PUNA SOCIALE DHE SOCIOLOGJIA
Misioni dhe objektivat e programit
Kohëzgjatja e ciklit të parë të studimeve për ”Punonjës Social” dhe ”Filozofi-sociologji” zbatojnë programin 3- vjeçar , cikli i parë i studimeve(DNP). Viti akademik universitar përbëhet nga 2 semestra, të cilët zhvillohen prej fillimit të Tetorit deri në mes të Janarit (semestri I) dhe nga fillimi i Shkurtit deri në fund të majit (semestri II). Misioni i tij është:
- Të mësojë dhe të trajnojë specialistë me arsim të lartë dhe studiues (kërkues) në fushën e Punës Sociale dhe të Sociologjisë.
- Të zhvillojë udhëzimet, kërkimet dhe aktivitetet shërbyese në kuadër të mësimit dhe trajnimit të specialistëve të kualifikuar.
-Të ndërmarrë punime shkencore teorike dhe punë kërkuese, të aplikuara dhe të transmetojë gjetjet në mjedisin social shqiptar.
- Të drejtojë kualifikimin shkencor pasuniversitar.
- Të luajë rolin e faktorit social në demokratizimin e shoqërisë shqiptare.
Qëllimi i programit të studimit/profili Punës sociale – Filozofi-sociologji
Kurrikula dhe programi për degët ”Punonjës Social” dhe ”Filozofi-sociologji” ka dy synime kryesore: mësimdhënia dhe studimet. Aktiviteti mësimdhënës bazohet në një program bashkëkohor, i cili bën të mundur përgatitjen cilësore të studentëve në profesionet përkatëse. Pajisja e studentëve me njohuri shtesë integruese (gjuhë e huaj, informatikë) synon për ti bërë ata sa më të përgatitur në ndjekjen e cikleve të mëtejshme të studimit dhe sa më atraktivë në tregun e punës. Aktiviteti shkencor është i karakterit të aplikueshëm dhe përqëndrohet në studimet sociale, që janë me interes për shoqërinë shqiptare.
Strategjtë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për arritjen e objektivave
Strategjtë afatshkurtra:
- Përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i kurrikulës për t’iu përshtatur sa më shumë kërkesave dhe zhvillimeve bashkëkohore të fushës.
- Përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i metodave të mësimdhënies për të siguruar sa më shumë formimin dhe pajisje maksimale të studentëve me njohuri, duke rritur nivelin e tyre të asimilimit në mënyrë sa më profesionale nëpërmjet thjeshtëzimit dhe konkretizimit të programeve të lëndëve në mjediset aktuale të punës.
-Hapja e drejtimeve Master në “Punonjës social i përgjithshëm” dhe “Punonjës social për fëmijët dhe familjen” për vitin akademik 2009-2010
- Rritja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programit të kualifikimit në degët Punonjës Social dhe Filozofi-sociologji.
- Përgatitja për botim në organe shkencore të artikujve që lidhen me fushat e Punës Sociale dhe Sociologjisë
Pjesëmarrje në projekte të përbashkëta me Departamentin e Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë e Shkodër.
Pjesëmarrja në konferenca dhe veprimtari shkencore.
Strategjitë afatmesme dhe afatgjata:
-Kualifikimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit me zhvillimet më bashkëkohore të fushat e Punës Sociale dhe të Sociologjisë.
- Vazhdimi i doktoraturave nga pedagogët.
-Hapja e një biblioteke të specializuar pranë Departamentit.
- Vendosja e një partneriteti me fakultete të ngjashme të Universiteteve ndërkombëtare
HISTORIKU
Dega Punonjës Social u hap për herë të parë në tetor të vitit 2004 pranë ish Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Elbasanit, ndërsa dega Filozofi- Sociologji u hap për herë të parë në tetor të vitit2005, me plane mësimore sipas standardeve të Bolonjës.
Në dhjetor të vitit 2007 këto degë u atashuan (gjatë riorganizimit të Universitetin e Elbasanit) pranë departamentit të psikologjisë-sociologjisë dhe shkencave të edukimit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të sapo formuar nga bashkimi i ish departamentit të shkencave sociale me departamente të tjera të degës së mësuesisë për ciklin e ulët dhe parashkollor(ish Fakulteti i Ciklit të Ulët). Që prej atij viti këto degë janë pjesë e këtij departamenti dhe fakulteti në mjediset e reja të tij. Nëpërmjet stafit të tyre realizohet arsimimi dhe trajnimi i specialistëve në fushat e mësipërme.
MËSIMDHËNIA, KURIKULA, STAFI, ETJ.
Përshkrimi i kurrikulës
Kurrikula ka pësuar ndryshime dhe është përmirësuar çdo vit për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesave të sotme, zhvillimeve bashkëkohore dhe ekuivalentimit/njehsimit me degët Punonjës Social dhe Filozofi- Sociologji në Fakultete homologe(Universiteti i Tiranës, Universiteti i SHkodrës).Ekuivalentimi me degët Punonjës Social dhe Filozofi- Sociologji/Fakulteti i Shkencave Sociale/UT është aktualisht në masën rreth 70%.
Ndryshimet synojnë të pasqyrojnë zhvillimet e sotme në fushën e lartpërmendura. Ato janë hartuar duke mbajtur parasysh nivelin bashkëkohor të kurrikulave europiane. Kohëzgjatja e studimeve ne degët Punonjës Social dhe Filozofi- Sociologji nuk ka ndryshuar që nga fillimet e hapjes së degës. Cikli është tre vjeçar, niveli i parë i studimeve(DNP) në përputhje me standardet dhe kërkesat e Kartës së Bolonjës dhe është duke funksionuar aktualisht në këtë mënyrë, shoqëruar edhe me përpjekje të vazhdueshme për arritjen sa më të plotë të këtyre standardeve.(gjatë vitit akademik 2008-2009 studentët kanë të drejtë të vazhdojnë studimet edhe në se kanë më shumë se 6 provime të mbetura dhe të gjithë studentët e vitit të tretë do të pregatisin një temë/mbrojtje diplome në përfundim të ciklit të studimit dhe diplomimit të tyre).
Gjatë tre viteve të fundit janë bërë disa herë rishikime të planeve mësimore si dhe janë rishikuar dhe përmirësuar të gjitha programet egzistuese të lëndëve përkatëse(janë rishikuar çdo viti), duke synuar edhe përmirësimin e raporteve midis orëve teorike me ato praktike.
Këto ndryshime kanë ardhur edhe si pasojë e shkëmbimeve brënda dhe jashtë vendit nëpërmjet kualifikimit të stafit.
Në çdo lëndë është vendosur sistemi ECTS i cili pasqyron peshën që ze lënda si dhe angazhimin e studentit brënda dhe jashtë auditorit( në kurrikul paraqiten të gjitha detajet).
Shpërndarja e lëndëve është përgjithësisht harmonike dhe janë shmangur tërësisht mbivedosjet e lëndëve gjatë rishikimit të kurrikulës dhe programeve.
Planet mësimore të mëposhtme janë hartuar gjatë vitit kademik 2007-2008 dhe aktualisht po zbatohet në vitin e I-rë, ndërsa në vitin e II-të dhe të III-të punohet me planin aktual(planin e vjetër).