Ankth, stres, presion….. janë fjalët që kanë zënë vënd të fortë në  fjalorin e përditshmërisë sonë. Për fat të keq nuk janë vetëm fjalë, por  gjëndje që i jetojmë pothuajse të gjithë. Ritmi i pandalshëm i jetës,  problemet, komunikimi jo rezultativ, mosnjohja e vetes tonë, përplasjet  me njëri tjetrin i zmadhojnë këto gjëndje.
Por përtej zakoneve të  jashtme dhe situatave stresuese të secilit, ekzistojnë dhe burime  endogjene stresi, që do ti quajmë në mënyrë 
simbolike “Zërat e Vegjël”  që na çojnë në sjellje të gabuara dhe të pakonfirmuara. Por le ti shohim  në mënyrë më analitikë në artikullin që vijon.
4 BURIMET E STRESIT : ZËRAT E VEGJËL DHE TË MËDHENJ
Që  njeriu të zbulojë veten e tij, veten e tij të vërtet, të zbulojë se  cila është esenca e tij në të vërtet, është një gjë e vështirë, edhe pse  është veprimi më me vlerë dhe më i rëndësishëm që mund të bëjë gjatë  jetës së tij.
Shumë prej nesh hecim në botë pa e ditur se kush  jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Nuk e njohim identitetin tonë të  vërtet, nuk e dimë se çfarë ka vlerë dhe çfarë nuk ka, çfarë është e  rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme.
Prandaj është e  dobishme që të merremi me Filozofi. Me Filozofi nuk nënkuptojmë studimin  e historisë së rrymave filozofike, të filozofëve më të mëdhenj të të  gjitha kohërave dhe teorive të tyre, por nënkuptojmë hetimin e të gjitha  atyre vlerave që janë të vërteta, të rëndësishme dhe të dobishme për ne  dhe për të gjithë njerëzit.
Pra, në një udhëtim të tillë kërkimi  ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të kërkojmë, duke filluar nga vetë  vetja jonë dhe nga natyra jonë njerëzore.
Njeriu është një qënie e  shumfishtë dhe më e ndërlikuara në krahasim me mbretëritë e kaluara të  qënieve në natyrë (kafshë, bimë, sende). Dallohet për formën e tij, për  forcën dhe shullojshmërinë e emocioneve të tij, aftësine e të menduarit  dhe të kuptuarit të ideve, për kalitjen e vlerave më të larta, vetëdijes  dhe moralit.
Përgjithësisht, do të mund ti gruponim këto 2  elementë në dy kategori, Personalitetin, që e formonë forma jonë  materiale, energjia gjallëruese, ndjenjat dhe mendimet tona, dhe Njesia,  që përmbanë një Intelekt më të lartë, një force përjetimi të  menjëhershëm të natyrës së vërtet të gjërave (Parandjenja) dhe së fundmi  Vullneti, forca që lëviz gjithçka në një rrugë ngjitëse zhvillimi drejt  formave më të larta. Platoni përdorë në dialogjet e tij një figurë  shumë karakteristike për këtë strukturë bazike të njeriut. Paralelizon  Personalitetin me një kalë dhe Njësinë me kalorësin e kalit, duke  theksuar në këtë mënyrë se brënda nësh ekzistonë një pjesë më e lartë  dhe më me vlerë që duhet të drejtojë dhe të ngasë mjetin që kemi në  dispozicionë që të lëvizim dhe të “udhëtojmë” në jetë. Njëkarakteristikë  tjetër e ketij “kalorësi” mitik, është se dallohet gjithashtu nga  Vetëdija. Vetëdija si kuptim lidhet ngushtë me Shkencë e Psikologjisë  dhe një nga përcaktimet më të pastër që kemi për të është se, përbën  Diturinë e gjërave rreth nesh dhe të vetes tonë. Deklarimi “unë kam  vetëdije” lidhet shumë me frazën “kam dituri”. Di se kush jamë, si  jetojë, si sillem, çfarë nevojash kamë, kam dije të së drejtës, të  vërtetës etj.
Gjithashtu mund ta përgjasojmë Vetëdijen me një  llampë. Llampa në realitetin tonë të përditshëm është një vegël shumëe  dobishme në rastet kur nuk ka mjaftueshëm dritë përreth nesh. Na  nevojitet llampa që të shihim në errësirë, që të ndriçojmë vëndin që na  rrethonë, që të perceptojmë se çfarë ka përtej nesh, në mënyrë që të  mund të lëvizim dhe të bëjmë atë që kemi zgjedhur. Duke e përdorur  kështu llampën – vetëdije mund ta drejtojmë në botën tonë brendësore dhe  të mund të njohim gjëra, objekte, vende të këtij “përbrënda” që nuk  është edhe aq i padukshëm, sa i “jashtmi”, por në esencë është po aq i  rëndësishëm sa edhe bota jonë materiale, që ndikonë mbi të dhe ndërhynë  në të në një masë të madhe.
Gjithashtu duke patur parasysh se si  qënie kemi një strukturë të komplikuar, dallohemi për një gamë të madhe  nevojash, që janë ndryshe për çdo element të vetes tonë. Masloë, ky  psikolog i rëndësishëm Amerikanë, studjoi nevojat njerëzore dhe i  vendosi në mënyrë hierarkike në një piramidë, duke filluar me bazën që  përbënin nevojat materiale dhe duke arritur në majë që zinin vënd ato  shpirtërore. Kështu, do të mund të njihnim tek vetja jonë:
a) Nevoja biologjike: përmbushja e tyre na lejon të mbijetojmë dhe të jemi të gjallë.
b)  Nevojat e sigurisë: përmbushja e tyre na bën të ndihemi të sigurtë në  mjedisin ku jetojmë, të sigurtë, pa u rrezikuar prej tij.
c)  Nevoja për dashuri dhe njohje shoqërore, që të bëjmë pjesë në një grup  dhe të bashkjetojmë me antarët e tjerë të këtij grupi : kur ata janë të  kënaqur ne ndihemi të dashur dhe të pranuar nga nga antarët e grupit për  atë që ne jemi.
d) Nevoja për vetbesim dhe pavarësi: kënaqësia e  tyre na jep ndjenjën e të qënit me vlerë si njerëz dhe konfirmimin që  mund ta kontrollojmë ambjentin tonë, të bëjmë zgjedhje dhe ti japim  drejtim jetës tonë.
e) Nevoja për Vetnjohje dhe Vetrealizim :  përmbushja e tyre na jep ndjenjën e të pasurit një arsye dhe një qëllim  në jetën tonë, ushqejnë vlerat më të bukura dhe më të larta të njeriut, e  udhëheq njeriun në jetën harmonike me veten e tij, me njerëzit përreth  tij dhe Natyrën.
 
Sigurisht që sot jetojmë në një moment  historikë të qytetërimit tonë ku ka shumë injorancë dhe errësirë dhe,  siç përmëndin shumë historianë dhe studjues të shoqërive dhe  qytetërimeve, gjendemi në një mesjetë të re. këto rrethana në nivelin  njerëzorë e bëjnë një çështje të vështirë realizimin e këtyre nevojave  natyrale njerëzore. Dhe pasojat e një gjëndjeje të këtillë nuk janë edhe  aq shumë të kënaqëshme, sepse mosrealizimi i tyre çon në zhvillimin e  sjelljeve të gabuara dhe jorezultative, që në thelb i ushtrojnë presion  njeriut dhe e çorintojnë.
Duke ju rikthyer pamjes së parë të  Vetëdijes, si një llampë dhe duke e përngjasuar Personalitetin me një  dhomë të errët, do të mund të thoshim se për shkak se ka errësirë dhe  drita e llampës nuk është aq e fortë sa për ta ndriçuar të gjithë  dhomën, krijohen pika, vënde, cepa që mbeten të panjohura, të padukshme  dhe të pakontrolluara. Dhe për shkak se nuk ndriçohen nga Vetëdija.,  veprojnë brënda nesh në mënyrë të pandërgjegjshme domethënë pa qënë të  vetëdijshëm të ekzistencës dhe të funksionit të tyre. Do ti quajmënë  mënyrë simbolike këto sjellje të gabuara “Zëra të Vegjël”, sepse pa e  kuptuar na bëjnë që të veprojmë në mënyrë të pakonfirmuar.
Kështu  nga cepi i nivelit fizik/material të personalitetit tonë, delë “zëri i  vogël” “Të jesh i Fortë”. Njeriu që zotërohet nga ky zë, është i  shkëputur nga ndjenjat e tij dhe mendon se të gjitha duhet ti bëjë vet.  Bëhet i ashpër. Nuk i shpreh lehtë ndjenjat e tij. Nuk kërkon ndihmë,  kjo për shkak se mendonë se vetëm të dobtit kanë nevojë për ndihmë e të  tjerëve, ndërsa ai vetë është i fortë, ose edhe sepse mendonë se vetëm  ai mund ti bejë gjërat mirë dhe në rregull. Që kjo gjëndje të vij në  baraznivel, është thelbësore që njeriu ta ndriçojë këtë sjellje të  pavetëdijshme me Vetëdije. Nëqoftëse e kuptonësaktësisht se çfarë po bën  dhe pse po e bën, nëqoftëse kuptonë motorrët e fshehtë dhe shkaqet,  nëqoftëse e kuptonë qëndrimin e tij të gabuar, atëhere do të ket  mundësinë të zgjedhë nëqoftëse do të vazhdojë të sillet në atë mënyrë  ose të ndryshoje dhe ta shëndërrojë këtë “zë të vogël” në të kundërtën e  saj në “zë të madh” “Të jesh i qetë”. Të qënurit i qetë do ti lejojë që  të pranojë se ka mangësi, që nuk mund ti bëjë të gjitha vetëm dhe që  përfundimisht është që e bukur të pranosh ndihmë e të tjerëve.
Nga  cepi i errët i personalitetit tonë që lidhet me energjinë tonë  jetëdhënëse dëgjohet zëri i vogël “Rraskapitu”. Njeriu që zotërohet nga  ky zë nuk e njeh kuptimin e ritmit në veprimtaritë e tij. Ndien se është  i frytshëm nëse ato që arrin, i arrin me stërmundim, sepse punoi shumë  për atë. Është një tip manjaku pune që do tu tregojë të tjerëve se punon  shumë, edhe pse disa herë mundimi që ai derdh është i panevojshëm,  sepse jo të gjitha gjërat kanë nevojë për një stërmundim. Pasiguria  brendësori mund ta çojë drejt teprimit të gjërave, në mënyrë që vetëdija  e tij të jet e zënë që të mos shohë ato që duhet të shikojë, domethënë  disa të vërteta për veten e tij që me shumë mundësi janë të dhimbëshme.  Ndonjëherë të jep përshtypjen se ka lindur për të punuar.
Shmangja  nga ky qëndrim me anë të vetëdijes dhe vullnetit, na çon tek zëri i  madh “Gjej ritmin tënd”. Jo të gjitha gjërat kanë nevojë që të  stërmundohemi për ti realizuar dhe gjithashtu në kuptimin ritmit nuk  është vetëm puna por edhe pushimi.
Nga cepi i errët i nivelit  tonë ndjesorë del zëri i  vogël “Bëji qejfin”. Njeriu që zotërohet nga  ky zë nuk di ose nuk mundet të thot jo. Përpiqet gjithnjë që të pëlqehet  dhe të pranohet nga të tjerët. Vesh maska që i konsideron si të  pranueshme nga mjedisi i tij. Kështu shëndërrohet në diçka të rreme dhe  jo autentike, duke mos mundur që të jet vetvetja. Ky lloj qëndrimi vjen  si rezultat i frikës se nuk do pranohet nga të tjerët. Nga kjo gjëndje  dalim vetëm nësë zhvillojmë zërin e madh “Ki besim”, që do të thotë ti  besosh asaj që je, rrij i vërtet përballë të tjerëve dhe ki besim se të  tjerët është e mundur që të pranojnë dhe të duan pa maskat gënjeshtare  dhe të kënaqëshme, por me fytyrën tënde të vërtet.
Nga cepi i  errët i nivelit mendorë del zëri i vogël “Nxitohu”. Ky zë e çon njeriun  në një stres të vazhdueshëm, në ndjenjën se koha asnjëherë nuk është e  mjaftueshme për të bërë ato që do. Nuk mundet që të qetësohet fare dhe  është gjithë kohës në një gjëndje ankthi plot tension. Bën shumë gjëra  njekohësisht duke pasur përshtypjen se po bën diçka të rëndësishme, por  njëkohësisht i shmanget pyetjeve thelbësore dhe përgjigjes së tyre. E  shpërndan vetëdijen e tij jashtë vetes duke humbur kështu në një nivel  të madh lidhjen me qëndrën brendësore të vetvetes.
Ndryshimi i  kësaj sjelljeje bëhet nëpërmjet zhvillimit të zërit të madh “Shtendosu”.  Pra duhet që ta ulë ankthin dhe tensionin, të pushoj së bëri kohën që  ta ndjeki, në mënyrë që të jet më natyral dhe të mund ta shijojë jetën  në një nivel më të lartë.
Së fundmi nga qëndra e personalitetit,  nga vetë uni jonë, del zëri i vogël “Të jesh perfekt”. Ky njeri do që ti  di të gjitha, ti kontrollojë të gjitha. Do që të jet më i miri. Do që  ta konsiderojë veten si njeri madh, të ndihet i pazëvënsësueshëm dhe i  domosdoshëm, bën me përsosmëri çfarë ka marrë përsipër sepse do që të  duket perfekt në sytë e të tjerve. Që të çlirohemi nga pesha e këtij  zëri do të duhet që të zhvillojmë zërin e madh “Ji krijues”. Të jesh  krijues do të thotë të mos jesh perfekt që të dukesh si i rëndësishëm në  sytë e të tjerve, por ti drejtohesh perfeksionit tek gjërat sepse sepse  interesohesh për to dhe e konsideron si përgjegjsinë tënde që të gjitha  të bëhen ashtu siç duhen. Ka modesti, përkujdesje, entuziazëm dhe  dashuri kundrejt të gjithaveprimeve,. Një qëndrim i tillë na bën  pozitivë, të gëzuar dhe njerëz krijues, që duan që tu ofrojnë shumë  gjëra të tjerëvë, por edhe vet vetes së tyre.
Pra siç bëhet e  qartë, zhvillimi i të ahtuquajturve simbolikish “Zërave të mëdhenj” tek  vetja jonë, është një proçdurë brendësore ndryshimi dhe vetpërmirsimi.  Shfaqja e tyre i lejonë personalitetit tonë të konfirmohet, të  fortësohet, të zgjerojë kufijtë e saj dhe të ndriçojë me ndriçimin e një  Vetëdijeje që udhëheq drejt vetënjohjes, vetkontrollit dhe zotërimit të  të metave tona.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
 - 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
 - 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
 - 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
 - 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
 - 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
 - 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
 - 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 




