IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label QYTETARI. Show all posts
Showing posts with label QYTETARI. Show all posts
  Arsimi ka qene dhe do te mbetet padyshim shtylla me e forte qe ka mbajtur dhe mban çatine e shoqerise. Eshte arsimi ai qe ben te mundur ruajtjen, zhvillimin dhe perparimin e vlerave te individit dhe te kombit. Nepermjet arsimit merr hov zhvillimi shoqeror. Eshte ushqyesi me i qenesishem i mendjes, por gjithashtu eshte edhe pishtari i sistemeve. Me arsim merr forme karakteri kolektiv i nje brezi, karakter ky here-here i ndikuar nga sistemi. Ne raport te drejte me rendesine e arsimit ka qene edhe perpjekja e sistemeve per ta infektuar me ideologji ate. Ky infektim ka zgjatur jo pak, por dyzet e pese vjet komunizem, ku perveç shkencave ekzakte, qe nderhyrja eshte e veshtire pasi dy plus dy bejne kater, ka patur nderhyrje, shformim dhe interpretim te pameshirshem te teksteve shkollore ne sherbim te ideologjise. Te zgjedhesh nje universitete publik apo privat eshte bere dilema me prezente e nje maturanti i cili do te nise vitin akademik universitar. Zgjedhja dhe mundesite per studimet universitare jane shtuar duke bere temundur lehtesimin per arsimimin i cili pergjate nje dekade eshte pjese e dy realiteteve te vena perballe njeri-tjetrit. Por situata ku ndodhet arsimi i larte ne Shqiperi qe ofrohet nga te dy sektoret si ai privat apo shteteror kane sfida dhe pergjegjshmerite perkatese, vecorite si edhe perballjen afatgjate te cilesise qe pretendohet. Nisur nga kjo, secili nga ne zgjedh te studioje ne ate Fakultet apo dege ku prirjet jane te orientuara sipas talenteve tona. Kjo duket se kohet e fundit nuk i perket as entuziazmit akademik, por me tregun e punes qena ofrohet. Universiteti si privat dhe ai shteteror duket se luajneme imazhin e njeri-tjetrit persa i perket edhe mundesive tezgjedhjes se degeve ne mungese tek njeri sektor apo tek tjetri. Sektori publik ka sfidat e tij te radhes. Te jesh sot student i universitetit publik nuk eshte dhe aq e lehte dhe nuk eshte fjala per volumin e mesimeve. Por per njemori problemesh qehasen sapo shkel dyert e ketij universiteti. Ajo qevihet re dhe qenis si nje nga problematikat e para eshte mbingarkesa e ambjenteve ku zhvillohet mesimi. Klasat jane te vogla dhe te papershtatshme per auditor te madh. E thene ndryshe mbipopullimi i tyre ka eshte shtuar edhe ne zhvillimin e mesimit me dy turne. Nese pyesim kedo nga studentet a jane dakort me kete sistem, te zhvillimit te mesimit pasdite ata shprehen te pakenaqur pasi mesimi nuk mund te zhvillohet sic duhet. Nga ana tjeter ne mungese mbetet edhe mos bashkepunimi i profesoreve me studentet per lendet perkatese dhe jo vetem kjo, por edhe si pasoje te vonesave te pedagogeve ne oret e leksioneve. Te pyetur student te Fakultetit te Filologjise shprehen: se Pedagoget vijne kur t`ju doje qejfi atyre, pasi ata japin mesim edhe ne universitete private dhe nuk e ndjejne pergjegjesin qe kan per zhvillimin e mesimit tone e jo me tjene bashkepunues me ne per gjerat e paqarta qe mund te kemi. Por nuk do ndalemi vetem ketu. Nje tjeter problem duket se i prek studentet e shteterorit kur behet fjale per punen kerkimore, e cila nuk realizohet ne menyre individuale pasi mungon laboratori per realizimin e punes kerkimore pothuajse ne te gjithe fakultetet. Gjithashtu padrejtesia e notes eshte nje nga shqetesimet me te medha qe farketon pakenaqesite dhe pse jo dhe nxit korrupsionin per marrjen e notes kaluese. Ky eshte nje tjeter fakt qe zhvillohet si nje dallim midis ekonomis dhe studentit me vlera. TE perballur me keto lloj fenomenesh te instaluara prej kohesh studentet priren drejt lenieve teorive te leksioneve dhe drejt humbjes se vitit akademik. QE do te thot me pak student te mire per t`i dalluar si me te miret per punesimin e ardhshem ne cdo fushe te jetes qe aspirojne. Gjithashtu edhe studentet nga rrethet qe akomodohen ne per konvikte, vazhdojne te ankohen per kushtet e konvikteve qe akoma nuk kane marre nje zgjidhje perfundimtare sado premtime qe jane bere. Dhe cudia vazhdon edhe me librat apo leksionet e perkthyera copy-past pa nje korrektim te mundshem duke bere keshtu veshtiresim ne kuptimin e leksioneve te marra dhe te pazbatueshme per sezonin e provimeve. Pasi tjeter gjithone librat dhe tjetra gjera kerkohet ne provime , – shprehen student te shqiptare. Dhe kete gje e veshtireson akoma me shume edhe mos pasja e internetit ne salla te medha apo mos aksesim me bibliotekat e huaja. Edhe Google shqiptar eshte shume i varfer ne perkthimet, materialet qe iu duhen studenteve dhe jo vetem. Kushtet ne cdo aspekt lene per te deshiruar. Por nese flasim edhe per studentet qe nuk fitojne vitin akademik universitar, atehere kemi te bejme edhe menje tjeter realitet. Dhe kjo ndodh fillimisht nga kuotat e pranimit te cilat jane te uleta ne disa fakultete si per shembull: Fakulteti Shkenca-Sociale me vetem 100 kuota pranimi. Kuotat e uleta ta pranimit bejne edhe ate qe quhet te zgjedhesh te studiosh ate dege qe nuk e do, ne pamundesi per tevazhduar studimet, kjo sipas aplikimit te formulareve qe vazhdojne te mbeten pakenaqesia e radhes. Studentet e pamundur ekonomikisht per nje universitet privat, zgjedhin te pranojne humbjen e nje viti akademik me shpresen se vitin e ardhshem kuotat e pranimit do te jene me te larta ne degen qe ata duan te studiojne. Maturant Et qe mbeten jashte ketyre dyerve, zgjedhin universitete private te zhgenjyer nga universiteti publik me te gjithe problematikat e lart permendura. Universitet privat kam favorizone dhe lehtesime per mbarevajtjen e vitit akademikâ. Edhe te zgjedhesh sektorin privat per te kryer studimet e larta nuk eshtee lehte. Tarifat e larta qe kane per regjistrim eshte nje problem shume i debatuar se fundmi. Pagesat per nje vit akademik sipas degeve fillojne minimalisht nga 2 mije euro dhe shkojne deri ne 5mijeeuro viti. Shqiperia ka nje kuader ligjor per funksionimin e universiteteve private, si per lejimin e hapjeve te tyre ashtu edhe per rendesinee cilesise akademike dhe jo vetem, por kjo duket se nuk zbatohet po te kemi parasysh ate c`ka ndodh me regjistrimet e studenteve ne universitetet private. Regjistrime qe behen ne mes te vitit akademik dhe justifikohen nga administratat e ketyre universiteteve si te lejuar nga Ministria e Arsimit deri sa te jape nje urdher te dyte per mbylljen e regjistrimeve per vitin akademik. Kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit! NE vendin tone jane te liecensuara rreth 40 shkolla te larta private dhe vetem 3 prej tyre kane statusin e universitetit,- sipas burimeve zyrtare te ministrise se Arsimit. TE perballur me kete shumes universitetesh apo shkollash te larta private gjendemi perballe jo vetem frikes se punesimit, por vlefshmerise se diplomave ne teardhmen. Ajo qevlen per t`u permendur pas te gjithave , mbetet kontrata qelidh studentet me keto shkolla telarta universitare, tecilat jane ne kundershtim me veterregulloren e brendshme te ketyre institucioneve. Kontrata qe perpilohen ligjerishte por sherbejne ne menyre asnjanese cka do te thote nje studenti jo vetem qe nuk i njihen te drejtat, por abuzohet gjate gjithe vitit akademik me tarifa ekstra qe te kerkohen gjate vitit. Kontrata nuk i permend keto detyrime, nderkohe qe studenti eshtei detyruar ti beje keto pagesa ne te kundert gjobitet me dyfishin e vleres se tarifave qe percaktohen ne kontrate. Brenda nje institucioni privat funksionojne kontrata te ndryshme per studentet, e nuk jane te njejta per te gjithe. Keto kontrata gjithashtu jane te ndryshme nga viti ne vit, cka do te thote nuk ka nje rregull per lidhjen e kontrates per te tre vitet Bachelor. E gjitha kjo perkthehet po si nje shkelje e ligjit, pasi te jesh student ke detyrime dhe te drejta te barabarta brenda institucionit. Studente te ndodhur nen presione tetilla nuk mund te zhvillojn jo vetem oren e leksioneve, por as mbarevajtjen e gjithe vitit akademik pasi presioni psikologjik qe ushtrohet per te kryer pagesat ekstra etj, eshte i demshem, i padrejte, i paligjshem, nje vjedhje e hapur. Cdo student qe nuk kryen pagesat nxirret gati me dhune edhe ne oren e provimeve. Edhe universitetet qe e gezojne statusin universitet, zbatojne rregullore te brendshme te institucioneve te tyre ne baze perfitimi duke nisur qe tek pagesat shtese per provimet e prapambetura edhe pse tarifa e shkolles eshte 5mije euro ne vit. Problem tjeter mbetet edhe Cregjistrimi, kalimi ne nje shkolle tjeter ku tarifat per cregjistrim dhe lista e dokumentave te plotesimit nis me tarifa te larta dhe nga ana tjeter, studenteve qe shkeputen nga keto shkolla private per t`u regjistruar ne nje tjeter universitet nuk i behet e ditur per perplasjen e numrit te amzes se studentit. Keshtu qe, jo vetem nuk i njihet viti shkollor por perveec humbjes se pagesave te kryera, humbet gjithashtu dhe vitin akademik, pavaresisht kryerjes se vitit akademik. Por kur perballet me kete fakt ky student perserit te njejtin vit me te njejten tarife. TE dy realitetet shteteror dhe privat lakohen ne problemet ende te pazgjidhura ne veecoritee tyre. Politikat shteterore duhet te rishqyrtojne dhe te zgjidhin te gjitha fenomenet absurde qendodhin ne arsimimin shteteror dhe ne ate privat, duke filluar qe nga imazhi dhe deformimi qe i bejne njeri-tjetrit. Te jene me prezente dhe me afer problemeve, duke i shqyrtuar dhe zgjidhur keto e shumeanomali tetjera. Duke i kontrolluar nebazeteligjit per arsimin, studenti temos perballet me dilemen e madhe Ku testudioj?


Me te shpeshta jane: mbetjet industriale dhe urbane si dhe perdorimi mbi normativat elejushme te kimikateve ne bujqesi.
a) Mbetjet industriale jane shume te rezikshme. Ato jane te llojeve te ndryshme, te ngurtadhe te lengeta. Ndermjet tyre mund te permendim depozitimet ne afersi te minierave tekromit, te bakrit dhe te hekur-nikelit, ne afersi te minierane te plumbit dhe te zingut, teqymyrit te gurit, mbetjet e
industrise se metalurgjise, te termocentraleve, te uzinave kimikeetj. Vecanerisht tokat jane te ndotura ne afersi te zonave te nxierjes dhe perpunimit tenaftes.
b) Mbetjet urbane jane te shumta prane qyteteve te medha si Tirana, Prishtina etj. Ketombetje kur nuke perpunohen, perhapen neper toke nepermjet ujrave, duke i ndotur ato.
c) Kimikatet qe ndotin tokat perbehen nga plerat kimike qe jane perdorur mbi sasine elejuar per te ritur ne menyre artificjale prodhimin bujqesor. E njejta gje mund te thuhetedhe per pesticidet, kur perdoren edhe keto mbi sasine e lejuar, per ti mbrojtur bimet ngasemundjet dhe demtuesit. Nje pjese jo e vogel e ketyre kimikateve depozitohen ne toke,meret nga bimet dhe depozitohet ne trupin dhe faren ose frutin e tyre, keto duke uperdorur si ushqim nga njeriu, demtojne shendetin e tij.Per te siguruar prodhime te pastra nga ana kimike duhet te mbrohen tokat nga ndotjet dhembetje te rrezikshme industriale, urbane dhe me kimikate bujqesore.




v  Mos hidh mbetëurina në rrugë ,nga dritaret e makinave ,apo në lumenj .Mos hidhni kudo qeset me mbeturina .

v  Ankohuni tek përfaqsuesit tuaj lokalë nëse grumbullimi i mbeturinave në zonën tuaj nuk është i përshtatshëm .


v  Prindërit mund te edukojnë femijët e tyre mbi rëndësinë e mjedisit ,por edhe fëmijët mund të edukojnë prindërit e tyre nëse ata marrin njohuri të reja.

v  Te ndertohen impiante per riciklimin e mbeturinave

v  Ndani mbeturinat tuaja ,sidomos kanacet e aluminit ,qeset dhe shishet plastike.

v  Bëni vend për një investim fillestar në biznesin tuajqë të garantojë një standart më të lartë shërbimesh ne rrugën e standarteve europiane .

v  Kontrollojeni shpesh makinën .Motori i makinës suaj do të punojë me më efektivitet dhe më ekonomisht dhe do të ndotë më pak ajrin .

v  Kur mbushni makinën me nafte blini tipin Euro ose D2 , dhe jo atë më të lirën që ndot më shumë.

v  mos prisni pemët dhe nëse është e mundur mbillni pemë në bashkësinë tuaj.

v  Investoni ne panele diellore pë rte ngrohur ujin në shtëpitë tuaja ,pas investimit fillestar, numri i madh i ditëve me diell në Shqipëri bën të vetën –do të ulë ndjeshëm faturat e dritave dhe shpejt ju do të keni përfitime nga investimi I bërë.


Mitologjite shqiptare
Dëshmitë burimore, shkrimet e kërkimtarëve në këtë lëmë të dijes u takojnë shek.XIX-XX, por dhe në shekujt e Mesjetës arbërore e më tej kemi të dhëna të copëzuara për mite, rite e besime ndër Shqiptarë, në trojet e tyre etnike e më tej në diasporë.
Këto arritje në kërkime do të duhej të ndaheshin në ato me natyrë thjeshtë dëshmuese, dokumentuese, përshkrime dukurish të këtij lloji dhe, së dyti, në ato me natyrë sintezash, interpretimesh, në vështrim krahasues në kohë e në shtrirje hapsinore të ndryshme.

Në shek. XIX u shënuan arritje të një shkalle të lartë në studimet krahasuese të gjuhësisë indoeuropiane e në këtë vështrim u ngjall shumë interesi për kërkime të mitologjisë krahasuese, në sinteza, në interpretime të këtyre dukurive me rrënjë parahistorike, bërë nga dijetarë të vatrave më të shquara shkencore e universitare të Europës, të Amerikës e më tej. Kjo frymë kërkimesh, ndonëse në një shkallë më të vogël, u ndje dhe në Shqipëri. Këtu, kryesisht nga të huajt e më pak nga Shqiptarët, u mblodhën materiale të natyrës mitologjike, të besimeve pagane, po më tepër u dhanë mendime krahasuese e interpretime. Mendime të këtij lloji u dhanë më tepër në kuadrin e gjuhësisë krahasuese ose si reflektim i kulturës antike greko-romake a të ndikimit sllav e bizantin në Mesjetë.
Duhet sqaruar se burimet materiale, objekte të zbuluara nga arkeologët në shkrime ose mbishkrime të ndryshme, sado të pakta, i kemi që nga koha ilire e parailire, nga periudha greke e romake e nga tërë periudhat e Mesjetës. Për këto shtrirje kohore nuk ka munguar as paraqitja ikonografike e hyjnive të ndryshme, fytyra në gur a qeramikë, qoftë vendëse po me emra grekë a romakë, qoftë dhe me emra ilirë, ose fare pa emërtime mbishkrimore. Të dhëna me interes janë bërë të niohura nga zbulimet arkeologjike, nga hulumtimet e ilirologëve, arkeologëve, balkanologëve, nga gjuhëtarë të gjuhësisë krahasuese indoeuropiane; emrat e tyre do të dalin në brendinë e krerëve të ndryshëm të punimit.
Po përmendim vetëm pak gjëra më domethënëse nga mitologjia ilire, duke e marrë atë brenda një kompleksi kulturor e në të njëjtën shtrirje gjeografike, po natyrisht në dhënie e marrje tepër të shkrirë bashkë në mes kulturash etnikisht të ndryshme.http://eseshkolle.blogspot.com/
Në një rrëfenjë mitike, shënuar nga disa autorë të antikitetit, në variante të ndryshme, thuhet se Kadmi, i biri i një mbreti fenikas, duke kërkuar motrën e vet Europën, arriti së pari në Beoti ku themeloi qytetin Teba, pastaj shkoi e zuri vend ndër llirë, ku, me të shoqen Harmonia lindi i biri: lliriosi. Duke u mbëshjellur nga gjarpri, ai mori pamjen e atributet e tij. Pas vdekjes Kadmi e Harmonia u kthyen në gjarpërinj e ashtu kaluan në jetën e përtejme”. Sipas një varianti tjetër, lliriosi gjarpër pati shumë fëmijë, djem e vajza. Këta fëmijë krijuan fillesën e fiseve ilire, fise që mbajnë emrat e tyre: emërtimet e fiseve në gjininë mashkullore u quajtën “bijtë e llirit”, ndërsa ato femnore: “bijat e llirit”. Pati dhe personalitete historike përtë cilat besohej se kishin lindur nga gjarpëri.
Ndër llirë është dëshmuar gjerësisht kulti i hyjnisë kalorës luftëtar. Ndër ta përmendet hyjnia kalorës i Japodëve, Medaurus, paraqitur hipur mbi kalë e me shtizën në dorën e majtë. Ikonografia ilire me paraqitje të kalit a të hyjnive kalorës është e pasur. Për të siguruar fitore në luftë a fat, në veprime të.ndryshme flijonin kuaj. Po janë të njohura ndër ta dhe sakrifica njerëzore: Në Desareti, në anë të Korçës, afër lumit Eord (Devolli i sotëm) llirët, për të siguruar fitore në ndeshje me ushtrinë pushtuese, si nathonë Kurti Rufi, Flavi Ariani etj, therën aty: tre djem, tri vajza e tre desh të zinj. Këta ua kishin bërë fli perëndive të tyre, sipas besimittë shenjtë, përt’iu dhënë guxim e siguri përfitore luftëtarëve të tyre, (“llirët dhe lliria tek autorëtantikë’,…, f. 156,235).http://eseshkolle.blogspot.com/
Traditës ilire e parailire i përket tempulli i Dodonës pranë Janinës me malin Tomaros., me Lisin e Shenjtë e me tri plakat që tregonin permes gjetheve të lisit e zhurmës së enës së bakërt, fatin e ardhmë të njerëzve. Ndoshta në tempullin e Dodonës kemi një përzierje besimesh e ritesh pellazgo-greko-ilire.http://eseshkolle.blogspot.com/
Njohim tek llirët disa emra hyjnish e diçka dhe tiparet e tyre: hyjni të natyrës e të burimeve, me emra të interpretimit grek a romak ose të zanafillës ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinëve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavëve, Bindi, Redoni, Andini, Sentona, Latra e kështu me radhë. Përgjithësisht këto janë hyjni të natyrës, të burimeve, të detit ose perëndi të gjithfuqishme si simotrat e tyre antike greke e romake. Hyjni tepër domethënëse është Redoni -hyjni ilire e detit, prej nga na është ruajturemri i tij deri sot: Kepi i Redonit (Rodonit) në bregdet në Adriatik, në veri të Durrësit.http://eseshkolle.blogspot.com/
Në shkrime të ndryshme, po dhe në dëshmi arkeologjike të shekujve të ndryshëm të mesjetës, janë ruajtur copëza besimesh, ritesh, mitesh të paganizmit, diku në një paraqitje më të qartë e diku më të mjegulluar. Këto dukuri të religjionit pagan të Mesjetës arbërore, sado që të thërmuara, si mendojmë ne, janë një urë e fortë ndërlidhëse në mes Lashtësisë llire e Kohës së Re të të njëjtit areal gjeografik e njerëzor, në vështrim të trashëgimive në fushë të mitologjisë. Nuk mund të mohohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë.
Në varret e Arbërve të Mesjetës së Hershme vërejmë vendosjen e kufomës nga perëndimi në lindje (në varr), vegla e amuleta, rrethimi i varrit me gurë ashtu si ndodh dhe në praktikë, i shoqëruar me besime të caktuara që kanë arritur deri në Kohë të Re. Në stolitë arbërore (shek. VI-XI) vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit, të kultit të hënës. Vathët e veshit te gratë janë në formë të gjysmëhënës, ashtu si ndodh dhe në ditë të sotme në gratë e Mirditës e të Matit etj. Edhe sot kulti i hënës në besimet popullore lidhet shumë me gruan e me fatin e saj në jetë, në shendet, në shërim, në lindje fëmijësh e tjerë. Në objekte të asaj kulture vërejmë kalin në hedhje fluturim dhe mendojmë se kjo ka të bëjë me hyjninë kalorës të llirëve; vërejmë zogjtë fatidikë, kultin e dorës e një seri shenjash të tjera me domethënie besimesh pagane. Kulti i dorës i pasqyruar, ndër të tjera, dhe në bërjen e saj si zbukurim në gdhëndje në gurë: në dyer, në porta, në vatër, në pëmendore. Në një dokument të vitit 1323 përmendet festa e Rushajëve me ritet përkatëse (Thallorzy, Jireçek, Suffllai, “Acta et diplomata… Vindebonnae”, 1913, v.l, f.156, nr.527), çka flitet për atë festë pranvere që ka ardhë me shumë ritederinëditëttona.http://eseshkolle.blogspot.com/
Tek Histoha e Skënderbeut (viti 1510) e Barletit dokumentohet shumë mirë gjama e burrave ashtu si bëhet deri në shek. XX; është dëshmuar shumë herë në shkrime të ndryshme si më 1466, pastaj nga P. Budi e F. Bardhi në shek. XVII e me radhë. Mirat e Fatiet, të përmendura shumë herë te Barleti në veprat e tij, si mendojmë ne, s’janë tjetër veçse Orët e Zanat shqiptare.
Sipas studimeve gjeologjike e sipas dëshmive historike, liqeni i Shkodrës është formuar para shumë mijëra vjetësh, ndërsa legjendat mitike të mbledhura në shek.XX tregojnë se ai është formuar tash vonë e formimin e tij e lidhin me plakën e Krozhës. Eshtë interesant se për formimin e vonshëm të këtij liqeni na flet dhe Barleti në “Rrethimi i Shkodrës” 1504 (Tiranë, 1962, f.30-31). Aty ndër të tjera thuhet: “Po kështu, me sa duket, vërtetohet edhe sa më kanë rrëfyer banorët ma të moçëm të këtij vendi, të cilët më kanë thanë se aty ku sot ndodhet liqeni dikur ka qenë tokë plot me burime të pashtershme, nga të cilët lindi ai liqen i mrekullueshëm”. Pra lindjen e këtij liqeni e tregonin si rrëfenjë mitike pleq ‘të Kohës së Barletit, gjë që është tepër domethënëse për të njohur kujtesën popullore për këto rrëfenja fantastike. Kjo legjendë mitike na përmendet pra dhe në shek. XX, si mbijetojë e një kohe tepër të lashtë.
Gj. Buzuku në parathënien e “Mesharit” (v.1555), paragr.ll, i porosit besimtarët që të venë në ritet e krishtera në kisha e “të braktisin atë të shtremnën” që, sipas nesh janë ritet pagane: të Kthimit të Diellit për Verë, të Buzmit, të Vitit të Ri, të Ditës së Zojës’(me 25 mars) të Shën Gjergjit (23 prill), të Shën Gjonit (24 qershor) e festa të ndryshme pagane të prodhimit. Këto rite pagane i praktikonin për të shtuar bereqetin e mirëqenien në familje. Gj. Buzuku i kthen të tëra në qëllime të riteve të krishtera e shton: “Dheju kurta banikëtë, Zotiynë (prajo aiipaganëve: M: Tirta) ka meju shtue ndërju që të korrat tueja të zgjaten deri së vjelash dhe të vjelat deri në të mbjella”. Në popull thuhej deri tash vonë kjo shprehje, si sipër, për qëllimin e riteve pagane.
 http://eseshkolle.blogspot.com/
Mitologjia shqiptare nuk përbën ende objektin e një monografije, por subjekti është trajtuar në shumë ese dhe artikuj të gjuhësisë, folklorit dhe etnografisë. Mund të thuhet se kjo mitologji është e tipit pagan ballkanik. Fetë monoteiste që i janë mbivendosur – katolike në Veri, ortodokse në Jug, islamike në mbarë vendin – pak e kanë prekur natyrën e saj. Historia e shqiptarëve, origjina e të cilëve fillon që nga migrimet e para indoeuropiane në Ballkan, është një vazhdimësi pushtimesh nga ana e popujve që i rrethojnë: romakë, gjatë Lashtësisë, sllavë, grekë e italianë në Mesjetë, turq, në fillim të erës moderne. Prandej pritet që mitologjia shqiptare të jetë mjaft sinkretike. Mund të flitet për shtresa alogjene përgjatë boshtit të një konstanteje lehtësisht të identifikueshme që është: kulti i karakterit (genit) të racës.
Hyjnitë e kësaj mitologjije janë thuajse të gjithë paganë.Aty janë nuset e malit dhe këshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat.Gjenden gjigantë të kobshëm balozët, katallajt, por edhethopçat (xhuxhat që argëtohen duke shpotitur njerëzit).Ndeshen edhe karkanxholët dhe një variant i kacilmicit. “Përbindshat janë me shumicë: gogolët, kuçedrat, lubitë. Metamorfozat janë të shpeshta: burri shndërrohet në dre, ujk, hut; gruaja në nuse lale, qyqe, turtulleshë. Hyjnitë e shtëpisë mund të kenë një formë njerëzore si nana e votrës ose shtazore (vitore, një lloj gjarpëri).Flijohen kafshët (dikur femrat) mbi themelet e një ndërtese; Bëhen magjira (p. sh. për ta bërë mashkullin impotent).Ka këngë namatisjeje, të tjera për të sjellë shiun.Gjuhet me gurë hëna e eklipsuar për të trembur ujqërit që e sulmojnë.Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat–luajnë një rol të madh.I besohet syrit të keq, ëndrrave paralajmëruese.I besohet fuqisë së gurëve, bimëve.Por kryesisht i besohet fuqisë së heroit.
Kulti i heroit, i dëshmuar nga një traditë e gjatë kombëtare që pasqyrohet në epopenë popullore si dhe në të drejtën zakonore, ka ruajtur një karakter mitik në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Të mbrojtur nga male të thepisur, banorët e tyre kanë mundur t’u rezistojnë kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanë mundur të ruajnë një lloj autonomije gjatë sundimit turk. Barinjtë e Veriut, në pjesën më të madhe katolikë, vazhdojnë te quhen Uk, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnë zjarrin (ta pështysh është tabu), betohen për Qiell e për Tokë, vajtojnë të vdekurit e tyre duke gërvishtur fytyrën sipas një rituali që është mbeturinë e një valleje; u besojnë orëve të vendit, shpirtrave, djajëve, magjistareve, vampirëve. Totemizmi dhe animizmi përzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare.Uliksi e Perseu i kanë ekuivalentët e tyre.Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallâ, në kujtim të mizorive të mercenarëve katalanas të shek.XIV të. Zana, mbrojtësja e heroit, është deri etimologjikisht e afërt me Dianën (perëndesha romake shoqërohet nga një drenushë, kafsha e hyjnisë shqiptare është dhija e egër), kurse për funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetë emri shtojzavalle është një rast sinkretizimi pagano–kristian: Shtoj, Zo(t), vallet.
Shumë nga këto besime pagane janë të njëllojta për më shumë se një popull ballkanik, ndërsa të tjera janë me origjinë latine e ndoshta kelte.Atëherë çfarë paraqet si fizionomi të veten, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare?
Kjo mitologji nuk ka zota.Hyjnitë janë të dorës së dytë dhe nuk kanë emra të përvetshëm, ose emri i tyre është kolektiv.Betohet për qiell e për tokë, thërritet dielli e hëna. Por janë vetëm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndërmjet elementeve toka është mbizotëruese. Cilësia sipërore e heroit, ose i heroinës të çon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja më gur është solemne.(Gjeçov $ 534). Kush betohet mbi gurë do të ngurtësohet nëse e shkel betimin e tij. (zanat e kanë fuqinë e vështrimit që ngurtëson) Gjenden murana aty ku dikush ka qenë vrarë për gjakmarrje (Çabej 360).Dhe hidhen gurë për të lehtësuar lodhjen – (me lanë pritesën).
Një tjetër tipar`dallues është mungesa e një jete përtej –varrit. 
Qielli nuk ka asgjë qiellore, nuk ekziston ferri.Besimi te kukuthët, lugetërit, vurkullakët është i përhapur; por këta janë shpirtra të munduar që toka i flak jashtë për shkak të ndonjë keqbërjeje të rëndë. Ky shpirt është njëhie ose një abe një mbështjellje trupore e pajisur me nje mbeturinë materialiteti (ai mund të ngrejë pesha).
Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetë konceptimi i shpirtit është plotësisht negativ, është pra, krejtësisht tokësor.Ajo është organizuar rreth bipolaritetit etik të së mirës dhe së keqes.Nga njëra anë ka një monstër – kulçedra ose kuçedra, mamadraga - e përfytyruar si një gjarpër me shtatë koka që than ujrat dhe helmon ajrin.Në anën tjetër ka një hero mitik që e përball në shpellën e tij dhe e mbyt. Në Jug, ku pushteti i Sulltanit zëvëndësoi atë të Perandorit bizantin, shpesh ky hero është fisnik (djali i mbretit), ndërsa në Veri ai është një bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangu ka flatra nën krahë, ai mund të fluturojë. Këtu njihet miti i Herkulit që lufton Hydrën, që u bë pastaj ai i Shën Gjergjit që mbyt dragoin. Shën Gjergji është shumë popullor në Shqipëri, dhe festa e tij përket me ardhjen e pranverës. Gjergj është gjithashtu emri i një heroi që çliron vendin e vet nga njëmonstër i zi i dalur nga deti, n’atë që është, ndoshta, rapsodia më e bukur shqiptare.
Mitologjia shqiptare, monumenti i së cilës është cikli i rapsodive të Veriut, ekzalton një konceptim të jetës heroike tepër etnike.Heronjtë kryesorë të këtij cikli, Muji e Halili, kanë emra myslimanë, të huazuar nga këngët epike boshnjake, nga të cilat huazojnë edhe metrikën (rapsoditë këndohen nën tingujt e lahutës). Por këto elemente alogjene nuk e prishin aspak substraktin autokton të këngëve mitike. Muji është një bari që zanat e maleve, në këmbim të një shërbimi që ai u ka bërë, e kanë pajisur me një fuqi mbinjerëzore – ai mund të shkulë me rrënjë lisat (KK7). Një rapsodi tjetër ia atribuon këtë fuqi talentit të tij prej gjahtari: ai ka mundur të kapë tri dhitë me brirë ari ku fshihet fuqia e zanave (KK1). Muji i masakron armiqtë e tij, sllavët, por jo pa pësuar dhe ai vetë. Një rapsodi e tregon të plagosur rëndë, të shoqëruar nga shpirti i tij mbrojtës, ora, mes një gjarpëri që i kujdeset dhe një ujku që e ruan (KK23).Kur ai vdes, armiku vjen ta provokojë në varrin e tij.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels