IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Tema: Gjëagjëzat, rruga e tyre deri në ditët tona, që nga ato folklorike te të kultivuarat;

  1. Lodërzimi
  2. Enigma, shprehja e enigmës
  3. Cilësia e objektit të gjëzës
  4. Animizmi
  5. Humori
  6. Konciziteti
  7. Rimimi
  8. Onomatopeja
  9. Përshtatja sipas grupmoshave

Gjëagjëza Cfarë janë:

  • Quhen ndryshe edhe kashelashat.
  •  Janë zhanër folklorik.
  •  Kaën karakter zbavitës.
  •  Quhen shpesh edhe teste zgjuarsie.
  •  U përngjajnë problemeve logjike.
  • .U drejtohen të vegjëlve.
  • Synojnë zhvillimin mendor të fëmijëve.
  • Synojnë gërshetimin e përvojës jetësore.


Gjëagjëzat dhe folklori

  • kanë lindur që në lashtësi.
  • janë tërheqëse.
  • shihen si modele popullore edhe kur janë të kultivuara.
  • gjëagjëzat shihen shumë të lidhura me fjalët e urta.

Gjëagjëzat dhe fëmijët

  • janë tërheqëse për fëmijët.
  • mjeti lidhëz për fëmijët është animizmi.
  • kjo letërsi së pari u mblodh nga albanologë të huaj.
  • Studime shqiptare- e Hanit 1854, gjejmë 4 përralla.
  • Nga shqiptarët shquhet Thimi Mitko, me Bletën Shqiptare.
  • Valët e detit të Spiro Dines.
  • Visaret e kombit 1908  më 1937-1944 në Sofje.

Gjëagjëzat si pjesë e letërsisë

  • janë të lidhura me folklorin.
  • qëndrojnë si zhanër më vete.
  • prek gjithë sferat e jetës së njeriut.

Vlerat e gjëagjëzave:

  • dëfrimi.
  • zgjerimi i njohurive.
  • shkathtësojnë mendjen.
  • Edukimi.

Karakteristikat e gjëzave:
Tiparet e gjëagjëzave;

1-
  • ka formën e një lodre të bukur poetike.
  • Ato përdoren nga prindërit, edukatorët vetë fëmijët.
  • Përdoren për shkathtësim logjikë dhe fantazi.

2-

  • cdo gjëzë përmban një enigmë që shtrohet për zgjidhje dhe para fëmijës
  • enigma ndërtohet mbi një send dukuri të botës që na rrethon
  • enigma zbulohet në mënyrë graduale
  • cdo fjalë e enigmës duhet të vihet në shërbim sqarues
  • gjjëagjëzat i bëjnë fëmijët të vëmendshëm ndaj sendeve, objekteve dhe dukurive.
  • Gjëagjëzat thellojnë njohuritë e fëmijës mbi botën
  • Me to fëmijët bëjnë veprime mendore të pavarura
  • Enigma nuk duhet zbuluar vetë nga autori
  • Enigma duhet të japë tiparin më thelbësor të sendit, tiparin që është më tipik për të.
  • Shembull;
- në peshore kur qëndroj
O sa rëndë unë peshoj
Por nga brenda zgavër jam
Thuama pra =’emër kam?
Megjithëse fjala është për kungullin dy vetitë e thëna këtu i përkasin edhe pjeprit
Enigma duhet të jetë enigmë e mirëfilltë jo të jetë vetëzbuluese. Në të nuk duhet të përdoren folje që e zbulojnë menjëherë të fshehtën.
Kur themi: ngrohin zyra dhe shtëpi, enigma është zbuluar ( soba)
Kur themi përsëri; ecën përmbi shina dhe bën fi fi fi( treni)

  • mënyra e shprehjes së enigmës duhet të jetë metaforike dhe perifrazike.
  • Ja një shembull nga folklori:
- ara e bardhë/fara e zezë/
e mbjell me dorë/ e korr me gojë.
( letra dhe shkronjat)
Apo Ditën flenë natën zgjohen,
porse dot nuk numërohen.

  • Në gjëagjëza realiteti objektiv mjedisi trupat e objektet që na rrethojnë vështrohen të animizuar.
Kokëhekur/ këmbëlepur (automobili)
  • Dhjam kam trupin/
pambuk shpirtin
/ nji flak’ t’vogël kam mbi krye;
gjithkujt dritën tue shkëlqye
I jap; emnin kush ma di?    (qiriu) N. Mjeda.
  • Me një dorë rroba lan dhe me tjetrën i përthan.
  • Gjëagjëzat janë koncize.
  • Ato përmblidhen në disa vargje
  • Stërzgjatja i dëmton
  • Po kështu edhe stërhollimi
  • Gjëagjëzat ndërtohen në vargje
  • Rimat janë fundore dhe të brendshme
  • Duhet të rimojnë fjalët që mbajnë peshën e enigmës
  • Psh. një kuti plot inxhi (goja me dhëmbët)
  • Si mjet për gjëagjëzat përdoret shumë onomatopeja.
Psh; merre me tak e tak
Merer me tik e tik
Katër dhëmbë kish
Gjë e gjallë s’ish (avlëmendi) populli
  • disa gjëagjëza ngrihen mbi bazën e antitezës
shkon tuj qeshë e vjen tuj qa.
  • mjete të tjera janë:
  • përsëritja
  • shkallëzimi
  • hiperbola

  • gjëagjëzat janë popullore dhe të kultivuara
  • gjëagjëzat folklorike përdorin formulat hyrëse
  • tematika e gjëagjëzave është mbi objektet dukuritë sendet.
  • Grupmosha dhe gjëagjëza
(për parashkollorët përdoren gjëagjëza të cilat janë të lidhura me ngjyrat dhe tingujt.
rrumbullak strumbullak shtatë brima rreth e qark (koka)po këtu futen gjëzat të cilat janë të lidhura me tipare fizike të jashtme të sendit.
  • Për moshën shkollore paraqiten gjëagjëza të cilat paraqesin  thelbin e sendeve dhe të dukurive.Të menduarit këtu ka karakter abstrakt.( është një njeri që nuk flet por të mëson (libri). Ato shprehin tipare thelbësore të brendshme të sendit. Ku futen:
-          funksionet e sendit; haber bie/haber shpie ( telefoni)
-          formën dhe funksionin e sendit; ( një e hollë kacurrele/ që të vesh e të bën lule (gjilpëra)
-          lëndën e sendit ( sita) dru prej mali/ bisht prej kali.
-          Sasinë e elementeve përbërës. 16 biba 12 pata/ një bari u shkon nga prapa. ( ora)
-          Kohën e veprmit; një herë në mot del e kullot.
-          Mënyrën e veprimit kur flet bërtet ( sëpata)
  • Kemi edhe gjëagjëzat problemore: këto janë probleme matematike.
  • Ku kërkohet një e panjohur, e cila gjendet nëpërmjet abstraksionit logjik.
  • Vjersha enigmë është një loj enigme.
  • Nuk të tensionon si enigma
  • Janë të pëlqyeshme nga fëmijët.
  • Humori; një prift ta zësh nga mjekra të tregon sa vjec është ( kandari).

Çfarë ka ndryshuar te gjëza e kultivuar?

  • tema
  • zgjerimi i saj
  • sot thuren gjëza për sende objekte, dukuri të jetës aktuale


Vepra të autorëve shqiptarë me gjëagjëza:

  • Vehbi Bala- Përrallëza e gjëza
  • Odhise Grillo – Mendo e përgjigju
  • Ferhat Cakërri – Mendo pak se do ta gjesh
  • Klementina Qesko - Kush e gjen?
  • Edmond daliu – 60 pikëpyetje
  • Muharrem Gazioni – brumbullak, rrumbullak
  • Jani Duri nga mëngjesi në mëngjes

 Dukuri të këtyre gjëzave të kultivuara:

  • vargëzime të thata
  • të zhveshura artistikisht
  • me rima foljore
  • vargje teknikisht të dobëta
  • nuk mbështeten shumë në folklor
  • nuk japin tiparin thelbësor të sendit
  • nuk nxisin fantazinë e fëmijës
  • nuk nxisin kureshtjen e tyre
  • nuk sjellin informacion të ri
shembull nga folklori:
Katër motra venë e vijnë
Njëra tjetrën se arrijnë jep vecori të përmbajtjes dhe të formës
E ngjashme me të është gjëza e kultivuar:
Ajo nget e nget
Të con edhe në fshat edhe në qytet
Këtu është fjala për makinën dhe janë kapur anë të jashtme të saj dhe jo shumë të dukshme për fëmijën. Analizoje fjalë për fjalë.
  • mungon trinomi që duhet të jetë i pranishëm në cdo gjëzë.Trinomi formohet nga: mendimi, e fshehta dhe konciziteti.
  • Nuk respektohet e fshehta që i përket vetëm një objekti: ti më do, unë e dua, shumë e shtrenjtë je për mua. Në fund thuhet nëna. Por mund të jetë edhe dikush tjetër.
  • Në shumë gjëza vetë ato janë si dyer të hapura.  Kështu fëmija nuk ka nevojë për celës, pra gjëza nuk ka enigmë, kemi vetëzbulim. Në to përdoren folje që zbulojnë të fshehtën menjëherë: ecën mbi dy shina... ose bën fi fi fi,
  • Mungon konciziteti: pra gjëzat thuhen gjërë e gjatë, me 6, 8, 10 vargje.
  • Shpesh në gjëza mungon veprimi, aksioni që do t’i jepte gjallëri dhe dinamizëm veprimit.
  • Kemi shumë përshkrim të objektit referues.
  • Ngandonjëherë gjëzat e poetëve janë kopje të këqija të origjinaleve ë mira: i zi i ati, i kyq i biri dhe diku thuhet në fund nga të dy mbetet vetëm, hiri.
  • Ka gjëza që thuren për dukuri shumë të njohura më parë
  • Ka gjëza për objekte dhe dukuri të cilat fëmijët nuk i njohin ende.
  • Pa sukses janë edhe gjëzat për simbolet. Flamuri.

Veprat e sugjeruara:

1-      Libri i madh i gjëzave.
2-      Xixëllonjat e vogla. Q Guranjaku


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels