IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
LEKË LEKË DUKAGJINI  (1410 – 1481)
  LEKË LEK Ë DUKAGJ INI ( 1410-1481 ) Tonin Çobani: Princi i përfolur Lekë Dukagjini Dëshmi të kulturës së Rilindjes Evropiane në Shqipërinë e para periudhës osmane "Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në ditët e
sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit… të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre kombëtar" J.G. von Hahn Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut." Edith Durham Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeun. Lekë Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh të dy si princër trashëgimtarë, që u lartësuan, kur morën në sundim dy principatat që mbanin mbiemrat e tyre: Leka - të Dukagjinëve, pas vdekjes së të atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - të Kastriotëve më 1443, tetë vjet pas vdekjes së të atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjinëve kishte si kryeqendër qytetin e Lezhës, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe në verilindje të Shkodrës dhe shtrihej deri thellë trojeve të Serbisë së sotme me kryeqendër të dytë qytetin e Ulpianës afër Prizrenit; ndërsa Principata e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, përfshinte Matin dhe krahinën e Dibrës, duke u shtrirë nga kështjella e Rodonit në bregdetin e Adriatikut. Deri në kohën kur vihen në krye të principatave të tyre, Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; ndërkohë që Skënderbeu kishte bërë një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer prej ushtaraku në oborrin e sulltan Muratit II.
  Në udhëheqje të Besëlidhjes Shqiptare (themeluar në Lezhë më 1444) Skënderbeu e ndien përherë pranë vetës Lekën (fillimisht të atin e tij Pal Dukagjinin), sepse të dy luftuan krah për krah (apo edhe iu kundërvunë njëri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndërsa Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij, duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481). Me të drejtë kronistë e historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu, Barleti e Muzaka, bashkëkohës të tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX, kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit dhe nëpër to kanë përmendur edhe Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të tjerë të kohës. Por nuk do të mund të thuhet se, po me të drejtë, ata, historianë e kronistë, e kanë përfolur vend e pa vend Lekë Dukagjinin, vetëm e vetëm se ishin të magjepsur prej heroit të veprës së tyre, Skënderbeu. Më me barazpeshë se historianët kanë vepruar "legjendarizuesit" anonimë të figurave të tilla. Nga anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua, që guxon të matet dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi shqiptarizmën. Historianët e kanë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin, sepse kërkuan te ai një përsonazh antagonist të Skëndebeut për ta intriguar jetëshkrimin e heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën perëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan. Ata nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo vetëm nuk u qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një perandori të tërë të egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e tyre për interesat e veta komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me intriga, duke i kundërvënë ata njëri me tjetrin edhe me armë dhe, kur nuk ia arrinte kësaj, duke i shpallur armiq të Republikës dhe të Krishtërimit. Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe më me autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhe të historianëve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me rezistencën e shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjnin. Ndërsa historianët kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjen e tij (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa qe gjallë. Por të përfolurit e Lekë Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane në principatën e tij e më gjërë. Të përfolurit pas vdekjes ka të bëjë me veprën, Kanunin , që u la trashëgim Lekë Dukagjini shtetasve të tij, shqiptarëve. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të vërtetë, aq sa studiuesit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet historik. Prandaj disa syresh kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së bashku me Kanunin e tij, ashtu si është përfolur e verbuar Homeri, së bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet dritë për kohën dhe rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij. Në fund të viteve ’50 të shek.XV Principata e Dukagjinëve nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara: Lezha u është dorëzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principatës, është shkatërruar me themele nga turqit më parë se të binte në dorën e tyre Prizreni (1458), një qendër tjetër e zhvilluar e Principatës së Dukagjinëve. Në këto kushte, Lekë Dukagjini ka pushtuar kështjellën e Shatit në Zadrimë për ta pasur si rezidencë princërore, por u sulmua nga Skënderbeu, i cili ua ktheu menjëherë venedikasve. Pa një rezidencë princërore dhe, për një farë kohe, në mes të tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skënderbeu), Lekë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku me banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre të derës së Dukagjinëve me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malësorët e Principatës së Dukagjinëve, të njohur për trimëritë e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetëm ringriti qytezë-kështjellat e veta, por siguroi në mënyrë të pandërprerë një ushtri të mjaftueshme që luajti rol të rëndësishim në kuadrin e trupave të Lidhjes së Lezhës nën komandën e Skënderbut dhe më pas. Në këmbin të kësaj gatishmërie, Lekë Dukagjini u siguroi malësorëve të principatës së tij dhe të gjithë atyre që u bashkuan me të për të gjetur mbrojtje, veçanërisht, pas vdekjes së Skënderbeut, lirinë brenda organizimit të tyre fisnor, të cilën në kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahine. Gjatë kësaj periudhe (1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndër shekuj si “Commom law” anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefën Gjeçovit, në kapërcyell të shekujve XIX-XX. Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua. Fakti që një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar, mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët), duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë “identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte grupi sundues” (P.Burke:169). Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Budaçovi-Kryeziu:22), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (C. Von Schwerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (E.Durham:116) e “Hero Kombëtar” (J.Hahn:114) i popullit të vet. Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në mes të të cilëve Dritëro Agolli (“Mundja e Lekë Dukagjinit”, poezi, 1969), Henrik Lacaj (“Dy princa për një vashë”, dramë historike vënë në skenë me regjinë e vetë autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit “Rozafat” të Shkodrës më 1937, ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi), arbëreshi Anton Santori (“Alessio Ducagini”, melodramë, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar më 1983), piktori Naxhi Bakalli (“Kuvendi i Dukagjinit”, tablo murale 4x3.2m në Muzeun Historik të Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjëll Berisha (“Rrënjët e Dukagjinit”, vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota (“Lekë Dukagjini”, portret, koleksion privat në Shkodër), skulptori Sotir Kosta (“Lekë Dukagjini”, portret në bronz-GKA Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982) etj. Si apokrif i Lekë Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotës (1887- 1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit në pamje ballore, me një vështrim të mprehtë ku bashkohet zgjuarsia dhe urtësia, veshur më një jelek të kostumit tradicional të malësorëve të veriut, me shpatë në brez dhe me një dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë, që të sugjeron intelektualin humanist të shek.XV. Kur bëhet fjalë për fisnikun fiorentinas me “një personalitet të jashtëzakonshëm”, Lorenzo de’ Medici, me të cilin ne kemi dashur ta përafrojmë Lekë Dukagjinin që në fillim të këtij jetëshkrimi, shkruhet se “ishte një politikan gjenial, i cili mund të dallonte pushtetin e njëmendët nga shfaqjet e jashtme të tij. Frontespisi i librit të tij e tregon në rrugët e Firences, të veshur si një qytetar i thjeshtë, të rrethuar prej vajzash që këndojnë baladat e tij... Në të vërtetë, Lorenzo-ja ishte një poet i mirë dhe përkrahësi më bujar i poetëve të tjerë si dhe i shkencëtarëve e filozofëve” (K.Clark:106). Kështu mund ta përfytyrojmë deri në një farë shkalle edhe Lekë Dukagjinin, poezitë e të cilit do të ishin sentencat e Kanunit. Nëse ky krahasim nuk do të shkonte, si çdo krahasim tjetër, së paku, Principata e Dukagjinëve mund të përqasej me oborret më të vogla të Italisë veriore në çerekun e fundit të shek.XV, të cilëve “Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences” (K.Clark:107). Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me Dukën e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili “nuk ishte vetëm një burrë jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës së vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë pajimet luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një shkëmb thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan t’i jepnin atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga monumentet më të bukura arkitektonike të botës” (K.Clark:107 ). Ne sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund ta vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: “më i bukuri në botë, në mesdhe apo rajon”, sepse në atë kohë “kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare)… me pallate e monumente… u zhduknë nga faqja e dheut … mbetnë si hieje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër” (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Lekë Dukagjinit është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit është krijuar.
Kronologjia Shek.VII Përmenden për herë të parë “Dukagjinët e Arbërisë”. Disa mendojnë se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku në kufirin e rrethinave të Pukës me Mirditën, afër fshatit Dardhë, ku kanë qenë të vendosur fillimisht të parët e Principatës së Dukagjinëve. 1202-4 Dukagjinët pushtuan Zadrimën dhe u shtrinë shumë shpejt në Shqipërinë e veriut me kryeqendër Lezhën. Disa mendojnë se në këtë kohë Dukagjinët u shfaqën në trojet arbërore të ardhur nga Franca si kryqtarë dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga përngjitja e titullit Dukë me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, që do të thoshte Djali i Gjinit. 1356 Kur osmanët shkelin për herë të parë në Ballkan, Principata e Dukagjinëve është zgjeruar në Shqipërinë veri-lindore dhe ka një qendër të dytë në Fand, krahinë e Mirditës së sotme. Disa mendojnë se aso kohe Principata e Dukagjinëve përfaqësohej me dy degë. 1389 Beteja e Fushëkosovës. Thyhet nga osmanët koalicioni ballkanas, në të cilin bënte pjesë edhe Principata e Dukagjinëve, sadoqë ndër burime nuk përmendën. 1393 Dukagjinët ua dorëzojnë qytetin e Lezhës venedikasve, që të mos binte nën sundimin e osmanëve, duke ruajtur të drejtën e një të tretës së të ardhurave. 1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar për trimëri. 1410 lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal Dukagjinit, Lekë Dukagjini, formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në qendra të zhvilluara të kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe një vëlla, Palin, me zgjuarsi të jashtëzakonshme, por të verbër; një motër, Roza, me bukuri të rrallë e shumë krenare dhe, ndoshta, një tjetër me emrin Maria, që do të bëhet gruaja e Gjon Muzakës së Beratit. 1432 Pal Dukagjini me të vëllanë, Nikollën, mbështesin së bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshëm të Skënderbeut, në kryengritjen e tij të suksesshme kundër forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qenë gruaja e Pal Dukagjinit, e ëma e Lekës. 1444 Pal dhe Nikollë Dukagjini janë pjesëmarrës të Besëlidhjes së Skënderbeut në Lezhë. Ata mbështesin Lidhjen me 5 000 ushtarë nga 15 000 që kishte gjithsej Skënderbeu. Pali shoqëron Skënderbeun në Krujë . 1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjesë edhe trupat e Principatës së Dukagjinëve nën komandën e Tanush Topisë. Pali, së bashku me princër të tjerë, do të presë në Krujë Skënderbeun për ta përshëndetur për fitoren. 1445 Në dasmën e Mamicës, së motrës së Skënderbeut në Muzakinë,   shfaqet për herë të parë princi Lekë Dukagjini. Dueli i tij me Lekë Zakarinë për dorën e princeshës së bukur Jerina Dushmani. 1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij në krye të Principatës së Dukagjinëve e zë i biri, Lekë Dukagjini. 1447 Vriten në pusi Lekë Zakaria së bashku me Bozhdar Çërnoviçin dhe për këtë përflitet Lekë Dukagjini. 1447 Nikollë Dukagjini, i nxitur nga njerëzit e Skënderbeut, pushton përkohësisht Shatin, ndërkohë që Dejën e kanë marrë venedikasit. Skënderbeu i shpall luftë Venedikut. 1447 Lekë Dukagjini martohet me Teodorën, motrën më të vogël të Gjon Muzakës së Beratit. Nuk patën fëmijë. Dukagjinët që do të përmenden pas Lekë Dukagjinit në Itali apo në shërbim të Perandorisë Osmane, rrjedhin nga familje të adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekës 1447-8 Skënderbeu rrethon Dejën, Shkodrën dhe Durrësin, qytete në zotërim të venedikasve. Përkrah Skënderbeut është Nikollë Dukagjini. 1448 Paqja e Skëndebeut me Venedikasit. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë. 1451 Martesa e Skënderbeut. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë. 1451-2 Komploti i Krrabës kundër Skënderbeut. Përflitet Lekë Dukagjini. 1452 Pajtimi i parë i Lekë Dukagjinit me Skënderbeun në Durrës. 1454 Breksamus, diplomat i Lekë Dukagjinit, përfaqëson Skënderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatësh për Lekën prej mbretit Alfons. 1458 Bie Prizreni, qendra më e zhvilluar tregtare e kulturore e Principatës së Dukagjinëve, ndërkohë që kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkatërruar nga themelet para Prizrenit. 1458 Lekë Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që ishte në zotërim të venedikasve. Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve. 1458-81 Lekë Dukagjini ndërton disa kështjella në thellësi të trojeve të principatës së vet, forcon pushtetin vendor të malësorëve, shtetas të tij, që jetonin brez pas brezi në gjendje të lirë dhe institucionalizon përmes praktikave gjyqësore një sistem juridiko-popullor, që do të trashëgohet përmes fjalëve të urta të thëna nga ai, si një vepër fondamentale e kulturës humaniste shqiptare. Kjo vepër, e ruajtur në një shqipe kaq të bukur, që u mblodh nga Shtjefën Gjeçovi në kapërcyellin e shek.XIX-XX, është Kanuni i Lekë Dukagjinit. 1461 Përflitet Lekë Dukagjini se u është drejtuar turqve për aleancë. Papa Piu II e kërcënon me çkishërim. 1463 Papa Piu II ndërhyn për pajtimin e Lekë Dukagjinit me Skënderbeun. 1463 Pajtimi i dytë me Skënderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skënderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernoviçin e Malit të Zi. 1465 në betejën e Sfetigradit Lekë Dukagjini shpëton prej vdekjes Skënderbeun. 1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojnë 13 mijë forca shqiptare përkrah Skënderbeut kundër Ballaban Pashës. 1468 në Shkodër thyhen trupat osmane prej ushtrisë shqiptare pa pjesëmarrjen e Skënderbeut. Mendohet se kjo fitore është arritur nën drejtimin e Lekë Dukagjinit. 1468 Vdes Skënderbeu. Lekë Dukagjini është ndër kryetrimat shqiptarë që iu ndodh pranë deri në çastet e fundit të jetës. 1477 Leka në mbrojtje të Krujës, ku duhet të ketë mbetur i plagosur, pasi u përfol se mbet i vrarë. 1479 Venecianët nënshkruajnë pushtimin e Shqipërisë prej turqve, por Lekë Dukagjini vazhdon rezistencën kështjellave që kishte ngritur thellësive të maleve të principatës së tij. 1481 Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij. 1481 mendohet vdekja e Lekë Dukagjinit, pinjolli më i fundit i Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptare dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa të zotët të kthehen në trojet e veta. Kjo profeci e Lekë Dukagjinit, materializuar në Kanunin që mban emrin e tij, ka vepruar mrekullisht ndër banorët e Principatës së Dukagjinëve, të cilët kanë ruajtur gjuhën e tyre shqipe, traditat e të parëve, besimin fetar të kishës perëndimore (me disa përjashtime) dhe lirinë për t’u vetadministruar (relativisht) deri në ditët e sotme. Përmbledhje Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Buda), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (Schwerin) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (Durham) e “Hero Kombëtar” (Hahn) i popullit të vet.
  KANUN E KUVEND - THELBI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE Shkruan: Dr. Shaban SINANI Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje. Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jete urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme. Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët’ gur", "për kët’ peshë", "për kët’ bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e shenjtë hyjnor. Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun. Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve". 1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajë shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, "qoftë edhe i Gjomark", që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e të mirit asht nji me jetën e të keqit", dhe "gjaku shkon për gisht", që do të thotë të njëjtën gjë. Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që "prifti nuk bjen më gjak e nuk çohet në be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollë qi meshtari të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë" (po aty). Po kështu, sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng më kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me të"- nyje 141 § 1014). Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve. Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare. Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën. 2. Mikpritja në Kanun Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti". Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy". Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që "asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën. 3. Nderi në Kanun Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza. Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit: "Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend". Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës. "Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun. Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një va rg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit". Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi. Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit. 4. Besa në Kanun Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes, fjala "besë", duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm. Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti gjurmën e burimit. Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë. Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga va rri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë. Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet, duhet të kryhet. Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve. 5. Kanuni ose "Jus Albanicae" Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19- të në Shkodër funksiononte një zyrë e ve çantë, që njihej me emrin "Xhibali", dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t’u tërhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur "jus albanicae". Sot kanuni është një "opus finita" një herë e përgjithnjë, është "një botë e mbyllur". E. Çabej, qysh në vitin 1935, në veprën "Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe", e përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor. Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë qenë. Përve ç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve, zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës. Mbi bazën e tij ndërtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë, mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës dhe të zhvillimit të lirë të tij. Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetesën që së lashti, një "popull me aftësi të shquara ligjvënëse", siç do të shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të  marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës. Shansi i tij mund të jetë përpara. Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvoj ës historike shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të qendresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë dhe titujt e fisnikërisë që i atriubon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin e tij si autor për kanunin e malësisë. S’ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një - asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme - një univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjeçov i pesë shekuj të shkuar, por një Gjeçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament juridik. Në mesjetë, në epokën e qendresës së madhe ndaj perandorisë otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces. Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E. Çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe", botuar më 1935. Në këtë libër ai thekson shprehimisht: "I ndjeri baron Nopsca ka lënë edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një va tër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit". Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në shqip prej at Shtjefën Gjeçovit në vitin 1933. Gjeçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhërit franceskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me ve primin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm. Gjeçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të
gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
http://eseshkolle.blogspot.com/

Millosh Gjergj Nikolla
Permbajtja
1.Migjeni
2.Jeta dhe veprimtaria
3.Poezitë e tij
4.Veprat e tij
 5.Temat qe trajton Migjeni


Migjeni Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli). Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane. E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër . Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
Jeta dhe veprimtaria Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm "mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyrae bardhë, shenja të veçanta s'ka". Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
Poezitë e tij 1. Migjeni - Baladë Qytetse 2. Migjeni - Blasfemi 3. Migjeni - Dy Buzë... 4. Migjeni - Ekstaza Pranverore 5. Migjeni - Frymëzim I Pafat 6. Migjeni - Hidhet E Përhidhet 7. Migjeni - Kanga E Dhimbës Krenare 8. Migjeni - Kanga E Përndimit 9. Migjeni - Kanga E Rinis 10. Migjeni - Kanga E Të Burgosunit 11. Migjeni - Kanga Që S'kuptohet 12. Migjeni - Kanga Skandaloze 13. Migjeni - Kanget E Pakendueme 14. Migjeni - Lagja E Varfun 15. Migjeni - Luli I Vocer 16. Migjeni - Lutje 17. Migjeni - Malli Rinuer 18. Migjeni - Mbas Tryezës 19. Migjeni - Melodi E Këputun 20. Migjeni - Ndeshja 21. Migjeni - Nën Flamujt E Melankolisë 22. Migjeni - Një Natë 23. Migjeni - Një Natë Pa Gjumë 24. Migjeni - Poema E Mjerimit 25. Migjeni - Recital' Malsorit 26. Migjeni - Rezignata 27. Migjeni - Shpirtënt Shtegtarë 28. Migjeni - Sonet Pranveruer 29. Migjeni - Të Birtë E Shekullit Të Ri 30. Migjeni - Të Lindet Njeriu 31. Migjeni - Vetmia 32. Migjeni - Vetvrasja E Trumcakut 33. Migjeni - Vjeshta Në Parakalim 34. Migjeni - Vuejtja 35. Migjeni - Z.b. 36. Migjeni - Zgjimi
Veprat e tij Vepra e tij nuk eshte thjesht nje argument letrar per analize ,por nje projekt politik ,shoqeror ,qe njerisht asnjehere nuk u u be I dikujt e askush nuk pati guxim te perqafoje. Sepse poeti me keqdashje eshte vene ne nje Kulle Babiloni ,duke na u bere te besojme ,se po I behej nje nder duke e trajtuar si perendi te letrave shqipe. Ne fakt , nuk eshte bere gje tjeter vecse eshte izoluar ne ate kulle qellimshem ,sipaa nje projekti famekeq ,por fatmiresisht te deshtuar. Njerzit qe e kane dashur dhe e duan , nk kane per ta besuar kurre qe ai ka qene nje mit apo perendi .Kush e do me te vertet e do afer vete ,tokesor , te prekshem pra. Don ta marre neper duar , don ta “shkatarroje “ e pastaj ta rindertoje me dashuri.Per kete ka bevoje Migjeni sot , me e zhveshe prej atyre rrobave te vjetra qe aq ngushte I rrine .Ajo kornize me te cilen e kane rrethuar eshte burg per te ,e vepra e tij nuk mund te jete ai qiell I copetuar prej kangjelles se hekurt te dritare se burgut.
Temat qe trajton Migjeni Temat sociale që Migjeni trajton janë therëse, sepse pena e tij është e mprehtë. Në poezinë e tij, seksualiteti që konsumohet në skamje kthehet në një monstër, që gjë tjetër nuk arrin të riprodhojë përveçse skamje te mëtejshme. Në këtë seksualitet, ato që bashkohen nuk janë personat, por trupa veç prej mishit që shpirtin e kanë humbur në kërkimin e përhershëm të gjërave që nuk arrihen kurrë. Prej këtu tradhtia e “bashkë me tradhti motivi zë fillin/ e pena e poetit me të zhvillon vjershën”. Migjeni flet për tradhtitë që rëndom konsumohen rrugëve e shtretërve, pa dallim, si bija të varfërisë. Por Migjeni flet edhe për tradhëtinë si pasojë e hipokrizisë, për tradhëtinë e viteve të çiltra të fëminisë, që nuk kthehen më e vetëm në kujtesë mbeten të virgjëra. Ndërsa përditë damkosen edhe momente që akoma nuk i kemi jetuar. Kështu, kumbonat e vjetra na kanë folur për një Migjen që ka jetuar dikur, por që nuk jeton më; që ka shkruajtur poezi e për këtë ka një vend nderi nëpër antologjitë tona; një Migjen të mirë e të butë, se i paangazhuar politikisht e i mbi të gjitha i pafe. Po pse atëherë, ai vetë shkruan, se si gjindet në skajin e kundërt të po të njëjtit litar me murgeshën në Kanga skandaloze? E sikur ai ta dinte sa shumë e kemi keqkuptuar në të gjitha këto, do të na përgjigjej me vargjet e veta, ku përgjigjen e dyshimeve ekzistenciale, e kërkon, jo rastësisht, tek një gjel... që mua më pëlqen shumë të besoj se është gjeli biblik... “Dergjem n’errësinë pa gjumë dhe pa dritë.../ Askush nuk më ndigjon, çirrem kot me kot.../ Hesht more hesht! Por qindro o shpirt./ …Gjel, rren a s’rren? Cila asht fjala jote?/ Kur ti këndon thonë se asht afër drita…/ Por unë s’besoj sonte në fjalët e kësaj bote.
Kanga E Rinis Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull... Mos e freno kangën! Le të marri udhë. Thueja kangës, rini, pash syt e tu... Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit te përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. MILLOSH GJERGJ NIKOLLA
MILLOSH GJERGJ NIKOLLA



http://eseshkolle.blogspot.com/
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; Studimet e larta për letërsi I bëri në Universitetin e Tiranës dhe 2 vite në Institutin Gorki në Moskë; Punoi në gazetën Drita; Drejtoi revisten „Les lettres albanaeses‟;
Ishte aktiv në jetën politike dhe kulturore deri në vitet e 90-ta kur u largua për në Paris  Së fundi është kthyer në Shqipëri; Laureat I shumë çmimeve kombëtare de ndërkombëtare;
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK; Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972); Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”
Frymëzime djaloshare poezi - 1954 Endërrime poezi - 1957 Shekulli im poezi- (1961 Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963 Përse mendohen këto male poezi - 1964 Dasma - 1968 Motive me diell poezi - (1968) Kështjella- roman - 1970 Kronikë në gur - roman - 1971 Koha (1976 Dimri i madh - roman - 1977 Ura me tri harqe - 1978 Kush e solli Doruntinën - roman - 1979 Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980 Nata me hënë - 1985 Koha e shkrimeve - 1986 Koncert në fund të dimrit - 1988 Vepra Letrare - 1981-1989 Dosja H - 1990 Përbindëshi - 1991 Piramida - 1992 Shqipëri - 1995 Pallati i ëndrrave - 1996 Dialog me Alain Bosquet - 1996 Spiritus - roman- 1996 Kushëriri i engjëjve - ese- 1997 Poezi - 1997 Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. - ese - 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998 Ikja e shtërgut - tregim - 1999 Qorrfermani - roman – 1999 Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999 Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000 Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000 Breznitë e Hankonatëve - 2000 Vajza e Agamemnonit - 2000 Bisedë përmes hekurash - 2000 Elegji për Kosovën - 2000 Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000 Unaza në kthetra - 2001 Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim) Qyteti pa reklama- roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut- roman - 2002  Princesha Argjiro-lektyrë - 2003 ž Pasardhësi - roman - 2004  Shkaba - 2004  Ftese ne studio- 2004 žDantja i pashmangshëm - 2005  Identiteti evropian i shqiptarëve- 2006 ž Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006  Hija (roman)- 2007  Spiritus - 2007 ž Çështje të marrëzisë žPoshtërimi në Ballkanž
Muzgu i perëndive të stepës žDarka e gabuar - roman - 2008 ž E penguara- roman - 2009 žAksidenti - roman - 2010 ž Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi žDitë kafenesh- novelë ž Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010 ž Stinë e mërzitshme në Olymp žVepra 1 žVepra 2 žVepra 3 žViti i mbrapshtë ž Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011 žÇlirimi i Serbisë prej Kosovës- 2012 ž
ž është shkrimtari më I njohur shqiptar në botë; ž Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës ; žështë autor I veprave që tejkaluan socrealizmin letrar në Shqipëri; žNjë pjesë e veprave të përmbajnë në vete elemente nga „njeriu I ri‟, mirëpo pjesa tjetër u krijua si identitet personal;
ž Në skenën botërore hyri me romanin “Gjenerali I ushtrisë së vdekur” žVepra e tij ndikoi kërkimin e jetës jashtë kufijve të vendit; žRomanet e tij u cilësuan lart nga kritikët;
ž Kadare shkruan për fëmijërinë, për rininë, për historinë, për legjendat, për figurat historike dhe legjendare, për jetën dhe vdekjen, për dosjet, muranat, flijimet, për luftrat e për paqen, për misterin e për ëndërrat; žTematikat e letrave: ndjesite personale dhe sjelljet e shoqërisë dhe individit;
ž Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka shkruar tregimin, novelën dhe romanin; žVepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”; žProzën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
ž Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë; žMarrëdhënia varr-jetë është një nga vijat themelore të tematikës së krijimtarisë që qet në krye në këtë roman
ž Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke; žTemat: mbijetesa dhe qëndresa; ž Përdorë krijimtarinë epike
ž Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me "pafajësinë" e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës. ž Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t'i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes
ž Lidhje e jetës me vdekjen dhe anasjelltas; ž Besa dhe ringjallja e të vdekurit për të mbajtur fjalën e dhënë; ž Baladë gojore; žRrëfim dramatik;
ž Sulmon hapur regjimin politik në atë kohë në Shqipëri; ž Kundër jetës nën diktaturë dhe kundër sistëmit politik; ž Kjo prozë është e banuar nga ëndërrëfyes, nëpunës, interpre tues, ëndërra që parandjellin fat ose ndjellin kob a dëftojnë rrezik, ëndërra të bashkësisë apo individuale, ëndërra të rëndomta dhe bash-ëndrra…
ž Ky libër ka për temë besën, gjakmarrjen dhe kanunin në pjesën veriore të Shqipërisë. žPersonazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni. žKadare e përcakton Kanunin si kontekst negativ, dhe si një etikë e vjetëruar, mbi të cilën duhet ndërtuar jetën e re
ž Realiteti në trajtë miti dhe zhvillimi fantastik, duke avancuar idenë e rrezikut nga jashtë e nga brenda (kalit të Trojës) për pushtimin e qytetit dhe mundjen e armiqëve që vijnë nga jashtë e nga brenda
ž Mit, histori, monumentalizëm, pak deklarativizëm dhe pak ritëm lirike me shikonfiguracioni I poezisë së Kadaresë; ž Megjithë dimensionin e lidhjes me kontekstin politik e kulturor dhe të një lloj ndikimi ideologjik në konceptet letrare-estetike Kadare thyen kufijtë që përveq lexuesve shqiptar, të këtë edhe lexues të huaj.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels