Parapsikologjia, dhe tё gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin njё  interes tё madh nё ditёt tona. Nё mesin e shekullit tё 20 filluan  hetimet e para shkencore mbi kёtё temё, por pa arritur nё nivele tё  plota, nё mёnyrё qё tё krijohej njё shkencё e re e veçantё. Pёr kёtё  arsye parapsikologjia pёrbёn njё degё tё psikologjisё.
Me fjalёn  parapsikologji  jepet tё kuptohet sektori I hetimit qё studjon aftёsitё  mё tё thella dhe tё panjohura tё shpirtit njerёzor. Marrja me kёtё  sektor nuk pёrbёn ndonjё lloj initacion nё ‘’mrekullira’’, por  pёrpjekjen 
pёr njё kuptim sa mё tё mirё tё njeriut dhe tё jetёs nё  pёrgjithёsi. Kjo qё nё vitet e fundit pёrbёn njё zonё tё re hetimi, nё  tё vёrtetё nuk ёshtё aspak e re.
Nё lashtёsi tё gjithё  qytetёrimet e lashtё u morёn me zhvillimin dhe ushtrimin e kёtyre fuqive  tё njeriut.Dhe madje nuk bёhej fjalё pёr njё studjim nё fenomene tё  vёshtira dhe tё pakuptimshme, por pёr  zbatimin e drejtё tё Ligjeve tё  Natyrёs, tё dukshёm ose tё padukshёm.
Por pёr tё kuptuar mё mirё  idenё e parapsikologjisё (tё gjёndjeve domethёnё qё ndodhen pёrtej dhe  mё lart psikisё sё njeriut), duhet tё studjojmё njeriun si njё qёnie e  nderlikuar qё, pёrveç trupit tё tij fizik, zotёron dhe njё pjesё  psikologjike dhe njё pjesё shpirtёrore.
Ky mendim ёshtё  bashkёkohor por dhe njёkohёsisht edhe shumё I vjetёr dhe tradicional.  Lidhja harmonike e kёtyre pjesёve ose ‘’trupave’’ pёrbёn krijesёn e  plotё njerёzore.Pyetja ёshtё se sa vetё njeriu njeh kёtё krijesё?
Studjime  dhe mendime bashkёkohore na tregojnё se nё tё vёrtetё njohim shumё pak  gjёra pёr veten tonё. Njeriu zotёron njё dinamikё, aftёsi dhe mundёsi qё  janё gati krejt tё panjohura.
Le tё pёrngjajmё njeriun me njё  ajsberg qё 10% e ekzistencёs sё tij ndodhet mbi sipёrfaqen e detit  (koshiencё),  dhe 90 %  ndodhet e fundosur Brenda ujit (subkoshiencё).  Nё kёtё zonё tё madhe subkoshiente, pra, ekzistojnё dhe shfaqen tё  ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Nё kёtё mёnyrё kuptojmё se  parapsikologjia si njё shkencё, ёshtё studjimi I njё zone ‘’tё errёt’’.
Sigurisht  kjo pjesё e errёt subkoshiente, me edukimin e pёrshtatshёm, hetimin dhe  kanalizimin mund tё ndriçohet, dhe kёshtu pjesa koshiente tё mund tё  zgjerohet.
Hapi I parё nё kёtё pёrpjekje ёshtё studjimi I botёs  psikologjike, tё quajturit nga esoterizmi tradicional ‘’trupi  yllor/astral’’. Ky trup ёshtё kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenet e  tij janё  tё dukshme tek vёzhguesit e aftё.
Ashtu sikur njeriu I  verbёr ёshtё I paaftё tё shikojё fenomenet fizike, ose sikur shumё  fenomene fizike kanё nevoje pёr makineri tё veçanta pёr tu bёrё te  dukshme, kёshtu dhe  ‘’ I verbёri yllor/astral’’ nuk shikon asgjё dhe  shumё gjёndje tё tilla  I kalojnё koceptimit tё tij sikur tё mos  ekzistonin kurrё.
Nevojitet qё  Ndёrgjegjja / koshienca tё  stёrvitet dhe tё mёsohet tё veprojё nё kёtё nivel. Dhe kur kjo gjё tё  ndodhё, duhet tё pёrparojё mё tej nё studjimin e trupit mendor dhe akoma  dhe tё trupit shpirtёror.Kuptojmё nё kёtё mёnyrё se sa e gjatё ёshtё  rruga e vetёnjohjes dhe tё diturisё sё vёrtetё mbi fenomenet  psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kёtё zhvillim dhe dije, tё  quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe I pёrballojmё pёr çdo  ditё.
Nuk ёshtё  e nevojshme njё njeri i   privilegjuar me aftёsi  parapsikologjike tё jetё dhe I zhvilluar shpirtёrisht, nё mёnyrё qё tё  dijё tё njohё dhe tё kontrollojё kёto fuqi tё tij. Mё e zkonta ёshtё tё  ketё lindur me to dhe me tё vёrtetё nuk I kontrollon dhe nuk I kanalizon  sipas vullnetit dhe dёshirёs sё tij.
Kjo ёshtё njё arsye e  rёndёsishme pёr tё cilёn shkencёtarёt dhe studjuesit nuk kanё arritur nё  rezultate tё caktuara dhe nё konkluzione, por vetёm vёzhgojnё,  rregjistrojnё dhe testojnё, gjithçka qё u pёrket kёtyre fenomeneve  parapsikologjike.
Esoterizmi jep pёrgjigjjet e tij mbi kёtё  temё. Na jep mёsime mbi ligjet universale (karma, rimishёrimi), qё  influencojnё zhvillimin e njeriut dhe pёrcaktojnё elementet me tё cilat  ai lind dhe ndjek kёtё ecuri.
Na mёson pёr zonat e padukshme tё  ndёrgjegjjes/koshiencёs qё lidhen ngushtё me nivelin e dukshёm fizik. Na  flet pёr Njё Jetё dhe pёr si mund tё gjitha qёniet tё jenё tё lidhura  me njёra-tjetrёn.
Sigurisht qё kёto janё teori tё pavёrtetuara,  sipas mentalitetit tonё, qё I nevojitet prova shumё tё ‘’dukshme’’ dhe  tё kufizuara. Kёshtu do tё na duhet pёr shumё kohё akoma tё kёrkojmё ‘’  nё errёsirё’’ deri sa tё arrijmё tё mundemi tё zgjerojmё mёnyrёn e   konceptimit tonё, tё bёhemi mё koshientё/ndёrgjegjshёm nё tё gjitha  nivelet dhe tё fitojmё dijen thelbёsore.
Tani do tё referohemi mbi disa nga fenomenet mё tё njohura dhe mё tё shpeshta parapsikologjike.
Shpalosje  Astrale/yllore: ёshtё aftёsia e veprimit aktiv tё nivelit yllor/astral.  Kjo ndodh kur trupi yllor çlirohet  nga trupi fizik. Ka mundёsinё e  lёvizjes dhe tё transportimit me njё shpejtёsi tё pabesueshme nё çdo  lloj distance, ndёrsa trupi fizik qёndron I palёvizur. Sigurisht qё I  njёjti fenomen bёhet dhe nё njё mёnyrё jokoshiente, gjatё gjumit. Kёshtu  shpesh herё duke u zgjuar, ekziston njё ideja e njeriut mbi diçka qё ai  jetoi, por pa pasur ndonjё kujtim tё caktuar.
Mesazhe ёndёrrore:  Jung kishte thёnё se : Endrrat janё shpesh njё paradhёnie e tё  ardhmes’’. Ndodh shpesh qё gjatё ёndrrave  tё fitojmё njohuri tё duhura,  pёrgjigjje mbi problemet tona dhe madje dhe tё  udhёtojmё nё kohё dhe  tё jetojmё ngjarje tё sё ardhmes nё krahasim me kohёn fizike ‘’reale’’.
Psikometria:  ёshtё aftёsia e pёrjetimit tё ngjarjeve tё sё kaluarёs nёpёrmjet çdo  lloj objekti. Njeriu  qё ndodhet nё kёtё gjёndje udhёhiqet nga njё  objekt I caktuar, qё pёrfaqson momentet dhe ndodhitё qё u zhvilluan  gjate ekzistencёs sё tij tё kaluar.
Parashikimi: mundёsia pёr tё njohur veprime tё ardhshme. Nё lashtёsi pёrbёnte njё intitacion tё fortё , qё ishin Orakujt.
Intuita  (insight): ёshtё mundёsia e konceptimit dhe e njohurisё pёrtej shqisave  dhe tё mendjes sonё tё kufizuar. Ka tё bёjё me tё quajturin syrin e  tretё, zhvillimin e parandjenjёs tek njeriu.
Telepatia: ёshtё   aftёsia e trasmetimit nga njё njeri tek persona tё tjerё, me mjete jo  fizike, tё njё figure, mendimi ose ndjenje. Pёr tu arritur kjo,  nevojitet tё mbizotёrojё dikush nivelin psikologjik dhe atё mendor, dhe  gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij tё jenё mjaft tё forta dhe tё  pastra.
Kёto janё disa nga fenomenet kryesore qё quhen fenomene  parapsikologjike. Por rrethi I tyre nuk mbyllet kёtu. Kёshtu do tё  referohemi mbi fenomenet e tjerё nё njё artikull tё ardhshёm.  Pёrveç  kёsaj, ashtu sikur thamё qё nё fillim, vetё parapsikolgjia ёshtё nё  zhvillim e sipёr pavarёsisht se nё ditet tona ajo pёrbёn njё zonё hetimi  dhe studjimi mjaft tё zgjeruar.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 2:22:00 AM
2:22:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
