IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label MENAXHIM KLASE. Show all posts
Showing posts with label MENAXHIM KLASE. Show all posts
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://esseshkolle.blogspot.com/

http://esseshkolle.blogspot.com/METODAT E VLERËSIMI/ VLERËSIMI NË KLASË /
1. HYRJE
Shumë shpesh mësimdhënësit kanë konfuzitet gjatë identifikimit të llojeve të vlerësimit, instrumenteve të vlerësimit dhe metodave të vlerësimit, andaj po japim disa informacione që ka të bëjë me metodat e vlerësimit.
Vlerësimi i organizuar mirë në klasë do të thotë një klasë aktive, cilës i n ë nxënie, efektivitet në mësimdhënie dhe motivim të shtuar të nxënësve. Përqëndrimi gjatë procesit të vlerësimit vëhet në zhvillimin e shkathtësive psikomotorike, shkathtësive komunikuese dhe në fushën emocionale. Motivimi është një prej burimeve më efektive të cilat promovojnë rezultate të mira në të nxënit dhe në vlerësim, që do të thotë se mësimdhënësit i duhët të hulumtojë faktorët që krijojnë motivim dhe si mund ta mbështet vlerësimi motivimin apo të ketë efet të kundërt. Mbi këtë bazë mësimdhënësit mund ta përdorin vlerësimin për të identifikuar njohurit dhe përvojat të cilat nxënësit i sjellin në detyrat e tyre, në mënyrë që të planifikon mësimdhënien, të rafineron programet mësimore për ti plotësuar nevojat individuale dhe ato grupore. Poashtu vlerësimi përdorët për të monitoruar progresin e nxënësve dhe për të zbuluar se çfarë llojë nxëniesh po ndodhin d.m.th. se sa po përmbushën rezultatet mësimore të përcaktuara në kurikulën e lëndës dhe se cilat janë vështirësitë në nxënie. Vlerësimi përdoret për të ndërtuar portfolien e të arriturave të nxënësit në njohuri, shkathtësi, qëndrim dhe vlera e tij – është kompetent, që bëhen bazë për raporte ose për certifikim për mundësi të shkollimit në vijim. Vlerësimi poashtu luan rol edhe në sigurimin e informacioneve edhe për evolimin dhe rishikimin e programeve mësimore brenda dhe jashtë shkollës dhe efekasiteti i tyre.
2. VLERËSIMI NË PËRMISIMIN E MËSIMDHËNIES DHE NXËNIES
Rol të rëndësishëm në përmisimin e mësimdhënies dhe nxënies luan vlerësimi, andaj faktorët që ndikojnë në përmisim janë: Dhënia e informacioneve këthyese efektive të sakta dhe me kohë nxënësve; Përfshirja aktive e nxënësave në nxënie; Përshtatja e mësimdhënies bazuar në rezultatet mësimore dhe e rezultateve të vlerësimit; Interesi dhe nevoja që nxënësit të jenë në gjendje ta vlerësojnë vetveten dhe të kuptojnë se si mund të përmisohen; Planifikimi i punës së mësimdhënësit (rezultate e nxënies, kompetencat të cilat duhet zhvilluar, indikatorët e njësive mësimore në të cilat nxënësi duhët treguar: njohje, të kuptuarit, zbatim, zgjidhje të problemeve, analizë, sintezë dhe vlerësim, përdorimi i metodave të ndryeshme për mësimdhënie etj.).
3. ÇFARË DUHËT MARRË PARASYSH GJATË ZGJIDHJES SË METODAVE TË VLERËSIMIT Vlerësimi në klasë lejon një shumëllojëshmëri të metodave të vlerësimit që për bazë ka përmbajtjet e kurikulës zyrtare duke zgjedhur metoda të përshtatëshme me rezultatet mësimore. Metodat e vlerësimit duhen të sigurojnë tregues të arritëshmërisë së nxënësit të qëndrueshme dhe të kuptueshm.
ÇKA DUHET MARRË PARASYSH GJATË ZGJEDHJES SË METODAVE TË VLERËSIMIT:
o Të jen kompaktibile dhe të përshtatëshme me qëllimin dhe në kontekstin e shkathtësive dhe sjelljevë të cilatduhet mësuar.
o Të tilla të cilat nxjerrin konkluzionet për njohuri, shkathtësi qëndrime dhe vlerave që për secilin nxënës të jenë të vlefshme në mënyrë që të identifikohet progresi i nxënësve.
o Të jenë të lidhura me rezultatet mësimore dhe të jenë kompaktibile me qasjen e mësimdhënies të cilat zbatohen.
o Të jenë të përshatëshme me nivelin e përgaditjes së nxënësve. Metodat e vlerësimit nuk duhet të ndikohen nga njëanëshmëria e shkaktuar nga faktorët që nuk janë relevante me qëllimin e vlerësimit. Për lëndë të ndryeshme dhe për njësi dhe tema të ndryeshme nevoiten të zgjedhen edhe metoda të ndryeshme të vlerësimit të përshtaten rezultateve mësimore të nxënies të temës përkatëse të kurikulit, të zgjedhen ato të cilat promovojnë zhvillimin e rezultateve të dëshiruara, që përfshijnë kompetencat e dëshiruara.
4. METODAT E VLERËSIMIT
Në literatura të ndryshme dhe në praktika shkollore janë të njohura këto metoda të vlerësimit:
1. DETYRAT INDIVIDUALE
Pët të thelluar të kuptuarit të (njësisë) temës mësimore, zbatimin e njohurive, zgjidhjes së problemeve, arsyetimet, përfundimet, ndërlidhja me jetën reale dhe zhvillimi i shkathtësive të mësimdhënies dhe nxënies realizohet përmes detyrave individuale. Karakteristikë e kësaj metode është analizimi i kërkesave shtesë në librin e nxënësit, dokumentarë të ndyshëm dhe në krijimin e hartës së koncepteve.
2. PROJEKTET INDIVIDUALE
Me këtë metodë të vlerësimit përfshin zgjedhja dhe përdorimi i provave (dëshmive) për të identifikuar, përshkruar, analizuar dhe për të njerrë konkluzione në lidhje me çështjen apo problemin e veçant. Duhet të përfshihen shumë shpesh nxënësit në një sërë aktivitetesh për një kohë të konsiderueshme në mënyrë që të punojnë në mënyrë individuale. Nga mësimdhënësi kërkohet që të i planifikojë strategjinë e mbështetjes në përqëndrim në shkathtësi të mësimit. Për karakteristikë ka shfrytëzimin e burimeve sekundare – detyrat e planifikuara nga mësimdhënësi dhe burimet primare që përfshinë grumbullimin e të dhënave nga provat, eksperimenti apo edhe nga terreni.
3. PROJEKTET GRUPORE
Me metodën e projekteve grupore zhvillohet përgjegjësia individuale, ndërvarëshmëria sociale dhe zhvillimi i shkathtësive personale.
Karakteristikë ka formën e organozimit të aktiviteteve, identifikimi i roleve të anëtarëve të grupit, produkti duhet shkruar.
4. ANKETAT
Me anë të anketave verifikohet përvetësimi i një njësije apo i disa njësive mësimore, bëhet intervistë dhe/ose dokumentet janë të rishikuara. Për të mbledhur informacione përdorën pytësor ose tabelat e të dhënave, konkludimet nxirren në bazë të të dhënave, përgaditen edhe raportet. Për karakteristikë ka se aktivitetet janë të planifikuara.
5. AKTIVITETET E VËZHGIMIT
Me këtë metodë bëhet grumbullimi i shënimeve në mënyrë sistematike dhe duke evidentuar saktë ngjarjen në kohën e duhur dhe në momentin e duhur, momentet shënohen për secilin nxënës. Realizohet përmes intervistës me secilin nxënës apo edhe grupor, ndërsa lista e kontrollit bazohet në komentet e mbledhura. Për karakteristikë kashënimin dhe regjistrimin e komenteve në një faqe të veçant për secilin nxënës.
6. SHFAQJA DHE EKSPOZITA
Për shpërndarjen e iformatave më së miri është që të organizohet dhe të të bëhet transmetimi i tyre. Informacioni këthyes apo edhe vrejtjet duhet të dërgojnë në reflektim. Për këtë përgaditen pytësorët për informata këthyese. Për karakteristikë ka produktet për shfaqje.
7. VIZITAT NË TERREN
Përmes kësaj metode realizohet vlerësimi si: skicimi i projektit në teren, vrojtohet, bëhet harta orijentuese, përgaditet harta e koncepteve, përdoret dhe studijohet literatura, bëhet diskutimi pas vizitës dhe përgaditet raporti i vizitës. Si karakteristikë ka planifikimin e mirë të aktiviteteteve.
8. PREZANTIMET ME GOJË
Është një nga metodat mjaftë motivuese për vlerësim e në veçanta ata të cilët nuk e preferojnë të shkruarit. Është tregues I fuqishëm i shkathtësisë së komunikimit, nxënësit prezentojnë raporte me gojë para audiencës si psh drama që ka një forum të mirë dhe ka mundësi të madhe për debate dhe diskutime. Ka për karakteristikë diskutimin dhe bashkëveprimin e nxënësve brenda grupit.
9. TË DËGJUARIT
Duhet që me kujdesë të përgaditen pytjet (kërkesat), kjo zhvillon një spektër të gjërë shkathtësish (komunikimi, qëndrimet dhe vlerat dhe shkathtësia e koncentrimit dhe të dëgjuarit) bashkpunimi në grup , përmbledhje të shkurtëra. Karakterizohet me kohëzgjatjen e përkushtimit të vëmendjes, përshtatëshmërisë dhe saktësisë së informatës.
10. LIBRI I HAPUR
Planifikohet me shumë kujdesë dhe përdorët për të gjetur njësin apo temën, jo për përgjigjen e pytjeve në libër. Ka për karakteristikë përdorimin e referencave të ndryeshmë.

11. PUNIMET PRAKTIKE
Jepen udhëzime dhe vrejtje të nevojshme në mënyrë që të zhvillohen kompetencat e caktuara. Niveli i njohjes së paisjeve dhe konkludimet e nxjerrura nga matjet. Për karakteristikë ka procedurat që duhet përvetësuar.
12.
AKTIVITETET KREATIVE
 Duhet të bëhen një numër i ushtrimeve për matjen e të kuptuarit të koncepteve , shfaqet niveli i kompetencave, bëhet punë individuale dhe grupore. Për karakteristikë ka simulimin, intervistat, debatet.
 13. TESTET DHE ESET Janë shumë motivuese për disa nxënës e në veçanti që kanë dëshirë shkrimin, në mënyrë të shpejtë dhe të besueshëm bëhet vlerësimi i arritjeve të nxënësve, janë të lehta për të organizuar dhe vështira për korigjime. Mundësi e madhe në përfshirjen e nxënësve në riorganizimin e argumenteve fakteve dhe ideve për të përmisuar efektivitetin e nxënies. Përdorimi i referencave të ndryeshme. Karakteristikë e së cilës është se bëhen teste individuale dhe grupore, me kohzgjatje të kufizuar, poashtu edhe eset vlerësojnë një numër të shkathtësive të nxënësvepor janë me kohë të kufizuar dhe ese të cilat janë të bazuara në burime. 5. PËRMBLEDHJE Si përmbledhje, çka është me më rëndësi në lidhje me vlerësimin është që të kuptohet se si mund të përdorën metodat dhe idetë e përgjithshme e fundamentale të vlerësimit për të përmisuar nxënien e nxënësve dhe efikasitetin e mësimdhënien e mësimdhënësve. Këtë do ta arrijnë mësimdhënësit duke mësuar për konceptet metodat dhe procedurat teorike dhe teknike edhe për vlerësim të shkallës së gjërë edhe për atë të bazuar në klasë, dhe duke i zbatuar këto baza nëmësimdhënien e tyre. NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Femijet qe kane arritur moshen 6 vjeç deri ne shtator jane te detyruar nga ligji mbi arsimin te regjistrohen ne klasen e pare te arsimit fillor. Me kerkesen e prindit, nje femije mund te regjistrohet ne klasen e pare dhe nese nuk i ka mbushur 6 vjeç duke pasur nje vleresim te mjekut dhe te psikologut. Vendimin perfundimtar e merr Drejtoria Komunale e Arsimit. Detyrimi per te shkuar ne shkolle mund te shtyhet per shkaqe te ndryshme shendetesore te femijes. Asnje student nuk mund te perjashtohet nga arsimi i detyruar per shkak te aftesive te kufizuara fizike ose mendore. Ne keto raste arsimi i detyruar mund te merret ne shkollat e arsimit special me nje program te veçante te bazuar ne nevojat speciale te femijes. Shkollimi i detyruar mbaron me perfundimin e vitit te nente te shkollimit ose ne daten kur nxenesi i mbush 15 vjeç, varesisht cila nga keto perputhet e para.

Shkollat kane zonen e vet te mbulimit dhe te gjithe nxenesit e moshes se arsimit te detyruar, qe banojne ne ate zone kane te drejte te regjistrohen dhe te ndjekin shkollen e nivelit perkates. Prinderit jane te detyruar sipas ligjit qe te regjistrojne femijet per te ndjekur arsimin e detyruar 9 vjeçar (5+4). Prinderit duhet te krijojne kushte normale te favorshme ne shtepi qe femijet te kene mundesi per te mesuar dhe qe te permbushin detyrimin per te shkuar ne shkolle.

E drejta e femijeve te minoriteteve nacionale per te studiuar gjuhen a tyre amtare - Ligji per arsimin u garanton arsimim te barabarte te gjitha komuniteteve ne Kosove. Çdo femije ka te drejte te mesoje ne gjuhen amtare ne shkollen fillore e te mesme nese plotesohen kushtet e parapara nga Ministria. Regjistrimi i te huajve ose atyre pa nenshtetesi mund te behet me marrjen e vendimit nga MASHT.

Regjistrimi per klasen e pare te arsimit fillor - Shkollat jane te detyruara te regjistrojne te gjithe nxenesit qe banojne ne zonen e tyre te mbulimit. Prinderit mund te kerkojne te regjistrojne femijet e tyre ne nje institucion arsimor tjeter edhe nese jetojne jashte zones se mbulimit te ketij institucioni. Kerkesa merret ne shqyrtim nga komuna dhe bazuar ne vendet e lira qe ka ky institucion arsimor merret vendimi per kerkesen e bere.

Per te regjistruar nje nxenes ne klase te pare, prindi duhet te paraqese keto dokumente:

    * Certifikaten e lindjes se femijes
    * Kartela mjekesore e femijes
    * Dokumente qe vertetojne identitetin dhe rezidencen e prindit
    * Formulari I Regjistrimit qe do te mbushet ne momentin e regjistrimit prane institucionit arsimor

Shteti nuk ka te vendosur akoma nje test per femijet qe regjistrohen ne klase te pare. Kushtet per regjistrimin a nje nxenesi ne shkolle private vendosen nga vete shkollat private.

Organizimi i mesimdhenies - Ne shtetin e Shqiperise viti akademik fillon me 1 Shtator dhe mbaron ne Qershor.

Njesite e organizimit te studimit jane si me poshte:

    * Nje ore mesimore (45 min)
    * Nje dite mesimore
    * Nje jave mesimore
    * Gjysme vjetor mesimor

Rregullat e sjelljes se nxenesit percaktohen me Kodin e Miresjelljes. Ky kod nxirret nga MASHT-i me UA. Ky kod percakton rregullat kryesore te sjelljes, kushtet e domosdoshme te studimit, mbrojtjen e pronave te shkolles, perdorimin e ambienteve shkollore si dhe uniformen.
Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise duhet te shpalle Kalendarin Akademik Shkollor per vitin shkollor ne vazhdim.

Numri i nxenesve ne nje klase - Numri mesatar i nxenesve per klase ne shkollat e Shqiperise eshte 35. Te arsimimi per minoritetet, numri i mesimdhenesve ne raport me nxenesit eshte 1 me 14, derisa per shqiptaret e Shqiperise eshte 1 me 21. Te gjithe mesimdhenesit ne Shqiperise kane marre pjese ne trajnimeve profesionale te cilat jane kryer nga shume agjenci nderkombetare dhe vendore. Ne vitin 2006 jane trajnuar 70 % te mesimdhenesve.

Vleresimi ne Shkolle - Nxenesi duhet te vleresohet nga mesuesi/mesuesja e klases apo e lendes mesimore bazuar ne aftesine per te mesuar, njohurite dhe perpjekjet e nxenesit. Notat informojne nxenesin dhe prindin per rezultatet e nxenesit ne shkolle. Ne fund te mbarimit te vitit shkollor nxenesit qe kane kaluar me sukses te gjitha lendet mesimore pajisen me deftesen e klases perkatese.
http://eseshkolle.blogspot.com/

HYRJE
 Vitet e fundit, falë zhvillimeve të teknologjisë dhe rritjes në masë të përdorimit të kompjuterit e mjeteve të tjera elektronike, janë përhapur edhe forma të reja të edukimit, të ndryshme nga ato tradicionale. Gjithnjë e më tepër, institucionet akademike dhe ato të edukimit në botë po zhvillojnë programe të edukimit në distancë.

 Të mësuarit në distancë jo vetëm e zgjeron gamën e aktiviteteve, në të cilat mund të përfshihen profesionistët e edukimit për zhvillimin e tyre profesional dhe plotësimin e kërkesave të programit, por, për më shumë, ofrojnë disa përparësi, si:
     - mundësia e përfshirjes në to e një numri të pakufizuar të fëmijëve në bazë të moshës dhe
     - liria që ka fëmija t’i ndjekë këto aktivitete në kohën dhe vendin më të përshtatshëm për të.
Ky projekt ka për qëllim të ofrojë një kuadër rregullator për përkufizimin e aktiviteteve të të mësuarit në distancë për fëmijët shqiptarë në diasporë, si dhe kriteret e cilësisë që këto aktivitete duhet të përmbushen në kuadër të procesit të edukimit. Rolet dhe përgjegjësitë e përfshira në procesin e edukimit, si dhe procedurat që lidhen me të janë të njëjta me ato të aktiviteteve të drejtpërdrejta të edukimit në vazhdim.

Në këtë projekt, me aktivitete të të mësuarit në distancë do t’i nënkuptojmë ato aktivitete të edukimit për fëmijët e gjuhës shqipe në diasporë, të cilat ofrohen nëpërmjet incizimeve audio dhe/ose video, materialeve të regjistruara në Compact Disc ose Digital Versatile Disc (DVD), të ofruara “online” nëpërmjet një faqeje edukative në internet, materialeve të printuara ose një përzierje e të gjitha metodave të mësipërme. Kjo listë nuk mund të konsiderohet gjithëpërfshirëse. Ky dokument duhet të mbulojë akreditimin e aktiviteteve “live” të edukimit në vazhdim, si dhe materialet “online” që mund të shpërndahen për t’i mbështetur këto aktivitete.
Të mësuarit në distancë është procesi ose sistemi mësimor që realizohet nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ose materialeve të shtypura (printuara) për fëmijët në diasporë si në kohë reale, ashtu edhe në kohë të ndryshme dhe në distancë nga burimi edukativ dhe nga njëri-tjetri.

Aktivitete të të mësuarit në distancë
janë të gjitha aktivitetet që synojnë t’i përmbushin nevojat e fëmijëve të gjuhës shqipe në diasporë, duke ua ofruar mundësinë të zgjedhin kohën, vendin dhe mënyrën më të përshtatshme për të mësuar, pa qenë të pranishëm fizikisht në një klasë ose mjedis tradicional mësimi.

Ofrues të aktiviteteve të të mësuarit në distancë
janë të gjitha institucionet, fitimprurëse ose jo fitimprurëse, që janë përgjegjës për shpërndarjen e materialit didaktik, si dhe për monitorimin dhe vlerësimin e pjesëmarrjes në aktivitet. Ky institucion mund të jetë i njëjtë ose i ndryshëm nga institucioni përgjegjës për zhvillimin e materialit didaktik. Nga procesi i vlerësimit dhe i akreditimit përjashtohen ato institucione që prodhojnë ose tregtojnë mallra , të cilat konsiderohen si palë të interesit komercial. Këto të fundit mund të mbështesin financiarisht aktivitete të edukimit në vazhdim, në përputhje me politikat e parashikuara nga institucioni akreditues për mbështetjen financiare dhe konfliktin e interesit, por jo të ofrojnë aktivitete të akredituara në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Material didaktik
do të quhet i gjithë informacioni i dallueshëm nga pjesëmarrësi në aktivitetin e të mësuarit në distancë, qoftë nëpërmjet faqes së internetit, CD-së, DVD-së ose materialeve të printuara.

Aktivitetet e të mësuarit në distancë janë ato që synojnë t’i përmbushin nevojat e fëmijëve në diasporë, duke ua ofruar mundësinë të zgjedhin kohën, vendin dhe mënyrën më të përshtatshme për të mësuar, pa qenë të pranishëm fizikisht në një klasë ose mjedis tradicional mësimi. Lloji i aktivitetit në distancë përcaktohet kryesisht nga mjeti i teknologjisë së përdorur. Disa nga llojet e aktiviteteve të edukimit në distancë janë:

Aktivitete të të mësuarit në distancë, të bazuara në materiale të printuara
Në këto lloj aktivitetesh përdoren materiale të printuara, si burimi kryesor i informacionit edukues, në mënyrë të veçantë për pjesën e vetëstudimit. Këto materiale mund të përfshijnë libra, teste, broshura, etj.

Aktivitete të të mësuarit në distancë, të bazuara në përdorimin e kompjuterit
Në këto aktivitete, kompjuteri është burimi kryesor i përdorimit të materialit didaktik, i cili mund të shpërndahet nëpërmjet CD-së ROM-it, USB-së, DVD-së ose programe “software”.

Aktivitete të të mësuarit në distancë të bazuara në përdorimin e internetit
Në këto aktivitete, materiali didaktik shpërndahet nëpërmjet faqeve didaktike të internetit. Ky grup përfshin edhe aktivitete sinkrone, si grupe trajnimi virtuale, komunikime me shkrim në kohë reale (chat) dhe uebkonferencat audio/video, si dhe aktivitete asinkrone, si e-mail, programe interneti ndëraktive dhe shkarkimi i materialeve audio ose video.
Përllogaritja e krediteve për aktivitetet e të mësuarit në distancë kryhet sipas kriterit një orë – një kredit, bazuar vetëm në orët efektive.

Librat e të mësuarit në distancë për uebfaqe do t’i përfshijnë këto lëndë: Gjuhë shqipe, Histori, Gjeografi, Art, Kulturë, si dhe do të ketë hapësirë të librave shkollorë edhe për minoritete.
http://eseshkolle.blogspot.com/A. Sjellja E NXËNËSIT NË KAMPUS

Në sistemet edukative disiplina nuk nënkupton ndëshkim, por rregull.
  
A.1 Kodi i veshjes
Kërkesat për veshjen e nxënësve në IAW përcaktohen nga vlerat komunitare të modestisë, të sigurisë në mësim dhe të përgatitjes për botën e punës. Në vijim, formulohen kërkesat e përgjithshme që duhen respektuar gjatë qëndrimit në Kampusin e IAW dhe në veprimtaritë shkollore:
Veshja është mjaft modeste që të zvogëlojë shqetësimet gjatë nxënies. Veshja do duhet të jetë e pastë dhe e përshtatshme për nxënësin.
Nuk lejohet hyrja në mësim pa veshur uniformë (uniforma vishet me këpucë
të zeza, këto mund të përshtaten sipas stinës.)
Të gjithë rrobat ofrojnë siguri dhe i përshtaten mjedisit mësimor.
Ndryshimi në uniforme sipas stinëve është i autorizuar vetëm drejtoria e shkollës.
Veshja i shërben imazhit pozitiv të nxënësit.
Vajzat veshin uniformën që është e përcaktuar shkollë. Flokët  krihen mirë dhe të pastër. Kur flokët janë të gjatë mbahen të mbledhur ose të thurur. Ndalohet përdorimi i tualetit, mbajtja e thonjve të gjatë dhe lyerja e tyre, si dhe përdorimi bizhuterive të ndryshme (varëse, vathë, unaza, byzylyk, zinxhirë etj.)
Djemtë veshin në shkollë uniformën e përcaktuar. Flokët janë të pastër dhe të qethur. Nuk mbahen favorite, mjekër apo mustaqe. Ndalohet përdorimi i bizhuterive (unaza, varëse, byzylykë, zinxhirë etj.) .
Nuk lejohet të mbahen veshje me mbishkrime ose stampa të i bëjnë publicitet veprimtarive të ndryshme, ose që sjellin ngacmime seksuale.
Nuk lejohen të mbahen kapele, bluza femrash dhe çdo lloj tjetër veshjeje ku ka të stampuar nofka ose simbole anëtarësimi në organizata të ndryshme. Nuk lejohen të mbahen shami të llojeve dhe forma të ndryshme.
Në orën e mësimit te Edukimit Fizik dhe në veprimtari sportive, si djemtë dhe vajzat veshin uniformën sportive të përcaktuar për mësim nga ana e Drejtorisë. Nuk lejohet mbajtja e uniformës sportive jashtë mjediseve të përcaktuara për veprimtari sportive.
Nxënësit që nuk janë veshur në mënyrë të përshtatshme nuk lejohen të frekuentojnë orën e mësimit dhe dërgohen në shtëpi. Raste e përsëritura do të konsiderohen si mosbindje nga kërkesave të kodit të sjelljes dhe janë objekt ndëshkimi.
Nuk përdoret asnjë emblemë tjetër në uniformë veç asaj të shkollës.
 
A.2 Sjellja në mësim dhe klasë
Nxënësi:
Mban pastërti dhe rregull në klasë.
Vendos mjetet mësimore personale nëpër vendet e përcaktuara.
Përgatitet për fillimin e mësimit me të dëgjuar zilen.
Përgatit materialet mësimore përpara se mësuesi të hyjë në klasë.
Nuk ndryshon orenditë ose sistemin e klasës pa lejen e mësuesit.
Nuk mban ushqime në klase si dhe nuk përtyp  çimçakiz.
Nuk flet me shokët gjatë orës së mësimit. 
Kryen me përpikëri detyrat e nxënësit në shërbim. 
Nuk flet / nuk diskuton me të tjerët kur flet mësuesi ose një nxënës.
Nuk pyet gjatë orës së mësimit pa marrë leje nga mësuesi.
Raporton të gjitha ngjarjet shqetësuese kur është kujdestar.
Jep përgjigje mësuesit për pyetjet që ai drejton.
Nuk pranohen arsyet për mos bërjen e detyrave të shtëpisë. Në qoftë se atë ditë nxënësi nuk ka qenë në shkolle, ai nëpërmjet ndihmës së mësuesit ose të shokëve plotëson detyrat e tij. Nuk është detyrë e mësuesit të kujtoje nxënësin për  detyrat apo dhe raportin mjekësor.
Nuk mungon kur ka provim. Në qoftë se sëmundja është serioze duhet vihet në dijeni mësuesi, edhe pse raporti dorëzohet më vonë.
Vjen në klasë në kohën e mësimit, dhe, në qoftë se (për arsye të ndryshme) është me vonesë, kërkon leje para hyrjes në mësim.
Dëgjon shokët me vëmendje kur ata paraqesin një temë të veçantë ose janë duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara.
Nuk heq ose nuk dëmton asnjë send që konsiderohet objekt i shkollës, postera ose lajmërime në mur si dhe nuk bën asnjë afishim lajmesh ose posterash pa marrë konfirmimin nga drejtoria.
Nuk mban dhe nuk përdor celular në orën e mësimit.
Përdor me leje telefonin e shkollës.
Për të mos prishur rregullin dhe disiplinën në shkollë si dhe rregullat e hyrjes në mësim, nuk lejohet loja me top ne oborr jashtë orareve të  miratuara nga drejtoria  Nuk sillen topa në klasë pa lejen e mësuesit.
Nuk fut në shkollë ushqimet pa lejen e mësuesit.
A.3  Sjellja në bibliotekë
Librat qe tërhiqen duhet te dorëzohen brenda kohës se caktuar.
Librat duhet te dorëzohen pa u dëmtuar (grisur, zhgaravitur etj).
Paguhet nga ana e nxënësit vlera e librit qe humbet.
Çdo nxënës duhet te beje tërheqjen e librave ne emër te tij
Nuk tërhiqen me shumë se tre libra në një kohe.
A.4  Përdorimi i internetit
nuk lejohet pa marre leje asnjë regjistrim ne rrjetin kompjuterik.
Nuk përdoret rrjeti për qëllime tregtie, politike dhe reklamuese.
Nuk përdoret rrjeti për dërgesa ose përdorime te çdo materiali qe cenon (bie ne kundërshtim) ligjet shqiptare. Ndalohen te gjitha veprimet e paligjshme si kërcënime qe mund t’i drejtohen dikujt.
Përdoruesit e rrjetit kompjuterik  nuk përdorin fjale “banale”.
Përdoruesit e saj nuk japin informacione private ne adrese te dikujt duke i shkaktuar atij shqetësime.
Përdoruesit nuk hyjnë ne llogarite dhe ne dosjet e veçanta të të tjerëve
Nuk hyhet ne adresa te paligjshme qe paraqesin informacione dhe pamje te pamoralshme. Nëse dikush nga nxënësit ve re nga ndonjë përdorues informacione te kësaj natyre menjëherë vë ne dijeni personin përgjegjës te laboratorit ose një mësues.
Personat qe përdorin laboratorin e kompjuterit janë te ngarkuar ose te autorizuar te fshijnë nga kompjuteri dosje qe përfshijnë shume hapësire.
Nuk pranohet përgjegjësia për dosje te veçanta ne kompjuter.
A.5 Përdorimi i sallës së konferencës
Te mos luhet me qendrën e zërit qe ndodhet ne sallën e konferencës
Pas përfundimit te çdo aktiviteti nxënësit duhet te dorëzojnë tek personi i autorizuar te gjitha sendet qe ishin vene ne dispozicion te atij aktiviteti. Nëse vihet re ndonjë prishje apo pakujdesi nga ana e përdoruesve ajo duhet te dëmtohet nga ato.
Duhet te behet një sistemim i te gjitha orendive fikse si karriget etj , pa i dëmtuar ato, pas përfundimit te aktiviteteve .
Nuk duhet te përdoren ose te futen  ushqime ne te.
Nuk lejohet te folurit me zë te larte dhe sjellje te pahijshme gjate konferencave dhe takimeve ndryshme.
 
A.6 Vizitat
Nuk lejohet hyrja e vizitoreve jashtë orareve dhe ditëve te përcaktuara nga drejtoria e shkollës.
Nuk lejohet hyrja e vizitoreve brenda ambienteve te shkollës
Ne kohen qe vizitoret hyjnë ne shkolle duhet te paraqesin patjetër një pasaporte ose një dokument identifikues
Ne raste te arsyeshme drejtoria mund te ushtroje kontroll ndaj sendeve ose ushqimeve qe u sillen nxënësve.
A.7 Sjellja gjatë transportit
Nxënësi duhet të jetë në vendin e takimit të paktën 10 minuta  përpara ardhjes së mjetit.
Nxënësi prêt qetësisht ardhjen e mjetit dhe pasi ai vjen qëndron në radhë 1m. larg derës së tij deri sa të hapet dera.
Nxënësi pasi hyn në mjet shkon qetësisht dhe ulet në vendin e tij. Nxënësi qëndron i ulur deri sa mjeti të ndalojë dhe pasi dera të hapet del prej mjetit.
Nxënësi ndalohet të lëvizë në mjet kur ai është në lëvizje.
Nuk lejohet prekja e veglave të mjetit.
nxënësit nuk hanë ose pinë gjatë udhëtimit me mjet.
Nuk lejohet asnjë lloj zhurme gjatë udhëtimit.
Nxënit nuk duhet të përdorë fjalor vulgar ose gjestikulacion të papërshtatshëm.
Nuk lejohet shkrimi i fjalëve ose i shenjave të tjera në mjet.
Nxënësit nuk duhet të hedhin asnjë mbeturinë në mjet.
Nxënësit nuk e bezdisin drejtuesin e mjetit në asnjë rast.
Ndalohet përdorimi i radiove, magnetofonave etj. Në rast të kundër ato konfiskohen.
Nxënësit i binden gjatë gjithë kohës drejtuesit të mjetit.
A. 8 Keqësimi i shëndetit të nxënësit në shkollë
Në IAW nuk ka infermieri për shërbime të specializuara mjekësore. Nxënësi, kur nuk e ndjen veten mirë, me lejen e mësuesit të lëndës, njofton nëpërmjet telefonit prindin që ta marrë në shtëpi. Procedura:
Nxënësi pasi merr leje nga mësuesi i lëndës paraqitet në sekretari.
nxënësi kur e sheh ta arsyeshme i drejtohet mësuesit të tij kujdestar.
Kontaktohet prindi.
Prindi paraqitet në shkollë dhe merr  nxënësin.
Nëse prindi nuk mund të kontaktohet caktohet një person tjetër i miratuar për këtë shërbim nga Drejtoria e Institutit.
Nxënësit nuk i jepet në shkollë asnjë medikament mjekësor pa lejen me shkrim të prindit.
Nxënësi mund të marrë mjekim gjatë ditës mësimore vetëm kur mjekimi është rekomanduar nga mjeku dhe është lejuar nga prindi.
A.9  Sjellja në mensë
Nxënësi, nen mbikëqyrjen e mësuesit, hyn me rradhë dhe rregull ne mensë.
Nuk behet zhurmë dhe nuk prishet rregulli përpara mensës.
Ne kohen e ngrënies duhet ulur ne tavolinat e lira dhe te mos shëtitet ne tavolina te ndryshme. Ne përfundim tavolina te lihet e pastër.
Ne mensë (ne kohen e ngrënies) nuk flitet me zë të larte.
Nuk ndryshohet vendi i karrigeve ne tavolina.
Nuk nxirret ushqim jashtë mensës.
Nxënësi kërkon ushqim sa t’i nevojitet dhe ndalohet rreptësisht shpërdorimi i tij.
Ndalohet hyrja ne mense jashtë orarit te caktuar.
Nuk lejohet konfrontimi me personelin e kuzhinës. Personeli respektohet plotësisht.
Për te gjitha problemet qe mund te dalin ne mensë, nxënësi i  drejtohet drejtorisë brenda ditës me një kërkesë.
Frekuentimi
Instituti është institucioni  ku nxënësi formohet dhe edukohet. Që ky  formim dhe edukim të jetë sa më i plotë, është i domosdoshëm një frekuentim i rregullt dhe aktiv i  fëmijës. Në këto kushte, në zbatim edhe të akteve normative në fuqi, frekuentimi është detyrë dhe detyrim për nxënësin. Nëse nxënësi bën 30 mungesa pa arsye përjashtohet nga Instituti.
Mungesat me arsye konsiderohen:
Raste sëmundjesh.
Ngjarje të jashtëzakonshme në familje etj.
Për rastet e mungesave me arsye, prindi është i detyruar të njoftojë brenda ditës sekretarinë e shkollës. Nxënësi, që ka munguar për arsye shëndetësore, kur kthehet në shkollë, duhet të sjellë edhe justifikimin përkatës nga ambulanca apo mjeku i shtëpisë. Nëse, për arsye të veçanta, prindi kërkon të marrë fëmijën para përfundimit të mësimit, duhet të njoftojë në kohë sekretarinë e saj.
Mospjesëmarrja në orën e edukimit fizik shoqërohet me një kërkesë të bërë nga prindi dhe raporti mjekësor, ku argumentohet mospjesëmarrja.
B. masat DISIPLINORE. VEPRIME Të NDëSHKUESHME
B.1 Masat disiplinore
Për nxënësit që demonstrojnë sjellje të pahijshme organet përkatëse në IAW japin këto masa disiplinore:
Vërejtje
Privim
Paralajmërim
Përjashtim për një kohe te shkurtër nga shkolla
Përjashtim me dokument shoqërues nga shkolla
B.2 Sjellje qe ndëshkohen me “Vërejtje”
Sjellje te renda dhe fyese ndaj shokëve (shoqeve)
Ndotja e ambientit te shkollës
Mosrealizimi i detyrave dhe detyrimeve te ngarkuara nga drejtuesit e shkollës
Mospërdorimi i uniformes se shkollës sipas kodit të veshjes.
Përdorimi ose marrja e sendeve te tjetrit pa leje.
Mosmarrja pjese ose vonesa ne mësim, kurse, seminare, laboratorë, ne punët praktike dhe ne ekskursionet mësimore pa marre me pare leje ose pa bere te ditur arsyen.
Shqetësimi qe mund tu sillet te tjerëve nëpërmjet zhurmave, bërtitjeve, përdorimit te veglave muzikore etj
Debatet ne shkolle me karakter politik dhe ideologjik
Mosparaqitja ne kohë në orarin e mësimit.
B.3. Sjellje qe ndëshkohen me “Privim” ose “Paralajmërim”
Pirja e duhanit
Gjetja e sendeve te kumarit ne pajisjet e shkollës, luajtja e këtyre lojërave si dhe nxitja e te tjerëve për te luajtur lojëra te tilla.
Gjetja apo kapja ne shkolle e botimeve, fotografive, revistave, gazetave, kasetave te ndaluara. 
Kopjimi, dhënia e ndihmës për te bere kopje.
Moskthimi ose shpërdorimi i librave te marre nga biblioteka e shkollës, sendeve te mara nga ambiente te tjera te shkollës si laboratorët etj (demi paguhet)
Moszbatimi ose kundërshtimi i rregullores se uniformes .
Kryerja e sjelljeve qe prishin mbarëvajtjen dhe rregullin e mësimit ose aktivitetit jashtë saj.
Dëmtimi i materialeve, lajmërimeve, pamjeve, dokumenteve qe gjenden te afishuara nga ana e drejtorisë ne shkolle.
Dhënia gabim me vetëdije e te dhënave te identifikimit dhe te adresës ose  informacione te kësaj natyre. Mosnjoftimi i ndryshimeve te mundshme te këtyre te dhënave brenda 15 ditëve pa arsye ose njoftimi i rreme i tyre.
Largimi ose braktisja, ardhja me vonese ose mosmarrja pjese ne provimet me shkrim dhe me goje, ne aktivitete te shkollës, ne aktivitete te ndryshme me karakter mësimor.
Shkrimet, portrete ose pamje, emblema ose simbole qe transmetojnë pikëpamje fetare postera qe paraqesin qëllime politike dhe ideologjike te varura ne mure ne kundërshtim me rregulloren e shkollës
B.3 Sjellje qe ndëshkohen me “Përjashtim për një periudhe te shkurtër nga shkolla”
Largimi nga shkolla ne kohen qe duhet te jete ne shkolle si ne orët e mësimit dhe gjate pushimeve mes tyre.
Mosdorëzimi i fletës se provimit kur ka marre pjese ne te.
Organizimi i aktiviteteve te ndryshme, krijimi i klubeve, koncerte, argëtime, shëtitje e te tjera te ngjashme me to, te cilat bëhen ne emër te shkollës pa marre leje nga drejtoria e saj
Mospërfillja ndaj thirrjes qe bën komisioni i disiplinës ose autoritetet e shkollës.
Sjellje te pakulturuar si dhe grindje ne çfarëdo rrethane dhe për çfarëdo problemi me mësuesit, drejtuesit si dhe nëpunësit e shkollës si brenda dhe jashtë shkollës.
Sjellje ne kundërshtim me rregullat e moralit
Vjedhje.
Gjetja e armeve te ftohta ose e mjeteve vdekjeprurëse.
B.4 Sjellje qe ndëshkohen me “Përjashtim nga shkolla i shoqëruar me dokument”
Fyerja ose kërcënimi i mësuesve, drejtuesve, nëpunësve ose personelit tjetër, si dhe  sjellje qe çojnë ne pengese (cenim)te detyrës se tyre ne shkolle dhe jashtë saj.
Organizimi i aktiviteteve kërcënuese ndaj një grupi ose personi, marrja pjese ne aktivitete te tilla, thënia e dëshmive te rreme, dhe nxitja e te tjerëve për veprime te tilla.
Anëtarësim me detyrim i te tjerëve ne parti, organizate, shoqate; mbledhja e parave kundër dëshirës se personit për ndonjë institucion te tille ose detyrimi për falje te tyre. Shpërndarja ose shitja e librave, revistave, emblemave etj qe përfaqësojnë këto institucione.
Bërja pengese e ardhjes ne shkolle, hyrjes ne provim ose ne mësim, bërja pengese e zhvillimit te mësimit ose te provimeve, nxitja e nxënësve për te dale jashtë nga mësimi dhe nxjerrja e tyre me detyrim jashtë.
Bërja e kopjes duke përdorur force ose me kërcenim.
Pengimi i veprimtarisë se komisionit te disiplinës duke përdorur force ose duke i kërcënuar.
Propagandimi brenda shkollës i partive politike, institucioneve qe lidhen me këto parti, te revistave me qellim ideologjik ose takimeve politike e ideologjike me sindikatat, shpërndarja ose afishimi i mjeteve te propagandës qe u përkasin këtyre grupimeve si: emblema, shkrime, njoftime, broshura etj te ngjashme me to .
Sjellje jo te pëlqyeshme ndaj flamurit shqiptar dhe atij amerikan.
Klasifikimi i personave ose grupeve sipas dallimeve te gjuhës, racës, seksit, përkatësive fetare dhe atyre filozofike, përkatësive politike. Pjesëmarrja ose nxitja e zhvillim te aktiviteteve me qellim te tille.
Pengimi i lirisë se besimit ose te ndërgjegjes se personit ose te një grupi, kryerja e mbledhjeve, ceremonive me detyrim qe cenojnë këto te drejta.
C.  Faktorët Që Konsiderohen Gjatë Dhënies Së Masave  Disiplinore
Që ndëshkimi të përjetohet si element që edukon mbahen parasysh faktorët në vijim: 
Karakteri dhe temperamenti i nxënësit.
Qëllimi qe e ka shtyre ne këtë sjellje, kushte apo presione nën të cilët ai ka kryer këtë veprim dhe rëndësia e tij.
Gjendja psikologjike e nxënësit ne kohen qe ka bere këtë veprimin.
Gjendja e përgjithshme e nxënësit brenda dhe jashtë shkollës.
Suksesi dhe shkalla e interesimit te nxënësit për mësimin.
Masa apo shkalla e dënimeve qe nxënësi mund te ketë marre me pare, por gjithmonë brenda atij viti shkollor.
Faktorë te tjerë te kësaj natyre.
C.1. Zbatimi i masave disiplinore
Masa  disiplinore Largim për një kohe te shkurtër nga Shkolla: Dënimi i largimit për një kohe te shkurtër nga shkolla nuk konsiderohet mos frekuentim  i mësimit. Nxënësi nuk mund te hyje ne provim për këtë periudhe kohe.
Masa disiplinore e Largimit nga shkolla te shoqëruar me dokument. Nxënësi qe merr këtë dënim mund te vazhdoje te njëjtën shkolle ne fund te vitit akademik me miratimin e Drejtorisë se IAW.
Masa disiplinore duhet te jete e përshtatshme (efektive) për fajin qe kryhet.
Dënimet jepen vetëm nga “Këshilli i Disiplinës”
Ne fillim te shkollës krediti i disiplinës se nxënësit është 100 pikë. N.q.s. nxënësi ndëshkohet ajo ndryshon si me poshtë:
Për masën “Vërejtje”: kur Vërejtja behet me goje nuk zbriten pike; kur ajo behet me shkrim zbriten 3 pike.
Për masën “Paralajmërimin” dhe “Privimin” zbriten 6 pike
Për masën “Largim për një periudhe te shkurtër nga shkolla” zbriten 9 pike
Për masën “Përjashtim nga shkolla te shoqëruar me dokument” zbriten 50 pike.
Masat qe jepen nga Këshilli i disiplinës vendosen ne dosjen e nxënësit dhe paraqiten ne dëftesën e tij.
N.q.s. një nxënës i Olimpiadës ndëshkohet, duke pasur parasysh masën e ndëshkimit, ai mund te përjashtohet nga veprimtaritë e grupit te olimpiadës.
Te gjitha dënimet qe i jepen nxënësit i bëhen te ditur familjes se tij nga ana e shkollës.
Për çdo pikë te ulur ne sjellje brenda javës lajmërohet prindi i nxënësit dhe kontakton me Këshillin e Disiplinës ose drejtorinë e shkollës.
Ne rast se nxënësi e përsërit gabimin me vetëdije atëherë Këshilli i Disiplinës i jep atij një mase tjetër disiplinore me qellim   parandalimi te veprimit.
D. KËSHILLI DISIPLINËS. STRUKTURAT, FUNKSIONIMI.
Këshilli i disiplinës është organ këshillimor i drejtorit, që vepron në shkollë  dhe  merret me  shqyrtimin e rasteve të shkeljes së disiplinës nga nxënësit, në përputhje me masat disiplinore të nenit 42, pika 4,  të DN.
Këshilli përbehet nga Drejtori i shkollës, njëri nga nëndrejtorët, 4 mësues të zgjedhur me votim nga personeli i mësuesve, 4 prindër të zgjedhur nga këshilli i prindërve të shkollës,  2 - 3 nxënës të zgjedhur nga qeveria e nxënësve.
D.1 Konstituimi
Këshilli i Disiplinës i shkollës mblidhet çdo vit ne muajin e pare te fillimit te vitit shkollor, pasi bën mbledhjen e te gjithë mësuesve zgjedh tre prej tyre dhe zv. drejtorin si anëtare te këtij komisioni.
Detyra e anëtareve te Komisionit te disiplinës vazhdon deri ne krijimin e një Këshilli tjetër te ri. Nëse nuk gjendet një arsye qe do te mund te pranohej nga drejtoria atëherë asnjë anëtar nuk mund te lere detyrën.
Kryetari i këshillit te Disiplinës është zv. Drejtori.
D.2 Detyra te Këshillit  te Disiplinës
Këshilli i Disiplinës bën te gjitha takimet apo mbledhjet ne lidhje me rregullin dhe disiplinën ne shkolle. Ai ka këto detyra:
Studion te gjitha arsyet e sjelljeve ne kundërshtim me disiplinën dhe kërkon te gjitha rrugëzgjidhjet për ti eliminuar ato.
Paraqet te gjitha propozimet për vlerësimin dhe stimulimin e atyre nxënësve qe nga pikëpamja sociale dhe shoqërorë, si brenda dhe jashtë shkollës, janë shembull si ne anën mësimore dhe ne atë edukative.
Mbledh te gjitha te dhënat ne lidhje me familjen dhe ambientin ku është rritur nxënësi qe vepron ne kundërshtim me rregullat e disiplinës,studion adaptimin dhe parimet e tij, Për te marre vendime te vlefshme edhe te nevojshme për nxënësit problematike është ne kontakt te vazhdueshëm  me mësuesin kujdestar te tije.
Studion metodat me efektive për nxënësit te cilët futen ne atë grup te cilët kundërshtojnë rregullat e disiplinës.
Organizon veprimtari qe nxjerrin ne pah aftësitë e nxënësve te cilat mund te jene nxitëse ne sukseset e tyre ne fusha te ndryshme.
Duke u mbledhur ne fillim te çdo semestri, Këshilli i disiplinës bën analizën e përgjithshme te shkollës dhe i bën propozime drejtuesve te saj për marrjen e masave ne rastet qe shikohet e nevojshme.
Ben kërkime dhe studime te ndryshme ne fushën e disiplinës dhe ia paraqet ato drejtuesve te shkollës.
Ben raportimin dhe analizën e ngjarjeve disiplinore qe kane ndodhur gjate gjithë vitit dhe ia paraqet drejtuesve te shkollës ne fund te vitit.
Studion dhe merr vendime ne lidhje me ngjarjet disiplinore qe ia paraqet drejtoria.
D.3  Funksionimi
Këshilli i disiplinës mblidhet me kërkesën e drejtorit të shkollës, i cili paraqit problemin. Propozimin për shqyrtimin e sjelljes së nxënësit në këshillin e disiplinës e bën mësuesi, mësuesi kujdestar  etj.
Në mbledhjen e këshillit të disiplinës dëgjohet nxënësi që diskutohet, të ftuarit si dhe një mbrojtës i tij , që mund të jetë një nxënës ose një person nga brenda ose jashtë shkollës, i  zgjedhur nga vetë nxënësi. Shqyrtimi i gabimit të nxënësit nuk ndikohet nga vendi se ku e ka bërë: në shkollë apo jashtë saj. Këshilli i disiplinës i propozon drejtorit të shkollës masën që e gjykon të arsyeshme. Drejtori i shkollës ka të drejtën e vendimit për masën disiplinore. Familja ose nxënësi kanë të drejtë të bëjnë ankim brenda 8 ditëve, tek autoritet arsimore më të larta, të cilat marrin vendimin përkatës të formës së prerë.
D.4 Mbledhja e Këshillit të disiplinës
Këshilli disiplinës mblidhet me kërkese te kryetarit te këtij këshilli. Ne kohen e nevojshme Këshilli i disiplinës thërret ne mbledhje mësuesit kujdestare për te mbledhur informacione te nevojshme.
Komisioni i disiplinës mblidhet me praninë e anëtareve kryesore dhe me shumice vote merret vendimi. Këshilli i disiplinës është i detyruar te shohë ngjarjen disiplinore qe paraqitet nga komisioni dhe është i detyruar te beje përmbledhjen ne fund te saj. Është e pavlefshme vota e anëtareve te larguar. Nuk është e vlefshme vota e personave te thirrur nga Këshilli disiplinor. Anëtareve te këshillit Disiplinës nuk mund te largohen ose te mos marrin pjese ne mbledhje n.q.s nuk shihet e arsyeshme nga drejtoria.
D.5 Mbledhja e komisionit ne raste te ndryshme
Këshilli Disiplinës mund te mblidhet dhe ne situata kur duhet zbardhur me shume ngjarja apo te një vendimi te drejte si dhe ne mirëkuptimin ne lidhje me shqetësimet konkrete.
Këshilli disiplinës për te paraqitur një informacion te gjere ndaj komisionit  mund te  marri vendimin brenda 1 jave. Ne situata kur edhe ky afat është i pamjaftueshëm, mund te zgjatet edhe një jave pasi është konfirmuar nga drejtori  i shkollës .
D.5 Masat disiplinore
Duhet te merren parasysh te gjitha detajet apo faktet gjate marrjes se vendimit për ndëshkimin e një nxënësi. Nëse shihen kthesa pozitive te sjelljes apo ndryshime komisioni Disiplinës mund te marri vendime te shkalleve me te ulta . Kur nevojitet mund te shfrytëzohen edhe te dhënat e mësuesit kujdestar.
D.6 Dokumentimi i vendimeve
Vendimet shkruhen ne “Fletoren e Vendimeve te Këshillit të disiplinës” ose dokumenti i printuar ne kompjuter i bashkëngjitet kësaj fletoreje, ku paraqiten te gjitha detajet dhe vlerësimi i vendimeve te marra, paraqitja e neneve  kryesore ku janë mbështetur si dhe firmosja nga ana e te gjithë anëtareve te Komisionit. Anëtari ose anëtarët qe nuk kane qene te pranishëm në nënshkrimin e vendimit, paraqesin arsyen ne një shkrese te përshtatshme e cila dhe kjo i bashkëngjitet vendimit. Është përgjegjës kryetarit te Këshillit disiplinës qe te ndjekë një procedure te tille ne lidhje me dokumentacionin e vendimeve te Këshillit i Disiplinës.
D.7 Miratimet e Vendimeve:
Masat disiplinore propozohen nga Këshilli i Disiplinës dhe miratohen nga:
“Vërejtja, Privimi dhe Paralajmërimi”  nga Kryetari i Këshillit të Disiplinës.
“Largim për një kohe te shkurtër nga shkolla” ,  nga Drejtori Didaktik.
“Përjashtim me dokument nga shkolla”, nga bordi drejtues i IAW.
Drejtori nëse nuk e sheh me vend masën e marre disiplinore nga ana e komisionit  kërkon nga Këshilli Disiplinës studimin edhe një here te vendimit te marre.
Këshilli disiplinës e studion atë përsëri dhe për te treguar drejtësinë e vendimmarrjes e paraqet atë jo me vone se tre dite pune.
D.8 Rregullimi i notes se disiplinës.
Këshilli disiplinës ia paraqet per ta pare “Këshillit të mësuesve” situatën e nxënësit qe ka një rënie te theksuar te pikëve te disiplinës .
Këshilli pedagogjik, duke shqyrtuar gjendjen e përgjithshme te nxënësit, ne raste kur e sheh te arsyeshme, mund te beje kthimin e pikëve te ulura te disiplinës.
D.9 Dosja e Disiplinës
Ne dosje paraqiten te gjitha situatat e nxënësit qe i është dhënë masa disiplinore. Nëse shihet ne vitet e pasardhëse një përmirësim ne sjelljet e nxënësit dhe mospërsëritje e atyre situatave, me vendim te Këshillit Disiplinës ne periudhën e diplomimit, vendimet e shënuara ne dosjen e disiplinës mund te mos merren parasysh.
D.10 Dëmshpërblimi
Ne lidhje me dëmtimin e mallrave te shkollës drejtoria kërkon dëmshpërblimin nga nxënësi.
D.11 Provimet e nxënësve te ndëshkuar
Nxënësit qe janë larguar për një kohe te shkurtër nga shkolla do ti nënshtrohen provimeve (për ta te prapambetura) qe janë realizuar ne kohen qe ata kane te privuar nga kjo e drejte.
D.12 Paraqitja e masave disiplinore
Masat disiplinore Vërejtje, Privim dhe Paralajmërim i jepen nxënësit pasi është komunikuar dhe me prindërit e tyre.
D.13 Dokumentacioni
Këshilli i disiplinës formon dokumentacionin e mëposhtëm:
Dëshmitë, mbrojtjet, dokumentin për thirrje nga komisioni si dhe një sere dokumentesh qe kane lidhje me punët e këtij komisioni.
Modelin e vendimit te votuar te Komisionit Disiplinës te shkollës.
“Dokumentin e Informimit”
D.14 Situata jashtë vendimeve te shkruara
Edhe ngjarjet apo situatat disiplinore qe kane mbetura pa u prekur apo konsideruar ne këtë Udhëzues, anketohen, dhe Këshilli i disiplinës i jep një mase disiplinore sipas shkalles se veprimit te kryer.
Ne situatat e përsëritjes se veprimit brenda te njëjtit vit shkollor, te konsideruar faj dhe te dhënies se te njëjtit dënim atëherë jepet një dënim i një shkalle me te rende.



Zhvillimet teknologjike në botë po lëvizin me shpejtësinë e dritës, kurse zhvillimet në arsim po ecin ngathët

Në shoqëritë e zhvilluara, në gjithë botën, nuk mund të paramendohet jeta pa përdorimin e teknologjive bashkëkohore, të cilat po e lehtësojnë punën dhe jetën e njerëzve në fusha të ndryshme.
Në kuadër të teknologjive globale të cilat kanë depërtuar thellë; në prodhim, komunikim, shkencë, etj., ka ardhur koha e shfrytëzimit të teknologjive të reja edhe në arsim. Përdorimi i teknologjisë së re, jo vetëm që është domosdoshmëri, por është edhe një mundësi më shumë për të nxitur të menduarit për menaxherët, mësimdhënësit dhe nxënësit, që ata të jenë, jo vetëm memorizues të të dhënave shkencore, por të jenë edhe krijues të ideve për të prodhuar rezultate konkrete. Në këtë shekull, qarkullimi i informatave është ekuivalent me shpejtësinë e dritës, prandaj në këto rrethana të reja, individi dhe shoqëria, nëse duan të integrohen, duhet që të krijojnë ambiente të reja për të zhvilluar veten dhe shoqërinë. Me këtë angazhim, individi dhe shoqëria do të dilnin nga kornizat e tradicionales dhe do të zhvillonin forma të reja për tu përballur me sfidat e shekullit 21 që nuk janë të lehta për t’i zotëruar.
Teknologjitë e reja e sidomos teknologjia kompjuterike, sot është në çdo hap të jetës sonë; në fabrika, centrale, banka, institucione, shkolla, familje etj.
Kompjuteri lehtëson punën e njeriut, është nxitës për imagjinatën e tij për të prodhuar ide për projekte të detajuara që mund të materializohen për të mirën, jo vetëm të individit, por edhe të shoqërisë e njerëzimit në tërësi.
Arsimi dhe elementet përbërëse të tij kanë përkushtim kryesor zhdukjen e injorancës dhe përhapjen e dritës së diturisë. Interesimi i shoqërisë dhe i individit gjithashtu, duhet të jetë shumë më në nivel se sa është tani. Arsimi në Kosovë nuk po ec me hapat e zhvillimeve globale, të cilat zhvillime po i japin kuptim të ri botës. Nismat për sjelljen e ndryshimeve dhe konceptimi i drejtë i tyre nuk guxon të ndalojë kurrë. Pesëqind vjet para epokës së re, filozofi grek Herakliti u ka thënë nxënësve të vet, se; ,,Çdo gjë ndryshon, përveç ligjit të ndryshimeve’’. Në jetojmë në një botë që vazhdimisht ndryshon. Fullan, një nga studiuesit më në zë të teorisë dhe praktikës së ndryshimit, shkruan: “Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjë e forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, ku kolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv…”
Arsimi, që është boshti kurrizor i një vendi dhe fytyra e një kombi, duhet të mbështetet më shumë nga institucionet shtetërore. Mësimdhënësit sot përballen me shumë pengesa, nuk u është e lehtë për të sjellë ndryshime, sepse shkollat nuk janë të pajisura me mjete konkretizimi dhe mungojnë teknologjitë e reja bashkëkohore. Për pasojë shkollat nuk janë tërheqëse, për aq sa duhet të jenë. Nxënësit janë të demotivuar dhe mund të ndodhë të kenë edhe sjellje që nuk qojnë në kahen e duhur. Energjitë pozitive dhe shkathtësitë, në fusha të ndryshme, nxënësit nuk kanë ku t’i demonstrojnë, prandaj ka raste kur gjithë ajo energji e shkathtësi e nxënësve tanë, orientohet në kahen e gabuar.
Shoqëria duhet ta ketë të qartë se pa ndryshimet përmbajtjesore në arsim, krahas ndryshimeve globale në botë, kurrë nuk do të arrijë të zhvillohet si shoqëri dhe as të integrohet në shoqëritë e zhvilluara.
Ndryshimet që po ndodhin sot në sfera të ndryshme të jetës, diktojnë domosdoshmërinë për ndryshime cilësore edhe në arsim. Përshpejtimin e këtij synimi duhet ta kenë prioritet institucionet e shtetit, duke përkrahur e mbështetur mësimdhënësit në ngritjen e kapaciteteve të tyre në zhvillimin e shkathtësive për përdorimin e teknologjive të reja në funksion të mësimdhënies e nxënies moderne.
Mësimdhënësit do të duhej të ndryshojnë edhe format e vlerësimit e të vetvlerësimit, ky proces është një episod me rëndësi, është pjesë e të menduarit dhe e të kuptuarit, është biografi apo autobiografi e progresit në të mësuar në shekullin e informacionit. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është instrumenti më efikas për menaxhim, mësimdhënie e nxënie cilësore.
Shteti duhet të sjellë ndryshimet e kurrikulave dhe të programeve, të cilat duhet të jenë cilësore dhe të krahasueshme me shtetet që kanë arsim të zhvilluar. Në arsim synohen gjithherë caqe të reja, prandaj ndryshimi është bashkudhëtari, pa të cilin arsimi nuk zhvillohet.
Udhëtimi në arsim është kërkim i caqeve për arritje të cilësisë, për të bërë që nxënësi ynë të zotërojë shkathtësitë e shekullit 21 në mënyrë që të mos mbetet i varur në jetën e tij, por të pavarësohet fuqishëm, për të nxënë gjatë gjithë jetës. Arsimi është çelësi për të ndezur imagjinatën e njeriut për të prodhuar idetë që do ta ndihmojnë atë dhe shoqërinë për tu përballur me sfidat e këtij shekulli.
Thënë ndryshe përdorimi i teknologjive të reja në arsim do të ndikojë që mësimdhënia dhe nxënia të jetë shumë më tërheqëse. Nxënësit në ambiente të tilla arsimore, do të përpiqen të tregojnë shkathtësitë dhe të jenë aktiv gjatë gjithë kohës sa qëndrojnë në shkollë. Transferimi i përvojave pozitive nga shkolla tek nxënësi dhe nga nxënësi tek familja do të ndikojë që jo vetëm nxënësi por edhe familja të orientohet në kahen e duhur duke u bërë pjesë e ndryshimeve dhe zhvillimeve globale që ndodhin sot në botë.
Është koha të dimë: ku ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë?
Shoqëria kosovare, për sa i përket resurseve humane, është për t’i marrë lakmi. Mosha e re e banorëve, e shtetit më të ri në botë, është përparësi shumë domethënëse. Republika e Kosovës, këtë pasuri humane, ka detyrim që ta orientojë në kahen e duhur. Ky objektiv mund të arrihet vetëm për mes arsimimit cilësor të brezave të rinj. Benjamin Franklin thoshte: “investimi në arsim sjell kamatat më të mëdha”.
Udhëtimi ynë, në saje të përdorimit të mjeteve teknologjike më të sofistikuara që ka shpikur mendja e llojit tonë, do të rritë cilësinë në arsim. Prandaj është koha të mendojmë se; ku me të vërtetë ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë?
Teknologjia në fushën e edukimit dhe vecanërisht kompiuterat dhe periferiket e lidhur me ata, për një kohë relativisht të shkurter, është rritur me shpejtësi marramëndese dhe ka zënë tashmë pothuaj cdo hapësire të jetës tonë. Në vëndin tonë përdorimi i industrisë kompiuterike është në hapat e para dhe ndoshta kjo përbën një argument për të thënë që jemi tashmë në kohë për tu përgatitur për tu përballur me mësymjen në ballë të gjërë të teknologjisë kompiuterike në cdo hapësirë të jetës tonë. Vëndet e zhvilluara, sidomos ato perëndimore, por edhe ato të lindjes, ndodhen sot të "pushtuar nga kompiuterizimi". Shumë nga të rinjtë e sotem në keto vende nuk mund ta kuptojne dot nje banke, spital, ose dege tjeter e cdo fushe qofte, pa prezencen e kompiuterave dhe aksesoreve te tyre. Ata nuk mund te kuptojne dot argumenta te hedhur per kufizimin e teknologjise kompiuterike në shkolla. Për ata perdorimi i Internetit, per shembull, luan nje rol të rendesishem në relacionet me shoket, me familjet e tyre, me shkollën etj. Adoleshentet dhe prinderit e tyre përgjithesisht mendojne se perdorimi i internetit zgjeron jeten sociale dhe aktivitetin akademik të femijeve.
Interneti është duke u shnderruar në një instrument jetesor në shoqerinë e sotme të informacionit. Shume amerikane sot kalojnë online, për të kryer sherbime ditore nga me të zakonshmet si, aktivitete edukimi, transaksione biznesi, korrespodence personale, informim dhe kërkim, pune etj. Cdo vit, bëhet me i varur nga teknologjia dixhitale krahasuear me vitin paraardhes, cdo vit bëhet me problematik per perparimin ekonomik, edukativ dhe pjesemarres te shoqerise. Nderkohe që një numer i madh personash perdorin rregullisht Internetin per punet e tyre, të tjere, te cilet nuk dine ose nuk mund ta bejne dot kete, per arsye te ndryshme, gjenden ne nje disavantazh gjithmone e me të thelle në krahasim me pjesen tjeter te shoqerise. Per kete arsye shume nga shtetet e zhvilluar kane vene si prioritet te politikes te tyre shtimin e numrit te popullsise te perfshire ne hapsiren dixhitale.
Hapsira gjigante, që ze sot interneti, nuk do te ishte e mundur pa ndihmen e teknologjise. Kjo eshte ekuivalente me rritjen e fuqishme te informacionit qe po ashtu do te ishte e pamundur pa ndihmen e teknologjise. Informaconi ze sot hapsira te paimagjinueshme dhe rritet fuqishem cdo minute. Do te ishte praktikisht e pamundur kerkimi dhe gjetja e nje informacioni, sado te thjeshte, pa perdorimin e teknologjise.
Qe ne fillimet e eres te kompiuterave, kerkues dhe studjues te fushes te dukimit kane pohuar qe per te bere te mundur futjen e teknologjise ne edukimin shkollor eshte e nevojshme te behet se pari reformimi i shkolles.
 Zhvillimet e vrullshme në shoqërinë e sotme dhe rritja e ritmeve të shpërndarjes së informacionit, kanë bërë që mësimdhënia të ndryshojë në krahasim me dhjetëvjeçarë më parë. Roli i mësimdhënësit si burim kryesor i informacionit në klasë ka ndryshuar në organizues të mësimit, i cili e udhëheq nxënësin ose studentin për ta kërkuar informacionin në mënyrë të pavarur. Veçori dalluese e arsimit në të gjitha nivelet në vitet e fundit është përfshirja e teknologjisë në procesin mësimor. Përdorimi i teknologjive të reja përbën një nga ndryshimet më dramatike në arsim. Kombinimi i kompjuterave dhe i përparësive të tjera teknologjike, si: videove me karakter didaktik, hiperteksteve e programeve të tjera përbën një aspekt reformues në fushën e arsimit. Elementet e reja të teknologjisë dhe përdorimi i tyre në komunikimin elektronik i jep strukturë të re kurrikulumit dhe ndikon në rritjen e cilësisë së procesit mësimor (Musai, 1999).
Në të gjitha vendet e botës janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të inkorporuar arritjet teknologjike në mjedisin shkollor dhe për t’i pajisur ato me infrastrukturë informatike.  Në ShBA, çdo shkollë dhe çdo klasë është lidhur me internetin. Përpjekje të tjera, si iniciativa “Një Laptop Për Nxënës” janë bërë për të rritur lidhjen midis njerëzve në botë (Bull et. al, 2007). Pavarësisht këtyre investimeve, ka evidenca se shkollat nuk janë ende efektive në mënyrë demonstrative. Studimet tregojnë se përdorimi i teknologjisë në shkolla përballet me sfida të shumta, që përbëjnë një problem “imoral” për arsimin në veçanti dhe shoqërinë në përgjithësi. Ky problem është një sfidë me kërkesa kontradiktore dhe të ndryshueshme, që karakterizohen nga ndërvarësi komplekse midis një numri të madh variablash të gjerë. Problemi i integrimit të teknologjisë kërkon zhvillimin e mënyrave të reja dhe krijuese për përballimin e këtij kompleksiteti. Duke patur parasysh kompleksitetin e procesit të mësimdhënies, është e domosdoshme të vihet theksi në strukturën e mësimit dhe atmosferën e klasës, duke bërë që mjedisi të jetë shoqëror dhe nxitës për nxënësit (studentët).
Në këtë kontekst, Bruner thekson rëndësinë e mësuesit ose pedagogut në procesin e mësimdhënies. Ai pohon se midis mjeteve në ndihmë të mësimdhënies (filmi, televizioni, mësimi i programuar), ndihmësi kryesor për të nxënit në klasë mbetet mësuesi/pedagogu (Musai, 1999). Një nga sfidat me të cilën përballen mësuesit është përdorimi efektiv i teknologjisë në orën e mësimit. Mësimdhënësi mund të marrë një numër vendimesh për organizimin e mësimdhënies. Në përzgjedhjen e metodave, ai duhet të marrë në konsideratë efektet pozitive dhe negative që ato mund të kenë, pasi nuk ka garanci se metodat e zgjedhura do të jenë të efektshme.
 Numri i kompjuterave në shkollat e vendeve të zhvilluara sot po rritet me ritme të shpejta. Në vendin tonë kompjuterat kanë filluar të përdoren në arsimin e mesëm të përgjithshëm e profesional dhe në arsimin e lartë si lëndë me zgjedhje ose të detyruar. Lidhja me internet dhe e-mail po bëhet një realitet edukativ. Megjithë zhvillimet e fundit në fushën arsimore në Shqipëri, është i nevojshme vetëdijësimi i stafit pedagogjik se përdorimi i mjeteve didaktike dhe pajisjeve të teknologjisë duhet bërë në përputhje me nevojat e studentëve, kushtet, lëndën dhe një sërë variablash të tjerë që duhen marrë parasysh për ta bërë mësimdhënien të efektshme dhe të suksesshme.  Duke marrë në konsideratë implikimet praktike të përdorimit të teknologjisë në klasë, lind nevoja për të studiuar konkretisht sa e përdorshme është teknologjia në arsimin e lartë shqiptar, nga pedagogët dhe studentët.
Mesimdhenia eshte duke ndryshuar ne nje evoluim te fuqishem, perdorimi i metodave dhe metodikave te shumta jane duke e shnderruar ate ne nje pune te veshtire. Nga ana tjeter procesi i mesim dhenies ndeshet sot me nje numer te madh kontradiktash dhe perjashtimesh si:
-         Pergatitja e studenteve dhe njohurite qe ata marrin nuk perputhen me nivelin e vleresimit qe bejne mesuesit. Ne jemi duke jetuar ne eren e informacionit te tej mbushur ajo qe pritet eshte qe studentet do te kerkojne te aksesojne, vleresojne, analizojne dhe te sintetizojne nje sasi te madhe informacioni. Por, ne te njejten kohe mesuesit bejne vleresimin sipas menyres te tyre duke ju kerkuar studenteve te kalojne testimin per ceshtje shpesh jashte asaj cfare ata kane pervetesuar.
-         Mesuesit shpesh ju japin studenteve ushtrime per zgjidhjen e te cilave kerkohen njohuri nga shume lende, pavaresisht se n johurite e dhena nga mesuesi jane vetem per lenden e tyre.
-         Mesuesve ju duhet te njihen me nevojat dhe prirjet e cdo studenti dhe te synojne ecjen e tyre me besim para. Por nga ana tjeter shpesh atyre u duhet te shkeputen dhe ti kushtohen nje grupi te perparuar nxenesish te cilet kane interesa shume me te gjera se pjesa tjeter e klases
 Teknologjia aktualisht mund te vije ne ndihme te mesuesve per zgjidhjen e ketyre problemeve dhe ti beje ata, mesuesit -dhe studentet e tyre me te suksesshem. Duke qene se bota, po behet gjithnje e me komplekse nga viti ne vit dhe jo me nga gjenerata ne gjenerate - edukimi kerkon te spostostohet nga mesimdhenia dhe mesimnxenia e izoluar dhe informacioni brenda nje lende te ngushte, ne nje mesimdheni aktive. Pedagoget duhet te synojne tu japin studenteve orientimin e nevojshem qe do ndihmonte ne zgjidhjen e problemeve komplekse ku futen shume fusha. Edukatoret duhet te pergatiten per teknologjite avancuara te priteshme dhe te qendrojne te axhornuar me leksionet e tyre per te pasqyruar keto ndryshime. Mesimdhenia eshte e nevojshme te pasurohet qysh tani me elemente te kesaj teknologjije. Te gjithe edukatoret e cdo niveli, por ne vecanti mesuesit, duhet te perfshihen ne gjetjen e rrugeve qe do te zgjerojne perfshirjen ne materialet e tyre te metodave dhe mjeteve qe teknologjite te reja ofrojne vazhdimisht.
 Ne vendin tone aktualisht ne te gjitha nivelet e edukimit jane duke u futur pajisje kompjuterike. Kjo perben nje hap ne drejtim te perfshirjes te teknologjive ne mesimdhenie. Ne pothuaj te gjitha shkollat e mesme, private dhe publike, mesuesit kane filluar mesimdhenien e tyre duke futur elemente te internetit. Pavaresisht qe kjo per momentin eshte kaotike dhe ndonjehere jo e goditur, por gjithsesi eshte nje shenje inkurajuese qe edhe edukimi ne shqiperi po perpiqet dhe ka deshire te integrohet ne futjen e teknologjive te reja ne mesimdhenie. Natyrish stabilizimi i situates, futja ne shina e saj, nuk mund te behet menjehere. Per kete do te duhen disa kohe, shume fonde dhe energji specialistesh te vendit dhe te huaj. Me nje fjale nje reforme e vertete ashtu si edhe ka ndodhur ne vendet tashme te zhvilluara ne kete drejtim.
 Kuptimi i teknologjisë së edukimit
Teknologjia eedukimit është një degë e rëndësishme e pedagogjisë bashkëkohore. Termi “teknologji edukimi” u shfaq në faqet e shtypit të huaj dhe në titujt e disa revistave pedagogjike në fillim të viteve ‘60. Në fillim, termi “teknologji edukimi” lidhej vetëm me përdorimin në e mjeteve teknike dhe teknologjike në procesin mësimor. Më pas ky koncept u trajtua më gjerë dhe me “teknolgji mësimore” u kuptua edhe tërësia e procedurave për organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor. Kështu, koncepti “teknologji mësimore” përmbledh në vetvete dy grupe çështjesh: grupi i parë është i lidhur me përdorimin e mjeteve mësimore në procesin mësimor, ndërsa grupi i dytë është i lidhur me organizimin e procesit mësimor (Layton, 1991).
Kanë ekzistuar disa arsye për zanafillën e emërtimit “teknologji edukimi”. Si pikënisje ka shërbyer konstatimi se njeriu, duke zbatuar teknikën e re, e ka çuar vazhdimisht përpara punën e vet dhe në këtë mënyrë ka rritur efektivitetin e punës. Meqënëse edhe arsimi është një fushë e rëndësishme e veprimtarisë njerëzore, është e drejtë që faktori i teknikës të bartet në fushën e arsimit, me të gjitha aspektet e veta pozitive. Ekzistojnë dy këndvështrime të ndryshme për ndikimin e teknologjisë mësimore në të nxënët (Layton, 1991). Sipas këndvështrimit të parë, teknologjia është një mjet për zhvillimin e mësimit, por që nuk ka ndikim në të nxënët. Pra, teknologjia ndikon në mënyrën sesi zhvillohet mësimi, por ajo nuk e modifikon procesin e njohjes. Sipas këndvështrimit të dytë, media teknologjike e ndihmon nxënësin të ndërtojë njohuri të reja, përmes informacionit që paraqet. Të nxënët shihet si një proces aktiv ku informacioni i ri nxirret nga media dhe ndërthuret me njohuritë e mëparshme

Reagime në përdorimin e teknologjisë në fushën e edukimit

Jo te gjithe specialistet jane pro futjes te teknologjise kompiuterike ne shkolla. Ka disa prej tyre qe deklarojne se perdorimi i kompiuterave ne shkolla ka ndikuar shume negativisht. Te tjere ankohen se perdorimi teper i gjere i teknologjise ne shkolla mund te coje ne ate qe ata e quajne izolim social dhe kufizim i nxenesve ne njohjen e elementeve baze.
Por me te shumte jane ata qe kete e quajne nje paradoks. Biznesmene, shoqata,
librashites, institucione qeveritare, nxenes e studente, shtepiake - jane te shumete ata qe besojne se teknologjia dhe vecanerisht interneti eshte tashme pjese e jetes dhe punes te tyre. Sipas disa studimeve te bera sot ne SHBA rezulton se rreth 17 milion nxenes, mosha 12-17 vjec, perdorin internetin si burim per gjetjen e informacionit lidhur me kerkimet ne shkolle. Ky numer perfaqeson 94% te kesaj moshe. Persa i perket studimeve, studentet jane shume pozitive ne perdorimin e internetit per zgjidhjen e detyrave te tyre te shtepise: Studentet kruejne detyrat e tyre te shtepise shume me shpejt; ata gjejne aty sqarime per gjera te cilat nuk i kane kuptuar; punimet e tyre jane me te axhornuara me njohurite dhe te rejat bashkekohore te shkencave;
 Ne baze te studimeve dhe testimeve te bera rezulton se, perceptimi i studenteve rreth perdorimit te teknologjise kompiuterike brenda shkolles ka edhe anet e saj negative. Nje nga faktoret qe ka rezultuar eshte edhe perceptimi qe shpesh krijohet te studentet per njohurite jo shume te plota te mesuesit.
Nje element tjeter eshte pakenaqesia e studenteve per cilesine dhe kufizimet e materialeve ne internet. Ata ankohen se jo gjithmone gjejne ate qe ju duhet dhe ashtu si ju duhet.
Jashte shkolles studentet perdorin internetin dhe aksesoret perkates si nje mjet per te zgjeruar jeten e tyre sociale dhe kominikimin me shoqerine lokale dhe nderkombetare.
 Cfare duhet mbajtur parasysh ne menyre qe ti jepet nje pergjigje pefundimtare perdorimit te teknologjise ne shkolla ne menyre qe te kenaqen si kritiket ashtu edhe avokatet mbrojtes?
 Jane shume arsye per te cilat organizatat edukuese jane ne dileme per rruget qe duhet ndjekur per te pershtatur ne shkolla teknologjine. Me poshte po mundohem te bej nje permbledhje te tyre:
Disa nga menyrat e perdorimit te teknologjive mund te jene te pershtateshme dhe te dobishme ndersa te tjera mund te shkaktojne crregullime per studentet
Teknologjia eshte vetem nje element ne edukim. Per plotesimin e tij duhet te shtohen edhe shume elementet e tjera
Kompetenca e mesuesit ne perdorimin e teknologjise eshte shpesh nje problem
Qofte mesuesit qofte nxenesit e kane jo te qarte, dhe shpesh te pa saktesuar, ate cfare ata presin nga perdorimi i teknologjise.
 Nga studimet e bera dhe eksperimentime te ndryshme mund te rrjeshtojme me poshte disa pika te cilat mund te merren ne konsiderate nga mesuesit
*      Teknologjia reflekton menjehere ndryshimet; cdo ndryshim ne hardware dhe software cojne ne hapjen e mundesive te reja ne fushen e edukimit dhe kjo kerkon pershtatjen e teknologjise me stadin e ri.
*      Teknologjite ne edukim perdoren ne ambientet e klases, kjo gje shpesh eshte e papershtateshme pasi eshte veshtire per te realizuar kushtet optimale qe kerkon perdorimi i saj me efikasitet.
*      Kerkimet qe duhet te behen per arritjen e rezultateve te priteshme jane shpesh jo ne perputhje me kualifikimin dhe graden qe kane nxenesit apo studentet, llojin e teknologjise ne perdorim, dhe aplikacionet ne dispozicion
*      Mesuesi eshte nje celes variabel ne implementimin e teknologjise dhe dobishmerise qe ajo sjell
*      Impakti i teknologjise tek mesuesit dhe praktika e tyre duhet te konsiderohen aq te rendesishme sa edhe per studentet sepse nderkohe qe studentet ecin perpara mesuesi qendron per ti assistuar shume gjeneratave te ardheshme studentesh.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels