IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/

Historiku i Bashkimit Evropian
Termi Evrop është një koncept i lashtë i cili e ka origjinën që në lashtësi e cila në mitologjinë greke na paraqitet grua e cila mbas saj dashurohet Zeusi.Më pas është Homeri  i cili përmënd Evropën në veprën e tij “Iliada”i cili jep karakteristikat e evropianit nëpërmjet heroit të parë evropian Uliksit  i cili përshkruan mënyrat e ndryshme   të të jetuarit në ishuj dhe tregon mënyrën sesi ai u përshtat fal mençurisë së tij,janë karakteristikat e tij që përmblidhen në moton “Uniteti në diversitet”kjo u bë moto e Bashkimit Evropian të qënit të  ndryshëm  pra me një indetitet të dallueshëm ,por të vepruarit bashkërisht të mbështetur ne parime të përbashkëta si:demokracia ,shteti i së drejtës,liritë individuale,mirqënia.Evropianët manifestojnë përveç të jetuarit së bashku edhe karakteristikat të përbashkëta duke krijuar një indentitet ndryshe nga pjesa e banorëve të tjerë të botë.

Karakteristikat e Evropianëve
1)Evropiani është i mendimit ndryshe e lidhet me karakteristikat të qënit kundërshtues dhe  jo i nënshtruar.
2)Evropiani i punës lidhet me karakteristikat me qënë punëtor e kerkues në përmirësimin e kushteve të punës.
3)Evropiani i etur për dije,arsim dhe kulturë lidhet me zhvillimin e shkencës dhe ndërtimin e institucionet shkolllore.
4)Evropiani i shpirtit të bukur shprehet në art.
Janë këto karakteristika të përbashkëta të cilat të influencuara nga dy luftërave botërore nxitën tek evropianët idenë e bashkimit dhe të bashkëjetesës në paqe,idenë e bashkëpunimit dhe të stabilitetit politik të mirëqënies ekonomike.
Ç është Bashkimi Evropian?
Bashkimi Evropian është një bashkësi e disa shteteve evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të njerëzve(për të punuar dhe studiuar),ajo ruan qetësinë politike në europë dhe është vendimtare në ndarjen e kufinjve europian.Qëllimi saj është vendosja e një tregu unik financiar i cili përfshin lirinëe qarkullimit të kapitalit,lirinë e shërbimeve,qarkullimin letrave me vlerë,sigurimi i lirisë së hapjes të ndërmarrjeve të vogla dhe secili qytetar i BE mund të investojë si rezident në shtetet e BE.Si monedhë e përbashkët është EURO dhe fondi i vjetor i BE është afro 120 bilion euro.Ajo në kuadrin botëror shfaqet si një fuqi e vetme.
Pse u themelua Bashkimi Evropian?
BE mbi bazën e këtyre ideve që përmenden më sipër si një super organizëm ndërkombëtar me qëllime kryesisht ekonomike e politike garant për ruajtjen e paqes në europë nëpërmjet rritjes së mirëqënies ekonomike dhe garantimit të parimeve të demokracisë.Ajo u themelua gjithashtu në vitin 1957 për ti dhënë fund luftrave të shpeshta ndërmjet kombeve po ashtu dhe dy luftrave botërore.
Disa nga ideatorët ose filozofët që kanë dhënë ndihmesë për Bashkimin Evropian janë:
Aristoteli,Hitleri,Napoloni,Aleksandri i Madh,Kisha,Dante Aligeri,Krise,Zhan Zhak Ruso,Emanuel Kanti,Wiston Çërçill,filozofi  gjerman Gers,Viçenso Xhoberti ,ministri i jashtëm  gjerman Stresmani,Viktor Hygoi,Robert Schuman,Zhan Mone,Rene Korte,Konrad Adenauer,Alcile De Gaspari,Paul Henri Spak,Saint Simon dhe Ernest Renan.
Idetë dhe mendimet e Viktor Hygos për Bshkimin Evropian(idea e tij thjesht u hodh por nuk u shkrua asnjëherë në letër).Idea për evropën e bashkuar dikur ishte vetëm ëndërr e filozofëve dhe vizionarëve.Ai ka përmendur “Shtetet e bashkuara të europës paqësore të inspiruara nga idealet humaniste”.Viktor Hygoi nën cilësinë e kryetarit të nderit dë të theksonte se “nuk do të jetë e largët dita kur vendet e europës duke ruajtur karakteristikat e tyre do të bashkëjetojnë si një vend i madh dhe kështu në botë dë të gjenden përballë njëra_tjetrës dy superfuqi të mëdha SHBA dhe EUROPA të cilat do të shtrijnë dorën e miqësisë njëra_tjetrës.Këto mendime të tij ishin të larta duke marrë parasysh peripecitë që do të kaloheshin derisa fjalët e tij të bëheshin realitet dhe ky realitet do të vononte shumë megjithëse luftrat si ajo e para po ashtu edhe ajo e dyta do të ishin ato që do të pengonin krijimin e Bashkimit Evropian,por  mbas këtyre luftrave ideatorët dhe filozofët vazhduan të përmendnin këtë temë e cila u shkatërrua nga luftrat e tmerrshme të cilat e rrënuan kontinentin gjatë gjysmës së prë të shekullit xx.Mirëpo nga gërmadhat e luftës së dytë botërore u shfaq një shpresë e re.Njerëzit që i kishin rezistuar totalitarizmit dhe luftës ishin të vendosur ti jepnin fund urrejtjes ndërkombëtare dhe rivalitetit në evropë për të ndërtuar një paqe të përhershme.Në vitin 1945_1950 një grup burrash shteti guximtar përfshi disa nga ata që përmendëm më sipër kishin si qëllim ti bindnin popujt e tyre që të hyjnë në një epokë të re.Do të krijoheshin struktura të reja në evropën Perëndimore të bazuara në interesa të përbashkëta dhe të themeluara në bazë të marrëveshjeve të cilat do të garantonin sundimin e së drejtës ndërmjet këtyre sheteve.Bashkimi Evropian e përkrahu Bashkimin e Gjermanisë pas rënies së murit të Berlinit në 1989.Kur u shkatërua Bashlimi Sovjetik në 1991,ish vendet komuniste të Evropës Qëndrore dhe Lindore vendosën mbas paktit të Varshavës që e ardhmja e tyre të jetë në familjen demokratire të popujve të Evropës.Evropa në shekullin xxI akoma ballafaqohet me çështjen e sigurisë,ajo duhet të ndërmarrë veprime aktive po për ta garantuar solidaritetin ekonomik dhe social.Identiteti dhe shumllojshmëria në botën e globalizuar ruan sigurinë e anëtarëve të saj dhe në mënyrë konstruktive duhet të bashkëpunojë me rajonet që kufizohen me të:Ballkani,Afrika Veriore,Kaukazi dhe Lindja e Mesme.Bashkimi Evropian gjithaashtu duhet të mbrojë interesat e saj ushtarake dhe strategjike nëpërmjet bashkëpunimit me aleatët e saj në veçanti me NATON duke zhvilluar një politikë të përbashkët Evropiane për siguri dhe mbrojtje në mënyrë të tillë që të bëhet Bashkimi Evropian një”rajon i lirisë,sigurisë dhe drejtësisë ku çdo njeri ka qasje të barabartë në drejtësi,ligje,mbrojtje që paraqet një sfidë të re e cila kërkon bashkëpunimin e afërt mes qeverive”.
Disa organe të Bashkimit Evropian:
Trupat siç janë europol,zyra e policisë Evropiane dhe eurojust të cilat mbështesin bashkëpunimin mes prokurorëve,gjykatësve,policëve në vende tëndryshme të BE e tëluajnë një rol sa më aktiv dhe efektiv.Shtetet që janë pranuar në BE kanë qënë të varfëra dhe kanë patur një standard jetese nën mesataren Evropiane.Për shtetet e BE është me rëndësi të punojnë së bashku që ti zvogëlojnë këto dallime.Gjysëmshekulli i integrimit Evropian tregoi se Bashkimi Evropian si tërësi është më e fuqishme se shuma e pjesëve të saj:
ka shumë më tepër fuqi ekonomike,sociale,teknologjike,komerciale dhe politike për dallim nëse anëtarët e saj veprojnë individualisht.Në veprimin e përbashkët mund të shihet vlera e shtuar e Bashkimit Evropian.


Pse shtrohet pyetja?
Sepse Bashkimi Evropian është fuqia udhëheqëse tregtare e Bashkimit Evropian u krijua me qëllim politik për arritjen e paqes,por dinamika dhe suksesi i tij buron nga angazhimi në ekonomi.Asnjë shtet i BE individualisht nuk është mjaft i fortë për të vepruar vetë në tregun botëror.Tregu i vetëm Evropian i siguron kompanive një platformë vitale për të garantuar një mënyrë efektive në tregjet botërore.Kur shtetet e BE bëhen viktima të vërshimeve dhe katastrofave të tjera natyrore,ato marrin ndihmë nga buxheti i BE.Paratë e BE dhe kreditet nga banka evropiane për investimin e BE shfrytëzohen për përmirësimin e infrastukturës,zgjerimin e rrjetit të autostradave dhe hekurudhës duke siguruar kështu qasje më të mirë deri tek rajonet periferike dhe duke përkrahur tregtin trans_evropine.Të bashkuar në shumëllojshmërinë botërore dhe prandaj luan një rol kyç në negociatat ndërkombëtare siç janë p.sh ato në organizatën tregtare botërore(OTB)ku marrin pjesë 149 shtete si dhe në inplementimin e protokollit të Kjotos për ndotjen e ajërit për pengimin e ndryshimeve klimatike,sepse ka pozitë të qartë lidhur me çështjet e ndjeshme që kanë të bëjnë me njerzit siç janë mbrojtja e ambjentit jetësor,burimet e ripërsëritshme energjitike,”parimi i kujdesit” i lidhur me sigurinë e ushqimit,aspekte etike të bioteknologjisë dhe nevoja për mbrojtjen e llojeve të rrezikuara.Kjo sepse inicioi iniciativa të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm në të tërë planetin për”samitin e tokës” që u mbajt në Johansburg.Por proçesi i integrimit evropian nuk i pakësoi mënyrat e ndryshme të jetesës,traditave dhe kulturave të popujve.Në të vërtetë BE e konsideron shumëllojshmërinë si një nga vlerat e saj kyçe të mëdha globale.Nevojat e njerëzve nuk plotësohen nga forcat e tregut apo me ndonjë veprim të njëanëshëm prandaj BE qëndron në pikëpamjen e humanizmit  dhe për model të shoqërisë të cilën shumica e qytetarëve e përkrahin.Evropianët kujdesen për trashigimin e pasur të vlerave të cilat përfshijnë besim në të drejtat e njeriut,solidaritetin social,ekonominë e lirë,distribucioni i drejtë të frutave të rritjes ekonomike,e drejta për mbrojtjen e mjedisit,respektimi në shumëllojshmërinë e kulturave gjuhësore dhe religjore e një përzierje harmonike e traditës dhe e traditës.
Idetë e para të hedhura në letër për krijimin e BE.
Këto erdhën me krijimin e këshillit të evropës më 1949 dhe si qëllim të saj kishte arritjen e një uniteti sa më të thellë ndërmjet antarve të tij dhe më vonë u krijua aleanca Nato.Gurin për themelimin e krijimin e BE e hodhi Robert Schuman dhe Jean Mone.Ata formuan KEÇQ për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut.Schuman më 9 maj 1950 prezantoi një program të thellë bashkëpunimi midis vendeve pjesëmarrëse.Deklarata përmban:
Paqja në botë nuk mund të realizohej pa përpjekje kundër rreziqeve që cënojnë këto shtete,kërkohej eleminimi i konflikteve te vjetër francë_gjermani.
Propozimi që prodhimi franko_gjerman i qymyrit dhe çelikut të vendosej në  një autoritet të lartë të një organizimi të hapur për pjesmarrjen e vendeve të tjera.
Për të realizuar këto objektive qeveria franceze angazhohej në hapjen e negociatave dhe detyra e autoritetit të lart ishte modernizimi sa më i shpejt prodhimi rritej:
Furnizimi me qymyrë dhe çelik të tregjeve gjermane dhe franceze identik si të tregjeve të vendeve antare.
Zhvillimi i eksportit të përbashkët në vendet e tjera.
Përmirsimi në standarte të barabarta të kushteve të puntorëve në këtë industri.
Tregëtimi i qymyrit dhe çelikut do të ishte i lirë pa tarifa doganore.
Organizata e ndryshme nga një kartel ndërkombëtarë i cili imponon politika kufizuese në shpërndarjen dhe shfrytëzimin e tregjeve,dhe zgjerimin e prodhimit.
Robert Schuman propozoi se mbas bashkikit të KEÇQ vendet antare te bashkuar në një industri të përbashkët i quajtur “autoriteti i lartë” në mënyrë simbolike materialet e luftës u transformuan në instrumente të pajtimit dhe paqes.
Konventa evropiane për të drejtat themelore u miratuan në vitin 2000 i cili përmban të drejtat që sotë njihen nga ana e shteteve antare të BE dhe qytetarve të saj.Këto vlera mund të krijojnë ndjenjën e lidhjes familjare me evropianët veçanërishtë  se çdo shtet sheh ndryshe interesat e tij ekonomike dhe politike.Vendet që antarsohen në BE gjatë negociatave ato marrin ndihmë nga BE për tu lehtësuar sa më shumë që të arrijnë nivelin e zhvillimit ekonomik me vendet e BE.Ne BE ekzistojnë çështje të ndryshme si:përdorimi i gjuhëve zyrtare ndërsa antarsimi i Bullgarisë dhe Rumaanisë do të shtojë nr e gjuhëve zyrtare.Nr i vendeve që kanë marrë antarsimin në BE janë 28 dhe nëse ky nr rritet atëherë antarët duhet të përgatisin marrëveshje të re ndërqeveritare për mardhëniet me vendet antare në kuadër të institucioneve.Në mars 2000 BE miratoi strategjinë e Lisbonës me qëllim modernizimin të ekonomisë evropiane dhe për tu mundësuar asaj të jetë konkurruese në tregun botëror.Strategjia e Lisbonës nënkuptonte stimulimin e risive teknologjike,investimet afariste dhe modernizimin e sistemit arsimor të evropës për të plotësuar nevojat e një shoqërie informatike.Para antarsimit vendet e reja duhe të kenë:
Institucine stabile që garantojnë demokracinë,ushtrimin e ligjit,të drejtat e njeriut dhe respektimiin dhe mbrojtjen e pakicave.
Ekonomi funksionale të tregut dhe mundësi për tu ballafaquar me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda unionit.
Aftësi për të pranuar obligimet e antarsisë  në BE përfshirë dhe mbështetjen e qëllimeve të unionit dhe vete parlamentin evopian i cili duhet të jpë pëlqimin e vet përmes votimit pozitiv të shumicës absolute të antarëve të saj.
Nga të gjitha që përmendëm më sipër se lindja e BE ka çuar një hapë përpara të zhvillimit dhe integrimit të shoqërisë njerëzore në një evropë të madhe të bashkuar për të siguruar paqe dhe stabilitet,sigurinë e këtyreve shteteve antare në raste sulmesh nga vendet e tjera dhe nga shkaqet natyrore.Mision tjetër i evropës janë:
Të sigurojë paqe,prosperitet dhe stabilitet në popujtë e saj.
Të tejkalojë ndaarjet në kontinent.
Të sigurojë që qytetarët e saj të jetojnë në siguri.
Të promovojë zhvillim të ballancuar ekonomik e social.
Të ballafaqohet me sfidat e globalizmit dhe ta ruajë llojshmërinë e popujve të evropës.
Të ruajë vlerat e përbashkëta evropiane siç janë:zhvillimi i qëndrueshëm dhe mjedisi i shëndoshë.
Respektimi i të drejtave të njeriut dhe ekonomia sociale e tregut.
Këto janë disa nga detyrat e BE që rrisin zhvillimin dhe barazinë ndërmjet shteteve të ndryshme duke mos ekzistuar asnjë lloj diferencimi,pra që të gjithë të jenë të barabartë mes të barabartëve në kushtet ekonomike,politike,sociale dhe kulturore etj.Shtimi në nr i sa më shumë shteteve atëherë do të kemi një evropë të madhe e të bashkuar,shumë largpamëse që ëndërronte gjithëmonë të kishte e të shihte Viktor Hygoi.Megjithëse sipas ecurisë së tij gjithëçka po ecëm mirë po me hapa të ngadaltë drejtë integrimit të BE.
Traktatet:
Traktati i Parisit(KEQÇ) 18 prill më 1951 ka si qëllim që nëpërmjet një tregu të përbashkët të arrijë zhhvillimin ekonomik,rritja e punësimit dhe standartit të jetesës,mbajtja stabël e çmimeve,përmirësimi i kushteve të punës,produktet të tregëtoheshin pa pengesa doganore dhe taksa.Arritjet e këtij traktati ishin të menaxhonte krizat ekonomike,të siguronte një zhvillim të balancuar të shpërndarjeve industriale.
Traktati i Romës 25 mars 1957 (KEE Komuniteti Ekonomik i Evropës) dhe (Euroatomi).Objektivat:krijimi i një tregu të perbashkët,afrimin e politikave ekonomike,rritje,stabilitet dhe ngritje e standartit të jetesës.
Traktati i Mastrihtit  në 7 shkurt 1991 :vendosja e tre komuniteteve KEE,KEQÇ dhe Euroatom në të njëjtën çadër me BE,krijimi i një banke qëndrore, i një monedhe të përbashkët,futi politikat komunitare në fushën e edukimit dhe të kulturës.Ky traktat përcaktoi dhe emrin e BE.
Traktati i Amsterdamit 1 maj 1997 ,krijoi pushtetin e BE duke krijuar një politik komunitare të punësimit,drejtësia,çeshtjet e brendëshme,përfshirja e masave që e sjellin BE më afër qytetarëve.
Traktati i Nicës 26 shkurt 2001 i dedikohet rregullimeve të traktatit të Amsterdamit.Gjatë këtij traktati u nënshkrua kushtetuta e BE.
Traktati i Lisbonës.
Përfundimet e BE.
BE ia arriti qëllimet e veta duke bashkuar shtetet evropiane për të bashkëpunuar për çështje ekonomike dhe politike,nxiti tregëtin e lirë mes shteteve,hoqi tarifat doganore mes shteteve antare të BE.Bashkimi Evropian arriti ntët vendosi paqen në shtetet e ish Jugosllavisë,dhe shpalljen e pavarsisë  së Kosovës.Gjithëashtu BE lehtësoi lëvizjen e njerëzve nga një shtet në një shtet tjetër për tu mundësuar atyre një punsim dhe një studim ne këto shtete.Ajo lehtësoi bashkëpunim ndërmjet shteteve duke vendosur një monedhë të përbashkët Euro,dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e vet për vendet antare ne BE që kanë nevojë.
Cila është e ardhmja e evropës?
BE sot përfshin pothuajse gjithë evropën.Ajo përfaqëson më së miri të drejtat e qytetarëve të saj.Që të jetë më efektive përgatiti traktatin e Lisbonës,synon përforcimin e imazhit të be me figuren e presidentit dhe të përfaqësuesit të lartë,njëkohësishtë zv.presidenti i komisionit për politikën e jashtme.Por me mbledhjen e Lisbonës nuk ka asnjë nen për simbolet e BE megjithëse në protokoll 16 nga 28 vendet antare deklarohen se do të respektojnë simbolin e flamurit të BE,himnin,monedhën,dhe 9 majin si diten e evropës.

Konkluzione:
Mendoj se në BE nr i vendeve që do antarsohen do jetë në rritje.Do të kemi stabilitet ekonomik e politik dhe paqe të qëndrueshme,treg të përbashkët evropian.Të gjitha së bashku bëjnë të mundur një ekuilibër të Bashkimit Evropian dhe një komunikim i ndërsjelltë ndermjet vendeve.




















REFERENCAT:

Osmanaj.Elisabeta.”Institucionet e BE”. Shtepia botuese e librit universitar.Tirane 2009
Baça.Ferit. “Organizata Ndërkombëtare” Botimet EMAL Tirane 2008
Pupe.Ervin. “Institucionet dhe e Drejta në BE” Cikël leksionesh
“Sistemi bankar dhe financiar i BE “ Cikel leksionesh
Haxhiymeri.Edlira,Duci Veronika,Dhembo Elona “Edukata  shoqërore” klasa e 8(tetë)
 















     PERZONAZHET KRYESORE TE FILMIT “ SHKELJE”

-KAJL MILLER:(Nicolas  Gage) Nje biznesmen i pasur. Kalon shume kohe duke punuar dhe nuk i kushtohet shume vajzes dhe bashkshortes se tij.
-SARA: (Nicole Kidman) Gruaja e Kajl. Nje bashkshorte e devotshme qe kujdeset per familjen e saj dhe eshte e gatshme te sajrifikoje cdo gje per familjen e saj dhe per ti pare ata ate lumtur.
-AVERI:(Liana Liberato) Vajza e tyre. Nje adoleshente 16 vjecare. Nje vajze e bukur dhe e zgjuar por qe ka konflikte me prinderit per shkak se nuk e lene te lire per te bere disa zgjedhje ne jeten e saj.
-TAI:(Dash Mihok) Nje kriminel i pameshire qe kerkon te marre para dhe nuk i intereson asgje tjeter vetem qe te arrije qellimin e tij.
-ELIAS:(Ben Mendelchon) Nje njeri i keq qe eshte i futur ne boten e krimit dhe droges. Per te shlyer nje borxh te madh vendos qe te rrembeje dhe grabise familjen e pasur Miller.
-PET(Jordana Spird) E dashura e Elias, nje vajze e re e varur nga droga dhe e friksuar se si do veje puna e tyre dhe ka frike se vrasin te dashurin e saj nese nuk i sigurojne parate.
-XHONAN(Cam Gigandet) Nje djale i ri pjese e grupit i cila ka punuar ne shtepine Miller per te mbledhur informacion por gjate qendrimit ne shtepi ai dashurohet me Saren.

                          PERMBAJTJA E FILMIT “SHKELJE”
Kajl eshte rruges per ne shtepi. Ai eshte duke folur ne telefon per te negociuar mbi shitjen e nje diamante me vlere te madhe. Sara eshte ne shtepi duke pritur kthimin e tij. Ajo eshte ne kuzhine dhe pastaj aty afrohet Averi vajza e saj. Averi i kerkon leje per te shkuar ne nje feste, por Sara nuk pranon. Averi indinjohet dhe i thote se do i kerkoje leje babit. Por edhe ky i fundit pasi vjen ne shtepi nuk i jep leje per te shkuar ne feste. Sara pergatit nje darke romantike per Kajlin por atij i duhet te largohet sepse ka nje takim pune. Sara ndihet keq dhe e lene pas dore. Marrdhenia e tyre eshte ftohur paksa sepse Sara eshte gjithe diten ne shtepi kurse Kajli ne pune dhe nuk kane kohe per te qendruar bashke. Gjate kohes se Kajl eshte duke dale bie dera. Ai afrohet dhe pyet se kush eshte. Nje burrre thote se eshte policia dhe se duhet t’I takoje familjen Miller pern t’u bere disa pyetje sepse kohet e fundit kane ndodhur shume vjedhje ne ate zone. Sara shkon lart per te lajmeruar Averin, por dera eshte e kycur. Sapo Kajl  hap deren disa persona te armatosur dhe me maska futen Brenda ne shtepi. Kyle i bertet Sares qe te vrapoje dhe te largohet por disa tipa e kapin dhe ate. Kriminelet kerkojne dhe per vajzen por nuk e gjejne. Ajo kishte ikur fshehurazi ne feste. Te gjithe ngjiten siper tek zyra e Kajlit ku ndoshet dhe kasaforta. Dhe pse Kajl eshte nen kercenimin  e armeve mundohet qe te beje sa me shume rezistence dhe te mbroje Saren. Ata i kerkojne atij qe te hape kasaforetn. Kajl nuk bindet. Ata e kercenojne dhe ia bejne te ditur qe e dine se ai ka diamantet qe ata duan t’I marrin dhe te behen te pasur. Kajl mundohet qe te negocioje me ata. U thote atyre se duhet dikush qe t’I prese diamantet sepse ata kane peshen, madhesine, formen dhe pronesine te gdhendura ne gur dhe kushdo do e dinte se ishin te vjedhur dhe ata do arrestoheshin. Ai mundohet qe ti binde qe ti shese ai diamantet dhe do u jape atyre pastaj leket. Gjate kohes qe Kajl po debaton me kriminelet, Sra shikon njerin nga kriminelet dhe e njeh se kush eshte ai. Ai eshte nje djale i ri i cili ka punuar per pak kohe ne shtepine e tyre. Ata i kerkojne perseri Kajl qe te hape kasaforten dhe e kercenojne se do vrasi Saren. Averi kthehet ne shtepi dhe therret prinderit e saj. Ata e degjojne se ajo erdhi ne shtepi dhe bertasin me te madhe duke i thene qe te largohet. Averi perpiqet qe t’ia mbathe por kriminelet e kapin. Me ne fund Kajl hap kasaforten. Ajo ishte bosh nuk kishte asgje brenda. Pasi shohin qe  kasaforta eshte bosh, ata rrahin Kajlin dhe e pyesin se ku jane parate. Kajl thote se nuk ka para. Te gjitha ishin te hipotekuara, madje dhe shtepia e madhe luksoze ku jetonin nuk ishte e tyre. Situata ne shtepi ka dale jashte kontrolli sepse kriminelet nuk po marrin ate qe po kerkojne. Te shtrire ne toke jane Kajl i gjakosur, kurse Sara dhe Averi te traumatizuara. Kriminelet i kerkojne Sares qe t’u jape nje varse me diamante qe e kishte te vendosur ne nje foto. Pasi ata marrin varsen Kajl rrefen se ajo eshte fallco, se guret jane zirkone te forme kubi. Ai thote se ka shitur origjinalen dhe se kjo eshte nje kopje. Sara dhe Kajl mundohen qe te arratisen dhe pastaj aty fillon nje perleshje mes tyre dhe kriminelve. Gjate perleshjes njeri nga kriminelet vdes. Elias, i cili eshte njeri nga kriminelet i thote Kajl se ai qe kishte studiuar shtepine e tyre dhe ata ishte vellai i tij i vogel qe kishte punuar tek shtepia e tyre dhe i thote se gruaja e tij e ka tradhetuar me vellain e tij te vogel. Elias  do te vrase Kajl dhe Saren pasi nuk po merr dot ate qe kerkonte. Por Averi i thote se ajo mund t’u siguroje nje shume te madhe parash por qe duhet te dale jashte shtepise. Ata binden dhe se bashku me Averin dergojne dhe Petin, e cila eshte e vetmja femer e grupit dhe e dashura e Elajas. Rruges Avery me dashje pasi i heq Pet rripin e sigurimit perplas makinen. Ajo largohet per te kekruar ndihme ndersa Pet vdes. Te gjithe zbresin ne bodrum dhe pa dashje cahet muri dhe shohin se aty gjendeshin gjithe ato para. Averi kthehet ne shtepi dhe Elajas e pyet se ku eshte Pet dhe kur meson se ajo ka vdekur behet gati te qellojen Saren, por vritet nga vellai i tij i vogel qe mbron Saren sepse e dashuron. Kajl eshte i plagosur rende she shkakton me qellim nje zjarr ne bodrum ku dhe vdes dhe krimineli i fundit qe kishte mbetur gjalle. Kajl, Sara dhe Averi shpetojne dhe dalin perjashta duke pritur qe t’u vijne ne ndihme.


                                           ANALIZA E FILMIT
-Ndikimi i prindit tek femija: Prinderit nuk e lejojne Averin qe te shkoje tek nje feste qe kane organizuar shoket e saj.
-Agresioni: Tai qellon me pistolete drej Kajl sepse ky i fundit nuk u jep parate.
-Elias ushtron dhune fizike mbi Kajl duke e bindur qe te hape kasaforten
-Pit qellon me shpulle Saren kur e kuptojne se nuk kane per te marre para prej tyre.
-Xhonan vret vellain e tij, Elias  sepse ky i fundit do vriste Saren, por ai nuk mund ta lejonte kete gje sepse Xhonan e dashuronte Saren.
-Elias vret nje polic qe shkon tek familja Miller pasi kishte rene alarmi per te pyetur nese cdo gje ishte mire.
-Ndikimi i grupit: Ndonse Xhonan e dashuronte Saren ai iu bashkua grupit per te kryer rrembimin dhe grabitjen e parave.
-Averi deshironte te shkonte ne feste sepse te gjithe bashkomoshataret dhe shoket e saj do shkonin atje.
-Grupe te brendshme: Grupi i perbere nga Xhonan, Elias, Tai dhe Pit. Qellimi i tyre ishte sigurimi i nje shume parash dhe vjedhja e diamanteve.
-Dahuria: Ndjenja  e forte e dashurise qe Xhonan  ka ndaj Sares. Dashuria e madhe mes Sares dhe Kajl te cilet jane gati te bejne cdo gje per te mbrojtur njeri-tjetrin.
-Mbrojtja familjare: Kajl eshte ne gjnedje qe t’u jape jo vetem parate kriminelve por dhe jeten me qellim qe ata t’I lene gruan dhe vajzen e lire dhe keto te shpetojne.
-Sara kercenon se do te vrase Elajas nese e lendojne Kajlin apo Averin.
-Trysnia e pershtatshmerise: Xhonan ndihet i nen presionin e grupit sepse ka frike se nese do i ndodhe gje Sares, ndonse ai nuk e lejon kete gje.




                AGRESIONI SI PJESE E FILMIT “SHKELJE”
Agresioni eshte nje sjellje fizike ose me fjale qe ka per qellim lendimin e dikujt tjeter. Agresioni quhet keqdashes, kur eshte i drejtuar nga urrejtja dhe i perjetuar sin je fund i vetvetes. Agresioni konceptohet si instrumental kur agresioni niset nga ndonje arsye tjeter. Sic e trajtuam dhe me siper ne mesuam se agresioni ze nje vend shume te rendesishem ne filmin qe une kam zgjedhur te trajtoj per te bere detyren time. Agresini ne film eshte ne trajten fizike dhe psikologjike. Ne formen fizike agresioni shkskton nje dhimbje te madhe por nuk duhet anashkaluar dhe ajo psikologjike sepse mund te kete pasoja te renda dhe qe vazhdojne per nje kohe te gjate. Grupi i kriminelve ushtrojne dhume fizike ndaj kryefamiljarit Miller, i cili peson demtime serioze ne trup. Ndersa Sara dhe Averi ndihen te kercenuara dhe te traumatizuara nga ajo qe po ndodh ne shtepine e tyre dhe nga trajtimi qe po u behet ne menyre cnjerzore. Mjesdisi i krijuar nga agresioni aty eshte i tmerrshem. Njerez te gjakosur dhe te vrare, xhama te thyer ne toke dhe nje vend i shkaterruar nga dhuna. Agresioni eshte nje sjellje e nderlikuar ku asnje pjese e trurit nuk e kontrrollon dot. Agresioni filloi te rritej ne nje shkalle me te madhe kur kriminelet nuk po merrnin dot ate qe kerkonin dhe rriten agresionin e tyre per t’ia arritur qellimit te tyre.

            MBROJTJA FAMILJARE SI PJESE E FILMIT “SHKELJE”
Gjenet na thone se duhet te kujdesemi per te afermit dhe te mbajme anen e tyre. Perzgjethja familjare ka te beje me favorizimin qe u bejme atyre qe kane gjenet tona. Familja eshte gjeja jona me e rendesishme dhe me me vlere qe kemi. Ne nuk vendosim asgje perpara saj dhe kujdesimi gjitjmone per familjne tone dhe te afermit tane. Nese do te na duhet te zgjithnin per te ndihmua dike te familjes tone apo dike te panjohur ne padyshim do zgjithnim te afermin tone sepse eshte pjese e familjes sone dhe nuk do donim qe t’I ndodhte dicka e keqe. Pikerisht dhe ne kete film  mbrojta familjare luan nje rol te rendesishem. Kajl mbron me cdo kusht familjen e tij nga njerzit e keqijn. Ai eshte gati te beje kompromis me ta vetem qe te lejojne qe gruaja dhe vajza e tij te lirohen. Ai ka frike qe t’u jape parate sepse mendon se pasi qe do t’u jape ate qe duan ata do te vrasin ate se bashku me familjen e tij. Ai nuk e llogarit fare veten dhe jeten e tij mjafton qe familja e tij te dale shendoshe e mire nga ai makth qe i ka kapluar. Gjithashtu dhe Sara tregon nje ndjejne familjare te madhe kur nuk braktis Kajlin ne asnje moment por i qendron prane ne pavarsisht faktit se shume here ai it hote te marre vajze dhe te largohet. Gjithashtu dhe Averi ndonse eshte nje vajze adoleshente tregon guxim dhe trimeri per te mbrojtur prinderit e saj nga rreziqet qe u kanoseshin.
.


http://eseshkolle.blogspot.com/
Teorite bihejvioriste  jane te interesuara per sjelljen. Me konkretisht, bihejviorizmi përqendrohet ne sjelljen (reagimin) imediat te individit dhe ne forcat (stimujt) e mjedisit qe e shkaktojne kete sjellje.
1. Ka disa parime baze qe qendrojne ne themel te bihejviorizmit:
Sjellja mund dhe duhet te studiohet objektivisht, dmth, duhet te studiohen ato reagime apo sjellje qe mund te vëzhgohen se jashtmi, qe mund  te maten dhe qe mund te realizohen.
2. Reagimet (sjelljet) jane nje funksion; dmth, jane pasoje e gjerave te tilla si psh, përforcimi dhe ndeshkimi. Lidhur me kete, nje nga synimet kryesore te bihejviorizmit eshte qe te zbuloje ligjet qe drejtojne merredhenien mes stimujve dhe reagimeve. Po ashtu, nje tjeter synim kryesor per bihejviorizmin eshte edhe te zbuloje se si mund te kontrollohen reagimet (sjelljet) permes përdorimit te përforcimeve dhe te ndëshkimeve.
Teorite bihejvioriste jane teori mekaniciste, dmth ato e shikojne individin si nje makine. Individi ne keto teori, shihet si nje qenie reaktive.
Qellimi i psikologjise bihejvioriste ishte te arrihej te parashikohej se si do te sillej nje individ i zakonshem, ne nje situate te dhene.
Ne teorite bihejvioriste përfshihen: teoria e kushtezimit, kushtezimi operat, teoria sociale e te mesuarit, teoria e vetefikasitetit, etj.

ANET NEGATIVE DHE POZITIVE TE TEORIVE BIHEJVIORISTE
1. Anet  pozitive te teorive bihejvioriste:
• Kane nje natyre rigoroze shkencore (eksperimentale)
• Demostrojne kontributin e metodes se vezhgimit ne zbulimin e fakteve rreth zhvillimit.
• Theksojne rolin e mjedisit ne formimin e personalitetit dhe sjelljes se individit.
• Teoria sociale e te mesuarit ka vene ne dukje rendesine e mardhenjes mes sjelljes dhe stimulit mjedisor.
• Teoria sociale e te  mesuarit na ben te vetedijshem per rendesine qe ka pershtatja ndaj rrethanave te ndryshme mjedisore.
• Shume principe te kushtezimit klasik dhe te kushtezimit operant jane aplikuar ne shume fusha te jetes.
2. Anet  negative te teorive bihejvioriste:
• Jane teori shume mekanike.
• Pikpamjet e bihejvioristeve, ashtu dhe te teorise sociale te te mesuarit, jane jokronologjike.
• Jane teori qe thjeshtezojne zhvillimin.
• E konsiderojne individin  si diçka te ngjashme me makinen, e zhveshin ate nga cilesi te tilla si: nga aftesia per te menduar, nga aftesia per te imagjinuar dhe nga aftesia per te kontrolluar sjelljen.
• Proceset mendore shihen me shume si mediatore te  eksperiences mjedisore dhe te sjelljes,  sesa si shkaqe te sjelljes. I kushtojne shume pak rendesi proceseve te larta mendore  dhe mendojne se duhet perqendruar vemendja me shume ne sjelljen aktuale sesa ne proceset mendore.
Disa autore te ndryshem kane dhene kontributin e tyre ne psikologjine bihevjoriste:
Eduard Tolman

Analizat per sistemin e tij te ri bihevjorist ai I bazoi ne vezhgimet objektive te sjelljes, duke perfshire konceptin e qellimit dhe te njohjes se sjelljes. Ai argumentoi me shembuj te ndryshem se procesi I te mesuarit latent ishte I perhapur ne pervojen e perditshme te njerezve , duke e ilustruar me ecjen e individit  ne te njejten rruge cdo dite, pa pasur nevoje te ushtrohet me nje qellim te caktuar. Kete lloj te mesuari e quajti te mesuar latent.
Ai foli per te mesuarin insajt. Nga eksperimenti me minjte u pohua se sjellja e minjeve per te zgjidhur problemin kishte treguar dukurine e te mesuarit insajt sepse minjte per te gjetur rrugen me te shkurter per te shkuar tek ushqimi, kishin krijuar nje harte konjitive.
Tolman, per studimin e sjelljes se individit , shpresoi te zhvillonte nje teori sjellje te te kuptuarit. Zbatimi I kesaj sjellje kerkonte ndertimin e nje sistemi psikologjik te sjelljes.
Ai dha nje kontribut te rendesishem duke liberalizuar bihevjorizmin nga shtresa metodologjike dhe teorike  me te cilen e kishte paraqitur Watsoni dhe zbatoi ne praktike koncepte si: qellimi, idete mbi te mesuarin dhe sjelljen e individit.

Eduart Tordojak

Njihet per studimin qe beri me kafshet, ai kerkonte qe studimet e tij ti realizonte me femijet por atij nuk ia lejuan kete gje. Tordak dha kontribut ne studimin e konceptit te lidhjes ne psikologji. Tordak tha se ne qofte se do te shikonim mendjen njerezore  do verenim nje lidhje ndermjet formave te ndryshme te situatave dhe dhe pergjigjeve ndaj ketyre situatave.

Tordak realizoi eksperimentin me kafshet, ku me ndihmen e kafazit ai kreu nje studim mbi hapjen e ushqimit nga macet  e vendosura ne brendesi te tij. Tordaku vuri re se ne fillim macet arrinin ne menyre te rastesishme ta hapnin deren per te vajtur tek ushqimi dhe me kalimin e kohes ata duke u ushtruar filluan te behen me te sakta derisa procesi I te mesuarit te hapjes se deres  per te shkuar tek ushqimi u pervijua teresisht nga macet. Ai shpjegoi se tek macet pas perfundimit te te mesuarit  vihej re qe ato here pas here ato kete veprim e kryenin me lehtesi. Tordaku mati dhe kohen qe macja kalonte qe nga casti I hyrjes der tek casti I daljes nga kafazi dhe vuri tre se pas nje seri provash koha qe shpenzonte macja per te kryer kete proces levizjeje vinte duke u ulur. Ky proces mund te quhej ne psikologji me termin prove gabim dhe sukses I rastesishem.

EDVIN GUTRIE
Gutrie eshte konsideruar nje ze I rendesishem ndermjet psikologeve te rrymes se re bihevjoriste.Veprimtaria e tij u fokusua tek procesi I te mesuarit( vlersimi,denimi,dhe praktika tek ky process). Gutrie dha kontribut, fal punes kerkimore, lidhur me konceptin e harresesh.Gjithashtu gutrie kontriboj dhe ne zhvillimim e psikologjis klinike, duke pasqyruar pikpamjen e tij ne librin “Psikologjia e konfliktit njerzor” Teoria e te mesuarit: Kontributi I tij me I rendesishem ne psikologji, duke e konsideruar rendimente I sistemit te te mesuarit.Ky process bazohet ne vazhdimsin ngacmies-pergjigje(sa here do te riperseritet ngacmuesi ne nje situate te caktuar, aq here do te perftohet e njejta pergjigje). Vlersimi dhe denimi- nxisin procesin e te mesuarit tek individi. Roli vlersues- te mbroje te njejten pergjigje, jo te intensifikoj ndryshoj pergjigjen e individit.Psh kur femija bene nje sjellje positive ne e vlersojme kte gje ne menyre qe te perseritet perseri ne te ardhmen. Roli I denimit-pervjimin vazhdimin e pasojavenegative qe ishin te shtypura tek individi.GJithashtu sipas tij praktika ndikon ne prodhimin e nje sjellje te caktuar tek individi(maturohen sjelljet,fale pervojes) Koncepti I harreses:harresa ndodhe gjate formimit ten je shoqerimi te ri, permse aftesive (pa shoqerime te reja, nuk ka harres). Efekti I gjumit ne kujtese-Te mesuarit perpara gjumit, siguron materialin ne kultese, me shum se te mesuarit gjate nje veprimtarie apo pune. Modifikimi I sjelljes-menyra e perseritjes se veprimit ne menyren e duhur, vendos nje zakon te ri.Psh rasti I nje vajze qe sa here qe vjen nga shkolla pallton dhe canten e flak ne toke nuk I vendos ne vendin e duhur , dhe sipas Gutrie sa here qe vajza ta bente kte veprim nena e saj duhet ta detyronte vajzen qe ti merte dhe nje here ato dhe e nxerte jashte deres se shpise, qe kur te hynte te mos I linte ato ne toke por ti vendoste ne menyren te duhur.

Klark Leonard Hall
Nje psikolog tjeter biheviorist eshte edhe Hall.
Ai njihet per kontributin e tij ne hipnoze.  Puna e tij me e madhe shikohet ne hipnoze.  Interesi I lindi nga nje kurs qe jepte per hipnozen dhe kuptoi qe hipnoza luante nje rol te rendesishem sin je element kurues per individin. Gjate ndjekjes se seancave te hipnozave ai doli ne perfundimin se te gjitha dukurite qe ndodhin gjate hipnozes , bazoheshin ne sugjestionime. Kjo e shtyu ta studionte hipnozen me ane te studimeve empirike. Botoi nje liber dhe shpjegoi instrumentet qe mund te perdoren per te regjistruar pergjigjet psikologjike gjate hipnozes dhe teknikave te tjera te perdorura ne kete process si fiksimi apo sygjestionimi I drejteperdrejte. Kerkimet e tij gjithashtu treguan se grate dhe vajzat jane me te ndjeshme gjate hipnozave sesa burrar dhe djemte. Sipas tij njerezit normale dhe me inteligjence mesatare ishin me te pershtatshem per tju nenshtruar eksperimenteit me hipnozen. Gjithashtu nepermjet eksperimenteve Hall tregoi se procesi I hipnozes nuk lehtesonte perdorimin e kujteses se tanishme. Libri I Hallit perdoret edhe sot si tekst ne kurset universitare ne lidhje me hipnozen.

                Bibliografia

Histori E Mendimit Psikologjik, Edmond Rapti
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels