IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Showing posts with label SHKENCA POLITIKE. Show all posts
Showing posts with label SHKENCA POLITIKE. Show all posts

http://eseshkolle.blogspot.com/

1. Përmbajtja
1. Hyrje ************************************
2. Përkufizimi *********************************
3. Historiku i Globalizimit ************************
4. Natyra dhe ekzistenca e Globalizimit *************
5. Karakteristikat e Globalizimit *******************
6. Shkaqet e Globalizimit *************************
7. Pro-globalizimi (Globalizimi) ********************
8. Anti-Globalizimi (Drejtësia Globale) **************
9. Matja e globalizimit ***************************
10. Kosova dhe Globalizimi ***********************
11. Shqipëria dhe Globalizimi *********************
12. Rekomandime ******************************
13. Literatura: ************************************
GLOBALIZIMI

Hyrje
Duke u nisur nga fakti, se në lidhje me temën e globalizimit ekzistojnë njohuri paraprake të marra nga mediat, mendoj që një punim i përmbledhur është një mundësi për njohuri më të shumta në këtë temë.
Përkufizimi
Në fillim duhet të bëjmë dallimin midis termave globalizëm dhe globalizim. Globalizmi, në thelbin e tij, përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet me rrjetë të lidhjeve që i kapërcejnë hapësirat multi-kontinentale.
Përkundër kësaj, globalizimi shënon rritjen ose zvogëlimin në shkallë të globalizmit. Ai fokusohet në forcat, dinamizmin ose shpejtësinë e këtyre ndryshimeve.
Globalizmi, pra, e përshkruan realitetin e të qenët i ndërlidhur, kurse globalizimi përfshinë shpejtësinë në të cilën këto lidhje shtohen apo pakësohen.
Definicioni
Një definicion tipik – mirëpo kufizues – mund të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN ose IMF), i cili e thekson ndërvarësinë ekonomike gjithnjë në rritje të vendeve rreth e përqark botës përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tejkufitare në mallra e në shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë.
Ky definicion ka të bëjë më shumë me të ashtuquajturin globalizim ekonomik.
Mund të thuhet se:““Globalizimi është një term përfaqësues për një seri komplekse të ndryshimeve ekonomike, seri komplekse të ndryshimeve ekonomike, sociale, teknologjike, kulturore dhe politike, që sociale, teknologjike, kulturore dhe politike, që vërehen në ndërvarësinë (interdependence), vërehen në ndërvarësinë (interdependence), integrimin dhe ndërveprimin (interaction) integrimin dhe ndërveprimin (interaction) gjithnjë në rritje midis popujve dhe kompanive gjithnjë në rritje midis popujve dhe kompanive në vende të ndryshme të botës”.në vende të ndryshme të botës”.
Historiku i Globalizimit
Si një term “globalizimi” ka filluar të përdoret qysh në vitin 1944, mirëpo ekonomistët kanë filluar ta aplikojnë aty kah viti 1981.
Termi “fshat global” u afirmua pas botimit të veprës
Understanding Media
(Routledge, Londër, 1964) nga autori M. McLuhan.
Ndërkaq Theodore Levitt është më meritori për farkimin e termit ‘globalizim’ përmes një artikulli të tij që ai e shkroi në vitin 1983 për Harvard Business Review të titulluar “Globalization of Markets” (“Globalizimi I TREGJEVE”)
Që nga Lufta e Dytë Botërore, globalizimi është zhvilluar nga raundet e negociatave mbi tregtinë, fillimisht nën patronazhin e GATT-it (The General Agreement on Tariffs and Trade – Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë), që kanë çuar në një seri të marrëveshjeve për ngritjen e kufizimeve në tregtinë e lirë. Raundi i Uruguait (1984-1995) ka çuar te marrëveshja për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT ose WTO), për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet tregtare.
Me qëllim të reduktimit të tarifave e të pengesave tregtare janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh shumëpalëshe, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Mastrihtit (Maastricht Treaty) në Evropë dhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Amerikën Veriore (The North American Free Trade Agreement - NAFTA).
Disa autorë më me mëndje e parapëlqejnë termin internacionalizim sesa globalizim.
Te internacionalizimi, roli i shteteve dhe rëndësia e kombeve janë më të mëdha, ngase globalizimi në formën e tij komplete i eliminon shtetet kombëtare.
Disa të tjerë janë të mendimit se globalizimi është një gjeografi e imagjinuar; d.m.th. një mjet politik i qeverisjes së neoliberalistëve, të cilët tentojnë t’i përdorin disa pamje e diskurse të politikës botërore për t’i arsyetuar agjendat e tyre politike.
Disa veçori të Globalizimit
1. Në nivelin ekonomik globalizimi shfaqet në:
a- rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë,
b- shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit,
c- lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë shkaktuar krijimin e organizatave si WTO (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe të karteleve ekonomike siç është OPEC (The Organization of the Petroleum Exporting Countries (Oranizata e Vendeve Transportuese të Naftës),
d- zhvillimin e sistemeve globale financiare,
e- rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare siç janë WTO, WIPO (The World Intellectual Property Organization (Organizata Botërore e Pronesisë Intelektuale), IMF që merren me transaksione ndërkombëtare.
2. Në nivelin kulturor globalizimi shfaqet në:
a- shkëmbimin kulturor gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
b- përhapjen e multikulturalizmit, p.sh. përmes eksportimit të filmave të Hollywoodit e të Bollywoodit.
c- udhëtimin dhe turizmin gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
d- imigrimin më të madh, përfshirë edhe imigrimin ilegal,
e- shtrirjen e prodhimeve të gatshme lokale (p.sh. ushqimit) në vende të tjera (shpesh të adaptuara ndaj kulturës së atyre vendeve),
f- ngjarjet botërore të sportit siç është Kupa Botërore e FIFA-s (Federata Ndërkombëtare e Futbollit) dhe lojërat olimpike,
g- formimin ose zhvillimin e një sërë vlerash universale...
3. Në nivelin teknik / juridik globalizimi manifestohet në:
a- zhvillimin e një infrastrukture globale për telekomunikim dhe në rrjedhjen më të madhe të të dhënave përtej kufirit,
b- shtimin e numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet për të drejtat e autorit (copyright laws) dhe patentat,
c- iniciativën e shumë avokatëve për themelimin e gjykatave ndërkombëtare për krime lufte dhe lëvizjeve ndërkombëtare për drejtësi, si për shembull kemi ICC – The International Criminal Court (Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte) dhe ICJ – The International Court of Justice (Gjykata Ndërkombëtare)...
Shpesh thuhet se madje edhe terrorizmi ka pësuar një globalizim, me sulmet në vendet e jashtme që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me vendin amë. Mendime e sidomos deklarata të këtilla sot dëgjohen nga shumë politikanë anekënd botës, “lufta kundër terrorizmit global” etj...
Shkaqet e Globalizimit:
a-TEKNOLOGJI(INTERNETI)
b-KOSTOT DHE SHPEJTESIA E TRANSPORTIT
c-FUNDI I LUFTES SE FTOHTE
d-PROBLEME GLOBALE(KLIMA,MIGRACIONI)
e-LIBERALIZIMI
Pro-globalizimi (Globalizmi)
Mbështetësit e ‘globalizimit demokratik’ herë-herë quhen edhe pro-globalistë. Ata konsiderojnë se faza e parë e globalizimit, e cila ka qenë me orientim tregtar, duhet të kompletohet nga një fazë e ngritjes së institucioneve globale politike që do ta përfaqësojnë vullnetin e ‘qytetarëve botërorë’.
Statistikat botërore rreth Globalizimit
- Përqindja e njerëzve që në vendet në zhvillim jetojnë me të ardhura nën 1 $ në ditë është përgjysmuar brenda vetëm njëzet viteve.
- Jetëgjatësia thuajse është dyfishuar në vendet në zhvillim që nga Lufta II Botërore.
- Vdekshmëria e fëmijëve ka rënë në çdo rajon të botës në zhvillim.
- Pabarazia e të ardhurave për botën si tërësi po zvogëlohet.
- Demokracia është shtuar në mënyrë dramatike nga pothuajse asnjë komb me të drejtë universale të votës në vitin 1900 deri te 62.5 % te të gjitha kombet në vitin 2000.
- Mes viteve 1950 – 1999, shkrim e leximi është shtuar nga 52 % në 81 % të botës. Femrat : shkrim-leximi i femrave si një përqindje e shkrim-leximit të meshkujve është rritur nga 59% në vitin 1970 në 80% në vitin 2000.
- Përqindja e fëmijëve si forcë punëtore ka rënë nga 24% në vitin 1960 në 10% në vitin 2000.
- Tendenca të njëjta vërehen edhe në fushën e energjisë elektrike, veturave, radiotelevizioneve, telefonave etj. për kokë banori, si dhe përqindja e atyre që furnizohen me ujë të pijshëm.
Anti-Globalizimi (Drejtësia Globale )
Aspekte të ndryshme të globalizimit shihen si të dëmshme nga aktivistë të interesit publik si dhe nga nacionalistët e fuqishëm të shtetit. Kjo lëvizje nuk ka një emër të përbashkët. Termi “antiglobalizim” është një term që më shumë e preferojnë mediat: Kjo mund të çojë në disa ngatërrime, sepse aktivistët i kundërshtojnë vetëm disa aspekte apo forma të globalizimit, e jo vetë globalizimin. Vetë aktivistët, për shembull Noam Chomsky, kanë thënë se ky emër është i pakuptimtë, ngase qëllimi i kësaj lëvizjeje është globalizimi i drejtësisë (shtrirja e drejtësisë sociale në mbarë globin). Në fakt, ‘lëvizja për drejtësi globale‘ është një emër i përbashkët.
Argumentet ekonomike të teoricienëve të tregtisë së ndershme thonë se tregtia e lirë e pakufizuar u shkon në interes atyre me forcë financiare (pra të pasurve) në dëm të të varfërve.
Matja e globalizimit
Se në çfarë mase është globalizuar një shtet-komb apo një kulturë brenda një vitit të caktuar deri vonë kohëve të fundit është matur përmes përfaqësuesve të thjeshtë si rrjedhja e tregtisë, migrimi ose investimi i drejtpërdrejtë nga jashtë. Një qasje shumë më e sofistikuar për matjen e globalizimit është indeksi bashkëkohor i kalkuluar nga instituti zviceran për hulumtime (think tank) KOF (Konjunkturforschungsstelle). Indeksi në fjalë i mat tri dimensionet kryesore të globalizimit, atë:
a-ekonomik,
b-social
c-politik.
Sipas këtij indeksi:Vendi më i globalizuar në botë është SHBA-ja, e pasuar nga Suedia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe Luksemburgu. Vendet më pak të globalizuara sipas indeksit të KOF-it janë Togoja, Çadi dhe Republika e Afrikës Qendrore.
Shqipëria dhe Globalizimi
Nje nga arsyet e forta qe mungon ose eshte i zbehte debati per globalizmin ne Shqiperi eshte se vete fenomeni eshte i vonuar si shfaqje.
Po tu hedhesh nje sy ngjarjeve ne Shqiperi lidhur me problemet e Globalizimit, del qe se pari, shteti eshte relativisht i dobet dhe se dyti, jo vetem kaq por eshte ende i paafte per te hyre ne konkurim ne tregun global. Megjithate Shqiperia qofte edhe ne kete pozicion qe eshte po peson fenomenet e globalizmit me te mirat dhe me te keqiat dhe konkretisht se pari, nuk perfiton nga te mirat e tregut global (sepse eshte jashte tyre), por se dyti, nuk demtohet ne menyre te theksuar, pikerisht sepse eshte jashte.]
Rekomandime
Globalizimi nuk eshte i mire, por nuk eshte as i keq. Te gjithe ata qe vendosin veten ne llogoret Pro apo Kunder globalizimit, i shohin zhvillimet vetem ne kontekstin e interesave personale apo kombetare, jo ne interesin global.Eshte e vertete qe interesat ekonomike fitojne nje prioritet mbi interesat principore dhe çdo vlere shoqerore barazohet me nje vlere financiare." Ne bote nuk do te kete ndonjehere paqe per aq kohe sa ka uri" - ka thene Simon Perez, ish-kryeministri dhe ministri i jashte izraelit. A i interesojne vlerat dhe principet nje njeriu te uritur ne Kine, Indi, apo Afrike?
Nje prej efekteve teper pozitive te globalizimit ka qene zgjerimi i tregjeve lokale ne nje treg te perbashket boteror. Kjo ka bere qe korporatat e medha perendimore te levizin biznesin e tyre ne vende si India dhe Kina qe ofrojne punetore ne mase dhe kosto shume te ulet pune krahasuar me koston ne vendet e tyre. Kjo shikohet si nje kercenim per punetoret amerikane, gjermane apo britanike qe humbin vendet e tyre te punes, por ne te njejten kohe eshte nje avantazh per te shuar urine dhe krijuar nje shtrese te mesme edhe ne vendet me te populluara te botes si India dhe Kina me 1/2 te popullsise se botes.
A do te mund te shikonim kete lulezim marredheniesh me Kinen komuniste, nese nuk do te kishim politikat e globalizimit te ekonomise midis SHBA dhe Kines? A do te mund te mbijetonte stabiliteti politik e shoqeror ne Kine, nese miliona kineze nuk do ta gjenin veten ne pune e jo ne rruge pa asnje te ardhur?
E solla shembullin me Kinen per te provuar qe zhvillimi ekonomik i shpejte i saj, i ka hapur udhen krijimit te nje shtrese te mesme dhe nje shtrese te pasur biznesmenesh, qe jane investimi me i madh i bere per nje Kine demokratike neser.
Shqiperia si vend i vogel (ne marredheniet me FMN dhe BB) hyn ne " detin global'' si nje varke e pasigurte, sepse vinte nga nje ekonomi e asfiksuar nga mbyllja 50 - vjecare teknologjike e profesionale. Mjaft politikane thone se e vetmja menyre konkurimi e Shqiperise, pas viteve 90-te, u be emigrimi dhe shitja e krahut te lire te punes. Ngjarjet e vitit 97-te sollen momente tragjike pas shembjes se piramidave financiare.
Globalizimi ka bere te mundur qe ekonomia amerikane te dyfishoje e trefishoje GDP e vete pasi ajo i ka rritur mushkerite e saj me tregjet e reja te krijuara ne vende si Kine, Indi, Filipine, Meksike. Kjo nuk do te thote qe prosperiteti amerikan ndahet nga pjesa tjeter e botes, por ne te njejten kohe hapja e tregjeve te reja ne bote ka krijuar zhvillimin e ketyre tregjeve dhe rritjen e vazhdueshme te mireqenies ne to.


UNIVERSITETI
MASTER SHKENCOR
FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE
TEME DIPLOME: PËRMIRËSIMI I CILËSISË SË SHËRBIMEVE PUBLIKE NËPËRMJET PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT

PËRMBAJTJA
Abstrakt…………………………………………………………………………………3
Hyrja ……………………………………………………………………………………4
Metodologjia…………………………………………………………………………….6
1. Një vështrim teorik mbi Partneritetin Publik Privat.................................7
1.1 Partneriteti Publik Privat dhe efekti cilësor mbi shërbimet publike.........................7
1.2 Kapërcimi i sfidave për një zbatim më cilësor dhe efektiv të Partneritetit Publik Privat.......................................................................................................................12
1.3 Partneriteti Publik Privat në të drejtën europiane...................................................17
2. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve portuale nëpërmjet Partneritetit Publik Privat...............................................................................................22
2.1 Reforma portuale dhe Partneriteti Publik Privat………………....................…….22
2.2 Kontrata e konçesionit në kontekstin portual…………………...................……..26
2.3 Një vështrim mbi Partneritetin Publik Privat në sektorin portual shqiptar…....…30
2.3.1 Liberalizimi i shërbimeve portuale dhe ambiguiteti ligjor………........…...….30
2.3.2 Një prezantim i shkurtër i disa prej formave që ka marrë në Shqipëri partneriteti sektor publik – sektor privat në fushën portuale......................32
3. Konkluzione................................................................................................36
Bibliografia.................................................................................................40
ABSTRAKT
Siç ndodh me shumë koncepte të tjera, nuk ekziston shumë konsensus në raport me atë ç’ka përkufizohet “cilësi e shërbimit publik” dhe aq më tepër në raport me rrugët që të çojnë në të. Duke u nisur nga literatura e shfletuar, eksperienca, puna e përditshme, kam vënë re se “cilësia e shërbimit publik” mund të shihet në këndvështrime të ndryshme dhe ndonjëherë edhe kontradiktore.
Fokusimi tek qytetari/klienti, mbledhja e informacionit të nevojshëm, përcaktimi i nevojave aktuale apo të ardhshme, përmbushja e këtyre nevojave, përgjigjja në kohë dhe në mënyrë efektive, vendosja e standardeve të shkruara për shërbimin e ofruar, përmirësimi i komunikimit brenda organizatës por jo vetëm, thjeshtësia, qartësia, aksesi i lirë, të gjitha këto në njëfarë mënyre përbëjnë disa objektiva që duhen arritur dhe për të cilat është rënë dakord gjerësisht.
Nga ana tjetër përgjegjësit për ofrimin e këtyre shërbimeve duhet shpeshherë të bëjnë akrobaci gjatë përpjekjeve të tyre për të realizuar gjithçka që u përmend më sipër duke vepruar në të njëjtën kohë me kujdes brenda kornizave, ndonjëherë të ngurta, të administrimit publik. Kjo, sepse ndjekja e “interesit publik”, i cili gjithashtu në vetvete është një koncept i gjerë, të vendos përballë dilemave përgjigjet e të cilave jo gjithmonë ekzistojnë në literaturë.
Një nga rrugët më të rrahura të dekadave të fundit për rigjallërimin e shërbimeve publike ka qenë ai i partneritetit me sektorë të tjerë dhe kryesisht me atë privat. Kjo përqasje në një farë mënyre ka pasur në fokus proçese të jashtme si konkurenca, përshtatja e mekanizmave të tregut, tërheqja e investimeve etj., por gjithashtu ka ndikuar në proçeset e brendshme të organizatave publike, proçese këto që kanë qenë rrjedhojë dhe njëkohësisht arsye të këtij partneriteti.
HYRJA
Në mënyrë që shërbimet për publikun të jenë efektive dhe cilësore duhet të projektohen rreth nevojave të përdoruesit dhe jo rreth asaj që për momentin mund të konsiderohet e përshtatshme për ofruesin e shërbimit dhe në këtë rast kam ndërmend organizatat publike.
Kontrolli i ngurtë dhe i centralizuar qeveritar, pamjaftueshmëria apo mospërshtatshmëria e investimeve publike, nevoja për të qenë i zhdërvjellët në përballjen me kushtet dhe kërkesat e tregut si dhe për të ofruar një shërbim cilësor, ka sjellë si domosdoshmëri pjesëmarrjen e sektorit privat.
Në këtë rast bëhet ndarja e duhur e përgjegjësive midis sektorit privat dhe atij publik, duke i lënë këtij të fundit rolin e rregullatorit dhe të parit atë të ofrimit të shërbimeve, operacioneve duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e nivelit të shërbimit për përdoruesit e infrastrukturave, efektivitetin e operacioneve dhe përmirësimin e shpërndarjes së fondeve publike të kufizuara.
Sigurimi i produktivitetit të lartë në shërbimet publike është kërkuar të arrihet nëpërmjet reduktimit të kostove dhe në të njëtën kohë nëpërmjet ngritjes së nivelit të standardeve. Kjo, përbën me të vërtetë një sfidë, për kapërcimin e së cilës sektori publik ka drejtuar sytë nga tregu, mekanizmat e këtij të fundit apo metodat e menaxhimit të përdorura nga sektori privat në prodhimin dhe shpërndarjen e shërbimeve, duke e kthyer në këtë mënyrë Menaxhimin e Ri Publik, në filozofinë menaxhuese që ka karakterizuar reformat e sektorit publik të dekadave të fundit.
Partneriteti Publik Privat në Shqipëri, në ndjekje edhe të një trendi botëror, vitet e fundit po konsiderohet si një zgjidhje e ngërçit të krijuar në ofrimin e shërbimeve publike cilësore.
Gjetja e një formule të tillë si PPP, e cila përpiqet të ndërthurë elementët më pozitivë të dy sektorëve, do të rezultojë e suksesshme nëse arrin realizimin e njëkohshëm të fitimit dhe kthimit të investimit të palës private nga njëra anë dhe nga ana tjetër ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarin/klientin dhe përmbushjen e “interesit publik”.
Në fakt, besoj se këto dy anë janë ngushtësisht të lidhura dhe të ndërvarura nga njëra tjetra, gjë që përbën njëkohësisht forcën dhe rrezikun e këtij partneriteti.
Në literaturë, sidomos duke iu referuar përkuzimeve të ndryshme të Partneritetit Publik Privat, përmendet pothuajse gjithmonë “ndjekja e objektivave të ndryshme apo të njëjta”.
Duke u nisur nga sa më sipër, ajo ç’ka përbën një rrezik për këtë lloj partneriteti në Shqipëri, është jo vetëm gjetja e gjuhës së përbashkët midis dy sektorëve me objektiva apo “mentalitet” të ndryshëm, gjë që rëndohet edhe më shumë në momentin që të dy sektorët edhe kur qëndrojnë të veçuar nga njëri tjetri, paraqesin probleme të një funksionimi normal të tyre.
Në kapitullin e parë të kësaj teze janë paraqitur disa nga arsyet të cilat kanë çuar në zgjedhjen e PPP-ve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike pa lënë mënjanë sfidat dhe rreziqet të cilat hasen gjatë fazave të ndryshme të implementimit të këtij partneriteti. Ky kapitull mbyllet duke parashtruar disa nga parimet e së drejtës europiane në raport me këto marrëveshje.
Përmbajtja e kapitullit të dytë është më specifike dhe i referohet reformës portuale dhe PPP të implementuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve portuale. Ky kapitull gjithashtu prek raste konkrete shqiptare në fushën portuale apo problematikën që lidhet me legjislacionin shqiptar të konçesioneve në këtë fushë.
METODOLOGJIA
Metodologjia e përdorur në përgatitjen e kësaj teze përfshin hetimin e literaturës së fushës, studimin e materialeve të shkruara mbi portet shqiptare dhe të dhënave mbi këto të fundit si dhe eksperiencën e fituar gjatë punës sime pothuajse 4-vjeçare në Portin e Durrësit.
Për përgatitjen e këtij punimi, është shfrytëzuar një volum relativisht i konsiderueshëm literature. Literatura përfshin botime në trajtë libri, direktiva apo guida të Komisionit Europian, botime të rëndësishme të BB, studime të Deloitte Research apo institucioneve të tjera të rëndësishme të nivelit ndërkombëtar etj.
Përfshihen gjithashtu dokumenta të rëndësishme të publikuara në internet.
Në literaturë përfshihet edhe baza ligjore si ligji “Për Autoritetin Portual”, “Kodi Detar”, “Për konçesionet” etj.
Puna për përgatitjen e punimit filloi nga grumbullimi i materialeve ku shtrohet problemi ne planin teoriko-akademik, parimor, metodik dhe aplikativ. Ky hap mundësoi njohjen dhe formimin e koncepteve bazë mbi cilësinë e shërbimit publik, rrugëve drejt përmirësimit të tij dhe sigurisht mbi Partneritetin Publik Privat.
Eksperienca ime profesionale e viteve të fundit më afroi me portet dhe reformat e kryera në raport me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve portuale.
Gjithashtu përmes përvojës së vet Portit të Durrësit në lidhje me PPP, bazës ligjore me të cilën ai operon, studimeve të ndryshme të realizuara për këtë qëllim u përpoqa të sjell një opinion mbi përdorimin dhe llojet e PPP-ve në porte.
Në përgatitjen e këtij punimi shërbeu njëkohësisht edhe pjesëmarrja ime në një punë kërkimore në fushën juridike dhe ekonomike për çështjet portuale, në kuadër të një bashkëpunimi midis Autoritetit Portual Durrës, Autoritetit Portual të Barit dhe Fakultetit të Ekonomisë (pranë Università degli studi di Bari).
1. Një vështrim teorik mbi Partneritetin Publik Privat
1.1 Partneriteti Publik Privat dhe efekti cilësor mbi shërbimet publike.
Reforma menaxhuese e sektorit publik është një çështje e ditës në mjaft vende dhe do të vazhdojë të jetë derisa qeveritë do të vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të modernizuar sistemet e tyre të administrimit publik, të përmirësojnë shpërndarjen e shërbimeve, tu përgjigjen presioneve të brendshme dhe të jashtme si dhe të përballen me sfidat e globalizmit.
Kërkimi i metodave të reja për prodhimin dhe shpërndarjen e shërbimeve ka nxjerrë në pah koncepte të reja siç është psh. Menaxhimi i Ri Publik, i cili ndër të tjera fokusohet në përdorimin e mekanizmave të tregut të sektorit privat me qëllim sjelljen e ndryshimeve në menaxhimin e shërbimeve publike.1
1 OECD (1993): Public Management Development Survey, Paris
Në thelb të kësaj filozofie2 qëndron hipoteza se orientimi i sektorit publik drejt tregut, përshtatja e mekanizmave të këtij të fundit do të çojë drejt përmirësimit të raportit kosto-efiçencë, pa patur efekte anësore negative në objektivat e këtij sektori.
Modernizimi i sektorit publik në fakt ka qenë një nga trendet kryesore të qeverive që prej vitete ’80, ndërsa Menaxhimi i Ri Publik ka qenë filozofia menaxhuese që ka karakterizuar reformat e sektorit publik të dekadave të fundit.
Sektori publik është përballur gjithmonë e më shumë me rritjen e kostove. Për të zbutur këtë fenomen atij i është dashur jo vetëm të përshtasë metoda menaxhimi të huazuara nga ai privat por edhe të ftojë këtë të fundit në prodhimin apo shpërndarjen e shërbimeve publike, duke cuar në krijimin e atij që gjerësisht konsiderohet si Partneriteti Publik Privat.
Treguesit kryesorë të performancës në një sistem ekonomik janë efiçenca dhe drejtësia (equity). Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore të rendjes drejt mekanizmave të tregut të lirë edhe në rastin e prodhimit dhe shpërndarjes së shërbimeve publike. Nga ana tjetër duke qenë se mekanizmat e alokimit në tregun e lirë (dora e padukshme) mund të kenë dështuar dhe më pas është kërkuar ndihma dhe ndërhyja e qeverive për të përmirësuar keqshpërndarjen e burimeve, PPP është parë si një mënyrë për të ndërthurur avantazhet e të dy sektorëve, atij publik dhe privat.
2 Wikipedia
3 Komisioni Europian (2003) : Guidelines for successful public - private partnerships
4 New South Wales Treasury (2009): New South Wales Public-Private Partnerships – An Evolution.
5 Deloitte Research (2006): Closing the Infrastructure Gap: The Role of Public-Private Partnerships
Ky partneritet erdhi jo vetëm si pasojë e kufizimeve në fondet publike përsa i takon investimeve por gjithashtu si pasojë e kërkesës për rritjen e cilësisë dhe eficencës së shërbimeve publike.
Komisioni Europian përmes Guidës së tij për një Partneritet të suksesshëm Publik Privat (2003) ka identifikuar rolin e rëndësishëm të sektorit privat në skemat e PPP në disa aspekte dhe konkretisht3:
sigurimin e kapitalit shtesë;
sigurimin e aftësive alternative menaxheriale dhe zbatuese
sigurimin e vlerës së shtuar ndaj konsumatorit dhe publikut
identifikimin më të mirë të nevojave dhe shfytëzimin optimal i burimeve
Pavarësisht avantazheve të këtyre skemave paraqiten njëkohësisht edhe vështirësi në krijimin, zbatimin dhe menaxhimin e tyre pikërisht për shkak të kompleksistetit që i shoqëron.
Fillimisht PPP u përfshi në prokurimin e aseteve infrastrukturore sociale dhe shërbimet jo-bazike. Më pas PPP u zbatuan gjithashtu në ndërtimin e banesave popullore, shëndetësi, energji, ujra, dhe përpunimin e mbetjeve urbane.4
Politikat mbi PPP u zhvilluan paralelisht me aftësinë e sektorit publik për të siguruar infrastrukturën nëpërmjet PPP-ve dhe më pas me krijimin dhe rishikimin e një kornizë rregullatore të përshtatshme për këtë bashkëpunim.
Britania e Madhe konsiderohet si një ndër nxitësit kryesor të përfshirjes së sektorit privat, nëpërmjet prezantimit nga ana e saj të Inisiativës Finanaciare Private. Kjo inisiativë u përdor në të gjitha llojet e infrastrukturës dhe shërbimeve dhe tashmë përfaqëson 10 deri në 13% të të gjitha investimeve të këtij vendi në infrastrukturën publike; rreth 100 projekte të kësaj kategorie inisiohen apo përmbushen në vit.5
Qeveria australiane ka përdorur PPP për të siguruar një pjesë të infrastrukturës sociale; Irlanda i ka përdorur ato në infrastrukturën e transportit; Hollanda në banesat popullore si dhe projektet e rindërtimit urban; India në ndërtimin e autostradave; Japonia në tubacionet e gazit; në Kanada 20% e infrastrukturës së re dizenjohet, ndërtohet dhe operohet nga sektori privat;
Në vendet në zhvillim, gjithashtu përfshirja e sektorit privat nisi me privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore sipas programeve të caktuara për shkak të mungesës së kapacitetit menaxherial të qeverive apo me qëllim ndalimin e varësisë së ndërmarrjeve shtetërore nga ndihmat shtetërore 6.
6 OECD (2009): Bridging State capacity Gaps in Situations of Fragility
7 Deloitte Research (2006)
8 McNulty:Entrepreneurial American City, 1986
Sipas Deloitte, në Afrikë, midis viteve 1990 dhe 2004, afërsisht 14% e infrastrukturës së sektorit publik sigurohej nga PPP, kryesisht në sektorin e ujrave, energjisë, transportit7.
Partneriteti Publik Privat filloi të shfaqet atëherë kur projektet e ndërtimit u bënë më komplekse. Në qytete kjo hasej psh. në rastet e programeve multi funksionale të zhvillimit (banesa rezidenciale të ndërthurura me dyqane) apo në rastet e rindërtimit urban kur kompania private ofronte krijueshmërinë dhe impulsin tregtar për të cilin rajonet brenda qytetit kishin nevojë.
Pjesëmarrja e sektorit privat në infrastrukturën e rrugëve dhe atë të ujrave është një dukuri më e hershme ndërsa gjithnjë e më shumë vihet re pranimi i përfshirjes së këtij sektori në mbulimin e nevojave infrastrukturore dhe të shërbimit në një numër gjithnjë e më të madh sekorësh nga ai mjedisor deri në atë të kujdesit shëndetësor apo arsimit.
Për sa më sipër mund të merret shembulli i Suedisë ku pas përfshirjes së sektorit privat në projektet e ndërtimit, më pas kompanitë private u lejuan të marrin pjesë gjithashtu në prokurimet publike të edukimit, kujdesit për moshën e tretë, kujdesit shëndetësor apo shërbimeve të tjera publike.
Në këtë mënyrë janë shfaqur në praktikë një varietet i gjerë i partneritetit publik privat (PPP), të cilit literatura i referohet kryesisht me përkufizimin e Mc Nulty8, ... një përpjekje e qëndrueshme dhe e koordinuar midis sektorit publik dhe atij privat, ku secili kontribuon në planifikimin dhe burimet e nevojshme me qëllim përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe të ndara.
Në fakt po t'i referohemi literaturës PPP është përkufizuar në mënyrë të ndryshme nga akademikë, institucione publike apo organizata ndërkombëtare. Elementi qendror që përshkon të gjitha këto përkufizime është bashkëpunimi: ndarja e përgjegjësive, ndarja e rrezikut dhe përfitimi i dyanshëm, ndjekja e objektivave të përbashkëta apo të ndara, investim i përbashkët. Disa prej përkufizimeve të gjetura në literaturë janë paraqitur si më poshtë vijon:
Fig. 1 Përkufizime të Partneritetit Publik Privat
Reforma e menaxhimit:
Termi “partneritet”, përfshin marrëveshjen kontraktuale, marrëveshjet bashkëpunuese, aktivitetet e përbashkëta, të përdorura për zhvillimin e politikave, mbështetjes së programeve dhe shpërndarjes së programeve dhe shërbimeve qeveritare. (Osborne, 2000)
Zhvendosja e rrezikut:
Partneriteti publik Privat është një ndërmarrje ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, i ndërtuar mbi ekspertizën e secilit partner, ndërmarrje e cila përmbush në mënyrën më të mirë nevojat publike nëpërmjet shpërndarjes së përshtatshme të burimeve, rrezikut dhe fitimit. (Carr, 1998)
PPP është një marrëdhënie e cila konsiston në objektiva të ndara dhe/ose të përbashkëta si dhe një shpërndarje e roleve specifike dhe e përgjegjësive midis pjesëmarrësve, marrëdhënie e cila mund të jetë formale, joformale, kontraktuale apo vullnetare, midis dy apo më shumë palëve. Ekziston një investim i përbashkët në burime dhe si rrjedhojë edhe një ndarje e përbashkët e rrezikut, ndarje e autoritetit dhe të përfititmeve për të gjithë partnerët. (Lewis, 2002)
Ristrukturimi:
Një marrëveshje midis dy ose më shumë entiteteve, që i mundëson ata të punojnë në mënyrë të përbashkët në ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet objektivave të ndara apo të përbashkëta dhe në të cilën ndodhet një nivel i caktuar i ndarjes së autoritetit dhe përgjegjësisë, investimit të përbashkët në burime, ndarje të rrezikut dhe përfitim të dyanshëm. (United Kingdom HM Treasury, 1998).
Një partneritet është një marrëveshje midis dy ose më shumë palëve të cilat kanë rënë dakord të bashkëpunojnë nëpërmjet objektivave të ndara apo të përbashkëta dhe në të cilin ka ndarje të autoritetit dhe përgjegjësisë, investime të përbashkëta në burime, ndarje e përgjegjësisë dhe e rrezikut dhe në mënyrë ideale përfitim i dyanshëm. (Komisioni Europian, 2003).
Termi “partneritet publik-privat” ka filluar të marrë një kuptim të gjerë, elementi thelbësor, sidoqoftë, mbetet ekzistenca e një stili “partneriteti” në sigurimin e infrastrukturës në kundërshtim kjo nga ekzistenca e një marrëdhënieje thjesht si “furnizues”.... Secila prej palëve ndërmerr përgjegjësi për një element të ndërmarrjes së përbashkët ose të dy palët marrin përgjegjësi të përbashkëta për secilin prej elementëve... Një PPP përfshin ndarje të riskut, të përgjegjësisë dhe përfitimit, dhe ndërmerret në ato rrethana kur ka një vlerë në para edhe për taksapaguesit. (The World Bank, 2003).
Ndarja e pushtetit:
Një përkufizim i partneritetit publik-privat është një marrëdhënie e cila përfshin ndarjen e pushtetit, të punës, mbështetjes dhe/ose informacionit me të tjerë me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta dhe/ose përfitim të dyanshëm. (Kernaghan, 1993).
Në varietetin e gjerë të skemave dhe strukturave alternative të PPP ajo ç'ka është e rëndësishme është përzgjedhja e tyre duke i përshtatur në mënyrë të kujdesshme me karakteristikat e projektit konkret.NË
Në literaturë bëhen disa dallime midis9 prokurimit publik/nënkontraktimit (contracting out), privatizimit dhe PPP, duke cilësuar nënkontraktimin dhe privatizimin si të vendosura në dy skaje të një segmenti që përfaqëson format e përfshirjes së sektorit privat në atë publik ndërsa vendos PPP-të diku në mes të këtyre dy skajeve.
Në rastin e nënkontraktimit sektori privat përfshihet pjesërisht në sigurimin e një shërbimi që më parë ofrohej nga vet ai publik. Në këtë rast ka një transferim shumë të vogël të kontrollit apo rrezikut në sektorin privat dhe nuk ka përfshirje të rëndësishme të sektorit privat në vendimmarrje.
Në rastin e kontratave publike çdo ent publik (duke bërë në këtë rast një interpretim më të gjerë të këtij termi) u drejtohet operatorëve privat me qëllim prokurimin e punëve apo shërbimeve. Dhe nëse i referohemi ligjit shqiptar “Për procedurat e prokurimit publik” (ligji nr. 9643, dt. 20.11.2006 i ndryshuar) qëllimi kryesor i kësaj procedure është arritja e efiçencës dhe e efikasitetit dhe kjo kryesisht përpiqet të arrihet nëpërmjet trajtimit të barabartë të pjesëmarrësve në tender, realizimit të një proçesi transparent, nxitjes së konkurrencës duke siguruar në këtë mënyrë mirëpërdorimin e fondeve publike dhe afrimin e partnerëve seriozë dhe kompetentë në treg. Sigurisht, në dallim nga forma të tjera më të zhvilluara të Partneritetit Publik Privat, prokurimi publik mbart disa prej difekteve të cilat hasen në rastin e ofrimit të shërbimeve nga vet sektori publik. Megjithë kursimin e fondeve publike (për arsyet e cituara më lart) përsëri kemi të bëjmë me shpenzim të parave publike dhe njëkohësisht mosmarrjen përsipër të riskut nga ana e sektorit privat. Ajo ç’ka konstatohet në praktikë në lidhje me prokurimin publik gjatë përzgjedhjes së fituesit është  Allan, J. R. (1999): Public-Private Partnerships: A Review of Literature and Practice; Bettignies, J. and T.W. Ross (2004): The Economics of Public Private Partnerships.
Savas, E. (2000): Privatisation and Public-Private Partnerships
sigurimi i çmimit më të ulët nga njëra (gjithsesi jo në çdo rast) edhe sigurimi i cilësisë së punëve apo shërbimeve. Ka një armatë të tërë nënpunësish publikë të cilët gjatë momentit të tenderimit kujdesen më shumë për një respektim rigoroz dhe pedant të rregullave të prokurimit (dhe shpeshherë me qëllimin e thjeshtë për të mos u dëmtuar nga kontrollet akoma më pedante të auditëve të ndryshëm) sesa të kenë në vëmendjen e tyre të vazhdueshme interesin publik.
Gjithashtu nuk mund të mos përmenden këtu vështirësitë e lindura gjatë procesit të monitorimit dhe zbatimit të kontratës publike për shkak të rolit ende të rëndësishëm të administratës publike në hartimin e specifikimeve teknike, ngurtësimit të këtyre të fundit dhe pamundësisë për t’i përmirësuar apo përshtatur me rrethanat e reja të krijuara por edhe për arsye se subjektit privat në një farë i mungon vetrregullimi që shfaqet natyrshëm në rastin kur operon me fondet e tij.
Nga ana tjetër në rastin e PPP, siç u përmend edhe më sipër fillojnë edhe shfaqen zhvendosjet e kontrollit, autoritetit dhe vendimmarrjes në sektorin privat. Në këtë rast partneri privat siguron kapitalin dhe njëkohësisht është ofrues i shërbimit.
Ndryshimi midis privatizimit të plotë dhe një marrëveshje PPP, është se në këtë të fundit sektori publik luan ende një rol të rëndësishëm, ndërkohë që në privatizimin e plotë përfshirja e qeverisë është minimale, përvecse kur një kornizë ligjore është e nevojshme për entitetin e privatizuar. Sipas Savas10, privatizimi është akti i i reduktimit të rolit të qeverisë dhe rritjes së rolit të institucioneve të tjera shoqërore në prodhimin e të mirave dhe shërbimeve si dhe në mbajtjen e të drejtave të pronësisë.
1.2 Kapërcimi i sfidave për një zbatim më cilësor dhe efektiv të Partneritetit Publik Privat
Megjithë domosdoshmërinë e PPP, zbatimi në praktikë ka nxjerrë disa çështje të cilat duhen patur në vëmendje të vazhdueshme për një implementim efektiv të këtij partneriteti.
Në fakt një kërkesë e rëndësishme e së drejtës europiane (acquis communitaire) mbetet moscënimi i parimeve të tregut të lirë dhe sigurimi i konkurencës. Kjo çështje fiton një rëndësi të veçantë sidomos gjatë proçedurës së përzgjedhjes së partnerëve privat apo edhe përcaktimit të kushteve në lidhje me rinovimin e kontratës. Këto janë marrëveshje të shtrira në kohë për shkak të investimit të madh fillestar të bërë nga ana e subjektit privat dhe garantimit të tij për kthimin e investimit. Kohëzgjatja e partneritetit sigurisht që sjell rrezikun e krijimit të një tregu të mbyllur dhe jo konkurues. Kjo është edhe një ndër arsyet që respektimi i proçedurave të përzgjedhjes dhe i rregullave që sigurojnë konkurencë, transparencë dhe proporcionalitet merr një rëndësi thelbësore.
Në fakt qëllimi kryesor i proçesit të përzgjedhjes është rënia e kostos së prodhimit duke ngritur njëkohësisht në këtë mënyrë problemin e cilësisë së menaxhimit. Përcaktimi i cilësisë së shërbimit mbetet i vështirë sidomos në rastin e shërbimeve publike ku raporti midis input-it dhe output-it është shpeshherë i paqartë. Në të njëjtën kohë kjo kërkon edhe monitorimin e vazhdueshëm dhe në mënyrë aktive të menaxhimit të këtij shërbimi për shkak edhe të monopolit të dhënë ofruesit të shërbimit në një fushë të caktuar.
Nga ana tjetër vet ky partneritet përballet me mjaft rreziqe të cilat janë të zakonshme gjatë zbatimit të një projekti. Ato përfshijnë11 rrezikun teknik, për shkak të dështimeve të projektimit; rrezikun e konstruksionit i cili mund të rezultojë nga tejzgjatjet e afateve dhe tejkalimet e kostove; rreziku i operimit, rezultat i kostove të larta të mirëmbajtjes dhe operimit; rreziku i të ardhurave, rezultat i mungesës së kërkesës për shërbimin; rreziku financiar, rezultat i kostove financiare; rreziku mjedisor si pasojë e impaktit të projektit në mjedis; rreziku politik dhe ai ligjor si rezultat i ndryshimeve ligjore apo politika jombështetëse të qeverive; rreziku i forcës madhore.
11 Grimsey, D. and M. Lewis (2004): Public-Private Partnerships: The Worldwide Revolution in Infrastructure Provision and Project Finance.
12 Deloitte Research (2006)
Cështja më kritike mbetet nëse të ardhurat nga ofrimi i shërbimit mund të mbulojnë kostot operative, ato financiare si dhe të sigurojnë kthimin e investimit.
Nga ana tjetër ekzistojnë faktorë të tjerë të cilët mund të çojnë në dështimin e PPP-ve12:
- Struktura e dobët organizative: lidershipi në qeveri mund të jetë shpeshherë i dobët dhe i ngurtë, sidomos në shtetet jo të qëndrueshme.
- Mungesa e qartësisë: ndodh atëherë kur partneri privat që në fazën e parë nuk është i qartë në lidhje me qëllimin e projektit dhe rezultatet e tij.
- Komunikimi i pamjaftueshëm: një komunikim i tillë ndërmjet qeverisë dhe kontraktorit mund të çojë në dështimin e projektit, pasi rënia dakord e tyre mbi burimet njerëzore, financiare dhe materiale është e dodmosdoshme për arritjen e objektivave.
- Struktura e papërshtatshme e PPP: Tipet e PPP dallojnë kryesisht nga njëri - tjetri për shkak të nivelit dhe natyrës së rrezikut që i kalon sektorit privat. Një gabim që haset shpesh në këtë drejtim është kur sektorit privat i transferohet rreziku i kërkesës edhe pse ky kontraktor nuk ka nën kontroll nivelin e përdorimit të infrastrukturës që i është dhënë. Këshillohet që partnerët të ndajnë rrezikun në varësi të aftësisë së tyre për ta menaxhuar atë. Një ndarje e përshtatshme e rrezikut lejon qeveritë që të modelojnë PPP sipas situatave specifike dhe sektorëve infrastrukturorë.
Një njohje dhe kuptim më i mirë i modeleve të PPP-ve ndihmon në zgjidhjen e çështjeve komplekse dhe përzgjedhjen e duhur të nivelit të ndarjes së rrezikut.
- Mungesa e kapacitetit të brendshëm: ndodh në rastet kur si qeveria ashtu edhe kontraktori privat nuk plotësojnë kriteret e kërkuara aftësistë e personelit të nevojshëm për menaxhimin e PPP.
- Planifikimi i papërshtashëm: suksesi apo dështimi i një PPP është i lidhur shpeshherë me projektimin fillestar të PPP, politikat, legjislacionin etj.
- Mungesa e fokusit mbi operimin: qeveria mund ta shohë PPP-në thjesht si një instrument financimi dhe kështu të përqëndrohet në momentin e transaksionit dhe jo në operimin e mjetit infrastrukturor.
- Dështimi i kuptimit të vlerës së parasë: ndodh kur kostot e kredive apo tenderimit që lidhen me PPP nuk mbulohen në mënyrë të mjaftueshme nga fitimet ose kur nënpunësit qeveritarë nuk kuptojnë në mënyrë të drejtë vlerën e parasë.
Me qëllim shmangien e këtyre rreziqeve, qeveritë mund të adoptojnë një cikël jete të partneritetit që i jep vëmendjen e duhur të gjithë fazave të të një PPP-je nga planifikimi, transaksioni e deri tek menaxhimi i PPP-së. 13.
13 Deloitte Research (2006)
Kjo vëmendje me të drejtë ka gjetur vend dhe është pasqyruar në kuadrin ligjor që rregullon partneritetin publik privat në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë.
Përkufizimi ligjor shqiptar mbi konçesionet është mjaft i ngjashëm me përkufizimin e Komisionit Europian (2003) mbi partneritetin publik privat të përmendur në pjesën 1.1 të kësaj teze.
Kuadri ligjor i konçesioneve është krijuar për herë të parë në Shqipëri gjatë viteve ’90, periudhë kjo e karakterizuar nga transformime rrënjësore të sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror.
Ligji i parë mbi konçesionet, është ai nr. 7973, dt. 26.07.1995 “Për konçesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, i cili për herë të parë krijoi bazat për pjesëmarrjen e sektorit privat, vendas dhe të huaj, në shërbimet publike dhe infrastrukturë.
Sipas ligjit të '95, konçesioni është një kontratë nëpërmjet së cilës një personi juridik joshtetëror apo fizik, i besohet një pasuri publike, në mënyrë të tillë që të mund të ofrojë shërbimet e kërkuara, për një periudhë kohore jo më të gjatë se 30 vjet.
Për përmirësimin e regjimit të konçesioneve, për nxitjen e investimeve të munguara prej kohësh, në 2006, Parlamenti shqiptar miratoi një ligj të ri mbi koncesionet. Nëpërmjet miratimit të këtij ligji kërkohej të minimizoheshin pengesat burokratike duke krijuar mundësinë për të tërhequr sektorin privat në kryerjen e investimeve të reja sidomos në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë të rritej transparenca e proçedurës konçesionare.
Ligji përcakton kushtet, mënyrat, kriteret dhe procedurat e dhënies me konçesion dhe njëkohësisht në të përmenden edhe disa kushte të përgjithshme të cilët do të jenë pjesë e kontratës së konçesionit.
Ligji shqiptar i konçesioneve në nenet e fundit të tij ka përcaktuar përparësinë e tij ndaj ligjeve të tjera ekzistuese, duke u kualifikuar në këtë mënyrë si mënyra e vetme e rregullimit të konçesioneve në të gjithë sektorët në Shqipëri.
Ky ligj me pak fjalë mbulon partneritetin publik privat në fushën e energjisë, shëndetësisë, infrastrukturës së burgjeve, minierave, furnizimit me ujë, arsim, transport etj. , pra gama mbetet mjaft e gjerë.

Ky fakt ka sjellë edhe mungësen e një rregullimi ligjor apo nënligjor më specifik, sidomos përsa i përket kritereve teknike që duhen plotësuar nga ana e pjesëmarrësve në konkurim apo edhe përsa i përket deri diku kushteve kontraktuale.
Ato, që konsiderohen si faza të PPP, të cilat kërkojnë vëmendjen e duhur dhe njëkohësisht një rregullim të kujdesshëm, janë paraqitur si më poshtë vijon:
Fig. 2 Aktivitete
a. Identifikim & Përcaktim
b. Studim i pre-fizibilitetit
c. Analiza Sociale-Ekonomike kosto - përfitim
d. Përcaktimi i burimeve financiare
e. Analiza e impaktit mbi buxhetin publik
Aktivitete
a. Organizimi i projektit
b. Plani i biznesit
c. Analize krahasuese publike / private (PSC)
Aktivitete
a. Zhvillimi i planit të konkurimit
b. Pregatitja e dokumentave kryesorë të konkurimit
c. Vlerësimi dhe përzgjedhja
d. PSC / Matja e vleres se parase
Aktivitete
a. Menaxhimi i kontratave dhe marrëdhënies
b. Menaxhimi i kontributit financiar publik
c. Monitorimi dhe matja e performancës
d. Menaxhimi i riskut
e. Menaxhimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels