IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label KERKIM SHKENCOR. Show all posts
Showing posts with label KERKIM SHKENCOR. Show all posts
Tema: “Metodat e kërkimit në Shkencën Politike”
Pse na duhet Metodologjia?
Qëllimi i këtij leksioni është t`i përgatisë studentët të flasin një gjuhë të përbashkët metodologjike që bën të mundur që studentët të arrijnë një pjekuri në kërkimin shkencor ku të kritikojnë njëri - tjetrin të bashkëpunojn me njëri-tjetrin duke patur një bashkëpunim të tillë nga aspekti metodologjik, pavarësisht degës specifike. Një
nga funksionet bazë të metodologjisë është pikërisht ky:
A.           Standartizimi disiplinor dhe gjuha e përbashkët. Për disa disiplina si  p.sh. shkenca politike është e pamundur të flasësh për të si per një degë të veçantë nëse, mungon një kuptim i përbashkët dhe nëse është e pamundur të bihet dakort për metodat e përdorura në këtë disiplinë. Pra, identiteti disiplinor i secilës degë varet sa nga përmbatja teorike dhe çështjet, shqetësimet e përbashkëta që ngre aq dhe tërësia e metodave që përdor.
B.           Funksioni i metodave lidhet me legjitimitetin që përdorimi i saktë i metodave i jep punimeve shkencore të bëra në institucione të ndryshme akademike e kërkuese në të gjithë globin. Megjithëse disa pozicione teorike mund te jenë më, të privilegjuara në universitetet e disa vendeve më shumë se në të tjera - p.sh teoritë post-strukturaliste nuk shihen me aq besim në SHBA sesa mund të shihen në Francë për sa kohë që metodologjia e përdorur është rigoroze, konsistente me teorinë e përdorur, koherente dhe shkencërisht e pranuar si e tillë, ajo e bën punimin shkencërish të vlefshëm dhe të besueshëm.
Në këtë mënyrë, metodologjia është një lloj 'pasaporte' e kërkimit shkencor për t'u pranuar si e barazvlefshme në çdo hapësirë e institucion tjetër ku bëhet shkencë.
Studimet e degëve të shkencave humane dhe shkencave sociale në vendet ish-komuniste kanë pasur probleme të theksuara ideologjizimi para viteve 90. Kështu, psh degë si filozofia dominohej vetëm nga rrymat marksiste dhe metodat e përdorura ishin ato metoda të cilat ishin ideologjikisht të pranueshme. Po ashtu dhe disiplina si historia, gjeopolitika, marredhëniet ndërkombëtare etj influencoheshin nga ligjërimi dominant politik. Fundi i viteve 80-fillim i viteve 90 pa një zhvillim të jashtëzakonshëm në shkencat sociale dhe në vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA. Shumë të vërteta të padiskutueshme në lidhje me 'Lindjen, Perëndimin', 'aktori racional', 'interesi kombëtar' etj , që u bënë objekt diskutimesh sidomos në disiplina si marrëdhëniet ndërkombëtare, shkenca politike etj, bashkë me rënien e këtyre supozimeve me botën e vërtetë, u lëkund dhe pushteti i padiskutueshëm deri atëherë i empiricizmit  dhe nën-IIojeve të tij. Gjithashtu, ndarja mes disiplinave filloi të shihej jo më aq e ndarë me thikë sa para rënies së perdes së hekurt. Në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në shkencat politike, studiuesit filluan të përdorin metoda kërkimi të përdorura tradicionalisht në disiplina si antropologjia, studimet kulturore si puna etnogafike apo të mësonin nga shkencat humane dhe posaçërisht nga linguistika, semiotika etj (sidomos në lidhje me metoda si analiza e ligjërimit apo analiza dokumentare). Interdisiplinariteti u ndoq nga një tendencë dhe këtu vlen të theksohet se kjo tendecë sa vjen e rritet, kombinimi i metodave sasiore me metodave cilësore, pra kjo tendencë mund të themi se sot po mbizotëron.

Çfarë do të thotë të kërkosh në shkencat politike
Metodat në shkenca shoqërore, janë mjete të domosdoshme të  hulumtimit, të cilat na mundësojnë që të arrijmë te rezultatet dhe njohuritë e reja, apo t’i korrigjojmë ato ekzistuese. Në krahasim prej hulumtimeve shkencore që disponojnë me instrumente të shumta metodologjike, me qasje të ndryshme teorike, shkencat politike kombinojnë një sërë metodash që janë te përbashkëta apo të ngjashme për të gjitha shkencat shoqërore. Gjithsesi në shkencat politike kërkohet zotërimi i njohurive dhe teknikave të kërkimit shkencor. Objektivi i secilit kërkim shkencor është rritja e njohurive por edhe të të kuptuarit tonë për realitetin shoqëror e politik. Kjo fillon me parashtrimin e një apo më shumë pyetjeve hulumtuese rreth problemit që na preokupon ose fenomeni që na intereson, këto pyetje rrjedhin apo udhëhiqen nga një teori duke i sfiduar përmes hipotezës të cilat  duhet përfundimisht ti nënshtrohen vlerësimit dhe matjes nëpërmjet testimit që rezulton me konkluzione .
Procesi i kërkimit shkencor përbëhet nga disa faza që janë të ndërlidhura të cilat jnë:
1.       formulimi i teorisë
2.       operacionalizimi
3.       përzgjedhja e teknikave kërkimore
4.       analiza
5.       interpretimi i të dhënave

Qasjet kryesore metodike në studime politike ndahen në:
Qasjet normative, që konsistojnë rreth asaj se “SI DUHET TË JETË” vlera dhe jo “SI ËSHTË”.
Qasja kërkimore empirike, e cila mundohet që realitetin politik ta hulumtojë dhe interpretojë në mënyrë sa më objektive përmes: vrojtimeve, përvojave, instrumenteve dhe metodave të caktuara shkencore duke testuar tezat dhe matur të dhënat e fituara, në kuptimin e verifikimit dhe falsifikimit të tyre (sipas tezës së Karl Popper-it), gjithnjë duke u nisur pyetja se ÇFARË ËSHTË ose edhe SI ËSHTË.
Ndersa qasjet teorike normative e vlerësojnë botën duke gjykuar më shumë sesa duke analizuar, ato empirike e përshkruajnë atë përmes observimeve sistematike dhe gjetjeve të lidhjeve kausale.
Metodat e hulumtimit për nga mënyra e veprimit mund të jenë kuantitative dhe kualitative. Përmes metodës kuantitative ose cilësore ne sigurojmë kuptimin dhe sqarimin e rasteve studimore, objekteve të hulumtimit nga prizmi historik e filozofik. Duke grumbulluar të dhënat e informacione me qëllim të krahasimeve të rasteve apo duke u bazuar në një rast të vetëm studimor.
Ndërsa te metodat kuantitative ose sasiore mbështetemi tek të dhënat numerike që janë zakonisht të prezantuara në trajtën e statistikave. Kështu, çështjet e hulumtuara përmes të dhënave të matura tentojmë ti interpretojmë duke shfrytëzuar indikatorët dhe matësit pak a shumë konkret, për të mberritur  te rezultatet e duhura.
Megjithatë, se çfarë të dhënash dhe studimesh do të ofrohen, varet në masë të madhe, se si bëhet studimi, konkretisht se me çfarë metodash kërkohen të dhënat, si analizohen dhe se si interpretohen këto të dhëna. Duke i`u referuar studiuesit të spikatur Ëilliam N. Dunn, kërkimet në shkencat politike zakonisht i`u referohen dhe orientohen rreth pyetjeve si psh:
      Cila është çështja për të cilën kërkohet zgjidhja?
      Çfarë qasje duhet ndjekur për të zgjidhur këtë çështje?
      Çfarë rezultati pritet të arrihen?
      A e mundësojnë këto rezultate zgjidhjen e çështjes së caktuar?
      Çfarë masa shtesë duhet ndërmarrë nëse këto veprime nuk do ishin të mjaftueshme?
      Cila alternativa duhet ofruar në këtë rast?
Siç edhe kemi theksuar më herët studimi kërkimor politike është inter-disiplinare prandaj edhe metodat e perdorura janë të huazuara nga fusha të tjera shkencore. Të gjitha këto disiplina si dhe metodat e tyre janë të ndërvarura dhe interferojnë edhe me faktorët e tjerë të cilat nuk duhet të anashkalohen. Ndërsa matjet e indikatorëve brenda politikave përkatëse mund të bëhen në forma statistikore, përmes figurave dhe të dhënave qoftë ekonomike apo nga anketimet e opinionit public ose përmbajtësore përmes shqyrtimit ligjor, apo politik, ose edhe në formë të krahasimeve me politika të ndryshme të vendeve tjera etj. Metodë unike, ideale dhe të caktuar nuk ka, ajo varet kryekëput nga vet objekti i studimit. Mirëpo një ndër mënyrat e kerkimit me të shpeshta dhe më të përhapura në shkencat politike është padyshim metoda krahasuese, që njihet edhe si “metoda mbretëreshë e shkencave politike”.
Kjo metodë nënkupton krahasimin e dy apo më shumë objekteve të studimit. Metoda krahasuese përbëhet prej konstatimit të ngjashmërisë dhe ndryshimeve në mes të dukurive të ndryshme, për shembull, të kuptohen dhe të interpretohen më mire shtetet dhe politikat e caktuara të tyre, shkalla e zhvillimeve ekonomike, niveli arsimor, administrimi, menaxhimi i burimeve etj. Krahasimet mund të bëhen ndërmjet fushave, faktorëve dhe aktorëve të ndryshëm, apo edhe ndërmjet shteteve ose organizatave të ndryshme. Në aspektin kohor mund të jenë:
v  Diakron - pra në kohë të ndryshme.
v  Sinkron - në kohë të njëjtë.
Ndërsa në sferën hapësinore studimet krahasimtare mund të jenë:
*      Brenda-shtetërore (p.sh. krahasimi i partive politike të një vendi)
*      Ndër-shtetërore (p.sh. krahasimi i të ardhurave mesatare apo shkallës së papunësisë mes dy apo më shumë shteteve).
*      Ndër-rajonale (modelet krahasuese mund të përdoren ndërmjet rajoneve në disa aspekte si p.sh: politikat energjetike në Ballkan dhe Skandinavi apo politikat tregtare ndërmjet Amerikës Latine dhe Azisë qëndrore, etj.
*      Globale, në të cilat bëhen krahasimet mes rendeve botërore në kohëra të ndryshme me karakter të përgjithshëm siç është rasti ndërmjet Pax Romana dhe Pax Americana ose hulumtimi për ngrohjen globale, vrima e Ozonit, popullsia botërore, terrorizmi etj.
Kjo metodë ka vlerën e vet praktike, sepse duke krahasuar dukuritë e ndryshme shoqërore, institucionet e ndryshme qeveritare dhe duke zbuluar vetitë e njëjta apo te ndryshme nga ky krahasim, konstatohen përparësitë apo mangësitë konkrete e asaj qe dëshirojmë te studiojmë dhe te njohim. Janë të njohura raportet e shumta ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare që bazohen në metoda krahasuese dhe që publikohen periodikisht për çështje të caktuara. Të tilla mund të jenë kërkimet statistikore të numrit të veprave kriminale apo të konflikteve të armatosura, shkallës së papunësisë, barazisë mes meshkujve dhe femrave në tërë vendet e botës nga institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare, indeksi i zhvillimit njerëzor (Human Development Index) nga OKB-ja, liritë politike nga Instituti Freedom House, shkalla e korrupsionit nga organizata Transparency International, Conflict Barometer nga Fondacioni Bertelsman, e kështu me radhë. Përveç për studime të politikave publike krahasimet e tilla përdoren sidomos në marrëdhënie ndërkombëtare si dhe ekonomi. Mirëpo, të dhënat e tilla krahasuese për analiza të politikave preferohen zakonisht për një numër më të vogël shtetesh duke u fokusuar më shumë në përmbajtje sesa në përgjithësime të çështjeve përkatëse. Përzgjedhja e rasteve studimore mund të bëhet duke u bazuar në raste me ngjashmëri më të përafërta (most smilar systems design) dhe atyre me dallime më të mëdha (most different systems design).Varësisht prej intencionit të hulumtimit dhe vet natyrës së objektit të studimit bëhet përzgjedhja edhe e rasteve studimore dhe numrit të tyre. Një metodë mjaft e popullarizuar është modeli i rasteve të veçanta studimore (case study), që mundëson përqendrimin në një fushë të caktuar politike dhe përfitimin e rezultateve me specifike. Kjo mënyrë, është edhe klasike apo të themi konvencionale gjatë studimit të politikave publike. Në kuadër të saj mund të shërbehemi me intervista të ekspertëve, analizave të dokumenteve dhe dispozitave ligjore, analizave të ligjërimit, anketimeve etj. Kurse kerkimi i opinionit apo anketimi mbetet një ndër metodat më të përhapura dhe nder me te preferuarat gjatë kërkimeve të shumta rreth dukurive shoqërore e politike. Sot zgjedhjet demokratike as që mund të imagjinohen pa anketime e sondazhe të tilla. Në politike, rezultatet e dala nga sondazhe te tilla merren edhe si indikatorë teë sukseseve apo dështimeve të politikave si dhe ndikojnë mjaft në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes. Madje edhe ekonomia e ka përvetësuar aq shume kërkimin e opinionit sa qe e konsideron një komponent të pandarë të tregut dhe të marketingut. Përveç metodave të lart-përmendura, në shkenca shoqërore mjaft e përhapur është edhe Vezhgimi si dhe Ekspetimenti (social). Gjithashtu edhe analiza përmbajtësore e teksteve dhe dokumenteve përben një metodë, e cila sidomos në studime të politikave preferohet shumë.
Së fundi duhet mbajtur mend një postulat në Shkencën e Kërkimit:
Metodat janë të varura nga teoritë, ndërsa teoritë të ndërlidhura me hipotezat, dhe hipotezat me pyetjen hulumtuese dhe të gjitha këto nga të dhënat respektive të cilat duhen interpretuar dhe analizuar. Njohuritë tona shkencore si dhe rezultatet e kërkimeve shkencore varen nga saktësia, objektiviteti si dhe lloji adekuat i metodës kërkuese.

Kërkimi Shkencor
Çfarë është kërkimi?

Kërkimi është një aktivitet ose një grup aktivitetesh të organizuara sistematikisht me qëllim për të përballuar më mirë një problem a fenomen.
Metodologjia është bashkësia e strategjive mbi bazën e të cilave problematika e një aspekti, për ne problematikat sociale dhe politike, bëhen objekt studimi.
Ndryshe nga sa është besuar deri tani, metodologjia nuk është vetëm mbledhja dhe analizimi i të dhënave. Metodologjia kërkimore synon hartimin e strategjive bindëse, të cilat përmes rregullave dhe parimeve synojnë të ofrojnë një sistem pune me kritere të logjikshme. Pikërisht mbi bazën e këtij sistemi logjik studiuesi apo kërkuesi provon vërtetësinë apo falsitetin e një hipoteze.
Faktet e mirëqëna. Të gjithë e dimë që po të mos marrësh frymë, vdes; Indigjenët e Amazonës flasin gjuhën piraha; Arusha e madhe është një yllësi me 7 yje, ku secili është një galaktikë më vete. Nga i dimë këto? Është e kotë ta shtrojmë këtë pyete, sepse do të ngjajmë qesharakë. Por mund të shtrojmë pyetjen tjetër...A kam vdekur ndonjëherë nga mos marrja frymë? A kam qënë ndonjëherë në Amazonë mës fiseve indigjene? A e kam vizituar ndonjëherë Arushën e Madhe? Arsyeja pse i shtroj këto pyetje, që mund të ngjajnë qesharake, është për të treguar që një pjesë të madhe të infomacionit dhe dijes, ne e kemi të mësuar, pra pak bazohet në eksperiencën tonë personale. Është vetë pjesë e proceseve socializuese në shoqëri, ku secili prej nesh duhet të dije gjërat që di dhe grupi, përndryshe humbasim përkatësinë nga ky grup social.
Duhet patur parasysh që në shkencën e kërkimit një pohim duhet të ketë dy karakteristika bazë:
1.       Aspektin logjik
2.       Aspektin empirik
Këtu sapo kemi shkelur në terrenin e Epistemologjisë, që është shkenca e të njohurit, nga e cila rrjedh metodologjia që është shkenca e “të gjeturit si”. Problemet sociale dhe padyshim ato politike janë të larmishme, jo vetëm në llojin e tyre, por mbi të gjitha në specifikat që marrin në grupe, shtete, organizata, institucione etj, prandaj një njohje sa më empirike e këtyre problemeve do të ishte bazë e mirë për ndërtimin e strategjive të ndërhyrjes në funksion të zgjidhjes së këtyre problemeve.
Konceptet dhe termat bazë në Kërkimin Shkencor
Teoria është një bashkësi konceptesh të ndërlidhura që drejtojnë veprimet dhe nocionet.  Teoritë sigurojnë orientime ose udhëzime për të ndërhyrë dhe ndihmuar, për të shpjeguar gjëra, fakte që nuk janë plotësishtë të qarta. Teoritë duhen konceptuar si një ndërthurje e asaj që është e ditur me ato që hamendesohen, pra me gjëra që hipotetikisht mund të qëndrojnë (hipotezën do ta shohim pak më poshtë). 
Teoritë kanë tre funksione qëndrore organizimi, shpjegimi, parashikimi. Duhet patur parasysh që kërkimi shkencor që secili bënë ndikohet në mënyrë të ndjeshme nga teoritë që studjuesi zgjedh për tu bazuar. Teoritë për studjuesin e Shkencave Politike dhe shoqërore në përgjithësi, udhëhiqen ndjeshëm nga parashikimet rreth botës, realitetit në të cilin ne operojmë. Një teori mund të krahasohet më një hartë mendore ku shihen rrugët dhe shtigjet e drejtimit shkencor. Një teori e mirë dhe rezistente në kohë, padyshim i hap rrugë qindra studimeve shkencore të mapasëshme.
Hipoteza është një pohim i shprehur si një deklarim. Është një premisë që mund të përdoret si bazë për kërkimin shkencor në Shkencat Politike. Babbie (1986) e përcakton hipotezën si: një pritje rreth asaj se si gjërat duhet të jenë në botë, nëse parashikimet teorike janë të sakta”. Hipoteza duhet konsideruar si versioni formal i hamendësimit të studjuesit, i cili më pas i`a nënshtron këtë hipotezë një procedure të komplikuar dhe të hollësishme testimi, kjo procedurë njihet si Testimi i Hipotezës. Hipoteza mund të parashikojë një drejtim ose të shpreh një marrëdhënie të pranueshme mes variblave (për të cilët do flasim më pas). Ato që njihen si hipoteza rstësore, apo neutrale jane shumë të shpeshta, një rast mund të jetë “nota mesatare e universtetit varet nga nota mesatare e shkollës së mesme”, kjo nuk aspak e vërtetë, madje nuk ka asnjë lidhje mes të dy pjesëve të hipotezës. Në këtë rast hipoteza quhet e pavlefshme. Hipoteza e pavlefshme na tregon se nuk ka asnjë korelacion, qoftë ngjashmërie qoftë dallimi mes subjekteve që krahasohen.
Variablat njihen edhe si ndryshorë dhe paraqesin një koncept të matshëm siç mund të jetë mosha, pesha, pasuria, bindja politike etj. Variabli na tregon se subjektet për të cilët ne po mbledhim të dhëna, kanë një numër të pafundëm dallimesh në dimensione të ndryshme. Variablat mund të mendohen si rregulla për klasifikimin e njerëzve, qëndrimeve, besimeve etj në kategori të ndryshme (Kidder & Jud, 1986). Duhet patur parasysh që vlera e variablit është e ndryshueshme.  Variablat mund të jenë diskrete dhe që shfaqin zgjedhjet “ose.../ose..., pra një njeri mund të jetë ose femër osë mashkull, një shtet mund të jetë ose i madh ose i vogël. Nga ana tjetër variablat mund të jenë dhe të vazhdueshëm, pra janë të vazhdueshëm në kuptimin e variacionit të tyre, brenda një sërë mundësish, psh. kur masim nivelin e demokracisë së një shteti, sipas një sistemi pikëzim nga 1 deri në 100, shteti që është subjekt i studimit tonë mbase nuk është 100 pikë, por le të thëmi variojnë nga 85-90 pikë demokraci.
Variablat ndahen në:
Variabla të pavarur, janë variabla që mendohet se influencojnë fenomenin që kemi objekt studimi. Psh. papunësia është një variabël i pavarurë nesë ne studjojmë problemin e alkolizmit. Duhet patur parasysh që variablat e pavarur janë të kontrollueshëm dhe te manipuleshëm nga studjuesi.
Variabla të varura, janë ndryshorët të cilët studjuesi përpiqet t’i parashikoj, pikërishtë reagimin e variablave të varur duam të shohim dhe të masim në një studim kërkimor. Variabli i varur në një studim, mund të shërbej si variabël i pavarur në një studim tjetër.
Atributet - atributet janë pjesë komponente të variablave, psh. atributet e variablit “gjini” janë Femër/Mashkull; pjesë e variablit “regjim politik” janë Demokraci liberale/Diktaturë/etj.
Të dhënat përfshijnë të gjithë informacionin që mblidhet gjatë një studimi por që ende nuk është analizuar dhe përpunuar. Do më thënë quhen të dhëna të gjitha informacionet që merren dhe i nënshtrohen analizës së përpunimit metodologjik. Për të ekzaminuar të dhënat studiuesi përpiqet të gjejë rrugën që e ndihmon për të kuptuar problemin ose fenomenin që ka në shqyrtim.
Matjet kur flasim për kërkimin në shkencat sociale, ku bëjnë pjesë edhe shkencat politike, duhet patur parasysh një nocion “diçka që përcaktohet mund edhe të matet”. Nëse do na duhej t’i japim një përkufizim matjes mund të themi që është procesi për të kuatifikuar pozitën shoqërore, qëndrimet, sjelljet dhe konceptet teorike. Në lidhje me matjen ekzistojnë dy aksioma të Walter Hudson (1977):
Nëse nuk mund të kryeni matje të një problemi, atëherë ai nuk ekziston”.
“Nëse nuk mund të kryeni matje për problemin, atëherë nuk mund ta trajtoni atë”
Subjekti është personi, shteti, partia, institucioni që merr pjesë në studimin kërkimor. Përmes subjekteve merren të dhënat të cilat më pas do t’i përpunojmë, ekzaminojmë, masim dhe analizojmë.
Korrelacioni është një madhësi statistikore që na ndihmon të kuptojmë relacionin mes dy variablave. Pra, përmes korrelacionit ne zbulojmë lidhjen e shkakësisë. Megjithatë jo të gjithë korelacionet qëndrojnë, kështu psh. para disa kohësh doli një lajm sipas të cilit ekziston një lidhje mes nivelit të inteligjencës dhe të qenit miop, kjo sepse, sipas studimit, miopët dilnin më mirë në testet e inteligjencës. Por kjo nuk do të thotë aspak që korrelacioni është i dykahshem, pra askush nuk mendon që do të rrisë inteligjencën duke u bërë miop. 

PYETJA FILLESTARE, OBJEKTIVAT


Problemi i parë që i shtrohet kërkuesit është thjesht që të dijë si të fillojë mirë punën e vet. Nuk është e lehtë në fakt të arrish të interpretosh atë që paraqitet në përgjithësi si një qendër interesi ose një preokupim relativisht i turbullt në një projekt kërkimi operacional. Frika e të filluarit keq të punës mund të çojë disa në një
rreth vicioz për një kohë shumë të gjatë, të kërkojnë një siguri iluzive në një nga format e të ecurit përpara, duke iu afruar më afër ose akoma duke hequr dorë pastër dhe thjesht nga sipërmarrja. Gjatë kësaj etape, ne do të tregojmë që ekziston një zgjidhje tjetër për këtë problem të fillimit të punës.
Vështirësia e nisjes në mënyrë të rregullt e një punë rrjedh shpesh nga një telash, duke dashur ta bësh tepër mirë dhe të formuluarit përnjëherësh një projekt kërkimi në një mënyrë përsosmërisht të kënaqshme. Është një gabim. Një kërkim është nga vetë përkufizimi diçka që kërkohet. Ai është një afrim drejt një njohje më të mirë dhe ai duhet të pranohet si i tillë, me gjithçka që ai përmban si hezitime, zakone dhe pasiguri. Shumë e jetojnë këtë realitet si një ankth paralizues ; të tjerë në të kundërt e njohin si një fenomen normal dhe, për të thënë gjithçka, nxitëse.
Që atëhere, kërkuesi duhet të detyrojë vetveten të zgjedhë shpejt fillin që e drejton sa më qartë që të jetë e mundur, më qëllim që puna e tij të mund të fillojë pa vonesë dhe të strukturohet me kuptim. Pak rëndësi ka nëse kjo pikënisje duket banale dhe nëse reflektimi i kërkuesit nuk i duket plotësisht i pjekur; pak rëndësi ka nëse, siç ka të ngjarë, ai ndryshon perspektivë gjatë rrugës. Kjo pyetje nisëse është veçse provizore, si një kamp bazë që ngrejnë alpinistët për të përgatitur ngjitjen e një maje dhe që ata do ta braktisin për kampe të tjerë që dalin përpara deri në fillim të mësymjes përfundimtare. Mbetet për të ditur si duhet paraqitur ky fill (kyç) i parë shoqërues dhe me cilat kritere ai duhet t’i përgjigjet për të përmbushur më mirë funksionimin e pritur nga ai. Ky është objekti i kësaj etape të parë. 
1- NJË MËNYRË E MIRË PËR TA BËRË PYETJEN NISËSE
Për shumë arsye që do të shfaqen progresisht, ne sugjerojmë që të përshtasim një formulë që, nga eksperienca, duket me një dobishmëri shumë të madhe. Ajo qëndron në përpjekjen e të shprehurit të projektit të tij në formën e një pyetje nisëse, që nëpërmjet saj kërkuesi tenton të shprehë sa më saktësisht të jetë e mundur atë çka ai kërkon të dijë, të hedh dritë, të kuptohet më mirë. Për të përmbushur korrektësisht funksionin e tij, ky ushtrim kërkon, kuptohet, të kryhet sipas disa rregullave që do të jenë të përcaktuara dhe të ilustruara me shumicë më tej. Pa dyshim, lexues të shumtë do të provojnë përnjëherësh retishencat (heshtjet) kundrejt një propozimi të tillë, por ne urojmë që çdokush rezervon gjykimin e tij deri në momentin kur ai të ketë kapur natyrën dhe rëndësinë ekzakte të ushtrimit.
Si fillim, nuk është e panevojshme të shënohet që autorët më të famshëm nuk hezitojnë të shprehin projektet e tyre të kërkimit në formën e çështjeve të thjeshta dhe të qarta, edhe nëse këto çështje janë në realitet të nënkuptuara nga një reflektim teorik shumë të qëndrueshëm. Ja tre shembuj shumë të njohur të sociologëve:
• “Pabarazia e shanceve përpara arsimit, a ka tendencë të pakësohet?”
E tillë është pyetja e shtruar nga Raymond Boudon në fillim të një kërkimi, rezultatet e të cilit kanë qenë publikuar me titullin “Pabarazia e shanceve: paqëndrueshmëria sociale në shoqëritë industriale (Paris, Armand Colin, 1973). Kësaj pyetjeje të parë qendrore, Raymond Boudon i shton një tjetër që mbështetet në “incidenca e pabarazive para arsimit në paqëndrueshmërinë sociale”. Por pyetja e parë e përmendur përmban mirë edhe pyetjen e nisjes së punës të saj dhe që do t’i shërbejë si aks i parë qendror. 
• “Lufta studentore (në Francë), a s’është ajo një lëvizje ku manifestohet kriza e Universitetit apo mbart ajo në vetvete një lëvizje sociale e aftë të luftojë në emër të objektivave të përgjithshme kundër një dominimi social?”
E tillë është pyetja e nisjes e bërë nga Alain Touraine në kërkimin e parë, ku ai zbaton metodën e tij të ndërhyrjes sociologjike. Informacionet dhe analizat e të cilave janë publikuar me titullin Lufta studentore (me F. Dubert, Z. Hegedus dhe M. Ëieviorka, Paris, Seuil, 1978).
• Përse janë disa të predispozuar të frekuentojnë muzeumet, në të kundërt të atyre që janë me shumicë, të cilët nuk i frekuentojnë ato?”
Kështu është ndërtuar duke u nisur nga vet termat e autorëve, pyetja e nisjes së kërkimit e kryer nga Pierre Bourdieu dhe Alain Darbel mbi publikun e muzeumeve të artit europian dhe rezultatet e të cilave janë publikuar me titullin Dashuria e artit (Paris, Editions de Minuit, 1969).
Nëse « tenorët » e kërkimit social përpiqen të përcaktojnë saktë projektet e tyre në mënyrë edhe të ndërgjegjshme, duhet pranuar që kërkuesi fillestar apo mesatar, amator apo profesional, rastësor apo i rregullt, nuk mund t’i lejohet një sipërmarrje e këtij lloji, edhe nëse këto pretendime teorike janë pafundësisht më modeste dhe fusha e tij e investigimit më e kufizuar.
1. KRITERET E NJË PYETJE FILLESTARE TË MIRË 
Të interpretuarit e një projekti kërkimi në formën e një pyetjeje nisëse nuk është e nevojshme veç nëse kjo pyetje është formuluar në mënyrë korrekte. Kjo gjë nuk është sigurisht e lehtë, sepse një pyetje nisëse e mirë duhet të përmbushë shumë kushte. Më mirë se të paraqesësh menjëherë këto kushte në mënyrë abstrakte, është e preferueshme me u nis nga shembuj konkretë. Ne do të procedojmë pra, me shqyrtimin kritik të një serie pyetjesh nisëse të pakënaqshme por të zakonshme. Ky shqyrtim do të na lejojë të reflektojmë për kriteret e një pyetjeje të mirë dhe për kuptimin e tyre të thellë. Çdo formulim i pyetjes do të jetë i ndjekur nga një komentim kritik. Por do të ishte e preferueshme të diskutoheshin këto pyetje nga ju vetë, nëse është e mundur në grup, para se të lexohen pak a shumë pasivisht komentet tona në këtë tekst.
Nëse mënyrat e të shtruarit të pyetjeve të paraqitura ju duken shumë të qarta dhe nëse rekomandimet e propozuara ju duken evidente dhe elementare, mos u mundoni shumë ta merrni këtë etapë të parë seriozisht. Çka mund të jetë e lehtë, kur një kriter paraqitet i veçantë, do të jetë në fakt shumë pak, ndërkohë që bëhet fjalë të respektohet bashkësia e këtyre kritereve për një pyetje nisëse të vetme : tuajën. Shtojmë që këta shembuj nuk janë shpikje të pastra nga ana e jonë. Ne i kemi dëgjuar të gjitha nga goja e studentëve, pak as shumë të tilla siç po i përshkruajmë këtu. Nëse, në rreth një qind pyetje të pakënaqshme duke u nisur nga ato që ne kemi punuar më ta, ne nuk kemi mbajtur prej tyre veçse shtatë, dhe kjo ndodh sepse ato janë shumë përfaqësuese të difekteve të zakonshëm dhe sepse, së bashku, mbulojnë mirë objektivat e ndjekura.
Progresivisht, ne do të shohim sa kjo punë, larg të qenit shumë teknike dhe formale, detyron kërkuesin në një qartësim shpesh shumë të nevojshëm për qëllimet e veta dhe perspektivat spontane. Në këtë kuptim, pyetja e nisjes konsiston normalisht në mjetin e parë të zbatimit të një prej dimensioneve kryesore të përpjekjes shkencore : shkëputja me paragjykimet dhe parashikimet. Kështu ne i kthehemi fundit të ushtrimit.
Tërësia e cilësive të pritura mund të përmblidhet në disa fjalë : një pyetje e mirë në fillim mund të jetë e trajtuar. Kjo nënkupton që duhet punuar me efikasitet, duke u nisur nga vet ajo (pyetja) dhe nëse është e mundur, në veçanti, të sjellë elemente të përgjigjes. Këto cilësi kërkojnë që ato të jenë të detajuara. Për këtë fakt, procedojmë me një vështrim kritik të shtatë shembujve të pyetjeve.
1. 1 Karakteristikat e qartësisë
Karakteristikat e qartësisë kanë të bëjnë kryesisht me saktësinë dhe shkurtësinë e formulimit të pyetjes nisëse. Pyetja 1
Cili është impakti i ndryshimeve në rregullimin e hapësirës urbane në jetën e banorëve ?
* Komenti
Kjo pyetje është tepër e paqartë. Për cilin tip të ndryshimit bëhet fjalë ? Çfarë kuptohet me « jetën e banorëve » ? A bëhet fjalë për jetën profesionale, familiare, sociale, kulturore ? A aludohet për lehtësitë e tyre të zhvendosjes ? Për dispozitat e tyre psikologjike ? A do të mund të renditej lehtësisht lista e interpretimeve të mundshme të kësaj pyetjeje tepër të paqartë që informon shumë pak për qëllimet e sakta të autorit të saj, për aq sa janë.
Është e përshtatshme të formulohet një pyetje e saktë, kuptimi i së cilës nuk të çon në konfuzion. Do të jetë shpesh e domosdoshme të përkufizohen qartë termat e pyetjes fillestare, por së pari duhet me u përpjek me qenë sa më qartë të jet e mundur në formulimin e vet pyetjes.
Ekziston një mjet fort i thjeshtë për t’u siguruar që një pyetje është shumë e saktë. Kjo gjë konsiston në shprehjen e saj para një grupi të vogël njerëzish, duke pasur kujdes të mos komentohet apo të ekspozohet kuptimi. Çdo person i grupit është i ftuar pastaj të shpjegojë mënyrën si e ka kuptuar pyetjen. Pyetja është e saktë nëse interpretimet i konvergojnë dhe i korrespondojnë qëllimit të autorit të saj.
Duke proceduar me këtë test të vogël me shumë pyetje të ndryshme, ju do të vini re shumë shpejt që një pyetje mund të jetë e saktë dhe e kuptuar në të njejtën mënyrë nga kushdo, pa qenë ndërkaq e kufizuar në një problem të parëndësishëm ose shumë anësor. Shohim pyetjen e mëposhtme : « Cilat janë shkaqet e zvogëlimit të vendeve të punës në industrinë valone (ne vendet ku flitet frëngjishtja në Belgjikë) në vitet tetëdhjetë ? » Kjo pyetje është e saktë në kuptimin që kushdo e kupton në të njëjtën mënyrë, por megjithatë ajo mbulon një fushë analize shumë të gjerë (çka, siç do ta shohim më poshtë, do të shtrojë probleme të tjera).
Një pyetje e saktë nuk është e kundërta e një pyetje të gjerë ose shumë të hapur, por e një pyetje jo të qartë ose e turbullt. Ajo nuk mbyll përnjëherësh punën në një perspektivë të ngushtë dhe pa mundësi përgjithësuese. Ajo lejon thjesht të dihet se ku shkohet dhe t’ia komunikojë të tjerëve.
Shkurt, për t’u trajtuar, një pyetje e mirë në nisje duhet të jetë e saktë.
Pyetja 2
Në ç’masë rritja e humbjeve të vendeve të punës në sektorin e ndërtimit shpjegon prezencën e projekteve të mëdha të punëve publike, të destinuara jo vetëm për të mbajtur këtë sektor, por gjithashtu për të zvogëluar rreziqet e konflikteve sociale që kjo situatë mbart në vetvete ?
• Komenti
Kjo pyetje është shumë e gjatë dhe e ngatërruar. Ajo përmban supozime dhe ndahet më dysh nga fundi, me qëllim se është e vështirë të dallosh ekzaktësisht atë çka kërkohet të kuptohet me prioritet. Është e preferueshme të formulohet pyetja nisëse në mënyrë univoke dhe e përmbledhur, me qëllim që ajo të mund të kuptohet pa vështirësi dhe të ndihmojë autorin e saj të perceptojë qart objektivin që ai ndjek. Shkurt, për t’u trajtuar, një pyetje e mirë nisjeje do të jetë univoke dhe gjithashtu sa më koncize të jetë e mundur.
2.2 Karakteristikat e bëshmërisë se pyetjes 
Që një pyetje fillestare të jetë sa më realiste, duhet të parashohë një punë kërkimore realisht të bëshme, në përputhje me mundësitë dhe rrethanat e kërkuesit, statusit të tij etj. 
Pyetja 3
Shefat e ndërmarrjeve të vendeve të ndryshme të Unionit Europian a kanë një ide identike për konkurrencën ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë?
*Komenti
Nëse ju doni t’i kushtoheni të paktën 2 muaj këtij kërkimi, nëse ju vini në dispozicion një buxhet prej shumë milionash dhe bashkëpunëtorësh kompetentë, efikas dhe poliglotë, ju keni pa dyshim një shans ta kryeni këtë lloj projekti mirë dhe të arrini në rezultate të detajuara mjaftueshmërisht për të qenë të nevojshme. Nëse jo, është e preferueshme të kufizohen ambiciet tuaja. 
Nëse ai formulon një pyetje nisëse, një kërkues duhet të sigurohet që njohuritë e tij, por gjithashtu burimet e tija në kohë, në para dhe në mjete logjistike, do t’i lejojnë të sjellë elemente përgjigjeje të vlefshme. Ajo çka është e kuptueshme për një qendër kërkimi shumë të pajisur dhe për kërkues me përvojë, nuk është doemos për atë që nuk disponon burime të krahasueshme.
Kërkuesit debutantë, por gjithashtu nganjëherë edhe profesionalë, nënvlerësojnë pothuajse gjithmonë materialet e detyrueshme dhe, në veçanti, për kohën që përfshin projektet e tyre të kërkimit. Të kryhesh përpjekje paraprake për një anketë apo për intervista, përbën një model. Vendosen njerëz kyç për të sjellë materialet e tyre, për të organizuar mbledhje, për të gjetur dokumenta të nevojshme etj., për të gllabëruar përnjëherësh një pjesë të madhe të kohës dhe të mjeteve kushtuar kërkimit. Rezultati atëherë është që një pjesë e mirë e informacioneve të mbledhura e të shfrytëzuara dhe kërkimi, përfundojnë në një sprint të ankthshëm, gjatë të cilit ekspozohen gabime dhe neglizhenca.
Shkurt, për të qenë e trajtuar mirë, një pyetje fillestare duhet të jetë realiste, domethënë në raport me burimet personale, materiale dhe teknike, për të cilat mund të mendosh njëkohësisht që ato do të jenë të nevojshme dhe mbi të cilat mund të besosh në mënyrë të arsyeshme.
2.3- Kërkesat e dobishmërisë (kompetencës, harmonisë, përshtatshmërisë)
Karakteristikat e kompetencës përbëjnë regjistrin (përshkrues, shpjegues, normativ, predikues ...), të cilin e zbulon pyetja nisëse.
Procedojmë këtu gjithashtu nga shqyrtimi kritik i shembujve të pyetjeve krahasuese me ato që gjenden shpesh në fillimin e punëve të studentëve.
Pyetja 4 A është e drejtë mënyra se si është organizuar sistemi i tatimeve në vendin tonë ? 
• Komenti
Kjo pyetje nuk ka për qëllim të analizojë funksionimin e sistemit fiskal ose efektin e mënyrës në të cilën ai është konceptuar dhe është zbatuar, por më mirë ta gjykosh në planin moral, çka përbën një orvatje tjetër që nuk varet drejtpërdrejt nga shkencat sociale. Konfuzioni ndërmjet analizës dhe gjykimit është mjaft i shpeshtë dhe nuk është gjithmonë shumë i lehtë për t’u zbuluar.
Në një mënyrë të përgjithshme, mund të thuhet që një pyetje është moralizuese kur përgjigja e dhënë, ka kuptim vetëm në raport me sistemin e vlerës të atij që e formulon. Kështu, përgjigja do të jetë tërësisht e ndryshme, nëse ai që përgjigjet konsideron që drejtësia konsiston në të paguarit nga kushdo një kuotë, që të jetë e barabartë me atë të të tjerëve, cilatdo qofshin të ardhurat (siç është rasti për taksat indirekte), një kuotë proporcionale me të ardhurat e veta, ose një kuotë proporcionale më të rëndësishme me rritjen e të ardhurave të veta (është taksë progresive, që është duke u zbatuar për taksat direkte). Kjo formulë e fundit, e konsideruar si e drejtë nga disa, sepse ajo kontribuon për të zbutur pabarazitë ekonomike, do të gjykohet e padrejtë nga të tjerë, të cilët do ta vlerësojnë që, në këtë mënyrë, tatimi i nxjerr atyre më tepër se të tjerëve frytin e punës së tyre ose të aftësisë së tyre.
Lidhjet ndërmjet kërkimit në shkencat sociale dhe gjykimit moral, janë dukshëm më të ngushta dhe më komplekse, që nuk lë të supozohet ky shembull i thjeshtë, por nuk mundet këtu veçse të tërheqësh shkurtimisht vëmendjen mbi këtë vështirësi.
Që një projekt kërkimi t’i përgjigjet një problemi të karakterit etik dhe politik (siç kontribuohet për të zgjidhur problemet sociale, të vendoset sa më drejt dhe sa me më pak pabarazi, për të luftuar kundër margjinalitetit ose kundër dhunës, për të ndihmuar në formimin e një plani të rinovimit urban...) nuk është në vetvete një problem. Kërkimet pa kuptim nuk do të përbënin veçse « ushtrime stili », pak a shumë të shkëlqyera. Kjo nuk e pengon kërkimin që të ndiqet me përpikmëri, të paktën me kusht që kërkuesi të dijë të qartësojë opsionet sekondare dhe të kontrollojë implikimet e mundshme të tyre. Ky problem nuk është vetëm për shkencat sociale, të cilat kanë zakonisht meritën ta vendosin kërkimin në një ambient më të përshtatshëm ose të përballen më qartë sesa disiplinat e tjera.
Për më tepër, një kërkim i kryer me saktësi kur dhe problematika e së cilës është ndërtuar me shpirt krijues (shih Etapën 4) nxjerr në dritë vendosjen etike dhe normative të fenomeneve të studjuara, në mënyrë analoge edhe për punët e biologëve, të cilët mund të zhvillojnë punë ekologjike. Nga aty, kërkimi social përmbush rolin e tij të vërtetë dhe njohjen që ai prodhon, mund ta regjistrojë në procesin më të përgjithshëm të një mendimi të vërtetë. 
Më në fund, si Marx (ideologu gjerman), Durkheim (Format elementare të jetës fetare) ose Ëeber (Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit) pikërisht kanë treguar mirë sistemet e vlerave dhe të normave, të cilat bëjnë pjesë në objektet e privilegjuara të shkencave sociale, sepse jeta kolektive është e pakuptueshme jashtë tyre.
Shkurt, nëse kërkuesi duhet të sforcohet të mendojë lidhjet midis njohjes, etikës dhe politikës, ai duhet gjithashtu të evitojë konfuzionet ndërmjet regjistrave dhe, në kulmin e punës së tij, sjell realitetin në terma të analizës dhe jo të gjykimit moral. Për më tepër është një kusht i besueshmërisë dhe pra, në fund të llogaritjes, të impaktit etik dhe politik të punëve të tij.
Kjo nuk është sigurisht e thjeshtë, sepse në jetën e përditshme ashtu sikurse në disa kurse të shpërndara në arsimin sekondar, këta regjistra janë ngatërruar rregullisht. Konsiderohet nganjëherë mënyrë e mirë për të përfunduar punët ose dizertacionet me një prekje të lehtë moralizuese, e destinuar shumë sa për ndërtimin etik të lexuesve aq edhe për t’i bindur se ka zemër. Këtu gjithashtu, shkëputja me paragjykimet dhe tërheqjen kundrejt vlerave të veta të vërteta janë të qëndrueshme.
Shkurt, një pyetje e mirë në nisje nuk do të ketë sens moral. Ajo do të kërkojë jo vetëm të gjykojë, por edhe të kuptojë mirë.
Pyetja 5
Padronët, a i shfrytëzojnë punëtorët ?
• Koment
Kjo pyetje në fakt është një “pyetje e gabuar” ose, në terma të tjerë, një afirmim i maskuar në pyetje. Është evidente se, në shpirtin e atij që e bën pyetjen, përgjigja është « po » (ose « jo »), që më parë. Do të jetë, për më tepër, gjithmonë e mundshme t’i përgjigjesh në mënyrë pohuese ashtu siç është e mundshme të « provosh të kundërtën », punëtorët shfrytëzojnë padronët. Mjafton për këtë të seleksionohen me kujdes kriteret dhe të dhënat e përshtatshme dhe të paraqiten në mënyrën e duhur.
Pyetjet e këqija nisëse të këtij tipi janë të shumta në numër. Po japim një shembull suplementar, megjithëse më pak i qartë : « Hilet fiskale, a janë ato një nga shkaqet e deficitit buxhetor të Shtetit ? » Këtu gjithashtu, imagjinohet lehtësisht që autori ka, në nisje, një ide mjaft të qartë të përgjigjes që ai zgjedh për t’i dhënë me çdo kusht kësaj pyetjeje. 
Shqyrtimi i kësaj pyetjeje nisëse duhet të përfshijë një refleksion mbi motivimet dhe mbi qëllimet e autorit, edhe nëse ato nuk mund të jenë të zbulueshme në formulimin e pyetjes, siç është rasti në shembullin tonë. Do të jetë më e përshtatshme pikërisht të pyetet nëse objektivi është për njohje ose, në të kundërt, për demonstrim. Përpjekja për të evituar formulimet tendencioze të pyetjes nisëse dhe diskutimet të cilat mund të kemi për këtë temë, mundet të kontribuojnë me efikasitet për t’u tërhequr kundrejt ideve të paragjykuara. 
Një pyetje e mirë në nisje do të jetë « pyetje e vërtetë » ose akoma një pyetje « e hapur », çka do të thotë që shumë pyetje të ndryshme do të duhet të përfytyrohen që më parë dhe se nuk qëndron në sigurinë e një përgjigjeje të bërë plotësisht.
Pyetja 6
Çfarë ndryshimesh do të pësojë organizata e arsimit nga tani në 20 vjet ?
• Koment
Autori i një pyetjeje të tillë ka në fakt si projekt të procedojë me një grup parashikimesh mbi zhvillimin e një sektori të jetës sociale. Duke u bërë ky evoluim, ai ushqehet me iluzionet më naive mbi rëndësinë e një pune të kërkimit social. Një astronom mund të parashikojë para shumë kohe kalimin e një komete në afërsi të sistemit diellor, sepse trajektorja e saj i përgjigjet ligjeve stabile, të cilat nuk kanë kapacitetin të ndërvaren nga ajo vet. Kjo gjë nuk shkon përsa i përket aktiviteteve njerëzore, orientimet e të cilave nuk mund të parashikohen kurrë në mënyrë të sigurtë.
Pa dyshim, a mundet ne të afirmojmë pa rrezik të madh të gënjehemi që teknologjitë e reja zënë një vend në rritje në organizimin e shkollave dhe përmbajtjen e programeve, por ne jemi të paaftë të shpërndajmë parashikime të sigurta që shkojnë përtej banaliteteve të tilla. 
Disa dijetarë, veçanërisht ata që janë mendjemprehtë dhe të informuar, arrijnë t’i paraprijnë ngjarjet dhe të paralajmërojnë kuptimin e mundshëm të transformimeve të afërta më mirë se ta bënte një bashkësi njerëzish. Por këto parandjenja mbështeten shumë rrallë në ngjarje të sakta dhe nuk janë formuar kurrë si mundësi. Ato bazohen në njohuri të thella të shoqërisë ashtu siç funksionon sot dhe jo në parashikime të çuditshme, që nuk verifikohen kurrë, vetëm ndonjëherë rastësisht.
A do të thotë kjo që kërkimi në shkencat sociale nuk ka asgjë për të thënë, që mund t’i interesojë së ardhmes ? Sigurisht jo, por ajo që ka për të thënë zbulohet nga një regjistër tjetër, i atij të parashikimit. Në fakt, një kërkim i kryer mirë lejon të zgjedhësh detyrimet dhe arsyet logjike që përcaktojnë një situatë apo një problem, lejon të dallohet marzhi i manovrave të « aktorëve socialë » dhe ai nxjerr në dritë fatet e vendimeve dhe të marrëdhënieve të tyre sociale. Në këtë, ai interpreton direkt të ardhmen dhe fiton një dimension hetues (kërkues), por nuk bëhet fjalë për parashikim në kuptimin strikt të fjalës.
Ky dimension kërkues (hetues) rrënjoset në shqyrtimin e rreptë të asaj që ekziston këtu dhe tani, dhe në veçanti tendencat e perceptueshme kur vihet e tashmja në vështirësi të së shkuarës. Jashtë kësaj perspektive, parashikimet e bëra me lehtësi, rrezikojnë shumë të kenë shumë pak interes dhe qëndrueshmëri. Ato i lënë autorët e tyre të çarmatosur përballë bashkëbiseduesve që, nga ana e tyre, nuk ëndërrojnë por i njohin dosjet e tyre.
Shkurt, një pyetje nisëse e mirë do t’i afrohet studimit të asaj që ekziston ose ka ekzistuar dhe jo të asaj çka nuk ekziston akoma. Ajo nuk do të studiojë ndryshimin pa u mbështetur në shqyrtimin e funksionimit. Ajo nuk synon të parashohë të ardhmen, por të zgjedhë një fushë me detyrime dhe mundësi po aq sa edhe fatet që kjo fushë përcakton.
Pyetje 7
A janë prekur të rinjtë më shumë nga papunësia sesa të rriturit ?
• Komenti Që në fillim, mund të kihet frikë që një pyetje e tillë nuk pret veçse një përgjigje të pastër përshkruese, që do të kishte për objektiv të vetëm të njihte më mirë të dhënat e një situate. Nëse qëllimi i atij që pyet, kufizohet në fakt në grumbullimin dhe në reklamimin e të dhënave – zyrtare apo produkt i atij vet, kjo gjë nuk ka fare rëndësi këtu – pa kërkuar të kuptojë më mirë, duke u nisur nga vet ato (të dhënat) fenomenin i papunësisë dhe arsyet e shpërndarjes së saj në kategori të ndryshme të popullsisë.
Si shpërblim, pyetje të shumta që paraqiten si përshkruese, në shikim të parë, nuk marrin përsipër të paktën një synim të të kuptuarit të fenomeneve sociale të studiuara. Të përshkruash lidhjet e pushtetit në një organizatë, ose të situatave sociale problematike, duke treguar se në çfarë ato janë me saktësi « problematike », ose evolucioni i kushteve të jetës të një pjese të popullsisë, ose mënyrat e zënies së një hapësire publike dhe të aktiviteteve që zhvillohen atje... implikojnë një reflektim të asaj që është kryesore të vihet në dukje, një përzgjedhje të informatave të mbledhura, një klasifikim të tyre, me qëllim që të nxjerrë linjat kryesore dhe mësimet e duhura.
Me gjithë aparencat, bëhet fjalë, pra, për tjetër gjë sesa « një përshkrim i thjeshtë », qoftë, të paktën një « përshkrim i ndërtuar » që gjen përsosmërisht vendin e vet në kërkimin social dhe që ka nevojë për konceptimin dhe vënie në zbatim të një mekanizmi të vërtetë konceptual dhe metodologjik. Një « përshkrim » i formuar kështu mund të përbëjë një kërkim të shkëlqyer në shkencat sociale dhe një mënyrë të mirë për t’u angazhuar. Shumë kërkime të njohura paraqiten gjetiu, në një farë mënyre, si përshkrime të ndërtuara, duke u nisur nga kritere që bëhen me kategori mendimi përgjithësisht të pranuara dhe që nga aty për t’u rikonsideruar fenomene të studiuara nën një vështrim të ri. Dallimi, kritika sociale e gjykimit e Pierre Bourdieu (Paris, Edition de Minuit, 1979) është një shembull i mirë : përshkrimi i praktikave dhe dispozitave kulturore është kryer duke u nisur nga pikëpamja e zakonit dhe e një sistemi largimesh (shtrembërimesh) ndërmjet klasave të ndryshme sociale.
Por jemi atëherë shumë larg një qëllimi të thjeshtë të grumbullimit jo kritik të të dhënave dhe informacioneve ekzistuese, ose të prodhuara vet. 
Shkurt, një pyetje e mirë në nisje synon të kuptohen mirë fenomenet e studiuara dhe jo vetëm të përshkruhen.
Nga pikëpamja e thelbit këto pyetje të mira nisëse janë ato nëpërmjet të cilave kërkuesi tenton të vërë në evidencë proceset sociale, ekonomike, politike ose kulturore, që lejojnë të kuptohen mirë fenomenet dhe ngjarjet vëzhguese, dhe t’i interpretojë sa më saktësisht. Këto pyetje kërkojnë përgjigje strategjike, të mënyrave të funksionimit, të raporteve dhe konflikteve sociale, të lidhjeve të pushtetit, të shpikjeve, të shpërndarjes ose të integrimit kulturor, për të përmirësuar veçse disa shembuj klasikë të pikëpamjeve përmes shumë të tjerëve që nxjerrin nga analiza në shkencat sociale dhe tek të cilat ne do të kemi rastin të kthehemi.
Ne do të mund akoma të diskutojmë shumë raste të tjera që duken të shumta në numër dhe ku vihen në dukje të tjera difekte dhe cilësi, por ajo çka është thënë deri këtu mjafton për të sqaruar e perceptuar të tri nivelet e kërkesave që një pyetje e mirë nisëse duhet të respektojë : së pari, kërkesat e qartësisë, së dyti, të të qenit realiste dhe së treti, të pertinencës (kompetencës), në mënyrë që të shërbejë si fill i parë shoqërues në një punë të kërkimit në shkencat sociale.
PËRMBLEDHJE E ETAPËS SË PARË Pyetja e nisjes
Mënyra më e mirë e të filluarit të një pune kërkimi në shkencat sociale qëndron në sforcimin e të shprehurit të projektit në formën e një pyetje nisëse. Nga kjo pyetje, kërkuesi tenton të shprehë sa më sakt të jetë e mundshme atë çka ai kërkon të dijë, të sqarojë, për të kuptuar mirë. Pyetja e nisjes do të shërbejë si filli i parë përçues që të çon në kërkim.
Për të përmbushur korrektësisht funksionin e vet, pyetja e nisjes duhet të paraqesë cilësitë e qartësisë, të realitetit dhe të përshtatshmërisë (kompetencës).
• Karakteristikat e qartësisë : - precize - koncize dhe univoke
• Karakteristika e bashmwrisw - realiste
• Karakteristika e e përshtatshmërisë)
- pyetje të vërteta ; - të trajtojë studime të asaj çka ekziston, të bazojë studimin e ndryshimit mbi atë të funksionimit ; - të kihet një qëllim i të kuptuarit të fenomeneve të studiuara.
PUNA E APLIKIMIT N0 1 
Formulimi i pyetjes nisëse
Nëse ju filloni një pyetje të kërkimit social, vetëm ose në grup, ose shikoni ta angazhoni pak. Ju mund ta konsideroni këtë ushtrim si një etapë të parë të kësaj pune. Në këtë rast, kur studimi i juaj do të ishte tashmë i angazhuar, megjithatë ky ushtrim mund t’ju ndihmojë të rregulloni mirë preokupimet tuaja.
Për atë që fillon një punë, ta bësh shkel e shko këtë etapë do të ishte një pakujdesi e madhe. Sakrifikoni një orë, një ditë ose një javë pune. Realizoni këtë ushtrim vetëm ose në grup, me ndihmën kritike të kolegëve, miqve, mësuesve apo të trajnuesve. Ripunoni pyetjen tuaj të nisjes deri sa të arrini në një formulim të kënaqshëm e korrekt. Kryeni këtë ushtrim me gjithë kujdesin që meriton. Mbarimi shpejt e shpejt i kësaj etape pune do të ishte i pari dhe më i kushtueshmi gabim, sepse asnjë punë nuk mund të përfundojë nëse nuk je i aftë të vendosësh me qartësi në nisje, çka urojmë për një njohje më të mirë, qoftë kjo provizorisht.
Rezultati i këtij ushtrimi të çmuar do të zërë dy ose tri radhë në një fletë letre, por do të përbëjë pikënisjen e vërtetë të punës suaj.
Për ta kryer mirë këtë punë, ju mund të procedoni si më poshtë :
- formuloni një projekt të pyetjes nisëse ; - testoheni këtë pyetje nisëse me ata që ju rrethojnë, në mënyrë që të siguroheni që ajo është e qartë dhe precize, dhe që të jetë e kuptueshme në të njëjtën mënyrë nga të gjithë njerëzit ; - verifikoni nëse ajo zotëron gjithashtu cilësi të tjera të përmendura më sipër ; - riformuloheni në rast se paraqitet nevoja dhe rifilloni me të gjitha përpjekjet. 
2. DHE NËSE JU KENI AKOMA RETISHENCA (NËNKUPTIME)
Ndoshta ju keni akoma nënkuptime. Ne njohim më të zakonshmet.
• « Projekti im nuk është mjaftueshmërisht aty ku duhet për të proceduar në këtë ushtrim. »
Në këtë rast, do t’ju përshtatet përsosmërisht sepse ai ka pikërisht për qëllim t’ju ndihmojë – dhe t’ju detyrojë – ta saktësoni.
• « Problematika nuk është veçse në belbëzim. Unë do të mund të formuloja veçse një pyetje mjaft banale ».
Nuk i duhet dhënë asnjë rëndësi, sepse kjo pyetje nuk është përfundimtare. Nga ana tjetër, çfarë doni ju « të problematizoni » nëse ju jeni të paaftë të formuloni qartë objektivin tuaj të nisjes. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë në të kundërt për të organizuar më mirë refleksionet që shpërndahen për momentin në shumë drejtime të ndryshme.
• Një formulim po ashtu lakonik i projektit tim të punës nuk mund të përbëjë veçse një reduktim të madh të pyetjeve të mia dhe të refleksioneve të mia teorike. »
Pa dyshim, por refleksionet tuaja nuk do të humbasin ndërkaq. Ato do të rivijnë më vonë dhe do të shfrytëzohen më shpejt nga sa e mendoni. Gjëja që ju duhet tani, është një çelës që lejon të kanalizoni punën tuaj dhe të mos hallakasni refleksionet tuaja të çmuara.
• « Ka vetëm një gjë që më intereson. Unë uroj të arrij shumë fronte (anë) të objektit tim të studimit. »
Nëse qëllimi juaj është i tillë, ai është i respektueshëm, por ju jeni tashmë duke e menduar « problematike ». Ju e keni shmangur pyetjen e nisjes.
Ushtrimi që konsiston në të provuarit për të precizuar atë çka do të mund të përbënte pyetjen qendrore të punës suaj do t’ju bëjë shumë mirë. Sepse çdo kërkim koherent zotëron një nga ato pyetje, që e siguron njësinë e saj.
Nëse ne insistojmë në pyetjen nisëse, kjo ndodh pasi evitohet tepër shpesh, qoftë sepse kjo i duket evidente (e nënkuptimtë !) kërkuesit, qoftë sepse ai mendon se duke avancuar do ta shohë më qartë. Është një gabim. Duke i shërbyer si filli i parë shoqërues, pyetja e nisjes duhet ta ndihmojë të progresojë në leximet dhe bisedat eksploruese të tyre. Sa më e saktë do të jetë kjo « guidë », aq më tepër kërkuesi do të ecë përpara. Përveç kësaj, duke « përpunuar » pyetjen e tyre të nisjes kërkuesi fillon shkëputjen me paragjykimet dhe iluzionet e transparencës. Më në fund, ekziston një arsye e fundit vendimtare për të kryer me kujdes këtë ushtrim : hipotezat e punës, që përbëjnë akset qendrore të një kërkimi, paraqiten si propozime të përgjigjeve për pyetjen e nisjes.

http://eseshkolle.blogspot.com/Tema:Aketim mbi situatën sociale ekonomike të grave në Kukës:
Metodat e Kerkimit Shkencor
I.I. Objektivat e studimit

Ky studim ka për qëllim të sjellë në vëmendjen e aktorëve lokal; Qeverisje Vendore, Shoqërinë Civile, media lokale dhe grupet komunitare sëbashku me të gjithë aktorët e tjerë të mundshëm problematikën dhe situatën reale sociale dhe ekonomike të grave në rrethin e Kukësit. Të dhënat e grumbulluara në terren përmes fokus grupeve, anketave, intervistave dhe gjetjet në studimet apo raportet e ndryshme, do të pasqyrohen duke sjellë me vete rekomandime të cilat mund të ndikojnë në përmirësimin e situatës social ekonomike për gratë në nivel lokal.

Objektivat e këtij studimi janë të lidhur ngushtë me ato të projektit “Përfshirje sociale përmes promovimit të barazisë gjinore dhe zbatimit të ligjit”, që Shoqata “Rinia në Sipërmarrjen e Lirë”
Kukësi ka zbatuar me mbështetjen e OSFA në Shqipëri.
Informim për gratë për ligjin e barazisë gjinore dhe antidiskriminimit; nxitje në përfshirjen e grave në debatin publik për çështjet e grave dhe vajzave të reja; vlerësim për situatën e përjashtimit social për gratë dhe të identifikimit të nevojave të grupeve e margjinalizuara me qëllim pasqyrimin real të situatës dhe mundësitë për ndërhyrje në përmirësimin e gjendje aktuale
 Studimi në vetvete, pasqyron në mënyrë reale dhe të paanshme identifikimin e nevojave dhe përfshirjen e grave në jetën sociale ekonomike dhe rekomandimet për një analizë dhe ndërhyrje me qëllim përmirësimin e jetës dhe përfshirjes së grave në Kukës.


I.II. Metodologjia e studimit
Gjatë këtij studimi janë kombinuar të dhënat nga burimet parësore anketimet, intervista gjysëm të strukturuara si dhe dy fokus grupe, ndërsa burimet dytësore janë statistikat dhe raportet që janë gjetur për rrethin e Kukësit.
 Të gjithë këto mjete të përdorura gjatë këtij studimi kanë lehtësuar dhe mundësuar mbledhjen e informacionit të besueshëm dhe pasqyrimin e situatës në Kukës.
Janë kryer 7 intervista gjysmë të strukturuara, të cilat u zhvilluan në periudhën Tetor – Nëntor 2011, zhvilluar me drejtues të forumeve politike, gazetarë, drejtues dhe aktivistë të shoqërisë civile, qeverisje lokale dhe administratë shtetërore në nivel lokal. Intervistat u zhvilluan nga asistenti i projektit në Bashkinë Kukës dhe Komunat Shtiqen e Bicaj.
Studimi i burimeve dytësore. Gjatë punës kërkimore, jemi bazuar në raportet e fundit që kanë publikuar organizata ndërkombëtare, kryesisht mbi situatën social ekonomike të grave në Qarkun e Kukësit.
 Të dhëna janë marrë edhe nga INSTAT dhe burimet vendore të dala nga raportet e fundit, të disa OJF-ve vendore dhe njësitë vendore, Bashki/Komunë.
Gjatë këtij studimi janë realizuar 235 anketa nga të cilat 198 femra dhe 37 meshkuj, të pyetur kanë qenë qytetarë të territorit në Bashkinë Kukës, Komunat Shtiqen dhe Bicaj. Kjo anketë kishte një pyetsor të strukturuar, i printuar dhe kryer në terren ballë për ballë me të anketuarit. 
Fillimisht është kryer një anketë pilot, për të parë nëse kishte nevojë për ndryshime apo jo, më pas këto anketa janë realizuar nga anëtarë dhe bashkëpunëtorë të shoqatës RSL Kukës. Anketat në fillim janë miratuar nga drejtuesit e projektit.
Fokus grupet janë zhvilluar në territorin e Bashkisë Kukës. Takimi i parë është mbajtur në 7 Shtator 2011, me pjesmarrjen e grave dhe vajzave të moshave të ndryshme, pranë parkut të qytetit, në ambjent të hapur, duke shfrytëzuar orarin dhe grumbullimin e grave të cilat dalin në kohë vere për shëtitje, ndërsa takimi i dytë është zhvilluar në datën 28 Shtator 2011, në sallën e mbledhjeve të RSL-së, me pjesmarrjen e 13 grave dhe vajzave të moshës 19 -30 vjeç.



PYETSORI
1. Vendodhja: Fshat_____ Qytet______
2. Nr. i anetareve te familjes _____
3. Marrëdhenia me kr/familjarin: ________________
4. Gjinia: M __ F __
5. Mosha: a) 18 -29, b) 30 - 39, c) 40 – 59, d) 60 e lart
6. Gjendja civile: martuar ___(nr. i femijeve ____) beqar ___
7. Edukimi: a) pa arsim __ b) 8 vjeçar __, c) I mesëm __, d) I lartë __, e) pa përgjigjie __

8. Angazhimi: a) në shkollë __ b) në punë __ (specifiko _____), c) I papunë __,
d) pension __, e) pa përgjigje ___

9. Sa jane te ardhurat mujore në total të gjithë familjes tuaj nga të gjitha burimet ____

10. Me çfarë i siguroni të ardhurat për nevojat tuaja personale?
______________________________________________________________________________
11. A paguani ndonjë nga detyrimet e mëposhtme: Qera banese __, kredi __, gaz __, energji
12. Kush i merr vendimet ne familjen tuaj: Ju _____; Kryefamiljari _______;
Se bashku _____; Tjeter____

13. Kush i kryen punët e shtëpisë? __________

14. A keni biznes privat? Po __, Jo __, Nëse po,kush e drejton a) grua ___ b) burrë___;

15. Nese jo a keni menduar ndonjehere te hapni nje dhe cilat jane arsyet qe nuk e keni bere
akoma?_______________________________________________________________________

16. Cilat janë pengesat për një grua që të bëjë biznes?
a) b) c)
17. Sa të pavarura ekonomikisht nga burrat janë gratë ne Kukës?
a) aspak __, b) pak __ c) shumë __

18. Si mund t'ju ndihmoj bashkëshorti në përfshirjen tuaj në sigurimin e të ardhurave? (vetëm
për gra)
______________________________________________________________________________
19. A mendoni se sigurimi i ta ardhurave financiare për fëmijët tuaj është detyrim edhe i
gruas?
a) Po ___ b ) Jo___
 49

20. A mendoni se gratë mund të ndikojnë në vendimet e këshillit komunes/bashkisë në lidhje
me punësimin apo investimet?
a)Po ___ b) jo __

21. A është diskutuar në komunitet për punësim të grave ?
a) shumë herë b)nganjëherë c)Rrallë herë d) Asnjëherë e) nuk e di

22. A egzistojnë politika lokale ose programe të posaçme për përfshirjen e grave në organet
vendimarrëse?
a) Po b) Pak c) Shumë pak d) Jo e) nuk e di

23. A mund të ketë një grua mbështetjen e familjes në ngritjen e një aktiviteti në sigurimin e
të ardhurave financiare ?

a) Po b) Pak c) Shumë pak d) Jo
24. A mendoni se gratë janë të suksesshme të administrojnë një aktivitet
industrial/bujqësorë?
a) Po b) Pak c) Shumë pak d) Jo

25. A janë organizuar ndonjëherë fushata sensibilizuese për përfshirjen e grave në politikë 
a) Shumë herë b) Nganjëherë c) Rrallë herë d) Asnjëherë

26. Sa të përfshira janë gratë e komunitetit tuaj në administratën shtetërore?
a) Shumë b) Pak c) Shumë Pak d) Aspak

27. Sa të përfshira janë gratë e komunitetit tuaj në forumet politike?
a) Shumë b) Pak c) Shumë Pak d) Aspak

28. A është e lirë nga familja një grua të marrë pjesë në forumet politike? Po ____ Jo____

29. Gratë nuk janë pjesë e partive politike dhe anëtarë të këshillit në numër sikur burrat; kjo
ndodh për shkak se ato; a) nuk dëshirojnë të angazhohen, ___ b) nuk i lejon familja ____
c. arësye të tjera; _________________

30. Gratë nuk janë pjesë e partive dhe biznesit në numër sikur burrat; kjo ndodh për shkak se
ato; a) nuk dëshirojnë të angazhohen, ___ b) nuk i mbështet familja ___
b) nuk kanë ide ___e) arsye të tjera; _______________________



Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels