IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Asnjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, duke çmuar rëndësinë e ndërlidhjes për nevojat e domosdoshme të shtetit të ri, popullatës, ekonomisë dhe komunikimit me jashtë, ndërmori hapa për organizimin e shërbimit Postë Telegrafës. Pikërisht për këtë arsye krijohet dhe Ministria Shqiptare e Postë Telegrafë, e cila më vonë do të quhej Ministria e Postës dhe Telekomunikacioneve.
Ndërkaq, ndërtimi i centralit të parë manual me kapacitet deri në 50 numra, daton në vitin 1938 dhe shërbente për lidhjen e autoriteteve lokale. Ndërlidhja telefonike mbështetej vetëm në linjat telefonike ajrore, në rastet kur ishte e nevojshme komunikimi i qendrës me rrethet. Po në këtë periudhë, 1939 shënohet dhe vëllimi i parë i punës së Postë Telegrafës, ndërsa shërbimi telefonik zinte një përqindje modeste, rreth 1 për qind.Muaji Gusht i vitit 1947 shënon dhe krijimin për herë të parë të Drejtorisë së Përgjithshme të Postë Telekomunikacionit, e cila ishte në varësi të Ministrisë së Punëve Botore. Vetëm një vit më parë, më 1946, përmes linjës Tiranë-Peshkopi u vendos ndërlidhja telefonike me botën. Në këtë periudhë, për herë të parë fillon dhe shërbimi telefonik ndër urban nga kabinat. Nisur nga nevoja në rritje për komunikim, në vitin 1965, u hapen zyra të Postë Telekomunikacionit në të gjitha lokalitetet e vendit. Kjo u realizua përmes ndërlidhjes telefonike të drejtpërdrejtë të të gjithë qendrave të rretheve me Tiranën.
Vitet ’90, sollën një valë të re ndryshimesh dhe në fushën e telekomunikacionit. Me 5 shkurt të vitit 1992 Telekomi Shqiptar krijohet si ndërmarrje më vete. Gjatë harkut kohor 15-vjeçar kompania e telefonisë fikse shënoi dhe investime në përmirësimin e rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve të reja. Në fillim të viteve ‘96 u realizua futja e shërbimit të telefonisë publike me kartë të parapaguar.
Viti 2004 shënoi një tjetër rëndësi në zhvillimin dhe ecurinë e kompanisë ALBtelecom. U krijua implementimi i fazës së parë të Sistemit të Faturimit dhe Kujdesit për Abonentin, si dhe zgjerimi i rrjetit kryesor te internetit dhe implementimi i teknologjisë ADSL.Fillimi i viteve 2000, e gjen ALBtelecom në një fazë të re, përgatitjen për privatizim. Pas një procedure të gjatë negocimi, me 1 Tetor 2007, Kompania CETEL a.s (Ankara), anëtare e ÇALIK Holding me qendër në Stamboll, në konsorcium me Turk Telekom, u bë zyrtarisht pronare edhe e gjigantit të telefonisë fikse, ALBtelecom.
Në bazë të kontratës të ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, ÇALIK HOLDING dhe Turk Telekom, u bënë pronare të 76 % të aksioneve të kompanisë së telefonisë fikse ALBtelecom. Me privatizimin e ALBtelecom, ÇALIK synon të sjellë një frymë të re bashkëpunimi me stafin shqiptar, me qëllim zhvillimin dhe rritjen e cilësisë, në fushën e telekomunikacionit si dhe ofrimin e shërbimeve të reja bashkëkohore të një teknologjie të zhvilluar.
 Në një periudhë të shkurtër kohore, pikërisht në saje të këtyre investimeve është rritur ndjeshëm cilësia e shërbimit të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit si dhe janë shtuar ofertat dhe paketat e reja ekonomike për klientët. Përgatitja e infrastrukturës 
ALBtelecom mori jetë si një ndërmarrje me vete me datë 5 shkurt të vitit 1992, ndërsa me 16 shkurt 1999, kompania u emërtua “ALBtelecom” me statusin e shoqërisë anonime. ALBtelecom është operatori me veprimtarinë më të madhe në telefoninë fikse në vendin tonë që ofron shërbimet në të gjithë zonat urbane të vendit, ndërkohë që përmes marrëveshjeve të interkoneksionit me operatorët e tjerë ruralë shtrin shërbimet e telekomunikacionit pothuajse në të gjithë territorin e vendit. 
Operatori më i madh i telefonisë fikse në vend, ofron komunikim cilësor në transmetim digital, ndërsa po shton investimet në përthithjen dhe aplikimin e teknologjive të reja. Momentalisht ALBtelecom operon në tregun shqiptare me disa shërbime kryesore; telefoni fikse, shërbim ISDN-je, akses Internet i Dedikuar, ADSL, Dial-up, Intranet, Karta të Parapaguara, etj. Nga ana tjetër kompania po kryen investime për zgjerimin numrit të shërbimeve, paralelisht me përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë. Gjatë një harku kohor 15-vjeçar kompania ka shënuar një sërë investimesh në funksion të rritjes së cilësisë dhe rritjen e numrit të shërbimeve për klientët e saj. 
ALBtelecom shënojnë të tjera realizime; rritje të kapacitetit të transmetimit nëpërmjet lidhjeve radio rele, ngritjen e Qendrës së Supervizimit dhe Mirëmbajtjes të Rrjetit, instalimi dhe vënia në shfrytëzim i centraleve të rinj dixhitale. 

Privatizimi ose ribërja e ALBtelecom
Kontrata për privatizimin u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar, ndërsa Çalik dhe Turk Telekom, u bënë pronare të 76 për qind të aksioneve të kompanisë së telefonisë fikse, ALBtelecom. Me privatizimin e kompanisë, ÇALIK synon të sjellë një frymë të re bashkëpunimi me stafin shqiptar me qëllim rritjen e cilësisë në fushën e telekomunikacionit dhe ofrimin e shumë shërbimeve të reja bashkëkohore të një teknologjie shumë të zhvilluar. 
ÇALIK me eksperiencën, vizionin dhe besimin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht kapaciteteve të tregut të telekomunikacioneve, ka planifikuar të kryejë një investim, i cili do ta shndërrojë ALBtelecom në një kompani me teknologji moderne dhe shërbime cilësore ndaj klientëve. Për këtë qëllim konsorciumi turk ka marrë një kredi 100 milionë Euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BTDB). 

Misioni Ofrimi i shërbimeve me cilësi të lartë në përgjigje të pritshmërisë së klientëve. 
Vizioni 
Pozicioni lider në tregun shqiptar të telekomunikacionit dhe zgjedhja e parë e konsumatorëve shqiptarë për shërbimet e telefonisë fikse. 
 
Strategjia 
Duke zgjeruar portofolin e produkteve dhe shërbimeve tona duke i treguar një rëndësi të veçanta për broadband dhe shërbimin data.

Partnerët 
  1.  Alcatel 
  2. Siemens 
  3.  NokiaSiemens 
  4. ZTE E.Huawei etj… 
  5. Klientët 

  6.  Banka e Shqipërisë 
  1. inistria e Financave 
  2.  Ministria e Rendit Publik 
  3.  Policia e Shtetit 
  4.  Posta Shqiptare    etj… 

2009 janë regjistruar 73 operatorë alternativë disa prej të cilëve kryesisht në zonat rurale. Madhësia e vërtetë dhe natyra e tregut të operatorëve alternativë aktualisht nuk është shumë e qartë dhe do të qartësohet kur AKEP-i të ketë përfunduar të analizojë tregjet përkatëse siç kërkohet sipas ligjit 9918. Rrjetet e tyre mund të kërkojnë investime serioze në mënyrë që të ofrojnë akses me brez të gjerë (broadband) dhe kjo do të duhej të bëhej në konkurrencë me operatorët e tjerë alternativë të cilët do të jenë të disponueshëm shpejt.Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka shënuar rritje të ulët viteve të fundit. Numri i linjave të Albtelekomit pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë katër viteve e fundit dhe rritja e numrit të pajtimtarëve është rezultat i hyrjes së operatorëve të rinj në treg. Tabela e mëposhtme paraqet progresin e pajtimtarëve të telefonisë fikse (të dhënat e marra nga AKEP):

TARIFAT E SHERBIMIT TELEFONIK
  
Sherbimi
Njesia
Matese
Tarifa



Pajtimi Mujor
Lekë
1,920.0

Instalim Telefonik
Lekë
4,800.0

Transferimi Telefonik
Lekë

Biseda Telefonike LOKALE

Brezi Orar i ZAKONSHEM 08:00- 22:00
Lekë/min
4.68Brezi Orar i REDUKTUAR 22:00 - 08:00
Lekë/min 3.90

Periudha kohore "Brezi Orar i Zakonshëm": E Hënë - E Shtune  08:00 - 22:00
Periudha kohore "Brezi Orar i Reduktuar": E Hënë - E Shtune 22:00 - 08:00 dhe 24 ore E Diele dhe Festa Zyrtare
Telefonia e lëvizshme ne Shqiperi 
Në maj të vitit 1996, Shqipëria u bë një nga vendet e para në rajon e cila liçensoi një operator GSM. Aktualisht janë tri kompani të cilat operojnë në tregun e telefonisë së lëvizshme, AMC, Vodafone Albania dhe Eagle 
Sektori i komunikimeve elektronike është një ndër sektorët e ekonomisë Shqiptare me rritjen më të lartë në vitet e fundit. Të ardhurat totale të sipërmarresve të autorizuar nga AKEP-i, për vitin 2008, ishin rreth 500 millionë euro, që përbën 5.76% të GDP-së Shqiperisë 8 665 millionë euro . Katër aktorët kryesorë, Albtelecom (operatori fiks, inkumbent), Albanian Mobile Communciation (AMC), Vodafone Albania dhe Eagle Mobile (tre operatorë celularë) zotërojnë 96% të të ardhurave të gjithë sektorit; Albtelecom (16%), AMC (38%); Vodafone (41%); Eagle Mobile (1%) dhe sipermarresit e tjere (4%)

Burimi: AKEP - Dokumenti i Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë
Sic vihet re dhe nga imazhi me siper, te ardhurat e kompanive te telefonise ne Shqiperi jane cdo vit ne rritje. Perfitimet me te medha i kane dy kompanite celulare te AMC dhe Vodafone dhe dicka me pak perfitime ka Eagle si kompani e re ne treg dhe Albtelecom. 
Ndersa ne imazhin me poshte jepet shtimi i numrit te perdoruesve ne secilen nga keto kompani. Sipas te dhenave AMC dhe Vodafone se bashku kane dicka mbi 3 milion abonente, nje shifer teper e larte per realitetin tone.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels