IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Vjen tek unë, moj lule me fletë,
në shpirtin tim të marrësh jetë,
më thua, jam lule mos më prek,
kur në jetën tënde vij dhe hyj vet.

Dhe të hap në zemër një vend të ngrohtë,
Të të mbrojë ty nga dimri i ftohtë,
Dhe ulesh atje si flutur përmbi fletë,
mbi petale zemre thith nektarin si bletë.

Luleflutur mbi zemrën time,
të ngroh me shpirt dhe aromë zbukuruar,
mbi degë damarësh bien ca petale intime,
nga afshi i zemrës sime të dashuruar.

Luleflutur me degë rreze dielli,
Shpirtit tim të ndezur i bën hije,
pak prush mbi zemrën time ngeli,
të ngrohim bashkë netët me afsh dashurie.



Në bojë të penës një mal me dhimbje më ra
nëpër dallgët e jetës të mbushura me lot
Kur fati pa mëshirë si prepotent më tha
Që oqeanin e dhimbjes ta përshkoja me not

Kur valët në shpirt rrebelohen si cunam
Kur kristalina e syrit me lahet me lot
Kur zemëra në gjoks mëdjeg si vullkan
Që të matesh me fatin qënka gjë e kotë

Nëpër rrëza malesh ku bien vetëm gurë
Në shkretëtira zjarresh ku nuk çelin dot trëndafilat
Në tufane psherëtimash qe nuk u sosën kurrë
Në përqafime hipokritësh ku të rrethojnë mëlqinjat

O Zot më jep dhimbje po më bëj të fortë
O Zot më bëj dritë që rrugën ta shikoj
O Zot më jep shpresë kur notoj në lotë
O Zot më jep mëndjen të di ku të shkoj

O Zot që më linde dhe më bëre njeri
Në pafundesinë e lindjeve jam numur si krijesë
Fatin që më dhe si valle mund që ta di
Më bëj të eci mbi këmbët e mia gjer sa të vdesë

O Zot më jep dhimbje nëse dikë lehtëson
Dhe psherëtimat e dhimbjes përgjithmonë ja heq
Se malin e dhimbjes vetëm një rreze e lumturon
Vetëm mos më ler që të bëhem i keq

Nuk dua që lule të shkel kur të shkoj
Nuk i dua rrugët me sixhade shtruar
Që kur qefini i bardhë ftohtësinë të më mbulojë
Të kem se çfarë të fjeturve për tu treguar

Nuk do të kem se çfarë të gjallëve tju lë pas
Se petalet e luleve rrojnë vetëm pak ditë
Nëse do të mposht në jetë stuhi dhe tallaz
Do të më shikojnë në sy edhe kur të mos i hap më sytë

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels