IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.
Parathenie: Procesi i zhvillimit te vendit, dhe synimi i anetaresimit ne Bashkimin Europian, është jo thjesht një ambicje per këdo,por edhe një detyrim për të gjithë faktorët dhe institucjonet e vëndit,ku padyshim bankat kanë një misjon te rëndësishëm. Anetaresimi i vendit tone ne B.E, eshte jo vetem proces i pakthyeshem, por midis te tjerash, shoqerohet me faktin e pashmangshem te zevendesimit te monedhes sone Lek me monedhen e B.E, Euro. I shtyrë nga kjo ambicje dhe ndienja e detyrimit vendosa te trajtoj kete teme per te cilen dua te falenderoj profesoren drejtuese Prof.As.Dokt. Mirela CINI, per te gjith ndihmën që më ka dhënë , per plotesimin e mungesave qe une kam pasur ne lidhje me trajtimin e kesaj teme.
HYRJE Paraja: aset që me konsensus të gjerë është pranuar si mjet shkëmbimi. Për shembull, ajo
mund të jetë në formën e monedhave apo të kartëmonedhave ose të njësive të depozituara në një kartë elektronike. Depozitat afatshkurtra pranë institucioneve të kreditit I shërbejnë funksionit të parasë. Sipas përkufizimit teorik në ekonomi, paraja ka tre funksione. Ajo shërben si ; (1) njësi llogaritjeje (2) mjet pagese (3) ruajtëse e vlerës. Banka qendrore është përgjegjëse për kryerjen optimale të këtyre funksioneve nëpërmjet ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Në ambjentet ekonomike Shqiptare dhe ato Europiane, mjeti kryesor i ekonomise eshte Paraja, e cila e thjeshtesuar shpreh shperblimin per punen apo per sherbimin e kryer. Por kush jane valuta ne qarkullim ne vendin tone dhe ne vendet te B.E-se. Leku – Eshte monedha ne qarkullim ne vendin tone. Banka Kombëtare e Shqipërisë u krijua në 2 shtator 1925 në Romë, bazuar ne ligjin nr. 356, date 12 korrik 1925. Krahas të drejtës ekskluzive për emetimin e kartmonedhave, kësaj banke iu rezervua edhe e drejta e emetimit te monedhave metalike. Emetimet e para te kartmonedhave dhe monedhave shqiptare ndodhën në muajt e fundit te vitit 1925, njësia monetare e të cilave sic e permendëm pak më lart ishte leku. Në ate periudhe 1 lek ishte e barabarte me 0,2 fr ar. Emisioni i pare i emetimit te lekut u ndoq nga nje emision i dyte gjate vitit 1926, ku u emetuan tre kartmonedha me tre vlera, te barabarta me 5 fr ar. Ne njeren faqe te ketyre kartmonedhave ishin germat, firma dhe vula, kurse ne faqen tjeter shpalosej vizatimi i nje ure veneciane, ose e nje djaloshi me kostum kombetar. Duhet permendur fakti se te gjitha shkrimet ishin si ne gjuhen shqipe, ashtu dhe ne ate itailane.
Euro– emri i monedhës së vetme evropiane. Ky emër u pranua nga Këshilli Evropian në takimin e tij në Madrid më 15-16 dhjetor 1995, për të zëvendësuar termin ECU. Eshte monedha e perdorur nga 28 vendet te B.E-se. Euroja u prezantua në tregjet financiare të botës si valutë më 1999 dhe u hodh në përdorim si monedha dhe banknota fizike më 1 Janar 2002. Ajo zëvendësoi ish-Njësinë Valutore Evropiane(ECU) me proporcione 1:1. Euro (shenja valutore: €; kodi valutor: EUR) është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). Pesëmbëdhjetë shtete anëtare fillimisht, (Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia,Luksemburgu, M alta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja) . Valuta gjithashtu përdoret në pesë shtete tjera me marrëveshje formale gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 320 milion Evropianë. Përfshirë zonat që përdorin valuta "të kapura" mbas euros, euroja direkt ndikon rreth 500 milion njerëz në mbarë botën. Ndërsa janë mbi € 100 miliardë në qarkullim që prej Janarit 2002, euro ështa valuta me vlerën më të madhe të përbashkët të monedhave në qarkullim, duke e kapërcyer Dollarin e ShBA (USD). Euroja menaxhohet dhe administrohet nga Banka Qendrore Evropiane (ECB) me bazë në Frankfurt dhe Eurosistemi (i cili përbëhet nga bankakat qendrore e vendeve të Eurozonës). Si bankë e pavarur qendrore, ECB-ja ka autoritet të vendosë politikat monetare. Eurosistemi merr pjesë në shtypjen dhe distribuimin e banknotave dhe monedhave euro, dhe operimin e sistemit pagues të Eurozonës.
Euro hyn ne vendin tone ne keto forma: 1.Nepermjet Institucioneve Financiare dhe Bankare Europiane. 2. Nepermjet Rolit te Bankave ne ekonomine e vendit tone. 3. Nepermjet investimeve te Huaja Direkte ne vendin tone (I.H.D). 4. Nepermjet Remitancave. 5. Nepermjet tregetise se kryer nga bizneset ne vendin tone me ato te B.E-se, dhe vendeve te tjera. 5. Nepermjet Industrise se Turizmit.
Me posht jemi munduar te ndajme ne pese kapituj kryesore. Kjo ndarje ne keto kapituj, eshte bere per te pasqyruar te dhena per Bashkimin Europian, Institucionet kryesore Financiare te B.E-se qe operojne me futjen e Euros ne vendin tone etj. I gjithi ky zinxhir i futjes se euros ne vendin tone, ka te beje me MENAXHIMIN E ZEVENDESIMIT TE LEK ME EURO. Kapitujt e Temes. Kapitulli i l-re : Europa, bashkimi Ekonomik dhe Monetar.Eurosistemi. Kapitulli ll-te : Institucionet Financiare Europiane, qe operojne me investimet ne Euro ne vendin tone. Kapitulli lll-te : Institucionet Financiare Bankare ne vendin tone, roli i tyre ne ekonomine e vendit, dhe operacionet financiare te tyre me monedhat Lek dhe Euro. Kapitulli lV-te : Investimet te Huaja Direkte ne Euro, dhe Remitancat ne Euro. Kapitulli V-te : Euronizimi Zevendesimi gradual i Lek me Euro.
Kapitulli i l-re : I. Europa. Bashkimi Ekonomik dhe Monetar. Eurosistemi. I.1. Europa. Evropa (shkruar edhe Europa) është një nga shtatë kontinentet tradicionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografik të Evroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik. Evropa mbulon rreth 10.180.000 km² ose 2 % e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7,8 % të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Ajo përbëhet nga një numër i madh shtetesh (60), numri i saktë i të cilave varet nga përcaktimi i kufijve të Evropës, si dhe përfshirja e shteteve gjysmë të njohura (p.sh.Kosova). Evropa është kontinenti i tretë më i populluar pas Azisë dhe Afrikës me një popullatë prej 731.000.000 ose rreth 11 % e Popullsisë së Botës. Kuptimi. Fjala "Evropë" ka përdorime të shumta. Kryesoret janë gjeografike dhe politike. Nga ana gjeografike, Evropa është siujdhesa më perëndimore e kontinentit tëEvroazisë ; limitet e saj janë të përfunduara qartë nga deti në Veri, Jug dhe Perëndim. Malet Urale zakonisht merren si kufiri lindor i Evropës, së bashku me Lumin Ural, dhe Detin Kaspik. Mund të merret parasysh që Evropa kufizohet në juglindje nga Malet Kaukaze, Deti i Zi dhe ngushticat ujore që e lidhin atë me Mesdheun. Nga ana politike, Evropa përbëhet nga vendet e Bashkimit Evropian, por mund të ndodhi që t'i drejtohet vendeve që janë anëtare të Këshillit të Evropës, i cili ka 47 anëtarë ku përfshihen edhe 28 shtetet e Bashkimit Evropian.[4] Emri. Në Mitologjinë antike greke, Evropa ishte një princeshë Fonenika në të cilën Zeusi e rrëmbye pasi mori formën e një demi të bardhë. Ai e dërgoi atë në ishullin e Kretës ku ajo lindi Monosin, Radamantusin dhe Sarpedonin. Për Homerin, Evropa (Greqisht : Εὐρώπη ose Eurṓpē) ishte një mbretëreshë mitologjike e Kretës, dhe jo një figurë gjeografike. Më vonë Evropa u përdor për Greqinë kontinentale, dhe 500 Par.e.s. ky term përdorej edhe për pjesët më në veri.Etimologjikisht, teoria dominuese sugjeron se termi Evropë rrjedh nga rrënjët greke dhe do të thotë: eur- gjërë dhe op- syri, pra Eurṓpēdo të thotë "pamje e gjërë" .
Historia. Parahistoria Homo georgicus, i cili jetoi rreth 1,8 milion vjet më parë në Gjeorgji, është hominidi i parë i zbuluar në Evropë.Mbetje të tjera hominide, që datojnë rreth 1 milion vjet, janë zbuluar në Atapuerka,Spanjë. Njeriu Neanderthal (i cili e ka marrë emrin nga Neander Valley në Gjermani) së pari migroi në Evropë 150,000 vjet më parë dhe u zhduk nga fosilet rreth 30,000 vjet më parë. Neanderthalët ishin zëvendësuar nga njerëzit modern (Cro-Magnons), të cilët u paraqitën rreth 40,000 vjet më parë. Më vonë gjatë kësaj ere, një periudhë e konstruktimeve megalith zuri vend, ku u ndërtuan shumë monumente megalithe si Stonehenge në të gjithë Evropën. Antikiteti Klasik Greqia Antike kishte ndikim të thellë në qytetërimin perëndimor. Kulturat demokratike dhe individualiste perëndimore janë shpesh të lidhura me Greqinë Antike.Grekët zbuluan "polisin", ose shtet-qytetin. Këto ideale politike greke ishin ri- zbuluar në shek. XVIII nga filozofët dhe idealistët Evropianë. Greqia gjithashtu dha ndihma të mëdha kulturore: në filozofi, humanizëm dhe drejtësi nga Aristoteli, Sokrati, dhe Plato ; në histori me Herodotusin dhe Thucydidesin ; në letërsinë dramatike dhe narrative me poezitë e Homerit dhe në shkencë me Pythagorasin, Euklidin, dhe Archimedesin. Perandoria Romake Një ndikim tjetër i madh në Evropë erdhi nga Perandoria Romake që la gjurmët e saj në ligj,gjuhë, inxhinieri, arkitekturë, dhe qeveri. Gjatë pax romanës, Perandoria Romake u zgjerua dhe përfshiu, përveç Mediteranit, edhe një pjesë tjetër të Evropës. Stoicizmindikoi perandorët si Hadriani, Antoninus Pius, dhe Marcus Aureliusin , të cilët kishin shpenzuar shumë kohë në kufijtë veriorë të Perandorisë duke luftuar me Gjermanikët, Piktëtdhe Skocezët. Krishterimi u legjitimizua eventualisht nga Konstandini I pas tre shekujsh persekutimi imperial. Terri Evropian. Gjatë rrëzimit të perandorisë Romake, Evropa hyri në një periudhë të gjatë të ndryshimeve që historianët e quajnë "Koha e Migrimeve". Gjatë kësaj periudhe ka pasur një numër pushtimesh dhe migrimesh mes Ostrogothëve, Visigothëve, Gotëve, Vandalëve, Hunëve,Frankëve, Anglëve, Saksonëv e, dhe, edhe më vonë, Vikingëve dhe Normanëve. Gjatë kohëve të errëta, Perandoria Perëndimore Romake ra nën kontrollin e klaneve Kelte, Sllave dhe Gjermanike. Klanet Kelte themeluan mbretëritë e tyre në Gaul, paraprirësit e mbretërive Franke që eventualisht themeluan Francën. Klanet Gjermanike dhe Sllave themeluan domenet e tyre respektivisht në Evropë e Mesme dhe Lindore. Kjo çoi tek themelimi i Perandorisë së Shenjtë Romake, e cila eventualisht u koncentrua në principet Gjermane të Evropës Qendrore.Perandoria Lindore Romake u bë e njohur në perëndim si Perandoria Bizantine.
Mesjeta. Mesjeta ishte e dominuar nga dy "ekelonë" të strukturës sociale: fisnikëria dhe kleri. Feudalizmi u zhvillua në Francë në Mesjetën e hershme dhe u përhap në të gjithë Evropën. Përleshja mes fisnikërisë dhe monarkisë në Angli çoi tek shkrimi i Magna Carta dhe themelimi i një parlamenti.Burimi primar i kulturës në këtë periudhë erdhi nga Kisha Katolike Romake. Nëpërmes manastireve dhe shkollave katedrale, Kisha ishte përgjegjëse për edukimin në pjesën më të madhe të Evropës. Gjatë shekujve XI dhe XII, ndërhyrje konstante nga klanet nomade Turkike, si Kipchakët dhe Pechenegët, shkaktuan një migrim masiv të Popullit Sllavik . Evropa u devastua nga Vdekja e zezë, një nga pandemikët më të rrezikshëm në historinë e njerëzimit që vrau rreth 50 milion njerëz vetëm në Evropë - në atë kohë një e treta e popullsisë së saj. Modernizmi i hershëm. Reneseanca ose Rilindja ishte një periudhë e ndryshimeve kulturore me origjinë në Italinë shekullin XIV. Ngritje e një humanizmi të ri u shoqërua me ringjalljen e diturisë klasike dhe arabe nga libraritë monastike dhe bota Islame. Reneseanca u përhap në Evropë mes shekujve XIV dhe XVII: në këtë kohë lulëzoi arti, filozofia, muzika, dhe shkencat, nën patronazhin e bashkuar mbretëror dhe të fisnikërisë, Kisha Katolike Romake.Reformat gjithashtu lënduan fuqinë e Perandorisë së Shenjtë Romake, ndërsa princët Gjermanë u ndanë mes besimeve Protestante dhe Katolike. Kjo eventualisht çoi tek Lufta tridhjetë vjeçare (1618-1648), që e rrëzoi Perandorinë e Shenjtë Romake dhe shkatërroi pjesën më të madhe të Gjermanisë. Pas Paqes së Westphalias, Franca u bë predominuese në Evropë. Shekulli XIX. Koha e Ndriçimit ishte një lëvizje e fuqishme intelektuale në shekullin XIX në të cilin mendimet shkencore të bazuara në fakte dhe arsye dominuan. Pakënaqësia me monopolin e klerit dhe aristokracisë mbi forcën politike në Francë rezultoi në Revolucionin Francez që çoi tek Republikën e Parë: fisnikëria dhe monarkia u rrëzuan gjatë regjimin e terrorit.Napoleon Bonaparte u forcua pas Revolucionit Francez dhe themeloi Perandorinë e parë Franceze deri më 1815 . Kongresi i Vjenës u mblodh pas rënies së Napoleonit. Kongresi themeloi një barazpeshë të re të fuqisë në Evropë të përqendruar në "pesë fuqitë e mëdha": Britania e Madhe, Franca, Prusia, Habsburg Austria dhe Rusia. Revolucioni Industrial filloi në Britani të Madhe në pjesën e fundit të shekulli të 19-të (XIX) dhe u përhap në gjithë Evropën. Zbulimi dhe implementimi i teknologjisë së re rezultoi me rritje të madhe urbane, punësim masiv dhe ngritjen e një klase të re punëtorësh.[Reformat në sferat sociale dhe ekonomike pasuan, përfshirë ligjet e para në punën e fëmijëve, legalizimin e Unioneve tregtare dhe ndalimin e skllavërisë.
Gjeografia. Në aspektin fiziko-gjeografik, Evropa është pjesë veriperëndimore e regjionit më të madh të njohur si Evroazia, ose Afro-Evroazia: Azia shtrihet në pjesën lindore të këtij regjioni. Kufiri lindor i Evropës shpesh përcaktohet nga Malet Urale në Rusi. Gjeografi i shekullit të parë ADStrabo, mori Lumin Tanais si kufi siç bëne edhe burimet e hershme Judaike. Kufiri Juglindor me Azinë nuk ka përcaktim të zakonshëm. Shumica përdorin Lumin Ural ose,Lumi Emba shërben si kufi i mundshëm. Ky kufi vazhdon në Detin Kaspik, kreshtën eMaleve kaukaze ose, si alternativë, Lumi Kura në Kaukaz, dhe vazhdon në Detin e zi;Bosforin, Deti Marmara, dhe Dardanelet përmbyllin kufirin me Azinë. Deti Mesdhe në jug e ndan Evropën nga Afrika. Kufiri perëndimor është Oqeani Atlantik; Islanda, megjithëse është më afër Grenlandës se Evropës (Amerikë Veriore), normalisht përfshihet në Evropë. Ka debat të vazhdueshëm se ku ndodhet qendra gjeografike e Evropës.Për kah përthyeshmëria e vijës bregdetare Evropa zë vendin parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 38 000 km . Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjera lartë dhe i rrëpinjtë.Gadishujt e Evropës: Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Apenin, Gadishulli Pirinej (Iberik), Gadishulli Skandinav etj. Relievi Relievi në Evropë ka dallime të mëdha brendave zonave mjaft të vogla. Regjionet jugore, sidoqoftë, janë më shumë malore, derisa duke shkuar në veri terreni ulet nga Alpet, Pirinejetdhe Malet Karpate, mes rrafshnaltave, në fushat e gjëra të veriut, që janë më shumë në lindje. Kjo fushë e madhe njihet si Ultësira e Madhe Evropiane, dhe në zemër të saj ndodhetUltësira Veriore Gjermane. Një hark rrafshnaltash gjithashtu ekziston përgjatë bregdetit veriperëndimor, që fillon në pjesët perëndimore të ishujve të Britanisë dhe Irlandës, dhe pastaj vazhdon përgjatë maleve, fjord-cut, spira e Norvegjisë. Klima Evropa shtrihet kryesisht në zonat klimatike mesatare. Klima është : Kontinentale, Mesdhetare (rreth Detit Mesdhe) Oqeanike (Rrethohet me Oqean), Malore (Pasi Ka Male), Polare ne Veri. Klima është e butë në krahasim me zonat tjera me gjatësi gjeografike të ngjajshme në botë për shkak të Rrymës së Golfit.Rryma e Golfit njihet me emrin përkëdhelës "Nxemja Qendrore e Evropës", sepse e bën klimën e Evropës më të ngrohtë se që do të ishte pa të. Temperaturat mesatare jane te ndryshueshme dhe jo stabel.
Hidrografia. Evropa në krahasim me kontinentet tjera ka lumenj të vegjël dhe të shkurtër. Të gjithë lumenjtë e Evropës u takojnë pesë ujëmbledhësve : Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeanit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe. Liqenet më të mëdhenj dhe më të njohur të Evropës janë: Liqeni Kaspik, Lagoda, Onjega, Venern, Liqeni i Zhenevës, Liqeni Bodense, Liqeni i Zyrihut, liqeni Garda, liqeni Komo, Lago Di Magjore, liqeni Him, liqeni Ballaton, liqeni i Shkodrës, liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës etj. Tokat Bimore dhe Shtazore. Bimësia e Evropës është ngushtë e lidhur me klimën, relievin dhe tokat. Zona e bimësisë së tundrave gjatë pjesës më të madhe të vitit, tokat janë të ngrira, janë shterpë dhe pa materie ushqyese. Në jug të tundrës shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë Mbizotërojnë tokat e murme, me pak minerale, diçka më shumë humus, janë të mbuluara me pyje gjethembajtës – pishat, bredhi, mështekna etj. Prej faunës dallojmë lepurin e bardhë, lemingun, derrin e egër, ujkun, ariun e murëm, dhelpëren, sqarthin etj. Zona e pyjeve të përziera shtrihet nën zonën e tajgave.. Në këtë zonë përzihen drunjët gjethëmbajtës dhe gjetherënës, përveç pisha e breut, ahu, bungu frashëri, bliri ëtj. Kjo zonë shtrihet në : Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Suedinë Jugore, Poloni, Rusi Qendrore, Alpe, Karpate etj. Zona stepopyjore dhe stepore ka shtrirje më të madhe në Evropën Lindore, sidomos në Ukrainë dhe pjesën jugore të Rusisë. Në jug shtrihet edhe në Ultësirëne Panonisë, të Vllahisë e deri në Rrafshin e Kosovës. Dominojnë formacionit e barit të ulët, ndësa prej tokash ka më shumë çernozjomi, smonica, toka kafe etj. Zona mesdhetare dallon dukshëm nga zonat tjera nga se këtu dominon klima mesdhetare me verëra të nxehta e pa reshje dhe dimrat butë dhe me reshje. Këtu gjenden formacionet bimore me gjelbrim të përhershëm, gjethe Gjeografia Politike. 28 anëtarët e Bashkimit Evropian janë të integruar politikisht dhe ekonomikisht, vet Bashkimi Evropian formon një pjesë të gjeografisë politike të Evropës. Demografia. Kontinenti i Evropës ka qenë i banuar qyshë në kohën e paleolitit dhe neolitit pra para 20 000 e 10 000 vjetësh. Viset e banuara shtriheshin pothuajse në tërë territorin e Evropës, por viset më të dendura ishin ato të Mesdheut dhe ludinat e lumenjve, arty ku tokat ishin më të përshtatshme për t‘u punuar. Në kohën e Bronzit u shënuan dyndje të popullsisë në gadishujt e evropës jugore: iberët në gadishullin Iberik, ligurët në gjirine
Ligurisë (Itali), etrurët të ardhur prej viseve të Egjeut, Ilirët në gadishullin Ilirik (Ballkanik) etj.Eshte popullsi kryesisht e vjeter. Ekonomia. Evropa duke pasur industri të zhvilluar arriti të zhvilloj edhe bujqësinë. Bujqësia e Evropës është e llojllojshme, ngase këtë e bëjnë të mundshme edhe kushtet natyrore dhe niveli i zhvillimit. Bujqësia e Evropës dallohet me shkallë të lartë të mekanizimit, kimizmit, numër të madh ekspertësh bujqësorë, me popullsi të arsimuar bujqësore, me rendimente të larta në bujqësi dhe në blegtori. Dikur Evropa importonte shumë prodhime bujqësore, ndërsa tash vendet e zhvilluara të Evropës janë eksportuar të shumë prodhimeve bujqësore, sidomos blegtorale. Gjeologjia. Historia Gjeologjike Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Evropa nuk është akoma e plotë. Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Të shtyra nga shtjella nxehtësie në brendësi të tokës pllakat lëvizin me ngadalë, çdo vit nga vetëm disa centimetra. Togje shkrepash kilometra të gjëra çajnë lart, përkulen dhe marrin formë kubeje. Çdo përplasje e re krijon një masiv malor. Kështu lind së pari shtylla kurrizore e Evropës, vargmali kaledonian, me lartësira si ato të Himalajës. Ky është bërthama e një bashkëshkrirjeje të parë evropiane. Më pas kontinenti i ri bredh gjysmën e rruzullit tokësor. Para 300 milionë vjetësh ai kapërcen ekuatorin. Stereja është tashmë e mbuluar nga gjelbërimi. Bimët kanë pushtuar kontinentin që deri pak më parë kishte qenë i shkretë. Evro Azia.Ajo pjesë e Evropës dhe Azisë që për nga kultura dhe historia e tyre janë të ndërlidhura ngushtë midis tyre. Shtetet, territori i të cilave janë të shpërndara në dy kontinente janë: Rusia: 25 % e territorit të Rusisë është në Evropë. Turqia: 3 % e territorit të Turqisë është në Evropë. Qytete. Qytete Evropiane kanë disa karakteristika të përbashkëta. Kështu p.sh për dallim nga qytete e kontinenteve tjera qytete metropole Evropiane nuk janë të orientuara në ndërtesa të larta. Ato më tepër shtrihen duke zënë sipërfaqe të mëdha dhe dke futur në gjirin e tyre edhe qytete që gjenden për rreth tyre. Për këtë shkakë edhe madhësia e qyteteve ndryshonë dukshëm nga rrethi i qytetit. Si do që të jetë si qytete më të mëdha të Evropës llogaritet të jenë Moska, Stambolli dhe Londra.
I.2. Bashkimi Ekonomik dhe Monetar. Ideja e bashkimit ekonomik dhe monetar në Evropë lindi rreth gjysmë shekulli më parë.Ajo ishte pjesë e vizionit të liderëve politikë, të cilët në vitin 1952 themeluan Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (KEQÇ) , të përbërë nga gjashtë vende:Belgjika, Franca,Gjermania,Holanda, Italia dhe Luksemburgu.Gjatë viteve ‘50 e më tej u ndërmorën të tjerë hapa drejt integrimit evropian; kështu në 1958 gjashtë vendet e mësipërme themeluan Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) dhe Komunitetin Evropian për Energjinë Atomike (EURATOM).Këto marrëdhënie do të përforcoheshin e thelloheshin më tej në vite, si fillim nëpërmjet krijimit të Komuniteteve Evropiane (KE), për të vazhduar më pas në Bashkimin Evropian (BE), me adoptimin e Traktatit të Mastrihtit në vitin 1993. Po kështu, do të rritej edhe numri i vendeve anëtare. Në vitin 1973, u anëtarësuan Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, të ndjekura nga Greqia tetë vjet më vonë. Portugalia dhe Spanja u bënë anëtarë në vitin 1986,ndërsaAustria,Finlanda dhe Suedia në 1995.Zgjerimi vazhdoi edhe më tej, kur më 1 maj 2004 u anëtarësuan Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania,Malta, Polonia, Qipro, Republika e Çekisë, Sllovakia dhe Sllovenia. Ndërkohë,Bullgaria dhe Rumania, anëtarët më të rinj të BE-së aderuan më 1 janar 2007. Kriteret te anetaresimit ne B.E-ne. Vendet kandidate që aplikojnë për anëtarësim në BE duhet të përmbushin disa kushte që njihen si kriteret e Kopenhagenit . Këto kritere kërkojnë nga vendet që të sigurojnë (i) institucione të qëndrueshme të cilat të garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve dhe (ii) një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionet konkurruese, në mënyrë që të mund të përmbushin detyrimet e anëtarësimit, përfshir këtu edhe objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar. I.2.a. Faza drejt BEM-it. 1.Tregu i Përbashkët Evropian (1990-1993). 2. Instituti Monetar Evropian (1994-1998). 3. BQE dhe euro.( 1999).
Rruga drejt BEM-it në Evropë kaloi në tre faza. 1. Faza e parë (1990-1993) u karakterizua nga ngritja e një tregu të përbashkët evropian nëpërmjet heqjes të të gjitha pengesave të brendshme ndaj lëvizjes së lirë të personave, të mallrave, të kapitalit dhe të shërbimeve brenda Evropës. 2. Faza e dytë (1994-1998) filloi me krijimin e Institutit Monetar Evropian dhe u përqendrua më së shumti në përgatitjet teknike për monedhën e përbashkët evropiane, në shmangien e deficiteve të larta dhe në konvergimin e politikave ekonomike dhe monetare të shteteve anëtare (për të siguruar stabilitetin e çmimeve dhe financa publike të shëndosha). 3. Faza e tretë nisi më 1 janar të vitit 1999, me fiksimin e parevokueshëm të kurseve të këmbimit,bartjen e kompetencave të politikës monetare tek Banka Qendrore Evropiane(BQE) dhe përdorimin e euros si monedhë e vetme. Më 1 janar 2002, kartëmonedhat dhe monedhat euro u hodhën në qarkullim në vendet pjesëmarrëse dhe në fund të shkurtit 2002 kartëmonedhat dhe monedhat kombëtare nuk gëzuan më kurs ligjor. Politika ekonomike të qëndrueshme dhe pavarësia e bankave qendrore. I.2.b. KRITERET E KONVERGJENCËS Vendet që dëshirojnë të adoptojnë euron si monedhën e tyre duhet të arrijnë një shkallë të lartë "konvergjence të qëndrueshme". Shkalla e konvergjencës vlerësohet në bazë të disa kritereve të shprehura në Traktatin e Mastrihtit, i cili përcakton se një vend duhet të ketë: • nivel të lartë të stabilitetit të çmimeve ; • financa publike të shëndosha; • kurs këmbimi të qendrueshëm; • norma interesi afatgjata të ulëta dhe të qendrueshme. Angazhimi per shtetet te reja per ne Bashkimin Europian. Me fjalë të tjera, për shtetet e reja anëtare hyrja në Bashkimin Evropian nënkupton angazhimin e tyre për të adoptuar euron si qëllim përfundimtar, sigurisht pas plotësimit të kritereve të konvergjencës . BQE dhe Komisioni Evropian përgatisin raporte periodike dyvjeçare ose raporte me kërkesë të një shteti anëtar me derogim - mbi përparimin e bërë drejt përmbushjes së kritereve të konvergjencës. Raportet e konvergjencës, ndër të tjera, marrin parasysh edhe faktorë që ndikojnë në integrimin e vendit në zonën euro.Këto raporte shërbejnë si bazë për vendimin e Këshillit Evropian për të lejuar ose jo një vend anëtar të marrë pjesë edhe në Eurozonë. I.2.c. KARAKTERI STIKAT KRYESORE TË EUROZONËS Përpara se të hynin në Eurozonë, vendet anëtare përfaqësonin ekonomi relativisht të hapura.Megjithatë, sot ato janë pjesë e një ekonomie më të madhe dhe shumë më tepër autonome. Përmasat e Eurozonës e bëjnë këtë ekonomi të krahasueshme me ato më të rëndësishmet në botë, si ekonomia e Shteteve të Bashkuara apo e Japonisë.Me një popullsi prej 329 milionë në 2009, Eurozona është një nga ekonomitë më të mëdha në botë.Në të njëjtën periudhë, Bashkimi Evropian numëron 28 shtete anëtare dhe një popullsi prej 601 milionë banorë, krahasuar me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë që kanë përkatësisht 299 dhe 128 milionë banorë. Për sa i përket prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të shprehur sipas paritetit të fuqisë blerëse , në vitin 2012 Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësonin ekonominë më të madhe në botë me 20.5% të PBB-së botërore, të ndjekura nga Eurozona me 15.2% dhe Japonia me 6.0%.Nëse vendet e zonës euro do të llogariteshin më vete, pjesa e secilit do të ishte shumë e vogël, ku ekonomia më e madhe përbënte vetëm 3.9% të PBB-së botërore në 2012. I.2.e. PËRPARËSITË E EUROS 1. Një treg tërësisht i përbashkët për mallrat dhe shërbimet. 2. Rreziqet nga kursi i këmbimit dhe kostot e transaksioneve u eliminuan. 3. Integrimi i tregjeve financiare. Me Bashkimin Ekonomik dhe Monetar (BEM) ,Bashkimi Evropian shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt krijimit të tregut të brendshëm. Tashmë bizneset dhe konsumatorët e kanë më të lehtë të krahasojnë çmimet dhe të gjejnë furnizuesit më të leverdisshëm për ta në Eurozonë.Veç kësaj,BEMi ka sjellë stabilitet ekonomik dhe monetar në të gjithë Evropën, gjë që ndihmon në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.Po kështu, monedha e përbashkët i dha fund çrregullimeve që shkaktoheshin nga luhatjet e papritura të kursit të këmbimit të monedhave të mëparshme kombëtare.
Përdorimi i monedhave dhe kartëmonedhave euro që nga 1 janari 2002, e ka bërë më të thjeshtë udhëtimin nëpër Eurozonë, pasi çmimet e mallrave dhe të shërbimeve janë lehtësisht të krahasueshme, kurse pagesat kryhen në të njëjtën monedhë në të gjitha vendet e saj. Tregu monetar ndërbankar i Eurozonës është tërësisht i integruar. • Tregu i obligacioneve të shprehura në euro, ka një nivel të mire integrimi, intensiteti dhe likuiditeti, si dhe paraqet mundësi të shumta zgjedhjesh për sa i përket investimeve dhe financimeve. • Tregu i aksioneve të Eurozonës shihet gjithmonë e më shumë si një treg i përbashkët. Aktiviteti i shkrirjes dhe përthithjes në sektorin bankar është rritur nënEurozonë si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkufitar. I.3.Eurosistemi (burimi ; http://eeas.europa.eu/delegations/the_former). I.3.a. Perberja : Përfshin 1. BQE-në dhe bankat qendrore kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, që kanë adoptuar euron (sot 28 vende). 2. Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU). 3. Banka Evropiane e investimeve. 4. Fondi Evropian për investime 5. Fondacione te tjera Financiare investuese me Euro, etj. Pjesmarrja ; Vendet anetare te B.E-se.
Funksionimi ; a) Politik : Skema e thjeshte e funksionimit politik te Eurosistemit. b) Financiar : Skema e thjeshte dhe menyra e funksionimit te Eurosistemit.
I.3.b. DETYRAT E EUROSISTEMIT Eurosistemi ka katër detyra kryesore. 1.Së pari, zbaton politikën monetare të miratuar nga Këshilli Drejtues i BQE-së, që do të thotë vendimet mbi normat bazë të interesit të BQE-së (norma e interesitminimal mbi operacionet kryesore të rifinancimit ,normat e interesit për kredinë njëditore dhe të depozitave njëditore si edhe aty ku është e përshtatshme, vendime që kanë të bëjnë me objektivat monetarë dhe ofertën e rezervave). Përgjegjësia për zbatimin e politikës monetare i përket Bordit Ekzekutiv, i cili për të kryer këtë detyrë u jep udhëzime bankave qendrore kombëtare. Për shembull,Bordi Ekzekutiv përcakton një herë në javë shpërndarjen e likuiditetit për sektorin bankar nëpërmjet operacioneve kryesore të rifinancimit. 2.3.Detyra e dytë dhe e tretë e Eurosistemit është kryerja e operacioneve të këmbimit valutor dhe mbajtja e administrimi i rezervave valutore të shteteve të Eurozonës. Bankat qendrore kombëtare të Eurosistemit kanë transferuar rezerva valutore në BQE, që kapin një total prej 40 miliardë eurosh, nga të cilat 85% janë në zotërime dhe 15% në ar. Për këto rezerva të vendosura pranë BQE-së, që ndryshe quhen edhe pretendime të remunerueshme , bankat qendrore kombëtare përfitojnë interesa në euro. Bankat qendrore të Eurosistemit janë të përfshira në administrimin e rezervës valutore të BQE- së: ato veprojnë si agjentë të saj duke zbatuar udhëzimet për menaxhimin e portofolit, që ajo përcakton. Pjesa e mbetur e rezervës valutore të Eurosistemit i përket bankave qendrore kombëtare dhe administrohet prej tyre.Operacionet mbi këto lloj rezervash rregullohen nga Eurosistemi, veçanërisht ato të cilat e tejkalojnë një nivel të caktuar dhe që kërkojnë miratimin e BQE-së. 4.Detyra e katërt kryesore e Eurosistemit është nxitja e funksionimit normal të sistemit të pagesave.Gjithashtu, Eurosistemi kontribuon në mbikëqyrjen financiare të sistemit dhe ofron këshillim për ligjvënësit lidhur me fushat e tij të kompetencës dhe përpilon statistika financiare dhe monetare.
I.3.c. OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT. Objektivi kryesor i Eurosistemit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve . Pa cënuar arritjen e objektivit të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, Eurosistemi mbështet edhe politikat të përgjithshme ekonomike të Komunitetit Evropian. Neni 2 i Traktatit të Bashkimit Evropian përcakton se Bashkimi Evropian ka për qëllim promovimin ―e përparimit ekonomik dhe social, rritjen e nivelit të punësimit si dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar‖. Eurosistemi kontribuon në përmbushjen e këtyre objektivave duke ruajtur stabilitetin e çmimeve. Gjithashtu, ai mban parasysh këto objektiva gjatë ndjekjes së objektivit të tij të stabilitetit të çmimeve. Në rast konflikti të këtyre objektivave, BQE-ja duhet t‘i jape prioritet ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Eurosistemi vepron sipas parimeve të ekonomisë së tregut të hapur dhe të konkurrencës së lirë që mbështet shpërndarjen efikase të burimeve. I.3.d. KOMUNIKIMI I EUROSISTEMIT. SISTEMI TARGET 2 Sistemi TARGET 2 (Trans-European Automated Real-time Gross settlement Express Transfer) zëvendësoi gjeneratën e pare të sistemit TARGET, i cili filloi të funksiononte në janar të vitit 1999, në të njëjtin vit kur u lançua monedha euro. Ashtu si paraardhësi i tij, sistemi TARGET 2 mundëson shlyerjen e operacioneve të bankave qendrore, të transfertave ndërbankare me vlerë të madhe në monedhën euro si dhe të pagesave të tjera në këtë monedhë. TARGET 2 siguron procesimin në kohë reale, shlyerje në bankën qendrore dhe përfundimtare (te klienti).Megjithatë, ndryshe nga sistemi TARGET, ku procesimi i pagesave ishte i decentralizuar nga bankat qendrore kombëtare, sistemi i ri përdor një platformë të vetme të përbashkët që funksionon e pavarur nga këto banka. Kjo platformë ofron një shërbim më të mirë dhe të harmonizuar, nëpërmjet ekonomive të shkallës, dhe mundëson komisione më të ulëta dhe kosto më të leverdishme. Sistemi i pagesave TARGET 2 nuk ka kufi për vlera minimale apo maksimale.
Duke përdorur sistemin TARGET 2 për pagesat në vlera të mëdha, në mënyrë të veçantë ato në lidhje me veprimet ndërbankare, pjesëmarrësit e tregut marrin një shërbim më shumë dhe japin një kontribut të rëndësishëm në reduktimin e rrezikut sistemik në Bashkimin Evropian, që do të thotë rreziku i ―përhapjes nëpërmjet efektit ngjitës‖ në zona të tjera për shkak të rritjes së numrit dhe vlerës të veprimeve ndërbankare. Brenda këtij kuadri, një zhvillim tjetër është lançimi i Zonës së Vetme të Pagesave Euro (Single Euro Payments Area - SEPA), me të cilën të gjitha pagesat jo-cash në euro konsiderohen si pagesa të brendshme dhe ndryshimi midis veprimeve kombëtare dhe ndërkufitare do të eliminohet.TARGET . I.3.e. Valuta ne perdorim te Eurosistemit. KARTËMONEDHAT Kartëmonedhat euro hynë në qarkullim më 1 janar 2002.Ato kanë shtatë prerje: 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro. Përmasa e secilës prerje është në përpjestim të drejtë me vlerën nominale të saj. Kartëmonedhat përshkruajnë stilet arkitekturale të shtatë periudhave të kulturës dhe historisë evropiane: periudhën klasike, romake, gotike, rilindase, baroke dhe rokoko, arkitekturën e hekurit dhe xhamit dhe arkitekturën moderne të shekullit XX, duke pasqyruar 3 elementë kryesore të arkitekturës: dritaret, portat dhe urat.Asnjë nga motivet e paraqitura në kartëmonedha nuk janë ndërtesa apo monumente ekzistuese. Dritaret dhe portat në anën e përparme të çdo kartëmonedhe simbolizojnë shpirtin e çiltërsisë dhe të bashkëpunimit në Evropë. Ana e pasme e çdo kartëmonedhe tregon një urë. Këto elemente sigurie përfshijnë: filigramën,hologramin, fillin e sigurisë dhe bojën e dukshme të ndryshueshme. Për të ndihmuar njerëzit e verbër ose me shikim të kufizuar janë përfshirë edhe veçori të tjera si germa të gdhendura dhe shifra të mëdha. MONEDHAT Një euro ndahet në 100 qindarka. Gjithsej janë tetë monedha euro: 1, 2, 5, 10, 20, 50 qindarka, 1 euro dhe 2 euro. Secila prej monedhave ka një faqe evropiane dhe një faqe kombëtare. Pavarësisht përkatësisë kombëtare, të gjitha monedhat euro mund të përdoren pa dallim në të gjitha vendet anëtare të Eurozonës.
I.3. g. MBIKËQYRJA BANKARE Përgjegjësia e drejtpërdrejtë për mbikëqyrjen bankare dhe stabilitetin financiar u mbetet autoriteteve kompetente të secilit vend anëtar të Bashkimit Evropian. Megjithatë, në përputhje me Traktatin , Sistemi Evropian i Bankave Qendrore ka për detyrë të kontribuojë në zbatimin normal të politikave të ndjekura nga autoritetet përgjegjëse për mbikëqyrjen e kujdesshme të institucioneve të kreditit dhe stabilitetin e sistemit financiar. Kjo detyrë përmbushet kryesisht në tre drejtime. Së pari, SEBQ-ja monitoron dhe jep një vlerësim rreth stabilitetit financiar në nivel Eurozone/Bashkimi Evropian. Ky aktivitet plotëson dhe mbështet veprimtaritë përkatëse në nivel kombëtar të bankave qendrore dhe të autoriteteve mbikëqyrëse me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar në vendet përkatëse. Së dyti, SEBQ jep këshilla për formulimin dhe rishikimin e kërkesave rregullatore dhe mbikëqyrëse të institucioneve financiare.Një pjesë e mire e këtij këshillimi realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes së BQE-së në organet përkatëse rregullatore dhe mbikëqyrëse evropiane dhe ndërkombëtare siKomiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare, Komiteti Bankar Evropian dhe Komiteti i Mbikëqyrësve Bankarë Evropianë. Së treti, BQE-ja promovon bashkëpunimin midis bankave qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse për çështje me interes të përbashkët (për shembull,mbikëqyrja e sistemit të pagesave,menaxhimi i krizës financiare). Këto aktivitete organizohen me ndihmën e Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare (një nga komitetet e SEBQ të përmendura në paragrafin 2.7), i cili mbledh së bashku ekspertë të bankave qendrore dhe të autoriteteve mbikëqyrëse të BE-së. I.3.k. FUNKSIONET KRYESORE TË EUROSISTEMIT JANË: • formulimi dhe zbatimi i politikës monetare për Eurozonën; • kryerja e operacioneve në tregun e këmbimit valutor dhe ruajtja e administrimi i rezervave valutore zyrtare për vendet e Eurozonës; • emetimi i kartëmonedhave euro; dhe • mbështetja për funksionimin e duhur të sistemit të pagesave.
FUNKSIONE TË TJERA JANË: • të mbledhë informacionin e nevojshëm statistikor nga autoritetet kombëtare dhe nga agjentët ekonomikë, si për shembull nga institucionet financiare; • të mbikëqyrë zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar; dhe • të përkrahë shkëmbimin e informacionit midis Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të çdo vendi. BE dhe E.C.B. mbeten të angazhuara aktivisht në çuarjen përpara të procesit të permiresimit të infrastrukturës në vend. Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit që ka me Shqipërinë, BE ofron asistencë të gjithanshme nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Asistencës Përpara Anëtarësimit (IPA). Kuadri i ardhshëm IPA do të fillojë në 2014 dhe pritet të jetë sipas strategjive sektoriale. Banka do të mbetet e angazhuar për projektet e përbashkëta të bashkëfinancuara me Komisionin e BE-së dhe BEI-n, duke përfshirë edhe projektet e lindura përmes WBIF. Projektet e kohëve të fundit për rrugë, siç janë rreth-kalimet e Fierit dhe Vlorës, rrugët rajonale dhe rurale, si edhe projekti në Portin e Durrësit për ndërtimin e një terminali të ri për tragetet dhe rehabilitimin e kalatave 7 dhe 8, priten të ecin drejt përfundimit. Bashkëpunimi i ardhshëm në sektorin e transportit pritet të përqendrohet më shumë te projektet për hekurudhat dhe portet. Hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë projekti i parë pilot gjatë 25 viteve të fundit në sektorin hekurudhor, për të cilin është duke u përgatitur projekti i hollësishëm me asistencën e Komisionit të BE-së. Projektet në të ardhmen do të synojnë rritjen e integrimit rajonal, sidomos nëpërmjet një kapaciteti më të madh transportues, perms modernizimit të hekurudhave drejt IRJ te Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe perms rritjes së veprimtarive komerciale në portet e tjera, si Vlora, Porto Romano, Shëngjini, etj. Krahas këtyre, sektori i trajtimit të ujërave dhe i kanalizimeve është një sektor ku Banka, së bashku me BE-në, BEI-n, BB-në dhe donatorë të tjerë dypalësh do të synojë të trajtësojë kuadrin e duhur financues që nxit mbulimin e kostove dhe qëndrueshmërinë në kohë. Si perfundim te gjitha keto projekte dhe te tjerat, shoqerohen me futjen ne vendin tone te monedhes Euro, e cila do te sherbeje per tu perdorur nga perfituesit te ketyre investimeve.
Kapitulli II-te : Institucionet Financiare Europiane, qe operojne me investimet ne Euro ne vendin tone. Ne vendin tone B.E-ja operon nepermjet Institucioneve Financiare Europiane te cilat jane. 1. Banka Qendrore Evropiane – ECB. 2. Banka Investive Evropiane – EIB 3. Bnka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – EBRD. 4. Fondet e Unionit Evropia (disa prej tyre). 4.1 Programi PHARE 4.2 Programi CARDS 4.3 Agjencioni Evropian për Rindërtim – AER 4.4Programi TEMPUS. Etj. II-1. Banka Qendrore Evropiane-E.C.B. Ajo është themeluar më 1 qershor 1998 dhe është një nga bankat qendrore më të reja në botë. Ruan stabilitetin e çmimeve në Eurozonë. M3: agregati monetar M3 është përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane si paraja në qarkullim plus zotërimet e rezidentëve të Eurozonës (përveç bankave qendrore) si: depozita njëditore, depozita me afat deri në dy vjet, depozita likuide deri në tre muaj, repo, zotërime në tregun e parasë, letra me vlerë me maturitet deri në dy vjet. Selia është në Frankfurt II-1. a. Detyrat e Bankës: -Emitimi i Euro-së -Përcaktimi dhe menaxhimi i kapitalit -Përcaktimi dhe mbajtaja e rezervave monetare.
Strategjia mbështetet në dy shtylla kryesore: Shtylla e pare Paraja. Shtylla e dytë ; Vlerësimi i përgjithshëm, i ardhmërisë së ecurisë së çmimeve dhe i rreziqeve që kërcënojnë stabilitetin e çmimeve në Eurozonë. Selia ; Frnankfurt Gjermani. II-1. b. Organet te Bankes Qendrore.E.C.B. Këshilli Qeverisës Drejtues – përbëhet nga Presidenti Zv/Presidenti dhe 28 guvernatorët e Bankave Qendrore. Është organi më i lartë vendimmarrës i Bankës. Këshilli drejtues: një nga organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane. Ai përbëhet nga të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanë adoptuar monedhën euro . Bordi ekzekutiv –Bordi Ekzekutiv: një nga organetvendimmarëse të Bankës Qendrore Evropiane. Ai përbëhet nga Presidenti, Zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe katër anëtarë të tjerë. Fig : Funksionimi i E.C.B.
II-1. c. OPERACIONET FINANCIARE MË TË RËNDËSISHME TE BANKES. 1.Operacionet rifinancuese përdoren për të siguruar likuiditet të mjaftueshëm në sistemin bankar dhe për të sinjalizuar pozicionin e politikës monetare. Ato kryhen një herë në javë dhe kanë maturitet dyjavor. 2.Operacione rifinancimi afatgjata janë transaksionet që sigurojnë likuiditet, por që kryhen në frekuenca mujore dhe kanë maturitet tremujor. 3.Operacionet rregulluese kryhen në raste të veçanta me qëllim rregullimin e normave të interesit dhe administrimin e likuiditetit në treg kur ka luhatje të papritura të tij. 4.Vendosja e rezervës së detyrueshme mbi institucionet e kreditit, synon të stabilizojë kërkesën për paratë e bankës qendrore. Secili nga institucionet e kreditit duhet të mbajë një depozitë pranë Eurosistemit, e llogaritur si përqindje e depozitave të klientëve të institucionit. Kjo gjë stabilizon normat e interesave në tregun e parasë. 5.Kredia njëditore e ofruar nga Banka Qendrore Evropiane i lejon palës tjetër (institucioneve financiare si bankat) të marrin likuiditet njëditor nga Eurosistemi. E kundërta ndodh për depozitat njëditore që institucionet mbajnë pranë Bankës Qendrore Evropiane 6.Sistemi TARGET ; Tregu i Eurozonës nuk mund të funksiononte pa mbështetjen në sistemin e pagesave të njohur me emrin TARGET. Ky sistem lidh së bashku sistemet e pagesave të 15 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me njëra-tjetrën dhe me Bankën Qendrore Evropiane. Kjo mundëson transferimin e sasive të konsiderueshme të parave ndërmjet llogarive bankare nga një cep i Bashkimit Evropian në cepin tjetër brenda pak minutave, në mos brenda pak sekondave. Sistemi TARGET lehtëson zhvillimin e një tregu të njësuar të parasë në Evropë dhe mundëson pagesat ndërmjet vendeve, prej rreth 400 miliardë euro në ditë.
II-2.Banka Investimeve Evropiane – EIB. U themelua me marrveshjën e Romës, kurse punen e filloi me 1959. Roli: Të mundësojë financat afatgjate për investime në projekte që kanë të bëjnë me BE-në Selia: Luksemburg Antarët: 28 vendet antare të BE-së Investon 50% / 50% ne vendin ku ka projektin per investim. Masa e Investimit - 25 milionë euro. II.2.a. Fushat kryesore te Investimit te E.I.B-se. Energjetikë Infrastrukturë Industri. Etj. Investimet tipike të tjera te Bankës Investimet në ndërmarrje të vogla dhe të mesme Ndërtimi i infrastrukturës transportuese Prodhimin e energjisë, transferin dhe distribuimin Infrastrukturen telekomunikuese Ruajtjen e ambientit natyror dhe urban Investimet në kapitalin njerëzor. Etj. II.2.b. Organet te E.I.B-se. a) Bordi i guvernatorëve – 28 antarë. Formon politikat dhe rregullat kreditore. b) Bordi i drejtorëve – 29 anetare (Bordi i drejtorëve: një nga çdo Shtet anëtar plus nje anetar nga komisioni Evropian). Bordi vendos për dhënien e kredive. c) Komiteti Menaxhues – është organ ekzekutiv nën autoritetin e Presidentit. Te tjera : Banka Evropiane e Investimeve (BEI) është Banka e Bashkimit Evropian. Ajo është pronësi e Shteteve Anëtare dhe misioni i saj është të huazojë para për investime që përkrahin synimet e Bashkimit Evropian — për shembull, në fushën e rrjeteve të energjisë dhe transportit, qëndrueshmërinë e mjedisit dhe inovacionit. Fokusi i BEI-së është rritja e vendeve të punës dhe potencialit zhvillimor në Evropë, përkrahja e veprimeve lidhur me klimën dhe përkrahja e politikave të BE-së përtej kufijve të vet. Çfarë bën BEi Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësi dhe kreditori më i madh multilateral, që ofron financa dhe ekspertizë për projekte të shëndosha dhe të qëndrueshme investimi, kryesisht në BE. BEI nuk përdor paratë nga buxheti i BE-së. Ajo financon vetveten me anë të lëshimit të bonove në tregjet financiare botërore. BEI është vlerësuar me AAA. BEI zakonisht huazon deri në 50 % të kostos së projektit. Duke vepruar si një katalizator, ajo tërheq kofinancimin nga burime të tjera. Për kredi mbi 25 milionë euro, BEI huazon drejtpërsëdrejti në organet shtetërore dhe ato të sektorit publik, siç janë qeveritë dhe ndërmarrjet. Për kredi më të vogla, BEI mundëson linja kreditore për bankat komerciale dhe institucione të tjera financiare, të cilat pastaj i huazojnë fondet e BEI-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ose projektet më të vogla të ndërmarra nga huamarrësit e sektorit publik. Brenda BE-së, BEI ka gjashtë prioritete për aktivitetet e veta të kreditimit: 1. Përmirësimi i kohezionit dhe konvergjenca midis vendeve dhe rajoneve të BE-së; 2. Përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; 3. Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit dhe komuniteteve të qëndrueshme; 4. Zbatimi i ekonomisë së njohurive; 5. Ndihma në zhvillimin e Rrjeteve Tej-Evropiane për transport dhe energji (TEN); 6. Krijimi i furnizimeve të qëndrueshme, konkurruese dhe të sigurta të energjisë. Si funksionon BEI. BEI është institucion autonom që merr vet vendimet e huamarrjes dhe kreditimit sipas meritave të çdo projekti veçmas dhe në bazë të mundësive të ofruara nga tregjet financiare. Banka bashkëpunon me institucionet e tjera të BE-së, sidomos me Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave.Vendimet e Bankës Evropiane të Investimeve merren nga organet në vijim: a) Bordi i Guvernatorëve përbëhet nga ministra (normalisht ministrat e financave) të të githa Shteteve Anëtare. Ky bord përcakton politikën e përgjithshme të Bankës për kreditim. b) Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Presidenti i Bankës, përbëhet nga 29 anëtarë, 28 të emrëuar nga ShtetetAnëtare dhe një nga Komisioni Evropian. Ky bord miraton operacionet e huamarrjes dhe kreditimit. c) Komiteti i Menaxhimit është organi me orar të plotë ekzekutiv i Bankës. Ky komitet trajton punën e përditshme të BEI-t. II-3.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim –BERZH- EBRD (1991) Organizimi i saj me Presidentin e Bankes. II-3.a.Organet kryesore të Bankës • Bordi i Guvernatorëve – 28 guvernatorë • Bordi i Drtejtorëve Ekzekutivë- 24 antarë • Presidenti i Bankës - me mandat 4 vjeçar Dy sektore operative: 1.Sektori për investime komerciale; dhe 2.Sektori për zhvillim. Selia është në Londër Objektivi kryesor nepermjet Investimit per ; Rindërtimin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. II-3.b. Vendet ku operon me investime ; Albania, Armenia, Azerbaijan, Belarus , Bulgaria, Croatia, Estonia, Georgia, Hungary, Jo rdan, Kazakhstan,Kosovo, Kyrgyzstan, Latvia, Liechtenstein, Lithuania, Macedonia, Mold ova, Mongolia, Montenegro, Poland, Romania, Russia, Serbia,Slovakia, Slovenia, Tajikist an, Turkmenistan, Ukraine ,Uzbekistan dhe Bosnje Hercegovina. Gjer në fund të vitit 2012, Banka ka nënshkruar gjithsej 56 projekte në Shqipëri, me një vlerë totale investimi nga BERZH-i prej 667 milion Euro qysh prej fillimit të operacioneve në vitin 2002. Mesatarisht, për çdo 1 Euro investim nga BERZH-i janë thithur 2,5 Euro investim nga partnerët e tjerë, duke nënkuptuar një vlerë projektesh gjithsej prej 2,33 miliard Euro. Shperndarja e portofolit të investimit ne Euro te BERZH, derimetani është si vijon: 37 për qind për infrastrukturë, 33 për qind për energjetikë, 22 për qind për industri, tregti dhe agrobiznes dhe 7 për qind për institucione financiare. Kjo shpërndarje përfaqëson në përgjithësi nevojat dhe mundësitë për investime në ekonominë shqiptare gjatë kesaj periudhe. Gjatë periudhës 2002-2011, Banka i rriti veprimtaritë e financimit në Shqipëri, pjesërisht në përgjigje të një zvogëlimi të burimeve alternative të fondeve në kushtet e krizës evropiane të borxhit sovran dhe të efektit që ka pasur kjo krizë në vendet fqinje si Greqia dhe Italia. Gjatë vitit 2011, Banka arriti rekorde të reja me një vëllim vjetor pune prej 96 milion Euro dhe me shumë bruto të lëvrimeve prej 93 milion Euro. Pjesa që zë sektori privat në portofolin e BERZH-it në Shqipëri është rritur gradualisht gjatë periudhës së strategjisë së mëparshme për Shqipërinë, nga 27% në vitin 2002 në 56 % në vitin 2012. Një prirje tjetër pozitive gjatë viteve të fundit është zvogëlimi i përqindjes së shumave jo të tërhequra: nga 44 % në vitin 2002 në 30 % në vitin 2011. BERZH.ka miratuar strategjine e saj per investimet ne vendin tone. Pas miratimit të Strategjisë, Banka ka angazhuar 230 milion Euro për 25 projekte të reja. Edhe pse kushtet e tregut kanë qenë të vështira, Banka ka pasur bashkëpunim të fuqishëm per investime në sektorin privat dhe në sektorin publik. Bashkëpunimi me BE- në, nëpërmjet kuadrit të WBIF-së (Projekt i B.E-se) dhe gatishmërisë së fondeve të B.E- se, e ka rritur mundësinë për t‘i përballuar investimet publike, duke e ndihmuar Qeverinë të kapërcejë disa prej kufizimeve të shkaktuara nga hapësira e kufizuar fiskale dhe kriza ne vend. Janë zhvilluar programe të tjera teknike në fusha të tilla si transporti, energjetika, infrastruktura komunale dhe përmirësimet ligjore dhe rregullatore në mbështetje të reformave sektoriale dhe zhvillimit të sektorit privat. Nga operacionet financiare te investimeve te BERZH, me shume eshte investuar ne Bizneset ne masen 50 %, nga vendet pjesmarrse ne projekt investim.
II- 4. Fondet e Unionit Evropian. 4.1. Programi PHARE 4.2. Programi CARDS 4.3. Agjencioni Evropian për Rindërtim – AER 4.4.Programi TEMPUS 4.5. Fondi Evropian për investime II-4.1. Programi PHARE – 1989. PHARE përqëndrohet në dy projekte kryesore: 1. Ndërtimi i institucioneve demokratike 2. Mbështetja e investimeve 4.2 Programi CARDS Investimet në periudhën 2000-2012 janë: - Zhvillimi institucional dhe legjislativ në harmoni me normat e UE-së - Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik me reforma të nevojshme - Zhvillimi dhe hapja e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimoë - Kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur 4.3 Agjencioni Evropian për Rindërtim – AER Selia është në Selanik Qendrat operative – Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe Shkup. 4.4 Programi TEMPUS Aktivitetet ndahen ndahen në 3 faza: Faza e parë 1990-94 Faza e dytë 1995-99 Faza e tretë 2000-12 Aktivitetet e këtij Programi janë shtrirë në drejtim të: - Ndihmës në krijimin e programeve të reja mësimore - Ndihmës institucioneve arsimore që të ristrukturohen - Mbështetje në hartimin dhe implementimin e reformave dhe zhvillimin strategjik, etj. Me poshte jane paraqitur grafikisht se si ka qene shperndarja e ivestimeve ne million Euro, nga ana e fondeve te mesiperme, qe kane investuar ne vendin tone prej vitit 2002- 2012. Per keto te dhena jane perdorur informacioni i grumbulluar nga Raportet te Bankes se Shqiperise, dhe INSTAT. per vitet ku shqyrtohet keto inestime. Nga keto programe jane perfituar shumat te mesiperme, me te dhenat te pasqyruara ne grafikun, te cilat jane ne mil, Euro. Shic shihet ne fillimin e vitit 2000 peshen me te madhe me investime e ze programi Phare me 10 mil.i ndjekur nga programi Cards me 8 mil.pas tij investimet me programin A.E.R.me 5 mil. Euro dhe ne fund nga programi TEMPUS ME 2 mil. Euro. Ne vazhdimesi kemi investimet simbas grafikut, ku masen me te madhe te investimeve e kane ne vitet 2008-2009 dhe ne vazhdimesi jane ulur per shkak te krizes. 4.5. Fondi Evropian për investime BEI është aksioneri kryesor në Fondin Evropian të Investimeve (EIF) që financon investimet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë 99 % të ndërmarrjeve në BE dhe punësojnë mbi 100 milionë evropianë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shpesh e kanë shumë vështirë të marrin financat e nevojshme për të investuar dhe për t‘u zhvilluar. Fondi Evropian për Investime plotëson këto nevoja përmes kapitalit dhe instrumenteve për rrezik financiar — që arrijnë vlerën në disa miliardë euro në vjet.
Kapitulli III-te : Institucionet Financiare Bankare ne vendin tone.Roli i tyre ne ekonomine e vendit, dhe operacionet financiare te tyre me monedhat Lek dhe Euro. Ekonomia jonë aktualisht perjeton rritme relativisht të larta rritje.Bashkë me karakteristikat dhe vështirësitë e fazës në të cilën ndodhet,ekonomia jonë mbart me vete edhe potenciale ende të pashfrytëzuara zhvillimi.Sistemi financiar,dhe konkretisht ai bankar është pa as më të voglin dyshim,katalizatori apo më saktë laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur.Aktiviteti bankar përbën një drejtim te rëndësishëm të transfertës së burimeve dhe fondeve.Subjektet sufiçitare në burime dhe fonde i transferojnë ato tek subjektet defiçitare.Në këtë mënyrë përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe bashkë me të shtohet dhe pasuria kombëtare.Aktiviteti bankar luan rol te rëndësisëm në përcaktimin e standarteve te jetesës në ekonomitë moderne.Aftesia e institucjoneve bankare për të stimuluar dhe mbledhur kursimet e publikut dhe për të kanalizuar fondet e investimeve fitimprurëse të njësive ekonomike,i lejon ato që të jenë ndër faktorët percaktues ne rrugën e zhvillimit ekonomik.Në vëndet si Shqipëria ku format alternative të financimit,si tregjet e kapitalit nuk janë zhvilluar ende ndikimi i bankave per qarkullimin e Lek dhe Euro rritet në mënyre të ndieshme. Në këtë këndvështrim dëshiroj ti bëj një pasqyrim të shkurtër rolit te bankave në ekonominë shqiptare, qe ka te beje me perdorimin e monedhave Lek dhe Euro duke ju përgjigjur pyetjeve të tilla si: 1. Në ç‘farë niveli zhvillimi ndodhet aktualisht sistemi ynë bankar? 2. Sa i sigurt është sistemi bankar? 3. Sa ndihet roli i ti në shpejtimin ekonomik të vëndit ? 4. Çfarë duhet bërë që rritja ekonomike të jetë e qëndrushme ? 5. Sa e ka ushqyer sistemi bankar si një kanal kryesor kreditues,ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit? 6. Cilat ishin faktorët e rritjes së rolit të bankave në kreditimin e ekonomisë?etj…
III-1.a . ZHVILLIMET NE SEKTORIN BANKAR SHQIPTAR Ndryshimet e thella politike në Shqipëri në fillimet e viteve‗90 e bënin të domosdoshme kryerjen e reformës në ekonominë shqiptare, që do të bënte të mundur transformimin nga sistemi i ekonomisë së planifikuar drejt sistemit të ekonomisë së tregut. Një element mjaft i rëndësishëm në fushën reformave strukturore për të gjitha vëndet që u futën në rrugën e ekonomisë së tregut ishte edhe reforma në fushën e sistemit financiar e atij bankar. Reforma në këtë fushë mori një rëndësi të madhe në arritjen e stabilizimit makroekonomik. Sistemi financiar në vëndin tonë i konceptuar si tërësi e tre komponentëve: institucioneve, tregjeve dhe instrumenteve financiare, ka përballuar mjaft sfida e vështirësi në rrugën e zhvillimit e të konsolidimit të tij. Nuk mjaftuan kushtet e disfavorshme makroekonomike, financiare dhe prapambetja në zhvillimin e institucioneve bankare e financiare në të cilat kjo reformë filloi, por ajo u përball edhe me mjaft vështirësi të brendëshme të saj që buronin nga rritja e vazhdueshme e kredive të këqija, mungesa e eksperiencës në fushën e mbikëqyrjes bankare, ineficienca e sistemit të pagesave etj.. Këto vështirësi arritën kulmin me krizën e piramidave, që shërbeu si një shkëndijë që destabilizoi gjithë vëndin dhe e futi ekonominë shqiptare në një kolaps të plotë. Për vetë trashëgiminë dhe nivelin e arritur të zhvillimit, sistemi bankar zë peshën më të rëndësishme në sistemin financiar të vëndit tonë. Vitet 1991-1992 shënuan krijimin e sistemit të ri bankar nga pikëpamja e organizimit sipas modelit të vëndeve perëndimore.Kuadri ligjor në këtë periudhë bëri të mundur kalimin e sistemit bankar një nivelor në sistem bankar dynivelor. Si bankë e nivelit të parë u krijua Banka e Shqipërisë (BSH) me atributet e një banke qëndrore, ndërsa në nivelin e dytë operonin tre banka me kapital shtetëror: Banka Kombëtare Tregëtare (BKT), Banka e Kursimeve (BK) dhe Banka e Bujqësisë dhe e Zhvillimit që shpejt ndërroi emrin në Banka Tregtare Agrare (BTA). Zhvillimet e viteve të mëvonshme u karakterizuan nga kryerja e reformave në këto banka si dhe krijimi dhe zgjerimi i veprimtarisë bankare nga banka të reja private. Reforma në sistemin bankar, e cila synonte rritjen e efektshmërisë në tregun bankar, krahas realizimit, fillimisht të ristrukturimit, u mbështet në privatizimin e tyre.Si rrjedhim në Shqipëri operojnë 16 banka. Struktura e sistemit bankar dhe financiar në fund të vitit 2012 përbëhet nga 16 banka tregtare, 21 subjekte financiare jobanka, 1 zyrë përfaqësimi e bankës së huaj, 322 zyra të këmbimit valutor, 126 shoqëri të kursim-kreditit dhe 2 unione të shoqërive të kursim- kreditit. Sipas origjinës së kapitalit në strukturën e sistemit bankar, 13 banka janë me kapital privat tërësisht të huaj dhe 3 banka me kapital privat të huaj dhe vendas (siç tregohet në grafikun 1). Ndërkohë, në strukturën e subjekteve financiare jobanka, 5 subjekte financiare jobanka janë tërësisht me kapital privat të huaj, 3 subjekte janë me capital privat të huaj dhe vendas, 2 subjekte janë me kapital publik vendas dhe 11 subjekte me kapital privat vendas. Zyrat e këmbimit valutor dhe shoqëritë e kursim- kreditit janë në pronësi private vendase. III.1.b. Raporti per Ekonomine Shqiptare b.1. Ne kontekstin Makroekonomik. Ekonomia shqiptare bie në sy në rajon, gjatë këtyre viteve të fundit, si një ekonomi që i ka bërë ballë krizës globale ndjeshëm më mirë se vendet fqinje. Ndërkohë që Evropa juglindore ka hyrë në një recesion të thellë në vitin 2009 dhe ka bërë përpjekje të mëdha për rimarrë veten, PBB-ja e Shqipërisë ka vijuar të rritet çdo vit, paçka se me një shkallë më të ulët në raport me periudhën përpara krizës. PBB-ja reale u rrit me 3,6 për qind në vitin 2009 dhe 3,8 për qind në vitin 2010, duke theksuar izolimin relativ të ekonomisë nga tronditjet ekonomike gjetkë, pjesërisht falë fluksit të dërgesave private nga jashtë dhe kërkesës së brendshme relativisht të qëndrueshme. Mirëpo, shifrat më të fundit makroekonomike nxjerrin në pah një ngadalësim të veprimtarisë ekonomike, sidomos në kushtet e përkeqësimit të situatës në disa tregje kyçe të BE-së, si Greqia dhe Italia. Shkalla e rritjes së ekonomisë u ngadalësua në 3,1 për qind në vitin 2011 dhe pritet të bjerë më poshtë në një shkallë të parashikuar (tani për tani) në 1,2 për qind në vitin 2012. Ngadalësimi mund të shpjegohet me disa faktorë të ndryshëm. Rritja e eksporteve ka rënë ndjeshëm pas mesit të vitit 2011 si pasojë e një kërkese më të dobët nga jashtë vendit. Edhe kërkesa e brendshme është ngadalësuar, duke pasqyruar besimin në rënie dhe një nervozizëm në rritje të konsumatorëve dhe investitorëve në lidhje me të ardhmen afatshkurtër ekonomike. Rritja e kreditimit për ekonominë është shumë e vogël e shprehur me shifra vjetore dhe niveli i kredive problematike mbetet e lartë në rreth 19 për qind e kredive gjithsej. Niveli i dërgesave private nga jashtë, një burim jetik të ardhurash për shumë shqiptarë, ka qëndruar i lartë mjaft mirë, por mund të pritet të bjerë më tej për shkak të problemeve ekonomike në Greqi dhe Itali, që janë dy vendet kryesore prej nga vijnë dërgesat private nga jashtë. Nga ana e jashtme, përqindja që zënë eksportet e Shqipërisë në PBB-në e saj është e ulët në krahasim me vendet fqinje, edhe pse kjo përqindje është rritur gjatë periudhës së strategjisë, me rritjen e mundësive për hyrjen e eksportuese shqiptarë në tregjet jashtë vendit. Eksportet kryesore vijojnë të jenë tekstilet dhe mineralet. Deficiti I llogarisë korrente është ende i madh, rreth 13 për qind i PBB-së në vitin 2011. Përkundër vazhdueshmërisë së deficiteve të llogarisë korrente gjatë këtyre viteve, rezervat valutore mbeten në një nivel relativisht të mirë (duke mbuluar rreth 4,5 muaj importe në vitin 2011) dhe borxhi i jashtëm gjithsej është më pak se 40 për qind I PBB-së, më i ulëti në rajonin e Evropës Juglindore. Flukset hyrëse të investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD) në fakt janë rritur gjatë viteve të fundit, me mesatarisht 1 miliard Euro, gjatë periudhës 2009-2011, përkundër prirjes rajonale. Mirëpo, këto shifra janë ndikuar shumë nga disa privatizime kryesore,ndërsa gjer tani, IHD-të në formën e investimeve të reja në Shqipëri janë të kufizuara.
Persa i takon të ardhmes, parashikimet afatshkurtra për ekonominë janë tejet të paqarta, në kushtet e paqartësive të tanishme (mesi i vitit 2012) rajonale dhe botërore. Shqipëria është mjaft e pambrojtur nga pasojat e negative, po të kemi parasysh lidhjet e ngushta tregtare dhe investuese me Greqinë dhe Italinë, megjithëse autoritetet në vend kanë bërë një punë të lëvdueshme për t‘u përgatitur për situatat e ndryshme të përhapjes së krizës dhe për ta mbrojtur sa më shumë ekonominë dhe sistemin financiar nga pasojat e krizës. Në periudhën afatmesme, Shqipëria ka një potencial të madh për të arritur vendet e tjera: PBB për frymë, e korrigjuar për standardet e fuqisë blerëse, është diçka më pak se 31 për qind e mesatares së 28 Shteteve Anëtare të BEsë,sipas vleresimeve të Eurostat-it. Mirëpo, për ta realizuar këtë potencial do të jetë I nevojshëm një angazhim i vazhdueshëm, si edhe zbatim i prioriteteve të reformave, të cilat evidentohen më poshtë. Burimet private të kapitalit Në nivel Kombetar, Shqipëria historikisht është mbështetur tek fondet e donatorëve dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare ndërsa mundësia e përdorimit të burimeve private të kapitalit ka qenë e kufizuar. Gjithsesi, në nëntor 2010 pati një ngjarje historike, me prezantimin e parë të Eurobondit shqiptar: një obligacion pesëvjeçar prej 300 milion Eurosh, me kupon 7,5 për qind. Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet nuk kanë pasur dëshirë të dalin përsëri në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për shkak të situatës aktuale të paqëndrueshme në ekonominë botërore. Dy prej agjencive ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit, ―Standard & Poor‘s‖ dhe ―Moody‘s‖, e vlerësojnë borxhin shtetëror të Shqipërisë me notën e mosinvestimit: B+ nga S&P dhe B1 nga ―Moody‘s‖ në qershor 2012 (―Fitch ratings‖ ende nuk jep vlerësim për Shqipërinë). III-2. PESHA QE ZE SEKTORI BANKAR NE EKONOMINE SHQIPTARE Të gjitha bankat janë‖ shkundur‖ nga pozicjonet e tyre të mëparshme ,duke ju përgjigjur konkurencës në rritje që ka ardhur nga tregu.Janë të shumtë faktorët që kanë përcaktuar këtë rritje të madhe të konkurencës në periudha të ndryshme,megjithatë është e rëndësishme që rezultantja e të gjitha arsyeve është një zhvillim më i madh i sistemit bankar dhe një fluks më i madh kapitalesh drejt ekonomisë vendase.Një fakt i vecantë per tu përmendur në këtë zhvillim është se bankat jo vetëm kanë orjentuar investimin e fondeve të depozituesve shqiptar drejt ekonomisë së vendit,por edhe kanë huazuar fonde të huaja për t‘i investuar në ekonomi.Ky është një tregues i rëndësishëm i rritjes së interesit të operatorve të mëdhenj bankare ndërkombëtare si dhe i lidhjes gjithnjë e më të madhe të tregut financiar vendas me tregjet e huaja.Ky zhvillim i aktivitetit kreditues erdhi në rritje që gjatë viteve 2007-2008 ,vite të cilat u karakterizuan nga rritja e ndieshme e nivelit të reklamimit të produkteve bankare.Zhvillimet e tregut bankar ndëruan kah ndjeshëm.Në fakt ky ndryshim i kahut nuk i erdhi si rezultat i drejtpërdrejtë i ndikimit të efekteve të krizës finanziare ndërkombëtare.Ishte sjellja e konsumatorit vendas ajo që filloi gjenerimin e një sëre efektesh në politikat e mëtejshme të bankave.Depozituesit vendas,nën efektin e një morie lajmesh negative nga tregjet financiare ndërkombetare ,filluan të tërhiqnin depozitat e tyre nga bankat.Në keto kushte ,bankat u përballën me sfidat e menaxhimit të situatës së likuiditetit dhe harxhuan mjaft burime dhe energji në këtë drejtim.Sistemi bankar i shëndetshëm ka qënë arsyeja që Shqipëria ka mundur të përballojë krizën ekonomike. Sistemi bankar i përballoi me sukses ndikimet e krizës ekonomike botërore. Faktet tregojnë se falë politiks qeveritare dhe duke qënë që bankat shqiptare nuk janë pjesëmarrëse në bursat evropiane dhe botërore, kanë bërë që asnjëra nga këto banka të mos ketë probleme falimentimi, e shqiptarët të mos humbasin kursimet e tyre.Bankat e shqipërisë përballuan më së miri dhe në kohë kërkesat e depozitusve duke bërë të mundur jo vetëm përballimin e situatës por edhe qetësimin e sjelljes irracionale të individëve dhe sheshimin e dyshimeve për një rrezik të mundshëm të sistemit bankar.Megjithatë ,këto zhvillime nuk kaluan pa prekur zhvillimin e veprimtarisë bankare.Tërheqjet e depozitave sollën nevojën e një administrimi më të mirë të likujditetit të bankave si dhe të parashikimeve për situatat e ardhme.Këto zhvillime sollën uljen e likujditetit të bankave ,megjithse asnjëherë nuk ranë në nivele të atilla,sa të rrezikojnë stabilitetin financiar dhe ecurinë e mëtejshme.Pas kësaj situate ,bankat filluan të përballen me rreziqe që vinin nga tregu .Rreziku më i ndjeshëm ishte ai i kursit të këmbimit,ndaj operatorët bankar kanë filluar ta kanalizojnë huadhënien më shumë drejt monedhës vendase.Një rrezik tjetër i rëndësishëm është rritja e kredive me probleme te cilat arrijne ne nivelin 13.5% te totalit te kredive ose 620 miljonë dollarë .Ne gjashtmujorin e parë të vitit 2010 depozitat janë rritur me mbi 10 % dhe kredidhenia është rritur me mbi 5 %, tregues pozitive keto të sistemit bankar. Bankat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare gjat viteve të fundit.Pervec nxitjeve që ka ofruar qeveria,bankat kanë qënë burimi më i rëndësishëm i kapitalit në drejtim të ekonomisë,duke u siguruar bizneseve likujditetet e nevojshme për investime dhe rritje të aktiviteteit.Në këtë mënyrë bankat kanë marë pozicjonin e tyre klasik të ndërmjetësimit të qarkullimit të kapitaleve duke zënë akoma më shumë pozicjonin e merituar ne ekonomin e vendit.Pozicjoni i tyre mund te shiihet si nga aspekti sasior ashtu dhe nga ai cilësor.Në terma sasior zhvillimi i sistemit bankar konstatohet në rritjen e fortë te raportit të totalit të aktiveve ndaj PBB-së 81%.%. Struktura e aktivit të sistemit bankar vijon të financohet kryesisht nga depozitat e publikut dhe të jetë i përqendruar në aktivitetin e kredidhënies, i cili është i orientuar kryesisht drejt financimit të sektorit privat.Në fund të vitit 2012, portofoli i kredisë përbënte rreth 49% të totalit të aktiveve të sektorit bankar. Si rezultat, veprimtaria bankare ka vijuar të thellojë shkallën e ndërmjetësimit në ekonomi gjatë vitit 2012. Sektori bankar shqiptar në përgjithësi është në pronësi të huaj. Nga gjashtëmbëdhjetë bankat që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, vetëm dy janë me shumicë pronësie të subjekteve shqiptare. Bankat në pronësi të huaj zënë rreth 90 për qind të të gjitha aktiveve bankare në Shqipëri. Kreditimi për sektorin privat në Shqipëri është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit. Kriza financiare e ka ngadalësuar ritmin e vrullshem të rritjes së kreditimit të katër viteve të mëparshme (kreditimi u rrit me mbi 600 për qind nga viti 2004 në vitin 2008), por Shqipëria nuk e përjetoi largimin nga përdorimi i levës financiare dhe krizën kreditore që preku disa prej fqinjëve të saj në Evropën Juglindore. Gjatë vitit 2010 dhe 2012, kreditimi i sektorit privat u rrit me një ritëm më të ngadaltë, mesatarisht me 10 për qind me terma vjetorë, për shkak të rënies së kërkesës për kredi (pasiguri më e lartë dhe më pak shpenzime për investime tek bizneset plus zhvillime të pafavorshme në sektorin e pasurive të paluajtshme tek familjet) si edhe për shkak të kushteve më të shtrënguara të huadhënies tek bankat (kryesisht për shkak të paqartësisë makroekonomike dhe nivelit të lartë të kredive problematike).4 Kreditë për familjarët përbëjnë një përqindje më të vogël të kredive gjithsej në raport me periudhën përpara krizës. Këto kredi janë prekur nga ndryshimi i kërkesës dhe I praktikave huadhënëse më shumë se kreditë për biznesin. Kjo së bashku me perceptimet e rritura të rrezikut në ekonomi janë pasqyruar në një ndryshim të strukturës se maturitetit të kredive. Kreditë afatshkurtra përbëjnë një përqindje më të madhe të kredive gjithsej në krahasim me periudhën përpara krizës. Figura e meposhtme paraqet te dhena per Bankat ne vendin tone. Nga kjo figure kuptojme se ne zerat e llogaritjes se kapitaleve te bankave, llogarite behen edhe me valuten Euro, qe tregon se sistemi bankar shqiptar e aplikon zyrtarisht perdorimin e euros, ne menaxhimin e financave te veta. III-2.a. Kthimet nga Bankat. Kthimi eshte sasia e perfituar, nga depozitimi i nje shume te caktuar ne sistemin bankar. Ky llogaritet mbi shumen e depozituar, dhe nga % e interesit te vendosur nga banka per depozitat. Llojet te kthimeve jane. Kthimi nga kapitali (RoE) u vlerësua në 3.8% nga 0.8% një vit më parë. Megjithatë një rritje e RoE-s nuk tregon domosdoshmërisht një sistem financiar më të fortë (pasi rritja e tij mund të vijë si rezultat i rritjes së aktiveve me rrezik). Një analizë më të detajuar të faktorëve që kanë ndikuar në përmirësimin e RoE-s e jep zbërthimi i përbërësve28 të saj: Kthimi nga aktivet (RoA) rezultoi 0.33%, rreth 5 herë më i lartë se një vitmë parë. Sipas grupeve të bankave, ecuria e këtyre dy treguesve paraqitet në grafikun në vijim. G1- SH.K.K.(Shoqeria e Kursim Kreditit, Unioni ―Jehona‖ dhe Unioni Shqiptar i Shoqërive të Kursim-Kreditit) dhe nga dy SHKK të pavarura (SHKK Elbasan dhe SHKK Perlat). G2- Bankat te nivelit te I-re. G3-Bankat te nivelit te ll-te.
III-2.b. Shperndarja e kredise se dhene nga Bankat. Teresia e monedhes Euro te future ne ekonomine shqiptare simbas zerave, nepermjet bankave te niveleve te ndryshme dhene Bizneseve dhe Individeve ne Shqiperi, eshte si me poshte. vKredia e dhene Bizneseve ne Euro, per periudhen 2002-2012 eshte shprehur si me poshte ; Nga grafiku I mesiperm duket se Bankat ne vendin tone kane dhene shuma te medha kredish per Bizneset. Keto kredi qe ne total arrijne masen 226,155,398 mil.Euro jane shperndare ne zera te ndryshme simbas interesit qe ka paraqitur biznesi per to. Peshen me te madhe e ze kredia per perdorimin ne investimet te pasurise se paluajtshme ku ne kete lloj hyne edhe investimi ne ndertim, kjo kredi eshte ne masen 79,264,890 mil. Euro. Peshen me te vogel e ka zeri I kredise per investimet ne punesimin dhe shtimin e vendeve te punes e cila arrin ne masen 28, 229, 651 mil.Euro, ku perfshihen zerat per projektet te punesimit te hartuara nga firma dhe biznese te ndryshme. Kredia e dhene Individeve ne Euro, per periudhen 2002-2012 eshte shprehur si me poshte ; Nga grafiku I mesiperm duket se Bankat ne vendin tone kane dhene shuma te medha kredish per Individet. Keto kredi qe ne total arrijne masen 76,044,310 mil.Euro jane shperndare ne zera te ndryshme simbas interesit qe ka paraqitur individi per to. Peshen me te madhe e ze kredia per perdorimin ne investimet te aktiviteteve per biznes., kjo kredi eshte ne masen 65,992,671 mil. Euro. Peshen me te vogel e ka zeri I kredise per investimet ne mallra jo te qendrushem e cila arrin ne masen 1,806,451 mil.Euro, ku perfshihen zerat per blerjen e paisjeve dhe sherbimeve te ndryshme nga individi. Ky ndërmjetësim per futjen e mases se madhe te Euros ne ekonomine shqiptare, nepermjet bankave ne vend, duke iu referuar rritjes së totalit të aktiveve të sistemit bankar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.Në terma cilësorë,institucjonet bankare janë rritur gjerësisht si aktivitete fitimprurëse,duke patur një zhvillim të brëndshëm institucjonal në struktura dhe në burime njerëzore.Sot,bankat janë ato biznese të cilat kanë zbatuar më së shumti parimet e qeverisjes korporative,krahasuar me bizneset e tjera në vend,duke krijuar struktura hierarkike e vendimarrse të përshtatshme. Bankat jane nje investitor i rendesishem per aktivitetet dhe operacionet financiare ne vend me monedhen Euro, gje qe stimulon shtimin e perdorimit te Euros ne vend.
III-3.1. Mënyra e funksjonimit të ekonomise dhe ndikimi i bankave. Bankat qendrore kontrollojne oferten e bazes monetare permes blerjes dhe shitjes se aseteve Procesi I krijimit te parase analizohet permes mekanizmave te shumefishte te depozitave qe nxitet nga rritja e rezervave te bankes Ne procesin e parase marrin pjese 4 subjekte ekonomike: ◦ Banka qendrore ◦ Banka komerciale ◦ Depozituesi dhe ◦ huamarresi Skematikisht mund ta paraqesim si me poshte funksionimin e Ekonomise e pare nga kendveshtrimi I rolit te bankave. Në këtë diagramë verejmë dy forma të lëvizjes së aktivitetit ekonomik: 1. Lëvizja reale ose materiale. Përfshin lëvizjen e faktoëeve të prodhimit në pjesën e sipërme, dhe të mallrave e sherbimeve në pjesën e poshtme te grafikut. 2. Levizja në vlere ose monetare. Perfshin levizjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve në diagramen e brendëshme të grafikut. Gjithashtu nga skema e mësipërme, si dhe nga sa u tha më siper duket qarte roli i bankës për një funksion eficent të ekonomisë. Ne qender te sistemit ndodhen Bankat, te cilat jane te te gjitha llojeve, dhe kane rol kryesor ne ekonomine e vendit. Bankat kane rol te rendesishem edhe per futjen ne ekonomi te sasirave te medhaja te valutes Euro, dhe stimulimin e perdorimit te saj sa me gjere ne vend te monedhes vendase Lek. Kjo sepse nepermjet sistemit te kursimit, depozitimit dhe hadhenies bankat stimulojne qe keto te sherbehen me Euro, dhe nepermjet normave te interesit te bejne qe qytetaret te shtojne perodorimin e Euros dhe zevendesimin e saj ne vend te monedhes vendase Lek. III-3.1.a. Kerkesa dhe Oferta per parane. Siç dihet sipas një prej koncepteve më themelore të ekonomisë ështe se niveli i kursimeve duhet të jetë i barabartë me nivelin e investime të brendëshme. Parimi i kërkesës dhe ofertës është i zbatueshëm edhe në këtë kontekst.Dimë që kërkesa përbëhet nga kerkesa për investime, ndërsa oferta përbëhet nga kursimet, kapitali I akumuluar dhe mundesia per t‘ju pergjigjur kerkeses. Prania e kërkesës dhe ofertës janë të domosdoshme për operimin e një tregu, në rastin tonë të tregut të parase. D- Kerkesa e parase percaktohet nga: ◦ i - Kosto oportune e parase (norma e interesit) ◦ S - Faktoret e sistemit te pagesave ◦ PY - Te ardhurat nominale. S- Oferta monetare percaktohet nga B.Qendrore . 1+C/D S = ______________ B ɸ + Re/D+ C/D Oferta Varet nga: ◦ Baza monetare dhe multiplikatori ◦ C/D=raporti para ne dore-depozite ◦ ɸ = norma e rezerves se detyrueshme ◦ Re/D= Raporti rezerve e tepert- depozite ◦ B = Baza monetare aktuale . Multiplikatori i Parase. Mund ta shohim ne dy hapa:Psh. 1. BQ blene 1 mil. Letra me vlere nga publiku .Dime qe publiku mban parate ne bankat komerciale .Ne kete rast banka rrit bilancin per 1 mil.(rrit depozitat dhe rezervat totale) 2. rritja e rezervave totale con ne rritjen e rezerves se detyrueshme me 10%.Nga ktu 1.000 000- 100 000=900 000 qe eshte rezerve e tepert .Banka jep hua rezerven e tepert nje firme apo personi .Frima blen mallra, dhe prap ato I deponon ne banka Ne kete menyre rritet oferta e parase Në rolin e kërkuesit dhe ofruesit të parase mund të paraqiten të gjitha subjektet që marrin pjesë në aktivitetin ekonomik. Kërkuesit(Huamarësit) Ofruesit(Huadhënësit) 1. Firmat 1. Familjet 2. Qeveria 2. Firmat 3. Familjet 3. Qeveria 4. Të huajt 4. Të huajt Pikprërja e kurbës së kërkesës për para me atë te ofertës për para përbëjnë pikën e ekulibrit monetar. E thënë ndryshe: Kur kërkesa për para është e barabartë me ofertën për para ateherë tregu i parasë është në ekujlibër. Ky ekujlibër është i vështirë që të arrihet në një ekonomi pasi gjatë aktivitetit ekonomik, midis lëevizjes monetare dhe asaj reale krijohen mospërputhje. Nga nëera ane kemi subjekte ekonomike që kursejnë e kerkojnë të shtyjnë shpenzimet për një periudhë të ardhshme dhe paraqiten si kursimtare ose huadhënës. Ndërsa nga ana tjetër, kemi subjekte ekonomike që dëshirojnë e kanë nevojë të konsumojnë e të investojnë në periudhën aktuale, por nuk kanë burime dhe paraqiten si shpenzues ose huamarres.Ashtu sikurse shumica e tregjeve të produkteve të konsumit të përgjithshëm, edhe tregu i parasë ka nevojë për ndërmjetësues midis siguruesit dhe përdoruesit të fondeve me qëllim ekujlibrin dhe funksionimin në mënyre sa më efiçente të tregut të parasë. Pikërisht ndërmjetësimi financiar është roli i bankave në këtë treg. Në mungesë të tyre tregu i parasë do të ishte jo efiçent dhe kalimi i fondeve nga kursimtarët te përdoruesit e tyre do të ishte më i veshtirë dhe më i ngadaltë. Nuk do të ishte e mundur të gjendej një burim i vetëm fondi i mjaftueshëm për të financuar projektet e ndryshme. Edhe ne rast se do të bëhej bashkimi i disa ofruesve të fondeve , nuk do të ishin të gatshem të gjithë te hiqnin dorë nga kursimet e tyre për një kohë të gjatë dhe të huanin me të njëjtin cmim të parasë. Kjo gjë ndodh sepse çështja e rakordimit të kritereve të vendosura nga zotëruesit e fondeve me kriteret e vendosura nga përdoruesit e tyre do të haste vështiresi. Çështje si keto dhe të tjera do të kërkonin kohë të gjatë për tu zgjidhur dhe do të pengonin realizimin në kohë të investimeve nga përdoruesit pontencialë te fondeve. Nga ana tjetër ky nivel i ulët i investimeve do të shoqërohej me një ritëm të ulët të rritjes së prodhimit për nevojat e komunitetit, gjë që do të çonte në një ritëm shumë të ulët të zhvillimit ekonomik. Për këtë janë të domozdoshme bankat (ndërmjetësuesit financiare) të cilët përshtasin kërkesën për investime të formave të ndryshme me kursimet e disponueshme në treg. Në këtë mënyrë banka minimizon diferencat midis kërkesës dhe ofertës për fondet e lira në dimensionin kohë dhe sasi, si dhe vlerëson riskun me anë të diferences së cmimit për fondet e investuara. III-3.1.b. Siguria e sistemit bankar. Rritja e aktiveve,pasiveve,kredidhënja,kapitali arsioner tregojnë për një ecuri dhe forcim të sistemit bankar.Nga viti në vit sistemi bankar ka pësuar rritje të ndieshme drejt arritjes optimale.Vlen të përmëndet fakti që numri i bankave në sistemin tonë bankar ka patur një rritje të evidentushme.Aktualisht operojne 16 banka,ku dy prej tyre janë me kapital 100% vendas dhe pjesa tjetër janë me kapital të huaj.Bankat të cilat kanë kapital të huaj dhe ushtrojnë aktivitet në shqipëri janë të shpërndara në një pjesë te mirë të Europës ,kanë të ardhura të cilat gjenerohen si rezultat i punës së shtrirë në një rritje të gjerë gjografike.Banka të cilat punën e tyre nuk e mbështesin vetëm në të ardhurat e fituara në një shtet,por në shumë.Siguria e sistemit bankar vjen dhe si rrjedhojë e këti fakti.Edhe nëse një bankë nuk do të funksjononte sipas parashikimeve strategjike të menaxherëve të saj,kompesimet e humbjeve që ajo mund të kishte në një perjudhë të caktuar mund të mbuloheshin nga të ardhurat që mund të gjeneronte e njëjta bankë e lokalizuar në një ose disa shtete.Bankat me kapital të huaj gëzojnë sisteme menaxhimi më të sofistikuara,si rrjedhoj e eksperjencës,dinë të hyjnë në treg dhe të joshin kategori të ndryshme të klientelës,gjithashtu menaxhojnë më mirë krizat që mund të përballet aktiviteti i bankës së saj.
III-3.1.c. Pasiguritë dhe rreziqet. Pavaresishte nga ecuria pergjithesishte e mire e sistemit bankar,rritja e konkurences ne kete ambjent do te shtoje dhe ekspozimin e tij nadaj rreziqeve,si rrezultat i kombinimit te faktorve te brendshem me ata te jashtem.Rreziqet e jashtme do te vine kryesishte nga bashkeveprimi i sistemit bankar me ekonomine reale dhe permasat e tyre do te ndikohen nga aftesia e bankave per te vepruar ne menyre te qendrushme ne nje mjedis ekonomik vazhdimishte ne ndryshim.Rreziqet e brendshme do te vine si rezultat i sforcimeve ne kapacitetet e brendshme te bankave,nderkoh qe ato perpiqen te marrin pjes ne mundesite e ardhshme per fitim.Gjithashtu duhet permendur se pozicjoni i seciles banke ne lidhje me keto rreziqe,do te ndikohet nga faktore qe varen nga madhesia e tyrte,mundesia per te hyre ne tregjet financiare nderkombetare dhe aftesia e tyre per te nxjere dhe perdorur ekspertize profesjonale. Ne fakt,sistemi yne bankar ka perpara sfida te vecanta.Bankat e vogla dhe ato te cilat nuk kane perkrahje financjare nga jashte duhet ta kuptojne shpejte pozicjonin e tyre te ri dhe te veprojne ne perputhje me te.Keto sfida mund te kaperxehen me masa qe do te synojne pranimin e standarteve te larta ne cilesine e ofruar per sherbimet e tyre bankare,permiresimin e teknologjise se perdorur ne kerkim te risive dhe ne krijimin dhe mbajtjen e grupeve te tregjeve me ane te specjalizimit.Keto masa do te kene sukses nese do te mbeshteten plotesishte edhe nga aksjoneret,duke ditur se ne kete menyre do te kontribuojne ne rritjen e vlerave te bande dhe do te prezantojne mundesi te reja per zhvillimin e ardhshem ekonomik. Nje njedis i qendrushem makroekonomik me nivele pergjithesisht te ulta te inflacjonit,jo vetem ne tregun vendas por edhe ne ate rajonal,ka mbeshtetur ecurine pergjithesishte te mire te ekonomise shqiptare.Bankat po ndihmojne dhe njekohesishte po perfitojne nga kjo ecuri nepermjet ekspozimit te tyre ndaj sektorve te ndryshem ekonomik ne zhvillim.Sidoqofte bankat duhet te bejne kujdes nga cekujlibrat financjare qe mund te krijohen ne sektore te ndryshem te ekonomise dhe te perpiqen te llogarisin dhe te perfshijne efektet e tyre ne aktivitetin bankar.Ky objektiv i domosdoshem nuk eshte dhe aq i lehte per t‘u arritur,sidomos ne rastet kur infrastruktura e pergjithshme lokale per te mbledhur informacjonin dhe per te verifikuar verte tesine e tij,vecanerisht per ekspozimet financjare nuk eshte e zhvilluar.vec kesaj bankat duhet te monitorojne me kujdes ekspozimet per rreziqe te mundshme nga bashkeveprimi i tyre me pjesen tjeter te institucjoneve finanncjare nderkohe qe rriten,duke ditur qe mund te kete rrugekalime ligjore qe lejojne arbitrazhe ligjore te demshme. Situata ka akoma per me shume kujdes po ti referohemi rreziqeve te brendshme.Drejtimi i mire dhe monitorimi i ngushte jane dy kerkesa thelbesore per te mundesuar vendosjen e nje strukture te brendshme te kontrolleve dhe procedurale te nje banke te qendrushme.keto kontrolle dhe procedura duhet te mbulojne ne menyre te pershtatshme te gjith sektoret e aktivitetit bankar,pasi kane nevoj per vleresimin e vazhdushem te rreziqeve qe krijohen ne drejtimet kryesore te aktivitetit dhe mundesojne krijimin e nje infrastrukture mbeshtetese,percaktojne qarte pergjegjesit dhe linjat raportuese si dhe mundesijne krijimin dhe mbajtjen e nje stafi te motivuar,gje kjo shume e rendesishme per nje ambjent ne ndryshim.Disa nga fushat ku bankat shqiptare hasin mangesi jane:procesi vendimmarres i qendrushem,i bazuar ne nje analize te plote;aspekte te ndryshme te aktivitetit bankar me personat perkates;administrimi profesjonal i mardhenjeve me personelin.per me teper,asimetrite lidhur jo vetem me permasat e bankave,por edhe me perberjen e aktiveve te tyre dhe ekspozimin under sektorve te caktuar bankare,kane ndikuar ne disa raste sjelljen ne treg te disa bankave.Pavaresishte permiresimit te vazhdushem te sherbimeve bankare, akoma k araste qe deshmojne mungesen e transparences te bankave kundrejt klienteve te tyre per produktet bankare.Ky problem perkeqesohet akoma me shume naga kultura financjare e ulet e publikut te gjere.hyrja ne tregun tone e bankave te huaja,me nje tradite te gjere bankare dhe me nje reputacjon nderkombetar pozitiv,ka sherbyer si faktor vendita ne adoptimin e standarteve me te larta per nje drejtim me te mire dhe keto banka duhet te jene te vetdijshme per kete rol. Identifikimi dhe vleresimi i rrezikut jane nje tjeter fushe ne te cilen bankat tona kane akoma rruge per te bere.Ato duhet t‘i krijojne dhe t‘i perforcojne keto struktura te brendshme,ndersa ekspertiza e nevojshme eshte ne proporcjon me kompleksitetin e aktivitetit te tyre ddhe me ekspozimet perkatese.Me kalimin e kohes ndersa efikasiteti i tregut do te permiresohet dhe natyra e rrezikut do te ndryshoj,bankave do tu duhet te ndermarin nje proces qe do ti lejoj ato te pershtatin karakteristikat e aktivitetit te tyre me keto ndryshime.Edhe nje here,me shume pritet nga bankat qe kane qene me aktive ne tregun tone.ato duhet te luajne nje rol drejtues ne zhvillimin e aftesive re administrimit te rrezikut dhe te promovojne djalogun brenda industrise bankare. III-4. RAPORTI DEPOZIT-KREDIDHENIE Viti 2010 shënon një përmirësim të dukshëm të sistemit bankar, sidomos për sa i përket rikthimit të depozitave në sistem dhe për rrjedhojë edhe të rikuperimit të dukshëm të normës së fitimit. Ajo që vazhdon të jetë një shqetësim i ndjeshëm për bankat, në vendin tonë, është rritja e vazhdueshme të kredive të këqija III-4.a. Depozitat Totali i depozitave në banka, në fund të vitit 2010, arriti në 816 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Nga kjo shumë, pjesën më të madhe, ose rreth 700 miliardë lekë, janë depozita që zotërohen nga individët dhe vetëm 124 miliardë lekë janë depozita që zotërohen nga biznesi. Depozitat në sistemin bankar gjatë këtij viti janë rritur me ritmet 15 për qind, duke shënuar një stabilitet pas pasojave të krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008. Sipas panoramës që vetë bankat japin, nëpërmjet shoqatës së tyre, mësohet se më shumë se 80 për qind e depozitave në sistem i disponojnë individët dhe pjesën tjetër korporatat. Si rezultat i kësaj situate, treguesi i parasë jashtë bankave ka rezultuar me rënie të vazhdueshme. Forcimi i besimit në sistemin bankar, si dhe aktiviteti i ulët ndërmjetësues ndaj sektorit publik në fundin e periudhës janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në kërkesën e ulët për mjete monetare likuide. Në dy muajt e fundit të vitit 2010 është shënuar një rritje mujore e depozitave përtej mesatares mujore historike, e ndikuar kryesisht nga qarkullimi më i shpejtë i parasë, në sajë të rritjes së vëllimit të kredidhënies së sektorit bankar për ekonominë. Në përputhje me këto zhvillime, vrojtimet e Bankës së Shqipërisë pranë konsumatorit tregojnë për një tendencë në rritje të kursimeve në ekonomi. Grafiku më poshtë, paraqet përbërjen e depozitave ne Euro sipas afatit të mbetur të maturimit. Konstatohet një rritje e vlerës së depozitave me afat 6-12 muaj, e cila kryesisht ka ardhur si rezultat i rënies së depozitave me afat të mbetur 1-3 muaj. Depozitat me afat maturimi 1-5 vjet, edhe pse përbëjnë një peshë të vogël, janë rritur gjatë periudhës me rreth 30%. III-4.b. Norma e interesit të depozitave Norma e interesit të depozitave është një ndër elementet kryesore që përdor një bankë tregëtare për të terhëqur klientë drejt saj. Në qoftë se një bankë ofron interesa të larte për depozitimet, të shoqëruar me një nivel të lartë sigurie dhe cilesie në shërbim, ateherë klientët janë të siguruar. Mirëpo, normat e interesit të depozitave përbëjnë kosto për bankat tregtare. Në tregun tone bankar, bankat pranojne depozitime për maturitete dhe monedha të ndryshme. Në përgjithësi, normat e interesit si në lekë ashtu dhe në valutë, varen nga politikat vetjake të bankave tregtare, si ruajtja e konkurrences në tregun bankar, të qënit agresivë për të fituar pjesë në kete treg, tërheqja drejt tyre e një monedhe të caktuar etj. Normat e interesit për depozitimet në valutë, varen kryesisht nga politikat monetare të bankave qëndrore të monedhave përkatese. Për shembull, normat e depozitave në euro dhe në dollare varen nga ecuria e normave të interesit ne këto monedha, të percaktuara nga Banka Qëndrore Evropiane dhe FED. Për sa u përket normave të interesit të depozitave në lekë, ato përshtaten në varesi të sinjaleve të politikës monetare të Bankes së Shqiperisë apo dhe ecurisë së yield-it të bonove të thesarit. - Norma e depozitave (12 M) % 6.59 6.57 6.59 7.55 6.26 6.73 6.78. III-4.c. Kreditimi Në fund të gjashtëmujorit të dytë të vitit 2012, teprica e kredisë së sektorit bankar është ngjitur në vlerën 486.5 miliardë lekë, rreth 21.1 miliardë lekë ose 4.5% më shumë, krahasuar me një gjashtëmujor më parë. Vlerësohet që kredia zë rreth 40% të PBB-së së vëndit.Rritja e tepëricës së kredisë ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së kredisë në lekë me rreth 7.6 miliardë lekë ose 5.4%, dhe në euro me rreth 125.5 milionë euro ose 6.4%. Kredia në dollarë amerikanë shënon rënie me rreth 14.8 milionë usd ose 4.5%.Kredia në monedha të tjera shënon gjithashtu rënie për rreth 354.3 milionë lekë ose 29.8%.Në vlerën e tepëricës së kredisë në fund të vitit,kredia afatshkurtër ishte rreth 158.9 miliardë lekë ose 32.4%, kredia afatmesme rreth 101.4 miliardë lekë ose 20.6%, dhe kredia afatgjatë ishte rreth 230 miliardë lekë ose 46.8%. Luhatjet e këtyre vlerave,në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të parë të vitit 2010, kanë qenë të lehta.Në grafikun 2 paraqitet shpërndarja e tepëricës së kredisë sipas sektorit publik, bizneseve dhe individëve.Tepërica e kredisë e përfituar nga sektori i biznesit në fund të gjashtëmujorit të dytë të vitit 2010, rezultoi rreth 330.4 miliardë lekë, rreth 22 miliardë lekë ose 7.1% më shumë se gjashtëmujori i parë i vitit 2010. Vlera e tepëricës së kredisë së përfituar nga individët ishte rreth 142.2 miliardë lekë, duke shënuar rritje me rreth 3 miliardë Euro ose 2.2% për të njëjtën perjudhe.
III-4.d. Norma e interesit të kredive. Norma e interesit të kredive të ofruara nga bankat është një pikë kryesore pas të ciles rendin jo vetem bankat, sepse prej tyre varen të ardhurat e aktivitetit bankar, por edhe klientet, pasi për ta është më se e domosdoshme të njohin koston e kredisë se marrë pranë bankës. Shuma e interesave për t'u paguar varet nga disa faktorë: shuma kryesore e marrë ose e dhënë hua, kohëzgjatja për të cilën është marrë/dhenë huaja, norma e deklaruar vjetore e interesit, grafiku i shlyerjes së kredisë dhe menyra e përllogaritjes së interesit. Në tregun bankar shqiptar normat e interesit të kredive të ofruara prej bankave ndryshojnë edhe në varesi të monedhës më të cilën shprehet kredia. Bankat shqiptare japin kredi ne euro, në dollarë amerikane dhe në leke. Norma e interesit në valutë të huaj, euro dhe dollar, është në varesi të normave bazë ndërkombetare, përkatesisht të euribor-it (E) dhe libor-it (L), plus një normë në përqindjëje, të vendosur nga vetë bankat, euribor dhe libor, janë normat bazë të vendosura prej Bankës Qëndrore Evropiane dhe Rezerva Federale. Ndryshimi i këtyre normave ndërkombetare, për dy monedhat kryesore ndërkombëtare, çon dhe në ndryshimin e masës së kostos të paguar prej klientit kredimarres. Në përgjithësi, klientët individë preferojnë të marrin kredi në lekë, pasi dhe kredia konsumatore në shumicën e bankave shqiptare jepet në lekë. Për kredinë në lekë, bankat shpesh kanë si normë referencë yieldi-n e bonove të thesarit (BTH), kryesisht atë me maturim 12- mujor. Për shëmbull, një normë kredie në lekë për shtëpi, nga një bankë e caktuar mund të shprehet si bono thesari +5 për qind. Klientët, biznese apo korporata, duke kryer transaksione të konsiderueshme në monedhe të huaj, preferojnë që kredia e marrë prej tyre të shprehet në valutë. Një tjetër arsye që ndikon në normën e interesit të kredisë është edhe qëllimi i marrjes të kredisë. Në varësi të llojeve të ndryshme të kredive (konsumatore, hipotekare, për aktivitet trëgtar etj.), ndryshon edhe norma e interesit që kërkon banka. Kështu për shëmbull, një kredi e akorduar për aktivitet tregëtar është më e shtrënjte se një kredi për blerjen e një pasurie të paluajtëshme. - Norma e kredisë (12 M) % 13.72 13.79 11.94 11.54 11.76 12.98 12.27 Normat te interesit ne valuten Euro jane gjithnje me ulet se ato ne Lek. Keto norma interesi ne vitin 2002, ne euro kane qene ne masen III-4.e. Tregusit alternativë të sistemit bankar. Një ndër çështjet më të rëndësishme në studimin e lidhjes midis sistemit banker dhe rritjes ekonomike nepermjet futjes se Euros ne qarkulim, është percaktimi i tregusve per keto hyrje te Euros ne ekonomine e vendit tone. Do të trajtojmë katër prej tregusve që jane: a). norma e depozitave totale të sistemit banker ndaj të ardhurave. b).norma e kredisë private ndaj totalit të kredisë. c).norma e kredisë së brendëshme ndaj të ardhurave d).kredia e dhënë sektorit privat. Norma e depozitave totale të sistemit bankar ndaj të ardhurave. Në vendët në zhvillim,një pjesë e konsiderushme e parasë stok,ndodhet jashtë sistemit bankar.Kështu në mënyre që të marrim një përfaqësues më të mirë të zhvillimit financiar,paraja në qarkullim duhet të përjashtohet nga paraja e gjerë.Ecurine e këtij tregusi në Shqipëri mund ta shikojmë në tre perjudha.Perjudha e parë karakterizohet nga një rritje e menjëherëshme e tyre nga 09% e PBB-së në fillim të vitit 2002,në 27% në vitin 2007.Në perjudhën e dytë vihet re një renie e normës së depozitave ndaj totalit të PBB-se,rënien më të madhe e shohim në vitin 2007-2010,me 15% te PBB-së,perjudhe kjo që i korrespondon tërheqies së depozitave .Perjudha e tretë karakterizohet nga një trend pozitiv i normës së depozitave ndaj PBB-së,në fund të vitit 2012 kjo normë arriti 29%. o Norma e kredis së brendshme ndaj të ardhurave. Ky tregues përfaqëson aktivet e brendëshme të sistemi financiar,të cilat janë tregusit me peshën më të madhe në bilancin e konsoliduar të sistemit financiar.Teorikisht pritet që ky tregues të rritet ,në mënyrë që të përmirësohet sinjalizimi prej cmimeve,përfaqesuar nga norma reale pozitive e interesit.Në Shqipëri ky tregues ka pësuar një rritje të konsiderushme nga 5.7% e PBB-së gjatë viteve 2002-2007, ne 10.2% per vitet 2007- 2010, dhe deri në 16.5% të PBB-së në fund të vitit 2012. o Kredia e dhënë sektorit privat. Kredia e dhënë sektorit privat gjeneron një ritje më të madhe të investimeve dhe të produktivitetit ,sesa kjo kredi do ti jepej sektorit publik.Nëse do të shikojme ecurinë e këtij tregusi në rastin e Shqiperise do të vemë re norma mjaft të larta gjat perjudhës 2002-2007 ,afërsisht 15.4 % e PBB-së.Gjat pejudhës 2007-2010,norma e kredis private ndaj totalit të PBB-së është mesatarisht 12.6%, dhe per periudhen 2010-2012 kjo norme kredie eshte ne masen 10.3% ndaj P.B.B.-se.Ndërkoh që ky tregues ka filluar qe te jete akoma me tendence ulejeje ne keto kuota per shkak te krizes ne kete periudhe. Pesha që zë kredia e dhënë sektorit privat,ndaj totalit të kredisë së brendëshme. Ky tregues kap më mirë mënyrën e shpërndarjes së aktiveve të brendëshme në ekonomi.Pesha që zë kredia e dhënë sektorit privat ,ndaj totalit të kredis së brendëshme perfaqëson një tjetër aspekt të sistemit bankar,duke u përdorur si indikator i zhvillimit të tij.Në shqipëri ky tregues ka pesuar luhatje gjat viteve.Nga 40% e totalit të kredis së brendëshme, në fillim të vitit 2002 ka pesuar një rritje duke shkuar deri ne 57 %, dhe gjate perjudhës 2007-2010 ka mbetur mesatarisht në nivelin 18%.Ndërkohë që vihet re një trend rrites gjat perjudhes 2010-2012 ku mesatarisht norma e kredisë private ndaj totalit të kredisë është 25%.Në fund të vitit 2012 kredia e dhënë sektorit privat është afersisht sa gjysma e 25 % llogaritur per masen e 45% e totalit të kredis së brendëshme ne Euro dhene të ekonomisë Shqiptare. Ne grafikun e mesiperm jane te paraqitur me qarte pasqyra e te dhenave per treguesit alternative te sistemit bankar shqiptar. Keto te dhena jane ne % te kredise ndaj P.B.B-se, simbas zerave te dhena ne tabelen perkatese.Periudha e analizuar eshte 2002-2012, e ndare ne tre seksione per vitet 2002-fillim 2007, 2007-fillim 2010 dhe 2010-2012.
III-4.f. Roli dhe llojet te kreditimit. Kur normat e interesit ulen, huamarrja bëhet më atraktive/joshëse. Kur në tregun bankar ekzistojnë norma të uleta interesi, konsumatorët e kanë më të lehtë të blejnë një makinë apo një shtëpi. Blerja e një shtëpie, rrit kërkesën për mallra të tjerë si mobilie, pajisje elektrike, duke i dhënë kështu një shtysë rritjes ekonomike. Për më tepër, konsumatorët shpenzojnë më pak në kostot e interesit, duke u dhënë mundesi atyre të kenë më shumë para për të shpenzuar në mallra dhe shërbime. Gjithashtu, kur normat e interesit janë të uleta, fermerët, prodhuesit dhe bizneset e tjera e kanë më të lehtë të marrin hua për të investuar në blerjen e makinerive të ndryshme dhe në ndërtimin e ambienteve të reja. Për më tepër, fitimet që këto biznese sjellin,në të ardhmen janë më të vlefshme kur normat e interesit janë të uleta sesa kur ato janë të larta. Kjo u jep shtytje bizneseve të investojnë, në një kohe kur normat e interesit janë të uleta. Për rrjedhoje, rritja e investimeve i jep zhvillim me të lartë ekonomisë. A do të thotë kjo se një ekonomi që të zhvillohet duhet të ketë norma sa me të ulëta interesi? Përgjigjja varet se sa të uleta janë normat e interesit.Në periudha normale, autoriteti monetar (zakonisht një bankë qëndrore) mund të nxisë ekonominë, duke ulur normat e interesit, ose duke rritur bazën monetare. Secili nga veprimet ndikon në rritjen e huamarrjes, të konsumit dhe të investimeve fikse. Por, në qoftë se normat e interesit janë shumë të uleta dhe afër zeros, ateherë banka qëndrore nuk mund t'i ulë me tej ato per të stimuluar ekonominë. Në një situatë te tillë, me norma interesi kaq të uleta, askush nuk është i gatshëm të japë hua. Ndryshimet në normat e interesit mund të ndikojnë dhe kursin e kembimit të një monedhë. Për shëmbull, një normë më e lartë e interesit në lekë krahasuar me interesat në valutë i bën investimet në lekë me joshëse, pasi kthimi nga ky investim është me i lartë. Kjo bën që të rritet vlera e lekut kundrejt këtyre monedhave. Normat e larta të interesave kanë dy lloj efektesh kontradiktore mbi kursimet e konsumatoreve. Së pari, sa më tepër të fitojnë njerëzit nëpërmjet kursimeve, aq më të prirur janë ata për të kursyer. Megjithatë, sa më të mëdha të jenë fitimet, aq më të pasur ndihen kursimtarët, rrjedhimisht ata do të shpenzojnë më tepër në vend që të kursejnë. Por sa e ka ushqyer sistemi bankar si një kanal kryesor kreditues,ekonominë shqiptare gjat viteve të fundit? Në një krahasim ndër vite raporti i kreditimit prëkundrejt produktit të brendshëm bruto (PBB),verehet se në dhjetë vjecarin e fundit ky raport ka pësuar një rritje kjo jo vetëm si rrjedhoj e shtimit të kërkesës së ekonomisë për kredi por natyrisht edhe si rrjedhoj e shtimit të institucjoneve bankare kredituse në vend të cilat kanë rritur mundësit e financimit.Sikurse shihet dhe nga tabela e mëposhtme rritja e vitit 2010 është më e larta duke treguar kështu edhe efektet e krizës finaniare. Megjithatë gjatë vitit 2011 pavarësishtë situatës post-krize që u shfaq në bilancë të përmiresuara të bankave të nivelit të dytë dhe në tregues më të mirë të likujditetit,rreziku i lartë i kredis dhe pasiguritë për ecurinë e ekonomisë në të ardhmen,vazhduan të kushtezojnë një sjellje konservatore të bankave në kredidhënie,ndonëse më të zbutur se në 2012. Bankat japin kredi per ; 1. Bizneset. 2. Individet. III-4.f. 1. Kreditimi i bizneseve. Ka rendesi sepse nepermjet llojit te kreditimit me Euro, ben qe te rritet masa e perdorimit te euros, nga bizneset dhe individet, dhe te ul perdorimin dhe interesin per tu kredituar me Lek. Vrojtimi i aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2011 tregoi se standardet e kredisë vijuan të lehtësohen për individët dhe të shtrëngohen disi për bizneset. Sipas madhësisë së biznesit, shtrëngimi i standardeve u aplikua për të dyja kategoritë, per ndërmarrjet e vogla e të mesme, dhe ato të mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet janë shtrënguar me pothuaj të njëjtën masë si për kredinë e marrë për financimin e kapitalit qarkullues, ashtu edhe për atë për qëllime investimi. Standardet e aplikuara në kreditë dhënë individëve vijojnë të jenë të lehtësuara edhe pse në një shkallë më të ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas qëllimit të përdorimit, standardet e kredisë me qëllim financimin e konsumit dhe blerjen e banesës kanë vijuar tendencën lehtësuese të nisur që prej tremujorit të katërt të vitit 2010. Në tremujorin e dytë të vitit 2011, ekspertët e bankave vlerësojnë se kërkesa e bizneseve për kredi ka qenë më e ulët krahasuar me tremujorin e kaluar. Ndërsa, kërkesa e individëve për kredi është vlerësuar në rritje, edhe pse në një shkallë më të ulët se në tremujorin e parë të të njëjtit vit. Për tremujorin e tretë të vitit 2011, ekspertët e kredisë presin shtrëngim të standardeve të kredisë për bizneset dhe lehtësim të standardeve për kreditë dhënë individëve. Kredia dhënë bizneseve alokohet në kredi për kapital qarkullues,kredi për blerje,kredi për pasuri të paluajtshme dhe overdraft.Ne vitet e fundit vihet re një rënie e peshës së overdraft-it dhe kapital qarkullues në të kundërt kemi një rritje të peshës për kreditë për blerje dhe pasuri të paluajtshme. Në tremujorin e dytë të vitit 2011, standardet e kredisë dhënë bizneseve u shtrënguan krahasuar me tremujorin e kaluar. Balanca neto e përgjigjeve të bankave që janë shprehur për shtrëngim të standardeve shënoi vlerën 6.9%, rreth 14.5 pikë përqindjeje më e ulët se një tremujor më parë. Shtrëngimi i standardeve u aplikua për të dyja kategoritë, ndërmarrjet e vogla e të mesme, dhe ato të mëdha. Balanca neto e bankave që kanë raportuar për shtrëngim të standardeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është 2.3%, rreth 14.5 pikë përqindjeje më e ulët se tremujorin e kaluar. Për korporatat, balanca shënoi vlerën 7.9%, rreth 7.9 pikë përqindjeje më e ulët se tremujorin e kaluar. Për sa i përket qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet janë shtrënguar me pothuaj të njëjtën masë si për kredinë e marrë për financimin e kapitalit qarkullues ashtu edhe për atë për qëllime investimi. Per kredite te dhena ndryshojne edhe standartet te kreditimit. Nisur nga ky fakt eshte vrojtuar tregu i kreditimit dhe eshte arritur ne konkluzionet te paraqitura Grafikisht ne vijim Ne figuren e dhene grafikisht si me poshte , jepen te dhena per ndryshimet ne standartet te kreditimit per bizneset ne total, te llogaritura simbas madhesise se ndermarrjeve dhe qellimit te perdorimit te tyre. Faktorët me kontributin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë për bizneset, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011, janë gjendja e huave me probleme në sistemin bankar dhe problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja. Në të njëjtin drejtim ka ndikuar dhe situata makroekonomike në vend edhe pse në një shkallë më të ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Nga ana tjetër, gjendja e likuiditetit dhe konkurrenca në sistemin bankar, edhe gjatë këtij tremujori, kanë vijuar të ndikojnë në kahun lehtësues të standardeve të kredidhënies për bizneset. Kërkesa për kredi. Në tremujorin e dytë të vitit 2011, ekspertët e bankave vlerësojnë se kërkesa e bizneseve për kredi ka qenë më e ulët krahasuar me tremujorin e kaluar. Përqindja neto e bankave që kanë perceptuar një kërkesë për kredi më të ulët shënoi vlerën 5.0%, në rënie me rreth 7.9 pikë përqindjeje krahasuar me një tremujor më parë. Kërkesa e detajuar sipas madhësisë së bizneseve ka shfaqur sjellje të ndryshme: kërkesa për kredi nga bizneset e mëdha ka rënë në krahasim me tremujorin e kaluar (balanca neto e saj shënon vlerën 7.2% nga 0.7% në tremujorin e mëparshëm), ndërsa kërkesa për kredi nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka vijuar të përmirësohet (balanca neto e saj shënon vlerën 2.3% nga 1.8% që ishte në tremujorin e mëparshëm). Ne vijim eshte paraqitur ne forme grafike, studimi simbas te dhenave te marre nga Banka e Shqiperise,per Kekresen per kredi, nisur nga madhesia e biznesit dhe qellimit te perdorimit te kredise. Në ndarjen sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa për kredi me qëllim financimin e investimeve fikse vijon të vlerësohet në rënie për të katërtin tremujor radhazi. Balanca neto shënoi vlerën 15.5% në tremujorin e dytë të vitit 2011. Kërkesa e bizneseve për kredi me qëllim financimin e kapitalit qarkullues është vlerësuar pothuajse e pandryshuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Edhe pse pozitive, balanca neto e saj rezultoi 0.6%, në rënie me rreth 7.9 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Përdorimi i burimeve alternative të financimit dhe financimi i investimeve fikse janë dy faktorët që kanë kontribuar negativisht në kërkesën për kredi gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011. Faktori kryesor në nxitjen e kërkesës për kredi, për këtë tremujor, vijon të jetë nevoja për financimin e inventarëve dhe të kapitalit qarkullues. Megjithatë, kontributi i këtij të fundit ka vijuar të ulet në tremujorin aktual pas rritjes së ndjeshme të shënuar gjatë tremujorit të katërt të vitit 2010. Kushtet e kreditimit të aplikuara nga vetë bankat si dhe situata makroekonomike në vend ndikuan pozitivisht në kërkesën për kredi të bizneseve. Ø Pritjet. Për tremujorin e tretë të vitit 2011, ekspertët bankarë presin shtrëngim të standardeve të kredisë për bizneset. Përqindja neto e bankave që presin shtrëngim të standardeve të kredisë për bizneset ka shënuar vlera negative për herë të parë pas 4 tremujorësh. Balanca neto përkatëse shënoi 1.2%. Pritjet për kërkesën e bizneseve gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011 mbeten pozitive, dhe më të larta krahasuar me balancën aktuale të kërkesës për kredi. Bizneset presin rritje të kërkesës për kredi nga bizneset e vogla e të mesme dhe rënie të kërkesës nga bizneset e mëdha. III-4.f. 2. Kredia dhëne individve. Në kreditë e dhëne individëve peshën më të madhe e zë kredia për pasuri të paluajtëshme me rreth 47.3% dhe më pas vjen kredia për konsum me një total prej afro 19%.Overdraft- i dhe kredia për ushtrim aktiviteti kanë pesha shumë te vogla kjo si rezultat i politikave të bankave për financimin e aktiviteteve personale të individëve (ku duhet theksuar se besimi eshte i ulet dhe risku i lartë). Në tabelën e mëposhtëme jepet ndarja e kredive sipas pes grupimeve të ndryshme: Ne tabelen e mesiperme periudhat jane ndare -07 viti 2002-fillim 2007, -10 viti 2007 fillim 2010 dhe -12 viti 2010 fund 2012. Ne grafikun e meposhtem jepen te dhena per shperndarjen e kredive simbas qellimit te perdorimit per Individet. Nga grafiku duket se shuma te kredive ne Euro, jane me te shumta ne periudhen 2002- 2007, dhe 2008-2012, dhe lloji i kredise eshte dhene per pasuri te paluajtshme , ku individi e ka perdorur kete kredi per te blere shtepi, dyqane, truall etj. Ne vazhdim do te japim te dhena per standarte per kredi ne euro te dhene individeve, neprmjet bankave te nivelve te ndryshme ne vend. Standardet e aplikuara në kreditë dhënë individëve vijuan të jenë të lehtësuara edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011. Përqindja neto e bankave që raportuan për lehtësim të standardeve gjatë këtij tremujori ishte 16.2%, rreth 14.4 pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Lehtësimi i standardeve për tremujorin e dytë të vitit 2011 është në linjë me pritjet e shprehura nga ekspertët e kredisë në vrojtimin e mëparshëm. Sipas llojit të kredisë, standardet u lehtësuan si për kredinë konsumatore ashtu dhe për atë për blerje banese. Standardet e aplikuara për kreditë konsumatore kanë vijuar prirjen lehtësuese të nisur që prej tremujorit të katërt të vitit 2010. Në tremujorin e dytë të vitit 2011, balanca neto shënoi vlerën 12.2%, rreth 5.0 pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Përqindja neto e bankave që raportojnë lehtësim të standardeve të kredisë dhënë individëve me qëllim blerjen e banesës është 16.2%, rreth 10.4 pikë përqindjeje më e lartë se ajo e shënuar në tremujorin e mëparshëm. Ekspertët e bankave kanë vlerësuar se konkurrenca në sistemin bankar, gjendja e likuiditetit dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë ndikuan në kahun lehtësues të standardeve të kredisë për individët. Gjendja financiare e individëve dhe gjendja e huave me probleme vijojnë të kontribuojnë negativisht në standardet e kredisë. Zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme kontribuan në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë për individët, Mjaftueshmëria e kapitalit, për te gjith vitet radhazi, nuk rezulton si faktor ndikues në shtrëngimin apo lehtësimin e standardeve të kredisë për individët. Me poshte po japim te dhena epr Faktoret qe kane ndikuar ne standartet te kredidhenies per individet. Nga studimi i grafikut, rezulton se faktoret me ndikues per standartet e dhenies se kredive, kane qene Gjendja e keqe financiare dhe Huate me probleme. Keta faktore kane bere qe te ndikojne keq dhe negativisht ne dheniet te kredive per individet, dhe kane rezultuar refuzimin per kredi te dhene per keto raste. Kërkesa për kredi. Gjatë viteve 2002-2012, në të njëjtën linjë dhe me pritjet e shprehura në vrojtimin e kaluar, kërkesa e individëve për kredi është vlerësuar në rritje, edhe pse në një shkallë më të ulët se vitet paraardhese. Me posht eshte paraqitur grafikisht kerkesa per kredi totale dhene individeve per blerje banese dhe financim te konsumit te tyre. Duke studiuar te dhenat arrijme ne konkluzionin se pritjet per kredi kane qene me te larta se rezultati i dhenies se tyre, ne totalin e kredive. Interesi per kredi individeve ka qene i ulet ne periudhen 202-2007, dhe eshte rritur ne periudhen e krizes 2007-2012, me kete rezultat kane qene si pritjet dhe ato aktuale. Per blerje banese dhe financim konsumi.interesi ka qene i ulet ne vitet 2002-2007 dhe rritet ne vitet 2007-2012. Kjo shpjegohet me faktin e krizes globale financiare dhe krzes Europiane, dhe individet kane rendur te sigurojne te ardhura per nevoja te tyre nepermjet kredive. Me kete rast bankat kane stimuluar futjen ne qarkullim te valutes Euro. Ne grafikun ne vijim jepet vrojtimi per Faktoret qe kane ndikuar per kerkesen per kredi dhene individeve nga bankat te niveleve te ndryshme ne vend. Nevoja për financimin e konsumit, për financimin e banesës dhe kushtet e kreditimit të aplikuara nga banka vijojnë të jenë faktorët udhëheqës të kërkesës për kredi. Zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe përdorimi i burimeve alternative të financimit kontribuan negativisht në kërkesën për kredi të individëve në periudhen ne studim 2002- 2012. o Pritjet. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të bankave, standardet e kredisë për individët do të vijojnë të jenë të lehtësuara edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011. Lehtësimi i standardeve pritet të jetë në një shkallë disi më të ulët krahasuar me nivelin aktual të lehtësimit të tyre. Kjo vlen si për kredinë konsumatore ashtu dhe për atë për blerjen e banesës. Gjithashtu, pritjet e ekspertëve për kërkesën për kredi të individëve janë pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2011. Te gjitha te dhenat te mesiperme jane marre nga statistikat te Bankes se Shqiperise, per periudhen 2002-2012, qe eshte periudha e futjes ne qarkullim te monedhes Euro. Treguesit te mesiperm japin te dhena per menaxhimin te kredive ne Euro, dhene individeve, qe do te thote se edhe ne kete forme, stimulohet futja e Euros ne Qarkullim dhe perdorimi I saj ne mase te gjere kundrejt Lek, gje qe e tregon edhe statistikat bankare si me larte.
III-4.f. 3. Bllokimi i financimit për ekonominë, në kushte estreme. Kreditimi i biznesit ka qëne thirja më e shpeshtë qe Banka e Shqiperise dhe guvernatori i saj i ka drejtuar sistemit bankar në vend.Pothuajse në cdo dalje puplike guvernatori Ardian Fullani u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të kreditojnë ekonominë.Për shkak të kredive me probleme të cilat pësuan një farë rritje kërkesa e BSH-së ndaj bankave u limitua në kreditimin e projekteve të biznesit që garantojnë kthimin e kredisë së marrë.Banka e Shqiperisë gjithashtu ka vënë në dukje që problemi i kreditimit nuk qëndron në kahun e ofertës.Sipas sajë bankat kanë likujditet të mjaftushem për të mbështetur biznesin por duket se është ky i fundit që heziton duke shfaqur relativisht një kërkesë të ulët.Bankat gëzojnë një situatë të kënaqshme likujditeti e cila padyshim mund të mbështesë zhvillimin e ekonomisë.Gjatë vitit te fundit, pesha e veprimtarisë kredidhenese të sektorit bankar ndaj totalit të aktiveve, e ka ndaluar rritjen që vijonte prej disa vitesh. Përceptimi i një rreziku më të lartë në aktivitetin kreditues është shoqëruar me rritjen e preferences së bankave për të rritur vendosjet në institucionet e tjera financiare, kryesisht të huaja. Megjithatë ky ndalim në prirjen rritëse të kredisë vleresohet të jetë i përkohshëm.Në afatmesem prirja rritrse e veprimtarisë kredituse do të vijojë ndonëse me një ritëm më të ulët. Ne grafikun ne vazhdim jepet studimi per pritjen qe kane pasur bankat per kredine simbas llojit te valutes qe ajo do te kerkohej. Nga vrojtimi duket se pritjet kane qene me te larta per perdorimin e monedhes vendase Lek, qe prej vitit 2002 deri ne vitin 2009. Por pas vitit 2009 raporti fillon te ndryshoje dhe rritet pritja e kerkeses per kredi ne Euro. Ky trend i kerkeses me te larte per kredine ne Euro esthe edhe sot, qe bankat e perdorin per te llogaritur pritjen per kredine qe eshte me i larte ne Euro. Ne grafikun ne vazhdim jepet studimi per kerkesen qe kane pasur bankat per kredine simbas llojit te valutes qe ajo do te kerkohej.Valuta e kerkuar ka qene ne Lek dhe Euro. Nga grafiku vihet re se eshte ruajtur trendi simbas edhe pritjeve qe bankat kane pasur per kredite ne Lek dhe Euro. Por ne ndryshim nga pritjet, shihet se ne vitet 2011 dhe 2012 eshte ulur kerkesa pe kredi si ne lek dhe ne Euro. Kjo shpjegohet me faktin se qytetaret kane frik dhe pasiguri per shlyerjen e kredise, pavaresisht se ne c‘far lloji valute eshte marre ajo. Shikohet se ne kushte ekstreme sic mund te jete edhe kriza ekonomike, bankat kane mundesi te bllokojne llojet te kredive qe japin. Kete e bejne nepermjet rritjes se normave te interesit, dhe nepermjet tyre,bankat perllogarisin pritjet per kerkesen per kredi, dhe kerkesen aktuale per kredi. Ne perfundim duket qarte se ne kushtet ekstreme si kriza e fundit , bankat me ane te mekanizmave te tyre kredidhenes, kane ulur kredidhenien, si ne Lek dhe ne Euro, kjo per shkak te pasigurise se tregut.
III-4.f.4. Faktoret e rritjes së rolit të bankave në kreditimin e ekonomisë. Ne kreditimin e bankave ndikojne disa faktore te cilet mund te klasifikohen si pershkrimi qe u eshte bere me poshte ; 1.Rënia e defiçitit të buxhetit të shtetit Në vitet 2001-2005 bankat ishin në një pozicion që shumicën e parave që ato kishin në dispozicion për të dhënë kredi, i përdornin për të kredituar shtetin. Ishte shteti ai që ishte përdoruesi kryesor i fondeve të bankave dhe jo individët. Kjo vinte për shkak të nivelit shumë të lartë të defiçitit buxhetor. Bankat nuk kishin interes për të kredituar ekonominë në një kohë kur ato i kishin investuar paratë në bono thesari shtetërore pa rrisk, kjo mund të thuhej se ishte një nga kohët e arta për bankat, ku ato mund të fitonin pa shumë përpjekje dhe duke qënë të qeta për investimet që kishin realizuar. Fuqia e tyre ishte aq emadhe saqë bankës qëndrore i duhej që,për të rritur normat e interesit apo për ti ulur ato,të bënte një marrveshje xhentëlmenësh me bosat e bankave për të bërë të efektshme politikat e saj monetare.Pas vitit 2005 bankat kishin fonde të lira për të kredituar ekonominë sepse nuk ishte më shteti përdoruesi kryesor i këtyre fondeve dhe u arrit në një pikë që banka kërkonin për të dhënë kredi. 2 Rritja ekonomike Faktori i dytë për rritjen e rolit të sektorit bankar në ekonomi është patjetër rritja ekonomike. Si çdo biznes tjetër një bankë nuk mund të ekzistoje në treg nëse ajo nuk realizon aktivitet. Rritja ekonomike bëri që të krijohej një treg edhe për bankat. Ky fenomen bëri që të kishte një tepricë të lirë parash në duart e disa individëve dhe një kerkese për të përdorur para nga indivdë të tjerë. Ekzistenca e një fakti të tillë krijon mundësinë që midis këtyre dy palëve të vendoset një ndërmjetës i quajtur bankë. Në vitet e fundit numri i bankave dhe i filialeve është rritur shumë, kjo gjë reflektohet edhe në aktivitetin e tyre. Në një rritje të tillë merita kryesore është e rritjes ekonomike. 3 Korrupsioni Në periudhën 2001-2005 megjithse shteti ishte shume i angazhuar ne ekonomi vlera reale e puneve publike që ai realizonte nuk ishte më shumë se 30%. Ai merrte taksa nga konsumatorët dhe ajo që këta të funditi merrnin nëpërmjet punëve publike ishte 30% të asaj që ishte destinuar për to. Pjesa tjetër përdorej për të financuar individët që ndodheshin në pozicione shtetërore. Fakti që individët relizonin investime reale(investime private)dhe që roli i bankave ishte i ulët në ekonomi e përfrcon edhe mëshumë konkluzionin e mësipërm se një nga financuesit kryesor të individëve, ato individë që ishin në funksione shtetërore, ishte shteti. Ekzistenca e një financimi në formë shtetërore të individëve ishte gjithashtu një shkak që nuk lejonte bankat për të pasur një rol të rëndësishëm në enkonomi. Shteti e thenë ndryshe bënte rolin e bankave dhe mesa duket ky rol duhet të ketë qënë i rëndësishëm dhe patjetër shteti të ketë qënë një bankëkonkuruese saqë nuk iu krijonte mundësi aktorëve të tjerë për tu futur në treg. Në vitet 2005-2009 kemi në të kundërt një shtet i cili ka një defiçit më të ulët buxhetor pra më pakangazhim i tij në përdorimin e fondeve të bankave dhe bankat nga ana tjetër e kane rritur shume rrolin e tyre në ekonomi gjë që dëshmon se individët e lidhur me shtetin kanë përdorur më pak shtetin si burim të financimit të veprimtarive të tyre private. III-4.f.5. Sfidat te kreditimit ne Euro. 1. Shperndarja sa me e ekujlibruar e kreditimit ne Euro, dhe efekteve e saj në gjith rajonet e vendit dhe grupet e ndryshme të popullsisë. 2. Ndikim direkt në zevendesimin gradual te Lekut me Euron. 3. Sigurimi i rritjes nëpërmjet mobilizimit dhe angazhimit të sa më shumë sektorve,aktiviteteve dhe degëve të ekonomisë si për shembull zhvillimi i buqësis dhe agroindustrie, me perdorimin e Euros. III-4.f.6. RREZIQET DHE PENGESAT. 1. Efekti negativ i tensioneve politike. 2. Aftesia konkuruse akoma e ulet e ekonomisë shqiptare. 3. Efikasiteti i shnderimit te procesit te hapjes dhe liberalizimit trgetar. 4. Eleminimi i informalitetit te tregut dhe përmiresimi i institucjalizimit të tij. 5. Niveli dhe aftesi thithese e investimeve të huaja direkte. 6. Niveli i mbikqyrjes bankare etj… Institucjonet bankare po marrin një pozicjon gjithnjë e më të rëndesishëm në zhvillimin e ekonomisë nepermjet futjes se valutes Euro ne vend. Per gjith sa me lart, roli i Bankave te te gjitha niveleve ne vendin tone (gjithsej 16 banka) eshte shume i lart, ne stimulimin, dhe futjen ne ekonomin e vendit Euro. Kjo ben qe te imponohet zevendesimi i Lek me Euron, nepermjet menyres dhe studimit te pershkruar me lart.
Kapitulli lV-te : Investimet te Huaja Direkte ne Euro. Remitancat ne Euro. IV.1. I.H.D. Investimet te Huaja Direkte ne Euro, jane shuma te valutes ne Euro, te futur ne ekonomine Shqiptare,ne njeren nga format te investimeve te huaja direkte, apo nepermjet projekteve qe kane Institucionet Financiare Bankare Europiane te pershkruara ne Kapitullin e I-re. Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të një ekonomie.Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, për blerjen e të paktën 10% të kapitalit të një ndërmarrje. Open Data Albania (Fondacion studimi ekonomik), ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte (IHD) në Shqipëri dhe rajon, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Me qëllim bërjen të krahasueshëm të këtij treguesi, për shkak të madhësive të ndryshme të ekonomive, investimet e huaja direkte (IHD) janë vënë në raport me produktin e brendshëm bruto (PBB) për secilin vend. Të dhënat e përdorura për llogaritjen e raportit bazohen në të dhënat IHD dhe PBB të matura në Euro, nga viti 2002 deri në fund të vitit 2012. Ne figuren e meposhtme jane I.H.D/P.B.B, ne Euro, te vendeve te rajonit. Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, në fund të vitit 2009, pesha e investimeve të huaja direkte (IHD) ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) në Shqipëri ka qënë më e larta në rajon (8.1%), e ndjekur nga Kroacia (4.6%), Serbia (4.5%), Maqedonia (2.7%), dhe Bosnja dhe Hercegovina (1.4%).Vihet re se rritja e IHD gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri, është shoqëruar me uljen e IHD për vendet e tjera të rajonit. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në vendet e rajonit vlerën maksimale të IHD ndaj PBB e ka arritur Serbia në vitin 2006 (17%), dhe po ky vend ka arritur edhe vlerën minimale të IHD ndaj PBB në vitin 2000 (0.85%). E llogaritur vetem per periudhen 2002-2012 peridhe studimi, per te cilen Euro ka hyre ne qarkullim ne vitin 2002. Totali i ndihmës së huaj gjatë viteve 2000-2010 ka qenë rreth 3.71 miliard €1, nga të cilat rreth 2.17 miliard € (rreth 58%) kanë qenë grante dhe 1.54 miliard € në hua (rreth 42%). Që në vitin 2000, nivelet e ndihmës së huaj kanë qëndruar në kufijtë e 240-405 milion € në vit. Figura e meposhtme tregon shpërndarjen e ndihmës së huaj përgjatë kësaj periudhe kohore (2000-2010). Siç tregohet në figurën më poshtë, në 3 vitet e fundit, rritja e huave jokoncesionare (tregtare) ka kompensuar rënien e qëndrueshme të granteve. Nga figura e mesiperme shihet se grantet e dhena ne Euro, jane me te larta se huate qe jane dhene nga vende te tjera, dhe qe jane shuma qe jane futur ne Ekonomine Shqiptare. Keto lloj shumash kane stimuluar perdorimin e Euros, duke qene se ajo ka qene pjesmarrese drejtperdrejt ne ekonomi me ane te I.H.D.
IV.1. PËRBËRJA E NDIHMËS SË HUAJ. o Simbas llojeve te I.H.D. Gjatë periudhës 2000-2010, ndihma e huaj është ofruar në formë granti dypalësh, huaje shumëpalëshe, granti shumëpalësh, huaje jokoncesionare dhe huaje dypalëshe (Figura 1.2). Në vitin 2000, pjesa më e madhe e ndihmës së huaj të angazhuar ishin grante që përbënin 68% të totalit të fondeve të angazhuara, ndërsa në vitet që pasuan ky lloj financimi është ulur me 10%. Grantet dypalëshe u pakësuan dy vitet e fundit dhe pritet të pakësohen më tej pasi disa donatorë dypalësh po largohen gradualisht. Shumica e huave janë dhënë nga donatorët shumëpalësh dhe janë të orientuara drejt sektorëve të infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë, arsimit dhe reformave sociale. Rënia e granteve dypalëshe është kompensuar nga rritja e huave jokoncesionare dypalëshe, duke çuar në mbështetje relativisht stabël nga ana e partnerëve dypalësh. Grantet shumëpalëshe dhe huatë koncesionare kanë qenë të ndryshme, por vazhdojnë të shfaqin prirjen e fortë për rritje. Vitet e fundit vihet re rritje e huave koncesionare dhe jokoncesionare nga burime dypalëshe, duke shënuar nivelet më të larta.
Huate Simbas Donatoreve te I.H.D. Në vitin 2008, për shkak të rritjes së fuqishme ekonomike, Shqipëria ka arritur statusin e vendit me të ardhura të mesme dhe si e tillë nuk përfiton më nga financimet koncesionare me zero interes të IDA-s, por kualifikohet për hua tregtare nga IBRD, duke lëshuar sinjale pozitive për investitorët dhe tregjet financiare për të ardhmen ekonomike të vendit. BEI dhe BERZh-i vazhdojnë të jenë burimi kryesor i huave jokoncesionare, me një portofol përkatësisht prej rreth 297 milion € dhe 271 milion €, kryesisht në energjetikë, transport, ujësjellës-kanalizime dhe arsim. Banka e Këshillit të Europës (CEB) ka miratuar portofole projektesh me vlerë rreth 120 milion €, të cilat mbështesin shëndetësinë, arsimin, punësimin dhe strehimin social7. Banka Botërore është donatori shumëpalësh kryesor që ka ofruar kryesisht hua jokoncesionare prej rreth 279 milion € që nga viti 2000. Programi i ndihmës i Bankës Botërore synon të kontribuojë në uljen e varfërisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës, krijimin e vendeve të reja të punës, përgjegjshmërinë në qeverisje, infrastrukturën dhe shërbimet sociale. Gjatë periudhës 2000-2010, burimi më i madh i kredive bilaterale ka qenë Gjermania/KfW me 16.3% e huave. Në dhjetë vitet e fundit KfW ka ofruar kredi në vlerë 236 milion €. Mbështetja është përqëndruar kryesisht në: energji, ujësjellës-kanalizime dhe zhvillimin e sektorit privat. Gjatë së njëjtës periudhë, Italia ka qenë donatori I dytë më i madh dypalësh duke siguruar ofrimin e një angazhimi financiar prej rreth 228 milion € (ose 15.5% të totalit të huave). Huatë italiane janë të fokusuara kryesisht në: infrastrukturë, energji dhe zhvillimin e sektorit privat. Protokolli i ri i Bashkëpunimit për Zhvillim 2010-12 përfshin 28 milion € në hua për të mbështetur projekte në bujqësi dhe sigurinë ushqimore, zhvillimin e NVM-ve dhe sektorin privat si dhe në transport.
Angazhimet gjatë 2009-2010 tregojnë një rritje të huave dypalëshe. Gjermania është bërë burimi kryesor i huave dypalëshe, duke dhënë 137 milion €, ose 33% të totalit të huave. Më pas vjen një tjetër donator dypalësh, Italia, që gjatë dy viteve ka dhënë 71 milion €, ose 17% të totalit të huave. Bankat/donatorët shumëpalësh vazhdojnë të jenë burim i konsiderueshëm huash jokoncesionare, duke ofruar përkatësisht 53 milion € (BEI), 50 milion € (BERZh), 40 milion € (CEB) dhe 31 milion € (BIZh). Strategjia e re e Partneritetit me Shqipërisë (CPS) e Bankës Botërore për vitet 2011-2014 parashikon huadhënie mbi bazë politikash prej rreth 71 milion € (100 milion USD) që do të fokusohen në reformat sektoriale të shërbimeve sociale dhe në reforma më të gjera që mbështetin rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë. o Grantet Simbas Donatoreve te I.H.D. Nga donatorët dypalësh, Gjermania është donatori kryesor me një kontribut grantesh me vlerë totale 189 milion € në dekadën e kaluar. Ndihma e Gjermanisë është fokusuar në: ujësjellës-kanalizimet, energjetika dhe zhvillimi ekonomik e social. Në kuadër të dy Protokolleve të fundit Dypalëshe të Bashkëpunimit që mbulojnë periudhën 2008-2011, është ofruar ndihmë me vlerë 168.45 milion €, nga të cilat 18.7% janë në formë grantesh. SHBA (që jep ndihmë kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar [USAID]) është donatori i dytë kryesor me 124 milion € ndihmë në formë grantesh në mbështetje të tranzicionit dhe zhvillimit.
Ndihma e huaj në Shqipëri (R A PORT I I PROGR E S I T 2 0 0 9 - 2 012 | 13) afatgjatë përmes zbatimit të programeve si: promovimi i rritjes ekonomike dhe begatisë; qeverisja e drejtë dhe demokratike; investimi në njerëz; arritja e paqes dhe e sigurisë, si dhe reformat anti-korrupsion në administratën publike dhe në fushën e drejtësisë. o Angazhimi per I.H.D, simbas donatoreve. Gjatë periudhës 2009-2010, Komisioni Europian vazhdoi të jetë donatori shumëpalësh kryesor me 179 milion € të ofruara, ose gati 50% të vlerës totale të granteve. IPA 2010 me buxhet 93.6 milion € do të financojë projekte në fusha kyçe si: reforma në polici dhe forcimi i shtetit të së drejtës, forcimi i kapaciteteve administrative, mjedisi dhe siguria ushqimore, infrastruktura, furnizimi me ujë dhe sektori i transportit (rrugët lokale). Në kuadrin e Dokumentit të Planifikimit Indikativ Shumëvjeçar (MIPD) 2011-2013, janë parashikuar edhe 288.8 milion €, të gjitha në formën e granteve. Ndër donatorët dypalësh, Italia ka dhënë vlerën më të madhe të granteve gjatë 2009-2010 me 44 milion € (ose 12% të vlerës totale të granteve). Nga 56 projekte aktualisht në zbatim, 45 nisma janë në grante. Protokolli I ri i Bashkëpunimit për Zhvillim 2010-2012 i siguron Shqipërisë grant 3 milion € për asistencë teknike si edhe 20 milion € si marrëveshje borxhi swap për të financuar projekte në arsim, shëndetësi dhe punësim. Ofrues të konsiderueshëm ndihme janë edhe SHBA, Greqia dhe Zvicra që kanë dhënë përkatësisht 32 milion (9%) €, 30 milion (8%) € dhe 17 milion (5%) €.I.H.D.Angazhuar. Sic duket edhe me lart nga figura, nga donatoret me I angazhuari per I.H.D, ka qene K.E, me angazhim deri ne masen e 500 mil. euro, e ndjekur nga Gjermania, dhe BERZH dhe B.E.I. te cilet kane pasur planet te tyre per I.H.D. ne vendin tone. o Levrimi i I.H.D, simbas donatoreve. Pervecese angazhimit donatoret kane zbatuar konkretisht planet te tyre te investimeve nepermjet I.H.D, ne ekonomine shqiptare, simbas formave te tyre te investimit, te percaktuar ne projekte konkrete Investimesh. Me posht jepen te dhena per levrimin e I.H.D, nga donator te ndryshem, per peridhen qe studiohet 2002-2012. Nga figura duket se vendin e pare ne levrimin e ze K.E e ndjekur nga B.B. dhe nga B.E.I, BERZH, Gjermani e Itali, etj. Ne lidhje me C.E.B, duhet te thuhet se nuk ka ndonje pozicion te pershtatem per levrimin konkret te I.H.D, ne Euro ne vendin tone. Gjatë periudhës 2000-2010, vihet re rritje e konsiderueshme e normës së lëvrimit nga donatorët si dypalësh edhe shumëpalësh, krahasuar me periudhën 2000-2008. Kjo do të thotë se Qeveria ka arritur të përthithë më mirë fondet si rezultat i forcimit të planifikimit dhe kapaciteteve zbatuese në Shqipëri. Totali i ndihmës së huaj të angazhuar për projektet e reja gjatë periudhës 2009-2010 ka qenë 747 milion €. Mbi 50% e ndihmës totale është angazhuar nga tre donatorë: KE-ja, Gjermania dhe Italia. Donatorët shumëpalësh më të mëdhenj vazhduan të jenë KE-ja me 177 milion € (ose 23.7%), BEI me 54 milion (7.2%), BERZh-i me 50 milion € (6.7%), CEB me 40 milion (5.4% €) dhe BIZh-i me 31 milion € (4.2%). Nga donatorët dypalësh, angazhimet më të mëdha janë bërë nga Gjermania me 143 milion € (19.2%), Italia me 87 milion € (11.7%), Greqia me 34 milion € (4.6%) dhe SHBA-ja me 31 milion € (4.1%).
SIPAS STATUSIT Simbas statusit I.H.D. llogariten me zerat : o Planifikuar o Ne vazhdim o Perfunduar. Baza e të dhënave e donatorëve përfshin projekte që janë në vazhdim (1.93 miliard €) apo të planifikuara (0.54 miliard €) dhe kanë fonde të siguruara. Aty përfshihen gjithashtu projektet e përfunduara (1.74 miliard €) dhe disa shënime mbi programimin indikativ. Situata në 2002-2012, jepet nga grafiku më poshtë: Nga grafiku duket se pjesa me e madhe e I.H.D jane ne proces e siper ne vazhdim te implementimit te tyre ne terren simbas projekteve, qe jane ne masen e 46 %. Me pas ne procesin Perfunduar jane 41 % e projekteve dhe mases se I.H.D. Ne zerin vetem te planifikuar jane vetem 13 % e I.H.D. Per sa me lart tregon se shume I.H.D. kane perfunduar dhe pjesa tjeter jane duke u future ne ekonomine e vendit, shuma te medha te valutes Euro.
IV. 2. Investimet ne Euro me financim te brendeshem. Keto jane shuma te investimeve ne valuten Euro, te cilat ne forme projektesh jane investuar ne sektore te ndryshem ne vend. Tabela me poshte tregon nivelet e investimeve me financim të brendshëm në sektorë të ndryshëm, siç janë regjistruar në buxhetin e Shtetit. Transporti, Ujësjellës-Kanalizimet, Arsimi dhe Shëndetësia janë sektorët që kanë përfituar përqindjen më të lartë të investimeve nga projektet me financim të brendshëm. Shic shkohet edhe nga Investimet te brendesheme jane investuar shuma te medha ne Euro, ne sektore te ndryshem te ekonomise. Te gjitha keto lloj investimesh ne euro, I japin impuls ekonomise se vendit per perdorimin masiv te Euros ne vend. Përqendrimi relativisht i lartë i mbështetjes së huaj por edhe I qeverise se vendit në sektorët e mësipërm do të vazhdojë edhe për disa vite. Disa sektorë përfitojnë shumë ndihmë të huaj sepse përveç investimeve, kanë nevojë për asistencë teknike të fuqishme. Por, do të ketë një prirje për ngushtimin e diferencave ndërmjet sektorëve. Gjithashtu, huatë gjysmëtregtare që po u jepen disa sektorëve, kryesisht energjetikës, do të bëhen plotësisht tregtare nisur nga prirjet e shkaktuara nga kalimi i Shqipërisë në vend që nuk mund të përfitojë më nga huatë me interes zero , si dhe përdorimi i huave nga bilateralët. vNISMAT E REJA TË DONATORËVE Duke pasur në fokus agjendën e integrimit europian, Komisioni Europian dhe Gjermania kanë angazhuar një shumë totale prej 5.5 milion € për projekte që fillojnë nga viti 2012 e ne vazhdim. Suedia angazhoi edhe 1.6 milion € për zbatimin e SPI-së, ndërsa Zvicra 0.8 milion €. Po keshtu edhe vendet te tjera te B.E-se dhe me gjere kane plane per I.H.D, ne shuma te medha ne vendin tone. vPRIORITETET E ARDHSHME Ne lidhje me I.H.D, ne vend, qeveria me qellim thitjen e tyre ka disa prioritete te punes se saj, ku disa prej te cilave jane ; ü Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare që të përballojnë procesin e integrimin europian dhe zbatimin e MSA-së në qeverisjen qendrore. üMbështetje për zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar. üMbështetje për zbatimin e Reformës në Administratën Publike dhe krijimi i Universitetit të Administratës Publike. vBASHKËRENDIMI I DONATORËVE Donatoret qe kane investuar dhe kane projekte per I.H.D, ne vendin tone, kanenevoje per te bashkrenduar me njeri-tjeterin. Ne kete kuader eshte detyre e qeverise qe ne bashkepunim me donatoret te organizoje punen pe bashkrendimin e planeve te tyre te investimit ne vend. Grupi Sektorial i Punës për Administratën Publike që kryesohet nga Delegacioni i BE-së dhe ku marrin pjesë donatorë aktivë si Zvicra, Suedia dhe Gjermania, ka diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me ligjin e shërbimit civil si dhe me reflektimin e rekomandimeve të Opinionit të KE-së. Grupi Mbështetës i SPA-së, që është strukturë e përbashkët qeveri-donatorë, trajton zbatimin e SPI-së dhe çështjet e Fondit të Besimit të SPA-së. Gjatë 2009-2010, Grupi i Mbështetjes i SPA-së organizoi tre takime ku shqyrtoi progresin dhe aktivitetet, si edhe miratoi shtyrjen e Fondit Shumëpalësh të Besimit të SPA-së deri në shtator 2012. Per te pasur me te qarte bashkrendimin e punes per I.H.D. te donatoreve ne vend, eshte e detyrueshme te dihet se kush jane donatoret active me investime ne vendin tone. Figura me posht paraqet donatoret me active dhe me pontencial qe operojne me I.H.D. me monedhen Euro ne vendin tone. Projeksioni me posht jep te dhenat bazuar ne faktin se sa aktive jane ne mardheniet me vendin tone, per te ofruar projekte te I.H.D. donatoret te ndryshem. Shic shiet edhe nga figura me lart, peshen me te madhe ne donatoret e ze BERZH i cili eshte me aktivi me projekte qe arrijne deri ne masen 22 % te tyre. Me pas ky donator ndiqet nga BEI. qe ka zerin me 22 %, dhe I ndjekur nga CEB me 17 %. Me vazhdim BIZH. Me 11%, KE me 9 %, e I ndjekur nga te tjere. Ndikimi i faktoreve te ndryshem ne I.H.D. C‘do vend harton politika te brendeshme me qellim thithjen e sa me shume I.H.D. me qellim rritjen e ekonomise se tij. Por treguesit te politikave qe ndjek vendi dhe zbatimi ne praktik i tyre, ben qe te perftohet perceptimi se sa efektive do te jene I.H.D, per vendin. Per kete studiohen disa faktore qe ndikojne se sa mundesi, dhe sa kushte pozitive ka dhe ofron vendi per te marre sa me shume I.H.D. nga donatoret. Ne figuren me poshte jepen disa nga projeksionet qe vendi yne radhitet ndaj disa vendeve te B.E-se dhe rajonit, per pikat te dobeta te klimes se te berit biznes, te dhena keto qe ndikojne drejtperdrejt ne perceptimin qe kane donatoret per I.H.D. drejt vendit tone. Axhenda e papërfunduar në klimën e biznesit është ilustruar nga pikat e dobëta e të bërit biznesit . Ato pika të dobëta, kryesisht të zakonshme në vendet e studiuara, dhe lidhen me kuadrin rregullator të biznesit që rregullojnë transaksionet pronësore dhe banesore dhe industrinë e ndërtimit, si dhezbatimi i kontratave. Shqiperia, megjithatë, ka arritur të përmirësojë shumë dimensione të saj të klimës së biznesit prap ngelet shume mbrapa ne krahasim me vendet afer saj. Gjithashtu, disa vende në rajon renditen relativisht mirë në aspektin e lehtësive për të paguar taksat. Por është e rëndësishme të theksohet se këta tregues kapin aspekte të caktuara rregullatore dhe ligjor në dhjetë fusha të politikës, por ka aspekte të tjera të klimës së investimeve dhe praktikat e biznesit që mund të jenë të rëndësishme për investime dhe rritjen ekonomike (p.sh., cilësia e infrastrukturës dhe pabarazia në tatimin e firmave formale ndaj atyre joformale), të cilat mund të jenë pengesë e rëndësishme për investimet e brendshme dhe të jashtme. Vendet në rajon duhet të shkëmbejnë praktikat më të mira në mjedisin ligjor dhe rregullator si dhe aspekte të tjera të klimës së investimeve në mënyrë që përmirësimet mund të jetë gjithëpërfshirëse dhe të shpejta. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për të tërhequr investitorët e huaj, por edhe për të shërbyer si një pikë referimi për reformat dhe nxitur rritjen ekonomike. vLlogarite financiare te I.H.D. Per te pare ne forme tjeter I.H.D. I shohim nga kendveshtrimi I llogarive financiare te tyre ne kapital. Figura me poshte jep te dhena totale per llogarite financiare te I.H.D. ne vend. Flukset neto në llogarinë kapitale dhe financiare regjistruan një bilanc pozitiv prej 607.4 milionë eurosh gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012, duke siguruar mbulimin e deficitit korent në masën 90.5%. Flukset neto në këtë llogari rezultuan rreth 6.5% më të ulëta në terma vjetorë dhe përbëjnë rreth 8.3% të PBB-së. Bazuar në shpërndarjen në detyrime dhe mjete, pjesa më e madhe e flukseve financiare hyrëse (detyrimet) ishin në trajtën e investimeve të huaja direkte dhe investimeve të tjera, ku një rol kryesor luan huamarrja private dhe ajo shtetërore. Në flukset financiare dalëse (mjete), rolin kryesor e luajtën monedhat dhe depozitat e sistemit bankar vendas jashtë. Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2012, investimet e huaja direkte neto (hyrëse – dalëse) rezultuan rreth 541.4 milionë euro, ose rreth 21.2% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Analiza e dinamikës vjetore së IHD-ve tregon se rritja e tyre i detyrohet hyrjes së kapitaleve në formën e letrave me vlerë të pasurisë (aksione) dhe riinvestimeve të fitimeve të investimit direkt të cilat pësuan një rritje të lehtë me rreth 4.7% në terma vjetorë. Ne perfundim duket qarte se I.H.D. kane nje rol te pa zevendesushem per futjen ne ekonomine e vendit te monedhes Euro, dhe duke investuar behet te mundur te kryhen operacione me monedhen Euro, duke anashkaluar monedhen Lek. IV.3. Remitancat Remitancat janë transfertat neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit. Këto transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve. Ato janë një komponent thelbësor në llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave. Remitancat nëpërmjet transfertave bankare që dërgojnë emigrantët në vendin e origjinës kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues, dhe perdorimin e monedhes Euro ne vend ku shkojne keto remitanca. Remitancat duhen pare ne format e meposhteme ; a) Remitancat ne vite te ardhura nga vendet te ndryshme ne vend ne Euro. b) Remitancat ne raport me Eksportet. c) Remitancat ne raport me I.H.D.(Investimet te Huaja Direkte). d) Remitancat ne raport me P.B.B.(G.D.P). Remitancat jane : o Remitanca Hyrese. Qe hyjne ne vendin tone nga vende te tjera. o Remitanca Dalese. Qe dalin nga vendi yne drejt vendev te tjera.
IV. 3.a. Remitancat ne vite te ardhura nga vende te ndryshme. Le te japim disa te dhena te pergjithshme ne lidhje me keto remitanca. Figura ne fazhdim jep te dhena per sasite te remitancave qe kane hyre ne vendin tone, ne vite te ndryshme per periudhen kur euro ka hyre ne qarkullim (2002-2012). Remitancat në këtë dhjetë vjeçar kanë pasur tendencë rritëse në gjysmën e parë te kesaj dekade, përkatësisht nga 693 milion Euro në vitin 2002 në 952 milion Euro në vitin 2007. Nga ana tjetër pesë vitet e fundit tregojnë një rënie të remitancave nga 952 milion Euro në vitin 2007 në 675 milion Euro në vitin 2012.Duket se ne periudhen e krizes ekonomike ka dhene edhe efektin e vet ne remitancat hyrese te cilat ne vitet te fundit kane ardhur duke u ulur, kjo nga humbja e punes se emigranteve. Figura ne vazhdim jep te dhenat per ndryshimet te remitancave te llogaritur ne %, per periudhen e vitit llogaritur me vitin paraardhes.
Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh remitancat shënojnë rritjen më të madhe në vitin 2006 ku dërgesat e emigrantëve janë rritur 15.8% krahasuar me vitin 2005. Rënien më të madhe remitancat e kanë shënuar në vitin 2008 ku janë ulur me 13.01% krahasuar me vitin 2007. Arsyet lidhur me maksimumin dhe minimumin e arritur të dërgesave të emigrantëve lidhen dhe me faktin nëse ekonomia globale dhe kryesisht ajo e vendeve të zhvilluara ku emigrantët punojnë dhe jetojnë ndodhet aktualisht në recesion apo ekspansion ekonomik. Faktet tregojnë që kriza ekonomike globale e vitit 2008 ka ndikuar drejtpërdrejtë në remitancat e vendit tonë. o Pervecese Remitancave Hyrese kemi edhe nje pjese te Remitancave Dalese. Remitancat dalese jane shuma ne Euro, qe dalin nga vendi yne drejt vendeve te tjera. Keto jane shuma te cilat ne formen e kapitaleve dalin prej vendit tone, qe jane fitime nga bizneset e huaja ne vend, apo nga shtetas te tjere, te punesuar ne vendin tone, dhe qe dergojne ne vende te tjera shuma ne Euro. Me posht po paraqesim ne forme grafike te dhena per keto lloj Remitancash. Shic shihet ne total remitancat hyrese jane ne masen prej 669.57 milion Euro, ndersa remitancat dalese kane qene ne masen 50.08 milion Euro. Ne vendin tone remitancat kane sjelle nje shume e cila eshte diferenca e ketyre dy lloj remitancave. Kjo shume prej Remitanca Hyrese – Remitanca Dalese eshte ne masen prej 619.49 milion Euro. Kjo sasi Euro eshte ne qarkullim ne ekonomine e vendit tone, e cila eshte ne qarkullim dhe ka rol te vetin ne zevendesimin e Euros me Lek. vRemitancat simbas vendeve te origjines. Ne vendin tone kane hyre remitanca nga vende te ndryshme te botes. Vende te ndryshme simbas numerit te shtetasve shqiptare qe jetojne ne to, kane kryer edhe transferta ne Euro, duke kontribuar ne sasine totale te Euros se futur ne vendin tone. Vende te origjines nga vijne remitancat, jane te ndryshme simbas kapaciteteve qe ato fusin shuma te remitancave ne ekonomine e vendit tone. Keto vene origjine jane me shuma te ndryshme kontributesh. Nje pjese e vendeve kane pjese te vogel dhe te pa rendesishem ne kontributin qe emigrantet bejne me remitancat drejt vendit tone. Keto vende mund ti percaktojme me poshte te cilat jane vende qe nuk kane kontribut te larte ne dergesat te emigranteve drejt vendit tone, kjo per faktin se edhe masa e shtetasve shqiptare te cilet jetojne dhe punojne ne keto vende jane te paket ne numer. o Vendet me dergesa te vogla te remitancave drejt vendit tone. Vendet te mesiperme nuk kane rol kryesor ne dergesat te emigranteve drejt vendit tone, per arsye edhe pasha qe zene ne dergesat te tyre jane te vogla.
Me poshte kemi paraqitur grafikisht disa vende te ndryshme te botes, te cilat kane kontribuar me remitanca ne vendin tone. Ne vendin tone ne lidhje me dergesat te emigranteve ose remitancat, duket se peshen me te madhe e zene remitancat te cilat vijne nga vendet qe gjeografikisht jane afer vendit tone, apo ne kufi me vendin tone. Me larte jane vendet te cilat kane peshen me te madhe te kontributit me remitanca ne vendin tone, sepse edhe numeri I shtetasve shqiptare qe punojne dhe jetojne ne keto vende eshte I madh. Shic shihet vendin kryesor e ze Greqia, e ndjekur nga Italia dhe nga Sh.B.A-ja. Ne Greqi dhe Itali numri I shqiptareve qe jane ne keto vende eshte shume I madh ne krahasim me vende te tjera te B.E-se apo edhe SH.B.A-se.Ne Greqi llogariten te jene rreth 600 mije Shqiptare qe jetojne ne kete vend.Ne Itali llogariten te jene rreth 400.000-450.000 shtetas Shqiptare qe jetojne ne kete vend. Per te pare dukshem ndryshimin e dergesave te remitancave te emigranteve, duket qarte nga grafiku I meposhtem. Grafiku paraqet dergesat te emigranteve per tre vitet te fundit, 2010-2011-2012.
Duket qarte se dergesat jane me te medhaja ne vitin 2010 me 690 mil.euro. Ne vitin 2011 dergesat ulen ne 665 mil euro, dhe ne vitin 2012 kemi nje rritje te lehte ne 675 mil. Euro. Keto dergesa jane shprehje e ndryshimit te krizes globale, ku ne vitin 2010 ajo kishte filluar dhe emigrantet nga frika e humbjes se depozitave te tyre kane rritur dergesat ne vendin tone. Ne vitin 2011 per shkak te vazhdimit te krizes globale , e cila ka ndikuar tek te ardhurat te emigranteve te cilat jane ulur, per shkak te humbjes se vendeve te punes qe ata kane pasur ne vendet ku jetonin. Ne vitin 2012 per shkak se jane marre masat antikrize nga Institucionet Financiare Boterore dhe Europiane, dhe nga takimet te vazhdueshme te vendeve te zhvilluara, jane shfaqur edhe shenjat te para te kalimit te krizes ekonomike. Kjo faze e kalimit te krizes ekonomike ne vendet te Eurozones, por edhe me gjere eshte pasqyruar edhe ne dergesat qe emigrantet kane bere drejt vendit tone. Ne grafikun e mesiperm jane te pasqyruar keto ndryshime vetem per keto tre vitet te fundit, ku kriza ekonomike financiare globale ka qene prezent. IV. 3.b. Remitancat ne raport me Eksportet. Remitancat te pare ne raport me Eksportet, shprehin te ardhurat nga emigrantet kundrejt te ardhurave ne Euro qe futen ne vendin tone nepermjet eksporteve me vendet te ndryshme, te prodhimeve te brendeshme te vendit tone dhe qe eksportohen drejt vendeve jasht Shqiperise. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Të dyja këto vlera kanë rëndësi për ekonominë kombëtare dhe standardin e jetesës në vend. Në shtrirje kohore dhjetëvjeçare 2002 - 2012, pozicionimi i këtyre dy vlerave me njëra tjetrën na paraqitet tepër interesant. Në harkun kohorë 2002 – 2007 remitancat qëndrojnë në vlerë më të lartë se eksportet duke dëshmuar një ekonomi të dobët prodhuese që bazohej tek dërgesat e shtetasve pjesë e tregut të punës jashtë vendit. Në vitin 2008 kjo diferencë ndryshon dhe ky është viti i parë në të cilin vlera e mallrave dhe shërbimeve të shitura jashtë vendit qëndron më lart se vlera e parave që ekonomia vendase përfton nga dërgesat e emigrantëve. Diferenca u lëkund përsëri në vitin 2009 ku remitancat shënuan një vlerë më të lartë se të ardhurat nga eksporti. Tre vitet e fundit shënojnë një rritje në vlerë për eksportet duke krijuar edhe një diferencë progresive eksport kundrejt remitancave me vlerë pozitive. Grafiku i te dhenave per Remitancat dhe Eksportet per periudhen 2002-2012. Te pare ne raport me Eksportet ne periudhen 2002-2012 remitancat te shprehura ne % kane trendin te paraqitur ne figuren ne vijim. Ne kete trend shikohet se remitancat kane tendence uljeje, ne % e tyre ne raport me Eksportet. Ne fundin e vitit 2012, kemi nivelin me te ulet te shprehjes se ketyre remitancave, ne % e tyre ne raport me Eksportet vendase ndaj vendeve te tjera. Keto vlera ne % ne vitet 2002 remitancat kane vleren e 200 % ne raport me eksportet. Por ne vazhdimesi kane trend ulejeje, ku ne vitet 2006- 2007 ka nje tendence rritje te lehte, por qe vazhdon ne renie, dhe ne vitin 2009 ka nje tendence te lehte rritje, kjo per shkak te frikes se krizes se eurozones, ku emigrantet kane terhequr te ardhuat te tyre nga bankat ku jetonin, duke I derguar per ne vendin tone. Ne vitin 2012 per shkak te krizes globale, dhe krizes se eurozones, sidomos per shkak te krizes Greke dhe Italiane, kemi % me te ulet te remitancave ne raport me eksportet, ne vlerat valutore ne euro. Me posht eshte grafiku qe tregon % e remitancave ne raport me Eksportet, te cilat jane per vitet 2000-2012, ku duket qarte trendi uljeje i remitancave/eksporteve. Në tre vitet e fundit (2010-2012) eksportet janë shumë më të mëdha në vlerë krahasuar me remitancat. Gjatë këtyre tre viteve remitancat kanë qenë thuajse konstante, ndërsa eksportet janë rritur nga një miliard e njëqind e shtatëdhjetë e dy milion euro në vitin 2010 në një miliard e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy milion euro në vitin 2012. Krahasimi i remitancave dhe eksporteve, dhe raportit ndërmjet dy vlerave, synon të hulumtojë mbi trendin e ekonomisë së brendshme dhe kontributin në bilancin e pagesave kombëtarë. Nëse në vitin 2002, remitancat ishin sa dyfishi i vlerës së eksporteve në vitin 2012 kjo vlerë e dërgesave të emigrantëve nga jashtë përbën vetëm 50% të vlerës së eksporteve. Ky ndryshim i theksuar e ka bazën tek rritja e vlerës së eksporteve gjatë dhjetë viteve. Të dhënat për hulumtim janë marrë nga databaza e Bankës Botërore. Vendet kryesore nga ku e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptar janë Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia, Gjermania dhe Kanadaja. Këto gjashtë vende kanë peshën kryesore të remitancave me Shqipërinë duke qenë se përbejnë 98% të totalit. Vendet e tjera përbëjnë një përqindje shumë të ulët, vetëm 2% të totalit, megjithatë është interesante të shohësh vendet e huaja prej nga shtetasit tanë dërgojnë të ardhurat e tyre.
Greqia dhe Italia janë dy vende kryesore ku shtetas shqiptarë kanë emigruar dhe punojnë e jetojnë. Greqia është vendi me vlerat më të larta të remitancave hyrëse. Vlera e dërgesave shënon 310 243 000 Euro (treqind e dhjetë milionë e dyqind e dyzetë e tre mijë Euro) dhe përbën 47% të totalit. Pas Greqisë vlerën më të lartë të dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë e shënon Italia me 248 710 000 Euro dërgesa (dyqind e dyzet e tetë mijë e shtatëqind e dhjetë mijë euro). IV. 3.c. Remitancat ne raport me I.H.D.(Investimet te Huaja Direkte). I.H.D.Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase. Nga studimi i I.H.D. ne vendin tone jane bere studime dhe hulumtime, nga Institucione, apo nga Banka Kombetare Tregetare, per te marre te dhena mbi raportin se si qëndron vlera e Remitancave tek Investimet e Huaja Direkte. Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje. Fondacioni si Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e Remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte për periudhën 2010-2012. Gjatë këtij trevjeçari vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Në këtë vit remitancat shënojnë 690 milion euro ndërsa IHD janë në vlerën 789 milion euro. Ky është viti i parë kur remitancat bien nën vlerën e investimeve të huaja direkte. Kjo diferencë në favor të vlerës së investimeve të huaja vjen për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve e njëkohësisht edhe si rrjedhojë e rritjes në vlerë të investimeve të huaja direkte. Diferenca është zvogëluar në dy vitet pasardhëse si 2011 dhe 2012. Në këto dy vite vlera e investimeve të huaja direkte ka rënë përkatësisht në 717 dhe 727 milion euro. Megjithëse ne vlerë më të lartë se vlera e remitancave, ecuria e dy viteve të fundit për investimet e huaja direkte dëshmon sërish se ekonomia shqiptare mbështetet ende qëndrueshëm tek dërgesa të shqiptarëve që punojnë jashtë vendit. Tendenca për të pasur investime të huaja dhe treg më të mirë punësimi në vend, është ende tepër e brishtë dhe jo e qëndrueshme. Remitanca=8.576. I.H.D=5.028. Diferenca = Remitanca- I.H.D.= 8.576-5.028= 3. 548 mil.Euro. Remitancat dhe I.H.Direkte. Figura e meposhtme paraqet lidhjen midis Remitancave dhe I.H.D. ne vite. Nga studimi i te dhenave te mesiperme duket qarte se remitancat zene nje vend me te madh ne raport me I.H.D. ne vend. Te ardhurat nga remitancat sic e kemi shpjeguar edhe me lart kane pasur nivelin me te larte te tyre ne vitet 2006-2007 dhe me pas trendi ka qene ne renie. E kunderta ndodh me I.H.D. te cilat kane trend progresiv ne rritje per periudhen 2002-2012. Kjo shpjegohet me faktin se I.H.D. per te ulur efektin e krizes globale, firma te ndryshme apo me ane te fondacioneve te ndryshme, Institucionet Financiare Europiane te cilat duke operuar me monedhen Euro, kane investuar ne vendin tone shuma qe kane ardhur duke u rritur. E pare ne raport me I.H.D. ne periudhen 2002-2012 remitancat te shprehura ne % kane trendin te paraqitur ne figuren ne vijim. Ne kete trend shikohet se remitancat kane tendence uljeje, ne % e tyre ne raport me Eksportet. Ne fundin e vitit 2012, kemi nivelin me te ulet te shprehjes se ketyre remitancave, ne % e tyre ne raport me Eksportet vendase ndaj vendeve te tjera. Keto vlera ne % ne vitet 2002 remitancat kane vleren e 500 % ne raport me eksportet. Por ne vazhdimesi kane trend ulejeje, ku ne vitet 2005- 2006 ka nje tendence rritje te lehte deri ne 380 %, por qe vazhdon ne renie edhe ne vitin 2009. Ky raport ka nje tendence te lehte rritje e vitet 2010 e ne vazhdim, kjo per shkak te krizes se eurozones, ku nuk jane investuar shume ne vendin tone. Ne vitin 2012 per shkak te krizes globale, dhe krizes se eurozones, sidomos per shkak te krizes Greke dhe Italiane, kemi % me te ulet te remitancave ne raport me I.H.D, ne vlerat valutore ne euro. Me posht eshte grafiku qe tregon % e remitancave ne raport me I.H.D, te cilat jane per vitet 2002-2012, ku duket qarte trendi uljeje i remitancave/I.H.D. Per periudhen tre vitet te fundit, ne vitet 2010-2012, raporti midis Remitancave dhe I.H.D. eshte I shprehur ne grafikun e meposhtem ne vijim. Kjo periudhe eshte bere per te pare se sa eshte ndryshimi I ketij raporti vetem per periudhen e fundit tre vjecare te Remitancave/I.H.D-ve. Duket qarte se remitancat jane me te medhaja ne vitin 2010 me 690 mil.euro. Ne kete vit kemi I.H.D. ne masen me te madhe prej 789 mil. Euro.Ne vitin 2011 dergesat ulen ne 665 mil euro. Ne kete vit kemi I.H.D. ne masen prej 717 mil. Euro. Ne vitin 2012 kemi nje rritje te lehte ne 675 mil. Euro. Po ne kete vit kemi I.H.D. ne masen prej 727 mil. Euro. Ne kete vit kemi nje rritje te lehte per I.H.D, prej 10 mil. Euro. Keto dergesa jane shprehje e ndryshimit te krizes globale, ku ne vitin 2010 ajo kishte filluar dhe emigrantet nga frika e humbjes se depozitave te tyre kane rritur dergesat ne vendin tone. Ne vitin 2011 per shkak te vazhdimit te krizes globale , e cila ka ndikuar tek te ardhurat te emigranteve te cilat jane ulur, per shkak te humbjes se vendeve te punes qe ata kane pasur ne vendet ku jetonin. Ne vitin 2012 per shkak se jane marre masat antikrize nga Institucionet Financiare Boterore dhe Europiane, dhe nga takimet te vazhdueshme te vendeve te zhvilluara, jane shfaqur edhe shenjat te para te kalimit te krizes ekonomike. Kjo faze e kalimit te krizes ekonomike ne vendet te Eurozones, por edhe me gjere eshte pasqyruar edhe ne dergesat qe emigrantet kane bere drejt vendit tone. Ne grafikun e mesiperm jane te pasqyruar keto ndryshime vetem per keto tre vitet te fundit, ku kriza ekonomike financiare globale ka qene prezent.
IV. 3.d. Remitancat ne raport me P.B.B.(G.D.P). Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB) ( en - Gross domestic product , GDP ) është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit). Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk duhet ngatërruar me Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB) i cili paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga burimet e punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar. IV. 3.d. 1. P.B.B. (G.D.P). PBB mund të llogaritet në tre mënyra, të cilat duhet, në parim, të japin të njëjtin rezultat. 1. Llogaritja sipas prodhimit 2. Llogaritja sipas të ardhurave 3. Llogaritja sipas shpenzimeve. Me posht po shqyrtojme thjeshte keto menyra te llogaritjes se P.B.B. per te kuptuar se a kane vend remitancat ne P.B.B. meqense ato jane te ardhura ne valuten Euro. 1. Llogaritja sipas prodhimit. "Vlera e tregut e të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të llogaritura gjatë 1 viti." Më e drejtpërdrejtë nga tre mënyrat e llogaritjes është ajo sipas prodhimit, e cila mbledh rezultatet e çdo klase të sipërmarrjes për të nxjerrë rezultatin e përgjithshëm. Kjo metodë përbëhet nga tri faza: Llogaritja e Vlerës së Prodhimit (VP) të brendshëm nga aktivitete të ndryshme ekonomike; Përcaktimi i Konsumit të Ndërmjetëm (KN), pra, kostoja e materialeve, furnizimeve dhe shërbimeve të përdorura për të prodhuar mallrat ose shërbimet përfundimtare Zbritja e Konsumit të Ndërmjetëm nga Vlera Bruto për të marrë Vlerën e Shtuar Bruto të prodhimit të brendshëm. Simbolikisht, Vlera e Shtuar Bruto = Vlera e Prodhimit - Vlera e Konsumit të Ndërmjetëm. Vlera e Prodhimit = Vlera e shitjeve totale të mallrave dhe shërbimeve + Vlera e ndryshimeve në inventar. Shuma e Vlerës së Shtuar Bruto të aktiviteteve të ndryshme ekonomike duke shtuar taksat indirekte dhe duke zbritur subvencionet mbi produktet jep PBB-në sipas metodës së prodhimit. P.B.B= (VP-KN) + T - S Ose P.B.B.= Vlera e shtuar bruto + T – S 2. Llogaritja sipas të ardhurave. "Shuma totale e të ardhurave të individëve që jetojnë në një vend gjatë 1 viti." Një tjetër mënyrë për të matur PBB-në është duke llogartur të ardhurat totale. PBB e llogaritur në këtë mënyrë quhet ndryshe të Ardhurat e Brendshme Bruto (ABB). Kjo metodë mat PBB duke mbledhur të ardhurat e kompanive dhe punonjësve siç janë pagat e punës, interesi i kapitaleve, qiratë për tokën dhe pronën dhe fitimet e sipërmarrjeve. Dy rregullime duhet të bëhen për të marrë PBB: (T)Taksat indirekte - (S) subvencionet janë shtuar për të marrë nga kostos faktor në çmimet e tregut. Amortizimi është shtuar për të marrë nga produkti neto të brendshëm të prodhimit të brendshëm bruto. Totali i të ardhurave mund të ndahen sipas skemave të ndryshme, duke çuar në formula të ndryshme për PBB-në matur me metodën e të ardhurave. a) Një formulë e zakonshëme është: PBB = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat - Subvencionet për prodhimin dhe importet. PBB = PP + TBO + ABP + T – S Pagat e punonjësve (PP) mat pagesën totale të punonjësve për punën e bërë. Ato përfshijnë pagat dhe rrogat, si dhe kontributet e punëdhënësve për sigurimet shoqërore dhe programet e tjera. Teprica Bruto Operative (TBO) është tepricë për shkak të pronarëve të bizneseve të inkorporuara. Shpesh quhet fitim, edhe pse vetëm një mesatare e kostos totale zbritet nga prodhimi bruto i llogaritur. Të ardhurat bruto të përziera (ABP) është masë e njëjtë si TBO, por për bizneset painkorporuara. Kjo shpesh përfshin biznese më të vogla. Shuma e PP, TBO dhe ABP quhet faktori i përgjithshëm i të ardhurave, por jane të ardhurat e të gjithë faktorëve të prodhimit në shoqëri. Ai mat vlerën e PBB-së në faktor (bazë) e çmimeve. Dallimi në mes çmimet bazë dhe çmimet përfundimtare (ato që përdoren në llogaritjen e shpenzimeve) është taksat totale dhe subvencionet që qeveria ka vëna ose paguar në atë të prodhimit. Pra, duke shtuar taksat më pak subvencionet për prodhimin dhe importet konverton PBB në kosto faktor me ABB. Totali i të ardhurave faktor është gjithashtu shprehet nganjëherë si: Totali i të ardhurave faktor = Paga e Punonjësve + fitimet e korporatave + të ardhurat pronarit + të ardhurat nga qiraja + interes Net. b) Nje tjeter formule e llogaritjes se P.B.B. simbas te ardhurave eshte : PBB = Q + I + F + RS + P ku Q- Qiratë. I- Interesat. F- fitimi. RS- rregullime statistikore (taksat e korporatave të ardhurat, dividentët, fitimet e pashpërndara të korporatave). P- pagat 3. Llogaritja sipas shpenzimeve. "Të gjitha shpenzimet e bëra nga individë gjatë 1 viti." Në ekonomi, gjërat më të prodhuara janë prodhuar për shitje, dhe shiten. Prandaj, matjen e shpenzimeve totale të parave të përdorura për të blerë gjëra është një mënyrë e matjes së prodhimit. Kjo është e njohur si metoda e shpenzimeve të llogaritjes së PBB-së. Vini re se në qoftë se ju i bëni vetes një triko, është prodhim, por nuk merret parasysh si PBB-së, sepse ajo kurrë nuk është shitur. Prodhimi i trikove është një pjesë e vogël e ekonomisë, por në qoftë se dikush i llogarit disa aktivitete të mëdha të tilla si rritja e fëmijëve (përgjithësisht të papaguara) si prodhim, PBB nuk do të ishte një tregues i saktë i prodhimit.
IV. 3.d. 2. P.K.B.(Prodhimi Kombetar Bruto). P.K.B.- Paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga burimet e punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar. Në formë identitetesh, mund të shkruajmë: PKB = PBB + Yf . ku: AKB - përfaqëson të ardhurën kombëtare bruto. Yf - përfaqëson të ardhurat neto nga faktorët e prodhimit të shtetasve shqiptarë, të korrektuar në zbritje me të ardhurat e faktorëve të prodhimit të shtetasve të huaj. Me tej kemi ; AKBD = AKB + Ytr . Ku AKBD - përfaqëson të ardhurën kombëtare bruto të disponueshme. Ytr - përfaqëson transfertat korrente neto. Po keshtu kemi treguesin e meposhtem ; Yd = AKBD - T + Tr. Ku Yd -përfaqëson të ardhurat personale të disponuara për konsum nga sektori privat i ekonomisë. T - përfaqëson taksat e tatimet totale të paguara shtetit. Tr- përfaqëson transfertat e bëra nga sektori publik drejt sektorit privat. Në mënyrë skematike, konceptet e mësipërme mund të ilustrohen si më poshtë: Duke aplikuar llogaritjet e mësipërme, mund të përftojmë një matje të të ardhurës së disponueshme të familjeve shqiptare. Ky përafrim mund të bëhet në terma nominalë dhe realë (duke bërë korrektimet përkatëse për inflacionin). Grafiku I mesiperm ilustron ndryshimet vjetore të të ardhurave reale. Krahas ndryshimeve në PBB, të ardhurat e disponueshme private janë ndikuar dhe nga luhatjet në zërat e transfertave korrente neto, të ardhurave neto, taksave dhe tatimeve dhe transfertave të sektorit publik për sektorin privat. Në terma nominalë, ritmi i rritjes së të ardhurave të disponuara shënoi ngadalësim gjatë periudhës 2006 – 2009, si pasojë e rënies së të ardhurave neto, e rënies së transfertave korrente neto dhe e rritjes së taksave e tatimeve të paguara nga individët. Në llogarinë e transfertave korrente neto, rol kryesor luajti rënia e dërgesave të emigrantëve, ndërsa në llogarinë e të ardhurave këtë rol e luajti rritja e fluksit dalës të të ardhurave nga investimet. Ngadalësimi më i theksuar I ritmit të rritjes së të ardhurave të disponuara gjatë vitit 2009 shpjegohet nga thellimi i ndjeshëm i deficitit të të ardhurave, si pasojë e riatdhesimit të të ardhurave nga investimet e huaja direkte. Në periudhën në vijim, ngushtimi i deficitit të të ardhurave neto dhe rritja e lehtë në transfertat korrente neto çuan në rritjen e të ardhurave të disponueshme me rreth 7.2% në terma nominalë dhe 3.7% në terma realë. Diferenca në të ardhurat e disponuara në terma realë dhe nominalë është diktuar nga ecuria e normës së inflacionit në vend. Divergjenca më e madhe ndërmjet tyre në periudhën2010 – 2011, shpjegohet nga niveli më i lartë i normës së inflacionit për këtë periudhë. Nje strukture e P.B.B, simbas sektoreve te ndryshem ne vend, strukture e cila eshte e ndryshuesheme per c’do vit, skematikisht mund te paraqitet si me poshte. Remitancat si transferta neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit janë pjesë përbërëse e të ardhurave dhe në mënyrë të tërthortë e vetë Produktit të Brendshëm Bruto. Kjo duket qarte nga formula e meposhteme. PBB = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat - Subvencionet për prodhimin dhe importet. IV. 3.d. 3. Remitancat dhe P.B.B. Gjatë vitit 2002-2012 remitancat na pozicionohen kundrejt PBB në rritje deri në vitin 2007 dhe në rënie në periudhën në vazhdim. Viti më i mirë për remitancat ka rezultuar viti 2007 ku dërgesat e emigrantëve kanë arritur në vlerën 952 milion Euro. Produkti i Brendshëm Bruto në këtë vit ka qenë shtate miliard e teteqind e njezete nente milion Euro, shifër e mirë kjo krahasuar me vitin 2006 ku PBB ishte pese miliard e teteqind e shtatedhjete e gjashte milion Euro. Viti me remitancat më të ulëta gjatë kësaj dekade ka qenë viti 2011 me 665 milion Euro dërgesa. Vitet 2003-2004 rezultojnë me një vlerë konstante të PBB në vlerën 774 milion Euro. Duke bërë këtë lloj analize krahasuese se si pozicionohen remitancat kundrejt PBB konstatojmë rolin e rëndësishëm që kanë dërgesat e emigrantëve në ekonominë e brendshme. Tabela më poshtë tregon vlerën e Remitancave dhe Produktit të Brendshëm Bruto për periudhën 2002-2012: Ky raport na informon lidhur me peshën që zënë dërgesat e emigrantëve në PBB. Kjo përqindje ka ardhur duke u ulur në mënyrë konstante në periudhën 2002-2005 nga 15.3% në 12.22% të PBB. Periudha 2005-2008 paraqitet me ulje- ngritje kjo si pasojë e një rritje në vlerën e remitancave në vitin 2006 dhe 2007 përkatësisht nga 802 milion Euro në 937 dhe 952 milion Euro të shoqëruar nga një rënie në vlerën 833 milion Euro në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe PBB ka pasur vetëm rritje ndaj dhe ndryshimi i këtij raporti në rritje apo ulje është ndikuar drejtpërdrejtë nga ndryshimi i vlerës së remitancave. o Remitancat ndaj P.B.B. P.P.B= 82.763. Remitancat = 8.576. Diferenca = P.B.B.- Remitanca = 82. 763- 8. 576 = 74.187 mil. Euro. Remitancat te pare ne raport me P.B.B. ne periudhen 2002-2012 remitancat te shprehura ne % kane trendin te paraqitur ne figuren ne vijim. Ne kete trend shikohet se remitancat kane tendence uljeje, ne % e tyre ne raport me P.B.B. Ne fillim te periudhes ne vitin 2002 ky raport I remitancave ndaj P.B.B, eshte ne masen prej 15.7 %. Ne periudhen prej 2005-2007 kemi nje tendence te lehte te rritjes se Remitancave ndaj P.B.B. Ky trend ka vazhduar te zvogelohet deri ne fundin e vitit 2012, ku kemi nivelin me te ulet te shprehjes se ketyre remitancave, ne % e tyre ne raport me P.B.B. Ne vitin 2012 ky raport arrin ne masen prej 6.5 % te remitancave ndaj P.B.B. Kjo eshte per faktin se jane ulur dergesat nga emigrantet dhe ekonomia shqiptare, ka filluar te mos te mbeshtetet me tek dergesat e emigranteve, por ka filluar te prodhoj, eksportoj dhe te kryej aktivitet fitimprures brenda vendit tone. Me posht eshte grafiku qe tregon % e remitancave ne raport me P.B.B, te cilat jane per vitet 2002-2012, ku duket qarte trendi uljeje i remitancave/P.B.B. Duket se Remitancat kane nje peshe te rendeshishme ne ekonomine shqiptare. Ato bejne qe te ndihmojne qe nepermjet qarkullimit monetare te behet zevendesimi garadual i Lek me Euro.
Kapitulli V-te : Euronizimi. Zevendesimi gradual i Lek me Euro. V.1. Euronizimi. V.1. a. Eronizmi c’far eshte . Euronizimi, eshte procesi i bashkimit monetar te vendeve anetare te Bashkimit Europian. Ky proces shoqerohet me fazen permbyllese te vendeve qe do te bashkohen Eurozones, qe krahas plotesimit te kritereve te ndryshme ne aspektet Politike, Ekonomike, Ushtarake, Legjislative etj, ne fazen permbyllese te tij ka zevendesimin e monedhes vendase me ate te Unionit Europian, me monedhen Euro. Që nga 1 janari 1999 Europa ka një monedhë të re, euron te miratuar me formatin dhe prerjen e saj. Më 1 janar 2002, kartëmonedhat dhe monedhat euro u hodhën në qarkullim në vendet pjesëmarrëse dhe në fund të shkurtit 2002 kartëmonedhat dhe monedhat kombëtare nuk gëzuan më kurs ligjor. Kalimi në një monedhe të vetme i eurozonës e cila numëron per qytetarët europianë ku paraqet përfitime të mëdha si për konsumatorët ashtu dhe për biznesin. Ai lehtëson këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu Tregun e Përbashkët të Bashkimit Europian. Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregëtinë me vendet jashtë eurozonës. Nga përdorimi i kartmonedhave dhe monedhave të euros do të kenë përfitime edhe turistëst e udhëtarët që do të zhvendosen brenda hapsirës së eurozonës; ata nuk do të këmbejnë më para apo të paguajnë komisione për këmbimet valutore. Veç kësaj, përdorimi i të njëjtës monedhë në 28 vendet do t'i bëjë çmimet të krahasueshme në tërë eurozonën. Rezultati i të gjithë këtyre zhvillimeve të reja do të rrisë konkurrencën midis vendeve dhe të çojë në prosperitet më të madh në tërë zonën e euros. Euro duhet të jetë, më së paku, po aq e qëndrueshme sa çdo monedhë tjetër kombëtare e vendeve të eurozonës. Është detyra e Bankës Qendrore Europiane për të siguruar që çdo konsumator të blejë me të njëjtën sasi eurosh afërsisht të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh edhe vitin tjetër. Me fjalë të tjera, të ruajë stabilitetin e çmimeve në gjithë zonën e euros. Për të arritur këtë, BQE dhe bankat qendrore kombëtare të zonës së euros po punojnë së bashku për të zbatuar një politikë monetare të vetme të orientuar nga qendrueshmëria. Sigurisht që edhe qeveritë luajnë rolin e tyre në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve nëpërmjet politikave të shëndosha tatimore dhe atyre të shpenzimeve, po ashtu edhe negociatorët e pagave duhet të tregojnë maturi. Vendet që dëshirojnë të kalojnë në euro duhet të përmbushin një sërë kriteresh ekonomike, si: inflacioni i ulët, financa publike të shëndosh, norma të ulta interesi dhe kurse të qendrueshme të këmbimit. Veç këtyre, ato duhet të garantojnë edhe pavarësinë e bankave të tyre qendrore ndaj pushtetit politik. Pëmbushja e këtyre kritereve të konvergjencës- të njohura si kriteret e Mastrihtit - bënë që monedha e re të fitojë një bazë të shëndoshë, madje para të hidhej në qarkullim. Euro hyri në qarkulllim në fillim të vitit 2002. Po në këtë periudhë, kartmonedhat dhe monedhat metalike kombëtare filluan të hiqen nga qarkullimi dhe të zëvendësohen me kartmonedhat dhe monedhat euro. Megjithatë paskësaj, këmbimi i monedhave kombëtare do të vazhdojë edhe për një periudhë kohe pranë sporteleve të bankave qendrore kombëtare. Sistemi Europian i Bankave Qendrore (SEBQ) përbëhet nga Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe nga bankat qendrore kombëtare (BQK) të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, te cilat jane shpjeguar me hollesisht ne Kapitullin e II-re.SEBQ ushtron veprimtarinë e vet në përputhje me dispozitat e Traktatit themelues të Bashkimit Europian dhe me statutet e SEBQ dhe të BQE. Ai drejtohet nga instancat vendimmarrëse të BQE, Për aq sa mund të gjykohet e mundur dhe e përshtatshme, duke patur parasysh efikasitetin operacional, BQE bashkëpunon me bankat qendrore kombëtare në drejtim të operacioneve, të cilat janë kompetencë e Eurosistemit. Operacionet e politikës monetare të Eurosistemit zbatohen në të gjitha vendet anëtare sipas procedurave standarde.
V.1. b. Objektivat e Euronizimit. Objektivi kryesor i Eurosistemit dhe Euronizimit është ; 1. ruajtja e stabilitetit të çmimeve . 2. perdorimi I vetem nje monedhe te perbashket Euron. Pa dashur të cënojë këtë objektiv, Euronizimi mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të Komunitetit Europian. Në ndjekje të objektivave të tij, ai zbaton parimin e ekonomisë së hapur, në një kontekst të konkurrencës së lirë duke favorizuar shpërndarjen eficiente të burimeve, te prodhimit dhe te tregetimit me nje monedhe te perbashket te te gjitha vendeve te Eurozones. Objektivi primar i Euronizimit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në zonën e euros, duke mbrojtur kështu fuqinë blerëse të euros. Sigurimi i çmimeve të qendrueshme është kontributi më i rëndësishëm që politika monetare mund të japë në arritjen e një ambjenti ekonomik të favorshëm dhe në një nivel të lartë punësimi. Që të dy – inflacioni dhe deflacioni – mund të kenë mbi shoqërinë efekte me pasoja ekonomike e sociale. Objektivi tjeter i Euronizimit eshte perdorimi I vetem nje monedhe te perbashket te Euros nga vendet te Eurozones. Ky objektiv plotesohet ne fazen permbyllese te procesit te anetaresimit te nje vendi me B.E-ne, ku ne kete faze valuta vendase e vendit qe anetaresohet zevendesohet plotesisht me Euron. Pa prekur objektivat primare të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe zevendesimit te monedhes, Euronizimi mbështet gjithashtu edhe politikat e përgjithshme ekonomike në Komunitetin Europian dhe vepron në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut të hapur, sikurse është përcaktuar në Traktatin themelues të Komunitetit Europian. Për t‘i dhënë mundësinë publikut të vlerësojë suksesin e politikës monetare unike, BQE ka njoftuar një përcaktim të saktë të objektivave të saj kryesor. a) Stabiliteti i çmimeve është përcaktuar si një rritje vjetore (vit mbi vit) në çmimet e konsumit nën 2 për qind. b) Zevendesimi i valutes vendase behet menjehere me perfundimin e procesit te anetaresimit te nje vendi ne B.E. Megjithse procesi I zevendesimit te monedhes vendase me monedhen Euro, fillon qe me heret se anetaresimi I vendit, ky proces zyrtarisht finalizohet me heqjen nga qarkullimi te monedhes se vendit qe ka bere anetaresimin ne B.E.
V.1. c. Hallkat te Euronizimit. Per rrugen drejt Euronizimit (bashkimit monetar), rol te rendesishem luajne : 1. Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU). 2. Kursi Hyper Fiks i Kembimit (K.Hf.K). 1. Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU) është element thelbësor i integrimit evropian dhe të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së janë pjesë e tij. Politika fiskale (taksat dhe shpenzimet) mbetet në duart e qeverive individuale nacionale, ashtu si mbeten edhe politikat e punës dhe mirëqenies. Megjithatë, koordinimi i financave të shëndosha publike dhe politikave strukturore, te vendeve anetare por dhe ato qe synojne B.E.-ne, është çështje jetike për funksionimin efektiv të Unionit Ekonomik dhe Monetar. Përgjegjësitë janë të ndara midis Shteteve Anëtare dhe institucioneve të BE-së, si vijon: 1. Këshilli Evropian përcakton orientimet kryesore të politikës. 2. Këshilli koordinon politikëbërjen ekonomike të BE-së dhe merr vendimet që mund jenë detyruese për disa vende të BE-së, dhe vendet aderuese. 3. Vendet e BE-së caktojnë buxhetet e tyre nacionale në suaza të kufirit të dakorduar të deficitit dhe borxhit, dhe caktojnë politikat e veta strukturore ku përfshihen puna, pensionet, mirëqenia dhe tregjet.Vendet aderuese synojne perafrimin e deficitit dhe borxhit me vendet anetare. 4. Vendet e zonës së euros koordinojnë politikat e interesit të përbashkët për zonën e euros në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive në ‗Euro samit‘ dhe në nivel të ministrave të financave në ‗Eurogrup‘. Vendet qe aderojne synojne perafrimin e politikave te brendeshme fiskale, me vendet anetare. 5. Banka Qendrore Evropiane vendos politikën monetare për zonën e euros dhe objektiv kryesor e ka stabilitetin e çmimeve. Per vendet qe aderojne jep sygjerime per objektivat e stabilitetit te cmimeve, brenda vendit te tyre. 6. Komisioni Evropian monitoron se çfarë janë duke bërë Shtetet Anëtare të BE-së dhe nxjerr rekomandime për politikat. Per vendet aderuese jep sygjerime per permiresimin e politikave te brendeshme fiskale dhe ne fushat te ndryshme.
7. Parlamenti Evropian formulon legjislacionin së bashku me Këshillin dhe ushtron kontroll demokratik të procesit të qeverisjes ekonomike.Vendet aderuese synojne perafrimin e legjislacionit vendas, me legjislacionin e vendeve te B.E-se. 2. Kursi Hyper Fiks i Kembimit (K.Hf.K). Ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme, megjithëse është kuptuar pak, midis anëtarësimit në një Bashkim Monetar, zëvendësimit zyrtar të monedhës dhe një regjimi me Bord Monedhë. Anëtarësimi në një Bashkim Monetar përfshin zëvendësimin total dhe zyrtar të valutës nga valuta e Bashkimit, me një kurs këmbimi të rënë dakort më parë dhe zakonisht objekt i kushteve konvergjente – për anëtarësimin në Bashkimin Monetar Europian.Në Bashkimin Europian dhe për kushtet e përmendura më sipër të Maastricht-it ka të drejta dhe detyra të tjera si për shembull. a) Përfaqësimi në Këshillin Qeverisës të Bankës Qendrore Europiane. b) Të pasurit e të drejtës së pronësisë në bashkëpunim drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte; transferimi i pjesës më të madhe të rezervave të brendshme në Bankën Qendrore Europiane. c) Përfshirja në koordinimin dhe në mbikëqyrjen e politikave ekonomike, respektimi i të ashtuquajturit pakt për ―zhvillim dhe stabilitet‖. d) Efektet e anëtarësimit të rënë dakort më parë në një bashkim monetar njëvalutor – euro – mund të përafrohen me euroizimin e njëanshëm, e kuptuar kjo si një zotim për një regjim kursi këmbimi të ashtuquajtur Kurs Hyper fiks i Kembimit valutor. 1. Kurset totalisht të pandryshueshme, ndryshe nga kurset fikse që dhe mund tëndryshohen herë pas here, nuk nxisin spekulimet – siç provohet nga përvoja e anëtarëve të Bashkimit Monetar Europian, që nga maji i vitit 1998, në kundërshtimme krizën në ERM të shtatorit të vitit 1992 dhe braktisjes së tij nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. (Një mosmarrëveshje e harruar nga Larrain dhe Sachs, 1999,në numërimin e argumenteve të tyre kundër euronizimit.).
3. ―HYPERFIKS“ (super të pandryshueshëm), i cili mund të marrë dy forma : (i). Zëvendësimi i plotë dhe zyrtar i monedhës, i ndërmarrë në mënyrë të njëanshme, përpara ose pa anëtarësim në një Bashkim Monetar. Sigurisht, sa më e Euronizuar jozyrtarisht të jetë një ekonomi, aq më shumë do t‘i afrohet ajo një ekonomie zyrtarisht të euronizuar pa e arritur kurrë, pasi ato çmime që zakonisht shprehen në monedhën vendase – veçanërisht pagat – nuk indeksohen kurrë plotësisht e në mënyrë të menjëhershme (për të mos thënë aspak) me kursin e këmbimit të euros. (ii). Një bord valutor emeton monedhën vendase vetëm në këmbim të valutave të konvertueshme me një kurs të fiksuar përkundrejt valutës referuese. Kur kjo marrëveshje të paraqitet, monedha që ekzistonte më parë mund të mbahet ose të zëvendësohet, për sa kohë që mbulohet nga rezervat e huaja me të njëjtin kurs. Në interes të përshtatshmërisë dhe të impaktit psikologjik, monedha vendase – ose sido që mund të quhet – gjithashtu, mund të ridominohet në mënyrë që të bëjë njësinë e saj ekuivalente me një njësi të monedhës referuese, si për shembull euro. Në këtë diskutim termat euroizim po përdoren për të emërtuar të dyja si zëvendësimin e monedhës, ashtu edhe regjimin e bordit monetar, përveçse kur kemi të bëjmë me ndryshimet e tyre kur këto të dyja do të përmenden në mënyrë të veçantë. Ngjashmëria midis dy regjimeve, dhe afërsia e tyre me Bashkimin Monetar, kuptohen më mirë kur ndërrohen me njera-tjetrën. Një bord monetar mund të ndryshojë në zëvendësim monetar në çdo kohë, duke humbur kështu sovranitetin e simboleve dhe të interesit mbi rezervat e përdorura për të hequr monedhën kombëtare nga qarkullimi, dhe përfitimet për të ulur më tej çdo rrezik të mbetur në kursin e tij të këmbimit dhe, duke mos administruar monedhën. Kostot dhe përfitimet do të pasqyroheshin në një lëvizje të supozuar, ndoshta dhe të kundërt nga përdorimi I përgjithësuar i monedhës së huaj në një bord monedhë që lidhet me të. Anëtarësimi në Bashkimin Monetar është i barabartë me zëvendësimin zyrtar dhe total të monedhës plus të drejtat dhe detyrimet e anëtarësimit, të përmendura më lart.
V.2. METODOLOGJIA PER MATJEN E EURORIZIMIT Le të bëjmë një vlerësim të zëvendësimit të monedhës duke përdorur depozitat në valutë dhe një vlerësim të parasë së huaj në qarkullim të vëzhgueshme. Per te matur Euronizimin e monedhes vendase qe eshte masa e zevendesimit te saj me monedhen Euro, perdoren metoda te ndrysheme si ; V.2. a. Metoda simbas llogaritjeve te Indekseve te zevendesimit. fillimisht duhet te maten disa Indekse per keto lloj valutash. Simbas studiuesve te ndryshem te Ekonomise indekset kryesore te zevendesimit te monedhes vendase ne monedhen Euro jane si me poshte : (Për të gjitha përllogaritjet mund te perdoren te dhena ne Lek dhe Euro). 1. (IZM) - indeksin e zëvendësimit të monedhës i cili është një agregat i indeksit të zëvendësimit të aktiveve. 2. (IZA) – indeksi i zevendesimit te aktiveve. 3. (IZP) – indeksit të zëvendësimit të parasë; 1. (IZM) - Eshte tregues qe llogarit zevendesimin e monedhes vendase, e llogaritur mbi aktivet te bankave te te gjitha niveleve ne vend. Per llogaritjen e ketij indeksi merren te dhenat nga aktivet te bankave, dhe llogaritet ky indeks per te marre te dhenen se sa eshte zevendesuar paraja ne qarkullim me ate te valutes se huaj.Llogaritet ; IZM = Paraja e huaj në qarkullim + Depozitat në monedhë të huaj / M3 + Paraja e huaj në Qarkullim Ku agregati M3- eshte Paraja e gjere. Agregati M3 llogaritet si me poshte ; M3 = M2 + depozitat e afatizuara mbi 1 vit + mjetet devizore Bilanci i Bankës Qendrore. M2 = M1 + depozitat e afatizuara deri 1 vit. (Agregati M 2 – Paraja e gjere ne leke ) M1 = para e gatshme + depozitat pa afat + çeqet. (Agregati M 1) 2. (IZA) - Indeksi i zëvendësimit të aktiveve llogaritet si : IZA = Depozitat në monedhë të huaj / Totali i depozitave. 3. (IZP) - Indeksi i zëvendësimit të parasë llogaritet si:
IZP = Paraja e huaj në qarkullim Paraja jashtë bankave (vendase dhe valutë) Me ane te llogaritjeve te ketyre indekseve, behet e mundur te merren te dhena per masen e zevendesimit te monedhes vendase Lek me ate te B.E.-se, valuta Euro. Pasi jane matur keta indekse, behet analiza e tyre, dhe arrihet ne perfundimin se deri ne c‘far mase eshte bere zevendesimi i monedhes vendase me ate Lek Praktikisht eshte pothuaj e pamundur te matet me saktesi % masa e zevendesimit te monedhes Lek me Euro, ne ekonomine shqiptare. Kjo per faktin se eshte e pamundur te matet sasia e parase e valutes Euro qe eshte ne qarkullim ne tregun ekonomik, sepse ajo eshte ne duart te qytetareve dhe ne perdorim nga ata. V.2. b. Metoda simbas Parase se Huaj ne Qarkullim (P.H.Q). Sugjerohet që paraja e huaj në qarkullim (PHQ) të llogaritet si: PHQ = konvertime neto+ transferta neto+ dogana (neto) a) Për të llogaritur konvertimet neto janë përdorur konvertimet e kryera nga zyrat e këmbimit valutor. Këto janë institucionet që shfrytëzohen kryesisht nga individët, përveç tregut informal, për të kryer këmbimet e valutës. Për më tepër, konvertimet e kryera nëpërmjet llogarive rrjedhëse të firmave janë të përfshira tek depozitat në valutë, të cilat përfshihen në indeksin e aktiveve. b) Transfertat neto, jane te gjitha llojet te transfertave te kryera nga vendet te tjera drejt vendit tone, nepermjet Institucioneve Bankare ne vend, dhe Zyrave te tjera te transferimit te valutes, te licensuara simbas ligjeve te vendit. c) Ndryshorja për doganat nënkupton hyrjet ose daljet që nuk kalojnë nëpërmjet sistemit bankar por kesh nëpërmjet pikave doganore, të cilat supozohen të jenë të larta. Ky lloj informacioni nuk ekziston për momentin, por mund të shtohet në përllogaritje në rast se ai përftohet nëpërmjet vrojtimeve apo drejtorisë së doganave. Duke pasur parasysh normat e përafërta të interesit në vendet e Europës dhe normat e ulta të interesit për depozitat në valutë në Shqipëri, është llogjike që individi të vendosi depozitat në vendin ku punon dhe jo ti nisi ato për ti ruajtur në Shqipëri, duke shmangur kështu koston e kryerjes së transfertës dhe rrezikun politik. Për më tepër, mbajtja e depozitave në monedhë të huaj në Shqipëri nuk do të ishte shumë fitimprurëse duke pasur parasysh normat e larta të interesit për depozitat në Lekë. Pagesat për exportet neto (exporte - importe) kryhen në dy mënyra: nëpërmjet llogarive bankare ose kalojnë kesh nëpërmjet pikave doganore. Kreditë e dhëna në monedhë të huaj janë një element tjetër që shtojnë paranë e huaj në qarkullim. Ato kryesisht kërkohen prej individëve sepse atyre i nevojiten për tu përdorur në atë monedhë, në të kundërt kredia do të ishte marrë në monedhë vendase. Megjithatë kreditë në valutë jepen nga akumulimet e depozitave në valutë nga bankat e nivelit të dytë. Duke qënë se ne i përfshijmë depozitat në valutë në llogaritje atëherë përdorimi i kredive në valutë do të përbënte një përdorim të dyfishtë të të njëjtave të dhënave. Ne skemen e meposhteme mund te paraqesim hyrjen e P.H.Q. ne ekonomine e vendit tone, simbas figures ne vijim. Siç shihet në skemën e mesiperme, paraja e huaj ka disa burime hyrje dhe dalje në ekonomi. Burimet kryesore të hyrjes së parasë së huaj janë pagesat për exportet, transfertat e shqiptarëve nga jashtë vendit, kalimet kesh nëpërmjet pikave doganore dhe kreditë e dhëna në valutë. Gjithashtu si hyrje në qarkullim të valutës do të konsiderojmë dhe konvertimet nga Lek në valutë, të cilat shtojnë PHQ. Në mënyrë që të llogarisim mbetjet në valutë të huaj në ekonomi duhet duhet të marrim parasysh dhe daljet nga sistemi të cilat përbëhen nga pagesat për importet, transfertat jashtë vendit dhe kalimet kesh nga doganat me destinacion të huaj. Si dalje të parasë së huaj do të konsiderohen dhe konvertimet e kryera nga valuta në lek, të cilat kthejnë një pjesë të valutës në qarkullim në monedhë vendase. Te gjitha keto me lart, cojne ne zevendesimin gradual te monedhes Lek me ate Euro, pasi rritet perdorimi i Euros ne vend. V.2. c. Metoda simbas diferences se Interesit te Ponderuar te depozitave. Simbas kesaj metode llogaritet ne vazhdimesi ; 1. Norma reale e Interesit te depozitave ne monedhen Lek. 2. Norma reale e Interesit te depozitave ne valuten Euro. 3. Behet krahasimi i rezultateve te ketyre dy treguesve. Rasti i studimit eshte ne vijim. Në grafikun e meposhtem vërejmë se diferenca midis normës reale të depozitave në lek dhe atyre në Euro është pothuajse gjithmonë pozitive, që tregon përfitimin më të lartë të depozitave në lekë. Si rrjedhim, supozojmë që valuta e huaj që hyn në vend nëpërmjet transfertave përdoret për të kryer transaksione ose depozitohet në lek, por nuk depozitohet në valutë. Për të eleminuar atë pjesë të transfertave që konsumohet ose depozitohet në lek i zbresim hyrjeve në valutë transaksionet e blerjes së valutës nga zyrat e këmbimit valutor. Simbas rezultatit te mesiperm, kuptohet se Euro ka nje vend te rendeshishem ne perdorimin e saj, dhe se po konkuron ne vazhdimesi me trend rritje zevendesimin e monedhes vendase Lek. V.3. REZULTATET E METODOLOGJISE SE PERDORUR. Në këtë seksion paraqesim rezultatet e përftuara nga aplikimi i metologjisë së ndërtuar dhe i krahasojmë ato me rezultatet e marra kur përdoret metodologjia e FMN- së. Mendoj se secili nga elementët e zëvendësimit të monedhës paraqet interes të veçantë për tu analizuar, prandaj paraqesim dhe ecurinë e zëvendësimit të aktiveve dhe të parasë, të cilat mund të na ndihmojnë në shpjegimin e ecurisë së zëvedësimit të monedhës. Vërejmë një prirje rritëse të të gjitha indekseve, megjithatë kjo periudhë mbas vitit 2010 është shumë e kufizuar për të nxjerrë ndonjë përfundim të rëndësishëm. Në rast se e pranojmë që historia përsëritet atëherë mund të kemi një vazhdim të rritjes së qarkullimit të valutës së huaj dhe luhatje të saj rreth nivelit të arritur në fund të vitit 2012. V.3. 1. Indeksi i zëvendësimit të monedhës . Per kete llogaritet Y, (% e ndryshimit te monedhes) simbas koeficenteve bankare te ndryshueshem te periudhes qe studiohet. R-eshte koeficent bankar per periudhen ku llogaritet ndryshimi. Nga metodologjia e perdorur arrijme rezultatet te zevendesimit te monedhes Lek me ate Euro, me treguesit si me poshte : Në grafikun 2 paraqitet ecuria e zëvendësimi i monedhës të llogaritur si: Vërejmë një prirje të theksuar rritëse që nga viti 2012, dhe niveli i zëvendësimit të monedhës është dyfishuar që nga kjo periudhë, duke arritur nivelin maksimal prej 35.45%. Kjo rritje duket e njëtrajtshme dhe rritet me një koefiçient prej 0.36% në vit. Nga këto vëzhgime mund të arrijmë në përfundimin se një nga faktorët që kanë çuar në rritjen e zëvendësimit të monedhës jane : a) Krijimi i shprehisë së përdorimit të monedhave të huaja dhe mungesën e dëshirës dhe predispozicionit të individëve për të kryer transaksionet e këmbimit dhe fillimin e përdorimit të monedhës vendase. b) Një faktor tjetër mund të jetë dhe kanalizimi drejt përdorimit të sistemit financiar dhe lëvizjes në drejtim të ekonomisë formale (depozitave), që çon në shtimin e depozitave në valutë. c) Faktor tjeter mund te jete, perceptimi qe kane qytetaret per rrugen drejt B.E-se, dhe sigurine qe jep per ta monedha Euro. V.3. 2. Zëvendësimi i aktiveve. Grafiku – 3. Zëvendësimi i aktiveve është një nga elementët përbërës të zëvendësimit të monedhës dhe pjesa që i përafrohet zëvendësimit të monedhës sipas mënyrës të matur nga FMN-ja. Rezultatet e marra nga përllogaritjet e nivelit të zëvendësimit të monedhës sipas metodës së FMN-së, raporti i depozitave të huaja me M3, janë paraqitur në grafikun 3. Vërehet një luhatje e nivelit të zëvendësimit të monedhës rreth mesatares 20%. Grafiku shpreh raportin = Depozita te huaja / Paraja e gjere (ose M3) Nga grafiku 3, përftojmë dhe një informacion historik shumë të rëndësishëm, për sa i përket ecurisë së zëvendësimit të aktiveve për një periudhë të gjatë kohore. Megjithse që mungesa e të dhënave mbi paranë e huaj në qarkullim nuk e lejon ta përftojmë rezultat shume te sakte, për zëvendësimin e monedhës në total. Vërejmë se ky indeks ka arritur nivelet maksimale ne vitin 2005 ne zhvillimin e larte ekonomik te Eurozones, për të pësuar një rënie të theksuar gjatë viteve 2006-2007 qe ka qene periudha e fillimit te krizes globale, duke arritur pikën minimale vitin 2007. Ne keto periudha te viteve të fundit është kthyer në nivelet e larta. Pas 2011, vërejmë se indeksi është luhatur rreth nivelit mesatar 32%. Sjellja e këtij indeksi para dhe pas vitit 2011, na bën të mendojmë se dhe ecuria e zëvendësimit të monedhës në përgjithësi do të jetë e ngjashme dhe me tendenca te rritjes, kjo per shkak se eshte ne proces perdorimi i euros ne vend, dhe qarkullimi i tregetise se brendeshme por edhe me jashte me valuten euro. V.3. 3. Zëvendësimi i parasë (kesh) Siç vërehet në grafikun 4 edhe zëvendësimi i parasë tregon po të njëjtën prirje rritëse si dy indekset e tjera për periudhën 2002-2012, dhe paraja e huaj në qarkullim ka arritur një nivel relativisht të lartë rreth 40% të parasë që qarkullon jashtë bankave. Të dhëna për periudha të mëparshme nuk ekzisitojnë për të bërë krahasime nga një periudhë tek tjetra, por jane marre me metoden statisitikore te trendit te ketij zevendesimi. Per kete behen llogaritje duke matur fizikisht nepermjet te dhenave bankare, se sa para kesh jane zevendesuar nga monedha Lek me ate Euro. Ky vrojtim merret duke grumbulluar te dhenat per vitet, dhe pasqyrohen ne tabelen si me larte.
V.4. Menyra indirekte të matjes së PHQ Në mënyrë që të kontrollojmë rezultatet e arritura nëpërmjet llogaritjeve direkte të parasë së huaj në qarkullim, ne perdorim dhe dy metoda të tjera indirekte. 1.Metoda e pare është zëvendësimi dhe zhvendosja e strukturës së prerjes së monedhave në qarkullim. 2.Metoda e dytë është përdorimi i rezultateve të vrojtimit të fundit të konsumatorit të ndërmarrë nga Departamenti i Kërkimeve. Në të dyja rastet marrim përfundime të ngjashme me ato të përftuara me anë të metodologjisë direkte. V.4. 1. Zhvendosja e prerjeve të kartmonedhës Kjo mënyrë indirekte është bazuar në supozimin që sa më i madh të jetë qarkullimi i parasë së huaj, aq më pak do të përdoren prerjet e mëdha të monedhës vendase. Në rastet kur zëvendësimi i parasë është i lartë, atëherë prerjet e kartmonedhave në qarkullim janë të zhvendosura drejt prerjeve më të vogla Tabela 1. Nga tabela 1 shohim prerja më e madhe e Lek-ut i korrespondon vlerës më pak se $50 ose €50, ndërkohë që prerjet më të mëdha në këto monedha janë përkatësisht $100 dhe €500. Transaksionet në këto monedha do të ishin më të thjeshta dhe më të shpejta se sa me prerjen më të madhe të lekut. Kjo është një mënyrë krahasimore dhe ne përdorim të dhënat e përgatitura nga Feige (E.U.Ekonomist statistike 2000) për të bërë krahasimin me vënde të tjera të rajonit ose me zhvillim të ngjashëm ekonomik. Seria e marrë nga Departamenti i Emisionit është shumë e shkurtër për të gjykuar mbi rrjedhën e zhvendosjeve të prerjeve. Për të bërë një vlerësim më të mirë të ecurisë së këtij matësi do të na ndihmonte një seri më e gjatë të dhënash. Megjithatë ne mund të bëjmë një vlerësim të periudhЁs ne shqyrtim. Në dhjetor të vitit 2002 në strukturën e prerjeve në qarkullim 76% e zënë ato me vlerë nën $10 dhe pjesa tjetër, 24%, janë kartmonedha me vlerë midis $10-$50. Kjo përqindje është shumë e ulët në krahasim me kerkesat nga vendet e tjera me zhvillim të larte ekonomik . Ne studimin vendin tone na rendit midis atyre ku zëvendësimi i parasë është i lartë dhe me trend rrites, pavaresisht se vendi akoma nuk eshte bere pjese e B.E-se. Ky rezultat konfirmon atë të përftuar nëpërmjet mënyrës së sugjeruar për përllogaritjen e PHQ-së. V.4. 2. Struktura e prerjeve për disa vende të përzgjedhura o Vrojtimi i tregut Rezultatet e marra nga vrojtimi i kryer me konsumatorët paraqiten në grafikët 5.6. te mëposhtëm. - Konsumi i perditshem ne Lek.(Grafik 5). ++ Blerjet afatshkurtra, të cilat zënë 95% të konsumit të individëve, kryhen kryesisht në monedhë vendase Lek dhe qe jane per Konsum te perditshem. ++ Blerjet afatshkurtera ne valuten euro jane ne masen 3.2 %, qe jane ne nje ze relativisht te vogel. Pjesa tjeter per Konsumin te perditshem jane me blerje me monedha te ndryshme.
Konsumi afatgjate ne Euro. ++ Vetëm 73.10% e të anketuarve kryen më shumë se 10% të shpenzimeve afatshkurtra në monedhë të huaj. Megjithëse e ulët kjo shifër tregon për përdorimin e valutave dhe në jetën e përditshme, per blerjet afatgjata te qytetareve. Raporti ndryshon kur bëhet fjalë për shpenzimet afatgjata, ku 27.90% e të anketuarve kryen më shumë se 30% të tyre në monedhë të huaj. Këto shifra dëshmojnë për një përhapje të gjerë të valutës në ekonomi për shpenzime afatgjata dhe afatshkurtra. V.5. PЁRFUNDIME PЁR BIZNESET Studimi është kryer mbi zëvendësimin e monedhës por edhe mbi zëvendësimin e aktiveve.Rezultatet e tabelës tregojnë që monedha e huaj qëështënëpërdorim të bizneseve është shumë më e madhe si sasi , se sasia ne perdorim të publikut si për likuidet dhe për aktivet.Kthimet nga valutat janë të larta , rreth 65% te kthimeve totale ,dhe janë rreth 50% më të larta në secilin nga sektoret e studiuar.Kjo duket si pak befasuese duke ditur më parë që konsumatorët paguajnë më tepër me LEK.Një shpjegim mund të jetë se outputi I këtyre bizneseve përbën një sasi shumë të vogel për shportën e konsumit të tyre.Faktikisht rreth 70% e shportës së konsumit përbëhet nga ushqimi I cili përfitohet nga agrikultura ,sektor ky që nuk përfshihet nga studimi yne.Përvec kësaj nga tabela shikojmë që firmat edhe kostot I kane në monedhë të huaj por nuk janë aq të larta sa kthimet.Një sasi e madhe likuiditetesh dhe aktivesh mbahen nga bizneset në monedhë të huaj por likiditetet në valute janë më të teperta se aktivet vecanerisht për bizneset që prodhojnë shërbime.Bizneset duket se do te drejtohen në të ardhmen në përdorimin e monedhes së huaj,eurorizimi pritet të rritet rreth 30%,pritet të ulet rreth 10%dhe pritet të mbetet e njejte për një probabilitet rreth 58%.Si përfundim pjesa më e madhe e bizneseve do të preferonin EURON te cilet perbejne rreth 62%. Ne tabelen e meposhteme jane te dhenat per Mbajtjen e valutes Euro te shprehur ne % ndaj totalit te zerave per disa sektore ekonomik. Si perfundim mund te themi se vlera e kthimeve të bizneseve përbëjnë pjesën e GDP së që përfaqësohet rreth 70% nga artizanati shërimet dhe ndërtimi ose e thënë ndryshe rreth 618221.22 milion leke ne shtator te 2005.GDP ne 2004 ishte rreth 780100.00 milion LEK.Neìë shtator të 2005 niveli I monedhës së huaj në biznese përbënte rreth 151197.41 milion LEK. V.6. Euro ndaj P.B.B.-se. Ne vendin tone ka shuma te medha te valutes euro te llogaritur nga bankat te niveleve te ndryshme ne vend. Nje tregues i mases se kesaj valute Euro eshte llogaritja e Euros ndaj P.B.B. Ne tabelen e meposhteme jane te dhenat ne % te sasise se Euros ne vite, e cila eshte ne vendin tone e llogaritur ne raport me P.B.B-ne. Shihet se trendi eshte ne ruajtje te sasise se Euros ne vend, dhe ka pozicion te mire ne raport me P.B.B.-ne. Rreth 70% e kredive jepen në valute dhe nëpjesën dërrmuese në euro.Gati 68% e tregëtise me jashtë kryhet me vendet e BE të cilat kanë monedhë të përbashkët euron.Gjithashtu pjesa më e madhe e të ardhurave nga emigrantet rezulton në euro.Të gjithë keta faktorë përforcojnë idene e zëvendësimit të lekut me monedhën euro,si kundër po veprojnë disa nga vendet anëtare në BE.Por kjo mundesi nuk mund të përjashtohet,por gjithashtu nuk mund të ndodh në një të ardheme të afërt,deri në anëtarësimin te BE.Zëvendësimi i monedhës do të thotë dhe zvogëlim i kompetencave të bankës së shqipërise,e cila do të duhet ti zbatojë më vonë vendimiet që merren nga banka qëndrore europiane.Këtë tregon dhe luhatja e grafikeve gjatë viteve të fundit në mënyre pak të ndjeshme,sepse përdorimi i euros është rritur në atë mënyrë që e tregojën faktorët e përmendur. V.7. Hipotezat te zevendesimit te Lek me Euro. Keto lloj Hipotezash qe japin te dhena per analizen e zevendesimit te monedhes se nje vendi me ate te perbashket, jane grumbulluar nga informacioni i marre ne rrjetin social www.google.com. Study economics lectures. (Nga studiues te ndryshem). Mbi bazen e ketyre Hipotezave edhe autore te ndryshem ne vend llogarisin masen e zevendesimit te Lek me Euro ne vendin tone. Kjo edhe nga informacioni i marre nga Banka Qendore dhe INSTAT, ne vend. Rasti i Shqipërisë është analizuar në disa nga studimet e mëparshme, dhe rezultatet e arritura tregojnë që zëvendësimi i monedhës nuk është shumë i lartë. Do të analizoj disa nga faktorët që kanë ndikuar në zëvendësimin e monedhës vendase në Shqipëri, keta faktore analizohen ne formen e Hipotezave . Si për shembull hipotezat e : 1. Hipoteza Reinhart. 2. Hipoteza histeresis . 3. Hipoteza e diversifikimi I portofolit. 4. Hipoteza e kredibiliteti I sistemit banker. 5. Hipoteza e hapja e tregut 6. Hipoteza transfertat etj. Pas ndryshimeve, gjatë viteve 2002, në disa nga vendet e këtij rajoni filloi përdorimi i gjerë i euros si ruajtës vlere dhe si shmangës i rrezikut financiar. Edhe marka gjermane, dhe më pas euro, për të njëjtat arsye gjetën një përhapje të gjerë në Europën Lindore pas 2002-ës. Fenomeni i përdorjes së një monedhe të huaj për të mbuluar një ose të gjitha funksionet e monedhës vendase (mjet pagese, njësi matëse dhe ruajtës vlere) është quajtur Euronizim. Duke pasur parasysh strukturën e përdorimit të Euros në ekonominë shqiptare, mendojmë se është më e përshtatshme të përdorim termin zëvendësimi i monedhës për t‘iu referuar këtij fenomeni. Megjithatë deri më tani një vlerësim i zëvendësimit të monedhës në ekonominë shqiptare nuk është kryer. Në mënyrë që të merren vendime më të mirëinformuara për sa i përket politikës monetare dhe trasmetimit të saj, si dhe kalimit të mundshëm drejt përdorimit të një monedhe tjetër në të ardhmen, lind nevoja për të matur zëvendësimin e monedhës në Shqipëri.. Përdorimi i monedhës së huaj për të përmbushur funksione të ndryshme ka implikime të ndryshme ne ekonomi. FMN përdor raportin e depozitave në monedhë të huaj ndaj M3-it si matës të shkallës së zëvendësimit të monedhës, duke përjashtuar nga matja funksionin e parasë së huaj si mjet pagese. Për të përfshirë dhe nxjerrë në pah këtë funksion ne shtojmë në llogaritje dhe elementin e parasë së huaj në qarkullim. Zëvendësimi i monedhës sipas mënyrës së matjes të FMN-së ka arritur nivelin 35%, në fund të vitit 2012. Shtimi i elementit të parasë së huaj në qarkullim con në rezultate të ndryshme krahasuar me ato të marra nga përdorimi i metodologjisë së FMN-së, duke paraqitur nivele më të larta të zëvendësimit të monedhës, në të njëjtën periudhë. Megjithatë, nëse ecuria e zëvendësimit të aktiveve për periudhën 2002-2012 konsiderohet si tregues i mirë i ecurisë së zëvendësimit të monedhës, atëherë mund të kemi dhe një ndalim të prirjes rritëse ose dhe kthim rënës të saj.Natyrshëm lindin disa pyetje: Ç‘drejtim do të marrë zëvendësimi i monedhës në të ardhmen; do të vazhdojë të njëjtën prirje që ka treguar gjatë viteve të fundit apo do të pësojë një kthim? V.7. 1. Hipoteza Reinhart. http://www.hks.harvard.edu/news-events/news/press-releases/carmen-reinhart-announcement. ( Professor of the International Financial System at Harvard Kennedy School). Ekonomisti me fame boterore Reinhart , e klasifikojnë zëvendësimin e monedhës së një vendi nëpërmjet ndryshoreve makroekonomike si raportet; a. Depozita të huaja/M3 (që përdoret dhe nga FMN-ja). b. Borxh i jashtëm/PKB (Prodhimin Kombëtar Bruto. c. Dhe borxh në valutë/borxh total. Dy raportet që përfshijnë borxhet shërbejnë për të përllogaritur zëvendësimin e monedhës në huadhënie. Duke u bazuar në kombinimin e këtyre raporteve ato ndërtojnë katër grupe (shihni tabelën 1), sipas të cilëve kategorizojnë madhësinë e zëvendësimit të monedhës në vendet e ndryshme, megjithatë nuk përftohet një vlerësimi saktë i nivelit apo ecurisë së zëvendësimit të monedhës në një vend.
V.7. 2. Hipoteza :Histeresis. Fig 1.2.3.4. Fenomeni I vazhdueshem në zëvendësimin e monedhës është diskutuar shumë në literaturen për vendet në zhvillim.Efekt I histeresis quhet vazhdimesia e një gjendje të mëpareshme.Kjo ka si shpjegim faktin që pasi njerëzit i janë përshtatur instabilitetit makroekonomik duke iu drejtuar monedhës së huaj duke ulur kërkesën për monedhën vendase ata vazhdojnë ta bejnë këtë për një kohë të gjatë ndonëse faktorët kryesorë makroekonomike përmirësohen.Në katër grafiket në vazhdim tregohet një përmirësim i faktorevë makroekonomike pas vitit kur ka hyre euro ne qarkullim viti 2002. Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. (Deflacioni eshte Inflacion negative - ). Ne figuren 2, eshte e paraqitur situate per periudhen 2002-2012, ne te cilen jepet raporti midis rritjes reale te P.B.B-se ne vendin tone. Nga figura 2 duket se P.B.B-ja prej 2002 ku ka pasur kuoten 1.9 %, ka trend rritje deri ne vitin 2006 e cila ka arritur kuoten deri ne 4.6 %. Ne vazhdimesi kemi trend renie deri ne vitin 2010 ne kuoten 2.3 %. Me pas kemi nje rritje te lehte te Prodhimit te Pergjithshem Bruto, dhe ne fundin e vitit 2012 jemi ne kuoten e 2.6 %. Per menyren e llogaritjes se P.B.B- se. me hollesisht e kemi shpjeguar me lart. PBB = PP + TBO + ABP + T – S Pagat e punonjësve (PP), Teprica Bruto Operative (TBO), Të ardhurat bruto të përziera (ABP), (T)Taksat indirekte - (S) subvencionet. Ne figuren 3 kemi llogarite rrjedhese qe jane ne bankat ne vendin tone, dhe qe jane pasqyruar ne raport me P.B.B-ne per periudhen ne studim 2002-2012.
Shic shihet nga grafiku i mesiperm, konstatohet se ne vitin 2002 ky raport eshte ne masen – 8 %. Ne vazhdimesi ka trend te vazhdueshem me luhatje te medhaja. Ne vitet 2005 – 2007 kur kemi rritje te P.B.B-se kjo pasqyrohet me trendin ulje te ketij raporti ne vlerat – 7.6 %, - 8.2 % dhe -8.3 % ne vitin 2007. Me pas trendi eshte ne ngritje, sepse edhe P.B.B- ka trend renie ne vitet ne vazhdim. Ne perfundim ne vitin 2012 jemi ne kuoten e – 6.7 %. Ne figuren 3. eshte paraqitur raporti ne % i Deficitit buxhetor ndaj P.B.B-se. Nga ky raport simbas figures 4. shohim trendin e ndryshueshem. Ne vitin 2002 ka kuoten 9.3% dhe ne vitin 2005 arrin ne vitin 5.4 %, duke shkuar ne vitin 2009 ne 10.7 % dhe perfunduar ne vitin 2012 me 25.2 %. Dy fjale per Deficitin Buxhetor. Buxheti eshte pasqyre sistematike financiare e te hyrave dhe te dalave te shetit per nje periudhe te caktuar, perkatesisht per nje vit buxhetor. (01 Prill-31 Mars te c’do viti). Buxheti eshte institucion financiar themelor i qdo shteti me te cilin me plan parashikohen te dalat dhe te hyrat publike. Ekzistojne edhe definicione tjera mirepo te gjitha definicionet lidhur me buxhetin kane keto karakteristika: Dihet se inflacioni karakterizohet me ngritjen e qmimeve ne treg dhe ngritjen e kerkeses se pergjithshme. Prandaj me politiken buxhetore te te hyrave dhe te dalave duhet ndikuar ne eliminimin e presionit inflator. Politika ekspansive buxhetore me te cilen deshirohet eliminimi i depresionit dhe papunesise zakonisht zbatohet duke zvogluar tatimet dhe me rritjen e te dalave publike. Kjo politike sjell patjeter rritjen e te dalave buxhetore ne krahasim me te hyrat buxhetore, me kete rast shkaktohet krijimi i deficitit buxhetor. Megjithëse zëvendësimi i monedhës ka qenë I vazhdueshëm mund të themi se vitet e fundit ka qenë madje më I lartë se gjatë viteve të para të tranzicionit.Zëvendësimi I monedhës në sektorin e sipërmarrjes ka qenë më I ndikuar nga tranzicioni.Në rastin e sipërmarrjeve publike ai ka pesuar rënie, arsye sigurisht duhet të jetë mbyllja e tyre ose rikontruksioni dhe privatizimi.Për sipërmarrësit privatë mund të themi se pas një rritje gjatë viteve të para, simetrike me rënien në sektorin e sipërmarrjes publike,ka treguar një stabilitet të lartë. V.7.3. Hipoteza : Diversifikimi I portofolit. Arsyet që ndikojnë në diversifikimin e portofolit mund të sjellin shpejgime edhe për nivelin e zëvendesimit të monedhes.Në këtë kuptim instrumenta financiare ose niveli I depozitave në monedhe të huaj ose vendase mund të shpjegojnë se si niveli I depozitave dhe I parasë kesh përdoret për diversifikimin e portofolit ose të reduktimit të riskut.Ky motiv mund të bëhet edhemë I rëndësishëm në ekonomitë në zhvillim ku tregjet financiare janë ende në rritje dhe jo fluid.Në Shqipëri sistemi financiar është kryesisht I identifikueshem me sistemin bankar sepse tregu I kapitaleve pothuajse nuk ekziston. Grafiku 5. tregon depozitat në monedhë të huaj nga 2001 e në vazhdim.Masa e zëvendësimit të monedes ka qenë shume e stabilizuar.Me nje kthim real vazhsimisht negative për depozitat në USD duke bërë përjashtim për periudhën e fundit të dhjetorit të vitit 2003 ku pati një rritje të kthimit real negative edhe për depozitat në euro. Dy fjale per Kthimet. Kthimi eshte e ardhura e perfituar nga depozitimi I shumave prane bankave simbas kurseve te interesit te bankave, qe mund te jene ne Lek apo ne nje nga llojet te valutave. Nga grafiku 5, duket se ne fillimet te viteve 2002 tredi eshte kthimet reale totale jane ne trend renieje. Kjo shpjegohet me faktin se tregu ka pasiguri vitet te fundit si rezultat I krizes globale, dhe per faktin se analiza eshte bere edhe duke llogaritur kthimet nga depozitat ne Lek. Ne lidhje me valuten Euro, shihet re se kthimet nga viti 2002 kur monedha sapo kishte hyre ne vendin tone, ka trend ulje deri ne vitin 2003 kjo nga mosnjohja e monedhes. Ne vazhdimesi kemi trend rritje sepse jane rritur depozitat ne Euro, deri ne periudhen e krizes globale dhe Europiane 2007 e ne vazhdim. Ne lidhje me FX, qe jane te depozita vendase ndaj totalit te depozitave, konstatojme se ato kane trend luhatjeje simbas viteve. V.7.4. Hipoteza : Kredibiliteti i stemit bankar. Grafiku 6. Sipas këtij argumenti rritja e zëvendësimit të monedhës e matur me masën e depozitave duhet të reflektoje zhvendosjen nga mbajtësit e monedhës së huaj në kesh tek mbajtësit e depozitave dhe kjo mund të shikohet si një indikator I rritjes së besimit në sistemin bankar . Grafiku 6. tregon një stabilitetit relative të rritjes se depozitave ne euro qe eshte treguesi DX_dep/ M3, ku M3 eshte treguesi per parane e gjere. Kjo përkon me përmirësimin e perceptimit dhe perqafimit te shtetasve shqiptare me valuten euro. Ky trend i qendrueshem ka lidhje edhe me sigurine e sistemit bankar. Mbajtësit vendas të depozitave në monedhe të huaj euro, kanë qenë përgjithsisht në rritje duke ndjekur stabilizimin deri ne fundin e vitit 2012. Megjithese mund të themi që ka patur një rritje të besueshmerisë ndaj bankave kjo hipotezëdo të funksiononte plotesishtë vetëm nqs të gjiha kursimet jashtë sistemit bankar do të ishin ne monedhe të huaj kesh. V.7.5. Hipoteza : Hapja e tregut. Liberalizimi I tregut duhet të jetë një tjetër faktor I cili duhet analizuar.Me rritjen e vëllimit të tregëtuar rriten nevojat për monedhë te huaj kesh ose në depozita të cekueshme për të perballuar pagesat e nevojshme.Kështu që zëvendësimi I monedhës mund te shikohet pjesërisht si rrjedhojë e liberalizimit të tregut dhe integrimit ndërkombëtar.Mbajtësit publikë të depozitave në monedhë të huaj dhe mbajtësit e këtyre depozitave nga sipërmarresit pra nga sektori privat në raport me totalin e depozitave përdoret si një tregues i matjes të fenomenit të zëvendësimit të monedhës.Duke iu përmbajtur kësaj hipoteze ne duhet të presim të njëjtën tendencë me rritjen e hapjes së tregut dhe rritjen e zëvendësimit të monedhës.Sic tregohet në grafikun 7 hapja e tregut është rritur që prej 2002 duke arritur disa masa të stabilizuara prej rreth 60%.Indeksi I zëvendësimi I monedhës për sektorin e ndërrmarjeve publike ka rënë në mënyrë të mprehte gjatë krizes globale dhe te Eurozones, por edhe te problemeve te brendeshme ekonomike ne Shqiperi, proces ky që vazhdoi deri në vitin 2010 e ne vazhdim.Indeksi I zevendesimit të monedhës për sektorin e sipermarrjes private duke filluar që prej 2002 ka qenë stable me rreth 6.5%.Gjithsesi në kendeveshtrimin e ekonomise infomale dhe pagesat e saj në kesh është shumë e lehte te kuptosh nënvleresimin që I ëehet rolit të hapjes së tregut në zëvendësimin e monedhës .
V.7.6. Hipoteza :Transfertat Ne I konsiderojmë transfertat private si burimin më të rëndësishëm të mbajtjes së depozitave në monedhe të huaj nga vendasit.Duke iu permbajtur kesaj hipoteze ne duhet të presim një lidhje negative mes zëvendësimit të monedhes dhe financimeve të importeve nga transfertat private. Grafiku 8a,b na paraqet njЁ vЁshtrim të hollesishem mbi mbajtesit vendas dhe se si ky komponent ndikon mbi zëvendësimin e monedhes.Ne dallojmЁ një tendence simetrike të zëvendësimit të monedhes dhe të importeve financiare(transfertat).Nje veshtrim me I hollesishe na tregon se pas vitit 2002 kemi nje stabilitet relative në të dy variablat. Grafiku 6b tregon që masa e depozitave vendase nuk ka ndryshuar pas krizes së piramidave.Nga kjo ne presim që edhe tendenca e kursimeve private vendase dhe të mbajtesve vendas të depozitave në monedhe të huaj të jetë e njejtë. Nga sa me lart duket se pozicionimi i valutes Euro ne raport me Lek , eshte i kenaqeshem. Nga studimi i rezultateve te grafiqeve te mesiperme, arrijme ne konkluzionin se trendi eshte ne rritjen e sasise se Lek qe zevendesohet me valuten Euro.
V.8. EUROIZIMI I PJESSHËM JOZYRTAR Zevendesimi i Lek me Euro. Zëvendësimi total dhe zyrtar i monedhës nuk duhet të ngatërrohet me zëvendësimin e pjesshëm dhe jozyrtar të monedhës. Për një kohë të gjatë qe pas vitit 2002, euroja ne vendin tone është përdorur gjerësisht në ne ekonomine e brendeshme, dhe nganjëherë preferohej më shumë se Leku, si njësi llogarie, rezervë valutore dhe mjet pagese bashkë me monedhën e vendit përkatës. Ky lloj ―euronizimi‖ jozyrtar dhe i pjesshëm është I zakonshëm edhe në vende të tjera dhe jo vetem ne vendin tone. Duke patur parasysh rivlerësimin nominal real dhe të barazpeshuar të lekut, inflacionin shumë të ulët dhe interesat në ulje, shkalla e lartë dhe akoma në ngritje e euroizimit në Shqipëri është një fenomen i habitshëm. Për më tepër, duke patur parasysh konsideratat e mësipërme në drejtimin e tregut, është po aq e habitshme gjetja e përdorimit më të gjerë të Euros, sesa Leku, kjo sepse tregtia me Bashkimin Europian është njëqind herë më e madhe sesa tregtia me SHBA-në (Raporti Banka Boterore, etj). Shpjegimi më i pranueshëm për këto çudira monetare duhet të jetë euronizimi, gjithëpërfshirës si i aseteve ashtu dhe i borxheve, në sektorin publik dhe në atë privat, dhe mbizotërimi i Euros në faturimet e tregtisë së jashtme, pavarësisht nga zona valutore e partnerëve me të cilët bëhet tregti. Euro mund të ketë dështuar në përpjekjet për të zëvendësuar dollarin për shkak të dobësive të saj pas hedhjes në treg në janar të vitit 2002, e cila erdhi pas një kombinimi të rritjes së ulët ekonomike të Bashkimit Europian,mangësisë së një uniteti politik dhe përfaqësie në Zonën e Euros, si dhe administrimit që linte për të dëshiruar . Euronizimi jozyrtar, si në Shqipëri, është si një përparësi ashtu dhe një pengesë kur merret parasysh përshtatja zyrtare e një regjimi super të pandryshueshëm: kalimi ndihmohet nga sasia relativisht e madhe e valutave të huaja në qarkullim, por për shkak të qarkullimit si të dollarit amerikan ashtu dhe të Lekut,duhet bërë një largim i ekonomisë nga monedha vendase Lek, që nuk do të përdoret më, pas anetaresimit ne B.E. Në këtë gjendje që janë gjërat tani, një kalim I mundshëm i Shqipërisë në një kurs super të pandryshueshëm mund të merrte vetëm formën e një bord monedhë të lidhur me shportën e euros, gjë që do të sillte përfitimet e një regjimi të perdorimit jozyrtar te Euros ne vend te Lekut. V.8. 1. Avantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro. Për një trajtim më gjithëpërfshirës të nënkuptimeve ekonomike të euroizimit i referohemi Nuti (Studimi per Euronizimin 2001); këtu do të merremi me kostot dhe përfitimet që kanë lidhje me Shqipërinë. Në përgjithësi, shohim se si kostot ashtu dhe përfitimet ka mundësi të jenë ekzagjeruar, që ka mundësi të ketë efekte neto pozitive, e që këto përfitime neto të bëhen më të mëdha me progresin drejt përshtatjes ndaj standardeve të Bashkimit Europian. Nga ana e përfitimeve do të gjejmë sa vijon: (i). Siguri më të madhe të kursit të këmbimit. Në teori, si zëvendësimi i valutës ashtu dhe bord monedha, përbëjnë një përkushtim të përhershëm, të pakthyeshëm për një kurs këmbimi të pandryshueshëm. ―Nuk mund të zhvlerësohet me lehtësi një valutë që nuk ekziston apo një valutë, kursi i këmbimit të së cilës është i vendosur me ligj.” (ii). Kredibilitet më i madh i politikës qeveritare. Shpesh thuhet, edhe për një politikë kursi këmbimi të pandryshueshëm dhe, aq më tepër, për një regjim super të pandryshueshëm, se një qeveri të cilës i mungon kredibiliteti i politikave dhe një regjistër, mund ―të marrë hua‖ kredibilitet duke e ankoruar monedhën kombëtare përkrah një monedhe të fortë e të besueshme. (iii). Kosto më të ulta transaksionesh. Pa dyshim, përdorimi i një valute të përbashkët si masë vlerësimi, por edhe si mjet këmbimi çon në kosto më të ulta transaksionesh, megjithëse këto kursime ka mundësi të jenë të zmadhuara. Është e vërtetë se çdokush që do të këmbente me rradhë secilën prej 28 valutave të Zonës së Euros, e pastaj të kthehej përsëri tek valuta fillestare. Nga transaksionet nga valuta vendase ne euro, fitimet në koston e transaksioneve kanë më shumë mundësi të jenë, të themi, rreth 1 %. (iv) .Normat më të ulta të interesave. Ka mundësi të ketë norma më të ulta interesi në valutën e re, gjë që do të nxisë investimet dhe rritjen ekonomike. Gjithësesi, primi i rrezikut i vendit, sidomos në një bord monedhë, nuk mund të eliminohet krejtësisht në praktikë, dhe mund të mbetet i konsiderueshëm. Përveç kësaj, mbi rrezikun e një vendi (i njëjtë me rrezikun e huadhënies) mbetet një prim që mbulon huadhënësin nga rreziku i mospagimit. Stabilitet më të madh makroekonomik. Një aspekt bindës si në zëvendësimin e monedhës dhe në bord monedhë është prania e rregullatorëve automatikë në ofertën për para, e vendosur nga ndryshimet në asetet e huaja të ruajtura brenda vendit, të ngjashme me ndryshimet që ndodhin nën një standard ari. Shpejtësia dhe intensiteti i këtyre vetërregullatorëve ka pak mundësi – ashtu si edhe nën standardin e artë – që të mjaftojnë për të siguruar një stabilitet të plotë, por janë gjithashtu të pamjaftueshme për të bërë ndonjë dëm. Përsëri, ka një përfitim të vogël, por ndoshta të ekzagjeruar që vjen nga bord monedha apo nga zëvendësimi i valutave. Përfitime më të rëndësishme në stabilitet mund të vijnë nga argumenti ―bipolar‖ i diskutuar më lart. (vi). Tregti më e madhe dhe investime të huaja direkte më të mëdha. Deri kohët e fundit, puna studimore ka dështuar në gjetjen e një lidhjeje empirike të besueshme midis rregullimeve monetare dhe flukseve tregtare.Si rezultat, ndikimi i një monedhe të përbashkët duket shumë I vogël, rreth 40 për qind, dhe shumë më pak i saktë. Në një ekonomi që është tashmë gjerësisht e euroizuar, lëvizja drejt zëvendësimit total dhe zyrtar të monedhës, do të eliminonte komplikacionet e komponentëve të dyanshëm në ofertën monetare, duke vendosur qëllime të ndërmjetme të politikës monetare, dhe IHD ne vendin tone. V.8. 2. Disavantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro. Disavantazhi më I madh I këtij regjimi është pamundësia e përdorimit të politikës së brendeshme monetare më synim arritjen e objektivave të brendeshme si për shembull rritja e punësimit në vend. (i). Eurorizimi I njëaneshëm si një alternativë e regjimit të kursit të fiksuar të këmbimit. Si në të gjitha vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore dhe në rastin e vendit tonë vihet re një euroizim ose dollarizim jo zyrtarë I ekonomisë .Disa nga shkaqet që konsumatorët vendas preferojnë monedhat euro dhe dollar në vend të monedhës vendase në funksionet e mjetit të këmbimit ,ruajtese të vlerës dhe matëse të vlerës janë: (ii). Destabiliteti makroekonomikë,vecanerisht norma e lartë e inflacionit dhe pasigurisë të kursit të këmbimit në fazën e parë të procesit të tranzicionit. Trafiqet ilegale dhe evasion fiskal .Një pjese të rëndësishme të ofertës të valutes në vend e perbejnë te ardhurat që vijnë nga kontrabanda ku një rol të rëndësishëm kanë luajtur të ardhurat nga thyerja e embargos e cila ka qenë e rëndësishme sidomos për vitin 2000 por trafiqet e tjera ilegale zenë një rol të konsiderueshëm dhe mendohet të kenë ndikim dhe për vitet në vazhdim. (iv). Të ardhurat nga emigracioni.Me filimin e procesit të hapjes së ekonomisë të vendit numri I emigranteve shqipetarë që kanë emigruar jashtë vendit gjatë gjithë këtyre viteve ka ardhur në rritje.Nga një studim I Bankës së Shqipërisëështë arritur në përfundimin që të ardhurat e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe të atyre që kanë punuar jashtë por janë kthyer të jetojnë vend përbejnë më tepër se 60% të ofertës të valutës së huaj në tregun valuator dhe për vitet nëvijim mendohet se do të ketë një rol të rëndësishëm në formimin e kursit të këmbimit në vend. (v). Arsyet kryesore që bankat e nivelit të dytë preferojnë të japin hua në valutë të huaj janë ; o Huadhënia në valute të huaj për këto Banka është një mjet mbrojtës ndaj inflacionit. o Duke qenë se huaja jepet në terma nominalë një rritje e inflacionit të brendshëm e ardhur si pasojë e një politike të lirë monetare e ndjekur nga faktorë të tjerë do të zvogëlonte të ardhurat në terma reale për keto banka . (vi). Paqëndrueshmria e kursit të këmbimit përbën gjithashtu një faktorë që nxit huadhënien në valutë të huaj. (vii). Norma e interesit për depozitat në lek karakterizohet nga një normë më e lartë e interesit në krahasim me depozitat në valutë sepse risku I kursit ë këmbimit konsiderohet I madh (viii). Shumica e kredisë së huaj në të cilën mbështetet vendi është në valutë të huaj . (ix). Në qoftë se autoritetet zyrtare do të favorizonin eurorizimin e njëanshëm të ekonomisë të vendit përpara plotësimit të kritereve të nevojshëm,pasoja kryesore do të ishte fakti se Banka Qëndrorë nuk do të mund të luante me rolin e huadhënses të fundit në ekonomi gjë që do të ketë pasoja të rënda në rast të krizave financiare. V.8. 2. KOSTOT E EUROIZIMIT Euroizimi i njëanshëm do të kishte dhe kostot e tij: (i). Para së gjithash, humbja e “seigniorage” – ( Eshte vendosur nga e drejta e nje sundimtarit te lashte të një shteti "seigneur"- prej nga vjen dhe fjala "seigniorage" qe nxirrte monedhat në qarkullim të ardhurat e fituara nga përdorimi i monedhës së brendshme, zakonisht përcaktohet si vlera e vërtetë e ndryshimit në paratë bazë). Kostoja e prodhimit të monedhave eshte më e vogël se vlera nominale e stampuar dhe diferenca quhej "seigniorage". Për këtë arsye, një nga çështjet e debatueshme në literaturën mbi zëvendësimin monetar është dhe efekti që shkaktohet nga humbja e seigniorage. Kjo mase llogaritet. -S = seigniorage. - MB = baza monetare (shuma e parasë në qarkullim dhe e rezervave të sistemit bankar pranë bankës qendrore. - RE = rezervat e sistemit bankar pranë bankës qendrore. - P = niveli i çmimeve; i = norma e interesit të tregut. Ii = norma e interesit që paguan banka qendrore për rezervat e sistemit bankar. Për të treguar lidhjen midis kostos oportune të seigniorage, po bëjmë një paraqitje skematike (të thjeshtuar) të bilancit të konsoliduar të një banke qendrore: Po të supozonim që vendi mban vetëm asete të denominuara në monedhë të brendshme (pra, që asetet e huaja neto janë zero) dhe kapitali I bankës është zero, në anën e pasivit mbetet vetëm baza monetare, për të cilat banka qendrore paguan interes vetëm për një pjesë të saj: remunerimin e rezervave (ii*RE). Në anën e aktivit mbeten vetëm asetet e brendshme neto që janë të barabarta me bazën monetare (ND = MB) dhe që i sigurojnë bankës qendrore një fitim në varësi të normës së interesit të tregut: i*MB. Fitimi i bankës qendrore që do t'i transferohej buxhetit të shtetit në këtë rast do të ishte: i*MB - ii*RE - C (ku C: shpenzimet e veprimtarisë së bankës). Si normë interesi të tregut mund te perdorim edhe yield-in e bonove të thesarit (tremujore). Duke shumëzuar normën e interesit me bazën monetare mesatare vjetore, marrim një vlerësim të seigniorage (në çmimet korente), të cilin e krahasojmë me vitet paraardhese.Banka e Shqipërisë ka filluar remunerimin e rezervës së detyrueshme në tetor të vitit 2000, ne raport me PBB-në me çmimet korente, për të matur rëndësinë relative të këtij burimi të të ardhurave. Në rastin e bord monedhës disa nga të ardhurat ―seigniorage‖ që do t‘i shtoheshin bankës qendrore sigurohen nga interesat e fituar nga rezervat. Nën zëvendësimin e valutës humbja e seignorage-s mbi masën e valutës së huaj në qarkullim vendas është totale, me përjashtimin se një marrëveshje për ndarjen e saj mund të ishte e arritshme me bankën qendrore që administron valutën në fjalë të zgjedhur. (ii). Rezervat fillestare. Rezervat monetare të huaja në shkallë të lartë nevojiten për të vendosur bord monedhë ose për të zëvendësuar zyrtarisht monedhën kombëtare. Në fillim bord monedha duhet të financohet me rezerva të huaja të mjaftueshme për të ndihmuar monedhën në qarkullim (qoftë kjo e re apo e pandryshuar) në kursin e pandryshuar të këmbimit të përzgjedhur nga qeveria. (iii). Humbja e rolit të huadhënësit të fundit. Avantazhi mitik i një bord monedhe është se monedha vendase ―i ka krahët e ngrohta‖ nga valutat e huaja.Humbja e një politike monetare të brendshme, si rezultat I euroizimit është i qartë, po nuk duhet ekzagjeruar.Më pas, ka pak rëndësi nëse është një bankë qendrore kombëtare ose një bankë që ka vetëm një qëllim, të njëjtë, dhe e pavarur superkombëtare ose bankë e huaj qendrore, ajo që administron përdorimin e monedhës. (v). Monedha në të cilën është dhënë borxhi i jashtëm. Borxhi I jashtëm mund të shprehet edhe në monedha të tjera përveç euros, veçanërisht në dollarë. Një numër vendesh në tranzicion kanë rritur një pjesë të madhe të borxhit të tyre të jashtëm në dollarë amerikanë. (vi). Praktikat e faturimit. Në disa vende, ku bën pjesë edhe Shqipëria , euro mund të mos jetë monedha e preferuar në tregun e jashtëm në praktikën e faturimit, e cila mund të jetë vështirë për t'u ndryshuar. Praktikat e rregullimit janë konsideruar shpesh si të rëndësishme, por ato janë jo të qenësishme. (vii). Impakti inflacionist i rivlerësimit të vërtetë. Të gjitha ekonomitë e tranzicionit kanë paraqitur konvertueshmërinë në një kurs këmbimi domethënës të nënvlerësuar; qëndrueshmërisht të gjithë kanë nënshkuar rivlerësimin e vërtetë duke rënë gradualisht drejt një pozicioni rreth dyfishit të raportit midis kursit të këmbimit në kushtet e paritetit të fuqisë blerëse dhe kursit aktual. Per sa me lart duket se perfitimet nga pedorimi i Euros ne vend te Lek, eshte me interes per ekonomine ne vendin tone, dhe efektet ne ekonomi do te jene positive per qytetaret te vendit tone. V.8. 3. KONVERGJENCA DREJT FUSHËS OPTIMALE TË MONEDHËS EURO. Nuk ka dyshim, që kostot e diskutuara në seksionin e mëparshëm do të jenë, në mënyrë të konsiderueshme, të reduktuara me konvergjencën e ekonomive në tranzicion me euron; përfitimet, gjithashtu, mund të reduktohen, por proporcionalisht më pak se kostot. Konvergjenca mund të kuptohet jo vetëm për parametrat monetarë dhe fiskalë, por gjithashtu, edhe për parametrat realë dhe institucionalë. (i). Konvergjencat monetare dhe fiskale, sikurse janë prezantuar dhe në kriteret e Maastricht, kanë tërhequr shumë vëmendje. Ideja kryesore është se konvergjencat mund të realizohen jo drejtpërdrejt, nëpërmjet lidhjeve me tregtinë, por si një rrjedhim i përmasave të një politike të matur. Në të vërtetë, shumë prej kandidatëve për t‘u pranuar, shfaqin progrese të dukshme drejt përmbushjes së këtyre kritereve, të cilat duken të jenë të mirërealizuara. Në Shqipëri, pjesa që zë borxhi qeveritar ndaj PBB-së është rreth 70 për qind më e lartë se mesatarja prej 50 për qind e ekonomive në tranzicion, por më e ulët se mesatarja e Zonës së Euros, rreth 73 për qind në vitin 2012. Të ardhurat publike janë akoma realisht të ulta, në 22.4 për qind të PBB-së (me shpenzime rreth 31.4 për qind ) dhe duhet të rriten në Shqipëri, që t‘i afrohen niveleve të Bashkimit Europian. Inflacioni shqiptar është brenda objektivave të Maastricht12, ndërsa normat e interesit nuk janë në përputhje me këta objektiva. Progrese të mëtejshme, për t‘iu përafruar objektivit të inflacionit të Maastricht-it, mund të jenë të kushtueshme13. Shqipëria është në një pozicion të përzier. Ristrukturimi bankar ka filluar, dhe gjithashtu, ka ndikuar në rritjen e borxhit publik nga 63 për qind në 69 për qind të PBB-së. Në të njëjtën kohë, tregjet financiare në Shqipëri janë shumë të pazhvilluara, me një treg sekondar inekzistent të letrave me vlerë të qeverisë, me një pjesëmarrje të madhe të bankave në tregun primar si dhe me një bursë që akoma është në hapat e saj të parë. (ii). Konvergjenca reale, nga pikëpamja e disa vëzhguesve, nuk është koncept domethënës (Gros 2000), por në të kundërtën mund të identifikohet lehtësisht si një konvergjencë e të ardhurave reale për frymë – një proces i “caching up” (avancimi drejt) i cili tashmë është quajtur “ konvergjencat reale”, dhe për këtë, të produktivitetit të punës dhe nivelit të pagave; të normave reale të interesave, normës së papunësisë, kapacitetit e dobishmërisë. Shqipëria është akoma disa hapa mbrapa, jo vetëm në të ardhurat për frymë, por më shqetësuese, në konvergjencat strukturore, duke patur një strukturë të të punësuarve në industri prej 11.5 për qind, në bujqësi prej 51 për qind, në ndërtim prej 14.8 për qind, në transport prej 3.5 për qind, në shërbime të tjera prej 19.2 për qind. Me diferenca të qëndrueshme në të ardhurat për frymë, kostoja e politikave të kohezionit (nëpërmjet fondeve strukturore dhe transfertave të tjera) është e detyruar të jetë e lartë dhe nuk është e qartë nëse mund të mbahet brenda limiteve aktuale të Bashkimit Europian, 4 për qind të PBB-së të vendit përfitues. (iii) . Konvergjencat institucionale, gjithashtu, kanë bërë përparime të shpejta, së paku për vendet që ndodhen në rradhët e para për pranim, duke gjykuar nga vlerësimet e BERZH-it, për arritjet sistematike në tranzicion. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar , Përveç përmirësimeve të viteve të fundit, ekonomia shqiptare vazhdon të përballet me një dobësi institucionale dhe në infrastrukturë, duke patur, në mënyrë të theksuar, nevojën e një programi të reformave strukturore‖. V.8. 4. POLITIKAT DREJT EUROIZIMIT TË NJËANSHËM Si Komiteti Europian dhe Banka Qendrore Europiane, i kanë lejuar vendet kandidate për pranim, të adoptojnë çdo regjim kursesh këmbimi që ato vetë mund të zgjedhin, duke përfshirë dhe bord monedhë, siç është miratuar dhe nga pranimet e tyre në Bullgari, Estoni dhe Lituani. Por, euroizimi në një këndvështrim të ngushtë, i kuptuar si zëvendësimi i monedhës. a) Se pari ;―Çdo adoptim i njëanshëm i monedhës së vetme në kuptimin e ―euroizimit‖, do të jetë në kundërshtim me nënvizimet e arsyeve ekonomike të traktatit të Bashkimit Monetar Europian, i cili parashikon adoptimin aktual të euros, si një pikë përfundimtare e procesit të strukturuar të konvergjencës brenda një kuadri pune të shumëllojshme. Për këtë arsye, euroizimi i njëanshëm nuk do të jetë një mundësi e anashkalimit të hapave të parashikuar nga traktati për adoptimin e euros‖. Një kërcënim i madh- nëse ka ndonjë të tillë- do të ishte më e mundshme të vinte nga euroizimi i njëanshëm, jo i vendeve që janë pranuar për të hyrë, por nga jashtë, i parë në këndvështrimin e nivelit të tyre inferior mbi konvergjencat e parametrave të Bashkimit Europian. b) Së dyti, frika se presioni politik mund të sjellë që Banka Qendrore Europiane të tolerojë, dhe të marrë parasysh nevojat e veçanta të vendeve. V.8. 5. KONKLUZIONET Për Shqipërinë, mund te nxjerrim disa konkluzione positive per zevendesimin e Lekut me Euron. 1. Kostot dhe përfitimet nga euroizimi i njëanshëm janë të lidhura përafërsisht me pritjen më të vogël të përfitimeve nga një zgjerim i konsiderueshëm i tregtisë dhe me koston e një humbjeje të vogel. 2. Ndoshta, prezantimi aktual I bankënotave dhe i monedhave të euros (që nga 01.01.2002) do të kthejë ekonominë nga euro që mund të prezantohet në Shqipëri, është bord monedhë i lidhur me një shportë euro/Lek, i cili do të sigurojë të gjitha përparësitë që priten nga një regjim kursesh fikse, por jo ato të një monedhe të vetme. 3. Euroizimi i njëanshëm në formën e zëvendësimit zyrtar të plotë, për momentin, nuk është në kompetencat e autoriteteve të Bashkimin Europian dhe BANKA QENDRORE EUROPIANE, por Shqipëria, si të gjitha vendet e tjera në tranzicion duke përfshirë edhe vendet kandidate për pranim, duhet të ketë situatë të favorshme për të negociuar pranimin e saj. 4. Sipas BSH-së, shkalla relativisht e lartë e eurorizimit të ekonomisë reflektohet edhe në bilancet e agjentëve ekonomikë: 1.Një pjesë e konsiderueshme e aktiveve dhe detyrimeve financiare. 2.Si dhe e transaksioneve që ata kryejnë, realizohen në monedhë të huaj. 5. Vërehet një normë veçanërisht e lartë eurorizimi në kahun e aktivit, më e spikatur kjo për individët. Ndër shkaqet kryesore, iniciatore të eurorizimit, në literaturë përmenden motivet paraprirëse mbrojtëse ndaj normave të larta të inflacionit apo luhatjeve në ekonomi. 6. Kështu, për rastin e Shqipërisë, përveç faktorëve psikologjikë që veprojnë në vazhdimësi, në krahun e aktivit të bilancit, eurorizimi favorizohet kryesisht nga hyrjet valutore në formën e remitancave, investimet e huaja direkte apo linjat e kredisë bankare. 7. Megjithatë, për shkak të normave të larta të interesit në lekë, një pjesë e konsiderueshme e depozitave të individëve mbahen në monedhë vendase. 8. Në kahun e pasivit, faktorët favorizues të kërkesës së lartë të bizneseve për kredi në valutë janë normat më të ulëta të referencës për interesat në valutë kundrejt monedhës vendase dhe burimi i të ardhurave në valutë. V.8. 6. Rreziku . Fenomeni "euromania" mbart jo pak rreziqe. Kryesori është ai që vjen nga kursi i këmbimit. Në këtë periudhë të mbiçmimit të euros dhe zhvlerësimit të lekut blerja e produkteve në euro apo edhe marrja e kredisë në këtë monedhë nuk është aspak me leverdi për qytetarët, të cilët të ardhurat mujore të tyre i kanë në lekë. Kjo pasi përveç normës së interesit (në rastin e kredisë) ata duhet të paguajnë edhe koston e transaksionit. V.8. 7. Debati i hapur: Euro në vend të lekut? Përballë preferencës së shqiptarëve për të përdorur gjithmonë e më shumë euron, pyetja që lind natyrshëm është: Sa gati është ekonomia shqiptare që të zëvendësojë Lekun. Debati lidhur me këtë çështje mbetet i hapur mes ekspertëve. Banka e Shqipërisë e ka konsideruar të parakohshme një proces të tillë zyrtarisht, pavaresisht se eshte fakt. Por nga ana tjetër, zëvendësimi i lekut me euron nuk është vetëm një çështje dëshire. Kjo pasi Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte, ku kryesori është mbajtja nën kontroll e deficitit buxhetor, një tregues ende "i pabindur" për financat publike. Zhvlerësimi i lekut shqiptar ndaj valutave ka nxitur debatin mes ekspertëve për zëvendësimin e tij. Kjo edhe për faktin se monedha e përbashkët europiane po përdoret gjithmonë e më shumë në ekonominë tonë. Ø Mendime te qytetareve (Marre nga rrjetet sociale) . 4 Komente Asta - 11 Gusht 2010 - 18:31 Permalink Me sa kam vene re une kur kam qene ne Tirane, tani vetem ushqimet dhe kafja ne lokal paguhen me leke. Gjithe pagesat e medha, shtepi, makine, elektroshtepiake, bile edhe rroba, jane me euro tashme. Apo jo? shqiptari i vjeter - 11 Gusht 2010 - 19:45 Permalink pak nga pak po blehet cdo gje me euro. Kur te vijme ne Shqiperi te mos ti shkembejme eurot se nuk pi me uje leku atje, se cdo gje blihe me euro. Pjer Thomas - 12 Gusht 2010 - 22:13 Permalink Kjo vjen (nese shprehemi ne gjuhen popullore) se s`ka ku te veje me mire se te blejme me euro qe te behemi edhe ne si bota. Mire disa produkte importi shiten direkt me euro, po edhe sherbimet duhen bere me euro. Shqipja.com - 29 Shtator 2009 - 23:03 Permalink Cfare mund te themi tani eshte vetem se Leku thjesht do te jete me volatil dhe me tendence per nje zhvleresim deri ne nje pike rezistence psikologjike 140 se ne shqiperi qe tani cdo gje blihet me euro. gene - 6 Tetor 2009 - 10:35 Permalink Ne nuk na gjen asgje e keqe nga perdorimi i euros ne vend te lekut. gjembi - 24 Janar 2013 - 16:07 Permalink Tani nga leku i parë e deri tek i fundit do na marri malli se do perdorim vetem euron. Etj.etj etj. V.8.Aktualite per perdorimin e Euros. V. 8.a. Nga tregu i lire . Nga vezhgimet dhe studimet si ato te pershkruara me lart, dhe te tjera, mund te japim disa te dhena te cilat jane aktuale, per tregun e lire dhe ato jane si me poshte ; a). Shqiptarët “zëvendësojnë” lekun me euron.Shqiptarët po e përdorin gjithnjë e më shumë monedhën europiane, euro, edhe pse zyrtarisht kanë paranë e tyre, lekun. Mjafton të vëzhgosh njësitë tregtare ku ofrohen shërbime dhe mallra të ndryshme në euro dhe kupton se eurorizimi në Shqipëri është përhapur me shpejtësi në vitet e fundit. b). Duke nisur nga shkollat dhe kurset private, apartamentet, pajisjet elektronike dhe shtëpiake, ofertat për pushime jashtë, veshjet, e deri në bar-restorante, që të gjitha ofrohen me euro, duke zëvendësuar monedhën vendase, lek. c). Mallrat dhe shërbimet që shiten me euro po përhapen me shpejtësi, saqë nisur nga këto kushte, leku do të zëvendësohet shumë shpejt i tëri nga euroja. d). Shqiptaret kane rritur kërkesën e individëve për kredi në valutën euro, sepse janë çmimet e mallrave të blera të shprehura në monedhë të huaj ne valuten Euro. e). Ekspertët e lidhin me faktin se produktet që ofrohen me euro janë të importuara, dhe për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit, tregtarët preferojnë t‘i shesin me valutën që i kanë blerë në vendin e origjinës. f). Me euro ofrohen tashmë prej kohësh edhe hapësirat e apartamenteve për shitje apo me qira, pas gati 8 vjet dominim të monedhës amerikane, dollar. Edhe pse ndërtuesit i blejnë lëndët e para në lek, produktin final, apartamentin ose objektin e shesin me euro. g). E njëjta gjë ndodh me dyqanet e veshjeve, të cilat në artikujt që shesin kanë të stampuar etiketa me çmime në euro, dhe ku duhet të bësh konvertime me kurs fiks që të ofron butiku. h). Këto dhe të tjera shërbime, si kreditë qe jane ne Euro, që konsiderohet një tjetër problem jo pak serioz, i kanë vendosur shqiptarët në pozita të vështira, por që deri më sot asnjë ent shtetëror nuk ka dhënë shpjegime rreth përhapjes së fenomenit ―Euro‖. l). Shqipëria është një vend i rrethuar nga shtete që përdorin euron, dhe ku tregtia, deri në masën 65 për qind, kryhet me valutën e Bashkimit Europian. ll). Si Shqipëria, ashtu dhe vendet fqinje me te si Malit të Zi, Maqedonia dhe Kosova e përdorin euron. Përdorimi i euros nga këto dy shtete eshte aktualitet. k). Zhvleftesimi i vazhdueshem i Lek kundrejt Euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qe mbas vitit 2002, monedha jonë u zhvlerësuar në masën 13 për qind kundrejt euros dhe në vitin 2010, zhvlerësimi ishte 11 për qind. Ky nënçmim vijon ende. Gjatë viteve 2011 dhe 2012, monedha evropiane ka shënuar një tjetër rekord në tregun tonë të këmbimit, duke kapur deri nivelin e 142.9 lekëve. Aktivitete qe perdorin Euron. www Google.com.sherbime me euro ne shqiperi. - Mbi 50%, sipërmarrjeve aktive veprojnë në rajonin e Tiranës dhe të Durrësit. Shpërndarja e sipërmarrjeve aktive sipas sektorëve ekonomikë është: tregtia 43.8%, hotelet dhe restorantet 16.1%, transporti dhe komunikacionet 10.2%, industria 9.8%, ndërtimi 4.3%, bujqësia dhe peshkimi 1.8%, ndërsa shërbimet e tjera zënë 14.1%. Është për t‘u theksuar se sektorët e tregtisë, hoteleve, bareve dhe 628 restoranteve dominohen nga perdorimi sa me shume i Euros ne vend te Lek në vitet e fundit kjo ndodht veçanërisht gjatë periudhës së verës, si pasojë e rritjes së turizmit në vend; - 16% të ndërmarrjeve aktive e zënë prodhuesit e të mirave dhe 84% përbëhen nga prodhuesit e shërbimeve; Foto e punuar,qe jane njoftime te bera nepermjet rrjeteve sociale te komunikimit on line, nga bizneset ne vendin tone per ofrimin e sherbimit te tyre, dhe pagesat ne Euro.Tregues se sa i perhapur eshte perdorimi i Euros. V. 8.a. Nga tregues Zyrtare . Jo vetem tregu I lire por edhe tregues zyrtare, kane te pershkruar zyrtarisht Euron ne planet, apo strategjite financiare te tyre.Si me poshte ; a) Zerat financiare te buxhetit te shtetit e kane te pasqyruar gjeresisht Euron, ne treguesit te tyre, te analizes per periudhat te shkuara, por edhe ne ato aktuale dhe parashikuese. P.sh. Ne analizen parashikuese per vitin 2013 per borxhin e jashtem jane bere llogarite per zerin edhe ne Euro, grafikisht jane si me poshte (http://www.google.alparashikues202013). b) Zerat financiare te parashikimeve te portofolit te shtetit, ku matja eshte ne valuten Euro. www.monitor.al). c) Ne zerat financiare te parashikimeve te rritjes se P.B.B-se ne raport me vende te tjera te B.E-se. (www.monitor.al). d) Ne zerat zyrtare te kembimit valuator me monedhen Euro qe esthe monedha qe perdoret nga 28 vendet anetare te B.E-se. (www.monitor.al). e) Ne zerat zyrtare te B.E-se per parashikimet per shqiperine. (www.monitor.al). V. 9. PERFUNDIME v Euro eshte pashmangesisht monedha definitive qe do te perdoret ne vendin tone. Ky proces i zevendesimit te Lek me Euro ne vendin tone, do te perfundoj me Anetaresimit ne Bashkimin Europian te vendit tone. v Te gjitha shpjegimet e bera me lart ne kete teme, percaktojne rolin e sejcilit element pjesmarres ne ‘Procesin Menaxherial te Zevendesimit te Lek me Euro”. Roli i sejcilit prej tyre eshte i pranishem, aktual, aktiv, i domosdoshem ne Menaxhimin e zevendesimit te Lek me Euro. v Zevendesimi i Lek me Euro ne vendin tone, eshte proces ne dinamiken e perditshme te ekonomise ne vend. Sic do aktivitet qe zhvillohet natyrshem ne ekonomi, edhe ky shoqerohet me luhatjet te tij, ulje ngritje kjo e ndikuar nga faktore te pershkruar me lart. E rendesishme qe procesi i zevendesimit te Lek me Euro eshte ne rritje progresive dhe me tregues gjthnje e me pozitiv. vMenaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro, kryhet pa ndonje strukture te vecante, nuk ka staf njerezor, nuk ka pakete ligjore te miratuar per te, nuk ka kosto financiare. Ky menaxhim zevendesimi i Lek me Euro, vetudhehiqet dhe vetzhvillohet ne kushtet e ekonomise se vendit. Ky vetmenaxhim do te perfundoj me zevendesimin perfundimtar te Lek me Euro, me anetaresimin perfundimtar te Shqiperise ne B.E. V. 10. SUGJERIME DHE REKOMANDIME vGjith spektri politik ne vend duhet te gjeje rruget e duhura te komunikimit politik, per te shmangur konfliktualitetin politik ne vend, dhe duke zbatuar te gjitha rekomandimet te B.E-se. v Sistemi bankar duhet te sygjeroje ne vazhdimesi politika fiskale dhe monetare, qe perkrahin, zhvillojne dhe stimulojne ne vazhdimesi zevendesimin e monedhes Lek me Euro. vMenaxhimi i zevendesimit te monedhes Lek me Euro, me te gjith indikatoret te tij, te mos te pengohet por si proces te stimulohet me veprime konkrete, duke mbajtur nen vezhgim te vazhdueshem treguesit monetar ne vend. vQeveria Shqiptare me strukturat te performances fiananciare ne Ministrine e Financave, ne vazhdimesi, te beje analiza, studime te hartoje Plane Strategjike qe ne kovergjence te tyre kane , qe ne zinxhirin ekonomik, e financiar te ketij ndryshimi, deri ne perfundim te ketij procesi te pa kthyshem, kur te zevendesohet plotesisht monedha Lek me Euro.
REFERENCA KRYESORE 1. Lendet te zhvilluara gjate periudhes studimore te te kater viteve. 2. Adresat ne webside (disa prej tyre) si me poshte; http://216.75.13.41/index/ekonomi/38cb2e8910e7c26557381f189592ad0a.html http://216.75.13.41/index/ekonomi/098907c4e1d80fbeca23f8501aab0b87.html http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71024 http://eeas.europa.eu/delegations/the_former http://216.75.13.41/index/ekonomi/38...89592ad0a.html 3. Raporte zyrtare te Banka e Shqiperise (disa prej tyre) te ; üRaporte vjetore te Banka e Shqiperise. Raportet 2002 deri ne 2012. üRaporte vjetore te ‘Performanca buxhetore’. ü ROLI I EUROS NE PROCESIN E INTEGRIMIT TE SHQIPERISE ü Intervista te rastesishme,në: exchange , punonjës në banka 4. Raporte dhe studime te Profesoreve te huaj (disa prej tyre) te ; ü Raport ” Calvo dhe Vegh (2012). .(Hyrja e Botuesve, Politika Ekonomike, Tetor 2012) üRaport “Calvo 2012 , Daviddi 2012 ” Shcobert, 2012(për shembull, shih Ekonomisti 29-1-2012) ü De Grauwe dhe Askoy (2000, shih gjithashtu, de Grauwe dhe Lavra 2000) ü DAVIDDI Renzo (2010), “’Hyper-fixed’ exchange rate regimes and transition”, DG-II, Komisioni Europian, Bruksel. ü DE GRAUWE Paul and V. LAVRA (Eds, 2011), Përfshirja e vendeve të Europës qendrore në Bashkimin Monetar Europian, üLeuven. DE GRAUWE Paul and Y. AKSOY (2010), “Are Central European countries part of the European Optimum Currency Area?”, ü Kërkime të Deutche Bank (2010), Vëzhgime mbi euron, n. 80 dhe 88. DRABEK Zdenek (2010), “Are even balanced budgets sustainable”, 5. Simpoziume Referate (disa prej tyre) te ; üBERG Andrew and Eduardo BORENSZTEEN (2012), “The Pros and Cons of Full Eurozone”. üMatriale Pune të Fondi MonetarNdërkombëtar, WP/00/50.BEVAN Alan A. and Saul ESTRIN (2011), “The determinants of foreign direct investment in transition economies”, CNEM-LBS, ü BLEJER Mario I. and Marko SKREB (Eds., 2012), Bilanci I Pagesave, Kursi i Këmbimit dhe Konkurenca në Ekonomite në Tranzicion, Kluwer Academic Publishers, Boston/Dortrecht/Londër.131 üBRATKOWSKI Andrzej and Jacek ROSTOWSKI (2011), “Unilateral adoption of the euro by EU applicant countries: the macroeconomic aspects”, Konferenca e 6-të e Dubrovnikut, 29-30. ü Qershor 2011 Milano. CALVO Guillermo (2011), “On dollarisation”, 6. Materiale të Konferencave ekonomike. üMateriale të Konferencës ASSA, Boston, Janar. EATWELL John, Michael ELLMAN, Mats KARLSSON, Mario NUTI and Judith SHAPIRO (2010), Vendime të vështira, vende të brishta: politika të mirëqenies sociale në tranzicion, IPPR, Londër. üBERZH (2012), Raporti i Tranzicioniti azhornuar, Londër, Maj. üBERZH- Banka Europiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (2002-2012), Raport i Tranzicionit, botime vjetore, Londër. EC-DG II (2011), “Enlargement Argumentaire”, ü Materiale plotësuese, n.5, Shtator.132 ECOFIN (2010), Report to the European Council in Nice on üKonferenca e 6-të e Dubrovnikut, 29-30 Qershor 2010. FIDRMUC Jarko (2001), “The endogeneity of Optimum Currency Area criteria, Intraindustry trade and EMU enlargement”, Materiale për diskutim të BOFIT n. 8, Helsinki. ü Fondi Monetar Ndërkombëtar, Uashington, Janar. FRANKEL Jeffrey A., and Andreë K. ROSE (2011), “Is EMU more justifiable ex post than ex ante?”, Vështrime të Ekonomisë Europiane 41, pp. 753- 760.FRANKEL Jeffrey A., and Andrew K. ROSE (1997), “The endogeneity of the Optimum Currency Area Criteria”, üKonferencës, Universiteti i Maryland. CEPS (2010), “A system for post-war South-East Europe”, Dokumente pune Nr. 131, Bruksel. 7. Gazeta ; üEkonomike, 108, Korrik, pp. 1009-1025. GLIGOROV Vladimir (2012), “Euro in the Balkans”, WIIW, Vienë. GROS Daniel (1999), “An Economic System for Post War South East Europe”, mateiale shoqëruese e CEPS ËD Nr. 131, üBrussels.GROS Daniel (2012), „The Euro for the Balkans?“, üFinancial Times (The), “Baltic states knock on gates of eurozone”, 16 Shkurt 2009. FISHER Stanley (2009), “Exchange rate regimes: is the bipolar view correct?”, üLondër. HOUSMANN Ricardo, Ugo PANIZZA and Ernesto STEIN (2012), “Why do countries float the way they float?, Inter-American development Bank-BID, Materiale pune #418, Uashington, Maj.133 ü Fondi Monetar Ndërkombëtar (2011), “Monetary policy in dollarized economies”, Material i rastësishëm n. 171, Uashington. ü Raport për vendin nr 11/117, Korrik. FMN (2001b), “Albania: Selected Issues and Statistical Appendix”,Raport për vendin nr 01/118, Korrik. JARVIS Chris (2011), “The rise and fall of the pyramid schemes in Albania”, üVështrime mbi ekonomitë në tranzicion 5/96.Një përafrim i një materiali pune prej Qendrës Robert Schuman, Instituti i Universiteteve Europiane, Firence. üKORHONEN Iikka (2011), “Currency Boards in the Baltic countries: What have we learned?”, Ekonomitë Post-Komuniset, Vol. 12, n. 1, üShqiperi Mars 2012. LARRAIN and VELASCO (2011), “How should emerging economies float their currencies?”, Materiale Konference, LBS, 8. Te tjera ; üMateriale foto te ndryshme te marra nga Interneti. Foto qe jane perdorur per te punuar disa nga imazhet te cilat shoqerojne kete punim.
PASQYRA E TEMES Parathenie................................................................................................faq 2. Hyrje .......................................................................................................faq 3. KAPITULLI I-re. I.1. EUROPA, BASHKIMI EKONOMIK MONETAR, EUROSISTEMI...........faq 7. I.2.BASHKIMI EKONOMIK MONETAR........................................................faq 13. I.2.a. Fazat drejt BEM-it. I.2.b. Kriteret te konvergjences. I.2.c. Karakteristikat kryesore te Eurozones. I.2.e. Perparesite te Euros. I.3. EUROSISTEMI.....................................................................................faq 16. I.3.a.Perberja dhe Funksioni. I.3.b.Detyrat te Eurosistemit. I.3.c.Objektivat te Eurosistemit. I.3.d. Komunikimi i Eurosistemit. I.3.e. Valuta ne perdorim. I.3.g. Mbikqyrja bankare. I.3.k. Funksioni i Eurosistemit. KAPITULLI II-te. II. INSTITUCIONET EUROPIANE FINANCIARE INVESTIMET ME EURO..faq 23. II.1.Banka Qendrore Europiane. ................................................................faq 24.. II-1. a, Detyrat e Bankës: II-1. b. Organet te Bankes Qendrore.E.C.B. II-1. c. Operacionet Financiare. II-2. BANKA E INVESTIMEVE EUROPIANE – EIB........................................faq 26. II.2.a. Fushat kryesore te Investimit te E.I.B-se. II.2.b. Organet te E.I.B-se. II-3. BANKA EUROPIANE PER RINDERITIM DHE ZHVILLIM (EBRD)............faq 27. II-3.a.Organet kryesore të Bankës II-3.b. Vendet ku operon me investime II- 4. FONDET TE UNIONIT EUROPIAN......................................................faq 31. II- 4.1. Programi PHARE. II- 4.2. Programi CARDS. II- 4.3. Agjencioni Evropian për Rindërtim – AER. II-4.4.Programi TEMPUS. II.4.5. Fondi Evropian për investime.
KAPITULLI III-te. III- INSTITUCIONET FINANCIARE NE VEND, ROLI I TYRE NE PROCES..faq 33. III-1.a. Zhvillimet ne sektorin Bankar ne vend. III-1.b.Raporti Bankar per Ekonomine Shqiptare. III-2. PESHA QE ZE SEKTORI BANKAR NE EKONOMINE SHQIPTARE......faq 34. III-2.a. Kthimet nga Bankat. III-2.b. Shperndarja e kredise se dhene nga Bankat. III-3.1. FUNKSIONIMI I EKONOMISE DHE FUNKSIONIMI I BANKAVE.......faq 44. III-3.1.a. Kerkesa dhe Oferta per parane. III-3.1.b. Siguria e sistemit bankar. III-3.1.c. Pasiguritë dhe rreziqet. III-4. RAPORTI DEPOZIT KREDIDHENIE................................................faq 50. III-4.a. Depozitat. III-4.b. Norma e interesit të depozitave III-4.c. Kreditimi . III-4.d. Norma e interesit të kredive. III-4.e. Tregusit alternativë të sistemit bankar. III-4.f. Roli dhe llojet te kreditimit. III-4.f. 1. Kreditimi i bizneseve. III-4.f. 2. Kredia dhëne individve. III-4.f. 3. Bllokimi i financimit për ekonominë, në kushte estreme. III-4.f.4. Faktoret e rritjes së rolit të bankave në kreditimin e ekonomisë. III-4.f.5.Sfida te kreditimit ne Euro. III-4.f.6. Rreziqet dhe pengesat te kreditimit ne Euro. KAPITULLI IV-te. IV. INVESTIMET E HUAJA DIREKTE. REMITANCAT NE EURO......faq 72. IV. 1. PERBERJA E I.H.D……………………………………………………….faq 74. IV. 2. INVESTIMET NE EURO, ME FINANCIM TE BRENDESHEM……faq 80. IV. 3. REMITANCAT……………………………………………………………...faq 85. IV. 3.a. Remitancat ne vite te ardhura nga vende te ndryshme. IV. 3.b. Remitancat ne raport me Eksportet. IV. 3.c. Remitancat ne raport me I.H.D.(Investimet te Huaja Direkte). IV. 3.d. Remitancat ne raport me P.B.B.(G.D.P). IV. 3.d. 1. P.B.B. (G.D.P). IV. 3.d. 2. P.K.B.(Prodhimi Kombetar Bruto). IV. 3.d. 3. Remitancat dhe P.B.B.
KAPITULLI V-te. V. EURONIZIMI ZEVENDESIMI GRADUAL I LEK ME EURO..........faq 103. V.1.EURONIZIMI V.1. a. Eronizmi c’far eshte . V.1. b. Objektivat e Euronizimit. V.1. c. Hallkat te Euronizimit. V.2.METODOLOGJIA PER MATJEN E EURONIZIMIT ........................faq 108. V.2. a. Metoda simbas Indekseve te zevendesimit. V.2. b. Metoda simbas Parase se Huaj ne Qarkullim (P.H.Q). V.2. c. Metoda simbas diferences se Interesit te Ponderuar te depozitave. V.3. REZULTATET TE METODOLOGJISE SE PERDORUR..................faq 112. V.3. 1. Indeksi i zëvendësimit të monedhës V.3. 2. Zëvendësimi i aktiveve. V.3. 3. Zëvendësimi i parasë (kesh) V.4. MENYRA INDIREKTE E MATJES SE PHQ...... ............................faq 116. V.4. 1. Zhvendosja e prerjeve të kartmonedhës V.4. 2. Struktura e prerjeve për disa vende të përzgjedhura V.5.PERFUNDIME PER BIZNESET......................................................faq 118. V.6. EURO NDAJ P.B.B.-se. ............................................................. .faq 119. V.7. HIPOTEZAT TE ZEVENDESIMIT TE LEK ME EURO.................... faq 120. V.7. 1. Hipoteza Reinhart V.7. 2. Hipoteza :Histeresis. V.7.3. Hipoteza : Diversifikimi I portofolit V.7.4. Hipoteza : Kredibiliteti i stemit bankar V.7.5. Hipoteza : Hapja e tregut V.7.6. Hipoteza :Transfertat. V.8. EUROIZIMI I PJESSHËM JOZYRTAR. ...................................faq 130. V.8. 1. Avantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro. V.8. 2. Disavantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro. V.8. 3. Konvergjenca drejt Euros. V.8. 4. Politikat drejt Euronizimit te njeanshem. V.8. 5. KONKLUZIONET V.8. 6. Rreziku V.8. 7. Debati i hapur: Euro në vend të lekut? V.8. 8. Aktualitet .
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels