Nuk ka mbetur titull gazete dhe reviste pa ekspozuar histori dhe  portrete njerëzish "të famshëm"... që mbeten të kategorizuar kryesisht  në artistë dhe politikanë. Sa janë të famshëm vërtetë, për çfarë janë të  famshëm, apo aspirojnë të jenë të tillë? Janë artistë, apo  pseudoartistë? Politikanë apo pseudopolitikanë? Kanë famë apo paraqiten  si të tillë? Një pjesë e mirë duan të jenë të famshëm dhe këtu nuk ka  asgjë të keqe për sa kohë "famës" i lihet kohë të zhvillohet dhe  shpërthejë. Në fakt, e keqja qëndron në tendencën për ta implantuar  famën, pa pasur as dhuntinë dhe 
as zotësinë minimale për ta zotëruar  atë. Është fama një maskë trendy, apo një tregues i suksesit?
            
Çfarë  i motivon njerëzit të mbajnë një maskë të tillë? Shoqëria promovon  modele të tilla njerëzish dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse polarizon në  "të famshëm" dhe "të pafamshëm". Çfarë kanë të parët që ndjell zili për  të dytët? Ndoshta ata kanë gjithçka që nuk mund të kenë të dytët dhe kjo  shkakton turbulenca të forta psiqike, aq sa të dytët krahasohen dhe  identifikohen vazhdimisht me figura të famshme për të "kuruar" konceptin  e tyre për veten. Me fjalë të tjera, ata shpenzojnë më shumë kohë me  famën e të tjerëve se sa me veten e tyre apo zbulimin-e pasurive të  brendshme që mund t'i çojnë drejt suksesit personal. Po ç'vlerë ka  suksesi personal sot për shqiptarët? Duket sikur ky është tërësisht i  konvertuar në "para" dhe "pushtet", i zhveshur nga vlerat njerëzore.  Përveç pushtetit, fama përcjell një vëmendje speciale, atë publike...  dhe, cili nuk do të dëshironte një vëmendje unike në këmbim të asaj të  munguar apo të copëtuar? Kjo tregon një nevojë specifike të individit,  një nevojë për të qenë me çdo kusht në qendër të vëmendjes si një i  vetëm/e vetme. Për të mos u thelluar në anën patologjike që lidhet me  nevojat e fshehura për të gjetur me pahir "famën", hedhim një vështrim  në kopertinat e revistave. Njerëzit e famshëm dhe historitë e tyre  "mahnitëse" rregullisht çorodisin lexuesit me "shembujt" personalë dhe  të famijleve të tyre. Sigurisht që kjo varet nga perceptimet subjektive  të lexuesve si dhe nevojat e tyre individuale.
            
Si nuk  ndodh të lexojmë ndonjëherë mbi dështimet e njerëzve të famshëm,  dilemat e tyre, dhe mënyrat se si ata i menaxhojnë ato! Ndoshta ata janë  imunë ndaj këtyre situatave? Apo mbahen kaq fort pas kësaj maske sa  heqja dorë prej saj mund të rrezikojë ekzistencën e tyre? Duket sikur  fama-maskë ka funksion jetik për ta. Ndoshta janë lexuesit që kërkojnë  apo kanë nevojë më shumë të dëgjojnë për historitë e bujshme të tyre,  sepse mjaft halle e probleme mbart e përditshmja? Nuk besoj që kjo  mënyrë i vlen kujt. Të mësosh mbi jetën e njerëzve "të famshëm", vetëm  shmang vëmendjen e njerëzve nga problemet e tyre, nga realiteti i tyre,  për të mos thënë që herë-herë mund të thellojë krizën individuale.
            
Si  nuk ndodh të lexojmë ndonjëherë mbi jetën e individëve të zakonshëm,  atyre që nuk reshtin së provuari për të arritur, edhe pse rrëzohen,  gjejnë forca të ngrihen dhe provojnë sërish; atyre që përpiqen të  shfrytëzojnë nnaksimalisht burimet personale e jetësore (edhe pse të  kufizuara) për t'i dhënë kuptim jetës së tyre! Nuk besoj që lexuesit nuk  duan të tilla histori. Këto janë histori më pranë realitetit të  shumicës, ndaj prekin më shumë dhe ndikojnë më shumë në jetën e  njerëzve. Janë histori që përmbajnë mesazhe të fuqishme mbi rëndësinë e  vlerave njerëzore në zhdukje. Personazhet e historive të tilla, pa qenë  "të famshëm" fitojnë famë... famë e cila jo vetëm ngjall dëshirë por  edhe besim për jetën, besimin që GJITHKUSH MUND T'IA DALË MBANË.
 
Autorja është Psikoterapiste
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 8:39:00 AM
8:39:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
