IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts




http://eseshkolle.blogspot.com/Hyrje


Pothuajse të gjitha kafshët në tokë e fillojnë jetën e tyre të pavarur, pa pasur nevojë për të mësuar apo për t’u edukuar nga prindërit e tyre. Çdo lloj njohurie apo aftësie e duhur për të përballuar jetën e kanë tashmë të gatshme në atë që shkenca moderne e quan gabimisht “instikt” ose siç do ta quajmë ne, një “frymëzim Hyjnor”. Sidoqoftë, njeriu është shumë i ndryshëm nga kafshët si nga ky aspekt ashtu edhe në aspekte të tjera. Njeriu vjen në botë duke qenë i paditur dhe i paaftë për gjithçka, por me një aftësi të jashtëzakonshme për të përvetësuar, kështu që atij i duhet të mësojë dhe të edukohet. Sa më cilësor, plotësues dhe gjithëpërfshirës të jetë edukimi për nevojat intelektuale, materiale dhe shpirtërore të tij, aq më i mirë do të formësohet karakteri i tij.
Ndër të gjitha gjallesat, njeriu kërkon kohën më të gjatë për t’u rritur fizikisht dhe për t’u edukuar. Megjithëse shumica e sistemeve ligjore e kanë përcaktuar moshën e pjekurisë në 18 vjeç, mund të themi se, me përjashtime të rralla, një person nuk e ka arritur moshën e pjekurisë deri në 30 vjeç. Pothuajse çdo njeri, qoftë edhe gjeni, ka nevojë të këshillohet me persona të tjerë përpara se të marrë një vendim me rëndësi. Përveç kësaj, çdo njeri është i rrezikuar nga gabimet dhe për këtë është në nevojë të vazhdueshme për korrigjim të vetvetes. Kjo për arsyen se ai është qenie sociale e detyruar të jetojë në bashkësi me njerëz të tjerë dhe të krijojë marrëdhënie me ta. Shkolla e parë ku ai merr mësim dhe edukim është familja.
Familja dhe femijeria
Veçanërisht në fëmijëri, njeriu ka nevojë më shumë se kurrë për kujdes dhe dashuri. Ngrohtësia e mjedisit familjar është thelbësore që një njeri të bëhet anëtar i edukuar, i sjellshëm, i dashur dhe i dobishëm për shoqërinë. Në këtë mjedis, nëna ka vendin kryesor. Nëna është ajo që e ushqen fëmijën e porsalindur me qumështin e saj. Por, më shumë se qumështi, dashuria, dhembshuria dhe kujdesi i nënës për fëmijën janë shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e personalitetit dhe karakterit të tij.
Foshnja ka nevojën më të madhe për kujdesin dhe vëmendjen e drejtpërdrejtë të nënës veçanërisht në periudhën simbiotike. Edhe në çerdhet apo kopshtet më profesionale, foshnja nuk mund të gjejë kurrsesi një dashuri dhe përkujdesje si ajo e nënës së tij. Ndërkohë që në shtëpi fëmija është i rrethuar me dashuri nga nëna dhe të gjithë pjesëtarët e familjes, në kopsht ai duhet të marrë kujdes nga një person i huaj i cili, sado profesionist të jetë, duhet të kujdeset njëkohësisht edhe për 10 ose15 fëmijë të tjerë. Pra kuptohet se ambienti familjar ku fëmija është në qendër të vëmendjes, duke u përkëdhelur në prehrin e dashurisë së nënës, është shumë ndryshe nga kopshti, një ambient i huaj ku të gjitha këto mungojnë.
Roli I nenes ne muajt e pare te lindjes
12 muajt e parë të marrëdhënies ndërmjet nënës dhe foshnjes quhet periudha simbiotike, gjatë së cilës foshnja ndjen një lidhje të thellë me nënën. Në të vërtetë, në 6 muajt e parë të jetës foshnja nuk arrin ta dallojë nënën si një qenie të ndarë nga ajo. Gjatë vitit të parë të jetës, dashuria e nënës formon bazat e personalitetit shpirtëror të fëmijës dhe zhvillon tek ai ndjenjën e vetëbesimit. Dashuria e nënës është gjithashtu e rëndësishme në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës dhe aftësisë së tij për t’u rritur si një qenie sociale. Ndarja afatgjatë apo afatshkurtër nga nëna i jep shkas ankthit dhe depresionit tek fëmija.
Dr. R. Spitz, një psikiatër i kohëve moderne, përkufizoi dy sindroma në fëmijët që ishin rritur pa praninë e mjaftueshme të dashurisë së nënës. Një nga këto sindroma, e quajtur :
depresioni anaklitik vinte si pasojë e ndarjes afatshkurtër të foshnjës nga nëna pas moshës 6 muajsh. Kjo ndodhte rëndom kur fëmija dërgohet në çerdhe. Foshnja, fillimisht, si pasojë e ndarjes nga nëna, reagon me të qara të forta dhe të zgjatura. Nëse dikush afrohet tek ajo pasi është qetësuar, e qara fillon përsëri. Pas këtij reagimi fillestar, foshnja pushon së qari dhe në fytyrë mund të dallohen qartë shenjat e lodhjes dhe dëshpërimit. Dr. Spitz e quajti këtë periudha e protestimit :
Ne kete periudhe foshnja fillon të hajë më pak, të bjerë në peshë dhe të dobësohet fizikisht. Këto shenja mund të shoqërohen edhe me të vjella dhe diarre.
Periudha e protestimit, e cila zgjat zakonisht 2 ose 3 javë, ndiqet nga një periudhë depresioni ku fëmija është i zymtë dhe i trishtuar. Pas dy muajsh këto reagime emocionale bëhen më të rralla. Foshnja tashmë është i painteresuar për ambientin përreth dhe për personat që i afrohen. Shkurt ai mbyllet në vetvete.
Kuptimi i këtyre fazave reaguese është lehtësisht i shpjegueshëm. Foshnja në fillim, si pasojë e ndarjes nga nëna përgjigjet me të qara të forta për ta kthyer atë tek vetja. Pasi ajo nuk i përgjigjet ai pikëllohet. Më pas, kur shpresa për t’u ribashkuar me nënën zhduket, ai vuan dhe mbyllet në vetvete.
Nëse ndarja nuk i kalon 3 muaj, atëherë foshnja mund ta rimarrë veten dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme. Por, nëse ndarja është më e madhe, foshnja asnjëherë nuk e rimerr veten plotësisht dhe zhvillon depresionin e ndarjes.
Ky lloj depresioni haset te foshnjat e ndara nga nëna shumë herët pas lindjes dhe ata të mbajtur në çerdhe ose në kopsht për kohë të gjatë. Ai karakterizohet nga një zhvillim i vonuar dhe i mangët fizik, intelektual dhe shpirtëror si dhe personalitet jo social.
Vitet e para te jetes dhe roli I pazevendesueshem I nenes
           
Fëmijët e ndarë nga familja në vitet e parë të jetës për t’u dërguar në çerdhe apo kopsht, më vonë gjatë procesit jetësor hasin vështirësi të mëdha në përshtatjen me ambiente dhe situata të reja dhe reagojnë me vonesë ndaj stimujve të ndryshëm. Ata zhvillojnë tike ose lëvizje të tjera të pavullnetshme si tundje e këmbëve ndërsa qëndrojnë ulur, shkulje e flokëve, goditje të murit me kokë, luajnë me llapat e veshit dhe tundje e kokës. Një sjellje e tillë nga fëmija i lënë vetëm është një përpjekje për të kompensuar vetminë dhe braktisjen që ai ndjen. Për më tepër, tek disa fëmijë mund të gjenden shenja prapambetjeje mendore. Studimet kanë treguar se edhe në fëmijë të ushqyer mirë dhe me cilësi, shkalla e prekshmërisë ndaj sëmundjeve dhe vdekjeve është më e lartë. Krahasuar me moshatarët e tyre, ata janë më të dobët dhe më të shkurtër fizikisht. Megjithëse të etur për dashuri, ata përgjigjen me dyshim dhe indiferencë ndaj dashurisë apo afrimitetit të shfaqur ndaj tyre.
Disa nga këta fëmijë të privuar në këtë mënyrë rriten dhe zhvillojnë një ndjenjë mungese vetëbesimi, bëhen të turpshëm, të rezervuar dhe pasiv ndërsa të tjerë bëhen agresivë. Ata shfaqin shenja të një sjelljeje pa edukatë, janë mendjengushtë dhe bëjnë mungesa të pajustifikuara në shkollë. Një pjesë prej tyre janë të predispozuar për sjellje kriminale, të dhunshme si dhe mund të ketë nga ata që tentojnë vetëvrasjen. Studime të bëra me persona kriminelë apo të sëmurë mendorë kanë treguar se shumica e tyre e kishin kaluar një fëmijëri të vetmuar, të ndarë nga familja dhe të privuar nga dashuria prindërore.
Për fat të keq, dobësia e karakterit dhe deformimet e personalitetit që lindin si pasojë e ndarjes afatgjatë nga nëna, janë pothuajse të parikthyeshme. Sa më i vogël të jetë fëmija që dërgohet në çerdhe dhe sa më gjatë të qëndrojë atje, aq më të rënda janë efektet negative.
Të jesh prind është një punë e rëndë
Nuk është një gjë e komplikuar të rritësh një fëmijë të lumtur dhe të mirëpërgatitur për jetë. Pse atëherë kaq shumë njerëz dështojnë? Pjesërisht problemi është mungesa e diturisë .
Parimet bazë të edukimit të fëmijës mund t’i kuptojmë dhe mësojmë teorikisht shumë shpejt, por shumica prej nesh nuk mund t’i praktikojë ato. Pse? Sepse rritja e fëmijës na kërkon kohë dhe mundim.

Kohë. Ju nuk mund të rrisni fëmijë pa qenë pranë tyre. Ju duhet ta edukoni fëmijën personalisht dhe shumë shpesh. Nëse nuk jeni gati për të sakrifikuar karrierën tuaj ose planet për të shijuar jetën, nuk keni pse të planifikoni një fëmijë. Ju jeni të papërgjegjëshëm, nëse duke qenë prindër akoma nuk mund të sakrifikoni interesat tuaja për të mirën e fëmijës.
Patjetër shumë prindër janë të dëtyruar të punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje për t’i siguruar fëmijës një jetë të mirë financiare. Ata nuk kanë zgjidhje. Por shumë prindër kanë zgjidhje dhe ata bëjnë një zgjidhje të gabuar.
Mirë, le të supozojmë që keni oraret e gjata të punës dhe keni shumë pak kohë për të kaluar me fëmijën. Por gjatë fundjavës ju largoheni nga shtëpia për t’u argetuar me miqtë tuaj.  Patjetër ju keni nevojë për pushim. Por fëmija ka më shumë nevojë për ju. Nuk është aq e vështirë ta kuptoni.
Pas lindjes së fëmijës, jeta juaj ndryshon krejtësisht – në mënyrë radikale. Nëse doni të jeni të denjë të quheni prindër, ju duhet t’i kushtoni kohë. Shumë njerëz mendojnë që pas lindjes së fëmijës ata mund të vazhdojnë stilin e jetesës së kaluar – sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Dhe për këto opinione të gabuara paguajnë fëmijët.

Mundimi. Të jesh një prind i mirë shpesh herë do të thotë të zgjedhësh më të vështirën nga zgjedhjet. Këtë zgjedhje unë e quaj mundim.
Imagjinoni që vajza juaj është duke mësuar të lidhë këpucët dhe ajo dëshiron që ta vezhgoni suksesin e saj. Kurse para jush është një ditë plotë stres dhe e vetmja gjë që dëshironi është të niseni për në punë sa më shpejt. Është më e lehtë ta bindni veten që nuk keni kohë për këtë dhe t’i lidhë vetë këpucët e saj. Më e vështirë është ta pranoni që kjo gjë është e rëndësishme për vajzën dhe që disa minuta nuk do të krijojë një ndryshim të madh në orarin tuaj.
Një situatë tjetër – djali juaj pesëvjeçar para gjumit ju kërkon edhe një tjetër çokollatë. Ju e dini fare mirë që sot ai ka ngrenë shumë ëmbëlsira dhe në fakt ai thjesht dëshiron të zgjasë ditën. Një tjetër aspekt që ju vështirëson zgjidhjen është që më përpara e keni qortuar fëmijën edhe pse nuk ishte faji i tij dhe tani ndjeheni fajtor. Zgjidhja më e lehtë – edhe pse jo e drejtë – është t’i japësh edhe një çokollatë tjetër duke i sjellë fëmijës një çast kënaqësie dhe duke e shpëtuar nga kjo luftë.
Një tjetër rast. Vonë në mbrëmje, ju kujtoni që vajza juaj dhjetëvjeçare nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Ju e dini që ajo është e lodhur dhe do t’i rezistojë kujtimit tuaj. Edhe ju jeni e lodhur dhe nuk dëshironi të nisni një grindje. Më e lehtë do të ishte ta dërgoni vajzën të flerë.
Në çdo situatë ne padyshim e kuptojmë – cila është zgjidhja e duhur. Problemi është t’i zbatojmë ato. Fatkeqësisht është e pamundur t’i lehtësosh këto situata. Rritja e fëmijëve është një nga punët më të vështira në botë – ky është realiteti i jetës.
Por mos u dekurajoni! Ka një strategji që herët a vonë do t’ju sjellë rezultatin e dëshiruar. Gjithashtu zakonet pakësojnë mundimet.
Në fakt, edukimi i fëmijës mund t’ju bëjë një njeri më të mirë – me vetëkontroll, të mirëkuptueshëm dhe patjetër më të dashur.
Rregulli i parë: Le të përputhen fjalët tuaja me vepra!

Jo, jo dhe jo!
Çfarë mund të jetë më e thjeshtë – kur i thoni fëmijës JO (kjo fjalë gjatë edukimit të fëmijës duhet të përdoret shpesh), kjo fjala në të vërtetë duhet të ketë nënkuptim JO. Për të verifikuar që jeni serioz ju duhet të mbeshtesnin fjalët tuaja me vepra. Tani dhe këtu! Jo nesër ose kur të jeni në shtëpi. Pa hezituar! Në këtë çast! Nuk ka rrugë tjetër se si t’i mesosh fëmijës tuaj – çfarë lloj sjellje është e pranueshme dhe çfarë nuk është.
Nëse vajza juaj trevjeçare merr në supermarket një pako me biskota që nuk keni ndërmend ta blini, thojani asaj JO dhe kërkoni që ajo ta vendosi atë që ka marrë. Nëse vajza nuk bindet, merreni pakon nga duart e saj, vendoseni atë në vend dhe tregoni që në shtëpi ajo do të dënohet për mosbindjen. Nëse ajo bën zhurmë, tregoni që të pushojë. Nëse ajo nuk ju dëgjon, kthejeni atë në shtëpi dhe dënojeni më rreptë sesa kishit ndërmend më përpara.
Mosbindja e fëmijës është si brumi me majaja – ajo zë të gjithë vendin e dhënë. Nuk do të keni probleme nëse do të jeni këmbëngulës në kërkesat tuaja, dhe do ta trajtoni fëmijën me dashuri dhe vendosmëri njëkohësisht. Kjo nuk është aq e vështirë.

Mos i lejoni fëmijës suaj t’ju trajtojë pa respekt
Nëse nuk do ta mbani këtë rregull të thjeshtë ju do të humbisni respektin e fëmijës. Nuk ka gjë më të keqe. Ju do të humbisni çdo respekt në sytë e vajzës nëse ajo do të zbulojë që fjalët e prindërit nuk përputhen me veprat, sepse kërcënimet e babait janë fjalët pakuptim kurse mamaja nuk kërkon zbatimin e kërkesave të saj.
Pikërisht për këtë fëmija katërvjeçar nuk reagon kur mamaja thotë: “Mos!” – sepse ai e di nga përjetimet që fjalët e mamasë nuk kanë asnjë pasojë.
“Mjaft, ose të ngordha!” thotë mamaja por çamarroku vazhdon sepse e di që këto janë fjalë pa vlerë.
“Të thashë MOS. Jam serioze!” thotë mamaja. Djali buzëqesh dhe sërish e sërish përsërit atë çfarë mamaja ka ndaluar.
Tani kërcënimet e mamasë bëhen konkrete: “Nëse do të vazhdosh të sillesh kështu, unë do t’i marr të gjitha lodrat e tua!” Por edhe pas këtyre fjalëve fëmija nuk reagon sepse e di që kërcënimet e mamit nuk kanë asnjë pasojë.

Ju bëni të mjerë vetveten dhe fëmijën
Paradoksi i plotë i ironisë është që kjo “lojë” është e pakëndshme edhe për fëmijën. Nuk ka lezet të zbulosh që nuk mund të mbeshtetesh tek prindërit dhe që në fakt ata janë veç gënjështarë.
Herën tjetër kur do të vezhgoni një fëmijë duke mos i bindur prindërve, vini re – që një nga emocionet sunduese në këtë incident është inati. Inati vjen nga zbulimi që fëmija ka humbur bazën themelore – ndjenjën e sigurisë. Në kokën e vogël janë mendime të tilla: “Nëse mamaja nuk bën atë çfarë më premton dhe nuk më dënon mua, si mund t’i besoj fjalët e saj? Nëse ajo nuk ka guxim ta ndalojë sjelljen time, si mund të jem i sigurt që ajo do të ketë guxim për të më mbrojtur mua?”
Fëmija beson, mbeshtetet tek ju që ju do të mesoni atë se si ta drejtoni anijen në oqeanin e jetës plot stuhi. Ai ka nevojë për siguri që të jeni një kapiten mjaft i aftë për të mos lejuar atë të bjerë jashtë bordit.
Duke parë që nuk jeni të aftë për të fituar në një situatë me një fëmijë aq të vogël, vogëlushi nuk ka besim që mund të fitoni në një situatë me të vërtetë të frikshme. Kush do ta mbrojë fëmijën duke e drejtuar në rrugën e drejtë? Patjetër që nuk do të jeni ju sepse e keni provuar veten si të paaftë. Është e qartë që fëmija duhet të mbrojë veten.
Kjo është një tronditje e madhe. Prandaj mos u çudisni që fëmija është aq i inatosur. Nuk është surprizë që ai do të përdorë çdo shans për t’ju marr hak. Çdo herë kur ai do të ketë shans për t’ju trajtuar pa respekt, ai do t’ju marr hak në mënyrën më të dhimbshme. Për shkak që nuk jeni të aftë për t’i dhënë fëmijës ndjenjën e sigurisë, ai do të ngushëllojë veten duke derdhur gjithë inatin mbi ju.
Kjo sjellje do të bëhet zbavitëse dhe pas disa kohe fëmija nuk do t’ju bindet juve në çdo rast të mundshëm. Mosbindja do të bëhet burimi i gëzimit për atë – kënaqësia për t’ju hedhur në sy dobësinë tuaj të moralshme.
Së shpejti fëmija do të krijojë telashe vetëm për t’u zbavitur.
Fëmija shijon statusin e mbretit/mbretëreshës në familje. Dhe ju nuk keni asnjë justifikim po të  lejoni fëmijën të sundojë mbi ju. Ju nuk keni pse ta lejoni situatën të bëhet aq e komplikuar që të keni turp për veten si prindër. Veçanërisht kur e vetmja gjë që duhet të bëni është të thoni JO dhe të veproni sipas fjalës suaj.
Kjo nuk është aq e vështirë!
Rregulli i dytë: Kurrë mos e rrihni fëmijën tuaj
 Në shoqërinë tonë nuk lejohet të përdoret një dënim trupor edhe ndaj kriminelave më të tmerrshëm. Pse duhet t’i dënojmë në këtë mënyrë fëmijët tanë? Faktet na tregojnë që rrahja nuk ka asnjë efekt pozitiv që nuk ishte e mundur të arrihej nëpërmjet dënimit jo të dhunshëm. Kjo nuk është aq e vështirë.
Kështu ne arrijmë në përfundim që goditja nuk ka justifikim, nëse nuk dëshironi t’i mësoni fëmijës suaj që është normal që më i forti rreh më të dobëtin.
Në nëntë raste nga dhjetë fëmijë është rrahur në mënyrë spontane – jo pas një vendimi me mendje të qetë se çfarë dënimi ishte më i përshtatur në këtë rast. Thjesht prindërit janë të inatosur dhe dëshirojnë të rrahin dikë për ta lëshuar avullin dhe fëmija merr shuplakën. Kështu kufiri midis një dënimi trupor dhe dhunës është shumë i hollë.
           
Kush është kush?
Disa do të kundërshtojnë që prindërit duhet t’i tregojnë fëmijës se kush është më i madhi këtu. Dokrra! Është shumë e qartë se kush ka të drejtë për të urdhëruar. Ju jeni më të mëdhenj nga mosha dhe nga gjatësia trupore. Ju kontrolloni çdo gjë në jetën e fëmijës duke vendosur kur ai do të çohet në mëngjes, kur do të shkojë në shkollë ose kopësht dhe kur duhet të flejë gjumë. Fëmija varet nga ju plotësisht. Ju i siguroni atij ushqim dhe rroba. Nuk ka asnjë dyshim që shefi jeni ju. Ndoshta ju keni nevojë të bindni veten rreth statusit tuaj duke rrahur fëmijën herë pas here, por ai e di këtë gjithësesi.
           
Nxitimi – shkaku i brutalitetit
Herën tjetër, para se të godisni fëmijën tuaj, ndaluni pak dhe mendoni – çfarë doni të arrini?
Ndonjeri prej jush do të pohojë që dëshiron t’i mësojë fëmijës të ndajë të mirën nga e keqja. Por kjo është absurde. Kush ju ka dhënë të drejtë për të dënuar fëmijën i cili nuk e di çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe? Dënimi vetë nuk mëson asgjë – vetëm nënvizon mësimin. Dënojeni atë vetëm nëse fëmija di mirë të dallojë, dhe akoma me vetëdije zgjedh rrugën e gabuar. Gjithmonë, në fillim mësojeni e më pas dënojeni.

Në fillim bëjini fëmijës të kuptojë që sjellja e tij nuk është e pranueshme. Një mënyrë e qartë është të thoni me zë serioz “JO”. Qëllimi juaj është shumë i thjeshtë – t’i shpjegoni fëmijës çfarë sjellje prisni nga ai dhe çfarë llojë sjellje nuk pranoni.
Nëse mesazhi është i qartë, dhe fëmija vendos të mos ju bindet juve, ai meriton një dënim.

Dënime të pranueshme 
Një dënim efektiv është heqja nga ndonjë privilegj – ne mund ta vëzhgojmë këtë gjatë jetës së përditshme.
       Nëse nuk hamë ushqim me vlerë, sëmuremi dhe nuk mund ta llastojmë veten me ëmbëlsira.
      Nëse jemi përtacë dhe nuk bëjmë dëtyrën brenda afatit, nuk kemi kohë për të parë televizor.
      Nëse trajtojmë shokët tanë keq, ata fillojnë të na shmangin.
       Nëse nuk paguajmë faturat, borxhet etj., ne jemi të detyruar t’i paguajmë ato gjithsesi dhe ne humbasim  të drejtën për të menaxhuar financën tonë.
       Nëse nuk kontrollojmë sjelljen tonë dhe jemi të rrezikshëm për të tjerët, rrezikojmë të shkojmë në burg.

Nëse dëshirojmë ta përgatitim fëmijën për jetën me këto rregulla, duhet të krijojmë një kontekst të ngjashëm edhe në shtëpinë tonë. Jini krijues:
       Nëse vajza juaj refuzon të hajë lulelakër, mos i jepni  kokëfortës kekun.
       Nëse ajo nuk ka bërë detyrat e shtëpisë, ndalojini asaj të shikojë televizor.
       Nëse vogëlushja ka keqtrajtuar shokët e saj, ndalojini asaj të luajë me ata për disa kohë.
       Nëse vajza ka shpenzuar paratë me mendjelehtësi, mos i lejoni asaj të bëjë pazare.
       Nëse ajo nuk ndalon veprimet që vë në rrezik njerëzit e tjerë, dënojeni atë me arrest shtëpie.

Le të sundojë arsyeja dhe jo forca brutale
Nuk keni pse të hyni thellë në psikologjinë e fëmijës për të kuptuar që dënimet trupore krijojnë një pikëpamje të gabuar. Fëmijët fillojnë të mendojnë që të paktën në disa raste të caktuara rrahja është e pranueshme, dhe në disa raste më i forti mund të tregojë superioritetin e tij duke lënduar tjetrin.
Por ky arsyetim është kundër opinionit të shoqërisë sonë dhe ne nuk dëshirojmë t’i mësojmë këtë fëmijës sonë. Ne – të rriturit – duam që gjithçka të zgjidhet me anë të arsyetimit dhe të drejtësisë, jo forcës brutale.
Nuk duhet të jeni gjeni për të kuptuar që duke rrahur fëmijën tuaj ju zgjasni mbijetesën e kësaj tradite arkaike duke ia trashëguar atë brezave ardhshëm. Pikërisht ata njerëz, të cilët kanë përjetuar dhunën gjatë fëmijërisë, më vonë rrahin fëmijët e tyre – nga modeli i roleve të mësuar ose nga hakmarrje.
Tragjike? Po. E tmerrshme? Po. Por dëtyra juaj është të ndaloni këtë zinxhir.
Kjo nuk është aq e vështirë.

Rruga e rrëshqitjes
Fillimi i mbarë është gjysma e punës, thonë kinezët. Për të mos shpërthyer dhe dënuar fëmijën në mënyrë të dhunshme, mos lejoni situatën të dalë jashtë kontrollit sepse pastaj inati do të ngjitet nga fëmija edhe tek ju. Ju humbisni kontroll, jo vetëm  ndaj fëmijës, por edhe ndaj jush.
Imagjinoni që fëmija njëvjeçar në karrocën e supermarketit merr ndonjë gjë nga rafti. Thojini me zë të butë: “Jo! Mos e prek!” Dhe vendoseni atë në raft. Por fëmija e merr atë përsëri. Thojini sërish – Jo! (Me zë të butë sepse fëmija ndoshta nuk e ka kuptuar akoma.) Por kur ai e merr atë herën e tretë duke rebeluar, thojini atij “JO!” me zë më të rreptë duke dhënë mesazhin që kjo sjellje nuk është e pranueshme – sepse pakënaqësia e prindërve është vetë një dënim.
Pastaj vendosni karrocën në mënyrë që djali nuk mund të prekë asgjë nga raftet. Edhe ky është dënim i përshtatshëm sepse e ndalon atë për të bërë gabime.
Nëse fëmija fillon të qajë, i vetmi veprim i duhur është të këmbëngulni në vendimin tuaj dhe ta largoni nga dyqani. Duke kuptuar që situata nuk do të ndryshojë, fëmija herët a vonë do të ndalojë së qari.
Ky është thelbi i suksesit – ju duhet të ngulni këmbë deri sa fëmija të kuptojë se me qarje nuk do të arrijë asgjë. Nuk është një gjë e këndshme të veproni kështu, por s’keni ç’të bëni. Dhe më besoni, nëse nuk do të sundoni mbi fëmijën tuaj që tani, më vonë kur ai të rritet, situata vetëm do të përkeqësohet. Kjo nuk është aq e vështirë. 
           

Si përmbledhje: dashuria dhe kujdesi që nëna shfaq ndaj foshnjës së saj është shumë e rëndësishme për zhvillimin fizik, edukimin dhe karakterin e fëmijës dhe asgjë nuk mund të kompensojë mungesën e saj. Simptomat e vëzhguara në fëmijë të rritur larg familjes janë vënë re edhe tek fëmijët e adoptuar. Këta fëmijë nuk përshtaten lehtë me familjen e re dhe kurrë nuk kanë të njëjtën përqasje me nënën adoptuese si me nënën biologjike. Gjendja e fëmijëve të familjeve të divorcuara lë akoma më shumë për të dëshiruar






http://eseshkolle.blogspot.com/Shembull i auditimit te Performances financiare

Një analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe fitimit neto duke parë ecurinë në vite.

Të ardhurat dhe shpenzimet si dhe rezultati               
                  ( në mijë lekë)

Nr
             Treguesit
 31.12.2010
1.12.2011
31.12.2012
1
Të ardhurat    
179,472, 8
193,465,1
147,819,9
2
Shpenzimet   
128,720,7
144,734,9
117,530,6
3
Fitimi neto 
46,774,9
49,850,6
27,281,1

Në vlerë fitimi neto në vitin 2012 gati është përgjysmuar ku ka ndikuar ulja e të ardhurave me rreth 23.6 %, ndërkohë që shpenzimet janë ulur vetëm me 18.8%, duke rezultuar se diferenca i takon menaxhimit jo effiçient.

Analiza e audituesit duhet të përfshijë ;
Arsyet e rënies së të ardhurave ( mbyllje e ndonjë aktiviteti ; konkurenca në treg ; ulja e çmimeve; prodhimet me cilësi të ulët etj, apo menaxhim i keq).
Arsyet e rritjes së shpenzimeve (shtimi i stokut të pa shitur apo inventareve të tjera ; shtimi i të punësuarve dhe shpenzimeve për ta ; shtim i kostove të administrimit etj, apo keqmenaxhim).

Analiza e treguesve të performancës financiare në vite.
Kjo analize kryhet duke krahasuar ose ecirine e tyre ne vite per nje njesi te audituar, ose treguesit e njesise nen auditim me ato te njesive te ngjajshme qe operojne brenda se njejtes dege te instustrise dhe ne kushte te njejta tregu etj. ( psh bankat, kompani ndertimi, etj)

Per llogaritajn e treguesve merren te dhenat e pasyrva financiare si vijon ;

Tab.nr. 1.
Treguesit
2010
2011
2012
             Treguesit
 31.12.2010
1.12.2011
31.12.2012
Të ardhurat    
179,472,800
193,465,100
147,819,900
Shpenzimet   
128,720,700
144,734,900
117,530,600
Fitimi neto 
46,774,900
49,850,600
27,281,100
Aktive qarkulluese
171,425,900
201,545,820
185,607,173
Inventaret
57,383,726
56,969,465
63,261,877
Pasivet rrjedhese
20,087,989
9,030,358
5,144,720
Kapitali i vet
258,623,734
308,474,309
288,397,362
Kosto e punes
49,249,519
47,361,748
48,656,203
Borxhi gjithsej
33,783,658
20,075,971
14,685,981
Aktivet gjithsej
292,407,392
328,550,256
303,083,343

Bazuar ne te dhenat me siper, llogariten 7 treguesit si ne vijim ( por jo vetem ). Mund te llogariten edhe me teper tregues per analiza financiare.

                 Tab. 2.    Tregues e llogaritur te performances financiare për tre vitet.
Treguesit
2010
2011
2012
Norma e fitimit nga biznesi (%)
28.3
27.3
19.3
Norma e fitimit neto  ( %)
26.1
25.7
18.4
Treguesi i likuiditetit  (në herë)
5.6
16
23.8
Treguesi i normës së kthimit të kapitalit të vet(%)
18
16
9.4
Treguesi i punës                                  (%)
38
33
41.4
Raporti i borxhit                                      (%)
11.5
6.1
4.8
Kthimi nga investimi  (%)
16
15.2
9.0


Nga sa paraqesin treguesit e llogaritur më sipër konstatojmë se performanca financiare e shoqërisë ka ardhur duke u përkeqësuar në tre vitet e fundit pothuajse në të gjithë tipet e treguesëve duke dëshmuar paaftsëi të lartë menaxhuese të parasë dhe aseteve të tjera publike, dhe konkretisht:

Fitimi nga biznesi ose nga veprimtaria kryesore është ulur sidomos në vitin e fundit me 8.3 pikë përqindje ose me 9 pikë përqindje krahasuar me të dy vitet.
E njejta ecuri paraqitet nga norma e fitimit neto norma e të cilit ka ardhur vetëm në ulje edhe pse në vitin 2011 duket sikur ka fitim të lartë në vlerë absolute. Kryesisht viti i fundit ka ulje të lartë me 7.3 pikë përqindje.
Treguesi i likuiditetit është akoma më i keq menaxhuar se çdo tregues tjetër dhe dëshmon paaftësinë e organeve drejtuese në menaxhimin e likuiditetit, rezulton se shoqëria ka patur në vijimësi para të lira të cilat i ka mbajtur të pa investuara, sidomos në vitin 2012 ku kjo paaftësi investimi e likuiditetit të lirë ka arritur kulmin.
Norma e kthimit nga kapitali i vet është përgjysmuar në vitin e fundit krahasuar me 2010. Nga 18 lekë fitim për çdo 100 lekë të investuara nga kapitali i vet  që ka qenë fitimi në vitin 2010 është ulur në 9.4 lekë në  vitin 2012.
Treguesi i punës, është treguesi më i keq që dëshmon paaftësi menaxhuese, pasi ai është rritur në një kohë kur të gjithë tregesit e tjerë janë ulur, dhe një drejtim efiçient duhet të kishte bërë të kundërtën duke e rishikuar këtë tregues.
Shoqëria nuk ka borxhe të larta të pa paguara ( në fakt të tretët nuk i paguajnë asaj).
Norma e kthimit nga investimi, sikurse të gjithë treguesit e tjerë është përkeqësuar. Paraqitet se është ulur shumë ky tregues në vitin 2012 krahasuar me vitet e para, i cili na paraqet se 16 lekë për çdo 100 lekë të investuar gjithësej (kapital i vet + borxh), ky fitim ka rënë në 9 lekë në vitin 2012.  







Vlerësimi dhe Ndjekja e debitorëve dhe arkëtimi i parasë

Referuar pasqyrave financiare gjendja e debitorëve në fund të çdo viti paraqitet si vijon:

                                                                                                Në mijë lekë
Nr.

2009
2010
2011
2012
1
Debitorë e Kreditorë të ndryshëm
3 976
3 976
3 976
3 976
2
Kërkesa të arkëtueshme
17 311
21 396
30 083
55 771

Analiza e treguesve
Është bartur në të gjitha vitet  problemi i debitorëve sipas treguesit nr. 1 më sipër, për të cilin shoqëria nuk jep asnjë informacion në lidhje me to, për origjinën si dhe për arsyet se pse nuk janë ndjekur dhe arkëtuar.

Rezulton se, edhe pse për problemin e mbledhjes së parave nga llogaritë e arkëtueshme, si rezultat i konstatimeve të auditimeve të mëparëshme është Urdhëruar nga aksioneri që organet drejtuese menjëherë të analizojnë dhe marrin masa për përmirësimin e gjendjes së tyre, rezulton se jo vetëm që nuk ka asnjë përmirësim, por gjendja e debitorëve për mall të shitur dhe të pa arkëtuar është rritur në një mënyrë shqetësuese nga viti në vit, përkatësisht me 19.1% , 28.8%, duke arritur kulmin në vitin 2012 me 46%, ose gati gjysmën e shitjeve të paarkëtuara.

Nga analiza një për një e gjendjes së debitorëve në përfudnim të këtij auditimi, rezulton se:
Subjekte publike
Drejtoria e Përgjithëshme e XXXXXX ka borxh 62 410 382. Sipas kontratës duhet të shlyente brenda 30 ditësh, ndërkohë që detyrimi vijon pasi data e faturës së papaguar është 26.02.2013. Shoqeria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për mbledhjen e detyrimit, madje ka vijuar ti shesë këtij klienti edhe pse nuk ka shlyer faturat e mëparëshme.
Drejtoria e Përgjithëshme e XXXXXXX ka borxh nga viti 2002 për 1 511 501 lekë. Për këtë shoqëria ka zhvilluar proces gjyqësor të fituar i cili ka marrë formë të prerë si dhe ka dalë titulli ekzekutiv që me datë XX.03.20XX, percjellë përmbarimit me nr. XXX datë XX.XX.20XX. Edhe pse ka kaluar rreth 1 vit e gjysëm nga ky moment, shoqëria nuk ka asnjë rezultat të ndjekjes së zbatimit të këtij vendimi pas rreth XXX muajsh.
Një numur institucionesh të tjera publike të qeverisjes vendore, arsimore etj, debitorë nga viti 1993, dhe të pa mbledhura deri sot. Keto institucione vijojnë veprimtarinë normalisht edhe sot, si rrjedhim duhet të ishte kërkuar në rrugë ligjore arkëtimi i borxheve.

Subjekte private
Subjektet private të cilat janë aktive edhe sot në treg, dhe shoqëria vijon tu shesë produkte edhe pse ata nuk paguajnë për to dhe janë me borxh të vjetër  e të ri, janë:
1......   xxx leke.
2. .......xxx leke
..............................
Konstatohet se;
Shoqëria nuk ka kryer asnjë veprim për borxhe të para vitit 2011.
Janë nisur njoftime për debitorët me të rinj, por ato jane derguar vetëm rreth një muaj para fillimit të këtij auditimi (datë xx.xx.20xx). Ato janë formale, dhe nuk përbëjnë ndjekjen e ndonjë hapi ligjor për mbledhjen e borxhit, si të tilla nuk kanë dhënë efekt në mbledhjen e parasë.

Për sa më sipër, si dhe dëmin që i është shkaktuar shoqërisë nga mos mbledhja e parasë, dhe mos qarkullimi i saj për një kohë të gjatë dhe pa asnjë shkak përveçse mangësive të drejtimit, mbajnë përgjegjësi, XXXXXXXXXXXXXXXXXXX








Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels