IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label Poezi Shqiptare. Show all posts
Showing posts with label Poezi Shqiptare. Show all posts
Tema:Anjesa dhe shtatë pikturat;
(recension)

                     
Rrallë I ndodh lexuesit te lexojë nga autorë ose autore që I kanë shkruar librat kur kanë qenë ende të vegjël ose të rinjë. Në këtë romanë autorja thur intrigën dhe ndjek rrugën e lodhshme e gati pa krye të hetimit. Ky libër I përbërë nga dy kapituj *Anjeza dhe dokat* dhe *Anjeza dhe shtatë pikturat*
Rrëfimtarja dhe protogonistja e këtyre dy romaneve të vogla është  nxënësja konviktore Anjesë Bijë:  një vajzë e sjellshme dhe e zgjuar, e dashur  e krenare, e guximshme dhe delikate./  Por ajo ka dhe një cilësi të vëqantë,  që e dallon nga shoqet: prirjen dhe etjen  për aventura. Dashur pa dashur kjo prirje e nxitë ti futet rrugës së hetimit për të zbuluar rrëmbyesit e një shkrimtari të ndershëm siq është  doktor Simoni dhe të kërkojë  e të demoskojë vjedhësin e disa pikturave me shumë vlerë që I përkasin  mësuesit të pikturës  Bumanit. Planet dhe veprimet e sajë  herë më dështim e herë më sukses, udhëhiqen  nga qëllime të mira  njerzore. Anjesa kurdoherë synon të zbulojë të vërtetën e cila do t’ua kthej gëzimin e jetës njerzëve të pa fajshëm dhe do ti qojë në duart e drejtësisë  ato që kryejnë akte të pa ligjshme  e kriminale. Në shtjellimin e kërkimeve, bashkë me shoqen e sajë  Nikolen, Anjesa shpreh dhe frikë: shqetësohet, trembet, tmerrohet e migjithatë nuk heqë dorë nga rruga e nisur,  madje dhe kur I rrezikohet jeta.
 "Të dy romanet janë  të tipit triller, ku subjekti mbështetët mbi zbulimin e një krimi. Por gjithashtu shohim të përshkruhen me vërtetësi e ngjyra të gjalla, gjithashtu mjediset e konviktit  të vajzave dhe mardhënjet e nxënësve me shokët e tyre.'"
 Krahas vlerave intriguese të  vetë zhanërit, kemi si element përbërës edhe vlerat njohëse, morale dhe edukative,  të shkrira natyrshëm në përmbajtjen e dy romaneve.'
Autorja është treguar e mprehtë në shtjellimin e faktit dhe në gjykimet e arsyetimet e shumta të Anjesës  dhe në  dhënjen  e lëvizjes shpirtërore të saj në rrethanat më të ndryshme.


Biblografia: 
Kamberi Neriman- Anjesa dhe shtatë pikturat.
B.Kelmendi-  Naim Frashëri, 1990- TIRANE.



Vjen tek unë, moj lule me fletë,
në shpirtin tim të marrësh jetë,
më thua, jam lule mos më prek,
kur në jetën tënde vij dhe hyj vet.

Dhe të hap në zemër një vend të ngrohtë,
Të të mbrojë ty nga dimri i ftohtë,
Dhe ulesh atje si flutur përmbi fletë,
mbi petale zemre thith nektarin si bletë.

Luleflutur mbi zemrën time,
të ngroh me shpirt dhe aromë zbukuruar,
mbi degë damarësh bien ca petale intime,
nga afshi i zemrës sime të dashuruar.

Luleflutur me degë rreze dielli,
Shpirtit tim të ndezur i bën hije,
pak prush mbi zemrën time ngeli,
të ngrohim bashkë netët me afsh dashurie.



Në bojë të penës një mal me dhimbje më ra
nëpër dallgët e jetës të mbushura me lot
Kur fati pa mëshirë si prepotent më tha
Që oqeanin e dhimbjes ta përshkoja me not

Kur valët në shpirt rrebelohen si cunam
Kur kristalina e syrit me lahet me lot
Kur zemëra në gjoks mëdjeg si vullkan
Që të matesh me fatin qënka gjë e kotë

Nëpër rrëza malesh ku bien vetëm gurë
Në shkretëtira zjarresh ku nuk çelin dot trëndafilat
Në tufane psherëtimash qe nuk u sosën kurrë
Në përqafime hipokritësh ku të rrethojnë mëlqinjat

O Zot më jep dhimbje po më bëj të fortë
O Zot më bëj dritë që rrugën ta shikoj
O Zot më jep shpresë kur notoj në lotë
O Zot më jep mëndjen të di ku të shkoj

O Zot që më linde dhe më bëre njeri
Në pafundesinë e lindjeve jam numur si krijesë
Fatin që më dhe si valle mund që ta di
Më bëj të eci mbi këmbët e mia gjer sa të vdesë

O Zot më jep dhimbje nëse dikë lehtëson
Dhe psherëtimat e dhimbjes përgjithmonë ja heq
Se malin e dhimbjes vetëm një rreze e lumturon
Vetëm mos më ler që të bëhem i keq

Nuk dua që lule të shkel kur të shkoj
Nuk i dua rrugët me sixhade shtruar
Që kur qefini i bardhë ftohtësinë të më mbulojë
Të kem se çfarë të fjeturve për tu treguar

Nuk do të kem se çfarë të gjallëve tju lë pas
Se petalet e luleve rrojnë vetëm pak ditë
Nëse do të mposht në jetë stuhi dhe tallaz
Do të më shikojnë në sy edhe kur të mos i hap më sytë

Njerëzit e egër
s’ishin aq të egër,
sa modernët e sotëm.
Bukuroshet epshndjellëse,
pas shfrimit, nuk i vrisnin.
Rivalit egërshan,
nuk ia hiqnin nga trupi kokën
dhe nuk përdhunonin
vogëlushët e egër të fisit.

Nuk u vinin zjarr shpellave,
as kasolleve të tjetrit.
Grave u linin punët e lehta
përqark lëkurëve.
Nuk i linin pa fruta
dhe pa mish gjahu të vjetrit.
Nënat nuk hidhnin
foshnjat e gjirit shkurreve.

Femrat e reja linin ç’kishin,
në sytë e lakuriqësisë,
por nuk i tërbonin meshkujt
me kureshtje formale,
me dy gisht reçipeta
te sumbullat mbi sisë
dhe me një rrip të hollë
mbi foletë gjenitale.

Njerëzit e egër
nuk i shkatërronin
sendet e bashkësisë,
për të pohuar tek i pari
besnikërinë e verbër.
Ata u faleshin kafshëve
vizatuar mbi shkëmbinj,
por nuk figuronin prijësin
në çdo perimetër.

S’kishin porcelane,
gota kristali, listë meny,
hanin me duar mish të tymosur
dhe rrënjë bimësie,
por s’kishin përqark
as lypsarë me lot në sy,
sepse i ndanin barabar
ato dy gjellë perëndie.

Ata kishin në tru botëkuptimin
primitiv të një turme.
Por nuk lakmonin të kishin
shumë shpella me dritë.
Nuk laheshin e lyheshin,
me kremra e parfume,
trupin e linin si kafshët, pis,
por binin erë njeriu në shpirt...
Mirdita i them,
ktheu kokën,sa dëgjoi,
ai shikim, i çuditshëm,
shumë ,më lëndoi,

Po flisja ,me veten,
pse shikoi, me habi,
ai njeri i verbër ,njeri pa njeri,

Shikimi i tij ,
shikim ,me boshllëk,
jeton në errësirë,
dhe dritë s'ka kush i jep,

I lindur i verbër,
dritën kurrë ,se pa,
zgjuarsinë e tij,
njeri nuk, e ka,

Ky njeri, i verbër,
çdo ditë, udhëton,
ka frikë, errësirën,
dashurinë e njerëzve ,kërkon.
Nje erë fortë që fryn
Shëron plagët në veshin tënd
Zonjushë e kaltër
Gishtat e mi
Dhjetë gjarpërinj të urtë
Zvarriten të etur
Rreth barkut tënd prej bore
Të pinë uj mishi nën kërthizë
Ti fillon të ndëgjosh më mirë
Në këto çaste pa jetë
Pa frymëdalje
E butë e nxehtë gropëza e vogël
Aty kullon pikshëm
Ëmbëlsi e përjetshme
E helmit rinor
Si gjak e si shi
Si domosdoshmëri
Flaka e zjarrit po bie tani
Gjarpërinjtë s’kanë ku të mbështeten
E tëra je somnabul
E lagur me pika mjalti prej molle

Ne

C'do ''Person" 
hyn ne jeten tone per nje "Arsye"
"Dikush"...per pak... "Ore"... 
dikush per "Pak kohe"
te tjere "Pergjithmone".
"Gjithsecili" prej tyre merr "Dicka tonen"
 dhe na "Dhuron dicka".
Dhe keshtu "Mesojme"...
"Duam"... "Rritemi"... 
dhe c'do "Emocion" esht 
"Unik".. dhe c'do "Kujtim"
.. esht nje "Vul ne zemer"...!!
Natë e thellë,shumë frikë kam,
një dritë shikoj,era fryn muzikën dëgjoj,
ajo muzikë,të bën për vete,
një mister ,as vetë se kuptoj,
ç'far do jetë ,janë ëngjëjt,apo djalli vetë,

Ajo muzikë e ëmbël,janë si kambana,
rrënqeth trupin tim,natë e thellë ,
ajo muzikë, dëgjohet,
vallë janë ,shtrigat që luajnë me ne,
por se besoj ,janë ëngjëjt që këngën këndojnë,
dikush që e deshën ,ata se harrojnë,

Sa çudi pse se qajnë ,por këndojnë,
se prap ai engjell ,në parajsë do shkojë,
Dëgjohet një çang ,nga larg,
vallë çdo jetë,në atë bjeshkë,
çanga dëgjohet, mos është qielli ,
Që netëve ,ribelohet,

Në atë bjeshkë,ngjanë sikur" Je ne hene",
ajo çangë ngjyrë deti,
për ty ka rënë,dhe kjo është përrallore,
atë muzikë ,se harroj kurrë,
Dhe kjo më prekë ,në zemër,
ai mister i natës ,ka një emër,

"Engjëjt janë të tanët,që kurrë s'na harrojnë,

ditën rrinë me ne ,natën për ne këndojnë."

Pa ikur kjo ditë
T'i puth ëndrrat lozanjare
Njeriun e shiut
Ta gjej në mesnatë
Malli është ngujuar
Mes syve imagjinar
Lermë
Të rirgjallëm sërish
Të flë sonte
Mes mollëzave të kujtimeve
Gjithçka po merr
Udhë me strall

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels