Arkitektura e shoqerive antike të Greqisë së lashtë të provincave, në kolonitë e tyre dhe në vendet fqinje
Polisi Grek, term që zakonisht përkthehet “qytet”, është vetë themeli i qytetërimit grek si një formë origjinale e organizimit të jetës shoqërore, politike dhe kulturore, që e dallon qytetërimin grek nga të gjitha qytetërimet e tjera të lashta.Me formimin e polisit, qendra e jetës shoqërore nuk ishte më akropoli, ku u ndërtuan tempujt mbi vendet e megaronëve të dikurshme mikenase.Tani nga shek.VII p.e.s. qyteti dhe vendbanimet u përhapën në fushë dhe është i rrethuar nga mure të fuqishme.Ky ndryshim i thellë i strukturës urbanistike nxiti një rishikim rrënjësor të sistemit politik. Nga drejtimi i qytet-shtetit nga aristokracia, që nga ana e jashtme identifikohej me akropolin e fortifikuar si seli të pushtetit, u kalua në një organizim shoqëror me rregulla, në mjaft raste të tipit demokratik që parashikonte një pjesëmarrje active të një pjese të madhe të popullsisë në jetën politike të vendit.
Qytetet e hershme greke u krijuan si pasojë e bashkimit të disa fshatrave afër njëri-tjetrit.Brenda mureve rrethuese të qytetit ndërtesat ngriheshin pa një rregull urbanistik apo planifikim.Qytetet e hershme arkaike të shek. VII-VI p.e.s. ishin mjaft të rrëmujshme nga ana arkitekturore dhe një godinë private apo publike ngrihej në çdo vend ku kishte një shesh të lire brenda mureve të qytetit. Ky stil ndërtimi të qytetit njihet me emrin arkaeostropos ose mënyra e vjetër ku ndërtesat brenda qyteteve ngriheshin kudo pa u planifikuar dhe pa rregull urbanistik.Qytete që përdoren këtë lloj rregulli urbanistik ishin qytetet në rajonin e Greqisë së sotme si Athina Megara, Argos, Tirinti etj.
Në kolonitë greke të Azisë së Vogël, në qytetin e quajtur Milet në shek.V p.e.s., filloi të shfaqet një mënyrë e re e të ndërtuarit një qytet. Qyteti i Miletit ishte një qytet i ri i cili kishte marrë një zhvillim të madh të kohës. Tani urbanistika e qytetit u ndërtua e planifikuar ku brenda mureve rrethuese mbrojtëse të qytetit planifikohej se ku do ishte agoraja, ku tempujt, ndërtesat publike, shtëpitë e banorëve etj. Shpikësi i këtij stili ishte Hippodami prandaj stili u quajt Hipodamik.Karakteristikë e këtij stili ishin rrugët dhe insulat.Të gjitha rrugët e qytetit prenin njëra tjetrën duke formuar një kënd të drejtë.Banesat e qytetarëve ishin të ndara në blloqe katërkëndore banimi të quajtura insula. Çdo insul mund të kishte 7-12 banesa ose edhe më pak.
Zemra e qytetit grek në shek.V-IV p.e.s. ishte agoraja ose tregu i qytetit. Kjo ishte një shesh ku kryeshin këmbimet tregtare brenda një qyteti, në të mbaheshin mbledhja e asamblesë së qytetit, ndodheshin ndërtesat publike dhe administrative. Siç mund ta shikojmë në këtë vend zhilloheshin ngjarjet më të rëndësishme të jetës politike, fetare, ekonomike dhe socilae të një polisi prandaj agoraja ishte me mjaft rëndësi dhe çdo qytet e kishte një të tillë. Siç e përmendëm më sipër rreth agorasë apo afër saj ndodheshin ndërtesat kryesore publike e fetare.Le të fillojmë të përmendim cilat ishin këto godina që qytetërimi grek i shpiku dhe i përdori gjatë gjihtë kohës.Ato ishin ndërtesa që qytetërimet e tjera të lashta nuk i kishin dhe cilësohen si shpikje greke, shumë nga ato ekzistojnë edhe sot.
Teatri.Ky është një monument i cili u shpik aty nga shek. V p.e.s. dhe çdo polis i rëndësishëm i Helladës antike e kishte një të tillë.Më i ruajturi nga të gjithë është teatri i Epidaurit. Do të flasim për këtë teatër pasi ky i ka të gjitha karakteristikat e teatrit. Afro 60 kilometra në jug të qytetit grek të Korintit ndodhet fshati i vogël Epidaur.Njëzetepesë shekuj më parë ai ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe fetare.Ky teatër u ndërtua rreth vitit 330 p.e.s. nga Polikliti i Riu, skulptor e arkitekt i shquar nga qyteti fqinj Argos. Zbulimi i teatrit të Epidaurit, ka qenë i rëndësishëm si për arkeologjinë, ashtu edhe për arkitekturën.Ndërkohë që shumica e teatrove antike që kanë mbetur deri më sot kanë pësuar shkatërrime të pjesshme ose i janë nënshtruar rindërtimit, teatri i Epidaurit ka mbetur i padëmtuar përgjatë shekujve, sepse gjendej i sigurt nën një mbulesë prej më shumë se 6 metrash dhe. Pjesët kryesore të teatrit të Epidaurit por edhe të të gjithë teatrove antic grekë janë: Orkestra, një sipërfaqe e sheshtë rrethore që përdorej për vallëzimet dhe për korin, rrethohet nga një brez i ngushtë mermeri. Dyshemeja e saj është bërë me dhè të ngjeshur.Mbrapa orkestrës ndodhet skena. Fillimisht, aktorët luanin brenda orkestrës dhe dekoret përbëheshin nga tablo të pikturuara, të vendosura mbi stenda trekëndëshe rrotulluese që fiksoheshin në perimetrin e orkestrës. Më vonë, aktorët nisën të luanin në skenë, duke ia lënë orkestrën korit. Në fillim teatri i Epidaurit kishte rreth 6000 vende. Në shekullin e dytë p.e.s., pjesa e sipërme u zgjerua me 21 radhë të tjera vendesh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve në më shumë se 13 000. Vendet e radhës së parë, të rezervuara për personat e shtresës së lartë, ndryshonin nga të tjerat prej faktit që kishin mbështetëse për shpinën.Teatri ka formë gjysmërrethore.
Përveç skenës dhe orkestrës teatri kishte edhe shkallaren (që greqisht quhet Theatron ose Cavea.për romakët).Këtu qëndronin spektatorët që shikonin shfaqen në teatër. Përveç rrjeshtit të pare ku vendet kishin mbështetëse rrjeshtat e tjera nuk kishin të tilla. Për tu ngjitur në shkallare kishte shkallë.Si shkallët dhe vendet ishin prej guri.Zakonisht tetrot grkë ndërtoheshin në vende të pjerrëta si shpati i një kodre për të lehtësuar ndërtimin e shkallares.Në teatrin grek zhvilloheshin tregjedia, komedia, shfaqjet mitologjike etj.Grekërit e lashtë teatrin e lidhnin me perëndinë e verës dhe të festive Dionisin.Hyrjet për në teatrër ndodheshin midis shkallares dhe skenës dhe kishin një korridor të gjatë që quhen Parodos.Fundet e shkallares quhashin analema dhe tek teatrot grek ishin të pjerrta.
Stoa.Ky është emir që përdornin grekët e lashtë për të quajtur një portik të gjatë me kollonadë dhe i mbuluar me çati që shërbente si shëtitore publike. Zakonisht stoat kanë formë të gërmës L, të gërmës U ose formë drejtkëndëshi.Stoat rrethonin zakonisht agoranë e qytetit.Kollonat e stoas mund të ishin të ordrit dorik, jonik apo korintik pasi varej nga kërkesa e ndërtuesit. Fillimisht stoat ishin njëkatëshe por me kalimin e kohës në disa polise ato u bënë dykatëshe. Kur ishin dy katëshe kati i pare kishte kolonadë dorike kurse i dyti jonike ose kati i parë kishte kolonadë jonike kurse i dyti korintike. Kjo bëhej për faktin se në parimet arkitekturore kati i poshtëm duhet të mbaje peshën e katit të sipërm prandaj kollonat e katit të poshtëm duhet të jenë më të mëdhaja kurse ato të katit të dytë më të lehta e më të holla që të kenë peshë sa më të vogël. Material i përdorur për ndërtimiet e stao-ve ishte gruri ranor ose gëlqeror. Në disa rste brenda stoave kishte edhe dyqane ose lokale ku njerëzit mund të blinin produkte të ndryshme. Stoa më të njohura në botën antike greke janë: Stoa e Atalit dhe stoa Poikile, stoa e Zeusit, stoa Mbretërore dhe stoa e Athinasve ku të gjitha janë zbuluar në Athinë. Ka edhe stoat ë tjera të zbuluara në Sirakuzë të Siçilisë, në Korint, në Spartë, në Milet etj.Stoa ka patur në të gjitha qytetet që kanë jetuar grekët po ashtu edhe në kolonitë që ata formuan.
Buleterioni.Kjo ishte ndërtesa ku mblidhej këshilli i qytetit (Bulea) në periudhën Greke. Emir Buleterion do të thotë Bulea (këshill) dhe prapashtesa terioon (vend ku bëhej diçka). Këshilli i qytetit, ishte një institucion qendror në jetën politike të qyteteve-shtete greke pasi aty mblidheshin të zgjedhurit e popullit për tu marrë me punët politike, ekonomike dhe ushtarake të Polisit.Aty votohej për çështje të rëndësishme.Salla kryesore e Buleterionit ishte salla ku mblidhej Bulea.Ajo kishte një shkallare prej druri ose guri, si tek teatri, ku uleshin anëtarët e këshillit për të diskutuar e votuar rreth çështjeve të ndryshme.Përballë shkallares ndodhej një foltore në të cilën një antarë i këshillit apo një diplomat mund të fliste për t’iu drejtuar Bule-së.Para se të futesh tek salla e Këshillit kishte një pronaos ku në pjesën ballore kishte kollona.Buleterioni kishte muret anësore të dhomës kryesore të avancuara si tek tempulli in antis.Pronaosi dhedhoma e këshillit ndaheshin me njëra-tjetrën nga një portë druri ku kishte ose nuk kishte kollona.Buleterionët mund të kishin 4 deri 8 kollona dorike, jonike ose korintike, kjo varej nga dëshira e ndërtuesve.Fasada ballore ishte e zbukuruar në të njëjtën mënyrë si tek tempulli grek, pra me arkitra, friz dhe fronton. Buleterioni mbulohej nga një çati dy ujëshe me tjegulla ose rrasa guri. Gjatësia e Buleterionit shkonte nga 10 në 22 m kurse gjerësia luhatej.Muret e ndërtesës ishin prej blloqesh guri të lidhura në të thatë ose ma kllapë.Çdo qytet demokratik grek kishte një godinë të tillë.
Stadiumi.Ndërtesat e tilla ishin vende ku organizoheshin evenimente sportive të ndryshme në qytetet greke.Stadium grek ka formën e një “patkoi kali”, është i gjatë 600 këmbë (dmth 180 m). Në polise të vogla gjatësia e stadiumit mund të ishte edhe më e vogël ose tek poliset e pasura ishte më i madh. Stadium kishte dy pjesë kryesore: shkallaren prej guri ose druri ku uleshin spektatarët për të ndjekur ndeshjet sportive. Shpërndarje e njerëzve në shkallare bëhej nga shkallë të shumta.Për të lehtësuar ndërtimin një pjesë e stadiumit ndërtohej në një shpat të pjerrët të kodrës ose mblidheshin pirgje dheu për të mundësuar ndërtimin e shkallares.Shkallarje ishte e pjerrët dhe spektatorët nuk pengonin fushëpamjen e njëri tjetrit.Pjesa e dytë e stadiumit ishte fusha ose arena ku zhvilloheshin great sportive.Arena ishte e përbërë nga dhé i ngjeshur.Ajo ishte e sheshtë për të mundësuar zhillimin e lojrave më lehtësisht.Në disa raste në stadium kishte edhe pista ku zhvilloheshin garat me kuaj. Stadiumet më të mëdhenj të zbuluar deri më tani të periudhës antike janë: stadiumi në Olimpia (693.7 këmbë ose 177 m dhe 94 këmbë ose 28.5 m gjerësi), stadiumi Panathenian në Athinë, stadiumi i Delfit 9581 këmbë ose 177 m gjatësi dhe 84 këmbë ose 25.5 m gjerësi), stadiumi i Afërditës në Turqi (738 këmbë ose 225 m gjatësi dhe 98 këmbë ose 30 m gjerësi) dhe stadiumi i Domitian në Itali (660 këmbë ose 200 m i gjatë dhe 27 m i gjerë).
Odeoni.Kjo godinë është e ngjashme për nga ana strukturore me teatrin por ndryshon nga funksioni. Odeoni është një structure në të cilën zhvilloheshin shfaqjet muzikore si: vend ku këngëtarët ushtrime rreth të kënduarit, prarapërgatitje për shfaqje, kompeticione poetike, shfaqje të ndryshme muzikore etj. Ajo ndodhej zakonisht afër agorasë. Si teatri është e ndarë në tre pjesë: skena ishte vendi ku muzikantët zhvillonin shfaqjen e tyre. Skena ishte pak e ngritur nga orchestra për të bërë pamjen dhe dëgjimin më të mirë. Skena ishte e zbukuruar me statuja, kollona, relieve, pilastra etj. Shkallarja kishte po të njëjtin funksion e konstrukt arkitekturor si tek shkallarja e teatrit.Shkallarja dhe skena ndaheshin nga një shesh që lunate rolin e orkestrës por që nuk kishte asnjë funksion gjatë shfaqjeve.Për të lehtësuar ndërtimin e shkallares odeoni ndërtohej në një shpat të kodrës për shkak të pjerrësis.Për tu futur në oden kishte hyrje anësore si tek teatrot grek.Ishte e ndërtuar me blloqe guri të lidhura në të thatë.Odeoni më i vjetër që njohim është ai i Skias në Spartë ndërtuar nga Theodorusi i Samos-it rreth vitit 600 p.e.s. kurse më i mrekullueshmi është odeoni i Herodes Atticus në Athinë ndërtuar rreth vitit 160 p.e.s. ndërtuar për nder të këtij heroi athinas ku mund të uleshin rreth 8 mijë persona.Odeonë të tjera ka në Korint, në Sirakuza të Siçilisë, në Milet, në Mesina, në Pergam etj.
Fontanat ose Nimfeu. Në të gjitha qytetërimet uji është një element i rëndësishëm për të jetuar. Sipërfaqja pakonsumueshëm për tu pirë pasi ka kripëra. Kështu, mbetet 3% e ujit që njerëzit mund të shfrytëzojnë për të pirë. Ky 3% ndodhet në zona të caktuara dhe jo gjithmonë afër shtëpive e qyteteve ku jetojnë njerëzit. Si pasojë gjatë gjithë kohës civiliximet janë përpjekur që të kontrollojnë ujin duke e sjellë në vendbanimet e tyre që të shfytëzohet nga njerëzit. Të njëjtën gjë bënë edhe grekërit e lashtë. Për të sjellë ujin nga burimet e maleve ata ndërtuar një rrjet me kanale prej guri dhe duke shfrytëzuar gravitetin e planetit uji rridhte deri në qytet dhe pastaj shpërndahej banorëve nëpërmjet fontanave publike. Të gjithë banorët e Polisit kishin të drejtë të pinin ujë nga këto fontana. Arkitektura e tyre ishte e thjeshtë. Uji pasi vinte tek fontana dilte nëpërmjet disa çezmave shpërndahej në mënyrë të barabartë dhe mund të pinin ujë disa njerëz njëkohësisht. Kishte edhe fontana ku pinin ujë kafshët. Fontanat ishin të rrethuara nga kolona dorike, jonike e më vonë korintike. Fontanat më të hershme të zbuluara në Helladë i takojnë shek. VI p.e.s. në pothuajse të gjitha qytetet greke si Korint, Athinë, Spartë, Milet, Pergam, Sirakuzë etj. Qëllimi i fontanave ishte të shpërndante ujin e freskët dhe të pishëm për banorët.
Gjimnazi. Në periudhën e Greqisë së Lashtë Gjimnazi ishte një vend ku stërviteshin njerëzit në disiplina të ndryshme sportive. Aty të rinjtë mësonin edhe filozofi, letërsi, muzik etj. Këto monumente kishin funksionin e një shkolle ku të rinjtë trajnoheshin në aktivitete të ndryshme sportive për të konkuruar në lojra apo festivale sportive si Lojrat Olimpike, lojrat Panatheniane etj. Në gjimnaz ishin të punësuar mësues e trajnerë për çdo disiplinë. Aktivitetet spotive ishin pjesë e kulturës greke që në periudha të hershme. Konkurenca midis lojtarëve ishte e madhe psai fitorja në një disiplinë i bënte të famshëm dhe fitohej para. Gjithashtu Poliset greke ishin krenare që sportistët e tyre dilnin fitimtare në kompeticione. Këto gjëra ndikuan në ngritjen e një godine të posaçme për të stërvitur sportistët. Kjo godinë ishte pra Gjimnazi. Ajo zakonisht ishte një godinë katërkëndore. Ishte e ndarë në dy pjesë ku fusha ose arena ishte vendi ku sportistët stërviteshin në disiplinat e tyre. Arena ishte një shesh i hapur, e dystë ku tabani ishte prej dheu të ngjeshur. Në të kishte vende të posaçme për çdo disiplinë si atletikë, hedhje gjyleje, hedhje shtiza dhe disku, mundje etj. Nxënësit që stërviteshin nëpër gjimnaze quheshin Efebë. Arena ishte e rrethuar nga kolonat droike ose jonike dhe dhomat. Këto ishin ambjetet ku atletët ndërroheshin dhe linin veglat sportive pas stërvitjes. Dhomat ishin të thjeshta pa ndonjë veçanti arkitekturore. Muret ishin prej blloqesh guri të lidhura në të thatë dhe çatia mbulohej me tjegulla që mbaheshin nga trarët prej druri. Dhomat kishin dritare të vogla për ajrosje dhe ndriçim. Gjimazet janë zbuluar në të gjithë qytet-shtetet duke treguar për interesin dhe rëndësinë që i kushtonin sportit dhe arsimimit qytetarët e Greqisë. Gjimnazet kishin një hyrje kryesore monumentale e përbërë nga një portik me kolonadë në formën e fasadës së tempullit jonik ose dorik. Për tu futur në Portik ngjitje disa shkallë pastaj kaloje portikun që të çonte tek oborri ku zhilloheshin stërvitjet e atleteve. Në disa raste në muret anësore të portitikut kishte hyrje që të çonin në ambjente ose dhoma të ndryshme.
Muret rrethuese të qytetit. Në gjitha Poliset greke ishin të rrethuara me mure mbrojtëse, traditë e huazuar nga periudha Mikenase. Muret mbrojtëse ishin të rëndësishëm për një qytet-shtet grek pasi ato jepnin siguri banorëve që jetonin brenda tyre. Kjo për faktin se poliset greke ishin zakonisht në luftë midis njëri-tjetrit dhe kjo i bënte muret rrethuese e sistemin mbrojtës mjaft të rëndësishëm. Muret ishin të lartë mbi dhjetë metra kurse trashësia e tyre luhatet nga 3 m deri në 10 m. Muret ishin të ndërtuara nga blloqe të mëdha guri mbi 1 m dhe të lidhura në të dhatë, me kllapë dhe në periudhën helenistike lidheshin nga materiale hekuri ose bakri në formën e gërmës H. Muret mbrojtëse ishin të ndarë në dy faqe anësore dhe mesi ishte i mbushur me çakull, dhé apo çdo lloj materiali tjetër i cili ishte shumë i ngjeshur. Kjo mënyrë ndërtimi të mureve mbrojtëse i bënte më rezistent ndaj sulmeve të armikut. Muret ishin të fortifikuara me kulla mbrojtëse. Ato ishin prej blloqesh guri të lidhura me të njëjtën teknikë si muret rrethuese dhe ishin më të nxjerra përpara duke siguruar një mbrojtje më të mirë të murit. Kullat ishin dy ose tre katëshe ku ushtari ngjitej nëpërmjet shkallëve, kullat kishin formë rrethore, trekëndore ose katrore. Sistemi mbrojtës ishte i përbërë edhe nga bastionet që nuk ishin gjë tjetër veçse një murë i dytë i vendosur para murit rrethues dhe që të dy ishin të puthitura. Bastioni ishte më i gjerë se muri rrethues duke e bërë më rezistent ndaj goditjeve të artiljerisë armike. Pika më e dobët e murit rrethues ishin hyrjet pasi portat ishin prej druri. Për ti mbrojtur hyrjet ndërtoheshin kulla mbrojtëse, oborret edhe bedena. Ushtarët për tu ngjitur në murë kishin shkallë fillimisht prej druri e pastaj u ndërruan me gurin. Ato ishin të ngjitura tek muri rrethues. Zakonisht në qytetet greke kishte dy mure rrethuese pasi në rast se biente muri i parë të rrthuarit mund të mbroheshin duke u tërhequr tek muri rrethues i dytë. Në rast se binte edhe ky ushtarët tërhiqjeshin në akropol si vendi i fundit ku mund të behej një rezistencë.
Thesaret. Këto ishin monumente që ishin ndërtuar nga polise dhe qytetarët e tyre ku tribute që duhet të jepte qyteti apo individë të ndryshëm për perëndinë i çonin tek thesari. Këto ishin godina të vogla me përmasa deri në 10 m gjatësi dhe 4-5 m gjerësi. Zakonisht kishin pamjen e një tempulli në miniature pasi kishin të gjithë pjesët përbërëse si kolonat, arkitrau, frizi, frontoni etj. Fasada varej nga lloji i oderit që ishte përdorir pra thesaret mund të kishin dorike ose jonike. Kishin një naos, pronaos dhe opistodom ku ky i fundit kishte hyrje nga naosi dhe luante rolin e një kasaforte. Thesaret filluan të ndërtohen që nga shek. VI p.e.s. dhe gjenden zakonisht në qytetet ku ndodheshin tempujt e rëndësishëm të greqisë antike si Delfi. Këtu janë zbuluar thesaret më të rëndësishëm si thesari i Athinasve ndërtuar nga polisi i Athinës në vitin 490 p.e.s., thesari i Sifionëve ndërtuar nga qyteti i Sifionit përfunduar së ndërtuari në vitin 380 p.e.s. Në qytetin e Delfit kishte edhe thesare të tjera por këto dy ishin më të rëndësishmet.
Altaret dhe sanktuarët. Këto ndërtoheshin në vende që njerëzit i cilësonin si të shenjta si shpella, pemë, shkëmb etj. Për të nderuar perëndinë më tepër qytetarët dhe poliset ndërtuan sanktuare në vendet e shenjta në mënrë që njerëzit të mund të luteshin më mirë. Sanktuari ishte një shesh i cilësuar i shenjtë i rrethuar me mure ose gardh druri kun ë mes ishte altari dedikuar perëndisë. Altaret ishin prej guri dhe kishin forma të ndryshme. Tek altari ndodhej një tavolinë ku besimtarët mund të linin tributin e tyre për perëndinë. Ajo kishte formë katërkëndore dhe nuk i kalonte 1 m. atali më i njohur në botën greke është ai i Zeusit ndërtuar në qytetin e Pergamit në Azinë e Vogël ndërtuar në shek. II p.e.s. nga mbreti i Pergamit Eumenus II. Për këtë do të flasim në leksionin e ardhëm kur të trajtojmë qytetin e Pergamit.
Tholosi. Në Greqinë e Lashtë Tholosi ishte një ndërtesë rrethore që kishte një çati që përfundonte me majë, me një dhomë qendrore e cila ishte e rrethuar me kolonadë. Salla qendrore luante rolin e naosit kurse kolonada ishte e ordrit dorik, jonik ose korintik. Sipër kolonadës ndodhet atkitrau i cili shpërndante peshën e çatisë në mënyrë të barabartë tek secila kollonë. Çatia ishte prej tjegullash ose rrasash guri. Në fillim Tholoset ishin ndërtesa që përdoreshin si varre si në periudhën Mikenase por me kalimin e kohës ato filluan që të përdoreshin edhe si tempuj apo godina të shenjta që kishin lidhje me perënditë. Tholoset më të mëdha e më të njohura janë Tholoset në Athinë, në Delfi. Ishullin e Rodos-it dhe në qytetin e Epidaurit. Diamtri i tyre luhatet nga 13 m deri në 22 m.
Banesat Greke. Shtëpitë në peiudhën greke ishin kryesisht një deri në dy katëshe. Banesat greke kishin një oborr qendror që komunikonte me të gjitha dhomat përdhese. Oborri ishte qendra kryesore e aktivitetit në jetën shtëpiake greke pasi në qoftë se doje të shkoje nga një dhomë në tjetër duhet të kaloje në oborr patjetër. Oborri ishte i rrethuar nga dhomat e ndryshme të shtëpisë. Brenda banesës greke kishte dhoma që shërbenin si magazina, guzhina, dhoma gjumi, dhoma pritjeje për miqtë, banjo, korridore, anekse etj. Oborri i ka thënë edhe emrin banesave greke pasi quhen banesa me oborr ose peristil. Në oborr kishte një kolonadë që e rrethonte oborrin. Shtëpia greke ishte e ndarë në zona për bura dhe për grate. Shtëpitë ishin të mbuluara me çati prej tjegullash dhe muret e themelet ishin prej guri. Për të mbajtur çatinë brenda dhomave kishte kollona. Dhomat kishin dritare të vogla për të lejuar futjen e dritës dhe të ajrit në to. Dhomat ishin të shtruara me pllaka guri, dysheme prej shufi ose mozaik. Dhoma e pritjes së miqëve ishte më e madhja dhe më e zbukuruara nga të gjithë të tjera. Kjo tregonte për rëndësinë që kishte mikpritja. Kjo dhomë quhej Andron. Për të hyrë në banesë ksihte një hyrje kryesore që komunikonte me rrugën. Dera ishte një ose dy kanatëshe prej druri.
Stera. Kjo kishte rolin e një depoje uji që grumbullonte ujrat e shirave që binin në qytet. Natyrisht ajo nuk mblidhte të gjithë ujin e shiut por vetëm një pjesë. Stera kishte formën e një kanali të gjatë dhe të gjerë mbi 3 m e cila mbulohej nga një çati me formë qemeri prej guri. Muret e saj ishin prej blloqesh guri gëlqeror kurse dyshemeja ishte prej gurësh ose tjegullash. Muret dhe dyshemeja ishin të izoluara për të mos lejuar humbjen e ujit. Në kohë rrethimi të qytetit stera kishte rëndësi për shkak se armiku ndërpriste tubacionet që sillnin ujë në qytet dhe tek stera banorët gjenin një vend me ujë të pishëm.
Tani do të flasim rreth qyteteve kryesore të greqin-së së lashtë dhe monumentet e tyre. Do të përmendim vetëm polisin e Athinës, ku do të fokusohemi tek agoraja.
Qyteti i Athinës ishte Polisi më i zhvilluar dhe më i përparuar i Greqisë së Lashtë. Ai rrethohej nga mure të larta e të fuqishme. Ato u ndërtuan rreth viteve 461-457 p.e.s. dhe lidhnin qytetin me portin duke siguruar një kontakt të vazhdueshëm gjatë një rrethimi midis portit të Pireut dhe qytetit të Athinës. Ato ishin të gjata me kilometra dhe ishin të larta mbi 15 m. Muret ishin të ndërtuara me blloqe të mëdha guri gëlqeror mbi 1.5 m dhe ishin të forcuara nga kullat dhe bastionet mbrojtëse. Këto mure u shkatërruan në vitin 404 p.e.s. në përfundim të Luftës së Peloponezit ku Athina u mund nga Sparta.
Zemra e qytetit të Athinës ishte agoraja. Në të gjenden pothuajse të gjitha monumentet që mund e antike. Në aagora kalonte rruga e shenjtë Panatheniane tek e cila zhvillohej ceremonia për nder të perëndeshës athina ku përfundonte në akropol. Aty ndodhet oborri i ndërtuar nga Periukliu sunduesi më i shquar Athinas. Oborri ishte një vend ku njerëzit mblidheshin për të diskutuara apo për të votuar rreth çështjeve të ndryshme që kishin të bënin polisin. Sapo fillonte rruga në agora në të majtë gjendet një godinë që shërbente për prerjen e monedhave të shetet athinas. Ngjitur me të ndodhet monumenti i Eneukronosit e cila kishte funksionin e një fontane dhe pastaj ishte Stoa Jugore e ndërtuar në vitet 425-400 p.e.s. Ajo ishte dy katëshe ku kati i parë ishte i orderit dorik kurse i dyti jonik brenda saj ndodheshin disa ambjnte që duket se luanin rolin e dyqanave. Çatia e saj ishte e mbuluar me tjegulla. Ngjitur ne soan ndodhet një ndërtesë tjetër e quajtur Aiakeion. Funksioni i saj i saktë nuk dihet deri më sot. Po të vazhdojmë në këtë drejtim në të majtë të Aiakeion ndodhet Strategeion. Kjo ishte një ndërtesë trapezoidale ku mblidheshin strategët ushtarak të shtetit të athinës për të diskutuar rreth problemeve ushtarake. Kjo ndërtesë e kam marrë emrin nga heroi athinas Strategos. Pas strategeionit ndodhet kolonos agoraios një shesh ku mblidheshin qytetarët gjatë zhvillimit të votimeve të ndryshme ku zgjidheshin kryetarët e rinj të shtetit athinas. Në të djathtë të Strategeionit ndodhet tholosi. Kjo ndërtesë kishte rolin e Prytanionit, vend ku qëndronte prytani, njeriu i cili qeveriste qytetin e Athinës që zgjidhej çdo vit nga vota e qytetarëve. Ky kishte një diametër prej 8 m. Një monument tjetër në agora ishte monumenti i heronjëve Eponimus. Ky ishte një podium prej mermeri ku ishin të vendosura 10 statuja prej bronzi të heronjve Eponimus që thanë jetën e tyre për nder të Athinës.
Pas këtij podiumi ishte Buleterioni në të cilin mblidhej Bulea ose këshilli i qytetit të Athinës. Ai u ndërtua në shek. VI p.e.s. dhe u prish në shek. V p.e.s. kur u ndërtua Buleterioni i ri. Pas ndërtimit të këtij të fundit kjo ndërtesë u kthye në tempull ku nderohej Cybele nëna e perëndive të Olimpit dhe ndërtesa u quajt Metron. Pas tij më lart në kodrën ku qendronte akropoli u ngrit Buleterioni i Ri i athinës. Në pjesën më të ngritur të kodrës që të çon në akropol ndodhet tempulli i Efestit ose Efestioni. Ai është një tempull dorik dhe është mjaft i ruajtur deri më sot. Ai është i gjatë 31.7 m dhe i gjerë 13.7 m i ndërtuar me mermer. Ai ka një pronaos dhe naos dhe opistodom është i rrethuar me një rrjesht kollonash. Në të majtë të Buleterionit të vjetër dhe përpara Efestionit ndodhet tempulli i Apollonit Patros. Ai është një tempull jonik i gjatë 13.5 m dhe i gjerë 10 m ndërtuar në vitet 340-320 p.e.s. dhe perëndia adhurohej me atributin e mbrojtësit të familjes (Patros). Në të majtë të tempullit të Apollonit ndodhet stoa e Zeusit ndërtuar në vitet 425-410 p.e.s. e cila ishte dy katëshe ku ordri dorik ishte në katin e parë dhe joniku në të dytin. Kjo stoa ishte ngritur për nder të Zeusit prandaj kishte këtë emër. Në pjesën veriore të agorasë ndodhet altari i 12 perëndive të Olipimpit (Zeusit, Hera, Poseidoni, Demetra, Apolloni, Artemisi, Efesti, Hesti, Athina, Ares, Afërdita dhe Hermesi). Në të ndodheshin statujat e 12 perëndive ku qytetarët mund ti luteshin atyre. Në cepin veriperëndimor ndodhet Stoa Mbretërore ndërtuar nga mbreti Arkon në shek. V p.e.s., e cila ishte 1 katëshe me order jonik. Në anën veriore të agorasë ndodheshin Stoa e Hermesit dhe stoa Piokile (e pikturuar). Janë të ndërtuar në shek. V p.e.s. ku stoa e Hermesit ishte ngritur për nder të perëndisë Hermes dhe ishte e oderit dorik kurse stoa Poikile ishte quajtur e tillë prej pikturave që ishin të ekspozuara aty. Edhe kjo kishte kolona dorike. Në fund ndodhet tempulli i Afërditës Urania ku perëndesha paraqitet me atributin e mbrojtëses së dashurisë e bukurisë. Ky ishte një tempull jonik.