IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
RINIA, SJELLJET DEVIANTE DHE VESET E BASHKEKOHESISE
Nga vetë titulli nënkuptohet se njëri nga konceptet kryesore të këtij artikulli është rinia. Edhepse dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me periudhën kohore që përfshin kjo grupmoshë, shumica e tyre pohojnë se bëhet fjalë për një grupim që është ndërmjet moshës 15-25 vjeçare. Kjo është faza më dinamike dhe më komplekse e jetës së njeriut. Karakteristikat kryesore të atyre që janë duke e jetuar këtë moshë janë zhvillimi më i shpejtë psikologjik dhe fizik, emocionaliteti, mosdurimi, vrulli, entuziazmi, gjallëria kulminante, kërkimi i identitetit etj. Vitet e rinisë janë një fazë kur fitohen vetitë e personalitetit që janë të duhura për kryerjen e detyrave profesionale dhe familjare. Eshtë fazë përgatitore kur individi fillon të gjykojë në mënyrë më të pavarur dhe të përgjegjshme.
Homo sapiensi sikur që di të sillet edhe në korniza të normales, natyrores poashtu di edhe të lajthitë, respektivisht të devijojë prej linjës së të mirës, ta shfaq veten në negativ, me vepra e sjellje që në psikologjinë sociale quhen deviante (deviant behaviour). Sociologu i njohur frëng Emile Durkheim në këtë kontekst flet për gjendjen e anomisë, që ka kuptimin e tensionit dhe përdhosjes brenda kornizave të një sistemi ose strukture shoqërore Ai pohon se në jetën shoqërore përskaj fenomeneve normale ekzistojnë edhe ato patologjike apo abnormale. Këto të dytat paraqesin rrezik për ekzistencën sociale. Sikur për individët ashtu edhe për shoqëritë shëndeti është një gjë e dëshiruar, kurse sëmundja është një gjë e urrejtur, e keqe. Cdo shoqëri racionale dhe e organizuar përmjet mekanizmave të ndryshme, duke u nisur nga aforizmi se "sëmundjen është më mirë ta pengosh sesa ta shërosh" mundohet që të mos lejojë të bie në kthetrat e traumave.
Kur flasim për dukuritë anomike menjëherë të bien ndër mend të ashtuquajturat të këqija moderne[4] si narkomania, alkoolizmi, duhani, SIDA etj., disa prej të të cilave deri para do dekadash ishin probleme vetëm të Perëndimit kurse sot paraqesin problem global. Domethënë me to nuk përballen vetëm shoqëri të caktuara, të themi vetëm ato perëndimore, vetëm ato liberal-kapitaliste, por edhe vendet e botës së pazhvilluar të quajtura Bota e tretë, ato muslimane, të Lindjes së Largët etj. Me të përballen edhe komshinjtë tanë. Para do ditësh në një shitore të një kuarti të kryeqytetit rastisëm në një lajmërim lidhur me një tribunë të titulluar: "Drogata, semejstvoto, a shto potoa?"

Anomalitë famoze janë të lidhura mes vete mu si hallkat e zinxhirit dhe krijojnë një grup valltarësh që dalngadalë i afrohen humnerës pa diktuar gjë.

Ne përmes rreshtave të këtij teksti  do të mundohemi që së pari t'i lexojmë ligësitë shoqërore, t'i përshkruajmë dhe më pas të japim sugjerimet tona se si mund t'u iket atyre. Dikush bukur mirë është shprehur se "të menduarit për shoqërinë është (ri)prodhim i saj"!

Shkaqet dhe pasojat e rënies në kurthin e anomalive?

Bota bashkëkohore sot gjendet në një udhëkryq. Modernizmi i cili njeriut i kish premtuar lumturinë, përveç komoditeteve i solli atij edhe shumë kokëçarje. Njeriu i bashkëkohësisë dita ditës po thellohet në "rërën e gjallë" të përgatitur prej jetës së zhveshur nga shpirti, shpirtërorja, transcedentja nga jeta pa Zot.

Pra si shkaku të parë të gjendjeve patologjike ose anomive bashkëkohore do ta kishim cekur materializimi i çdo këndi të jetës, desakralizimi ose shekullarizimi i saj. Ky fenomen krijoi një amulli që antroposin e çoroditi deri në maksimum. Filozofia jetike e personifikuar në parullën "laissez faire", lini le të kalojnë, lini le të bëjnë ç'të duan! dhe "Carpe diem!" (Kape ose shfrytëzoje ditën!) u shndërrua në një përbindësh të brezave të rinj, të cilët filluan të mohojnë normat morale, juridike, religjioze e kështu me radhë dhe t'i shijojnë të gjitha "kënaqësitë" (?), "mollat e ndaluara."  Ata përkundër kulturës kolektive shoqërore i përveshën krahët për të krijuar një kulturë të veten, më të ngushtë që do të dallojë nga ajo e zakonshmja. Kjo subkulturë e quajtur kulturë alternative, krijoi probleme të nduarta si ai i identitetit, kriza e braktisjes së shoqërisë, konfliktit me familjen, rritja e përqindjes së delikuencës së të rinjve etj.

Shembull par exellance të kësaj kulture kemi në hippy lëvizjen ose hippy renesansën e viteve '60 të udhëhequr nga Timothi Liri që mbahet mend sipas masovitetit të shfrytëzimit të drogës. Modus vivendi i tyre i cili manifestohej nëpërmjet të të veshurit që bartte ngjyra ekzotike, posaçërisht nga India, laramanisë së pashijshme të tekstilit, uniformiteti, xhins kulturës, ngjyrave të nditshme dhe psikildike pa kurrfarë cilësie të zukuruara me dhe të ngjyrosura me stoli të qelqta në trajtë të inxhive, varëseve, hallkave të llojllojshme në duart, zinxhirë, këpucë të stërzbukuruara dhe unaza të pavlera. Pamja e jashtme e kastës narkomanike si kjo dallohet me flokë të papastra e të gjata, të lëshuar ose të lidhur në formë të bishtit të kalit, me fytyrë të lëshuar ose të pakultivuar të femrat, mjekër të yndyrshme të meshkujt e të papastër, veshje të përlyer etj Imixhin e tipit deviant e plotësojnë rock muzika ose ajo e pagëzuar heavy metall kumbuese të cilën e ekzekutojnë muzikantë narkomanë si Jimmy Hendrix, e popullarizuara Jonis Joplin, kitaristi i Rolling Stones-it Bryan Jeans, grupet si metallica, Scorpions, Led Zeppelin, Guns'n Roses, Curt Cobain etj. Takimet a personave të lajthitur janë të përcjella me duhan, alkool, muzikë e më në fund edhe me drogë si shenjë e ekstazës ose arritjes së Nirvanës.

Shkaku i dytë është shtrati prokrustrian i quajtur idhujtaria bashkëkohore e stërzhvilluar, të adhuruarit janë personat anomikë të shndërruar në yje nga mass mediumet. Paramendoni politeizmin e shprehur në fjalët "e adhuroj këtë ose atë këngëtar/e", "e kam idol këtë ose atë artist/e apo sportist/e". Pra nëse idhujt e kohës së Injorancës së arabëve ishin Lati, Uzati e Menati, ato të kohës sonë janë profilet e yjeve të fryrë përmes mediumeve. Të rinjtë nga të katër anët e botës bëhen imitues të verbër të fytyrave amorale si Jeniffer Lopez që ka shumë qejf të hajë bukë duke qenë lakuriq, si P. Anderson që dasmën e vet e projekton që vetë ajo dhe të ftuarit në një ishull të pabanuar të jenë nudo, si homoseksuali Fredy Mercuri, futbollisti argjentinas Maradona... Kultura globale nga të rinjtë krijon levantenë, të cilët u përngjajnë atyre që Faik Konica i përshkruante se kujtonin se bëheshin perëndimorë duke zëvendësuar qeleshen me kapelën, brekushet e tirqët me pantallona dhe brezin tradicional të shqiptarit me një rryp evropian. Levantenët e ditëve tona mendojnë se nëse veshin levi's dhe pijnë Coca Cola janë bërë personalitet i ngjashëm me atë të filmave, vetëm u mungon një bukuroshe, një cabriolet dhe një bilet për në Bermuda. Beverly Hills-i dhe Ultësira e Embël janë bërë refleksion i botës ë iluzioneve të të rinjve tanë.

Kjo kulturë e ka vënë dhëmbin e vet edhe mbi vatrat e arsimit, mbi shkollat. Atë e ka shndërruar në një arenë të donzhuanizmit, ka bërë libidoizimin e rinisë e cila mendon vetëm rreth dashurisë e sexit. Pedagogu Margareth Smith shprehet: "Nxënësja në shkollë e studentja në universitet nuk mendon më për gjë tjetër pos tërheqshmërisë, elegancës e atraktivitetit. Më se 60 % të studenteve janë të pasuskesshme në sesionet e provimeve. Kjo është pasojë e të menduarit më tepër për dashuri sesa për mësimin dhe ardhmërinë." Të rinjtë e sodit staisfaksionin jetësor e kërkojnë edhe në gjëra të kota si horoskopi ku prap e gjen rubrikën e dashurisë. Erozioni moral shumë të rinj i ka shtyrë që moto t'i bëjnë fjalitë: "Përmes gjërave të ndaluara në jetë më të mirë, më të lumtur, imune prej problemeve të jetës!" "Bëj atë që të pëlqen, pa paragjykime. Gëzoje jetën në çdo formë. Turpi, normat morale e gjithë të tjerat, flaki tej. Ekstravagancë, diçka të paparë, risi, trille!" Vëllaçko jetoje rininë, se ajo nuk vejn edhe njëherë! Njerëzit të cilët të këshillojnë vetë e kanë jetuar rininë dhe tasni ta kanë zilinë ty. Mos ua var veshin, argëtohu!
I gjithë ky botëkuptim hedonist në kokat e të rinjve tanë ngulitet nëpërmes procesit të holivudizimit të shoqërisë, nëpërmes kuadrove televizivë e të kinemasë, faqeve të revistave e gazetave, web siteve të internetit etj.

Pasojat nga dominanca e perandorisë së kaosit janë trishtuese.

Në shoqërinë globale po krijohet një prototip i të riut të tëhuajësuar nga tradita, doket dhe zakonet e veta, i ri asocial, anëtar parazit i shoqërisë, me varësi emocionale e fizike, që braktis procesin e shkollimit, që vjedh, është brutal, dhunon, që s'përgatitet për të krijuar folenë familjare por e shkatërron atë e më në fund shpesh tenton të bëjë vetvrasje. Të gjitha këto janë pasoja të kulturës globale që e cila thënë thjeshtë e ka legalizuar prostitucionin, homoseksualizmin, e cila shfaq një hipokrizi të tipit "Me Marlboro keni gjasa të fitoni Jeep; duhani është i dëmshëm për shëndetin!", që i ka ftohur njerëzit deri në atë shkallë sa që ka raste kur njeriu për vdekjen e tezes merr vesh nga gazeta, i ngre përmendore qenit e e harron nënë e shtangur në shtëpi etj.

Le të cekim disa të dhëna që më pashëm do të na e ilustrojnë kataklizmën e krijuar nga disa prej të zezave shoqërore.

Shkencëtarët pohojnë se "shkatërrimet që i kanë bërë në shekullin XX alkoolizmi dhe narkomania s'i kanë bërë as luftërat, epidemitë e kataklizmat si tërmetet. Vetëm në SHBA ka mbi 20 milionë narkomanë. Sipas të dhënave nga hulumtimet e bëra në këtë vend çdo të katërti të riu të moshës 13-17 (numri i tyre është 4.250.000) në mënyra të ndryshme u sugjerohet përdorimi i narkotikëve. Cdo i pesti i ri është shprehur se ca prej shokëve të tyre përdorin drogë.
Sipas një studimi të Universitetit të Michigan-it çdo i gjashtëmbëshjeti i ri në moshën e pubertetit përdor llojet e ndryshme të drogës.

Në një anketë të zhvilluar me 300.000 qytetarë të Danimarkës është konstatuar se 42.000 syresh janë narkomanë. Në Gjermani epidemia e narkomanisë është përhapur edhe nëpër shkollat fillore. Prindërit janë tronditur nga fakti se tregtarët e ndryshëm me fotografi dhe posterë të figurave të dashura për fëmijët, të njëjtat i kapërcejnë nëpër LSD dhe i lëshojnë në qarkullim. Zyrtarët Gjermanë të cilët kanë konstatuar se sasi të caktuara të kokainit përzihen edhe në gjërat ushqimore që përmbajnë karbonat dhe pluhur sheqeri, u bëjnë thirrje prindërve që të mos blejnë nga njerëz të panjohur. Madje shprehen se fëmija mund të bëhet kurban i drogës edhe nga posterët e Mickey Mouse-t.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) për vitin 1985 janë trishtuese: 240.000 të grupmoshës 15-20 vjet kanë gjetur vdekjen nga droga. Asnjë prej narkomanëve s'ka jetuar mbi 10 vjet prej ditës së hyrjes në këtë "valle të ndytë." Të rrallë janë ata që i kalojnë pesë vjet. Fundi i të thelluarve në narkomani është ose çmenduria ose vdekja. Shpëtimi prej kësaj shprehie bastarduese, bile edhe nëse përdoren mjetet më moderne dhe më të shtrenjta të kurimit është diku 30 %, në disa lloje të narkotikë kjo përqindje bie në 8 %. Dhimbshëm tingëllon fakti se edhe fëmijët e narkomanëve lindin si prindërit (narkomanë). Deri në fund të korrikut të vitit 1989 në Amerikë kanë lindur 975.000 fëmijë të varur ndaj narkomanisë. Sipas gazetës gjermane Bild në Floridë çdo ditë lindin nga 180 fëmijë të pafajshëm që trashëgojnë narkomaninë.
Evenimentet e vetëvrasjve që janë bërë pjesë përbërëse e vendeve të zhvilluara, kryesisht janë të lidhura me depresionin ose alkoolizmin. Zaten vetë alkoolizmi konsiderohet vetvrasje kronike. Përqindja e vetvrasjeve është në përpjestim të drejtë me sasinë e alkoolit të konsumuar. Vendet në të cilat alkoolizmi është problem i madh, përballen edhe me numër të madh të vetvrasjeve. Në vitin 1972 numri i përgjithshëm i alkolikëve të SHBA-ve ka qenë 95 milionë. Në këtë vend për çdo vjet si pasojë e dehjes na aksidentet e trafikut humbin jetën përafërsisht 25.000 njerëz, 15.000 bëjnë vetëvrasje dhe 25.000 të tjerë vdesin nga sëmundjet e ndryshme trupore. Sipas një hulumtimi të bërë, në Holandë 80 %, kurse në Zvicër 67 %-shi i delikuentëve përdorin alkool.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) shkaku i 16 %-it të lëndimeve me thikë, 18 %-it i krimeve, 16 %-it të zjarreve, 21 %-it të mbytjeve të prindërve, 80 %-it përdhunimeve është alkooli.
Organizata e zënë ngojë raporton se sikur të ishte e mundur që 2/3 e mjeteve që në botë harxhohen për blerjen e cigareve të shfrytëzohen për në lëmitë e shëndetësisë do të mundësohej pajisja e çdo njeriu me nevojat më të rëndësishme shëndetësore. Sipas të dhënave të kësaj organizate në botë ka rreth 1 milardë e 360 milionë pirës duhani. Mendohet se 4 milionë persona në vit vdesin nga sëmundjet në lidhje me duhanin.

Sipas parashikimeve të Programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara mbi SIDA-n dhe OBSH deri në fund të vitit 2000 në botë ka patur përafërsisht 36.1 milion të rritur dhe 1.4 milion fëmijë të infektuar prej HIV-it. Këto shifra për 50 % janë më të larta se ato të parashikuarat nga OBSH-ja në vitin 1991. Vetëm gjatë vitit 2000 janë infektuar mbi 5.3 milionë dhe kanë vdekur rreth 3 milionë njerëz, numër ky më i madh që prej kur është paraqitur kjo epidemi.Sipas raportit të CDC-së 2 milionë e 200 mijë amerikanë ose çdo i 100 ose 200 qytetar i SHBA-ve është i infektuar prej virusit të SIDA-s.

Rrugëdalja nga tuneli i errët!

Mendimtarët largpamës thonë se identifikimi i këtyre sëmundjeve është shkencor, por zgjidhja, gjegjësisht kurimi është tejshkencor (supra scientifique). Pra çdo shoqëri ka nevojë që përmes mekanizmave të veta t'i luftojë këto dukuri dëmprurëse si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv/shoqëror.

Në këtë drejtim rolin kryesor e luan edukata familjare, sepse fëmija në çerdhen familjare i fiton njohuritë e para pozitive dhe negative.

Për të patur ditë me shpresëdhënëse sesa këto të aktualitetit duhet organizuar këshillime, tribuna, konferenca, simpoziume ku do të trajtohet tematika në fjalë.

S'do mend se rol të rëndësishëm do të kishte luajtur edhe inkuadrimi i mësimbesimit nëpër shkolla, në saje të të cilit fëmijëve do t'u mbillej ideja për distancimin nga agjensët që shpien në llymin e këtyre epidemive.

Organizatat joqeveritare (NGO) duhet që t'i kushtojnë kësaj lëmie më tepër rëndësi. Fondet e veta duhet t'i shfrytëzojnë për botimin e manualeve, fletushkave, broshurave me të cilat i riu do të njihej me esencën e fenomeneve negative.

Sistemi edukativo-arsimor bart një pjesë mjaft të rëndë të barrës së përgjegjësisë për devijimin e të rinjve. Për fat të keq në shkollat bashkëkohore servohen vetëm data shkencore, i flitet vetëm racios e jo edhe zemrës së të riut.

Më në fund të cekim se rolin madhor për ruajtjen nga devijimet sociale e luan religjioni sepse ajo veprat dhge sjelljet e shëmtuara i cilëson si dalalet, gjegjësisht largim prej mëshirës së Zotit dhe mjet për të fituar ndëshkimin hyjnor, prandaj njeriu me ndjenja të kultivuara fetare gjithmonë ka kujdes që të mos bjerë në kurthin e ligësive të përmendura e të bëhet banor i ferrit. Pra feja njeriut i dhuron një bindje, e cila s'u përngjan bindjeve të botëkuptimeve, filozofive, ideologjive të ndryshme mbi të cilat njeriu shpesh i mbyll sytë dhe kalon mbi to. Prandaj themi se është njeriu religjioz ai që ka më pak gjasa të prish harmoninë sociale, kuptohet nëse është besimtar që e praktikon fenë.


http://eseshkolle.blogspot.com/FAKULTETI INFERMIERISE
Dega: Infermieri e Pergjithshme
Lënda:Infermieristika e Obsetrikes
DETYRË KURSI
 Tema:  Shtatzania ne Adoleshence
Shtatzënia në Adoleshencë

        Shtatzënia adoleshentepërcaktohet kur vajzat adoleshente ose të parritura në moshën adekuate për njështatzëni normale (zakonisht brenda moshës 12-19 vjeçare) mbesin me barrë. Ky term me një fjalë i referohet femraveqë nuk kanë arritur moshën e rritur juridike, që ndryshon nëpër vende tëndryshme në botë,për tu bërë më barrë. Zakonisht, ato nuk e planifikojnë  këtë shtatzëni por ajo ju ndodh për shumëarsye.

Qënga 1970-ta, çështja e shtatzënisë në adoleshencë është në qendër të vëmendjesndërkombëtare. (“TeenagePregnancy: An Historical Legislative Analysis” par.14).             

         Sot, shtatzënia nëmoshënadoleshente është një çështje e diskutuar kudo. Ne po përballemi me këtë epidemigjithnjë e më shumë, dhe për fat të keq, statistikat në lidhje me shtatzëninë evajzave në moshën e hershme janë vazhdimisht në rritje. (“Overview, Consequences of Teenage Pregnancy”,par.2).
Njerëzit thonë se çdo gjë ndodh për një arsye,por çfarë mund të jene ato arsye për një numër aq të madh të shtatzënive adoleshente dhe sa ndikon kjo në jetën e tyre?
Shkaku i shtatzënive adoleshente besohet të jetë një kombinim afatgjatëi shumë faktorëve që manifestohen gradualisht dhe kanë te fshehur një ndikimmjaft të fortë .
Në Kosovë, shkaqet e këtij fenomeni janë mungesa e arsimimit, presioni nga tëtjerët, si dhe mungesa e komunikimit të lirshëm me prindërit. Ndërsa, efektet esaj janë kriza emocionale dhe jo-stabiliteti, aborti, rritja e shkallës sëbraktisjeve, si dhe shkalla e ulët e të diplomuarave.

         Sëpari, faktori me ndikim më të lartë gjatë shtatzënisë adoleshente është mungesae edukatës seksuale nëpër shkolla. Edukimi në shkolla është mënyra më epërshtatshme për tu siguruar të rinjëve informata për mënyrat e seksit tësigurt dhe për ti kursyer ata nga rreziqet e tilla. Në shumë vende, sidomos nëKosovë, seksi është ende një temë tabu dhe ende nuk është ofruar si lëndë nëshkolla. Si rezultat, adoleshentët ose mbeten të painformuar, ose janë tëprirur për të mbledhur informacion në lidhje me marrëdhëniet seksuale ngainterneti, revistat, apo edhe duke shikuar videot pornografike. Shpesh, këta udhëzues të tyre përmbajnë informata të gabuara dhe i çojnë në drejtime të gabuara. Për shembull, adoleshentët, duke mbledhurinformacione nga burime të tilla të pabesueshme, mund të mendojnë se janë dukepërdorur kontraceptivë shmangës. Ata mund të jenë te pavetëdijshëm, e për fat të keq, çdo lloj i kontraceptivëvemund të dështojë duke përdorur ato gabimisht ose vetëm si rezultat i një  \"mosfunksionimi natyror të kontrollit tëmetodave të lindjes\" (“What Leads to Contraception Failure?”, par.2)
         Së dyti, një tjetër shkak i madh që të çon në shtatzëniadoleshente është presioni i të tjerëve. Fakti është se pothuajse çdo kohë,adoleshentët janë shumë më të hapur dhe më komunikativ për të tilla gjëra me miqtë etyre se sa me prindërit. Në ditëte sotme, të pasurit marrëdhënie seksuale nën moshën 20 duketse është bërë mode. Prandaj, këto shkalla të larta të shtatzënive të reja nukduken të papritura.Përqendrimi i të qenit i/e rëndësishëm/e dhe tëqenit \'IN\' janë qëllimet kryesore që një vajzë në moshën pesëmbëdhjetë vjeçaredo të arrijë. Zakonisht, kjo ndodh për shkak të rebelimit të përgjithshëm dhemungesës së respektit për veten. Prandaj, duke u përpjekur për të arritur këtoqëllime, ajo mund të marrë vendime të mëdha, të tilla si duke pasur marrëdhënieseksuale në vitet e saj të hershme, pa e kuptuar ndikimin që ky proces mund tëketë në të ardhmen e saj.
Përmë tepër, marrëdhëniet prindërore kanë një ndikim vendimtar në sjelljet eadoleshentëve
Në thelb, në qoftë se prindërit janë shumë autoritativ, ata i shtyjnë fëmijët etyre për të vepruar pas shpine.Si rezultat, ata nuk kanë dijeni për aktet e fëmijëve të tyre, dhe në tënjëjtën kohë ulin mundësinë që fëmijët e tyre të marrin këshilla të mira përatë se si të sillen në këtë botë të vështirë.
Nga ana tjetër, ka prindërshumë tolerantë, të cilët nuk  përpiqen për të caktuar kufirin për lirinë efëmijëve të tyre në disa raste.Kështu,duke i lënë të pakontrolluar, ata pa qëllim i udhëzojnë fëmijët e tyre në hapa të gabuar, e cila në të ardhmen mund tëi kthejë jetës së tyre të lumtur vetëm dëshpërim.
Prandaj, është e rëndësishme për një prind të suksesshëm për të gjeturpika relative në mes të të qenurit shumë autoritativ dhe shumë tolerant.
Në vijim janë disa nga efektet më të rëndësishme që shtatzënia adoleshente kanë shoqëri.
            Në mesin e shumë efekteve tështatzënive të reja, të parat paraqiten tek nënat adoleshente. Fillimisht ajoduhet të ballafaqohet me situatën e ndërlikuar e marrjes së vendimit tëmenjëhershëm për lindjen ose jo të fëmijës,edukimin, dhe të ardhmen e qënies sëre. Një konsultim duhet të bëhet me të gjithë, duke filluar nga babai i fëmijësdhe prindërit e saj. Shpesh herë, për të arritur deri në atë fazë është hapmjaft i vështirë  sepse lidhjet në moshëaq të njomë zakonisht janë të fshehta. Për ta transmetuar një lajm të atillëduhen mjaft shpjegime dhe frika nga mos-aprovimi sjell pasoja tejashtëzakonshme. Në anën tjetër, mbajtja për vete e problemit është fazeafatshkurtër dhe zakonisht sjell situate depresive tek vajza.
Natyrisht, pas tëbërit nënë, jeta ndryshon shumë. Ajo femër nuk do ta ketë më gjithë kohën e sajpër t\'u kujdesur për veten. Në të vërtetë, ajo ka një tjetër qenie për tukujdesur, e cila është pjesë e shpirtit dhe gabimit të saj, njëkohësisht.Shpesh, një nënë adoleshente nuk di se si të sillet me fëmijën e saj, ndaj ajoka ndjenja të përziera (krizë emocionale), ndjehet e frustruar, e frikësuar,dhe e stresuar  (sidomos kur ibashkëngjiten presionet e shumta nga ambient i jashtëm). Në këto periudha, aftësia për tu dalë mbanë situatavetë tilla nuk ekziston për shkak se pothuajse të gjitha mendimet e saj do tëndryshojnë, si pasojë e këtyre ndryshimeve  të  papritura.
Mëtej, shtatzënia e hershme do të ndikojë jo vetëm tek nënat adoleshente, poredhe tek shoqëria në tërësi, duke rritur kështu shkallën e aborteve dhe të braktisjes sëfëmijëve.
Padyshim, jeta në çift pas lindjes së fëmijës është shumë më dinamike (natyrisht,në qoftë se ata vendosin të mbajnë fëmijët), si dhe shpenzimet e tyre janë tërritura. Duke qenë një prind, një student, një punonjës dhe mbi të gjitha një iri është jashtëzakonisht e vështirë për t\'u menaxhuar. Kjo është një nga përvojat mëtë vështira me të cilat një adoleshentemund të përballet. (“Overview, Consequences of Teenage Pregnancy”, par.2).

          Si konkludim, shtatzënitë adoleshente janë duke shkatërruar dhe deformuar  gjithë pamjen e shoqërisë. Çdo vajzëduhet  konsideruar faktin se në qoftë seajo është në një marrëdhënie seksuale, ekziston mundësia që pavarësisht ngagatishmëria e saj, ajo të ketë një shtatzëni (të padëshiruar). Secili çiftduhet të mësojë të marrë përgjegjësi për aktet e veta, sidomos kur flitet përnjë ndryshim të tillë të rëndësishëm në jetën e tyre ,dhe jetënose vdekjen enjë fëmije.







Mësojnë të bëjnë seks, por harrojnë qëtë njihen me format se si mund të shpëtojnë nga sikletet e një shtatzanie tëpadëshiruar apo infeksioneve seksualisht të transmetueshme, përhapja e tëcilave po mbërrin në nivele shqetësuese edhe në radhët e të rinjve shqiptarë. Kjo e vërtetë e hidhur është transmetuar gjatë ditës së djeshme, e cila përkon edhe me “Ditën Ndërkombëtare të Kontracepsionit”. Aksionet e shumta të zhvilluara nga ekspertët e shëndetit publik, duket qartësisht që nuk kanë dhënë efektet e duhura, pasi gjithnjë e më shumë të rinj po ekspozohen ndaj aborteve, si shkak i shtatzanive të padëshiruara, si dhe sëmundjeve të shëndetit seksual. Autoritetet shëndetësore flasin për një ulje të moshës kur nis marrëdhënia e parë seksuale (13-14vjeç), ndërkohë që vënë në dukje një tjetër shqetësim që po konsumohet në masë pilula e urgjencës. Vetëm pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, të rinjtë shqetësohen për problemet me të cilat mund të përballen. Ndërkohë që zgjidhja e vetme për ta mbetet pilula e urgjencës, përdorimi i të cilës gjatë gjithë jetës duhet të jetë shumë i kufizuar. Studimet e kryera tek të rinjtë në rang vendi tregojnë se vetëm 11 për qind e tyre kanë njohuri për ekzistencën e metodave kontraceptive. Pjesa tjetër ose nuk i njohin ato ose janë indiferentë ndaj përdorimit të tyre. Të gjendur përballë kësaj situate, e vetmja rrugë për të informuar të rinjtë mbi mënyrën e përdorimit të metodave kontraceptive është përfshirja e njohurive specifike në kurrikulat e shkollës, duke nisur që në arsimin e detyruar, reflektimi i të cilave do pasohet në lëndën e biologjisë dhe shëndetit riprodhues. Specialistja e shëndetit riprodhues Lumturi Mërkuri tregon se adoleshentët shqiptarë vuajnë informimin e përdorimit të këtyre metodave kontraceptive, të cilat në të vërtetë janë një masë e sigurte parandaluese ndaj shtatzanive të padëshiruara dhe sëmundjeve të tjera. Kundrejt kësaj situate problematike, është diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Arsimit, që të rishikojnë në mënyrë të detajuar kurrikulat mësimore që aplikohen në sistemin arsimor parauniversitar në lëndën e biologjisë dhe të shëndetit riprodhues. “Adoleshentët në disa raste kanë keqinformimin e përdorimit të metodave kontraceptive dhe duke qenë kjo arsyeja, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit janë duke punuar intensitivisht. Ministria e Arsimit është duke shikuar kurikullat shkollore të fokusuara kryesisht tek shëndeti seksual dhe riprodhues, njohuritë e së cilës do jenë pjesë e lëndës së biologjisë dhe shëndetit riprodhues. Është menduar që kjo të filloj që ne klasën e katërt. Ne do të dëshironim që të përdorej prezervativi, si metoda më e mirë për të rinjtë që siguron një mbrojtje të dyfishtë jo vetëm për një shtatzani të planifikuar, por edhe për infeksione seksualisht të transmetueshme. Vëzhgimet e bëra, fatkeqësisht flasin për një përdorim masiv të kontraceptivit të urgjencës”, shprehet Mërkuri.
Intervistë me Dr. Lumturi Merkuri, specialiste e shëndetit Riprodhues në Institutin e Shëndetit Publik
Pilula e urgjencës, kur dhe si duhet përdorur
Kontraceptivët janë metoda që parandalojnë shtatzëninë. Janë njohur gjerësisht tek ne si metoda të planifikimit familjar. Ekzistojnë metoda kontraceptive për meshkuj si prezervativi dhe sterilizimi kirurgjikal mashkullor dhe kontraceptivë për femra si pilulat, pilula kontraceptive e urgjencës, injeksioni, DIU dhe sterilizimi kirurgjikal femëror. Përdorimi i tyre parandalon shtatzanitë e paplanifikuara dhe mbron nga shumë sëmundje. Ato shpëtojnë jetë nënash dhe fëmijësh! Një në tre vdekje në gra, të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen mund të shmangen nëse gruaja përdor kontraceptiv. Gjithashtu, rritja e intervalit ndërmjet lindjeve të paktën mbi 3 vjet nga përdorimi i kontraceptivëve, mund të parandalojë vdekjen e 1.8 milion fëmijëve nën 5 vjeç. Prezervativi është e vetmja metodë kontraceptive e cila të mbron njëkohësisht, si nga një shtatzëni e padëshiruar ashtu edhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Stertilizimi kirurgjikal mashkullor, është një metodë e cila konsiston në mbylljen e tubave tek meshkujt, e cila është e përhershme. Kontraceptivët për femra janë një gamë më e gjerë ku më të përdorshmet janë: pilulat kontraceptive, pilula e urgjencës, injeksioni, spiralja/DIU dhe sterilizimi kirurgjikal femëror.
Ç’farë është pilula kontraceptive e urgjencës/emergjencës?
Pilula kontraceptive e urgjencës është një lloj kontraceptivi, i cili parandalon një shtatzëni të padëshiruar nëse merret mbas një raporti seksual të pambrojtur. Pilula kontraceptive e urgjencës në përdorim është e sigurt, e efektshme dhe e përshtatshme për çdo grua të moshës riprodhuese, e cila mund të kenë nevojë për kontracepsion urgjence në kohë të ndryshme të jetës së saj për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar.
Pilula kontraceptive e urgjencës mund të përdoret në mënyrë të sigurt dhe nga mosha e adoleshencës, vetëm në raste të jashtëzakonshme, e jo si një masë e shpeshtë mbrojtëse. Pilula kontraceptive e urgjencës ofron efektshmëri të lartë vetëm nëse pihet sa më shpejtë që të jetë e mundur mbas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur, para se veza të lëshohet nga vezorja. Pilula kontraceptive e emergjencës parandalon shtatzëninë duke parandaluar ose vonuar ovulacionin si dhe fekondimin e një veze. Pilula kontraceptive e urgjencës e rekomanduar nga OBSH është një dozë e vetme (levonorgestrel 1.5 mg) e marrë brenda pesë ditëve (120 orë) nga një raport seksual i pambrojtur. Por, një grua mund të marrë pilulën kontraceptive (levonorgestrel) në dy doza (0.75 mg secila 12 orë larg), por që është më pak komode për gruan.
Në çfarë situata duhet të përdoret kontracepsioni i urgjencës ?
Kontracepsioni i urgjencës mund të përdoret në një numër të situatave pas një raporti seksual të pambrojtur, që mund të jenë: “Nëse harrohet të pihet pilula kontraceptive mujore (tre apo më shumë pilula rresht e kombinuar orale, ose më shumë se tre orë me vonesë për pilulën vetëm me progestogen, nëse injeksioni merret më shumë se dy javë me vonesë, nëse çahet prezervativi, nga tërheqja e dështuar (derdhje e spermës në vaginë ose në organe gjenitale të jashtme),  llogaritje e gabuar e metodës së abstinencës periodike, kur kemi dalje të spirales, si dhe në rastet e sulmit seksual, kur gruaja nuk është e mbrojtur nga një metodë kontraceptive.
 Kur nuk është efektive përdorimi i saj?
Levonorgestreli, pilula kontraceptive e urgjencës nuk është efektive nëse procesi i implantimin ka filluar, pra nuk duhet t’i jepet një gruaje që tashmë ka një shtatzëni të konfirmuar. Megjithatë, nëse një grua pa dashje merr pilulën kontraceptive të urgjencës, pasi ajo është shtatzënë, provat në dispozicion sugjerojnë se pilula nuk dëmton as shëndetin e nënës e as fetusit të saj. Pilula kontraceptive e urgjencës nuk do të shkaktonte abort nëse shtatzënia ka ndodhur. Ai thjesht nuk lejon të ndodhi një shtatzëni, gjithmonë nëse pihet në kohën e duhur.
Sa shpesh duhet të përdoren pilulat e urgjencës?
Sa më shpejt të pihen pilulat aq më e sigurt është kjo metodë. Nuk ka kundraindikacione mjekësore për përdorimin e pilulave kontraceptive emergjente me levonorgestrel. Por, nga ana tjetër duhet thënë se pilula kontraceptive e urgjencës janë vetëm për përdorim të jashtëzakonshme dhe nuk janë të përshtatshme për përdorim të rregullt si një metodë kontraceptive në vazhdim. Çka do të thotë se nuk mund të ketë përdorim të shpeshtë të saj. Sot edhe në rrjetin farmaceutik shqiptar janë në dispozicion pilula kontraceptive të urgjencës që rekomandohen nga OBSH. Ato ofrohen në pako të cilat përmbajnë vetëm një tabletë e cila pihet menjëherë dhe mundësojnë zgjatjen e periudhës së mbrojtjes nga shtatzënia deri në 5 ditë nga një marrëdhënie seksuale e pambrojtur. Por pilula duhet të pihet sa më shpejt të jetë e mundur mbas një kontakti seksual të pambrojtur.
Cila është metoda më e mirë për tu përdorur?
Kjo varet nga veçoritë dhe preferencat individuale. Është mirë që kur një femër vendos të përdor kontraceptiv të shkojë tek mjeku i qendrës së planifikimit familjar ose i qendrës shëndetësore.
Sa kohë duhet që kontraceptivët të japin efektin?
Kjo varet nga kontraceptivi që do të zgjidhet si dhe nga koha e fillimit të tij. Ideale do të ishte që përdorimi i çdo lloj kontraceptivi të fillojë ditën e parë të menstruacionit. Por mund të fillohet në çdo kohë kur një femër dëshiron, mbasi të sigurohet që nuk është shtatzënë.
A kanë efekte anësore kontraceptivët?
Disa gra mund të kenë shqetësime të cilat ndryshojnë nga një grua tek tjetra. Shqetësimet me të zakonshme janë; marrje mendsh, të vjella, tensionim të gjinjve.
Nëse një femër ka shqetësime nga përdorimi i kontraceptivit që ka zgjedhur, duhet të shkojë tek mjeku për të zgjedhur një metodë tjetër, apo për të vendosur së bashku se çfarë duhet bërë.
Ku mund të gjenden kontraceptivët?
Në Shqipëri shërbimet bazë të planifikimit familjar u miratuan në 1992 pas një vendimi të Këshillit të Ministrave që konfirmoi planifikimin familjar si një e drejtë bazë njerëzore. Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar ndjeshëm shërbimet e  Planifikimit Familjar në sektorin publik duke e siguruar këtë deri në nivel komune në të gjithë vendin dhe në disa raste deri në nivel ambulance fshati.  Aktualisht, sektori  publik  ofron  shërbime  të  Planifikimit Familjar në  427  konsultore  të gruas, maternitete dhe qendra shëndetësore në nivel komune. Metodat  kontraceptive  që  ofrohen falas në këto qendra  janë :“prezervativi mashkullor, pilula, DIU dhe  injeksioni. Por metodat kontraceptive mund të sigurohen edhe në rrjetin farmaceutik shqiptar. Përpara fillimit të përdorimit të një metodë kontraceptive duhet konsultuar me një personel shëndetësor”.




http://eseshkolle.blogspot.com/
Shkolla dhe mësuesit, kanë nevojë për ndihmën e prindërve. Duan prej tyre: kohë, interesim dhe kontribut. Të gjithë për një qëllim të përbashkët: të përgatisin fëmijët për jetën. Prandaj duke punuar së bashku, shkolla do të zgjedh pjesën kryesore të problemeve. Shkolla në disa vende të  diasporës  janë të  organizuara mirë dhe cilësore. Shkollat janë një sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e vetë shoqërisë. Fuqizimi i rolit të prindit si pjesë integrale e procesit të edukimit dhe përfshirja e tyre në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, është shumë i rëndësishëm, sepse kështu fëmijët shfaqin plotësisht potencialin e tyre në shkollë e jetë, pasi ata kanë nevojë të ndihen mirë, të mësohen të marrin vendime, të jenë përgjegjës për rezultatet e këtyre vendimeve. Dihet se edukimi fillestar nis në familje dhe prindi është mësuesi i parë i fëmijës së tij. Por ky rol i prindërve duket sikur zvogëlohet me kalimin e viteve, sepse shtohen pjesëmarrës të tjerë në këtë edukim.

Sot zhvillimi i individit ndikohet nga tërësia e mjediseve ku ai vepron në jetën e përditshme. Është vërtetuar se sa më e madhe të jetë përfshirja e prindërve në edukim, aq më i përparuar është fëmija në çdo aspekt. Kjo përfshirje, në kuptimin e gjerë të fjalës, përfshin prindërimin. Ky koncept nuk do të thotë që të mohohet edukimi në shkollë dhe ai në mjedisin e gjerë. Këto dy anë të edukimit, me efektet pozitive dhe negative të tyre, na tregojnë se prindërit dhe familja janë parësore në edukim. Kjo shpjegohet me lidhjen mjaft të madhe të fëmijëve me prindërit në fëmijërinë e hershme, me faktin që shpesh prindërit ( sidomos nëna) kujdeset se si do të shkojë fëmija i tyre në shkollë, librat që do të lexojë, programet e TV që do të ndjek, shokët me të cilët do të rrijë etj. Shumica e prindërve u përkushtohen shumë fëmijëve të tyre. Ata ruajnë lidhje emocionale të forta

Ne kete edukim nuk mund të mohohet shkolla, e cila, u jep nxënësve mundësi të barabarta arsimimi dhe u krijon një sistem vlerash të qëndrueshme. Prindërit kanë detyrë të përkushtohen si partnerë edukimit ndaj shkollës së fëmijëve të tyre. Dhe se prindi është edukator i fëmijës. Suksesi i nxënësit arrihet 45% nga puna e tij, 30% mësuesve të tyre dhe 25% prindërve. Prindi duhet të lidhet ngushtë me mësuesit që i japin mësim fëmijës së tij.
Mësuesi kontrollon nxënësin si i ka kryer detyrat në shtëpi, si sillet ai në shkollë, si përgatitet ai për shkollë ( të ushqehet mirë ). Prindërit duhet të kenë marrëdhënie të mira me shkollën dhe ta ndjekin fëmijën e tyre hap pas hapi. Gjithsesi prindërit më së miri mund ta ruajnë kontrollin dhe rolin e tyre duke e mësuar gjuhën e shkollës dhe duke u integruar në sistemin shkollor të shoqërisë ku ato jetojnë, me punë apo aktivitete të ndryshme. Kështu që ata gradualisht do ta kuptojnë shoqërinë dhe kulturën e re, do të dinë që t’i drejtojnë fëmijët më së miri në një mjedis të ri. Mungesa e lidhjes prind- shkollë krijon prapambetje relative, mungesë arsimimi. Shkolla ndikon në arritjet e nxënësve, por familja ndikon në përfundimet e tyre. Ndikimi i familjes në përparimin në mësime nuk realizohet vetëm nga prindër të arsimuar, por edhe nga ata të paarsimuar shumë, vetëm sepse ata kanë treguar interes të vazhdueshëm për t’i edukuar dhe kanë shtruar para fëmijëve të tyre synime të qarta dhe të larta. Shpeshherë prindërit për shkaqe gjuhësore kanë krijuar vetizolim me shkollat miqësore  dhe në të shumtën e rasteve ka munguar suksesi i nxënësve në këto shkolla.


Krijimi i hapësirave komunikuese mësues- prind, shkollë-komunitet
Mësuesit përpiqen t’u sigurojnë fëmijëve, në shkollat e diasporës, njohuri për letërsinë dhe artin, historinë dhe gjeografinë, kulturën dhe zakonet, si dhe të fitojnë shprehi gjuhësore  për t’i kuptuar dhe për t’i shprehur në mënyrë korrekte  gjatë përdorimit të teksteve shqip, të cilat mund të perdoren në të ardhmen si literature ndihmese në studimet e tyre.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               

Mësuesit përpiqen të krijojnë një mjedis mësimi të bazuar në respektin e ndërsjellë, për  të siguruar që gjithë fëmijët të marrin pjesë aktive në mësim dhe të pajisen me njohuri në përshtatje me programin, të fitojnë  aftësi etike dhe artistike.

Për këtë, në radhë të parë, mësuesit krijojnë shtratin e komunikimit të ndërsjellë me nxënësit.
Në këtë rast, etika e komunikimit është çelësi i suksesit për ardhmërinë e një shoqërie demokratike. Duke përdorur forma të veçanta lidhur me nxënien, mësuesi nxit fëmijën të komunikojë nëpërmjet ligjërimit, shkrimit, historisë, gjeografisë dhe shumë gjinive të artit. Në këtë mënyrë fëmijët zhvillojnë shprehitë dhe fitojnë vetëbesimin për të komunikuar saktë, ata marrin iniciativën dhe janë të motivuar.

Mësuesi në klasë i drejton nxënësit që të fitojnë  mënyrat e përshtatshme për të shprehur ndjenjat e tyre. Prandaj ai i përshtat gjuhën dhe veprimet e tyre në mënyre të tillë që të sigurojnë një qëndrim të përkujdesshëm.  Njëkohësisht, i ndihmojnë fëmijët të shprehin deshirat e tyre.

. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai i ndihmon fëmijët sesi t’u përgjigjen kërkesave në rritje.

Kështu, pra, ata mësojnë mënyrat e sqarimit të keqkuptimeve dhe të zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet përdorimit të  kujdesshëm të gjuhës. Komunikimi i mirë është mjet i vlefshëm për zgjidhjen e mënjanimin  e konflikteve dhe në  krijimin e mirëkuptimit në bashkësinë e fëmijëve.

Për të pasur një klasë me marrëdhënie të harmonizuara, me një mjedis të vërtetë edukativ, në radhë të parë, duhet t'i kushtohet vëmendje marrjes së  informacionit për karakteristikat në tri nivelet e dijes :
Mosha që  fëmijët po  mësojnë.
Mënyra si  mësojnë fëmijët në  këtë grupmoshë.
Stili vetjak i  të mësuarit dhe personaliteti i çdo fëmije në  klasë.
Mësuesit theksojnë faktin  se natyra e vërtetë e mësimdhënies së tyre ndryshon vazhdimisht. Ajo bëhet më emocionale, e kënaqshme, e këndshme dhe me nivel më të lartë intelektual kur sigurohet pjesëmarrje e gjerë e nxënësve në mësim.
Ka mjaft mësues që  besojnë se  janë  të aftë për t’u lidhur me fëmijët. Ata arrijnë t’i shikojnë fëmijët si nxënës në një proces të vazhdueshëm të rritjes. Por  që të  krijohen  praktika të tilla    klasë dhe të merren vendime  në përshtatje me nevojat e zhvillimit të  fëmijëve, duhen kuptuar karakteristikat e grupmoshave të  ndryshme të  nxënësve.

Si edukatorë  duhet të mbajmë parasysh se çdo fëmijë që ne mësojmë, është një individ, produkt i kulturës, i mjedisit, i shëndetit, i temperamentit dhe i personalitetit  të veçantë. Këta faktorë asnjëherë nuk janë statikë. Me rritjen e fëmijës ndodhin edhe ndryshime. Megjithatë, ka modele të dallueshme të zhvillimit që shfaqen me kalimin e kohës. Disa fëmijë sillen në mënyra që janë me nivele më të larta sesa mosha e tyre. Ndërsa të tjerë, me aftësinë e tyre njohëse e tejkalojnë zhvillimin moshor dhe mund të sillen  në forma të tjera.
Mosha e zhvillimit është koha në të cilën fëmija pëson ndryshime në fushën shoqërore, fizike, mendore dhe njohëse. Kjo ndryshon nga mosha e fëmijës  në vite. Është e zakonshme të gjejmë ndryshime në nivelet e formimit të fëmijëve të së njëjtës moshë. Si edukatorë që planifikojmë mjedisin e klasës, mësuesit duhet të marrim parasysh këta faktorë të zhvillimit, për të ndihmuar çdo fëmijë të arrijë zhvillimin e mundshëm të tij të plotë.
Nga komunikimi i rregullt dhe i vazhdueshëm përfitojnë të gjithë: në radhe të parë fëmijët, por edhe prindërit, edhe mësuesit. Fëmijët përfitojnë në mënyrë të veçantë kur vërejnë se të rriturit, që janë të  rëndësishëm për jetën e tyre,  bashkëpunojnë me ta,  për të  realizuar një qëllim të  përbashkët.
Në këtë mënyrë rritet  tek ta  ndjenja e sigurisë dhe e besimit .

Mësuesit që zbatojnë këtë formë pune, kanë  karakteristika të tilla,si:

Nxitin dhe pranojnë autonominë dhe nismën e nxënësit. Autonomia dhe nisma janë faktorë motivues në një individ për të bërë lidhjen ndërmjet  ideve dhe përvojave. Fëmijët që bëjnë pyetje dhe pastaj mobilizohen për t’iu përgjigjur atyre, bëhen të  përgjegjshëm për mësimin e tyre dhe bëhen zgjidhës të  problemit.

Ofrojnë shumëllojshmëri materialesh duke përfshirë mjete, koleksione të ndryshme, duke përfshirë, dhe ekskursionet jashtëshkollore .

Ndjekin dëshirat e fëmijëve duke sugjeruar fushat më me interes  për t'u  mbajtur parasysh gjatë zbatimit të  projekteve në zhvillim, duke krijuar kështu mësime tematike dhe duke e vënë veten në pozitat e nxënësit gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së përbashkët. Pra, mësuesi mund të  nxitë mësimnxënie të  re, duke sjellë burime e informacione në  çdo kohë të  punës në orën e mësimit dhe jashtë saj.

Fillojnë zhvillimin e mësimit duke drejtuar pyetje për paqartësi që mund të kenë nxënësit. Kjo shërben për të marrë të dhëna për shkallën e informacionit që kanë ata  rreth konceptit që do të trajtohet. Më tej, nëpërmjet bashkëbisedimit nxjerrin se çfarë duan të dinë fëmijët dhe si  mund t'i përvetësojnë këto njohuri e koncepte që përmban tema. Kjo është një strategji e mësuesit të përfshirë në praktikën zhvillimore.

Nxisin fëmijët të bëjnë pyetje, të përfshihen në diskutime dhe të përpunojnë përgjigjet e tyre. Ata mbështetin strategjitë e të mësuarit të fëmijëve dhe tregojnë respekt për ta, duke u lënë  kohë    mjaftueshme për t’u përgjigjur.

Karakteristika të tilla mund të ndeshen edhe në punën e përditshme. Ato tregojnë se mësuesi që i zbaton, përdor forma të reja në trajtimin e zhvillimin e mësimit. Ai shmanget kështu nga format e njohura tradicionale, nëpërmjet të cilave nxënësi trajtohet vetëm si objekt i procesit mësimor.


Detyrat e mësimdhënësve
Mësimdhënësit informohen me ide dhe forma të reja mësimore.
Mësimdhënësit  duhet të ndjekin seminare për arsimim bashkëkohor në vendin ku zhvillojnë mësim dhe në Shqipëri.
Mësimdhënësit  përkrahin marrëdhëniet prind-nxënës dhe prind- mësues.
Mësimdhënësit në vendet e diasporës  bashkëpunojnë me mësimdhënësit në Shqipëri në mënyrë të vazhdueshme.
Mësimdhënësit organizojnë  projekte të ndryshme që lidhen me historinë, gjeografinë, gjuhën dhe kulturën  e Shqipërisë duke stimuluar  kontributin e prindërve, të cilët në sajë të profesionalizmit të tyre mund të bashkëpunojnë për zbatimin e këtyre projekteve.
Prindërit janë të përfshirë në mënyrë aktive në shkollën shqipe.
Mësimdhënësit i ndihmojnë prindërit   për të mundësuar një bashkëpunim sa më kualitativ.

Lidhja prind- shkollë
Lidhja e fëmijës me prindin e forcon mirëqenien e tij. Të gjithë prindërit duhet ta shohin vetën në rolin e mësuesit që mbikëqyrë dhe nxit të nxënit e fëmijës. Lexoni libra e pastaj i bashkëbisedoni ato me fëmijët tuaj, mësoni vjersha në gjuhën amtare, tregime, këngë dhe përralla i tregoni për farefisin për vendlindjen dhe për gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën. Në këtë mënyrë ata mësohen për të dëgjuar dhe kuptuar me vëmendje. Aty ku organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe dërgoni në shkollë, prindër të cilët me profesionalizmin e tyre  e ndihmojnë shkollën me organizimin e orëve te hapura në fusha të ndryshme. Bisedoni për ndodhitë e ditës, hobit dhe për shokët e fëmijës. E dërgoni fëmijën që të vizitojë  vende të ndryshme: në muze, qytet, fshat, kopsht zoologjik, bibliotekë e tjera. Ai që nuk e ndjek fëmijën në shtëpi, e njeh më pak atë, nuk di si dhe sa punon, ç’vështirësi ka, humb rastin e rëndësishëm për t’u lidhur me fëmijën e tij, e ka të vështirë të ballafaqohet me mësuesin, për ta bindur atë për mendimin e gabuar që ka për fëmijën e tij.

Lidhja mësues – prind
Për një ecuri të mirë të këtij procesi duhet që mësuesi dhe prindërit të kenë lidhje thellësisht objektive dhe organike, lidhje e cila rrit cilësinë e të mësuarit të nxënësit. Kur prindërit janë aktiv në problemet e shkollës, ata janë të hapur në kërkesat, vërejtjet, pakënaqësitë që mund të kenë ndaj mësimdhënësit. Sqarimi i prindërve për probleme të ndryshme që ata kanë shqetësim, kërkon, kohë, durim dhe njohuri të mira për bashkëpunim. Prindërit duhet të shohin sinqeritet nga drejtuesit dhe stafi i mësuesve, si dhe siguri e qetësi brenda dhe rreth shkollës për të kuptuar rëndësinë e misionit të shkollës. Sigurisht që për mësuesin puna me prindër nuk është e thjesht. Ai duhet të respektojë rolin e prindit, të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në shkollë. Qëllimi i parë dhe i vetmi i prindërve dhe mësuesve është jo të mendojnë për të ardhmen e tyre, por t’i bëjnë ata të aftë të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

SI DUHET TE JENË MARËDHËNIET GJATË BASHKEPUNIMIT MËSUES-PRINDËR?
Marrëdhëniet mësues- prindër  duhet të jenë të hapura dhe shërbejnë  për të  realizuar një bashkëpunim konstruktiv. Në këtë mes shumë i  rëndësishëm është respekti dhe ndihma e ndërsjellët.  Mësuesit në diasporë  ndjekin bashkërisht qëllimet pedagogjike dhe  bazë për këtë  kanë  Kurrikulën e MAS-it. Përkrahja individuale dhe sociale e nxënësve  që ndjekin  mësime plotësuese në këto shkolla është  me rëndësi parësore. Mësimdhënësit tanë zhvillojnë një mësim, i cili është i lidhur me aktualitetin dhe i drejtuar nga suksesi. Një rëndësi e veçantë i kushtohet kreativitetit dhe organizimit të aktiviteteve të lira. Në këto shkolla bëhet integrimi i të gjithë fëmijëve pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, statusin, religjionin, aftësitë e tyre individuale dhe gjendjen e tyre gjuhësore.



Vlerësimi i nxënësve detyrë jo vetëm e mësuesit

Në procesin e vlerësimit marrin pjesë jo vetëm mësuesit e nxënësit, por edhe prindërit.
Mësuesit vazhdimisht vëzhgojnë rritjen e nxënësve dhe mësimnxënien e tyre. Vlerësimi i vazhdueshëm u jep mundësi mësuesve të bisedojnë me nxënësit e tyre për punën çdo ditë dhe ta përdorin këtë informacion si bazë për të përmirësuar punën. Mësuesi  diskuton idetë e përftuara nga procesi i vlerësimit me nxënësit e tij në  mënyrë  që nxënësit të  mund të  shohin përparimin që ata bëjnë dhe në  mënyrë realiste të  dinë si po ecin.

Përfshirja e prindërve në vlerësim nënkupton  të shtrihet më tej se sa marrja e një fletushke raportimi, pra ata duhet të shikojnë shembujt aktualë të punës së fëmijës për një periudhë kohe të  caktuar.  Prindërit krijojnë një pamje më të plotë të ecurisë së fëmijës së tyre.

Një koleksion i punës së nxënësve për një kohë, ilustron cilësinë e të menduarit dhe të zhvillimit të fëmijës.

Përmbledhja e informacionit është   një mënyrë frytshme e raportimit te prindërit
Ky informacion krijon bazën për formimin e gjykimeve rreth fëmijëve dhe për përvojën udhëzuese të përshtatshme për ta.


Mësuesit  kanë në  dispozicion larmi stilesh komunikimi me prindërit.
Gjatë komunikimit me prindërit mësuesi synon  të jetë :

Miqësor  -Bashkëbisedimi miqësor është  edhe nxitës për persona të tjerë, pranon dhe njeh ndihmesën e të tjerëve, shpreh hapur adhurimin dhe respektin, si dhe priret drejt sjelljes së pranueshme.

I çliruar nga emocionet dhe tensioni- një bashkëbisedues i  tillë është i qetë dhe i shtruar, e ruan qetësinë gjatë punës së  tensionuar dhe nuk shfaq shprehje nervozizmi.

I  vëmendshëm -i pëlqen të dëgjojë personat e tjerë, tregon interes për fjalët e të tjerëve dhe qëllimisht reagon në mënyrë të tillë që t'i lërë të kuptojë bashkëbiseduesit se po e dëgjon me vëmendje

I  gjalle -nuk i shkëput sytë nga bashkëbiseduesi,  e ndjek me vëmendje atë.

Mbresëlënës -krijon më tepër mundësi të mbahet mend për shkak të elementeve dhe situatave nxitëse që krijon.

Themelimi i Këshillit të Prindërve të Shkollës sjell që në secilën shkollë të përfaqësohen
 në mënyrë sa më demokratike interesat e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve, të  cilët
duke punuar së bashku  përmirësojnë  cilësinë në arsim.
Ky këshill ndihmon që  këto shkolla  miqësore për fëmijë  të bëhen  sa më atraktive për
mësimnxënie.
Detyrat që duhet të realizohen:   
-  Të bëhen trajnime të mësuesve dhe prindërve për bashkëpunim reciprok.
- Të mbahen konferenca me temën:”Roli i prindërve në sistemin e edukimit”.
- Puna rreth zgjerimit të rrjetit të shkollave mike, sistemi i shumfishimit 1+2 takime me zyrtarë regjionlë dhe drejtorë të drejtorive komunale;
- Të  përgatitet një pyetësor për vlerësimin e raporteve në shkollë të trekëndëshit: nxënës, mësues, prind;
- Të plotësohen formularë për punën dhe aktivitetet e prindërve në shkollë;
-Të bëhen  takime të ndryshme më rëndësi .

Rekomandime:
- Të mbahen rregullisht mbledhje me prindër dhe të mbahen procesverbalet  përkatëse në  këto mbledhje.
- Të hartohet plani vjetor i veprimit në bashkëpunim me kryesinë e Këshillit  prindër- mësues, në mënyrë që interesimi i prindërve për punën dhe jetën në shkollë të jenë sa  më efektiv.
- Të bëhen trajnime, biseda dhe këmbim përvojash mes prindërve, mësuesve dhe nxënësve  të një përvojë më të gjatë në këte fushë.
- Të  organizohen takime përmes tryezave të rrumbullakëta, ku pjesëmarrës do të jenë prindërit, mësuesit, nxënësit.
Sipas kurrikulit të ri është e domosdoshme që çdo shkollë në diasporë  duhet të hartojë një politikë të caktuar e të përshtatshme për përfshirjen e prindërve në edukim. Hartimi i një politike të tillë, së bashku me një plan respektiv për përfshirjen e prindërve në edukim ka shumë rëndësi, sepse nga kjo gjë përfitojnë nxënësit, mësuesit (shkolla) dhe prindërit.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels