IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label HISTORI ARTI. Show all posts
Showing posts with label HISTORI ARTI. Show all posts
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Të dhënat për mënyrën e jetesës në shek. XII-XV janë mjaft të kufizuara. Ato vijnë kryesisht nga gërmimet e paktaarkeologjike të kësaj periudhe, nga ato pak monumente të ruajtura, si dhe nga dokumentacioni i shkruar i kancelarive mesjetare. Vjetërsia e vendbanimeve dhe vendndodhja e tyre dëshmohet me një varg qendrash të banuara, të njohura që në antikitet, të cilat e vazhdojnë jetën e tyre edhe në mesjetë........
Edhe regjistrimet osmane të shek. XV-XVI flasin për një numër të madhfshatrash, vendin ku ndodheshin dhe madhësinë e përafërt të secilit. Shumica e vendbanimeve gjendeshin në zonat kodrinore, në shpatet e maleve a rrëzë tyre dhe përgjatë luginave të lumenjve. Ka zona në Shqipëri ku mjaft fshatra janë shtrirë me kohë në dy ose tri nivele banimi, gjithnjë brenda kufijve të fshatit të tyre ose të malit a të vrrinit që u përkiste, p.sh. Bresti i Epërm e Bresti i Poshtëm (Dibër), Domja e malit e Domja e Poshtme (Shëngjergji-Tiranë), Gojani i Epërm e Gojani i Poshtëm (Mirditë), Lufaj i Epërm e Lufaj i Poshtëm (Mat), Preçi i Poshtëm e Preçi i Sipërm (Elbasan), etj. Në mesjetë këto fshatra kishin vetëm një nivel banimi, që ishte zakonisht atje ku ka pasur një kishë ose atje ku janë ose kanë qenë varret, ose atje ku ka një toponim “katund plak” a “katund i vjetër”, etj. Me moshë nga mesjeta e hershme, në mos edhe më përpara, duhen konsideruar fshatrat që mbajnë emrin e një shenjti, si Shëngjergj, Shëmri, Shënjak, Shënkoll, etj., ose thjesht një emër të krishterë, si Damian, Dedaj, Gjonomadh, Kolgecaj, Lekas, Lukan, Lleshan, Marinë, Marjan, Markaj, Martanesh, Matogjini, Mërtin, Mërtur, Nënmavriq, Nikas, Petran, Petrelë, Simon, Sotirë, etj.

Përveç vendbanimeve të hapura, në mesjetë ka pasur edhe vendbanime të fortifikuara ose kështjella. Sipas arkeologëve të kësaj periudhe, në Shqipëri njihen rreth 70 kështjella që nga mesjeta e hershme deri në pushtimin osman. Ato gjenden kryesisht nëpër luginat e lumenjve kryesorë, si Drini, Shkumbini, Osumi, Devolli, Vjosa etj., dhe lehtësonin lidhjet e viseve të brendshme me vijat e mëdha të komunikacionit, pra edhe lidhjet ekonomike e shoqërore të kohës. Disa prej tyre kanë qenë kështjella të trashëguara nga antikiteti, të ngritura kryesisht në vende kodrinore, në bregdet ose afër tij, me sipërfaqe disi të mëdha, brenda mureve të tyre të trasha. Të tjerat ishin kështjella të lindura rishtas në afërsi të burimeve të ujit ose buzë lumenjve në pika zotëruese prej ku mund të kontrollohej i gjithë territori. Mesjeta ishte një periudhë shumë e turbullt në Ballkan e në Evropë, me luftëra dhe me grindje të shumta midis zotërve feudalë, që kërkonin të zgjeronin zotërimet e tyre, me dyndje popujsh të ardhur nga larg, me lëvizjet e kryqtarëve, që përshkuan territorin e vendit, të nisur nga disa drejtime, për të shkuar në vendet e shenjta ose në Kostandinopojë. Pra jeta ishte e pasigurt dhe njerëzit parapëlqenin të banonin brenda mureve të kështjellave, megjithëse në kushte jo fort të përshtatshme. 

Në trojet brenda kështjellave ka pasur edhe shumë ndërtesa banimi, me mure të ndërtuara me gurë mesatarë, të mbuluara me tjegulla ose me lëndë druri. Rrënojat e Shurdhahut (shek. XII-XIV) tregojnë se ato ishin shtëpi me dy ose me më shumë të ndara. Për shkak të sipërfaqes së kufizuar që ndodhej brenda mureve rrethues të kështjellave, njerëzit banonin të ngjeshur në një hapësirë të vogël. Shtëpitë ishin të vogla, të ulëta, të errëta e me lagështi, ku duhej shfrytëzuar mirë çdo pëllëmbë e sipërfaqes. Rrugët ishin të ngushta e dredhuese, që dukeshin edhe më të ngushta, kur katet e sipërme dilnin mbi rrugë pak përtej mureve, për të shtuar sipërfaqen e banimit, duke penguar ajrosjen e mirë të rrugëve. E kështu jeta rridhte brenda një horizonti të ngushtë për sa kohë banorët detyroheshin të qëndronin në kështjellë, ngaqë nuk ishin të sigurt jashtë saj. Dendësia e popullsisë, lagështia por edhe vështirësia për të mbajtur pastërti, krijonin kushte të dëmshme për shëndetin ; epidemitë e shpeshta e rëndonin edhe më tej gjendjen. Përmirësimi erdhi me ndërtimin e lagjeve të banuara jashtë mureve të kështjellave. Shtëpitë e fisnikëve dalloheshin nga përmasat e mëdha, nga cilësia e materialit të përdorur e nga mjeshtëria e ndërtimit, si dhe nga pajisjet luksoze të tyre. Kështjellat monumentale dhe kishat e hijshme që u ngritën me shpenzimet e fisnikëve shqiptarë dhe që kanë arritur deri në ditët tona, dëshmojnë për mundësitë materiale të fisnikëve shqiptarë gjatë shekujve të mesjetës për të pasur kushte jetese sa më optimale. 

Guri i latuar dhe druri i gdhendur kanë qenë materialet kryesore që hijeshonin pamjen e jashtme e të brendshme të banesave të familjeve fisnike, krahas përdorimit të tullës së pjekur si dhe të tjegullës si mbulojë për çatitë. Banesa, oborri, magazinat dhe stallat e kafshëve (që ngriheshin larg banesës), madje edhe kopshti bashkë me gropën e gëlqeres, zakonisht ishin të qarkuara me një mur të përbashkët e të lartë guri. Kur burimet e ujit të pijshëm ishin larg vendbanimeve, në oborrin e banesës hapej një pus. Paretet e tij visheshin me gurë cilësorë dhe puset lartësoheshin nga niveli i tokës me një grykë guri, që mbulohej me kapakë druri. Në mjediset e banesës ose në oborrin e saj ishte edhe furra familjare për pjekjen e bukës, të mishrave etj. Në oborrin e banesës kultivoheshin trëndafila dhe lule të tjera. Muret e brendshme të banesës ishin të suvatuara. Krahas lyerjes së shpeshtë të tyre me gëlqere, që përdorej gjerësisht edhe si material kryesor dezinfektimi, muret e dhomave të veçanta ishin të zbukuruara me afreske dhe ishin të pajisura me vatra të mëdha me oxhakë shumë të gjerë, të ngjashëm me ato që shihen në kuzhinat e manastireve të vjetra të vendit tonë. Natën ato ndriçoheshin me qirinj dylli, të vendosur në shandanë argjendi, me dy, tri ose me më shumë llambadha. Shandanët ishin të zbukuruar me gdhendje artistike. Banesat fshatare ndërtoheshin me gurë të lidhur ose jo me llaç dhe nuk kishin dritare por vetëm frëngji. Në shtëpitë përdhese dyshemeja përbëhej nga trualli i ngjeshur mirë ; ato nuk kishin ende tavanë dhe mbuloheshin ose me tjegulla, ose me rrasa guri ose me fluga pishe, atje ku kishte lëndë të mjaftueshme drusore. Shumica e fshatrave ishin të ndërtuara në terren të thyer, kështu që pjesa përdhese përdorej për kafshë dhe në katin e sipërm banonte familja. 

Muret ishin të pasuvatuara, dritaret të ngushta si frëngji nga jashtë, por të gjera nga brenda. Në mure nuk kishte dollapë me flegra, por kishte kamare si në antikitet (p.sh. në Kamenicë). Vatra e zjarrit nuk ishte krejt në mes, por disi më pranë njërit mur. Banesa e vjetër e Tiranës, në format e saj më fshatarake, duket se ruante mjaft tipare nga banesa mesjetare. Në banesat e zakonshme tymtarët ishin të rrallë, por ata nuk mungonin në banesat e zotërve feudalë, madje atje edhe vatrat ishin të mëdha e me oxhakë shumë të gjerë. Në të dyja anët e vatrës kishte, përveç shkambeve të thjeshtë, karrige ose frona druri, me forma mjaft të zhvilluara, me mbështetëse për shpinën e për parakrahët. Format e tyre shihen në disa skena afreskesh dhe si një fazë e thjeshtuar e tyre mund të konsiderohen disa nga format më origjinale të karrigeve prej druri të përdorura në rrethet Pukë, Mirditë etj. deri në shek. XIX. Në përdorim të fisnikëve të kohës përmenden edhe frona ose poltrona të dërguar nga Venediku. Dhe kështu Noli, jo rastësisht thotë për Vojsavë Kastriotin : “rrinte pranë zjarrit mbi një poltron venecian...” (në prozën e shkurtër “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”). Edhe bujari Gjon Muzaka, në kujtimet e tij, përmend “një poltronë despotale”, të zbukuruar me një stem gurësh të çmuar të Andre Muzakës, rreth vitit 1372. Shembuj të tjerë luksozë të këtyre poltronave janë fronat e dhespotëve në disa nga kishat ortodokse të vendit, në të cilat shumë pajisje janë ruajtur me konservatorizëm të madh. Orendi të përhershme ishin arkat ose sëndyqet e vogla prej druri për sendet e imta e të mëdha dhe për rrobat e trupit. Ato punoheshin prej zdrukthtarëve dhe marangozëve vendës, por, për bujarinë e lartë, silleshin edhe nga jashtë, sidomos nga Venediku. Arkat e punuara më mirë ishin arkat e pajës.

 Në zonat me pyje shumë, kishte fshatarë vendës që i punonin vetë orenditë shtëpiake prej druri, duke përdorur teknika tradicionale, pa përdorur gozhda metalike. Ndër këto orendi mund të përmenden fronat e gjatë e të thjeshtë pa mbështetëse, tryezat masive me dhoga të trasha, govata e magje, shtretër etj. Për t’u çlodhur, malësori mund të ulej thjesht mbi një postiqe pranë zjarrit, kurse banori i fushës, për një pushim të shkurtër ulej gjysmë i shtrirë mbi një rrogoz, shtruar në një qoshe të freskët brenda shtëpisë ose në hije në oborr. Sidoqoftë, përsa u përket pajisjeve të fjetjes, në dokumente, sidomos në testamente, përmenden shtretërit prej druri, e në disa raste ata shihen edhe në skena ikonash. Krerët e shtretërve mund të ishin të zbukuruar edhe me gdhendje të thjeshta. Pajisjet e tjera të fjetjes ishin dyshekët ose më mirë shtresat dhe jastëkët a përkresat, që bëheshin me pëlhurë liri ose leshi, në formën e një këllëfi që mbushej me lesh ose kashtë. Për fisnikërinë e lartë dyshekët, sidomos jastëkët, duket se ishin të mbushur me pupla (siç dëshmon Gjon Muzaka). Ushqimi e rregullat e të ngrënit njihen më mirë, sepse shumë artikuj ushqimorë shfaqen në mallrat tregtare të kohës. Për pjesën më të madhe të vendit, artikulli kryesor ishte buka prej gruri, sidomos në zonat ku toka punohej mirë, siç ishte rrethi i Tiranës, por edhe pllajat e kultivuara me grurë, thekër, mel etj. Drithi, si artikull i rëndësishëm eksporti, duket se i plotësonte mirë kërkesat e kultivuesve, por padyshim, kishte edhe zona në luginat e thella ku nuk mjaftonte gruri dhe kështu hahej edhe meli, megjithëse prej tij dilte një bukë shumë e qullët. Në disa dokumente, krahas artikujve të tjerë për eksport, përmendet edhe buka. Këtu është fjala për bukë të thekur (peksimadhe), artikull shumë i nevojshëm për detarët sa kohë ishin në lundrim, sepse i qëndronte më mirë lagështirës, dhe ky ishte një zakon i përhapur gjithandej në brigjet e Mesdheut. Drithi bluhej në mullinj, që punonin tashmë me forcën e ujit, megjithatë mokrat prej guri vazhduan të bëjnë pjesë në orenditë shtëpiake, duke bluar në to edhe grurin për trahan etj. Të tjera orendi për të grimcuar ose shtypur sende ushqimore ishin shtypësat e ndryshëm prej druri ose prej guri. 

Gruri i bluar trashë e i zier është padyshim një nga gatimet e hershme, që i paraprin bukës. Me kohë ai mbeti në përdorim jo si ushqim i përditshëm, por si ushqim ritual për të kremtet e motmotit e sidomos për rastet e përkujtimit të të vdekurve. Krahas bukës e gatimeve të tjera me bazë mielli (si qulli, mëmëliga, përsheshi, pitet, petullat, etj.) në shekujt e mesjetës vinte përdorimi i bulmetit dhe i yndyrave. Në dokumentacionin e kohës, krahas djathit përmendet në eksportet edhe qumështi. Në gjellëtarinë e kohës është i pranishëm shpesh vaji i ullirit e kokrrat e tij, artikuj ushqimorë tipikë mesjetarë por që njiheshin që në antikitet. Mullinj vaji kishte tashmë jo vetëm pranë banesave të zotërve feudalë, por edhe pranë manastireve që kishin ullishte. Mishi konsumohej më shumë në dimër se në verë. Në qytet ai konsumohej veçanërisht në tryezat e fisnikëve e të kështjellarëve të kohës. Baza ishte mishi i pjekur, për të ftuarit më të nderuar edhe mish shpendësh e zogjsh gjahu. Përdorej shumë edhe vera. Në kushtet e kohës mishi ose konsumohej pas therjes ose ruhej i kripur shumë, prandaj para gatimit duhej lënë në ujë që t’i dilte kripa. Edhe peshku konsumohej mjaft sidomos në qytetet e bregdetit, i freskët ose i tharë. Në dokumente të kohës përmenden ngjalat, krapi e putargat e Shkodrës por dëshmon edhe ekzistenca e dajlaneve, përveç mënyrave të tjera të peshkimit. Pak a shumë këto ishin ushqimet që konsumoheshin edhe në tavernat e qyteteve kryesore, si Durrësi, Vlora, Shkodra. Llojet më të përdorura të perimeve ishin qepët, preshët, hudhrat, specat djegës, të freskëta dhe të regjura (turshi). Gjithashtu gjerësisht përdoreshin fruta të freskëta, të thata dhe shurupe, si kumbullat, mollët, dardhat, qershitë, fiqtë etj. 

Në gjellët e ndryshme të kësaj kohe përdorej shumë edhe uthulla, për të shtuar shijen, gjë që vazhdon edhe në shekujt e mëvonshëm. Mjalti ishte gjithashtu një artikull i përdorur gjerësisht. Nëse në tryezat e fisnikëve të kohës mbizotëronin enët prej argjendi masiv, në forma disqesh e pjatancash të mëdha, si edhe potirët me fron dhe kupat po ashtu prej argjendi, në tryezat e shtresave të mesme qytetare përdoreshin gjerësisht tasat, pjatat dhe pjatancat prej qeramike, të glazuruara me kujdes e hijeshi si brenda, ashtu edhe jashtë, format e të cilave shihen në gjetjet arkeologjike të mesjetës së hershme. Në mënyrën e jetesës zinin vend edhe ngrohja e ndriçimi. Lënda djegëse në këta shekuj duket se ishin shkarpat e drutë. Është përdorur edhe qymyri i drurit, i cili njihej që në lashtësi, por në një masë shumë më të kufizuar. Lënda djegëse sigurohej që gjatë verës dhe vendosej në stiva pranë banesës. Drutë digjeshin në vatër dhe për të lehtësuar djegien mbështeteshin te një almise e thjeshtë prej hekuri, që quhej “kali i druve”. Rreth këtij zjarri i kalonte familja fshatare orët e gjata të mbrëmjeve gjatë dimrit. Në banesat qytetare, sidomos në kështjellat e zotërve feudalë, kishte vatra e oxhakë të mëdhenj (ndoshta të ngjashëm me ato që shihen në kuzhinat e manastireve më të vjetra të vendit). Në banesat e vogla fshatare mjetet e ndriçimit ishin, copat e pishës, të vendosura mbi një pishtar të thjeshtë hekuri, pranë vatrës. Sipas një tradite që vjen nga antikiteti, zonat ku rritej ulliri përdornin për ndriçim kandilat me vaj. Ndriçimi me këto kandila me vaj është ruajtur deri në shek. XX në kishat ortodokse të vendit. Kandilat me vaj, në format e tyre kryesore, bëheshin krejtësisht prej argjendi dhe të mbuluara me gdhendje artistike, që u jepnin një shkëlqim të veçantë mjediseve që ndriçonin. Këta kandilë të kushtueshëm janë pjesë e artit dhe e kulturës bizantine të këtyre shekujve dhe janë përdorur gjithandej në viset e Bizantit.

 Përdorim të gjerë kishin edhe qirinjtë prej dylli, me trashësi të ndryshme, që vendoseshin në shandanë argjendi, me dy, tri ose me më shumë lambadha, që vendoseshin mbi tryezat a në vende të tjera të ngritura, për të ndriçuar më mirë. Të dhënat për veshjet në shek. XII-XV janë të pakta e mjaft fragmentare. Për shkak të ngjarjeve historike të njohura, vendin e përshkuan turma të mëdha njerëzish nga dyndjet e barbarëve, nga kryqtarët, nga ushtri të vendeve fqinje etj. Në anën tjetër, këta janë shekujt e një zhvillimi mjaft të shpejtë të zejtarive. Veshjet nuk i prodhonte vetëm zejtaria shtëpiake, por edhe zejtarët e vendosur në qytetet e kohës. Ndikoi në prodhimin e veshjeve me cilësi të lartë edhe importimi i vazhdueshëm i cohërave të ndryshme. Përmirësimi i disa proceseve teknike, siç ishin avlemendi horizontal, që dha mundësinë e punimit të pëlhurave me katër lisa, ose përhapja e dërstilave që punonin me forcën e ujit ishin arritje që solli përmirësime të dukshme. Pjesë të veçanta të veshjeve popullore të mëparshme, si linjat e gjata e me mëngë të gjera, tirqit, hlamidat ose strukat e leshta por edhe xhupet e opingat, vazhdojnë të mbahen rregullisht. Në një dokument të vitit 1335, përmenden pjesët e veshjes së një detari, ndër të cilat edhe këmisha, fustani e fustanella (camisia, fustanum, etc.). 

Gjatë shek. XIII e pastaj edhe në shekullin pasues, importohej rregullisht një lloj pëlhure e pambuktë, mjaft e qëndrueshme, e quajtur fustan, me të cilën filluan të bëhen edhe ato funde këmishe të gjera për burrat që u quajtën fustanella. Por familjet princore dhe aristokracia e lartë vazhduan të ndjekin në veshje modën bizantine, duke përdorur sako brokartesh të kushtueshme apo kadife e stofra, të zbukuruara rëndë me qëndisje me fije ari e me gurë të çmuar. Edhe stolitë e tyre, si kurora e diadema, vathë e tëmthore, gjerdanë me medalione të mëdha, breza etj. ishin prej ari, me perla e me gurë të çmuar. Në shek. XIV-XV përmenden më shpesh hlamidat e dyfishuara, domethënë me dy faqe dhe mantelet e veshur përbrenda me gëzof. Është interesant fakti se në fillim të shek. XV të tilla hlamida, në dokumentet veneciane, cilësohen me fjalët ad modum Albanesibus ose secundum eorum ritum. Së fundi, mund të kujtojmë se nga shek. XV deri në shek. XVIII, në shtresa të ndryshme të shoqërisë është mbajtur një lloj kapele mjaft e lartë dhe me strehë rreth e qark, që cilësohet në Francë si kapelë shqiptare (“chapeau albanois” ose thjesht “albanois”, nga F. Rabelais). Krahas rrobaqepësve e gëzoftarëve, si zeje më vete, përmenden në qytetet e Shqipërisë edhe këpucarët, çizmarët e papuçinjtë. 

Deri nga fundi i shek. XV veshja e fisnikëve vazhdoi të zhvillohet jo vetëm nën ndikimin e qytetërimit bizantin, por edhe nën ndikimin perëndimor, që hynte te ne kryesisht nëpërmjet marrëdhënieve me qytetet më të zhvilluara italiane të kohës. Këtu nuk duhet harruar se shumë nga familjet bujare të kohës, si Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Gropajt, Muzakët, Zahariajt, Arianitët, Kastriotët, Jonimajt etj. ishin të përzier midis tyre me lidhje të shumëfishta gjaku e krushqie. Madje disa prej tyre kishin të tilla lidhje edhe me dinastitë e mëdha të kohës si paleologët, asienët, anzhuinët, si edhe me aristokracinë kroate, serbe e boshnjake, pra e mbanin veten të barabartë me ta, madje edhe me fisnikët e Italisë së Jugut. Këto familje fisnikësh kishin secila oborrin e vet, ku vinin rrotull një varg zotërinjsh e fisnikësh, kancelarësh, qefalinjsh e vojvodësh të rangjeve të ndryshme, si edhe një mori kalorësish, kasnecësh e shërbëtorësh, si edhe të ftuar të shumtë. Kjo fisnikëri nga kontaktet me fisnikët e Perëndimit, synonte të jetonte e të zbavitej si ata. “Për një kohë shumë të gjatë, - thotë Shuflai, - fisnikët dhe zotërinjtë e hinterlandit, kishin zakon të shkonin në Durrës shumë herë në vit, për punët e veta dhe për dëfrim (“pro suis factis, vel pro placere”).

 Në një marrëveshje midis anzhuinëve dhe despotit shqiptar Andre Muzaka, në vitin 1336, u jepej liri anëtarëve të kësaj familjeje që të vinin në Durrës sa herë dëshironin dhe ata mbetën, deri në shpërnguljen e tyre në Itali më 1476, në raporte miqësore me familjet fisnike të Durrësit. Këto lidhje miqësie, që favorizonin shtrirjen e modës veneciane në gjithë mënyrën e jetesës, duket se vazhduan edhe në shek. XVI. Nën ndikimin perëndimor, sidomos të anzhuinëve, fisnikët e vendit tonë fillojnë të përdorin edhe stemat e vulat, duke zgjedhur secili shenja e simbole të veçanta. Stema e gdhendur në gur vendosej, zakonisht, në hyrjen kryesore të kështjellës. U bë zakon gjithashtu që familjet fisnike të hartonin edhe gjenealogjitë e tyre, më fort për të konsakruar prejardhjen e tyre, por edhe për t’u treguar pinjollëve pasardhës ku shtriheshin pronat e zotërimet e tyre. Një shembull i mirë për këtë është Gjon Muzaka, i cili në vitin 1510 hartoi gjenealogjinë e familjes së vet, duke na dhënë kështu një dokument shumë të vlefshëm për kohën.   
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 KOHA E KALIMIT NGA ILIRISHTJA NË SHQIPEN E LASHTË (ARBËRISHTEN) 
Përfshirja e trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve në Perandorinë Bizantine më 395 solli si pasojë, ndër të tjera, edhe dobësimin e shkallëshkallshëm të ndikimit perëndimor (romak)...
Për më tepër, duke qenë në periferi të Perandorisë Bizantine, edhe pushteti qendror i Bizantit mbi këto treva erdhi duke u dobësuar dalëngadalë. Këto rrethana bënë të mundur që popullsitë vendëse të këtyre trevave t’i shtonin e t’i forconin kontaktet dhe marrëdhëniet e drejtpërdrejta midis tyre. Si rrjedhim, jo vetëm që u ndërpre procesi i romanizimit të mëtejshëm të atyre popullsive, por u zhvillua edhe një rrymë konvergjence, e cila çoi në riafrimin dhe konsolidimin e të folmeve të tyre. Kështu, u zhvillua më tej, ndër të tjera, edhe prirja për ndryshime me karakter të përgjithshëm dhe dialektor, që kishte nisur të shfaqej qysh në periudhën e fundit të lashtësisë në të folmet e stërgjyshërve të shqiptarëve. Është fjala për ndryshime të tilla, që hapën rrugën për kalimin e shkallëshkallshëm nga parashqipja a ilirishtja jugore në një gjuhë cilësisht të re, që po e quajmë shqipja e lashtë a arbërishtja. Ky kalim, pas gjithë gjasash, është kryer gjatë shek. IV-VI të e. sonë, kur ishin përfunduar disa dukuri me karakter të përgjithshëm apo dialektor, që janë karakteristike për gjuhën shqipe dhe dialektet e saj. Ndër këto dukuri me karakter mbarëshqiptar mund të përmenden shfaqja e zanores /y/ dhe e zanores /ë/ të patheksuar, krijimi i kundërvënies lakim i pashquar ~ lakim i shquar me shfaqjen e nyjës së prapme shquese etj. Po gjatë asaj periudhe në dialektin jugor është shfaqur zanorja /ë-/ e theksuar para një bashkëtingëlloreje hundore (khs. nanë ~ nënë, banj ~ bënj etj.), si edhe rotacizmi, d.m.th. ndërrimi /-n-/ > /-r-/ në pozicion ndërzanor (khs. venë ~ verë, danë ~ darë etj.). Që të dyja këto dukuri janë shfaqur qysh para dyndjeve sllave, d.m.th. para shek. VII e kjo dëshmon se në kohën e ardhjes së sllavëve në këto anë ata gjetën aty një popullsi, që fliste një gjuhë të ndarë në dy dialekte kryesore. Por pyetjes se që kur flitej kjo gjuhë në këto treva, i janë dhënë përgjigje të ndryshme.

Disa dijetarë kanë shprehur mendimin se stërgjyshërit e shqiptarëve janë vendosur në brigjet lindore të Adriatikut dhe të Jonit, duke u shpërngulur, pa u vënë re, nga vise më lindore të Ballkanit pak para apo pas ardhjes së sllavëve në Ballkan. Por shumica e studiuesve nuk janë pajtuar me këtë mendim dhe kanë parashtruar një varg argumentesh, që në vija të përgjithshme u vunë në dukje te Gjuha e ilirëve. Mjafton të përmendet këtu fakti që në gjuhën shqipe kanë mbijetuar edhe huazime nga greqishtja e vjetër, si mokën/mokër, lakën/lakër etj.; këto huazime e kanë burimin në dialektin dorik, që flitej në Greqinë Veriperëndimore si edhe në kolonitë greke të Adriatikut. Në gjuhën shqipe ka edhe huazime shumë të hershme nga latinishtja, gjë që dëshmon për pushtimin shumë të hershëm romak të trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve. Prania e huazimeve nga greqishtja e vjetër dhe nga latinishtja e hershme dëshmon qartë se stërgjyshërit e shqiptarëve qysh në lashtësi kanë qenë fqinjët e grekëve të vjetër dhe nga të nënshtruarit më të hershëm të Perandorisë Romake në Ballkan. Rrethanat e reja që u krijuan pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, sollën si pasojë edhe ndryshime të rëndësishme në emërtimin e popullsive të Ilirisë Jugore si midis tyre, ashtu edhe nga të huajt. Kështu, nisi të përgjithësohej dalëngadalë midis popullsive autoktone emri Arbën/Arbër dhe fjalët e prejardhura (i) arbën-esh/arbër-esh dhe arbën-isht/arbër-isht, për të emërtuar përkatësisht vendbanimin, banorin dhe gjuhën e tyre të përbashkët. Mbi këtë bazë edhe të huajt nisën të përdornin emërtimet Arbania/Albania, arban-ensis/albanen-sis (latinët), Arvan-on, arvan-it-is (grekët), Raban < Arban dhe Arë-banas (sllavët), kurse turqit më vonë, nën ndikimin e greqishtes, përdorën trajtat arnaut dhe Arnautlluk. Të gjitha këto emërtime e kanë burimin tek emri i popullsisë ilire të Alban-ëve, a më saktë të Arban-ëve, që në dokumentet e shkruara dëshmohet për herë të parë në shek. II të erës së re, kur Ptolemeu i Aleksandrisë në veprën e tij Geografia, libri III, 12, shkruan: “Në tokën e albanëve (Albanoi), Albanopolis”. Popullsia ilire e albanëve a arbanëve banonte në një trevë në lindje të Durrësit. Por pas Ptolemeut emri Arban a Alban në burime të shkruara del vetëm në shek. XI, kur përmendet nga Mihal Ataliati (1040) dhe Ana Komnena (1081), për të emërtuar treva të Shqipërisë së Mesme (shih Acta et Diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I). Madje, në këtë vepër, (I, faqe III) pohohet : “Në burimet bizantine të shek. XI Alvanon/Arvanon shenjon krahinat malore, që gjenden ndërmjet Shkodrës, Durrësit, Ohrit dhe Prizrenit…”. Kuptohet vetiu që një shtrirje e tillë e këtij emri gjeografik duhet të jetë më e hershme se shek. XI. Pra, emri Arban a Alban, i shqiptuar nga banorët vendës Arbën(ë) me theksin mbi rrokjen nistore, në përputhje me rregullsitë e theksimit të emrave shumërrokësh në shqipen e lashtë, ashtu si Durrës < Dyrrhachion, Ishëm < Isamnus etj., duhet të jetë shtrirë qysh mjaft kohë para shek. XI në viset në veri edhe në jug të trevës së banuar në lashtësi nga popullsia ilire e Arbanëve a Albanëve. Për këtë dëshmojnë, ndër të tjera: 1. K. Jireçeku pohon se trevat e Shqipërisë së sotme në kohë të mesme sllavët i kanë quajtur Raban < Arban a Arëban-as dhe gjuhën përkatëse rabënë-ski. Të kihet parasysh edhe një dokument i shek. XIII, ku bëhet fjalë për një ndodhi në një fshat afër Raguzës dhe ku një dëshmitar pohon: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën albanesca.” 2. Në dialektin jugor emri Arbën(ë) del në trajtën Arbër(ë) me shndërrimin e /-n-/-së ndërzanore në /-r-/, ashtu si te Vlonë ~ Vlorë, venë ~ verë etj. Dhe në përgjithësi është pranuar që ky ndërrim fonetik (rotacizmi) nuk i ka prekur huazimet sllave të shqipes, pra, është vërtetuar para depërtimit të sllavizmave në shqipe. 3. Në dokumentet e gjuhëve fqinje të shekujve të parë të mijëvjeçarit të dytë të erës sonë shqiptarët, pa dallim krahine, përmenden me trajta fjalësh, që lidhen me emrin e lashtë Arban a Alban (shih këtu më sipër). Shtrirja dhe përgjithësimi i hershëm i emrit Arbën/Arbër në trevat e ndryshme, ku flitej arbënisht/arbërisht, dëshmon për një vetëdijshmëri të atyre që flisnin këtë gjuhë, se i përkisnin një etnosi të vetëm. Siç pohon A. Buda, “Kjo ishte një dukuri që nuk kishte të bënte me pushtime, por me krijimin e një bashkësie ekonomiko-shoqërore dhe kulturore të përbërë nga trevat historike të shqiptarëve. Fakti se me emrin e njëjtë etnik Arbën shqiptarët emërtohen në mënyrë të njëjtë si nga burimet mesjetare të hershme greko-bizantine (shek. XI e këndej), nga burimet perëndimore të së njëjtës periudhë, si edhe nga ato serbe e bullgare (shek. XII-XIII), pavarësisht nëse ishte fjala për trevat më jugore apo më veriore e lindore shqiptare, tregon tashmë për konsolidimin e tipareve të kësaj bashkësie etnike në etapën e saj më të lartë, si “kombësi”, proces i pasqyruar pikërisht në këtë emërtim të përbashkët”. Faktorët që do të kenë ndikuar në përhapjen dhe përgjithësimin e emrit Arbën/Arbër dhe të fjalëve të prejardhura (i) arbënesh/arbëresh dhe arbënisht/arbërisht në veri dhe në jug të viseve ku banonte
JETA MJESETAR NE FOLKLORIN E ARTI E TJER- MËNYRA E JETESËS
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Rilindja është një periudhë në historinë e Evropës në fillim të vitit për 1400, dhe pas periudhës mesjetare, i njohur edhe si periudhe e Mesme. LEXO ME SHUME....
Fjala Rilindja vjen nga fjala frëngjisht &qdo të thotë ri-lindje. Arsyeja që kjo periudhë quhet me këtë emër eshte se në atë kohë, njerëzit filluan të kene një interes në mësimet e lashta, në mënyrë të veçantë ne mësimet e lashta të Greqisë dhe Romës. Rilindja u konsiderua si një rilindje e mësimit. Rilindja shpesh thuhet të jetë fillimi i kohes moderne. Gjatë Rilindjes, ka qenë shumë artistë të famshëm, shumë shkrimtarë dhe shumë filozofë. Shumë njerëz studiuan matematikën dhe shkencat e ndryshme. Një person i cili është i zgjuar në një numër të madh të gjërave është quajtur ndonjëherë një "Rilindas". Leonardo da Vinçi, i cili ishte një piktor, një shkencëtar, muzikant dhe filozof, është më i famshmi Rilindas. Rilindja nisi në Itali, por u përhap shpejt nëpër tërë Evropën. Në Itali kjo kohe ishte ndarë në tri periudhat: -Rilindja e hershme. -Rilindja e Lartë -Në fund të Rilindjes e cila quhet edhe periudha manerist. Pas periudhës manerist ishte periudha Barok e cila gjithashtu u përhap në të gjithë Evropën rreth 1600. Jashtë Italis, mund të jetë e vështirë për të të treguar se kur përfundon periudha e Rilindjes dhe kur periudha Barok fillon. Në mesjetë, ka qenë shumë pak libra. Libra që ka ekzistuar pothuajse të gjithë i përkisnin kishave, apo universitete, apo të njerëzve shumë të pasur. Ata ishin shkruar me dorë dhe shpesh kishin piktura te bukura te bera me dore. Ato ishin aq të shtrenjtë që shumica e njerëzve nuk mund ti merrnin. Edhe në qoftë se një person i zakonshëm shkonte në kishë dhe deshironte te shikonte ndonje liber, ata nuk mundnin ti lexoni ato, sepse ato ishin të shkruara në gjuhën latine, gjuhë e Romakëve e lashtë që është përdorur në Kishën katolike dhe kuptuar vetëm nga priftërinj dhe njerëz të arsimuar mire. Njerëzit ishin të ndaluar me ligj per ta kopjuar Biblen ne italisht, anglisht, gjermanisht, frengjisht ose ndonje gjuhe lokale. Në 1423 librat e parë të shtypura janë bërë në Evropë. Mënyra e shtypjes u përmirësua shpejt në mënyrë që librat të mëdha si Bibla mund të behen dhe shiten me çmim të ulët. Shtepit printuese pastaj filluan të shtypnin çdo gjë që ata mendonin se ishte interesante: - shkrimet e lashtë greke dhe romake , poezi, jetët e shenjtorëve, tekstet e matematikës, tekste mjekësore, histori të krishterë, shkrime te pista, libra për kafshët dhe perbindesha, këshilla për princat se si të drejtojne popullin e tyre dhe hartat e botës. Papritmas, e gjithë kjo dituri e mrekullueshme ishte në dispozicion për mijëra njerëz që nuk kishin atë më parë. Para 1423, të gjitha këto njohuri i takonte të priftërinjve, manastireve dhe universiteteve. Papritmas ajo ishte pronë e të gjithëve. Koha e Greqisë së lashtë dhe të Romës, kur ka pasur shumë filozofë, shkrimtarë, piktorët, skulptorët, arkitektët dhe matematikanë u pa nga njerëzit si Epoka e Artë, një kohë kur gjërat ishin të bukura, të organizuara mirë dhe drejtuar mirë. Kjo kohë zgjati prej rreth 400 pes në rreth 400 AD. Në vitin 1400, në qytetin e Romës, njerëz mund të enden përreth duke kërkuar deri në rrënojat e një qyteti që kishte qenë dikur e madhe. Brenda mureve të thyer që kishin qenë shkatërruar në 410 pes Krishtit ishin mbetjet e tempujve të mëdha, arena sportive, banjot publike, blloqet e apartamenteve dhe pallateve. Pothuajse të gjithë ata ishin rrënuar dhe nuk mund të përdoreshin. Pothuajse të gjithë ato ishin gjysmë varrosur nën dhe. Një shumë prej tyre u nxorrën poshtë për të përdorur si gurë të ndërtimit. Por ato i treguan popullit se çfarë gjërash të mëdha mund të bëhen. Ndër rrënojat e këtij qyteti dikur te madh, populli i Romës jetonte në cottages. Ata ende shkonin në kishë, në kishat e madhe (basilicas) ndërtuar nga perandori i parë Kristian, Konstandini i Madh, në shekullin e 4. Ata ende mbanin ditën e pazarit në tregun romak te vendi Piazza dei Fiori ( Vendi i luleve). Një ditë në 1402, në mes të Romës, erdhi një njeri i ri i quajtur Filippo Brunelleschi dhe një djali të ri i quajtur Donatello. Ata ishin hipnotizuar nga çdo gjë që ata e shihnin. Ata matnin ndërtesa të lashta te shkatërruar, ata gërmuan me javë kërkonin pjesë të statujave të thyer dhe qeramikë te pikturuar me qellim qe ato ti ngjitnin se bashku. Ata ishin ndoshta arkeologët e parë botërore. Pas nje kohe që ata u kthyen në shtëpi në Firence, ata dinin më shumë për arkitekturën e lashtë romake dhe skulpturën se qdokush tjeter qe kishte njohur për rreth një mijë vjet. Brunelleschi u bë një arkitekt i famshëm dhe Donatello u bë një skulptor shumë i njohur. Qyteti i Firences është me të vërtetë ku filloi Rilindja. Në ato ditë, Italia nuk ishte një vend i vetëm. Ajo ishte e perbere nga shume shtete të vogla, ku të gjitha drejtoheshin në mënyra të ndryshme dhe të gjitha luftonin ose duke bërë aleance me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Roma ishte politikisht i fuqishëm, sepse Roma kishte Papen, person në kontroll të Kishës Katolike Romake. Për shkak të rëndësisë së tij shumë të madhe si një udhëheqës shpirtëror, shumica e njerëzve dhe qyteteve nuk donin te prisheshin me Papen, cilado Pape qe ai mund të jetë. Sepse një pape i ri zgjidhej kur vdiste i vjetëri, të gjithë te cilet ishin te pasur kishin shpresa gjithmonë se mund të jetë një anëtar i familjes së tyre. Ishte gjithmonë një ide e mirë që disa njerëz të rinj në familje te trajnuar si priftërinj, per cdo rast. Gjithashtu ishte një ide e mirë për të qenë miq të mirë me familje të tjera të pasur. Një mënyrë për të bërë këtë ishte të kene shumë vajza për tu martuar me njerëz të pasur të fuqishëm nga qytete të ndryshme. Kjo ishte mënyra se si politika ka punuar. Qytetet e tjera që ishin të fuqishme ishin Venecia me marinën e madhe te saj, Milano kontrollonte tregtinë me Evropën veriore dhe ishte shumë e pasur, Genoa e cila kontrollonte tregtin me Francën dhe Spanjën dhe ishte shumë e pasur, si dhe Firenca. Fuqia e Firences nuk ishte themeluar mbi një ushtri të fortë, në një kala të fortë apo një pozitë të mirë për të kontrolluar tregtinë. Ajo u themelua me banka. Zgjuarsi në biznes të një familjeje të vetme ishte shumë e rëndësishëm në bërjen e Firences te fuqishme dhe qendër e mësimit te Rilindjes. Familja u quajt Medici. Giovanni Bicci de Medici (1360~1429), ishte anëtar i parë i rëndësishëm i familjes. Ai kishte investuar paratë e tij me mençuri dhe u bë shumë i pasur. Ai dhe i biri i tij, Cosimo de Medici (1389-1464), filloi Bankar Medici Company, që lulezoi aq mirë se ata së shpejti kishin degët e bankave në qytetet e mëdha në të gjithë Evropën, duke përfshirë në Londër dhe Paris. Giovanni Bicci dhe Cosimo ishin njerëzit më të pasur në Evropë. Pasuria e tyre inkurajoi familjet e tjera nga Firenca. Firenca tashmë kishte një industri, industri te veshembathjes. Tregtarët fiorentin (tregtarët) tregtonin me tregtarët Lombardit nga veriu i Italisë. Ata blenë leshin anglez dhe mëndafshin kinez të endura në pëlhurë më madhështore në Evropë te krijuara nga fabrikat në bregun e lumit te Firences. Firenca ishte e përkryer për të bërë veshembathje. Një sasi e ujit është e nevojshme për të bërë veshembathje. Qytete të tjera afër janë të larta në majet e maleve, por Firence është në një luginë të gjerë, ku rrjedh lumi Arno gjerë nëpërmjet saj. Gjithashtu ishte një port në bregdetin pranë Pizës. Pisans nuk janë shumë miqësore ndaj Firence, kështu që ata u morën mbi Firencen. Pastaj tregtarët e pasur te Firence kishin anijet e tyre dhe nuk duhet të brengoseshin me për tregtarët e Lombardit që i sillnin mallrat e tyre në gjithë Evropën dhe nepermjet maleve mbi kurrizin e gomarëve. Kosimo de Mediki ishte një patriot dhe një patron. Ai ishte një patriot, sepse ai ka vepruar si një baba për qytetin e tij. Ai u bë pjesë e këshillit të qytetit. Ata ishin një grup njerëzish të quajtur signoria(të moshuarit apo pleqtë). Kosimo bëri ligjet të cilat rregullonin taksat. Disa njerëz te pasur si pelqeu kjo dhe e lane qytetin, duke u bërë Kosimo edhe më i fuqishem. Ai u kujdes mirë per industrine, tregtinë dhe i bujqësinë, sepse Firences i nevojiteshin të gjitha këto gjëra. Ai veçanërisht kishte nevoje per besnikërinë e të gjitha fermave dhe fshatrave, sepse një qytet në një luginë është e lehtë për tu sulmuar nga një ushtri. Kosimo ndërtoi ndërtesa publike dhe kur ai ndërtoi një pallat për veten e tij, ai kishte ndërtuar gur muret nga guri te gjata per te varfërit dhe të moshuarit që të ulen mbi to. Ai ishte një patron, sepse ai mbështeste kishen, dhe shumë shkrimtarë, artistë, arkitektë dhe studentë. Ai themeloi një "Akademi Platonike", ku studentët mund të studionin veprat e shkrimtarëve e lashtë greke dhe te diskutonin për politikë, fe dhe ide të reja. Kreu i Akademisë ishte një filozof i quajtur Marsillio Fikino. Kosimo inkurajoi arkitektët për të hartuar ndërtesa në stilin e lashtë te Romës. Ai mbledhi një bibliotekë të madhe librash dhe iu dha manastirit te San Lorenzos që të përdoret nga studentët. Kur ai donte disa kohë të qetë, ai shkonte në një manastir, Sant Marco, ku ai inkurajoi një nga murgjit, Fra Angelico, për të pikturuar pikturat e shenjta. Pas vdekjes së Kosimos, nip i tij Lorenzo de Mediki u bë edhe më i famshëm. Ai thirrej Lorenzo il Magnifiko (Madheshtore). Ishte gjatë kohës së Lorenzo ku disa prej artistëve më të famshëm në historinë e botës ishine gjallë në Firence, dhe punonin për Medikin: siq ishin Botiqelli, Mikelangjello dhe Leonardo Da Vinçi. 
REFORMA LUTERIANE 
Më 31 tetor 1517 Martin Luteri i revoltuar me kishën katolike që ishte shtetërorizuar, paganizuar, kulturalizuar, ishte çiftëzuar me fisnikët, i shtypte fshatarët dhe të varfrit, i revoltuar se njeriu i asaj kohe nuk kishte as liri e as mendim, i revoltuar se nuk predikohej ungjilli i Krishtit, ai i shpalli 95 tezat e tij të njohura në derën e kishës së Vitenbergut. Tezat ishin mënyra, programi dhe platforma e reformacionit. Pesë tezat kryesore që nxitën edhe interesimin më të madh tek njerëzit nga shtresa të ndryshme në Gjerani, Zvicër, Francë etj. ishin këto: 
SOLA FIDE (VETËM BESIMI) 
 Shpëtimi vjen vetëm nga besimi në Zotin, dhe njeriu nuk është i detyruar të bëjë vepra të mira për t’u shpëtuar. Në Bibël (tek Letra e Palit drejtuar Romakëve 4:5 thuhet:“Kush pranon se nuk ka asnjë punë (merituese) për të treguar, por i beson Atij që i fal plotësisht fajtorët, del i pafajshëm me anë të pranimit të faljes”. 
 SOLA GRATIA (VETËM HIRI) 
Shpëtimi, dhe jeta si besimtarë, vjen vetëm nga hiri i Perëndisë, dhe njeriu nuk mund ta fitojë as ta meritojë. Tek Letra e Palit drejtuar Efesianëve 2:8 thuhet: “Jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë....” SOLA CHRISTUS (VETËM KRISHTI) Shpëtimi vjen vetëm nga Jezus Krishti, dhe nuk nevojitet asnjë ndërmjetës tjetër. Në Bibël tek libri Veprat e Apostujve 4:12 thuhet: “Vetëm Jezus Krishti mund t’ju sjellë shpëtim....” 
 SOLA SCRIPTURA (VETËM SHKRIMI I SHENJTË) 
Fjala e Zotit është fjala e fundit në jetën tonë si besimtarë. Po të mos i përputhesh Fjalës së Shenjtë, asnjë këshillë tjetër nuk është e drejtë. Tek Vep. 17:11 thuhet: “Ata ishin... duke shqyrtuar çdo ditë SHKRIMET PËR TË PARË NËSE KËTO GJËRA ISHIN ASHTU”.
 SOLI DEO GLORIA (LAVDIA I TAKON VETËM ZOTIT)
 Lavdia nuk na takon neve. Synimi i jetës sonë nuk është ai që duhet të jemi të suksesshëm, të pasur, të zotët, ose që do t’i plotësojmë nevojat tona. Zoti na ka krijuar dhe na ka shpëtuar me anë të forcës dhe dashurisë së Tij. Ai ka kryer gjithçka në jetët tona, dhe gjithashtu meriton lavdi nga tërë popujt e botës. Tek Efes. 1:11-12 thuhet: “Në të (Zotin) edhe kemi qenë zgjedhur...që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së Tij....” Reformacioni i Luterit u bë një lëvizje e madhe dhe e fuqishme gjithëpopullore, dhe synimi kryesor ishte liria individuale, zbatimi mësimit të Krishtit, deshtetërorizimi i kishës, decentralizimi kishtar, shembja e kultit të papës dhe rolit të tij në jetën e të krishterëve, përkthimi i Biblës në gjuhët kombëtare, adhurimi dhe lavdërimi të bëhej në gjuhët e amtare, heqja e ikonave dhe e statujave nga kisha e Zotit, mohimi i sakramenteve katolike, heqja e ligjit të beatifikimit, ndalimi i shitjes së indulgjencave, mohimi i doktrinës së purgatorit, riinterpretimi i transsubancializimit, heqja e ndikimit të traditës mbi Biblën, shpallja legale e martesës së klerit etj. Evropa e cila mbështet mbi tri shtylla civilizimi (kultura pagane, filozofia greko-romake, religjioni i krishterë) për së paku qe dy mijë vjet ndryshimin më të madh e ka pasur pikërisht në fillim të shekullit të XVI me shfaqjen e reformacionit, përkatësisht me shfaqjen e kishës protestante me Martin Luterin, dhe kjo datë është 31 tetori, andaj ky vit është edhe viti jubilar i Reformacionit Protestant, pasi po mbushen plot 480 vjet. Premisat për një reformacion evropian Qysh se krishterimi ra në dorën e perandorit romak me prejardhje ilire Konstantini i Madh, në çerekun e parë të shekullit të katërt pas Krishtit, dhe deri në çerekun e parë të shekullit XVI, pra plot 1200 vjet, është ajo periudha e gjatë historike që quhet mesjetë. Gjithë jetën dhe kulturën evropiane e kontrollonte kisha e Romës e cila kishte rrëshqitur skajshëm nga mësimi i Krishtit dhe nga parimet tjera ungjillore dhe biblike. Gjatë mesjetës njerëzit nuk mund ta lexonin Biblën fare, dhe konsiderohej se njeriu është aq mëkatar sa nuk është i denjë ta ketë në duar Fjalën e Tij. Kisha gjatë asaj kohe, në Evropën Perëndimore ishte vetëm katolike, u thoshte popujve se Bibla i takonte vetëm kishës dhe udhëheqësve të saj, kështu që liderët mund t’ua lexonin, por ishte e rrezikshme që populli ta lexonte vetë, për shkak të ‘paditurisë’ së tyre. Përveç kësaj, të krishterët duhej të bënin shumë punë tjera për ta siguruar shpëtimin e tyre, dhe shumica e këtyre punëve e përfitonin kishën të cilat nuk ishin përmendur në Bibël asnjëherë. Në vitin 1382, anglezi John Wyclif e përktheu Biblën nga latinishtja në anglisht, dhe tash mund të lexohej nga populli. Më vonë, një prift çek bëri protestë se çdo njeri duhej të kishte të drejtë ta lexonte Biblën në gjuhën e tyre, dhe jo vetëm ta dëgjonin nga priftërinjtë në gjuhën latine. Në fillim të shek. XVI, shumë evropianë thoshin se Erazmo Roterdami qëndroi si klloçka mbi vezët, ndërsa çeli Martin Luterin. Në fakt gjithmonë kisha e vërtetë krishtere (ungjillore) kishte mbetur në opozitë prej përmbytjes së saj në shek. IV pas Krishtit.
 ARTI I RILINDJES 
Rilindja Arti është art, pikturë skulpturë dhe dekorative të asaj periudhe të historisë evropiane të njohur si Rilindje, del si një stil të veçantë në Itali në rreth 1400, paralelisht me zhvillimet që ndodhën në muzikë, letërsi, filozofi dhe shkencë. Rilindja e artit, perceptohet si një "rilindje" e traditave të lashta, mori si themelimi i saj e artit antikitetit klasik, por transformuar atë traditë me thithjen e zhvillimeve të fundit në artin e Evropës Veriore dhe me aplikimin e njohurive shkencore bashkëkohore. Rilindja e artit, me filozofinë e Rilindjes Humaniste, u përhap në të gjithë Evropën, duke ndikuar dy artistëve dhe me klientët e tyre në zhvillimin e teknikave të reja dhe sensibilitetet e reja artistike. Rilindja e artit shënon kalimin e Evropës që nga periudha mesjetare në moshë të re moderne. Në shumë pjesë të Evropës, e hershme arti Rilindjes u krijua paralelisht me artin vonë mesjetare. Nga 1500 stil Rilindja mbizotëronte. Si Late Rilindja arti (mënyrë e) zhvilluar, ajo mori karakteristika të ndryshme dhe të veçantë në çdo rajon. 
ARTI NE RILINDJEN ITALIANE
 Shekulli xv, per Firencen dhe Italine ishte periudha e nje lulezimi te jashtezakonshem te kultures dhe arteve, qe morri emrin Rilindje. Ne te njejten kohe, ne vendet e ulta u zhvillua nje levizje e ngjashme artistike dhe, per kete arsye shpesh flitet per dy “rilindje” italiane dhe nordike. Termi Rilindje tregon nje rinovim te thelle qe ne shekullin e xv perfshiu artet dhe kulturen te cilat “rilinden” pas dekadences mesjetare. Veprat e jashtezakonshme qe u krijuan ne kete periudhe I detyrohen ne rradhe te pare nje mentaliteti te ri.

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
MISTERI I PIRAMIDAVE TE EGJIPTIT
 Prej shekujsh njerëzimi ka admiruar një nga kryeveprat e lashtësisë: piramidat e Egjiptit. Por ashtu siç ndodh shpesh ajo që ne e marrim për të vërtetë historike shpesh fsheh pas saj një sekret befasues. Të tilla janë idetë që do të paraqiten këtu dhe që ju natyrisht nuk keni mundur ti mësoni nga librat tuaj të historisë. Tani do të futemi në fushën e
specialistëve të arkeologjisë botërore. Cilido nxënës normal i shkollës së mesme duhet ta dijë se piramidat e Egjiptit u ndërtuar 4.500 deri në 2.000 vjet para erës sonë nga faraonët, mbretërit e lashtë egjiptianë. Por studimet më të fundit i kanë vënë arkeologët përpara disa enigmave të mëdha. 
A KANË QENË VËRTET EGJIPTIANËT NDËRTUESIT E PIRAMIDAVE TË EGJIPTIT ?
 Le ta fillojmë me përshkrimin e tri prej piramidave më të famshme : është fjala për tri piramidat e rrafshit të Gizës. Njëra prej tyre, piramida e Keopsit, është piramida më e madhe në botë dhe deri në shekullin e 20-të ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në botë. Arkeologët dhe egjiptologët janë të gjithë dakort në një pikë: piramida e Keopsit është vepra më e arritur nga të gjitha piramidat e tjera. Menjëherë pas saj vijnë dy piramidat e tjera të ndërtuara shumë pranë saj, por me përmasa më të vogla. Mirëpo studimi i piramidës së Keopsit nxjerr në pah disa cilësi të habitshme të saj. Së pari, kjo piramidë është vendosur saktësisht në qendrën e rëndesës së kontinenteve. Për më tepër nëse heqim dy vija pingule veri-jug dhe lindje-perëndim, këto vija i ndajnë kontinentet në katër pjesë plotësisht të barabarta për nga sipërfaqja. A janë këto thjesht rastësi ? Si është e mundur që egjiptianët ta kenë ndërtuar piramidën pikërisht në një vend të tillë ? Le të kthehemi te versioni zyrtar. Sipas historianëve dhe librave të historisë, piramida e Keopsit u ndërtua rreth viteve 2.580 para erës sonë dhe ndërtimi i saj zgjati 20 vjet. Për realizimin e saj janë përdorur 2 milionë e 300.000 mijë gurë disa prej të cilëve arrijnë peshën deri në 9 tonë. Pesha totale e gurëve të përdorur është 6.5 milionë tonë.
 Dy arkeologë të njohur Xhon Uest dhe Robert Shosh ngritën për herë të parë një hipotezë që tronditi gjithë historinë e Egjiptit të lashtë. Ata kishin arritur në përfundimin se piramidat e Gizës, pra ajo e Keposit dhe dy të tjerat nuk ishin ndërtuar nga Keopsi dhe pasardhësit e tij, por kishi egzistuar që përpara ardhjes së tyre në pushtet. Dy arkeologët besonin se piramidat në të vërtetë ishin ndërtuar diku rreth 12.000 vjet para erës sonë, në njëkohë kur asnjë qytetërim nuk egzistonte në botë. Në fakt të dhënat historikë për ndërtimin e piramidave të Gizës janë të pakta. Për herë të parë ato i përmend historiani i vjetër grek Herodoti. Ai thotë se piramida e madhe e Keopsit u ndërtua prej vetë faraonit për të shërbyer si varr pas vdekjes së tij. Për këtë u deshën 20 vjet punë dhe 100.000 njerëz. Mirëpo këto të dhëna nuk janë shumë të besueshme. Që në kohën e tij Herodoti quhej nga bashkëkohasit si “babai i gënjeshtrave”. Duhet theksuar gjithashtu se Herodoti ishte shkolluar në Shkollën Egjiptiane të Mistereve ku ishte betuar të mos tregonte asgjë për të fshehtat e monumenteve të vjetra. Me sa duket në vend të historisë së vërtetë ai ka paraqitur thjesht një version popullor të viteve të tij. Sidoqoftë versionin e Herodotit e kundërshtojnë një numër i madh burimesh egjiptiane, çifute, greke, romake dhe arabe, sipas të cilave piramida e Keopsit nuk ishte ndërtuar gjatë jetës së vetë faraonit, por mijëra vjet përpara tij. Këto burime flasin për një epokë misterioze që quhet prej tyre “epoka e perëndive. Një nga provat që paraqitën historianët për të kundërshtuar këto argumente revolucionare ishin edhe mbishkrimet e gjetura në dhomën e mbretit. Është fjala për mbishkrime midis të cilave gjendet edhe emri i faraonit Keops. Mirëpo analizat e mëtejshme vërtetuan se këto mbishkrime ishin bërë nga arkeologu Riçard Hauard-Uajz në 1837 dhe nuk ishin mbishrkime origjinale egjiptiane. Pra duket qartë se diçka e fshehtë fshihet pas mureve të piramidës. Shumë kohë më pas arkeologët zbuluan një dokument me vlerë të jashtëzkonshme që e ndezi edhe njeherë misterin e moshës së piramidës. Në lindje të piramidës së madhe të Keopsit, arkeologët zbuluan testamentin e faraonit legjendar Keops. Deshifrimi i testamentit i la arkeologët pa frymë: vetë Keopsi shkruante se ai nuk e kishte ndërtuar piramidën, por vetëm e kishte restauruar në disa vende. Keopsi flet edhe për disa zbulime të bëra ndërkohë që pastronte rërën prej piramidës së tij dhe Sfinksit. Ai shkon akoma më larg kur e quan piramidën “shtëpia e perëndeshës Isis”. 
JA NJË PJESË NGA TESTAMENTI I FARAONIT: 
“Unë sakrifikova për Isisin një qingj dhe pastaj rindërtova tempullin e saj prej guri. Më pas, vizitova Sfinksin madhështor. Kur isha pranë Sfinsksit një rrufe e fuqishme goditi pemën e sikamorit dhe Sfinksin. Unë e riparova Sfinksin menjëherë.” Dhe vërtet në vitin 1930 arkeologu veteran egjiptian Selim Hasan duke pastruar rërën nga Sfinksi kishte gjetur shenjat e goditjes së një rrufeje dhe gjitahstu edhe shenjat e një riparimi të bërë në kohën e Keopsit. Në testamentin e tij Keopsi flet edhe sesi kishte ndërtuar tri piramida të vogla për vete, gruan dhe vajzat e tij. Këto piramida egzistojnë ende dhe gjenden në lindje të piramidës së madhe. Deri tani arkeologët kanë vërtetuar se njëra prej piramidave të vogla ishte përdorur vërtet si varr i njërës prej grave të faraonit. Historia zyrtare gjendet tani përpara vështirësive serioze. Nëse Keopsi është autori i piramidës, përse ai nuk e përdori vetë atë ? Arkeologët mendonin se tri piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar prej faraonëve për të shërbyer si varre për ata vetë. Mirëpo, përse asnjëri prej tyre nuk i kishte përdorur piramidat si strehën e tyre të fundit. Përse Keopsi thotë në testament se ai vetëm e ka restauruar piramidën dhe nuk është ndërtuesi i saj ? Nëse piramidën e madhe nuk e ka ndërtuar Keopsi, atëherë kush kishte mundur ta ndërtonte atë ? Ashtu siç thoshte edhe Albert Ajnshtajni “përfytyrimi është shumë më i rëndësishëm sesa dituria”. Pikërisht tani arkeologët gjendeshin përpara një misteri të madh. Kush mund të ishte në të vërtetë ndërtuesi i piramidës së madhe ? Me dhjetëra hipoteza nga më fantastiket vërshuan mjediset akademike. Në fakt sipas vetë burimeve egjiptiane piramida e madhe kurrë nuk konsiderohet si pronë e një faraoni të caktuar, por si një kryevepër e ndërtuar prej perëndive të vjetra. Krnistët e lashtë, Roman Marcelinus, Al Masudi dhe Ibn Alhokimi që kishin përmbledhur legjendat e lashtësisë, dëshmonin se piramida ishte ndërtuar për të ruajtur diturinë e një qytetërimi të mrekullueshëm nga përmbytjet e lumit Nil. Dhe me sa duket ishin pikërisht këto përmbytje që e shkatëruan këtë qytetërim. Këta kronistë e vendosin origjinën e piramidës së madhe të Keopsit diku rreth 10.000 vjet para erës sonë. Çuditërisht kjo datë përputhet pak a shumë me kohën kur sipas Platonit ishte shkatërruar kontinenti misterioz i Atlantidës. Dhe është pikërisht koha kur planeti Tokë u godit nga një varg ndryshimesh dramatike klimatike si pasojë e përfundimit të epokës së akullnajave dhe shkrirjes së tyre. Gjeologët e mbarë botës kanë vërtetuar se shkrirja e akullnajave u shoqërua me përmbytje me përmasa gjigande që kishin shkatërruar pjesë të tëra të planetit duke zhdukur plot zona të banuara dhe duke bërë kërdinë në florën dhe në faunën e tokës. Ndoshta njëra prej këtyre përmbytjeve ka qenë edhe ajo për të cilën flitet në Bibël dhe në Kuran. Ndoshta një përmbytje e tillë ksihte shkatërruar edhe qytetërimin misterioz që mund të kishte ndërtuar piramidën e madhe. Gjeologët vërtetuan se gjatë kohës së përmbytjeve të mëdha deti Mesdhe ishte fryrë nga akujt e shkrirë duke ndikuar edhe që lumi Nil të përmbyste pothuajse krejt Egjiptin duke arritur një masë rreth 1.000 herë më të madhe sesa ajo e zakonshmja. Kjo kishte ndodhur afërsisht 10.000 vjet më parë. Për më tepër gjeologët gjetën një shtresë 10 metërshe llumi në bazën e piramidës dhe jo vetëm kaq. Bashkë me llumin ata zbuluan edhe shumë fosile të guackave të detit që datonin afërsisht 10.000 vjet. Dukej qartë se në një kohë të caktuar uji i detit kishte arritur deri tek piramida e madhe. Madje, edhe brenda piramidës së madhe, gjeologët zbuluan një shtresë të trashë kripe detare. Por nëse përmbytja e madhe ka ndodhur 10.000 vjet para erës sonë, atëhere në mënyrë logjike mund të mendohet se piramida e Keopsit ishte ndërtuar shumë kohë përpara saj. Megjithë faktet e shumta, një pjesë e egjiptologëve e kanë të vështirë të heqin dorë nga ideja e tyre se Keopsi ishte ndërtuesi i piramidës së madhe. Mirëpo fakte të reja mbështetën më shumë se kurrë hipotezën se dikush tjetër e kishte ndërtuar piramidën e madhe mijëra vjet para se Keopsi të mbretëronte Egjiptin. Në vitin 1983 prehistoriani Robert Uenke nga Universiteti i Uashingtonit mori leje nga qeveria egjiptiane për të analizuar mbetjet e gjallesave që ishin gjetur në brendësi të piramidës. “Fillimisht analizat treguan data nga më të ndryshmet, mirëpo pas një studimi më të thellë doli që mosha e fosileve të gjetura në bazën e piramidës, kryesisht insekte, i afrohej viteve 3.100 para erëë sonë. Deri këtu gjithçka përputhej. Mirëpo një zbulim i dytë do ti trondiste studiuesit. Fosilet e pjesës së sipërme të piramidës ishin rreth 1.000 vjet më të vjetra se fosilet e pjesës së poshtme. Kjo ishte e pabesueshme. Sipas analizave dukej sikur piramida e madhe ishte ndërtuar së prapthi, pra nga koka drejt sipërfaqes së tokës, gjë që natyrisht për ne nuk ka kuptim.” Fakti që fosilet e gjetura ishin përafërsisht të kohës së Keopsit, në fund të fundit mund të dëshmonin vetëm ato që ai kishte shkruar edhe vetë në testamentin e tij: që riparimet ishin bërë pikërisht në atë kohë. Mirëpo fosilet nuk mund të argumentonin se piramida ishte ndërtuar vërtet në kohën e Keopsit. Për të vërtetuar hipotezën se piramida e madhe nuk ishte ndërtuar nga Keopsi, arkeologët përdorën edhe një lloj tjetër argumenti. Ishte e qartë se piramida e quajtur e Keopsit dhe dy piramidat e tjera pranë saj ishin më të përsosurat nga të gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Midis tyre kishte një ndryshim të mahnitshëm. Hipoteza ishte e thjeshtë. Nëse piramida e madhe e Keopsit ishte ndërtuar në të vërtetë para 10.000 vjetësh, atëherë ajo kishte shërbyer si model për të gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Me fjalë të tjera faraonët e lashtë thjesht kishin imituar piramidën e madhe duke dashur ti afrohen madhështisë së saj. Kështu arkeologët iu vunë krahasimit të piramidave. Fakti i parë që të bie në sy është se ndërtimi kronologjik i piramidave nuk është linear. Piramidat e Gizës ku bën pjesë edhe piramida e madhe e Keopsit, u ndërtuan sipas historianëve gjatë periudhës së Dinastisë së Katërt nga Keopsi dhe dy pasrdhësit e tij Kefreni dhe Menkari. Mirëpo kronologjia e piramidave nuk i bindet logjikës historike. Nëse Keopsi ishte vërtet ndërtuesi i piramidës së madhe, atëherë logjikisht pasardhësi i tij duhet të kishte ndërtuar një piramidë akoma më të madhe dhe më të bukur. Ky ishte nja zakon i mbretërve të lashtësisë. Asnjë mbret nuk do të ksihte pranuar të kishte një piramidë më të vogël se ajo e parardhësit të tij. Mirëpo në vend që të ishte më e madhe dhe më e bukur, piramida e dytë e Gizës, ajo e Kefrenit është më e vogël dhe më pak madhështore se ajo e Keopsit. Ndërkohë piramida e tretë e Gizës, ajo që i atribohet faraonit Menkar, ishte akoma më e vogël dhe më pak e sofistikuar. Në vend që të përparojë me kalimin e kohës, ndërtimi i piramidave ka rënë çuditërisht. Duket qartë se ka një problem kronologjik me piramidat e Gizës. Por çfarë mund të thuhet nëse përdoret hipoteza e kundërt sipas së cilës Keopsi dhe faraonët e tjerë pas tij nuk i ndërtuan piramidat, por i gjetën të gatshme duke i pritur që prej mijëra vjetësh. Atëherë gjithçka bëhet e qartë. Keopsi, faraoni i parë i Dinastisë së Katërt mori për vete piramidën e madhe, Kefreni faraoni i dytë, piramidënmë të vogël, ndërsa për të tretin Menkarin mbetej vetëm piramida e tretë, ajo më e vogla. Të njëjtën gjë vërteton edhe linja e piramidave të tjera. Siç thamë më lart, piramidat e tjera më të vjetra ose më të reja janë shmë larg madhështisë së tri piramidave të Gizës. Nëqoftëse piramidat e tjera nga Dinastia e Tretë deri në Dinastinë e Trembëdhjetë janë ndërtuar të gjithë nga faraonët, atëherë logjikisht cilësia e tyre duhet të ishte në rritje të vazhdueshme. Mirëpo ajo që ne shohim është se piramidat e para janë shumë poshtë piramidave të Gizës. Pastaj vijnë piramidat e Gizës me madhështinë e tyre dhe më pas piramidat e tjera të cilat njësoj si piramidat e para janë të një cilësie shumë më të dobët. Duket sikur egjiptianët kanë krijuar një teknologji të pabesueshme për ndërtimin e piramidave vetëm gjatë kohës së Dinastisë së Katërt, pra kohës së Keopsit, dhe më pas ata harruan menjëhere sesi ndërtohen piramidat. Kjo natyrisht duket e pakuptimtë. Mirëpo gjithçka merr kuptim nëse pranojmë se piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar shumë kohë përpara të tjerave dhe jo gjatë Dinastisë së Katërt. Rrjedhimisht piramidat e Gizës kishin shërbyer si model për faraonët egjiptianë të cilët ishin përpjekur të imitonin piramidën e madhe, por pa mundur kurrë të arrinin madhështinë e saj. Një fakt tjetër interesant është ai se ndërsa faraonët e tjerë janë varrosur në piramidat që kanë ndërtuar vetë, as Keopsi dhe as dy pasardhësit e tij nuk janë varrosur në piramidat që mbajnë emrat e tyre. Është e qartë se Keopsi nuk e konsideronte piramidën e madhe si varr të ardhshëm për veten e tij. Sikurse tregon edhe ai vetë në testament, piramida e madhe nuk ishte varri i tij, por shtëpia e perëndeshës Isis. Edhe një hollësi tjetër e rëndësishme. Dhoma e sipërme e mbretit në piramidën e madhe të Keopsit është zbuluar shumë vonë. Me sa duket as vetë faraonët egjiptianë nuk ishin në dijeni të saj. Këtë e shpjegon fakti se në asnjë nga piramidat e tjera, përveç atyre të Gizës, nuk kishte dhoma të sipërme sekrete. Gjitahstu vetëm piramida e madhe ishte e drejtuar saktësisht nga veriu, kusht që asnjë piramidë tjetër nuk e përmbushte në nivel të kënaqshëm. Dhe jo vetëm, piramida e madhe ishtë ndërtuar mbi bazën e një dizajni të panjohur për faraonët e tjerë më të rinj ose më të vjetër egjiptianë. E njëjta gjë vlen për madhësinë e gurëve të përdorur dhe për teknikën e habitshme të lidhjes mes tyre. Dhe së fundi, ajo që është më e çuditshmja, ndryshe nga të gjitha piramidat e tjera, piramidat e Gizës nuk kanë asnjë vizatim fetar apo artistik në dhomat e tyre të sipërme. Ndërkohë dihet që të gjitha piramidat e tjera ishin të mbushura me vizatime karakteristike fetare dhe simbolike. Të gjitha karakteristikat e përmendura e bëjnë piramidën e madhe të Gizës të dallohet nga piramidat e tjera. Shumë arkeologë mendojnë aktualisht se ajo nuk ishte vepër e Keopsit, por e dikujt tjetër. Në fakt, ajo piramidë gjendej në truallin Egjiptian mijëra vjet përpara mbretërimit të Keopsit. 
POR KUSH MUND TË KISHTE NDËRTUAR NJË PIRAMIDË TË TILLË ? 
Një qytetërim i lashtë njerëzor që kishte arritur në një shkallë jashtëzakonisht të lartë teknologjie dhe njohjeje të botës dhe hapësirës. Apo ndoshta jashtëtokësorët ? Si shumë enigma të tjera edhe ajo e piramidës së madhe të Keopsit ka mbetur ende sot e kësaj dite e pazgjidhur. Askush nuk është i gatshëm për të dhënë përgjigjen përfundimtare.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


http://eseshkolle.blogspot.com/
http://eseshkolle.blogspot.com/LENDA: HISTORIA ARTIT SHQIPTAR
TEMA: ARTI PAMOR SHQIPTAR
 Onufri 
 Onufri ka lindur në shekullin e XVI në Shqipërinë e Mesme. Ka hamendësira për në Berat, sipas asaj që ai ka thënë, por edhe në Shpat, ku në kishën e vogël të Valshit, që ai e ka pikturuar vete- është ende një varr i paidentifikuar. Mendohet se ka lindur me 12 Qershor sepse është LEXO ME SHUME,....
Dita e Shën Onufrit. Ky i fundit ka qenë një shenjt asket në fillimet e Kristianizmit. Në fakt ka lindur në një periudhë shumë aktive. Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, kishte vdekur para një gjysmë shekulli, ndërsa Osmanët kishin pushtuar të gjithë Shqipërinë. Duhet thënë se bashkë me të, tashmë edhe rezistenca e famshme shqiptare kishte rënë dhe osmanët filluan të mendonin për organizimin e brendshëm të këtij vendi krejt të rrënuar.
Ata ndërtuan kështjella, rregulluan administratën dhe u munduan të konvertonin shqiptarët. Në Shpat, shqiptarët shpëtuan nga Islamizmi duke mbajtur dy identitete. Ndërsa Kristianizmi, një shenjë të rezistencës së tij, kishte edhe motivet kristiane, që ishin një shenjë e afirmimit shpirtëror dhe mospajtimit me pushtimin osman, ndaj kuptohet lehtë vlera e punës së Onufrit. Në verë të vitit 1951 nji ekspeditë shkencore e ish-Institutit të Shkencave zbuloi për herë të parë në kishën e shën Kollit të katundit Shelçan (Shpat i Elbasanit) nji mbishkrim, i cili na dha për herë të parë emrin e piktorit tonë te madh, Onufrit. Ja teksti i mbish-krimit: «Kur të ngresh duart e tua drejt Perëndisë o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua mëkatarin e të paditurin piktor Onufrin». Ky mbìshkrim gjendet mbi faqen e murit verior të kishës brënda në kunge, pranë thisiasterit, i pikturuar me gërma bizantine të mëdha e të zeza. Gjatë punës së saj ekspedita zbuloi edhe dy mbishkrime të tjera të Onufrit në Kishën E Shën E Premtes në katundin Valesh (Shpat i Elbasanit), njëri nga të cilët ka po atë tekst që përmendëm më sipër por me këtë shtojcë: «...më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe potopapë të Neokastrës; kurse mbishkrimi tjetër në këtë kishë mban datën e pikturimit 1554.Në verë të vitit 1956 ekspedita e ish Institutit të Shkencave zbuloi, në një kishë të vogël të Beratit (Kisha e shën Todhrit në Kala) edhe 6 afreske të tjera të Onufrit. Po në këtë kohë ekspedita zbuloi në Berat (në Kishën shumë të moçme të shën Mari Vllahernës), nji mbishkrim që na bën të njohur piktor Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë: dhe piktori (është) Nikolla birì i Onufrit, vjeti 1578». Me këtë rast piktor Nikolla për të parën herë identifikohet si bir i Onufrit.Gjatë qershorit të këtij viti ekspedita e Institutit të historisë dhe filologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, zbuloi në Kishën e shën Kollit në fshatin Kurjan (Fier) nji mbishkrim që vërteton se Nikolla i biri i Onufrit ka pikturuar edhe në këtë kishë bashkë me nji piktor, më të hershëm nga ky, me emrin Joan, pa të dhëna mbi prejardhjen e tij. Burime që të na flasin mbi këta piktorë deri me sot janë vetëm mbishkrimet e tyre të dhëna më sipër dhe afresket e tyre.Nga këto mbishkrime nuk del në mënyrë të drejtë për drejtë prejardhja e Onufrit, por vetëm se ai ka pasë qenë prift i martuar me fëmijë dhe i emëruar protopapë, (kryeprift) i Neokastrës (Elbasanit). Mbishkrimi i Nikollës nuk na jep asnjë shpjegim mbi Onufrin, të atin e piktorit, ndoshta sepse Onufri si piktor në atë kohë, ka qenë i njohur, prandaj Nikolla me frazën e shkurtër «bir i Onufrit», jep të kuptohet se bir i kujt prindi ishte.Gjithashtu mbi vitin e lindjes dhe të vdekjes së Onufrit dhe të birit të tij Nikollës nuk mund të flitet me saktësì. Prej Onufrit kemi vetëm vitin e pikturimit të Kishës së shën E Premtes në Valësh, 1554, dhe prej Nikollës vitin e pikturimit të Kishës së shën Mëri Vllahernës në Berat, 1578. Prej këtyre viteve del se piktorët, atë e bir, Onufri me NIkollën, kanë jetuar e kanë punuar në shek. XVI-të.Onufri është i njohur si piktori më i madh ikonograf i Shqipërise. Megjithatë, ai është zbuluar vetëm në vitet '40-të të shekullit të kaluar nga një shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i të cilës e bëri që të qendronte në Shqipëri, pas nje kalvari që e ka lidhjen që me Revolucionin socialist më 1917 në Rusi. Piktori Maks Velo ka meritën se ngjalli kujtimin e saj pak vite më parë dhe ka bërë një pikturë në të gjallë të saj bashkë me bashkëshortin e saj. Për të qenë të sinqertë dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri në vitin 1547, ai pikturoi në Berat. Më 1547 në Berat dhe Kostur dhe më 1555 në Shelçan. Në fakt, pak më pare dora e tij ka pikturuar edhe në fshatin e vogël të Valshit më 1554. Mendohet se ai ka punuar me 1527 në një kishë në Maqedoni. Ai i nënshkronte punët e tij të artit me titullin "Protopapa", që tregonte se kishte një rang të konsiderushëm në hierarkinë ekleziastike të Bizantit. Ai formoi dhe shkollën e tij të pikturimit, që u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga Onufër Qiprioti dhe nga Konstandin Shpataraku.Në kohën e Onufrit, pikturat sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologeve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thënë se Onufri e lironte veten nga ngushtimet që i imponoheshin në artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatarë, barinj shqiptarë dhe vecanërisht kalorës. Shën Gjergji, që ka bërë ai, mendohet si një nga kalorësit që ka luftuar në autoritetin e Skënderbeut dhe është shenjti kryesor kombetar i shqiptarëve. Nga stili i tij mund të hamendësojmë që ka elemente, që mund ta afrosh atë me Rilindjen Evropiane. Ai ka qenë një mjeshtër i portretit, duke u futur me aq sa mundi në botën e brendshme të karaktereve të tij. Ne punën e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektivës negative, që do të thotë që objektet e largëta ti bënte më të vogla se ato që ishin në planin e parë. Tek, ai shihet dhe fillesa e pikturës realiste të peisazhit.Por, tipari më karakteristik i tij është e kuqja, që ai e aplikoi jo vetëm në ikona por edhe në afreske, që sot është e njohur si "E kuqja" e Onufrit. Sot, nuk njihet mënyra sesi ai e përgatiste të kuqen dhe kështu ai e ka arkivuar këtë teknologji bashkë me historinë e vetes së tij në botën mistike, në atë botë që u mundua të gjithë jetën vetë të pikturonte.
 Kryeveprat
Një nga kryeveprat e Onufrit është Deisis. Paraqitet vetem pjesa qendrore e saj sepse eshte e pamundur te bashkengjitet e gjithe ikona, duke qene se ka nga 6 apostuj ne te dy anet qe e rrethojne, dhe eshte shume e gjate horizontalisht. Per te patur nje ide me te mire rreth punimit artistik qe eshte kryer nga Onufri, ky piktor i mrekullueshem shqiptar, bashkengjitur si detaj eshte edhe koka e Krishtit e cila gjendet ne pjesen qendrore te kesaj pjese te ikones. Onufri Krye kaloresi i I konografise shqiptare, ne vitin 1547 vjen nga Venediku dhe jo nga Berati per te pikturuar ne Kostur. Ai e ka njohur artin e madh te Mikelanxhelos. Onufri ka pikturuar edhe ne Berat, por me perpara vitit 1547. Perse valle Onufri ka permendur, emrin e Venedikut ne Kostur? A ka qene ai ne Venedik? Kjo teze, mendoj qe eshte lehtesisht e vertetueshme.Venediku ka qene kryeqender ku gershetohej tradita e Kishes Lindore dhe Kishes Perendimore. Ketu jane botuar edhe ungjijte ne greqisht ne shek.16. Perse duheshin keta ungjij ne greqisht? Kush i kishte porositur? A nuk do te ishte me e udhes qe te mendonim se keta ungjij i sherbenin ortodokseve te kishave lindore?Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?Une kam zbuluar nje ikone te Shen Merise ne nje kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezen qe Onufri duhet te kete edhe ikona te tjera ne Itali. Nese ai, vertetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italise se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te kete qene patjeter ne Venedik. Por prane qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtperdrejt edhe sot nga Vatikani. Ne Grotaferrata, ka patur shume shqiptare. Nuk eshte ndonje cudi qe nga Grotaferrata, Onufri te kete shkuar ne Rome dhe te kete pare Kapelen Sikstina te Mikelanxhelos. Jane disa motive qe flene thelle ne vetedije, mundet te mos dalin ne siperfaqe asnjehere, ose te fosilizohen ashtu si qymyri kthehet ne diamant gjate nje kohe te gjate. Por vetia shperthyese, gjithsesi eshte brenda. E veshtire eshte te krijosh nje ekuacion mendor per te kthyer nje motiv te perhumbur, ne dukje krejt te parendesishem ne nje pike te ndritshme te se vertetes.Nje motiv i tille, lidhet me nje ide te perafert te rrafshit te pashmangshem te krahasueshmerise. Gati gjysme shekulli me pare, dekania e Ikonografise Shqiptare, Viktori Puzanova, ne kumtin e saj shkencor per artin e Onufrit, ndalet vecanerisht ne nje portret emblematik: Ne portretin e Mbretit David. Ky portret afreskor ndodhet ne kishen e vogel te Valshit, ne krahinen e Shpatit. Ajo thote, jo rastesisht se portreti i Davidit onufrian, te kujton "Padre Eterno" te Mikelanxhelos.A eshte nje perngjasim? A lidhet kjo me forcen interpretuese dhe konceptuale te artit? A mund te kete nje analogji gati gati telepatike, misterioze tek dy artiste te medhenj, por krejt te ndryshem? Onufri, nje artist shqiptar i qyteterimit pikturik bizantin, duket se nuk ka asgje te perbashket me titanin e Rilindjes Europiane, te paperseritshmin, rebelin Mikelanxhelo. Sado elegante te jete nje hipoteze, sado te kete argumenta te brendshem, perhere skepticizmi rrezikon dhe rrenon gjithcka.Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka. Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka.Mikelanxhelo Buanaroti (1475 1564), eshte nga talentet me gjeniale te te gjitha koherave. Pa dyshim, mund te quhet skulptori me i madh i njerezimit. Por ai, me shume sesa skulpturat e tij, permendet edhe per faktin se ka afreskuar muzeun me te madh kishtar, prej 600 metra/katrore ne Kapelen Sikstino, me deshiren e Papa Julit II. Afreskat e Miklelanxhelos, jane madheshtore.Skena kur Zoti At, zgjat doren e djathte per te prekur me gisht doren e majte qe zgjatet te Adamit, konsiderohet si nje kryeveper e patjetersueshme. Kjo eshte pika qendrore e tere kompozimit, kemi te bejme me nje filozofi kozmogonike te krishterimit. Zoti At ka nje fytyre madheshtore, dallohet qarte profili i tij, i nje burri te fuqishem.Pikerisht, ky portret i Mikelanxhelos, ka ngjashmeri me portretin gjithashtu te nje burri te fuqishem dhe madheshtor, qe eshte Davidi i Onufrit. Kemi te bejme me nje analogji, do te shprehej Vinkelman, me nje intuite, do te thonte Bergson, me nje paralele pikturike, do te saktesonte Klark, ndoshta jo me nje rastesi, do te shtoja me perkorje une. A ka patur te drejte Puzanova? Veshtiresite per ta vertetuar, jane te medha, por edhe lehtesisht te depertueshme. Meqenese dhuntia e analizes, nuk eshte aq e rendomte, duhet te shtoj se disa fakte nuk mund te shmangen.A e ka pikturuar Onufri Davidin e tij, para kryevepres se Mikelanxhelos? Afreskat e magjishem dhe gati homerike te Mikelanxhelos, kane perfunduar ne vitin 1510. Davidi i Onufrit eshte bere ne vitin 1554. Pra, kronologjia nuk eshte kundershtuese, nuk permbys, perkundrazi, eshte ftillezuese. Po a e ka pare Onufri me syte e tij kryevepren afreskore te Mikelanxhelos? A ka qene Onufri ne Itali?Ne vitin 1938, nje studiues grek Orlando boton nje liber ku permend pikturat murale me vlera tronditese te nje piktori me emrin Onufer ne nje bazilike ne qytetin e Kosturit. Jane gjithsej 31 afreske. Orlandosi shenon se ne mes te murit verior, ndodhet edhe mbishkrimi i piktorit, ku nder te tjera lexohet: "1547, korrik 23, u pikturua prej Onufrit (te ardhur kohet e fundit) ne qytetin shumeshkelqyer ... (mbas epitetit i shumeshkelqyer, Orlandosi lexon: BENETION. Domethene, Venedik). Pra, ky zbulues dhe specialist, edhe i greqisdhtes bizantine, eshte i bindur se behet fjale per ardhjen e Onufrit nga qyteti i Benediktit, Itali. Nje shekull me pare, nje tjeter studiues i quajtur Kristill e ka lexuar emrin e mesiperm, si GREBENION, pra Grebeneja. Orlandosi polemizon, ai e precizon emrin Benetion si nje lexim me te sakte dhe perfundimtar duke shtuar si nje argument substancial te logjikes se ne Mesjete, qyteti i shume shkelqyer, ka qene pikerisht Venetiku dhe jo Grebeneja.Orlandosi ka pare gjithcka me syte e tij. Ai ishte nje specialist teper i kualifikuar. Shume vite me pas, albanologu Zef Valentini, i cili nuk ka qene dhe nuk e ka pare me syte e tij, pra nuk eshte deshmitar okular, ne nje shkrim mendon se emri i qytetit duhet te jete Beration, pra Onufri duhet te kete ardhur nga qyteti i Beratit. Kjo teze eshte ngulitur. Kete e kam mbrojtur edhe une ne tre libra qe kam shkruar dhe botuar per piktor Onufrin.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels