Pranimi ne (DND) PA KRITER NOTEN MESATARE:
*STUDENTET E UBT-SE*
Ne UBT ka pasur nje konflikt mes fakultetit dhe studenteve kur nga Dekanati i Ekonomi-Agrobiznes u përcaktua kuota e studentëve që do të ndiqnin Masterin e Nivelit të Dytë dhe ku një numër i madh mbetën jashtë. Ishte pikërisht ky grup, i cili filloi kundërshtimin me protesta, te cilet kane protestuar perpara godines se fakultetit.
Studentet e Kamzes kerkojne te vazhdojne studimet ne nivelin e dyte per te marre Diplomat e Nivelit te Dyte, sipas Kartes se Bolonjes. Por, universiteti ka vendosur mesataren e pranimit 7, per studentet qe do te kalojne ne nivelin e dyte. Tashme masterat jane miratuar nga Keshilli i Ministrave, por as Ministria e Arsimit dhe as qeveria nuk jane shkaktaret e ketyre kuotave te uleta, apo mesatares qe eshte /vendosur si kriter, pasi kjo eshte e drejte vetem e dekanit, i cili deri tani nuk eshte shprehur per kete problem. Nga ana tjeter studentet paralajmerojne se do te rrine te ngujuar deri ne fund te zgjidhjes se kerkeses se tyre, pasi cikli trevjecar qe kane perfunduar nuk njihet nga tregu i punes si diplome.
Studentet pasi kane protestuar edhe pare godines se ministries per disa dite me rradhe.dhe sikur te mos mjaftonin protestat para ministries dhe godinave te fakultetit per tu permbushur kerkesat e tyre, ato kane protestuar edhe perpara Kryeministrise. Studentet bashke me prinderit e tyre jane mbledhur para selise se qeverise, duke kerkuar reagimin e institucioneve shteterore per te realizuar kerkesat e studenteve te Universitetit Bujqesor, qe kane te bejne me heqjen e kriterit te mesatares per te vazhduar studimet e nivelit te dyte."
Duke pare qe edhe institucionet nuk po reagojne,ato
Zgjodhen te hyne ne greve urie, per plotesimin e kerkesave te tyre. Ata zgjodhen ambientet e Universitetit te Kamzes per te hyre ne greve, por jane ndaluar nga policia. Megjithese u perplasen me policine, 20 studente e kane nisur kete greve.
"Kemi tre jave qe kemi bere kerkese per kundershtimin e mesatares per nivelin DND, por deri me tani nuk kemi marre asnje pergjigje" ka pohuar perfaqesuesi i greves se studenteve ne Kamez. Sipas tij, studentet e Universitetit te Kamzes do tavazhdojne greven deri ne plotesimin e kerkesave te tyre, derisa te gjithe te vazhdojne studimet ne nivelin e dyte, pa marre parasysh asnje note mesatare.
greva e tyre zgjati deri kur u mor nje vendim nga rektorati dhe ministria e arsimit qe me ne fund pranuan kerkesen e studenteve grevist per tu future ne DND.
GRUPI I INTERESIT
Studentet qe sapo kane perfunduar vitin e trete te deges se Ekonomi-Agrobiznesit ne Universitetin Bujqesor te Kamzes,
KERKESA
Heqja e mesatares dhe vazhdimi I studimeve per te gjithe studentet qe nuk kane mesatare ,te cilet kane si kusht noten mesatare, pikerisht ate shtate (7) per tu future ne (DND).
Ku sipas studenteve ata jane njohur me kete vendim vetem ne fund te vitit te trete dhe per kete arsye ata e kundershtojne kete fakt.
MBESHTETJA
" Ka qene vete qeveria studentore me kerkesat e tyre ku kane ofruar dhe mbeshtetjen, bashke me qindra student qe kane protestuar dhe kane bllokuar edhe fakultetin e agrobiznesit duke mos lejuar zhvillimin e mesimit dhe askend te futet brenda pa plotesuar kerkeset e tyre. "
Aktori politik
" Ata kane zgjedhur rektoratin e universitetit si aktor te besuar politik per permbushjen e kerkesave te tyre, duke ju siguruar se ata jane te gatshem per te bashkpunuar dhe per te marre ç’dolloj vendimi qe do ishe ne favor te tyre."
Politika e propozuar (outputs)
"Pasi studentet I kane parashtruar kerkesat e tyre aktorit politik te besuar (rektoratit). Rektorati I ka shprehur M.arsimit se duhe bere nje bashkpunim me studentet, duke lejuar qe studentet te futen ne DND. Dhe pasi tju permbushet kerkesa e tyre, ju do keni te siguruar votat e tyre".
Vendimmarresi
Pikerisht pasi keta te fundit jane shprehur per bashkpunim, eshte marre nje vendim nga Ministria e Arsimit ku kane shqyrtuar edhe njhere kerkesen e bere nga studentet.
Rezultati
Ka qenë shefja e kabinetit të ministrit, Edlira Lati, e cila u ka komunikuar vendimin e marrë studenteve grevist. Sipas saj, studentët do të mund të ndjekin ciklin e dytë të studimeve (DND), pavarësisht mesatares që kanë,por kjo nuk do te thote qe do te hiqet nota mesatare perfundimisht per te ndjekur studimet ne DND, po ky tolerim u be vetem per kete vit per shkak qe studentet jane njohur me kete vendim vetem vitin e fundit ka thene shefja e kabinetit ministrore, Edlira Lati.
…“Nga bisedimet që kryem me përfaqësuesit e Rektoratit u ra dakord që Ministria e Arsimit të mbështesë më fonde për zgjerimin e ambienteve, shtim të stafit akademik, për të realizuar këtë cikël studimesh”.
Komunikimi i vendimit të fundit u prit me jo pak gëzim nga vetë studentët, të cilët mes brohorimave të mbështetësve të tyre e mes lotësh lanë ambientet e fakultetit, pas ditëve jo pak të vështira.
Feedback
"Vetë studentët e kanë përshëndetur vendimin e marrë. Sipas tyre, kërkesa ishte krejtësisht legjitime dhe nuk kishte asnjë arsye pse të arrihej deri në grevë. Ne protestuam, u kërkuam një zgjidhje, më në fund e morëm dhe kjo është më e rëndësishmja. Por nuk kishte pse të arrihej deri këtu dhe të mbahej një qëndrim i tillë nga ministria. Gjithsesi ne e morëm atë që donim, u shprehën përfaqësuesit e studentëve."
Duke pare qe studentet grevist te ubt-se ne kamez me nje vendim qe moren per tu future ne greve duke rrezikuar dhe jeten e tyre per te plotesuar kerkesen qe I kishin parashtuar ministries se arsimit arriten me nje fitore ne favorizim te tyre. ata deklaruan se per çdo vendim te tyre qe besojme se eshte ne favor tone dhe na mohohet e drejta ashtu siq na u mohua ne pranimin ne(DND) deri sa arritem ne ekstrem,besojme qe do te ndjekim perseri kete rruge per te permbushur kerkesat tona eshte shprehur kryetari I qeverise studentore.
Biblografia:
- Marrë nga Gazeta Koha Jonë/10 Nën 2009
- Publikuar më E Enjte, 05 Nentor 2009/ nga Sonila Isaku/gazeta koha jone.