspektet fizike të shprehjes. Vetëm se në shoqërinë klasike franceze ajo pak nga pak u kufizua vetëm me zbukurimet e ligjërimit (Reboul 1984). Retorika është fusha e parë e dijes, që nga njëra anë ka shtruar sistematikisht pyetjen për gjuhën si mjet komunikimi, dhe nga ana tjetër, ka propozuar teknika sistematike për ta bërë më të frytshëm aktin komunikues. Sot kjo fjalë në gjuhën e përditshme ka marrë edhe një kuptim të keq, kur është puna në mënyrë kontradiktore për një të folur të zbrazët dhe emfatik, e njëkohësisht për orvatjet e manipulimit. Ky kuptim i prejardhur nuk duhet të na bëjë të harrojmë se retorika për një periudhë të gjatë ka qenë bartëse e qenësishme e transmetimit të kulturës dhe kjo disiplinë vijon të ndikojë thellë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Kështu përballemi me një praktikë të përditshme, të gjymtuar nga emërtimi i vet (Barthes 1970).
2.Retorika u krijua në Sicilinë greke në shekullin V para erës së re, në kuadrin e procesit të pronësisë, kur qytetarëve u duhej të bindnin gjyqtarët popullorë për të drejtën ligjore të çështjeve të tyre. Retorikët në këtë periudhë vunë në dukje rendin kanonik të pjesëve, që duhej të përmbante një ligjëratë e mirë, domethënë standardin e paraqitjes, që quhet më i frytshëm. Çfarëdo ar-gumentimi, nëse duam të ketë peshë, duhet të ndërtohet prej katër pjesësh: hyrja, që njofton subjektin dhe përpiqet ta bëjë auditorin të ketë interes; rrëfimi, që paraqet në mënyrë sa më objektive të mundshme faktet e mirëfillta; pohimi, që është çasti i diskutimit dhe i provave; së fundi, mbyllja, që bën përmbledhjen dhe nxjerr përfundimet e ligjëratës.
3.Kjo paraqitje ka patur sukses të madh, i cili vijon edhe sot. Arsyeja, pa dyshim, është se retorikët nëpërmjet kërkesave për një plan formalizuan renditjen e natyrshme të komunikimit ndërpersonal. Hyrja dhe mbyllja u përgjigjen në të vërtetë atyre monenteve kyç të rrëfimit, që e bëjnë të pranishëm dhe e ndërpresin, ndërsa rrëfimi dhe pohimi na çojnë te dy përmasat themelore të komunikimit: transmetimi i faktit (përmbajtjes) dhe shkëmbimi i kuptimit që duhet dhënë (marrëdhënia). Kështu retorika, nëse kuptohet mirë, është një përforcuese e shkëlqyer e mundësive bindëse, veti e brendshme e vetë gjuhës. Dhe në të vërtetë ajo përdoret vazhdimisht në ato që sot quhen strategjitë gjuhësore.
Rrjedhimisht, studimi i sotëm i strategjive gjuhësore ecën në fillin e drejtpërdrejtë të retorikës tradicionale, pavarësisht se është zgjeruar ndjeshëm fusha dhe njeriu folës është vënë në një shoqëri, e cila analizohet me gjerësi shumë më të madhe dhe me përpikëri.Kështu kemi të bëjmë me mjeshtërinë e shquarjes, për të cilën Burdjeja (Bourdieu 1982) jep dy shembuj: gjatë një ceremonie për nder të një poeti beamez, kryetari i bashkisë së Posë idrejtohet publikut: "në një bearnishte me cilësi", sipas shprehjes së një gazete vendore; te vepra e Marsel Prustit,Në kërkim të kohës së humbur, dukesha de Germante asnjëherë nuk e tregon më shumë epërsinë e vet, sesa kur i shpërfill rregullat e mirësjelljes, shprehet me gjuhë familjare ose përdor theksin e fshatarit. Këta shembuj na ilustrojnë natyrën e hollë të strategjive për t'u shquar, që komunikimi i jep rastin të shfaqet. Ky është kapitali gjuhësor, të cilin e zotërojnë dy folës, është çlirtësia e të shprehurit, që e kanë fituar aq mirë. sa dhe besueshmëria e tyre shoqërore, e cila u jep të drejtën për begenisje. Asgjë nuk e pengon një politikan me diplomë në letërsi që të mos dijë të flasë një frëngjishte të lëvruar dhe as mbretëreshën e aristokracisë që të mos dijë rregullat e mirësjelljes mondane. Përkundrazi, ligjshmëria e të dy personazheve përforcohetnëpërmjet elegancës, e cila arrihet duke "u bërë i kuptueshëm për tjetrin" ose "për të mos bërë poza". Gjuha e shquar nuk është vetëm e rregullt nga ana gramatikore, mbi të gjitha ajo është e përshtatshme nga ana shoqërore. Komunikimi është një treg, ku personat dhe veprimet e tyre synojnë t'u ja pin një "çmim" dhe vlerësohen sipas kutit të normave e të përdorimeve mbizotëruese. Mirëpo ne nuk kemi përvetësuar që të gjithë po ato shprehi për të zotëruar format e ligjshme, as në sjelljen tonë, as në shqiptimin tonë, as në gramatikën tonë. Që një mikroborgjez të përvetësojë gjuhën e sunduesve i duhet një përpjekje e vazhdueshme, gjurmët e së cilës dalin në tensionin, si dhe në orvatjet për të lëvruar një stil të përshtatshëm. Anasjelltas, dallimi del në qëndrimin në largësi, në çlirtësinë e kontrolluar, në kundërshtim të plotë me hiperkorrektesën, nëpërmjet së cilës trashëgimtarët e vërtetë të pushtetit shoqëror pohojnë çlirtësinë e tyre "të natyrshme".
4.Retorika është mësuar gjerësisht gjatë gjithë lashtësisë greko-romake e pastaj gjatë Rilindjes. Prestigji i gojëtarisë tashmë kishte themele të qëndrue-shme në Romë e në Gali. Diodori i Sicilisë na thotë se galët, në fjalimet e tyre kanë "shprehje të shkurtër, enigmatike, që vepron me anë të aluzioneve e të nënkuptimeve", praktika të cilat nuk janë pa lidhje me rregullat e retorikës, gjë që shpjegon interesimin e tyre për të. Gojëtari i qytetit nuk jepte ndihmesë vetëm në organizimin e ceremonive publike, për festa ose për lojëra. Ai ishte në mënyrë të natyrshme i dërguar i perandorit për misione delikate, që paraqisnin interes për bashkatdhetarët e tij: për shtyrjen e detyrimeve, faljet e ndryshme etj. Prestigji i retorikut ishte i tillë, sa vetëm ai mund ta bënte pe-shoren të anonte nga ata që paraqisnin lutjen. Edhe karriera politike, ashtu si edhe sot varej nga përvetësimi letrar i të folurit.
Por mendimi, sipas të cilit gojëtaria ishte bartësja e natyrës së marrëdhënieve njerëzore hap pas hapi u bë copë-copë prej racionalizmit dekartian. Metoda e Dekartit në të vërtetë shfaq dëshirën për ta zhdukur gojëtarinë. Ideja në bazë të saj është se çfarëdo mundësie diskutimi për një fakt nënkupton se ai është i vetmi i mundshëm, ose se çka është thjesht e mundshme ka shumë gjasa që të jetë e rreme. Kultura e dëshmisë racionale hap pas hapi e fitoi për vete një pjesë të hapësirës, që e zinte kultura e argumentimit. Dija moderne, duke kërkuar gjuhën universale (Breton 1987; Winston 1988), i shpërfilli deri në përbuzje thesaret e të folurit njerëzor. Shekulli XIX dhe XX përkohësisht e harruan retorikën, ajo u zhduk si e tillë prej programeve të mësimdhënies, dhe nuk gjente më vend, veçse me një shfaqje të dyfishtë: te përdorimi masiv i teknikave të propagandave ideologjike, në të cilat hodhi rrënjë reklama, dhe te apologjia sistematike e racionalizmit shkencor.
1.Mbi komunikimin ndërmjet personave
Në mesin e shekullit XX u duk një përtëritje e intersimit për pënnasën ndërpersonale të marrëdhënieve njerëzore e paralelisht u shfaq një temë, që në një farë mënyre ishte e re: komunikimi. Ky vetëdijësim ndodhi në një kon-tekst, që mbante vulën e tre fakteve kryesore; klima e krijuar prej dy luftërave botërore dhe e cila u ushqye prej gjendjes së konfliktit të fshehur, që pasoi të dytën; tërheqja e humanizmit tradicional dhe kriza e bashkëlidhur e vlerave; përparimi i kërkimeve shkencore, që i hapën komunikimit troje të reja. Kësh-tu u vendos bashkëpunimi ndërmjet shkencave teknologjike dhe shkencave humane. Si rrjedhim, u përftua një vështrim i përtërirë i komunikimit, që shi-het tashmë si sjellje globale.
Pa asnjë dyshim. klima e luftës ka ndikuar ndjeshëm për vetëdijësimin rreth rëndësisë së dukurive të komunikimit. Mësimi i gjuhëve të huaja (Foreign Language Teaching) përjetoi një vrall të dukshëm, sidomos në Shtetet e Bashkuara, që nga koha e të dyja luftërave. Në Francë mësimi i frëngjishtes si gjuhë e huaj është zhvilluar kryesisht pas fundit të luftës në Algjeri dhe me shkolonizimin, në një epokë kur u vetëdijësuan, se ndikimi i një shteti që kërkon të ruajë, të paktën pjesërisht, statusin e vet si "fuqi e madhe", varej pjesë-risht nga vendi, që zinte gjuha e tij në botë dhe ku qeveria e vendit zbatonte në këtë fushë një poiitikë të vullnetshme.
Në periudhën menjëherë pas iufle paralelisht vëmë re tërheqjen e humanizmit, i cili në qendër të gjithçkaje vinte njeriun. Kjo është epoka e ngadhë-njimit të marksizmit dhe të ekzistencializmit të Sartrit. Atëherë u jepet rëndësi gjithnjë e më e madhe anëve morale të veprimit dhe pragmatizmit të ma-rrëdhënieve. Ndonëse flton si frytshmëri reale, komunikimi nuk ecën më në vetvete në planin teorik dhe nis të studiohet në të gjitha përmasat e tij. Sukse si përshtypjelënës që arrihet në komunikimin masiv nuk përjashton interesi-min për marrëdhëniet ndërmjet individëve.
Që nga kjo periudhë kërkimet shkencore e teknologjike orientohen, nga njëra anë, drejt kërkimeve për trajtimin optimal të informacionit dhe të komu-nikimit në trajtën fizike, për shembull, në sektorin e telefonisë, dhe nga ana tjetër, për të marrë parasysh përmasën ndërvepruese të veprimtarisë shoqërore. Duke nisur nga viti 1945, siç e kemi nënvizuar (nga faqja 43 deri 50), inxhi-nierët dhe matematikanët bënë hapa të mëdhenj përpara në njohjen e ligjeve, që drejtojnë kodimin, transferimin, optimizimin e informacionit numerik. Paraqitja e teorisë së informacionit nga C.E. Shanoni, pastaj konceptimi i kompjuterit të sotëm nga J. fon Nojmani shënojnë dy etapat e mëdha të këtij zhvillimi.
Nga ana e tyre, shkencat humane nuk mbetën në vend numëro. Tradita që në psikologji nxjerr përpara objektet e vëzhgueshme realisht, bëri që të përparonte ideja, se sjellja është një objekt studimi në vetvete. Veç kësaj, Bejtsoni (1936) me tezën e tij për Latmulët, hapi rrugën e përsiatjeve rreth rolit themelvënës, të cilin në ndërtimin e lidhjes shoqërore e luanin modelet e ndërveprimit, që drejtojnë marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të një grupi shoqëror. Këtij takimi ndërmjet shkencave të përpikta e teknologjike, nga njëra anë, dhe shkencave humane, nga ana tjetër, i detyrohet mjaft zhvillimi i kërkimeve lidhur me komunikimin ndërpersonal (Breton & Proulx 1989). Kjo dukuri, që nuk është kaq e shpeshtë, solli lindjen e një fushe të re analize. Vendi i këtij takimi dihet. Është fjala për seminarin, ku duke nisur nga viti 1952 punuan së bashku matematikanë si Norbert Vineri, themeluesi i kibernetikës, dhe Nojmani, antropologë si Margaret Mid dhe Gregori Bejtsoni, lo-gjicienë si Julian Bigelou, mjekë si Arturo Rosenblueth. Këta burra e këto gra ndërtuan konceptin modern të komunikimit, për të cilin përhapësit kryesorë kanë qenë Vineri dhe Bejtsoni, në fisha të ndryshme.
Ky bashkëpunim u bë i mundur sepse shumë prej inxhinierëve janë të bindur, që informacioni numerik, në një farë mase, mund të na bëjë të rrokim domethënien e thënieve, ndërsa kërkuesit në fushat e shkencave humane janë të bindur, se lënda njerëzore e ndërveprimeve mund të bëhet objekt i njehsi-mit. Paraardhës i konceptit modern të komunikimit, që do të trupëzohej ve-tëm nga fundi i viteve 1940, ka qenë në vitin 1942 nocioni i "sjelljes në shkëmbimin e informacionit", të cilin Vineri e veçoi njëkohësisht me sistemi-min e koncepteve feed-back, input dhe output (feed-back ose prapaveprimi është veprimi që ushtrohet, pas një turbullimi, mbi vlerat e hyrjes - input -prej vlerave të daljes - ojitput -, që rivendos vlerat fillestare).
Nuk do të kuptohej ndonjë gjë e madhe nga kjo fushë e re, që është komunikimi ndërpersonal, nëse nuk do të shihnim qartë, se në cilën pikë ky koncept priret të kryejë një shkëputje rrënjësore me mënyrat e mëparshme të të menduarit. Siç e ka shpjeguar Vineri (1961) që në fillimet e përsiatjeve të veta, metoda e studimit e sjelljes kishte si rol që të zëvendësonte gjithë metodat shkencore, të cilat kishin qenë në përdorim deri atëherë. Sipas tij, dukuritë natyrore nuk ekzistojnë në vetvete, sepse realja formohet tërësisht prej marrëdhënieve që kanë dukuritë ndërmjet tyre. Veprimtaria e komunikimit atëherë bëhet pjesë përbërëse e reales. Kushdo e ndien mirë, që ndodhemi në prani të një paradigme të vërtetë themelvënëse. Duhen lëvruarnë thellësi pjesa më e madhe e studimeve të mëtejshme mbi komunikimin ndërpersonal. Rrjedhi-misht, nuk mund të studiohet tnë individi në gjendje të izoluar, sepse do të ndodhte heqja e njërës prej përmasave thelbësore të realitetit të tij: në të gjitha nivelet, qenia njerëzore është thelbësisht komunikuese, në kuptimin që shkencave humane u imponohet një qasje globale për sjelljen e komunikimit. Përsëri ato përfitojnë nga ndihmesa që e japin shkencat, të cilat nuk janë po-saçërisht humane (nëse mund ta themi kështu).

2.Metodat e vëzhgimit global
1 .Drejtimi ndërveprues u shfaq kështu si më novator në shkencat humane, pas periudhës në të cilën mbizotëronte strukturalizmi. Ai i ka rrënjët në një rrymë historike mjaft të lashtë. Lidhur me këtë duhen cituar disa paraardhës, si sociologu gjerman George Simmel, ose filozofi dhe psikologu amerikan George H. Mead. Qasja nga pikëpamja e ndërveprimit i jep përparësi ndikimit, që ushtrojnë mbi njëri-tjetrin individët, të cilët janë përfshirë në një situatë komunikimi. Ajo ka hequr dorë prej idesë për një marrës pasiv dhe është për një partner veprues, i cili vazhdimisht i dërgon dhënësit mesazhe, duke nisur nga efekti që shkakton mbi të ligjërata e këtij dhënësi (Marc & Picard 1983).
Ky orientim i ri nënkupton njëherësh edhe një metodologji të posaçme, të themeluar kryesisht mbi një përçapje vëzhgimi dhe përshkrimi, që shpesh shfrytëzon forma të ndryshme regjistrimi (fotografi, magnetofonë, filma, vi-deo). Ai i jep përparësi vëzhgimit "natyralist", një pune në terren, që përpiqet të rrokë situatat e jetës së përditshme reale dhe autentike, në kundërvënie me situatai e ndërtuara, të studiuara eksperimentalisht në laborator. Ai përqen-drohet te procesi i komunikimit, të vështruar si një dukuri globale, që për-fshin së bashku disa mënyra të sjelljes (të folurit, mimikën, vështrimet, gjes-tet, largesinë ndërpersonale) dhe si njësi bazë zgjedh ndërveprimin ndërmjet individëve e jo individin të marrë veçan.
2.Për çështjen e komunikimit, qasja ndërvepruese i detyrohet mjaft teorisë së sistemeve, të frymëzuar prej kibernetikës, e cila ngulnion nga ana e vet, mbi dinamikën e rregullimit, mbi integrimin e secilit sistem në entitete më të gjera, dhe mbi shkëmbimet ndërmjet sistemeve. Qasja sistemore u nënshtro-het një vargu parimesh, ndër të cilat më të rëndësishmet janë parimi i tërësisë dhe parimi i shkakësisë qarkore.
Parimi i lërësisë nënkupton, që një sistem nuk është një shtim i thjeshtë elementësh, por zotëron tipare të vetat, të ndryshme prej atyre që kanë ele-mentët të marrë të veçuar. Kështu ndërveprimi nuk mund të përmblidhet në veprimin e një subjekti - një koncept gjuhësor e psikanalitik, që e quan të paravendosur se subjektiviteti ndërtohet gjatë ushtrimit të ligjëratës, njëko hësisht duke i dhënë gjuhës vatrën e organizimit - mbi subjektin tjetër; marrëdhënia nënë-fëmijë, për shembull, nuk mund të kuptohet si vetëm ndikimi i sjelljes së nënës mbi atë të fëmijës, porse si përshtatje e dyanshme, që riven-doset në kontekstin familjar. Sa për parimin e shkakësisë qarkore, ai del nga kjo pikëvështrimi dhe do të thotë se sjellja e secilit përfshihet në një lojë të ndërlikuar veprimesh e prapaveprimesh.
3Sipas këtij konceptimi, bashkëbiseduesit nuk kënaqen duke shkëmbyer informacione, ata janë të përfshirë në një veprimtari bashkëpunimi fjalësor, në të cilën janë të pandashëm. Është puna për një veprimtari të përbashkët, sepse thënia e secilit gjen mbështetje te thënia e tjetrit (Berne 1975; Ghig-lione 1985). Interlokucioni bëhet kështu një koncept "i parë", prej të cilit e marrin prejardhjen nocionet e lokucionares dhe të alokucionares. "Uni" nuk zbulohet në vetvete, siç e kishte vënë re tashmë Benvenisti, porse në alo-kucionarin e një "ti" dhe pikërisht në të folurit që shkëmbehet, subjekti e njeh veten dhe e përcakton në marrëdhënie me tjetrin (Jacques 1979).
Kështu koraunikimi del si veprimtari marrëveshjeje. Kur bashkëbisedue-sit përfshihen në një shkëmbim, ata pajtohen në mënyrë të nënkuptuar, duke pasur të nënkuptuar tërësinë e dukurive, nëpërmjet të cilave thënia shpreh me tepër ose një gjë tjetër kundrejt kuptimit të drejtpërdrejtë të thënies. Përveç tipave të ndryshëm të ngërthimit, të cilët i njeh pragmatika, studiuesit që i përmbahen qasjes ndërvepruese, e zgjerojnë ngërthimin për tërësinë e shenjave, që shkëmbehen pavetëdijshëm mes bashkëbiseduesve, duke nisur me parimet dhe rregullat, të cilat e ndërtojnë atë shkëmbim: i tillë është parimi i reciprocitetit, i cili shënon njohjen e tjetrit si bashëkbisedues të vërtetë. Këtë proces e ka përshkruar mjaft mirë Klod Levi-Strosi (1967: 70) lidhur me ofrimin ritual të gotës:
"Partneri, i cili kishte të drejtën të rrinte i rezervuar, ngacmohet që të dalë prej asaj gjendjeje; vera e ofruar sjell ndër mend verën e dhënë. përzemërsia kërkon përzemërsi. Marrëdhënia e indiferencës, duke nisur nga çasti kur njëri prej my-safirëve vendos që ta braktisë. nuk mund të rivendoset rnë ashtu siç kishte qenë: tashmë ajo mundtë jetë vetërn e përzemërsisë ose e armiqësisë: nuk është lenë shteg, pa sjellë një fyerje. që të kundërshtohet gota ofruar fqinjit. Kurse pranimi i gostitjes përfton të drejtën për një ofertë tjetër. për bisedimin, Kështu vendoset një ujëvarë e tërë lidhjesh të imëta shoqërore, nëpërmjet një vargu luhatjesh me ndërkëmbim. sipas të cilave hapet një e drejtë duke bërë ofertën dhe merret një detyrim duke e pranuar, dhe kurdoherë në të dy kuptimet, përtej asaj që është dhënë ose është marrë."
Një parim tjetër, parimi i ndikimit, na çon te fakti, që çdo shkëmbirn ko-munikues është bartës i një koje në lojë dhe secili prej të dy bashkëbise-duesve orvatet që ta sigurojë për vete zotërimin e saj, të ndikojë mbi ortakun, duke bashkëbiseduar me të përmes strategjive të ndryshme.
4.Përveç nevojës që të merret parasysh situata e ligjëratës, tërësia e rrethanave në të cilat shtjellohet një akt komunikimi, mjedisi fizik e shoqëror ku zhvillohet ky akt, kjo qasje ka sjellë gjithashtu që të rishikohet skema e ko-munikimit. Situata vështrohet si një element, që kushtëzon shkëmbimin dhe të cilit, nga ana e vet, i bën jehonë. Prandaj nuk mund të lihet mënjane.



http://esseshkolle.blogspot.com/
Variacioni shoqëror i komunikimit
Gjuha dhe shoqëria
1.1Gjuhësia e përgjithshme nganjëherë i përngjet mitologjisë, kur zbaton idealizimin e të dhënave. Me idealizim kuptojmë një
procedurë, e cila përbën zëvendësimin e ndërlikimit të reales me të dhëna "të idealizuara", domethënë të thjeshtësuara. Meqë përdoren në shkencat të quajtura të përpikta, do të përligjej në një farë mase, nëse në gjuhësi teoritë do të mund të kontrolloheshin vazhdimisht me ndihmën e përvojave, mirëpo është shumë më e diskutueshme edhe sepse nuk është në gjendje ta zbatojë eksperimentimin e vërtetë dhe as që e kalon ndonjëherë planin e vëzhgimit, siç ndodh aktualisht. Duke e thjeshtuar realitetin atëherë ndodhemi përpara rrezikut të madh për ta shformuar. Në një numër teorish gjuhësore, që sot mbahen si më të rëndësishmet, objekti i parë është folësi-auditori ideal, që i përket një bashkësie gjuhësore homogjene. Ndërkohë, vëzhgimi më i drejtpërdrejtë na tregon se bashkëkzistojnë variante të ndryshme në gjirin e një bashkësie gjuhësore dhe shoqëritë asnjëherë nuk janë homogjene.
"Të flasësh gjuhën franceze, gjuhën gjermane etj., do të thotë të veprosh me një abstraksion dhe përgjithësim të madh (e shpesh të pavetëdijshëm). Sepse në realitet ka po aq të folme të ndryshme. sa ka edhe kolektiva të ndryshëm që përdorin një gjuhë, e madje po të jemi të rreptë, sa ka edhe individë që e përdorin (pa përjashtuar mundësinë që gjuhësisht ka disa individë në secilën shtëpi)" (Ducrot & Todorov 1972: 79).
Një individ ka mënyrën e tij të veçantë të të folurit, duke marrë parasysh që ka një pjesë të panënshtrueshme prej ndikimit të grupeve, të cilave ai u përket, pra, ka një idiolekt. Ai mund të përdorë dialektin krahinor brenda kombit, ku sundon zyrtarisht një të folur tjetër, ose dialektin shoqëror, sistemin e shenjave dhe të rregullave sintaksore të përdorura prej një grupi të dhënë shoqëror, ose duke iu referuar atij grupi, madje dhe gjuhën kombëtare, gjuhën zyrtare brenda një shteti. Si pjesëtar i një grupi shoqëror-profesional, ai mund të sjellë ndryshime në leksik dhe në shqiptimin e tij, kurse kjo mund të përfundojë me një zhargon.
Po në atë mënyrë si besohet, që një gjuhë është një tërësi e përcaktuar mirë, edhe homogjenitetin e një shoqërie fqinjë e vështrojnë si të dhënë të qartë. Flitet për shoqërinë spanjolle, për shoqërinë belge, sikur gjithë banorët e Spanjës ose të Belgjikës të zotëronin të njëjtat vlera dhe të njëjtat besime, e sikur të kishin zakonisht sjellje të njëjta. E megjithatë elementët përbërës të shoqërive nuk janë të së njëjtës natyrë. Është e vërtetë që ka disa vlera, disa besime, që na lejojnë ta përcaktojmë bashkësinë spanjolle dhe t'ua kundërvënë bashkësive të tjera belge, franceze etj., dhe që shërbejnë si bazë për opinionet e gatshme, për klishetë që shfaqen në librat vizatimorë ose në gazmoret (Barthes 1957: 121-125). Por është e qartë, se nuk janë të njëjtë që të gjithë spanjollët. Një andaluz pohon se vlerat e tij nuk kanë ndonjë gjë të madhe të përbashkët me ato të bashkatdhetarëve të tij të Veriut, me katallanët, tregimtarë të shkathët, të cilët edhe kur vallëzojnë, bëjnë hesape". Po këta katalanas vetë dallohen prej pjesës tjetër të njerëzimit: e vënë veten në qendër të asaj bote, e cila në jug përfshin ''morët" dhe në veri "gavaçët", që i vështrojnë si malokë. Por mes katalanëve një valencias vlerësohet në mënyra të ndryshme prej barcelonasve ose prej një majorkasi. Nocioni i homogjenitetit shoqëror, që eshtë aq i dobishëm kur vlen për përgjithësime, nuk është gjë tjetër veçse një mit.
1.2Heterogjeniteti shoqëror ka si rrjedhim heterogjenitetin gjuhësor. Ka pak vende, në të cilat ndeshet vetëm një sistem gjuhësor i përbashkët për të gjithë banorët; shumica kanë disa kode fjalësore të ndryshme. Në këto vende, që përbëjnë shumicën, secili prej kodeve kryen një funksion shoqëror të ndryshëm, është objekt i qëndrimeve individuale ose kolektive të ndryshme ndaj tij. Kështu, një bashkësi gjuhësore përfshin një tërësi variantesh gjuhësore të mbivëna; njeri prej këtyre varianteve njihet nga tërësia e folësve si gjuha e referimit. Ky variant i pranuar si model, si forma që mbahet "e drejtë" quhet gjuha standard. Në bashkësitë e vogla, kjo normë me prestigj" pranohet vetvetiu dhe nuk ka nevojë të kodifikohet ose të formalizohet. Në bashkësitë e mëdha, ku ka qindra mijëra ose me miliona folës, për ta ruajtur përputhjen me gjuhën standard, e cila mund të kryej funksione mjaft të ndryshme, del i nevojshëm kodifikimi, një normë e shprehur, përhapja e së cilës sigurohet nëpërmjet gramatikave, fjalorëve, mediave dhe institucioneve, siç janë shkollat.
Në cilëndo shoqëri njerëzit klasifikohen në kategori dhe organizohen në grupe. Individët që përbëjnë një grup, mbajnë lidhje të rregullta ndërmjet tyre, kanë të drejta dhe detyra lidhur me sjelljet e tyre, për shembull, një familje përbën një grup: anëtarët e saj takohen rregullisht, kanë kundrejt njëri-tjetrit një sjellje dhe nga bota tjetër e jashtme.
Larmia ligjërimore është e lidhur ngushtë me natyrën e grupeve dhe të kategorive, që ekzistojne në shoqërinë e dhënë (Argyle 1973). Pasi i kanë studiuar variacionin në hapësirë dhe dialektet gjeografike, gjuhëtarët kanë nisur të studiojnë variacionin shoqëror dhe dialektet shoqërore, që lindin nga pabarazitë në shoqëri. Individët përbërës të një shoqërie nuk janë të njëjtë: nuk janë të barabartë gjenerali dhe ushtari, drejtori i gjimnazit dhe mësuesi i jashtëm, fëmija i jashtëzakonshëm dhe handikapati, thatimi i gjatë dhe shkurtabiqi trashaluq, hidrauliku dhe zdrukthëtari. Këta shembuj na çojnë te tipa të ndryshëm pabarazie: dallime natyore ose të lindura (shtati. biologjia) dhe diferenca në pozitën shoqërore; disa pozita shoqërore mund të gëzojnë prestigj, ose status të njëjtë (hidrauliku me zdrukthëtarin), disa të tjera mund të përfshijnë dallime të rangut shoqëror (gjenerali dhe ushtari i thjeshtë). Sociolinguisti interesohet për pabarazitë shoqërore, që gjejnë pasqyrim në përdorimin e gjuhës (Hagëge 1986: kreu IV): ato që vijnë prej dallimeve në pasuri a në të ardhura, ato që vijnë prej dallimeve të prestigjit ose te statusi, dhe së fundi, ato që vijnë prej shpërndarjes së pabarabartë të pushtetit.
Dallimet në pasuri dhe në të ardhura nganjëherë lidhen me nocionin e klasës. Klasa shoqërore e një individi për disa është flinksion i kritereve rreptësisht ekonomike, për të tjerë i të dhënave psikosociologjike. Kështu dalin në kundërvënie teoria marksiste dhe modeli i shtresimit shoqëror i Labovit. Shpjegimi sipas luftës së klasave del qysh te Fransua Gizoi (François Guizot. 1787-1874). Këtij nocioni marksizmi i ka shtuar teorinë e funksionit ekonomik të klasave shoqërore e mbi të gjitha, faktin e konfliktit ndërmjet tyre, borgjezisë e proletariatit që është "motori i historisë'". Sipas Marksit, klasat formohen pavarësisht prej vullnetit të njerëzve dhe të shtetit. Në përputhje me nivelin e zhvillimit, në shoqëri shfaqet ndarja e punës dhe përcakton marrëdhëniet. Kjo dukuri shfaqet që në kohën kur një grup njerëzish është në gjendje të krijojë mbiprodhimin" (që e kapërcen prodhimin për konsum). Në bazë të ndarjes së klasave është pikërisht lufta për përvetësimin e këtij mbiprodhimi. Prej këtej rrjedhin gjithë marrëdhëniet e punës, të pronësise, të pushtetit, të prestigjit, që i shtresojnë shoqëritë historike. Kjo rrjetë dihotomike e bazës mund të duket e papërshtatshme në momentet e rishpërndarjes ekonomike dhe kulturore; ndërsa marksizmi, duke nxjerrë mësime nga historia bashkëkohore, është bërë më i përmbajtur sot. Modeli i shtresimit shoqëror i Labovit e quan ndarjen në klasa si tradhtim të realitetit shoqëror, i cili paraqitet si vazhdimësi pa pragje të rëndësishine. Secili individ zë një rang të caktuar në hierarkitë e ndryshme (mosha. pasuria. arsimimi. etj.): ndërthurja e këtyre përbën pozitën e tij shoqërore. Këto dy teori: njëra për konfliktin ndërmjet klasave shoqërore dhe tjetra për bashkësinë që e lidh tërësia e normave, është e vështirë të bashkëjetojnë: mirëpo një teori për gjuhën në kontekstin shoqëror duhet të mbështetet mbi një teori të shoqërisë, për të treguar cilët elememë të kontekstit shoqëror e prekin prodhimin dhe të kuptuarit e një gjuhe, në situatat konkrete. Për shembull, është dëshmuar se gjuha mund të përbëjë një pengesë për lëvizshmërinë e punësimit. Vështirësitë e përshtaties dhe të integrimit shoqëror-kulturor të fshatarit sicilian, që shpërngulet në Torino për të punuar në uzinë, i kanë rrënjët te gjuha.
Dallimet e prestigjit ose të statusit nuk janë të lidhura sistematikisht me dallimet klasore. Një shofer mund të fitojë shumë më tepër para se një nëpunës i ri i bankës; në sytë e shumicës se njerëzve mjeshtëria e tij gëzon prestigj me të ulët. Një 'pasanik i ri' mund të zërë vend mjaft më të lartë në hierarkinë ekonomike, sesa një anëtar i varteruar i borgjezisë vendore, porse nuk ia arrin të integrohet në këtë të fundit, nëse sjellja e tij nuk do të imitiojë me servilizëm atë të grupit të referimit". Në shkëmbimet gjuhësore statusi i bashkëbiseduesve, kur veprojnë sipas cilësive, ndikon mbi zgjedhjen e regjistrave (niveleve të gjuhës, tipave të ligjëratës). mbi natyrën dhe shtjellimin e ngjarjeve të të folurit.
Variacionet stilistike dhe Shoqërore
1.Heterogjenitet shoqëror, heterogjenitet gjuhësor: këto dy fakte nga vëzhgimi bën të lindë sociolinguistika, e cila në zanafillë kishte si detyre të përshkruante variantet e ndryshme, që bashkëjetojnë në gjirin e një bashkësie gjuhësore dhe e vënë në marrëdhënie me strukturat shoqërore. Vendosja e marrëdhënies mund të konceptohet në dy mënyra: ose studiuesi e quan se problemet gjuhësore nuk mund të zgjidhen veçse duke iu drejtuar ndryshoreve shoqërore ("shoqërorja në gjuhësi"), ose vetë gjuhësia duhet të rindërtohet, që të bëhet një teori e ligjërimit në kontekstin shoqëror ("përparësia i jepet shoqërores mbi gjuhësoren"). E para flet për variacionet gjuhësore e shoqërore të komunikimit; e dyta për komunikimin e pabarabartë, për dallimet klasore në ideologjinë e gjuhës ('Komunikimet shoqërore dhe didaktike të gjuhëve të gjalla të huaja'" 1980).
Shprehja "norma të përbashkëta'" do të thotë një tërësi e përbashkët gjykimesh vlerësuese, një dije në shkallën e bashkësise e asaj, që mbahet si e mirë ose si e keqe dhe që është e përshtatshme për atë tip situate të përcaktuar shoqërisht. Një norme gjuhësore është një tipar bashkues i një shoqërie: gjithë anëtarët e njohin dhe kjo njohje u mundëson të dallohen vendesh prej të huajve.
Gjuha nuk është një grumbullim laraman variantesh të dalluara, duke e pasur secilin variant të specializuar për një fushe të përdorimit të veçantë. Për më tepër, është pranuar se ajo pasqyron dhe i jep dorë diferencimit të shoqërisë në grupe e në kategori, anëtarët e të cilave përdorin të njëjtin variant të gjuhës. Antinomia që del është vetem në dukje; ajo zgjidhet duke përdorur nocionet e rolit dhe të grupit të referimit.
Statusi shoqëror i një njeriu nuk i përgjigjet detyrimisht statusit të tij shoqëror-ekonomik, siç mund të përcaktohej në funksion të faktorëve objektivë, siç janë të ardhurat ose niveli i arsimit. Kriteret e përdorura për vlerësimin e gjendjes së individit nuk varen vetëm prej grupit shoqëror, të cilit i përket realisht (grupi i përkatësisë), por mund ta kenë prejardhjen prej një grupi shoqëror, anëtar i të cilit nuk është dhe megjithatë atij i shërben si kornizë referimi: prej grupit të referimit. Është e mundshme të dallohen grupet e referimit pozitive, normat e të cilave respektohen, dhe grupet e referimit negative, vlerat e të cilave hidhen poshtë dhe zëvendësohen me kundërvlera. Kështu folësit e mikroborgjezisë, grupi i referimit i të cilëve është klasa e ngritur, i kapërcejnë ato të grupit më të lartë në shkallën shoqërore nëpërmjet prirjes së tyre për të përdorur forma që mbahen si të drejta dhe të përshtatshme për stilin e stërholluar, njëkohësisht kanë prirjen që të përvetësojnë shenjat e prestigjit të kohëve më të fundit, të përdorura prej anëtareve të rinj të klasës së lartë.

Klasat shoqërore nuk janë të lidhura thjesht e drejtpërdrejt me variacionet gjuhësore, standarde ose jo. Folësit në disa nga punët e tyre priren të përdorin më shumë variantin standard të gjuhës. sesa njerëz të tjerë, që kanë të njëjtin nivel të statusit, të të ardhurave dhe të arsimit. Profesionet në fjalë, për shembull, janë profesor, gazetar ose sportelist, duke nënkuptuar dy lloje veprimtarish: paraqitjen e një imazhi publik dhe shoqërizimin gjuhësor, shpalljen e normave. Labovi (1966: 63-89) ka treguar se nëpunësit që nuk janë në kontakt me publikun, që nuk janë përpara skenës, për shembull, magazinierët, përdorin më pak variante me prestigj, sesa punonjësit në kontakt me publikun, si përgjegjësit e reparteve ose shitësit. 

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels