Përfytyrimi krijues nuk është i vështirë dhe mund të sjellë shumë  dobira. Teknika e përfytyrimit krijues nuk është e re. Gjatë të gjitha  kohëve ai ka formuar bazat e kualifikimit lidhur me magjitë. Shumica e  librave të ashtuquajtur të psikologjisë popullore e përdorin teknikën pa  hyrë në hollësirat e parimeve që marrin pjesë në të.
          
Ordo  Templi Orientis (OTO), themeluar nga Karl Kellner në 1906, përfshinin  praktika të caktuara Tantrike në ritualet e tyre dhe, kur Teodor Reus u  bë kryetari i OTO-s, përfshiu një lëndë që përbëhej nga ushtrime  
komplekse përfytyrimi të përdorura në lidhje me aktivitetin seksual.  Aleister Krovlei, pas takimit me Teodor Reus, shkroi rreth këtyre  ushtrimeve komplekse dhe i përfshiu ato në leksionet e veta.
          
Përfytyrimi  krijues formon gjithashtu bazat e kualifikimit të mendimit pozitiv, që  përdoret për të përmirësuar shëndetin. Karl dhe Stefani Simonton i  përdorin këto metoda auto-sugjestionuese në terapinë e tyre të  përfytyrimit në Teksas. Në këtë terapi, pacientët fantazojnë në mënyrë  të gjallë se qeliza të sëmura po shkatërrohen dhe po shpërndahen nga,  psh, një regjiment ushtarësh.
          
Dihet se një numër shumë i  madh sëmundjesh janë psikosomatike dhe këtu hyjnë disa nga ato që janë  kërcënimi më serioz për shëndetin dhe për jetën. Mendimi negativ, si  edhe stresi, rezultojnë në një kërcënim real dhe serioz për shëndetin e  individit. Njerëzit sëmuren, zhvillojnë të gjitha simptomat dhe shenjat e  një sëmundjeje të caktuar, sepse ata besojnë se e kanë sëmundjen dhe  përfytyrojnë në imagjinatën e tyre të gjitha ato shenja dhe simptoma.
          
Aksidentet  shpesh kanë ndodhur për arsye se njerëzit kanë menduar se do të ndodhi  aksident. Kur kemi qënë të vegjël, na kanë thënë të mos përdorim thikën  se do të prisnim dorën gjë që ka ndodhur shpesh. Dihet se sa me siguri i  ngjisin fëmijët pemët, por ku një i rritur i thotë të mos ngjitet se do  të bjerë dhe fëmija përfytyron aktin e rënies atëherë ai bie nga pema.  Sa më i gjallë të jetë përfytyrimi aq më shumë rritet shansi i rënies.
          
Trajnerët  e mirë u thonë atletëve të tyre që gjatë garave të përfytyrojnë sa më  qartë që është e mundur veten e tyre duke dalë kampionë. Në përgjithësi,  sa më i qartë dhe i gjallë bëhet përfytyrimi aq më e madhe është  mundësia e realizimit nëpërmjet mendjes nënndërgjegjësor (ose siç quhet  shpesh, subkonshiencës). Vetëm nëpërmjet subkonshiencës ju mund të hyni  në vibrime me planin yjor dhe kështu të manipuloni dritën yjore për të  formuar matricën për materializimin në planin fizik.
          
C.J.Jung  mendon se proceset e subkonshiencës u përkasin dy sistemeve. Aspekti i  konshiencës i një psiqike mund të krahasohet me atë pjesë të një ishulli  që duket mbi ujë dhe pjesa pafundësisht më e madhe, që nuk duket e  ishullit, përfaqëson subkonshiencën. Jung shkon më tej kur thotë se  pjesa që duket e ishullit mund të krahasohet edhe me subkonshiencën  personale dhe pjesa e padukshme e mbuluar gjithmonë nga uji përfaqëson  subkonshiencën kolektive. Egua ose uni ose pjesa që mendon e mendjes  është vetëm një pjesë fare e vogël e psiqikës totale.
          
Subkonshienca  kolektive e psikologjisë së Jungut bashkëlidhet me mësimet yjore ose  ezoterike dhe është një oqean i gjërë tendencash të formuara nga  eksperienca që e kanë origjinën në të shkuarën shumë të largët të racës  njerëzore. Jung i quajti këto tendenca arkotipe dhe ato shfaqen si gjëra  imagjinare dhe simbole në ëndërrat e grupeve me kultura shumë të  ndryshme dhe pavarësisht nga periudha historike. Këto simbole ëndërrash  ndeshen gjithashtu në folklorin dhe mitologjitë e të gjitha kulturave  dhe racave.
          
Këto imazhe të lashta të subkonshiencës  kolektive ushtrojnë një influencë potenciale mbi jetën tonë dhe shpesh  kjo influencë keqkuptohet plotësisht sepse është e panjohur për mendjen  konshiente njerëzore. Të folurit është një zhvillim evolucionar  relativisht i vonë po të krahasohet me këto nivele subkonshience të  mendjes. Kështu, e vetmja mënyrë për të komunikuar me mendjen  subkonshiente është nëpërmjet simboleve.
Stampimi në tru
 
Subkonshienca  kontrollon funksionet jetësore të trupit të njeriut kurse nivelet më të  thella të subkonshiencës kolektive përbëjnë një oqean të paanë ku është  stampuar çdo mendim dhe çdo veprim i racës njerëzore. Prandaj, duke  qënë në gjëndje për të komunikuar me nivelet tona të subkonshiencës ne  jemi në gjëndje të evitojmë sëmundjet psikosomatike, të disponojmë  pasuri njohurish dhe të arrijmë të realizojmë gjërat që ne duam në jetë.  Por subkonshienca kupton ose lexon vetëm imazhet dhe simbolet dhe këto  duhet të kenë qartësinë e kristalit, të mos ngatërrohen kurrë dhe të mos  jenë konfuze. Pra, është shumë e rëndësishme që këto imazhe, pamje dhe  simbole, të sillen ose mbahen në mendje me një qartësi të madhe. Prandaj  dhe lind nevoja e kualifikimit ose e stërvitjes për përfytyrimin.
          
Të  përfytyruarit luan një rol kaq të rëndësishëm në operacionet magjike sa  që duhet përfituar nga çdo mundësi që të jepet për ta stërvitur këtë  aftësi. Duhet bërë një përpjekje e zellshme ose serioze për të vrojtuar  gjërat dhe për të qënë në gjëndje për t'i kujtuar ato me hollësi. Duket e  pabesueshme, por është e vërtetë se megjithëse njerëzit e shohin orën e  tyre të dorës me dhjetra herë në ditë, po t'i pyesësh se me ç'lloj  numërash apo gërmash shënohen orët, ata nuk e dinë ta thonë. Bëni një  provë. Pyesni një shofer se cila është radha e shenjave të dritave të  semaforëve dhe ata nuk janë në gjëndje ta thonë. Njerëzit në përgjithësi  nuk janë vrojtues.
          
Një mënyrë veçanërisht efektive për  të provuar aftësitë përfytyruese është ajo që quhet Loja e Kimit.  Dikush merr një tabaka dhe vendos mbi të 20 objekte të cilat i mbulon me  një shami. Ju vendoseni përpara tabakasë. Objektet në të zbulohen për  vetëm një minutë dhe mbulohen prapë. Detyra juaj është të përshkruani  plotësisht objektet që mbani mend. Nivel i mirë është të mbani mend deri  16 objekte. Ky nivel është i mirë për skautistët, por për ata që duan  t'i hyjnë rrugëve spiritualiste kjo shifër duhet të jetë më e lartë.
          
Në  qoftë se aftësia juaj përfytyruese ka arritur një standart të  kënaqshëm, teknika juaj duhet të vihet në praktikë për të arritur diçka  që ju dëshironi. Përfytyrimi duhet të jetë i qartë si kristali; objekti  duhet dëshiruar intensivisht dhe emocionalisht; vullneti për të  realizuar dëshirën duhet të përqëndrohet mbi objektin e dëshiruar gjë që  duhet pritur me sa më shumë zjarr. Provojeni dhe do të habiteni.
 
Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetët"
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 6:51:00 AM
6:51:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
