Kush jam Unë ndaj amshueshmërisë? Kush jam Unë ndaj të kaluarës dhe ardhmërisë? A kam rast të di se kush jam Unë?
Ç’mund  të përgjigjeni? Absolutisht asgjë. Kurrgjë! Gati 99% të njerëzve nuk e  dinë se kush janë. Nuk e dinë Unin e vet. Ata 1% të njerëzve të cilët e  ditën Unin e tyre të vërtet arritën përndritjen përmes teknikës së  meditimit.
Kur njeriu për të parën herë shkeli në truallin e  Hënës, njerëzit e 
zakonshëm menduan se më në fund pushtuan gjithësinë!  Komentatorët e radiove dhe TV-ve me ngazëllim brohoritnin se iu afruam  me tepër yjeve!...
Hëna është larg Tokës gjithsej 384.000 km,  ndërsa ylli më i afërt është Proxima Centauri, në largësi 4.27 vjet  drite, apo 400 bilion km! Në të vërtet ai yll na është para hundëve,  duke pasur parasysh gjerësinë e kozmosit. Konsiderohet se rrezja e  kozmosit, sa e njohim sot, është më e madhe me miliarda herë se sa  largësia që përmendëm ndaj yllit më të afërt.
Që të tregojmë se  cila është madhësia e kozmosit që e njohim deri në ditët e sotme,  sjellim këtë krahasim: xhylja e topit bashkëkohorë kalon një kilometër  në sekondë. Nëse xhylja e tillë do të udhëtonte në thellësitë e pafundme  të kozmosit, ajo do të duhej të udhëtonte pa ndërprerë, ditë e natë,  10.000 bilion vjet që të arrijë prej një skaji në skajin tjetër të  kozmosit. Kjo kohë është dy milion herë më e madhe se sa koha që kalon  prej fillit të Tokës dhe Diellit gjer më sot.
Kur të mendohet në  mundësin e jetës në gjithësi apo për vizitat e jashtëtokësorëve në Tokë,  përfshirë edhe mundësinë e dërgimit të radio sinjaleve, gjithmonë duhet  të mendohet në dimensionet e gjithësisë të cilat janë të pakuptueshme  për logjikën dhe matjet tona tokësore.
Nëse, për shembull,  civilizimet me intelekt të zhvilluar do të gjendeshin në largësinë prej  vetëm 1.000 vjet drite (viti i dritës është gjatësia e rrugës të cilën e  drita e kalon për një vit, ndërsa shpejtësia e dritës është 300.000  kilometra në sekondë), gjë që sipas vlerësimeve të shkencëtarëve  është  gjasë shumë e vogël, atëherë deri te ata, xhylja e lartpërmendur do të  fluturonte “vetëm” 400 milion vjet. Anija kozmike e cila do të ishte  1.000 herë më e shpejtë se xhylja e topit, do të duhet të fluturonte  deri te fqinjët tanë më të afërt dhe të kthehet për rreth gjysmë milion  viti. Do të thotë se do të duhej të lansohej anija kozmike shumë më  herët se që është paraqitur paranjeriu i Neandertalit.
Shtrohet  pyetja: Kush mund të shkoj aq larg? Materia jo, natyrisht. Vetëm MENDJA  mund të fluturoj më shpejt se drita. Madje edhe ajo çka mendja  paramendon në gjithësi, s’mund të ndalet apo të pengohet! Pos faktit për  pengesat në vetë materien, shtrohet edhe një problem, e ai është KOHA  Kozmike!
Që të kuptoni se ç’është koha kozmike po bëjmë këtë  ilustrim. Supozojmë e Toka është e vjetër 4 deri 5 miliardë vjet dhe se  jeta mesatare e njeriut është 75 vjet. Atëherë Toka është e vjetër 60  milion jetëra të njeriut. Kjo është vjetërsia e planetit të Tokës, po ku  mbetet vjetërsia e galaktikës, metagalaktikave apo lashtësia e tërë  universit?
Të ndalemi për një kohë në këtë shembull: në Tokë  jeton një insekt i vogël i quajtur “Lule Uji”. Paramendoni se jetojmë sa  Lule Uji, e jeta e tij zgjat dy deri në tri orë! Ai insekt lind në një  ditë të bukur verore me diell rreth orës 19. Rritet, fluturon mbi moçal,  përfundon fluturimin e vet martesor duke lënë trashëgues dhe më në  fund, rreth orës 21, ngordh. Ai nuk kishte lidhje se dielli doli dikur  në lindje dhe që do të fshihet në perëndim. Insekti kurrsesi nuk di se  dje ishte ditë, mu si kjo e sotmja, dhe para së djeshmes qenë edhe shumë  ditë të tjera, madje shekuj të tërë, dhe se në sipërfaqen e tokës dikur  ecnin dinozaurët, brontozaurët dhe shumë e shumë zvarranikë gjigant.  Ndoshta kjo ndodhë edhe me ne, të robëruar në kohë, hapësirë dhe  materia.
Nëse në gjithësi ekzistojnë civilizime  tjera, ato sigurisht jetojnë në fazën e tyre zhvilluese, siç pohojnë shkencëtarët.
Kthehuni pak rreth vetes dhe në vete, ndoshta aty fshihet përgjigja. Njihe veten - do ta njohësh tërë botën!
Ndërdija  dhe mbidija juaj janë detyrë e universit. Do të shihni e nuk ka asgjë  jashtë Jush e që nuk gjendet në veten Tuaj. Hapësirat e largëta dhe të  pakapshme gjenden në vetëdijen tuaj si pjesë përbërëse të saj. Nëse  gjenden qenie me intelekt në kozmos, atëherë, sigurisht që gjenden edhe  në Ju. Me teknikën e meditimit bini në kontakt me to, zbuloni botën e  tyre, mënyrën e jetesës së tyre. A duhet që vetëdija (lexo: qenia)  patjetër të jetë e përbërë nga materia? Jo, ajo është këtu në botën  materiale vetëm materie (lexo: trup). Trupi është “automjet” në këtë  botë materiale, ndërsa vetëdija është ajo e cila nuk vdes kurrë, sepse  është pjesë përbërëse e kozmosit (lexo: Zotit). Ne (vetëdija), vetëm  inkarnohemi prej jetës në jetë duke mësuar leksionet që i morëm nga i  Gjithëlarti - Atmani.
Për vetëdijen nuk ekziston koha (shembulli i  Lile Ujit), as hapësira, sepse ajo është pjesë përbërëse e të gjitha  këtyre. Ajo është gjithkund dhe e amshuar, thamë, pjesë integrale e çdo  gjëje. Ajo nuk duhet të jetë e robëruar në materie (trup), ajo mund të  ekzistojë edhe pa të, si vetëdije e pastër kozmike apo vetëdije e  universit. Por, mund të merr “automjetin” (trupin) e botës në të cilën  banon: për botën materiale - trup material, për botën frymore - trup  frymor, për botën astrale - trup astral, etj.
Shtrohet pyetja: A  ka jetë në diell, do të thotë intelekt? Po, ka, por trupat e tyre janë  të përbërë nga zjarri. Dhe automjetet e tilla për shpirtrat (vetëdijet),  mund normalisht të ekzistojnë në ato kushte që mbizotërojnë në diell.  Mjaft qesharake është që qeniet intelektuale të kërkohen në pafundësinë e  kozmosit në formën dhe përbërjen tonë: gjak, asht, mish, ujë...  Pyetemi: A do të mundej një qenie e këtillë të ekzistojë në diell apo në  ndonjë mes tjetër të kozmosit?!
Energjia e vetëdijes është  gjithkund  rreth nesh dhe në ne. Sikur fije të qëndisura jetojnë në  pafundësi. Mirëpo, vetëdija ditore e shtynë atë që të njoh diç më tepër  për veten, e kjo njohje arrihet me meditim, me intensiv të ndriçimit. Ai  që kryen intensivin, arrin përndritjen, di çdo gjë për veten: kush  është, cilat janë detyrat e tij, cilat janë shtigjet e tij, cilat detyra  i janë dhëna në Tokë nga Zoti...
Ç’është ajo më e rëndësishmja, ai, Njeriu i Ri, di formën e vet fillestare të krijuar nga Zoti, vetëdijen e vet, Unin e vet...
www.sa-kra.ch
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 




