IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label EDUKIM. Show all posts
Showing posts with label EDUKIM. Show all posts
I.                 Edukimi dheBarazia Sociale

Ekonomistët e edukimit mbështesin idenë se “investimet në sektorin e edukimit janë rentabël kur ato kontribuojnë direkt në përmirësimin e produktivitetit individual apo kombëtar”.
Njohja e një lidhjeje të ngushtë ndërmjet edukimit dhe zhvillimit ka bërë që kombet e zhvilluara të investojnë pa reshtur në sektorin e arsimit. Investimet publike në këtë fushë janë nxitur dhe nga fakti se edukimi nuk luan rol vetëm në promovimin e ekonomisë por gjithashtu dhe në një aspekt tjetër shumë sensibël siç është “ai është i shpërndarjes proporcionale ndërmjet grupeve të ndryshme sociale të fryteve të rritjes ekonomike” (Gilles&Verdier 1993). Me të drejtë, edukimi është konsideruar “si një instrument i fuqishëm që promovon barazinë sociale”. Mjafton të përmendin faktin, se edhe në Shqipëri, sipas disa studimeve të fundit, diferencimi i popullsisë në raport me mundësitë e punësimit, llojit të punës, varfërisë dhe të ardhurave nuk është më aspekti gjinor, origjina krahinore apo mosha, por në radhë të parë niveli i tyre arsimor.
Sipas teorive mbi zhvillimin që ekzistonin në periudhën e pas-luftës së dytë botërore, ishte kapitali ai që përbënte gurin magjik të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Modelet e rritjes ekonomike të periudhës 1950-60 nuk e njohin kontributin e edukimit në zhvillim. Por, shumë studime të mëvonshme në periudhën 1960-70, treguan qartë se zhvillimi nuk mund të shpjegohej vetëm me kontributin e kapitalit dhe fuqisë punëtore. Në këtë kohë, nga autorë të shquar si Denison (1967) dhe Griliches (1964) u fut për herë të parë dhe nocioni i “faktorit të njohurive”, si faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike. Të gjithë këto studime dhanë prova të pakundërshtueshme se “edukimi rrit produktivitetin dhe kontribuon në rritjen ekonomike dhe të ardhurave kombëtare”, dhe se “diferencat në nivelin e produktivitetit ndërmjet shumë vendeve apo rajoneve mund të shpjegohen bindshëm nga diferencat në nivelin dhe cilësinë e shkollimit të fuqisë punëtore”. Pasojë e këtij konkluzioni ishte dhe lindja e një kategorie të re ekspertësh të edukimit. Babai i këtij koncepti dhe kategorie ekspertësh konsiderohet Keneth Arrow, i cili mori edhe çmimin Nobel i ekonomisë në vitin 1972.
2.1  Efektet e edukimit në cilësinë e kapitalit social
Ideja kryesore e këtij nocioni është vlerësimi i relacioneve bashkëpunuese, procesit të pjesëmarrjes, normave dhe vlerave sociale si një «stok kapitali në nivel makrosocial». Promovimi i këtij koncepti u bë për herë të parë nga politologu amerikan Putnam në vitin 1995, në librin «Alone: America’s Declining Social Capital», libër që bëri bujë në gjithë botën për këndvështrimin e tij të veçantë. I zhvilluar më tej nga autorë si J. Coleman, P.Bourdieu, por dhe nga institucione ndërkombëtare si OCDE: «kapitali social» konsiderohet si një faktor me impakt determinues në ritmet e zhvillimit ekonomik, nivelin e mirëqenies, cilësinë e shëndetit publik, stabilitetin dhe kohezionin social të një shoqërie, shteti apo territori. Vizioni i Bankës Botërore për këtë nocion është shumë i gjerë duke përfshirë këtu «gjithçka që nuk lidhet direkt me tregun, por që bashkë me tregun, përbejnë dhe influencojnë zhvillimin e një shoqërie». Tashmë, paketa liberale e programeve të «axhustimit strukturor» po fillon të ketë një binjak po aq të rëndësishëm e përcaktues në rritjen ekonomike të një shoqërie: «dimensionin e efekteve të edukimit në zhvillimin ekonomik» (Briggs 2004).
Edhe OCDE-ja, që përfaqëson «klubin» e 33 vendeve më të pasura e të zhvilluara të botës do t’i kthente sytë dhe vëmendjen me mjaft interes drejt këtij koncepti çelës të zhvillimit dhe mirëqeverisjes. OCDE publikoi në vitin 2001 një raport në të cilin nënvizohej se «rezulton se nocioni i kapitalit social është shumë i nevojshëm në ecurinë dhe rezultatet e punës qeverisëse….se kapitali social ndikon ndjeshëm në reduktimin e pabarazisë socialedhe prodhon efekte shumë pozitive në nivel makroekonomik», duke i dhënë këtij nocioni një rol shumë të rëndësishëm në instrumentet e tij të analizës dhe prognozës së zhvillimit në kuptimin e gjerë të tij (Imandoust 2011).
Shembulli më tipik që ofrohet në përgjigje të efekteve të edukimit në cilësinë e kapitalit human dhe atij social, dhe për pasojë në gjithë zhvillimin ekonomik, është ai i krahasimit të ecurisë së Irlandës dhe Portugalisë. Në vitin 1990, Irlanda ishte në të njëjtin nivel me Portugalinë përsa i përket treguesve kryesore makroekonomike e në mënyrë të veçantë treguesit të Prodhimit te Brendshëm Brut për banor (PBB/banor), por 15 vjet më vonë Irlanda rezulton të këtë ecur shumë më shpejt se Portugalia duke krijuar një distancë të konsiderueshme ndërkohë që të dy vendet kishin patur të njëjtën shkallë përfitimi nga fondet strukturore evropiane. Por diferenca, sipas analistëve të zhvillimit «mund të shpjegohet pothuajse tërësisht me efektin pozitiv të kapitalit social dhe edukimit (besim i lartë ndërmjet industrisë dhe bankave, ndërmjet qytetareve dhe institucioneve, respektim i kopetencave ndërmjet pushteteve, interes i lartë publik e pjesëmarrja aktive qytetare në problemet e zhvillimit,…etj.) si dhe kapitalit human (kapaciteti i lartë novator i biznesit dhe futja masive e teknologjive të reja në të gjitha fushat dhe aktivitetet, financimi me prioritet i ekonomisë së dijes dhe informacionit, zhvillimi i kërkimit dhe cilësia e lartë e universiteteve, etj.).



2.2  Edukimi si instrument i eliminimit të varfërisë
Eksperienca në çështjet e zhvillimit ekonomik të viteve 1960-80, tregoi se rritja ekonomike nuk i zhdukte automatikisht dhe pabarazitë sociale. Për pasojë, mbas viteve 80-të të shek XX-të, preokupimet në fushën e zhvillimit ekonomik u zgjeruan nga nocioni i rritjes edhe në atë të “shpërndarjes së fryteve të rritjes ekonomike”, duke u shtrirë pak më vonë në “preokupimet për reduktimin e varfërisë”. Që në vitin 1980, Banka Botërore theksonte se lufta kundër varfërisë kalon nëpërmjet vlerësimit të burimeve njerëzore, gjë që kërkon veçanërisht vëmendje mbi edukimin dhe formimin profesional. Por ishte UNDP (Programi i OKB për zhvillimin) që në vitin 1990 bëri një mikro-revolucion me përmasa botërore duke përdorur si tregues për progresin e kombeve, “Indikatorin e Zhvillimit Njerëzor”(IDH), i cili nuk llogaritej vetëm mbi bazën e të ardhurave të çdo vendi, por mbi bazën e jetë-gjatësisë dhe treguesve globale të edukimit: niveli i shkollimit dhe gjatësia e viteve të shkollimit. Mundësia dhe cilësia e shkollimit u bë kështu një faktor determinues i zhvillimit ekonomik e social.
Varfëria, që deri në këtë kohë cilësohej vetëm si një mungesë të ardhurash, nën ndikimin e punimeve të ekonomistit të shquar indian A.Sen u vështrua dhe u gjykua nën një kënd-vështrim tjetër krejt origjinal: “si një mungesë kapacitetesh funksionale elementare (Sen 1976). Limiti i “kapaciteteve funksionale” mund të jetë “fizik” – ushqimi, veshjet, kushtet e banimit, vaksinimi kundër sëmundjeve, etj. – apo subjektiv si “e drejta për shprehjen e opinioneve”, mundësia për të marrë njohuri të ndryshme”, etj. Sipas A. Sen, edukimi nuk duhet konsideruar si një dimension cilësor i jetës, i domosdoshëm mbas garantimit të nevojave bazë, dhe as thjesht si një “rrugë e detyrueshme” për të arritur që të sigurohet një nivel i caktuar rritjeje ekonomike, por duhet konsideruar “si një e drejtë fondamentale e integruar në gjithë sistemin e kapaciteteve funksionale. Sipas këtij këndvështrimi konsiderohet i varfër një person që nuk ka kapacitetet e nevojshme të zhvillimit për të qenë në gjendje që të përfshihet e të përfitojë nga gjithë mundësitë ekonomiko-financiare e sociale në mjedisin ku jeton.
Në përgjithësi, sot pranohet nga të gjithë se edukimi, përveç krijimit të mundësive që të përvetësohen njohuritë fondamentale (lexim, shkrim, artikulim i rrjedhshëm i mendimit, llogaritje, etj.), duhet të krijojë mundësi dhe për përvetësimin e “njohurive teknike e profesionale” që të përgatisin për të ushtruar një profesion të caktuar, që të zhvillojnë veti adaptuese me realitetin, nxisin shpirtin e iniciativës dhe kapacitetin për të punuar në grup. Por ndërkohë që shumë nga vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, sidomos në kuadrin e strategjive për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit (MDG), vazhdojnë t’i orientojnë përpjekjet kryesore dhe politikat edukative në sferën e kategorisë së parë (arsimit bazë fondamental), vendet e zhvilluara kanë kohë që veprojnë sipas një logjike tjetër në politikat e tyre edukative.
Në themel të politikave edukative të vendeve të zhvilluara qëndron stimulimi i aftësive për tu adaptuar shpejt me ndryshimin, sidomos atyre tekniko-teknologjike. «Ne kemi hyrë në një shekull të ri në të cilën mësimi do të përcaktojë jetën tone si kurrë më parë. Nëse ne do kemi apo jo sukses dhe shpëtim, si individë ose si shtet, kjo do të varet nga dijet, njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarit tonë” (Blunkett 2000). Koncepti “të mësohemi që të mësojmë vazhdimisht” për tu përgatitur që të jetojmë në një botë me ndryshime permanente, po sundon tashmë politikat edukuese moderne. Akumulimi i njohurive dhe kopetencat e natyrës thjesht teknike tashmë konsiderohen më pak prioritare se “inteligjenca kritike, hapja ndaj ndryshimeve dhe adaptimi i shpejtë me të rejat, kopetencat sociale, logjika e zhvillimit të qëndrueshëm,etj.”
Përvoja moderne po tregon se Globalizimi nuk shpërndan spontanisht progres e mirëqenie, por ato duhen kërkuar nëpërmjet politikave e zgjidhjeve strategjike nga çdo vend. T’i shmangesh apo thjesht të kërkosh mbrojtje prej tij nuk konsiderohet si zgjidhje inteligjente sepse kjo do të thotë ta privosh veten nga efektet dhe mundësitë që të ofron kapitalizmi modern. Globalizimi është pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive (Brown&Lauder 2003). Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën bota është ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe edukim cilësor, dhe mbi të gjitha në aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit të tyre në shkallë të gjerë për shumë grupe e kategori sociale. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit në të gjitha elementet e zhvillimit modern e bëjnë «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit ekonomik e social për çdo vend.






2.3 Ekonomia e Dijes dhe shoqëria e informacionit

Në fjalorin tonë të përditshëm, por dhe në objektivat tanë të zhvillimit, termat “ekonomi e dijes” apo “shoqëri e informacionit” ndeshen shumë pak. Natyrisht, duke parë përtej shprehjes së intelektualitetit e shqetësimit qytetar në ndonjë debat publik, botim shkencor apo periodik, duke parë përtej dëshirës e vullnetit të mirë politik në ndonjë rast, apo dhe reflektimeve në kuadrin e akademizmit universitar, në thelb shoqëria shqiptare po bën hapa shumë të vegjël e të ngadaltë në këtë drejtim. Dhe e gjithë kjo ndodh në këtë fillim shekulli të XXI-të, në kuadrin e zhvillimeve moderne në të cilat ekonomia e dijes dhe shoqëritë e informacionit po konsiderohen si faktorë thelbësorë të zhvillimit, si elemente bazë të konkurrencës dhe performancës së një vendi në një botë që po globalizohet me shpejtësi dhe ku të gjithë po përpiqen të “përshtaten” dhe të përfitojnë maksimalisht prej tij (Castells 1998).
Konceptet, praktikat dhe interpretimet për zhvillimin dhe krijimin e pasurisë dhe mirëqenien e kombeve apo shteteve të ndryshme kanë evoluar ndjeshëm. Gjatë dy shekujve të fundit, teoritë ekonomike neo-klasike kanë njohur dhe i kanë mbështetur interpretimet dhe analizat e tyre vetëm në dy faktorë bazë të prodhimit: punën dhe kapitalin. Por tashmë kjo optikë po ndryshon në vetë thelbin e saj. Informacioni dhe dija po zëvendësojnë kapitalin dhe energjinë si faktorë bazë të krijimit të pasurisë e mirëqenies, ashtu si këto dy të fundit zëvendësuan punën e dorës dhe pronën e tokës dy shekuj më parë. Për më tepër, progresi teknologjik i gjithë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të e ka transformuar pjesën dërrmuese të punës që krijon të ardhura e pasuri nga një bazë «fizike» në një bazë «dije e njohurish». Kështu për shembull, në mesin e shek. XIX-të, «kapitali fizik» përfaqësonte 65-70% të kontributit në rritjen e rendimentit të punës, ndërsa në fund të shek. XX-të, ai përfaqësonte vetëm 20-25 % të këtij kontributi. Ndërkohë, shumë nga parashikimet e ekspertëve të kësaj fushe japin shifrat 10-15% të kontributit të kapitalit fizik në rendimentin e punës në 20-30 vitet e ardhshme.
Shekulli i XXI-të po e thellon akoma më shumë dhe me shpejtësi këtë tendencë. Teknologjitë e reja dhe dijet konsiderohen tashmë si faktorët çelës të prodhimit dhe rritjes ekonomike. Ekonomistët kanë filluar të mendojnë se aktualisht është i nevojshëm një revolucion i tërë edhe në treguesit e matjes dhe shprehjes së kësaj ekonomie të re gjithnjë e më «jo-materiale». Ky është një debat mjaft prezent në SHBA, Japoni, Indi, Kinë dhe Europë. Në librin e tij «The Computer Revolution», Daniel Sichel, ekonomist në Bankën Qendrore amerikane (Federal Reserve), vlerëson se ndërsa «informatika peshon vetëm 2% në stokun e kapitaleve në SHBA, kontributi i saj në rritjen ekonomike është të paktën disa herë më i lartë ».
Si pasojë e «lehtësisë së transportit» të informacionit dhe globalizimit të cilësive të fuqisë punëtore, njohuritë dhe ekspertiza mund të zhvendosen brenda vetëm një sekonde nga një cep i globit tek një tjetër dhe për pasojë çdo avantazh i përftuar nga një kompani apo vend i caktuar mund të humbasë shumë shpejt në favor të konkurrentëve të tij. I vetmi avantazh krahasues që mund të ketë një kompani apo edhe një sektor i ekonomisë së një vendi mund të vijë vetëm nga procesi inovativ që kombinon njohuritë për tregjet dhe teknologjitë moderne me aftësitë krijuese të «punëtoreve të dijes». Kështu, jo vetëm që arrihet të përballohen problemet e konkurrencës në tregjet lokale e ato ndërkombëtare, por përsoset edhe kapaciteti për ta transformuar «dijen dhe njohuritë » në vlerë të re të shtuar(Freeman&Louca 2002).
Bota po shndërrohet me shpejtësi në një shoqëri informacioni të inkluduar në një ekonomi të dijes dhe teknologjive moderne. Në shumë shtete të zhvilluara tashmë është vendosur si prioritet strategjik «futja dhe integrimi në shoqërinë e informacionit dhe ekonominë e dijes» duke ndërtuar projekte e programe speciale financimesh e mbështetjeje humane. Në shumë firma e kompani të vendeve të zhvilluara apo institucione që merren me problemet e zhvillimit ekonomik e social, tashmë po bëhet e zakonshme ekzistenca e një profesioni dhe posti të ri pune, ai i «ekspertit për dijen dhe njohuritë e reja» (Chief Knowledge Officer) (Croteau&Dfouni 2007). Konkurrenca më e madhe e për pasojë dhe pabarazitë në zhvillim, po vijnë gjithnjë e më tepër si pasojë e asaj që quhet «ekonomia e dijes dhe shërbimeve» e cila mbështetet në sistemet e teknologjisë së lartë të informacionit (Guns 1998).

2.4 Shqipëria përballë sfidës së ‘ekonomisë së dijes’
Po Shqipëria, ku ndodhet në raport me këtë tendencë moderne ndërkombëtare? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, po i referohemi një fakti tashmë të njohur dhe mjaft domethënës: sipas raportit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF, 2005) mbi «Krahasimin e niveleve të konkurrueshmërisë», Shqipëria rezulton në grupin e 20 vendeve të fundit nga 117 vende të analizuara. Në vlerësimet e specializuara botërore, ky klasifikim konsiderohet si barometri më i plotë në shkallë ndërkombëtare për të matur dinamizmin ekonomik të çdo vendi dhe kapacitetin e fleksibilitetin e tij për tu përshtatur me tendencat e ekonomisë botërore. Përveç treguesve të stabilitetit makroekonomik dhe funksionimit institucional, vendin kryesor në këtë vlerësim e zë dhe niveli i absorbimit të njohurive, dijeve dhe përparimit teknologjik. Ndonëse për treguesit e parë, stabilitetin makro-ekonomik dhe funksionimin institucional jemi relativisht të vlerësuar, për dy treguesit e tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me informacionin dhe ekonominë e dijes, jemi pothuajse në vendet e fundit duke lënë mbrapa vetëm vende si Bolivia, Taxhikistani, Etiopia, Bangladeshi, Paraguai, Moldavia, etj.
Por dhe po t’i referohemi më konkretisht statistikave të realitetit tonë të përditshëm, shifrat janë po kaq alarmante: përqindja e shpenzimeve për kërkim-zhvillim teknologjik në nivel kombëtar është akoma mjaft e vogël dhe pothuajse pa asnjë efekt në zhvillimin ekonomik të vendit; sasia e këtyre «punëtorëve të dijes» në institucionet dhe ndërmarrjet apo bizneset tona është e pa konsiderueshme; klasifikohemi shumë poshtë në treguesit e leximit, kontakteve me informacionet e reja tekniko-shkencore, botimeve apo përdorimit të librave për 1000 banorë; kemi numër e tirazh revistash shkencore/1000 banorë mjaft të ulët e shumë më të vogël se pjesa dërrmuese e vendeve në zhvillim; duke përfshirë në të njëjtin grup pedagogët e Universiteteve me tituj dhe grada me punonjësit e institucioneve kërkimore-shkencore jashtë sistemit universitar, ne i afrohemi shifrës prej rreth 1600-1700 personash, ose vetëm rreth 0.13 % të të punësuarve, ndërkohë që BE-ja ka të përfshirë në këtë sektor 0.6% të të punësuarve, SHBA 0.9%, Japonia 1.1% etj.; roli i universiteteve tona në përhapjen e teknologjive të reja është pothuajse in-egzistent; në universitetet dhe institucionet tona shkencore zhvillohen aq pak workshope e seminare shkencore, aq sa ato akoma janë objekt i kronikave televizive apo pjesëmarrjes së ministrave e deputetëve si evenimente të veçanta.
 Sipas Ministrisë së Arsimit dhe UNICEF-it (Raporti i vitit 2011), me një mesatare prej 8.6 vitesh shkollimi rezulton se arsimohemi 6 vjet më pak se evropianët; vetëm 50% e të rinjve frekuentojnë arsimin e mesëm ndërkohë që arsimi i lartë frekuentohet vetëm nga 13% e tyre; sasia e patentave dhe teknologjive të reja të importuara çdo vit është shumë e vogël, fenomen që duket qartë edhe po të analizosh strukturën tonë të importeve apo destinacionin e kredive bankare; numri i kompjuterave për banorë apo niveli i përdorimit të internetit e rendit Shqipërinë në grupin e fundit të vendeve botës; strategjitë apo planet e punës tashmë më shumë se 10 vjeçare për qeverisjen elektronike  nuk po konkretizohen në cilësinë dhe efektet e pritura; përmirësimi thelbësor i teknologjisë së informacionit dhe futja e elementeve të ekonomisë së dijes në strukturat publike, universitare apo private nuk ekziston akoma si prioritet i mirëfilltë në asnjë dokument strategjik të zhvillimit të vendit; etj.
Për pasojë, ndodhemi shumë poshtë në renditjen dhe klasifikimet ndërkombëtare për sa i përket indeksit të performancës dhe konkurueshmërisë së biznesit dhe funksionimit institucional të tij, për sa i përket treguesit të kapitalit social dhe atij intelektual, etj. Aktualisht bota ndodhet përballë një transformimi rrënjësor të lidhur me sistemin teknik të gjithë sferës së ekonomisë. Deri në vitet 1950-70, ekonomia karakterizohej nga një sistem i lindur në fund të shek. XIX-të, të bazuar në trinomin: kimi + mekanikë + elektricitet. Ky sistem krijoi mundësi kolosale për zhvillimin e procesit të mekanizimit në të gjitha sferat dhe aktivitetet ekonomike duke patur si synim bazë zëvendësimin e punës së krahut me punën e makinës.
Por dy sistemet e reja, i pari si konvergjencë ndërmjet mikroelektronikës + informatikës+ televizionit që u zhvillua vrullshëm në periudhën 1960-80, dhe i dyti si konvergjencë numerike (digitale): telekomunikim + informatikë + televizion, hodhën hapin e madh nga mekanizimi drejt automatizimit duke hapur kështu një faqe të re në konceptin e lidhjes direkte ndërmjet «prodhimit» dhe «punës intelektuale». Sinergjia ndërmjet mikroelektronikës, automatizimit dhe informatikës krijuan mundësi që të fillonte epoka e «revolucionit të tretë teknologjik», simbol i të cilit u bënë teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit. Zanafilla e tyre mund të konsiderohet data 9 gusht 1995, datë në të cilën «Netscape Communication» shpërtheu në bursë dhe nga vlera zero e mëngjesit arriti në miliarda dollarë në fund të ditës. Për të famshmet «ndërmarrje interneti» apo siç cilësohen ndryshe «dot-com», nuk do të kishte më asnjë limit.

2.5 E ardhmja e ‘Ekonomisë së dijes’ në perspektivën globale

Globalizimi, efektet e të cilit ne i ndjejmë dhe i komentojmë çdo ditë, është para së gjithash pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare në kuadrin e OBT apo marrëveshjeve rajonale në kontinente të ndryshme të botës. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive. Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën jemi ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe mbi të gjitha në aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit imediat të tyre në shkallë të gjerë. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit e bëjnë «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit.
Gjithë ekonomia e vendeve të zhvilluara është tashmë e përfshirë në këtë sistem të ri: teknologjitë e informacionit dhe komunikimit janë prezent kudo duke shoqëruar në çdo hap procesin e prodhimit dhe shpërndarjes. Kompanitë dhe firmat e «ekonomisë së re» po i shkurorëzojnë çdo ditë e më tepër kompanitë e «ekonomisë se vjetër». Ekonomia e re apo «net-ekonomia» po bëhet gjithnjë e më tepër një realitet imponues. Bota tashmë ka hyrë në një periudhë të re të historisë ekonomike dhe zhvillimit të saj. Sfidat nuk janë më vetëm në Europë si në fillim të shekullit të XIX-të; ato nuk janë më vetëm në Europë, Amerikën e Veriut apo në Japoni si gjatë shekullit të XX-të! Tashmë, si pasojë e këtij «revolucioni të tretë teknologjik», sfida ka përfshirë gjithë botën në çdo cep të saj duke prodhuar një realitet të ri në të cilin «të gjithë ndeshen me të gjithë».
Në këtë këndvështrim, «ekonomia e re» po tregon gjithnjë e më tepër se «bota nuk vuan nga globalizimi i tepërt, por nga mungesa e globalizimit» dhe sa më tepër që vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, të investojnë në «ekonominë e re», aq më të lehtë do ta kenë ato të ndjekin ritmin dhe performancën e vendeve të zhvilluara, dhe aq më tepër do të mund të integrohen në ekonominë botërore dhe do të mund të përfitojnë prej saj.

Referenca: Civici,A. Ekonomia e Dijes si thelb  i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e zhvillimit ekonomik. ECONOMICUS. Nr 9. VJESHTË 2012

Çështje për diskutim:

1.      Radhisni disa impakte që ka edukimi në shoqëri.
2.      Përkufizoni nocionin “ Kapital social” dhe tregoni impaktin e tij. Ilustrojeni me shembull.
3.      Mbi bazën e kujt llogaritet Indikatori i Zhvillimit Njerëzor?
4.      Si cilësohet edukimi dhe varfëria nga ekonomisti A.Sen?
5.      Çfarë qëndron në themel të politikave edukative të vendeve të zhvilluara?
6.      Tregoni ndikimin e globalizimit në ekonominë dhe administrimin e dijes dhe të informacionit.
7.      Shpjegoni si ndikon teknologjia dhe dija në zhvillimin ekonomik të një vendi?

8.      Sqaroni pozicionin e Shqipërisë kundrejt “Ekonomisë së dijes”.
I.                   NDIKIMII ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ANASJELLTAS
Arsimi si veprimtari e rëndësishme shoqërore paraqet kapitalin themelor të shoqërisë bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi. Krahas shtimit të popullsisë në planetin tonë, harxhimit të burimeve minerale e energjetike, problemeve të ndotjes e globalizimit dhe formave të ndrysh
me të integrimeve, njohurive të marra gjegjësisht, arsimimi fiton peshë edhe më të madhe. Njohuritë, shkathtësitë dhe informacionet që mësimdhënësit bartin te nxënësit dhe studentët do të kthehen në një fuqi zhvillimi dheprogresi për vendin konkret
1.1 Arsimi është faktor thelbësor  i zhvillimit
Rëndësia e arsimit në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi është një prej temave që kudo në botë diskutohet dhe shtjellohet nga aspekte të ndryshme. Arsimi mund të kuptohet si procesi i marrjes së vazhdueshme të diturisë dhe i shkathtësive për jetën, i të gjithë njerëzve, në institucione arsimore publike dhe jopublike, apo marrja e njohurive në mënyrë formale, joformale dhe informale. Arsimi në çdo aspekt është faktor thelbësor i zhvillimit. Ndaj, ky sektor pothuajse në çdo vend trajtohet si sektor me prioritet. Në të vërtetë ç'është ajo që njerëzit e arsimuar i dallon nga të tjerët?
Pos të tjerash, ata i dallon aftësia e tyre për të eksploruar teknologjinë e re dhe rrjedhimisht rritjen e produktivitetit të punës, mendja  e hapur,  njohuritë e konsiderueshme për dukuritë shoqërore dhe natyrën, janë më pragmatikë, etj.
Asnjë vend nuk mund të arrijë që të ketë zhvillim ekonomik e shoqëror të mirëfilltë e të qëndrueshëm pa investime në faktorin njeri. Historikisht është dëshmuar se zhvillimi i arsimit ka sjellë shtimin e produktivitetit të punës, e kështu është rasti me disa prej shteteve të Evropës Perëndimore, siç janë: Gjermania, Franca, Anglia, etj, si edhe SHBA. Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, produktiviteti i punës në SHBA ka ardhur duke u ngritur në mënyrë të vazhdueshme. Nga viti 1947 deri në vitin 1994 ai është rritur tri herë. Pikërisht falë arsimimit, në këto dhe shtete të tilla janë bërë zbulimet e mëdha shkencore dhe revolucionet tekniko-teknologjike, të cilat kanë qenë vendimtare për njerëzimin në përgjithësi. Në të vërtetë arsimi është dituri dhe dituria është forcë shtytëse e zhvillimit të gjithëmbarshëm të një shoqërie. Ekonomistët e njohur botërorë si Adam Smith dhe Alfred Marshall, në shekullin 18-të e 19-të janë preokupuar për investimet në arsim, duke parashtruar pyetjen: Si reflektohen investimet në arsim, në pasurinë kombëtare dhe në shtimin e mundësisë për fitime më të mëdha të njerëzve si individ?!. Po ashtu, më vonë, edhe ekonomistë të njohur botërorë janë marrë me këtë çështje, ku në bazë të të dhënave empirike kanë dhënë shpjegime lidhur me relacionin ndërmjet arsimimit dhe shtimit ekonomik. Në ekonomitë e zhvilluara ka vlerësime se për çdo vit të arsimimit të një individi shtohet mundësia që ai t'i rrisë fitimet në shkallë relative 10 për qind.
Masa e investimeve në arsim ndryshon nga shteti në shtet, varësisht nga potenciali ekonomik dhe nga prioritetet dhe politikat që ka përcaktuar vendi përkatës. Në bazë të të dhënave, ShBA-ja është shteti, i cili më së shumti ndan para për arsim. Sidoqoftë, një indikator i rëndësishëm sigurisht është përqindja bruto e  produktit vendor (GDP) i ndarë për zhvillim të arsimit të çdo vendi të botës, e posaçërisht masa absolute e mjeteve financiare.
Tashmë kur është kuptuar roli i arsimit në zhvillim të përgjithshëm ekonomik e shoqëror të çdo vendi, bëhet përpjekje që të investohet sa më shumë në të. Siç dihet, në investime arsimore përfshihen buxheti i dedikuar për ngritje dhe rinovim të objekteve  arsimore, blerjen e pajisjeve laboratorike, rregullimin e infrastrukturës dhe ambientit  të jashtëm, për sigurimin e pagave të mësimdhënësve, ndarja e subvencioneve të ndryshme për nxënës e studentë, reformimin dhe rishikimin e planeve dhe të programeve mësimore, krijimin e mundësive për mobilitet etj.
Veçanërisht investimet duhet të jenë në funksion të shtimit të cilësisë së arsimit, meqenëse kjo siguron zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.  Shkalla më e lartë e arsimimit i bën punëtorët që të jenë në gjendje që më lehtë dhe më shpejt të adaptohen në një punë të re, por njëkohësisht të kenë aftësi më të mëdha komunikimi. Arsimimi ndikon po ashtu edhe në rritjen e standardit jetësor në përgjithësi, sigurisht nga fakti se njeriu i arsimuar di ta rregullojë jetën e vet më mirë, në kushtet e tjera të njëjta. Asnjë vend nuk ka arritur që të ketë zhvillim ekonomik konstant pa investime të konsiderueshme në kapitalin njerëzor. Zhvillimi i hovshëm i shkencës dhe i teknologjisë ka bërë që të përqafohet ideja e mësimit  tërëjetësor dhe gjithëpërfshirja e popullatës në këtë. Sidoqoftë, vendet e ndryshme dallohen jo vetëm për nga sasia  apo masiviteti, por edhe për nga kualiteti i arsimit.
Zhvillimi i arsimit dhe zhvillimi ekonomik kanë një lidhshmëri mjaft funksionale dhe ndikim reciprok njëkohësisht. Është bërë pothuajse praktikë e rendomë që të vihet në pah vetëm roli i arsimit në zhvillim të ekonomisë, por jo edhe roli i ekonomisë në zhvillim të arsimit. Vlen të përmendet se, cilësia e arsimit veçanërisht është komponent që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të çdo vendi. Sfida e vendit tone për tu integruar në Evropë nënkupton, hyrjen në një system gare me vende të tjera në çdo pikëpamje, edhe kur është fjala për dituri, thithjen e investimeve, zgjidhjen e sfidave të ndryshme në përmasa globale dhe kombëtare. Kjo gjë është vërejtur dhe është studiuar historikisht në vende të ndryshme të botës. Kur flitet për arsimim, natyrisht se aludohet në dituri, shkencë etj. Ka mendimtarë që diturinë e identifikojnë me fuqi, pra këtu mendohet në nivel të zhvillimit të forcave prodhuese, aftësi inovacioni dhe shkence, implementimi i zbulimeve nga të gjitha fushat, në ngritje të mirëqenies njerëzore etj.
1.2  Si ndikon ekonomia në zhvillim të arsimit?
Është e kuptueshme se vendet me nivel të ulët të zhvillimit ( investime dhe buxhet shtetëror të ulët), nuk mund të ndajnë mjete të mjaftueshme për intensifikim të arsimit dhe e kundërta. Ekonomia në zhvillim të arsimit reflekton:
* Në sigurimin e masës së buxhetit për investime kapitale dhe shpenzime të tjera, në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira në shkollë;
* Në motivimin e mësimdhënësve duke siguruar nivel të pranueshëm të pagave;
* Në krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të punës për të rinjtë, ekspertët dhe të kualifikuarit e tjerë;
* Në krijimin e mundësive të aftësimit  praktikt  të nxënësve dhe studentëve;
* Në ofrimin e informacioneve cilësore dhe sasiore për sistemin arsimor, për atë se cilat profile të ekspertëve kërkon tregu aktualisht dhe në të ardhmen, në vendin përkatës;
* Në zvogëlimin e dukurisë së braktisjes  së shkollimit të nxënësve të të gjitha niveleve të arsimit;
Pa ekonomi të zhvilluar dhe rrjedhimisht pa masë të konsideruar të buxhetit dedikuar për arsim, nuk mund të ndahen fonde për arsim. Pa ekonomi të zhvilluar nuk mund të ndodhë absorbimi i njerëzve të diplomuar. Në të kundërtën, do të vihej në situatën, kur të diplomuarit  duke mos gjetur angazhim në profesionet e tyre ose të ngjashme, do të detyroheshin ose të migrojnë, ose të sillen në situata, që të harrojnë dituritë e marra. Në të dy rastet do të bëhet humbja e investimeve të bëra për këtë qëllim. Konkurrenca gjithnjë e më e madhe ndërmjet vendeve të industrializuara për prodhime dhe shërbime cilësore është në lidhshmëri të ngushtë me zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe të arsimit. Ndoshta këto rrethana kanë bërë që arsimi të marrë karakter të një procesi shumë dinamik. Sipas botëkuptimeve të Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), baza materiale apo niveli i caktuar i zhvillimit ekonomik dhe arsimimi mundësojnë zhvillimin human, si koncept më i gjerë se vetë zhvillimi arsimor apo ai ekonomik, të shikuara ndaras. Pra mund të thuhet se kemi zhvillim human në një vend të caktuar vetëm atëherë kur gërshetohen në mes vetes: zhvillimi i arsimit cilësor, shtimi ekonomik dhe ngritja e mirëqenies.
 Nisur nga ky botëkuptim dhe indikatorët e zhvillimit makroekonomik mund të thuhet, se në pjesën dërrmuese të vendeve të rajonit, nuk  mund të bëhët fjalë për zhvillim human të mirëfilltë. Si pasojë e mungesës së kësaj, njerëzit e këtyre vendeve shpeshherë nuk mund t'i zhvillojnë të gjitha potencialet e tyre në masë të duhur dhe  për këtë arsye është e pranishme dukuria e “ikjes së trurit“ drejt  vendeve të zhvilluara. Bazuar në këtë, del se ekonomisë dhe arsimit u duhet dhënë rëndësi njëkohësisht, duke krijuar politika të favorshme me efekte të ndërsjella. Nuk do të ishte e mjaftueshme që vetëm të numërojmë të diplomuarit, duke mos krijuar parakushte të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësisë që ata të diplomuar të materializojnë dhe të valorizojnë diturinë e tyre në interesin personal dhe të shoqërisë. Mund të thuhet se niveli i arsimit të një qeverie nuk mund të jetë i kënaqur nëse pjesës dërrmuese  të të diplomuarve nuk i jepet mundësia që shkathtësitë e fituara t'i shfrytëzojnë për ngritjen e mirëqenies së tyre personale dhe zhvillimin e vendit. Ka mendime se të rinjtë e diplomuar, të cilët në vazhdimësi nuk mund të gjejnë punë, mund të jenë burim i pakënaqësive dhe i destabilizimit në një shoqëri. Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik paraqet faktor limitues në zhvillim cilësor të arsimimit dhe pamundëson arritjen e standardeve të pranuara ndërkombëtarisht.
Çështje për diskutim:
1.      Shpjegoni si ndikon arsimi në zhvillimin ekonomik e shoqëror të një vendi.
2.      Çfarë përfshihet në investimet arsimore dhe në funksion të kujt janë këto investime?
3.      Si ndikon ekonomia në zhvillim të arsimit?




http://eseshkolle.blogspot.com/

http://eseshkolle.blogspot.com/

http://eseshkolle.blogspot.com/

“E drejta për arsim të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta arsimore”
http://eseshkolle.blogspot.com/Abstrakt
Ndërsa arsimi publik është një e drejtë e qytetarëve në çdo shoqëri, e drejta për arsim për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta arsimore është realizuar vetëm në shkallë të ndryshme në vende të botës. Në shumë vende, qasja në arsim është ende e mohuar ose kufizuar në bazë të gjinisë, racës, gjendjes ekonomike apo social, ose aftësinë e kufizuar (Gary L. Albrecht 2006). Për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, e drejta për arsimim është realizuar vetëm në dekadat e fundit. Shumica e fëmijëve me aftësi të kufizuara ndajnë  përvojën se  si iu është  mohuar qasja në arsim. Për këto grupe të fëmijëve, arsimi mbetet ajo që ishte në kohë më parë, një përgjegjësi e familjes.
Arsimimi si një e drejtë
Njohja e së drejtës për arsim për të gjithë personat është relativisht diçka e fundit me ligjet
ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe legjislacionit të dalë vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Në nivel ndërkombëtar, koncepti i  arsimit gjithëpërfshirës është përfshirë pa dyshim në nenin 13, paragrafi 1, të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe nenet 23 dhe 29 të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, në Standarte të OKB Rregullat mbi Barazimin e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara, në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, neni 24 dhe shprehimisht, ndër të tjera, në deklaratën e Salamanca dhe Korniza për Veprim e Arsimit me Nevoja Speciale të miratuar në vitin 1994 nga Banka Botërore Konferenca për nevoja të veçanta Arsimi: Qasja dhe Cilësia dhe Konventën e miratuar së fundmi për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila përcakton detyrimin e shteteve për të siguruar një sistem të arsimit gjithëpërfshirës. Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim dhënë elaborimin e mëtejshëm të së drejtës për arsimim, duke përcaktuar edukimit special për fëmijët me aftësi të kufizuara ose vështirësi në të mësuar. Në këtë kontekst, u theksua se qasja arsimore duhet të jetë fëmijën në qendër dhe në bazë të parimit të përfshirjes në të cilën fëmijët me aftësi të kufizuara janë shërbyer sa më shumë që të jetë e mundur në parametrat e njëjtë si moshatarët e tyre të moshës-kronologjike. Kolektivisht, dokumentet ndërkombëtare për të drejtën për arsim për personat me aftësi të kufizuara të japin një përmbledhje të standardeve universale për barazimin e mundësive edukative për fëmijë dhe të rinjtë. Si të tilla, ato paraqesin një deklaratë jo vetëm e fëmijës për mbrojtjen nga diskriminimi, abuzimi, neglizhenca, mohimin e qasjes, dhe analfabetizmit, por edhe të drejtën për kujdes, mbështetje, dhe arsimim.
Këto dokumente bëjnë të qarta të drejtat e fëmijëve, si dhe përfaqësojnë praktikat që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Arsimi Inkluziv (gjithëpërfshirës)
Sipas shumë hulumtimeve, llogaritet se në vendet në zhvillim është shumë e ulët përqindja e fëmijëve me aftësi të kufizuar  që arsimohen pavarësisht nga njohja e shumë dekadave që arsimi është një e drejtë themelore e njeriut. Në 1994, Konferenca e OKB-së Botërore mbi Arsimin Special prodhuar Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim për nevoja të veçanta Arsim (UNESCO 1994). Kjo ishte vendimtare në botë duke afirmuar angazhimin për të, dhe përshkruan planin për, arsimin përfshirës. Thelbi i arsimit gjithëpërfshirës është përmirësimi i shërbimeve të arsimit në mënyrë që të gjithë fëmijët mund të jenë të regjistruar në shkollat ​​e zakonshme, pavarësisht nga dallimet apo vështirësi, përveç nëse ka arsye bindëse për të kundërtën. Bazuar në disa hulumtime, cilësimet e gjithëpërfshirjes kanë treguar përfitimet për nxënësit me aftësi të kufizuara, si dhe për nxënësit pa aftësi të kufizuara. Fëmijët me aftësi të kufizuara janë treguar më të mirë, më social dhe me më shumë arritje akademike, më shumë sjellje të përshtatshme, më të lartë në vetëbesim dhe motivim, si dhe kur ato  rriten gjasat janë shumë më të mëdhaja  që të jetojnë të pavarur shpeshherë duke u  punësuar, dhe duke u martuar. Nxënësit pa aftësi të kufizuara në parametrat inkluzive kanë zhvilluar qëndrimet pozitive dhe miqësi kuptimplotë me nxënësit me aftësi të kufizuara.
Megjithë arsimi gjithëpërfshirës nuk ka qenë gjerësisht i suksesshëm në botën në zhvillim. Një numër i vendeve në zhvillim edhe pse kenë politika arsimore apo legjislacion që njeh vlerën e arsimit gjithpërfshirës, ​​megjithatë, zbatimi i kësaj është në përgjithësi i pakënaqshëm. Disa nga faktorët që parandalojnë suksesin e arsimit gjithpërfshirës përfshijnë mungesën e financimit për materiale përkatëse arsimore, trajnimin joadekuat të personelit, mungesa e këshilluese apo mbështetjen e shërbimeve. Arsim gjithëpërfshirës i suksesshëm kërkon mbështetjen e profesionistëve. Këta profesionistë zakonisht nuk janë në dispozicion në shumicën e shkollave.
Arsimi Inkluziv – Korniza normative
Njerëzit me aftësi të kufizuara pa pushim vuajnë forma të ndryshme të diskriminimit dhe, pavarësisht nga legjislacioni ekzistues, ata shpesh nuk kanë mbështetjen sociale të plotë të integrimit të tyre në shoqëri. Ky diskriminim vlen edhe për sistemet e arsimit, ku profesionistët dhe administratorët nuk janë gjithmonë të sigurt se si të garantojnë të drejtën e fëmijëve me aftësi të kufizuara për një arsim dhe / ose si të kujdesem për nevojat e tyre me sukses dhe efikasitet.
E drejta për arsim është universale dhe i përfshinë të gjithë individët me aftësi të kufizuara. Kjo e drejtë mundet të shihet në një sërë konventash, deklaratave ndërkombëtare, rekomandime dhe planet.
Kornizat ligjore ndërkombëtare në mbështetje të inkluzionit 1948-2006
  • 2006 Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
  • 2005 Konventa për Mbrojtjen dhe Promovimin e Diversitetit ne Shprehje Kulturore
  • 1999 Konventa lidhur me Ndalimin dhe Masat e Menjëhershme për Eliminimin e Formave më të Rënda të Punës së Fëmijëve
  • 1990 Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të familjeve të tyre.
  • 1989 Konventa për të Drejtat e Fëmijës
  • 1989 Konventa mbi Njerëzit Vendës dhe në vendet e Pavarur
  • 1979 Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave
  • 1965 Konventa Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor
  • 1960 Konventa kundër Diskriminimit në Arsim
  • 1948 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Neni 24-Arsimi (ekstrakt)
1.         Shtetet Palë njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për edukim. Me qëllim që të realizohet kjo e drejtë pa diskriminim dhe në bazë të mundësive të barabarta, Shtetet Palë duhet të sigurojnë një sistem edukimi përfshirës në të gjitha nivelet, dhe të mësuar gjatë gjithë jetës, të drejtur nga:
(a)        Zhvillimi i plotë i potencialit njerëzor dhe sensit të dinjitetit dhe vlerës së vet-vetes, fuqizimit të respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe diversitetit njerëzor;
(b)        Zhvillimi nga personat me aftësi të kufizuar të personalitetit, talenteve dhe kreativitetit të tyre, si dhe aftësive të tyre mendore dhe fizike, në potencialin e tyre të plotë;
(c)        Mundësimin e personave me aftësi të kufizuar per të marrë pjesë në mënyrë efektive në një shoqëri të lirë.
2.         Për të realizuar këtë të drejtë, Shtetet Palë duhet të sigurojnë se:
            (a)        Personat me aftësi të kufizuar nuk janë përjashtuar nga sistemi i edukimit të përgjithshëm per shkak te aftësisë së kufizuar, dhe se fëmijët me aftësi të kufizuar nuk janë përjashtuar nga arsimimi pa pagesë dhe i detyruar fillor, ose arsimi i mesëm, me bazë aftësinë e kufizuar;
            (b)        Personat me aftësi të kufizuar mund të kenë akses në edukimin fillor gjithëpërfshirës, cilësor dhe pa pagesë dhe arësimin e mesëm në baza të barabarta me të tjerët në komunitetet ku ata jetojnë;
(c)        Sigurohet akomodimi i arësyeshëm i kërkesave individuale;
            (d)       Personat me aftësi të kufizuar marrin mbështetjen e kërkuar, brenda sistemit të edukimit të përgjithshëm, për të mundësuar arsimimin e tyre efektiv.
            (e) Sigurohen masa mbështetëse efektive të individualizuara në ambjente që rrisin zhvillimin akademik dhe shoqëror, konsistent me qëllimin për përfshirje të plotë.
3.         Shtetet Palë duhet të mundësojnë personat me aftësi të kufizuar të mësojnë aftësi per zhvillim shoqëror dhe jetësor për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në edukim dhe si anëtarë të komunitetit. Për këtë qëllim Shtetet Palë duhet te marrin masat e duhura, përfshirë:
(a)        Lehtësimin e të mësuarit të Braille, shkrimeve alternative, mënyrave augmentative/njohese dhe alternative, mjeteve dhe formateve të komunikimit, aftësive të orientimit dhe lëvizshmërisë, dhe fasilitimin/lehtesim të mbështetjes dhe kujdesit nga moshatarët;
            (b)        Lehtësimin e të mësuarit të gjuhës së shenjave dhe promovimin e identitetit linguistik të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë;
(c)        Sigurimin e faktit se edukimi i personave, dhe në veçanti fëmijëve, të cilët janë të verbër, qe nuk degjojne, apo qe nuk degjojne e nuk shikojne, në të njëjtën kohë iu është dhënë në gjuhën, mënyrat dhe mjetet e komunikimit më të përshtatshme për individin dhe në ambjente të cilat rrisin zhvillimin akademik dhe shoqëror.
4.         Me qëllim që të sigurohet realizimi i kësaj të drejte, Shtetet Palë duhet të marrin masat e duhura për të punësuar mësuesit, përfshirë mësuesit me aftësi të kufizuar, të cilët janë të kualifikuar në gjuhën e shenjave dhe/apo Braille, dhe të trainojnë profesionistët dhe stafin që punon në të gjitha nivelet e edukimit. Trainime të tilla duhet të përfshijnë ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar dhe përdorimin e mënyrave të duhura augmentative/njohese dhe alternative, mjeteve dhe formateve të komunikimit, teknikave edukuese dhe materialeve për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar.
5.         Shtetet Palë duhet të sigurojnë se personat me aftësi të kufizuar të jenë në gjendje të kenë akses në arsimin e lartë, trainime profesionale, edukimin për të rritur dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës pa diskriminim dhe në baza të barabarta me të tjerët. Për këtë qëllim, Shtetet Palë duhet të sigurojnë se akomodimi i arësyeshëm është siguruar për personat me aftësi ët kufizuar.
Rregullat standarde mbi barazimin e mundësive për personat me aftësi të kufizuar (1993) 
Rregulli 6. Arsimimi
Shtetet duhet të njohin parimin e mundësive të barabarta për arsimimin parësor, dytësor dhe terciar të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar, në mjedise të integruara. Ata duhet të garantojnë që arsimimi i personave me aftësi të kufizuar të jete pjesë integrale e sistemit arsimor.
1. Autoritetet e arsimit të përgjithshëm janë përgjegjëse për arsimimin e personave me aftësi të kufizuar në mjedise të integruara. Arsimi për personat me aftësi të kufizuar duhet të formojë një pjesë integrale të planifikimit kombëtar të arsimit, zhvillimit të kurikulave dhe organizimit shkollor.
2. Arsimimi në shkollat e përgjithshme presupozon vendosjen e interpretit dhe shërbimeve të tjera mbështetëse të përshtatëshme. Duhet të sigurohet përshtatshmëria dhe shëbimet mbështetëse, të projektuara në përputhje me nevojat e personave me aftësi të kufizuar të ndryshme.
3. Grupet e prindërve dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuar duhet të përfshihen në të gjitha nivelet e procesit mësimor.
4. Në Shtetet ku arsimimi është i detyrueshëm ai duhet tu sigurohet vajzave dhe djemve me të gjitha llojet dhe nivelet e aftësisë së kufizuar, përfshirë edhe rastet më të rënda.
5. Kujdes i veçantë duhet të tregohet në fushat e mëposhtme:
(a) Fëmijë shumë i vogël me aftësi të kufizuar;
(b) Fëmijë parashkollor me aftësi të kufizuar;
(c) Të rritur me aftësi të kufizuar, veçanërisht femra.
6. Për të siguruar masa arsimore për personat me aftësi të kufizuar në arsimin e përgjithshëm Shtetet duhet:
(a) Të kenë një politikë të qartë të deklaruar, kuptuar dhe pranuar në nivelin e shkollës dhe nga komuniteti i gjerë;
(b) Të lejojë fleksibilitetin e kurikulave, shtesat dhe përshtatjet;
(c) Të sigurojë materiale cilësore, trajnim të vazhdueshëm të mësuesve dhe mbështetje për mësuesit.
7. Arsimi i integruar dhe programet me bazë komunitare duhen parë si masa plotësuese në sigurimin e arsimimit efektiv në kosto dhe trainimin për personat me aftësi të kufizuar. Programet kombëtare me bazë komunitetin duhet të nxisin komunitetet që të përdorin dhe zhvillojnë burimet e tyre për tu siguruar personave me aftësi të kufizuar arsimim lokal.
8. Në kushtet kur sistemi i përgjithshëm shkollor nuk arrin të plotësojë nevojat e personave me aftësi të kufizuar, mund të merret në konsideratë arsimi i veçantë. Duhet synuar përgatitja e studentëve për arsimim në sistemin e përgjithshëm shkollor. Cilësia e një arsimimi të tillë duhet të reflektojë të njëjtat standarte dhe ambicie si arsimi i përgjithshëm dhe duhet të jetë shumë i lidhur me të. Si minimum, studentët me aftësi të kufizuar duhet të kenë të njëjtën masë të burimeve arsimore si edhe studentët pa aftësi të kufizuar. Shtetet duhet të synojnë integrimin gradual të shërbimeve arsimore speciale në arsimin e përgjithshëm. Njihet fakti që në disa raste arsimi i veçantë mund të konsiderohet si forma më e përshtatëshme e arsimimit për disa studentë me aftësi të kufizuar.
9. Për shkak të nevojave të veçanta komunikuese të personave që nuk dëgjojnë dhe NUK shikojnë, arsimimi i tyre mund të jetë më i përshtatëshëm të kryhet në shkolla për persona të tillë ose klasa speciale dhe njësi brënda shkollave e zakonshme. Në nivelin fillestar, veçanërisht, duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë instruksionit kulturor që do të sjellë aftësi efektive komunikuese dhe pavarësi maksimale për personat që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë.
Disa nga fushat e lidhura me të drejtat për shkollim në këto rregulla Standard janë qejf dispozitat arsimore për personat me aftësi të kufizuara në sistemin e shkollës së zakonshme, për këtë arsye Shtetet duhet të ketë “një politikë të qartë deklaruar, kuptuar dhe pranuar në nivel shkollor dhe nga komuniteti i gjerë” .

Deklarata Salamanca
(UNESCO, 1994), thotë në paragrafin 2 klauzolat e rëndësishme: Çdo fëmijë ka të drejtë themelore për arsim, dhe duhet t’i jepet mundësia për të arritur dhe për të ruajtur një nivel të pranueshëm të të mësuarit, çdo fëmijë ka karakteristikat unike, interesat, aftësitë dhe nevojat e mësimit ; sistemet e arsimit duhet të jenë të dizajnuar dhe implementuar programe edukative për të marrë në konsideratë karakteristikat e gjerë e këtyre karakteristikave dhe nevojave të atyre me nevoja të veçanta arsimore duhet të kenë qasje në shkollat ​​e rregullta, të cilat duhet të akomodimit të tyre brenda një fëmijë në qendër pedagogjinë aftë për të përmbushur këto nevoja; shkollat ​​e rregullta me këtë orientim përfshirës janë mjetet më të efektshme për të luftuar qëndrimet diskriminuese, duke krijuar komunitete mikpritëse, të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimit për të gjithë, për më tepër, ata ofrojnë një arsim efektiv për shumicën e fëmijëve dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe në fund të fundit e kostos -efektivitetin e sistemit të arsimit të tërë. Dispozita të nxjerrë në pah të drejtën për arsim për çdo fëmije, individualitetin, operacionet e sistemeve arsimore, fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të kenë orientim gjithëpërfshirës.
Përfundim
Edhe pse shumë konventa, deklarata ndërkombëtare, rekomandime dhe plane kanë qenë formuluar në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për edukim, shkolla kanë qenë ende të lejuara për të përjashtuar fëmijët me aftësi të kufizuara, dhe kanë bërë shpesh kështu. Kjo është për shkak se të drejtën për arsimim për fëmijët me aftësi të kufizuara është zbatuar brenda një kuadri që më së shumti është i synimeve të shkollave speciale, institucione të specializuara dhe të arsimit në paralelet speciale me  mësues të veçantë. Në qoftë se qëllimi ynë është që të garantojmë të drejtën e shkollimit për fëmijët me aftësi të kufizuara edhe në rastin kur gjendja e aftësisë së kufizuar përjashton këtë të drejtë, atëherë për çfarë kornizash,rregulloresh duhet të kemi nevojë për shkollat ​​tona në përgjithësi? Ne kemi nevojë për korniza që pranojnë diversitetin e situatave personale dhe zhvillojnë solidaritetin reciprok, dhe funksionon në kuadër të shoqërisë. Kjo është e mundur vetëm në kuadër të arsimit gjithpërfshirës.
Për ta përfunduar është e rëndësishme të përmendet mesazhi i Deklaratës se mirënjohur të Salamankës dhe i Kuadrit për Veprim të 1994.
Shkollat e zakonshme me arsim gjithëpërfshirës janë mjetet më efektive në luftën kundra diskriminimit, krijimin e komuniteteve mirëpritëse, ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimit për të gjithë.
Literaturë
  • Lindsay, G. (2007). Psikologji edukative dhe efikasitetin për arsimin gjithpërfshirës / mainstreaming. British Journal of Educational psikologjisë,
  • Lindsay, G. (2003): inkluzive. Arsim Një perspektive kritike. British Journal of Edukimit Special,
  • UNESCO-s. 1994. Deklarata Salamanca dhe Korniza për Veprim në nevojë për arsim special. Konferenca Botërore për të nevojë për arsim special
  • Kombeve të Bashkuara Asambleja e Përgjithshme. 1983. Programin Botëror të Veprimit lidhur me personat me aftësi të kufizuara. Nju Jork: Kombet e Bashkuara
  • Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës. 1989. Nju Jork: Kombet e Bashkuara.
  • UNESCO-s. 2003b. Përjashtimi Tejkalimi përmes Qasje inkluzive në arsim. Një sfidë dhe një vizion. Paris, UNESCO
  • UNESCO, 2009. Udhëzimet e Politikës për përfshirjen në arsim. Paris, UNESCO
  • Rregullat Standarde mbi Barazimin e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara 0,1993: New. York Kombeve të Bashkuara.


KERKESE
DAR/ZA___________________
Emer                Atesia              Mbiemet
___________,___________,___________.
Seksi  M                   F 
Datelindja (dd/mm/vv)           /          /
Vendlindja: Qarku /Rrethi_____________________ Qyteti / Fshati_____________________
Shkolla ku jep mesim_______________________________________________
Tel_____________________Cel________________ E-mail___________________________
Shkolla e kryer_________________________
Dega_________________________________
Viti i mbarimit te shkolles ________________
Vjetersia ne arsim_______________________
Cikli ku jep mesim:
           Arsimi parashkollor
           Cikli i ulet
     Cikli i larte
    Arsimi i mesem
Lendet qe jep_________________________
Shkalla e kualifikimit qe kerkon te fitoje ______________________
Lenda qe kerkon te konkuroje per kualifikim___________________
Shenim:
Formulari te plotesohet nga kandidati i cili kerkon te fitoje nje shkalle me te larte kualifikimi. Formulari plotesohet ne 2 kopje. Nje kopje mbahet ne drejtorine e shkolles dhe tjetra mbahet ne DAR apo ZA.
Kandidati                                                                                   Drejtori i shkolles
Emer Mbiemer Firma                                                                          Emer Mbiemer Firma

______________________                                                             ______________________

Pergjegjesi i Sektorit te Programeve te Zhvillimit ne DAR
Emer Mbiemer Firma 
______________________
http://eseshkolle.blogspot.com/

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels