IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Fillet e arsimit në Prizren dhe zhvillimi i tij gjerë në vitin 1945


Historia e çdo populli, pra edhe e shqiptarëve, është e gërshetuar edhe me zhvillimin e jetës kulturore – arsimore, e cila jo vetem që është produkt i kushteve te caktuara shoqërore - historike, por është edhe faktor me rëndësi për njohjen dhe përparimin e visarit materjal dhe shpirtëror të një bashkësie të caktuar shoqërore të njerezve”.7
Dokumentet e shumta, dëshmojnë se çeshtjeve shkollore dhe arsimore, madje edhe në periudhat e luftës për egzistencë dhe liri ju është kushtuar kujdesi i veçant. luftrat që bënë shqiptarët për liri, kanë qenë njëherit edhe luftra për gjuhën, shkollën dhe arsimin shqip.
“Embrionet e jetës pedagogjike dhe kulturore të popullit shqiptar duhet kërkuar në epokën e hershme historike, qysh në fazën e krijimit dhe të diferencimit të jetës në fise, ndërsa një aktivitet më të organizuar dhe më të gjërë në procesin e shkatrrimit të rendit shoqëror të fiseve. Zhvillimi i pedagogjisë së shqiptarve pjesërisht është varur nga niveli i zhvillimit e ndikimit të përvojës dhe të mësimit pedagogjik.
Është shkencërisht pa vend të lidhish idet pedagogjike të shqiptarve me sistemet e para pedagogjike.Shumë më herët, para së gjithash në krijimtarin e pasur dhe të shumëllojshme popullore, hasim në të parat mendime mbi edukatën, shkollën, arësimin. Analizat e tregimeve dhe këngëve popullore shqiptare, e fjalëve të urta dhe e të arriturave tjera tregon se në historinë e shqiptarve është mbledhur një trashegim i pasur pedagogjik, i cili gjatë shekujve është trasheguar dhe përsosur breze pas brezi. Në një varg fjalësh të urta popullore dhe të thanash popullore theksohet dashuria për shkollën dhe mësimin, vlersohet puna dhe edukata e punës, cilësohen një vargë kategorish etike,të çmuarit e intelektit dhe të detyrave tjera të edukatës, sikundër edhe i tërë kompleksi i këtij funkcioni pedagogjik. Po përmendim disa vetëm sa për ilustrim: “Dituria s’ka fund”,”Shit kalin mëso djalin”,”Kush nuk mëson në rini, nuk gjenë nderë në pleqni”, Më thuaj me kë rri,të them cili je”,”Kush ka men, ka dhen”,”Më e rritë fëminë e me e çue në kamë, si me çilë një pus me gjylpane”,”Ma mirë shnet, se mret” etj.
Shqiptarët për shkak të luftrave të cilat ju janë imponuar, janë nënshtruar ndikimeve të vendeve dhe popujve të tjerë, para së gjithashtu romakeve, bizantineve, sërbëve dhe turqëve. Për shkak të luftrave të shpeshta dhe të ndrrimeve të qeverive, nuk është e mundur, madje edhe gjatë disa shekujve të mesjetes, të bëhet fjalë për ndonjë aktivitet të gjërë dhe të organizuar shkollor të popullit shqiptar në përgjithesi, por të atij në Kosovë në veçanti.
”Të vjetërit i mësonin të mirren me bujqësi, të luftojnë me mjeshteri kundër natyrës së egër për vetë ekzistencë. Eprorët e fiseve dhe pronarët feudale i shfrytëzonin për beteja luftarake, duke zhvilluar ndër ata kultin për armën qysh në fëmijni”. 10
Elementet e para të veprimtarisë së organizuar kulturore - arsimore tek shqiptarët i gjejmë në shkollat famullitare,të cilat, duke e marr parasysh se famullitarët shqiptar përmenden qysh në mesjetë, padyshim kanë ekzistuar atëherë edhe në visete tona, që mandej,në shekujt e më vonshëm çfaqen me një numër më të madh. Shkollat e këtilla janë hapur në kishat katolike, ose në afërsi të tyre. Qysh në periodën e pushtetit bizantin kisha përpiqet të dallohet sa më tëpër në jetën kulturo-arsimore të banorëve të   Ilirisë.
“Në shekullin e XIV-të, përmendej episkopata e Kotorrit, së cilës i takonin kishat famullitare në Prizren, Novo Bërdo, Trepçës, Janjevës, Rudnikut, Coporich (?), Breschovi e tjera, në të cilat kanë qenë priftër kotorasit ose shqiptarët”   11
Me pushtimin e Prizrenit dhe rrethinës së tij nga osmanlinjtë (1455), filloi edhe islamizimi i popullësisë vendase . Osmanlinjët për t’ ia prerë hovin rezistencës së vazhdueshme të popullatës vendase, krahas ekspeditës ushtarake, ndërmorri fushatën sistematike për islamizimin më masovik të shqiptarve, me qëllim që të krijonin një masë të konsiderushme banorësh mysliman të lidhur ideologjikisht me fatin e Perandorisë osmane, për ti shëndërruar teritoret shqiptare në një shtojcë të makinës luftarake osmane duke rekrutuar shqiptarët në radhët e ushtrisë së tyre. Osmanlinjët për t’ia prerë hovin rezistencës së vazhdueshme të popullatës vendase, krahas ekspeditës ushtarake, ndërmorri fushatën sistematike për islamizimin më masovik të shqiptarve, me qëllim që të krijonin një masë të konsiderushme banorësh mysliman të lidhur ideologjikisht me fatin e Perandorisë osmane, për ti shëndërruar teritoret shqiptare në një shtojcë të makinës luftarake osmane duke rekrutuar shqiptarët në radhët e ushtrisë së tyre. Paralelisht me islamizimin e popullësisë vendase, filloi përhapja e institucioneve te thjeshta fetare, gjithashtu filluan të shfaqen edhe institucionet   që janë të rëndësishme për zhvillimin kulturor dhe arsimor të shqiptarve në lokalitetin e Prizrenit. Këto institucione arsimore (shkolla turke) njihen me emrin mejtep, medrese, iptatije etj.
Këto shkolla kanë kontribuar që nga radhët e shqiptarve dhe popujve të tjerë të dalin një numër punëtorësh shkollor dhe shkencëtar. Mësimi themeltar në këto shkolla ka qenë KURANI. Këto shkolla fillimisht themeloheshin nga besimtarët e pasur mysliman dhe qenë vendosur nëpër xhami e mesxhide, kurse më pas u ndërtuan edhe godina të posaçshme me kroje e shatërvane. Mësimi në to zhvillohej në gjuhën turke dhe arabe. Ato datojnë nga gjysma e parë e shekullit XVI-ë. Themelimi i tyre lidhet ngusht me personalitetet e edukuara në frymen islame si: Suzi Çelebiu, Kukli-beu etj. Pas hapjes së mejtepeve në Prizren nuk vonoi as hapja e medresës së parë. Atë e themeloi Gazi Mehmet Pasha në kompleksin e xhamisë së tij të njohur me emrin Bajrakli Xhami, të cilën e përmbaroi me 1573/ 1574. Për nevojat e shkollës, ndërtoi disa dhoma mësimi që shërbyen si konvikte të   saja   dhe   themeloi bibliotekën e shkolles.                  
“Xhamia e Gazi Mehmet Pashës është njëra ndër më të lashtat e qytetit të lashtë dhe e nënta për nga lashtësia në hapësirat e ish Jugosllavisë. Për shkak të vlerave monumentale, Porta e lartë veproi oficialisht për mirëmbajtjen e saj dhe e caktoi kujdestarin e veçant”. 12
Medrese të tjera të Prizrenit për nga koha vijnë më vonë, këto medrese u ndërtuan nga   vëllezërit Rrotulla: Mahmut e Emin Pasha, Jonuz Mehmet efendiu etj. Medresa e Mahmut Pashës kishte edhe 8 dhoma konvikti, gjendej pranë xhamisë së tij të ndërtuar në vitin 1828 në laxhen e Terzimahallës.
Perandoria osmane në frymën e reformave të proklamuara të njohura me emrin “Reforma e Tanzimatit “(1839), ndonëse me vones dhe vëshërsi, reformoi edhe sistemin e arsimit. Si rezultat i këtyre ndryshimeve në sistemin shkollor - arsimor osman, në shkollat fillore (mejtepet) dhe në shkollat e mesme   (iptadije) filluan të mësohen edhe lëndët e tjera mësimore si historia, gjeografia, matematika, fizika, njohuri natyra etj.
Pos medresesë klasike në Prizren hapen edhe shkollat qytetare (ruzhdie). Programet e këtyre shkollave ruajtën frymën e fanatizmit fetar të shkollave paraprake. Një ruzhdie në Prizren, hapet në vitin 1874. Fillimisht mësimet në këtë ruzhdie zgjatnin tri vite, ndërsa në fillim të shekullit XX-të, ajo ngritet në rangun e Idadijes (gjimnazit të plotë) në të cilin mësimi zgjatë 5 vite. Në vitin 1908, hapet në Prizren, Darulmualim (Normalja ) e cila punoi vetëm tri vite.
Në të gjitha periudhat e sundimit osman, fëmijët shqiptar mysliman, mësimet i vijonin në shkollat turke dhe arabe, ndërsa fëmijët shqiptar të krishter, nuk e kishin as këtë mundësi, ngase pushteti osman nuk lejonte që fëmijët e krishter të shkolloheshin në shkollat turke dhe arabe por nuk lejonin as’’ hapjen e shkollave shqipe.
Mësuesit shqiptar, kryesisht meshtarët katolik, fshehurazi i mblidhnin fëmijët dhe të rinjët nëpër kisha, kuvende, poende dhe në qiell të hapur, për t’ua përcjellur njohurit fillestare dhe sjelljet e mira. Sipas prof.dr.Jashar Rexhepagiqit, në Prizren rrethë vitit 1576, nën kujdesin e disa priftërinjëve të dalluar, përgatitën kandidatët për meshtarë. Mësojtorja teologjike gjendej afër Ipeshkfisë së vjetër, pak më në të djathtë të sakritarisë së kishës së sotme katolike të Prizrenit. Një punë e till me 1701, bëhesh edhe në famullin e Zymit te Hasit.                                                      
Osmanët i quanin shqiptarët të   “pa fe” dhe të   “paudhë”, ndërsa priftërinjët grek quanin gjuhën shqipe “gjuhë barbare” . Një Ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar Sulltani i Perandorisë Osmane me 31. 05. 1779, ‘’Abdul Hamiti i 2-të, ku përcaktohet saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke dhe duhet luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerr nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën   “Thesalonik” më   11 gusht 1999.  
Për pesë shekuj me radhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçar popullësin shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe pavendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellur gojarisht brezë pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rrepsisht botimet në gjuhën shqipe. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Dy armiqët historik kundër njëri – tjetrit, Kisha greke dhe Porta e Lartë ishin bashkuar dhe po bashkëpunonin me zell për përndjekjen dhe burgosjen e gjithëkujt që kapej me libra të ‘’gjuhës shqipe.
Patriku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsin shqipe dhe kërcnoi me   shkishërim   të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejonin asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipëri.   Kundër këtyre forcave armike të gjuhës, shkollës shqipe dhe të interesave kombëtare shqiptare, kundër   turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar. Ata u vun në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe. Prijësit   e Rilindjes Kombëtare e kishin ‘’kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsisë shkonte drejtë arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave në gjuhën shqipe dhe hapja ë shkollave shqipe u bënë problem i ngutshëm. Kjo detyrë u bë edhe më primare në bazë të programit të   “Lidhjes së Prizrenit”. Qëllimi kryesor Lidhja kishte hapjen e shkollave shqipe në të gjitha viset shqiptare. Pas një pune të mundimshme dhe të vazhdueshme të patriotve kombëtar shqiptar, pikërisht me 7 mars të vitit 1887 në Korçë të Shqipërisë hapet shkolla e parë kombëtare laike shqiptare. Pas hapjes së shkollës shqipe të Korçës, fillojn të hapen edhe shkolla të tjera laike shqipe, në qytetet tjera të Shqipërisë. e më vonë edhe në Kosovë. Kontribut të veçantë në hapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe, bashkë me atdhetarët dhe patriotët kombëtar shqiptar kanë edhe   klerikët përparimtar shqiptar.Në   Prizren klerikët përparimtar shqiptar në Ipeshkvin e Prizrenit, hapën shkollën për nxënësit   shqiptar katolik. Duke vepruar në këtë drejtim sipas revistës françeskane “Hylli i Dritës” që dilte në Shkodër, në Prizrend, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë   shkollat e qiluna për djelm para vitit 1840. Për egzistencën e kësaj shkolle dëshmojnë të dhënat e ofruara në revisten jezuite   “LEKA”   ‘’në numrin e 7 të vitit 1937, në të cilën thuhet se në Prezerend para 70 viteve u gjinte një shkollë   e çelen e vjetër qi u dogj vjetin 1909. Pra nga të dhënat e ofruara, sigurisht se kjo shkollë ka ekzistuar në vitin 1867. Shkolla punonte sipas planeve dhe programeve mësimore të simotrave austriake dhe financohesh nga konzullata austriake në Prizren. Edhe pse mësimi zhvillohej në gjuhën italiane disa mësimdhënës   herë pas here në sqarimin e mësimit e në biseda të tjera me nxënës filluan ta përdorin edhe gjuhën shqipe. Kështu gjuha shqipe, fillimisht si gjuhë ndihmëse hyri në përdorim në shkollë, e më pas ajo filloi të mësohej edhe si lëndë e veçant mësimore.
         
Poende për funksionimin e saj bëjnë fjalë edhe konsujtë Han e Vit, kur ata vizituan Prizrenin. Mandje për këtë të fundit   shkolla e përmendur daton që nga viti 1856”. 13
Në Prizren pos shkollës së lartëpërmendur fillore ka egzistuar edhe një shkollë tjeter   “për të gatue meshatarë”. Mësues në këto dy shkolla kanë qenë famullitarët, që ndrroheshin shpesh. Ndër mësuesit famullitar më të njohur të kohës kanë qenë Don Simon Lumezi dhe Don Mazreku.
Në decenien e fundit të shekullit XIX, Andrea Logoreci nga Shkodra solli nipërit e tij Mat Logorecin dhe Pashk Logorecin   si mësues të kualifikuar. Mati Logoreci filloi punën në shkollën fillore të Prizrenit, ndërsa Pashk Logoreci në shkollën fillore të Gjakovës.
Mati Logoreci përkundër shumë pengesave që vinin nga regjimi ekzistues dhe armiqët tjerë të shkollës shqipe, nga maji i vitit 1888 filloi ta zhvilloj mësimin në të gjitha lëndët mësimore në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë ju vunë themelet shkollës së parë kombëtare shqipe në Prizren. Me Mati Logorecin, fillimisht si ndihmës mësues e pas dy vjetesh si mësues, punoi edhe Lazër Lumezi, i cili u dëshmua si mësues shumë i sukseshëm, por njëherit la pas vetes një literaturë të begatshme pedagogjike. Kjo shkollë shumë shpejtë u shëndrrua në një vatër të edukimit e të vetëdijes kombëtare, ku mësonin nxënësit e të gjitha nacionaliteteve.   Numri i nxënësve sa vinte dhe shtohej. Shkolla gjithnjë ishte e atakuar nga qarqet e ndryshme reaksionare të kohës si: qëndrimi armiqësor i qarqeve osmane, shovinizmit sërbomadhë por deri diku përparimit të arsimit kombëtar shqiptar i frigohej edhe Konsulata Austro - Hungareze e cila për të mos lejuar dobësimin e ndikimit të Vjenës ndërmorri kundërmasa të ndryshme duke sjellur mësues klerik nga Kroacia. Këta mësues zbatuan mësimin e detyrueshëm të serbokroatishtës në shkollë. Pak më vonë largoi nga mësonjëtoret nxënësit mysliman e nëpërmjete të Vatikanit përjashtoi edhe mësuesit Mati Llogorecin, Ndue Bytyqin dhe klerikun Pashke Troshanin. Pas presionit të madhë të popullatës në qytet e më gjërë duke bojkotuar shkollën e till, bile edhe në kërcnim të bojkotimit të kishës, poqëse nuk kthehen në punë mësuesit e larguar, Vjena dhe Vatikani u detyruan të bëjnë lëshime dhe mësuesit e lartëshenuar ti kthejnë në   punë në këtë shkollë. Sipas burimeve kishtare (revista Jezuite   “Leka”), kjo shkollë përkatsisht objekti i kësaj shkolle u dogj në vitin 1909. Në vitin 1892 në Prizren filloi nga puna shkolla e parë shqipe e vashave. Atë e drejtonin motrat e nderit, të cilat edhe zhvillonin mësimin dhe u mësonin vashave punë dore. Në vitin 1907 në Prizren, me ndihmën e Austrohungarisë hapet në gjuhën shqipe dhe foshnjorja   “Fridrik Fleber”.   Në të për punë të mirë u dalluan motrat Mikelangjela, Sapienca e Angjelina Çoba. Shkollat shqipe në Prizren patën një platformë teorike e pedagogjike të përparuar për kohën e të vendosur mbi bazat e psikologjisë dhe pedagogjisë kombëtare iliro-shqiptare.                                                        
“Gjatë Luftës së Parë Botërore Elbasani, Shkodra, e disa qendra e krahina të tjera shqiptare, ranë nën administrimin Austro-Hungarez. Administrata e re themeloi, Drejtorin e Përgjithshme të Arsimit, me seli në Shkodër. Kjo kishte për detyrë hapjen e shkollave dhe organizimin e arsimit në zonën e juridiksionit Austro-hungarez. Po për këtë qëllim u formuan edhe tri nëndrejtori, me seli në Tiranë, Shkoder dhe Berat”. 14
Luigj Gurakuqi i ndihmuar nga atdhetarët e tjerë kombëtar shqiptar të kohës si Aleksander Xhuvani, Mati Llogoreci etj.   pa humbur kohë filloi me hapjen e shkollave shqipe në teritoret të cilat ishin nën administrimin e Austrohungarisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit arriti qe ti hap dy shkolla normale, atë të Shkodrës dhe të Elbasanit”. 15
Kjo drejtori arriti sipas prof. dr.Ilir Kaminit, që me një pune të palodhëshme, fillimisht ti hap 45 shkolla fillore, ndërsa më vonë të rrisë këtë numër në 212 shkolla fillore,kryesisht në fshatra, por normalisht   shkolla ishin hapur edhe ne qytete.
Zhuri si një nga vendbanimet më të mëdha të kohës i përkiste krahinës së Lumës deri në ripushtimin e tij nga Serbija (1918), u bë me shkollë fillore tre rendëshe. Në   arkivin e kësaj drejtorie në Shkodër figuron se në vitin 1917 në fshatin Zhur ka punuar shkolla shqipe “trerendeshe” me mësuesin Nexhip Opoja. Shkolla e Zhurit figuronte ndër 45 shkollat e para të çelura nga kjo drejtori.   Një shkollë e tillë fillore ka punuar edhe në fshatin Zym të Hasit (komuna e Prizrenit) sipas Nikollë Kërhanajt (Abetarja e Zymit, Zym, 1997, fq, 16). Mesues ishte Pal Lumezi. Këto shkolla materjalisht janë ndihmuar nga Austrohungaria. Pas largimit të Austrohungarisë, supozohet se shkolla e Zhurit   ka vazhduar punën e vetë, por ne ilegalite. Shkolla shqipe ishin publike, punonin me plane dhe programe të shkollave të shtetit Austrohungarez, por të modifikuara për nxënesit shqiptar. Shkollat shqipe të cilat u hapën në kohën e Luftës së Parë Botërore, punuan në vitet 1915, 1916, 1917 dhe pjesërisht në vitin 1918. Në këto shkolla mësoheshin dymbëdhjetë lëndë mësimore: gjuha shqipe, matematika, historia, gjeografia, mësimi i natyrës, vizatimi, bukurshkrimi, kënga, punëdora, fizkultura, mirërsellja dhe mësimi fetar. Në shkollat shqipe, të cilat ishin në viset e administruara (pushtuara) nga shteti austrohungarez, përkatsisht në shkollat që ishin nën varshmërin e Drejtorisë së Pergjithshme Arsimore të Shkodrës,   gjuha shqipe me programin mësimore të kësaj drejtorie mësohej 12 orë në javë. Pas hapjes së shkollës fillore të Zhurit, Luigj Gurakuqi i ndihmuar nga humanisti dhe pedagogu i madhë shqiptar i kohës Mati Llogoreci, vazhduan rrugën për të hapur shkolla shqipe edhe në Gore, me ndihmën e Halil Danit nga fshati Rapçe i Sharrit (ish Dragashit).
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, Kosova ripushtohet nga forcat sërbë (formohet Mbreteria SKS-së). Shqiptarët nuk gëzonin më asnjë të drejtë, kuptohet as të drejtën për arsim. Me vendime ushtarake mbyllen shkollat që punonin në gjuhën shqipe. Filloi hapja e shkollave në gjuhën sërbe. Sistemi shkollor në Kosovë shëndrrohet në sistemin e arsimit sërbe. Ajo aq më tepër organizonin formacione sekrete policore ushtarake të quajtura “Çeta fluturuese” për likuidimin e të gjithë atyre shqiptarve që angazhoheshin për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.
“Për këtë flasin dokumentet sekrete arkivore serbe. Për ta ilustruar këtë u referohemi dy burimeve sekrete serbe: (1) Shërbimi sekret serb shpërndante qarkore për likuidimin fizik të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptar që angazhoheshin për hapjen e shkollave dhe të librave në gjuhën shqipe. (2) Ishte formuar njësia e veçante e xhandarmarisë, e quajtur “Çeta fluturuese” që kishte detyrë të vras, të likuidoj, të gjithë ata shqiptar që angazhoheshin për hapjen e shkollave dhe botimin e librave në gjuhën shqipe” 16.
Një pjesë e vogël e popullit shqiptar në Kosovë, kur përfundimisht kuptoi se nuk do të hapen shkolla në gjuhën shqipe vendosi që fëmijët e vet   t’i   dërgoj në shkollat sërbe (0.5%). Nxënësit shqiptar në këto shkolla diskriminoheshin.  
Përkundër dhunës dhe terrorit të vazhdushem sërbë, në këtë periudhe kohore, ndjenja për arsim të populli shqiptar i Kosovës ndihej me të madhe, në çdo hap. Sipas prof.dr. Limon Rushitit (Levizja Kaçake në Kosovë, Prishtine, 1981), kemi raste kur çetat kaçake në raste kur këtheheshin nga teritori i Shqipërsisë, sillnin abetare dhe gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe.
“Sipas një artikulli të gazetës < Populli>, në korrik të vitit 1919, një abetare shitet disa herë dorë më dorë sa arrinte çmimin deri në 200 dinarë, kurse një ekzemplar i gazetës   Populli u shit, po ashtu disa herë, dorë më dorë dhe më në fund arriti të shitet 100 dinarë. Situata ishte e njejtë në tërë Kosovën”. 17
Lëvizja Kaçake në Kosovë në periudhën 1918 - 1928 është lëvizje e masave të gjëra popullore e mbështetur në traditat dhe luftrat e popullit shqiptar për liri nacionale. Kjo lëvizje sipas prof. Dr. Limon Rushitit, është vijim i luftës shekullore të popullit shqiptar, kundër sunduesve të huaj, kjo luftë ishte luftë e grupeve të organizuara, në popull të njohur me emrin   ç e t a.   Mënyra e luftimit të tyre ishte lufta guerile, sulmonin armikun në pikat më të dobëta të tij, duke bërë sulme të furishme e tërheqje të shpejta. Kjo lëvizje ishte thellësisht nacionale - çlirimtare autentike, pa ndikime nga jashtë. Azem Bejta, ishte pranuar nga të gjitha çeta që vepronin në Kosovë   si kryekomandant, kjo sipas dr. Limon Rushitit   edhe për shkak të lidhjeve që ky mbante me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin.   Në vitin 1929 Mbretëria e Jugosllavisë, nxjerr Ligjin për shkollat popullore, me dispozitat e këtij ligji, përcaktohej se në ato vende ku në masë më të madhe jetojnë qytetarët e gjuhës tjetër, të hapen paralele të veçanta të   shkollës fillore për fëmijët e tyre. Në këto paralele nuk mund të ketë më pak se 30 nxënës. Mësimi në këto paralele duhet ta udhëhiqnin arsimtarët shtetëror, të cilët patjetër duhet ta zotërojnë gjuhën shtetërore (serbe). Nga ky ligj, nuk përfitonte asgjë populli shqiptar, sepse Mbretria e vjetër jugosllave, shqiptarët nuk i njihte si popull (as si pakicë), ligjet e saja për shqiptarët nuk vlenin. Nxënësit shqiptar mund të shkolloheshin vetëm në gjuhën sërbe. Para se të regjistroheshin në klasën e parë të shkollimit fillor, kishin për obligim që një vit më parë të regjistroheshin në klasën përgaditore, në të cilën kishin për obligim që të mësonin gjuhën sërbe. Mësimdhënësit nëpër shkolla, ndaj nxënësve shqiptar silleshin në mënyrë shumë të vrazhdë, përdornin ndëshkime të rënda fizike, kjo për arsye të thjeshtë, që numri i nxënësve shqiptar të jete sa më i vogël.
“Sipas një raporti të Komandës së zonës së III-të, të Armatës Jugosllave, të 17 tetorit të vitit 1938, dërguar Ministrisë së Ushtrisë në Beograd, në mesë tjerash shkruan: Në viset thjesht shqiptare mos me kërkue që fëmijët ta vijojnë shkollën, domethanë të mos shkollohen dhe çka ka rëndësi të dorës së parë, mos të mbahen kurse t’edukatës fizike, të rinisë dhe të mos përgaditen për luftra para kohe... sepse, sikur t’aftesoheshin   në këtë pikpamje, kishin mundë me shkaktue vetem dam në t’ ardhmen... “. 18
“Kjo komandë propozon që jeta kulturore - arsimore të organizohet nëpër kisha ortodokse në të cilat nxënësit shqiptar nuk do të shkonin dhe as që nuk do të vijonin shkollën” .19  
Sipas nje dokumenti të hartuar nga Bashkësia Komunale e Arsimit në Prizren, me titull ”Propozim i planit prespektiv të zhvillimit të arsimit në teritorin e Kuvendit Komunal të Prizrenit 1970 - 1980”   të vitit 1970, rezulton se: Në periudhën prej vitit 1918 e gjerë në vitin 1941, në komunën e Prizrenit (atë kohë është quajtur rajoni i Sharrit, janë hapur këto shkolla fillore: në vetë qytetin e Prizrenit 5 shkolla fillore   edhe 20 shkolla nëpër fshatra si në Sretskë, Mushnikovë,   Skorobisht, Korishë, Zhur, Lubinje, Llokvicë,Lubizhdë, Drajçiq, Gornjo Sello, Pllanjane, Vërbiçan, Hoqë të Qytetit, Damnjanë, Zym, Rugovë, Gjonaj, Novakë, Sërbicë e Epërme, Manastiricë. Sipas po të njejtit dokument, në vitin shkollor 1936/1937 në rrethin e Sharrit (sot me pak ndryshime, teritorit të KK.Prizrenit), kanë funksionuar 55 shkolla fillor katërklasëshe, mësimet i kanë vijuar 3334 nxënës, procesin mësimor - edukativ me këta nxënës e kanë zhvilluar 57 mësimëdhënës. Shënimet mbi numrin e nxënësve nuk pasqyrojne përbërjen e nxënësve sipas strukturës nacionale të tyre por paraqesin numrin e përgjithshëm të nxënësve në shkolla. Sipas një vlersimi global, në shkollat e Kosovës, në kohën e ish Jugosllavisë borgjeze (1918 - 1941), llogariten se kanë qenë afro 30 % e nxënësve të përkatësisë shqiptare dhe turke.   Pos shkollave fillore në Prizren në këtë kohë kanë punuar edhe shkollat e mesme në gjuhën sërbe si: gjimnazi   i cili fillimisht punoi vetëm   nje   vitin 1913, sepse ishte i detyruar të ndërpres punën për shkak të Luftës së Parë Botërore (1914 - 1918), për ta vazhduar punën në vitin shkollor 1918/1919. Fillimisht gjimnazi i Prizrenit (në gjuhën sërbe) ka qenë i hapur si gjimnaz i ultë, ndërsa nga viti shkollor 1924/1925 u ngritë në rangun e gjimnazit të plotë. Numri i nxënësve shqiptar në këtë gjimnaz ka qenë simbolik. Në Prizren ka punuar edhe Shkolla Normale (ka egzistuar si shkollë teologjike qysh në vitin 1871, e njohur me emrin Bogosllavia. por nga viti shkollor 1921/1922 ajo ka punuar vetëm si shkollë teologjike dhe i ka shërbyer interesave të Kishës Ortodokse sërbe dhe synimeve dhe programeve hegjemoniste sërbe gjerë në vitin 1941 kur u ndërpre mësimi në të) dhe shkolla zejtare (1931). Shkolla zejtare ishte shkollë trevjeçare. Kjo shkollë dedikohej për rinin e cila merrej me tregëti dhe zejtari. Paralelisht me kryerjen e praktikës te punëshënësi, u hap edhe mësimi në shkollë.   Në bazë të Ligjit mbi dyqanet të vitit 1931, këto shkolla u shëndrruan në shkolla profesionale vijuese duke i mbajtur degët e mëparshme. Krahas me këtë shkollë, punonte edhe shkolla zejtare për femra. Kjo shkollë financohej nga Bashkia e qytetit.        
Lufta e Dytë Botërore, në fillim nga shqiptarët e Kosovës u perjetua si çlirim. Dhe vërtet me okupimin e Kosovës nga forcat nazië- fashiste ndalet dhuna dhe represioni brutal, ndërprehej shpërngulja e dhunshme e shqiptarve, ndaleshin vrasjet, rrëmbimet, djegiet e fshatrave dhe të laxheve të banuara me popullësi shqiptare. Shqiptarve ju këthye e drejta e shkollimit të tyre në gjuhën amtare. Kosova pas pushtimit nga forcat okupuese gjate Luftes se II Botrore, ishte ndarë në disa zona. Prefektura e Prizrenit, së bashku me Prefekturat e Prishtinës, Pejës dhe të Dibrës, i takonin zonës okupuese të Italisë. Në të gjithë zonën e administruar nga italianët, u lejua hapja e shkollave shqipe, kjo për arsye të ndikimit pozitiv tek popullata shumicë shqiptare, ndërsa në anën tjeter u mbyllën të gjitha shkollat në mësim në gjuhën sërbe. Rrejedhimisht edhe në Prefekturën e Prizrenit, u lejua hapja e shkollave shqipe. Në Prizren hapen me dhjetra shkolla shqipe të nivelit fillor. Mësimi në këto shkolla, kishte karakter obligativ dhe ishte i përcaktuar me dispozita ligjore. Në   Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë   u hapen edhe shkollat e mesme. Në këtë kohë gjithëashtu në Prizren, punoi   edhe Liceu i shtetit   “Gjon Buzuku”. Meritat më të mëdha për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, në këtë kohë   i takojne Ministrisës së Asimit të Shqiprisë, ne veçanti prof. Ernest Koliqit, minister, i cili personalisht u angazhua në sigurimin e kuadrit mësimëdhënës nga Shqipëria. Vlersohet se në këtë kohë, nga Shqipëria janë angazhuar rrethë 200 mësues për të punuar në shkollat shqipe të Kosovës.   Për kordinimin sa më të mirë të punës së shkollave shqipe në Kosovë, ministri Koliqi, kishte emruar një grup ekspertesh nga Shqipëria të cilët do të kordinonin punët në teren. Në krye të këtij grupi ekspertësh (Komesariatit i Jashtëzakonshëm të Shkollave për Kosovën) ishte caktuar zotriu Ali Hashorva. Selia e këtij komesariati ishte Prizreni.  
“Në Prefekturen e Prizrenit, në vitin shkollor 1941/1942 kanë punuar 45 shkolla shqipe, me gjithësejt 5202 nxënës, në vitin shkollor 1942/1943 kanë punuar 52 shkolla, me gjithësejt 6589 nxënës dhe në vitin shkollor 1943/1944, kanë punuar 50 shkolla, me gjithësejt 5817 nxënës “. 20
Në vitet 1942 – 1944   edhe në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit, ka punuar shkolla shqipe katërklasëshe. Lokalet e kësaj shkolle kanë qenë në qendër të fshatit, prapa shtepisë së sotme të kulturës. Godina shkollore ka patur dy dhoma mësimi. Mësues në këtë shkollë ishin Mustafa Kruja nga Shqipëria dhe Batjar Ali Ademaj nga Zhuri.

MESONJETORJA E PARE SHQIPE NE KORÇE
Eshte e para shkolle laike kombetare, ku te gjithe mesimet jepeshin ne gjuhen shqipe, e themeluar ne kushtet e pushtimit osman ne Korçe, me 7 mars 1887, me nismen e nje grupi rilindasish dhe perkrahjen e masave patriotike korçare dhe atyre te mergimit. Kjo shkolle shenon nje date te rendesishme ne historine e arsimit tone dhe ne levizjen kombetare shqiptare ne pergjithesi. Eshte institucion kombetar si nga permbajtja edhe nga forma. Ajo eshte shkolla jone e pare laike, per nxenes te te gjithave besime, gjinive dhe shtresave popullore dhe demokeratike, ku mesimi jepej falas si e tille ajo u kthye ne vater te edukimit te vetedijes kombetare.
Nga ana e prermbajtjes, struktures dhe planit mesimor ajo kishte fizionomi e nje shkolle te perparuar per kohen dhe sherbeu si model per gati te gjitha shkollat shqipe te ngritura me vone. Aty jepeshin lendet: shkrimi e kendimi, gjuhe shqipe, gramatike shqipe, historia e Shqiperise, gjeografi, aritmetike, dituri natyre etj.
Drejtues te saj qene personalitete te shquara te kaluares dhe te arsimit tone te asaj kohe: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuqi Naqi etj. Te cilet per kete veprimtari u ndoqen, u persekutuan, u burgosen, u torturuan nga ana e pushtuesve osmen dhe Patriakana e Stambollit.
Si tekste shkollore te para u perdoren ata te Naim Frasherit, Sami Frasherit, Jani Vretos dhe shenime te pergaditura sipas nevojes sipas vete mueseve te shkolles.
Kjo shkolle funksionoi plot 15 vite, per tu mbyllur ne menyre te dhunshme nga pushtuesit ne vitin 1912, por u rihap serish me vone.
Gjuha Shqipe qendronte "zonje" ne vend te vete e jo sherbetore e ndonje gjuhe tjeter. Ajo u be pishtare e veprimtarise se Levizjes Kombetare Shqiptare.

EDUKATA DHE ARSIMI ILIR

Sikurse edhe tek popujt e tjerë antikë, ashtu edhe ilirët qendra kryesore të veprimtarisë së organizuar edukative e arsimore ishin qytetet ilire, te organizuara në formë të bashkësive krahinore, të njohura me emrin koinone. Deshmit epigrafike ( mbishkrimet) dhe arkeologjike provojnë se ilirët kujdes të veçantë i kushtonin edukimit të punës dhe edukimit fizik e ushtarak, dhe edukimit intelektual. Duke u mbështetur në këto dëshmi, u bë edhe rekonstruktimi i sistemit edukativ e arsimor të ilirëve. Ai ngërthente në vete disa shkallë.
Sikurse edhe popujtë e tjerë antikë, edhe fëmijët e ilirëve deri në moshën 6 – vjeçare edukoheshin në gjirin familjar.Rol të veçantë këtu kishte nëna. Ilirët i çmonin dhe i respektonin gratë ( femrat). Disa nga gratë ilire ishin edhe sundimtare.
Në moshën 7 – 11 vjeçare fëmijët ( djemët) vijonin edukimin dhe arsimimin te mësuesit privat. Vëmendje e veçantë i kushtohej mësimit të shkrimit dhe aritmetikës. Për të shkruar përdornin tabela të vogla të lyera me dyll dhe stilot (vegël e mprehtë metalike ose kockë, në formë të lapsit). Ata përdornin, gjithashtu, edhe papirusin dhe pergamenën ku shkruanin me stilo kocke ose me penë shpendësh dhe me bojë.
Shkalla tjetër e sistemit arsimor të ilirëve ishte edukimi në palestër. Në palestër eduloheshin të rinjët e moshës 12 – 16 vjeçare, ku vëmendje e veçantë i kushtohej edukimit fizik, më saktë fuqisë, qëndrueshmërisë, zhdërvjelltësisë dhe bukurisë së trupit, sikurse edhe te popujt e tjerë antikë.
Në moshën 17- vjeçare fillonte periudhe e efebisë, e cila zgjaste deri në moshën 20-vjeçare. Të rinjët e kësaj moshe edukoheshin nën përkujdesjen e drejtpërdrejtë të koinoneve ( bashkësive të qyteteve). Gjatë kësaj periudhe vazhdonte edukimi fizik dhe ushtarak dhe organizohej në gjimnaze ( nën udhëheqjen e gimnaziarkut) dhe në reparte kufitare ( gjatë vitit të dytë të periudhës së efebisë). Ata përgaditeshin në pikpamje fizike dhe ushtarake për mbrojtjen e qytetti të vet.
Ka dëshmi se ilirët i kushtonin kujdes edhe edukimit intelektual, përvetësimin të elementeve të shkencës, gramatikës, letërsisë, muzikës etj. Në Iliri, sidomos në Ilirinë e Jugut, kishte edhe institucione të larta arsimore (universite) siç ishte ai i Apollonisë, i Butrintit dhe ai i Durrësit. Kishte edhe institucione të tjera kulturore.
Se cila gjuhë ëdhtë përdorur në shkollat ilire është vështirë të thuhet, ngase në mbishkrimet e gjetura deri tani në vendbanimet ilire dëshmohet se është përdorur gjuha dhe shkrimi grek. Gjuha greke e asaj kohe ishte gjuhë e kulturës.
Edhe pse ilirët kaluan një periudhë të gjatë nën pushtimin romak, i ruajtën të gjalla shumë tipare të kulturës së tyre materiale e shpirtërore. Ilirët vazhduan të flasin në gjuhën e tyre popullore, i respektuan hyjnitë e tyre i varrosnin të vdekurit në mënyren e lashtë tradicionale, e punonin token ashtu si e kishin me shekuj të tërë të parët e tyre, ruanin veshjen e tyre popullore, fëmijva të tyre i vinin emrat e tyre, në bazë të të cilëve do të njihen fare lehtë, sado larg që të kenë shkuar prej atdheut të tyre, i raspektuan doket e tyrepopullore dhe respektuan organizimet e tyre shoqërore – politike të fiseve, të cilat vetëm në rast nevoje ia përshtasin structures administrative dhe politike romake.
Për ruajtjen dhe kultivimin e ndenjës etnike , të mënyrës autontike të jetesës, të urtësisë popullore, të shpirtit kryengritës e liridashës, të krenarisë personale e kolektive, të konzervativizmit si vetëmbrojtje etnike të popullit ilir e të pasardhsëve të tyre (shqiptarëve) , rol të dorës së parë luajti edukata popullore , e cila popullin e lashtë iliro – albano-shqiptar, të pushtuar bga perandori e popuj të ndryshëm e mbajti gjallë edhe etnikisht. Ajo i bëri ballë edhe rrezikut nga asimilimi (romanizimi) i plotë i tij.


Tema e parë, leksioni i dytë

1.      Filozofia arsimore në mesjetë
Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve të shquar të asaj epoke, të shfaqura si vendet e Lindjes ashtu edhe të Perëndimit.

1.1  Arsimi në mesjetën evropiane
Në atë kohë shkolla konceptohej dhe zhvillohej në kuadrin e rregullave të skolastikës. Në mënyrë të posaçme mësoheshin filozofët e mëdhenj të periudhës së antikitetit greko-romak, madje edhe mendimtar të përkatësisë fetare islame. Skolastika përpiqej të përdorte arsyen natyrale njerëzore, në veçanti mendimin filozofik dhe shkencor të Aristotelit, me synimin që nxënësit të kuptonin përmbajtjen mbinatyrore të besimit Kristian.
Mësimi zhvillohej në shkollat katedrale dhe filozofia e teologjia ishin lëndë prioritare. Në shkollat mesjetare, duke filluar që nga ato të nivelit të ulët dhe deri në universitete, arsimimi i të rinjve reduktohej në trajtimit e përmbajtjes lëndore. Pra nuk zhvillohej sensi praktik i të mësuarit, me përjashtim të lutjeve. Struktura e të mësuarit ishte e organizuar në dy pjesë:
lecito apo leximi e komenti i tekstit dhe questio apo shtrimi i çështjes nga ana e nxënësve, në përpjekje për të marrë kuptimin nga pjesët e lexuara.
Planprogramet përbëheshin nga të ashtuquajturat shtatë artet liberale. (koncepti për artet liberale ishte i lidhur me lëndët mësimore, të lira, të ndryshme nga filozofia dhe feja, të cilat kishin një status të veçantë)  Të cilat ndaheshin në trivium ( treshe) dhe ku bënin pjesë:gramatika (shkrimi dhe leximi), retorika (letërsia dhe format më të komplikuara të të shkruarit), dhe logjika, të cilat e vinin theksin në zhvillimin intelektualo-moral të nxënësve. Ndërsa në lëndët e quajtura quadrivium ( katërshe), bënin pjesë lëndët praktike, ku renditeshin matematika dhe lëndët shkencore: aritmetika (teoria e numrave), gjeometria, muzika dhe astronomia. Teologjia për konceptin e kohës  konsiderohej si lënda më e lartë. Në planprogramet shkollore përfshiheshin, sipas rastit edhe lëndë të tjera si latinishtja, studimi i ligjeve, fiziologjia e njeriut, etj.
Ideologu kryesor dhe edukatori i mesjetës ishte Thoma Akuini. Koncepti i tij për dijen mund të përmblidhet në sentencën e mëposhtme, kur shkruan se: Tre gjëra janë të nevojshme për shpëtimin e njeriut: të dijë çfarë duhet të besojë; të dijë çfarë duhet të dojë; dhe të dijë se çfarë duhet të bëjë. Mesjeta evropiane njihet si periudha që pati pak progres edhe për sa i përket të mësuarit.
Më ndryshe rridhte zhvillimi në Lindje, Profeti i fundit, Muhameti (562-632) frymëzoi njerëzit, duke i bashkuar rreth Islamit. Për rrjedhojë mesjeta arabe përjetoi një periudhë lulëzimi të përgjithshëm. Në këtë klimë, edukimi (shkolla) nuk ngeli prapa. Rëndësi të madhe kishte futja në sistem e numrave Arabe, që zëvendësuan sistemin e rëndë të numrave romak. Në atë kohë, disa popuj arab, filluan të mësyjnë Evropën. Maurët pushtuan Spanjën Jugore dhe kultura arabe filloi të përhapej në perëndim, çka u vërejt edhe në arsim, duke krijuar një lloj progresi për kohën. Por përgjithësisht Evropa mbetej më e zhvilluar dhe nuk lejonte përparimin e popujve arab. Mbi këtë bazë u zhvilluan edhe luftwrat që ndërmorën kryqëzatat, që synonin pengimin e arabëve drejt evropës.  Pas shkatërrimit të perandorisë romake nga sulmet barbare (gjermanike, gotët) evropa ishte e ndarë në principata. Gjithsesi kisha katolike romake ende kishte influencë dhe promovonte një lloj stabiliteti, që vihej re edhe në mënyrat e të mësuarit.
Aty nga viti 1000 filloi të trajtohet me seriozitet të mësuarit, duke shpjeguar rëndësinë e tij për jetën. Në atë kohë ishin zbuluar dhe disa nga shkrimet e Aristotelit dhe kisha katolike filloi të promovojë filozofinë e tij. Filozofi dhe teologu mesjetar, Thoma Akuini, në shekullin e 13-të shkroi Summa theologica, që ndihmoi për të formatizuar skolasticizmin si një sistem filozofik dhe teologjik, që mësohej në universitetet e Evropës Mesjetare, bazuar në logjikën e Aristotelit dhe në shkrimet e hershme të baballarëve të kishës.
Termi skolastikë, sot përdoret me një konotacion negativ, por në atë kohë pati një ndikim të fortë mbi traditën dhe dogmat mesjetare. Filozofia arsimore e Akuinit, për nder të tij, u quajt Tomizëm, që nde është i përhapur në disa shkolla fetare. Tomizmi bazohet në gërshetimin e besimit me arsyen, si përpjekje për të arritur tek e vërteta. Konflikti midis tyre, sipas Akuinit,  është i pa mundur sepse të dyja (besimi dhe arsyeja) e kanë origjinën tek  Zoti. Mbi këtë bazë ai shtroi edhe argumentet për të shpjeguar ekzistencën e Zotit.
Duke besuar se arsyeja e ka burimin tek Zoti, Akuini mbronte legjitimitetin e arsyes, duke u mbështetur sidomos në veprat e Aristotelit. Filozofia e Akuinit ende vazhdon të gjenerojë ide në shumë fusha të filozofisë; në metafizikë; në filozofinë e mendjes; në filozofinë e fesë dhe në etikë.
Përsa i përket arsimit në mesjetë mund të themi se: Në Evropën para-moderne shkollat synonin të edukonin të rinjtë sipas mësimeve teologjike, filozofike, ligjore dhe etike të Kishës, apo në rastin e çifutëve sipas fesë hebraike, kurse në shkallën më të lartë synohej përgatitja e nxënësve të krishterë për priftërinj dhe pozita të rëndësishme klerikale. Ndërsa nxënësit çifut të bëheshin rabinë. Në botën islame kishin përparësi shkollat Kur’anore, medresetë dhe institucionet tjera fetare që përgatisnin nxënësit qysh nga një moshë e re. Gjithsesi shkollat fetare shërbyen si bazë   për ngritjen e universiteteve të   para sikurse ishin ato     Parisit, Bolonjës, Oksfordit dhe Kembrixhit. Universitetet evropiane të mesjetës; të Bolonjës, Parisit, Oksfordit, etj, u konsoliduan dhe u bënë qendra të dijes dhe të institucioneve moderne. Në vitin 1500 në Evropë numëroheshin rreth 80 universitete, të cilat e stabilizuan të mësuarit në shkollat, si dhe duke kontribuar edhe në Rilindjen Evropiane. 


1.2 Edukimi në botën islame mesjetare
Mesjeta arabe ishte nën ndikimin e Islamit. Muhabeti u bë një lider në aspektin fetar dhe drejtues,  që frymëzoi dhe bashkoi popujt arab, duke promovuar një lulëzim në të gjitha aspektet, ndërkohë që Evropa mesjetare përjetonte një përgjumje.
Ashtu si në shumë aspekte të jetës arabe ritmet e zhvillimit u ndjenë edhe në shkolla. Shkolla fillore (arsimi fillestar) quhej maktab, dhe ngrihej pranë një xhamie. Ky tip shkolle daton rreth shekullit të 10. Ndërsa medreseja ishte shkollë për vazhdimin e arsimit në fazën e dytë. Një nga filozofët edukator të shekullit të 11 ishte Ibn Sina (i njohur në Perëndim si Avicena). Ai trajtoi në një kapitull të titulluar "Roli i mësuesit në trajnimin dhe edukimin e fëmijëve", i cili shërbeu si udhëzues për mësuesit që punonin në shkollat ​​maktab. Ai argumentoi se fëmijët mund të mësojnë më mirë nëse mësojnë në klasa, krahasuar me mësimin individual që bëhej nga tutorët privat. Në mbështetje të kësaj ideje ai shpjegonte se mësimi në klasë nxit format e konkurrencës midis nxënësve, si dhe tregoi dobinë e diskutimeve dhe debateve që zhvilloheshin midis grupeve të ndryshme. Ibn Sina e trajtoi programin e shkollës maktab në detaje, duke përshkruar programet që zhvilloheshin në dy fazat e arsimit.
Ibn Sina argumenton se fëmijët duhet të dërgohen në një shkollë maktab nga mosha 6 dhe të përvetësojnë arsimin fillor deri në moshën 14 vjeç. Në shkollë ata duhet të mësojnë Kur'anin, metafizikën islame, gjuhën, letërsinë, etikën islame, dhe aftësitë e përdorimit të këtyre njohurive. Kjo duke e lidhur mësimin me veprimtari të shumta praktike.
Pas  moshës 14 vjeç të rinjtë duhet të vendosin në zgjedhjen e një specialiteti dhe lëndët të zhvillohen në përshtatje me të. Në këtë fazë shkollimi kanë rëndësi letërsia, njohuritë mjekësore, matematika, njohuritë nga zejtaria, tregtia dhe lëndë të tjera, sipas profesionit që do të ushtrojnë në të ardhmen.
Nga pikëpamja filozofike Ibën Sina trajtoi teorinë empirike të quajtur Tabula Rasa, duke  argumentuar se intelekti njerëzor në çastin e lindjes së fëmijës ngjason me një dërrasë të bardhë. Kjo gjendje krijon për të gjithë fëmijët një mundësi potenciale, që duhet të  aktualizohet nëpërmjet edukimit, i cili realizon nevojën që ka fëmija për të ditur. Dituria arrihet përmes "njohjes (familjarizimit) empirik me objekte të realitetit, prej të cilave formësohen koncepte universale”. Kjo arrihet nëpërmjet metodës silogjistike (arsyetuese). Përsa i përket procesit të arsyetimit Avicena argumentonte se vëzhgimet na mundësojnë për të formuluar pohime dhe nga pohimet kalohet në konceptime abstrakte. Më tej, ai arsyetonte se intelekti është i ndarë në disa nivele, që fillojnë me intelektin material (al-‘aql al-hayulani), i cili përmban mundësinë për të fituar njohuri dhe për ti transmetuar në intelektin aktiv (al-‘aql al-fa‘il). Niveli i intelektit të njeriut është i lidhur me burimin e dijes, me format (perfekte) të arritjes së saj. (Si çdo formë tjetër zhvillimi edhe intelekti, që të punojë në mënyrë efikase duhet “ushqyer” me njohuri)
Ibn Tufail, (i njohur në Perëndim si "Abubacer" ose "EBN Tophail" ) ishte filozof dhe romancier andaluziano-arab  i shekullit të 12. Ai shqyrtoi teorinë  empirike Tabula Rasa si një eksperiment të menduar në një roman filozofik Hajj ibn Yaqzan, që e shkroi në arabisht. Në të cilin ai përshkruan zhvillimin e mendjes së një fëmije të rritur në kushtet e izolimit të plotë  nga shoqëria, pra në një gjedje të egër në një ishull të shkretë (si një Robison Kruzo, që shkroi Daniel Defoe  në shekullin e 17.)  dhe krahason mendjen e tij me atë të një moshatari të tij.  Libri i përkthyer në shekullin e 17 pati një ndikim tek filozofi anglez John Locke, i cili trajtoi problemin Tabula Rasa, si një koncept në Ese mbi të kuptuarit njerëzor, ku në kuptimin epistemologjik (degë e filozofi që trajton dijen) argumenton se individët lindin pa asnjë përmbajtje mendore dhe se njohuritë e tyre përfitohen nga perceptimi dhe përvoja.

2.1. Rilindja dhe reformimi i arsimit
Në kontekstin e Rilindjes evropiane u shfaqën disa elemente, që gjallëruan shkollën. Ndërmjet të tjerash mund të përmendim: humanizmin, iluminizmin, sekularizmin, revolucionet politike, industrializimin. Me fillimin e Rilindjes Evropiane shpërtheu një lëvizje e fuqishme që ishte humanizmi, që  vuri në fokus jetën tokësore me bukuritë e saj dhe njeriun me aftësitë e tij mendore e fizike. Epoka e re e gjeti Shqipërinë nën sundimin e Turqisë, apo në luftë me të, siç ishte koha e lavdishme e Skënderbeut. Kjo situatë nuk favorizonte lulëzimin e kulturës dhe shkollës shqipe. Shumë mendje të ndritura shqiptare u arsimuan dhe zhvilluan aktivitete jashtë atdheut. Të tillë mund të përmendim skulptorin dhe arkitektin humanist durrsak Andrea Aleksi, që pati aktivitet në Venedik dhe Dalmaci; Gjon Gazulin, astronom dhe matematikan, që jepte mësime filozofie në kolegjet e Dubrovnikut; Marin Barleti për të cilin Noli thotë se me latinishten e tij elegante dhe me stilin e tij të kujdesur bëri të pa vdekur kujtimin e Skënderbeut në Evropë.
Iluminizmi, që u përhap në Evropë nga fillimi i shekullit të VIII  e vinte theksin tek arsyeja si një instrument për thellimin ne diturisë dhe largimi nga praktikat e vjetruara që pengonin zhvillimin e shoqërisë dhe të shkollës.  
Epoka e artë frymëzoi edhe rilindwsit tanë në përhapjen e dijeve, të arsimit dhe të kulturës kombëtare shqiptare. Çelja dhe zhvillimit i arsimit shqip shtrohej  si një  nevojë për zhvillimin e gjithëanshëm të kombit shqiptar, si një instrument për të dalë nga prapambetja shekullore.
Sekularizimi nënkuptonte çlirimin e institucioneve arsimore nga varësia direkt dhe indirekte e institucioneve fetare. Rilindja evropiane i pati efektet më të drejtpërdrejta në vendet perëndimore. Qysh në fillim të modernizmit pjesa më e madhe e institucioneve arsimore, të  nxitura nga forca e modernizmit dhe edukimi modern u bënë mjeti më i rëndësishëm për ta çuar më tej vlerat e botës moderne. Edukimi sekular shtriu influencën e tij përmes universalizimit të edukimit në kohët moderne, që nënkupton, themelimin e shkollave fillore dhe të mesme, duke përfshirë      masë    fëmijët si dhe përmes përhapjes së edukimit universitar tek një numër i madh i studentëve. Në të njëjtën kohë, institucuinet fetare, si ato katolike dhe protestante, ruajtën  dhe zhvilluan sistemin e tyre arsimor, deri tek universitetet fetare.
Gjithsesi edhe ideologji të tjera politike e nacionaliste e kanë dominuar shkollën moderne, e cila sot, përgjithësisht zhvillohet në nivelin e kërkesave dhe standardeve të demokracisë bashkëkohore.
Revolucionet e mëdha politike në Angli (1688), Francë (1789) dhe ShBA (1774) krijuan hapësira demokratike, pasi tronditën pushtetet e vjetra feudale dhe i çelën rrugën zhvillimeve demokratike dhe pluralizmit, të cilat u reflektuan edhe në shkollë.
Zhvillimi ekonomik borgjez, industrializimi krijoi një mentalitet të ri për jetën dhe punën, të cilat u reflektuan gjerësisht edhe në shkollë, e cila përgatit brezat e rinj për të ardhmen e vendit.

Pyetje
·         Pas shkatërrimit të perandorisë romake në vitin 476, të mësuarit pësoi relativisht një prapambetje (nuk ndoqi ritmet e zhvillimit të periudhës antike greko-romake). Cilët ishin disa nga faktorët që çuan në dobësimin e arsimit në Europë?
·         Cilat ishin faktorët që çuan në rigjallërimin e arsimit në etapën e Rilindjes evropiane?

2.2  mendimtarët e arsimit në periudhën moderne
Në morinë e edukatorëve të mëdhenj të arsimit që lanë vepra me përmbajtje arsimore që kanë rëndësi edhe sot për shkollat në të gjithë botën, e sidomos në Evropë, mund të përmendim: Erazmi, Jam Amos Comeniusi, Xhon Loku, Zhan Zhak Ruso, Johan H. Pestaloci, Johan Friedrih Herbart, Friedrich Frobel, Alfred Binet, John Djui, Maria Montesori, Anton Makarenko, Jean Piaget, Lev S. Vigotski.
Më poshtë po ndalemi në disa syresh që patën kontribute të mëdha në konceptet arsimore.

Erazmi i Roterdamit, (siç njihet), jetoi në shek. 15-16, ishte një rilind ës gjerman, teolog, që dha ide të shquara mbi arsimin.
Erazmi shkroi dhjetëra vepra mbi arsimimin dhe cilësohet si kryemësuesi evropian i kohës. Ai njihet si këshillues i çështjeve arsimore dhe si një teoricien i madh i pedagogjisë praktike. Ai kritikoi metodat skolastike të Mesjetës, të cilat ishin bazuar në të mësuarit përmendësh, dhe në imitimin e modeleve, të konsideruara klishe, si të paprekshme. Idetë e tij arsimore ishin një kontribut p ër ta  futur arsimin në një kontekst modern.
Erazmi u fokusua në dy drejtime kryesore, që ishin:
·         Edukimi me kryeveprat e lashtësisë latine dhe greke. Çka synonte që të bëheshin të asimilueshme për nxënësit, e në mënyrë të veçantë adoleshentët, të cilët në një masë të konsiderueshme nuk  frekuentonin shkollën
·         Edukimin me vlerat e Biblës dhe të literaturës së etërve të kishës për t’i bërë të rinjtë të ndërgjegjshëm  për bot ën dhe prirjet e tyre shpirtërore. 

Natyrisht në kushtet e metodave të sotme të mësimdhënies disa ide pedagogjike të Erazmit janë të kapërcyera dhe kontradiktore. Kështu, Erazmi si të gjithë bashkëkohësit e tij ndante pikëpamjen se për vajzat nuk ishte e nevojshme që të ndiqnin arsim të përparuar, meqenëse fati i tyre ishte të martoheshin, të kishin fëmijë, të mbanin shtëpi ose të hynin në manastir. Nga ana tjetër, ai i admironte  gratë e shkolluara, që mbronin me logjik të drejtat dhe idetë e tyre, që shekuj më vonë, pas revolucionit të madh francez u vunë në bazë të lëvizjeve feministe, që shpërthyen në evropë dhe në kontinentin amerikan.

Komeniusi (për lehtësi shqiptimi Komeni). Jan Amos Comeniusi (latinisht)  është ndër mendimtar ët që hodhën bazat e arsimit dhe pedagogjisë botërore. Komeni ishte një edukator çek i shekullit të 17. Konceptet arsimore të Komenit tërhoqi vëmendjen e kritikëve të edukimit, të cilët e cilësuan si një mendimtar modern; si pararendës i teorisë evolucioniste, psikologjisë gjenetike, metodave të mësimdhënies të bazuara në psikologjinë e fëmijës. Ideve të tij mbi edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, i referohet shkenca, dhe filozofia e sotme e arsimit dhe edukimit të fëmijëve.
Nga ana tjetër mendohet se arsimi ka përparuar shumë pas daljes së shkencave shoqërore (shekulli i XIX). Pa mohuar kontributin e tij në fushën e arsimit, Piazheja shkruan se është vështirë të trajtosh një autor të 300 viteve të shkuara si një autor modern dhe të pretendosh që të gjesh tek ai zanafillat e prirjeve bashkëkohore.
Gjithsesi Komeni, për nga analiza e fakteve, cilësohet si paralajmëruesi i organizatës së njohur të trashëgimisë, arsimit dhe shkencës, UNESCO. Kjo sepse qysh në atë kohë specialisti i madh çek i çështjeve arsimore kërkon të krijohen organizma ndërkombëtare për lëvizjen arsimore, për t’i universalizuar idetë mbi edukimin.
Idetë e Komenit vlerësohen në tre rrafshe: si një teolog i pasionuar pas  metafizikës, që ka shpirtin spekulativ[7] të shekullit XVII dhe njëkohësish, që do të merrej vetë me arsimin deri në nivelin e një Didaktiku të Madh.  Komeni kërkonte krijimin e një filozofie arsimore, që do ti përfshinte çështjet e arsimit në një sistem të gjerë. Edhe filozof si Montanji dhe Rabële e deri te Dekarti dhe Laibnici kishin bërë vërejtje për arsimin, por të para ato rreth ideve të tyre filozofike. Ndërsa Komeni ishte i pari që do ta perceptonte arsimin si shkencë dhe do të kërkonte zhvillimin e tij, sipas një sistemi arsimor dhe përhapjen në një shkallë të gjer ë.  Komeni e trajtonte arsimin si një aspekt në sistemin e integrimit të natyrshëm shoq ëror. Komeni u bë apostull i bashkëpunimit ndërkombëtar të arsimit. Në një nga botimet e tij Parime për të lehtësuar mësimdhënien dhe studimin, Komeni argumenton tri rrjedhoja pedagogjike, të cilat sipas kritikës mund të shkruhen në dyert e çdo shkolle moderne:
1. Një orë mësimi duhet ti lërë sa më shumë kohë studimit vetjak;
2. nxënësi duhet të mësojë përmendësh sa më pak të jetë e mundur, d.m.th., gjërat më të rëndësishme, që përbëjnë kuptimin e përgjithshëm;
3. çdo gjë t’i përshtatet aftësisë së nxënësit, e cila rritet natyrshëm me studimin dhe moshën. 
Nd ër kontributet e Komenit p ër arsimin duhen p ërmendur:
·         Futi metodën didaktike (teknikat e mësimdhënies)
  • Parashtroi metodën ciklike, që është ideja themelore e çdo didaktike (bazohet tek cikli i shkollimit, mosha dhe aftësitë e nxënësve)
  • Për herë të parë u kërkua që në qëndër të procesit mësimor të ishte nxënësi
  • Megjithkëtë pedagogjia mbeti për shumë kohë adultocentrike
Sot krahas teorisë së vendosjes së nxënësit në qendër të procesit mësimor është edhe metoda e të m ësimit me qend ër mësuesin. Për kushtet dhe rrethanat aktuale, bazuar në përvoja arsimore do të ishte më e mirë një qasje triangolare (një kombinim i dy p ërqasjeve, apo elementeve të tyre)

Xhon Loku. Tek vepra Disa mendime mbi arsimin, filozofi empirist britanik Xhon Loku, pasi nuk pranon konceptin e ideve të lindura e vë theksi tek edukimi i mendjes njerëzore.  Aimbron  idenë se mendja në lindje është një kuti bosh dhe se arsimi luan një rol të r ënd ësish ëm në formësimin mendor. Rëndësia që ka për Lokun edukimi mund të përmblidhet kur ai thekson se njerëzit  janë të mirë apo të keq, të dobishëm apo jo, në sajë të edukimit të tyre.
Në linjën e mendimtarëve grek që përpiqeshin të veçonin opinionin nga dija, Loku kërkonte të bëhej dallimi midis asaj që dimë me qartësi, asaj që mund të dimë dhe asaj për të cilën kemi vetëm një përvojë të pasigurt dhe subjektive. Po ashtu ai argumenton nevojën e shqyrtimit të informacionit. Ai shkruan se ato që na bëjnë pak përshtypje dhe i konsiderojmë të pandjeshme mund të kenë pasoja dhe inkonseguenca   të rëndësishme. Duke trajtuar r ënd ësinë e informacionit që fëmija merr në f ëmij ërinë e hershme Loku argumentoi se asosacioni (shoqërimi, lidhja) i ideve, që realizohet në moshën e fëmijërisë së herëshme është më i rëndësishme se ai që bëhet më vonë. Kjo sepse lidhjet e hershme qëndrojnë në bazë të formimit individual,  janë ato që shënohen më së pari në Tabula Rasa
Sikurse shihet Loku bashkon dy koncepte: atë të tabula rasës me atë të shoqërimit. Kështu frika që mund të shfaqet nga dukuria e err ësir ës në momentet e para të jet ës (në tabularasë)  e shoqërojnë fëmijën sa herë që bëhet errësirë dhe frika i shfaqet edhe në  faza të tjera të zhvillimit të tij. Mbi bazën e teorisë së asocimit orientohen prindërit p ër tu kujdesur që fëmijët e tyre të mos krijojnë asociacione negative. David Hartley filozofi anglez i shekullit të 18 është edhe themelues i shkollës së asociacionizmit  në psikologji. Studimet e tij u fokusuan në gjetjen e një mekanizmi biologjik që do të shpjegonte asociacionizmin. Baza e kësaj teorie ishte  vëzhgimi i sjelljeve njerëzore (1749).
Teoria e asociacionit u shpall për herë të parë nga Aristoteli, sipas tij ligjet asociative që lidhin kujtimet midis tyre janë: afërsia hapësinore, vijimësia kohore dhe ngjashmëria apo kontrasti. Përveç ligjeve asociative Loku, në kuadrin e empirizmit paraqiti ligjet asociative të rastit, duke përllogaritur edhe asocimet rastësore, që kanë të bëjnë me intuitën dhe zakonin. Kështu shpjegon ai idetë mund të nguliten në mendje edhe për shkak dhe në vijim të një zakoni. Edhe inteligjencën, teoria  asociacioniste e  shpjegon si aftësi për të krijuar lidhje midis ideve.

Rusoi. Rusoi i përket epokës së iluminizmit francez, apo epokës të arsyes, e cila në shekullin e XVIII, atakonte mënyrat tradicionale të mendimit mbi fenë, qeverisjen dhe moralin e kohës. Ndër mendjet e ndritura dhe njëkohësisht disedentët e kohës ishin edhe Volteri, Monteskie, Didero, Holbah. Nisur nga racionalizmi, ata mendonin se njerëzit nuk duhet ti varnin shpresat tek fati, q ë, sipas tyre, qëndronte tek arsyetimi njerëzor.
Megjithëse Rusoi tregoi resptekt për filozofinë e Platonit, e cilësoi atë si jo praktike për t’u zbatuar në shekullin e 18. Kjo sipas tij, si rrjedhojë e gjendjes dekadente të shoqërisë, për shkak të barbarisë së qytetërimit.
Platoni synonte krijimin e një shteti ku të reflektoheshin idetë e të mirës, të drejtësisë, të barazisë, të cilat sipas tij në pamjen e tyre të përkryer ishin vetëm në botën e ideve. Shkolla, sipas Platonit synon përgatitjen qytetarët e ardhshëm që të jenë më pranë këtyre koncepteve dhe ti zbatojnë në praktikë në shtetin e supozuar prej tij, ku mbreti do të ishte filozof, njeri i ditur që vepronte mirë në praktikë. Ndërsa Rusoi kishte rezerva për shoqërinë e shekullit të 18, të cilat i shpreh tek libri i tij, Emili.
Në shekullin e 19 u krijua pedagogjia si shkenca e edukimit dhe didaktika si arti i të shpjeguarit. Në shkollë realizohej arsimi, që bazohej në traditën e të mësuarit si  një përcjellje njohurish dhe që nuk ishte objekt i hulumtimeve shkencore. Mbi bazën e shkencave shoqërore  u sendërtua edhe një kuptim i ri mbi arsimin.  Rusoi, (që njihet si babai i pedagogjisë moderne) në veprën Emili, 1762 shpalli parimin e alteritetit të fëmijës. Fëmija nuk është një i rritur në miniaturë, por një qenie e pajisur me mënyrën e vet të posaçme për të krijuar marrëdhënie me botën. Për rrjedhojë edukimi duhet të qendërzohet tek kërkesat e tij dhe jo tek ato të mësuesit apo të njohurive, të disiplinës që mëson.
Pedagogjia e Rusoit ngrihet mbi një teren filozofik për shkak të koncepteve negativiste që kishte ai për shoqërinë. Duke shkuar deri atje sa (në këtë vepër që ka trajtën e një romani) të kërkojë për Emilin një edukim të shkëputur nga konteksti social. Ai kërkonte një vend ideal edukimi fusharak, duke evituar kontaktet e dëmshme me jetën shoqërore të qytetërimit modern. Edhe konceptet didaktike ngrihen mbi bindjet e tij filozofike mbi realitetin.
Sipas Rusoit gjithë periudha e fëmijërisë deri në moshën 12 vjeç duhet të karakterizohet nga edukimi i shqisave. Nuk duhet vetëm të përdoren shqisat por edhe të gjykohet mbi to. Fëmija ndijon sipas mënyrës që ka nxënë.
Në fazën e dytë 12-15 vjeç duhet të marrë prioritet edukimi intelektual. Por edhe ky duhet të kryhet sipas përvojave konkrete dhe praktike. Më tepër se sa ti jepen nocione duhet folur për zhvillimin shkencor dhe sistematik, duke e orientuar nga kureshtja natyrore e Emilit. Në moshën 15 vjeç duhet të realizohet edukimi moral, duke i kultivuar adoleshentit të kuptuarit e vetes dhe dashurinë dhe respektin për të tjerët.
Etapa e fundit në rrugën e edukimit të Rusoit është edukimi social, i qendërzuar rreth një lidhje martesore.
Natyrisht që kjo nuk përkon me format e sotme të edukimit bashkëkohor. Gjithsesi libri i tij Emili, u konsiderua një kontribut për arsimin, ashtu sikurse kontributi i Platonit tek Republika. Shkrimet  e Rusoit i dhanë një drejtim të ri arsimi. Ai trajtoi konceptin e vetënxënies. Sipas të cilit shkolla duhet ti krijojë hapësira nxënësit që të vetëmësojë. Mësuesi duhet të ndërhyjë sa më pak, me qëllim që nxënësi të zhvillojë istiktin natyror, vëzhgues dhe duke e mundësuar që ai të gjykojë në mendjen e tij përvojat e fituara. Nga pikëpamja didaktike ndërhyrja duhet të lidhet me theksimin sistematik të aspekteve të rregullsisë së natyrës, duke përdorur mënyrat, metodat e shqyrtimit të saj. Rusoi ishte i pari që vuri theksin rëndësia që ka loja. Pas përshtypjes së kotësisë që mund të krijohet në dukje duhet kuptuar rëndësia e lojës në planin njohës. Kështu p.sh shfaqja dhe largimi nga pamja e një fëmije, apo fshehja dhe nxjerrja e objekteve (sikurse luhet me ta) e ndihmon atë për të zhvilluar fantazinë, duke kuptuar se objektet ekzistojnë edhe kur ai nuk i sheh. Yjet janë aty edhe kur qielli është i vërejtur.
Kjo vepër  pati një ndikim të veçantë mbi filozofët pasardhës, dhe në mënyrë të veçantë, mbi Emanuel Kanti. Thuhet se Kanti i dhënë pas Emilit, në një rast, kishte harruar të bënte shëtitjen e tij të përditshme në orën fikse, që u shërbente të tjerëve për të parë orët. Kanti pranonte se ishte David Hjumi që e ndërgjegjësoi për të dalë nga përçapjet dogmatike në lidhje me teorinë e njohjes. Po ashtu, ishte Rusoi ai që i tregoi atij rrugën për një teori të re të moralit. Duke e konsideruar Rusoin, Njutonin e moralit botëror ai vari fotografinë e tij, në murin e studios. Kanti mendonte se të mësuarit  realizohet nëpërmjet ushtrimit të tij. Kjo sepse ushtrimi përfshin dhe i jep përparësi të arsyetuarit. Përveç kësaj, arsyetimi që përfitohet nëpërmjet të mësuarit ka rëndësi për zhvillimin e karakterit dhe të përvetësimit të maksimave të moralit. Ai i kushtonte rëndësi të mësuarit për të kryer veprimtari publike dhe të nxënit duke bërë.
Vepra e Rusoit dhe e iluministëve të tjerë ishte një frymëzim edhe për  Revolucionin e madh Francez të vitit 1789, nga i cili doli edhe lëvizja feministe.
Idetë iluministe hodhën dritë në Epokën e Arsyes. Nga ana tjetër duke e vënë theksin te ndjenja (humanizmi) ju dha impuls  lëvizjes romantike.  Kjo ndikoi që Gëtja të thoshte se ndjenja është mbi të gjitha.  Koncepte që i jepnin një frymëmarrje të re shkollës, për ta përgatitur nxënësin në të gjitha aspektet e zhvillimit të jetës.


Skolastika përbënte metodën arsimore të mesjetës. Ajo lindi si një përpjekje për të vendosur ideologjinë kristiane mbi një bazament filozofik, kryesisht të Aristotelit dhe të neoplatonizmit. Termin skolastikë përmblidhte mendimi filozofik, teologjik dhe shkencor të mesjetës. Skolastika dominonte në shkollat dhe universitetet e evropës nga mesi i shekullit të 11-të deri në mesin e shekullit të 15-të.
Shkolla maktab përdorej edhe si institucion ku ndiqeshin dy fazat e para të shkollimit. Në këtë kuptim e përdor edhe Avicena.

Silogjizmi është zemra e arsyetimit logjik. (siç e ka përdorur edhe Aristoteli) silogjizmi shpreh një lloj argumentimi logjik në të cilën një përfundim arrihet nga dy ose më shumë premisa.
Iluminizmi ishte lëvizja e borgjezisë evropiane kundrerjt rendit feudal dhe obskurantizmit mesjetar, që çelte  rrugën arsimit dhe diturisë.
Sekularizmi është parimi i ndarjes së institucioneve shtetërore nga institucioneve fetare. Kjo kushtëzohej edhe nga dalja e shkencave të veçanta shoqërore, ku seicila duhej të kishte objektin e saj. Ndarja e fushave dhe e përgjegjësive ndihmon rritjen e kontributit shoqëror.
Metafizika është degë e filozofisë që trajton qenien
Spekulimi në filozofi ka kuptimin largimi nga trajtimi strikt shkencor, duke vënë në efiçensë hamendësimin dhe intuitën filozofike  
Termi pedagogji përgjithësisht nënkupton  procesin e m ësimdhënies. Termi i referohet strategjive dhe stileve të
mësimdhënies.
Sikurse vihet re k ërkesa  është që pedagogjia të orientohet nga shkenca, metodat e hulumtimit shkencor
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels