IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Matematika 
 
Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.
Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Për këtë arsye Eugène Wigner flet për « efikasitet të paarsyeshëm të matematikes në shkencat e natyrës ».

Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve  ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.
Etimologjia
Fjala “matematikë” vjen nga gjuha e lashtë greke (μάθημα máthema), që do të thotë mësim, studim, shkencë, përveç kësaj ajo përgjatë kohëve ka marrë një kuptim më të ngushtë dhe më teknik që do të thotë “studim matematik”
Historia e matematikës
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës.
Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë : Pitagora, Talesi, Platoni,Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon,Fibonaccin, etj. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes, Paskali, Leibnitzi, Bernoulli,Gaussi, Euleri, etj. Në fund të shekullit XIX David Hilbert i një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzetetre probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullin XX. Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.
Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë. Por një analogji e përafërt me Hilbertin Clay Mathematical Institute, në fund të Stampa:Shek, ofron një çmim prej një milion Dollar atij i cili jep një zgjidhje të pranueshme njërit prej shtatë problemeve të shekullit XX. Deri më sot zyrtarisht nuk është ndarë asnjë çmim. Problemi i vetëm i zgjidhur është hipoteza Poincaré të cilën e zgjodhi Grigori Perelman por ky i fundit e refuzoi atë. Gjashtë problemet tjera janë të hapura.
Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç’do gjë është e qartë. Ndërmjet matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.
Simbolet dhe gjuha matematikore
Shumica e simboleve që përdoren sot në matematikë nuk ishin zbuluar deri në shekullin XVI. Matematika shkruhej me fjalë dhe kjo e kufizonte zhvillimin e saj. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh simbolesh të cilat përdoren edhe sot. Simbolizmi matematikor sot është shumë i rëndësishëm për profesionistët por fillestarët nuk mund ta kuptojnë. Ai është shumë i ngjeshur sepse vetëm pak simbole shprehin një sasi të madhe informacioni. Simbolizmi modern ka një sintaksë të përcaktuar rreptësisht e cila përshkruan informacione në lidhje me një teori të caktuar matematikore. Gjuha e matematikës është shumë e vështirë për jomatematikanët.

Konceptet matematikore
Konceptet dhe strukturat themelore matematikore, jo vetëm si njësi të posaçme, por edhe në ndërlidhje me koncepte dhe struktura tjera matematikore. Asnjëri prej koncepteve matematikore që shtjellohet nuk na “paraqitet” vet për vete.
Konceptet dhe strukturat le të shqyrtohen edhe në kontekst të njohurive dhe ambienteve tjera matematikore dhe jashtëmatematikore si dhe në situata të ndryshme mësimore.
Estetika dhe frymëzimi në matematikën e pastër dhe matematikën e aplikuar
Matematika del natyrshëm në trajtimin e llojeve të ndryshme të problemeve. Së pari këto u gjetën në tregti, matjen e kohës, në arkitekturë dhe më vonë në astronomi ; në ditët e sotme, të gjitha shkencat merren me problemet të studiuara nga matematikanët, dhe shumë probleme lindin vetë në matematikë. Për shembull, fizikanti Richard Feynman shpiku metodën e integralit të shtegjeve në mekanikën kuantike duke përdorur një kombinim të arsyetimit matematikor dhe depërtimit fizik të problemit, në ditët e sotme teoria e fijeve, një teori ende në zhvillim e cila përpiqet për bashkimin e katër forcave themelore të natyrës, vazhdon të frymëzojë degë të reja në matematikë.Disa metoda matematike janë të vlefshme vetëm në zonat përkatëse që i dhanë shkas asaj metode, dhe mund të aplikohen për të zgjidhur problemet më tej në atë fushë. Por shpesh matematika e frymëzuar nga një fushë e caktuar del të jetë e dobishme në shumë fusha të tjera, bashkuar me koncepte të tjera matematikore. Një dallim bëhet shpesh mes matematikës së pastër (e quajtur thjesh matematikë) dhe matematikës së aplikuar. Megjithatë tema nga matematika shpesh gjejnë aplikime direkte, p.sh. teoria e numrave në kriptografi. Fakti që edhe matematika më e “pastër” shpesh rezulton të ketë aplikime praktike është ajo që Eugene Wigner e ka quajtur “Efektshmëria e paarsyeshme e Matematikës në shkencat natyrore”.
Si në shumicën e fushave të studimit, shpërthimi i njohurive në epokën shkencore ka çuar në specializime : tani ka qindra fusha të specializuara në matematikë.Disa fusha të matematikës së aplikuar janë bashkuar me disiplina të lidhura jashtë matematikës, gjë që i ka çuar këto që të bëhen disiplinat më vete, duke përfshirë degë si Statistika, operacionet kërkimore, dhe shkenca kompjuterike.
Për ata që janë të prirur matematikisht, shpesh ka një aspekt të caktuar estetik mbi shumë tipare të matematikës. Shumë matematikanë flasin për hijeshinë e matematikës, estetikën e shfaqur dhe bukurinë e brendshme të saj. Thjeshtësia dhe përgjithësimi janë parime tepër të vlerësuara. Bukuria duket në një provë të thjeshtë dhe elegante, të tilla si prova e Euklidit që provon se ka një numër pafundësisht të madh numrash të thjeshtë, dhe në një metodë numerike elegante që përshpejton llogaritje, të tilla si transformimi i shpejtë i Furierit. G.H.Hardy në Apologjia e matematikanit shprehu besimin se këto konsiderata estetike janë, në vetvete, të mjaftueshme për të justifikuar matematikën e pastër. Ai identifikoi kritere të tilla si rëndësia, papritshmëria, pashmangshmëria, dhe ekonomia e ideve si faktorët që kontribuojnë në një estetikë matematikore.



http://eseshkolle.blogspot.com/
HYRJE
Psikologjia si shkence ka relativisht pak vite qe eshte e njohur ne vendin tone, ndaj dhe ai si profesion ndeshet me veshtiresine perharjen, integrimin ne nje shoqerine si e jona…
Reforma që ka përfshirë sistemin tonë arsimor, ka sjellë risi dhe ndryshime të qenësishme në aspektin e kurrikulave, programeve e teksteve të reja, përdorimit dhe aplikimit tërësisht dhe me sukses të metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësim nxënien me në qendër nxënësin.
Pra, ky proces ristrukturimi i gjithë jetës shkollore nuk mund të kuptohet pa ecurinë dhe mbështetjen e shërbimit psikologjik në arsimin parauniversitar. Është viti i tretë që shërbimi psikologjik në shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm, vlerëson të gjithë komunitetin shkollor në tërësi,duke mbështetur dhe ofruar shërbime psikologjike dhe sociale. Tashmë, dihet nga të
gjithë, se problemet e edukimit në shkolla kanë vështirësitë e veta, me përmasa të reja, zgjidhja e të cilave kërkon njohjen dhe bashkërendimin e punëve të gjithë aktorëve në shkolla, e veçanërisht kontributin e psikologut shkollor, i cili duke mbajtur marrëdhënie të drejtpërdrejta me nxënësit, mësuesit dhe komunitetin, praktikon në mjediset e shkollave, përqasje psikologjike, sociale dhe emocionale tek fëmijët, nxënësit dhe adoleshentët.


Psikologët shkollorë janë normalisht persona kyç që ndikojnë në përmirësimin e veprimtarisë mësimore edukative në shkolla. Njohin dhe kuptojnë saktësisht politikat dhe
çështjet e edukimit dhe arsimit, të cilat dalin nga puna edukative në shkollat ku punojnë. Ata janë të pajisur me mjete profesionale, dhe kanë trajnimin e duhur për të kryer vlerësim
të nxënësit, dhe stileve konjitive të të nxënit duka pasur qëllim planifikimin edukativ mësimor. Kanë trajnimin e duhur për të njohur dhe diagnostikuar një sërë çrregullimesh fëminore të
sjelljes dhe të të nxënit. Mbajnë kontakte e marrëdhënie të rregullta dhe të drejtëpërdrejta me nxënësit, mësuesit dhe komunitetin. Tashmë dihet se në shkolla, ka nxënës të cilët
kërkojnë ndërhyrje më direkt e të specializuar pasi në shkolla janë të pranishëm një kontigjent i vogël nxënësish me prirje për të lënë shkollën, apo të hiqen prej saj ,pasi janë me çrregullime serioze të sjelljes. Ndaj më shumë se çdo gjë tjetër kjo kategori nxënësish kanë nevojë për mbështetje alternative edukuese, shërbime këshillimore sistematike, në mënyrë që të ndjekin shkollën ose ri futjen në të, gjë e cila arrihet duke bërë konsultime me psikologun e shkollës dhe bashkëpunimin e tij me mësuesit dhe familjen e nxënësve problematikë. Është fakt se psikologët shkollorë punojnë drejtpërsëdrejti në institucione edukimi dhe arsimimi. Në këto vite pune dhe eksperiencë, psikologu sherben për përmirësimin e punës edukative, ka rolin e koordinatorit, midis drejtorisë së shkollës dhe stafit pedagogjik . Krahas, punës, drejt përmirësimit të shëndetit
mendor dhe vështirësive të të nxënit të nxënësve, është e domosdoshme përcaktimi i objektivave në përshtatje, mbështetje të specifikave të çdo shkolle. Duhet theksuar se çdo shkollë ka objektivat e veta psh:
Nga zhdukja e braktisjes së fshehtë në arsimin bazë e deri te vlerësimi në lidhje me individë apo grupe adoleshentësh, problem ky, i hasur më shpesh në shkollat e mesme. Vlen të
theksohet se psikologu shkollor ka si objekt të punës së tij, punën me prindërit dhe mësuesit për të planifikuar ndërhyrje që lidhen me edukimin dhe sjelljen e nxënësit.

Psikologu në shumë raste nuk ndërhyn direkt në zbatimin e strategjive,por nëpërmjet veprimtarive si:
- Konsultimi me mësuesit, në lidhje me çështje individuale të nxënësit, si çrregullime të sjelljes ose vështirësitë e të nxënit.
- Konsultimi me prindërit, ku fëmijët e tyre paraqesin vështirësi për problemet e hasura, duke mundësuar prindin të kuptojë natyrën e fëmijës së vet, nëpërmjet një informacioni të dobishëm.Gjithashtu psikologët shkollorë ofrojnë në shkollat kupunojnë trajnime për mësuesit në lidhje me : Aspekte të strategjive të kontrollit të sjelljes,metodave paralele të vlerësimit, menaxhimit të stresit në punë dhe familje. Por krahas punën me nxënësit dhe mësuesit, psikologu shkollor jep kontributin e vet konsulent në shkallë të gjerë dhe në komunitet. Së pari: vënien në jetë të programeve të ndërhyrjes si p.sh: Zgjidhja e konflikteve në jetën shkollore, në hartimin e
programeve për parandalimin e agresivitetit, në parandalimin e dhunës dhe formave të saj, gjithashtu, psikologu shkollor zhvillon dhe zbaton programe prindërimi.
Nga sa u tha më sipër, shihet se roli i psikologut shkollor zë një vend të rëndësishëm krahas aktorëve të tjerë në procesin e edukimit.

Evidentimi i psikologjise shkollore u krye ne tre drejtime:
1. Tendenca per te forcuar origjinen e psikologjise shkollore. Rritja e nr. te klinikave psikologjike ne shkolla, qendra te specializuara te testimit mendor, prodhuan teste te psikologjise shkollore ku vihej re oroblematika e sjelljes se nxenesve.
2. Evidentimi i identetit te psikologjise shkollore. Pas 1980 psikologjia shkollore u fokusua ne ne percaktimin e statutit te psikologut shkollor si profesionist/ shkolla filloi te perceptohej si vendi i punes se psikologeve shkollor.
3. Orientimi i psikologjise shkollore ne percaktimin e
objektivave te saj te punes.
- Psikologjia shkollore duhet te fokusohej ne zgjidhjen e  problemeve te femjeve ne shkolle
- Orientimi drejt pergatitjes se intervenimit ndaj nxenesit.
Programe te modifikimit te sjelljes/ zgjidhja e problemeve/
- Vleresimi i programeve dhe studimi i efektit pozitiv të çdo programi mbi nje problem te caktuar.
Psikologjia shkollore si nje sistem kompleks .
1. Sistemi i psikologjise shkollore ekzaminoi ne vite influencat e sistemeve te tjera jashte fushes se psikologjise shkolllore, duke i analizuar dhe interpretuar keto influenca me synimin per t e
identifikuar dallimin e tyre nga impakti i psikologjise shkollore.
2. Qartesimi i impaktit te cilesise se sherbimit psikologjik ne sjelljen femije-nxenes, evidentimi i avantazhit te perdormit te sherbimit psikologjik.
3. Psikologjia Shkollore dha zgjidhjet se si mund te reagoje nje individ per te ndryshuar devijancat ne nje sjellje.
4. Sistemi i psikologjise shkollore reflektoi nevojen per te ndryshuar elemente te vecante te tij duke evidentuar faktin qe komponenente t e ndryshem te tij, mund te ndryshone ne kohe
per te funksionuar me mire.

Fokusi i punes te psikologut shkollor :
- Kuptimi mbi funksionimin e sistemit shkollor ne pergjithesi
- Realizimi i zhvillimit akademik te nxenesit ne praktike
- Njohja dhe familjarizimi me parametrat qe perdor shkolla ne realizimin e nje mesimdhenie efektive dhe te mesuari te sukseshem



Fushat ne te cilat pregatitet psikologu shkollor fokusohen ne:

- Konceptin e shendetit mendor
- Zhvillimin evolutiv te femijes
- Njohja e sistemit shkollor dhe procesit se te mesuarit
- Njohja e sjelljes se nxenesit
- Motivacion dhe shkallet matese te tij per tiu pergjigjur sfidave te proçe mesimor

Psikologu shkollor mbulon objektiva te cilat lidhen me:
- Identifikimine veshtiresive potenciale te procesit se te mesuarit.
- Nderton programe per femijet te cilet jane ne veshtiresi per te deshtuar ne shkolle.
- Ofron teknika psiko-sociale per prinderit dhe mesuesit ne menyre qe keta te nderhyjne per te rregulluar sjelljet e demshme te femijeve.
- Ofron modele tolelarace per te kuptuar dhe vleresuar diversitetin e sjelljev te ndryshme ne shkolle.
- Perpiqet te ofroje ne ambientin shkollor modele te cilat stimulojne shderimin e ambientit shkollor ne nje ambient te sigurt per femijen.

Edukimi
Psikologu shkollor ofron programe te cilat lidhen me:
- Zhvillimin e strategjive te mesimdhenies dhe te mesuarit
- Teknikat e menaxhimit te klases
- Menaxhimin e nxensve me paftesi apo me talente te ralla
- Substancat abuzive
- Menaxhimin e krizave

Ku punon psikologu shkollor?
- Sistemi i shkollave publike e private
- Qendrat e shendetit te cilat bashkep me shkollat
- Klinikat dhe spitalet per femije.
- Sistemin privat te keshillimit dhe psikoterapise per femije

Problemet me te cilat ndeshet psikologu shkollor.
- Problemet e frikes se femijeve reth fillimit te shkolles
- Menaxhimi i keq i kohes nga femijet.
- Deshtimet ne rezultate akademike
- Trishtimi reth krizave ne familje
- Ndjesia e depresionit te femijet
- Mungesa e vetedisiplines te femijet
- Eksperimentimi me drogen dhe alkolin
- Mendimi reth vetevrasjes
- Mungesa e aftesive per te studiuar
- Shqetesime reth seksualitetit
- Braktisja e shkolles
- Vetevleresimi i ulet reth aftesive personale
- Probleme ne maredhenie dhe vendimarje me moshataret.

SHËRBIMET BAZË QË OFRON PSIKOLOGU SHKOLLOR.
Psikologët shkollorë ofrojnë një numër të madh shërbimesh për nxënësit. Këto shërbime mund të ofrohen në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë, gjë që kërkon një angazhim të të gjithë aktorëve të sistemit arsimor, përfshi nxënësit, mësuesit, drejtuesit dhe pjesëtarë të tjerë të stafit shkollor, familjet, agjencitë komunitare, si dhe një larmi aktorësh të tjerë, që mund të luajë një rol të rëndësishëm tek individi. Psikologët shkollorë kanë një rol specifik në sistemin arsimor,
pasi kanë kualifikimin e duhur për të ndërmarrë vlerësime psikologjike dhe për të ndihmuar ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor nëpër shkolla, dhe në të njëjtën kohë, për të
promovuar procesin e të nxënit, zhvillimin e fëmijës dhe sistemin arsimor në tërësi. Psikologët shkollorë mund të konsiderohen si një pjesë vitale e grupit të punës në shërbim të nxënësve. Ata punojnë duke kombinuar punën e tyre me atë të mësuesit kujdestar, infermieres dhe drejtuesit të shkollës, gjatë ofrimit të shërbimeve në adresë të nevojave emocionale, mësimore dhe sociale të nxënësve.
Qëllimi kryesor i shërbimit psikologjik shkollor është promovimi i mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve si dhe lehtësimi i procesit të të nxënit. PSH në bashkëpunim me stafin e shkollës, mësues e drejtues, planifikon dhe realizon shërbime që mundësojnë zhvillimin akademik, profesional, social dhe personal të nxënësve.
Shërbimet tashme të njohura të psikologjisë shkollore përfshijnë veprimtari bazë që në themel kanë standarde të këshillimit. Këto veprimtari (shërbime bazë) plotësojnë njëratjetrën
dhe prandaj shihen si të integruara dhe të koordinuara mire, si pjesë e një të tëre, më shumë se sa si shërbime të ndara. Gjithsesi, këto shërbime bazë, për qëllime përshkruese, më poshtë, janë listuar dhe përshkruar të ndara.

Konsultimi.
 Konsultimi është një takim me anëtarët e interesuar të stafit dhe/ose prindër, për të diskutuar rreth ndërhyrjes direkt, për të dalluar shkaqet dhe faktorët që kanë sjellë problemin, si dhe për të përgatitur ndërhyrjet. Konsultimi është shpesh pjesë përbërëse e veprimeve që paraprijnë referimin dhe ndodh që çon në shërim të suksesshëm, pa qenë nevoja e vlerësimeve të mëtejshme.
Kur merret me konsultim psikologu shkollor:
a) U ofron konsultim për stafin, lidhur me nevojat e nxënësit
b) U ndihmon stafin në përpilimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve
c) U ndihmon prindërit të kuptojnë nevojat e fëmijëve të tyre ose të zhvillojnë ndërhyrje.
d) U ndihmon stafin dhe prindërit të hartojnë plane të koordinuara të ndërhyrjes shtëpi-shkollë
e) U ndihmon për një kalim të butë të nxënësve që marrin shërbime psikologjike nga njëra shkollë në tjetrën,
f) U punon me agjencitë komunitare dhe specialistë privatë
g) Ndihmon në identifikimin e modifikimeve të përshtatshme dhe akomodimeve të nxënësve në klasa.
KONKLUZION
Fokusi kryesor i përpjekjeve në fushën e vlerësimit është gjetja e rrugëve të favorshme dhe e kushteve, të cilat do të lejonin krijimin e një balance efektive midis vlerësimit të jashtëm dhe
atij të brendshëm. Ministria e arsimit ligjëron funskionimin e shërbimit psikologjik
në çdo shkollë, edhe kopesht të sistemit publik. Edhe pse deri më sot nëpër shkolla kanë ekzistuar, qoftë dhe formalisht psikologët, deri tani ky shërbim ka funksionuar si eksperimental, në institucionet e arsimit publik parauniversitar tashmë do të ketë nga një psikolog që do të ndihmojë nxënëesit për të kaluar problemet e moshës dhe për mbarëvajtjen e shëndetit mendor. Aktualisht në shkollat tona punojnë 144 punonjës të shërbimit psikologjik, por ministria e arsimit premton se do të ketë një psikolog për 1500 nxënës. Shtrirja e këtij shërbimi do të bëhet
në mënyrë gradule deri sa të  përmbushen të gjitha kushtet, si ai i profesionit të psikologut apo master në fushën e psikologjisë.


http://eseshkolle.blogspot.com/
Lufta e I Botërore dhe Shqipëria
Jo Ballkani, por e gjithë Evropa ishte në vitin 1914 një fuçi e madhe baruti, në të cilën qenë futur shumë fitilë, një prej të cilëve ishte Shqipëria, thotë historiani Michael Schmidt-Neke.

Shqipëria qe duke hedhur hapat e parë si shtet pas shpalljes së pavarësisë, kur ndodhi atentati i Sarajevës më 28 qershor 1914, që konsiderohet edhe si preteksti për shpërthimin e Luftës e Parë Botërore. Cilat ishin pasojat e këtyre ngjarjeve për Shqipërinë?
Schmidt-Neke: Lufta e Parë Botërore nisi nga Gadishulli i Ballkanit dhe jo vetëm për shkak të vrasjes së arkidukës Franz Ferdinand, trashëgimtar i fronit të Austro-Hungarisë, por për shkak se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 ishin një lloj faze prove. Askund në Evropë gjashtë fuqitë e mëdha të asaj kohe, pra Rusia, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Austro-Hungaria nuk ishin aq të përkushtuara për të realizuar interesat e tyre konkurruese në bashkëveprim me shtetet e reja kombëtare. Kjo ishte vënë tashmë re që në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit, përfundimet e të cilit ishin të pafavorshme për shqiptarët dhe kjo gjë tani u ashpërsua më tej.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe njohja e saj ndërkombëtare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në korrik 1913 qe nga njëra anë rezultat i natyrshëm i lëvizjes kombëtare shqiptare, sepse në qoftë se askush nuk kërkon mëvetësinë si shtet, ndoshta një i tillë as nuk themelohet. Por nga ana tjetër shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 nuk do të kishte pasur efekt, nëse do të kishin triumfuar pozicionet e Rusisë, apo Francës, të cilat nuk kishin asgjë kundër një zgjerimi të Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi në gjithë Ballkanin Jugperëndimor.
Shqiptarët patën fat, sepse konjunktura politike po ndikonte në favor të një Shqipërie të pavarur dhe fat të keq, për shkak se ajo nuk punoi në favor të bashkimit të zonave të populluara me shumicë shqiptare. Kompromisi ishte njohja e Shqipërisë si një principatë prej gjashtë fuqive të mëdha, por vetëm brenda kufijve të ngushtë të saj, siç i kemi sot. Një kompromis tjetër qe emërimi i princit Wilhelm zu Wied si princ i Shqipërisë, sepse për shkak të origjinës, lidhjeve farefisnore dhe fesë, ai nuk ndeshi te asnjëra palë në kundërshtim të pakapërcyeshëm.
Por në qoftë se gjehet një zgjidhje përmes një kompromisi mes gjashtë palësh, kjo bëhet e pavlefshme, nëse palët papritmas fillojnë të qëllojnë mbi njëri-tjetrin. Me largimin e Princ Vidit Shqipëria u kthye në arenën ndërkombëtare sërish në atë pikë, ku kishte qenë para Konferencës së Ambasadorëve në një tokë, që sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk i takonte askujt.
Kjo përkeqësohej më tej edhe prej faktit, se në vend nuk kishte asnjë faktor qendror, që do të qe në gjendje ta mbante shtetin të bashkuar. Romani i Ismail kadaresë "Viti i mbrapshtë" e përshkruan këtë kaos shumë tragjikomik, në të cilin shpejt as shqiptarët dhe as të huajt nuk po e merrnin më vesh se cili qe aleat me kë dhe kush luftonte për çfarë. Si rezultat pavarësia pas më pak se dy vjetësh u pezullua për të filluar të funksiononte përsëri në janar të vitit 1920 në Lushnjë.
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore Shqipëria qeverisej nga princ Vidi. Ju keni shkruar në një studim: “Regjimi Vidi nuk ishte vetëm një pjesë e historisë shqiptare, por qe një gur i rëndësishëm mozaiku në panoramën e Evropës në kulmin e krizës së imperializmit, e cila shpërtheu në Luftën e Parë Botërore." Në ç'mase ishte periudha e qeverisjes së Vidit një pjesë e rëndësishme në kontekstin politik evropian dhe global?
Schmidt-Neke: Fan Noli, udhëheqësi i Kishës Ortodokse dhe kryeministri revolucionar i vitit 1924, ka thënë për princ Vidin: Atë mund ta fajësojmë vetëm për një gjë: që Vidi nuk mund të bënte mrekulli.
 Në periudhën komuniste flitej për ksenokraci, pra për sundimin e huaj, që do të thoshte se Vidi kishte shkuar në Shqipëri vetëm për të zbatuar interesat e huaja, por jo për t'i shërbyer vendit dhe popullit të saj.
Natyrisht që dështimi i Vidit qe i parashikueshëm, edhe për shkak se ai nuk sillte me vete asnjë lloj kualifikimi për këtë funksion.
Ndryshe nga princët dhe mbretërit gjermanë, që ishin vendosur në Greqi, Rumani dhe Bullgari, ai nuk kishte kohë për të mësuar nga gabimet e tij dhe për të përmirësuar mungesën e njohurive për vendin. Edhe vetëm vendimi i tij për të marrë pjesë si oficer gjerman në luftë, tregon se sa pak ishte adoptuar ai me rolin e tij si kreu i shtetit.
Çështja që është diskutuar me shumë forcë përsëri këtë vit është, në se Lufta e Parë Botërore qe e predestinuar të shpërthente, sepse konkurrenca e gjashtë fuqive imperialiste e kishte bërë të pashmangshme, apo nëse ishte e mundur një stabilizim i rendit të paqes. Kjo mospërputhje e politikës së atëheshme evropiane u bë e qartë në mënyrë mjaft shembullore në Shqipërinë e vogël. Nga njëra anë u bë e mundur të gjehej një konsensus në formën e një Shqipërie të pavarur me princin Wilhelm zu Wied në krye, nga ana tjetër më pas në qeveritë kombëtare fitoi përparësi politika për ndjekjen e interesave të veta me çdo kusht.
Jo Ballkani, por e gjithë Evropa ishte në atë kohë një fuçi e madhe baruti, në të cilën qenë futur shumë fitilë, një prej të cilëve ishte Shqipëria.
 Shqipëria nuk ka qenë pjesëmarëse aktive në Luftën e Parë Botërore dhe konsiderohet si top loje, apo plaçkë tregu e interesave të fuqive, që merrnin pjesë në luftë. Edith Durham ka thënë në këtë kontekst: "Shteti i sapokrijuar i Shqipërisë ju hodh përpara ujqve për të shpëtuar shtetet më të vjetër.” Sa qëndrojnë sipas mendimit tuaj këto pohime dhe pse?


Schmidt-Neke: Shqipëria nuk mund të ishte si shtet palë ndërluftuese, sepse nuk kishte shtet shqiptar. Shqipëria qe territor i pushtuar nga austriakët, serbët, malazezët, grekët, francezët, bullgarët, italianët, dhe secili prej tyre kishte aleatët e vet shqiptarë. Kushtet e vitit 1913 u rikthyen edhe më me forcë.
Ekzistonin ide krejtësisht të ndryshme, se si do të organizohej Ballkani pas luftës. Nëse do të kishin fituar Fuqitë e Treshes, Jugosllavia nuk do të kishte lindur, dhe ekzistencës së Serbisë dhe të Malit të Zi do t'i kishte ardhur fundi prej një zgjerimi të mëtejshëm të Austro-Hungarisë drejt Juglindjes dhe ekspansionit perëndimor të Bullgarisë. Rikrijimi i Shqipërisë si shtet i pavarur nuk kishte ndonjë prioritet veçanërisht të lartë për askënd.
Parrulla e "vetëvendosjes së popujve", që propagandonte presidenti amerikan Wilson drejtohej kryesisht kundër Austro-Hungarisë, dhe pas luftës u bë e qartë se në atë rast nuk bëhej aspak fjalë për një e drejtë universale të njeriut.
Kishte vetëm pak njerëz, që angazhoheshin për Shqipërinë, dhe për fat të keq ata nuk kishin shumë ndikim, si Edit Durham, Leo Freundlich, apo Aubrey Herbert.
Sa dhe në ç'formë kanë ndikuar sipas mendimit tuaj ngjarjet e Luftës së Parë Botërore, krahas Luftërave Ballkanike, në krijimin e përfytyrimit të shqiptarëve për fqinjët?
Schmidt-Neke: Këto ngjarje kanë polarizuar sigurisht shumë dhe kanë përkeqësuar sidomos marrëdhëniet reciproke midis serbëve, shqiptarëve dhe grekëve.
Në politikën zyrtare Shqipëria u largua nga bashkëpunimi mbarëballkanik, për të cilin u tentua në Lidhjen Ballkanike, duke përjashtuar Bullgarinë dhe nën mbretin Zog Shqipëria u vu në varësi të përgjithshme ndaj Italisë, gjë e cila do t'i kushtonte Shqipërisë më vonë sërish pavarësinë e saj.
Historiani Michael Schmidt-Neke ka mbrojtur disertacionin me temën Lindja dhe zgjerimi i diktaturës mbretërore në Shqipëri (1912-1939). Ai është autor i shumë shkrimeve për historinë e Shqipërisë si dhe për sistemin politik dhe shoqëror të vendit.

Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore
Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939.Ajo u sulmua nga ajri dhe uji. Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat eKosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.
Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te jugosllavise per Kosoven.

Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore


Një ngjarje deri tani e patreguar e holokaustit Nazist po shfaqet këto ditë  në një tempull izraelit në Shën Luis të shtetit amerikan Mizuri. Është një ekspozitë me fotografi , në të cilën shfaqen portretet e disa pleqve shqiptarë myslimanë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dejvid Uajnberg, këta burra e gra në këto 30 fotografi  kanë ndihmuar në shpëtimin e gati 2 mijë hebrejve, të cilët u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Kush ka dëgjuar ndonjë herë që myslimanët të kenë ndihmuar izraelitët?”
Pra, kur fotografi Norman Gershman dëgjoi tregimet e tyre , ai vendosi të vizitojë Shqipërinë dhe u takua me familjet, ende gjallë, të cilat kishin strehuar hebrejtë.
“Desha të shkoja në Shqipëri për të zbuluar së pari se kush janë këta njerëz”.
Gjatë  6 vjetëve të kaluara, Gershman, profesionist në artin e fotografisë, puna e të cilit zakonisht ekspozihet nepër muzeume, udhëtoi anë e mbanë Shqipërisë dhe Kosovës. Ai i fotografoi shumicën e karaktereve të tij në shtëpitë e  tyre,  shpesh me objekte që ishin domethënëse  për njerëzit që ata strehuan. Në një fotografi  është një njeri, i cili qëndron në këmbë, duke mbajtur tre libra hebraikë lutjesh, të cilat një familje hebrejsh i kishte lënë aty pas luftës.
“Kurrë nuk do ta harroj atë ditë, kur vizituam shtëpinë e këtij njeriu; ai na pa me zemërim, dukeje sikur thonte: ”Çfarë po kërkoni këtu”? Ne iu përgjigjëm;
 “Familja juaj ka shpëtuar  këtë familje izraelite…ai na pa dhe tha: “E çfarë pastaj? Çdo shqiptar do të bënte një gjë të tillë, ne nuk kemi bërë asgjë të veçantë…dhe e kishte me shumë seriozitet”.
Shqiptarët e kanë një fjalë të posaçme për këtë dukuri: Besa që me fjalë të tjera është “fjala e nderit” që  në Shqipëri  është normë e veçantë kulturore e morale, që është specifike për shqiptarët.
“Fjala Besë në Shqipëri është një lloj mbrojtjeje kur ata presin një mik—për shiptarët ajo nënkupton një rregull, sipas të cilit e mbrojnë mysafirin edhe me jetën e tyre”.
Alberto Colonomos ka lindur më 1933 në një fshat  në veri të Shqipërisë i cili atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ai ishte 10 vjeç kur familja e tij u arratis në Shqipëri
“Në atë zonë jetonin rreth 7 mijë e 200 hebrej. Ata i nisen për në kampet e përqëndrimit dhe të gjithë ata i çuan në Treblinka. Të gjithë i vranë, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtojë. Por rreth 50 familje arriten të arratiseshin një, ose dy javë përpara deportimit të tyre në kampet e përqëndrimit”.
Një njeri i pasur, i cili punonte në një fabrikë duhani e mori nën mbrojtje familjen Colonomos. Ndryshe nga shumë izraelitë të tjerë në pjesë të tjera të Evropës që i shpëtuan luftës  duke u fshehur nepër tavane e bodrume, izraelitëve në Shqipëri iu dhanë emra myslimanë dhe u trajtuan si mysafirë të nderuar. Colonomos shpjegon se në emër të  “Besës”, shqiptarët e venë mysafirin përpara familjeve të tyre.
“Me të vërtetë na fshehën, duke rrezikuar jetën e tyre; ata i dinin pasojat që do të kishin, nëse  gjermanët do ta kuptonin se çfarë po bënin. Por nëse japin Besën, ata nuk i tradhtojnë miqtë e tyre. Ishin njerëz të mrekullueshëm”.
Portretet bardhë e zi të Norman Gershmanit kanë qarkulluar  nëpër mbi 70 ekspozita anë e mbanë botës. Deri në fund të këtij vitit ato do të vazhdojnë të  shfaqen për here të parë në pjesen perëndimore të Shteteve të Bashkuara, në Tempullin Emanuel, një sinagogë e reformuar izraelite në Shën Louis të shtetit Misuri. Kreu i këtij Tempulli Rabai, bënë shërbimet  fetare…
Shabbat Shallon then under….
“Jemi shumë të kënaqur me ekspozitën dhe gëzohemi që po  shohim këtë interesim kaq të madh.”
Rabini Justin Kerr e drejton këtë kongregacion prej një viti e gjysëm. Ai shfaqi shpresën që kjo ekspozitë do të ndihmojë për fillimin e një dialogu ndërfetar në komunitetin e tij, që do të përhapej në pjesë të tjera të vendit.

“Në këtë kohë, kur në botë ka një tension të madh dhe në një kohë kur konfliktit mes hebrejve dhe myslimanëve po i kushtohet kaq shumë vëmendje, është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë  se kjo nuk është e gjithë historia. Gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu. Unë kam shumë dëshirë që  marrëdhëniet me fondacionin islamik të forcohen.”

Kështu shpreson edhe Muftiu Minhaxhudin Ahmet, imam dhe drejtor i shërbimeve fetare në fondacionin islamik të Shën Louisit, i cili në partneritet me Tempullin Emanuel organizuan dikutime mbrëmjen që u hap ekspozita.
“Mendoj se tani që marrëdhënjet  mes izraelitëve dhe myslimanëve janë të tensionuara për shkak të shumë ngjarjeve që po ndodhin  në Lindjen e Mesme, kjo ekspozitë u hap në kohën e duhur dhe është shumë e nevojshme, sepse ve në dukje se si myslimanët i kanë shpëtuar izraelitët dhe këto janë mësimet e vërteta të islamizmit. Ky është një rast i mire, që edhe të tjerët të mësojnë se feja nuk ka lindur  në kushtet e dhunës, por ajo ka të bëjë me dhemshurinë dhe mirësinë”.
Dhemshuria dhe mirësia, besa e shqiptarëve, u përkujtuan nga Izraeli në vitin 2007, kur u disa shqiptarëve çmimin më të lartë të nderit; ky çmim quhet “Të moralshmit nga vende të ndryshme të botës”. Ky çmim u jepet vetëm të huajve që u shpëtuan jetën hebrejve gjatë Holokaustit. Fotografitë e Norman Gershmanit për ata burra e gra janë botuar në një libër të titulluar “BESA”: Myslimanët të cilët shpëtuan hebrejtë gjatë Luftë së Dytë Botërore. Një film dokumentar i bazuar në vizitën e zotit Gershman në Shqipëri do të fillojë të shfaqet vitin e ardhshëm


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels