IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
DROGA ç'eshte ajo dhe pasojat e saj...
 Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, 1 sd, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare
hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.
Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.
Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.
Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.
Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.
Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve 1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen, 2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend, 3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet), 4.) Qe dita-dites e shtojne dozen. Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.

Kokaina

Emra te tjere.
Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow. Kategoria e droges.
Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.
Potenciali per adaptim.Varesia. E marre rregullisht kokaina krijon varesi tek perdoruesit. Keta mund te behen dependent nga ana psikologjike nen efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte (ose per ti rritur ato), gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge. Ky rrezik eshte me i larte tek nje forme e larte e kokaines qe ne e quajme KRAK (Crack) ose qe njihet nga perdoruesit si "freebase" .

Menyra e perdorimit. Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.

Perdorimi ligjor. Ne te kaluaren jo te larget Kokaina eshte perdorur gjeresisht si anastetik lokal. Sot perdoret ngandonjehere per anastezi topikale ne sy, goje e fyt perpara operacioneve te vogla kirugjikale ose te tjera procedura. Megjithate, nisur nga efektet anesore te saj dhe potencialin per abuzim, kokaina eshte sot pothuajse kudo nje droge e klasit A.
Efektet afatshkurter. Kokaina eshte stimulant i sistemit nervor qendror. Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi. Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemres dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze. Dozat e larta mund te sjellin agjitim, ankth, paranoje dhe halucinacione. Paranoia mund te prodhoje nje sjellje agresive. Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.
Efektet afatgjate dhe rreziqet. Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe. Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje. Thithja e perseritur nepermjet hundes demton membranat e saj e me kalimin e kohes ka shkaterrim te septumit (struktura qe ndan vrimat e hundes) . Njerezit me semundje te zemres ose me nje gjender tiroide hyperaktive te cilet jane perdorues te kokaines rrisin shancet per demtime te zemres.
Shenjat e abuzimit. Perdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik dhe ekzuberant e po ashtu tregon fare pak interes ne ushqim. Perdorimi per nje kohe te gjate i saj sjell te perdoruesi: Shqetesime ne ushqim dhe ne rutinen e gjumit. Agjitim, ndryshime ne sjellje, po ashtu agresiviteti dhe dyshimet ndaj te tjereve mund te jene shenja te nje personi qe perdor "rendshem" Kokainen.
Bashkeveprimi. Ajo rrit presionin e gjakut, pra kundershton efektin e barnave antihypertensive. Marre me MAOI-TE ( Inhibitoret e Mono Amine oksidazes) shkakton nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Po ashtu rritet rrisku per efekte te padeshirueshme ne zemer kur merret me disa anastetike te pergjithshem.
Ketu vlen te theksojme nje lajm te ri. Sot nga shkencetaret po punohet per te krijuar nje vaksine per kokainen. Nisur nga fakti se shume njerez te artit e muzikes e kane perdorur kete droge dhe shpesh mbas lenies se tij i jane rikthyer kjo paraqet interes per kedo. Sot ne kemi ne dipozicion vec dy menyra per ta luftuar kete: keshillimet profesionale dhe klinikat e rehabilitimit. Pra lajmi i nje vaksine eshte dicka teper me vlere. Faza e pare e kesaj ka perfunduar dhe po punohet ne fazen e dyte te saj. Si?
Po punohet sipas ketij parimi. Molekulat e kokaines jane teper te vogla, e si te tilla e pershkojne barrieren e eneve te gjakut ne cipen mbrojtese te trurit, cipe kjo qe mbron trurin nga agjentet e huaj. Pra shkencetaret po i kerkojne "ndihme" sistemit imun ne kete rast, duke "shenuar " kokainen me kete vaksine TA-CD, do behet e mundur qe antitrupat e sistemit mbrojes ta Njohin molekulen e kokaines dhe ta rrethojne ate duke u ngjitur me te. Kjo do sjelle qe masa e saj do rritet ndjeshem e nuk do kete mundesi te kaloje barrieren e gjakut ne tru. Sado kokaine qe perdoruesi te marre nuk do kete me efekt. TA-CD ja eshte nje kombinim i molekules se kokaines dhe nje proteine te madhe, e cila kur injektohet ne trup, eshte mjaftesisht e madhe qe te njihet nga sistemi imun dhe ky i fundit te gjeneroje anti-trupa.
Kjo kompani, XENOVA tashme eshte ne fazen perfundimtare te kesaj vaksine e cila natyrisht te con ne aplikimin e licences per perdorimin e saj dhe ne nje forme te re shprese per shume vete qe vuajne nga varesia ndaj kokaines. Vlen per tu permendur ketu, meqenese kemi aferi molekulash, molekula e Nikotines ashtu si ajo e kokaines eshte e vogel e pikerisht kete parim po ndjek kjo kompani te luftoje varesine nga duhani, puna per kete vaksine KUNDER DUHANIT fillon ne shtator te ketij viti.

Le te sqarojme dhe dicka per nje forme tjeter te Kokaines :

KRAK. ne anglisht CRACK.
Kjo forme teper potente e kokaines merret ne forme kristalesh, te cilat pihen si duhani. Teper adiktiv Krak-u duket se ka efekt me te forte se te gjithe format e tjera te Kokaines dhe perdorimi i tij eshte i shoqeruar me nje rrisk gjithnje e ne rritje per ritme abnormale te zemres, goditje ne zemer, hemorragji cerebrale e ne fund vdekje.
Konsekuencat afatgjata te perdorimit te Krak perfshijne: flegmen ne ngjyre te zeze, teshtitje, demtime te pakthyeshme te mushkerive, trashje te zerit e djegje permanente te buzeve, gjuhes e fytit nga inhalimi i tymrave te nxehte. Deteriorimi mendor, ndryshime ne personalitet, terheqje e izolim shoqeror, paranoia apo sjellja agresive dhe tentativat per vetevrasje mund te shfaqen ne keto perdorues.

Si dallohen femijet qe kane hyre ne rrugen e droges ?
- Prinderit duhet te kene medoemos njohuri , te pakten fillestare , per drogat , efektet e tyre dhe menyrat e perdorimit . Prindi duhet ta ndjek femijen ne procesin e rritjes sikrse mjeku i kujdesshem qe e ndjek grafikun e ecurise se pacientit te tij . Eshte e domosdoshme qe prindi te njohe fazat e rritjes dhe vecurite moshore , sidomos tiparet e adoleshences , per te dalluar nje sjellje adoleshenti nga nje sjellje nen efektin e droges . Nese ne grafikun e rritjes se femijes verehet pika keputje , pra ndryshime te shpejta , te menjehershme e te thella , duhet kerkuar shkakun . Pergjithsisht perdorimi i droges ben qe te ndryshojne raportet e perdoruesit me familjen , shkollen e shoqerine .-Ne shumicen e rasteve nuk eshte veshtire qe prindi te kuptoje nese femija i tij merr droge . Ai mund te kuptoje qe femiju i tij merr marihuane per shembull : nese ne shtepi gjene letra cigaresh , letra alumini , kartone te vegjel te prere ,filtra , vrima te djegurash ne divan apo ne qarshaf , cakmak me flake ne maksimum etj. Nese djali apo vajza duket shpesh i perhumbur , me sy te zbehur etj. Duhet ditur se eshte koha te dyshohet seriozisht .- Marre ne teresi , perdorimi i droges ben qe te ndryshoje , drejt perkeqesimit , qendrimi i perdorimit te saj ndaj mesimit , punes , shoqerise , familjes etj. Te gjitha keto nuk mund te mos reflektohen . Nuk mund te mos bie ne sy , sidomos te prinderve , sado te painformuar te jen ata . Droga me angazhimin , peripecite dhe presionin qe ushton ndaj perdoruesit , e detyron femijun apo te riun qe te genjeje siq e shtyn ate edhe te gjeje rruge per sigurimin e parave , madje edhe te vjedh . Nje vajze krenare qe e ka mbajte veten , veshtire te mbetet e till edhe pasi ka filluar te perdore droge . Ky deformim i personalitetit , leshimi i vetvetes , mungesa e sinqeritetit , vjedhja e te tjera vese qe mbjell droga , gjithashtu duhet verehen nga prinderit . Nje nder tiparet e sjelljes se nje te riu qe ka shkuar ne rrugen e droges , eshte largimi gradual nga familja dhe dedikimi gjithnje e me i madh ndaj grupeve qe formojne perdoruesit e droges .

Si mund te sherohet nje i droguar ?
Kusht i domosdoshem per sherim eshte qe te droguarit , sikunder alkoholistet , te arrijne te zotrojne intelegjencen e tyre dhe te pushojne se menduari per to , Sigurisht eshte e veshtire te clirohesh nga nje zakon qe te ka mbajtur skllav me muaj apo me vite . Por individi i vendosur per te fituar integritetin e personalitetit te vet si dhe dominimin e vullnetit , duke perfituar nga nje moment qetesie dhe ekuilibri , duhet te fiksoje ne vetvete qellimin per te mos rene , qofte edhe perkohesisht , ne veset e zakonet e tij . Pra duhet vendosur per nje periudhe abstenimi , per te mos marr drog per tri dite , kater dite , nje jave … .Ai qe mendon seriozisht te shpetoj veten e tij nga droga duhet te riperterije shpesh qellimin e formuluar , duke kerkuar te bind vetveten se ai mundet , madje pa perpjekje te jashtzakonshme , te dominoje deshira e vet per te perdorur droge . Pra te sundoje plotesisht vullnetin e vet . Ne fillim le ta konsideroje kete si nje eksperiment . Me pas , i inkujaruar nga suksesi i perpjekjes se pare , do te rifiroj shume vullnetin e cfilitur nga droga dhe duke ripertrire energjine , do te zgjase eksperimentin .- Ky proces shkon zinxhir : zgjatet abstenimi , rifitohet besimi , forcohet vullneti . Keto krijojne terenin qe te kalohet ne nje faze me me shume besim , me shume vullnet , me shume kohe pa droge . Keto krijojne premisa te nje faze te re , te trete , te katert .... . Keshtu do te ecet ne menyre te shkallezuar . Cdo interval kohe pa droge , me sakt cdo zvoglim te ritmit te zakonshem te drogimit , duhet vlersuar si nje sukses . Rendesi ka te rifitohet besimi e te ecet ne menyre te shkallzuar , gjithnje ne zbritje , drejt zeros . Nese provon , do te shohesh ngadal , por ne menyre progresive , do te arrish dominimin mbi vetveten , domethene mbi drogen qe ben presion .


http://eseshkolle.blogspot.com/
Semundjet e zemres
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.
Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive
mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.
Sëmundjet e zemrës
Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Me e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të shfaqen në mosha të mëdha.
Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.
Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.
Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të padëmtuarat. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare.
Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi atëherë organizmi vdes.
Simptomat dalluese
Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat dalluese kanë qenë të fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen.
Kjo sjell probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të shfaqen me kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht.
Lodhjet dhe debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos atyre sportive, si për shembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla raste ka edhe rrahje të shpeshta e të ç’rregullta të organit të zemrës. Edhe në rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka me çarçafët e ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të zemrës. Një tjetër shenjë dalluese është edhe vështirësia në ecje, e cila shkaktohet si pasojë e mos qarkullimit si duhet të gjakut brenda organizimit.
Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së frymës, ënjtje e këmbëve, nxirje e buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës. Infarkti ne zemër njëherë nuk mund te sheroheke por tash shërohet.
Shkaktarët
Shkaqet nga të cilat, lindin sëmundjet e zemrës janë nga më të ndryshmet. Sipas kategorive të sëmundjes që u përmendën më lart. Sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut ka faktorë risku madhore dhe minorë të cilët varen nga organizmi dhe nga veprimtaria e tij në mjedisin ku ndodhet. Hipertensioni arterial, shkaktohet nga diabeti si dhe nga sëmundjet e obezitetit duke ia vështirësuar punën e funksionimit zemrës në të gjitha aspektet. Ndërkohë që diabeti ndikon dhe në shfaqjen e atakeve dhe të infarktit të miokardit, duke ngushtuar kështu së tepërmi enët e gjakut. Ndërkohë që kërcënuesit më seriozë për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë përdorimi i lartë i alkoolit dhe duhanit të cilat mund të japin goditje të menjëhershme në zemër.
Duke qenë se shoqëria ecën para duhet pasur kujdes ndaj këtyre rreziqeve. Më parë këto si sëmundje nuk ekzistonin pikërisht për shkak të përdorimit në masë të paktë të këtyre produkteve. Ndërsa sot gjendja është bërë për të qarë hallin sepse jo vetëm të moshuarit por po shtohet në masë dhe numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Gjithashtu dhe pakësimi i veprimtarive sportive dhe të bërit e një jete sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga këto sëmundje. Ndërkohë që një nga shkaktarët e shpeshtë të infarktit myokardial është dhe tensioni i larte i gjakut ose hipertensioni.
Në pjesën më të madhe të rasteve emocionet e forta janë dhe shkaktari kryesor i sëmundjeve vdekjeprurës të zemrës. Emocionet dhe streset ndikojnë në shpërthimin e sëmundjeve të zemrës.
Ekzaminimet
Që nga fazat e para të sëmundjes është e nevojshme që pacienti të paraqitet pranë mjekut specialist për të bërë “EKG” e zemrës. Ky ekzaminim është edhe hapi fillestar që shërben për përcaktimin e një prognoze të saktë të sëmundjes.
Më pas duhet bërë një ekokardiogramë. Nëpërmjet bërjes së kësaj grafie të zemrës, mund të zbulohen shumë detaje dhe shqetësime të këtij organi, që pacienti më parë mund të mos i ketë ndjerë.
Kjo është një metodë shumë e rëndësishme që nuk e shpon me gjilpëra të sëmurin, si dhe jep të dhëna të sakta. Ciklorigometria është një tjetër lloj ekzaminimi që shërben për të parë sesa ka avancuar sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut. Në gjuhën popullore kjo njihet ndryshe edhe si biçikletë e zemrës. Në përqindjen më të madhe të rasteve ajo jep edhe diagnozën e saktë të sëmundjes. Ekzaminimi tjetër është edhe koronografia.
Kategoritë më të prekura dhe trajtimet mjekësore Në sëmundjet e zemrës janë të përfshira të gjitha moshat. Përgjithësisht sëmundja është në masë tek moshat e mëdha, por fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera.
Kohët e fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ata takohen që në fëmijëri. E meta në këtë rast është se nuk japin shenja klinike që në moshë të vogël.
Duke e gënjyer kështu pacientin se nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Këto të fundit të lëna pa kurim për shkak të mungesës së shenjave klinike kanë rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dhe pasoja fatale për jetën. Trajtimet mjekësore, ndikojnë në pjesën e madhe të rasteve të sëmundjes këto janë dhe shpëtimi më i madh për të sëmurët e zemrës.
Një kujdes sa më i rreptë medikamentoz është dhe çelësi kryesor për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet mjekimit mund të bëhet dhe një prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes. Bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe pacientit mund të sjellë rezultatet më pozitive për shmangien e kësaj sëmundjeje.
Ndërhyrjet kirurgjikale
Në shumë raste kur defektet e zemrës janë të pakorrigjueshëm me anë të përdorimit të medikamenteve, është e nevojshme që të ndërhyhet për riparim të pjesëve të dëmtuara me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Këto të fundit bëhen për disa patologji të veçanta siç janë sëmundjet e zemrës të lindura, të cilat rregullohen vetëm nga operacionet, po në këtë grupim futen dhe disa kategori të tjera sëmundjesh të cilat janë të fituara, siç janë bypass-et dhe ngushtimet e enëve të gjakut. Është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që në operacionet e zemrës të planifikohet koha e duhur për realizimin e ndërhyrjes. Kjo sepse dhe rezultate do të jenë të duhurat kur është e nevojshme dhe pozitive për shëndetin e pacientit. në të tilla raste marrin pjesë si mjeku kardiolog, i cili ka vërtetuar diagnozën e sëmundjes ashtu edhe ai kardiokirurg që do të bëjë operacionin.
Në ndërhyrjet e zemrës duhet përcaktuar saktë koha e bërjes së operacionit. Të sëmurët e zemrës duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut për të përcaktuar kohën e saktë të ndërhyrjes e cila do të japë efektet e duhura në shëndetin e pacientëve.
Nga studimet e bëra thuhet se ndërhyrjet kirurgjikale janë më të efektshme se sa trajtimet medikamentoze dhe më pak të kushtueshme se sa trajtimi konservativ me ilaçe.
Konsultat
Zhvillimi i konsultave të vazhdueshme me mjekun specialist është edhe baza kryesore për trajtimin e këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse. Sa më i shpeshtë të jetë kontrolli aq më e madhe do të jetë dhe mundësia e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes, e cila do të ndihmonte në mënjanimin e faktorëve rriskues për jetën e pacientit.
Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit[redakto
Ato shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë.
Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.
Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes por të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë.
Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta atëherë është e nevojshme që të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse në të tilla raste janë të shumta sëmundjet e zemrës që lindin.
Infarkti miokardit i zemrës
Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet njëra nga këta arterie miokardi vuan për praninë e oksigjenit. Kështu që kjo pjesë e muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm vdes duke paralizuar një pjesë të funksionit të zemrës.
Pikërisht vdekja e një pjese të muskulit të zemrës si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga infarkti janë dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën e cila shtrihet drejt qafës, shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56 për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Simptomat e infarkteve
Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë. Dhimbja mund të shfaqet gradualisht duke u rritur nga masa në masë.
Në fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shume dhimbje, por me shume si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje mendsh, rënie të fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Ndërkohë që dhimbjet. Probleme me krahët dhe nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi, edhe pse mund të shfaqet gradualisht me kalimin e kohës.
infrakti i miokardit shkaktohet nga mbyllja e artriteve te zemrës. Nëse pjesa e vdekur nuk është shume e gjere dhe i sëmuri merr mjekimin e duhur atëherë zemra fillon te rimarre veten.
Zemra mund të preket dhe nga infeksionet
Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga infeksionet e ndryshme. Kështu sëmundjet reumatizmale të zemrës shkaktohen nga një infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme.
Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të rënda të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret, viruset që prekin shtresat e mureve të zemrës duke shkaktuar dhembje, aritmi e dëmtime të tjera.
Aritmia
Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.
Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma. Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta. Veshoret e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndjehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve elektrike të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.
Aktivitete sportive
Aktivitete sportive janë shumë të rëndësishme për të mënjanuar problemet e zemrës. Ndërkohë që jo të gjitha kategoritë e pacientëve mund të bëjnë aktivitete sportive. Shumë njerëz me kondita të ndryshme shëndetësore si sëmundje të mushkërive apo të zemrës mund të shkaktojnë më shumë dëm se sa përfitim nga stërvitja. Para se të përcaktohet se çfarë aktiviteti sportiv do të bëjë është e rëndësishme që të kontaktohet mjeku specialist i cili do të përcaktojë dhe gjendjen e pacientit nëse duhet të bëjë aktivitete sportive dhe se këto aktivitete ndihmojnë në ndonjë aspekt të rëndësishëm.
Sipas ekspertëve rreth 30 minuta aktivitete sportive janë shumë të domosdoshme në ditë për të sëmurët e zemrës. Aty mund të bëhen ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësohen dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet.
Sipas studimeve të bëra thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë gjatë këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime te thjeshta fizike. Kryesisht ngritja e peshave ndihmon në formimin e muskujve, por të dhënat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton nga ky lloj sporti është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat dhe të shmangë komplikacionet kardiovaskulare.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels