SI LINDIN PENGESAT SHPIRTËRORE
Tashti do ta konstatojmë se a mund  të bëhet fare shtangimi i dorës me anë të përfytyrimit. Si shembull i  mirë për këtë është agorafobia. Kush lëngon nga kjo, organikisht është  fare i shëndosh, mund të ecë dhe të qëndrojë sa t’ia dojë qejfi, pa farë  vështirësie, deri atëherë kur nuk do të detyrohet të kapërcejë ndonjë  rrugë, shesh apo vend. Atëherë nervat papritmas nuk dëgjojnë më, zemra  fillon të rrahë me forcë, gjunjët dridhen, djersët gufojnë nga të gjitha  vrimat dhe shtangimi, do të thotë 
pazotësia e të ecurit, është i  paevitueshëm. Në çfarë mënyre? Nga ndërdija vepron ndikimi i  përfytyrimit negativ: prototipi shpirtëror i agorafobisë.
            
I   sëmuri, të shumtën për shkak të rrethanave të jashtme, e shpesh edhe  për shkak të ngacmimit të tepërt të nervave, dikund ka përjetuar dërrmim  të forcës së vetë. Kjo rrethanë ka krijuar frikë nga përsëritja dhe në  ndërdije ka fiksuar besnikërisht atë dërrmim si përfytyrim, i cili  pastaj shfaqet dhe vepron vazhdimisht gjithsaherë që individi i ngarkuar  me atë sëmundje të gjendet në pozitë të ngjashme, sikundër me rastin  kur e ka lëshuar fuqia herën e parë. Edhe pse gati të gjithë të sëmurët  që lëngojnë nga agorafobia e dinë mirë se kanë trup të shëndetshëm, ata  pandërprerë shfaqin bindjen se është marrëzi të kesh frikë ta kapërcesh  rrugën, megjithatë ajo frikë shfaqet rregullisht. Nëse njerëzve të tillë  u thoni: “Edhe pse nuk e kapërceni, ju jeni të shëndosh”, atëherë  fillojnë të ankohen si fëmijë hallpakë dhe flasin me duar të kryqëzuara:  “Paj unë dëshirojë, por nuk mundem!”.
 
Ndjenja më e fortë se vullneti 
            
Ky  konstatim është dëshmia më e mirë e dobësisë së vullnetit, nëse  ndjenjën e mbisundon një përfytyrim, sepse ata për të cilët është fjala  nuk thonë vetëm se nuk munden, por ata këtë gjë edhe e ndiejnë dhe mu  për këtë shkak se ndiejnë në këtë mënyrë, përfytyrimi negativ ka mundësi  të ushtroj një ndikim të përgjithshëm në trup.
            
Ashtu  siç shfaqen dukuritë e agorafobisë, po ashta parimisht krijohen të  thuash të gjitha pengesat e ashtuquajtura shpirtërore, të quajtur  pengesa, për shkak se janë rrjedhë normale e proceseve shpirtërore,  kurse te agorafobia sundimi i vullnetshëm i nervave është i shkatërruar,  përkatësisht i prishur. Në këtë mënyrë krijohen: të skuqurit nga  sëmundja, frika nga ndriçimi i llambës, belbëzimi nga nervozizmi,  anomalitë seksuale nervore, llojet e ndryshme të shtangimit dhe një  grumbull i tërë i përfytyrimeve të dhunshme dhe i brengave shpirtërore,  pjesërisht edhe sëmundjet e drejtpërdrejta organike dhe shumë gjëra të  tjera. Njeriu ç’është e drejta, nuk di gjë fare mbi gjithë këtë që  krijohet vetëm dhe përfundimisht me anë të përfytyrimeve përkatëse. Me  të drejt mund të thuhet se një pjesë e madhe e veseve dhe e të metave  njerëzore, prandaj edhe burimi i të gjitha fatkeqësive, siç kam theksuar  që në fillim të këtij kreu, rrjedh vetëm nga shkaqet shpirtërore.
            
Porse,  ashtu sikurse mendimi negativ krijon pengesa, sëmundje dhe brengosje,  ashtu edhe mendimi pozitiv, të kundërtën, krijon shëndetin, lumturinë  dhe suksesin po t’i shkoj ndoresh që ai ta mbisundojë trupin në vend të  mendimit negativ që pengon dhe çrregullon.
         
Vëmendja u jep shpirt mendimeve
            
Me  rastin e koncentrimit të mendimeve, krijues i përfytyrimeve është  vullneti. Ai e tërheq vëmendjen nga përfytyrimi i dëshiruar dhe e  ngjall, do të thotë në mënyrë të fortë dhe të fuqishme e grish të  manifestohet. Nëse vullneti ndonjë përfytyrimi i kushton më shumë  vëmendje, vëmendja është mjet që i ngjall përfytyrimet. Në këtë mënyrë  të gjitha përfytyrimet e tjera, sikundër edhe përfytyrimi që është fare i  kundërt me këtë për të cilin është fjala, bëhen sipas nevoje, të vogla  dhe të dobëta, derisa të mos treten fare, sepse nuk fitojnë më kurrfarë  substance tjetër shpirtërore.
            
Siç e shihni, vëmendja  gjatë koncentrimit gjendet në duart e vullnetit: po, megjithatë, vetëm  në ato sfera të jetës sonë organike dhe shpirtërore, ku vullneti mund të  thotë diçka. Nëse pushteti i tij është shkatërruar tërësisht, sikundër,  ta zëmë, me ndjenjat të mbisundojnë tërësisht përfytyrimet negative,  apo të paktën i përjashtuar, sikur, ta zëmë, me rastin e ndonjë ndikimi  të fortë të jashtëm (sugjestioni i jashtëm), atëherë kuptohet nuk mund  të krijohen përfytyrime të forta të kundërta, sepse vëmendja gjendet në  shërbim të fuqisë tjetër (të frikës, drojës, pasionit). Po, megjithatë,  vullneti do të arrijë edhe atëherë t’i sigurojë vetes mbisundim, porse  jo me anë të aksionit të drejtpërdrejtë, por të tërthortë. Siç kam  thënë, përfytyrimet krijohen edhe përmes ndikimit të jashtëm. Nëse  vullneti qëndron në mënyrë neutrale ndaj ndikimeve të botës së jashtme,  ose nëse nuk i pranon ato, atëherë përfytyrimet që krijohen në këtë  mënyrë qarkullojnë në ndërdije. Nëse presioni i shqisave ndodh një kohë  të gjatë, nëse ai, pos kësaj, është i fort sa duhet, shfaqen përfytyrime  aq të fuqishme sa lehtë evitojnë çdo përfytyrim të kundërta dhe mund të  mbisundojnë trupin. Ky është rezultat i sugjestionit. Nëse presioni i  shqisave është shkaktuar nën ndikimin e fjalëve të  shqiptuara, fjala  është për suflirimin.
            
Nëse punoni më shumë dhe  kuptoni këtë mësim mbi mendimet, atëherë edhe zotërimi me të gjitha  fuqitë shpirtërore bëhet vetvetiu më i lehtë dhe më i qartë. Për këtë  shkak të mos jua merr mendja fare se edhe pa teori mund t‘ia dilni kësaj  pune; e sidomos nuk bën të mendoni se dini çdo gjë që ka të bëjë me  proceset shoqërore. Nëse mendoni drejt për shkencën mbi sugjestionin,  nëse e studioni dhe e kuptoni drejt e mirë, do të shihni se njohuritë  tuaja dallohen qenësisht nga njohuritë që i kemi shtruar këtu. Me anë të  studimit dëshmitë dalin vetvetiu.
 
Sugjestioni duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm
            
Nëse  për ligjërimet e mia të deritashme keni menduar mjaft, keni parë se  disa sugjestione mund të realizohen vetëm atëherë, do të thotë mund të  ndikojnë në trup, nëse përfytyrimet që janë shkaktuar në atë mënyrë i  mbisundojnë ndjenjat. Që të arrihet kjo gjë, sugjestioni, kuptohet,  duhet të jetë absolutisht i qartë dhe i kuptueshëm. Nëse  këtu është  fjala për suflirimin që përmendem më parë, do të thotë ndikimi i bërë me  anë të të folurit, ky është i detyruar në vete të bashkojë të gjitha  ato fjalë të cilat me anë të veprimit të vet të përbashkët dhe me anë të  theksimit të vet krijojnë vetëm një figurë të vetëdijes (përfytyrimin),  madje atë figurë të cilën ne e dëshirojmë.
            
Nëse  është fjala pra për atë që me anë të sugjestionit të formohet ndonjë  përfytyrim, që duhet t’i kundërvihet ndonjë tjetri, ndonjë përfytyrim  negativ, atëherë duhet të formohet në atë mënyrë që në vetëdije të  shkaktojë figurë absolutisht pozitive, do të thotë në kundërshtim me atë  që tashmë gjendet aty. Porse sugjestioni nuk bënë fare të jetë i  hamendshëm, ai duhet të jetë i çliruar nga çfarëdo dyshimi.
            
Përfytyrimi  që krijohet me ndihmën e sugjestionit të bërë në mënyrë të drejtë, na  dëshmon për atë që do të ndodhë si fakt, edhe jo vetëm si gjë e  mundshme.
            
Ndërkaq, nëse këtu përzihet edhe dyshimi,  sado i vogël që të jetë ai, edhe vetë realizimi vihet në dyshim, ose të  paktën do të vështirësohet shumë.
            
Lloji i parë dhe  kryesor i sugjestionit, të cilin njeriu i suksesit duhet ta njohë dhe të  cilin duhet ta zotërojë, është autosugjestioni i vetëdijshëm (ndikimi i  vetëdijshëm ndaj vetes). Në thelb çdo lloj  sugjestioni, prandaj edhe  sugjestioni i jashtëm, bazohet në autosugjestion. Dallimi i vetëm  qëndron në faktin se autosugjestionin e bën vetëm individi për të cilin  është fjala, kurse sugjestioni i jashtëm bëhet nga ndonjë individ që rri  anash, do të thotë nga sugjestionisti.
           
Autosugjestioni i vetëdijshëm
             
Gjëja  më e rëndësishme është sugjestioni i vetëdijshëm. Atë mund ta bëjmë  vetëm me mendime, atëherë para nesh është rasti i sugjestionit mental,  ose, të paktën, mund ta bëjmë me ndihmën e suflirimit. Në rastet kur  vullneti ende e ka pushtetin mbi përfytyrimet, zbatimi i sugjestionit  meditativ në të shumtën është i mjaftueshëm.
            
Ndërmjet  sugjestionit të menduar dhe suflirimit, të cilin gjatë kryerjes së  ndikimit mbi të tjerët e njohim si sugjestion verbal, ç’është e drejta  nuk ka kurrfarë dallimi, meqë mendimi zhvillohet në kuptim të figurave  foljore. Të ndikimet të cilat njeriu i ushtron mbi veten në mendime,  vëmendja rreth dukurisë që dëshirohet përqendrohet aq gjatë derisa të  mos hetohet njëfarë bindjeje e brendshme, njëfarë besimi mbi atë që do  të ndodhë. Ai besim ndodh vetvetiu, aq më parë nëse përfytyrimi, i  shkaktuar me anë të koncentrimit të madh, bëhet më ekspresiv. Me anë të  mendimit pra duhet të krijohet një përfytyrim fare i qartë, një figurë  absolutisht përkatëse shpirtërore e asaj që dëshirohet. Në mënyrë që të  arrihet kjo, njeriu e përdor fantazinë, e cila me ndihmën e  transformimit të fuqisë dhe të forcës i vë në dispozicion të gjitha  figurat e mendimeve të cilat dëshirojmë të shfaqen në vetëdije.
 Vazhdon...
           Në vazhdimin tjetër, ndër të tjera, do të lexoni:
 
           Atë që duhet të ndodhë njëherë duhet ta përjetojmë;
           Ngritja dhe forcimi i vetëbesimit;
           Autosugjestioni i të folurit etj.
(Pjesë nga libri “Sistemi i suksesit” pjesa e parë)
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 9:08:00 AM
9:08:00 AM





 
 
 
 
 
 
 
 
