IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label TRASHGIMI KULTURORE. Show all posts
Showing posts with label TRASHGIMI KULTURORE. Show all posts
BESA
Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
MENCURIA
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
THJESHTESIA
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
DREJTESIA
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN

Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëherit qendër e qarkut dhe rrethit me të njëjtin emër.
Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.

Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth 128.000 banorësh.
Traditat - Zejet e Elbasanit
ELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtarake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithe Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka mbetur vetëm historia.
Tabakët
Në fund të shekullit XVII qyteti i Elbasanit kishte 35 punishte ose tabakhane të lëkurës. Numri i madh i toponimeve dëshmon për pozitën primare të këtij esnafi. Kështu në Elbasan njihen disa si Çezma e Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Mulliri i Tabakëve, Xahmia e Tabakëve, Tyrbja e Tabakë, Sallatashi i Tabakëve, Rrapi i Tabakëve. në raste luftrash ky esnaf mbante një grup të gatshëm luftëtarësh beqarë të cilët jetonin tek hani i Beqarëve. Tabak vjen nga fjala arabe “debbag” që do të thotë lëkurë. Regjia e lëkurëve bëhej në punishte pranë vendeve me ujë. Me përpunimin e lëkurës nuk merreshin vetëm tabakët por edhe saraçët, opingarët, papuçinjtë e këpucarët. Elbasani shquhej për lëkurat e ngjyrosura, punimin e mëshinit të hollë, saftianit të butë dhe qoseles me shkëlqim. Specialisti i fundit që jetoi deri në fillim shekullin XX dhe që ngjyroste kajzerin (lëkurë e përpunuar e dhive dhe e kecave me ngjyrë të kuqe) ishte Sula i Bajram Tabakut.
Kazazët
Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 antarë kryesorë ndër të cilat Osman Metani, Himë Gurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në fillim shekullin e njëzetë antarë të esnafit të Kazzëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita, Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e Kamber Shupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan kazazi.
Çibukçinjtë
Kjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka patur esnafin e kohës. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas djemtë e këtij të fundit, dhe mehmet Musai ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri.
Opingarët dhe Saraçët
Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithrave dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër
Qeleshepunuesit
Një nga zejet e njohura në Elbasan kanë qënë punimi i qelesheve. Ato përgatiteshin nga leshi i deleve dhe ishin dy llojësh: të gjata (tirane) që përdoreshin vetëm për qytetarët dhe në disa fshatra të Peqinit ai dhe qeleshe sheshje të shkurtra që përdoreshin nga fshtarët. Zona e Sulovës dhe e Vërçes përdornin takie ose qeleposhe prej haseje. më vonë zejtarët prodhonin edhe qeleshe Kosove. Mjeshtri e rrihte leshin me çark, e shtronte në banak dhe me ujë të ngrohtë e sapun e shkumonte mirë, e sheshonte me vegël druri ose tunxhi. këtë material të qullur në formë stofi e fuste në kallëpe prej balte dhe i jepte formë. E linte pka të thahej në kallëp, e hiqte nga kallëpi, e lante me ujë të ngrohtë e sapun derisa të zbardhej mirë.
Samarxhinjtë

Samarxhinjtë njihet si një ndër zejet më të vjetra në Elbasan. Zejtarët elbasanas punonin samar fushe me prapse të lartë e me koxhakikë dhe samar Tirane me prapse të lartë e koxhakikë. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë samarxhinjtë më të njohur elbasanas ishin Spiro Gygu e Vaslik Kadiu që punonin samarin e llojit të parë ndërsa Myrtaza Zela, Sefer Tirana punonin samar Tirane dhe Mihal Papamihali, Jorgji Pistoli, Mihal Bushaku punonin samar fushe. Në fillim shekullin XX përmënden Jan Çerekja e Mir Gjika. Samarët punoheshin me dru Frashëri, i cili pasi njomej me ujë përkulej me anë të zjarrit për të marrë formëne harkut të shpatullave. Lidhja bëhej me gozhdë e me kunja.
 Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet ne histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. 

Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borshi dhe ne perëndim te Fterres. Sipërfaqja e saj është shkëmbore. Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Mbeturina muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë (periudha pare). Periudha e dytë, që shkon nga mesi i shek. IV deri nga mesi i shekullit I p.e.s., shënon zhvillimin më të madh të qytetit. Gurët janë punuar në forme të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta që e afron për nga teknika me muret e Butrintit 
Në këtë kohë ai zhvillohet gradualisht si një qytet i formuar dhe zë një sipërfaqe prej 57 ha. Në shekullin IV-I p.e.s qyteti fillon të zgjerohet jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës, por dhe në shpatet Perëndimore dhe në zonën Veriore të saj.. Në fillim ai del jashtë kontureve, duke u shtrirë në shpatin Perëndimor dhe zbret me muret e tij rrethues deri në mesin e kodrës, duke mbyllur një rrethim të plotë. Linja e murit, në dallim nga muret e fazës së parë, karakterizohet nga kthesa të vazhdueshme me kënde të ngushta, që i japin pamjen e dhëmbëve të sharrës. Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565. Sopoti përmendet me 1192 në Kujtimet e Ana Komnenes vajzës së Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai. Kosmografi i mbretit Ruxher të Sicilisë sikulo-arabi Al-Idrizi, bën një përshkrim të brigjeve të Shqipërisë dhe në veprene tij "Kitab Ruxher" këtë vend e quan Sopot. Ndërsa në vitin 1458 na shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu) dhe në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit I të Azhuinëve francezë e më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut. Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Xhamia ne kala ështe ndertuar nga haxhi Bendo, mbeshtetesi i Ali Pashe Tepelenes ne keto ane

Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta
historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historiadhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.



Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në
shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.
Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.


Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra

Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të vonë.



Lista e kalave në Shqipëri

 Kalaja e Badhrës
 Kalaja e Bashtovës
 Kalaja e Beratit 
Kalaja e Borshit 
Kalaja e Drishtit
 Kalaja e Durrësit
Kalaja e Elbasanit
 Kalaja e Gjirokastrës 
Kalaja e Kaninës 
Kalaja e Kardhiqit
 Kalaja e Krujës
 Kalaja e Lëkurësit
 Kalaja e Lezhës 
Kalaja e Libohovës
 Kalaja e Margëlliçit
 Kalaja e Peqinit
 Kalaja e Petrelës 
Kalaja e Pogradecit
 Kalaja e Porto Palermos
 Kalaja e Prezës
 Kalaja e Rodonit 
Kalaja e Shkodrës
 Kalaja e Shtëpëzës
Kalaja e Skelës
 Kalaja e Skraparit 
Kalaja e Tepelenës 
Kalaja e Tiranës
 Kalaja e Tujanit
 Kalaja e Vokopolës

Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë.. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, etj. 
Më pasu ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.
Keshtjella e Beratit
Kështjellë e lashtë në Berat e ngritur në kodrën shkëmbore të qytetit, në lartësi 187 metra, në anë të lumit Osum. I përkiste fisit ilir të Desaretëve. Si pike e rëndësishme u shndërrua në qytet kështjelle me mure të lartë që përfshijne një sipërfaqe prej rreth 10 hektaresh. Përmendet me emrin e lashtë Antipatrea, kur u sulmua nga Skardilajdi gjatë luftimeve maqedono-romake. Perandori bizantin Teodori II e përforcoi dhe I vuri emrin Pulheriopolis. Nga romakët u quajt edhe me emrin Albanorum oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. XIV ishte qendër e principatës së Muzakajve. U pushtua nga osmanët më 1417. U shti në dorë nga Ali Pashë Tepelena më 1809, që ia përforcoi muret. Për madhështinë dhe objektet që ka, tërheq shumë vizitorë
Keshtjella e Shkodres
Kështjella e Shkodrës nga vendasit thirret me emrin Rozafa. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, midis lumenjëve Drin dhe Bunë. Muret e saj rrethojnë 9 hektarë tokë. Hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Njihet si qendër e fortifikuar qysh në periudhën e mbretit ilir Gent. Me emrin Rozafa del që nga shek. VI. Sipas legjendës, në muret e saj u muros e gjallë Rozafa, nusja e vëllait më të vogël, e njërit nga tre vëllëzërit që e ngritën këtë kështjellë. azë të legjendës është mbajtja e fjalës së dhënë dhe flirti për hir të së ardhmes. Kështjella ka qenë simbol i qëndresës. Në periudha të ndryshme historike ka qenë edhe nën bizantinët, sllavët e më pas nën pushtuesit osmanë. Në shek XIV u zotërua nga Balshajt, ndërsa familja e Bushatasve aty pat ngritur pallatin e saj. Në përgjithësi Rozafa ruhet mirë dhe tërheq turistë e vizitorë të ndryshëm.

Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit.

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale.

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.


http://eseshkolle.blogspot.com/
Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik.
Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga IlirëtTaulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, vendi më i përshtatshëm për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit te Durrësit u vendos qëndra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I-III e.s. qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.
DISA NGA VLERAT KULTURORE PER TE CILAT PERMENDET DURRESI JANE:
Amfiteatri i Durresit
Kalaja e Durresit
Vila mbreterore e Durresit
Kulla e vrojtimit ne Durres
Teatri Aleksander Moisiu
Muzeu arkeologjik Durres
Muzeu Etnografik i Durresit
Monumenti i John Lenonit
Monumenti i Mujo Ulqinakut
Monumenti i rezistences
Monumenti i Sabri Tuçit
Mozaiku I Orfeut ne Durres
Amfiteatri i Durrësit
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.
MOZAIKU I ORFEUT NË DURRËS MOZAIKU I ORFEUT
Mozaiku i Orfeut. Ky mozaik është zbuluar vetëm pjesërisht në vitin 1988, në bodrumin e një shtëpie. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah vetëm një pjesë të kësaj vepre që paraqet figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Ky është vlerësuar si një vepër me vlera të rralla për nga pasuria e figurave dhe realizimi i tij. Mozaiku i përket shekullit II pas Krishtit.Projekti është zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988. Mozaiku i Orfeut në qytetin e Durrësit i shtohet listës së monumenteve të kulturës. I zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988, gjatë këtyre viteve mozaiku ka qenë thuajse i fshehtë. “Me njohjen si monument kulture, mozaiku do të bëhet i vizitueshëm për qytetarët durrsakë, për turistët e huaj dhe vendas që kalojnë nëpër Durrës”, është shprehur drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Durrës, Ermion Arapi. Ky mozaik është zbuluar në lagjen 9 të qytetit bregdetar, te Lagjja e Re. Gjatë këtyre 22 viteve, mozaiku ka qëndruar i fshehur dhe njëkohësisht i ruajtur në bodrumin e shtëpisë private, ndërsa përmes një marrëveshjeje me familjen që e mban, do të bëhet i vizitueshëm. Në librin “Durrësi” të arkeologut durrsak Afrim Hoti, thuhet se gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vetëm një pjesë të kësaj vepre që prezanton figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Monumenti i fundit që i shtohet listës së objekteve të rëndësishme të kulturës dhe historisë, ndonëse ai është konsideruar i tillë dhe para shpalljes, është punuar me gurë kubikë polikrom në teknikën opus tasselatum. Ngjyrat që mbizotërojnë në mozaik janë e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e zeza, por janë përdorur dhe të tjera. Sipas arkeologut Hoti ka shumë mundësi që në këtë rast figura e Orfeut të jetë paraqitur si personifikim i figurës së Krishtit. “Pasuria e figurave dhe realizimi i tij artistik na bën ta vlerësojmë këtë mozaik si punim me vlera të rralla brenda gjinisë së tij. Mozaiku duhet të jetë punuar aty nga fundi i shekullit III pas Krishtit”, thotë Hoti. Në Durrës, qytet, dhe periferitë e tij, janë zbuluar disa nga mozaikët më të bukur në vend, të cilët i përkasin periudhave të ndryshme historike. Përveç mozaikut të njohur “Bukuroshja e Durrësit” që i përket shek. IV para Krishtit dhe është ekspozuar në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë, i vizitueshëm është dhe mozaiku i Amfiteatrit, që vetëm në raste të veçanta hapet, dhe ai i bazilikës së Arapajt. Ndërkohë mozaiku i Hipokampit ose Kalit të Detit, ai i Pallatit të Sportit, mozaiku pranë depos së ujit etj., do të ngelen të konservuar, në pritje të një kohe tjetër dhe të të tjera kushteve për ekspozim.[1] KALAJA E DURRËSIT TORRA VENECIANE NË KALANË E DURRËSIT
 Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit TEATRI ALEKSANDËR MOISIU
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels