IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Anoreksia nervore kalon nga nje gjendje mendore e rrezikshme deri ne tentative vetvrasje.Njerezit qe vuajne nga kjo semundje mendojne se jane te shendoshe dhe kane shume frike nga obeziteti dhe nga mundesia qe mund te shtojne peshe. Ne pergjithesi personat qe vuajne nga anoreksia nervore vuajne dhe nga depresioni.Rreth 3-10 % te rasteve me anoreksi nervore vdesin nga semundja, nga probleme te zemres, tentativa vetvrasje apo infeksione. Rreth 25 % te rasteve me anoreksi permiresohen per nje periudhe rreth 6 vjecare, kurse pjesa tjeter vazhdojne, ose  zhvillojne patologji te tjera te ushqyerjes si bulimi nervore apo ushqyerja ne menyre te pakontrollueshme.

Anoreksia nervore fillon kryesisht ne adoleshence. Adoleshentet me semundje kronike si diabete tip 1 apo astem jane edhe me te riskuar per te zhvilluar keto patologji te ushqyerjes.
Dietat ekstreme jane paralajmeruesi kryesor per nje crregullim te mundshem te ushqyerjes. Ne rastet kur adoloshentet shfaqin shqetesime per peshen e tyre ata duhen keshilluar te bejne aktivitet fizik dhe  jo dieta ne reduktimin normal te menyres se ushqyerjes.
Kur fillon te mbaj diete, nje person qe vuan nga anoreksia nervore nuk ndalon dot me.
Nje person me anoreksi nervore refuzon te haj ushqim te mjaftueshem qe te mbaje nje peshe normale. Anoreksia nervore shfaqet kryesisht ne femra te bardha te klasave te mesme te pasura dhe te pasura. Keta paciente jane njerez me shume vullnet, duan ta kene cdo gje nen kontroll dhe shume te kontrolluar.
Problemet e kontrollit jane qendrore per zhvillimin e kesaj semundje. Renia ne peshe mund te jete suksesi i pare i pavarur qe nje njeri me anoreksi mund te kete arritur.
Keta persona fokusohen te pesha, te mbajturit nen kontroll peshen e tyre dhe e kane pothuaj te pamundur te kene marredhenie normale shoqerore dhe jane tipa te mbyllur
Shenjat e para paralameruese
Ne nje person qe po zhvillon anoreksi nervore, dieta behet fokusi i jetes te vet. Personi mund te mendoje “e vetmja gje qe di te beje mire eshte te mbaj diete, sdi te bej gje tjeter’.
Ky mendim fillestar ne dukje i pafajshem mund te coje ne perceptime shume te shtremberuara te vetes. Veprime te tjera, jane te fshehurit e ushqimit ose duke e perhapur ushqimin verdalle dhe duke e lene pjaten bosh qe te duket sikur ushqimi eshte ngrene komplet. Nje person anoreksik mund te gatuaje sasi te medha ushqimi, duke pare te tjeret qe hane dhe vete refuzon ta haje ushqimin.
Ndersa patologjia vazhdon te zhvillohet, ushqimet e perdorura sa vijne e pakesohen dhe fillojne te ndahen ne te sigurta dhe tepasigurta. Keta persona shume shpejt behen agresive dhe neurotik, fillojne te largohen nga shoket dhe familja dhe mbyllen ne vetvete. Ata behen shume kritike ndaj vetes dhe te tjereve, asgje nuk eshte mjaftueshm e mire per ata.
Efektet ne shendet te anoreksise nervore
Pervec problemeve te renda psikologjike dhe emocianale qe anoreksia nervore shkakton, ajo ka pasoja shume te renda ne shendetin fizik te njeriut.
Personat me anoreksi kane pamjen tipike “kocke e lekure’’. Pasha trupoure mund te shkoje deri ne 85 % me pak se pesha e tyre normale trupore ( kane BMI< 15 ).
Kane metabolizem te ngadalesuar,rrahje te ngadalta te zemres, lekure te thate te ashper, per shkak se jane te dehidratuar dhe mund te kene dhe shenja ne lekure, per shkak te mungeses se shtreses dhjamore poshte lekures, qe ka efekt mbrojtes.
Numri i rruazave te bardha eshte shume i ulet qe rrit rrezikun per infeksione qe ne persona me anoreksi nervore degradojne ne problem te renda per shendetin deri ne vdekje.
Efekte te tjera negative ne shendet jane :
·         Fryrje barku qe zgjat per disa ore pas ngrenies si rezultat i metabolizmit shume te ngadalsuar
·         Renie floku
·         Crregullim te ciklit menstrual deri ne nderprerje te tyre
·         Nivele te ulta ne proteina ne organizem si rezultat i mosngrenies
·         Crregullim te neurotransemtueve dhe si rezultat zhvillim i depresionit
·         Renie te dhembeve si rezultat i demtimit te tyre nga aciditeti i stomakut prej vjelljeve te shpeshta
Si perfundim mund te themi qe nje person me anoreksi nervore eshte fizikisht dhe menderisht i semure dhe ka nevoje per ndihme.
Trajtimi i anoreksise nervore
Personat qe vuajne nga anoreksia nervore jane te izoluar dhe nuk mendojne se ka ndonje problem me ta.Trajtimi i tyre eshte i dyfishte : ne aspektin mendor dhe nutricional.
Qellimi i trajtimit te anoreksise nervore eshte ushqyerja e personit ne menyre normale dhe te shendetshme dhe mjekimi i depresionit dhe ndjenjes se ulet te vetvleresimit qe keta persona kane.
Fillohet ushqyerja ne menyre graduale, me 1000 -1600 kcal ne dite, me vakte te vogla disa here ne dite dhe duke tentuar rritje me 100-200 kcal ne jave. Merren edhe multivitamina dhe calcium si suplement per te plotesuar nevojat e organizmit.
Ne rast se marrin ndihme profesionale, pacientet qe vuajne nga anoreksia nervore mund te bejne nje jete normale. Edhe pse mund te mos sherohen 100 %, atyre do ju kthehet nje ndjenje normaliteti ne jeten e tyre.
Këshillat për të mbajtur larg ndërlikimet nga anoreksia nervore
Dëshira për të pasur një imazh apo trup të bukur nuk do të thotë të kufizosh ushqimin që duhet konsumuar gjatë ditës. Ky mit, i gabuar sot është shndërruar në një problem shumë të madh, veçanërisht në radhët e adoleshenteve të cilat rrezikojnë të preken nga anoreksia nervore, për të mbajtur nën kontroll peshën e tyre trupore. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia Ilda Xhelili tregon se me çfarë problemesh shëndetësore përballemi me dëshirën e fiksuar për të kontrolluar çdo kalori që marrin gjatë përditshmërisë tonë.
 Çfarë është anoreksia nervore dhe kur rrezikohemi ?
Anoreksia nervore është një çrregullim i mënyrës së të ngrënit dhe karakterizohet nga kufizimi i tepruar i ushqimit, nga një frikë e tepruar dhe e paarsyeshme për të shtuar në peshë. Ky fenomen është vënë re nëntë herë më tepër te femrat se te meshkujt. Për shkak të frikës së mbipeshës, individët me këtë çrregullim e kufizojnë sasinë e ushqimit që konsumojnë. Fjala anoreksi është thjesht një term mjekësor që nënkupton mungesën e oreksit (nga greqishtja an-mohim dhe oreks-dëshirë për të ngrënë), por në rastin e anoreksisë nervore individët e prekur nga ky çrregullim nuk e humbasin oreksin e tyre. Ata vuajnë nga frika e mbipeshës, kanë një perceptim të gabuar për imazhin dhe figurën e tyre, e për rrjedhim kufizojnë ushqyerjen dhe hanë në porcione të vogla.
Konkretisht pse ndodh kjo gjë ?
Këta pacientë kanë një mungesë të shprehur të energjisë dhe vitalitetit të tyre. Anoreksia nervore më shpesh e ka fillimin e saj në periudhën e adoleshencës, moshë kur fillon dhe interesimi më i madh për vetveten dhe imazhin, kjo ndodh sidomos tek femrat. Shumica e pacientëve të tillë ndjehen të uritur, por këtë e mohojnë para të tjerëve duke konsumuar porcione të vogla të ushqimit. Kaloritë mesatare që konsumon një person, i cili vuan nga anoreksia nervore luhaten midis 800-1000 kalori në ditë që është jashtëzakonisht pak në raport me kaloritë që duhen marrë normalisht. Kur arrijnë në vlera të tilla kemi të bëjmë me gjendje kritike për jetën. Këta persona kanë në gjakun e tyre një nivel shumë të lartë të hormonit të urisë, megjithatë thirrja e urisë shtypet dhe injorohet prej tyre.

Cilat janë ndërlikimet që shfaqen tek këta pacientë?
Anoreksia nervore mund të ketë pasoja serioze nëse kohëzgjatja dhe ashpërsia e shenjave janë të shpeshta. Problemet bëhen edhe më të mëdha, nëse shenjat e para fillojnë që në adoleshencën e hershme, përpara se të arrihet pjekuria e plotë fizike dhe mentale. Komplikacionet specifike për të rinjtë përfshijnë frenimin e procesit të rritjes, humbje të rënda të peshës dhe kequshqyerje kronike. Sa më shpejt të fillojë trajtimi aq më mirë është. Steatoza hepatike (infiltrimi yndyror i mëlçisë) është një tjetër tregues i ushqyerjes tek këta pacientë. Të shpeshta janë edhe sëmundjet e zemrës, çrregullimet neurologjike e deri në vdekje mund të shkojnë, si shkalla më e lartë e dëmit që mund të shkaktojë anoreksia nervore.
 Cila është terapia për këtë sëmundje ?
Nuk është se ka të dhëna të veçanta dhe shumë specifike për këtë çrregullim, por sa më herët të ndërhyhet aq më e madhe është mundësia për ta dominuar dhe aq më efektive është përgjigja. Terapia fokusohet në tre aspekte kryesore: “Rivendosjen e një peshe të shëndetshme, trajtimi i çrregullimeve psikologjike që lidhen me këtë sëmundje, si dhe komfortin në ambientin familjar dhe social. Jo të gjithë pacientët mund të shërohen plotësisht. Rreth 20 për qind e tyre e zhvillojnë sëmundjen si një çrregullim kronik. Nëse nuk trajtohet zhvillohen komplikacione të rënda të zemrës dhe veshkave. Ushqimi është faktori më i rëndësishëm për të punuar me këta pacientë. Ushqimi duhet përshtatur sipas nevojave të gjithsecilit. Fillimisht synohet drejt një kalorazhi të ulët rreth 1000-1200 kalori në ditë për të siguruar një përshtatshmëri graduale të funksionimit të aparatit tretës. Pastaj vazhdohet me rritje graduale të kalorazhit ditor. Shumëllojshmëria e ushqimit është e rëndësishme për të siguruar jo vetëm kalorazhin e duhur, por edhe për të marrë vlerat e duhura të proteinave, karbohidrateve dhe kripërave minerale. Përsa i përket çrregullimeve nervore dhe depresionit, mjeku specialist zgjidh situatën. Rëndësi ka edhe bashkëpunimi me psikologun ose punonjësin social për të bërë një vlerësim të detajuar të historisë së sëmundjes. Familja ka një rol të madh në parandalimin dhe ushtrimin e kontrollit qysh në adoleshencë. Prindërit duhet të jenë shumë pranë fëmijëve të tyre, duhet të përpiqen të jenë miq e shokë me ta.
 Simptomat më të shpeshta klinike që shoqërojnë sëmundjen
·         Në raste të tilla mund të kemi një larmishmëri shenjash dhe simptomash, ashpërsia e të cilave janë individuale për çdo rast. Kequshqyerja që rezulton nga uria e vetë-imponuar mund të shkaktojë komplikacione të rëndësishme për çdo sistem dhe organ të trupit të njeriut.
·         Një nga shenjat kryesore është hipokalemia (rënie e nivelit të kaliumit në gjak), gjë e cila klinikisht shoqërohet me çrregullime të ritmit të zemrës, konstipacion (kapsllëk), lodhje, dobësi muskulare që mund të shkojë deri në paraliza.
·         Kur humbja e peshës vazhdon për një kohë të gjatë, tek gratë mund të shfaqet amenorrea (ndërprerja e ciklit menstrual), janë shumë të zbehta në fytyrë, flokët dhe lëkura bëhen të thata dhe shumë delikate.
·         Mund të kemi dhe çrregullime të hormonit të tiroides që shoqërohet me dhimbje koke, thatësi e lëkurës ose djersitje e tepruar (në varësi të rastit), çrregullime të ritmit të zemrës, etj.
·         Këta persona mund të jenë mjaft të preokupuar për ritualin e gatimit, por këta nuk e hanë ushqimin për veten e tyre. Ata mund të gatuajnë me përkushtim për familjarët e tyre dhe për vetë konsumojnë shumë pak.
·         Ata përdorin për veten e tyre barna laksative (barna që stimulojnë defekime të shpeshta) ose barna diuretike (barna që stimulojnë urinimin), përdorin pilula dietetike, stimulojnë të vjellat kur mendojnë se kanë ngrënë shumë (fusin gishtat në gojë) për “të hequr qafe”, kaloritë e tepërta.
·         Shqetësohen shumë deri në vuajtje (depresion) se kanë shtuar peshë, merren me ushtrime fizike për të larguar kilet e tepërta, etj.
·         Pavarësisht se të tjerët u thonë se janë shumë të hollë dhe elegant, perceptimi i tyre është se janë mbipeshë, vuajnë shumë për prezantimin e tyre fizik.
·         Temperaturat e trupit të tyre mund të jenë të ulëta (hypothermia) si rezultat i përpjekjes së organizmit për të ruajtur energjinë.
·         Tensioni arterial është i ulur, ritmi i zemrës mund të jetë i shpeshtuar ose i ngadalësuar (takikardi ose bradikardi). Depresioni dhe vetmia i përfshijnë shpesh. U pëlqen të qëndrojnë larg miqve dhe familjarëve. Humori është i keq.
·         Si rezultat i të vjellave të shpeshta kemi një fryrje të gjëndrave të pështymës (nga sforcimi) dhe fytyra merr një pamje të fryrë karakteristike.

Prognoza e sëmundjes
Përgjithësisht është e favorshme. Rreth 20 për qind e rasteve kronicizohen dhe rreth 5 për qind e tyre kanë përfundim fatal, ndaj është e domosdoshme që të ndërhyhet sa më herët. Shkaku i vdekjes është kryesisht i lidhur drejtpërdrejt me efektet direkte shëndetësore nga çrregullimet e të ngrënit. Trajtimi nuk zgjidhet me “burgosje spitalore”, por e ka suksesin në bashkëpunimin e ngushtë mjek, familje, psikolog. Kjo kërkon kohë të gjatë dhe punë bindëse, një mjedis të ngrohtë familjar dhe shoqëror.


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE.
Autori :       Viktor Hygo (Victor Hugo)
Titulli :        Katedralja e Parisit.
Lloji :           Roman.
Viti i botimit :   1831
Koha historike : Periudha e romantizmit.
Hapesira(mjedisi) : Katedralja e Parisit shfaqet tek lexuesi si vend piktoresk,magjepses,i frikshem dhe fantastik i ngjarjeve qe te cojne ne nje mesjete po kaq fantastike.Kisheza te krijuara sipas shijes se holle te asaj arkitekture terheqese, plot me skulptura madheshtore dhe me punime te skalitura. Parizienet zgjohen nga zhurma e kambanave te cilat bien fuqishem per te lajmeruar ndonje te kremte madheshtore.
Personazhet.
KRYESORE : Don Klod Frolo, Kuazimodo, Esmeralda, Pier Grenguari, Febys de Shtoper, Gudula(E vetmuara).
DYTESORE : Zhean Frolo,Tristan Heremiti, Zhak Sharmolyu, Klopen Truilfui, Zhisketa Lazhansieni etj.
FIGURANTE : parizienet qe ecnin furishem drejt Qendres se vjeter ,Universitetit te qytetit dhe Katedrales.Turma te medha njerezish te cilet ndiqnin torturat ne Shtyllen e turpit dhe brohorisnin.
Dallimi i historise nga subjekti : Ngjarjet ne kete veper rrefehen ne rrjedhje logjike kohore,ashtu sic kane ndodhur.
Dallimi i paragrafeve : Kemi perdorimin e disa lloje paragrafesh te cilet nevojiten per t’u thelluar ne kuptimin e vepres.
Paragrafe rrefyes : ‘’ Ate dite do te ndizeshin dritat gazmore ne sheshin Grev, do te  zhvillohej ceremonia e mbjelljes se pemes se majit ne kishezen e Brakut dhe do te jepej nje mister ne Pallatin e Drejtesise.’’
Paragrafe pershkrues : ‘’Duke qene shtathedhur, e brishte, me supe te zbuluara dhe me kembe te holla, qe dukeshin here-here qe poshte fundit te saj, flokezeze, e shpejte si ndonje grereze, me nje jelek ari qe iputhitej mire pas trupit, me nje fustan lara-lara, me sy vezullues, ajo dukej me te vertete sin je qenie e mbinatyrshme.’’
Paragrafe meditues : ‘’Zor se mund te shpetoj nga kjo bela e madhe qe po ma merrfrymen -mendoi murgu fatezi.’’
Paragrafe dialogues : Bisedat midis personazheve qe e bejne me interesante pjesen.
‘’Kush eshte ? – thirri me tonin e sjellshem te nje qeni te uritur.
Jam miku juaj, Zhak Kuaktieri,- u pergjigj nje ze nga jashte.’’
Berthamat rrefyese :
Salla e madhe e cila mirepriste ne mesin e saj shume pariziene, dhe shfaqjet madheshtore ne hyrje te pallatit paraqet fillimin e ngjarje.
Kuazimondoja gjysme njeri dhe gjysme perbindesh cili banonte ne katedralen e Shen Merise, zbatues i pavetedijshem i vullnetit te Frolos, por me nje shpirt te madh dhe  ndermjetesi qe realizon lidhjen mes turmes dhe katedrales.
Esmeralda, nje vajze e re dhe e bukur e cila mahnit cdo mashkull, dashurohet me komandantin Febys dhe behet pjese e urrejtjes se percmueshme te murgut misterioz peson fatekeqesisht nje fund tragjik ekzekutimi duke u denuar si nje cigane magjistare.
Klod Frolo eshte personazh misterioz dhe i cuditshem dhe zeri i padukshem qe komandon, hija qe sheh e ben gjithcka e qe askush nuk e sheh, nje njeri ne dukje i mire por ne shpirt shume i ngrusur.
Mjetet stilistikore : Ne kete veper madheshtore letrare kemi nje perdorim te pasur ketyre mjeteve si ; personifikime, perdorimi i fjaleve te rralla, epitete metaforike, metafora, hiperbolizim, mardhenie te larmishme midis fjalive bashkerenditese dhe nenrenditese etj.


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

RAST: FEMIJA SI FUQI PUNETORE

9 vjeçari që detyrohet të punojë për të mbajtur familjen
Është vetëm 10 vjeç, por sapo nis të flasë ngjan me një person të rritur. E di fare mirë çdo të thotë që një i mitur të punojë, e të qëndrojë në rrugë për orë të tëra që nga mëngjesi e deri në darkë, orëve të vona për më tepër në një zonë tepër të frekuentuar nga të gjitha kategoritë e njerezve. Historia e vogëlushit Albion. I
përngjan historive në filma, por është një realitet i hidhur i ditëve tona. Minoreni që shpesh herë ka braktisur shkollën për të shitur në rrugë aksesore të ndryshëm, me qëllimin e vetëm që të mbajë me ushqim familjen e tij rrëfen se ai është i detyruar të punojë, edhe pse puna e fëmijëve ndalohet me ligj. Jeton në zonën e Kamzës, dhe nga shtëpia e tij niset herët në mëngjes për të mbërritur rreth orës 8 e gjysmë në zonën e ish bllokut, ku shet paketa cigaresh, dhe aksesore të tjerë. Në duar mban një pako të madhe me çamçakëza, cigare të cilat i shet tek qytetarët në rrugë apo tek klientët në lokale, që tashmë janë mësuar me fytyrën e këtij vogëlushi dhe thuajse çdo ditë i lënë atij bakshish. Albioni ka një shtat të hedhur, është tepër i shkathët dhe rrallë herë  e shikon në të njëjtin vend. Shet në rrugë për të ndihmuar familjen dhe përpos kësaj me paratë që fiton blen librat, ushqehet gjatë ditës,  madje ndonjëherë siguron edhe veshjet për në shkollë. Duke lëvizur me shpejtësi e duke i zgjatur kalimtarëve në rrugë apo qytetarëve që ulen në kafe, pakot me stilolapsa, çamçakëza , ai zgjat duart e tij duke i parë njerëzit me shumë dashamirësi. Na rrëfen duke qeshur që ky është sekreti që njerëzit e duan dhe ndonjëherë i lënë dyfishin e parave që kushton produkti.
Historia
10-vjeçari nga Kamza rrëfen se familja e tij nuk ka aq para sa ti plotësojë të gjitha dëshirat apo nevojat e tij, madje prej një viti nëna e tij është e sëmurë dhe shpesh herë ai me paratë që fiton i blen asaj ilaçet, ndërsa shprehet se babai ka disa vite që është i alkoolizuar dhe nuk familja nuk mund të presë të ardhura nga ai. Fillimisht e ka nisur duke shitur stilolapsa pastaj mendoi të blinte në supermarkete çamçakëza me çmim të lirë e ti shiste në zonën e bllokut. “I blej 100 lekë(të vjetër) çamçakëzat dhe i shes 500 lekë (të vjetër), njerëzit e dinë që janë djegëse por në fakt nuk janë, s’kam ç’të bëj se edhe unë do fitoj ca para”: thotë duke buzëqeshur 10- vjeçari duke u munduar të justifikohet për punën e tij. Ai tregon se i duhet të studiojë në darkë për shkollën sepse gjatë ditës merret me shitjen në rrugë, por ka edhe raste kur nuk shkon në shkollë për javë të tëra për shkak se i duhet të punojë. Ndërsa përpiqet t'u mbushë mendjen njerezve për të blerë produktet që ai ka në dorë na tregon se ndonjëherë ka merak se mos e largojnë policët nga rruga ku shet, pasi e di që puna e fëmijëve është e jashtëligjshme. “Jam stërvitur me punë, që kur isha më i vogël, nuk kam qenë në kopësht dhe rrija gjithmonë pas babait tim që shiste dikur në treg, shes në rrugë për të ndihmuar prindërit. E di që punësimi i fëmijëve ndalohet, por nëse nuk punoj unë atëherë nuk kemi me çfarë të jetojmë”, shprehet me një frymë Albioni.
Fenomeni
Djaloshi 9 vjeçar tregon se i vjen keq për veten dhe për moshatarët e tij që lypin në rrugë apo fëmijët e tjerë që shesin cigare pasi kjo nuk është e drejtë. 10 vjeçari rrëfen se ka pasur raste kur shokët e tij që shesin bashkë me të në rrugë, e konsumojnë edhe vetë cigaren dhe shpesh herë shfrytëzohen nga të rriturit. Ai thotë se ka disa shokë që shesin në rrugë pa dijeninë e prindërve, por dhe edhe të tjerë që vetë prindërit e tyre i nxjerrin  në rrugë për orë të tëra duke i detyruar  të fitojnë para duke shitur në rrugë. “Kam disa shokë që edhe pse nuk duan të shesin e të lypin në rrugë detyrohen nga prindërit ta bëjnë këtë gjë, madje ka raste kur i shoh të qajnë e të ankohen se prindërit e tyre nuk i çojnë në shkollë dhe i kanë detyruar të punojnë në rrugë edhe duke i rrahur” shprehet minoreni. Sipas 9 vjeçarit shteti duhet të marrë masa, për familjet në nevojë, në mënyrë që fëmijët e këtyre familjeve të mos detyrohen të punojnë në rrugë si në rastin e tij. Vogëlushi i bën apel shtetit që të japë ndihma për familjet që nuk kanë me çfarë të jetojnë, dhe institucionet të sigurojnë punësimin e një familjari në mënyrë që njerëzit që vuajnë prej varfërisë të kenë një burim jetese. “Nëse babai im do të punonte, apo shteti do të na jepte një pagesë për të mos vuajtur për bukë, meqë jemi familje e varfër unë nuk do të dilja kurrë në rrugë të shisja, por do të shkoja në shkollë, ndaj nuk kam çfarë të bëj, jam i detyruar të punoj” e mbyll rrëfimin e tij vogëlushi 10-vjeçar.
SHKAQET

·        Gjendja e veshtire ekonomike
·        Gjendja e veshtire emocionale e babait
·        Gjendja e veshtire shendetesore e nenes
·        Mospunesimi i prinderve
·        Mosdhenia e ndihmave ekonomike nga shteti

PASOJAT

·        Punesimi i femijes ne moshe te mitur

                      Lodhje fizike
                 Lodhje emocionale

·        Mosarsimimi i femijes
·        Semundje te ndryshme


                          REKOMANDIMET

·        Sigurimi i ndihmave nga shteti per mbijetese
·        Hapja e sa me shume vendeve te punes
·        Perpjekje me te medha per arsimimin e femijeve


Shkelja e të drejtave të fëmijëve dhe të nxënësve
Në kohën kur kanë kaluar vetëm disa ditë prej kur janë hapur shkollat në Bahrejn, regjimi diktator Al Khalifa duke penguar një numër të madh të nxënësve që të shkojnë në shkollë si dhe duke arrestuar disa të tjerë, në mënyrë të hapur ka shkelur pikat e konventës për të drejta të njeriut të aprovuar në vitin 1989, nënshkrues i të cilës është shteti i Bahrejnit.

Forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa të martën kanë arrestuar 6 fëmijë bahrejnas afër një shkolle në Manama kryeqytetin e Bahrejnit duke mos dhënë asnjë arsyetim. Në mesin e fëmijëve të arrestuar gjendet edhe fëmija i një prej të burgosurve politik. Regjimi diktator Al Khalifa në Bahrejn që nga viti 2011 e deri më tani po përballet me protesta qytetare paqësore dhe gjatë kësaj kohe shumë herë ka shkelur të drejtat e njeriut. Në mes rasteve të të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e regjimit Al Khalifa është edhe shkelja e të drejtave të fëmijëve. Regjimi i Bahrejnit përgjatë një kohe është munduar që fëmijët t’i shfrytëzojë si mjet për t’i frikësuar familjet e tyre dhe në këtë mënyrë t’i pengojë ata që mos të marrin pjesë në protestat qytetare anti-regjim në këtë vend. Si rezultat i zbatimit të kësaj politike, një numër i madh i fëmijëve gjenden në burgjet e regjimit Al Khalifa në Bahrejn. Regjimi i Bahrejnit vitin e kaluar gjithashtu në prag të hapjes së shkollave si dhe në mes të vitit shkollor nuk ka lejuar që një numër i madh i fëmijëve të vazhdojnë shkollimin e tyre si dhe i ka burgosur ata. Subjektet politike si dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bahrejn kohëve të fundit kanë bërë të ditur se mbi 100 fëmijë dhe nxënës për shkaqe politike gjenden në burgjet e regjimit Al Khalifa të këtij vendi. Përgjatë muajve të fundit është shtuar në masë të madhe keqtrajtimi i fëmijëve dhe nxënësve nga ana e forcave të regjimit Al Khalifa në Bahrejn. Vetëm në muajin gusht të këtij viti janë arrestuar dhe burgosur 15 të rinj të moshës adoleshente nga forcat e regjimit Al Khalifa në Bahrejn. Çështja më e rëndësishme në këtë drejtim është fakti se regjimi Al Khalifa fëmijët dhe nxënësit bahrejnas nuk po i lejon të vazhdojnë shkollimin dhe po i burgos ata në kushte kur Bahrejni ka nënshkruar marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të fëmijëve. Politika e regjimit diktator Al Khalifa në Bahrejn për arrestimin, burgosjen dhe torturimin e fëmijëve duke i përdorur ata edhe si vegël për realizimin e qëllimeve politike kundër qytetarëve të këtij vendi konsiderohet shkelje e hapur e konventës për të drejtat e fëmijëve. Kjo është në kohën kur në nenin 6 të konventës për të drejta të fëmijëve të aprovuar në vitin 1989, theksohet mbi të drejtat qenësore të çdo fëmije. Konventa e të drejtave të njeriut është aprovuar dhe pranuar zyrtarisht në 1989 si dhe konsiderohet dokumenti më i pranueshëm i të drejtave të njeriut i cili është nënshkruar nga 193 shtetet të botës.


Shkaku
Regjimi Al Khalifa perdor femijet dhe I burgos ata ne menyre qe familjet e femijeve mos te marrin pjese ne protesta kunder regjimit Al Khalifa
Pasojat 
Regjii Al khalifa kunder qytetarve te tije eshte nje regjim qe con ne shum pasoja.Nje nder pasojat kryesore e qytetareve te Bahrenjit eshte se Al Khalifa po perdor femijet e tyre ne menyr qe ti frikesoj familjet e tyre dhe qe te mos marrin pjese ne protesta kunder regjimit.Al  Khalifa ka burgosur me mijera femije neper burgjet e Bahrenjit duke mos I lejuar ne asnje menyr shkollimin e tyre.Ky veprim dhe shum veprime te tjera te Ali Khalifes jane kunder cdo ligji per te drejtat e njeriut si dhe te drejtave te femijeve.Ne menyr qe familjet e femijeve te burgosur mos te marrin pjese ne protesta ai I perdor femijet ne menyr me e keqe duke I burgosur ata pa asnje lloj veper penale kjo ben qe Al Khalifa ka thyer ligin e te drejtave te femijeve.Pengimi I mos lejimit qe femijet te shkojne te neper shkolla e ben me te eger rregjimin.Ky fakt sjell pasoja te medha te femijet e burgosur,ne menyr qe ata te frekuentojne ambjentet e shkolles dhe qe keni nje zhvillim normal si cdo femije tjeter  ne bote.Burgimi I tyre neper qeli eshte nje veprim harbut sepses jell pasoja shum te demeshme tek femiejt si nga ana spsikologjike mendore dhe fizike deh nje arsye me shum nje pasoje tjeter me shum eshte qe  Al Khalifa I penogon femijet qe te ndjekin shkollen dhe ky fakt sjell pasoja te medha tek femiejt.Regjimi Al Khalifa I pengon dhe I shkell te drejtat e femijeve.Femijet duhet te jene te lire,te njohen dhe te rrespektohen te drejtat e tyre ligjore ne menyre qe e ardhmja e tyre te jete sa me e mire dhe e sigurt neqoftes te drejtat e tre shkelen ateher pasojat tek femiejt dhe vendi do jene te medha.
Rekomandimet

-Cdo femiej ka te drejtat e tij ligjore dhe cdo kush duhet ti rrespektoje ato.,
Regjimi  Al Khalifa   ka thyer ne cdo menyre te drejat e femijeve.Ai ka  perdorur  femiejt  ne menyre qe familjet e femijeve te mos marrin pjese ne protesta kunder regjimin.Kjo eshte nje menyre qe aL Khalifa I perdore femiejt per ti frikesuar familjaret dhe ky veprimi shkel  te drejtat e femijeve.Nje e drejte tjeter e shkelur nga AL Khalifa eshte se ai I ka burgosur femijet nderkohe qe  femijet nuk kane kryer asnje veper penale.Po ashtu nje e drejte tjeter e femijeve eshte se Al  Khalifa e ndalon me cdo kusht frekuentimin e ambjenteve shkollore nga femijet duke ndaluar zhvillimin dhe cdo te drejte te femijeve per te marr pjese ne shkolle.Burgimi I femijeve eshte nje veprim shum I rend qe I behet atyre pasi sjell   pasoja shum te renda mendore fizike dhe psikologjike
Ky nuk eshte nje veprim I duhur qe regjimi I Al Khalifes te pengoje protestat kunder regjimit kunder ligjeve duke perdorur femijet,duke I burgosur ata.Por nje veprim me I drejte do te ishte qe regjimi te lejoje protestat te degjoje fjalen e lire te njerezve dhe te mos I penogoje ata  ne menyren me harbutale te sepse  cdo njeri ka lirine e tije e te shprehurit te menidmit ne lidhje e nje ceshtje te caktuar deh regjii te veproje sipas rregullave per tu pergjigjur kerkesave se qytetareve por jo ne menyre harbutale si dhe te mos pengoje  fjalen e lire te tyre.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels