IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema:Probleme te mosrrespektimit te te drejtave te femijeve ne Shqiperi
Në rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokratizimit dhe forcimit të mëtejshëm të shtetit ligjor si pjesë e përpjekjeve të saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian aspekt i vëmendjes kanë qenë edhe të drejtat e
fëmijëve.Konkretisht problemet e keqtrajtimit, shfrytëzimit, diskriminimit dhe dhunës janë ndër fenomenet më të rënda që akoma e trazojnë shoqërinë shqiptare, megjithë përpjekjet e vazhdueshme që bëhen në shumë drejtime për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar të gjitha shtresat e saj me moton se mbrojtja efikase e fëmijëve është jetike në një demokraci të vërtetë, por gjithashtu edhe emancipim njerëzor dhe perspektivë që vendi të shkojë përpara. Diskutimet mbi te drejtat e femijeve jane te shpeshta,aq sa jane te shpeshta edhe rastet e mosrrespektimit te tyre.Eshte me te vertete e cuditshme sa shume shkelje te te drejtave fshihen pas nje veprimi te thjeshte qe ndoshta nuk na bie ne sy.Nje plage me teper I shtohet shoqerise shqiptare me rastet e panumerta te mosrrespektimit te te drejtave te njeriut. Nuk mund të mohohet se kujdesi dhe vëmendja ndaj fëmijëve janë shtuar në mënyrë cilësore në shumë drejtime në Shqipëri, që i përgjigjen frymës së Konventës. Megjithatë numri i fëmijëve që nuk i gëzojnë të drejtat e tyre për mbijetesë, mbrojtje, arsim dhe zhvillim është i konsiderueshëm. Shume njerez mund të thonë se sjellja e ashpër, madje e dhunshme ndaj fëmijëve në familje nga prindërit apo në shkolla e institucione të tjera nga personeli, është çështje e kulturës së trashëguar.Pikërisht në këtë frymë është e papranueshme që të vazhdojë të ketë vend mendimi se një shpullë ose më keq e rrahura, ashtu sikurse edhe përdorimi i fjalëve ofenduese, të vazhdojnë të konsiderohen jo vetëm mënyra normale sjelljeje në rritjen dhe edukimin e një fëmije, por madje edhe të domosdoshme në disa raste.Ndalimi i plotë i dhunës ndaj fëmijëve qoftë fizike, verbale apo emocionale, kërkon përpjekje konkrete dhe te vazhdueshme. Kjo është një sfidë shumëplanëshe që kërkon angazhimin e shtetit, tërë shoqërisë, familjes, që është bërthama e një shoqërie, dhe të individit.Është një sfidë e fortë pasi konkretisht të dhëna të studimeve të ndryshme, të realizuara nga disa agjensi ndërkombëtare që operojnë në vend, tregojnë se një në katër fëmijë janë viktima të formave të rënda të dhunës në familje, në shkolla apo institucione të përkujdesit.Është një sfidë e fortë sepse që në fillimet e jetës së tyre mësojnë të
 duan dhe të kenë besim tek prindërit e tyre nëse ata trajtohen me përkushtim dhe dashuri. Mungesa e këtyre elementëve dhe në disa raste mungesa e një modeli të shëndetshëm që duhet të ofrohet prej prindërve, është një ndër shkaqet që shkakton fillimin e cënimit të mirëformimit të tyre të ardhshëm. Dhe këtu duhen kërkuar shkaqet kur vërejmë se si këta fëmijë kur rriten, madje edhe pa mbushur 18 vjeç, kthehen në dhunues, përdorues droge, alkooli, braktisin shkollën- me pak fjalë në të ardhmen paraqiten si kontingjent eventual i dhunimit të të drejtave të te tjerëve.Jo më kot Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës parashtron se një person nën moshën 18 vjeç konsiderohet fëmijë. Sepse kategoria e moshave 12-18 vjeçare është më e predispozuara që dhunën e ushtruar ndaj tyre, të drejtat që u janë mohuar, t’i kthejnë në sjellje negative. Por ndërsa merremi me të drejtën e fëmijëve për mbrojtje dhe përpiqemi të analizojmë këtë fenomen, nuk mund të anashkalohet fakti se një ndër shkaqet kryesore duhet kërkuar edhe tek varfëria – kushtet e mjerueshme ekonomike. Të dhënat e publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave tregojnë se 9.8% e fëmijëve të moshës 6-14 vjeç dhe 32% e fëmijëve të moshës 6-17 vjeç punojnë dhe shumë prej tyre bëjnë ndër punët më të këqija si lypës, ndërtim, grumbullim plehrash etj. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave numri më i madh i fëmijëve të varfër jeton në zonat rurale. Kësaj varfërie i shtohen edhe kushte të mjerueshme banimi dhe jetese, e për më tepër çështja e shkollimit e tyre bëhet problem edhe më shqetësues.
Disa nga te drejtat qe shkelen me teper ne shoqerine shqiptare E drejta e jetes Nese e nisim nga e drejta baze,e drejta e pare qe nje I mitur fiton qe ne momentin e konceptimit te tij,do te numeronim dhjetra raste te ndodhura kohet e fundit.Te gjithe jemi deshmitare te vrasjeve qe kane ndodhur ne shkolla,te cilat jane mohime te hapura te te drejtes se jetes per te miturit. E drejta e mbrojtjes nga puna shfrytezuese Femijet qe punojne ne ndihme te familjeve te tyre ndoshta edhe ne pune te renda e aspak te pershtatshme per ta,jane bere tashme te zakonshem ne shoqerine shqiptare.Shpesh ata shfrytezohen nga prinderit e tyre apo nga persona te tjere qe perfitojne nga brishtesia dhe naiviteti I ketyre femijeve. Në Shqipëri kudo në rrugë gjen fëmijë që lypin , kudo gjen fëmijë që punojnë për të mbajtur familjen, kudo sheh fëmijë që rendin dhe jo për në shkollë por për të siguruar një burim të ardhurash, kudo sheh fëmijë të lodhur e madje të dërmuar dhe jo nga pesha e librave por nga materialet që ata mbajnë , kudo gjen fëmijë që nuk e dinë ç’ është e drejta për të mos u shfrytëzuar dhe jo se nuk lexojnë por sepse nuk e kanë provuar atë. Pra kudo në Shqipëri gjen fëmijë që shfrytëzohen nga familja e tyre, nga kujdestarët, dhe nga shumë persona të tjerë që e konsiderojnë veten pronarë të tyre.Rreth 57 mijë fëmijë te moshes 5-17 vjet në vendin tonë konsiderohen si fëmijë punëtorë, të cilët, edhe pse në moshë të mitur, detyrohen të punojnë çdo dite dhe rreth 19 për qind e tyre rezultojnë që të bëjnë punë të vështira dhe te rrezikshme. E drejta e arsimimit Eshte nje e drejte thelbesore qe I siguron nje te mituri edukimin dhe pergatitjen per te ardhmen.Pas shfrytezimit dhe punes se rende te te miturve fshihet edhe mohimi I te drejtes per arsimim baze dhe edukim te qendrueshem.
5. E drejta e mosdiskriminimit Diskriminimi është një fjalë që për shumë fëmijë rëndon si një gur që mundohet t’iu marrë frymën.Këtë dukuri në Shqipëri e shohim tek romët , egjiptianët ,fëmijët me mungesë të ardhurash, fëmijët me etni dhe besime të ndryshme pra tek fëmijët që e kanë diçka ndryshe. Shpeshherë ata diskriminohen dhe përçmohen si të ndryshëm në shoqëri. Kjo gjë bën që ata të mbeten jashtë në çdo aspekt dhe të kenë një jëtë të lidhur me paragjykime dhe ndrojtje për të vepruar.Si pasojë e kësaj ata detyrohen nga rrethanat që të braktisin arsimimin dhe çdo veprimtari tjetër që lidhet me shoqërinë. E drejta për të jetuar të lirë. Për shumë fëmijë kjo duket si diçka normale por nëse hedhim vështrimin në veri të Shqipërisë shohim se kjo gjë mbetet një ëndërr. Fenomeni i gjakmarrjes I privon këta fëmijë nga kjo e drejtë . Kjo është një shkelje shumë e rëndë që iu bëhet të drejtave të fëmijëve.Shumë fëmijë qëndrojnë të ngujauar , të mbyllur , të paarsimuar , të veçuar nga shoqëria dhe të destinuar të përjetojnë një fund tragjik. Këtu shohim dhe shkeljen e shumë të drejtave të tjera si e drejta e arsimimit, e drejta e jetës , e drejta për të vepruar të lirë etj. Ne vitin 2012 rreth 611 femije 7-18 vjet nuk mund te uleshin ne bangat e shkolles per shkak te ketij fenomeni. E drejta për tu mos trafikuar. Kjo e drejtë është një e drejtë thelbësore për jetën e fëmijëve. E megjithëatë ajo është një e drejtë e shkelur për fëmijët shqiptarë. Duke qenë se kontrolli policor dhe ligjet nuk kanë qenë shumë funksionalë dhe të rreptë dhe shumë fëmijë kanë qenë të paregjistruar në Shqipërinë e viteve 90 e më tej shumë fëmijë janë trafikuar dhe janë pëdorur për qëlllime të ndryshme si prostitucioni , trafikim organesh etj.Shumë fëmijë sot rezultojnë të zhdukur dhe kjo si pasojë e mosrespektimit të të drejtave të fëmijëve.
6. E drejta për tu informuar. Listës së shkeljeve të të drejtave iu shtohet dhe e drejta e informimit një tjetër e drejtë e shkelur në Shqipëri. Kjo gjë është më prezente në zonat rurale dhe malore . Këtu shumë fëmijë nuk kanë mundësi që të informohen .Kjo gjë shpesh ndikon dhe në anafalbetizmin e tyre. Ata fatkeqsisht janë të paditur , të painformuar, dhe nuk janë prezent në të tashmen. E drejta per tu mbrojtur nga dhuna Dhuna eshte nje nga problemet me shqetesuese te shoqerise shqiptare qe nuk ka kursyer as femijet.Ato perballen me dhunen e behen pre e saj ne familje,shkolle dhe rrethin shoqeror.Avokati I popullit,Igli Totozani ka deklaruar : “Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë të ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe verbale. 66 për qind e nxënësve ankohen për dhunë”. Studimi B.E.C.A.N dhe dhuna ndaj femijeve Studimi B.E.C.A.N i zbatuar nga CRCA Shqipëri, ёshtё njё nga studimet mё tё mёdha tё zhvilluara ndonjёherё nё Europe dhe nё rastin e Ballkanit mbulon njё kampion prej afёrsisht 30.000 fёmijё dhe prindёr.Ky studim, i cili u zbatua nё nёntё vende tё rajonit tё Ballkanit; Greqi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinё, Kroaci, Shqipёri, Bullgari, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisё, Turqi dhe Rumani hartёzon shkallёn e veprimit dhe pёrhapjen e keqtrajtimit nё popullsinё e pёrgjithshme tё fёmijёve nga mosha 11 deri nё moshёn 16 vjeçare qё ndjekin shkollёn, por edhe qё e kanё braktisur atё. Nёse i shohim tё dhёnat tё ndara sipas gjinisё, shohim se vajzat raportojnё dhunё psikologjike mё tё lartё sesa djemtё, (70% prevalencё/63% incidencё) ndёrkohё qё djemtё raportojnё (67% prevalencё dhe 60% incidencё). Nё lidhje me dhunёn fizike tё dhёnat nuk paraqesin ndonjё ndryshim thelbёsor midis viktimizimit mes djemve dhe vajzave (prevalence; 61% e vajzave dhe 58% e djemve). Ndёrkohё incidenca raportohet nё 49% tek vajzat dhe 48% tek
7. djemtё).Nё lidhje me ndjesinё e neglizhencёs raportohet mё shumё tek vajzat sesa tek djemtё. Prevalenca tek vajzat ёshtё 31% ndёrkohё qё raportohen vetёm 20% tek djemtё. Ndёrkohё qё incidenca ёshtё 27% tek vajzat dhe 16% tek djemtё. Ndersa nga denoncimet ne “alo 116”,nje organizate qe degjon dhe keshillon femijet ne nevoje,jane marre keto statistika: Viti 2010
8. Viti 2011
9. Viti 2012 E drejta për kujdes prinderor. Prindërit janë baza e një familjeje të shëndetëshme dhe të lumtur por jo të gjithë fëmijët e gëzojnë këtë fat . Shumë fëmijë privohen nga kjo e drejtë . Që në lindjen e tyre një numër I madh foshnjash gjendet para dyerve të befotrofit në mëshirë të fatit dhe në duar të personave të huaj . Këta fëmijë nuk kanë të drejtë që tënjohin një familje të jetojnë me të sepse dikush tjetër ka vendosur për fatin e tyre. Por nuk janë ata të vetmit që nuk jetojnë me prindërit . Mjafton të hedhësh vështrimin në rrugë dhe sheh shumë fëmijë të braktisur të vetmuar që presin fatin t’I ndihmojë. Ata vetëm titullohen si fëmijë sepse realisht janë qenie që përpiqen të mbijetojnë në fatin që jeta iu ka servirur.
10. Konkluzione: Përballë këtij realiteti dukshëm të hidhur lipset forcimi i një fronti të përbashkët shtet – prindër – komunitet, për të zgjeruar ‘mburojën’ për fëmijët e dhunuar dhe të privuar nga shumë të drejta të tjera, që i përfshijnë aspektet ekonomike, shoqërore, arsimore etj. Nënshkrimi i një konvente apo çfarëdo dokumenti tjetër lidhur me të drejtat e fëmijëve është veçse angazhimi: Sfida mbetet realiteti i gjërave, veprimi konkret për të arritur në përmbushjen e respektimit të këtyre të drejtave në jetën e përditshme.


PSIKOLOGJI SOCIALE- FENOMENI I DHUNES
Dhune eshte cdo lloj sjellje apo qendrim ndaj femijes qe demton ose rrezikon mireqenien emocionale, fizike dhe mendore te femijes dhe qe si e tille shkakton nderprerje apo vonesa ne procesin normal te zhvillimit
"Perqafimi eshte nje dhurate ideale. I shkelqyer per çdo rast, jep dhe
merr kenaqesi , tregon kujdes dhe natyrisht eshte plotesisht i kthyeshem. Perqafimi eshte praktikisht i persosur. Nuk ka nevoje per bateri , nuk te shendosh, nuk ka pagesa mujore dhe eshte i patatueshem! "

Dhuna në familje është një problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë, të rinj dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek cdo kombësi, klasë, race, apo grup etnik. Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues. Te rritur ne nje ambient ku babai fyen dhe rreh nenen ne syte e fëmijëve eshte nje keqedukim qe percillet dhe tek brezat per fat te keq.
Femijet mesojn ate qe jetojne(nolte)
Shoqeria
Shoqëria jonë është e dhunshme, se në familje ka dhunë, se po rritim fëmijë të dhunshëm. Nuk lindin të dhunshëm..., por bëhen të tillë. Fëmijët e familjeve ku ka dhunë, vuajnë më shumë nga probleme të sjelljes dhe janë më pak të aftë për të vepruar në shoqëri, në krahasim me fëmijët që vijnë nga familje ku nuk ka dhunë. Një studim kanadez tregon se, nëse fëmija është i pranishëm në konfliktet e prindërve, ku përdoret dhuna si mjet për zgjidhjen e tyre. Edhe një përqindje e lartë e fëmijëve të rrugës, janë rrjedhojë e dhunës në familje. Origjina e dhunës i ka rrënjët në strukturën shoqërore dhe në një tërësi të ndërlikuar vlerash, traditash, zakonesh dhe besimesh që lidhen me të. Dhuna është shkak i një personaliteti agresiv.

Dikush mund të thotë se dhuna ndaj fëmijëve është prezente dhe në pjesë të tjera të globit. Kjo eshte mese e vertete , por për ta luftuar duhen të dhëna konkrete, duhet një pasqyrë konkrete, duhet ta njohësh plagën që ta kurosh sa më mire.
Duke përjetuar vazhdimisht dhunë dhe frikë, ndodhin dhe çrregullime te sferës njohëse të të menduarit apo perceptimit për jetën. Kështu fëmija i dhunuar keqinterpreton edhe sjelljet normale si kërcënuese dhe duke u bërë kështu më reaktiv, reagon në mënyrë më impulsive, e më tej të dhunshme. Për sa kohë është ende fëmijë, kjo është e vlefshme për t’i shpëtuar dhunës, apo si reagim e adaptim Për fat të keq, është mjedisi shtëpiak ndër vendet ku shfaqet dhuna më e madhe. . Fëmija që dhunohet i ka të ndryshme edhe përvojat sociale, emocionale e njohëse. Dhuna dhe frika si element pasues i saj kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e fëmijës. Në aspektin psikologjik, , neurologjik të zhvillimit,.në gjithë personalitetin e aftësinë e tij të ardhme për të funksionuar normalisht në aktivitete. Fëmijët që raportojnë se janë viktima të dhunës shfaqin një serë pasojash në shëndetin e tyre kur ata rriten…Fëmijët viktima të dhunës, kanë tendencën që të bëhen viktima të formave të tjera të dhunës ndaj tyre dhuna ndaj fëmijeve ka kosto të lartë sociale, për aq sa një fëmijë I dhunuar bëhet një i rritur problematik.
Duhet te kemi parasysh qe studimet tregojne se kur femijet dhunohen qe ne moshe te njome, atehere ne procesin e tyre te rritjes apo shoqerizimit te tyre vihen re disa kategorizime.
Se pari, kemi te bejme me ata femije qe dhunen e perjetojne me mbyllje ne vetevete, me permisat qe ata te behen asociale, apo njerez qe nuk deshirojne te komunikojne  me te tjeret, qofshin keta dhe antare te familjes.
Katigoria e dyte eshte kur keta femije te dhunuar kur rriten behen agresive e te dhunshem kjo vlersohet si hakmarrje e tyre per kohen kur ishin nen dhune. Studimet e kane qartesuar faktin se ne rradhet e atyreqe jane te dhunshem, pjesen me te madhe e zene ata qe kane pasur nje femijeri nen dhune fizike e psikologjike se sa te tjeret.
Pjesa e trete, qe eshte nje mase te konsiderueshme perben kontigjentin e njerezve vulgare, te ashper  ne sjellje. Kjo eshte shija e tyre per jeten ne procesin e rritjeseshte.

E them me keqardhje që në shoqërinë shqiptare numri i kësaj kategorie është në rritje.”ne shqiperi rezulton se pjesa me e madhe e njerezve jane te vetedishem se dhuna shkakton pasoja  negative por perseri besojne se dhuna psikologjike e fizike ka efekte pozitive ne edukimin e femijeve dhe si pasoje duhet perdorur  kur te shihet e nevojshme duke e pervetsuar dhe me shprehje qe” kush te do te rreh” pra ka prinder qe e shohin dhunen fizike si te domosdoshem per disiplinimin e femijeve ka prinder qe mbajn qendrim se dhuna eshte shume e demshme ne zhvillimin e femijes por koncepti dhune fizike eshte brendesuar edhe tek disa femije te cilet mendojn dhe shprehen se:”kur bejm gabime e meritojme  te na rrahin”dhuna eshte per te miren tone se behemi me te mire se dhe gjushi im keshtu thote :se kam rrahur babain ,tend prandaj eshte bere kaq i mire. prindi ja lejon vetes perdorimin e dhunes duke e konsideruar femijen pronen e tij .Femijet kane nevoje per disiplin e dashuri qe te behen te rritur te pergjegjshem por jo disiplin te rrepte qe shoqerohet me te bertitura kercenuese ,dhuna mund te ndaloj sjelljet e keqia, por perkohesisht dhe nuk ofron modele pozitive.
pasojat
Ata të cilët e përjetojnë shumë rëndë dhunën në familje janë fëmijët, edhe atëhere kur nuk ushtrohet dhunë direkte ndaj tyre. Ambienti i tillë familjar që i shoqëron ata gjatë zhvillimit psikofizik të tyre, lë gjurmë te pashlyshme në personalitetin e tyre. Fëmijët të cilët kanë përjetuar abuzime, shpesh vuajnë nga: rënia e vetëbesimit, depresioni, crregullimet e stresit dhe kontroll të dobët të impulsëve).
Si pasojë e dhunës në familje, tek disa fëmijë krijohet pasiguri, turp, mbyllje në vete, izo-
lim, e tek të disa të tjerë krijohet urrejtje, agresivite dhe mllef. Përvec këtyre pasojave që shfaqen në jetën emocionale të fëmijës, mund të shfaqen edhe pasoja në sjelljën e tyre. .
Këta fëmijë shpesh sillen në mënyrë agresive, problemet në të cilat hasin, për ta mënyra e vetme për ti zgjedhur  është dhuna, janë shumë pak tolerant po ashtu janë të rrezikuar që kur të rritën të marrin pjesë në atke të ndryshme kriminale. Ndëshkimet fizike nëse përdoren shpesh dhe në mënyrë jokohorente, mund të prodhojnë nivele të larta agresiviteti e armiqësie. Për shkak të ushtërimit të dhunës ndaj femijeve, ata shpeshhërë ndikohen nga ajo ose familjarizohën më të. Fatëkeqsisht fëmijët të cilët zhvillohen në ambiente të dhunëshme e marrin dhunën si metodë të vetme për të zgjedhur problemet me të cilat ndeshin në raportë me të tjerët apo në familje. Ndoshta kjo ndodhë për arsye së në familjën ku janë rriturë ata gjithëcka është  “zgjidhur” vetëm me dhunë, pra ata nuk kanë parë ndonjë menyrë apo metodë tjetër për ti zgjedhur problemet. Fëmijët, të cilët janë deshmitar të dhunës ose që e përjetojnë dhunën, mund të fillojnë të mendojnë se dhuna është metodë për zgjidhjen e mosmarrveshjeve ose të konflikteve brenda familjeve.
Dhuna ne media
Fëmijët shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve. Dhuna në media rrit potencialin agresiv dhe shfaqjet agresive e antisociale nxisin imitimin e pasoja te mevonshme ne personalitetin dhe jeten e tij.
 Fëmijët bëhen kështu viktima, dhunues ose dëshmitarë të dhunës në shtëpi, lagje, shkollë. Ata rriten e përshtaten në këtë atmosferë frike e dhune. Kjo pa dyshim ndikon në zhvillimin e tyre e sjell ndryshime bazale në funksionimin social, njohës, sjellor, emocional. Fëmija bëhet më pak reagues, më pak impulsiv, më i menduar kur dhuna e mposht atë. Kur ai e përvetëson atë si model, rritet njëherazi dhe kapaciteti i tij individual për agresivitet, impulsivitet dhe për dhunë. Truri karakterizohet nga aftësia e zhvillimit në varësi të aktivitetit të vet. Kjo do me thënë që sa më shumë aktivizohet sistemi nervor aq më shumë zhvillohet e ndryshon truri. Sa më shumë aktivitet ushtron fëmija, sport fjala vjen, aq më shumë i zhvillohet aftësia për këtë  funksione e kapacitete që reflektojnë përvojat e përsëritura.
Dhuna e përvojat traumatike sjellin edhe ankth dhe ndjenjë rreziku të vazhdueshëm. . Në këto raste duhet dhënë ndihmë profesionale të.  Përvojat negative të jetës së fëmijërisë funksionojnë më vonë si modele negative në jetë. Sa më i vogël fëmija që pëson dhunë, aq më të mëdha  jane  pasojat. Kjo sepse ai është në procesin e zotërimit e formimit të mjaft shprehive psikosociale, aftësive e vijave të karakterit.
Lojerat e dhunshme kompjuterike dhe pasojat te femijet
Lojërat kompjuterike mund të klasifikohen në dy kategori. Të parat janë lojërat që ndihmojnë në zhvillimin e talentit, kuptimin e eksperimenteve jetësore dhe vlerave etike, përmes një metode argëtuese; të dytat janë ato lloj lojërash që nuk kontribuojnë ndonjë gjë në imagjinatën e fëmijëve dhe aftësive për të menduar por, përkundrazi nxisin dhunë dhe sjellje imorale tek ta. Ne po vërejmë se në çdo lojë te re kompjuterike niveli i dhunës sa vjen e shtohet. Prodhuesit e lojës e konsiderojnë të lejueshme çdo lloj metode vetëm që t’i tërheq fëmijët drejt ekranit. Ka skena të cilat nuk janë te përshtatshme për moshën e fëmijës për shkak të vetëdijes së tij të ulët. Fëmijët që i janë ekspozuar skenave të ndryshme të dhunës, shpesh janë të prirë drejt agresionit, frikës dhe panikut dhe në përgjithësi janë të egër dhe me temperament të shpejtë duke e konsideruar dhunën si një gjë të zakonshme probleme te shumta, si shqetësimi i tepruar, trazime gjatë gjumit dhe çrregullime të sjelljeve. Një rast që na shërben  si  shembull Një fëmijë 3 vjeç i cili mendoi të bëhej spiderman (një karakter i filmave vizatimor), u hodh nga kati i shtatë duke dashur të fluturoj. Fatkeqësisht shpesh dëgjojmë lajme të tilla prandaj duhet një mënyrë që ta ndriçojmë vetëdijen e fëmijëve tanë me gjëra per dashuri dhe altruizëm, duhet t’u ofrojmë alternativa me lojëra të dobishme dhe edukative.
Fëmijët e pushtuar nga lojërat kompjuterike bëhen mjaftë armiqësor ndaj rrethit të tyre . Kështu që mbetet detyrë  e jona e  prindërve që jo vetëm t’u ofrojnë aktivitete të përshtatshme fëmijëve të tyre por dhe arsyeshëm t’ua rregullojnë kohën për të luajtur lojëra të dobishme kompjuterike.
Shumë karakter të këqij që paraqiten nëpër lojëra kompjuterike lënë përshtypje te mbrapshta në zhvillimin personal të fëmijës..
Koha e lojës, e cila është e domosdoshme për një rritje të shëndetshme të fëmijës, duhet të ndahet mencurishtë në mes lojërave virtuoze dhe lojërave te vërteta grupore. Mu për këtë ne duhet t’i preferojmë lojërat:
- Ku fëmijët mund të luajnë një rol aktiv
- Të cilat sugjerohen nga specialistët dhe ekspertët
- Të cilat i pajisin fëmijët me një vetëdije kombëtare dhe identitet kulturor
- Të cilat mbështesin të kuptuarit dhe inteligjencën e fëmijës
- Të cilat kontribuojnë në virtyte pozitive, si të ndarit me të tjerët, shpirti ekipor, kujdesi për të tjerët, çiltërsia dhe diligjenca (p.sh. zelli dhe kujdesi)
- Të cilat nxisin kureshtjen dhe bëjnë të mësuarin argëtim
- Të cilat përfshijnë edhe prindërit në lojë
- Të cilat ngjallin vetëdijen në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive
- Të cilat ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës, aftësive mendore, aftësive zbuluese dhe shpikë.
Si pefundim, dhuna asnjehere nuk mund te konsiderohet reagim i pranueshem i zemerimit stresit apo konflikteve te mundeshme. Ekzistojne  menyra te tjera  pervec dhunes  permes te cilave mund te zgjidhen konfliktet .dhuna ne familje eshte nje problem i cili nuk duhet te qendroj pas dyerve te mbyllura sepse na prek te gjithve dhe duhet trajtuar si nje problem i gjithe shoqerise ,pandaj duhet te ndergjegjsohemi te gjithe dhe te japim gjithmonë nga zemra jone atë që kemi më të çmuar ..Dashurinë.
Dashuria shumëfishohet kur ndahet me të tjerët..
Mirësia që buron nga shpirti është një parfum erë te mirë për ata që qëndrojnë pranë teje!
Dashuria  e vetmja pasuri e cila  sado ta harxhosh nuk mbaron!
Nëse fëmijët jetojnë me kritikim, mësohen të ndëshkojnë.
Nëse fëmijët jetojnë me armiqësi, mësohen të rrihen.
Nëse fëmijët jetojnë me frikë, mësohen të jenë të frikësuar.
Nëse fëmijët jetojnë me keqardhje, mësohen të të ndihen të dëshpëruar.
Nëse fëmijët jetojnë me tallje, mësohen të turpërohen.
Nëse fëmijët jetojnë me xhelozi, mësohen të ndihen lakmiqarë.
Nëse fëmijët jetojnë me turp, mësohen të ndihen të fajshëm.
Nëse fëmijët jetojnë me inkurajim, mësojnë vetëbesimin.
Nëse fëmijët jetojnë me tolerancë, mësojnë durimin.
Nëse fëmijët jetojnë me lavdërim, mësojnë vlerësimin.
Nëse fëmijët jetojnë me pranim, mësojnë dashurinë.
Nëse fëmijët jetojnë me miratim, mësohen të pëlqejnë vetveten.
Nëse fëmijët jetojnë me vlerësim, mësohen se është mirë të kesh qëllim.
Nëse fëmijët jetojnë me dhënie, mësojnë zemërgjerësinë.



 
 
Terapia e lojes ekosistemike
• Teoria dhe modeli ekosistemik ne terapine e lojes u zhvilluan me 1980 dhe integruanelemente te shume teorive
psikologjike , pune sociale dhe sistemesh. Qellimi ne krijimin eterapise ekosistemike te lojes ishte te inkurajoje terapistet e lojes per te ndermarre njeperspektive te gjere ne zhvillimin e konceptimit te rasteve dhe planeve te trajtimit. Termiekosistemik si I kundert me termin sistemik eshte perdorur per 2 arsye: edhe per tadiferencuar ate nga modelet e sistemit familjar dhe gjithashtu edhe per te transmetuarzgjerimin e perparimit. Ne teorine ekosistemike nuk perjashtohet asnje sistem.• Qellimi I terapise ekosistemike te lojes eshtete maksimizoje kenaqesine e femijeve te jetes se tyre,zhvillimin dhe funksionimin ne te tashmen dhe ne te ardhmen.
 Konceptet baze, qellimet dhe teknikat• Nje nga hamendesite me qendrore qe thekson terapia baze e lojesekositemike eshte:• nocioni qe terapistet mund te jene efektive vetem kur ata punojnene nje kornize te organizuar teorike.• nuk presupozon qe ndonje model teorik eshte domozdoshmerishtme I mire se ndonje tjeter.
• Terapistet mund te jene efektive duke punuar ne nje modelpsikodinamik, konjitiv-bihejvjoral, familjar, apo ndonje teori tjeter.
• Duke vepruar keshtu I lejon terapistet qe ti prezanojne klientet etyre femije, me nderhyrje te qarta dhe konsistente, verbale edheeksperienciale.
• Per te qene te dobishem ne formimin e te menduarit te terapistit,cdo teori e mire mund te perfshije disa elemente kyc: nje filozofibaze, nje menyre per personalizimin e konceptit, dhe nje menyreper konceptualizimin e psikopatologjise.
5. Personaliteti
• Ne modelin ekosistemik , personaliteti perkufizohet si “permbledhje e karakteristikave tejashtme dhe te brendshme personale, atribute, konjicione, besime, vlera, dhe keshtu meradhe , te cilat e bejne nje person unik”.
• Kur femijet jane te shqetesuar , kujdestari mundohet qe ti qetesoje ata. Keshtu infantetmesojne qe te mbeshteten te te tjeret per te patur nevojat e tyre baze, si edhe qe teqetesohen . Kur femijet merziten (frustrohen)kujdestari perpiqet qe ti mbaje ata teangazhuar.
• Ndonjeher maredhenia atashuese te femijetdhe kujdestaret e shendetshem nderpritet per shkakte problemeve ne nderhyrjen e tyre. Nje shembull Izakonshem I nderhyrjeve te tilla eshte perdorimi Ipapershtatshem I disiplines prej kujdestarit.
• Nje alternative e njohur e denimeveeshte perdorimi I TIME OUT.
6. Patologjia
• Patologjia percaktohet si ndodhi te femijet qe “nuk jane ne gjendje te plotesojne nevojat nenje nivel qe te jete I kenaqshem per ata.
• Ne terapine e lojes ekosistemike patologjia e vertete konceptualizohet si ndodhi kur njefemije “vazhdimisht angazhohet ne sjellje qe nuk plotesojne nevojat e tij baze, dhe qe nukeshte ne gjendje te gjeneroje sjellje alternative ne zgjidhjen efektive te problemeve “.
• Patologjia mund te lindi kur femijet jane te perfshire ne sisteme patogjenike. Femija kakapacitetin per te funksionuar, por sistemi e ben kete shume te veshtire. Pavaresishtqellimeve te mira , sistemet , te tilla si spitalet , shkollat, mund te krijojne nje mjedis ne tecilin nevojat e femijeve nuk jane te plotesuara ne menyre te pershtatshme, zakonishtrezultojne ne frustracion dhe dhimbje, edhe te femija edhe te sistemi.
• Nje metode per vleresim te shpejte tefunksionimit te zhvillimit emocional –social te femijes,eshste te perdoret forma pershkallezuese e terapise sezhvillimit objektiv (DTORF). Eshte nje interviste e shpejtegjyseme strukturuar ne te cilen klinicisti mbledh historiprej kujdestarit apo te tjereve qe kane njohuri te mira rreth femijes.
7. Roli I terapistit dhe perdorimi I fuqiseterapeutike te lojes•
 te ndihmoje ta angazhoje femijen ne nje sjellje te re,
• ndihmon femijen te angazhohet ne zgjidhjen e problemit.
• Percaktimi I qarte i nje kontrate specifike trajtimi me femijen nefillimin e terapise se lojes mund te jete nje nga rruget ne te cilenterapia e lojes ekosistemike ndryshon me teper nga modelet tjerate terapive te lojes
• 2 strategji terapeutike
• eshte roli I terapistit ne identifikimin dhe shprehjen e emcionevegjate zhvillimit , ne menyre te pershtatshme kulturore , sociale,zhvillimore.• .vendosja e limiteve . Nese femija nuk provon pasoja negative, pertu angazhuar ne sjellje qe ndikojne ne aftesine e te tjereve per teplotesuar nevojat e tyre, ai apo jo ka pak motivim per te ndryshuar.• Ndersa femija meson aftesi te mira per zgjidhjen e problemeve,terapisti duhet te punoje per te siguruar aftesi te reja dhe sjellje qete gjeneralizohen jashte dhomes se lojes.
8. Aplikimet klinike
• mund te perdoret me kliente te cdo moshe me cdo lloj problemi teparaqitur.
• modeli I prezantuar I pershtatet individit dhe kontekstit ku individi jeton.
• Terapia e lojes ekosistemike eshte vecanerisht e pershtatshme per 2 arsye.Se pari eshte ne fokus zhvillimi I femijes ne konceptimin dhe trajtimin eveshtiresive te tij, lejon modelin te jete fleksibel mjaftueshem per tuperdorur me infantet lehtesisht po aq sa cmund te perdoret dhe meadoleshentet.
• Arsyeja tjeter lidhet me te paren. Fokusi I zhvillimit lejon terapistin tevarioje stilin e nderhyrjes, per te lidhur klientet pa qene e nevojshme tevariojne modelin teorik te nenvizuar.
• Sa me te vegjel femijet, aq me shume terapisti do te mare pergjegjesi perpermbajtjen dhe strukturen e seancesdhe loja do te mbizoteroje. Sa me Imadh femija, aq me shume terapisti do te lehtesoje femijen ne detyrat etij apo zgjidhjen e problemeve, balancimin e lojes, dhe aktiviteteve verbalene seance.
9. Sfida ne implementimin e modelit
• Nder te tjerash , terapistet e lojes duhet te jene ne gjendjete :
1. Formojne maredhenie terapike me klientet femije dheadultet te cilet I sjellin femijet ne terapi.
2. Te jete I afte te komunikojepermes aksionit dhe lojes pasi ata duhet te komunikojne permes gjuhes.
3. Te ndihet rehat te levizi nemes rolit te terapistit dhe te veprojesipas kerkesave te nevojave se femijes.
4. Te jete ne gjendje te mendoje,te flase, dhe te luaje ne te njejte kohe.
10. Sfida ne implementimin e modelitTerapistet e lojes perballen me sfida plotesuese kur implementohetterapia e lojes ekosistemike. Ata duhet te jene ne gjendje te :1. Te ruajne nje kornize ekosistemike referencash gjithe kohes nemenyre qe te zhvillojne 2 kuptime baze te problemit te klientevepo aq mire sa zgjedhjet e problemeve te tyre.2. Te kete nje kuptueshmeri shume te mire te kompaktit te nivelitzhvillimor te femijes mbi natyren e problemit qe ai apo ajo poperjeton dhe pergjigjet e saj apo atij mbi terapine .3. Te jete ne gjendje te levizi nga te qenit shume I drejtperdrejte ne jo Idrejtperdrejte gjate seancave qe te pershtatet nevoja zhvillimore ,emocionale, sjellore dhe nderpersonale te femijes.4. Te jete ne gjendje te hyje ne ne nje kontrate trajtimi konkrete mefemije dhe te mbaje qellimet e kontrates ne krye te cdo séance.
11. Konkluzione• Psikologjia ne pergjithesi po kalon nje faze ne zhvillimin e saj ,teknikat dhemodelete saj te shumta divergjente , te zhvilluara shekullin e kaluar , pointegrohen duke krijuar me shume krahasime dhe kohet e fundit teori te dobishme.• Terapia e lojes ekosistemike eshte nje manifestim , I ketij trendi te pergjithshempasi procedon per te tejcuar kete integrim ne fushen e terapise se lojes.• Konceptet dhe praktikat me te shumta te terapise se lojes ekosistemike nuk jane tereja per tu emeruar ,por ekzistojne ne nje varietet te gjere teorish psikologjike ,mjekesore , biologjike, pune sociale, keshillimi edukimi, dhe organizimi . Ajo qe eben lojen ekosistemike unike eshte integrimi I tyre ne nje kornize teorike solide.• Terapistet e lojes ekosistemike jane te lire te perdorin shume teknika jashte dhebrenda seancave te tyre, qe ti ndihmojne femijet te jetojne jeten me te lumtur eme te plotesuar.• Terapistet e lojes ekosistemike njohin rolin e tyre ne balancimin e nevojave teklienteve femije te tyre kundrejt atyre ne bote ku ata dhe ne jetojme. Eshte njepergjegjesi shume e madhe per tu marre me nje kujdes dhe respekt te madh.




http://eseshkolle.blogspot.com/
Amfiteatri i Durrësit
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.
Përshkrimi
Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.
Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.
Historiku u gërmimeve
Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.

Kalaja e Durrësit
Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit.
Muzeu Arkeologjik Durrës
Muzeu Arkeologjikë i Durrësit u hap më 13 mars 1951 në qytetin Durrësit.
Pavionet
Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe greke e hershem në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë apo siç quhet aleksandire. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vednosur në qëndër të muzeut fillon periudha romake filluar na ajo e hershe deri te periusha e ndertimve ne krahune djathet te katit te pare. Në katin e dytë është planifikuar periudha e mesjetës.
Në katin e teretë është menduar të ndërtohet periudha e artit islam.
Trivia: Në oborr përveç objekteve të mëdha ka edhe objekte të perjudhës komuniste ku spikat një statujë e Stalinit.
Historia e muzeut
Muzeu i vjetër është inaguruar në mars 1951. I riu më 13 prill 2002. Muze i përmasave kombëtare. Ka te realizuar pavionin e prehistorisë dhe të antikitetit, e të asaj postbizantine, ku janë ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike të dala nga nëntoka muze e qytetit. Në ndërtim është edhe pavjoni i mesjetër.
Mozaiku i Orfeut në Durrës
Mozaiku i Orfeut. Ky mozaik është zbuluar vetëm pjesërisht në vitin 1988, në bodrumin e një shtëpie. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah vetëm një pjesë të kësaj vepre që paraqet figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Ky është vlerësuar si një vepër me vlera të rralla për nga pasuria e figurave dhe realizimi i tij. Mozaiku i përket shekullit II pas Krishtit.
Mozaiku i Orfeut shpallet monument kulture
Projekti është zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988. Mozaiku i Orfeut në qytetin e Durrësit i shtohet listës së monumenteve të kulturës. I zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988, gjatë këtyre viteve mozaiku ka qenë thuajse i fshehtë. “Me njohjen si monument kulture, mozaiku do të bëhet i vizitueshëm për qytetarët durrsakë, për turistët e huaj dhe vendas që kalojnë nëpër Durrës”, është shprehur drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Durrës, Ermion Arapi. Ky mozaik është zbuluar në lagjen 9 të qytetit bregdetar, te Lagjja e Re. Gjatë këtyre 22 viteve, mozaiku ka qëndruar i fshehur dhe njëkohësisht i ruajtur në bodrumin e shtëpisë private, ndërsa përmes një marrëveshjeje me familjen që e mban, do të bëhet i vizitueshëm. Në librin “Durrësi” të arkeologut durrsak Afrim Hoti, thuhet se gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vetëm një pjesë të kësaj vepre që prezanton figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Monumenti i fundit që i shtohet listës së objekteve të rëndësishme të kulturës dhe historisë, ndonëse ai është konsideruar i tillë dhe para shpalljes, është punuar me gurë kubikë polikrom në teknikën opus tasselatum. Ngjyrat që mbizotërojnë në mozaik janë e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e zeza, por janë përdorur dhe të tjera. Sipas arkeologut Hoti ka shumë mundësi që në këtë rast figura e Orfeut të jetë paraqitur si personifikim i figurës së Krishtit. “Pasuria e figurave dhe realizimi i tij artistik na bën ta vlerësojmë këtë mozaik si punim me vlera të rralla brenda gjinisë së tij. Mozaiku duhet të jetë punuar aty nga fundi i shekullit III pas Krishtit”, thotë Hoti. Në Durrës, qytet, dhe periferitë e tij, janë zbuluar disa nga mozaikët më të bukur në vend, të cilët i përkasin periudhave të ndryshme historike. Përveç mozaikut të njohur “Bukuroshja e Durrësit” që i përket shek. IV para Krishtit dhe është ekspozuar në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë, i vizitueshëm është dhe mozaiku i Amfiteatrit, që vetëm në raste të veçanta hapet, dhe ai i bazilikës së Arapajt. Ndërkohë mozaiku i Hipokampit ose Kalit të Detit, ai i Pallatit të Sportit, mozaiku pranë depos së ujit etj., do të ngelen të konservuar, në pritje të një kohe tjetër dhe të të tjera kushteve për ekspozim.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels