IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label GAZETARI. Show all posts
Showing posts with label GAZETARI. Show all posts


DEGA: MARDHENIE PUBLIKE - KOMUNIKIM
LËNDA: KOMUNIKIM ORGANIZATIV

Tema:  Lideri transformues në organizatë. Identifiko nje rast    dhe interpretoje në kuadër të kontributit të tij për organizatën.

               Revolta kundër Sherifit të Notingham-it e Robin Hood, e nisur si një kryqëzate personale u shndërrua në një betejë të
përbashkët të një grupi njerëzish të organizuar si një “bandë ilegale”, të bashkuar nga urretja kundër sherifit dhe me dëshirën për të mos ju bindur ligjit. Këta njerëz e shihnin Robin Hood si lider të tyre…

Liderat i përkasin koherave dhe popujve. Por, kjo mbetet relative, sepse ka të tjerë që janë botërore dhe i përkasin njerëzimit si Gandi apo Nënë Tereza.
Dimensionet e shembujve të mësipërme duket sikur janë parë me lente të ndryshme dhe të pamundura për të gjetur pika takimi. Por, duke u mbështetur në  taksonominë e Bloom-it mendoj se përpara se të vlerësoj duhet të kupto. Për të kuptuar një lider transformues, duhet të hulumtoja një seri studimesh mbi lidershipin dhe percaktimet mbi këtë koncept. Studimi i lidershpit përfshin karakteristikat e liderit, karakteristikat e grupit që ai drejton, situatën në të cilën ndodh lidershipi dhe marrdhënien ndërmjet këtyre faktorëve (psh lider të ndryshëm në situata të ndryshme).

Lidershipi implikon dhënien e një vizioni për të ardhmen dhe frymëzimin e të tjerëve për të gjetur mënyrat që ta kthejnë këtë vizion në realitet. Si të tillë, komponenti i lidershipit është i orientuar drejt së ardhmes.
Disa studiues e konsiderojne lidershipin si ushtrimin e fuqise se pozites: Sa me larte te jete pozita ne hierarkine organizative, aq me shume fuqi do te kete ai pozicion. Ne kontekstin e lidershipit, ne jemi me te interesuar per pushtetin legjitim: fuqia formale qe i eshte dhene nje pozicioni. Perceptimi i lidershipit ne kuader te fuqise se pozites, e ndan personin nga roli. Ndonjehere historia i gjykon lideret per paaftesine e tyre per te perdorur te gjithe fuqine qe u jep pozita. Lidere te tjere e kalojne fuqine qe u jep pozita e tyre. Ne disa vende lideret shfaqen nga kapja e fuqise nepermjet ndikimeve ushtarake apo politike. Sipas kesaj perspektive, lidershipi eshte i trasheguar ne nje pozicion organizativ bazuar ne konceptin e fuqise.

Karakteristikat e liderve te vecante jane nje nder fushat me te studiuara te lidershipit. Shume studime te hershme kane konsideruar variablat demografike dhe ato te personalitetit, te tjera kane studiuar se cilat sjellje shfaqin lideret e vecante qe influencojne gjykimin nese ata jane lider te forte apo te dobet. Formulime te tilla si “ Lideret e forte rrezatojne siguri “ dhe “ Lideret e dobet jane te pavendosur “, reflektojne shkolle e mendimit qe thekson rendesine e liderit ne procesin e lidershipit. Jane bere studime mbi perzgjedhjen e njerezve per pozicione lidershipi; studime te tjera u jane kushtuar trajnimit te njerezve per te permiresuar aftesite e lidershipit. Fokusi eshte ne karakteristikat ose sjelljen e liderit dhe influencen e tyre tek te tjeret.

Disa studiues te lidershipit jane te interesuar ne dinamikat e asaj se cfare i ben lideret te shfaqen brenda nje grupi. Ky proces i shfaqes se liderit mund te jete ose formal ( dmth, nje person qe eshte i planifikuar per te qene lider ) ose informal ( dmth, nje person behet lider i nje grupi pa qene i planifikuar se i tille ).
Studimet mbi suksesin e liderit kane te bejne me performancen e liderit. Ne kete linje te kerkimit shihen me interes karakteristikat e liderit (ose grupit), te cilet jane te shoqeruara me vleresimet e cilësisë se liderit dhe kriteret per te patur lidere te suksesshem. Ne rastin e pare (cilësia e liderit ), lideret e suksesshem mund te identifikohen si zoterues te disa karakteristikave: si rrjedhshmeria ne te folur, ndjeshmeria, etj. Ne rastin e dyte ( kriteret ), lidhershipi i suksesshem mund te konsiderohet si suksesi ne permbushjen e detyrave ( dmth, nje lider i suksesshem e kryen punen ) ose pranimi nga grupi dmth, nje lider i suksesshmen ka mbeshtetje ne grup. 
Në shoqërinë e sotme botërore, një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh mbetet sektori i biznesit. Ky sektor është përkufizues dhe determinant i kushteve jo vetëm ekonomike, por edhe sociale. 
Pothuajse të gjitha bizneset e mëdha të ditëve të sotme ka qenë njëherë e një kohë biznese të vogla. Në shumë prej këtyre rasteve, ata kanë filluar në mënyrë simbolike me ndonjë dyqan të vogël dhe mund të kenë patur një apo dy punonjës, të cilët kanë qenë vetë themeluesit. Pikërisht këta themelues që kanë patur një ide të shkëlqyer, që kanë ndjekur pasionin e tyre. Ata kanë ndjekur shpirtin e tyre novator dhe largpamësinë e tyre.

Historia botërore ka treguar se jo të gjithë themeluesit kanë mundur të rrezatojnë nën vështirësitë e shumta, me të cilat përballet bota e biznesit. 
Rastet kur një themelues funksionon si një lider i shkëlqyer i kompanisë së tij janë të jo shumë të përhapura, kryesisht të përqëndruara në industritë teknologjike dhe informatike. Themeluesit dhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive si: HP (Bill Heëlett dhe David Packard), Microsoft (Bill Gates), Intel (Robert Noyce dhe Gordon Moore) dhe Apple (Steve Jobs) janë shembuj suksesi të padiskutueshëm. Këta drejtues nuk bëjnë apo kanë bërë vetëm rolin e një administratori në biznesin e tyre, por ata tranformojnë, motivojnë, shtyjnë dhe tërheqin. Steve Jobs është ndoshta rasti më i dukshëm nga të lartpërmendurit për ndikimin e tij mbi Apple-in.

Historia e tij nuk është një ngritje e vazhdueshme, por një histori suksesi.
Jobs u hoq nga posti i tij, në mënyrë që kompania t’i besohej njerëzve me përvojë të gjatë e të sukseshme. Përgjatë kesaj kohe Apple u kthye nga një biznes i ri që premtonte shumë me prodhimin e kompjuterave të parë personal, në një biznes ku paratë humbeshin vazhdimisht dhe produktet e reja nuk i përshtateshin firmës. Në këtë situatë të vështirë, Jobs u rikthye dhe përmes një procesi të tërë transformues e ktheu atë në një nga dy firmat më të shtrenjta në SHBA. Jobs zotëronte një vizion më afatgjatë në kompaninë e themeluar prej tij, sesa dikush që erdhi në postin drejtues në një moment të caktuar të jetës së kompanisë.  Një lider transformator si Jobs zotëronte vizionin dhe shikonte përtej fitimit, por rendte në fushën e kërkimeve teknologjike dhe në zhvillimin e produkteve të reja.

Ai ishte më i motivuar për të qenë i sukseshëm me kompaninë e tij, sesa gjithkush tjetër. Por, nga ana tjetër ai që sheh ëndrrën mund edhe të ta shpjegojë. Në këtë mënyrë Jobs ishte në gjendje të motivonte dhe punonjësit e kompanisë së tij.  Aftësia e tij për të qenë inovator, duke qenë se ish te ai vetë që bëri hapin parë dhe riskun e dështimit  bëri të mundur edhe prirjen e tij për një marketing të suksesshëm dhe në krijimin e bashkepunimeve frytdhenese.

 Gijthëkush që ka krijuar një sipërmarrje dhe e ka kthyer atë në një biznes të suksesshëm, ka në kokë rregullat e tij të arta që e kanë ndihmuar gjatë rrugës.  Një nga rregullat e arta të një biznesi është “Mos e krijoni një sipërmarrje nëse aktivitetin e saj nuk e keni pasion”. Jobs e kishte pasion punën e tij. Ka shumë varibla që ndikojnë në suksesin e një lideri si p.sh personaliteti, qëllimët që kë, burimet që ke në dispozicion për të arritur qëllimet e tua, aftësitë e drejtimit, aftësitë teknike, efektiviteti i grupit me të cilin punon etj. Jobs ishte një person shumë ambicioz, që nuk kënaqej me pak dhe që kërkojnte shumë nga  vetja dhe të tjerët.

Një makinë elegante, sportive,super teknologjike, me tapiceri të errët lëkure dhe me shenjën e mollës gjysmë të kafshuar në kofano. Kjo ishte një ndër ëndrrat e parealizuara të themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs. Përpara se të vdiste, Jobs ishte  duke punuar per projektimin i makinës super teknologjike, iCar. Lider vizionar dhe larg fames, inovator dhe transformues.
Nuk gjeta ndonjë formulë magjike sesi mund të bëhesh lider. Por kuptova qe mjafton të kërkosh më shumë nga vetja dhe të tjerët rreth teje, të formohesh cdo ditë profesionalisht dhe personalisht, të mësosh të dëgjosh, të dëshirosh dhe të guxosh pareshtur.




































Biblografia

Muchinsky, P. “ Psikologjia e Zbatuar ne Pune “, Tirane 2009.
Migena Buka, “ Psikologji Pune “, cikel leksionesh, Durres 2011.
www. steve jobs apple.com





Vlerësimi i pedagogut:
Pikët:
Parashtrimi i tezës së esesë:





Argumentimi:




Përfundimi:




Totali




http://eseshkolle.blogspot.com/A është media shqiptare, ashtu si edhe politika, në një tranzicion?

Media shqiptare nuk është në tranzicion. Media ka kapur një gjendje të palëvizshme,të fjetur,ri-përsëritëse, krejtësisht të ezauruar, aspak krijuese dhe negative deri në shqetësim për opinionin.
Në vend që politika të ndjejë mbikëqyrjen dhe transparencën e medias, në Shqipëri ndodh e kundërta;media është e tëra e diktuar nga politika. I bindet asaj. I shërben. Politikës dhe biznesit. Interesave të ngushta që kanë të bëjnë me miqësitë dhe shoqërimet me njërin kah apo me tjetrin. Janë krijuar identifikimet e një-anshmërisë që nuk kanë të bëjë fare me detyrimin për informim apo balancën në të.
Piktura e plotë nuk paraqet tranzicion. Thjesht një gjendje të trishtueshme ku rrethi vicioz i atyre që e kanë krijuar, është më mbytës nga ç’janë në gjendje të kuptojnë të mbyllurit në të.
Të pranosh publikisht dështimet dhe nevojën urgjente për përmirësim është një hap sublim që kaosi mediatik shqiptar nuk është ende në gjendje ta bëjë. Kjo kërkon të pranosh defekte, dhe media nuk e pranon këtë. Provë e pakundërshtueshme janë ri – përsëritjet e mërzitshme që televizioni dhe gazetat i bëjnë njëra tjetrës.
Në çdo redaksi televizive puna fillon më shfletimin e shtypit të ditës, dhe në çdo redaksi gazete qëndrojnë të ndezur tre-katër monitorë që nuk lodhen fare as të përpunojnë lajmet që ndjekin çast pas çasti aty. Pra, media është kthyer në burim të vetvetes. Sado gjenerues të jetë riciklimi i informacionit, një ditë ai shteron.
Burimet alternative janë aq të standardizuara sa të trembin me pamjen e tyre të rëndomtë; konferenca shtypi, deklarata për shtyp, promovime të ndjekura nga kokteje, thirrje për intervista të parapërgatitura. Media shqiptare është viktime e një spontaniteti që vjen nga koka e saj. Përgjumja ndjehet në shumicën e edicioneve. Mungon këndvështrimi kritik, i detajuar, i pasuruar me elementë shpjegues.


”Historiku i zhvillimit të shkencës politike”
Nuk ka një mendim unanim lidhur me fillimet e shkencës politike. Për disa studiues: 1. Shkencat politike janë po aq të vjetra sa qeverisjet. 2. Fillimet e shkencës politike i gjejmë në shekullin e XIX-të. 3. Fillimet e shkencës politike i gjejmë vetëm në shekullin e XX-të. Fillesat e shkencës politike. Mendohet që shkenca politike i ka fillesat
nga Mesopotamia, Kina, India, për tu përqafuar nga politikanët europianë dhe ata amerikanë, dhe për tu rikthyer sërish në lindje atje edhe ku nisi. Qytetërimi i Mesopotamit, shekulli i XVIII-XVII p. e. s - TABELAT E HAMURABIT (1728-1686 p.e.s) edhe pse nuk janë një vepër e mirëfilltë e shhkencës politike, sepse nuk mund të flasim për të në ato vite sërisht ato paraqesin një rëndësi mjaft të madhe dhe përbëjnë një objekt të rëndësishëm studimi sepse, ato karakterizoheshin nga refleksione politike. Në Kinë mund të veçohet, KONFUCI i cili ka jetuar ndërmjet viteve (551 - 478 p. e. s). Konfuci e përfytyron shoqërinë në mënyrë hierarkike. Sipas tij qeverisja e mirë dhe e qetë bazohet në dy gjëra thelbësore që janë: 1. Familja 2. Sjellja korrekte morale. Perandori duke qënë në majë të hierarkisë do bëhet shëmbull për nënshtetasit e tij. Në këtë kuadër ai bën një paralelizëm me atë çfarë ndodh brenda një familjeje, sipas tij babai i familjes i cili është një perandor në miniaturë. INDIA DHE KAUTILYA, të cilët kanë jetuar në shekullin e IV p. e. s. “ARTHASASTRA”-vepra e tij ( Indias) shoqërohet me këshilla pragmatike se si të qeverisësh mirë dhe me sukses (mirëqënia sipas Indias vjen nga një mbretëri e drejtuar mire, në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme). Gjëndja natyrore karakterizohet nga anarkia dhe mbretërit lindin në këtë botë pikërisht për të mbrojtur vendin e tyre nga anarkia (plus dhe mbretëritë e tjera) si dhe për të siguruar lulëzimin e tyre KAUTILYA konsiderohet si themeluesi i Ekonomisë politike si dhe shkollës realiste të pushtetit shtetëror Një periudhë e rëndësishme e historikut të shkencës politike është edhe ANTIKITETI. PLATONI (427-347 p. e. s) ARISTOTELI (384-322 p. e. s) CICERONI (104-43 p. e .s)
PLATONI I kushtoi rendit politik një vepër më vete “politeia”-por!!! Nuk e veçoi politikën si disiplinë më vete por e trajtoi si pjesë të filozofisë së vet të përgjithshme. Shkenca Politike sipas tij paraqitet si një shpjegim filozofik ose filozofik - psikologjik i rendit politik, ndërsa ndërtimi, rënia apo ngritja e rendit shpjegohet me rendin e brendshëm të shpirtit të njeriut. ARISTOTELI Zakonisht meret si themeluesi dhe babai i vërtetë i shkencës politike. Ai i ndau shkencat në : 1. teorike 2. praktike 3. prodhuese. Në filozofinë praktike veçoi për herë të parë dhe shkencën politike si shkencë më vete dhe e quajti shkencë mbretërore. Aristoteli konsiderohet edhe si themeluesi i shkencës politike krahasuese. Sipas Aristotelit : “Shkenca politike është një shkencë të cilës i takon të kërkojë cila është kushtetuta më e mirë, që është me shumë se çdo gjë tjetër, madje e përshtatshme për të kënaqur idealet tona, kur nuk kemi pengesa të jashtme dhe që u përshtatet kushteve në të cilat është vënë në praktikë”. Më tej ai vashdon :” Për më tepër duhet të njohin (drejtuesit) atë që u përshtatet të gjitha qyteteve sepse pjesa më e madhe e analistëve të cështjeve politike, edhe pse kanë thënë gjëra të mençura kanë errësuar atë që mund të ishte praktikisht e vlerëshme”. Në të vërtetë, sipas tij, duhet të kërkojmë vetëm kushtetutën absolutisht më të mirë, por edhe atë që mund të realizohet dhe për rrjedhojë më të lehtën për ta vënë në praktikë dhe më të përgjithshmen. Ndërkaq në Romë shkenca politike është në plan të dytë, ku si përfaqësues përmendim Polibin dhe Ciceronin Sipas Ciceronit qëllimi më i lartë i jetës është realizimi i bashkësisë në res publica (shtet me formë kushtetuese të përzierë). Pushteti duhet tu nënshtrohet ligjit dhe jo sundimtarit apo të dërguarve të perëndisë!!! MESJETA (mendimtarët kryesorë) • Shën Agustini • Shën Thoma Akuini • Ibn Khaldun • Marsilius i Padovës Në Mesjetë lind dualizmi ndërmjet : 1. Sferës tokësore 2. sferës shpirtërore. Do të jetë kyproces që do të përcaktojë teorinë politike të mesjetës deri në kohën e re. SHEN AGUSTINI (354-430 e.s ) Vepra e Tij “De Civitate Dei”(Doktrina e dy Qytetarive) 1. Qytetari i Tokës (Civitas Terrena) 2. Qytetari i Zotit (Civitas Dei) Ai u drejtua kundër pikepamjes antike sipas të cilës ka një shkrirje të rendit tokësor dhe atij shpirtëror
SHËN THOMA AKUINI (1225-1274) Krahas kishës dhe funksioneve të saj të përkryera edhe rendi politik merr një vlerë më vete. Ai ishte për doktrinën aristoteliane të kushtetutës së përzier. IBN KHALDUN në veprën e tij “HISTORIA UNIVERSALE”, karakterin e njerëzve e shpjegonte lidhur me profesionin. Kushtet ekonomike qëndrojnë në themel të ndryshimeve shoqërore dhe politike MARSILIUS I PADOVËS I pari që argumentoi doktrinën e sovranitetit të popullit, sipas të cilit vendosja e ligjeve nuk i takon “dritës hyjnore” por arsyes dhe vullnetit njerëzor. Ky mendimtar i hapi rrugën shkëputjes së teorisë politike nga doktrina hyjnore e mesjetës. KOHA E RE Sekularizmi si process ka të bëjë me rënien e rendit hyjnor mesjetar dhe krijimin e shteteve kombëtare që bazoheshin në kritere të reja si: sovraniteti, arsyeja shtetërore, sundimi territorial etj PËRFAQËSUESIT 1. Makiaveli, 2. Zhan bodin, 3. Tomas Hobsi, 4. Xhon Loku, 5. Monteskje , 6. Ruso MAKIAVELI Konsiderohet si themeluesi i teorive realiste të politikës. Ai shkëputi preardhjen e pushtetit të sundimtarit tërësisht nga sfera hyjnore dhe e ktheu në realitetin tokësor. Shkenca politike konsiderohet si shkencë më vete dhe jo si pjesë e filozofisë praktike. Veprat e tij: “il Principe” dhe “Discorsi” JEAN BODIN Klasiku i idesë së sovranitetit. Pushteti shtetëror më i larti dhe më i pavaruri nga cdo pushtet tjetër i të njëjtit rend apo dhe ndonjë rendi më të lartë. Pra pushtetin shtetëror e vesh me një të drejtë absolute, unike dhe të patjetërsueshme. THOMAS HOBBES Një nga autorët më me ndikim në drejtim të vendosjes të shkencës politike në nivelin e shkencave të deriatëhershme. Teoria e tij ngrihet me një metodë analitike racionale: një gjëndje dhe kontrate hipotetike dhe model i një njeriu egoist që zotëron të drejta natyrore parashtetërore (e drejta e jetës, lirisë) si premisa për formulimin e teorisë politike. Sigurimi i rendit dhe paqes qëllimi kryesor i shtetit
JOHN LOCKE Ai niset po ashtu nga të drejtat natyrore parashtetërore të njeriut ( e jetës, lirisë dhe pronës) dhe nga kontrata shoqërore për formimin e shtetit. Për ruajtjen e kontratës ngarkohet shteti. MONTESQUIEU “DE L`ESPRIT DES LOIX” premisa kryesore të teorisë politike të drejtat natyrore. Ndarja e pushteteve, gjyqësori nga ekzekutivi, zhveshi ndikimin fetar që ndihej dhe tek Loku. JEAN JACQUES ROUSSEAU Baza për teorinë e tij politike janë: 1. Kontrata sociale 2. Volonte generale (vullneti i përgjithshëm) Në sistemin e Rusoit të gjitha të drejtat individuale i nënshtrohen vullnetit të përgjithshëm në formën e ligjit. Shkenca politike ndërmjet shekullit XIX-XX-të, ndër drejtimet kryesore empirizmi dhe historicizmi.
HEGEL Në filozofinë e tij historia e njeriut interpretohet si një proces totalprogresiv që ecën në mënyrë dialektike. Njeriu mund jo vetëm të konstatojë ligjet e historisë por mund të lerë pozicionin soditës dhe të kalojë në praktikë, dmth që njeriu të kujdeset vetë që ligjet objektive të historisë të realizojnë veten në procesin konkret real. KARL MARX Përpunoi pikëpamjet materialiste historike dhe dialektike me ndikim më të madh gjatë shekullit të XX. Sipas Marksit natyra, shoqëria dhe mendimi njerëzor përcaktohen nga ligje që janë të njohshme për njeriun. Njeriu nuk mund të ndalojë ecurinë e këtyre ligjeve por mund të ngadalësojë ose të shpejtojë veprimin e tyre.shkenca pol.bashkë me shkenca të tjera meret me njohjen e këtyre ligjeve dhe përdorimin e tyre. Shekulli i XX-të MËNDJA VS ZEMRËS PËRBALLJA E MADHE RACIONALE VS IRACIONALE SHOPENHAUER, NIÇE ETJ VEBER- Rindërtimi i relitetit social sipas këndvështrimit historik dhe sipas tipeve ideale se si duhet të jetë DYRKEJM- savoir pour prevoir dhe mbi të gjitha modelimi i realitetit duke izoluar variablat e varur dhe të pavarur.

Literatura: “Hyrje në Shkencat Politike”-Jean Marie Denquin “Politika Ndërmjet Kombeve”- Hans Morgenthaë “Shkenca Politike - një hyrje”- Hysamedin Feraj “Kontrata Sociale” – Zhan Zhak Ruso “Me frymën e ligjeve” – Monteskje “Politika” - Arsitoteli “Princi” – Makiaveli etj.
 Kampionimi.
Teoria moderne e kampionimit e cila bazohet mbi teorine moderne të statistikës dhe propabilitetit është shume efikase, dhe në rastet kur paraqitet një gabim madhësia e tij përgjithësisht dihet.
Kampionimi
Kampionimi ka disa avantazhe ku më kryesoret janë kursimi i kohës dhe i parave.

Së pari përcaktojmë popullsinë që na intereson, si për shembull të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të rregjistruar në listat elektorale.
Më pas përpiqemi të te seleksionojmë një nënsistem (kampion) të kësaj popullsie, madhësinë e së cilës e kemi përcaktuar më parë.
Ky nënsistem duhet të përfaqësojë denjësisht popullsinë e përgjithshme, në kuptimin që informazioni i përfituar duke ekzaminuar kampionin duhet të përmbajë të njëjtat karakteristika që do të përfitonin po të kishim ekzaminuar të gjithë popullsinë.
Kampionimi
Një aspekt thelbësor për përzgjedhjen e një kampioni të pështatshëm është ai i madhësisë së vetë kampionit.
Nuk është e nevojshmë që popullsia të jetë homogjene për të përfituar nga ajo një kampion cilësor, por është e rëndësishme që shumllojshmëria e të dhënave apo e informacioneve rreth popullsisë të përfaqësohet korrektësisht në kampion.
Termat teknikë
Ç’quajmë njësi e analizës?
            Hapi i parë konsiston në specifikimin e një grupi personash apo objektesh të cilët do të jenë objekti ynë i studimit. Objektet e studimit quhen njësi e analizës
Ç’quajmë  popullsi ose univers?
            Shuma totale e njësive të analizës quhet popullsia ose universi.
Ç’quajmë element i kampionimit?
            Çdo pjesë e popullsisë qe përbën objektivin përfundimtar të kampionimit quhet element i kampionimit.
            shembull  Në një anketim mbi fekondimin për shembull, çdo element do të ishte një person, në këtë rast një grua e martuar në moshë për të lindur fëmijë.
Ç’quajmë  listë ose bazë kampionimi?
            Një listë ose bazë kampionimi është lista e plotë e të gjitha njësive prej të cilave është përzgjedhur kampioni.
Avantazhet e kampionimit

Nëse  sondazhi kryhet me përkujdesje, duke përdorur teknikat moderne të propabilitetit dhe lista të sakta kampionimi, ai mund të jetë shumë i saktë dhe me avantazhe të shumta. Në pjesën më të madhe të rasteve sidomos vitet e fundit kur teknikat e kampionimit propabilistik janë zhvilluar shumë, rezultatet kanë qenë jashtëzakonisht të sakta.
Nëse  kërkimi shrihet në të gjithë popullsinë do të kemi probleme edhe me regjistrimin e të dhënave pasi një sasi e madhe e tyre mund të sjellë në keqpërdorim dhe do të ishte shumë e vështirë të kontrolloheshin.
Ndërtimi i listës ose i bazës së kampionimit
            Në listën e kampionimit duhet të kihet parasysh që i njëjti person të mos shfaqet më shumë se një herë pasi kjo do të shtonte propabilitetin për tu zgjedhur.
           
            Listat paraqesin probleme veçanërisht akute nëse studimi përfshin popullata të lëvizshme, si ër shembull në studimet mbi migracionin apo nëse kemi të bëjmë me një studimi panel, domethënë me një studim i cili kërkon të intervistohet disa herë i njëjti kampion në periudha të ndryshme.
Kampione  propabilistike dhe jo  propabilistike.
            Metodat e kampionimit mund të ndahen në dy kategori:
            ato që na sigurojnë kampione propabilistike
ato që prodhojnë kampione jo propabilistike.
            Në rastin e parë mundësia që ka çdo njësi për t’u zgjedhur është e njohur, ndërsa në të dytin nuk është.
Kampionimi rastësor (i rastësishëm)
            Ç’është kampionimi rastësor?
Në një kampion rastësor çdo individ i popullsisë ka mundësi të njëjtë për t’u përzgjedhur, dhe çdo grup individësh me dimensione të njëjta, ka mundësi të njëjtë për të qenë pjesë e kampionit.Ajo e cila kërkohet për realizimin e një kampioni rastësor, pasi është ndërtuar një listë e saktë kampionimi, është përzgjedhja e individëve duke qenë të kujdesshëm për të qenë larg shtrembërimeve duke favorizuar ndonjë karakteristikë personale (duke përzgjedhur për shembull emrat që të pëlqejnë më shumë).
           
Kampionimi rastësor (i rastësishëm)
Kampionimi pa rifutje në listë të personave të zgjedhur për ndërtimin e kampionit, quhet ndryshe kampionim rastësor i thjeshtë.
Një proçedurë tjetër më e zakonshme konsiston në përdorimin e një tabelë elektronike me numra rastësorë.E ndërtuar në rreshta dhe kollona nuk ka asnjë lloj sekuence që përsëritet.Kështu mund të përzgjedhim numrat rastësisht dhe shikojmë se cilit emër i përket në listën që kemi. Nëse veprohet kështu atëherë kampionimi do të ishte rastësor.
Kampionimi rastësor ka avantazhin të largojë mundësinë e shtrembërimit dhe të sigurojë instrumentë statistikorë në gjëndje të parashikojnë gabimet në kampionim.
Kampionimi rastësor sistematik
(i rastësishëm)
Ç’është kampionimi rastësor sistematik?
Një  kampion sistematik 1/k është një kampion i ndërtuar duke seleksionuar një element nga baza e kampionimit çdo k. Ky lloj kampionimi ka avantazhin e të qënit praktik, ul mundësinë e gabimit, dhe është më i thjeshtë për t’u kryer sidomos për studiuesit pa eksperiencë.
Kampionimi  sistematik preferohet kundrejt kampionimit rastësor nëse studiuesi sigurohet se subjektet e nevojshme për ndërtimin e kampionit janë të renditur rastësisht duke ju referuar gjithjë karakteristikave që i interesojnë për studimin. Për shembull, në rastin e exit polls (intervistat që kryhen jashtë qëndrave të votimit menjëherë pasi zgjedhësit të kenë votuar) zakonisht intervistohet një zgjedhës në çdo k që dalin nga qendra elektorale.
Kampionimi rastësor i shtresëzuar 
(i rastësishëm)
Ç’është kampionimi rastësor  i shtresëzuar?
            Një  kampion i shtresëzuar përfitohet duke ndarë popullsinë në grupe që nuk mbivendosen, të quajtura shtresa, dhe më pas duke zgjedhur një kampion rastësor të thjeshtë për çdo shtresë. Duhet të kihet parasysh se megjithëse fjala shtresë nënkupton një renditje të shtresave (nga shtresat më të larta në ato më të ulta) metoda e kampionimit të shtresëzuar mund të aplikohet për të gjitha grupet të renditura apo jo sipas rangut me kusht që asnjë njësi e kampionimit të mos jetë e pranishme në më shumë se një grup. 
Kampionimi rastësor me grupe
(i rastësishëm)
            Ç’është kampionimi me grupe?
            Mund  ta përkufizojme si një kampion rastësor i thjeshtë në të cilin çdo njësi e kampionimit është një bashkësi apo një grup elementësh.
            Për shembull, një studiues i cili dëshiron të kryejë një kërkim mbi studentët mund të seleksionojë së pari grupe apo bashkësi studentësh duke zgjedhur disa degë studimi apo konvikte, dhe më pas të përzgjedhë kampionin përfundimtar të studentëve nga këto grupe.Ndryshe nga kampionimi i shtresëzuar në të cilin kampioni përzgjidhet nga çdo shtresë, në kampionimin me grupe kampioni përzgjidhet midis grupeve.Kampionimi me grupe përdoret zakonisht kur është e pamundur apo e vështirë ndërtimi i një baze kampionimi njësitë e së cilës përkojnë me elementët e kampionimit.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ky lloj kampioni ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.
Dizavantazhi i kampionimit jo propabilistik qëndron në faktin se duke mos qenë i njohur propabiliteti i përzgjedhjes i çdo individi , studiuesi nuk mund të pohojë se kampioni i tij do të jetë përfaqësues i popullsisë.
Avantazhi i këtij kampionimi qëndron në faktin se është shumë më pak i komplikuar, dhe shumë më pak i kushtueshëm. Një kampion jo propabilistik mund të jetë i përshtatshëm nëse studiuesi nuk ka për qëllim të përgjithësojë të dhënat përtej kampionit, apo nëse studimi është një provë që i paraprin një kërkimi më të gjerë.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi i rastësishëm ose aksidental?
                        Studiuesi  përzgjedh për kampion personat e             parë që qëllojë. Ajo që humbet në përkujdesje             ndaj kampionimit fitohet në kohë dhe në para.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi me kuotë?
            Kampionimi me kuota është i ngjashëm me kampionimin me shtresa me ndryshimin se çdo shtresë përfaqesohet në kampion me të njëjtën proporcion që ka në popullsinë totale.
Studiuesi vendos më parë se cilat shtresa janë të rëndësishme për kërkimin që do të kryhet.
Psh interviston 32% meshkuj dhe 68% femra sepse kampioni ne total mban keto perqindje.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi sipas objektivit të studimit?
Studiuesi  jo domosdoshmërisht duhet të arrijë një kuotë të caktuar subjektesh për çdo shtresë si në kampionimin me kuota, por nuk duhet as të intervistojë personat e parë që i dalin përpara si në kampionimin e rastësishëm (aksidental).
Studiuesi pra i kërkon personat të cilët do të përbëjnë kampionin sipas qëllimit të studimit. Ai  mund të kërkojë  «mesuese te ciklit te ulet «, ose  «edukatore«. apo mund të kërkohen rastet që paraqesin deviancë për të zbuluar se çfarë i shtyn të mos respektojnë dispozitat normative.
Kampionimi jo porbabilistik
( jo i rastësishëm)
Ç’është kampionimi i quajtur snowball (orteku)?
Studiuesi e përdor kryesisht për studimin e popullsive klandestine të gjitha grupeve sociale,  anëtarët e te cilëve për motive të ndryshme si ligjore, morale, ideologjike apo politike, tentojnë të fshehin identitetin e tyre.
            psh: imigrantë klandestinë, anëtarë të sekteve fetare, aktivistë të grupeve politike të jashtëligjshme, homoseksualë, punëtorë që punojnë në të zezë, konsumatorë të lëndëve narkotike, individë që jetojnë me aktivitete të jashtëligjshme.
Gabimi në kampionim
Hulumtimi me kampion na jep vetëm një stimë,  një parashikim, pra një vlerë të përafërt. Kjo do të thotë se stima apo parashikimi ynë është probabël dhe jo i sigurtë, dhe ky propabilitet mund të variojë brenda një intervali që quhet intervali i besimit. Stima e kampionit pra do të jetë e prekur gjithnjë nga një gabim që quhet gabim kampionimi.
Gabimi në kampionim
            Ç’ lloje gabimesh njihen?
Gabimi nga lista e popullatës.
Gabimi në kampionim. Madhësia e kampionit
Gabimi i përgjigjeve të munguara
Përfaqësueshmëria e kampionit
Madhësia e kampionit
Madhësia e kampionit në kampionimin e shtresëzuar
Kampioni i ponderuar (I peshuar)
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi nga lista e popullatës?
            Lidhet   me mungesen e një listë e plotë te greupeve te mund t’i interesojne studiuesit.  (për shembull, individët që kanë kryer studimet e larta). Nëse kjo listë nuk njohet atëherë do të heqim dorë nga një kampion propabilistik pasi në këtë rast nuk është e mundur që të gjitha njësitë e popullsisë të kenë të njëjtin propabilitet për të përzgjedhur.
Gabimi në kampionim
Ç’është  gabimi në kampionim?
Rritja e kampionit zvogëlon gabimin.
Gabimi në kampionim
Ç’është gabimi i përgjigjeve të munguara?
Gabimi i përgjigjeve të munguara qëndron në faktin se subjektet e përgjedhur nga kampionimi nuk janë të kontaktueshëm apo refuzojnë të përgjigjen.
Gabimi në kampionim
Ç’është  gabimi prej përfaqësueshmërise  se kampionit?
Një  kampion mund ta quajmë përfaqësues kur ai na jep një imazh në dimension të vogël por pa shtrembërime të popullsisë, mund të themi se është një miniaturë.
Nëse proçedura e përgjedhjes së kamponit është edhe rastësore kampioni në këtë rast është edhe statistikisht përfaqësues.
Gabimi në kampionim
Ç’është  gabimi i madhësia e kampionit?

Madhësia e kampionit mund të jetë një kusht për përfaqësueshmërinë e tij. Nëse kampioni është shumë i vogël ai do karakterizohet nga një shkallë e vogël përfaqësueshmërie.
Kjo natyrisht varet edhe nga lloji i studimit që duam të kryejmë pasi e rëndësishme përveç madhësisë së kampionit është përkujdesja në përzgjedhjen e tij.
Sa me heterogjen grupi aq me i madh duhet tw jetw kampioni dhe anasjelltas.
Gabimi në kampionim
Ç’është  gabimi nga kampioni i ponderuar (I peshuar)?
Problemi kryesor i kampionimit jo proporcional shfaqet kur studiuesi dëshiron të kombinojë nënkampionet në një kampion të përgjithshëm me qëllim analizimin e të dhënave. Meqënëse shtresat janë kampionuar në mënyrë jo proporcionale, kampioni nuk është në kompleks rastësor, duke qenë se elementët e disa shtresave kanë pasur një propabilitet më të madh për tu zgjedhur në krahasim me elementët e shtresave të tjera.
Ky problem mund të zgjidhet duke përdorur ponderimin në momentin e kombinimit të nenkampioneve të secilës shtresë. 

Gabimi në kampionim

Ky problem mund të zgjidhet duke përdorur ponderimin në momentin e kombinimit të nenkampioneve të secilës shtresë.  

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels