IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts




Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajnë substancat e thjeshta ne elemente dhe ne përberje kimike (substanca te perbera).

Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne një sistem periodik. Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner, tregoi se masa e Stronciumit ne një perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen, Kalciumit dhe Bariumit (metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme. Vite me vonë u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem... Triada, p.sh triada e halogjeneveku renditeshin klori, bromi e jodi. Triada e metaleve alkaline, ku renditeshon Litiumi, natriumi e kaliumi.

Kimiste te tjerë kanë treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi më me shumë elemente te ngjashem. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokesoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj. Po kështu oksigjeni, squfuri, arseniku, antimoni e bismuthi qe nga 1854 bëjnë pjesë ne një familje. Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua, i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike. Pohimi se vetite e elementeve janë ne varësi periodike te mases atomike të tyre perben ligjin periodik. Një sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike. Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifik Ligj i Oktatave.
Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev. Ai kreu një studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike Ai propozoi një tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas një tabele me 8 shtylla e cila u perdor për shumë kohe e me vonë u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot. Grupin VIIIA, gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohën e Mendelejevit, e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.
Pas zbulimit te elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit te teorise berthamore te ndërtimit te atomit nga Ratherford, fizikanti anglez Van Den Brok, vuri re se ngarkesa e berthames qe e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit ne sistemin periodk. Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta te numrit atomik te elemeteve nëpërmjet studimit te spekterave të tyre rentgen X.
Me 1922 Bori bëri një interpretim te tabeles sipas strukturës elektronike te atomit dhe propozoi tabelen me perioda te gjata, qe përdoret e sot.
14 ELEMENTËT MË TË RËNDËSISHËM NË ORGANIZMIN E NJERIUT
KALIUMI (K)
Është elementi më i bollshëm në qelizë. Trupi përmban rreth 250 miligramë kalium. Qeliza luan një rol të rëndësishëm në reagimet energjike, sintezën e proteinave, si dhe në ruajtjen e ekuilibrit të acideve në trup. Megjithëse është e nevojshme ekzistenca e kaliumit në regjimin ushqimor, informacioni lidhur me nevojën e sasisë minimale të tij është i paktë. Por studimet shkencore tregojnë se ushqimet bimore janë të pasura me këtë element.
NATRIUMI (NA)
Është elementi më i bollshëm në likuidin (lëngun) e jashtëm të qelizave. Si një elektrolit në likuidet jashtë qelizës, natriumi ndihmon në ruajtjen e presionit osmotik jashtë membranës së qelizës dhe ka një ndikim të njëjtë si kaliumi brenda qelizës për ruajtjen natyrale të balancës së ujit. Nevoja ditore për të është llogaritur nga 3 në 7 gr.
HEKURI (FE)
Është metali (element) më i bollshëm i trupit dhe përbën rreth 0.004 për qind të peshës trupore. Në mënyrë të natyrshme, sasia e tij varion nga 3 në 5 gr. Por edhe kjo është e ndryshueshme, sepse varet nga mosha, gjinia, madhësia, shëndeti dhe sasia e rezervuar e tij në trup. Në të vërtetë, hekuri është një lëndë me ngjyrë gjaku që transporton oksigjen të mjaftueshëm për frymëmarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat në mushkëri. Çdo ditë, trupi ynë me anë të ushqimit përfiton 10 deri 30 miligramë hekur.
AZOTI (N)
Organizmi ynë përmban sasi të mëdha azoti, i cili luan një rol kryesor në strukturën e proteinave.
FOSFORI (P)
Luan një rol kryesor në organizmin e njeriut, kryesisht në procesin e marrjes apo të çlirimit të energjive të organizmit.
KALCIUMI (CA)
Është një element mineral që përbën 1.5 deri në 2 për qind të peshës së trupit te personat e rritur. Nga kjo sasi, 99 për qind e kalciumit gjendet në kocka dhe te dhëmbët.
MAGNEZIUMI (MG)
Në momentet e lindjes, në trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr, ndërsa në moshë të rritur në trup ai ka një sasi 21–28 gr, ku 50-60 për qind ndodhet në kocka dhe roli kryesor i tij është në qelizat nervore për të lehtësuar funksionimin e tyre.
SULFURI (S)
Përbën 0.25 për qind të peshës trupore të njeriut dhe ndodhet në çdo qelizë të trupit të njeriut. Më tepër ndodhet në flokë, lëkurë dhe thonj. Sulfuri vepron si një element antihelmues, duke u përzier me përbërësit helmues dhe i shndërron ata në të padëmshëm apo i eliminon plotësisht.
JODI (I)
Në organizëm ndodhet rreth 15–23 miligramë jod ose jodi përbën 0.00004 për qind të peshës trupore të njeriut. Ai ndodhet në të gjitha qelizat e trupit, por 70–80 për qind e sasisë së jodit ndodhet në gjëndrat e tiroideve. Kjo lëndë është pjesërisht në formën e hormoneve të trioksinës që sintetizohet nga gjëndra e tiroideve dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin dhe metabolizmin e trupit.
MAGNEZI (MN)
Është shumë i nevojshëm për skeletin dhe gjymtyrët. Ai gjendet në sasinë e më tepër se 10 miligramëve në trupin e njeriut dhe kryesisht ndodhet në kocka, mëlçi dhe veshka.
BAKRI (CU)
Njihet si pjesa më e rëndësishme e shumë enzimave. Luan një rol mjaft të rëndësishëm në pengimin e pakësimit të sasisë së gjakut në trup. Fëmijët kanë nevojë jetike për këtë përbërës, i cili ndodhet në sasi të konsiderueshme te produkti i qumështit.
NIKELI (NI)
Gjendet në kokrrat e grurit, orizit, fasules, thjerrëzës etj. dhe luan një rol kryesor në rritjen natyrale, shumimin si dhe strukturën e veprimtarisë së qelizave.
UJI
Uji është elementi më i rëndësishëm që ndodhet në tokë, i cili luan një rol kryesor në transportimin e elementeve bazë në qelizat e bimëve. Përbën 60 për qind të peshës trupore. Uji cilësohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave. Ai është përbërësi kryesor i urinës dhe plazmës së gjakut.
GAZRAT
Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen në sasi të ndryshme në tokë. Këto dy lloj gazrash (në sasi të përcaktuara) gjenden në gjak dhe qeliza, duke luajtur një rol kryesor në procesin e frymëmarrjes që është po ai proces i shkëmbimit të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit ndërmjet atmosferës dhe qelizave të trupit. 
LENDET QE DEMTOJNE ORGANIZMIN TONE
Organizmi ynë përballet vazhdimisht ( në gjakun qarkullues dhe në qeliza ) me disa lëndë mjaft të dëmshme, të ashtuquajturat “radikale të lira”, të cilat janë të pashmangshme pasi në pjesën më të madhe ato janë produkte përfundimtare të metabolizmit të lëndëve ushqyese, proteinave, yndyrnave, karbohidrateve etj.. Aktualisht është shtuar edhe një rrezik tjetër edhe më i madh për organizmin tonë, i cili ka të bëjë me ndotjen e mjedisit (ujit, ajrit dhe ushqimit ), kjo si pasojë e zhvillimit të vrullshëm industrial e urban edhe në vëndin tonë. Në këtë shkrim duam t`ju sensibilizojmë sado pak, për t’u mbrojtur nga këto rreziqe që kërcënojnë çdo ditë jetën tonë.

Dihet se për kryerjen normalisht të aktivitetit të përditshëm, organizmit të njeriut i nevojiten lëndë të shumta natyrore, kryesisht karbohidratet, proteinat, yndyrnat etj., të cilat i shërbejnë atij për ripërtritjen e qelizave si edhe për të siguruar energjinë e nevojshme për jetën.

Këto lëndë shpërbëhen në organizmin tonë nëpërmjet reaksioneve biokimike, në lëndë më të thjeshta që përthithen nga organizmi dhe janë mëse të nevojshme përsa thamë edhe më lart. Por jo të gjitha lëndët që përftohen nga shpërbërja e tyre janë të nevojshme për qelizat e organizmit tonë. Pjesët e panevojshme të strukturës kimike të lëndëve ushqyese, janë radikalet e lira. Ato janë produkte përfundimtare që dalin nga metabolizmi i lëndëve ushqyese. Radikalet e lira janë mjaft të dëmshme, e megjithatë përderisa ato janë në qarkullimin e gjakut së bashku me lëndët e nevojshme (glikogjenin, aminoacidet etj.) shpërndahen në të gjithë organet, nga ku nuk përjashtohet mundësia që të depërtojnë edhe në brendësi të qelizave, duke shkaktuar dëmtime serioze të tyre.
Radikalet e lira, duke u përqëndruar në disa organe jetësore, luajnë një rol të madh edhe në shfaqjen e disa sëmundjeve serioze si në zemër, mushkëri e mëlci.Gjithashtu ato janë edhe shkaktaret kryesorë të kancerit. Mbrojtja e organizmit nga radikalet e lira arrihet nëpërmjet disa lëndëve që prodhohen nga vetë organizmi, që njihen si antioksidantë. Gjithashtu ato mund të merren edhe më anën e ushqimit të përditshëm ose nëpërmjet suplementeve.


Antioksidantet kryesorë janë vitamina C, vitamina E, beta-karoteni dhe seleni. Aftësi të tilla kanë edhe disa lëndë të tjera si koenzima Q10, zinku, acidi gama-linoleik, l-cistina dhe glutina. Në bazë të analizave shkencore që janë bërë, antioksidantët kanë si funksion t’u kundërvihen radikaleve të lira duke i neutralizuar ato. Përballë këtyre agjentëve të rrezikshëm dhe të pashmangëshëm, organizmi ynë ka luftuar e lufton vetë, por kjo jo gjithmonë është e mjaftueshme. Organizmi i shëndoshë prodhon sasi të mjaftueshme antioksidantësh për neutralizimin e veprimit shkatërrues të radikaleve të lira, që çlirohen çdo ditë në organizmin tonë.
DISA ELEMENTE VDEKJEPRURES:
1.Antimoni vjen nga djegjet e fosileve .100mg  te tij shkaktojne vdekjen.
2.Arseniku vjen nga pesticidet .130mg shkaktojne kancer
3.Kadmiumi vjen nga prodhimi i baterive ,llaqeve,detergjenteve.Shkakton helmim.
4.Kromi  vjen nga industria e galvanizmit.Shkakton kancer me se tepermi te mushkerive.
5.Bakri eshte helmues vjen nga industria e perpunimit te bakrit.Shkakton helmim dhe demton melçine.
6.Merkuri vjen nga insekticidet.Helmimet me merkur eshte dekjeprures.
7.Berliumi vjen nga djegjet e fosileve .Shkakton kancer.
8.Nikeli vjen nga perdorimi si katalizator dhe perberes çeliqeve speciale eshte teper helmues.
8.Selenivjen nga perdorimi i gomes ,industrine elektronike,eshte vdekjeprures dhe kancerogjen.
9.Plumbi vjen nga shkarkimmet e tetraetilit te plumbit eshte helmues dhe kancerogjen.
10.Zinku vjen nga derdhjet fonderike ne industri eshte helmues
KURIOZITETE
Nje doze arseniku apo...
Elementet e lartpermendur jane perdorur per te eleminuar figura te ndryshme per te cilet historia tregon se arseniku dhe te tjere jane nder me te perdorurit sepse doza te vogla te tj sjellin nje vdekje te ngadalte dhe te dhimshme.
NAPOLEON BONAPARTI
Vdekja: 1821
Dëshira e fundit: Që flokët e tij të priteshin dhe t’u ndaheshin miqve
Në një rastësi të çuditshme, analizat e fundit të disa prej fijeve të flokut që janë ruajtur nga miqtë e tij, u zbulua se përmbanin sasi të madhe arseniku. Simptomat e tij para vdekjes ngjajnë me helmimin nga arseniku. Ekzistojnë spekulime se muret e dhomës së Bonapartit përmbanin arsenitk (jo e pazakonshme në atë kohë) dhe se ishte pikërisht ambienti që e vrau, por të tjerë thonë se ai u helmua pak nga pak nga anglezët. 
VLADIMIR  LENIN
      Themeluesi i komunizmit rus, Vladimir Lenin ka vdekur pasi u helmua nga pasuesi i tij politik, Josef Stalin. Kjo thuhet në një teori të historianit, Lev Lurie. Sipas këtij historiani kur Lenini po vuante nga disa sëmundje, Stalini ia shkurtojë rrugën për në botën tjetër. Por ende nuk eshte zbuluar helmi. “Gjëja më e bukur është se truri i Leninit ende ruhet në Moskë, kështu që mund ta investigojmë këtë çështje”, shprehet historiani. Lenini në vitin 1921, harrojë shumicën e fjalëve dhe iu desh të mësonte shqiptimin dhe shkrimin e tyre me dorën e majtë . Më vonë ai mbeti i paralizuar në një krah dhe nuk ishte në gjendje të fliste. Nga autopsia u zbulua enët e gjakut në tru i kishte shumë të ngurtësuara. Te gjitha keto mbeten nje mister per shkencetaret te cilet i jane ven epunes te zbulojne elementin.Por mendohet se si cdo burre te madh shteti edhe ate e kane helmuar me nje substansce teper te me veprim progresiv dhe vdekjeprures si arseniku ose antimoni

  Arsimi ka qene dhe do te mbetet padyshim shtylla me e forte qe ka mbajtur dhe mban çatine e shoqerise. Eshte arsimi ai qe ben te mundur ruajtjen, zhvillimin dhe perparimin e vlerave te individit dhe te kombit. Nepermjet arsimit merr hov zhvillimi shoqeror. Eshte ushqyesi me i qenesishem i mendjes, por gjithashtu eshte edhe pishtari i sistemeve. Me arsim merr forme karakteri kolektiv i nje brezi, karakter ky here-here i ndikuar nga sistemi. Ne raport te drejte me rendesine e arsimit ka qene edhe perpjekja e sistemeve per ta infektuar me ideologji ate. Ky infektim ka zgjatur jo pak, por dyzet e pese vjet komunizem, ku perveç shkencave ekzakte, qe nderhyrja eshte e veshtire pasi dy plus dy bejne kater, ka patur nderhyrje, shformim dhe interpretim te pameshirshem te teksteve shkollore ne sherbim te ideologjise. Te zgjedhesh nje universitete publik apo privat eshte bere dilema me prezente e nje maturanti i cili do te nise vitin akademik universitar. Zgjedhja dhe mundesite per studimet universitare jane shtuar duke bere temundur lehtesimin per arsimimin i cili pergjate nje dekade eshte pjese e dy realiteteve te vena perballe njeri-tjetrit. Por situata ku ndodhet arsimi i larte ne Shqiperi qe ofrohet nga te dy sektoret si ai privat apo shteteror kane sfida dhe pergjegjshmerite perkatese, vecorite si edhe perballjen afatgjate te cilesise qe pretendohet. Nisur nga kjo, secili nga ne zgjedh te studioje ne ate Fakultet apo dege ku prirjet jane te orientuara sipas talenteve tona. Kjo duket se kohet e fundit nuk i perket as entuziazmit akademik, por me tregun e punes qena ofrohet. Universiteti si privat dhe ai shteteror duket se luajneme imazhin e njeri-tjetrit persa i perket edhe mundesive tezgjedhjes se degeve ne mungese tek njeri sektor apo tek tjetri. Sektori publik ka sfidat e tij te radhes. Te jesh sot student i universitetit publik nuk eshte dhe aq e lehte dhe nuk eshte fjala per volumin e mesimeve. Por per njemori problemesh qehasen sapo shkel dyert e ketij universiteti. Ajo qevihet re dhe qenis si nje nga problematikat e para eshte mbingarkesa e ambjenteve ku zhvillohet mesimi. Klasat jane te vogla dhe te papershtatshme per auditor te madh. E thene ndryshe mbipopullimi i tyre ka eshte shtuar edhe ne zhvillimin e mesimit me dy turne. Nese pyesim kedo nga studentet a jane dakort me kete sistem, te zhvillimit te mesimit pasdite ata shprehen te pakenaqur pasi mesimi nuk mund te zhvillohet sic duhet. Nga ana tjeter ne mungese mbetet edhe mos bashkepunimi i profesoreve me studentet per lendet perkatese dhe jo vetem kjo, por edhe si pasoje te vonesave te pedagogeve ne oret e leksioneve. Te pyetur student te Fakultetit te Filologjise shprehen: se Pedagoget vijne kur t`ju doje qejfi atyre, pasi ata japin mesim edhe ne universitete private dhe nuk e ndjejne pergjegjesin qe kan per zhvillimin e mesimit tone e jo me tjene bashkepunues me ne per gjerat e paqarta qe mund te kemi. Por nuk do ndalemi vetem ketu. Nje tjeter problem duket se i prek studentet e shteterorit kur behet fjale per punen kerkimore, e cila nuk realizohet ne menyre individuale pasi mungon laboratori per realizimin e punes kerkimore pothuajse ne te gjithe fakultetet. Gjithashtu padrejtesia e notes eshte nje nga shqetesimet me te medha qe farketon pakenaqesite dhe pse jo dhe nxit korrupsionin per marrjen e notes kaluese. Ky eshte nje tjeter fakt qe zhvillohet si nje dallim midis ekonomis dhe studentit me vlera. TE perballur me keto lloj fenomenesh te instaluara prej kohesh studentet priren drejt lenieve teorive te leksioneve dhe drejt humbjes se vitit akademik. QE do te thot me pak student te mire per t`i dalluar si me te miret per punesimin e ardhshem ne cdo fushe te jetes qe aspirojne. Gjithashtu edhe studentet nga rrethet qe akomodohen ne per konvikte, vazhdojne te ankohen per kushtet e konvikteve qe akoma nuk kane marre nje zgjidhje perfundimtare sado premtime qe jane bere. Dhe cudia vazhdon edhe me librat apo leksionet e perkthyera copy-past pa nje korrektim te mundshem duke bere keshtu veshtiresim ne kuptimin e leksioneve te marra dhe te pazbatueshme per sezonin e provimeve. Pasi tjeter gjithone librat dhe tjetra gjera kerkohet ne provime , – shprehen student te shqiptare. Dhe kete gje e veshtireson akoma me shume edhe mos pasja e internetit ne salla te medha apo mos aksesim me bibliotekat e huaja. Edhe Google shqiptar eshte shume i varfer ne perkthimet, materialet qe iu duhen studenteve dhe jo vetem. Kushtet ne cdo aspekt lene per te deshiruar. Por nese flasim edhe per studentet qe nuk fitojne vitin akademik universitar, atehere kemi te bejme edhe menje tjeter realitet. Dhe kjo ndodh fillimisht nga kuotat e pranimit te cilat jane te uleta ne disa fakultete si per shembull: Fakulteti Shkenca-Sociale me vetem 100 kuota pranimi. Kuotat e uleta ta pranimit bejne edhe ate qe quhet te zgjedhesh te studiosh ate dege qe nuk e do, ne pamundesi per tevazhduar studimet, kjo sipas aplikimit te formulareve qe vazhdojne te mbeten pakenaqesia e radhes. Studentet e pamundur ekonomikisht per nje universitet privat, zgjedhin te pranojne humbjen e nje viti akademik me shpresen se vitin e ardhshem kuotat e pranimit do te jene me te larta ne degen qe ata duan te studiojne. Maturant Et qe mbeten jashte ketyre dyerve, zgjedhin universitete private te zhgenjyer nga universiteti publik me te gjithe problematikat e lart permendura. Universitet privat kam favorizone dhe lehtesime per mbarevajtjen e vitit akademikâ. Edhe te zgjedhesh sektorin privat per te kryer studimet e larta nuk eshtee lehte. Tarifat e larta qe kane per regjistrim eshte nje problem shume i debatuar se fundmi. Pagesat per nje vit akademik sipas degeve fillojne minimalisht nga 2 mije euro dhe shkojne deri ne 5mijeeuro viti. Shqiperia ka nje kuader ligjor per funksionimin e universiteteve private, si per lejimin e hapjeve te tyre ashtu edhe per rendesinee cilesise akademike dhe jo vetem, por kjo duket se nuk zbatohet po te kemi parasysh ate c`ka ndodh me regjistrimet e studenteve ne universitetet private. Regjistrime qe behen ne mes te vitit akademik dhe justifikohen nga administratat e ketyre universiteteve si te lejuar nga Ministria e Arsimit deri sa te jape nje urdher te dyte per mbylljen e regjistrimeve per vitin akademik. Kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit! NE vendin tone jane te liecensuara rreth 40 shkolla te larta private dhe vetem 3 prej tyre kane statusin e universitetit,- sipas burimeve zyrtare te ministrise se Arsimit. TE perballur me kete shumes universitetesh apo shkollash te larta private gjendemi perballe jo vetem frikes se punesimit, por vlefshmerise se diplomave ne teardhmen. Ajo qevlen per t`u permendur pas te gjithave , mbetet kontrata qelidh studentet me keto shkolla telarta universitare, tecilat jane ne kundershtim me veterregulloren e brendshme te ketyre institucioneve. Kontrata qe perpilohen ligjerishte por sherbejne ne menyre asnjanese cka do te thote nje studenti jo vetem qe nuk i njihen te drejtat, por abuzohet gjate gjithe vitit akademik me tarifa ekstra qe te kerkohen gjate vitit. Kontrata nuk i permend keto detyrime, nderkohe qe studenti eshtei detyruar ti beje keto pagesa ne te kundert gjobitet me dyfishin e vleres se tarifave qe percaktohen ne kontrate. Brenda nje institucioni privat funksionojne kontrata te ndryshme per studentet, e nuk jane te njejta per te gjithe. Keto kontrata gjithashtu jane te ndryshme nga viti ne vit, cka do te thote nuk ka nje rregull per lidhjen e kontrates per te tre vitet Bachelor. E gjitha kjo perkthehet po si nje shkelje e ligjit, pasi te jesh student ke detyrime dhe te drejta te barabarta brenda institucionit. Studente te ndodhur nen presione tetilla nuk mund te zhvillojn jo vetem oren e leksioneve, por as mbarevajtjen e gjithe vitit akademik pasi presioni psikologjik qe ushtrohet per te kryer pagesat ekstra etj, eshte i demshem, i padrejte, i paligjshem, nje vjedhje e hapur. Cdo student qe nuk kryen pagesat nxirret gati me dhune edhe ne oren e provimeve. Edhe universitetet qe e gezojne statusin universitet, zbatojne rregullore te brendshme te institucioneve te tyre ne baze perfitimi duke nisur qe tek pagesat shtese per provimet e prapambetura edhe pse tarifa e shkolles eshte 5mije euro ne vit. Problem tjeter mbetet edhe Cregjistrimi, kalimi ne nje shkolle tjeter ku tarifat per cregjistrim dhe lista e dokumentave te plotesimit nis me tarifa te larta dhe nga ana tjeter, studenteve qe shkeputen nga keto shkolla private per t`u regjistruar ne nje tjeter universitet nuk i behet e ditur per perplasjen e numrit te amzes se studentit. Keshtu qe, jo vetem nuk i njihet viti shkollor por perveec humbjes se pagesave te kryera, humbet gjithashtu dhe vitin akademik, pavaresisht kryerjes se vitit akademik. Por kur perballet me kete fakt ky student perserit te njejtin vit me te njejten tarife. TE dy realitetet shteteror dhe privat lakohen ne problemet ende te pazgjidhura ne veecoritee tyre. Politikat shteterore duhet te rishqyrtojne dhe te zgjidhin te gjitha fenomenet absurde qendodhin ne arsimimin shteteror dhe ne ate privat, duke filluar qe nga imazhi dhe deformimi qe i bejne njeri-tjetrit. Te jene me prezente dhe me afer problemeve, duke i shqyrtuar dhe zgjidhur keto e shumeanomali tetjera. Duke i kontrolluar nebazeteligjit per arsimin, studenti temos perballet me dilemen e madhe Ku testudioj?


    Objektivat  e  projektit:
1.te vleresoje shkllen e ndotjes se mjedisit dhe faktoret qe e shkaktojne ate.
2.te diskutoje se si mund te zvogelohet ndotja e mjedisit.
3.te perrcaktoje llojet e gjallesave bimore dhe shtazore te zones tuaj.


                         Ndotja e mjedisit
Mjedisi është çdo gjë rreth nesh, toka ku qëndrojmë, pemët nën të cilat ulemi për të pushuar, uji në të cilin notojmë dhe me të cilin pastrojmë dhe ajri të cilin e thithim. Ne kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur ushqimin që hamë. Ne kemi nevojë për ajër të pastër për të marrë frymë. Ne kemi nevojë që mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës së lirë – notuar, vrapuar ose për të luajtur në park.
Fakte te mira Numri i njerëzve në rritje e sipër, më pak burime nZhvillimi dhe konsumimi i energjisë në rritje nNdotja e mjedisit në rritje nNdryshimet klimatike po ndodhin
Çka është mbrojtja e mjedisit?
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit,në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme.
 Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.
Ndikimi i ndotjes Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra. Tri llojet kryesore të ndotjes janë: ØNdotja e tokës-Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.
ØNdotja e ajrit -Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera. ØNdotja e ujit -Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.

Burimet e ndotjes Industria Transporti ØBujqësia Ø Aktivitetet e njeriut ØMbeturinat
  Ndotja vjen nga:
ØIndustria ØTransporti ØAmvisëritë ØUjërat e zeza ØMbeturinat ØBujqësia ØPesticidet ØAktivitetet vullkanike Si të parandalohet ndotja! Ø Ndotja e tokës-Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës në mënyrë adekuate dhe praktikave adekuate bujqësore. ØNdotja e ajrit-Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose të ngasim biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile. Ø Ndotja e ujit-Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe materie të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë.

Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohet ü Reduktimi i lirimit të gazrave üShfrytëzimi i burimeve natyrore üKursimi i energjisë üEfiçenca e energjisë üShfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë ü Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre üZvogëlimi i përdorimit të pesticideve üKursimi i ujit üPyllëzimi üReduktimi i zhurmës
Mbrojtja e mjedisit Parimet me të rëndësishme për mbrojtjës së mjedisit: nShfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave; n Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore; nMbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë- prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë; n Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut nShfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës; nReduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
Keshilla: nMendo sot për një të nesërme më të mirë! nAjër i pastër për jetë të gjatë! nNjë llambë më pak – më shumë energji! nTë shpenzosh më pak letër do të thotë më shumë pyje dhe oksigjen! n Mbillni një lule për një botë më të mirë! <3 TOKA <3 UJI <3 JETA <3

Djegia e mbetjeve urbane në natyrë konsiderohet si nga faktorët që ka çuar në rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme. Shqetësim mjedisor sjellin edhe mineralet dhe mallrat rifuxho të depozituara në kalatat e portit të Durrësit. Cilësia e jetës së qytetarëve vjen duke u përkeqësuar, ndërsa institucionet përgjegjëse vetëm konstatojnë faktet
Djegia e mbetjeve urbane në natyrë po shkakton shqetësime gjithnjë e më të mëdha në shëndetin e qytetarëve. Mjekët po japin alarmin për rritjen e dukshme të numrit të të sëmurëve me kancer dhe sëmundje të tjera të rënda, të shkaktuara nga ndotja. Tashmë është e qartë se mosaplikimi i një strategjie mjedisore nga bashkia e Durrësit dhe Autoriteti Portual po shkakton pasoja të rënda mbi qytetarët. Të dy këta operatorë konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj të qytetit. Bashkia e Durrësit ka në administrim territorin e Porto-Romanos, ku çdo ditë digjen qindra tonë mbeturina, ndërsa Autoriteti Portual ende nuk ka zgjidhur problemin e mbi 360 mijë tonë mineraleve në kalatën lindore, të cilat ngrenë re pluhuri mbi qytet, sidomos kur ka erë të fortë.
Djegia e plehrave
Agjencia e Mjedisit ka dhënë prej kohësh alarmin për ndotjen në shifrat e larta duke i kërkuar kryesisht bashkisë së Durrësit të rrisë përgjegjësinë. Por specialistë të agjencisë thonë se spitali, anijet, automjetet, punishtet dhe kombinatet e ndryshme duhet të mos i depozitojnë mbeturinat në pikën e grumbullimit në Porto Romano, në veri të qytetit, ku kryhet edhe procesi djegies në natyrë. Ndotja në afërsi të vatrës së djegies së plehrave shkon deri në 7-8 herë mbi normën e lejuar, kurse në thellësi kjo ndotje shkon në 2-3 herë mbi normën. Filtra, vajra të makinave dhe anijeve, fuçi me acide, mbetje spitalore etj digjen në mesin e plehrave duke shkaktuar re të dendur tymi helmues që përhapet jo vetëm në pjesën e banuar në Porto Romano, por edhe në thellësi të zonës. Në ditë me erë të fortë nga veriu era e rëndë dhe mbeturinat nga djegia plehrave arrijnë deri në lagjet periferike të qytetit.
Mbetjet spitalore
400-500 ton mbetje spitalore hidhen në të njëjtin kazan të mbeturinave urbane duke përzier në të njëjtin vend sende të rrezikshme me mbetje ushqimore. Garza spitalore, shiringa, placente, materiale e masive të nxjerra gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale përfundojnë një pjesë në qese e të tjera në kosha për t’u hedhur pa asnjë kujdes gjithandej. Ato gjenden si brenda mjediseve të spitalit, edhe jashtë rrethimi por në të dy rastet ndëshkojnë shëndetin e qytetarëve. Durrësi ka pavijon të kirurgjisë, infektivit, gjinekologjisë, urgjencave, morgun dhe aksesorë të tjerë ndihmës. Të gjitha repartet, pavijonet e spitalet prodhojnë mbeturina të cilat duhet të kalojnë në krematorium pa rënë në kontakt me qytetarët. Realisht spitali rajonal ka një krematorium të tillë në afërsi të repartit të pranimit të urgjencave të të rriturve. Madje aty çdo ditë sheh qese e thasë me mbeturina, apo edhe mbeturina të hedhura në tokë. Aty ka shiringa, aparate serumi, garza të ndryshme, edhe nga ato të gjakosura, mbeturina të maternitetit e të infektivit. Furra e djegies së mbeturinave spitalore ka një kapacitet prej 10 kg mbeturina spitalore në një proces, ndërkohë që çdo ditë duhet të realizohen 4 deri në 5 djegie.
Mineralet
Një burim tjetër i ndotjes në qytet vjen nga krahu jugor, porti i Durrësit. Në kalatën lindore, në një sipërfaqe prej afro 90 mijë metrash katrore ndodhen të depozituara mbi 360 mijë tonë minerale si krom dhe ferrokrom. “Malet” janë nën veprimin e drejtpërdrejtë të agjentëve atmosferikë. Shqetësimin më të madh e sjellin në ditët me erë, duke ngritur re pluhuri mbi zonat e banuara, ndërsa në kohë me shi, shkaktojnë ndotjen e basenit ujor. Ndërkohë në kalatën numër 7 shkarkohen anije mijëra tonëshe me qymyr, nëpërmjet një teknologjie të vjetruar e që shkakton ndotje.
Të sëmurët me kancer
Dr. Kristo Huta shpjegon se kanceri është sëmundje shumëfaktorësh. “Më duhet të rendis si shkaktar kryesor duhanin për të pasuar me abuzimet ndaj alkoolit, ndotja e mjedisit ku jetojmë e punojmë, trashëgimia gjenetike, ekspozimi në rrezet e forta të diellit në stinën e verës, kequshqyerja, konsumimi ushqimeve jashtë standardi dhe faktorë të tjerë”. Mjeku thotë se Durrësi si qark ka dhjetëra pika të nxehta mjedisore. “Lumi Erzen dhe Ishëm janë të mbushur me mbeturina kancerogjene. Kjo e ndërlikon edhe më tej situatën. Por në Durrës ka pasur edhe kombinat të kimikateve në Porto Romano, ka djegien e mbeturinave në natyrë, depozitimin në anë të rrugëve e kanaleve të baterive, akumulatorëve të ndryshëm, filtrave, plastikave, bombolave etj. Të gjitha shkaktojë kancer. Nëse dikush abuzon rëndë me duhanpirjen apo përdorimin e alkoolit, me qëndrimin për orë të tëra nën tymin e mbeturinave që digjen atëherë edhe ndëshkimi është fare pranë”. Dhe vërtet, shifrat janë alarmante. Deri para pak vitesh prekja nga kjo sëmundje e pashërueshme renditej e katërta dhe vinte pas sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe aksidenteve. Tani, për shumë shkaqe e faktorë, kanceri ka ngjitur dy shkallë duke zënë vendin e dytë në statistikat e vdekjeve. Disa vjet më parë, ekipi mjekësor i klinikës Rayder në Durrës kujdesej për 30-35 pacientë të prekur nga kanceri. Sot stafit të drejtuar nga dr. Kristo Huta i duhet të vizitojë jo më pak se 80 pacientë në 24 orë.

1.1 milionë dollarë amerikanë shpenzohen në një vit më vetëm nga bashkia e Durrësit për pastrimin e qytetit. Automjetet e ndërmarrjes komunale largojnë qindra tonë plehra nga rrugët dhe sheshet e qytetit, duke i dërguar në vendgrumbullimin e Porto Romanos. Atje mbetjet urbane digjen në natyrë dhe rikthehen në qytet në formën e reve toksike
360 mijë tonë mineraleve janë të depozituara në kalatën lindote, të cilat ngrenë re pluhuri mbi qytet, sidomos kur ka erë të fortë. Kur bie shi, ndotja përcillet në basenin ujor të portit të Durrësit. Ndërkohë në kalatën numër 7 shkarkohen anije mijëra tonëshe me qymyr, nëpërmjet një teknologjie të vjetruar e që shkakton ndotje
Flasin aktorët
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e ka cilësuar situatën me mbetjet urbane “një bombë ekologjike”. “Prej 3 viteve kemi dhënë alarmin, duke deklaruar se vendgrumbullimi i mbeturinave urbane në Porto Romano do të kthehet në një bombë ekologjike për Durrësin, në rast se nuk do të nisë menaxhimi dhe përpunimi i mbetjeve, thotë Dako. Qyteti çdo ditë e më shumë shton prodhimin e plehrave në një kohë që ato nuk përpunohen apo riciklohen”. Ai shton se mjaft problematike paraqitet edhe djegia e pakontrolluar e plehrave dhe emetimi i gazrave ndotës në ajër. “Nga viti në vit prodhimi i plehrave është rritur së bashku me konsumin dhe numrin e banorëve, gjë që e ka nxjerrë më në pah problemin. Mungesa e trajtimit të mbetjeve urbane, industriale, spitalore, inerteve etj., e bën dhe më të mprehtë shqetësimin”. Dako e shikon zgjidhjen në përpunimin e plehrave dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Por kreu i agjencisë së mjedisit, fajëson në mënyrë të drejtpërdrejtë kryetarin e bashkisë, Vangjush Dako. “Ndotja në Durrës është disa herë më e lartë sesa shifrat e lejuara. Këtu nuk ka asnjë interesim nga bashkia për të mënjanuar djegien në natyrë”. Kalia shton se bashkia ka dy ndërmarrje të pastrimit, njërën në qytet dhe tjetrën në plazh. “Asnjëra prej tyre nuk e kryen detyrimin institucional. Në rrugë digjen edhe materiale të riciklueshme si kartonë, letër, plastikë dhe këto e ndotin edhe më shumë mjedisin duke rritur rriskun e prekjes së shëndetit qytetar nga sëmundjet. Bashkia duhet t’i jap fund sa më parë këtij fenomeni”. Edhe Ramazan Kalia i bashkohet mendimit se janë të gjitha rrugët e mundësitë për të parë menaxhimin e këtyre mbetjeve duke kthyer sytë edhe nga industria e riciklimit. Me të njëjtin shqetësim bashkohet edhe drejtori i Autoritetit Portual, Eduard Ndreu. I ndërgjegjshëm për ndotjen që shkaktojnë mallrat rifuxho, drejtori Ndreu e sheh zgjidhjen në postimin e përpunimit të tyre drejt zonave periferike. Një mendim që e ndan edhe deputeti Osman Metalla, i cili e sheh si alternativë për përpunimin e mallrave rifuxho portin e ri në Porto Romano.
Me gjithë deklarimet e aktorëve në Durrës që e njohin problemin, ende nuk ka rrugëzgjidhje. Qytetarët po mësohen me erën e rëndë të plehrave të djegura që vjen nga Porto Romano. Madje po mësohen aq shumë, saqë edhe kur bashkia harron t’u sjellë pak “aromë” nga periferia veriore, u vënë vetë zjarrin kazanëve të plehrave poshtë shtëpive
Rezultati permbledhes per zonen ku banjo

Llojet bimore te zones ku une banoj jane:
Perimet:Domatet, kastraveci, patellxhan, specat, bamje,qepa, preshi, dudhra,fasulja, misri, sallatat, spinaqi, patate, bizele, ulliri etj

Frutat:porokalli, manderina, limoni, dardha, kumbulla, ftoi, rrushi, shega, luleshtrydhe, pjeshka, etj

Bime te rritura ne natyre jane: hithra, liqeta,etj

Llojet shtazore jane:
Lopa, delja ,dhia,kali,qeni, macja, pula,bretkosa,pata rosa,derrihardhuca,gjarpri,neperka,karkaleci, etj
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels